Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
8
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet
Jonuz Kola drejtor...
72
Qershor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Qershor 2015_________________________________...
3
Qershor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...Qershor 2015__________________________________...
54
KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE (ese)
Qershor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Qershor...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015

192 views

Published on

Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.
Donator: Norwegian Embassy, Prishtina, Kosove

Pyetje: Si e përjeton faktin që je presidente e shkollës?
Përgjigje: Është një ndër privilegjet që të jep shkolla, një mundësi për të shfaqur aftësitë drejtuese dhe
komunikuese, të njeh me masën e nxënësve të shkollës, ndihesh mirë me veten, shton besimin në vetvete. Sepse
arrin të drejtosh një qeveri nxënësish që është jo pak e rëndësishme e cila zë një vend të rëndësishëm në shkollë
sepse është një organ i
pavarur. Dhe unë për vetë ndjehem e privilegjuar.
Pyetje: si funksionon kjo qeveri e nxënësve?
Përgjigje: Fillimisht përzgjedhin anëtarët e qeverisë së nxënësve duke filluar nga senatorët që zgjidhen me votë të
fshehtë në çdo klasë, më pas senatorët arrijnë të zgjedhin presidentin, kryetarin e senatit, financierin dhe sekretarët.
Më pas bëhet një plan pune...
Pyetje: si zhvillohet fushata e zgjedhjeve, nëse bëhen të tilla?
Përgjigje: kandidatët për senatorë gjatë një jave bëjnë fushatë ku duhet tu tregojnë nxënësve të klasës arsyet se pse
duhet ti zgjedhin ato. Me anë të votave të fshehta në prani të koordinatores së qeverisë së nxënësve zgjidhet senatori
e më vonë senatorët bëjnë të njëjtën gjë, kandidati për president bën fushatë dhe në prani edhe të një përfaqësuesi i
UNICEF-it bëhet votimi i fshehtë.
Pyetje: çfarë ka qenë primare gjatë fushatës tënde, me të cilën ua keni fituar besimin nxënësve dhe sa i përmbahesh
asaj?.......

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015

  1. 1. 8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org 1 Viti VII i botimit, nr. 55, qershor 2015 Jemi edhe ne... Qershor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” KRIJIME FIGURATIVE Loreta Sopaj, Kl VII, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil Sabina Cenaj, Kl VII, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil Medin Murataj, Kl IX, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil Eridona Mici, Kl VIII, shkolla “Sejdi Dida”, Krume Merlin Mici, Kl IX, shkolla “Sejdi Dida”, Krume (Intervistëme presidentin eqeverisësë nxënësvenëshkollën9- vjeçare“B.Curri”Kukës) Pyetje:Siepërjetonfaktinqëjepresidenteeshkollës? Përgjigje: Është një ndër privilegjet që të jep shkolla, një mundësi për të shfaqur aftësitë drejtuese dhe komunikuese, të njeh me masën e nxënësve të shkollës, ndihesh mirë me veten, shton besimin në vetvete. Sepse arrin të drejtosh një qeveri nxënësish që është jo pak e rëndësishme e cila zë një vend të rëndësishëm në shkollë sepse ështënjëorgani pavarur.Dhe unëpërvetëndjehemeprivilegjuar. Pyetje:si funksionon kjoqeverienxënësve? Përgjigje: Fillimisht përzgjedhin anëtarët e qeverisë së nxënësve duke filluar nga senatorët që zgjidhen me votë të fshehtë në çdo klasë, më pas senatorët arrijnë të zgjedhin presidentin, kryetarin e senatit, financierin dhe sekretarët. Më pasbëhetnjëplanpune... Pyetje:si zhvillohetfushataezgjedhjeve,nësebëhentëtilla? Përgjigje: kandidatët për senatorë gjatë një jave bëjnë fushatë ku duhet tu tregojnë nxënësve të klasës arsyet se pse duhet ti zgjedhin ato. Me anë të votave të fshehta në prani të koordinatores së qeverisë së nxënësve zgjidhet senatori e më vonë senatorët bëjnë të njëjtën gjë, kandidati për president bën fushatë dhe në prani edhe të një përfaqësuesi i UNICEF-it bëhetvotimiifshehtë. Pyetje: çfarë ka qenë primare gjatë fushatës tënde, me të cilën ua keni fituar besimin nxënësve dhe sa i përmbahesh asaj? Përgjigje: Primare ka qenë besimi që ata duhet të kishin tek unë, u kam premtuar që do të arrija të realizoja gjërat që ata do të dëshironin që të zhvillohen në shkollë. Dhe tjetra, përkrahja që do tu jepja në rastet kur mund të kishin ndonjëproblemmemësuesitnëshkollë.Kësajipërmbahemvazhdimisht. Pyetje:jogjithmonëtërrituritkanëgatishmërinëpërtikuptuarfëmijët... Përgjigje: Nganjëherë nuk arrijmë të gjejmë gjuhën e përbashkët me anë të së cilës ne mund të kuptojmë njëri- tjetrin. Ndodh që ne gabojmë dhe mësuesit e përjetojnë shumë keq gabimin tonë dhe nuk arrijnë të mendojnë se ky gabim vjen si pasojë e moshës tonë, dhe që mendimet tona janë mjaft të ndryshme nga të atyre. Aktualisht ne jemi adoleshentë dhe nuk jemi njerëz të pjekur, por po rritemi dhe të gjitha gjërat do t'i kuptojmë në kohën dhe në momentin e duhur. Nga ana tjetër ka raste që mësuesit gabojnë dhe ne nuk arrijmë t'i kuptojmë ata.Ata mundohen të nakëshillojnë,dhena vëzhgojnë,rreptësisht,mëshumëseç`duhet,kjonuknapëlqendhekëtulindinkonfliktetmesnesh dhemësuesit. Pyetje:Po mesenatorët,si dhemenxënësitetjerë,si komunikoni,dmth,si njiheshmeproblemetqëkanë? Përgjigje: Zakonisht bëjmë mbledhje një herë në dy javë, kur ka raste urgjente bëjmë më shpesh, dhe mbledhjen e drejton kryetari i senatit ku shtrohen problemet ku çdo senator sjell shqetësimet e klasës së vet. Në këto mbledhje unëmbajfjalëntimedheatamëdëgjojnësiçidëgjojedheunë. Pyetje: kemi dëgjuar të përdoret në shkollë cilësimi i përgjithshëm joformal, nxënës i mirë dhe nxënës i keq, ti vetë si iklasifikonnxënësit? Përgjigje: Nxënësit nuk mund t'i dallosh, janë nxënës të mirë apo nxënës të këqij, ata kanë një emër dhe emri i përgjithshëm i tyre është nxënës. Ata vijnë këtu për tu edukuar, për të mësuar dhe secili e merr atë edukatë sipas masës se sa i përkushtohet shkollës. Mund të ketë nxënës me sjellje të pa tolerueshme por asnjëherë nuk i them nxënës i keq, pasi gjithçka mund të rregullohet. Po ta cilësojmë si nxënës të keq mendoj se kemi bërë diskriminimin, gjëqënuk lejohet. Intervistoi, SulejmanDida Nxënësit nuk mund ti dallosh, janë nxënës të mirë apo nxënës të këqij, (ata kanë një emër dhe emri i përgjithshëm i tyre është nxënës.)
  2. 2. 72 Qershor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Qershor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Jeta Sa eduajetën dheduatëjetoj njëtrofeqë Perëndianaedhuroi Eduajetën dheduatavlerësoj njësfidëqëkurrë nuk do tëmbarojë Jetaime,njëlitar shumëigjatë sa shumëvuajtje por edhedhurata Jetaqenka njëbuçetëtrëndafilash glorifikuarme njëmijëllojngjyrash Vjosa Brati, shkolla e mesme e bashkuar “Golaj”, Has Shqipëria ime Shqipëriaime,atdheuimidashur nuk ta them në fshehtësi, por me zemrënhapur Sa shumëkemiluftuar përtëmbrojturtrojetetua 500 vjetqëndrovenënsundimin por sot103vjetshtet jetonnëdemokracidheharmoni Kjo ështëShqipëriaimeqësot i këndoj poezi dhe i shkruaj ligjërime dhetëduasanënëntime Hate Laçi, shkolla 9-vjeçare. Zahrisht, Has Shoqëria Mos flisnikeqpërmua kudo unëjudëgjoj kamrespektpërju dhenukjutradhtoj Letëflasëbota letëflasëmileti se shoqëriashkollore se ndalonastërmeti Ështëeshtrenjtëjeta ështëeshtrenjtëfamilja por takimiçdoditë bëhetngashoqëria Mos emerrnipërshaka as përinjorim se unëjuduashumë dhejukutojçdoditë Arlinda Laçi, shkolla 9- vjeçare.Zahrisht, Has Njëkombnjëflamur Në 5 shtetnëBallkan nëkatëranëtkuq ezimbuluar valëvitetshqipjakrenare Kudo shqiptarëtjanëdukefestuar Ku ungritnëVlorëflamuri folihistoriamezëburri Isa BoletinipranëIsmailQemalit Sisyri pranësyrit,simalipranëmalit FlamuriiIsmailQemalit dhiiIsa Boletinit duankrahëshqipeje edhenëshekujteardhshëm ilirënëtrojetshqiptare gjithmonëtëvalëvitet Armela Çuni, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Hasan Bardhoshi”, Letaj Buzëqesh Buzëqeshmefatin edhepse ështëivështirë Buzëqeshmejetën edhenësetëlëndon Buzëqeshmezjarrin edhenësetëdjeg Buzëqeshmemakthin edhenësetëtmerron Buzëqeshmeqiellin edhenësetëfrikëson Buzëqeshmenjerëzit edhenësetëshkatërrojnë Buzëqeshmëshumënëpërjetësi Seatjedotëjeshilirëti. Migena Muça, kl XI, shkolla “Havzi Nela”,Kukes 7-8 marsi Këputanjëlule tëkuqesigjaku Mësueses jadhurova mearomëzambaku mësuesjamëputhi unëepërqafova gëzuar7-8 marsin mësuesenurova Alda Lleshi, shkolla 9- vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë KRIJIME FIGURATIVE Loreta Sopaj, kl VII, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil Florida Çuni, kl VI, shkolla 9-vjeçare “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has Hyra Brati Sabina Cenaj, Kl VII, shkolla “Ahmet Voka”, Gostil
  3. 3. 3 Qershor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...Qershor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... 6 KRIJIME FIGURATIVE (punime te nënësve të shkollës 9-vjeçare “Ibish Milaimi”, Gabricë KRIJIME LETRARE (ese) Rreziku qësjellduhani Duhani rrezikon rëndë shëndetin prandaj nuk duhet ta konsumojmë atë. Duhanin nuk duhet ta konsumojmë: sepse 1) dëmton rëndë shëndetin , 2) dëmton mirëqenien tonë mendore, 3) prish marrëdhëniet tona me njerëzit, 4) shkakton sëmundje të rënda deri në vdekje. “Bëj si them unë, por mos bëj si bëj unë”, është shpesh ky mesazhi që ne marrim lidhur me përdorimine duhanit apo drogave të tjera. Shumë nga idhujt tanë flasin kundër përdorimit të duhanit ndërkohë shumë të tjerë pranojnë se e përdorin atë. Diskutimet rreth përdorimit të substancave narkotike janë shpesh të mbushura me retorikë dhe të lidhura pak me realitetin. Megjithatë janë breza të tërë njerëzish, prindërish, studiuesish dhe ekspertësh që kanë pohuar dhe vërtetuar se përdorimi i drogave dëmton rëndë shëndetin tonë, mirëqenien tonë mendore dhe marrëdhëniet tona me njerëzit. Njerëzit që e pinë duhanin, por edhe ato që qëndrojnë në ambiente ku konsumohet duhan sëmuren më shpesh se vetë ato që janë në kontakt me duhanin. Përdorimi i duhanit gjatë adoleshencës ka efekte dëmtuese më afatgjata në shëndet, prandaj nuk duhet konsumuar. Duhani është një substancë e rrezikshme për shëndetin dhe shkakton sëmundje. Cigarja përmban rreth 400 substancave helmuese., ndër të cilat monoksidin e karbonit, që redukton oksigjenin në trup, nikotinën që shkakton varësi dhe rrit nivelin e kolesterolit. Duhan pirja ndikon në jetëgjatësinë tonë, duke e ulur atë me 7 deri në 10 vjet. Çdo cigare e shkurton jetën e duhanpirësit me 11 minuta. Në qoftë se përdoruesit e duhanit nuk do të pinin duhan atëherë do të uleshin sëmundjet, gjithashtu edhe vdekshmëria, prandaj është e rëndësishme që të gjitha dëmtimet e mësipërmetëminimizohenosezhdukennëseduhanpirësitstopojnëpirjen. Shkaqeteemigrimit Lëvizjet emigratore, pra emigrimi është lëvizja e popullsisë nga një shtet në një shtet tjetër. Lëvizjet migratore kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe ndarjen e popullsisë kudo në botë. Luftërat e shumta, gjendja e vështirë ekonomike dhe pasiguria politike kane qenë faktorët që i kanë detyruar shqiptarët të marrin shpesh rrugën e migrimit. Ky largim nga atdheu i tyre ka qenë si individ e spontan ashtu dhe masiv dhe i organizuar. Gjatë rrjedhës së historisë njihen disa raste të migrimit masiv të shqiptarëve. Lëvizja e parë ka filluar që në kohën e pushtimit osman, kur pas vdekjes së Skënderbeut rreth dy qind mijë shqiptarë u detyruan të lënë trojet e të parëve dhe të vendosen kryesisht në jug të Italisë. Largime të shumta të shqiptarëve për në vende të ndryshme të Evropës dhe botës pati edhe gjatë luftërave botërore. Në vitet 45' dhe 90' emigrimi nuk lejohej sepse një gjë e tillë nuk e lejonte regjimin politik i asaj kohe, sepse vendi kishte nevojë për fuqi punëtore dhe gjithashtu çonte në uljen e popullsisë. Në vitet 90' me rënien e sistemit komunist shqiptarët u sulën drejt vendeve perëndimore, kryesisht drejt Italisë, për të kërkuar kushte më të mira për jetesë dhe punë. Pjesa më e madhe e shqiptarëve emigruan drejt Greqisë dhe Italisë, por shumë të tjerë kanë emigruar drejt Evropës perëndimore, SHBA dhe Kanada. Emigracioni masiv i shqiptarëve është shoqëruar me një sërë efektesh pozitive dhe negative. Nëpërmjet emigrimit shqiptarët kanë siguruar kushte të mira pune dhe jetese për vete dhe për familjet et tyre, kanë mësuar profesione të reja, kanë investuar në vendin e tyre. Shumë persona që kanë emigruar kanë krijuar edhe familjet e tyre atje dhe nuk u kanë mësuar fëmijëve të tyre gjuhën shqipe. Së fundmi shqiptarët sërish po ikin për shkak të varfërisë së madhe që ka kapluar vendin.Por kurnukdotëikinmë... Bukuroshe Islamaj Melankolivjeshtë Dalëngadalë, pa zhurmë e me një qetësi shurdhuese, filloi të shembej gjithë kështjella që kisha ndërtuar me aq mund në mendjen time. E marrosur me plot mendime ta pastra e të çiltra, me një kopsht të gjelbëruar nga dëshira të shumta për të ardhmen që po më fton me krahë hapur të strukem në kraharorin e saj të gjerë. Të gjitha këto mendime entuziaste shtegtuan bashkë me stinën e verës, të cilën e përzuri vjeshta.Tani mendja ime përpunon vetëm mendime të lodhura, të sfilitura e të vrazhda. Kështjella u shemb, ngaqë muriimendimeveu dobësuadukshëm.Edhedëshiratu vyshkën ngaftohtësiaekësajvjeshtetëhekurt... Përhumbem disa çaste në atë peizazh të qetë vjeshte. Natyra kishte zhveshur fustanin e saj ngjyrë smeraldi dhe e kishte ndërruar me një fustan të qëndisur me fije ari. Ndjek me sy çdo lëvizje të kastorëve, mbaj vesh çdo fëshfërimë të gjetheve që bien me një ngathtësi gjumëndjellëse mbi rrugët e gurta. Një rrebesh dallëndyshesh çajnë ajrin porsi shigjeta në drejtim të jugut . Harabeli zhytet thellë në strofkën e tij të ëmbël për të mos dëgjuar sharjet e shokëve të tij, tek pëshpëritin, duke u ngërdheshur, ca fjalë fyese. Disa të tjerë ia plasin të qeshurit. Edhe uji që gurgullon poshtë pemës duket sikur qesh. Mesa duket nuk e tall, por qesh hidhur me fatin e hidhur të të dyve, që janë të detyruar të gozhdohen ne folenë e tyre e të destinuar të jetojnë aty përgjithmonë. Sidoqoftë, ato preferojnëmëshumëzgëqetetyre,sesa tëbredhinudhëvetëpanjohuraetëmjegullatëjetës. Edhekohapa ndjenja Dielli lindi si çdo ditë, veçse e ndjeja se diçka kishte më tepër në këtë ditë, që agoi plot buzëqeshje. Rrezet e pranuara të diellit u përplasën aq fort pas dritareve sa mend i thyen ato. Dukej shkoqur që rrezet kërkonin me çdo kusht të hynin në dhomë për të na uruar “mirëmëngjesi”. Dhe të mendosh që herëve të tjera dita agonte e vrenjtur, mbase dielli do ta kishte inatosur, ngaqë është aq gjumash. Aso kohe retë shëtisnin nëpër qiell të kapura krah për krah, duke mos e ndier aspak mungesën e diellit. Qielli herë pas herë lëshonte ngashërime, nuk po i rrihej pa diellin.Ai lëshonte lot pa pushim, mundohesha ta ngushëlloja sado pak, por ishte gjë që nuk funksiononte. E çuditshme! Sot ai seç diskuton me diellin e kukurisin bashkë. Pastaj të dy zhyten në mendime të thella tek shohin fëmijët që lozin, vesën tek shkëlqen, natyrën që iu buzëqesh.Atë ditë udha ishte e hareshme. Si duket ka harruar çdo gjë, ajo gëzon sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Nuk arrij ta kuptoj. Dita një herë qesh e pastaj qan, sikur luan me ne. Gjithsesi një gjë ishte esigurtse ajodovazhdojëpërherëmetëqeshuraevajtime:tamamsinjeriuedheajoduhetse kandjenja. BrunildaDauti,shkolla9-vjeçare“SejdiDida” Ernisa Gjana, Lorinda Gjana Rigert Gjana Lazime Musallari Lirie Gjana
  4. 4. 54 KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE (ese) Qershor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Qershor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Kushjamunë Se di se si më lindi një dëshirë sot për të folur për veten time. Nëse do ta përkufizoja veten me pak fjalë do të thosha e brishtë dhe krenare. E di se do thoni se nuk më shkojnë këto dy fjalë, por është pikërisht brishtësia që më bën të ndjeshme dhe krenaria që më bën të mos lejoj askënd të luajë me mua. Jam një tip, pak i vështirë, e di lëshoj shumë nga vetja ime, aq shumë saqë për çdo gjë që shkon keq në jetën time i vë faj vetes. Jam ambicioze si natyrë, por ambicia ime shkon deri në caqet arritjes pa prekur ndjenjat njerëzore.Sepse tëthemtëdrejtënas njëmizës'mund tëvras. Po tëprovosh dhetëguxosh kurrëmosdysho sedo tëgabosh njëhapmëtutjenuk ështëvështirë edhepotëjetëhijaedështimit qës'tëthotëdotlamtumirë Njëhapmëlargtëshoh nëçdoqëllim fitorjautakonatyreqëkanëguxim Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Mjedisipo rënkon Mjedisi! Çfarë është mjedisi? Mjedisi mund të humbasë bukurinë që e karakterizon nëse nuk kujdesemi për të. Në të vërtetë mjedisi ku jetojmë ne është një trëndafil shumë i bukur, por e keqja është tek fakti se është mbuluar me gjemba. Ne jemi gjembat që ia mohojmë bukurinë kësaj luleje. Mjedisi është sëmurë, duket sikur është në grahmat e fundit të jetës, pemët janë zhdukur, e krimbat rrinë duke buzëqeshur me ironi, fushat janë mbuluar me mbeturinat të cilat duket sikur po i mbysin, uji është zemëruar me njerëzit sepse ato po hedhin lëndë plasëse! Ngado që të ecësh mund të dëgjosh mjedisin duke rënkuar, natyra tashmë është dëshpëruar e po na kërkon ndihmë vazhdimisht, por këtë lutje për ndihmë nuk duhet ta dëgjojë vetëm unë, duhet ta dëgjojnë të gjithë,duhettëreagojmëetëmosdëmtojmëkëtëpasuritëçmuar. EridonaMici,shkolla9-vjeçare“SejdiDida”, Krumë Nësejeton vetëmpërsot,do tëshkatërrosh tëardhmen tënde Jeta është një vegël muzikore, ku instrumentisti je ti, je ti që do të hedhësh notat në këtë vegël mrekulli bërës. Jeta më ngjan me një melodi të ëmbël dhe veshët përkëdhelen kur e dëgjojmë. Por ama jeta është edhe si një uragan i cili mund të marrë me vete çdo gjë që i del përpara, ai uragan dëshiron të marrë ditët më të bukura të jetës tënde, por ti duhet të luftosh për të kundërtën, nuk duhet ta lejosh të ti vjedhë ëndrrat me shpresën se në të ardhmen do ti bëjmë realitet. Ne duhet të luftojmë çdo ditë për të përmbushur këtë synim që i kemi vënë vetes dhe jo të dorëzohemi që në ditën e parë, duhet të përballemi me sfidat e vazhdueshme të jetës. Nëse jetoj vetëm për sot, shpresa për të ardhmen do të venitet. Pra nëse je instrumentisti i veglës muzikore, nëse i luan të gjitha meloditë brendanjëdite,nënjëkoncerttëvetëm,çfarëdotëluashnëditëtnëvazhdim?Jetanuk jetohetbrendanjëdite... EridonaMici,shkolla9-vjeçare“SejdiDida”, Krumë Ma pikturo ëndrrën Vazhdo dalëngadalë të bësh një vijë të hollë, pastaj shto edhe shumë gjëra kuptimplotë, në mes tyre shkruaj fjalën familje, sepse ajo më dhuroi ngrohtësinë dhe çiltërsinë e shpirtit, sepse ajo më mban me flatrat e saj për të bërë të denjë, sepse ajo më do dhe unë e dua, sepse pa të jam askush, sepse ajo është bërthama e jetës time. Por, mos harroni të shkruani shoqërinë, për frutin që mbjellën në zemrën time dhe që u rrit shumë e lulëzoi, për çastet e bukura dhe plot hare, për të qeshurat e këndshme.Ama mos harro të vizatosh një zemër të madhe dhe ta bësh plot dashuri sepse me ndjenjë del mjaft e bukur, në të vendos shprehjet e bukura, por lë jashtë saj intrigën , inatin, zilinë, hakmarrjen, përçmimin dhe hidhërimin, sepse janë të pavlera të mbizotërojnë në zemrën tënde, brenda saj vizato një trëndafil, por të jetë pa gjemba, të jetë i kuq. Ëndrra ime kam shumë gjëra brenda sa, është e pafund në thellësi, nuk mbaron kurrë me fjalë të bukura. Kjo ëndërr thyen akujt që të ngrin shpirtin me tirani, të heq zinxhirët e hekurt që nuk të lënë të vazhdoshjetën ilirë. SuadaKoka, Libri Kam mësuar të respektoj librin. Kam mësuar të respektoj një nga gjërat më të vlefshme. Mësova të respektoj librin, sepse për mua ai është një dorë që të dërgon drejt imagjinatës, drejt njohurive, drejt historive të njerëzimit, nga më të lashtat e deri tek më modernet. Duke u futur në botën e librit, e lashë shpirtin tim të fluturonte i lirë, pashë imagjinatën time të kalonte çdo kufi, mësova të depërtoj në qiej pa fund, mësova të bëj gara me dijet e mia, të sfidoj kohën. Duke respektuar librin mësova mbi gabimet , mbi egoizmin, mbi mëshirën, mësova gjithçka mbi njerëzimin. Libri është mjeti më i mirë për të udhëtuar gjithësinë, për tu larguar nga monotonia dhe për të parë të afërmin jetën që na rrethon pa frikë. Bota e librit është aq e pasur saqë ti ndihesh gjithnjë inferior, i përulur ndaj rrjedhës së tij, i paaftë të ndërhysh apo të ndryshosh atë që është gjithnjë më i mirë se ty, nga cili ti mëson pa krijuar kompleks të marrëdhënieve njerëzore.Vetë natyra njerëzore ka nevojë për një botë të dytë qa ta përfshijë dhe ta largojë ndonjëherë ngaajorealja. ElsaRada,klVIII,shkolla9-vjeçare“SjediDida:, Krumë Jetanëbarkun enënës Në fillim isha thjesht një qenie e vogël e cila dalëngadalë po fillonte të rritej brenda barkut tënd. Nuk e di se si ishte të jetoje brenda, sepse isha tepër e vogël. Por e di që ai vend ishte vendi më i ngrohtë në botë.Arrija të dëgjoja rrahjet e zemrës tënde , të ndjeja duart e tua, fjalët e tua të ëmbla. Madje arrija të ndjeja edhe kur ti ishe e gëzuar ose jo. Kam qëndruar 9-muaj brenda teje dhe tek unë ka rrjedhur gjaku yt. Është ky gjak i cili më lidh me ty, më bën të krenohem me ty. Po të më jepej mundësia për të zgjedhur, do të të zgjidhja ty nëna ime e dashur. Kush jam unë që të të lëndojë ty.Ti më fale jetën dhe unë asnjëherë nuk do mund të ta shpërblej aq sa ti e meriton, sepse vetëm emri yt nënë që mban ti ka një vlerë që s'mund të krahasohet me asgjë. Përpara teje asgjë nuk vlen. E di mirë se po të vazhdoj të shkruaj koha do të kalonte. Nëna është një thesar, një ëndërr që të fal. Sepse ti je qenia që ajo ka lindur. Prandaj dhe unë si vajza jote që jam, kurrë nuk do ta harroj ditën kur më prite. Me buzëqeshjen tënde të ëmbël. Nëna ime e dashur, ti asnjëherënukdo tëshkëputeshngarrënjëtezemrëssime Unëstudentinështëpi... A ka në këtë botë një vend ku njeriu të mos i ndrydhë ndjenjat e tij, por ti shfaqë pa problem? A është shtëpia vendi i ngrohtësisë familjare? Se di . Nuk kam si ta di. Për të parën, bota është një sferë e madhe gjigande e mbushur me kokrra të vogla që quhen njerëz. Për të dytën, unë di vetëm për anën e mirë dhe jo atë të keqe. Kjo tregon se unë njoh vetëm gjysmat. Për të qenë një studente e shkëlqyer unë duhet të njoh edhe gjysmat e tjera. Këtë mund ta arrij në familje. Shkolla na mëson dije të ndryshme, por vlerat dhe virtytet na i mëson familja . Kjo botë e mbyllur , me një ngrohtësi shpirtërore , me falje , me gabime, me lumturi, me të gjitha gjërat që ka bota. Por familja ka vetëm dritë dhe jo errësirë. Siç e thashë edhe më parë, nuk mund të jem një studente e plotë, po si njoha të dy anët e medaljes. Nga ana tjetër më vjen mirë, që se njoh këtë errësirë, por njeriu duhet të dijë si ti mbijetojë kësaj ane. Jeta është e vështirë, aq e vështirë sa duhet të bëhesh i keq vetëm që të tjerët të të mos shtypin me këmbë. Edhe unë si çdo studente tjetër, kam fatin e madh që të mos vuaj, apo të fsheh gabimet ashtu siç bëri Nushi. Për të mos treguar edhe ai tashmë u kthye në një lodër e sistemit të shoqërisë , por me një ndryshim të vogël. Tani Nushi e kishte në dorë të motrën dhe në fund zgjedhja i takonte atij. Më në fund e di se askush nuk ka faj. Faji është vetëm i yni, sepse jemi vetë ata që e jetojmë jetën ashtu siç duam duke bërë edhe gabime që fshehen në ndërgjegjen tonë duke na gërryer dhe vrarë pa fund. Prandaj shoqëria duhet të ndryshojë, që ne studentët e sotëm të njohimvleratmëtëmiraqëmbanshoqërianëvetvete. Jeta Jeta, ky labirint ëndrrash, dëshirash , pasionesh. Ky labirint mëkatar, që të mbërthen me atë hijeshinë e tij të pakufitë. Një mirazh i vetvetes, një pasqyrë e ëndrrave dhe dëshirave tona. Kjo është jeta, një mister që do të zgjasë pa fund, duke e lënë qenien njerëzore me pikëpyetjen më të madhe. Ç'është jeta ? Unë e di se ç'është jeta . Jeta është ardhja në botë pranë një familje që të ka pritur me padurim, pranë një familje që të dhuron ngrohtësi dhe dashuri, pranë kësaj bote të mbyllur pastërtore. Jeta është dalja nga bota familjare në botën e hapur. Një botë me shumë rrugë të mbushura me mistere, me gra të çdo lloji, me njerëz të ndryshëm, me të mira dhe të këqija. Jeta është buzëqeshja që të dhuron personi që ty të vlerëson vërtetë pa të kërkuar asgjë në këmbim, të zgjat dorën dhe të ndihmon duke të treguar se nuk i intereson se ç'farë ke, por kush je ti. Jeta është bukuria e kësaj toke të bekuar, e këtyre maleve krenare, e këtyre kafshëve madhështore, e këtyre oazeve me ujë blu si diamant. Jeta është dashuria dhe urrejtja e dy njerëzve që e kanë fatin e kryqëzuar. Jeta është zgjedhja që bëjmë ne për të ardhmen tonë, fati i cili na pret krahëhapur, mundësia për të ndryshuar. Jeta është vetë unë. Unë jam vetë jeta. Po të mos isha unë s'do të ishte as jeta. Ja pra kjo është përgjigjja. Ne jemi vetë jeta. Jemi ne ata që e zbukurojmë atë , duke i dhënë ngjyrat e ndjenjave. Kur ne e duam vetën, atëherë duam edhe jetën . Migena Muça, kl XI, shkolla e mesme “Havzi Nela” Kukës NënëTereza Nënë Tereza është shqiptarja që nderohet dhe respektohet në të gjithë botën, ajo lindi me 26 gusht 1910 në Shkup të Maqedonisë në një familje shqiptare, ishte më e vogla e pesë fëmijëve të Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, u pagëzua me emrin Gonxhe Bojaxhiu. Kur nuk i kishte mbushur ende 8 vjeç. asaj i vdiq babai dhe për familjen filluan vështirësitë e mëdha ekonomike. Në moshën 18 vjeçare e shtyrë nga dëshira për tu bërë misionare u largua nga vendlindja. Në shtator 1928 ajo studioi në Irlandë në institutin “Motrat e Loretës” dhe më pas punoi si mësuese dhe bamirëse në Indi.Atje mori emrin NënëTereza. Në Indi mësonte fëmijët e varfër dhe kujdesej për të sëmurët. Në Kalkutë arriti me 6 janar të vitit 1929, ku për vite e vite me radhë dha mësim e ndihmoi njerëzit në nevojë. Populli indian e donte shumë shqiptaren dhe e quajti Nënë Tereza. Puna e saj me të varfrit dhe të sëmurët rritje dita ditës. Me punën e saj ajo ngriti shtëpi bamirësie në mbarë botën. Nënë Tereza kudo që shkonte ndihmonte të varfrit dhe të sëmurët, ajo mori shumë mirënjohje për punën e saj. Gjatë këtyre viteve, ndërsa misioni i aj përhapej me të shpejtë bota filloi ta admironte Nënë Terezën dhe veprën e saj dhe në vitin 1979 ajo mori çmimin Nobel. Me 5 shtator 1997 pushoi së jetuari dhe u varros me nderime të mëdha. Pas vdekjes Selia e Shenjtë në Romë e shenjtëroi NënëTerezën më 22 tetor. Kjo është ditë feste në Shqipëri, në atdheun e saj. Shqiptarët kudo që ndodhen ndihen krenar me Nënë Terezën të cilën e do dhe e nderon e gjithëbota. ArsildaMusallari,kl IX,shkolla“Ibish Milaimi”,Gabrricë

×