SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Download to read offline
KRIJIME FIGURATIVE
8
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet
Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë;
Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org
1
Viti VII i botimit, nr. 52, mars 2015
Jemi edhe ne...
Mars 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...
Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID
Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e
Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”
7-8 marsi
Erdhi 7-8 marsi
rri edhe mendoj
mamin dhe mësuesen
me se ti gëzoj?
T'ju blej një dhuratë
dhe një tufë me lule
nuk po më pëlqen
po më duket absurde
Mendova, mendova
po vallë ç'tju dhuroj?
t'ju jap përqafime
me këtë i gëzoj
Se mamin e dua dhe
zemra më rreh fort
po edhe për mësuesin
zemra më gufon
Se mami më lindi
të flas të mësoj
por edhe mësuesja
dije më dhuroi
Leontina Voka, Gostil
Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare Sejdi Dida, Krume
Eridona Mici, Krume
Artila Dogjani, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj
Eridona Mici, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume
Sabina Cenaj, kl VIII, shkolla e mesme e bashkuar
“Ahmet Voka”, Gostil
72
KRIJIME FIGURATIVE
Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne...
Donika Lleshi, Krume
3.1.Altruizmi
Sic e theksuam edhe më sipër vullnetarizmi lidhet me altruizmin. Por çfarë kuptojmë me altruizëm?Altruizmi, është gatishmëria
për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve, dëshira e synimi për t'i bërë mirë tjetrit. Shikuar në kuptimin terminologjik,
altruizmi përkthehet në një fjali që mund të shpjerë lehtë në përfundim pak sa të gabuar kur të kihet parasyshë kompleksiteti
shkencor në suaza filozofike, psikologjike dhe socbiologjike. Nëpër fjalorë terminologjik, ku bëhet fjalë për një zbërthim
gjuhësorë, mjaftohemi me spjegimin se altruizëm është ndjenja për vendosmëri dhe prirje bujare e zemërgjërë për përkushtim dhe
për tëdashur tëtjerët.Në njëpërgjithësimmëtëgjërë,por gjithëmonëi pamjaftuarmbialtruizminështëkualifikimise vetiamorale
e shmangjes nga çdo lloj ngurimi për të privilegjuar tjetrin dhe manifestimi i jashtëzakonshëm që çfaqet për dashuri apo sakrificë
për tjetrin, përbëjnë altruizmin (vetëmohimin). Në të vërtetë, ky spjegim edhe mund të merret i saktë nëse bazohemi dhe marim në
konsideratë spjegimin etologjik por asesi sjelljet e qenies me aftësi të rafinuara të evoluimit të situatave të prodhuara, pra qenia
njeri. Me këtë largohemi nga kufijtë e të përjashtuarës, mos të them të paqenurës kur njeriu është për tjetrin dhe kur ngritet mbi
vetvehtenpërtjetrin.
Është tejet e qëlluar doktrina pozitiviste e Emile Maximilien Paul Littré* ku thotë se altruizmi është "...domosdoshmëria për
dashuri,qëështëeimponuarrrënjësishtngabashkimimesgjiniveqëtëmundtëmbijetojlloji."
Në kuptim më të gjërë, sjelljet me qëllime të mira proshoqërore të ndërmara me dëshirë dhe që prodhojnë përfitime për të tjerët;
format e ndihmës vetëmohuese pa qenë i detyrar me dhunë, si dhe vet dëshira dhe dashuria për tjetrin; si dhe për të konsideruar një
sjellje, altruizëm, duhet marë parasyshë edhe cytjet për të bërë mirë. Me një fjalë, për tu plotësuar kushti që një sjellje të quhet
altruizëm, duhet që akcioni të jetë i nisur me dëshirë e me qëllim të ruajtjes apo ngritjes së mirëqenies së tjetrit dhe mosshpresimi e
mospritjaedhuratavetëndryshmesishpagim.
3.2.Llojetealtruizmit
a) Gatishmëria spontane e njeriut për të ndihmuar tjetrin, është cilësi e përbashkët pasiqë i takon etapës para mendimit. Pra, shtin
njeriun të haroj animin gjithashtu të lindur për ruajtjen e integritet vetanak. Altruizmi i këtillë, në këto rrethana të spontaneitetit
pohonse ështëpjesëeqenësishmedheepandashmenganatyraenjeriutpondoshtaedheekafshëvenëpërgjithësi.
b) Sipas J.J. Rousseau, mëshira është një komponentë fundamentale e altruizmit pasiqë njeriu e ka të lindur neverinë për të parë
tjetrin në vuajtje. Sa më e fuqishme të jetë ndiesia ndaj hallit të tjetrit ; aq më i madh është altruizmi. Këtu unë do të shtoja faktin se
ky lloj altruizmi i bazuar në mëshirë, është i kufizuar në aspektin se Rousseau, nuk mer parasyshë komponentet tjera tepër të
rendësishmekurfletpërmëshirën,ekëtojanëetika,dhendjenjatvetanakeqëdallojnëngapersoninëperson.
c) Ndërpreja sado e shkurtër që të jetë e egoizmit për të ndihmuar tjetrin në vështirësi, është bashkëvuajtje e duke u nisur nga
pohimet e Rousseau dhe nga rrethanat tjera vetanake të neriut që haron në një moment të meret me vetvehten, prodhon altruizëm,
natyrisht me intenzitet të ndryshëm që varet nga komponentat e përmendura më parë.Altruisti më i madh, nuk hidhet në ujë për të
shpetuar tjetrin se rrethanat i sheh të pavolitshme për të ruajtur egzistencën e vet. Ose nuk din not ose nuk ka guximin e duhur… Në
këto kushte, një notues i mirë o i dobët, ndërpren egoizmin që e karakterizon dhe arrin shkallë të lartë altruizmi dhe simpati të
lakmueshme.Mekëtëshembullpraktikishtkalojmënënjëkritertjetërtëkritereveobjektivetëaltruzimitsiqëështëreciprociteti
d) Sipas filozofëve që meren me çështje etike, reciprociteti (ndërsjellja, dobia dypalëshe) është një ndër kriteret kryesore objektive
të altruizmit. Që nga mitet më të lashta gjejmë këtë element në etologjinë humane. « Bën mirë gjen mirë ! » , « Mos ia bën tjetrit atë
nuk don të ta bëjnë ty ! »… Ndoshta ky aspekt i shiqimit ngushton pak hapësirën morale të altruizmit pasiqë gjejmë nyanca të
egoizmit që lidhet enkas ose tërthorrazi me kujdesin për vetvehten, bëj mirë për të gjetur mirë, bëjë mirë për të ju shmangur
represaljeve eventuale. Kurë spontaneiteti, ndjenja, dëshira, mëshira dhe dashuria për të bërë mirë janë prezente nga faktori
reciprocitet, do të flasim për altruizëm me dobi objektive dypalëshe. Të imagjinuarit e vetvehtes në vendin e tjetrit është faktikisht
vënia e tjetrit në vendin tonë se në këtë rast na prekim ndiesitë vetanake dhe reagimi është pasojë e sensibiliteit ; por, të venduarit në
pozitë të tjetrit duke gjykuar e trajtuar ndërmarrjet vetanake, do të thotë se dëshirat dhe veprat rrjedhin sikur të jenë të tjetrit, nxitës
i angazhimit është etologjik. Njëherit i angazhuari zbulon kështu, ndjenjat pozitive personale dhe bërja mirë tani mer vlerat e
mirëfilltatëreciprocitetit.
(Vijon nga numri I kaluar)
Mikja ezemrës(ese)
Si flladi i ëmbël që lehtë, lehtë lëkund gjethet e pemës në pranverë dhe të jep një qetësi shpirtërore, ashtu është edhe shoqja ime
për mua, emri i saj është Rina. Një vajzë kaq e thjeshtë, me një trup të gjatë dhe të hollë si filizat e njomë që dalin në pranverë, e
bukur, e përgjatë atij trupi derdhen bukur flokët ngjyrë kafe e të drejta të përkëdhelura nga fërshëllimë e erës ledhatuese që e
bëjnë të duket si një princeshë. Kudo shkel ajo rrezaton gëzim dhe çiltërsi me sytë e zinj, ku pas tyre fshihet një oqean i madh
ëndrrash dhe dëshirash. Nga buzët e saj të kuqe si gjaku me një formë të përkryer dalin vetëm fjalë të ëmbla që të bëjnë ta duash
edhe më shumë, sepse ajo udhëhiqet nga thjeshtësia. NË shpirtin e saj të pastër që ngjason me buzëqeshjen e pafajshme të një
fëmije ndodhen të gdhendura ëndrra dhe dëshira të mëdha për jetën. Asaj i pëlqen tu japë njerëzve ngrohtësi dhe kurrë nuk i
pëlqen të zihet sepse sipas saj e keqja sjell të keqen. Gjithmonë rri e buzëqeshur edhe poqe se në zemrën e saj ka vuajtje.
Gjithmonë të jep ngrohtësi edhe pse në zemrën e saj shi i fortë e godet.Ajo është një vajzë unike me karakter të fortë e aftë për të
bërë ballë çdo dallge shkumuese të jetës. Rina gjithashtu ka një natyrë sentimentale të dhënë pas emocioneve të forta dhe e
surprizave të bukura, një vajzë e zgjuar me një mision të lartë në vetvete që një ditë të bëhet një mjeke shumë e zonja që të
shërbejë njerëzve të ndjehen më mriz. Ja pra, kjo vajzë e thjeshtë nga një fshat i vogël e mbushur me shumë ëndrra dhe dëshira të
mëdhapërjetën.Shpresojsenjëditëdotëarrijëgjithçkanëjetënesaj.
Gentjana Pepa, kl XI, shkolla e mesme “BajramAbdiu”,
Edmond Bardhoshi, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has
Briken Kurpali, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has
Medin Murataj, kl IX, shkolla e mesme e bashkuar
“Ahmet Voka”, Gostil
Njomeza Guri, kl IX, shkolla “Vehbi Shehu”, Bicaj
3
Mars 2015_________________________________________________Jemi edhe ne...Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne...
6
KRIJIME FIGURATIVE KRIJIME LLETRARE
Mëfal
Mëfalqëtynuk tëshikova
mëfalqëshumëlarsynova
mëfalodiellqëngadritajoteu verbova
mëfalqëkaqshumëtëbesova
mëfalohënëqënatëntëharrova
mëfalsebukurinëtëndese shijova
mëfalomalqëtys'tërespektova
mëfalsendoshtashumëtënënvlerësova
mëfalodetsetytëadmirova
mëfalseëndrratpërtyindërtova
mëfalorrugëqëngatikalova
mëfalsetyndoshtatëlëndova
mëfalotokësetytëshkela
mëfalseëndrrëntytapreva
mëfalogur qëmedorëtëmora
mëfalseshumëlarg tëhodha
më fal o Zot që pak momente për ty u
kujtova
mëfalseaqsaduhetnuktërespektova
mëfalojetësetënënvlerësova
mëfalsetëjetojharrova
Leonora Brati, kl VIII, shkolla “Sejdi
Dida”, Krumë
Magjiaejetës
Më mësovetëshkruaj
mëmësovetëlexoj
mëmësoveshumëgjëra
dheunëtëfalënderoj
Ari dheargjendi
janëgjëramevlerë
por mëtëpasur sedija
nuk do jenëasnjëherë
Çelësiidijestonë
jevetëmtishkollajonë
qënetëmësojmë
dhejut'jugëzojmë
Njomëza Guri, kl IX, shkolla 9-
vjeçare“VehbiShehu”, Bicaj
Botëkuptim ivështirë
Ëndrra,çështjenediskutim
dëshiramendimmeshqetësim
Dashurialëndimpalëndim
Familjamësimpërzhvillim
Çështjapadebat
Nuk njehaleat
Në jetënendërlikuar
teklabirintiindaluar
Dritaezgjidhjessë dyshimit
gjendetbrendakrimit
Ëmbëlsiraqëtërregullonshijen
Rrugaqëtëtregondijen
Ndodh brendateje
ështëbrendameje
mëndjekkudo
pounëselëshoj
vendiqëmëdo
dhes'dua talëndoj
periiArianësqëtëtërheqpas vetes
dhetinukishqitesh
ngafrikasidombetesh
Ajoështëmety
nuktëlëndon,nuktëlëshon
tëmbanfortnëjetë
tëcilëneformonvetë
Tise lëshon
ajoaqmëpak
kështutëdy tok
formojnëjetënplot
Atykuekzistongjithçka
lumturiadhedëshpërimi
dashuriaeurrejtja
porfrytimblidhtenganjëevetmja
Arbnora Dogjani, kl IX, shkolla 9-
vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj
Nënaime
Sapo diellilind
zogunisefluturon
fjalëtemianënësjaçon
Shumëherëmendoja
kur pranënënësrrija
sado larg tëjem
nëzemrënesajflija
Ah mojnënëeëmblanënë
nëzemrëntimetytakam
jepërmuametëvërtetë
mëeshtrenjtanëkëtëjetë
Leonora Meshi, shkolla
“SejdiDida”, Krume
Mos ia vlerën askujt
Mos ia ul vlerën një ylli
se ai ka vlerën e vet
së bashku me yjet e tjerë
bëjmë dritën e vërtet
Mos ia ul vlerën një ylli
Sado i vogël që të jetë
po të ishte qielli bosh
pa të s'ka dritë të vërtetë
Mos ia ul vlerën një ylli
edhe pse dritën e tij një tjetër mbulon
mos kujto se ai s'vlen asgjë
po të mos ishin të tjerët në qiell
ai që të shikosh të mjafton
Saramantella Ferizolli, shkolla 9-
vjeçare Vranisht, Has
Florian Dajci, Krume
Hate Laçi, shkolla 9-vjeçare, Zahrisht, Has
Alesabeta Çaushi, shkolla 9-veçare Vlahen, Has
54
KRIJIME LETRARE (ese) KRIJIME LETRARE (ese)
Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne...
Dhurata
Një ditë mami më bëri një dhuratë. Ishte një libër me titull “Jam motra jote”. E hapa menjëherë. Në faqen e parë pashë një zemër
shumë të madhe, e cila ishte e ndarë në katër kutiza. Brenda çdo kutize ishte shkruar njëri nga emrat e familjarëve të mi. Hapa
faqen e dytë. Aty pashë një zemër të fryrë nga dashuria. U lumturova. Radhën e kishte faqja e tretë ku pashë foton e babait. Në
faqen e katërt ishte fotoja e mamasë, kurse në të pestën pashë foton e vëllait tim. E surprizuar, vazhdova të shfletoja faqet. Me
njërën prej faqeve më zuri syri fjalët: ditëlindje, dhurata, lumturi, gëzim, familje. Pas disa faqesh pashë të shkruara disa fjalë të
tjera: ditë e parë, shkollë, libra, banka, shokë, mësues. Këto fjalë vazhduan për disa faqe. Pas rreth katërmbëdhjetë faqesh pashë
një sfond me ngjyrë të zezë ku shkruheshin fjalët trishtim, mërzi, lot. Ndërsa faqet kalonin, shikoja plot gjëra: foto fëmijësh e të
rriturish, fjalë të mira e ca fjalë të këqija.Ajo që më bëri përshtypje ishte një pikturë. Piktura kishte të bënte me një rreth të madh si
toka, i mbushur brenda me fjalë: mirësi, dashuri, liri, respekt, tolerance, paqe e plot fjalë të tilla. Librit i erdhi shpejt fundi. Në
faqen e fundit shkruhej: “Motër, të desha, të dua dhe do të dua. Ishe bota ime, je lumturia ime, do të jesh malli im. Pjesën qendrore
të zemrës time e zë ti.Aty do të mbetesh gjithmonë. Kur hapa sytë, shoh që babi po më thërriste duke mbajtur në duar një bebe të
vogël.Tashmënuk ishanëëndërr.Kjo po qëishtedhuratë!
Dea Peka, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”,
Aështëevështirëtëarrihetlumturia nëditëtesotme
Eh! Të jesh i lumtur në ditët e sotme është shumë e vështirë madje për disa mund të thuhet fare e pamundur. Më duket vetja si një
kërkues thesaresh dhe jam vetëm në gjysmën e rrugës për ta hapur sëndukun që fsheh brenda tij fjalën më të çmuar, pasurinë më të
madhe, fjalën lumturi, por ama rrugës më kanë dalë shumë pengesa të cilat kanë dashur të më ndalojnë ta hap atë sënduk. Me duket
vetja si një kalorëse që duhet të përballet me armiqtë e lig sepse jeta është një sfidë e vështirë të cilën të duhet ta përballosh, jeta
është një lojë të cilën duhet ta luash dhe të mundohesh që të fitosh. Po kur ta fitoj këtë lojë vallë a do të mund të jem e lumtur? Po,
prandaj pas shumë sfidash mund të them se jeta është lumturi, shijoje por ama nuk duhet vetë kështjellën e jetës tënde duke filluar
nga themelet, duhet të përpiqesh shumë deri sa në fund të dalësh triumfues. Jeta është mister dhe ti duhet ta zbulosh atë sepse ne
nuk i dimë të papriturat dhe kthesat e jetës, prandaj nëse e arrin lumturinë, kujdesu mirë për të që të mos të të ikë nga duart. Eh tani
më duket sikur jam në një labirint dhe me duhet të gjej rrugën e duhur par të dalë dhe ta heq edhe një pengesë tjetër, por unë jam
optimiste dhe nuk dorëzohem lehtë, prandaj mendoj se do t'ia dal. Jeta është shumë dinake dhe ne para saj jemi thjesht një gur
shahu, por mundohu të mos jesh ushtar sepse ata eliminohen më shpejt, mundohu që të jesh mbretëreshë që të kesh mundësinë për
të jetuar e fituar! Eh, jeta në fund të fundit është jetë, të duhet ta jetosh dhe jo ti nënshtrohesh fatit tënd, por të luftosh par të
ndryshuar atë.
EridonaMici.
Dimri
Bardhësi! Hedh vështrimin në dritare dhe shoh që pemët paskan hequr dorë nga veshjet et tyre vjeshtarake. Shoh që velloja e
bardhë i paska mbështjellë ato. Oh sa bukur! Bizhuteritë e tyre më mahnitin! Kristale të bukura dëborë. Kam ftohtë por, nuk mund
të lë pa përmendur edhe ngrohtësinë e madhe që ndjej brenda vetes. Me borën luajmë, bëjmë plak prej dëbore dhe plot figura të
tjera, me të cilat edhe vetë dimri do të argëtohej. Eh pra! Retë gri, teksa shohin gëzimin në sytë e fëmijëve luftojnë me diellin. nuk
lënëasnjërrezetëtijshkrijnëfiguratebukuratëartittëfëmijëve.
Marsela Malaj, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”,
Saeçmuarështëjeta
Ditë pas dite, jave pas jave, muaj pas muaji, viti pas viti, lind një jetë. Kësaj jetë i jepet mundësia për të mësuar se sa e çmuar është
dhe çfarë vlerash ka. Jeta është e mundësia e vetme e cila nuk mund të përsëritet më. Ndaj ajo e ka një mbarim. Kjo është si një
trëndafil që çel, dhe me kalimin e kohës ai vyshket dhe vdes. Por nuk duhet të harrojmë diçka, jeta është në dorën tonë se si ta
jetojmë sa më lumturisht. Kjo nuk ka vetëm momente të bukura, por ka edhe momente të trishtuara. Jeta vazhdon dhe do të
vazhdojëtëekzistojëpëraqkohësa dojetojëbota.
NjomëzaGuri, klIX,shkolla9-vjeçare“VehbiShehu”, Bicaj
Fëmijëria
E ndërsa ecja ndër rrugicat e jetës plot kurthe e të papritura ndodhi që në një moment dëshiroja të isha, të ktheja kohën pas, të isha
fëmijë. Plot ëndrra për të ardhmen, dëshiroja të rritesha sa më para, tani e kuptoj se çdo të thotë të rritesh. E ndërsa kthehem në
kujtimet e fëmijërisë, ndër cepat ku vetëm dielli më vërente, ndihem si vite më parë. Dua që të strukem diku aty e të shijoj
momentet që nuk i shijova kur isha më e vogël. Retë e atij vendi më dukeshin sikur ishin përmalluar për mua e hera herës lëshonin
ca pikëza loti që më përshkonin fytyrën e njomur nga etja për lumturi. Erëza e malit më ledhatonte flokët, si ta kishte marrë malli
për aromën e tyre. Dielli lëshonte rrezet e tij të flakta për të tharë lotët e mi. Lulet me thërrasin e ndërsa bari më çlodh këmbët nga
sforcimet e jetës. Hera herës me dukej vetja si të isha Liza në botën e çudirave por isha në botën fëmijërore, në botën e ëndrrave ku
natyraprekpasqyrënejetës...
ShqipeSheta,shkollaemesme “Skenderbeu”,Krume
Lot
Lot për herë të parë pas shumë kohësh ndjej nj paqe e qetësi në shpirtin tim që kish kohë që nuk arrija ta gjeja. Ndjej ndoshta një
kënaqësi, ndoshta për vetë faktin se sot kuptova se ende ka ngelur pak drejtësi në këtë botë ëndrrash. Sot ndjehem e lumtur dhe
melankolike për ditët që vrullshëm u tretën në pluhurin e intrigës. Ndjej se ndoshta po arrij të gjej paqen e munguar, po arrij të
kuptoj se jo çdo gjë mund të jetë e zymtë rreth meje...se ka ende shpresë ...Jam e lumtur edhe nuk arrij ta shfaq atë që e ndjej pasi
pavarësisht se sa e lumtur jam, jam mësuar me fytyrën e ngrysur që më karakterizon prej kohësh...Po shikoj këtë moment me zjarr
sepse e di që do të zgjohem nga ëndrra sa hap e mbyll sytë e do të përfundoj sërish te ëndrra e ëndrrës së parealizuar. Por tani vetëm
frikë që s'kam, tani jam e fortë sa vështirë të përulem sërish para disfatës së jetës.Atje tutje vërvitem me shpresë që më mban gjallë
dhe unë dua ta jetoj. Sa më frymëzuan fjalët e mamit. Pa më të voglin dyshim ne të dyja bashkohemi në shumë pika, na mban
bashkë nj miqësi e paharrueshme dhe jemi të dyja të forta dhe thashë “mos më zhgënje”. Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë...Sa
shumë herë e kam dëgjuar këtë çfarë babai, tani e thënë nga nëna. Kjo qenie e brishtë dhe e dashur. Sa do të doja që çdo ditë të ishte
sikjoesotmja.
Leonora Brati,klVIII,shkolla“SejdiDida”, Krume
Qytetiim i sëardhmes
Qyteti im i dashur. Ulem në ballkon dhe vështroj qytetin tim. Në çdo cep të tij do të doja të bëheshin ndryshime. Mendoj të ardhmen
e tije dëshiroj të jetësi një kopsht me lule.Rrugët e asfaltuara,të pastra, me trotuaree pemëtë mbjelluranë to, do ngjasonin si kurora
zbukuruese rreth pallateve e ndërtesave të çdo lagjeje. Një qytet i sistemuar, me parqe të gjelbëruara me kënd lojërash për fëmijë,
me ambientesportive dhe argëtuese, do ia shtonin akoma më shumë bukurinë.Vazhdoj të mendoj dhe them me vete se çfarë mund të
bëj unë për qytetin tonë. Jam e vogël ndoshta tani, por dëshirat i kam të mëdha për të kontribuar sado pak për vendlindjen time. Një
mbeturinë e hedhur në vendin e duhur, një lule, një fidan i ri i mbjellur në kopshtin tim, në oborrin shkollës apo dhe në një park të
qytetit, do ishin shumë si për mua ashtu edhe për secilin nga bashkëmoshatarët e mi. I shkrova këto rreshta me pak fjalë si një
mesazh që i bën thirrje çdo banori të qytetit tim, i madh apo i vogël qoftë ai, për të ndërtuar të ardhmen e qytetit tonë, për të shtuar
jetëgjatësinëebrezavepasardhës.
BelkinaMulaj
Lufta edhearti
Të flasësh për dallimin mes artit dhe luftës është si të krahasosh të bardhën me të zezën. Lufta... një periudhë tmerresh, dhimbjesh,
gjakosjesh, konfliktesh, vrasjesh e izolimesh. E si mund ta përshkruajmë ndryshe veçse si një masakër shpirtërore, mendore e
fizike. Po të kthesh kokën nga shpëtimi prej luftës, cili është arti, është njëlloj sikur Zoti të të bashkojë me parajsën.Arti... muzikë,
tinguj, melodi, ngjyra, buzëqeshje, pikturë, skulpturë, figura, mbushje zbrazëtie e qetësi.Ajo është një rrugë për të vendosur paqen
,ë të qëndrueshme në botë me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë me mendjen e shpirtin tonë. Nuk besoj se ka njeri që nuk i di
pasojat e luftës e të mirat e paqes, por ka njerëz që duan të bëjnë sikur nuk i dinë. Ka njerëz që me vetëdije të plotë krijojnë konflikte,
që në fakt me pak tolerancë , mirëkuptim e mençuri do të ishin thjesht probleme të vogla. E pra, o njerëz, kur i dini këto pasoja, pse
nuk bëni zgjedhjen e duhur, paqen? Pse shkoni drejt shkatërrimit të jetës, të njerëzimit? Është e pamundur të mos përballesh me
ndonjë konflikt, por duhet të dish ti bësh ballë këtyre konflikteve e të drejtohesh drejt vullnetit të mirë, me anë të parimeve më të
lartanjerëzore.Kjo ështëdetyraqëçdonjerika,tëdijëtëpërballojëtëkeqenetëluftojëpërtëmirën.
Dean Peka,klVII,shkolla9-vjeçare“SejdiDida”, Krume
Loreta Sopaj, kl VII, shkolla “Ahemt Voka”, Gostil

More Related Content

Similar to Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016ALB-AID Kukes
 
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``
Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``Adriatik Rexha
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013ALB-AID Kukes
 
Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``
Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``
Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``Adriatik Rexha
 
Nje Foto vlen sa 1000 Fjale
Nje Foto vlen sa 1000 FjaleNje Foto vlen sa 1000 Fjale
Nje Foto vlen sa 1000 FjaleErmelinda Marku
 

Similar to Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015 (9)

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``
Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``Lujza  l. Hej  ``Mendimet E Zemres``
Lujza l. Hej ``Mendimet E Zemres``
 
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
Gazeta jemi edhe ne nr 43 dhjetor 2013
 
Parathenia e librit
Parathenia e libritParathenia e librit
Parathenia e librit
 
Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``
Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``
Nijazi Basha ``Mbi Mendimin``
 
Revise letrare
Revise letrare Revise letrare
Revise letrare
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Nje Foto vlen sa 1000 Fjale
Nje Foto vlen sa 1000 FjaleNje Foto vlen sa 1000 Fjale
Nje Foto vlen sa 1000 Fjale
 
Xhelozia
XheloziaXhelozia
Xhelozia
 

More from ALB-AID Kukes

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015ALB-AID Kukes
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014ALB-AID Kukes
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesALB-AID Kukes
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIALB-AID Kukes
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014ALB-AID Kukes
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014ALB-AID Kukes
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVEALB-AID Kukes
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...ALB-AID Kukes
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËSALB-AID Kukes
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)ALB-AID Kukes
 

More from ALB-AID Kukes (16)

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.58 Muaji SHKURT 2016
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.55 Muaji QERSHOR 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.53 Muaji April 2015
 
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
Gazeta jemi edhe ne Numri 50 Janar 2015
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
 
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder CountiesVICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
VICTIMS OF MUNITIONS in Lezhe and Shkoder Counties
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRIVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË SHQIPËRI
 
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËRVIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
VIKTIMAT E MUNICIONEVE NË QARQET LEZHË DHE SHKODËR
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE  MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
STRATEGJIA PER NGRITJEN E FONDEVE PER RRJETIN E TE MBIJETUARVE NGA MINAT DHE...
 
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËSPLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE  TË  FËMIJËVE, QARKU KUKËS
PLANI RAJONAL I VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË FËMIJËVE, QARKU KUKËS
 
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
Raport vleresimi i strategjise per femijet 2006 2011 (30 november 2012)
 

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015

  • 1. KRIJIME FIGURATIVE 8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org 1 Viti VII i botimit, nr. 52, mars 2015 Jemi edhe ne... Mars 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” 7-8 marsi Erdhi 7-8 marsi rri edhe mendoj mamin dhe mësuesen me se ti gëzoj? T'ju blej një dhuratë dhe një tufë me lule nuk po më pëlqen po më duket absurde Mendova, mendova po vallë ç'tju dhuroj? t'ju jap përqafime me këtë i gëzoj Se mamin e dua dhe zemra më rreh fort po edhe për mësuesin zemra më gufon Se mami më lindi të flas të mësoj por edhe mësuesja dije më dhuroi Leontina Voka, Gostil Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare Sejdi Dida, Krume Eridona Mici, Krume Artila Dogjani, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Eridona Mici, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume Sabina Cenaj, kl VIII, shkolla e mesme e bashkuar “Ahmet Voka”, Gostil
  • 2. 72 KRIJIME FIGURATIVE Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Donika Lleshi, Krume 3.1.Altruizmi Sic e theksuam edhe më sipër vullnetarizmi lidhet me altruizmin. Por çfarë kuptojmë me altruizëm?Altruizmi, është gatishmëria për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve, dëshira e synimi për t'i bërë mirë tjetrit. Shikuar në kuptimin terminologjik, altruizmi përkthehet në një fjali që mund të shpjerë lehtë në përfundim pak sa të gabuar kur të kihet parasyshë kompleksiteti shkencor në suaza filozofike, psikologjike dhe socbiologjike. Nëpër fjalorë terminologjik, ku bëhet fjalë për një zbërthim gjuhësorë, mjaftohemi me spjegimin se altruizëm është ndjenja për vendosmëri dhe prirje bujare e zemërgjërë për përkushtim dhe për tëdashur tëtjerët.Në njëpërgjithësimmëtëgjërë,por gjithëmonëi pamjaftuarmbialtruizminështëkualifikimise vetiamorale e shmangjes nga çdo lloj ngurimi për të privilegjuar tjetrin dhe manifestimi i jashtëzakonshëm që çfaqet për dashuri apo sakrificë për tjetrin, përbëjnë altruizmin (vetëmohimin). Në të vërtetë, ky spjegim edhe mund të merret i saktë nëse bazohemi dhe marim në konsideratë spjegimin etologjik por asesi sjelljet e qenies me aftësi të rafinuara të evoluimit të situatave të prodhuara, pra qenia njeri. Me këtë largohemi nga kufijtë e të përjashtuarës, mos të them të paqenurës kur njeriu është për tjetrin dhe kur ngritet mbi vetvehtenpërtjetrin. Është tejet e qëlluar doktrina pozitiviste e Emile Maximilien Paul Littré* ku thotë se altruizmi është "...domosdoshmëria për dashuri,qëështëeimponuarrrënjësishtngabashkimimesgjiniveqëtëmundtëmbijetojlloji." Në kuptim më të gjërë, sjelljet me qëllime të mira proshoqërore të ndërmara me dëshirë dhe që prodhojnë përfitime për të tjerët; format e ndihmës vetëmohuese pa qenë i detyrar me dhunë, si dhe vet dëshira dhe dashuria për tjetrin; si dhe për të konsideruar një sjellje, altruizëm, duhet marë parasyshë edhe cytjet për të bërë mirë. Me një fjalë, për tu plotësuar kushti që një sjellje të quhet altruizëm, duhet që akcioni të jetë i nisur me dëshirë e me qëllim të ruajtjes apo ngritjes së mirëqenies së tjetrit dhe mosshpresimi e mospritjaedhuratavetëndryshmesishpagim. 3.2.Llojetealtruizmit a) Gatishmëria spontane e njeriut për të ndihmuar tjetrin, është cilësi e përbashkët pasiqë i takon etapës para mendimit. Pra, shtin njeriun të haroj animin gjithashtu të lindur për ruajtjen e integritet vetanak. Altruizmi i këtillë, në këto rrethana të spontaneitetit pohonse ështëpjesëeqenësishmedheepandashmenganatyraenjeriutpondoshtaedheekafshëvenëpërgjithësi. b) Sipas J.J. Rousseau, mëshira është një komponentë fundamentale e altruizmit pasiqë njeriu e ka të lindur neverinë për të parë tjetrin në vuajtje. Sa më e fuqishme të jetë ndiesia ndaj hallit të tjetrit ; aq më i madh është altruizmi. Këtu unë do të shtoja faktin se ky lloj altruizmi i bazuar në mëshirë, është i kufizuar në aspektin se Rousseau, nuk mer parasyshë komponentet tjera tepër të rendësishmekurfletpërmëshirën,ekëtojanëetika,dhendjenjatvetanakeqëdallojnëngapersoninëperson. c) Ndërpreja sado e shkurtër që të jetë e egoizmit për të ndihmuar tjetrin në vështirësi, është bashkëvuajtje e duke u nisur nga pohimet e Rousseau dhe nga rrethanat tjera vetanake të neriut që haron në një moment të meret me vetvehten, prodhon altruizëm, natyrisht me intenzitet të ndryshëm që varet nga komponentat e përmendura më parë.Altruisti më i madh, nuk hidhet në ujë për të shpetuar tjetrin se rrethanat i sheh të pavolitshme për të ruajtur egzistencën e vet. Ose nuk din not ose nuk ka guximin e duhur… Në këto kushte, një notues i mirë o i dobët, ndërpren egoizmin që e karakterizon dhe arrin shkallë të lartë altruizmi dhe simpati të lakmueshme.Mekëtëshembullpraktikishtkalojmënënjëkritertjetërtëkritereveobjektivetëaltruzimitsiqëështëreciprociteti d) Sipas filozofëve që meren me çështje etike, reciprociteti (ndërsjellja, dobia dypalëshe) është një ndër kriteret kryesore objektive të altruizmit. Që nga mitet më të lashta gjejmë këtë element në etologjinë humane. « Bën mirë gjen mirë ! » , « Mos ia bën tjetrit atë nuk don të ta bëjnë ty ! »… Ndoshta ky aspekt i shiqimit ngushton pak hapësirën morale të altruizmit pasiqë gjejmë nyanca të egoizmit që lidhet enkas ose tërthorrazi me kujdesin për vetvehten, bëj mirë për të gjetur mirë, bëjë mirë për të ju shmangur represaljeve eventuale. Kurë spontaneiteti, ndjenja, dëshira, mëshira dhe dashuria për të bërë mirë janë prezente nga faktori reciprocitet, do të flasim për altruizëm me dobi objektive dypalëshe. Të imagjinuarit e vetvehtes në vendin e tjetrit është faktikisht vënia e tjetrit në vendin tonë se në këtë rast na prekim ndiesitë vetanake dhe reagimi është pasojë e sensibiliteit ; por, të venduarit në pozitë të tjetrit duke gjykuar e trajtuar ndërmarrjet vetanake, do të thotë se dëshirat dhe veprat rrjedhin sikur të jenë të tjetrit, nxitës i angazhimit është etologjik. Njëherit i angazhuari zbulon kështu, ndjenjat pozitive personale dhe bërja mirë tani mer vlerat e mirëfilltatëreciprocitetit. (Vijon nga numri I kaluar) Mikja ezemrës(ese) Si flladi i ëmbël që lehtë, lehtë lëkund gjethet e pemës në pranverë dhe të jep një qetësi shpirtërore, ashtu është edhe shoqja ime për mua, emri i saj është Rina. Një vajzë kaq e thjeshtë, me një trup të gjatë dhe të hollë si filizat e njomë që dalin në pranverë, e bukur, e përgjatë atij trupi derdhen bukur flokët ngjyrë kafe e të drejta të përkëdhelura nga fërshëllimë e erës ledhatuese që e bëjnë të duket si një princeshë. Kudo shkel ajo rrezaton gëzim dhe çiltërsi me sytë e zinj, ku pas tyre fshihet një oqean i madh ëndrrash dhe dëshirash. Nga buzët e saj të kuqe si gjaku me një formë të përkryer dalin vetëm fjalë të ëmbla që të bëjnë ta duash edhe më shumë, sepse ajo udhëhiqet nga thjeshtësia. NË shpirtin e saj të pastër që ngjason me buzëqeshjen e pafajshme të një fëmije ndodhen të gdhendura ëndrra dhe dëshira të mëdha për jetën. Asaj i pëlqen tu japë njerëzve ngrohtësi dhe kurrë nuk i pëlqen të zihet sepse sipas saj e keqja sjell të keqen. Gjithmonë rri e buzëqeshur edhe poqe se në zemrën e saj ka vuajtje. Gjithmonë të jep ngrohtësi edhe pse në zemrën e saj shi i fortë e godet.Ajo është një vajzë unike me karakter të fortë e aftë për të bërë ballë çdo dallge shkumuese të jetës. Rina gjithashtu ka një natyrë sentimentale të dhënë pas emocioneve të forta dhe e surprizave të bukura, një vajzë e zgjuar me një mision të lartë në vetvete që një ditë të bëhet një mjeke shumë e zonja që të shërbejë njerëzve të ndjehen më mriz. Ja pra, kjo vajzë e thjeshtë nga një fshat i vogël e mbushur me shumë ëndrra dhe dëshira të mëdhapërjetën.Shpresojsenjëditëdotëarrijëgjithçkanëjetënesaj. Gentjana Pepa, kl XI, shkolla e mesme “BajramAbdiu”, Edmond Bardhoshi, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has Briken Kurpali, shkolla 9-vjeçare Letaj, Has Medin Murataj, kl IX, shkolla e mesme e bashkuar “Ahmet Voka”, Gostil Njomeza Guri, kl IX, shkolla “Vehbi Shehu”, Bicaj
  • 3. 3 Mars 2015_________________________________________________Jemi edhe ne...Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... 6 KRIJIME FIGURATIVE KRIJIME LLETRARE Mëfal Mëfalqëtynuk tëshikova mëfalqëshumëlarsynova mëfalodiellqëngadritajoteu verbova mëfalqëkaqshumëtëbesova mëfalohënëqënatëntëharrova mëfalsebukurinëtëndese shijova mëfalomalqëtys'tërespektova mëfalsendoshtashumëtënënvlerësova mëfalodetsetytëadmirova mëfalseëndrratpërtyindërtova mëfalorrugëqëngatikalova mëfalsetyndoshtatëlëndova mëfalotokësetytëshkela mëfalseëndrrëntytapreva mëfalogur qëmedorëtëmora mëfalseshumëlarg tëhodha më fal o Zot që pak momente për ty u kujtova mëfalseaqsaduhetnuktërespektova mëfalojetësetënënvlerësova mëfalsetëjetojharrova Leonora Brati, kl VIII, shkolla “Sejdi Dida”, Krumë Magjiaejetës Më mësovetëshkruaj mëmësovetëlexoj mëmësoveshumëgjëra dheunëtëfalënderoj Ari dheargjendi janëgjëramevlerë por mëtëpasur sedija nuk do jenëasnjëherë Çelësiidijestonë jevetëmtishkollajonë qënetëmësojmë dhejut'jugëzojmë Njomëza Guri, kl IX, shkolla 9- vjeçare“VehbiShehu”, Bicaj Botëkuptim ivështirë Ëndrra,çështjenediskutim dëshiramendimmeshqetësim Dashurialëndimpalëndim Familjamësimpërzhvillim Çështjapadebat Nuk njehaleat Në jetënendërlikuar teklabirintiindaluar Dritaezgjidhjessë dyshimit gjendetbrendakrimit Ëmbëlsiraqëtërregullonshijen Rrugaqëtëtregondijen Ndodh brendateje ështëbrendameje mëndjekkudo pounëselëshoj vendiqëmëdo dhes'dua talëndoj periiArianësqëtëtërheqpas vetes dhetinukishqitesh ngafrikasidombetesh Ajoështëmety nuktëlëndon,nuktëlëshon tëmbanfortnëjetë tëcilëneformonvetë Tise lëshon ajoaqmëpak kështutëdy tok formojnëjetënplot Atykuekzistongjithçka lumturiadhedëshpërimi dashuriaeurrejtja porfrytimblidhtenganjëevetmja Arbnora Dogjani, kl IX, shkolla 9- vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Nënaime Sapo diellilind zogunisefluturon fjalëtemianënësjaçon Shumëherëmendoja kur pranënënësrrija sado larg tëjem nëzemrënesajflija Ah mojnënëeëmblanënë nëzemrëntimetytakam jepërmuametëvërtetë mëeshtrenjtanëkëtëjetë Leonora Meshi, shkolla “SejdiDida”, Krume Mos ia vlerën askujt Mos ia ul vlerën një ylli se ai ka vlerën e vet së bashku me yjet e tjerë bëjmë dritën e vërtet Mos ia ul vlerën një ylli Sado i vogël që të jetë po të ishte qielli bosh pa të s'ka dritë të vërtetë Mos ia ul vlerën një ylli edhe pse dritën e tij një tjetër mbulon mos kujto se ai s'vlen asgjë po të mos ishin të tjerët në qiell ai që të shikosh të mjafton Saramantella Ferizolli, shkolla 9- vjeçare Vranisht, Has Florian Dajci, Krume Hate Laçi, shkolla 9-vjeçare, Zahrisht, Has Alesabeta Çaushi, shkolla 9-veçare Vlahen, Has
  • 4. 54 KRIJIME LETRARE (ese) KRIJIME LETRARE (ese) Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Mars 2015________________________________________________Jemi edhe ne... Dhurata Një ditë mami më bëri një dhuratë. Ishte një libër me titull “Jam motra jote”. E hapa menjëherë. Në faqen e parë pashë një zemër shumë të madhe, e cila ishte e ndarë në katër kutiza. Brenda çdo kutize ishte shkruar njëri nga emrat e familjarëve të mi. Hapa faqen e dytë. Aty pashë një zemër të fryrë nga dashuria. U lumturova. Radhën e kishte faqja e tretë ku pashë foton e babait. Në faqen e katërt ishte fotoja e mamasë, kurse në të pestën pashë foton e vëllait tim. E surprizuar, vazhdova të shfletoja faqet. Me njërën prej faqeve më zuri syri fjalët: ditëlindje, dhurata, lumturi, gëzim, familje. Pas disa faqesh pashë të shkruara disa fjalë të tjera: ditë e parë, shkollë, libra, banka, shokë, mësues. Këto fjalë vazhduan për disa faqe. Pas rreth katërmbëdhjetë faqesh pashë një sfond me ngjyrë të zezë ku shkruheshin fjalët trishtim, mërzi, lot. Ndërsa faqet kalonin, shikoja plot gjëra: foto fëmijësh e të rriturish, fjalë të mira e ca fjalë të këqija.Ajo që më bëri përshtypje ishte një pikturë. Piktura kishte të bënte me një rreth të madh si toka, i mbushur brenda me fjalë: mirësi, dashuri, liri, respekt, tolerance, paqe e plot fjalë të tilla. Librit i erdhi shpejt fundi. Në faqen e fundit shkruhej: “Motër, të desha, të dua dhe do të dua. Ishe bota ime, je lumturia ime, do të jesh malli im. Pjesën qendrore të zemrës time e zë ti.Aty do të mbetesh gjithmonë. Kur hapa sytë, shoh që babi po më thërriste duke mbajtur në duar një bebe të vogël.Tashmënuk ishanëëndërr.Kjo po qëishtedhuratë! Dea Peka, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Aështëevështirëtëarrihetlumturia nëditëtesotme Eh! Të jesh i lumtur në ditët e sotme është shumë e vështirë madje për disa mund të thuhet fare e pamundur. Më duket vetja si një kërkues thesaresh dhe jam vetëm në gjysmën e rrugës për ta hapur sëndukun që fsheh brenda tij fjalën më të çmuar, pasurinë më të madhe, fjalën lumturi, por ama rrugës më kanë dalë shumë pengesa të cilat kanë dashur të më ndalojnë ta hap atë sënduk. Me duket vetja si një kalorëse që duhet të përballet me armiqtë e lig sepse jeta është një sfidë e vështirë të cilën të duhet ta përballosh, jeta është një lojë të cilën duhet ta luash dhe të mundohesh që të fitosh. Po kur ta fitoj këtë lojë vallë a do të mund të jem e lumtur? Po, prandaj pas shumë sfidash mund të them se jeta është lumturi, shijoje por ama nuk duhet vetë kështjellën e jetës tënde duke filluar nga themelet, duhet të përpiqesh shumë deri sa në fund të dalësh triumfues. Jeta është mister dhe ti duhet ta zbulosh atë sepse ne nuk i dimë të papriturat dhe kthesat e jetës, prandaj nëse e arrin lumturinë, kujdesu mirë për të që të mos të të ikë nga duart. Eh tani më duket sikur jam në një labirint dhe me duhet të gjej rrugën e duhur par të dalë dhe ta heq edhe një pengesë tjetër, por unë jam optimiste dhe nuk dorëzohem lehtë, prandaj mendoj se do t'ia dal. Jeta është shumë dinake dhe ne para saj jemi thjesht një gur shahu, por mundohu të mos jesh ushtar sepse ata eliminohen më shpejt, mundohu që të jesh mbretëreshë që të kesh mundësinë për të jetuar e fituar! Eh, jeta në fund të fundit është jetë, të duhet ta jetosh dhe jo ti nënshtrohesh fatit tënd, por të luftosh par të ndryshuar atë. EridonaMici. Dimri Bardhësi! Hedh vështrimin në dritare dhe shoh që pemët paskan hequr dorë nga veshjet et tyre vjeshtarake. Shoh që velloja e bardhë i paska mbështjellë ato. Oh sa bukur! Bizhuteritë e tyre më mahnitin! Kristale të bukura dëborë. Kam ftohtë por, nuk mund të lë pa përmendur edhe ngrohtësinë e madhe që ndjej brenda vetes. Me borën luajmë, bëjmë plak prej dëbore dhe plot figura të tjera, me të cilat edhe vetë dimri do të argëtohej. Eh pra! Retë gri, teksa shohin gëzimin në sytë e fëmijëve luftojnë me diellin. nuk lënëasnjërrezetëtijshkrijnëfiguratebukuratëartittëfëmijëve. Marsela Malaj, kl VII, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Saeçmuarështëjeta Ditë pas dite, jave pas jave, muaj pas muaji, viti pas viti, lind një jetë. Kësaj jetë i jepet mundësia për të mësuar se sa e çmuar është dhe çfarë vlerash ka. Jeta është e mundësia e vetme e cila nuk mund të përsëritet më. Ndaj ajo e ka një mbarim. Kjo është si një trëndafil që çel, dhe me kalimin e kohës ai vyshket dhe vdes. Por nuk duhet të harrojmë diçka, jeta është në dorën tonë se si ta jetojmë sa më lumturisht. Kjo nuk ka vetëm momente të bukura, por ka edhe momente të trishtuara. Jeta vazhdon dhe do të vazhdojëtëekzistojëpëraqkohësa dojetojëbota. NjomëzaGuri, klIX,shkolla9-vjeçare“VehbiShehu”, Bicaj Fëmijëria E ndërsa ecja ndër rrugicat e jetës plot kurthe e të papritura ndodhi që në një moment dëshiroja të isha, të ktheja kohën pas, të isha fëmijë. Plot ëndrra për të ardhmen, dëshiroja të rritesha sa më para, tani e kuptoj se çdo të thotë të rritesh. E ndërsa kthehem në kujtimet e fëmijërisë, ndër cepat ku vetëm dielli më vërente, ndihem si vite më parë. Dua që të strukem diku aty e të shijoj momentet që nuk i shijova kur isha më e vogël. Retë e atij vendi më dukeshin sikur ishin përmalluar për mua e hera herës lëshonin ca pikëza loti që më përshkonin fytyrën e njomur nga etja për lumturi. Erëza e malit më ledhatonte flokët, si ta kishte marrë malli për aromën e tyre. Dielli lëshonte rrezet e tij të flakta për të tharë lotët e mi. Lulet me thërrasin e ndërsa bari më çlodh këmbët nga sforcimet e jetës. Hera herës me dukej vetja si të isha Liza në botën e çudirave por isha në botën fëmijërore, në botën e ëndrrave ku natyraprekpasqyrënejetës... ShqipeSheta,shkollaemesme “Skenderbeu”,Krume Lot Lot për herë të parë pas shumë kohësh ndjej nj paqe e qetësi në shpirtin tim që kish kohë që nuk arrija ta gjeja. Ndjej ndoshta një kënaqësi, ndoshta për vetë faktin se sot kuptova se ende ka ngelur pak drejtësi në këtë botë ëndrrash. Sot ndjehem e lumtur dhe melankolike për ditët që vrullshëm u tretën në pluhurin e intrigës. Ndjej se ndoshta po arrij të gjej paqen e munguar, po arrij të kuptoj se jo çdo gjë mund të jetë e zymtë rreth meje...se ka ende shpresë ...Jam e lumtur edhe nuk arrij ta shfaq atë që e ndjej pasi pavarësisht se sa e lumtur jam, jam mësuar me fytyrën e ngrysur që më karakterizon prej kohësh...Po shikoj këtë moment me zjarr sepse e di që do të zgjohem nga ëndrra sa hap e mbyll sytë e do të përfundoj sërish te ëndrra e ëndrrës së parealizuar. Por tani vetëm frikë që s'kam, tani jam e fortë sa vështirë të përulem sërish para disfatës së jetës.Atje tutje vërvitem me shpresë që më mban gjallë dhe unë dua ta jetoj. Sa më frymëzuan fjalët e mamit. Pa më të voglin dyshim ne të dyja bashkohemi në shumë pika, na mban bashkë nj miqësi e paharrueshme dhe jemi të dyja të forta dhe thashë “mos më zhgënje”. Kjo nuk do të ndodhë asnjëherë...Sa shumë herë e kam dëgjuar këtë çfarë babai, tani e thënë nga nëna. Kjo qenie e brishtë dhe e dashur. Sa do të doja që çdo ditë të ishte sikjoesotmja. Leonora Brati,klVIII,shkolla“SejdiDida”, Krume Qytetiim i sëardhmes Qyteti im i dashur. Ulem në ballkon dhe vështroj qytetin tim. Në çdo cep të tij do të doja të bëheshin ndryshime. Mendoj të ardhmen e tije dëshiroj të jetësi një kopsht me lule.Rrugët e asfaltuara,të pastra, me trotuaree pemëtë mbjelluranë to, do ngjasonin si kurora zbukuruese rreth pallateve e ndërtesave të çdo lagjeje. Një qytet i sistemuar, me parqe të gjelbëruara me kënd lojërash për fëmijë, me ambientesportive dhe argëtuese, do ia shtonin akoma më shumë bukurinë.Vazhdoj të mendoj dhe them me vete se çfarë mund të bëj unë për qytetin tonë. Jam e vogël ndoshta tani, por dëshirat i kam të mëdha për të kontribuar sado pak për vendlindjen time. Një mbeturinë e hedhur në vendin e duhur, një lule, një fidan i ri i mbjellur në kopshtin tim, në oborrin shkollës apo dhe në një park të qytetit, do ishin shumë si për mua ashtu edhe për secilin nga bashkëmoshatarët e mi. I shkrova këto rreshta me pak fjalë si një mesazh që i bën thirrje çdo banori të qytetit tim, i madh apo i vogël qoftë ai, për të ndërtuar të ardhmen e qytetit tonë, për të shtuar jetëgjatësinëebrezavepasardhës. BelkinaMulaj Lufta edhearti Të flasësh për dallimin mes artit dhe luftës është si të krahasosh të bardhën me të zezën. Lufta... një periudhë tmerresh, dhimbjesh, gjakosjesh, konfliktesh, vrasjesh e izolimesh. E si mund ta përshkruajmë ndryshe veçse si një masakër shpirtërore, mendore e fizike. Po të kthesh kokën nga shpëtimi prej luftës, cili është arti, është njëlloj sikur Zoti të të bashkojë me parajsën.Arti... muzikë, tinguj, melodi, ngjyra, buzëqeshje, pikturë, skulpturë, figura, mbushje zbrazëtie e qetësi.Ajo është një rrugë për të vendosur paqen ,ë të qëndrueshme në botë me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë me mendjen e shpirtin tonë. Nuk besoj se ka njeri që nuk i di pasojat e luftës e të mirat e paqes, por ka njerëz që duan të bëjnë sikur nuk i dinë. Ka njerëz që me vetëdije të plotë krijojnë konflikte, që në fakt me pak tolerancë , mirëkuptim e mençuri do të ishin thjesht probleme të vogla. E pra, o njerëz, kur i dini këto pasoja, pse nuk bëni zgjedhjen e duhur, paqen? Pse shkoni drejt shkatërrimit të jetës, të njerëzimit? Është e pamundur të mos përballesh me ndonjë konflikt, por duhet të dish ti bësh ballë këtyre konflikteve e të drejtohesh drejt vullnetit të mirë, me anë të parimeve më të lartanjerëzore.Kjo ështëdetyraqëçdonjerika,tëdijëtëpërballojëtëkeqenetëluftojëpërtëmirën. Dean Peka,klVII,shkolla9-vjeçare“SejdiDida”, Krume Loreta Sopaj, kl VII, shkolla “Ahemt Voka”, Gostil