Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

energjia dhe burimet e energjise

70,220 views

Published on

Published in: Science

energjia dhe burimet e energjise

  1. 1. PROJEKT LENDA: FIZIKE TEMA: ENERGJIA DHE BURIMET E ENERGJISE.
  2. 2. LLOJET E ENERGJISE  Energjinë përreth nesh e gjejmë në forma të ndryshme. Ndër format më të përhapura janë : 1. Energjia kinetike 2. Energjia potenciale 3. Energjia kimike 4. Energjika bërthamore (nga ndarja e atomit) 5. Energjia elektrike 6. Energjia termike 7. Energjia diellore
  3. 3. ENERGJIA KINETIKE  Energjia kinetike është aftësia e trupave që të kryejnë punë për shkak se kanë një shpejtësi të caktuar. Për ta llogaritur energjinë kinetike të trupit me masën , i cili lëviz me shpejtësi , bëhet llogaritja e punës, e cila nevojitet që forca ta nxitojë trupin në ndonjë rrugë nga gjendja e qetësisë deri në gjendjen me shpejtësi . Pra, madhësia e energjisë kinetike është e barabartë me punën e cila është kryer në mënyrë që trupi ta ketë fituar shpejtësinë . energjia kinetike do të jetë: A=Ek=1/2 mv2
  4. 4. ENERGJIA POTENCIALE  Përveç energjisë kinetike, të cilën e shkakton lëvizja, trupi mund ta ketë edhe energjinë potenciale, e cila është pasojë e pozitës së tij ndaj trupave të tjerë apo pasojë e konfiguracionit të trupit, përkatësisht e sistemit të trupit. Trupat kanë energji potenciale për shkak të veprimit reciprok të tyre. Ashtu trupi me masën , i ngritur në lartësinë mbi sipërfaqen e Tokës, ka një energji potenciale të caktuar dhe është i aftë, që duke zbritur nga ajo lartësi, të kryejë një punë të caktuar. Ngjashëm, susta elastike ka energji potenciale dhe, duke u kthyer në pozitën ekuilibruese, mund të kryejë punë. Varësisht nga forca e cila vepron në trup, dallohen këto lloj energjish potenciale: të gravitetit, elastike, elektrostatike dhe magnetike. Në mekanikë do të shqyrtohen vetëm dy të parat (të gravitetit dhe elastike).
  5. 5. ENERGJIA BERTHAMORE  Energjia bërthamore është energji e fituar me metodat e fusionit të kontrolluar në ndërtesa qendrore të Centrale Bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore dhe në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera. Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Gjendje e ngjajshme ndodhet edhe në Indi. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Më 2005, reaktorët bërthamorë prodhonin rreth 6% të energjisë që konsumohej. Rusia energjinë bërthamore e shehë si një mundësi për eksportë. Më anën tjetër në Gjermani, në vitin 2006, 12% e energjis së përdorur vinte nga energjia bërthamore. Përqindje e lartë për një vend që trumpeton për mbylljen e qendrave të energjis bërthmamore.
  6. 6. LLOJE TE TJERA ENERGJISH  Energjia termike : Energjia e brendshme e sistemit, e barabartë me shumën e energjive kinetike dhe potenciale të grimcave të sistemit.Ajo mund të prodhohet nga fërkimi dhe sjell ndryshim të temperaturës së sistemit.  Energjia kimike : shuma e energjive të plota te grimcave perberese të molekulave. Energjia kimike e karburanteve dhe e ushqimeve janë format e energjise kimike te depozituara.  Energjia elektrike është energjia e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
  7. 7. BURIMET E ENERGJISE  Burimet e ripërtërishme të energjisë janë burime jo-fosile të energjisë të tilla si: 1. Energjia e erës 2. Energjia diellore 3. Hidro-energjia 4. Energjia e biomasës 5. Energjia gjeotermike 6. Energjia e valëve të detit 7. Energjia nga baticat dhe zbaticat 8. Gazi nga mbeturinat  Burimet e pariperteritshme Lëndët djegëse fosile:  Thëngjilli  Nafta  Gazi natyror  Lëndët djegëse nukleare
  8. 8. THENIE MBI ENERGJINE  "Energjia dhe këmbëngulja ndryshojnë gjithçka". Benjamin Franklini  "Energjia është e njëjtë me dëshirën dhe qëllimin." Sheril Adams  "Energjia është një kënaqësi e amshueshme, dhe kush dëshiron, por nuk vepron, përhap murtajën." Uilliam Blejk  "Synimet ju ndihmojnë të kanalizoni energjitë tuaja në veprim. " Les Braun

×