SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
Politika Dada zvendësohet nga Art WikiLeaks
Shume qytetarë janë duke pyetur vazhdimisht - Çfarë është “WikiLeaks”1
? Është “politikë” apo
“art”. Çuditërisht të magjeps kjo paralele e ngjashme me pyetjet që shtronin artistët e klubit dadaist, në
dhjetor të 1919 (revista Berlineze “Der Dada”). Kjo nuk përjashton përkimet e ngjashme sociale,
ekonomike dhe politike që iniciuan themelimin e një rryme të re artistike e emërtuar “Dada”. Kjo rrymë
artistike lindi si një ankth e pasiguri për të shpëtuar ekzistencën personale të artistëve, brenda
ingranazheve shtypëse dhe përtypëse të luftës së I-rë Botërore, shkaktuar nga politikat e gabuara dhe jo
demokratike, që ndoqën qeverisjet e kohës.
Sot nuk diskutohet që klubi artit “Dada” ishte për atë kohë “Art”, por nisi si “Politikë
kundërshtuese ndaj luftës” mes elitave të kohës, që nuk ishin zë në qeverisje.
Kush kërkon të shpëtojë sot me anën e instrumentit të transparencës “WikiLeaks”. Ne njerëzit e
patrazuar në aferat e shkuara të politikës, nuk na bëjnë përshtypje emocionale këto linja të quajtuara
“kabllograme”, pasi në javët e shkuara tashmë, atëherë kur ato shkruheshin, askush nuk e dëgjonte dot
zërin e lodhur të së vërtetës, nga publicistika dhe opinionet e shëndetshme qytetare, thjesht me arsyetimin
burokratik, se këta “s’ishin të zotë” të kapnin një pozicion politik me fisin e vogël të politikanëve.
Ndaj shtrojmë pyetjen: “Mos e gjithë kjo puna e WikiLeaks është një asgjë, me pak fjalë?”. Kjo
pyetje shtrohej edhe nga dadaistët një shekull më parë (revista berlineze “Der Dada” 1919). Por në rastin
e tyre, ata ishin thjesht disa artistë me kombësi të ndryshme, ishin individë të thjeshtë pa zyra
administrimi të pushtetit, pa institucione të së drejtës, pa para biznesi dhe të buxhetuara, pa polici, pa
gjykata, pa prokurori, pa shërbime inteligjente dhe megjithatë zgjodhën luftën e tyre të principtë,
nëpërmjet artit, ndaj çdo të keqeje që korruptonte dhe zhyste në llum shoqërinë e asja kohe, pa pasur frikë
edhe pse ishin të pambrojtur, dhe me luftën e parë botërore nëpër këmbë. Ashtu edhe publicistika e pas
viteve ’90 nuk ishte profesionale, por ishte qytetare dhe e mbështetur nga elita e artistëve dhe
profesionistëve të njohur, duke siguruar fokusimin e opinioneve të shëndetshme e demokratike në çdo
qytet, por ata izoloheshin nga “pushteti i gabimeve” të pasqyruara në këto kabllograme. Ndaj, për këtë
arsye, nuk ka pse të stimuluohen emocione politike në leximet e kabllogrameve me numra e kode, pasi
lexuesit e thjeshtë e kanë vuajtur tashmë këtë pushtet “tolerant me fajtorin” dhe “plot kombinacione ndaj
idealistëve”, nga mëngjezi i parë i demokracisë deri në “darkën e fundit” të saj. Asgjë nuk ka ngelur për
t’u shenjtëruar nga Juda i pafajshëm “WikiLeaks”.
Nëse paska patur kabllograme të zesa nuk kishte pse të kishte buzëqeshje të bardha diplomatike,
kjo ka për të qenë “enigma” që mund të ngacmoj çdo qytetar të ndershëm e inteligjent. Buzëqeshja
konvertohet në mbështetje. Mjaft me dy standarde politike për njerëzit e pushtetshëm, kur për qytetarin e
thjeshtë ka vetëm një, ose “de jure”, ose “de facto”, por asnjëherë në analizë të tyre.
Sa përshtypje mund të bëjë një “kabllogram”, për sharje e fyerje në tempujt institucionalë të
shtetit, kur ne kemi 20 vite që shahemi, fyhemi, kërcënohemi dhe nuk respektohemi për punën, që bëjmë
me të vetmen arsye, se nuk i shërbejmë shefave “rrugeçër e hajdutë” (sipas kabllogrameve), por bëjmë
punën pa përfitime në shërbim të publikut dhe forcimit të institucioneve.
Të gjithë shqetësohen për ndershmërinë e fushatave, por askush nuk guxon, dhe nuk shqetësohet
në nderin dhe karakterin e “një të zgjedhuri”, i cili sapo fiton mandatin bashkë me familjen e tij fillon e
“shin në lëmë” me taksat e zgjedhësve, ndërsa inxhinjeri, shkencëtari, artisti, mësuesi e polici përplaset
me tallazet absurde të jetës të krijuar nga lakmia e pafund e tyre.
Kujtesa qytetare nuk mund të përbuzet në këtë nivel, sa të merret “kandidat” nga partia
kundërshtare, vetëm se ai shan partinë ku “bëri paratë e tija” dhe vjen tani te “partia jote” me qesen e
parave në dorë dhe klanin e tij nga pas, dhe militantët e tu e konvertojnë urrejtjen ndaj tij në dashuri
fushate. Ja fitorja, ajo ku humbasim të gjithë ne. Pikërisht ky është momenti kur “politika” nis e bëhet “art
i mashtrimit” të vullneteve të lira demokratike, prej grupeve pa moral dhe profesion, të cilët kanë ideal
korrupsionin ekonomik.
Shteti nuk është gjunjëzuar, por gati i tillë duket me rrjetën e korrupsionit, që ka lidhur krejt
trupin e tij. Fijet e korrupsionit janë të holla, të buta, të këputëshme, me ngjyrë të butë gri, por ato janë
bashkë, s’lejojnë gjymtyrët e institucioneve të lëvizin e veprojnë lirshëm. Institucionet kërkojnë ndihmë,
por këtë herë asistenca perëndimore nuk do të jetë për qeverisjet dhe nuk do të jetë financiare. Asistenca
do të jetë për qytetarët e lirë dhe të ndershëm, dhe për herë të parë jo me para, por me transparencë
informative.
Këta qytetarë të lirë duhet të njohin fijet e korrupsionit, për të çliruar Guliverin e lidhur të
institucioneve. Këtë mision mesa duket ja kanë besuar “WikiLeaks”, klub i burimit të informacionit
politik, stil dhe metodë e re në politikë.
Ndryshe nga “Dada”, klubi "WikiLeaks” pa dyshim ka një strategji që quhet “Politikë”,
por veprimin e tij e ka nisur si “Art i informimit kabllor” mes njerëzve të thjeshtë, të ndershëm e të
pafajshëm, aty midis atyre njerëzve për të cilët qeverisjet nuk kanë vesh për të dëgjuar.
Po çfarë ka të ngjashme midis “Dada” dhe “WikiLeaks”, ndërmjet dadaistëve dhe kablloistëve,
midis artit në luftë e vetmi politike dhe politikës si lojë, si zbavitje, si art.
Ashtu si edhe mendonte Richard Huelsenbeck (poet, shkrimtar dadaist) do të shprehesha (sot
mbas 90 vitesh na mbetet vetëm të zvendësojmë fjalët “Dada” me “WikiLeaks”, “Zvicër” me
“Shqipërinë”, “Poezinë” me “Kabllogramin”, “Luftën” me “Korrupsionin”) se:
“WikiLeaks është një fillim dhe përfundim i ri, për të treguar se në Shqipëri gazetat mund të
thonë atë që duan, gazetat botojnë edhe kabllograme, shprehen kundër korrupsionit, nuk ka as receta as
'redaktime', këtu ke mundësi të bërtasësh ndaj çdo gjëje që rrezikon të humbasë fuqinë” ... “WikiLeaks
qënkërka Drita, WikiLeaks qënkërka embrioni demokracisë. WikiLeaks është garancia e sigurisë”.
Tashmë këto kabllograme janë duke krijuar një performancë dadaiste, si atëherë kur të gjithë
poetët lexonin njëkohësisht poezitë e tyre në të njejtën sallë. Kuptimi është; bëni një “katarsis” për atë çka
vuajtët se zgjidhje nuk ka. Institucionet vazhdojnë të paguhen, rrethuar nga fijet e merimangës të
korrupsionit, ndërsa neve do të na zerë gjumi me “melodinë kabllore dadaiste”. Të gjithë marrin
pafajsinë për të nisur përsëri demokracinë e tradhëtuar. Të gjithë duhet të ndjehemi patjetër fajtorë, por jo
bashkëvuajtës, ky term “mbetet në kohën e shkuar”. Faji do të na udhëheqë në të ardhmen.
Po si në mendimet e Huelsenbeck në himnin e dadaizmit “Der neue Manch” (revistën “Neue
Jugend” maj 1917), të ardhmen me WikiLeaks do ta himnizoja:
“Njeriu i ri duhet të hapë krahët e shpirtit të tij, zëri tij i brendshëm duhet të synojë në gjërat që
do të vijnë dhe gjunjët e tij duhet të shpikin një altar para të cilit ata mund të përulen”
Pra nuk na mbetet tjetër mundësi veç asaj të fluturimeve spirituale me bisedat transparente si; - “E
sheh, e pata thënë”, “Këto i dinim edhe neve, tani erdhi ora e drejtësisë”, “Do kemi Qeveri Teknike”, “Na
paskan gënjyer edhe këta si baballarët”, “Amerika i di të gjitha, nuk i shpëton asgjë”...etj....Këto zëra të
brendshëm janë spazma e ngulçe të mbytura e të lodhura të virtualitetit si pjesë e politikës.
Tani që u shthur sistemi i të drejtës, të fitojmë kohë dhe të ndërtojmë tempullin e kaosit
“WikiLeaks”, ku të gjith njerëzit të nisin ecjen mbrapsht me thembra, me sytë para dhe mëndje pas tek
rreziku që i ndjek të gjithë, hap pas hapi. Tashmë të gjithë do të jenë burra shteti, të gjithë spiunë, të gjithë
hajdutë, të gjithë të pafajshëm, të gjithë të papushtetshëm, të gjithë me pushtet pa kufi, të gjithë gjykatës,
të gjithë viktima, të gjithë të pasur, të gjithë të varfër, të gjithë vendimmarrës në partinë e tyre, të gjithë pa
teserë në partitë e tyre, të gjithë armiq, të gjithë atdhetarë. Të gjithë asgjë dhe të gjithë gjithshka. Tempulli
i ri “WikiLeaks” i pret krahëhapur në kabllogramet e etiketuara dhe me shifra për secilin (pjesa e Fajit),
me të vetmen dëshirë të fillojë një ideologji e re, ajo e nënshtrimit ndaj inflacionit informativ, ku askush
nuk mundet të ngrejë gishtin në drejtim të plagës, shën Thomai do të mbetete me gishtin në ajër, pasi
plaga e ka përpirë në asgjë ringjalljen qytetare. Askush nuk mund t’i drejtohet në emër të kushtetutës,
kodit penal dhe etikës civile të të drejtave njerëzore, dikujt që ka shkaktuar dëmë ekonomike, sociale,
politike dhe kombëtare, pasi për secilin do të ketë tashmë një “kabllogram – hajk – poezi” me kodin
shifror militar pas vetes. Përkuluni të gjithë dhe faluni para atij populli, që nuk denjuat ta dëgjonit, sikur
të mos kishit dalë nga sakrificat e tij, gjunjëzohuni se gabime më të mëdha ju presin. Lamtumirë
demokraci nuk e dimë kush troket në derën e pasme së politikës.
Pra sipas vizionit dadaist, të poeti gjerman Hugo Ball do të shihja se: - “Ajo që ne e quajmë
WikiLeaks është një pjesë e marrëzisë së pavlefshme, në të cilin janë duke u përfshirë të gjitha çështjet e
larta e fisnike”
Pa dyshim, duke nisur nga ditët e nxehta të gushtit, nuk ngeli institucion pa u prekur nga
“dashamirësia” e kabllogrameve poetike me shifra të WikiLeaks. Të gjithë duke përfshirë Presidenca,
Parlamenti, Kryeministria, Kufijtë e Atdheut, Ushtria, Personalitete, Publicistë e Artistë etj...por për çudi
deri tani nuk kemi parë të ketë kabllograme poetike për servilët e të gjitha pushteteve servile atje poshtë
në jetën tonë. Asnjë nga këto shtresa mediokre të shoqërisë nuk cënohet si shkak i kësaj katrahura, ndofta
ata vetë kanë ngritur “burimin informativ të kaosit”, ndofta ata janë fijet e holla në pëlhurën e
korrupsionit, për të mbuluar shërbimet e tyre ndaj pushtetit abuziv, thjesht për të fituar një rrogë të
pamerituar, për të mbuluar vjedhjet e tyre në thesin pa iventar të institucioneve të tyre, për të fshehur
gjurmët e krimeve ekonomike ndaj vartësve të tyre, për të zbardhur personalitetin e tyre që rritet me pak
përqindje, përball opinionit, në saj të pushtetit të vogël që kanë uzurpuar. Ata kanë një shans tjetër për t’u
rehabilituar, duke thënë lart e poshtë ja e shikon të gjithë njësoj janë, ja shiko sa shumë përqindje ranë
besueshmëritë e institucioneve të larta e fisnike, ndërsa ju merreni me ne se ju ofendojmë ndonjëherë, se
nuk ju paguajmë ndonjëherë, se nuk ju vlersojmë ndonjëherë, se ju largojmë nga puna ndonjëherë, apo se
edhe shpifim e ndërtojmë kurthe e intriga ndonjëherë. Dhe këta tipa janë kudo, drejtues institucionesh të
mesme e te ulta, si në arsim, shëndetësi, bashki, komuna, “militantë” politikash, “gazetarë”, “
ngatrestarë”, “specialistë” raportesh etj....
Guxo t’ju thuash atyre, pas çdo ofendimi, mos pagimi, mos vlersimi, largimi apo intrige, se janë
“llum”; ata të hidhen në fyt dhe të shuajnë të ardhmen. Llumokracia është këtu midis nesh në jetën e
përditshme. Ata llumokratë janë shansi i parë për ndërtimin e “Këshillit Qëndror i Lëvizjes WikiLeaks”,
pasi ata nuk kanë vizione, por janë të etur për pasuri e pushtet. Populli thotë për “hyqëm”.
Të dyja partitë luftojnë të shkojnë përtej së majtës e të djathtës në politikat e tyre, por ushtarët,
militantët, shërbëtorët më të ashpër e të paskrupull janë pjesë e grupimeve të pa qarta socile, ekonomike
dhe profesionale, të cilat përfundimisht i fusin institucionet e këtyre partive në presën midis të majtës e të
djathtës në “korrupsionin hibrid”, që komandohen nga i njëjti aks social, “korrupsioni hibrid” i bazës
(nyje gërshërës), atje poshtë ku nuk depërtojnë dot kabllogramet, pasi vetë ata ushqejnë kabllogramet me
presionin fisnor e klanor, që ushtrojnë mbi institucionet e larta e fisnike.
Atmosfera e deritanishme e WikiLeaks është një hap pas me përpjekjet radikale, që zhvillonin
artistët dadaist para 90 vitesh. Po ashtu si poeti dadaist Hugo Ball, i cili parashikonte programin zbavitës
të dadaizmit, mendoj se: “Paralelja e ngjashme e dadaizmit, WikiLeaks, përpiqet për të argëtuar
publikun me kabllograme politike të reja dhe naive, nxit në një farë mënyrë po aq domethënëse sa
edhe stimuluese mbajtjen gjallë dhe pambarim të ndjenjës së fajit. Kjo është një garë me ëndërrat dhe
shpresën e publikut, gjë e cila konsumon energji për të trilluar dhe argumentuar ”.
Koncepti i poetit dadaist Richard Huelsenbeck për dadaizmin nuk mund të jetë larg krijimit të
konceptit tonë për WikiLeaks, gjatë këtyre ditëvë, pasi edhe ky nuk përfaqson burim institucional:
“WikiLeaks është asgjë. Ne dëshirojmë të ndryshojmë botën me asgjë”.
Dadaistët simbolizonin dhe kënaqnin veten e të tjerët me emërtime abstrakte si “Presidenti
Globit”, “Presidenti Diellit”, “Presidenti Hënës”, “Presidenti Tokës Vogël”, “Presidenti Zemrës Tokës”,
“Sofra Dada”, Redaktor Dada”, “Financier Dada”, etj...Ndërsa kabllogramet e WikiLeaks ofrojnë
emërtimet “Gratë e Forta”, “Politikanët e Krimit”, “Ministri Zagar”, “Ministri Sharm” etj....normal
padyshim ka të vërteta, por të vërteta nuk luftohen me stilin e indiferencës dadaiste, por me zbatimin e
ligjeve.
Ndaj WikiLeaks është asgjë, pasi nga asgjëja pret të ndryshojë realitetin. Pse nga asgjëja? – Nga
asgjëja sepse ne nuk mund të harrojmë si këto vite hamullie politike e qeverisëse, pamë liderët tanë të
etiketonin njëri tjetrin me nofka, që nuk dëshmonin asgjë shumë vite më pas kur i jepnin dorën njëri tjetrit
dhe përqafoheshin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra pushtetet zhyteshin gjithnjë e më tepër në
fushën e pamatshme të moralit, pasi askush nuk merrte përgjegjësi morale për ato që thuheshin në salla,
mitingje, televizione, takime diplomatike. Thjesht një sherr për të siguruar vetveten nga “humbja e
pushtetit në parti e qeverisje”. Pra hapësira institucionale u shndrrua në një eksperiment dadaist ku të
gjithë “fëmijët e politikës shqiptare” rriteshin, edukoheshin, mësoheshin, ziheshin, pasuroheshin,
ofendonin, kërcënonin, serviloseshin thjesht nga asgjëja dhe për asgjë. Populli mes sakrificash tragjike i
priste të rriteshin ata, ata të cilët sot janë burimi i gjallë e naiv i WikiLeaksit, i cili ka për mison të
justifikojë dështimet e instrumentave, organizmave dhe institucioneve perëndimore dhe individëve të tyre,
të cilët patën pavarsinë të toleronin herë njërën palë dhe herë tjetrën palë të korrupsionit llumokrat. Sot
atyre specialistëve dhe politikanëve të huaj ju duhet të justifikojnë pagat e larta të tyre, dietat e
shërbimeve, pagesat suplementare të faturuara nga taksapaguesit perëndimorë, të cilët kërkojnë llogari për
eficencën e atyre shërbimeve e trajnimeve të politikës tonë fëminore.
WikiLeaks sot ja lëshon faturën morale politikës shqiptare, elitës shqiptare dhe popullit të tij. Ata
nënpunësit dhe burokracia perëndimore nuk mbajnë përgjegjësi, ata “e realizuan” detyrën.
Kur arti u bë konformist Walter Serner, një shkrimtar gjerman dadaist, shprehu zhgënjim dhe
ironi për misionin e artit, kur u zhyt në politikë, ndaj nuk ka pse të mos e ndjejmë edhe ne skepticizmin
për politikën e sotme, që shtrihet në artin e fjalës, me shprehjen; “Politika ka dështuar. Rroftë
WikiLeaks”.
Por asgjë më tepër nuk kërkon WikiLeaks, paralelia është e ngjashme pasi nënkuptohet ajo që
nuk mund të thuhet drejtpërdrejt. Pra ndryshe nga performanca indiferente e dadaizmit ndaj pushtetit
politik, me WikiLeaks një tempull i ri lartësohet para njerëzve të lodhur nga politikat vetjake, ky tempull
thashethmnajash e plot art, që nuk penalizon askënd, pret të gjunjëzohemi të gjithë para tij.
Ashtu si shprehej shumë vite më vonë Raoul Hausmann, një artist austriak dadaist me
skepcitizëm për orientimin e tyre, po ashtu do të jetë edhe për WikiLeaks:
“WikiLeaks do të ketë një fund pa lavdi dhe pa një funeral shtetëror. Thjesht do zbehet.
Gazetarët do të kthehen në jetën e tyre private e të përditshme. Të gjithë do të shpallemi anti-
WikiLeaks dhe më aktualët në beteja të tjera të përbashkëta”.
Por ka një të vërtetë që ashtu si dadaistët edhe WikiLeaks-at kanë filozofinë e tyre, që është
rebusi për tu kuptuar ne me vetveten. Ashtu si edhe shpreheshin dadaistët për veten, duhet të lexojmë
arsyen e keqkuptimit me WikiLeaks. “Nuk është se thjesht WikiLeaks është i pavlefshëm, thelbi
i marrëzisë qëndron në epokën që jetojmë, në ndërtimin e marrdhënieve institucionale të cilat kanë dalë
jashtë funksionit të sigurisë penale e kushtetuese”. Me maskën WikiLeaks, ata që endën fijet e
korrupsionit administrativ, presin në derën e pasme të politikës2
.
Pyetja jonë e përbashkët ka një gjysëm fillim dhe gjysëm mbarim:
“Politika ka dështuar!!! Kush je ti WikiLeaks!!!?”.
Bujar Kapllani
1
Etimologjia nga anglishtja rastësisht ofron me kuptimin në shqip “BurimRrjedhës” (ose “HumbjeKujdesi”). Por
jo rastësisht kabllogramët kanë pikuar ato gjëra që i dimë, ose me një fjalë “asgjë”.
2
Para fytyrës së Dadaizmit historia eci shumë shpejt mbrapsh. 1916 - Dadaizmi lindi në të njejtën kohë kur u
përjashtuan themeluesit e Partisë Social Demokrate gjermane, Karl Liebknecht dhe Rosa Luxemburg. 1916 - Lufta
kundërshtohet në Berlin. 1917 -Merr pushtetin revolucioni në Rusi me Leninin. 1918 -Kaiser Wilhelm II shkon
mërgim në Hollandë, Perandori gjerman dorëzohet. 1919 – Vriten Karl Liebknecht e Rosa Luxemburg. 1919 -
Bëhen zgjedhjet e para të lira në Gjermani e Austri. 1919 -Benito musolini formoi Organizatën Fashiste. 1919 -
Firmoset Traktati i Paqes në Versajë, SHBA kundërshton ratifikimin. 1920 -Puç kundër Republikës Weimarit në
Gjermani. 1920 -Adolf Hitler shpall 25 pikat e programit të tij. 1921 -Hitleri bëhet kryetar i Partisë Naziste. 1922 -
Stalini bëhet kryetar i Partisë Komuniste.

More Related Content

Similar to WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar

Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….Marjan DODAJ
 
Sekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botesSekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botesFerit Fazliu
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovBerat Gashi
 
Thenie &fakte
Thenie &fakteThenie &fakte
Thenie &fakteS Gashi
 
Nikolla nikollov komploti boteror
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boterorLibra Islame
 
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Adriatik Rexha
 
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Marjan DODAJ
 
Komploti Boteror
Komploti BoterorKomploti Boteror
Komploti Boterorguest41e4e
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Marjan DODAJ
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqLingua culture
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniMarjan DODAJ
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014ALB-AID Kukes
 

Similar to WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar (14)

Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….RONALD  REAGAN - VETEM  “12  SHKRONJA”  QE  SHPETUEN NJEREZIMIN….
RONALD REAGAN - VETEM “12 SHKRONJA” QE SHPETUEN NJEREZIMIN….
 
Sekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botesSekreti i-studimit-te-botes
Sekreti i-studimit-te-botes
 
Komploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola NikolovKomploti boteror - Nikola Nikolov
Komploti boteror - Nikola Nikolov
 
Thenie &fakte
Thenie &fakteThenie &fakte
Thenie &fakte
 
Nikolla nikollov komploti boteror
Nikolla nikollov   komploti boterorNikolla nikollov   komploti boteror
Nikolla nikollov komploti boteror
 
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
Fatos Aliu ``Sekretet E Sundimit Te Botes``
 
Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015Dy drinat 17 2015
Dy drinat 17 2015
 
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
Nje artikull nga Foni DILO: Me rastin e dites se "refugjatit politik"
 
Komploti Boteror
Komploti BoterorKomploti Boteror
Komploti Boteror
 
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
Nga Fritz RADOVANI - O QOSE, HIQ “MJEKRREN FALLSO“..!
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
 
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz RadovaniZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
ZBATIM I SAKTE I KANUNIT TE MALEVE TONA ... SOT - nga Fritz Radovani
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
 

More from Bujar Kapllani

Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarBujar Kapllani
 
Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007Bujar Kapllani
 
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Bujar Kapllani
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Bujar Kapllani
 

More from Bujar Kapllani (6)

ABC - J.Paço
ABC - J.PaçoABC - J.Paço
ABC - J.Paço
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi PerfundimtarLin DELIJA - Punimi Perfundimtar
Lin DELIJA - Punimi Perfundimtar
 
Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007Montesori, arti dhe edukimi - 2007
Montesori, arti dhe edukimi - 2007
 
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
Fokusime Konceptuale ne Edukimin Figurativ - UNIEL 2012-3
 
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
Kurrikula - Hapesire Profesionale e Dijes - BLSH - UE 2008
 

WikiLeaks – Dadaizëm Politik - Shkurtuar

  • 1. Politika Dada zvendësohet nga Art WikiLeaks Shume qytetarë janë duke pyetur vazhdimisht - Çfarë është “WikiLeaks”1 ? Është “politikë” apo “art”. Çuditërisht të magjeps kjo paralele e ngjashme me pyetjet që shtronin artistët e klubit dadaist, në dhjetor të 1919 (revista Berlineze “Der Dada”). Kjo nuk përjashton përkimet e ngjashme sociale, ekonomike dhe politike që iniciuan themelimin e një rryme të re artistike e emërtuar “Dada”. Kjo rrymë artistike lindi si një ankth e pasiguri për të shpëtuar ekzistencën personale të artistëve, brenda ingranazheve shtypëse dhe përtypëse të luftës së I-rë Botërore, shkaktuar nga politikat e gabuara dhe jo demokratike, që ndoqën qeverisjet e kohës. Sot nuk diskutohet që klubi artit “Dada” ishte për atë kohë “Art”, por nisi si “Politikë kundërshtuese ndaj luftës” mes elitave të kohës, që nuk ishin zë në qeverisje. Kush kërkon të shpëtojë sot me anën e instrumentit të transparencës “WikiLeaks”. Ne njerëzit e patrazuar në aferat e shkuara të politikës, nuk na bëjnë përshtypje emocionale këto linja të quajtuara “kabllograme”, pasi në javët e shkuara tashmë, atëherë kur ato shkruheshin, askush nuk e dëgjonte dot zërin e lodhur të së vërtetës, nga publicistika dhe opinionet e shëndetshme qytetare, thjesht me arsyetimin burokratik, se këta “s’ishin të zotë” të kapnin një pozicion politik me fisin e vogël të politikanëve. Ndaj shtrojmë pyetjen: “Mos e gjithë kjo puna e WikiLeaks është një asgjë, me pak fjalë?”. Kjo pyetje shtrohej edhe nga dadaistët një shekull më parë (revista berlineze “Der Dada” 1919). Por në rastin e tyre, ata ishin thjesht disa artistë me kombësi të ndryshme, ishin individë të thjeshtë pa zyra administrimi të pushtetit, pa institucione të së drejtës, pa para biznesi dhe të buxhetuara, pa polici, pa gjykata, pa prokurori, pa shërbime inteligjente dhe megjithatë zgjodhën luftën e tyre të principtë, nëpërmjet artit, ndaj çdo të keqeje që korruptonte dhe zhyste në llum shoqërinë e asja kohe, pa pasur frikë edhe pse ishin të pambrojtur, dhe me luftën e parë botërore nëpër këmbë. Ashtu edhe publicistika e pas viteve ’90 nuk ishte profesionale, por ishte qytetare dhe e mbështetur nga elita e artistëve dhe profesionistëve të njohur, duke siguruar fokusimin e opinioneve të shëndetshme e demokratike në çdo qytet, por ata izoloheshin nga “pushteti i gabimeve” të pasqyruara në këto kabllograme. Ndaj, për këtë arsye, nuk ka pse të stimuluohen emocione politike në leximet e kabllogrameve me numra e kode, pasi lexuesit e thjeshtë e kanë vuajtur tashmë këtë pushtet “tolerant me fajtorin” dhe “plot kombinacione ndaj idealistëve”, nga mëngjezi i parë i demokracisë deri në “darkën e fundit” të saj. Asgjë nuk ka ngelur për t’u shenjtëruar nga Juda i pafajshëm “WikiLeaks”. Nëse paska patur kabllograme të zesa nuk kishte pse të kishte buzëqeshje të bardha diplomatike, kjo ka për të qenë “enigma” që mund të ngacmoj çdo qytetar të ndershëm e inteligjent. Buzëqeshja konvertohet në mbështetje. Mjaft me dy standarde politike për njerëzit e pushtetshëm, kur për qytetarin e thjeshtë ka vetëm një, ose “de jure”, ose “de facto”, por asnjëherë në analizë të tyre. Sa përshtypje mund të bëjë një “kabllogram”, për sharje e fyerje në tempujt institucionalë të shtetit, kur ne kemi 20 vite që shahemi, fyhemi, kërcënohemi dhe nuk respektohemi për punën, që bëjmë me të vetmen arsye, se nuk i shërbejmë shefave “rrugeçër e hajdutë” (sipas kabllogrameve), por bëjmë punën pa përfitime në shërbim të publikut dhe forcimit të institucioneve. Të gjithë shqetësohen për ndershmërinë e fushatave, por askush nuk guxon, dhe nuk shqetësohet në nderin dhe karakterin e “një të zgjedhuri”, i cili sapo fiton mandatin bashkë me familjen e tij fillon e “shin në lëmë” me taksat e zgjedhësve, ndërsa inxhinjeri, shkencëtari, artisti, mësuesi e polici përplaset me tallazet absurde të jetës të krijuar nga lakmia e pafund e tyre.
  • 2. Kujtesa qytetare nuk mund të përbuzet në këtë nivel, sa të merret “kandidat” nga partia kundërshtare, vetëm se ai shan partinë ku “bëri paratë e tija” dhe vjen tani te “partia jote” me qesen e parave në dorë dhe klanin e tij nga pas, dhe militantët e tu e konvertojnë urrejtjen ndaj tij në dashuri fushate. Ja fitorja, ajo ku humbasim të gjithë ne. Pikërisht ky është momenti kur “politika” nis e bëhet “art i mashtrimit” të vullneteve të lira demokratike, prej grupeve pa moral dhe profesion, të cilët kanë ideal korrupsionin ekonomik. Shteti nuk është gjunjëzuar, por gati i tillë duket me rrjetën e korrupsionit, që ka lidhur krejt trupin e tij. Fijet e korrupsionit janë të holla, të buta, të këputëshme, me ngjyrë të butë gri, por ato janë bashkë, s’lejojnë gjymtyrët e institucioneve të lëvizin e veprojnë lirshëm. Institucionet kërkojnë ndihmë, por këtë herë asistenca perëndimore nuk do të jetë për qeverisjet dhe nuk do të jetë financiare. Asistenca do të jetë për qytetarët e lirë dhe të ndershëm, dhe për herë të parë jo me para, por me transparencë informative. Këta qytetarë të lirë duhet të njohin fijet e korrupsionit, për të çliruar Guliverin e lidhur të institucioneve. Këtë mision mesa duket ja kanë besuar “WikiLeaks”, klub i burimit të informacionit politik, stil dhe metodë e re në politikë. Ndryshe nga “Dada”, klubi "WikiLeaks” pa dyshim ka një strategji që quhet “Politikë”, por veprimin e tij e ka nisur si “Art i informimit kabllor” mes njerëzve të thjeshtë, të ndershëm e të pafajshëm, aty midis atyre njerëzve për të cilët qeverisjet nuk kanë vesh për të dëgjuar. Po çfarë ka të ngjashme midis “Dada” dhe “WikiLeaks”, ndërmjet dadaistëve dhe kablloistëve, midis artit në luftë e vetmi politike dhe politikës si lojë, si zbavitje, si art. Ashtu si edhe mendonte Richard Huelsenbeck (poet, shkrimtar dadaist) do të shprehesha (sot mbas 90 vitesh na mbetet vetëm të zvendësojmë fjalët “Dada” me “WikiLeaks”, “Zvicër” me “Shqipërinë”, “Poezinë” me “Kabllogramin”, “Luftën” me “Korrupsionin”) se: “WikiLeaks është një fillim dhe përfundim i ri, për të treguar se në Shqipëri gazetat mund të thonë atë që duan, gazetat botojnë edhe kabllograme, shprehen kundër korrupsionit, nuk ka as receta as 'redaktime', këtu ke mundësi të bërtasësh ndaj çdo gjëje që rrezikon të humbasë fuqinë” ... “WikiLeaks qënkërka Drita, WikiLeaks qënkërka embrioni demokracisë. WikiLeaks është garancia e sigurisë”. Tashmë këto kabllograme janë duke krijuar një performancë dadaiste, si atëherë kur të gjithë poetët lexonin njëkohësisht poezitë e tyre në të njejtën sallë. Kuptimi është; bëni një “katarsis” për atë çka vuajtët se zgjidhje nuk ka. Institucionet vazhdojnë të paguhen, rrethuar nga fijet e merimangës të korrupsionit, ndërsa neve do të na zerë gjumi me “melodinë kabllore dadaiste”. Të gjithë marrin pafajsinë për të nisur përsëri demokracinë e tradhëtuar. Të gjithë duhet të ndjehemi patjetër fajtorë, por jo bashkëvuajtës, ky term “mbetet në kohën e shkuar”. Faji do të na udhëheqë në të ardhmen. Po si në mendimet e Huelsenbeck në himnin e dadaizmit “Der neue Manch” (revistën “Neue Jugend” maj 1917), të ardhmen me WikiLeaks do ta himnizoja: “Njeriu i ri duhet të hapë krahët e shpirtit të tij, zëri tij i brendshëm duhet të synojë në gjërat që do të vijnë dhe gjunjët e tij duhet të shpikin një altar para të cilit ata mund të përulen” Pra nuk na mbetet tjetër mundësi veç asaj të fluturimeve spirituale me bisedat transparente si; - “E sheh, e pata thënë”, “Këto i dinim edhe neve, tani erdhi ora e drejtësisë”, “Do kemi Qeveri Teknike”, “Na paskan gënjyer edhe këta si baballarët”, “Amerika i di të gjitha, nuk i shpëton asgjë”...etj....Këto zëra të brendshëm janë spazma e ngulçe të mbytura e të lodhura të virtualitetit si pjesë e politikës. Tani që u shthur sistemi i të drejtës, të fitojmë kohë dhe të ndërtojmë tempullin e kaosit “WikiLeaks”, ku të gjith njerëzit të nisin ecjen mbrapsht me thembra, me sytë para dhe mëndje pas tek
  • 3. rreziku që i ndjek të gjithë, hap pas hapi. Tashmë të gjithë do të jenë burra shteti, të gjithë spiunë, të gjithë hajdutë, të gjithë të pafajshëm, të gjithë të papushtetshëm, të gjithë me pushtet pa kufi, të gjithë gjykatës, të gjithë viktima, të gjithë të pasur, të gjithë të varfër, të gjithë vendimmarrës në partinë e tyre, të gjithë pa teserë në partitë e tyre, të gjithë armiq, të gjithë atdhetarë. Të gjithë asgjë dhe të gjithë gjithshka. Tempulli i ri “WikiLeaks” i pret krahëhapur në kabllogramet e etiketuara dhe me shifra për secilin (pjesa e Fajit), me të vetmen dëshirë të fillojë një ideologji e re, ajo e nënshtrimit ndaj inflacionit informativ, ku askush nuk mundet të ngrejë gishtin në drejtim të plagës, shën Thomai do të mbetete me gishtin në ajër, pasi plaga e ka përpirë në asgjë ringjalljen qytetare. Askush nuk mund t’i drejtohet në emër të kushtetutës, kodit penal dhe etikës civile të të drejtave njerëzore, dikujt që ka shkaktuar dëmë ekonomike, sociale, politike dhe kombëtare, pasi për secilin do të ketë tashmë një “kabllogram – hajk – poezi” me kodin shifror militar pas vetes. Përkuluni të gjithë dhe faluni para atij populli, që nuk denjuat ta dëgjonit, sikur të mos kishit dalë nga sakrificat e tij, gjunjëzohuni se gabime më të mëdha ju presin. Lamtumirë demokraci nuk e dimë kush troket në derën e pasme së politikës. Pra sipas vizionit dadaist, të poeti gjerman Hugo Ball do të shihja se: - “Ajo që ne e quajmë WikiLeaks është një pjesë e marrëzisë së pavlefshme, në të cilin janë duke u përfshirë të gjitha çështjet e larta e fisnike” Pa dyshim, duke nisur nga ditët e nxehta të gushtit, nuk ngeli institucion pa u prekur nga “dashamirësia” e kabllogrameve poetike me shifra të WikiLeaks. Të gjithë duke përfshirë Presidenca, Parlamenti, Kryeministria, Kufijtë e Atdheut, Ushtria, Personalitete, Publicistë e Artistë etj...por për çudi deri tani nuk kemi parë të ketë kabllograme poetike për servilët e të gjitha pushteteve servile atje poshtë në jetën tonë. Asnjë nga këto shtresa mediokre të shoqërisë nuk cënohet si shkak i kësaj katrahura, ndofta ata vetë kanë ngritur “burimin informativ të kaosit”, ndofta ata janë fijet e holla në pëlhurën e korrupsionit, për të mbuluar shërbimet e tyre ndaj pushtetit abuziv, thjesht për të fituar një rrogë të pamerituar, për të mbuluar vjedhjet e tyre në thesin pa iventar të institucioneve të tyre, për të fshehur gjurmët e krimeve ekonomike ndaj vartësve të tyre, për të zbardhur personalitetin e tyre që rritet me pak përqindje, përball opinionit, në saj të pushtetit të vogël që kanë uzurpuar. Ata kanë një shans tjetër për t’u rehabilituar, duke thënë lart e poshtë ja e shikon të gjithë njësoj janë, ja shiko sa shumë përqindje ranë besueshmëritë e institucioneve të larta e fisnike, ndërsa ju merreni me ne se ju ofendojmë ndonjëherë, se nuk ju paguajmë ndonjëherë, se nuk ju vlersojmë ndonjëherë, se ju largojmë nga puna ndonjëherë, apo se edhe shpifim e ndërtojmë kurthe e intriga ndonjëherë. Dhe këta tipa janë kudo, drejtues institucionesh të mesme e te ulta, si në arsim, shëndetësi, bashki, komuna, “militantë” politikash, “gazetarë”, “ ngatrestarë”, “specialistë” raportesh etj.... Guxo t’ju thuash atyre, pas çdo ofendimi, mos pagimi, mos vlersimi, largimi apo intrige, se janë “llum”; ata të hidhen në fyt dhe të shuajnë të ardhmen. Llumokracia është këtu midis nesh në jetën e përditshme. Ata llumokratë janë shansi i parë për ndërtimin e “Këshillit Qëndror i Lëvizjes WikiLeaks”, pasi ata nuk kanë vizione, por janë të etur për pasuri e pushtet. Populli thotë për “hyqëm”. Të dyja partitë luftojnë të shkojnë përtej së majtës e të djathtës në politikat e tyre, por ushtarët, militantët, shërbëtorët më të ashpër e të paskrupull janë pjesë e grupimeve të pa qarta socile, ekonomike dhe profesionale, të cilat përfundimisht i fusin institucionet e këtyre partive në presën midis të majtës e të djathtës në “korrupsionin hibrid”, që komandohen nga i njëjti aks social, “korrupsioni hibrid” i bazës (nyje gërshërës), atje poshtë ku nuk depërtojnë dot kabllogramet, pasi vetë ata ushqejnë kabllogramet me presionin fisnor e klanor, që ushtrojnë mbi institucionet e larta e fisnike. Atmosfera e deritanishme e WikiLeaks është një hap pas me përpjekjet radikale, që zhvillonin artistët dadaist para 90 vitesh. Po ashtu si poeti dadaist Hugo Ball, i cili parashikonte programin zbavitës
  • 4. të dadaizmit, mendoj se: “Paralelja e ngjashme e dadaizmit, WikiLeaks, përpiqet për të argëtuar publikun me kabllograme politike të reja dhe naive, nxit në një farë mënyrë po aq domethënëse sa edhe stimuluese mbajtjen gjallë dhe pambarim të ndjenjës së fajit. Kjo është një garë me ëndërrat dhe shpresën e publikut, gjë e cila konsumon energji për të trilluar dhe argumentuar ”. Koncepti i poetit dadaist Richard Huelsenbeck për dadaizmin nuk mund të jetë larg krijimit të konceptit tonë për WikiLeaks, gjatë këtyre ditëvë, pasi edhe ky nuk përfaqson burim institucional: “WikiLeaks është asgjë. Ne dëshirojmë të ndryshojmë botën me asgjë”. Dadaistët simbolizonin dhe kënaqnin veten e të tjerët me emërtime abstrakte si “Presidenti Globit”, “Presidenti Diellit”, “Presidenti Hënës”, “Presidenti Tokës Vogël”, “Presidenti Zemrës Tokës”, “Sofra Dada”, Redaktor Dada”, “Financier Dada”, etj...Ndërsa kabllogramet e WikiLeaks ofrojnë emërtimet “Gratë e Forta”, “Politikanët e Krimit”, “Ministri Zagar”, “Ministri Sharm” etj....normal padyshim ka të vërteta, por të vërteta nuk luftohen me stilin e indiferencës dadaiste, por me zbatimin e ligjeve. Ndaj WikiLeaks është asgjë, pasi nga asgjëja pret të ndryshojë realitetin. Pse nga asgjëja? – Nga asgjëja sepse ne nuk mund të harrojmë si këto vite hamullie politike e qeverisëse, pamë liderët tanë të etiketonin njëri tjetrin me nofka, që nuk dëshmonin asgjë shumë vite më pas kur i jepnin dorën njëri tjetrit dhe përqafoheshin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra pushtetet zhyteshin gjithnjë e më tepër në fushën e pamatshme të moralit, pasi askush nuk merrte përgjegjësi morale për ato që thuheshin në salla, mitingje, televizione, takime diplomatike. Thjesht një sherr për të siguruar vetveten nga “humbja e pushtetit në parti e qeverisje”. Pra hapësira institucionale u shndrrua në një eksperiment dadaist ku të gjithë “fëmijët e politikës shqiptare” rriteshin, edukoheshin, mësoheshin, ziheshin, pasuroheshin, ofendonin, kërcënonin, serviloseshin thjesht nga asgjëja dhe për asgjë. Populli mes sakrificash tragjike i priste të rriteshin ata, ata të cilët sot janë burimi i gjallë e naiv i WikiLeaksit, i cili ka për mison të justifikojë dështimet e instrumentave, organizmave dhe institucioneve perëndimore dhe individëve të tyre, të cilët patën pavarsinë të toleronin herë njërën palë dhe herë tjetrën palë të korrupsionit llumokrat. Sot atyre specialistëve dhe politikanëve të huaj ju duhet të justifikojnë pagat e larta të tyre, dietat e shërbimeve, pagesat suplementare të faturuara nga taksapaguesit perëndimorë, të cilët kërkojnë llogari për eficencën e atyre shërbimeve e trajnimeve të politikës tonë fëminore. WikiLeaks sot ja lëshon faturën morale politikës shqiptare, elitës shqiptare dhe popullit të tij. Ata nënpunësit dhe burokracia perëndimore nuk mbajnë përgjegjësi, ata “e realizuan” detyrën. Kur arti u bë konformist Walter Serner, një shkrimtar gjerman dadaist, shprehu zhgënjim dhe ironi për misionin e artit, kur u zhyt në politikë, ndaj nuk ka pse të mos e ndjejmë edhe ne skepticizmin për politikën e sotme, që shtrihet në artin e fjalës, me shprehjen; “Politika ka dështuar. Rroftë WikiLeaks”. Por asgjë më tepër nuk kërkon WikiLeaks, paralelia është e ngjashme pasi nënkuptohet ajo që nuk mund të thuhet drejtpërdrejt. Pra ndryshe nga performanca indiferente e dadaizmit ndaj pushtetit politik, me WikiLeaks një tempull i ri lartësohet para njerëzve të lodhur nga politikat vetjake, ky tempull thashethmnajash e plot art, që nuk penalizon askënd, pret të gjunjëzohemi të gjithë para tij. Ashtu si shprehej shumë vite më vonë Raoul Hausmann, një artist austriak dadaist me skepcitizëm për orientimin e tyre, po ashtu do të jetë edhe për WikiLeaks: “WikiLeaks do të ketë një fund pa lavdi dhe pa një funeral shtetëror. Thjesht do zbehet. Gazetarët do të kthehen në jetën e tyre private e të përditshme. Të gjithë do të shpallemi anti- WikiLeaks dhe më aktualët në beteja të tjera të përbashkëta”.
  • 5. Por ka një të vërtetë që ashtu si dadaistët edhe WikiLeaks-at kanë filozofinë e tyre, që është rebusi për tu kuptuar ne me vetveten. Ashtu si edhe shpreheshin dadaistët për veten, duhet të lexojmë arsyen e keqkuptimit me WikiLeaks. “Nuk është se thjesht WikiLeaks është i pavlefshëm, thelbi i marrëzisë qëndron në epokën që jetojmë, në ndërtimin e marrdhënieve institucionale të cilat kanë dalë jashtë funksionit të sigurisë penale e kushtetuese”. Me maskën WikiLeaks, ata që endën fijet e korrupsionit administrativ, presin në derën e pasme të politikës2 . Pyetja jonë e përbashkët ka një gjysëm fillim dhe gjysëm mbarim: “Politika ka dështuar!!! Kush je ti WikiLeaks!!!?”. Bujar Kapllani 1 Etimologjia nga anglishtja rastësisht ofron me kuptimin në shqip “BurimRrjedhës” (ose “HumbjeKujdesi”). Por jo rastësisht kabllogramët kanë pikuar ato gjëra që i dimë, ose me një fjalë “asgjë”. 2 Para fytyrës së Dadaizmit historia eci shumë shpejt mbrapsh. 1916 - Dadaizmi lindi në të njejtën kohë kur u përjashtuan themeluesit e Partisë Social Demokrate gjermane, Karl Liebknecht dhe Rosa Luxemburg. 1916 - Lufta kundërshtohet në Berlin. 1917 -Merr pushtetin revolucioni në Rusi me Leninin. 1918 -Kaiser Wilhelm II shkon mërgim në Hollandë, Perandori gjerman dorëzohet. 1919 – Vriten Karl Liebknecht e Rosa Luxemburg. 1919 - Bëhen zgjedhjet e para të lira në Gjermani e Austri. 1919 -Benito musolini formoi Organizatën Fashiste. 1919 - Firmoset Traktati i Paqes në Versajë, SHBA kundërshton ratifikimin. 1920 -Puç kundër Republikës Weimarit në Gjermani. 1920 -Adolf Hitler shpall 25 pikat e programit të tij. 1921 -Hitleri bëhet kryetar i Partisë Naziste. 1922 - Stalini bëhet kryetar i Partisë Komuniste.