Menaxhimi I Prodhimit Nga Libri

9,764 views

Published on

Nga libri menaxhimi i prodhimit -
vetoni

Published in: Education
3 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • o qysh mujm me i marr qeto sene bre ?
    \
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • si mundem me i download-u qa shenime prej ktu se pom nevoiten
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • cka jan matsit per pjes
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
No Downloads
Views
Total views
9,764
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1,176
Actions
Shares
0
Downloads
272
Comments
3
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Menaxhimi I Prodhimit Nga Libri

  1. 1. Menaxhimi i Prodhimit ( kollofiumi i dyte) PROJEKTIMI DHE MATJA E PUNES Projektimi i punes ka te beje me specifikimin e permbajtjes se punes, te aftsive te punonjsve dhe te nevojave per trajnim per permirsimin e punes. Çka është projekti ? Projektetet janë mënyrë e veçant e zhvillimit dhe formë e rëndësishme për realizimin e qëllimeve të definuara në planet zhvillimore të vendit, lokalitetit, kompanisë apo fermës konkrete. Ne projektimin e punes, puna duhet te realizohet ne grupe: 1. kta puntor do te punojn ne kete grup 2. kta puntor do te punojn ne kete makin 3. kta do te punojn kaq sasi prodhimi Organizimi i punes ne skuadra: 1. skuadrat e zgjedhjes se problemit 2. skuadra e nje qellimi special 3. skuadrat e vetdrejtimit MATJA E PUNES Matja e punes ka te beje me sistemin e vlersimit te kohes se nevojshme per te realizuar punen duke llogaritur shkallen e veshtersis se punes, te kualifikimit dhe efektet e saje. Standardizimi i punes Standardi eshte nje njesi baz i pranuar thjesht si model per krahasim. Metodat per matjen e punes jane 4 metoda: 1. metoda e studimit e kohes 2. e informacionit per standardin elementar 3. e informacionit te paravendosur 4. metoda e modelimit te punes Matja e kohes se punes duhet te behet gjate prodhimit te nje produkti me te gjitha elementet e mundshme. PLANIFIKIMI DHE KONTROLLI I PROJEKTIT Planifikimi dhe kontrolli i projekteve eshte i rendsishem per shkak se te gjithe menaxheret do te duket te perfshihen ne menaxhimin e projekteve. PROJEKTI- eshte nje tersi aktivitetesh qe kane nje fillim te percaktuar dhe nje perfundim te vendosur qe ndjek nje qellim te caktuar dhe qe perdor nje tersi burimesh. Elementet e projektit jane: 1. objektivi, 2. kompleksiteti, 3. unikaliteti. Menaxhimi i suksesshem i projektit: 1. percaktimi i qart i qellimeve 2. menaxheri kompetent i projektit 3. mbeshtetje nga menaxhimi i lart 4. antaret kompetent te grupit te projektit 5. alokimi I burimeve te mjaftushme 6. kanalet e pershtatshme te komunikimit 7. mekanizmat e kontrollit 8. mundsit per informacione 9. gadishmeria ndaj klientit 10. vazhdimsia e stafit te projektit
  2. 2. PLANIFIKIMI DHE KONTROLLI I ZINGJIRIT TE FURNIZIMIT Pse kerkesat per blerje jane: 1. blerja me qmim korrekt, 2. shperndarja ne kohen e duhur, 3. mallra dhe sherbime me cilsi korrekte, 4. blerje ne sasin e duhur, 5. blerja nga burimi i duhur. Menaxhimi i zingjirit te furnizimeve Objektivat e ketij menaxhim jan: 1. fokusimi ne knaqjen e klientve 2. formulimi dhe zbatimi i startegjive qe bazohen ne zenje 3. menaxhimi me efektivitet dhe ne menyr efiqente 4. barrierat per menaxhimin e zingjirit te furnizimit Llojet e mardhenjeve ne zingjirin e furnizimit jane: 1. hirarkia e integruar, 2. gjysem hirarkia, 3. co-kontraktimi,4. kontraktimi i kordinuar, 5. lidhjet e kordinuara ne baz te te ardhurave, 6. marrveshje tergtare afatmesem/gjate, 7. marrveshje tergtare afat shkurter. PLANIFIKIMI DHE KONTROLLI I REZERVAVE Rezervat perbejn nje nga burimet me te kushtueshme te shume kompanive qe mund te perfshin nje pjes te konsiderueshme te kapitalit total te investuar. Rezervat sherbejn per disa funksione qe rrisin fleksibilitetein e operacioneve te firmes. Kater funksionet e rezervave jane: 1. per ta rritur efiqencen e operacionit 2. per ti dhene nje pergjigjje te shpejt klientit 3. per te dhen siguri kendrejt pasigurive normale te biznesit 4. per te perfituar nga mundsit per qmimet jo te zakonshme apo per tu mbrojtur kundrejt risqeve te biznisit. Rezervat spekulative jan rezerva qe shpesh here mbahen per tu mbrojtur nga ngjarjet jo te zakonshme ose per te perfituar nga mundsit. Llojet e rezervave jane: 1. rezerva e siguris, 2. rezerva periodike, 3. rezerva e parashikuar, 4. rezerva ne transit. Kostot e mbajtjes:- eshte kosto e artikujve te mbajtur ne rezerv Komponentet e kesaj kosto jane: 1. Kosto opurtune e kapitalit 2. taksat dhe siguracionet 3. prishjet, vjedhjet, demtimet, mungesat 4. kosto e ruajtjes Menaxhimi i rezerves Menaxheret e operacioneve percaktojn sistemin e menaxhimit te rezervave. Perbersit e ketyre elementeve jane: 1. si mund te klasifikohen artikujt rezerv 2. sa te sakt mund te mbahen regjistrimet per rezervat PLANIFIKIMI AGREGAT Planifikimi agregat ka te beje me percaktimin e sasis dhe te kohes per prodhimin per nje te ardhme te afert,shpesh nga 3 dhri 18 muaj. Kater gjera jan te rendsishme per planifikimin agregat: 1. nje njesi e pergjithshme logjike per matjen e shitjeve dhe autputeve 2. nje parashikim i kerkeses per nje periudh planifikimit e ndermjetme 3. metoda per percaktimin e kostos
  3. 3. 4. modeli qe kombinon parashikimet dhe koston ne menyr qe vendimet per skedulimin tem und te merren per periudhen e planifikuar. SKEDULIMI I PRODHIMIT KRYESOR Skedulimi I prodhimit kryesor detajon se sa artikuj te perfunduar do te prodhohen Brenda periudhave te specifikuara te kohes. Procedurat e skedulimit te prodhimit kryesor: 1. plani I prodhimit te percaktuar 2. skedulimi perspektiv I skedulimit kryesor 3. burimet ne dispozicion 4. skeduli I percaktuar i skedulit kryesor 5. planifikimi I nevojave per materiale SISTEMI I PRODHIMIT NE KOHEN E DUHUR ( JIT ) Sistemet e prodhimit ne kohen e duhur jan me shum se sisteme te kontrollit te rezervave. Elementet e sistemit JIT: 1. diciplina e levizjeve se materialeve 2. madhesit e porosive te vogla 3. koha e pergaditjes se prodhimit e shkurter 4. skedulimi i prodhimit kryesor uniform 5. standardizimi i komponenteve dhe i metodave te punes 6. cilsia e lart e qendrushme 7. lidhja e ngusht me furnitoret Diciplina e levizjes se materialeve ka dy diciplina e kto jan: 1. metoda terheqse dhe 2. metoda shtytse SISTEMI KANBAN Ne nga sistemet JIT me te njohura eshte sistemi kanban i zhvilluat nga toyota. Kanban qe ne Japonisht do te thot tabel ose shenj e dukshme, i referohet tabelave ose kartave qe perdoren per ta kontrolluar rrjedhen e prodhimit ne nje fabrik. QESHTJE TE ZBATIMIT Perfitimet e sistemit JIT duken te shkelqyera megjithate zbatimi i tyre kujdes mund te qoj ne rezulltate shum te ndryshme. Zbatimi i sistemit JIT: 1. kosto humane JIT 2. kooperimi dhe besimi 3. sistemet e shperblimit dhe klasifikimi i punes 4. organizimi i procesit 5. stabiliteti i skedulimit te prodhimit kryesor 6. pergaditja e prodhimit 7. blerja SKEDULIMI NE OPERACIONET E MANIFAKTURIMIT DHE TE SHERBIMIT Skedulimi eshte nje aktivitet baze i menaxhimit te operacioneve qe lidhen me kohmarrjen e aktiviteteve te prodhimit. Objektivat kryesore te skedulimit afat shkurtjane: 1. minimizimin e hargjimeve te kota dhe te inefiqences se burimeve njerzore teknologjike dhe te sistemit
  4. 4. 2. maksimizimin e sherbimeve te klientit MENAXHIMI I CILSIS Cilsia eshte nje prioritet konkurues jane identifikuardy dimenzione qe kane te bejn me cilsin: 1. perkufizimet nga kendveshtrimi i prodhuesve per cilsin 2. perkufizimet nga kendveshtrimi i konsumatorve per cilsin PARANDALIMI I DESHTIMIT TE OPERACIONEVE DHE RIPARIMI Manaxheret e operacioneve, të cilët janë pothuaj se gjithmon të interesuar në përmirsimin e besushmërisë së operacioneve dhe të produkteve apo shërbimeve që prodhojnë, mundësohen të kenë strategji të tillë që ta minimizojnë mundësinë e dështimit dhe e kuptojnë kurë deshtimi ndodhë. Dështimi i operacioneve Egziston gjithëmonë mundësia që gjatë prodhimit të një produkti apo kryerjes së një shërbimi gjërat mund të shkojnë keqë. Gabimet janë të pashmangshëme gjatë jetës, asgjë nuk është prefekte. Pse dështojn gjërat Dështimi i një operacioni mund të haset për shumë arsye të ndryshme, makinerit mund të prishen, klientet mund të shfaqin kërkesa të paparashikuara në të cilat ky oreracion dështon për t’i arritur, stafi mund të bëjë gabime të vogla në punën e tyre të cilat pengojnë ecurinë normale, lëndet e para nga burimet mund të kenë të meta e të tjera. Dështimet ne i klasifikojm në tri grupe: 1. Ato të cilat e kanë burimin brenda operacionit, sepse është mbi të gjitha projektimi i gabuar, ose stafi dështon në veprimtarinë e tij. 2. Ato të cilat janë shkaktuar nga të meta në imputet e operacionit. 3. Ato të cilat janë shkaktuar nga veprimet e klientit. Dështimi në projektim – mbi të gjitha dështimi i një operacioni mund të jetë shkaku kryesor i një deshtimi, dështimi në projektim mund të vrehet gjatë implementimit të projektit në praktikë. Dështimet tek imputet – në kto dështime mund ta cekum dështimet në lënden e parë si psh: lënda e parë mund të deshtoj të jetë jo kualitative. Dështimet e stafit – dështimet e njerzve vijnë në dy mnyra në gabime dhe dhunime. Gabimet janë keqëkuptime, personi duhet te kete bërë gabime të ndryshme nga gabimet normale. Dhunimet janë akte të qarta në kundershtim me proceduren e përcaktuar të operimit. Dështimet nga furnitorët – në këto dështime mund ta cekum si deshtim në një koncert dhe orkestra për dhënjen e koncertit dështon dhe nuk mund të realizohet ky koncert. Dështimi si një opurtinitet – pavarsisht nga kjo kategori dështimi mund të jetë një deshtim në makineri si pasoj e projektimit të dobët. MATJET E DËSHTIMEVE Janë tri rrugë kryesore për matjen e dështimeve: 1. Norma e dështimit – sa shpeshë një dështim ndodhë 2. Besushmëria – mundësit e ndodhjes së dështimit 3. Vlefshmëria – rritja e vlevshmëris së kohës së dobishëme të operimit
  5. 5. PARANDALIMI I DËSHTIMIT DHE RIPARIMIT Tri detyrat e parandalimit të dështimit: 1. Zbulimi i dështimit dhe analiza 2. Përmirsimi i besushmërisë së sistemit 3. Riparimi Një nga aktivitetet më kritike për një organizatë kur ka ndodhë një dështim është të kuptuarit se pse ky dështim ndodhi, ky aktivitet është quajtur analizë e dështimit. Teknikat per zbulimin e deshtimit Përgjegjësit e produktit, analizat e ankesave, analizat e incidenteve kritike, mënyra e dështimeve dhe efektet e analizës. PËRMIRSIMI I BESUSHMËRIS SË OPERACIONEVE Përgjegjësi tjetër menaxheriale është të parandalojë ndodhjen e dështimeve, ata mund ta bëjnë këtë në disa mënyra: 1. Duke menjanuar pikat e dobëta të operacionit. 2. Duke realizuar rezerva në operacione 3. Dështimi – siguri në disa nga aktivitetet në operacion 4. Mirëmbajtja e fasialiteteve fizike në operacion Koncepti dështim – siguri është përhapur gjatë prezantimit të metodave Japoneze të përmirsimit të operacioneve, që kanë kuptim ta parandalosh gabimin, (në Japonisht quhet: POKA- YOKE) MIRËMBAJTJA Mirëmbajtja është një term që përdoret për të mbuluar manahimin në të cilen organizata përpiqet ta menjanoj dështimin duke u krijuar për fosilitet fizik të tyre. Egzistojnë tri metodat bazë të mirëmbajtjes: 1. Drejtimi tek avaritë ( DA ) 2. Mirëmbajtja parandaluese ( MP ) 3. Mirëmbajtja e bazuar në kushtetë ( MBK ) Metoda drejtimi tek avaritë, si vetë emri kjo mënyrë përfshin lejimin e fasilitetit për të vazhduar punën derisa të dështojm, puna e mirëmbajtjes është shfaqur pasi që dështimi është kryer. Metoda mirëmbajtja parandaluese, nenkupton eleminimin e shanceve për dështim. Mirëmbajtja e bazuar në kushte, kjo metod do të thotë shfaqjen e mirëmbajtjes vetem kurë fasiliteti e kërkonë atë. Strategjitë e mirëmbajtjes së përzier: Kty e perfshinë strategjite për mirmbajtje para se të ndodhin dështimet, ose startegjin për mirmbajtje para avaris së paraqitur. Produkti total i mirëmbajtjes ( PTM ) PTM është cilsuar si mirëmbajtja produktive që merret përsiper nga të gjithë punonjsit nëpërmjet aktiviteteve në grupe të vogla ku produktiviteti i mirëmbajtjes është menaxhimi i mirëmbajtjes i cili njeh rëndsinë e besushmëris, mirëmbajtjes dhe efiqenca ekonomike është vendosur në projekt. Pesë qellimiet e produktit total të mirëmbajtjes janë: 1. Pëmirësimi i efektivitetit të paisjeve.
  6. 6. 2. Arritja e autonomisë së mirëmbajtjes. 3. Plani i mirëmbajtjes. 4. Trajnimi i gjithë stafit në mirëmbajtje. 5. Arritje të shpejta të menaxhimit të paisjeve. RIPARIMI Në lidhje me konsideratën e marrë për parandalimin e dështimeve të ndodhura, menaxheret e operacioneve duhet të vendosin se qfarë të bëjnë kurë dështimi ndodhë. Ky aktivitet është quajtur riparimi për dështimin. Riparimet janë të nevojshëme të bëhen pas një avarije në makinerine e cila është për tu riparuar, në disa raste edhe riparimet deshtojn pasi që nuk mund të bëhet një riparim në makinerit pasi që ato janë në gjendje të keqe për tu riparuar, në këto raste makinerit duhet të zëvendsohem me makina të reja. Planifikimi i dështimit Duke identifikuar sesi organizatat mund të shpetojn nga dështimet është në interes të veqant të operacioneve të shërbimit, sepse mund ta kthejn dështimin duke e minimizuar efektet në konsumator. Stadet në planifikimin e dështimeve janë: 1. Zbulimi, 2. akti, mësimi dhe 3. plani
  7. 7. PËRMIRSIMI I OPERACIONEVE Edhe pse një operacion është projektuar dhe veprimtaria e tij është planifikuar e kontrolluar,detyra e menagjerit të prodhimit e të operacioneve ende nuk ka përfunduar Figura: Tre stadet e përmisimit të operacioneve 1. Përcaktimi i Operacioneve 2. Parandalimi i Dështimit 3. Manaxhimi i Cilësisë totale (MCT) Para menaxherëve të operacioneve mund të lind mendimi të gjejn mjetet për përmisimin e operacioneve, qysh në fillim ata nevojitet të dinë sa të mirat e tyre janë tashmë në rregull. Menaxhimi i jep prioritet përmisimit dhe percakton pjesërisht, nëse kryrja aktualisht e nje operacioni gjykohet si e mir, e keqe, ose indiferente.për këtë arsye të gjitha operacionet kanë nevojë një lloj matje të performances si kërkesë e domosdoshme e permisimit. Matsit e performancës pesë objektivat e përformancës: Cilësi /shpejtësi /besueshmëri /fleksibilitet dhe Kosto, janë në të vrtetë përbërës të shumë përmasave më të vogla. Psh., kostoja e një operacioni rrjedh nga shumë faktorë që mund të përfshijnë efiqencën e blerjes së operacionit, efiqencen më të cilën operacioni shkëmben materialet, e produktivitetitin e stafit të tij, raportin e përpjestimit direkt/indirekt të zërave të kostos, e kështu më radhë. Standardet e performancës Pasi për një operacion është matur performanca e tij duke përdorur një sërë matësash specifike, lind nevoja të gjykohet, në qoftë se performanca e tij është e mirë e keqe ose indiferente. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, ku secila prej tyre përfshin krahasimin e nivelit aktual të arritur së fundmi me disa lloje standardesh zakonisht përdorën: katër lloje standardesh : Standarde historike që do te thot krahasimi I performances së tanishme kundrejt te meparshmes. Standardet e performances objektive,normative (spo): Jan ato qe vendosen ne menyr arbitrare per te pasqyruar nje nivel performance qe konsiderohet si me I pershtatshem ose I arsyeshem. Standardet e performances te konkurentve (SPK): Krahasojn performancen e arritur te operacioneve me at qe esht arritur nga nje ose me shum konkurent te organizates . Standardet e performances absolute (SPA): Nje spa esht nje standard i marr ne kufi teorik kto standarte jan ndoshta te pa arritshme ne praktik por ato lejojn veten te renditen kundrejt nje kufiri teorik. BenchMarking (pika e references)
  8. 8. Nje metod qe disa kompani perdoren per te krahasuar operacionet e tyre me ato te kompanive tjera quhet bench marking ky term tregon nje kriter per te matur diqka ky kriter sherben si pik referimi. Ne vitin 1979 korporata X erox perdori termin kompetetiv bench marking per te pershkruar nje proces: E perdorur nga funksioni I manifakturimit per te rigjallruar veten duke I krahasuar tiparet, montimi I makinave dhe komponentet e produkteve te tij me te konkurenteve. Qe nga ajo koh termi bench marking e zgjeroj kuptimin e tij si nuk kufizohet me vetem ne operacionet e prodhimit por shihet gjithashtu I aplikushem ne sektort e tjer si ne funksionet e blerjes dhe marketingut Nuk izolohet ne vetem ne organizatat e prodhimit por esht perdorur dhe ne sherbime si ne spitale dhe banka Nuk praktikohet me vetem nga expert dhe kshilltar por mund te perfshij gjith stafin e organizates. Dallojm tipet e ndryshme te benchmarking disa prej cilave jan renditur si me posht: Benchmarkingu I mbrendshum esht nje krahasim midis operacioneve ose pjesve te operacionit qe jan brenda se njejtes organizat I jashtum esht nje krahasim midis nje operacioni dhe operacioneve te tjera qe jan pjes e organizatave tjera te ndryshme BenchMarking jo konkurues: esht nje zgjedhje e nje pike referimi kundrejt organizatave te jashtme qe nuk konkurojn drejtperdrejt ne te njejtat tregje. Benchmarking konkurues esht nje krahasim I drejtperdrejt midis konkuruesve ne te njejtin treg ose ne tregjet e ngjajshme. Benchmarking I performances esht nje krahasim midis niveleve performances te arrirr ne operacione te ndryshme psh Cilsi shpejtsi fleksibilitet dhe kosto kundrejt performancave te organizatave te tjera ne dimenzione tjera Benchmarking praktik esht nje krahasim midis praktikave operative te nje organizate ose mnyra e te berit te gjerave dhe ato te adoptuara nga nje organizat tjeter Objektivat e benchmarkingut – merret pjeserisht me aftsin per te gjykuar sa mir ecin nje operacion prandaj mund te shihet si nje perpjekje per te vendosur standarde realiste performance . Benchmarking ka per qellim te stimuloj krijimtarin dhe te siguroj nje shtys qe I aftson operacionet te kuptojn me mir se si duhet tu sherbejm klienteve. Me fjal te tjera benchmarking mund te ndihmoj per te forcuar iden e kontributit te drejperdrejt qe nje operacion ka ndaj konkurences se organizates se tij. Prioritetet e permisimit –dallojm dy prioritete te permisimit ku operacionet vendoset cilat objektiva te performances Qellimi themelor I operacioneve eshte te krijoj mallra dhe sherbime ne menyr te till qe te plotsoj nevojat e klientve te tyre per te gjykuar rensin ndaj klienteve duhet te nisemi nga disa faktor konkurues si: Faktoret konkurues porosit – fitues , Faktoret te konkurences se cilsis , faktoret konkurues me pak te ronsishem
  9. 9. Prioriteti per permisimin qe duhet ti jepet secilit faktor konkurues mund te vlersohet nga nje krahasim I rensis se tyre dhe performances Kjo mund te tregohet ne nje matric te rensis se performances e cila punen e vet e ban nbaz te llogaritjeve dhe disa kritereve siq janë: Zona e pershtatshmeris, zona permisim , zona veprimit urgjent ,dhe zona tejkalim Mnyrat e permisimit te operacionit nga prioritetet e shumta te permisimit te operacioneve esht strategjia qe perpiqet te mbaj ne vazhdimsi permisimin e operacioneve Kjo strategji permban dy mnyra te permisimit : Permisimi shkall shkall :ndyshe quhet me termin novacionet te bazuara ne permisim permbledh mjetet kryesore te permisimit te cilat perdoren ne rastet kur ndodhin ndryshime dramatike ne rrugen e punes operative per shkaqe jo te zakonshme psh pershtatja e makinave apo teknologjike te reja materialeve treja punojs te ri etj Ana negative e menyres shkall shkall te permisimit esht mosperputhja ne koh midis momentit kur ndodh ndryshimi dhe momentet kur behet permisimi. Permisimet e vazhdueshme – nga vet emertimi nenkupton nje proces I vazhdueshem permisimi qe ka te bej me nje mnyr permisimi te performances e cila shkurton hapat e permisimit pra zbut mos perputhjet midis momentit ku lind nevoja e permisimit dhe momentit te realizimit te tij.

×