01 hyrje në menaxhimin e kostos doc

1,093 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
1,093
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
24
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

01 hyrje në menaxhimin e kostos doc

  1. 1. Kapitulli 01 Hyrje në menaxhimin e kostos Objektivat mësimore (OM) Pas studimit të këtij kapitulli do të jeni të aftë: 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. të rendisni ngjashmëritë dhe ndryshimet mes kontabilitetit financiar dhe menaxhimit të kostos; të identifikoni faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos; të diskutoni për rëndësinë që ka sistemi kontabël për raportimin e brendshëm dhe të jashtëm; të diskutoni nevojën që ka sot kontabilisti i kostos për të pasur ekspertizë ndër-funksionale; të përshkruani se si veprojnë kontabilistët e kostos brenda ndërmarrjes; të kuptoni rëndësinë e etikës së sjelljes për kontabilistët e kostos; të identifikoni tri format e certifikimit për kontabilistët e brendshëm. Temat kryesore Në këtë kapitull janë të mbuluara temat kryesore të mëposhtme (objektivat mësimore përkatëse janë të shënuara për çdo temë): 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. Kontabiliteti financiar kundrejt menaxhimit të kostos Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos Kontabiliteti – një qasje e sistemeve Menaxhimi i kostos: Perspektiva e funksionimit të tërthortë(ndër-funksionale) Roli i kontabilistëve të sotëm të kostos dhe menaxhimit Kontabiliteti dhe drejtimi etik Certifikimi (OM 1) (OM 2) (OM 3) (OM 4) (OM 5) (OM 6) (OM 7) 1. Kontabiliteti financiar kundrejt menaxhimit të kostos Kontabiliteti financiar ka për qëllim që të sigurojë informacione për përdoruesit e jashtëm, duke përfshirë investitorët, kreditorët (p.sh. bankat dhe furnizuesit), dhe agjencitë shtetërore. Menaxhimi i kostos jep informacione për përdoruesit e brendshëm, përkatësisht, menaxhimi i kostos identifikon, mbledh, mat, klasifikon dhe raporton informacionin, i cili është i nevojshëm për menaxherët që të përcaktojnë koston e produkteve, për konsumatorët, për furnizuesit dhe objektet e tjera të rëndësishme, si dhe planifikimin, kontrollimin, kryerjen e përmirësimeve të vazhdueshme dhe marrjen e vendimeve. Menaxhimi i kostos përmbledh si kontabilitetin e kostos ashtu edhe sistemet e menaxhimit të informacionit kontabël. Kontabiliteti i kostos përpiqet që të plotësojë objektivat e kostos për dy kontabilitetet financiar dhe atë menaxherial. Kontabiliteti i menaxhimit ka të bëjë në mënyrë specifike me mënyrën se si informacioni i kostos dhe informacionet e tjera financiare dhe jofinanciare duhen përdorur për planifikimin, kontrollin, përmirësimin e vazhdueshëm dhe vendimmarrjen. Kontabiliteti i menaxhimit synon që të sigurojë përdorimin në mënyrë efektive të burimeve nga organizatat, në mënyrë që të rritet në maksimum vlera për aksionarët, konsumatorët dhe pjesëtarët e tjerë. 1
  2. 2. Zonat krahasuese Kontabiliteti financiar Kontabiliteti menaxherial Shfrytëzuesit kryesor të informatave Personat dhe organizatat jashtë entitetit të biznesit Nivele të ndryshme të menaxhimit brenda kompanisë Llojet e sistemeve të kontabilitetit Sistemi i hyrjeve të dyfishta Çfarëdo sistemi i dobishëm i pakufizuar me hyrje të dyfishta Kufizimet Zbatimi i SNRF (GAAP) Pa direktiva formale apo kufizime, kriter i vetëm është – a ka dobi Njësia matëse Kostoja historike në € Çfarëdo mase monetare apo fizike (p.sh. orë pune të makinës) Pikat që shqyrtohen Entiteti i biznesit si tërësi Pjesë të ndryshme të entitetit të biznesit Verifikimi Auditim i pavarur (i jashtëm) Auditim jo i pavarur (i brendshëm) Dendësia e raportimit Baza të vazhdueshme periodike Kurdo që të shfaqet nevoja, nuk ka bazë të vazhdueshme periodike Shkalla e objektivitetit Nevoja për objektivitet, natyrë historike Prirje e thellë për qëllime planifikimi, sipas nevojës përdor shënime objektive, natyrë futuriste 2. Faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos Në vijim janë disa nga faktorët që ndikojnë në menaxhimin e kostos:  Konkurrenca globale Përmirësimi i sistemeve të transportit dhe të komunikacionit kanë futur shumë firma prodhuese dhe shërbimesh në tregun botëror.  Rritja e industrisë së shërbimeve Derisa industritë tradicionale e kanë humbur rëndësinë e tyre, sektori i shërbimeve ka rritur rëndësinë e tij në ekonomi. Sektori i shërbimeve tani përfshin afërsisht tre të katërtat e ekonomisë dhe të punësimit në Shtetet e Bashkuara. Shumë shërbime – mes tyre shërbimet e kontabilitetit, transportit dhe shërbimet mjekësore – janë eksportuar.  Përparimet në teknologjitë e informacionit Përparimet e rëndësishme në TI përfshijnë:  aplikimet e integruara kompjuterike o Programi kompjuterik i planifikimit të burimeve të ndërmarrjes (Enterprise Resource Planning) ka si objektiv të ofrojë një sistem të integruar – një sistem që mund të kryejë të gjitha veprimet e një kompanie dhe të ofrojë në kohë reale të dhëna nga fusha të ndryshme të funksioneve të një kompanie  disponueshmëria me kompjuterë personalë (Personal Computers), e programeve analitike në rrjet (On-Line Analytic Programs) dhe e sistemeve për mbështetjen e vendimeve (Decision Support Services)  Programeve bazuar në fletë të punës (spreadsheet software) dhe pakove grafike (graphics packages) 2
  3. 3.  Tregtia elektronike (e-commerce) është çdo formë biznesi që kryhet duke përdorur teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit. o Shkëmbimi elektronik i të dhënave (Electronic Data Interchange) përfshin shkëmbimin e dokumenteve midis kompjuterëve duke përdorur linjat telefonike dhe përdoret gjerësisht për blerje dhe shpërndarje o Menaxhimi i zinxhirit të furnizimit (Supply Chain Management) është menaxhimi i produkteve dhe i shërbimeve për blerjen e lëndëve të para nëpërmjet prodhimit, magazinimit, shpërndarjes me shumicë dhe pakicë.  Përmirësimet në mjedisin prodhues  Teoria e kufizimeve (ToC) është një metodë e përdorur për të përmirësuar vazhdimisht veprimtaritë prodhuese dhe joprodhuese  Kërkesa sipas sistemit të tërheqjes, prodhimi në kohën e duhur (JIT) përpiqet të prodhojë një produkt vetëm kur ai nevojitet dhe vetëm në sasitë që kërkohen nga konsumatorët  Prodhimi me anë të përdorimit të kompjuterëve (aplikimet e integruara kompjuterike) Automatizimi në mjedisin e prodhimit i lejon firmat që të ulin stoqet, të rrisin kapacitetin prodhues, të përmirësojnë cilësinë dhe shërbimin, të ulin kohën e përpunimit dhe rrisin prodhimin. Automatizimi mund të sjellë një avantazh konkurrues për firmën. Përdorimi i prodhimit të automatizuar zakonisht ndjek JIT-in dhe është një përgjigje ndaj rritjes së nevojës për cilësi dhe uljes së kohës së përgjigjes  Orientimi nga klienti Firmat përqendrohen në shpërndarjen e vlerave tek konsumatori, me objektiv krijimin e një avantazhi konkurrues. Kontabilistët dhe menaxherët u referohen zinxhirit të vlerës së firmës, si një grup veprimtarish të nevojshme për të skicuar, zhvilluar, prodhuar, tregtuar dhe shpërndarë shërbimet dhe produktet tek konsumatorët  Zhvillimi i produkteve të reja Një pjesë e madhe e kostove të prodhimit dalin gjatë fazës së zhvillimit dhe të hartimit të produkteve të reja. Efekti i vendimeve për të zhvilluar produkte të tjera në pjesët e tjera të zinxhirit të vlerave të firmës, tashmë njihet gjerësisht. Kjo ka sjellë një kërkesë më të sofistikuar të procedurave të menaxhimit të kostos në lidhje me zhvillimin e produkteve të reja – procedura si menaxhimi i bazuar në veprimtari dhe koston e synuar.  Menaxhimi i cilësisë së përgjithshme Përmirësimi i vazhdueshëm dhe mënjanimi i mbeturinave janë dy parimet bazë që çojnë në një pozitë të prodhimit të përsosur. Përsosmëria e prodhimit është çelësi për të mbijetuar sot në një mjedis konkurrence në nivel botëror  Koha si element i konkurrencës Koha është element kyç në të gjitha fazat e zinxhirit të vlerës. Firmat mund të ulin kohën e tregtimit të produktit përmes ri-hartimit të produkteve dhe të proceseve, eliminimit të mbeturinave dhe të veprimtarive që nuk sjellin vlerë të shtuar. Firmat mund të ulin kohën e shpenzuar në shpërndarjen e produkteve ose të shërbimeve, në ripërpunimin e produktit dhe lëvizjet e panevojshme të materialeve dhe të gjysmë-produkteve  Efikasiteti Kostoja është një masë kritike e efikasitetit. Rritje të mëdha në efikasitet mund të realizohen përmes analizimit të veprimtarive dhe proceseve themelore, mënjanimit të atyre që nuk shtojnë vlerën, dhe shtimit të tyre që janë vlerë e shtuar. 3
  4. 4. 3. Kontabiliteti – një qasje e sistemeve Sistemi kontabël mund të shihet si një qasje për të regjistruar transaksionet. Një firmë mund të zhvillojë një sistem që klasifikohet nga i thjeshti tek më i ndërlikuari, në varësi të proceseve themelore që sistemi përshkruan. Sistemi tradicional kontabël Sistemi kontabël i bazuar në të dhënat (database) Sistemi tradicional i kontabilitetit përqendrohet në përgatitjen e raporteve financiare të standardizuara nga saldot përfundimtare të llogarive (kontove – librave kontabël). Kur sistemi i kontabilitetit merr formën e një baze të të dhënave (database), përdoruesit mund të nxjerrin informatat e nevojshme nga baza e të dhënave dhe për të krijuar raporte sipas nevojës apo me porosi. 4
  5. 5. 4. Menaxhimi i kostos: Perspektiva e funksionimit të tërthortë(ndër-funksionale) Kontabilist i sotëm menaxherial duhet të kuptojë shumë funksione të organizatës dhe shumë faktorë që ndikojnë në biznes. Kontabilisti menaxherial ka nevojë të ketë njohuri themelore të faktorëve të tillë si: profesionit të kontabilitetit, mjedisit ndërkombëtar biznesor, ndikimin e informacionit të kostos në mënyrat e sjelljes, marketing, menaxhim financiar, ligjet relevante, teknologji kompjuterike, teknologjinë e prodhimit, të teknologjisë së informacionit, dhe inxhinieri. 5. Roli i kontabilistëve të sotëm të kostos dhe menaxhimit Kontabilisti menaxherial dhe i kostos është përgjegjës për mbledhjen, përpunimin dhe raportimin e informacionit që do të ndihmojë menaxherët e tyre në planifikimin, kontrollin, dhe aktivitetet e vendim-marrjes. Kjo është një kohë e mirë për të diskutuar se cilat janë pozitat e linjave dhe pozitat e personelit, si dhe kush janë dhe çfarë bënë personeli i kontrollit dhe thesarit. Pozitat sipas linjave (vijave) janë pozicione që kanë përgjegjësi direkte për objektivat themelore të një organizate. Pozitat e personelit sipas natyrës së tyre janë pozicione që bëjnë përkrahjen dhe kanë vetëm përgjegjësi indirekte për objektivat e organizatës. Në vijim është paraqitur një tabelë organizative për një kompani prodhuese. Pozita e linjës Presidenti Pozita e personelit Zëvendës Presidenti i Prodhimit Zëvendës Presidenti për Financat Mbikqyrësi i prodhimit Përgjegjësi i makinerive Përgjegjësi i montimit Kontrollori Kontrolli financiar i brendshëm Kosto Financat Arkëtari Sistemet Taksat Kontrollues është shefi i kontabilitetit i cili mbikëqyr të gjitha departamentet e kontabilitetit. Kontrolluesi është përgjegjës për raportimin financiar, planifikimin dhe raportimin e taksave, raportimin e performancës, auditimit të brendshëm, buxhetimin, sistemet e kontabilitetit, si dhe kontrollin e brendshëm. Thesaristi (arkëtari) është përgjegjës për funksionin e financave. Kjo përfshin mbledhjen e parave të gatshme, monitorimin pagesave në para në dorë, monitorimin e disponueshmërisë së parave të gatshme, investimeve afat-shkurtra, huamarrjeve afat-shkurtra dhe afat-gjata, dhe lëshimin e aksioneve të kapitalit. Funksionet themelore të menaxhimit përfshijnë planifikimin, kontrollin dhe marrjen e vendimeve. Planifikimi kërkon vendosjen e objektivave dhe identifikimin e metodave për arritjen e këtyre objektivave. Kontrolli është aktiviteti menaxherial i monitorimit të zbatimit të një plani dhe marrjen e masave korrigjuese sipas nevojës. Kontrolli arrihet zakonisht me përdorimin e reagimeve prapavepruese, që është informacioni që mund të përdoret për të vlerësuar apo korrigjuar hapat që po merren për të zbatuar një plan. Vendimmarrja është procesi i zgjedhjes mes alternativave konkurruese. 5
  6. 6. 6. Kontabiliteti dhe drejtimi etik Katër standardet e Kodit të etikës së IMA (Institute of Management Accountants) për kontabilistët menaxherial janë 1. 2. 3. 4. Kompetenca, Besueshmëria, Integriteti, dhe Objektiviteti. Kodi i etikës së IMA për kontabilistët menaxherial gjithashtu përfshin zgjidhjet e konflikteve etike. Standardet e sjelljes etike për kontabilistët menaxherial 1. Kompetenca - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që : a. të ruajnë një nivel të përshtatshëm të aftësive profesionale me anë të zhvillimit të vazhdueshëm të njohurive dhe aftësive të tyre. b. të përmbushin detyrat e tyre profesionale në përputhje me ligjet, rregullat dhe standardet teknike përkatëse. c. të plotësojnë raporte të plota dhe të qarta dhe rekomandime pas analizave të përshtatshme të informacionit përkatës dhe të besueshëm. 2. Besueshmëria (Mirëbesimi) - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që: a. të shmangen nga deklarimi i informacionit të besueshëm të fituar gjatë punës së tyre, përveç se kur autorizohen ose të jenë ligjërisht të detyruar ta bëjnë atë, b. të informojnë vartësit lidhur me besueshmërinë e informacionit të fituar gjatë punës së tyre dhe të monitorojnë veprimtaritë e tyre që të sigurojnë mbajtjen e kësaj besueshmërie, c. të shmangen nga përdorimi ose nëse duket se po përdorin informacione të besueshme të fituar gjatë punës së tyre për avantazhe jo-etike ose joligjore si personalisht ose nëpërmjet një pale të tretë. 3. Integriteti - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që: a. të shmangin konfliktet e tanishme ose të mundshme të interesit dhe të këshillojnë të gjitha palët përkatëse për çdo konflikt të mundshëm. b. të përmbahen nga pjesëmarrja në çdo veprimtari që do të paragjykonte aftësitë e tyre për kryerjen e detyrave sipas etikës. c. të refuzojnë çdo dhuratë, favor ose mikpritje që do të ndikonte në veprimet e tyre. d. të përmbahen nga shkatërrimi me qëllim ose në mënyrë pasive i arritjes së objektivave legjitime dhe etike të korporatës. e. të njohin dhe të komunikojnë kufizimet profesionale ose të tjera që do të pengojnë gjykimin e përgjegjshëm ose përmbushjen me sukses të një veprimtarie. f. të komunikojnë informacionin e pafavorshëm dhe të favorshëm si dhe gjykimet ose opinionet profesionale. g. të përmbahen nga marrja pjesë ose mbështetja e çdo veprimtarie që do të zhvlerësonte profesionin. 4. Objektiviteti - Kontabilistët menaxherial kanë si përgjegjësi që: a. të komunikojnë informacionin me ndershmëri dhe objektivitet. b. të shpallin plotësisht të gjithë informacionin përkatës, i cili ka gjasa të ndikojë në kuptimin e raporteve, komenteve dhe rekomandimeve të paraqitura nga ana e përdoruesve të interesuar. 6
  7. 7. Zgjidhja e konflikteve të etikës Në zbatimin standardeve të sjelljes etike, kontabilistët menaxherial mund të përballen me problemin e identifikimit të sjelljeve jo-etike ose në zgjidhjen e konflikteve etike. Kur përballen me çështje të rëndësishme të etikës, kontabilistët menaxherial duhet të ndjekin politikat e vendosura nga organizata për zgjidhjen e këtyre konflikteve. Nëse politikat nuk zgjidhin konfliktet etike, kontabilistët menaxherial duhet të marrin në konsideratë format e mëposhtme të veprimit: 1. Të diskutojë këto probleme me drejtuesin e drejtpërdrejtë, përveç rastit kur vihet re se drejtuesi është i përfshirë; në këtë rast problemi duhet paraqitur fillimisht tek niveli tjetër më i lartë i drejtimit. Nëse nuk arrihet zgjidhja e kënaqshme, pasi është paraqitur problemi, çështja i dorëzohet nivelit më të lartë të drejtimit. 2. Nëse drejtuesi i radhës është drejtori ose një person tjetër në pozicion të ngjashëm, autoriteti i pranueshëm për ta rishikuar mund të jetë një grup si komiteti i kontrollit, komiteti drejtues, këshilli drejtues, këshilli i administratorëve ose i pronarëve. Kontaktimi i niveleve më të larta duhet të fillojë vetëm me dijeni të drejtuesit, duke supozuar se drejtuesi nuk është i përfshirë. 3. Të sqarojë konceptet e rëndësishme me anë të diskutimeve të besueshme me një këshilltar objektiv për të kuptuar më mirë rrugët e mundshme të veprimit. 4. Nëse konflikti etnik vazhdon të ekzistojë pas shterimit të të gjitha rishikimeve të brendshme, kontabilisti menaxherial nuk ka rrugë tjetër për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme veç largimit nga organizata dhe dorëzimin e një memorandumi informues një përfaqësuesi të përshtatshëm të organizatës. Përveç rasteve kur është parashikuar në ligj, komunikimi për këto probleme me autoritetet ose individët që nuk janë të punësuar në organizatë konsiderohet si jo i përshtatshëm. 7. Certifikimi CMA - Kërkesat kryesore për marrjen e certifikatës ose të titullit CMA është kalimi i provimit të kualifikimit. Janë katër fushat kryesore: 1. 2. 3. 4. ekonomi, financë dhe menaxhim; kontabilitet dhe raportim financiar; raportim, analizim menaxhimi dhe çështje të sjelljes; dhe analizat e vendimeve dhe sistemet e informacionit. Pjesët e provimit pasqyrojnë nevojat e kontabilitetit menaxherial dhe nënvizojnë vëzhgimin e mëparshëm se kontabiliteti menaxherial është më shumë se një ndërdisiplinë në krahasim me fushat e tjera të kontabilitetit. Një nga qëllimet kryesore për krijimin e programit CMA ishte që të vendosnin kontabilitetin menaxherial si një disiplinë profesionale të njohur, të ndarë nga profesioni i kontabilistit publik. CPA - Qëllimi i Certifikatës për Kontabilitetin Publik është që të dëshmojë për një kualifikim profesional për auditorët e jashtëm. Përgjegjësia e auditorëve të jashtëm është të japin siguri lidhur me besueshmërinë e informacionit të përmbledhur në raportet financiare të firmës CIA - Fokusi i CIA-s është që të njohin kompetencën në auditimin e brendshëm në vend se auditimit të jashtëm. 7
  8. 8. Pyetje për diskutim 1. Çfarë është menaxhimi i kostos dhe si ndryshon ai nga kontabiliteti menaxherial dhe nga kontabiliteti i kostos? 2. Si ndryshojnë menaxhimi i kostos dhe kontabiliteti financiar? 3. Identifikoni dhe diskutoni faktorët që ndikojnë në fokusin dhe në praktikën e menaxhimit të kostos. 4. Çfarë është një sistem fleksibël prodhimi? 5. Cili është roli i kontrollorit në organizatë? Përshkruani disa nga veprimtaritë mbi të cilat kontrollon ai ose ajo. 6. Cili është ndryshimi midis një pozicioni linje dhe një pozicioni stafit? 7. Kontrollori duhet të jetë anëtar i stafit të drejtimit të lartë. A jeni dakord ose jo me këtë thënie? Jepni shpjegime. 8. Përshkruani lidhjen midis planifikimit, kontrollimit dhe reagimit. 9. Cili është roli i menaxhimit të kostos lidhur me objektivin e përmirësimit të vazhdueshëm? 10. Çfarë roli luan raporti i performancës lidhur me funksionin e kontrollit? 11. Çfarë është etika e biznesit? A është e mundur të mësohet sjellja etike në rrjedhën e kontabilitetit të menaxhimit? 12. Firmat me standarde etike të larta do të kenë rendimente ekonomike më të larta se sa firmat me standarde etike më të ulëta ose të varfra. A jeni dakord? Pse jo ose po? 13. Rishikoni kodin e sjelljes etike për kontabilistët menaxherial. A besoni se kodi do të ketë një efekt mbi sjelljen etike të kontabilistëve menaxherial? Jepni shpjegime. 14. Identifikoni tri format e certifikimit kontabël. Cila formë e certifikimit besoni se është më e mira për kontabilistët menaxherial? Përse? 15. Cilat janë katër pjesët e provimit të CMA-së? Çfarë tregojnë ato lidhur me kontabilitetin e kostos dhe drejtimit përballë kontabilitetit financiar? 8

×