Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013

1,081 views

Published on

Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.

Artikulli Kryersor: "Çmimi i vitit 2013 i OSBE vjen në Kukës"
Me datë 05.12.2013 prezenca e OSBE në Shqipëri në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
organizoi një pritje, ku zotërinjtë Jonuz Kola – drejtor ekzekutiv i shoqatës ALB-AID dhe Fadil Shehu –
protezist pranë spitalit të Kukësit i’u dha çmimi i vitit për kontributin e tyre në përmbushjen e mandatit të
OSBE-së në Shqipëri”. Në kuadrin e iniciativës “SHQIPERIA DHURON” këtë çmim. z. Kola do ta
shpërndaje ne formën e dhuratave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri për fëmijët me aftësi të kufizuara të
bashkisë Kukës....

Published in: Education
  • Be the first to comment

Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013

  1. 1. Viti V i botimit, nr. 43, dhjetor 2013 Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Çmimi i vitit 2013 i OSBE vjen në Kukës Me datë 05.12.2013 prezenca e OSBE në Shqipëri në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut organizoi një pritje, ku zotërinjtë Jonuz Kola – drejtor ekzekutiv i shoqatës ALB-AID dhe Fadil Shehu – protezist pranë spitalit të Kukësit i’u dha çmimi i vitit për kontributin e tyre në përmbushjen e mandatit të OSBE-së në Shqipëri”. Në kuadrin e iniciativës “SHQIPERIA DHURON” këtë çmim. z. Kola do ta shpërndaje ne formën e dhuratave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri për fëmijët me aftësi të kufizuara të bashkisë Kukës. 1 Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”
  2. 2. Dhjetor 2013_______________________________________________Jemi edhe ne... Poeti Sulejman Dida shpallet fitues i Çmimit letrar AGIM SPAHIU për vitin 2013 Poeti Sulejman Dida shpallet fitues i Çmimit letrar AGIM SPAHIU për vitin 2013, në Konkursin e shpallur nga Këshilli i Qarkut Kukës, për krijuesit (poetët) e Qarkut të Kukësit. Sulejman Dida u përfaqësua me poezinë "Qershikla". Juria e motivoi kështu poezinë fituese: "Për elegancën e shprehjes gjuhësore dhe lirizmin e hollë poetik”. Konkursi do jete i përvitshëm ne muajin Dhjetor. QERSHIKLA E imtë e rrezatuese si qerpik i vashës së dashunueme, m'jep frutin tand plot jetë si thithma e gjinjve e qitme prej trupit të hajthëm e shkrime, e mbetme nji trohë. E prite borën me durimin prej femne, po kaq e vogël je dhe pa fjalë, nuk fjete gjithë dimnin e gjatë se një ditë do knojnë bilbilat e pranverës e unë, do vij me t'pa, me plot filiza të ri ka me u knellë bjeshka e uji ka me gicilue limfën në dejt e tu të hollë, e ti ke me qenë prapë princesha e stinës plot fruta t'ambla, plot magji. Çizmja budalle të ka shkelë, po ti, edhe me kambën në fyt nuk jepesh, çohesh vrik përpjetë si nusja, kuqlue mbas qortimit të pavend mengjesin e pajton si foshnjën duke e mëku me nektarin tand... VEPRIMTARI 3 Dhjetori Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi te Kufizuara Shoqata ALB-AID me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara organizoi një aktivitet me pjesëmarrjen e PAK, medias dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Në konferencën për shtyp të mbijetuarit e minave i kërkuan qeverisë që të angazhohet menjëherë për zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi te Kufizuara. Në ketë aktivitet mori pjesë edhe Z. Besart Mataj, drejtor i Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Kukës I cili tha se do të angazhohet maksimalisht për përmbushjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu nga grupet në nevojë u vu theksi tek ndërgjegjësimi i komunitetit për rritjen e reagimit ndaj kësaj shtrese në nevojë. Ata janë si ne Personat me aftësi të kufizuar janë të kufizuar për të arritur diçka në jetën normale, ashtu si gjithë të tjerët që i rrethojnë. Zemra e tyre ka një boshllëk të madh, por shpirtin e kanë si të gjithë ne. Ata mund ti ndihmojmë në shumë mënyra, duke luajtur me ta, në mënyrë që edhe ata të ndjejnë kënaqësinë e të qenit i lumtur. Ata janë si ne, si lule që pret të lulëzojë duke çelur çdo ditë nga një petal. Edhe atyre do tu shndrisë një ylber që del nga një shi i rrëmbyeshëm ashtu siç shkëlqen një buzëqeshje pas një hidhërimi. Të gjithë jemi njëlloj, të gjithë së bashku përbëjmë njerëzimin, të gjithë së bashku përmbushim ëndrrat tona. Jemi njëlloj edhe pse nuk mund të ecin, ata hanë, pinë dhe ndjejnë. Edhe ata kane ftohtësi në zemrat e tyre. Edhe ata mësojnë të shpresojnë për jetën e tyre, pastaj vjen guximi që jep shpresë dhe në fund do të arrihet qëllimi. Të gjithë jemi njëlloj para të drejtës. Saramantella Ferizolli, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has 2
  3. 3. Dhjetor 2013_______________________________________________Jemi edhe ne... VEPRIMTARI Qeveritë e nxënësve shkëmbejnë eksperiencë mes tyre Në kuadër të projektit “Merrni pjesë në qoftë se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet – Promovimi i qeverive të nxënësve” me datë 11.12.2013 shoqata ALBAID organizoi një takim me kryetarët dhe anëtarë të qeverive të nxënësve të 25 shkollave të rretheve Kukës dhe Has. Senatet e shkollave tashmë të konsoliduara, diskutuan mes tyre për eksperiencat e ndryshme, që nga krijimi i qeverive deri tek funksionimi i tyre. Gjatë diskutimeve nxënësit nxorën në pah problemet që ka arsimi në qarkun tonë, duke evidentuar nevojat prioritare dhe zgjidhjet e mundshme. Vlen për tu theksuar fakti se ekziston një vullnet shpresëdhënës tek nxënësit për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të shkollave. Anëtarët e senateve po përcjellin një frymë të re tek të gjithë nxënësit dhe mësuesit në funksion të zbatimit sa më korrekt të rregullave në shkollë. Redaksia “Festojme si gjithë të tjerët” Shoqata ALB-AID me datë 23.12.2013 në ambientet e Hotel Gjalicës organizoi aktivitetin “Festojmë si gjithë të tjerët - Shporta e Krishtlindjeve për fëmijët me aftësi të kufizuara” të bashkisë Kukës. Me rastin e 65 Vjetorit të themelimit, me 5 Dhjetor 2013 prezenca e OSBE në Shqiperi ne kuadër të Dites Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Z. Jonuz Kola dhe Z. Fadil Shehu iu dha ÇMIMI I VITIT për kontributin e tyre në promovimin e të drejtave të njeriut, në veçanti mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe të mbijetuarit e minave. Në kuadrin e iniciatives SHQIPËRIA DHURON, fondin që shoqëron këtë çmim Z. Kola e ka vënë në dispozicion të mbi 55 fëmijëve me aftësi të kufizuara të bashkisë Kukës për blerjen e shportës dhe dhuratave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri në menyrë që t'u mundësojë atyre të festojnë e gëzojnë si gjithë të tjerët. Në këtë aktivitet morën pjesë: Z. Robert Wilton – Zv. Ambasador i Prezencës së OSCE në Shqipëri, Z. Ibsen Elezi - Kryetar i Qarkut Kukës, Z. Besart Mataj - Drejtor i Zyrës Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror Kukës. Zëvendës Ambasadori Wilton theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të drejtave të Personave me aftësi të kufizuara dhe ri-integrimi i tyre me dinjitet në shoqëri. Ai vuri në dukje punën e mire që ka bërë shoqata ALB-AID dhe shprehu kënaqësinë që po merrte pjesë në këtë aktivitet. Kryetari i Këshillit të Qarkut nga na e tij përmendi kontributin e shoqatës ALB-AID në fushën e të drejtave të Personave me aftësi të kufizuar dhe të grupeve të margjinalizuara e pa mbështetje. Më tej ai theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes ALB-AID dhe Këshillit të Qarkut dhe premtoi se këto nisma do të vazhdojë t'i mbështesë në të ardhmen duke kontribuar për ta kthyer ato në traditë. 3
  4. 4. Dhjetor 2013_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE (ese) Përkëdhelja më zbut shpirtin E ëmbël si flladi i lehtë i erës është përkëdhelja për mua në jetë. Përkëdhelja me jep ëmbëlsi dhe dashuri në zemër. E begatë për mua me vezullimin e dritës në sy. Më e çmuara përkëdhelje më dhurohet nga e shtrenjta nëna ime, e cila ma ngroh zemrën pa reshtur. Trupi im i brishtë që thyhet lehtë, ka nevojë për mbrojte dhe dashuria e familjes është një armë e fortë. Po kush e mban gjallë një lule? E mban drita, uji, i jep jetë ajri dhe e mbron kopshtari. E ndërsa mua më ushqen dashuria e familjes, më jep jetë përkëdhelja e tyre. Albiola Bardhoshi, kl VI, shkolla Hasan Bardhoshi 9-vjeçare, Letaj Liria e fjalës Çdo njeri ka të drejtën e tij të flasë dhe të shpreh lirisht mendimin e tij. Askujt nuk duhet ti mohohet e drejta dhe liria e fjalës, qoftë i vogël apo i madh, qoftë i ri apo i moshuar, qoftë i zi apo i bardhë, qoftë mysliman apo katolik, kanë të drejtë të flasin lirisht. Por kur të flasë duhet gjithmonë të mendojë dhe pastaj të flasë. Çdo njeri në jetë gabon, por edhe mëson prandaj duhet që mendimet tona ti shprehim lirisht, që kur të gabojmë të qortohemi nga të tjerët. Që të dish të flasësh duhet të mësosh edhe këshilla si; - Të lesh i lirë për të thënë mendimin, nuk do të thotë të thuash çfarë të vjen në mendje - Mos e shfrytëzo kurrë lirinë tendë për ti bërë keq tjetrit - Përdor argumente për të mbështetur mendimin tënd - Mendo para se të flasësh edhe pse je i lirë Hanife Mazreku, kl VIII, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has Të gabosh është njerëzore, të falësh është hyjnore... Besoj, se të gjithë bie dakord që gabimi është njerëzor, ndërsa falja është hyjnore. Që kur u krijua njerëzimi, lindi gabimi dhe falja. Kur bëhet një gabim kërkohet falje. Megjithatë të gjithë gabojmë, që nga shkencëtarët deri tek “pak më të zgjuarit”, që nga mësuesit deri tek nxënësit. Kjo sepse askush nuk është i përsosur. Gabimi dhe falja plotësojnë njëra tjetrën. Kur gaboni, gjithçka ndodh në një moment dhe do të doje të ktheje kohën prapa, nuk mundesh. Sidoqoftë, gabimet janë gjëra që ndodhin dhe plotësishht njerëzore. Por...të falësh është një veprim që kërkon një zemër të madhe, jo të gjithë mund të falin dhe kjo ndoshta e bën faljen kaq speciale kaq njerëzore. Daniel Ferizolli, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has Labirinti Jeta e njeriut si një labirint dhe e vështirë ti shkosh përmes. Të kalosh atë duhet të kesh një intuitë të zhvilluar, një durim që se ka askush, të jesh këmbëngulës dhe gjakftohtë gjithashtu. Por në jetë ndodh që duke kaluar atë labirint nuk e shikon rrugën mirë dhe rrëzohesh në humnerë, prej së cilës është vështirë të dalësh. Nëse kalon një përvojë të keqe, mbetet e ngulitur në mendje. Vetëm nëse e largon përgjithnjë nga mendja, vetëm atëherë mund të vazhdosh. Rrugës për një moment na shfaqet një udhëkryq. Cila do të të shpjerë në fund të labirintit...? Në atë çast askush nuk ndodhet pranë teje. Të gjithë të tjerët veniten rreth teje, të ngatërruar në labirint. Vendos njërën rrugë të marrësh. Ajo rrugë do të jetë e vetmisë, e rregullave të caktuara, e mungesës së ndjenjave. Ec në atë rrugë pa kuptim dhe ja kur shikon një portë të madhe. Labirinti përfundoi, bashkë me të edhe jeta jonë. Matanë asaj porte nuk do të ketë më labirinte, as humnerë, as kryqëzim udhësh, as vetmi, as rregulla. Atje do të jetë lumturia e përjetshme... Artemisa Aliaj, kl VI, shkolla 9-vjeçare Zarisht, Has Se besoj Njeriu në botë kalon gjëra të papritura dhe gjithmonë se paramendojmë dhe as se besojmë të ardhmen tonë. Kur isha në barkun e nënës se besoja se kishte jetë, mjedis, botë tjetër. Kur isha foshnje, që as hapin s'mund ta bëja dhe çdo gjë e shprehja më të qarë, se dija që do të vinte koha të vrapoj nëpër vendet e mrekullueshme dhe çdo gjë që mendoj lirisht e them dhe të gjithë dëgjojnë dhe kuptojnë. Kur isha e vogël shikoja rroba të motrave dhe se besoja që do të veshja ato rroba. Eh, me të vërtetë i kalova këto etapa, por të tjera ngjarje më presin... 4 Armira Jaku, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë
  5. 5. Dhjetor 2013_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Le ti thërrasim një çast vetëdijes Orvatemi labirinteve të pafund të kësaj bote, që na përkund si një anije mes dallgësh oqeanike. Kapemi fort pas saj dhe kërkojmë që spirancën ta hedhim diku, të qëndrojmë. Tej, në pafundësinë e horizontit kërkojmë një fije shprese të lindë, të na drejtojë. Në lartësitë qiellore e ngremë vështrimin dhe e ulim sërish. Në thellësitë oqeanike zhytemi, kërkojmë dhe përsëri dalim. Shpresa, si një pishtar i lagur, herë ndizet, e herë fiket në duart tona, që dridhen prej frikës së humbjes, në vetëmohim. Të zhgënjyer ne humbasim brenda botës që na përkund, ashtu të tufatur prej lëkundjes, ngrihemi sërish, ndonëse i jemi dorëzuar makthit që ka përshkuar çdo qelizë të trupit tonë, e po zhbiron si një anije kozmike në një planet të panjohur. Vërtitemi të rraskapitur dhe dallgë të çuditshme na godasin, na rrëzojnë. Trembemi, pezmatohemi dhe të lodhur nga gjithçka ankohemi, lotojmë. Pse vallë e kemi humbur durimin dhe se thërrasim vetëdijen? Pse vallë jemi në mes të oqeanit dhe busulla ne breg na kujton se sa pa fat jemi? Nuk na solli fati deri këtu, por pavetëdija jonë. Një buzëqeshje ma zbut shpirtin dhe më thërret, edhe ti ke për të jetuar, e shpresa e venitur ndizet e lagur përsëri. Orjeta Mazreku, shkolla e mesme “Skënderbeu”, Krumë Nëna Fjala jote plot mirësi më e ëmbël se nektari Një buzëqeshje më e bukur Se sa ngjyra që sjell behari Dora jote çels magjik që e zgjedh lëmshin e gëzimit nga përkëdhelja të rriten vrik nipërit, mbesat e trashëgimit Ku e gjete tërë urtësinë që na fale në jetë uratën djersa jote për dashurinë theu, mposhti edhe shtrëngatën Mbetesh edhe rreze dielli plot ngrohtësi e shkëlqim Rrugë e mbarë e shtigje të jetës që më përqafoi në çdo agim Orjeta Mazreku, shkolla e mesme “Skënderbeu”, Krumë Zogu Në këtë dimër të ashpër me stuhi nën pemët e veshura në bardhësi në tokën e mbushur plot me borë ku nuk gjen ushqim zogu i gjorë struket mbi të i lodhur, i ngrirë nga rruga e gjatë me zërin e mpirë ndihmë kërkon, por se shpreh dot dalëngadalë iu afrova me dorën time e ledhatova brenda e futa me ngrohtësi i dhashë të hajë, I dhashë të pijë kur pashë se ai po këndonte dhe në dhomë po fluturonte Sytë e tij po vezullonin sikur donin të më falënderonin atëherë e lashë të lirë të fluturojë në kaltërsi Gentjana Pepa, shkolla e mesme“Bajram Avdiu”, Bicaj Adoleshenca Ndër aromën e fortë dehëse të pjekurisë, ndër mendimet e pareshtura për të ardhmen, gjendesh shpesh herë në udhëkryqe, në mendje të vërtiten mijëra e mijëra mendime. Askush nuk të kupton, ndonjëherë duket sikur flet me vete, ndihesh ndryshe. Kur era fryn, e kur dallgët të përplasen në fytyrë, ndjen diçka ndryshe. Zhytesh në botën tënde të rrethuar nga kangjella të hekurta, hera herës lëshon veten, por prapë mbërthehesh ne vetvete dhe hutohesh në atë ndjesinë përvëluese për të gjitha ato që mund të bësh. Mendon se nuk ke nevojë për askënd, por ke nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Kjo me sa duket është adoleshenca, diçka me shume ndjesi dhe kuptime e ndonjëherë pa kuptim fare... Shqipe Sheta, shkolla 9-vjeçare Sejdi Dida, Krumë. 5
  6. 6. Dhjetor 2013_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Faleminderit prindër Hesht Si një rreze drite e artë në prehrin tuaj rashë ngadalë jetën tuaj zbukurova por dhe timen e fillova Hesht nëse rrezet e diellit të verbojnë hesht nesh flakët e zjarrit të gllabërojnë Hesht nëse rrëketë e shiut të rrëmbejnë Hesht nëse vështrimet e mikut të gënjejnë Hesht nëse jeta tregohet e padrejtë me ty Hesht nëse ferri e ka emrin vazhdimësi Ti thjesht hesht dhe vetëm hesht Sepse në heshtje flet Unë vetë jam një pasqyrë në të cilën rrezaton pushteti i prindërimit vezullon forca e dashurisë pasqyrohet madhështia e ngrohtësisë Faleminderit prindër për parajsën që në tokë krijuat për mua ne jemi dëshirat e jetës në vetvete pa ju nuk do të ekzistonte fjala të dua Visada Bilali, shkolla e mesme “Bajram Avdiu”, Bicaj Visada Bilali, shkolla e mesme “Bajram Avdiu”, Bicaj Më beso Më beso, nuk gënjej. E ëndërroj ëndrrën ashtu si ti. Mundohem ndonjëherë ta kthej në realitet. Moshë e çuditshme, enigmatike, lozonjare. Më beso jam si ti, thjesht ADN-ja ime nuk përputhet me tënden, tiparet e mia gjithashtu, ama brendia ime është si jotja. Nuk gënjej, por ndjej dhe jetoj si ti. Anila Beqiraj, shkolla e mesme “Bajram Avdiu”, Bicaj Jo hakmarrjes Zoti na fali jetën Mos vrisni o njerëz askënd mos lëndoni se zemrat e prindërve po lotojnë si përroi Ashtu sikur pema kur fillon të lulëzojë E ta këpusësh atë kur natyra e bëri që fruta të prodhojë prandaj duhet të falim se kurrë nuk është gabim thuaj jo hakmarrjes se kurrë s'do pendoheni e vështirë ndoshta do të jetë por thellë në zemër do të çliroheni Hale Xhafa, shkolla e mesme “Skenderbeu”, Krume 6 Fatjona Shurbi, kl IX, shkola 9-vjeçare Vranisht, Has
  7. 7. Dhjetor 2013_______________________________________________Jemi edhe ne... Prag festash me krijimet e nxënësve... Fatjeta Harhulla, kl VIII-te, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has Albida Bardhoshi, kl VI, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has Dimri Ja dhe dimri erdhi i ftohti na mbërtheu natyrën një qetësi e pushtoi flokë bora vendin mbuloi Pemët në gjumë kanë rënë bashkë me ta edhe arinjtë dielli është strukur atje në majë pret pranverën të vijë sërish MOZAIK ME MOTIVE POPULLORE Punoi nxënësja Jonida Doçi, shkolla e mesme “Bajram Avdiu”, Bicaj Thika akulli ndër çati janë formuar si kristale kanë gjithë atë bukuri po ti shohësh dalëngadalë Ngjyra e bardhë kudo mbizotëron Fushë, lumë, kodër dhe male një sinjal tregon Viti i Ri po afron Gentjana Pepa, shkolla e mesme “Bajram Avdiu”,Bicaj Logo e qeverisë së nxënësve e dizenjuar nga nxënësit e shkollës së mesme të bashkuar “Elmaz Ademi” Bardhoc ( 2008) 7
  8. 8. Dhjetor 2013_______________________________________________Jemi edhe ne... Krijime figurative nga nxënësja Ela Dogjani, shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, Kukës 8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë

×