SlideShare a Scribd company logo
1 of 8
Download to read offline
ÇfarëështëDemokraciapërmua?
Tek shikoja lajmet në televizion, më bëri shumë përshtypje një proteste e
dhunshme që ishte organizuar në Athinë, kundër krizës që kishte pllakosur
Greqinë. Po mendoja dhe pyesja veten, pse duhet të goditen policët, pse duhet
të thyhen dyqanet e tu vihet flaka makinave? Dhe ku…… mu atje ku kisha
mësuar se ishte vendi i shtetit të parë demokratik në botë, ……..pra mu atje ku
kishte lindur demokracia. Si ishte e mundur që përpara dy mijë vitesh, pesë mijë
athinas votonin dhe vendosnin për fatet e Athinës, ndërsa në ditët e sotme,
tjegullat që i kishin përdorur në vend të votës po i përdornin si mjete kundër
policisësështetit?!
Çfarë ka ndryshuar - pyes midis këtyre kohëve ?! Vendi ?!,- Jo. Është po Ajo,
Athina. Njerëzit ?! Jo, janë athinasit e rinj, gjaku dhe ADN-ja e athinasve që
ngritën tempullin e demokracisë. Çfarë atëherë ka ndryshuar?! Ah,
po,……..mbase demokracia kërkonte vendet e hapura, ku zgjedhësi dhe i
zgjedhuri, ku qeveritari dhe rrogëtari të ishin shume afër njeri tjetrit, ta takonin
dhe të përshëndeteshin plot respekt e mirënjohje e të jepnin llogari çdo ditë. Siç
duket, diferenca qenka bërë e madhe, mes popullit në rruge dhe qeveritarëve në
zyra. Këta të fundit mesa duket nuk i paskan pyetur për gjërat më të
rëndësishme,dhemos pyetjakarënëtanisi njëbarrëekeqembinjerëzit.
E mire e thashë, fundi fundit jo se nuk me vjen keq për Greqinë, por unë kam
vendin tim, Shqipërinë time. Ka vuajtur e shkreta, për një gjysmë shekulli, ku
fjala demokraci nuk përmendej, ose sikurse më thonë prindërit, kishte edhe
parulla të tilla, që demokracinë e barazonin me diktaturën. Në shpatet e maleve
ka patur parulla të tilla si “Diktatura e proletariatit është demokracia e vërtetë”.
Çfarë të bësh, sot të vjen të qeshësh, por prindërit tanë e dine se sa vuajtën, për të
drejtën e shkollës, për të drejtën e fjalës, apo për frikën se po qe se flet, apo kundërshton futesh ne burg politik. Edhe unë
njoha xhaxhi Esatin që vuajti 18 vjet burg politik gjatë kohës së diktaturës, vetëm pse kishte shprehur disa pakënaqësi
për disa direktiva te partisë komuniste në atë kohe.Ai vdiq para një viti, me brengën se nuk mundi te kompensojë vitet e
burgut dhe la pas një familje me gjendje ekonomike shumë të varfër.Unë me shokët e mi, lindëm kur demokracia kishte
pak vite që kishte ardhur. Natyrisht që nuk mund ta perceptojmë sikur duhet atë se çfarë u kishte ndodhur prindërve
tanë. Sepse ne lindëm të lirë dhe kemi shume të drejta. E drejta për jetën, e drejta për tu arsimuar janë të dukshme dhe të
prekshme nga të gjithë. Të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur e shikojmë edhe këto ditë, pasi fushata
zgjedhore çuditërisht e mbase pa të drejtë, ka përfshirë edhe moshën tonë. Gëzohem tek shikoj mitingjet e partive të
shumtapolitike,apofototebukuratëkandidatëvepërdeputetqëmbulojnëfaqetemurevemesuvatëprishura.
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet
1
Viti VI i botimit, nr. 45, shkurt 2014
Jemi edhe ne...
Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID
Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura
këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”
Nxënësi Ledion Onuzi vlerësohet nga OSBE me vendin e parë.
Ledion Onuzi, nxënës në shkollën e mesme “Havzi Nela” Kukës, ka
zënë vendin e parë në konkursin me titull “Rinia dhe Demokracia” ku u
përfaqësua me esenë “Çfarë është Demokracia për mua”. Ky
aktivitet është organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri në
kuadrin e një projekti për forcimin e pjesëmarrjes qytetare, veçanërisht
tëtërinjvenëprocesinevendimmarrjesnënivelvendordheqendror.
2
Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Shikoj se qyteti i Kukësit është mbushur me njerëz, lëvizje makinash te mbushura me foto e tabela të partive të
mbushura me numra. A nuk është demokraci edhe kjo, ja një drejtues ka kaluar me një parti tjetër!Dëgjoj me shumë
premtime se herët e tjera, shikoj më shumë buzëqeshje, por shikoj edhe frike... Të njëjtët njerëz i dëgjoj tek ua japin
fjalën dhjetëra kandidateve se do tu japin votën.Dëgjoj tek tuk edhe ndonjë thashë e them se ndonjë kandidat mund të
ofroje para për votat qe i japin. Larg qofte them ky thashë e them, se pastaj ku shkoi demokracia qe ngriti në këmbë
kombet me emër?! Për pak momente, kujtohem se edhe në shkollën ku mësoj kam disa te drejta. Aty zgjedh se cilin
tekst të studioj, të zgjedh shokun apo të zgjidhem për në senat, të organizojmë bashkërisht aktivitete, apo të ngremë pa
drojezërinpërndonjëshqetësimapopadrejtësiqëmundtënabëhetngamësuesit.
Afër shtëpisë time, tek lagjja 6-të, kam Drejtorinë e Policisë. Në podrumin e kësaj ndërtese qëndrojnë të burgosurit. Ka
plot të burgosur, por asnjë nuk është dënuar pse ka folur kundër Qeverisë. Nuk dëgjoj të bërtitura nga rrahjet e tyre,
pasi ata nuk mund te preken me thotë babi, sepse ndryshe polici hiqet nga puna. Ou thashë me vete, edhe hajduti dhe
kriminelipaskatedrejtanedemokraci!
Pak me tutje është ndërtesa e Gjykatës. Njerëzit e qytetit tim kurrë nuk e quajnë pallati i drejtësisë, por i thonë se është
ndërtesa e ish-komitetit te Partisë. Para viteve '90, prindërit me kanë treguar se këtu kanë qenë zyrat e drejtuesve të
Partisë Punës, vend nga kishin dalë urdhrat e arrestimeve dhe dënimeve me vdekje. Nuk dua të besoj atë çfarë thonë
disa njerëz se ky pallat nuk mund të quhet kurrë pallat drejtësie, as nuk dua ta besoj se njerëzit humbasin vite kohe dhe
shpenzojnë shumë para për të zgjidhur një ankesë që ato bëjnë. Ndryshe ku vajti drejtësia. E pyes, a ka lidhje drejtësia
meDemokracinë?Janësi dy motrathem,qenukmundtejetojnëpanjëratjetrën.
Televizioni më përcjell për në dhomën e gjumit, ndërkohe që nëpër lajmet e gazetave shajnë pa pushim Qeverinë dhe
Kryeministrin. Njëherë nuk mu duk normale, sepse mendoja se në momentin kur fiton një qeveri, duhet te respektohet
dhe të mos shahet. Por më vonë e kuptova se njerëzve që bëjnë qeverinë dhe pushtetin duhet tu tërhiqet veshi sa here që
atoshkelintëdrejtate njerëzveaponukmbajnëpremtimet.Anuk ështëedhekjodemokraci?!
Qyteti im në vitet e fundit është afruar shume me Tiranën, për shkak të rrugës së kombit. Çdo fundjave vjen ne shtëpi
vëllai im që është student ne Tiranë. Ai mërzitet që Kukësi, vendlindja e vet mes ujërave, nuk ka ujë të pijshëm me
shumë se 3 herë në ditë nga një orë. Ai thotë se nuk ka shoqëri civile, sepse ndryshe, njerëzit duhet te ngriheshin e te
protestojnë për mungesën e ujit të pijshëm. Nj ditë e pyeta xhaxhi Jonuzin, se pse nuk i organizojnë njerëzit, në një
proteste për ujin e pijshëm.Ai me tha se kanë frikë se mos i heqin nga puna. Mua më erdhi keq që edhe në demokraci
njerëzitmundtekenëfrikëpërtëprotestuar.
Me date 28 qershor të këtij muaji, do të më vijë xhaxhi Gëzimi ngaAmerika.Ai ka 15 vite që jeton atje me familjen dhe
ushtron profesionin e mësuesit.Ai gjithmonë me thoshte : Ledi -Amerika është toke e shanseve te barabarta, por nuk të
bën të pasur pa punuar. Kështu duhet të bëhet edhe Shqipëria. Vetëm atëherë, demokracia do të ketë vlerën e vet
universale.
…………Unë jam një nga ata mijëra të rinj në Shqipëri, që synoj të bëj vendin tim, tokë të shanseve të barabarta. A
mos duhet ta përsëris edhe njëherë nga fillimi këtë thënie?! Asgjë nuk ndryshon. Demokracia ka vlere në vendin tim,
atëherëkur ajotëkthehetnëtokëtëshansevetëbarabarta.Jamisigurt,senjëditëdo tëbëhetdheunëdo taarrijatëditë.
KRIJIME LETRARE
Fëmijët errugës
Shpesh në jetën e përditshme, të gjithë hasim në rrugë një kategori
familjesh që jetojnë në rrugë. Ajo që na bën të ndihemi keq është
pamundësia për ta ndryshuar këtë fakt. Shohim çdo ditë fëmijë të moshave
të ndryshme që dalin në rrugë duke lypur e duke bërë shitësin ambulant për
të fituar bukën e gojës. të gjithëve ne na ka rastisur tu japim lek të vogla
këtyre fëmijëve dhe jemi ndjerë disa herë të qetë, por ajo që nuk kuptojmë
është se ne vetëm se zgjatim akoma më shumë këto vuajtje me gjestet tonë
të ashtuquajtura të bamirësisë.Apo akoma më keq, kur shohim, si për ironi
të fatit, makina luksoze që kalojnë para tyre dhe brenda janë vipat e shtetit,
që lajmërojnë të mos u preket makina sepse u bëhet pis, nga këto duar që
kërkojnë pak bukë. Padashur të shkon mendja tek Migjeni, shkrimtari që i
shkroi aq dhimbshëm varfërisë në një poezi që pamjet e sotme e sjellin
trishtueshëm,por dhetëfuqishmenëditëttona.
Kafshatëqës'kapërdihet
ështëorvëllamjerimi
Kafshatëqëmbetenëfyt
dhetëzëtrishtimi
RudinaMazreku,klVIII,shkolla9-vjeçareVranisht, Has
Nuk dua lëmoshë
Nuk mund të eci
mos mi hidh sytë ashtu
Nuk mund të flas
mos më shiko ashtu
Nuk mund të shikoj
mos më vështro ashtu
Nëse më shikon në rrugë
unë nuk kërkoj lëmoshë
Kërkoj pak shoqëri
Mos më vështro ashtu
nuk dua lëmoshë
Dua veç dashuri...
Anila Beqiraj, kl X, shkolla e
mesme “Bajram Avdiu”, bicaj
3
Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
KRIJIME LETRARE Pa titull
Mos rri ashtu duke mejtuar
mëkat nuk është as ndonjë faj
por zemra jote engjëllore
diku gjetkë kërkon një shpresë
Mos rri ashtu ti duke pritur
se të presësh, do të shkojë shumë vonë
por mu në majë ti shko e ngjitu
në shtigjet e jetës diç kërkon
Mister për ty janë ëndrrat e fshehura
frikë, zemërim, hidhërim, lutje
shpresë..., por përsëri ëndrra mbeten
dhe ja atje lart shikon
një zog të bukur krahëshkruar
e mu në mes të zemrës tënde
për të ngrihet një fole...,por
sa keq që nuk qëndron gjatë
në qiell të hapur ai do të ngrihet
Se e tillë qenka jeta
një trëndafil i bukur por, plot me
gjemba
një rrugë plot me udhëkryqe
rrëzohesh, bie, lutesh, qan
ëndërron, por më e rëndësishme
është të ngihesh përsëri
e di, e vështirë është
por jo e pamundur
e di, e bukur është,
por mbretëresha e vetes tënde
je ti dhe vetëm ti...
Lorina Halilaj, shkolla e mesme “Bajram
Abdiu”, Bicaj
Botaemjerë...
Shkëlqimi i brishtë i agimit, tani mbi natyrën e fjetur, u rrëzua bute butë dhe përzuri natën duke hedhur
ndriçimin e kaltër nëpër fusha. Ra dielli i bukur dhe rrezet mbi lëndinat i hodhi. Prej dritës së tij, një lule u
zgjua dhe hapi petalet deri në magjepsje. Pastaj fryu era e ajo u shkund, ra dielli e ajo u ul e zvarritur, e
lodhur nga jeta. Duke vështruar këtë moment prekës, lehtas u mbështolla. Dua të qaj me gjithë shpirt, si e
çendur, por zemra ime si duron më lotët. Hej, ju, dëgjoni zërin e një fëmije me një shpirt të vrarë e të
lënduar. Deri kur kështu vallë?! Gjithmonë mjerim, tmerr dhe zhgënjime...Sa ëndrra i thurëm, sa vargje
dhe nuk na u plotësuan. Hedh vështrimin lart e shoh qiellin e vrenjtur. O Zot me ndihmo të dal nga kjo botë
e mjerë. nga ju të rriturit ç'të presim?! Më thoni...? Nëse na doni aq shumë sa thoni, mos kërkoni të na
ndërpritni ëndrrat, dëshirat, të cilat janë të lidhura me ju.Ato janë aq të bukura po të futeni brenda tyre. Pse
unëpaskamlindurtëvuaj?!Duamtëjetojmënënjëbotëtëkurorëzuarngadashuria....
ArselindaShurbi,klVII,shkolla9-vjeçareVranisht, Has
NënëTereza
Njëcopëbukënëdorë
moribotënnësy
kjotokëtëkalindur
simua,si ty
Bukënekësajtoke
endavenënjëmijëpjesë
sindahetrrezjaediellit
siluljaplotvesë
Botanëgojëtëujkut
botanëgjumëtëariut
nëskenëNënëTereza
GonxheBojaxhiu
Ajonukështëmë
veçnjënjeriu
ështëetëgjithëve
siçështëdhedielli
Leonida Çuni, shkolla 9-
vjeçareLetaj,Has
Ëndrra ime
Në një ballkon të vogël
ulem dhe mendoj
të bëhem si dielli
kështu ëndërroj
Të jap ngrohtësi
në këtë gjithësi
që çdo gjë që u shua
të lulëzojë përsëri
Të gjallërohet bota
Të lulëzojë toka
të mbizotërojë gjallëria
kështu është historia
Enisa Xhaferi, shkolla 9-vjeçare
Vranisht, has
4
Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
KRIJIME LETRARE
Melankolivjeshte
Zgjohet dita, bashkë më të edhe unë. Shikoj pemët, një gjethe më pak, edhe në mendjen time shtohet një
melankoli më shumë. Vështroj zogjtë...kanë më pak cicërima, shikoj diellin i cili po më ftoh çdo ditë e më
shumë. Hëna dhe yjet janë zënë rob nga nata dhe shfaqin pak buzëqeshje fshehurazi. Esencat e tyre ma
kanë kapluar edhe mua dhe nuk më lëshojnë. Ndihem e brengosur në mes të universit vjeshtor, ndihem e
pafuqishme në mes të erës... Ndoshta dielli ma vodhi guximin, ndoshta hëna ma mori lirinë e shpirtit,
ndoshta ato janë brenda meje, por diku të strukur fort, nuk duan të shfaqen pa u larguar melankolia e
vjeshtës. E rrethuar nga njerëz ndihem e vetmuar, në mes të gëzimit, ndihem e trishtuar, në pikun e ditës
me diell ndihem si në mes të natës pa hënë. Në mes të vjeshtës jam si në shkretëtirën e etur. Labirinti ku kjo
melankoli më ka zhytur mi përplas mendimet sa në një qoshe, tek tjetra....shpresoj që ato të mos
dëmtohen....
Aurela Palushi, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj
Nënadhemësuesja
Festënkamësuesja
festënkanënënattona
Mijëramanushaqe
unëpërtaimblodha
Oh, sa shumëu gëzova
mësuesenkur epashë
nëkrahëtesajuhodha
dheluletiadhashë
Nënadhemësuesja
janëforcëemadhe
Lartjusotqëndroni
Simaletshqiptare
Nënamërriti
mequmështinnëgji
Mësuesjamëmësoi
meshumëdashuri
Rovina Meshi, shkolla 9-vjeçare “Sejdi
Dida”, Krumë
Gjuha Shqipe
Gjak e fis
kemi n'zemër
Shqipërinë e kemi emër
Gjuha jonë
na krenoi
Shqiptar emrin
na dorëzoi
nëpër lugje
t'ngjohet zani
gjuha shqipe
u ba sovrani
ABC gjuha jonë
nga të parët e trashëgojmë
Ilir, Arbër e Ardian
janë paraardhësit tanë
Shumë luftëtarë
kanë luftue
me gjak shkronjat
i kanë shkruar
mu mbajt mend
e mos mu harrue
çdo ditë t'vitit
mu kujtue
Shqipe Sheta, shkolla 9-vjeçare
“Sejdi Dida”, Krumë
Nëna ime
Nënë e shtrenjta ime
Të kam thesar në zemrën time
Je dielli në ditët me shi
Buzëqeshje, kur loti
pikon nga sytë e mi
Më ke qëndruar pranë
kur kam qenë fëmijë
Shumë net pa gjumë
të kam dhuruar
Asnjëherë nuk je dorëzuar
Unë dhe ti jemi një
nuk na ndan asgjë
Do të bëj gjithçka për ty
Që në zemrën tënde
Të kesh vetëm dashuri
Ardita Peca, shkolla e mesme
“Skëndërbeu”, Krumë
5
Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Barazia gjinore nëShqipëri
Ne e dimë që barazia gjinore është pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve në të gjithë fushat e
jetës. Pozita e barabartë e tyre për të përmbushur detyrimet në shoqëri duke përfituar njëlloj nga arritjet e
zhvillimit të saj. Dhe situata e barazisë gjinore në Shqipëri nuk është shumë e mirë. Ligjet për barazinë
gjinore ekzistojnë, por po zbatohen pjesërisht nga njerëzit. Megjithatë ajo nuk zbatohet sepse ndikohet
nga disa faktorë siç mund të jenë: zakonet që kanë njerëzit, opinioni që kanë përgjithësisht meshkujt, të
cilët mendojnë se janë më të zotë (të fuqishëm) se femrat, si nga na politike, sociale ashtu edhe ekonomike.
Gjithashtu meshkujt në Shqipëri mendojnë se femrat edhe nga ana profesionale nuk duhet të vihen në krye
tëinstitucionevedrejtuese.Pra,përparaligjitdhekudo nëjetë,nuk ështëse jemitëbarabartë.
Luina Sokoli, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj
Familja
Nëse akoma nuk e ke gjetur një vend ku të mbështetesh, ta dish që vendi që kërkon është vendi ku dikush të
mendon. Dashuria, mbështetja dhe familja janë terma herë me kuptim sinonim dhe herë kanë një autoritet
të vetin. Ama, mbi këto triumfon termi “familje”. Një term me funksion infinit dhe me përkufizim pa
mbarim. Familja mund të përkufizohet si një grup personash me lidhje gjaku që punojnë dhe janë të
gatshëm të sakrifikojnë për harmoninë psiko-fizike të njëri tjetrit. familja është skelet që na siguron
mbështetje. E cilësuar si një kryevepër e natyrës familja mbetet gjëja më e shtrenjtë për një njeri, sepse pas
çdo rrëzimi do të kesh një vend ku të përplasësh kokën dhe pas çdo zhgënjimi do të gjesh gjithmonë
familjen që bëhet pjesë e dhimbjes. Sakrifica, besimi, ndershmëria dhe drejtësia janë me të vërtetë gjërat
që admiroj tek institucioni i familjes. Në jetë njeriut i kanë mbetur pak gjëra. E ndërsa në jetë gjithçka
ndryshon ajo që mbetet është familja. Dhe siç ka thënë Nënë Tereza: Çfarë mund të bësh që të promovosh
paqepërtëgjithëbotën?
Shko nështëpidheduajefamiljentënde.
Arbnora Dogjani, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj
Shqiptarët,popull meshumëemra, menjëidentitet
Mitet, legjendat, historia e shumë të tjera, kanë mbushur jo vetëm faqet e historive të shkruara anekënd
botës, por dhe lumenj me gjak dhe troje me varre. Pra lavdërimet kanë prodhuar me shume luftëra se sa
paqe, më shumë tragjedi se sa lumturi, më shumë izolim se sa integrim. Populli shqiptar është ndër popujt
prehistorik të Ballkanit. Pellazgët, ilirët, arbëreshët, shqiptarët, albanët, kaq shumë emra për një popull të
vetëm. të rrallë janë popujt që kanë trashëguar kaq shumë emra gjatë historisë së tyre. Si një popull i
lashtë, shqiptarët janë bërë objekt studimesh dhe studiuesish nga e gjithë bota dhe në çdo kohë. Shqiptarët
jetojnë në një vend me vlera të mëdha, një vend shumë i bukur që quhet Shqipëri. Shqiptarët kanë kaluar
shumë vështirësi, por ata nuk janë ndarë, kanë bërë çdo gjë që të jetojnë të bashkuar. Atdheun e tij
çdokush e do dhe bën çdo gjë për të. Unë kam lindur në Shqipëri, por nuk e di ku do të vdes. Shqiptarë nuk
ka vetëm në Shqipëri, ka në çdo vend të botës.Ata edhe pse janë larg atdheut e quajnë veten shqiptarë dhe
ndjehen krenarë për këtë. Dashuria për atdheun është më e madhe se çdo gjë. Shqiptarët flasin dhe lexojnë
shqip, gjuhën më të vjetër dhe më të bukurën. Por si kudo ekzistojnë disa njerëz që ndërtojnë mure
ndarëse mes tyre, duke mos folur me njëri tjetrin, duke mos u takuar, vetëm për një keqkuptim i cili mund
të zgjidhet lehtë. Për këto arsye dhe të tjera shumë shqiptarë nuk flasin me njëri tjetrin dhe jetojnë të ndarë.
Ata nuk e dinë që këto gabime sjellin pasoja dhe krijojnë përçarje mes popullit. Për këto arsye shqiptarë
emigrojnë dhe imigrojnë duke u larguar nga njëri tjetri. Prandaj mosmarrëveshjet duhet të shuhen mes
nesh nëmënyrëqëtëjetojmëmedashuridhetëbashkuar.
Ervina Koka, kl IX, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has
KRIJIME LETRARE (ese)
6
6
Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
KRIJIME FIGURATIVE
Mirjet Halilaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj
Saramantella Ferizolli, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has
7
Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
KRIJIME FIGURATIVE
Fatjona Shurbi, kl IX, shkolla Vranisht, Has
Entela Shurbi, kl VIII, shkolla 9-vjeçare, Vranisht, Has
Klejsi Dogjani,shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj
Klajdi Dogjani,kl VI, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj
Anila Beqiraj, kl X-të, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj
KRIJIME FIGURATIVE
8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;
Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org
Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne...
Ela Dogjani,shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, Kukes
Entela Shurbi, kl VIII, shkolla 9-vjeçare, Vranisht, Has

More Related Content

Viewers also liked

energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise ornela rama
 
Dituria
DituriaDituria
DituriaIsmet
 
Dituria ëShtë Fuqia E Parë
Dituria ëShtë Fuqia E ParëDituria ëShtë Fuqia E Parë
Dituria ëShtë Fuqia E ParëElldini-Upfiek
 
Semundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta Gjoni
Semundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta GjoniSemundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta Gjoni
Semundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta Gjonieniacs
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Emáá SiiŊăŋîî
 
Biologji - Poleni dhe Pluhurimi
Biologji - Poleni dhe PluhurimiBiologji - Poleni dhe Pluhurimi
Biologji - Poleni dhe PluhurimiErdi Dibra
 
Energjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEnergjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEneo Petoku
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XGersa_a
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Projekt qytetari-anxhelaa
Projekt qytetari-anxhelaaProjekt qytetari-anxhelaa
Projekt qytetari-anxhelaaAnxhela Hysaj
 
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Matilda Gremi
 

Viewers also liked (19)

energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise energjia dhe burimet e energjise
energjia dhe burimet e energjise
 
Dituria
DituriaDituria
Dituria
 
Gazeta
GazetaGazeta
Gazeta
 
Dituria ëShtë Fuqia E Parë
Dituria ëShtë Fuqia E ParëDituria ëShtë Fuqia E Parë
Dituria ëShtë Fuqia E Parë
 
Festivali i femijeve
Festivali i femijeve Festivali i femijeve
Festivali i femijeve
 
Semundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta Gjoni
Semundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta GjoniSemundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta Gjoni
Semundjet Seksualisht te trasmetueshme - Dr. Blerta Gjoni
 
Lumi drin
Lumi drinLumi drin
Lumi drin
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
 
Biologji - Poleni dhe Pluhurimi
Biologji - Poleni dhe PluhurimiBiologji - Poleni dhe Pluhurimi
Biologji - Poleni dhe Pluhurimi
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Energjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEnergjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisit
 
Energjia llojet
Energjia llojetEnergjia llojet
Energjia llojet
 
Energjia e Eres
Energjia e EresEnergjia e Eres
Energjia e Eres
 
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari XAdoleshentet ne shkolle - Qytetari X
Adoleshentet ne shkolle - Qytetari X
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Projekt fizike
Projekt fizikeProjekt fizike
Projekt fizike
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Projekt qytetari-anxhelaa
Projekt qytetari-anxhelaaProjekt qytetari-anxhelaa
Projekt qytetari-anxhelaa
 
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
Projekt qytetarie "Petro Nini Luarasi"
 

Similar to Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014

Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Marjan DODAJ
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciMarjan DODAJ
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Marjan DODAJ
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniMarjan DODAJ
 
Nga Fritz RADOVANI: A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME.doc
Nga Fritz RADOVANI:  A  JU  KUJTOHEN  KËTO  ÇIZME.docNga Fritz RADOVANI:  A  JU  KUJTOHEN  KËTO  ÇIZME.doc
Nga Fritz RADOVANI: A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME.docMarjan DODAJ
 
Letër një mikut tim
Letër një mikut timLetër një mikut tim
Letër një mikut timFezga Muci
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarBujar Kapllani
 

Similar to Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014 (12)

Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
 
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter LogoreciPranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
Pranvera e Demokracise greva e 1991 nga Pjeter Logoreci
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
A duhet te kemi endrren e nje lideri
A duhet te kemi endrren e nje lideri A duhet te kemi endrren e nje lideri
A duhet te kemi endrren e nje lideri
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
 
Buletini i Majit
Buletini i MajitBuletini i Majit
Buletini i Majit
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Nga Fritz RADOVANI: A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME.doc
Nga Fritz RADOVANI:  A  JU  KUJTOHEN  KËTO  ÇIZME.docNga Fritz RADOVANI:  A  JU  KUJTOHEN  KËTO  ÇIZME.doc
Nga Fritz RADOVANI: A JU KUJTOHEN KËTO ÇIZME.doc
 
Letër një mikut tim
Letër një mikut timLetër një mikut tim
Letër një mikut tim
 
Aksidentet në rrugë
Aksidentet në rrugëAksidentet në rrugë
Aksidentet në rrugë
 
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - ShkurtuarWikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar
 

More from ALB-AID Kukes

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014ALB-AID Kukes
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesALB-AID Kukes
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIALB-AID Kukes
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013ALB-AID Kukes
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVEALB-AID Kukes
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...ALB-AID Kukes
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËSALB-AID Kukes
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)ALB-AID Kukes
 

More from ALB-AID Kukes (20)

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.51 Muaji SHKURT 2015
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
 

Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014

  • 1. ÇfarëështëDemokraciapërmua? Tek shikoja lajmet në televizion, më bëri shumë përshtypje një proteste e dhunshme që ishte organizuar në Athinë, kundër krizës që kishte pllakosur Greqinë. Po mendoja dhe pyesja veten, pse duhet të goditen policët, pse duhet të thyhen dyqanet e tu vihet flaka makinave? Dhe ku…… mu atje ku kisha mësuar se ishte vendi i shtetit të parë demokratik në botë, ……..pra mu atje ku kishte lindur demokracia. Si ishte e mundur që përpara dy mijë vitesh, pesë mijë athinas votonin dhe vendosnin për fatet e Athinës, ndërsa në ditët e sotme, tjegullat që i kishin përdorur në vend të votës po i përdornin si mjete kundër policisësështetit?! Çfarë ka ndryshuar - pyes midis këtyre kohëve ?! Vendi ?!,- Jo. Është po Ajo, Athina. Njerëzit ?! Jo, janë athinasit e rinj, gjaku dhe ADN-ja e athinasve që ngritën tempullin e demokracisë. Çfarë atëherë ka ndryshuar?! Ah, po,……..mbase demokracia kërkonte vendet e hapura, ku zgjedhësi dhe i zgjedhuri, ku qeveritari dhe rrogëtari të ishin shume afër njeri tjetrit, ta takonin dhe të përshëndeteshin plot respekt e mirënjohje e të jepnin llogari çdo ditë. Siç duket, diferenca qenka bërë e madhe, mes popullit në rruge dhe qeveritarëve në zyra. Këta të fundit mesa duket nuk i paskan pyetur për gjërat më të rëndësishme,dhemos pyetjakarënëtanisi njëbarrëekeqembinjerëzit. E mire e thashë, fundi fundit jo se nuk me vjen keq për Greqinë, por unë kam vendin tim, Shqipërinë time. Ka vuajtur e shkreta, për një gjysmë shekulli, ku fjala demokraci nuk përmendej, ose sikurse më thonë prindërit, kishte edhe parulla të tilla, që demokracinë e barazonin me diktaturën. Në shpatet e maleve ka patur parulla të tilla si “Diktatura e proletariatit është demokracia e vërtetë”. Çfarë të bësh, sot të vjen të qeshësh, por prindërit tanë e dine se sa vuajtën, për të drejtën e shkollës, për të drejtën e fjalës, apo për frikën se po qe se flet, apo kundërshton futesh ne burg politik. Edhe unë njoha xhaxhi Esatin që vuajti 18 vjet burg politik gjatë kohës së diktaturës, vetëm pse kishte shprehur disa pakënaqësi për disa direktiva te partisë komuniste në atë kohe.Ai vdiq para një viti, me brengën se nuk mundi te kompensojë vitet e burgut dhe la pas një familje me gjendje ekonomike shumë të varfër.Unë me shokët e mi, lindëm kur demokracia kishte pak vite që kishte ardhur. Natyrisht që nuk mund ta perceptojmë sikur duhet atë se çfarë u kishte ndodhur prindërve tanë. Sepse ne lindëm të lirë dhe kemi shume të drejta. E drejta për jetën, e drejta për tu arsimuar janë të dukshme dhe të prekshme nga të gjithë. Të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur e shikojmë edhe këto ditë, pasi fushata zgjedhore çuditërisht e mbase pa të drejtë, ka përfshirë edhe moshën tonë. Gëzohem tek shikoj mitingjet e partive të shumtapolitike,apofototebukuratëkandidatëvepërdeputetqëmbulojnëfaqetemurevemesuvatëprishura. Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet 1 Viti VI i botimit, nr. 45, shkurt 2014 Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Nxënësi Ledion Onuzi vlerësohet nga OSBE me vendin e parë. Ledion Onuzi, nxënës në shkollën e mesme “Havzi Nela” Kukës, ka zënë vendin e parë në konkursin me titull “Rinia dhe Demokracia” ku u përfaqësua me esenë “Çfarë është Demokracia për mua”. Ky aktivitet është organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri në kuadrin e një projekti për forcimin e pjesëmarrjes qytetare, veçanërisht tëtërinjvenëprocesinevendimmarrjesnënivelvendordheqendror.
  • 2. 2 Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Shikoj se qyteti i Kukësit është mbushur me njerëz, lëvizje makinash te mbushura me foto e tabela të partive të mbushura me numra. A nuk është demokraci edhe kjo, ja një drejtues ka kaluar me një parti tjetër!Dëgjoj me shumë premtime se herët e tjera, shikoj më shumë buzëqeshje, por shikoj edhe frike... Të njëjtët njerëz i dëgjoj tek ua japin fjalën dhjetëra kandidateve se do tu japin votën.Dëgjoj tek tuk edhe ndonjë thashë e them se ndonjë kandidat mund të ofroje para për votat qe i japin. Larg qofte them ky thashë e them, se pastaj ku shkoi demokracia qe ngriti në këmbë kombet me emër?! Për pak momente, kujtohem se edhe në shkollën ku mësoj kam disa te drejta. Aty zgjedh se cilin tekst të studioj, të zgjedh shokun apo të zgjidhem për në senat, të organizojmë bashkërisht aktivitete, apo të ngremë pa drojezërinpërndonjëshqetësimapopadrejtësiqëmundtënabëhetngamësuesit. Afër shtëpisë time, tek lagjja 6-të, kam Drejtorinë e Policisë. Në podrumin e kësaj ndërtese qëndrojnë të burgosurit. Ka plot të burgosur, por asnjë nuk është dënuar pse ka folur kundër Qeverisë. Nuk dëgjoj të bërtitura nga rrahjet e tyre, pasi ata nuk mund te preken me thotë babi, sepse ndryshe polici hiqet nga puna. Ou thashë me vete, edhe hajduti dhe kriminelipaskatedrejtanedemokraci! Pak me tutje është ndërtesa e Gjykatës. Njerëzit e qytetit tim kurrë nuk e quajnë pallati i drejtësisë, por i thonë se është ndërtesa e ish-komitetit te Partisë. Para viteve '90, prindërit me kanë treguar se këtu kanë qenë zyrat e drejtuesve të Partisë Punës, vend nga kishin dalë urdhrat e arrestimeve dhe dënimeve me vdekje. Nuk dua të besoj atë çfarë thonë disa njerëz se ky pallat nuk mund të quhet kurrë pallat drejtësie, as nuk dua ta besoj se njerëzit humbasin vite kohe dhe shpenzojnë shumë para për të zgjidhur një ankesë që ato bëjnë. Ndryshe ku vajti drejtësia. E pyes, a ka lidhje drejtësia meDemokracinë?Janësi dy motrathem,qenukmundtejetojnëpanjëratjetrën. Televizioni më përcjell për në dhomën e gjumit, ndërkohe që nëpër lajmet e gazetave shajnë pa pushim Qeverinë dhe Kryeministrin. Njëherë nuk mu duk normale, sepse mendoja se në momentin kur fiton një qeveri, duhet te respektohet dhe të mos shahet. Por më vonë e kuptova se njerëzve që bëjnë qeverinë dhe pushtetin duhet tu tërhiqet veshi sa here që atoshkelintëdrejtate njerëzveaponukmbajnëpremtimet.Anuk ështëedhekjodemokraci?! Qyteti im në vitet e fundit është afruar shume me Tiranën, për shkak të rrugës së kombit. Çdo fundjave vjen ne shtëpi vëllai im që është student ne Tiranë. Ai mërzitet që Kukësi, vendlindja e vet mes ujërave, nuk ka ujë të pijshëm me shumë se 3 herë në ditë nga një orë. Ai thotë se nuk ka shoqëri civile, sepse ndryshe, njerëzit duhet te ngriheshin e te protestojnë për mungesën e ujit të pijshëm. Nj ditë e pyeta xhaxhi Jonuzin, se pse nuk i organizojnë njerëzit, në një proteste për ujin e pijshëm.Ai me tha se kanë frikë se mos i heqin nga puna. Mua më erdhi keq që edhe në demokraci njerëzitmundtekenëfrikëpërtëprotestuar. Me date 28 qershor të këtij muaji, do të më vijë xhaxhi Gëzimi ngaAmerika.Ai ka 15 vite që jeton atje me familjen dhe ushtron profesionin e mësuesit.Ai gjithmonë me thoshte : Ledi -Amerika është toke e shanseve te barabarta, por nuk të bën të pasur pa punuar. Kështu duhet të bëhet edhe Shqipëria. Vetëm atëherë, demokracia do të ketë vlerën e vet universale. …………Unë jam një nga ata mijëra të rinj në Shqipëri, që synoj të bëj vendin tim, tokë të shanseve të barabarta. A mos duhet ta përsëris edhe njëherë nga fillimi këtë thënie?! Asgjë nuk ndryshon. Demokracia ka vlere në vendin tim, atëherëkur ajotëkthehetnëtokëtëshansevetëbarabarta.Jamisigurt,senjëditëdo tëbëhetdheunëdo taarrijatëditë. KRIJIME LETRARE Fëmijët errugës Shpesh në jetën e përditshme, të gjithë hasim në rrugë një kategori familjesh që jetojnë në rrugë. Ajo që na bën të ndihemi keq është pamundësia për ta ndryshuar këtë fakt. Shohim çdo ditë fëmijë të moshave të ndryshme që dalin në rrugë duke lypur e duke bërë shitësin ambulant për të fituar bukën e gojës. të gjithëve ne na ka rastisur tu japim lek të vogla këtyre fëmijëve dhe jemi ndjerë disa herë të qetë, por ajo që nuk kuptojmë është se ne vetëm se zgjatim akoma më shumë këto vuajtje me gjestet tonë të ashtuquajtura të bamirësisë.Apo akoma më keq, kur shohim, si për ironi të fatit, makina luksoze që kalojnë para tyre dhe brenda janë vipat e shtetit, që lajmërojnë të mos u preket makina sepse u bëhet pis, nga këto duar që kërkojnë pak bukë. Padashur të shkon mendja tek Migjeni, shkrimtari që i shkroi aq dhimbshëm varfërisë në një poezi që pamjet e sotme e sjellin trishtueshëm,por dhetëfuqishmenëditëttona. Kafshatëqës'kapërdihet ështëorvëllamjerimi Kafshatëqëmbetenëfyt dhetëzëtrishtimi RudinaMazreku,klVIII,shkolla9-vjeçareVranisht, Has Nuk dua lëmoshë Nuk mund të eci mos mi hidh sytë ashtu Nuk mund të flas mos më shiko ashtu Nuk mund të shikoj mos më vështro ashtu Nëse më shikon në rrugë unë nuk kërkoj lëmoshë Kërkoj pak shoqëri Mos më vështro ashtu nuk dua lëmoshë Dua veç dashuri... Anila Beqiraj, kl X, shkolla e mesme “Bajram Avdiu”, bicaj
  • 3. 3 Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Pa titull Mos rri ashtu duke mejtuar mëkat nuk është as ndonjë faj por zemra jote engjëllore diku gjetkë kërkon një shpresë Mos rri ashtu ti duke pritur se të presësh, do të shkojë shumë vonë por mu në majë ti shko e ngjitu në shtigjet e jetës diç kërkon Mister për ty janë ëndrrat e fshehura frikë, zemërim, hidhërim, lutje shpresë..., por përsëri ëndrra mbeten dhe ja atje lart shikon një zog të bukur krahëshkruar e mu në mes të zemrës tënde për të ngrihet një fole...,por sa keq që nuk qëndron gjatë në qiell të hapur ai do të ngrihet Se e tillë qenka jeta një trëndafil i bukur por, plot me gjemba një rrugë plot me udhëkryqe rrëzohesh, bie, lutesh, qan ëndërron, por më e rëndësishme është të ngihesh përsëri e di, e vështirë është por jo e pamundur e di, e bukur është, por mbretëresha e vetes tënde je ti dhe vetëm ti... Lorina Halilaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Botaemjerë... Shkëlqimi i brishtë i agimit, tani mbi natyrën e fjetur, u rrëzua bute butë dhe përzuri natën duke hedhur ndriçimin e kaltër nëpër fusha. Ra dielli i bukur dhe rrezet mbi lëndinat i hodhi. Prej dritës së tij, një lule u zgjua dhe hapi petalet deri në magjepsje. Pastaj fryu era e ajo u shkund, ra dielli e ajo u ul e zvarritur, e lodhur nga jeta. Duke vështruar këtë moment prekës, lehtas u mbështolla. Dua të qaj me gjithë shpirt, si e çendur, por zemra ime si duron më lotët. Hej, ju, dëgjoni zërin e një fëmije me një shpirt të vrarë e të lënduar. Deri kur kështu vallë?! Gjithmonë mjerim, tmerr dhe zhgënjime...Sa ëndrra i thurëm, sa vargje dhe nuk na u plotësuan. Hedh vështrimin lart e shoh qiellin e vrenjtur. O Zot me ndihmo të dal nga kjo botë e mjerë. nga ju të rriturit ç'të presim?! Më thoni...? Nëse na doni aq shumë sa thoni, mos kërkoni të na ndërpritni ëndrrat, dëshirat, të cilat janë të lidhura me ju.Ato janë aq të bukura po të futeni brenda tyre. Pse unëpaskamlindurtëvuaj?!Duamtëjetojmënënjëbotëtëkurorëzuarngadashuria.... ArselindaShurbi,klVII,shkolla9-vjeçareVranisht, Has NënëTereza Njëcopëbukënëdorë moribotënnësy kjotokëtëkalindur simua,si ty Bukënekësajtoke endavenënjëmijëpjesë sindahetrrezjaediellit siluljaplotvesë Botanëgojëtëujkut botanëgjumëtëariut nëskenëNënëTereza GonxheBojaxhiu Ajonukështëmë veçnjënjeriu ështëetëgjithëve siçështëdhedielli Leonida Çuni, shkolla 9- vjeçareLetaj,Has Ëndrra ime Në një ballkon të vogël ulem dhe mendoj të bëhem si dielli kështu ëndërroj Të jap ngrohtësi në këtë gjithësi që çdo gjë që u shua të lulëzojë përsëri Të gjallërohet bota Të lulëzojë toka të mbizotërojë gjallëria kështu është historia Enisa Xhaferi, shkolla 9-vjeçare Vranisht, has
  • 4. 4 Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Melankolivjeshte Zgjohet dita, bashkë më të edhe unë. Shikoj pemët, një gjethe më pak, edhe në mendjen time shtohet një melankoli më shumë. Vështroj zogjtë...kanë më pak cicërima, shikoj diellin i cili po më ftoh çdo ditë e më shumë. Hëna dhe yjet janë zënë rob nga nata dhe shfaqin pak buzëqeshje fshehurazi. Esencat e tyre ma kanë kapluar edhe mua dhe nuk më lëshojnë. Ndihem e brengosur në mes të universit vjeshtor, ndihem e pafuqishme në mes të erës... Ndoshta dielli ma vodhi guximin, ndoshta hëna ma mori lirinë e shpirtit, ndoshta ato janë brenda meje, por diku të strukur fort, nuk duan të shfaqen pa u larguar melankolia e vjeshtës. E rrethuar nga njerëz ndihem e vetmuar, në mes të gëzimit, ndihem e trishtuar, në pikun e ditës me diell ndihem si në mes të natës pa hënë. Në mes të vjeshtës jam si në shkretëtirën e etur. Labirinti ku kjo melankoli më ka zhytur mi përplas mendimet sa në një qoshe, tek tjetra....shpresoj që ato të mos dëmtohen.... Aurela Palushi, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Nënadhemësuesja Festënkamësuesja festënkanënënattona Mijëramanushaqe unëpërtaimblodha Oh, sa shumëu gëzova mësuesenkur epashë nëkrahëtesajuhodha dheluletiadhashë Nënadhemësuesja janëforcëemadhe Lartjusotqëndroni Simaletshqiptare Nënamërriti mequmështinnëgji Mësuesjamëmësoi meshumëdashuri Rovina Meshi, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë Gjuha Shqipe Gjak e fis kemi n'zemër Shqipërinë e kemi emër Gjuha jonë na krenoi Shqiptar emrin na dorëzoi nëpër lugje t'ngjohet zani gjuha shqipe u ba sovrani ABC gjuha jonë nga të parët e trashëgojmë Ilir, Arbër e Ardian janë paraardhësit tanë Shumë luftëtarë kanë luftue me gjak shkronjat i kanë shkruar mu mbajt mend e mos mu harrue çdo ditë t'vitit mu kujtue Shqipe Sheta, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë Nëna ime Nënë e shtrenjta ime Të kam thesar në zemrën time Je dielli në ditët me shi Buzëqeshje, kur loti pikon nga sytë e mi Më ke qëndruar pranë kur kam qenë fëmijë Shumë net pa gjumë të kam dhuruar Asnjëherë nuk je dorëzuar Unë dhe ti jemi një nuk na ndan asgjë Do të bëj gjithçka për ty Që në zemrën tënde Të kesh vetëm dashuri Ardita Peca, shkolla e mesme “Skëndërbeu”, Krumë
  • 5. 5 Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Barazia gjinore nëShqipëri Ne e dimë që barazia gjinore është pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve në të gjithë fushat e jetës. Pozita e barabartë e tyre për të përmbushur detyrimet në shoqëri duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimit të saj. Dhe situata e barazisë gjinore në Shqipëri nuk është shumë e mirë. Ligjet për barazinë gjinore ekzistojnë, por po zbatohen pjesërisht nga njerëzit. Megjithatë ajo nuk zbatohet sepse ndikohet nga disa faktorë siç mund të jenë: zakonet që kanë njerëzit, opinioni që kanë përgjithësisht meshkujt, të cilët mendojnë se janë më të zotë (të fuqishëm) se femrat, si nga na politike, sociale ashtu edhe ekonomike. Gjithashtu meshkujt në Shqipëri mendojnë se femrat edhe nga ana profesionale nuk duhet të vihen në krye tëinstitucionevedrejtuese.Pra,përparaligjitdhekudo nëjetë,nuk ështëse jemitëbarabartë. Luina Sokoli, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Familja Nëse akoma nuk e ke gjetur një vend ku të mbështetesh, ta dish që vendi që kërkon është vendi ku dikush të mendon. Dashuria, mbështetja dhe familja janë terma herë me kuptim sinonim dhe herë kanë një autoritet të vetin. Ama, mbi këto triumfon termi “familje”. Një term me funksion infinit dhe me përkufizim pa mbarim. Familja mund të përkufizohet si një grup personash me lidhje gjaku që punojnë dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për harmoninë psiko-fizike të njëri tjetrit. familja është skelet që na siguron mbështetje. E cilësuar si një kryevepër e natyrës familja mbetet gjëja më e shtrenjtë për një njeri, sepse pas çdo rrëzimi do të kesh një vend ku të përplasësh kokën dhe pas çdo zhgënjimi do të gjesh gjithmonë familjen që bëhet pjesë e dhimbjes. Sakrifica, besimi, ndershmëria dhe drejtësia janë me të vërtetë gjërat që admiroj tek institucioni i familjes. Në jetë njeriut i kanë mbetur pak gjëra. E ndërsa në jetë gjithçka ndryshon ajo që mbetet është familja. Dhe siç ka thënë Nënë Tereza: Çfarë mund të bësh që të promovosh paqepërtëgjithëbotën? Shko nështëpidheduajefamiljentënde. Arbnora Dogjani, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Shqiptarët,popull meshumëemra, menjëidentitet Mitet, legjendat, historia e shumë të tjera, kanë mbushur jo vetëm faqet e historive të shkruara anekënd botës, por dhe lumenj me gjak dhe troje me varre. Pra lavdërimet kanë prodhuar me shume luftëra se sa paqe, më shumë tragjedi se sa lumturi, më shumë izolim se sa integrim. Populli shqiptar është ndër popujt prehistorik të Ballkanit. Pellazgët, ilirët, arbëreshët, shqiptarët, albanët, kaq shumë emra për një popull të vetëm. të rrallë janë popujt që kanë trashëguar kaq shumë emra gjatë historisë së tyre. Si një popull i lashtë, shqiptarët janë bërë objekt studimesh dhe studiuesish nga e gjithë bota dhe në çdo kohë. Shqiptarët jetojnë në një vend me vlera të mëdha, një vend shumë i bukur që quhet Shqipëri. Shqiptarët kanë kaluar shumë vështirësi, por ata nuk janë ndarë, kanë bërë çdo gjë që të jetojnë të bashkuar. Atdheun e tij çdokush e do dhe bën çdo gjë për të. Unë kam lindur në Shqipëri, por nuk e di ku do të vdes. Shqiptarë nuk ka vetëm në Shqipëri, ka në çdo vend të botës.Ata edhe pse janë larg atdheut e quajnë veten shqiptarë dhe ndjehen krenarë për këtë. Dashuria për atdheun është më e madhe se çdo gjë. Shqiptarët flasin dhe lexojnë shqip, gjuhën më të vjetër dhe më të bukurën. Por si kudo ekzistojnë disa njerëz që ndërtojnë mure ndarëse mes tyre, duke mos folur me njëri tjetrin, duke mos u takuar, vetëm për një keqkuptim i cili mund të zgjidhet lehtë. Për këto arsye dhe të tjera shumë shqiptarë nuk flasin me njëri tjetrin dhe jetojnë të ndarë. Ata nuk e dinë që këto gabime sjellin pasoja dhe krijojnë përçarje mes popullit. Për këto arsye shqiptarë emigrojnë dhe imigrojnë duke u larguar nga njëri tjetri. Prandaj mosmarrëveshjet duhet të shuhen mes nesh nëmënyrëqëtëjetojmëmedashuridhetëbashkuar. Ervina Koka, kl IX, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has KRIJIME LETRARE (ese)
  • 6. 6 6 Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME FIGURATIVE Mirjet Halilaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Saramantella Ferizolli, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has
  • 7. 7 Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME FIGURATIVE Fatjona Shurbi, kl IX, shkolla Vranisht, Has Entela Shurbi, kl VIII, shkolla 9-vjeçare, Vranisht, Has Klejsi Dogjani,shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Klajdi Dogjani,kl VI, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Anila Beqiraj, kl X-të, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj
  • 8. KRIJIME FIGURATIVE 8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Ela Dogjani,shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, Kukes Entela Shurbi, kl VIII, shkolla 9-vjeçare, Vranisht, Has