Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
KONTABILITETI FINANCIAR
Literatura- Dr.sc. Rrustem Asllanaj, “Kontabiliteti  Financiar”, Prishtinë, 2010.- Dr.sc. Skënder Ahmeti, “Kontabiliteti  ...
Mënyra e vlerësimit• Aktiviteti gjatë ligjeratave dhe ushtrimeve   5%• Zgjedhja e detyrave ne grup gjatë ushtrimeve 10%• K...
Web-ihttp://kontabiliteti.webs.com
KontaktiE-mail : fidane.spahija@gmail.com         fidane.spahija@uni-pr.eduKonsultimeE hënë 09:00 – 10:00E martë 09:00 – 1...
Hyrje në Kontabilitetin Financiar
I. Nocioni i kontabilitetit• Kontabiliteti definohet si “art i rregjistrimit, i  klasifikimit dhe i përmbledhjes në një  m...
I. Nocioni i kontabilitetit• Pra, sistemi kontabël mund të definohet si  sistem informacioni që shërben për  mbledhjen, pë...
Dallimi në mes të dhënave dhe            informacionitTë dhënat – paraqesin fakte të çdo lloji.Informacionet – paraqitje c...
Cilësitë e informatave të dobishme•   Relevante (Përkatëse)•   Plotësia•   Sakëtia•   Qarëtsia•   Besimi•   Komunikimi•   ...
Llojet e informatave• Informata financiare ( kostot e punëtorëve,  kostot e energjisë elektrike, kostot kapitale, etj)• Jo...
Rëndësia e informatave• Informatat kanë rëndësi të madhe dhe  ndërlidhen fuqishëm me Kontabilitetin e  menaxhmentit sepse ...
DEFINIMI I KONTABILITETIT                     është Kontabiliteti    sistem i cili                                       I...
Në çka duhet të fokusohet       KONTABILITETI ?Identifikimi               Regjistrimi & Matja                             ...
PSE DUHET TË KEMI NJËSISTEM TË KONTABILITETIT?Sistemet e kontabilitetit janë mjeshtri në vete. Atojanë krijuar për t’i ndi...
Çka është biznesi?• Biznesi është një mënyrë organizimi të  aktivitetit me qëllim të fitimit për të  furnizuar njerëzit me...
Llojet e bizneseve sipas             veprimtarisë• Prodhuese• Tregtare• SherbyeseShembuj të këtyre bizneseve ?...
Llojet e bizneseve sipas pronësisë• Individuale• Ortakëritë• KorporatatShembuj të këtyre bizneseve ?...
Biznesi individual• Janë bizneset në pronësi të një individi, në  literaturë njihen si subjekte afariste  individuale apo ...
Ortakëritë• Janë bizneset në pronësi të dy apo më shumë  individ, përkatësisht kjo formë e organizimit  paraqitet me bashk...
Llojet e ortakërive• Përgjithëshme – paraqet llojin e ortakërisë në të cilën  secili nga ortakët përgjigjet me tërë pasuri...
Korporatat• Biznes i organizuar në bazë të ligjit si një entitet i  ndarë ligjor. Është shoqëri biznesi, kapitali i së  ci...
Llojet e korporatave• Shoqëri aksionare (SH.A), paraqesin  korporatat që pronarët e tyre mund t’i  transferojnë aksionet e...
Karakteristikat e korporatave• Kur korporata emeton vetëm një lloj të aksioneve, ato i  quajmë aksione të zakonshme.• Kur ...
Llojet e kontabilitetit-   Kontabiliteti financiar-   Kontabiliteti i menaxhmentit-   Kontabiliteti i kostos-   Kontabilit...
Kontabiliteti financiar• Ka të bëj me informacionin kontabël që përveç  se përdoret nga kompania, kryesisht u  komunikohet...
Kontabiliteti financiar• Ofron informata të shprehura në raporte  financiare. Ato janë:- Bilanci i gjendjes- Pasqyra e të ...
Kontabiliteti i menaxhmentit• Kontabiliteti i menaxhmentit u siguron të gjitha  llojet e informatave kontabël që grumbullo...
Kontabiliteti i menaxhmentit• Kontabiliteti i menaxhmentit nuk është i  kufizuar vetëm në evidencën përkatëse  kontabël me...
Kontabiliteti i kostos• Kontabiliteti i kostos është pjesë e  kontabilitetit të menaxhmentit. Ndihmon në  matjen dhe kalku...
Kontabiliteti i tatimeve• Së pari duhet të dijm se tatimet janë  pagesa që mblidhen nga qeveria.• Sistemi tatimor i Kosovë...
Përgjegjësitë e ATK-së janë:• Zbatimin e ligjit në përputhje me legjislacionin e BE-së ;• Agjent i autorizuar i Trustit te...
Tatime në Kosovë janë:•   Tatimi në të ardhura personale ;•   Tatimi në të ardhura korporatave ;•   TVSH-ja (tatim indirek...
LLOJET E SISTEMEVE TË KONTABILITETIT   KONTABILITETI FINANCIAR     – Rregullat dhe procedurat     – Sistemi informativ i k...
DALLIMET NË MES TËKONTABILITETIT TË MENAXHMENTIT              DHE   KONTABILITETIT FINANCIAR              ?
KONTABILITETI I MENAXHMENTIT &       KONTABILITETI FINANCIAR                                          KONTABILITETI I MENA...
RAPORTI I KONTABILITETIT TË     MENAXHMENTIT DHE  KONTABILITETIT FINANCIAR                  SISTEMI I KONTABILITETIT      ...
SHFRYTËZUESIT E INFORMATAVE TË              KONTABILITETITKontabiliteti i menaxhmentit   Kontabiliteti financiar është i  ...
KONTABILITETI FINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT       QËLLIMI I INFORMATËS                     KF:    Të ndihmojë investitorët,...
...KONTABILITETI FINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT         LLOJI I RAPORTEVE                    KF:Raportet financiare të kufiz...
...KONTABILITETIFINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT          VERIFIKIMI                KF:      Auditim vjetor i pavarur         ...
…KONTABILITETIFINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT   FUSHA E INFORMATAVE               KF:Raporte të përgjithshme kryesisht    për...
TË DHËNA KARAKTERISTIKE MBIKONTABILITETIN FINANCIAR DHE TË        MENAXHMENTITRregullat e kontabilitetit financiar janë pë...
RËNDËSIA E ETIKËS PROFESIONALE   Praktikat e kontabilitetit etik ndërtojnë raporte të   besueshme, produktive dhe të sinqe...
…RËNDËSIA E ETIKËS             PROFESIONALENë kodin e mirësjelljes profesionale janë dhënë    parimet bazë:    Çmuarja    ...
KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT                         Kontabilisti duhet të jetë i sinçertëKontabilisti duhet të  jetë i...
…KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT      Komunikimi i informatave të drejta               dhe objektive         OBJEKTIVIZMI ...
…KODI I ETIKËS PËR               KONTABILISTËT                      Të mos zbuloj informata konfidenciale                 ...
…KODI I ETIKËS PËR                  KONTABILISTËT                           Shmangia nga konflikti i interesave           ...
KARAKTERISTIKAT PROFESIONALE TË              KONTABILISTITSHUMË E RËNDËSISHME:    Etika në punë    Aftësi analitike për zg...
Zhvillimet e rregullimit kontabël• Me zhvillimin e tregut financiar  ndërkombëtar dhe paraqitjen e skenës  afariste ndërko...
Zhvillimet e rregullimit kontabël• Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit  (SNK) si qëllim parësor kanë harmonizimin e...
IASC – Komitetit për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit• Në vitin 1973, me trupa profesionalë nga  Austalia, Kanada...
IFAC- Federata Ndërkombëtare e        Kontabilistëve• Anëtar të IFAC-it aktualisht janë 157  asociacione dhe trupa profesi...
Objektivat e IFAC-it• Formulimi dhe publikimi i SNK-ve.• Angazhimi në përmirësimin dhe  harmonizimin e rregullave, standar...
IASB - Bordi i SNK-ve• Ne strukturen e re te IASB-së funksionojnë  edhe:- Këshillim i mbikëqyrjes së standardeve(SAC),- Ko...
Zhvillimet dhe trupat profesional            në Evropë• Komisioni i BE-së- ka dhënë kontribut në  harmonizimin e raportimi...
Organizatat e kontabilitetit në             SHBA• Komisioni i letrave me vlerë (SEC);• Bordi I standardeve të kontabilitet...
Zhvillimet e kontabilitetit në Kosovë• Në periudhen e pasluftës edhe në Kosovë, ka  lëvizje pozitive të zhvillimit të kont...
PËRFUNDIMI I LIGJERATËS
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Kf 1-Ligjerata 1-rë

12,674 views

Published on

Ligjerata 1-rë

  • Sex in your area is here: ♥♥♥ http://bit.ly/2ZDZFYj ♥♥♥
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Dating direct: ❶❶❶ http://bit.ly/2ZDZFYj ❶❶❶
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here

Kf 1-Ligjerata 1-rë

  1. 1. KONTABILITETI FINANCIAR
  2. 2. Literatura- Dr.sc. Rrustem Asllanaj, “Kontabiliteti Financiar”, Prishtinë, 2010.- Dr.sc. Skënder Ahmeti, “Kontabiliteti financiar” (I+II), Prishtinë, 2008.- Dr.sc. Sotiraq Dhamo, “Kontabiliteti financiar”, Tiranë, 2000.- “Kontabiliteti financiar”, ShKÇAK, Prishtinë.
  3. 3. Mënyra e vlerësimit• Aktiviteti gjatë ligjeratave dhe ushtrimeve 5%• Zgjedhja e detyrave ne grup gjatë ushtrimeve 10%• Kolokuiumi i parë 15%• Kolokuiumi i dytë 15%• Provimi përfundimtar 55%________________________________________________ Gjithsejë 100%_Notat në bazë të përqindjes- 51 % = 6 (gjashtë)- 61 % = 7 (shtatë)- 71 % = 8 (tetë)- 81 % = 9 (nëntë)- 91 % = 10 (dhjetë)
  4. 4. Web-ihttp://kontabiliteti.webs.com
  5. 5. KontaktiE-mail : fidane.spahija@gmail.com fidane.spahija@uni-pr.eduKonsultimeE hënë 09:00 – 10:00E martë 09:00 – 10:00
  6. 6. Hyrje në Kontabilitetin Financiar
  7. 7. I. Nocioni i kontabilitetit• Kontabiliteti definohet si “art i rregjistrimit, i klasifikimit dhe i përmbledhjes në një mënyrë kuptimplote të vlerave monetare dhe veprimeve që kanë së paku karakter financiar, si dhe interpretimit të këtyre rezultateve” – definicion i dhënë nga instituti amerikan AICPA ( American Institute of Certified Public Accountants)
  8. 8. I. Nocioni i kontabilitetit• Pra, sistemi kontabël mund të definohet si sistem informacioni që shërben për mbledhjen, përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave me qëllim të realizimit sa më optimal në marrjen e vendimeve në krahasim me objektivat kryesore të ndërmarrjes.
  9. 9. Dallimi në mes të dhënave dhe informacionitTë dhënat – paraqesin fakte të çdo lloji.Informacionet – paraqitje cilësore e tëdhënave e cila mund të shoqërohet memendime konkrete mbi situatën.
  10. 10. Cilësitë e informatave të dobishme• Relevante (Përkatëse)• Plotësia• Sakëtia• Qarëtsia• Besimi• Komunikimi• Vëllimi• Koha• Mënyra e komunikimit• Kostoja
  11. 11. Llojet e informatave• Informata financiare ( kostot e punëtorëve, kostot e energjisë elektrike, kostot kapitale, etj)• Jo financiare (komentet e menaxhmentit mbi gjendjen e punëtorve, mbi gjendjen e energjisë, etj)• Të përziera (financiare dhe jo financiare)Cilave duhet t’u kushtohet më shumë rëndësi?PSE?
  12. 12. Rëndësia e informatave• Informatat kanë rëndësi të madhe dhe ndërlidhen fuqishëm me Kontabilitetin e menaxhmentit sepse ndihmojn në këto procese:- PLANIFIKIMIT- KONTROLLIMIT- MARRJES VENDIMEVE- REALIZIMIT QËLLIMIT TË NDËRMARRJES.
  13. 13. DEFINIMI I KONTABILITETIT është Kontabiliteti sistem i cili Identifikon Regjistron informatat Relevante Komunikon që janë Të besueshme PËR TË NDIHMUAR SHFRYTËZUESIT PËR MARRJEN E VENDIMEVETë krahasueshme MË TË MIRA
  14. 14. Në çka duhet të fokusohet KONTABILITETI ?Identifikimi Regjistrimi & Matja Raportimi & Analizimi
  15. 15. PSE DUHET TË KEMI NJËSISTEM TË KONTABILITETIT?Sistemet e kontabilitetit janë mjeshtri në vete. Atojanë krijuar për t’i ndihmuar njeriut për përmbushjene qëllimeveRaportet e audituara zvogëlojnë rrezikunRaportet e audituara i lejojnë kompanisë të huazojkapital nga dikush tjetërRegjistrimet dhe kontrolli financiar i brendshëmsiguron asetet e kompanisëBilanci i gjendjes lejon krahasimin e aseteve,detyrimeve dhe ekuitetit të pronarëvePasqyra e të ardhurave përshkruan ndryshimet nëekuitetin e pronarëve nga operacionet e kryera, etj.
  16. 16. Çka është biznesi?• Biznesi është një mënyrë organizimi të aktivitetit me qëllim të fitimit për të furnizuar njerëzit me mallëra dhe shërbime që ata kanë nevojë.
  17. 17. Llojet e bizneseve sipas veprimtarisë• Prodhuese• Tregtare• SherbyeseShembuj të këtyre bizneseve ?...
  18. 18. Llojet e bizneseve sipas pronësisë• Individuale• Ortakëritë• KorporatatShembuj të këtyre bizneseve ?...
  19. 19. Biznesi individual• Janë bizneset në pronësi të një individi, në literaturë njihen si subjekte afariste individuale apo inokose. Janë bizneset që përfshijnë rreth 70 % , kurse në Kosovë këto bizneseve përfshijnë rreth 90% të numrit të përgjithshëm të bizneseve.Cekni disa përparësi dhe mangësi tëbizneseve individuale?
  20. 20. Ortakëritë• Janë bizneset në pronësi të dy apo më shumë individ, përkatësisht kjo formë e organizimit paraqitet me bashkimin e dy apo më tepër personave fizikë, të cilët veprojnë si bashkëpronar. Në Kosovë, kjo formë e organizimit shpesh quhet si shoqëri kolektive dhe arrin deri në 6%. Personat që bashkohen në këtë formë të organizimit quhen ortak. Ortakët mbajnë përgjegjësi kolektive dhe individuale me tërë pasurinë e tyre. Si ?• Fitimi/Humbja e biznesit ndahet në formë të barabartë për ortakët.
  21. 21. Llojet e ortakërive• Përgjithëshme – paraqet llojin e ortakërisë në të cilën secili nga ortakët përgjigjet me tërë pasurinë e tij për detyrimet që ka bzinesi.• Kufizuar – është lloji i ortakërisë që ka një apo më tepër partnerë të kufizuar, të cilët përgjigjen ndaj detyrimeve të biznesit deri në lartësinë e pjesëmarrjes së paguar.• Kryesore e kufizuar – paraqitet si shoqëri aksionare dhe tregton me aksione në tregun financiar, për dallim nha shoqëritë aksionare, profiti tatimohet vetëm një herë.• Bashkëndërmarrja – biznes i kontraktuar me qëllim të pjesëmarrjes në profitin e përbashkët në bazë të shpenzimeve të krijuara apo kriteri tjetër.Cilat janë përparësit dhe mangësitë e oratkërive?
  22. 22. Korporatat• Biznes i organizuar në bazë të ligjit si një entitet i ndarë ligjor. Është shoqëri biznesi, kapitali i së cilës ndahet në një numër aksionesh. Pronarët e korporatës quhen aksionarë – të cilët nuk mbajnë përgegjësi për detyrimet e shoqërisë. Pasuria e korporatës është e veçantë nga pasuria e themeluesve dhe aksionarëve. Korporata përgjigjet për detyrimet e veta me tërë pasurinë e saj por jo të themeluesëve dhe askionarëve.
  23. 23. Llojet e korporatave• Shoqëri aksionare (SH.A), paraqesin korporatat që pronarët e tyre mund t’i transferojnë aksionet e tyre pa miratimin e aksionarëve tjerë.• Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SHPK), paraqet korporatën, aksionet e së cilës shpërndahen vetëm në mes të themeluesëve apo personave të përacktuar më parë. SHPK-ja nuk mund të bëjë ofertë publike për aksionet e saj e as t’i kalojë këto aksione në ndonjë mënyrë tjetër te personat tjerë.
  24. 24. Karakteristikat e korporatave• Kur korporata emeton vetëm një lloj të aksioneve, ato i quajmë aksione të zakonshme.• Kur korporata emeton lloje të tjera të aksioneve, ato i quajmë aksione preferenciale.• Totali i kapitalit aksionar përbëhet nga aksionet e rregullta, preferenciale, fitimi i mbajtur dhe premia në aksione.• Kapitali borxh i korporatave sigurohet përmes shitjes së obligacioneve (letra me vlerë të borxhit)• Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e korporatave?
  25. 25. Llojet e kontabilitetit- Kontabiliteti financiar- Kontabiliteti i menaxhmentit- Kontabiliteti i kostos- Kontabiliteti i tatimeve
  26. 26. Kontabiliteti financiar• Ka të bëj me informacionin kontabël që përveç se përdoret nga kompania, kryesisht u komunikohet përdoruesëve të jashtëm të informacionit• Kontabiliteti financiar është ajo pjesë e sistemit të kontabilitetit që merret me matjen dhe raportimin e gjendjes financiare dhe rezultatit të biznesit gjatë një periudhe të caktuar, në përputhje me standardet ndëkombëtare të kontabilitetit.
  27. 27. Kontabiliteti financiar• Ofron informata të shprehura në raporte financiare. Ato janë:- Bilanci i gjendjes- Pasqyra e të ardhurave- Pasqyra e rrjedhës së parasë (Cash flow-it)- Pasqyra e ndryshimeve ne ekuitet- Pasqyra e shpalosjeve financiare (analizat e raporteve të likuiditetit, rentabilitetit, tregut, drejtimit aktiveve, llogarive të arkëtueshme,etj).
  28. 28. Kontabiliteti i menaxhmentit• Kontabiliteti i menaxhmentit u siguron të gjitha llojet e informatave kontabël që grumbullohen, maten, rregjistrohen, përpunohen dhe u transmetohen menaxherëve të cilët janë të ngarkuar me planifikimin e biznesit, kontrollimin dhe marrjen e vendimeve. Këto informata ndërlidhen me koston e produkteve në tërësi, madhësia e të ardhurave për çdo produkt, buxhetimin e kapitalit, etj. Pra, kontabiliteti i menaxhmentit ndihmon në përpilimin e raporteve dhe analizave speciale që ndihmojn në vendimet për qeverisjen e organizatës.
  29. 29. Kontabiliteti i menaxhmentit• Kontabiliteti i menaxhmentit nuk është i kufizuar vetëm në evidencën përkatëse kontabël me përllogaritje, por përfshin edhe përcjelljen dhe studimin e tërësishëm kontabël të pjesëve të caktuara të biznesit.• Informatat e kontabilitetit të menaxhmentit ju shërbejn më shumë përdoruesëve të brendshëm të informacionit.
  30. 30. Kontabiliteti i kostos• Kontabiliteti i kostos është pjesë e kontabilitetit të menaxhmentit. Ndihmon në matjen dhe kalkulimin e kostove, përllogaritjen e çmimit shitës të produkteve dhe shërbimeve. Ofron informata për kontabilitetin financiar në nevojat e vlerësimit të inventarit dhe menaxherial në proceset vendimarrëse.
  31. 31. Kontabiliteti i tatimeve• Së pari duhet të dijm se tatimet janë pagesa që mblidhen nga qeveria.• Sistemi tatimor i Kosovës përbëhet nga ligjet dhe udhezimet e nxjerra per te siguruar vendosjen dhe grumbullimin e te ardhurave nga tatimet per buxhetin e vendit. Për kujdesjen e sistemit tatimor në Kosovë është Adminstrata Tatimore e Kosoves (ATK).
  32. 32. Përgjegjësitë e ATK-së janë:• Zbatimin e ligjit në përputhje me legjislacionin e BE-së ;• Agjent i autorizuar i Trustit te Kursimeve Pensionale të Kosovës ;• Administrimin efikas të çdo lloj tatimi ;• Mund të nxjerr vendime shpjeguese sipas ligjit mbi procedurat ;• Pajisjen me numrin fiskal ;• Te leshoj deklaratat tatimore, çertifikaten e TVSH-së;• Kontrollin mbi mbajtjen e librave, faturave tatimore,• Kreditimet dhe rimbursimet,• Ndeskhimet dhe denimet,etj.
  33. 33. Tatime në Kosovë janë:• Tatimi në të ardhura personale ;• Tatimi në të ardhura korporatave ;• TVSH-ja (tatim indirekt)• Akciza• Tatimi në pronë• Tarifa doganore
  34. 34. LLOJET E SISTEMEVE TË KONTABILITETIT KONTABILITETI FINANCIAR – Rregullat dhe procedurat – Sistemi informativ i kontabilitetit dhe kontrolli i brendshëm – Auditimi KONTABILITETI I MENAXHMENTIT – Përkrahje në marrje të vendimeve – Kontroll organizacional – Menaxhment i kostos – Menaxhmenti i profitit – Menaxhmenti i investimeveKONTABILITETI I KOSTOS – Përllogaritja e produktit – Përllogaritja sipas ABC metodës KONTABILITETI I TAKSAVE – I bizneseve individuale – Ortakërive dhe korporatave – Trusteve dhe karteleve – Tatimimi ndërkombëtar – Çështje speciale në lidhje me tatimet
  35. 35. DALLIMET NË MES TËKONTABILITETIT TË MENAXHMENTIT DHE KONTABILITETIT FINANCIAR ?
  36. 36. KONTABILITETI I MENAXHMENTIT & KONTABILITETI FINANCIAR KONTABILITETI I MENAXHMENTITKONTABILITETI FINANCIAR është proces i përgatitjes, raportimit dheështë procesi i përgatitjes, raportimit interpretimit të informacionit llogaritar qëdhe interpretimit të informacionit u jepet marrësve të brendshëm tëkontabël që u ofrohet marrësve të informatavejashtëm të vendimeve
  37. 37. RAPORTI I KONTABILITETIT TË MENAXHMENTIT DHE KONTABILITETIT FINANCIAR SISTEMI I KONTABILITETIT (akumulimi i të dhënave financiare dhe I MENAXHMENTITe) MENAXHMENTITe)KONTABILITETI I MENAXHMENTIT KONTABILITETI FINANCIAR Informacioni për marrjen e Publikimi i pasqyrave vendimeve dhe kontrollin e financiare dhe raporteve operacioneve të ndërmarrjes tjera financiare Shfrytëzuesit Shfrytëzuesit e brendshëm e jashtëm
  38. 38. SHFRYTËZUESIT E INFORMATAVE TË KONTABILITETITKontabiliteti i menaxhmentit Kontabiliteti financiar është i është i drejtuar kah drejtuar kah shfrytëzuesit eshfrytëzuesit e brendshëm jashtëm Menaxherët Kreditorët Zyrtarët Aksionarët Auditorët e brendshëm Qeveria Stafi Sindikatat Zyrtarë të buxhetit Auditorët e jashtëm Kontrollorët Konsumatorët
  39. 39. KONTABILITETI FINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT QËLLIMI I INFORMATËS KF: Të ndihmojë investitorët, kreditorët dhe të tjerët, të bëjnë investime,të japin kredi dhe të marrin vendime tjera KM: Të ndihmojë planet e menaxherit dhe kontrollin e operacioneve në biznes
  40. 40. ...KONTABILITETI FINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT LLOJI I RAPORTEVE KF:Raportet financiare të kufizuara nga GAAP KM:Raportet interne jo të kufizuara nga GAAP
  41. 41. ...KONTABILITETIFINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT VERIFIKIMI KF: Auditim vjetor i pavarur KM: Auditor jo i pavarur
  42. 42. …KONTABILITETIFINANCIAR DHE I MENAXHMENTIT FUSHA E INFORMATAVE KF:Raporte të përgjithshme kryesisht për kompaninë në tërësi KM: Raportim detal për pjesë të kompanisë
  43. 43. TË DHËNA KARAKTERISTIKE MBIKONTABILITETIN FINANCIAR DHE TË MENAXHMENTITRregullat e kontabilitetit financiar janë përcaktuar ngashfrytëzuesit të cilat janë pajtuar midis vete në lidhje me këtorregulla (GAAP). Këto të dhëna janë të fuqishme,objektivisht të verifikuara, që duhet të plotësojnë kriteret epranueshme të auditimitRregullat e kontabilitetit të menaxhmentit përcaktohenbrenda kompanisë për të kënaqur objektivat e menaxhmentitnë lidhje me shtimin e vlerës së kompanisë. Këto të dhënamund të jenë më të buta apo të përafërta, që duhet tëvërtetojnë vlerën e vendimit të marra më tepër seinformacioni mbi koston. Të dhënat e kontabilitetit tëmenaxhmentit duhet të jenë relevante vetëm për vendimmarrje menaxheriale.
  44. 44. RËNDËSIA E ETIKËS PROFESIONALE Praktikat e kontabilitetit etik ndërtojnë raporte të besueshme, produktive dhe të sinqerta me shfrytëzuesit e informatave kontabël Shumë kompani dhe organizata profesionale, siç është Instituti i Kontabilistëve menaxherial (IMA), ka shkruar kodin e etikës i cili u shërben të punësuarve si udhërrëfyesKodi i mirësjelljes përKontabilistët (IFAC)Federata Nderkombetare e Kontabilisteve
  45. 45. …RËNDËSIA E ETIKËS PROFESIONALENë kodin e mirësjelljes profesionale janë dhënë parimet bazë: Çmuarja Objektivizmi Aftësia profesionale Besueshmëria (konfidencialiteti) Sjellja profesionale Standardet teknike
  46. 46. KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT Kontabilisti duhet të jetë i sinçertëKontabilisti duhet të jetë i ndershëm ÇMUARJA Kontabilisti duhet të ofrojë shërbime profesionale
  47. 47. …KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT Komunikimi i informatave të drejta dhe objektive OBJEKTIVIZMI Paraqitja e të gjitha informatave që mund të jenë të dobishme për menaxhmentin
  48. 48. …KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT Të mos zbuloj informata konfidenciale derisa legalisht të mos obligohetTë mos shfrytëzohen informatat konfidenciale përavantazhe personale KONFIDENCIALITETI Të sigurohet se vartësia nuk i zbulon informatat
  49. 49. …KODI I ETIKËS PËR KONTABILISTËT Shmangia nga konflikti i interesave dhe konsultimi i të tjerëve në konflikt potencial Të mos shkatërrojobjektivat legjitime të kompanisë SJELLJA PROFESIONALE Njohja dhe komunikimi i kufizimeve personale dhe profesionale
  50. 50. KARAKTERISTIKAT PROFESIONALE TË KONTABILISTITSHUMË E RËNDËSISHME: Etika në punë Aftësi analitike për zgjidhje të problemeve Aftësi interpersonale Dëgjueshmëria Njohja e biznesit Të kuptuarit e linjës së sipërme të implikimit në vendim marrjen menaxheriale Aftësi për të shkruar I afërt me procesin e biznesitMË PAK TË RËNDËSISHME Interpretimi i pasqyrave financiare Matja dhe raportimi i të ardhurave dhe shpenzimeve Regjistrimet akruale, të shtyra, rregullimi i regjistrimeve etj.
  51. 51. Zhvillimet e rregullimit kontabël• Me zhvillimin e tregut financiar ndërkombëtar dhe paraqitjen e skenës afariste ndërkombëtare, është vënë në dyshim relevanca e informatave të kontabilitetit. Në një situatë të tillë, lindi nevoja për standardizimin e informatave të kontabilitetit financiar si në aspektin formal ashtu edhe përmabjtësor, gjë që do të thotë se të gjitha tendencat janë në favor të krijimit të kontabilitetit ndërkombëtar.
  52. 52. Zhvillimet e rregullimit kontabël• Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) si qëllim parësor kanë harmonizimin e sistemeve ttandardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK) si qëllim parësor kanë harmonizimin e sistemeve të kontabilitetit të të gjitha shteteve, dhe aplikimin e rregullave unike në raportimin financiar. Ky harmonizim i ka lehtësuar punën e menaxhmentit të biznesit në shumë shtete. Shumë trupa profesional të kontabilitetit, me karakter ndërkombëtar dhe regjional kanë dhënë kontribut në zhvillimin e kontabilitetit. Merita kryesore i takon IASC.
  53. 53. IASC – Komitetit për Standarde Ndërkombëtare të Kontabilitetit• Në vitin 1973, me trupa profesionalë nga Austalia, Kanada, Franca, Gjermania, Japonia, Meksika, Holanda, Anglia, Irlanda si dhe SHBA, u formua IASC-ja. Sekretarati i IASC-së gjendet me seli në Londër. Është organizatë e pavarur profesionale ndërkombëtare e kontabilitetit dhe ka lidhje të ngushta me Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve (IFAC).
  54. 54. IFAC- Federata Ndërkombëtare e Kontabilistëve• Anëtar të IFAC-it aktualisht janë 157 asociacione dhe trupa profesional nga 123 shtete, të cilët përfaqësojnë më shumë se 2.5 milion kontabilistë.• Është themeluar në vitin 1977 pas mbajtjes së Kongresit të 11-të Ndëkombëtar të Kontabilistëve.
  55. 55. Objektivat e IFAC-it• Formulimi dhe publikimi i SNK-ve.• Angazhimi në përmirësimin dhe harmonizimin e rregullave, standardeve të kontabilitetit dhe procedurave të raportimit financiar. Deri ne vitin 2000, ka nxjerrë dhe publikuar 40 SNK. Prej vitit 2001 pasardhës i IASC-së është IASB.
  56. 56. IASB - Bordi i SNK-ve• Ne strukturen e re te IASB-së funksionojnë edhe:- Këshillim i mbikëqyrjes së standardeve(SAC),- Komiteti i interpretimit për raportim financiar ndërkombëtar (IFRIC), dhe- Grupet punuese.
  57. 57. Zhvillimet dhe trupat profesional në Evropë• Komisioni i BE-së- ka dhënë kontribut në harmonizimin e raportimit financiar dhe vlerësohet një prej institucioneve më efektive për zhvillimin e kontabilitetit në rrafshin regjional.• Federata e ekspertëve evropianë të kontabilitetit (FEE) – e formuar në vitin 1987. Sekretaria e saj gjendet në Bruksel. Aktiviteti i saj ndërlidhet me Komisionin Evropian.
  58. 58. Organizatat e kontabilitetit në SHBA• Komisioni i letrave me vlerë (SEC);• Bordi I standardeve të kontabilitetit financiar (FASB);• Instituti amerikan për kontabilistë publik të çertifikuar (AICPA) dhe• Asociacioni i kontabilistëve amerikanë (AAA).
  59. 59. Zhvillimet e kontabilitetit në Kosovë• Në periudhen e pasluftës edhe në Kosovë, ka lëvizje pozitive të zhvillimit të kontabilitetit. Ndërtimit të sistemit të kontabilitetit, mbi bazat e SNK-së nuk mund t’i shmanget as Kosova si pjesë e Evropës dhe e këmbimit ndërkombëtar.• Autoriteti Qendror i Kosovës, për nxjerrjen e SKK-ve, është Bordi i Raportimit Financiar i cili u themelua me 29.10.2001, ku deri me tani, janë nxjerrë 18 Standarde Kosovare të Kontabilitetit, të cilat janë në harmoni me SNK-të.
  60. 60. PËRFUNDIMI I LIGJERATËS

×