SlideShare a Scribd company logo
1 of 8
Download to read offline
Kapitulli 01
Hyrje në menaxhimin e kostos

Objektivat mësimore (OM)
Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë:
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.

të rendisni ngjashmëritë dhe ndryshimet mes kontabilitetit financiar dhe menaxhimit të kostos;
të identifikoni faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos;
të diskutoni për rëndësinë që ka sistemi kontabël për raportimin e brendshëm dhe të jashtëm;
të diskutoni nevojën që ka sot kontabilisti i kostos për të pasur ekspertizë ndër-funksionale;
të përshkruani se si veprojnë kontabilistët e kostos brenda ndërmarrjes;
të kuptoni rëndësinë e etikës së sjelljes për kontabilistët e kostos;
të identifikoni tri format e certifikimit për kontabilistët e brendshëm.

Temat kryesore
Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të
shënuara për çdo temë):
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.

Kontabiliteti financiar kundrejt menaxhimit të kostos
Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos
Kontabiliteti – një qasje e sistemeve
Menaxhimi i kostos: Perspektiva e funksionimit të tërthortë(ndër-funksionale)
Roli i kontabilistëve të sotëm të kostos dhe menaxhimit
Kontabiliteti dhe drejtimi etik
Certifikimi

(OM 1)
(OM 2)
(OM 3)
(OM 4)
(OM 5)
(OM 6)
(OM 7)

1. Kontabiliteti financiar kundrejt menaxhimit të kostos
Kontabiliteti financiar ka për qëllim që të sigurojë informacione për përdoruesit e jashtëm, duke
përfshirë investitorët, kreditorët (p.sh. bankat dhe furnizuesit), dhe agjencitë shtetërore.
Menaxhimi i kostos jep informacione për përdoruesit e brendshëm, përkatësisht, menaxhimi i kostos
identifikon, mbledh, mat, klasifikon dhe raporton informacionin, i cili është i nevojshëm për menaxherët
që të përcaktojnë koston e produkteve, për konsumatorët, për furnizuesit dhe objektet e tjera të
rëndësishme, si dhe planifikimin, kontrollimin, kryerjen e përmirësimeve të vazhdueshme dhe marrjen e
vendimeve.
Menaxhimi i kostos përmbledh si kontabilitetin e kostos ashtu edhe sistemet e menaxhimit të
informacionit kontabël. Kontabiliteti i kostos përpiqet që të plotësojë objektivat e kostos për dy
kontabilitetet financiar dhe atë menaxherial.
Kontabiliteti i menaxhimit ka të bëjë në mënyrë specifike me mënyrën se si informacioni i kostos dhe
informacionet e tjera financiare dhe jofinanciare duhen përdorur për planifikimin, kontrollin,
përmirësimin e vazhdueshëm dhe vendimmarrjen.
Kontabiliteti i menaxhimit synon që të sigurojë përdorimin në mënyrë efektive të burimeve nga
organizatat, në mënyrë që të rritet në maksimum vlera për aksionarët, konsumatorët dhe pjesëtarët e
tjerë.
1
Zonat krahasuese

Kontabiliteti financiar

Kontabiliteti menaxherial

Shfrytëzuesit kryesor
të informatave

Personat dhe organizatat
jashtë entitetit të biznesit

Nivele të ndryshme të menaxhimit brenda
kompanisë

Llojet e sistemeve të
kontabilitetit

Sistemi i hyrjeve të dyfishta

Çfarëdo sistemi i dobishëm i pakufizuar
me hyrje të dyfishta

Kufizimet

Zbatimi i SNRF (GAAP)

Pa direktiva formale apo kufizime, kriter i
vetëm është – a ka dobi

Njësia matëse

Kostoja historike në €

Çfarëdo mase monetare apo fizike (p.sh.
orë pune të makinës)

Pikat që shqyrtohen

Entiteti i biznesit si tërësi

Pjesë të ndryshme të entitetit të biznesit

Verifikimi

Auditim i pavarur (i jashtëm)

Auditim jo i pavarur (i brendshëm)

Dendësia e raportimit

Baza të vazhdueshme
periodike

Kurdo që të shfaqet nevoja, nuk ka bazë të
vazhdueshme periodike

Shkalla e objektivitetit

Nevoja për objektivitet,
natyrë historike

Prirje e thellë për qëllime planifikimi, sipas
nevojës përdor shënime objektive, natyrë
futuriste

2. Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos
Në vijim janë disa nga faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos:


Konkurrenca globale
Përmirësimi i sistemeve të transportit dhe të komunikacionit kanë futur shumë firma prodhuese dhe
shërbimesh në tregun botëror.



Rritja e industrisë së shërbimeve
Derisa industritë tradicionale e kanë humbur rëndësinë e tyre, sektori i shërbimeve ka rritur
rëndësinë e tij në ekonomi. Sektori i shërbimeve tani përfshin afërsisht tre të katërtat e ekonomisë
dhe të punësimit në Shtetet e Bashkuara. Shumë shërbime – mes tyre shërbimet e kontabilitetit,
transportit dhe shërbimet mjekësore – janë eksportuar.



Përparimet në teknologjitë e informacionit
Përparimet e rëndësishme në TI përfshijnë:
 aplikimet e integruara kompjuterike
o Programi kompjuterik i planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (Enterprise Resource
Planning) ka si objektiv të ofrojë një sistem të integruar – një sistem që mund të kryejë
të gjitha veprimet e një kompanie dhe të ofrojë në kohë reale të dhëna nga fusha të
ndryshme të funksioneve të një kompanie
 disponueshmëria me kompjuterë personalë (Personal Computers), e programeve analitike në
rrjet (On-Line Analytic Programs) dhe e sistemeve për mbështetjen e vendimeve (Decision
Support Services)
 Programeve bazuar në fletë të punës (spreadsheet software) dhe pakove grafike (graphics
packages)

2


Tregtia elektronike (e-commerce) është çdo formë biznesi që kryhet duke përdorur teknologjitë
e informacionit dhe të komunikimit.
o Shkëmbimi elektronik i të dhënave (Electronic Data Interchange) përfshin shkëmbimin e
dokumenteve midis kompjuterëve duke përdorur linjat telefonike dhe përdoret
gjerësisht për blerje dhe shpërndarje
o Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit (Supply Chain Management) është menaxhimi i
produkteve dhe i shërbimeve për blerjen e lëndëve të para nëpërmjet prodhimit,
magazinimit, shpërndarjes me shumicë dhe pakicë.



Përmirësimet në mjedisin prodhues
 Teoria e kufizimeve (ToC) është një metodë e përdorur për të përmirësuar vazhdimisht
veprimtaritë prodhuese dhe joprodhuese
 Kërkesa sipas sistemit të tërheqjes, prodhimi në kohën e duhur (JIT) përpiqet të prodhojë një
produkt vetëm kur ai nevojitet dhe vetëm në sasitë që kërkohen nga konsumatorët
 Prodhimi me anë të përdorimit të kompjuterëve (aplikimet e integruara kompjuterike) Automatizimi në mjedisin e prodhimit i lejon firmat që të ulin stoqet, të rrisin kapacitetin
prodhues, të përmirësojnë cilësinë dhe shërbimin, të ulin kohën e përpunimit dhe rrisin
prodhimin. Automatizimi mund të sjellë një avantazh konkurrues për firmën. Përdorimi i
prodhimit të automatizuar zakonisht ndjek JIT-in dhe është një përgjigje ndaj rritjes së nevojës
për cilësi dhe uljes së kohës së përgjigjes



Orientimi nga klienti
Firmat përqendrohen në shpërndarjen e vlerave tek konsumatori, me objektiv krijimin e një
avantazhi konkurrues. Kontabilistët dhe menaxherët u referohen zinxhirit të vlerës së firmës, si një
grup veprimtarish të nevojshme për të skicuar, zhvilluar, prodhuar, tregtuar dhe shpërndarë
shërbimet dhe produktet tek konsumatorët



Zhvillimi i produkteve të reja
Një pjesë e madhe e kostove të prodhimit dalin gjatë fazës së zhvillimit dhe të hartimit të
produkteve të reja. Efekti i vendimeve për të zhvilluar produkte të tjera në pjesët e tjera të zinxhirit
të vlerave të firmës, tashmë njihet gjerësisht. Kjo ka sjellë një kërkesë më të sofistikuar të
procedurave të menaxhimit të kostos në lidhje me zhvillimin e produkteve të reja – procedura si
menaxhimi i bazuar në veprimtari dhe koston e synuar.



Menaxhimi i cilësisë së përgjithshme
Përmirësimi i vazhdueshëm dhe mënjanimi i mbeturinave janë dy parimet bazë që çojnë në një
pozitë të prodhimit të përsosur. Përsosmëria e prodhimit është çelësi për të mbijetuar sot në një
mjedis konkurrence në nivel botëror



Koha si element i konkurrencës
Koha është element kyç në të gjitha fazat e zinxhirit të vlerës. Firmat mund të ulin kohën e tregtimit
të produktit përmes ri-hartimit të produkteve dhe të proceseve, eliminimit të mbeturinave dhe të
veprimtarive që nuk sjellin vlerë të shtuar. Firmat mund të ulin kohën e shpenzuar në shpërndarjen
e produkteve ose të shërbimeve, në ripërpunimin e produktit dhe lëvizjet e panevojshme të
materialeve dhe të gjysmë-produkteve



Efikasiteti
Kostoja është një masë kritike e efikasitetit. Rritje të mëdha në efikasitet mund të realizohen përmes
analizimit të veprimtarive dhe proceseve themelore, mënjanimit të atyre që nuk shtojnë vlerën, dhe
shtimit të tyre që janë vlerë e shtuar.

3
3. Kontabiliteti – një qasje e sistemeve
Sistemi kontabël mund të shihet si një qasje për të regjistruar transaksionet. Një firmë mund të
zhvillojë një sistem që klasifikohet nga i thjeshti tek më i ndërlikuari, në varësi të proceseve
themelore që sistemi përshkruan.
Sistemi tradicional kontabël

Sistemi kontabël i bazuar në të dhënat (database)

Sistemi tradicional i kontabilitetit përqendrohet në përgatitjen e raporteve financiare të
standardizuara nga saldot përfundimtare të llogarive (kontove – librave kontabël). Kur sistemi i
kontabilitetit merr formën e një baze të të dhënave (database), përdoruesit mund të nxjerrin
informatat e nevojshme nga baza e të dhënave dhe për të krijuar raporte sipas nevojës apo me
porosi.
4
4. Menaxhimi i kostos: Perspektiva e funksionimit të tërthortë(ndër-funksionale)
Kontabilist i sotëm menaxherial duhet të kuptojë shumë funksione të organizatës dhe shumë faktorë
që ndikojnë në biznes. Kontabilisti menaxherial ka nevojë të ketë njohuri themelore të faktorëve të
tillë si: profesionit të kontabilitetit, mjedisit ndërkombëtar biznesor, ndikimin e informacionit të
kostos në mënyrat e sjelljes, marketing, menaxhim financiar, ligjet relevante, teknologji
kompjuterike, teknologjinë e prodhimit, të teknologjisë së informacionit, dhe inxhinieri.

5. Roli i kontabilistëve të sotëm të kostos dhe menaxhimit
Kontabilisti menaxherial dhe i kostos është përgjegjës për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e
informacionit që do të ndihmojë menaxherët e tyre në planifikimin, kontrollin, dhe aktivitetet e
vendim-marrjes. Kjo është një kohë e mirë për të diskutuar se cilat janë pozitat e linjave dhe pozitat
e personelit, si dhe kush janë dhe çfarë bënë personeli i kontrollit dhe thesarit. Pozitat sipas linjave
(vijave) janë pozicione që kanë përgjegjësi direkte për objektivat themelore të një organizate.
Pozitat e personelit sipas natyrës së tyre janë pozicione që bëjnë përkrahjen dhe kanë vetëm
përgjegjësi indirekte për objektivat e organizatës. Në vijim është paraqitur një tabelë organizative
për një kompani prodhuese.

Pozita e linjës

Presidenti

Pozita e personelit

Zëvendës
Presidenti i
Prodhimit

Zëvendës
Presidenti për
Financat

Mbikqyrësi
i prodhimit
Përgjegjësi i
makinerive

Përgjegjësi
i montimit

Kontrollori
Kontrolli
financiar i
brendshëm

Kosto

Financat

Arkëtari

Sistemet

Taksat

Kontrollues është shefi i kontabilitetit i cili mbikëqyr të gjitha departamentet e kontabilitetit.
Kontrolluesi është përgjegjës për raportimin financiar, planifikimin dhe raportimin e taksave,
raportimin e performancës, auditimit të brendshëm, buxhetimin, sistemet e kontabilitetit, si dhe
kontrollin e brendshëm. Thesaristi (arkëtari) është përgjegjës për funksionin e financave. Kjo
përfshin mbledhjen e parave të gatshme, monitorimin pagesave në para në dorë, monitorimin e
disponueshmërisë së parave të gatshme, investimeve afat-shkurtra, huamarrjeve afat-shkurtra dhe
afat-gjata, dhe lëshimin e aksioneve të kapitalit.
Funksionet themelore të menaxhimit përfshijnë planifikimin, kontrollin dhe marrjen e vendimeve.
Planifikimi kërkon vendosjen e objektivave dhe identifikimin e metodave për arritjen e këtyre
objektivave. Kontrolli është aktiviteti menaxherial i monitorimit të zbatimit të një plani dhe marrjen
e masave korrigjuese sipas nevojës. Kontrolli arrihet zakonisht me përdorimin e reagimeve
prapavepruese, që është informacioni që mund të përdoret për të vlerësuar apo korrigjuar hapat që
po merren për të zbatuar një plan. Vendimmarrja është procesi i zgjedhjes mes alternativave
konkurruese.
5
6. Kontabiliteti dhe drejtimi etik
Katër standardet e Kodit të etikës së IMA (Institute of Management Accountants) për kontabilistët
menaxherial janë
1.
2.
3.
4.

Kompetenca,
Besueshmëria,
Integriteti, dhe
Objektiviteti.

Kodi i etikës së IMA për kontabilistët menaxherial gjithashtu përfshin zgjidhjet e konflikteve etike.
Standardet e sjelljes etike për kontabilistët menaxherial
1.

Kompetenca - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që :
a. të ruajnë një nivel të përshtatshëm të aftësive profesionale me anë të zhvillimit të vazhdueshëm
të njohurive dhe aftësive të tyre.
b. të përmbushin detyrat e tyre profesionale në përputhje me ligjet, rregullat dhe standardet
teknike përkatëse.
c. të plotësojnë raporte të plota dhe të qarta dhe rekomandime pas analizave të përshtatshme të
informacionit përkatës dhe të besueshëm.

2.

Besueshmëria (Mirëbesimi) - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që:
a. të shmangen nga deklarimi i informacionit të besueshëm të fituar gjatë punës së tyre, përveç se
kur autorizohen ose të jenë ligjërisht të detyruar ta bëjnë atë,
b. të informojnë vartësit lidhur me besueshmërinë e informacionit të fituar gjatë punës së tyre dhe
të monitorojnë veprimtaritë e tyre që të sigurojnë mbajtjen e kësaj besueshmërie,
c. të shmangen nga përdorimi ose nëse duket se po përdorin informacione të besueshme të fituar
gjatë punës së tyre për avantazhe jo-etike ose joligjore si personalisht ose nëpërmjet një pale të
tretë.

3.

Integriteti - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që:
a. të shmangin konfliktet e tanishme ose të mundshme të interesit dhe të këshillojnë të gjitha
palët përkatëse për çdo konflikt të mundshëm.
b. të përmbahen nga pjesëmarrja në çdo veprimtari që do të paragjykonte aftësitë e tyre për
kryerjen e detyrave sipas etikës.
c. të refuzojnë çdo dhuratë, favor ose mikpritje që do të ndikonte në veprimet e tyre.
d. të përmbahen nga shkatërrimi me qëllim ose në mënyrë pasive i arritjes së objektivave legjitime
dhe etike të korporatës.
e. të njohin dhe të komunikojnë kufizimet profesionale ose të tjera që do të pengojnë gjykimin e
përgjegjshëm ose përmbushjen me sukses të një veprimtarie.
f. të komunikojnë informacionin e pafavorshëm dhe të favorshëm si dhe gjykimet ose opinionet
profesionale.
g. të përmbahen nga marrja pjesë ose mbështetja e çdo veprimtarie që do të zhvlerësonte
profesionin.

4.

Objektiviteti - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që:
a. të komunikojnë informacionin me ndershmëri dhe objektivitet.
b. të shpallin plotësisht të gjithë informacionin përkatës, i cili ka gjasa të ndikojë në kuptimin e
raporteve, komenteve dhe rekomandimeve të paraqitura nga ana e përdoruesve të interesuar.

6
Zgjidhja e konflikteve të etikës
Në zbatimin standardeve të sjelljes etike, kontabilistët menaxherial mund të përballen me problemin e
identifikimit të sjelljeve jo-etike ose në zgjidhjen e konflikteve etike. Kur përballen me çështje të
rëndësishme të etikës, kontabilistët menaxherial duhet të ndjekin politikat e vendosura nga organizata
për zgjidhjen e këtyre konflikteve. Nëse politikat nuk zgjidhin konfliktet etike, kontabilistët menaxherial
duhet të marrin në konsideratë format e mëposhtme të veprimit:
1. Të diskutojë këto probleme me drejtuesin e drejtpërdrejtë, përveç rastit kur vihet re se drejtuesi
është i përfshirë; në këtë rast problemi duhet paraqitur fillimisht tek niveli tjetër më i lartë i
drejtimit. Nëse nuk arrihet zgjidhja e kënaqshme, pasi është paraqitur problemi, çështja i
dorëzohet nivelit më të lartë të drejtimit.
2. Nëse drejtuesi i radhës është drejtori ose një person tjetër në pozicion të ngjashëm, autoriteti i
pranueshëm për ta rishikuar mund të jetë një grup si komiteti i kontrollit, komiteti drejtues,
këshilli drejtues, këshilli i administratorëve ose i pronarëve. Kontaktimi i niveleve më të larta
duhet të fillojë vetëm me dijeni të drejtuesit, duke supozuar se drejtuesi nuk është i përfshirë.
3. Të sqarojë konceptet e rëndësishme me anë të diskutimeve të besueshme me një këshilltar
objektiv për të kuptuar më mirë rrugët e mundshme të veprimit.
4. Nëse konflikti etnik vazhdon të ekzistojë pas shterimit të të gjitha rishikimeve të brendshme,
kontabilisti menaxherial nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme veç
largimit nga organizata dhe dorëzimin e një memorandumi informues një përfaqësuesi të
përshtatshëm të organizatës.
Përveç rasteve kur është parashikuar në ligj, komunikimi për këto probleme me autoritetet ose individët
që nuk janë të punësuar në organizatë konsiderohet si jo i përshtatshëm.

7. Certifikimi
CMA - Kërkesat kryesore për marrjen e certifikatës ose të titullit CMA është kalimi i provimit të
kualifikimit. Janë katër fushat kryesore:
1.
2.
3.
4.

ekonomi, financë dhe menaxhim;
kontabilitet dhe raportim financiar;
raportim, analizim menaxhimi dhe çështje të sjelljes; dhe
analizat e vendimeve dhe sistemet e informacionit.

Pjesët e provimit pasqyrojnë nevojat e kontabilitetit menaxherial dhe nënvizojnë vëzhgimin e
mëparshëm se kontabiliteti menaxherial është më shumë se një ndërdisiplinë në krahasim me fushat e
tjera të kontabilitetit.
Një nga qëllimet kryesore për krijimin e programit CMA ishte që të vendosnin kontabilitetin menaxherial
si një disiplinë profesionale të njohur, të ndarë nga profesioni i kontabilistit publik.
CPA - Qëllimi i Certifikatës për Kontabilitetin Publik është që të dëshmojë për një kualifikim profesional
për auditorët e jashtëm. Përgjegjësia e auditorëve të jashtëm është të japin siguri lidhur me
besueshmërinë e informacionit të përmbledhur në raportet financiare të firmës
CIA - Fokusi i CIA-s është që të njohin kompetencën në auditimin e brendshëm në vend se auditimit të
jashtëm.

7
Pyetje për diskutim
1. Çfarë është menaxhimi i kostos dhe si ndryshon ai nga kontabiliteti menaxherial dhe nga
kontabiliteti i kostos?
2. Si ndryshojnë menaxhimi i kostos dhe kontabiliteti financiar?
3. Identifikoni dhe diskutoni faktorët që ndikojnë në fokusin dhe në praktikën e menaxhimit të
kostos.
4. Çfarë është një sistem fleksibël prodhimi?
5. Cili është roli i kontrollorit në organizatë? Përshkruani disa nga veprimtaritë mbi të cilat
kontrollon ai ose ajo.
6. Cili është ndryshimi midis një pozicioni linje dhe një pozicioni stafit?
7. Kontrollori duhet të jetë anëtar i stafit të drejtimit të lartë. A jeni dakord ose jo me këtë thënie?
Jepni shpjegime.
8. Përshkruani lidhjen midis planifikimit, kontrollimit dhe reagimit.
9. Cili është roli i menaxhimit të kostos lidhur me objektivin e përmirësimit të vazhdueshëm?
10. Çfarë roli luan raporti i performancës lidhur me funksionin e kontrollit?
11. Çfarë është etika e biznesit? A është e mundur të mësohet sjellja etike në rrjedhën e
kontabilitetit të menaxhimit?
12. Firmat me standarde etike të larta do të kenë rendimente ekonomike më të larta se sa firmat
me standarde etike më të ulëta ose të varfra. A jeni dakord? Pse jo ose po?
13. Rishikoni kodin e sjelljes etike për kontabilistët menaxherial. A besoni se kodi do të ketë një
efekt mbi sjelljen etike të kontabilistëve menaxherial? Jepni shpjegime.
14. Identifikoni tri format e certifikimit kontabël. Cila formë e certifikimit besoni se është më e mira
për kontabilistët menaxherial? Përse?
15. Cilat janë katër pjesët e provimit të CMA-së? Çfarë tregojnë ato lidhur me kontabilitetin e kostos
dhe drejtimit përballë kontabilitetit financiar?

8

More Related Content

What's hot

Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiareLidijeRapaj
 
Prezantimi i kostove
Prezantimi i kostovePrezantimi i kostove
Prezantimi i kostoveMenaxherat
 
Auditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeAuditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeMuhamet Sopa
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostosHamit Agushi
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Kf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëKf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëValdet Shala
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingNjohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingMenaxherat
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli
 
Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Vllaznim Bytyqi
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doccoupletea
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiYmer Ejupi
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteveMenaxherat
 
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrjeTema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrjeValdet Shala
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiSava Elezaj
 
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeMuhamet Sopa
 
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 

What's hot (20)

Analiza financiare
Analiza financiareAnaliza financiare
Analiza financiare
 
Prezantimi i kostove
Prezantimi i kostovePrezantimi i kostove
Prezantimi i kostove
 
Auditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeAuditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjje
 
Dobia Marxhinale
Dobia MarxhinaleDobia Marxhinale
Dobia Marxhinale
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Kf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rëKf 1-Ligjerata 1-rë
Kf 1-Ligjerata 1-rë
 
Njohuri Baze Marketing
Njohuri Baze MarketingNjohuri Baze Marketing
Njohuri Baze Marketing
 
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
 
Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos doc
 
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer EjupiPUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
PUNIM SEMINARIK Ymer Ejupi
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve
 
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrjeTema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
Tema 2 klasifikimi i kostove dhe te ardhurave per vendimmarrje
 
Pytje ne Kontabilitet
Pytje ne KontabilitetPytje ne Kontabilitet
Pytje ne Kontabilitet
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
 
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
 
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 

Viewers also liked

04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doccoupletea
 
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherialUshtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherialQemajl Osmani
 
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialHamit Agushi
 
Metoda e pikës së rentabilitetit
Metoda e pikës së rentabilitetitMetoda e pikës së rentabilitetit
Metoda e pikës së rentabilitetitValdet Shala
 
Kostoja E Prodhimit
Kostoja E ProdhimitKostoja E Prodhimit
Kostoja E Prodhimitguest2514d3
 
Analiza e regresionit dhe korrelacionit
Analiza e regresionit dhe korrelacionitAnaliza e regresionit dhe korrelacionit
Analiza e regresionit dhe korrelacionitMenaxherat
 

Viewers also liked (8)

04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
04 analiza kosto vëllim fitim (cvp) doc
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherialUshtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherial
 
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
 
Metoda e pikës së rentabilitetit
Metoda e pikës së rentabilitetitMetoda e pikës së rentabilitetit
Metoda e pikës së rentabilitetit
 
Kosto
KostoKosto
Kosto
 
Kostoja E Prodhimit
Kostoja E ProdhimitKostoja E Prodhimit
Kostoja E Prodhimit
 
Analiza e regresionit dhe korrelacionit
Analiza e regresionit dhe korrelacionitAnaliza e regresionit dhe korrelacionit
Analiza e regresionit dhe korrelacionit
 

Similar to 01 hyrje në menaxhimin e kostos doc

01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos pptcoupletea
 
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVEANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVEMenaxherat
 
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneveHyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneveHamit Agushi
 
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama drilon emini
 
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialL  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialHamit Agushi
 
Sim8 informatizimi dhe tregu
Sim8   informatizimi dhe treguSim8   informatizimi dhe tregu
Sim8 informatizimi dhe tregubaron
 
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveS1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveHamit Agushi
 
Customer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemetCustomer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemetyllferizi
 
Strategjia e-operacioneve-prioritetet-konkuruese
Strategjia e-operacioneve-prioritetet-konkurueseStrategjia e-operacioneve-prioritetet-konkuruese
Strategjia e-operacioneve-prioritetet-konkuruesekridi deliu
 
Menaxhimi I Prodhimit Nga Libri
Menaxhimi I Prodhimit Nga LibriMenaxhimi I Prodhimit Nga Libri
Menaxhimi I Prodhimit Nga LibriVeton Sopjani
 
teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9ilir 1122
 
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve   all slides vehbi ramaMenaxhimi i operacioneve   all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi ramadrilon emini
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos pptcoupletea
 
K o n t r o ll i
K o n t r o ll i K o n t r o ll i
K o n t r o ll i ekonomia
 
Kontabiliteti i pergjegjesise
Kontabiliteti i pergjegjesiseKontabiliteti i pergjegjesise
Kontabiliteti i pergjegjesiseJehona Osmani
 

Similar to 01 hyrje në menaxhimin e kostos doc (20)

01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
01 hyrje në menaxhimin e kostos ppt
 
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te VendimeveAnalizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
Analizat Financiare Per Marrje Te Vendimeve
 
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVEANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
ANALIZA E PASQYRЁS SЁ TЁ ARDHURAVE
 
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneveHyrje ne menaxhimin e operacioneve
Hyrje ne menaxhimin e operacioneve
 
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
 
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherialL  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
L 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
 
Sim8 informatizimi dhe tregu
Sim8   informatizimi dhe treguSim8   informatizimi dhe tregu
Sim8 informatizimi dhe tregu
 
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveS1   prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
S1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
 
Customer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemetCustomer Relationship Management (CRM) sistemet
Customer Relationship Management (CRM) sistemet
 
Strategjia e-operacioneve-prioritetet-konkuruese
Strategjia e-operacioneve-prioritetet-konkurueseStrategjia e-operacioneve-prioritetet-konkuruese
Strategjia e-operacioneve-prioritetet-konkuruese
 
Menaxhimi I Prodhimit Nga Libri
Menaxhimi I Prodhimit Nga LibriMenaxhimi I Prodhimit Nga Libri
Menaxhimi I Prodhimit Nga Libri
 
K 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
K 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseveK 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
K 1 prezentimi i kontabilitetit dhe bizneseve
 
teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9teknologjia informative / Ligjerata 9
teknologjia informative / Ligjerata 9
 
Ligjerata 9
Ligjerata 9Ligjerata 9
Ligjerata 9
 
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve   all slides vehbi ramaMenaxhimi i operacioneve   all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
 
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
02 konceptet bazë të menaxhimit të kostos ppt
 
Discussion paper, 4th Regional PIFC Conference for EU Enlargement Countries, ...
Discussion paper, 4th Regional PIFC Conference for EU Enlargement Countries, ...Discussion paper, 4th Regional PIFC Conference for EU Enlargement Countries, ...
Discussion paper, 4th Regional PIFC Conference for EU Enlargement Countries, ...
 
K o n t r o ll i
K o n t r o ll i K o n t r o ll i
K o n t r o ll i
 
Kontabiliteti i pergjegjesise
Kontabiliteti i pergjegjesiseKontabiliteti i pergjegjesise
Kontabiliteti i pergjegjesise
 
Menaxhimi Financiar
Menaxhimi FinanciarMenaxhimi Financiar
Menaxhimi Financiar
 

More from coupletea

Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimoreManaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimorecoupletea
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2coupletea
 
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)coupletea
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikcoupletea
 
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikLigjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikcoupletea
 
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012coupletea
 
Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)coupletea
 
Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13coupletea
 
Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4coupletea
 
Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java 3 -
Informatika e biznesit   java 3 - Informatika e biznesit   java 3 -
Informatika e biznesit java 3 - coupletea
 
Informatika e biznesit java12(1)
Informatika e biznesit   java12(1)Informatika e biznesit   java12(1)
Informatika e biznesit java12(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)coupletea
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5coupletea
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7coupletea
 
Informatika e biznesit java 2
Informatika  e biznesit   java 2Informatika  e biznesit   java 2
Informatika e biznesit java 2coupletea
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)coupletea
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)coupletea
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)coupletea
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)coupletea
 

More from coupletea (20)

Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimoreManaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
Manaxhimi strategjik-nga-literatura-mesimore
 
Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2Menaxhment strategjik java 2
Menaxhment strategjik java 2
 
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
Menaxhmenti strategjik -f 279 (1)
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
 
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjikLigjirata 1 menxhmenti strategjik
Ligjirata 1 menxhmenti strategjik
 
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
Pasqyre e tregut te telekomunikacionit tm1 dhe tm2 2012
 
Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)Informatika e biznesit java 10 (1)
Informatika e biznesit java 10 (1)
 
Informatika e bzinesit java 13
Informatika e bzinesit   java 13Informatika e bzinesit   java 13
Informatika e bzinesit java 13
 
Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4Informatika e biznesit java4
Informatika e biznesit java4
 
Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)Informatika e biznesit java9(1)
Informatika e biznesit java9(1)
 
Informatika e biznesit java 3 -
Informatika e biznesit   java 3 - Informatika e biznesit   java 3 -
Informatika e biznesit java 3 -
 
Informatika e biznesit java12(1)
Informatika e biznesit   java12(1)Informatika e biznesit   java12(1)
Informatika e biznesit java12(1)
 
Informatika e biznesit java11(1)
Informatika e biznesit   java11(1)Informatika e biznesit   java11(1)
Informatika e biznesit java11(1)
 
Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5Informatika e biznesit java5
Informatika e biznesit java5
 
Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7Informatika e biznesit java7
Informatika e biznesit java7
 
Informatika e biznesit java 2
Informatika  e biznesit   java 2Informatika  e biznesit   java 2
Informatika e biznesit java 2
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2)
 
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)08 vendimmarrja taktike   marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
08 vendimmarrja taktike marrja e vendimeve në afat të shkurtër (2) (1)
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
07 caktimi standard i kostos ppt (2) (1)
 
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)07 caktimi standard i kostos ppt (2)
07 caktimi standard i kostos ppt (2)
 

01 hyrje në menaxhimin e kostos doc

  • 1. Kapitulli 01 Hyrje në menaxhimin e kostos Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. të rendisni ngjashmëritë dhe ndryshimet mes kontabilitetit financiar dhe menaxhimit të kostos; të identifikoni faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos; të diskutoni për rëndësinë që ka sistemi kontabël për raportimin e brendshëm dhe të jashtëm; të diskutoni nevojën që ka sot kontabilisti i kostos për të pasur ekspertizë ndër-funksionale; të përshkruani se si veprojnë kontabilistët e kostos brenda ndërmarrjes; të kuptoni rëndësinë e etikës së sjelljes për kontabilistët e kostos; të identifikoni tri format e certifikimit për kontabilistët e brendshëm. Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. Kontabiliteti financiar kundrejt menaxhimit të kostos Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos Kontabiliteti – një qasje e sistemeve Menaxhimi i kostos: Perspektiva e funksionimit të tërthortë(ndër-funksionale) Roli i kontabilistëve të sotëm të kostos dhe menaxhimit Kontabiliteti dhe drejtimi etik Certifikimi (OM 1) (OM 2) (OM 3) (OM 4) (OM 5) (OM 6) (OM 7) 1. Kontabiliteti financiar kundrejt menaxhimit të kostos Kontabiliteti financiar ka për qëllim që të sigurojë informacione për përdoruesit e jashtëm, duke përfshirë investitorët, kreditorët (p.sh. bankat dhe furnizuesit), dhe agjencitë shtetërore. Menaxhimi i kostos jep informacione për përdoruesit e brendshëm, përkatësisht, menaxhimi i kostos identifikon, mbledh, mat, klasifikon dhe raporton informacionin, i cili është i nevojshëm për menaxherët që të përcaktojnë koston e produkteve, për konsumatorët, për furnizuesit dhe objektet e tjera të rëndësishme, si dhe planifikimin, kontrollimin, kryerjen e përmirësimeve të vazhdueshme dhe marrjen e vendimeve. Menaxhimi i kostos përmbledh si kontabilitetin e kostos ashtu edhe sistemet e menaxhimit të informacionit kontabël. Kontabiliteti i kostos përpiqet që të plotësojë objektivat e kostos për dy kontabilitetet financiar dhe atë menaxherial. Kontabiliteti i menaxhimit ka të bëjë në mënyrë specifike me mënyrën se si informacioni i kostos dhe informacionet e tjera financiare dhe jofinanciare duhen përdorur për planifikimin, kontrollin, përmirësimin e vazhdueshëm dhe vendimmarrjen. Kontabiliteti i menaxhimit synon që të sigurojë përdorimin në mënyrë efektive të burimeve nga organizatat, në mënyrë që të rritet në maksimum vlera për aksionarët, konsumatorët dhe pjesëtarët e tjerë. 1
  • 2. Zonat krahasuese Kontabiliteti financiar Kontabiliteti menaxherial Shfrytëzuesit kryesor të informatave Personat dhe organizatat jashtë entitetit të biznesit Nivele të ndryshme të menaxhimit brenda kompanisë Llojet e sistemeve të kontabilitetit Sistemi i hyrjeve të dyfishta Çfarëdo sistemi i dobishëm i pakufizuar me hyrje të dyfishta Kufizimet Zbatimi i SNRF (GAAP) Pa direktiva formale apo kufizime, kriter i vetëm është – a ka dobi Njësia matëse Kostoja historike në € Çfarëdo mase monetare apo fizike (p.sh. orë pune të makinës) Pikat që shqyrtohen Entiteti i biznesit si tërësi Pjesë të ndryshme të entitetit të biznesit Verifikimi Auditim i pavarur (i jashtëm) Auditim jo i pavarur (i brendshëm) Dendësia e raportimit Baza të vazhdueshme periodike Kurdo që të shfaqet nevoja, nuk ka bazë të vazhdueshme periodike Shkalla e objektivitetit Nevoja për objektivitet, natyrë historike Prirje e thellë për qëllime planifikimi, sipas nevojës përdor shënime objektive, natyrë futuriste 2. Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos Në vijim janë disa nga faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos:  Konkurrenca globale Përmirësimi i sistemeve të transportit dhe të komunikacionit kanë futur shumë firma prodhuese dhe shërbimesh në tregun botëror.  Rritja e industrisë së shërbimeve Derisa industritë tradicionale e kanë humbur rëndësinë e tyre, sektori i shërbimeve ka rritur rëndësinë e tij në ekonomi. Sektori i shërbimeve tani përfshin afërsisht tre të katërtat e ekonomisë dhe të punësimit në Shtetet e Bashkuara. Shumë shërbime – mes tyre shërbimet e kontabilitetit, transportit dhe shërbimet mjekësore – janë eksportuar.  Përparimet në teknologjitë e informacionit Përparimet e rëndësishme në TI përfshijnë:  aplikimet e integruara kompjuterike o Programi kompjuterik i planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (Enterprise Resource Planning) ka si objektiv të ofrojë një sistem të integruar – një sistem që mund të kryejë të gjitha veprimet e një kompanie dhe të ofrojë në kohë reale të dhëna nga fusha të ndryshme të funksioneve të një kompanie  disponueshmëria me kompjuterë personalë (Personal Computers), e programeve analitike në rrjet (On-Line Analytic Programs) dhe e sistemeve për mbështetjen e vendimeve (Decision Support Services)  Programeve bazuar në fletë të punës (spreadsheet software) dhe pakove grafike (graphics packages) 2
  • 3.  Tregtia elektronike (e-commerce) është çdo formë biznesi që kryhet duke përdorur teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit. o Shkëmbimi elektronik i të dhënave (Electronic Data Interchange) përfshin shkëmbimin e dokumenteve midis kompjuterëve duke përdorur linjat telefonike dhe përdoret gjerësisht për blerje dhe shpërndarje o Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit (Supply Chain Management) është menaxhimi i produkteve dhe i shërbimeve për blerjen e lëndëve të para nëpërmjet prodhimit, magazinimit, shpërndarjes me shumicë dhe pakicë.  Përmirësimet në mjedisin prodhues  Teoria e kufizimeve (ToC) është një metodë e përdorur për të përmirësuar vazhdimisht veprimtaritë prodhuese dhe joprodhuese  Kërkesa sipas sistemit të tërheqjes, prodhimi në kohën e duhur (JIT) përpiqet të prodhojë një produkt vetëm kur ai nevojitet dhe vetëm në sasitë që kërkohen nga konsumatorët  Prodhimi me anë të përdorimit të kompjuterëve (aplikimet e integruara kompjuterike) Automatizimi në mjedisin e prodhimit i lejon firmat që të ulin stoqet, të rrisin kapacitetin prodhues, të përmirësojnë cilësinë dhe shërbimin, të ulin kohën e përpunimit dhe rrisin prodhimin. Automatizimi mund të sjellë një avantazh konkurrues për firmën. Përdorimi i prodhimit të automatizuar zakonisht ndjek JIT-in dhe është një përgjigje ndaj rritjes së nevojës për cilësi dhe uljes së kohës së përgjigjes  Orientimi nga klienti Firmat përqendrohen në shpërndarjen e vlerave tek konsumatori, me objektiv krijimin e një avantazhi konkurrues. Kontabilistët dhe menaxherët u referohen zinxhirit të vlerës së firmës, si një grup veprimtarish të nevojshme për të skicuar, zhvilluar, prodhuar, tregtuar dhe shpërndarë shërbimet dhe produktet tek konsumatorët  Zhvillimi i produkteve të reja Një pjesë e madhe e kostove të prodhimit dalin gjatë fazës së zhvillimit dhe të hartimit të produkteve të reja. Efekti i vendimeve për të zhvilluar produkte të tjera në pjesët e tjera të zinxhirit të vlerave të firmës, tashmë njihet gjerësisht. Kjo ka sjellë një kërkesë më të sofistikuar të procedurave të menaxhimit të kostos në lidhje me zhvillimin e produkteve të reja – procedura si menaxhimi i bazuar në veprimtari dhe koston e synuar.  Menaxhimi i cilësisë së përgjithshme Përmirësimi i vazhdueshëm dhe mënjanimi i mbeturinave janë dy parimet bazë që çojnë në një pozitë të prodhimit të përsosur. Përsosmëria e prodhimit është çelësi për të mbijetuar sot në një mjedis konkurrence në nivel botëror  Koha si element i konkurrencës Koha është element kyç në të gjitha fazat e zinxhirit të vlerës. Firmat mund të ulin kohën e tregtimit të produktit përmes ri-hartimit të produkteve dhe të proceseve, eliminimit të mbeturinave dhe të veprimtarive që nuk sjellin vlerë të shtuar. Firmat mund të ulin kohën e shpenzuar në shpërndarjen e produkteve ose të shërbimeve, në ripërpunimin e produktit dhe lëvizjet e panevojshme të materialeve dhe të gjysmë-produkteve  Efikasiteti Kostoja është një masë kritike e efikasitetit. Rritje të mëdha në efikasitet mund të realizohen përmes analizimit të veprimtarive dhe proceseve themelore, mënjanimit të atyre që nuk shtojnë vlerën, dhe shtimit të tyre që janë vlerë e shtuar. 3
  • 4. 3. Kontabiliteti – një qasje e sistemeve Sistemi kontabël mund të shihet si një qasje për të regjistruar transaksionet. Një firmë mund të zhvillojë një sistem që klasifikohet nga i thjeshti tek më i ndërlikuari, në varësi të proceseve themelore që sistemi përshkruan. Sistemi tradicional kontabël Sistemi kontabël i bazuar në të dhënat (database) Sistemi tradicional i kontabilitetit përqendrohet në përgatitjen e raporteve financiare të standardizuara nga saldot përfundimtare të llogarive (kontove – librave kontabël). Kur sistemi i kontabilitetit merr formën e një baze të të dhënave (database), përdoruesit mund të nxjerrin informatat e nevojshme nga baza e të dhënave dhe për të krijuar raporte sipas nevojës apo me porosi. 4
  • 5. 4. Menaxhimi i kostos: Perspektiva e funksionimit të tërthortë(ndër-funksionale) Kontabilist i sotëm menaxherial duhet të kuptojë shumë funksione të organizatës dhe shumë faktorë që ndikojnë në biznes. Kontabilisti menaxherial ka nevojë të ketë njohuri themelore të faktorëve të tillë si: profesionit të kontabilitetit, mjedisit ndërkombëtar biznesor, ndikimin e informacionit të kostos në mënyrat e sjelljes, marketing, menaxhim financiar, ligjet relevante, teknologji kompjuterike, teknologjinë e prodhimit, të teknologjisë së informacionit, dhe inxhinieri. 5. Roli i kontabilistëve të sotëm të kostos dhe menaxhimit Kontabilisti menaxherial dhe i kostos është përgjegjës për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e informacionit që do të ndihmojë menaxherët e tyre në planifikimin, kontrollin, dhe aktivitetet e vendim-marrjes. Kjo është një kohë e mirë për të diskutuar se cilat janë pozitat e linjave dhe pozitat e personelit, si dhe kush janë dhe çfarë bënë personeli i kontrollit dhe thesarit. Pozitat sipas linjave (vijave) janë pozicione që kanë përgjegjësi direkte për objektivat themelore të një organizate. Pozitat e personelit sipas natyrës së tyre janë pozicione që bëjnë përkrahjen dhe kanë vetëm përgjegjësi indirekte për objektivat e organizatës. Në vijim është paraqitur një tabelë organizative për një kompani prodhuese. Pozita e linjës Presidenti Pozita e personelit Zëvendës Presidenti i Prodhimit Zëvendës Presidenti për Financat Mbikqyrësi i prodhimit Përgjegjësi i makinerive Përgjegjësi i montimit Kontrollori Kontrolli financiar i brendshëm Kosto Financat Arkëtari Sistemet Taksat Kontrollues është shefi i kontabilitetit i cili mbikëqyr të gjitha departamentet e kontabilitetit. Kontrolluesi është përgjegjës për raportimin financiar, planifikimin dhe raportimin e taksave, raportimin e performancës, auditimit të brendshëm, buxhetimin, sistemet e kontabilitetit, si dhe kontrollin e brendshëm. Thesaristi (arkëtari) është përgjegjës për funksionin e financave. Kjo përfshin mbledhjen e parave të gatshme, monitorimin pagesave në para në dorë, monitorimin e disponueshmërisë së parave të gatshme, investimeve afat-shkurtra, huamarrjeve afat-shkurtra dhe afat-gjata, dhe lëshimin e aksioneve të kapitalit. Funksionet themelore të menaxhimit përfshijnë planifikimin, kontrollin dhe marrjen e vendimeve. Planifikimi kërkon vendosjen e objektivave dhe identifikimin e metodave për arritjen e këtyre objektivave. Kontrolli është aktiviteti menaxherial i monitorimit të zbatimit të një plani dhe marrjen e masave korrigjuese sipas nevojës. Kontrolli arrihet zakonisht me përdorimin e reagimeve prapavepruese, që është informacioni që mund të përdoret për të vlerësuar apo korrigjuar hapat që po merren për të zbatuar një plan. Vendimmarrja është procesi i zgjedhjes mes alternativave konkurruese. 5
  • 6. 6. Kontabiliteti dhe drejtimi etik Katër standardet e Kodit të etikës së IMA (Institute of Management Accountants) për kontabilistët menaxherial janë 1. 2. 3. 4. Kompetenca, Besueshmëria, Integriteti, dhe Objektiviteti. Kodi i etikës së IMA për kontabilistët menaxherial gjithashtu përfshin zgjidhjet e konflikteve etike. Standardet e sjelljes etike për kontabilistët menaxherial 1. Kompetenca - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që : a. të ruajnë një nivel të përshtatshëm të aftësive profesionale me anë të zhvillimit të vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të tyre. b. të përmbushin detyrat e tyre profesionale në përputhje me ligjet, rregullat dhe standardet teknike përkatëse. c. të plotësojnë raporte të plota dhe të qarta dhe rekomandime pas analizave të përshtatshme të informacionit përkatës dhe të besueshëm. 2. Besueshmëria (Mirëbesimi) - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që: a. të shmangen nga deklarimi i informacionit të besueshëm të fituar gjatë punës së tyre, përveç se kur autorizohen ose të jenë ligjërisht të detyruar ta bëjnë atë, b. të informojnë vartësit lidhur me besueshmërinë e informacionit të fituar gjatë punës së tyre dhe të monitorojnë veprimtaritë e tyre që të sigurojnë mbajtjen e kësaj besueshmërie, c. të shmangen nga përdorimi ose nëse duket se po përdorin informacione të besueshme të fituar gjatë punës së tyre për avantazhe jo-etike ose joligjore si personalisht ose nëpërmjet një pale të tretë. 3. Integriteti - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që: a. të shmangin konfliktet e tanishme ose të mundshme të interesit dhe të këshillojnë të gjitha palët përkatëse për çdo konflikt të mundshëm. b. të përmbahen nga pjesëmarrja në çdo veprimtari që do të paragjykonte aftësitë e tyre për kryerjen e detyrave sipas etikës. c. të refuzojnë çdo dhuratë, favor ose mikpritje që do të ndikonte në veprimet e tyre. d. të përmbahen nga shkatërrimi me qëllim ose në mënyrë pasive i arritjes së objektivave legjitime dhe etike të korporatës. e. të njohin dhe të komunikojnë kufizimet profesionale ose të tjera që do të pengojnë gjykimin e përgjegjshëm ose përmbushjen me sukses të një veprimtarie. f. të komunikojnë informacionin e pafavorshëm dhe të favorshëm si dhe gjykimet ose opinionet profesionale. g. të përmbahen nga marrja pjesë ose mbështetja e çdo veprimtarie që do të zhvlerësonte profesionin. 4. Objektiviteti - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që: a. të komunikojnë informacionin me ndershmëri dhe objektivitet. b. të shpallin plotësisht të gjithë informacionin përkatës, i cili ka gjasa të ndikojë në kuptimin e raporteve, komenteve dhe rekomandimeve të paraqitura nga ana e përdoruesve të interesuar. 6
  • 7. Zgjidhja e konflikteve të etikës Në zbatimin standardeve të sjelljes etike, kontabilistët menaxherial mund të përballen me problemin e identifikimit të sjelljeve jo-etike ose në zgjidhjen e konflikteve etike. Kur përballen me çështje të rëndësishme të etikës, kontabilistët menaxherial duhet të ndjekin politikat e vendosura nga organizata për zgjidhjen e këtyre konflikteve. Nëse politikat nuk zgjidhin konfliktet etike, kontabilistët menaxherial duhet të marrin në konsideratë format e mëposhtme të veprimit: 1. Të diskutojë këto probleme me drejtuesin e drejtpërdrejtë, përveç rastit kur vihet re se drejtuesi është i përfshirë; në këtë rast problemi duhet paraqitur fillimisht tek niveli tjetër më i lartë i drejtimit. Nëse nuk arrihet zgjidhja e kënaqshme, pasi është paraqitur problemi, çështja i dorëzohet nivelit më të lartë të drejtimit. 2. Nëse drejtuesi i radhës është drejtori ose një person tjetër në pozicion të ngjashëm, autoriteti i pranueshëm për ta rishikuar mund të jetë një grup si komiteti i kontrollit, komiteti drejtues, këshilli drejtues, këshilli i administratorëve ose i pronarëve. Kontaktimi i niveleve më të larta duhet të fillojë vetëm me dijeni të drejtuesit, duke supozuar se drejtuesi nuk është i përfshirë. 3. Të sqarojë konceptet e rëndësishme me anë të diskutimeve të besueshme me një këshilltar objektiv për të kuptuar më mirë rrugët e mundshme të veprimit. 4. Nëse konflikti etnik vazhdon të ekzistojë pas shterimit të të gjitha rishikimeve të brendshme, kontabilisti menaxherial nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme veç largimit nga organizata dhe dorëzimin e një memorandumi informues një përfaqësuesi të përshtatshëm të organizatës. Përveç rasteve kur është parashikuar në ligj, komunikimi për këto probleme me autoritetet ose individët që nuk janë të punësuar në organizatë konsiderohet si jo i përshtatshëm. 7. Certifikimi CMA - Kërkesat kryesore për marrjen e certifikatës ose të titullit CMA është kalimi i provimit të kualifikimit. Janë katër fushat kryesore: 1. 2. 3. 4. ekonomi, financë dhe menaxhim; kontabilitet dhe raportim financiar; raportim, analizim menaxhimi dhe çështje të sjelljes; dhe analizat e vendimeve dhe sistemet e informacionit. Pjesët e provimit pasqyrojnë nevojat e kontabilitetit menaxherial dhe nënvizojnë vëzhgimin e mëparshëm se kontabiliteti menaxherial është më shumë se një ndërdisiplinë në krahasim me fushat e tjera të kontabilitetit. Një nga qëllimet kryesore për krijimin e programit CMA ishte që të vendosnin kontabilitetin menaxherial si një disiplinë profesionale të njohur, të ndarë nga profesioni i kontabilistit publik. CPA - Qëllimi i Certifikatës për Kontabilitetin Publik është që të dëshmojë për një kualifikim profesional për auditorët e jashtëm. Përgjegjësia e auditorëve të jashtëm është të japin siguri lidhur me besueshmërinë e informacionit të përmbledhur në raportet financiare të firmës CIA - Fokusi i CIA-s është që të njohin kompetencën në auditimin e brendshëm në vend se auditimit të jashtëm. 7
  • 8. Pyetje për diskutim 1. Çfarë është menaxhimi i kostos dhe si ndryshon ai nga kontabiliteti menaxherial dhe nga kontabiliteti i kostos? 2. Si ndryshojnë menaxhimi i kostos dhe kontabiliteti financiar? 3. Identifikoni dhe diskutoni faktorët që ndikojnë në fokusin dhe në praktikën e menaxhimit të kostos. 4. Çfarë është një sistem fleksibël prodhimi? 5. Cili është roli i kontrollorit në organizatë? Përshkruani disa nga veprimtaritë mbi të cilat kontrollon ai ose ajo. 6. Cili është ndryshimi midis një pozicioni linje dhe një pozicioni stafit? 7. Kontrollori duhet të jetë anëtar i stafit të drejtimit të lartë. A jeni dakord ose jo me këtë thënie? Jepni shpjegime. 8. Përshkruani lidhjen midis planifikimit, kontrollimit dhe reagimit. 9. Cili është roli i menaxhimit të kostos lidhur me objektivin e përmirësimit të vazhdueshëm? 10. Çfarë roli luan raporti i performancës lidhur me funksionin e kontrollit? 11. Çfarë është etika e biznesit? A është e mundur të mësohet sjellja etike në rrjedhën e kontabilitetit të menaxhimit? 12. Firmat me standarde etike të larta do të kenë rendimente ekonomike më të larta se sa firmat me standarde etike më të ulëta ose të varfra. A jeni dakord? Pse jo ose po? 13. Rishikoni kodin e sjelljes etike për kontabilistët menaxherial. A besoni se kodi do të ketë një efekt mbi sjelljen etike të kontabilistëve menaxherial? Jepni shpjegime. 14. Identifikoni tri format e certifikimit kontabël. Cila formë e certifikimit besoni se është më e mira për kontabilistët menaxherial? Përse? 15. Cilat janë katër pjesët e provimit të CMA-së? Çfarë tregojnë ato lidhur me kontabilitetin e kostos dhe drejtimit përballë kontabilitetit financiar? 8