SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
Download to read offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
1 8 M A R S 2 0 1 9 N R . 6 7
Në takimin e 67 të Vatrës Biblike, ishin të
pranishëm 22 pjesëmarrës.
Nën drejtimin e Atë Flavios vijuam me
komentimin e kapitullit të 20 të Mateut.
20,17-19: Jezusi lajmëron për të tretën
herë mundimin e tij
Shpërblimi i Jezusit do të jetë në Jeruza-
lem. Ngjitja e Jezusit në Jeruzalem është
e parapërgatitur nga Shëmbëlltyra e
shërbëtorëve. Edhe për Birin e njeriut do
ketë shpërblim. Shpërblimi i Tij është
misteri i Pashkëve. Ky është shpërblimi
përfundimtar, jo vetëm i Jezusit, por edhe
për ne.
Biri i njeriut është një shprehje që ka origjinë profetike. Është përdorur nga Ezekie-
li profet dhe disa profetë të tjerë. 1) dikush që vjen mes nesh e prej nesh(Ezekieli), 2) me
një mision të veçantë prej së larti(Danieli), 3) e ky mision realizohet nëpërmjet flijimit të
vetëvetes siç tregon Isaia për shërbëtorin e Jahveut. Këtë koncept nuk e ka krijuar Jezusi,
por e ka marrë në ambientin e kohës. Judenjtë kishin bashkur 3 figurat e tyre tek Mesia.
Është i vetmi titull që Jezusi ia aplikon vetëvetes.
20,20-28: Ambiciet e dishepujve
Nëna e dy vëllezërve mendon, a nuk është duke shkuar Jezusi në Jeruzalem për të marrë
pushtetin si bir i Davidit? E bijtë e saj, përveçse miq, a nuk mund të jenë edhe këshilltarët
e tij të parë?
Jezusi pranon pozitivisht pohimin e dy dëshiruesve për të qëndruar me të. E di se do ta
bëjnë, por sipas një perspektive që ata ende nuk mund ta njohin dhe mjaft e ndryshme nga
ajo që ata e marrin me mend në atë moment.
Së fundmi, reagojnë dhjetë të tjerët të cilët ndihen të përjashtuar nga debati ... e ndoshta
edhe nga ndarja e vendeve të pushtetshme.
Jezusi duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm se nuk është Mesia politiko-kombëtar i pritur
nga shumë kush, pohon se hierarkitë brenda Mbretërisë së qiejve ndjekin shkallë të
papërputhshme me karrierat e njerëzve pushtetarë.
Sërish del në pah logjika paradoksale e lumnive e cila çmon atë që bota e përbuz.
Në zhvillimin e këtij dialogu dalin në dukje dy temat e këtij seksioni:
 qendërsia e të vegjëlve në realizimin e Mbretërisë në përkim me atë që paraprin
 Jezusi që bëhet i vogël për t’u dorëzuar në flijim për të mirën e të gjithëve, në përkim
me atë që vijon.
(shiko në faqen 5)
Vatra Biblike takimi nr. 67
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Duaj deri në dhimbje. Nëse dhemb, kjo është shenjë e mirë.”
Shën Tereza e Kalkutës
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
21 MARS 2019
Ora 19.00—20.30
Famullia
“Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
(tek salla)
Padre
Flavio Cavallini
OFM
Ju lutemi lexoni
kapitullin 20
të Ungjillit
F A Q J A 2
J E T A E V A T R Ë S N R . 6 7
PROGRAMI I TAKIMIT nr. 68
Profetët e vegjël janë dymbëdhjetë: Ozea, Joeli, Amosi, Abdia, Jona, Mikea,
Nahumi, Habakuku, Sofonia, Agjeu, Zakaria e Malakia. Ndarja në profetë të
vegjël dhe të mëdhenj nuk i referohet rëndësisë së tyre, por gjatësisë së veprave të
mbetura. Quhen edhe profetë “shkrimtarë”, sepse kanë lënë emrin e tyre në librat
e Besëlidhjes së Vjetër. Bibla kujton edhe profetë të tjerë si Elia, Eliseo dhe
Natani.
FJALOR I THJESHTË
PROFETËT E VEGJËL
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
Vazhdojmë leximin dhe komentimin mbi pjesën e pestë të Ungjillit sipas
Mateut. Këshillohet të përgatiteni duke lexuar të gjithë kapitullin 20.
“
”
TOKA E BIBLËS
Në mes të një mozaiku qytetërimesh
Ngjarjet e mëdha të Biblës ndodhin në të ashtuquajturën “gjysëm hëna pjellore”,
në të cilën përfshihet edhe territori i Palestinës. E rrethuar nga zona me
shkretëtira, “gjysëm hëna pjellore” përshkruan një hark gjigand: fillon nga gjiri
Persik, shkon drejt veri-perëndimit duke u ngjitur nëpër lumenjtë Tigri dhe
Eufrat, deri në kufi me Turqinë e sotme. Pastaj merr një kthesë të fortë drejt jugut
duke zbritur përmes Libanit, Sirisë dhe Palestinës e në fund vazhdon me pikën
lindore të harkut përgjatë Nilit.
Një kryq i mbajtur lehtë
dhe pa ato telashe,
nuk është kryq.
Një vuajtje e paqshme
nuk është më vuajtje.
Ne ankohemi nga vuajtjet.
Ne duhet të kemi më
shumë arsye për tu ankuar
se nuk vuajmë,
pasi asgjë nuk na bën ta
duam Zotin Tonë
më shumë se të mbajmë
Kryqin e Tij.
Oh, sa bukur bashkohen
shpirtrat me
Zotin Tonë Jezu Krishtin
në dashurinë dhe
virtytin e Kryqit të Tij.
Shën Gjon Maia Vianei
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 6 7
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 60: A predikojnë profetët të ardhmen?
Pak po e pak jo. Profetët janë personazhe që Hyji i zgjedh që të mund të flasë me
njerëzit, pra janë pak a shumë “zëri i Hyjit”. Kështu që, ata kanë marrë prej tij një
mision, pra një detyrë shumë të rëndësishme, e për këtë Hyji iu ka dhuruar forcën
dhe Shpirtin e tij. Kur profetët shkonin për të folur me popullin dhe me
udhëheqësit e tij, priftërinjt dhe mbretërit, thonin atë që Hyji iu kishte sugjeruar:
që populli nuk u bindej urdhërave të Hyjit e që udhëheqësit po favorizonin
padrejtësitë, profeti ua shpjegonte se duke vazhduar kështu me siguri do të
përfundonin keq. Fatkeqësisht Izraeli dhe udhëheqësit e tij nuk i dëgjuan këta
profetë e përfunduan në mërgim, pra në tokë të huaj. Kur populli e kuptonte të
keqen e bërë, profetët vinin dhe i thonin që të mos kishte frikë, sepse Hyji me
siguri do të ndërhynte për t'i ndihmuar e kështu ndodhte. Kështu që profetët
tregonin pak të ardhmen, por sigurisht që nuk predikonin se të nesërmen do të
ishte ditë me diell, apo se mësuesja do t'i pyeste në mësim. Nuk ishin as
magjistarë as fallxhorë.
101 PYETJE MBI BIBLËN
UNGJILLI SIPAS
MATEUT
UDHËRRËFYESI PËR NJË
LEXIM TË
VAZHDUESHËM
Nga
Atë Flavio Cavallini, OFM
Të premten, më 15 Mars, Vatra Biblike Katolike në Durrës
zhvilloi takimin e 19-të ku morën pjesë 9 persona. Takimi
u drejtua nga Atë Flavio, i cili filloi shpjegimin e kapitullit
të gjashtë të Ungjillit sipas Mateut.
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
DURRËS
Ungjillizimi, një proces me etapa
Në datën 22 dhe 23 Mars, do të zhvillohet
në Nënshat, seminari mbi Ungjillizimin.
Seminari do të drejtohet nga Atë Flavio
Cavallini, Dom Vitor Potaj dhe Dom
Angjelin Krygja
Seminari ofron një mundësi formimi në
ndërtim të një Kishe ungjillizuese, fal
angazhimit të laikëve ndaj njerëzve të
sotëm. Seminari u drejtohet veçanërisht
katekistëve dhe animatorëve baritorë të
famullive dhe të shkollave.
Do të ketë ligjërata, punë në grupe dhe lutje
të përbashkëta.
Nëse jeni të interesuar ju lutem na
kontaktoni deri më datën 21 Mars në
adresën tonë vatrabiblike@gmail.com
ose në numrin e tel 0696108474.
NJOFTIM
Shumë herë në Ungjill, Jezusi quhet Biri i Njeriut
(shpesh herë e përdor edhe ai këtë shprehje). Çfarë do të
thotë kjo shprehje?
Titulli “biri i njeriut” ose “bir njeriu”, i cili gjendet në
Ungjijtë, rrjedh nga shprehja hebraike (ose aramaike), e cila
tregon njerëzimin ose një njeri të vetëm.
Në Besëlidhjen e Vjetër, shprehja shfaqet shpesh si një
përcaktim për “njerëzimin” ose “qenien njerëzore”, në
kundërshtim me qëllimet hyjnore (Ps 8, 5: “çka është
atëherë njeriu që ta kujtosh, biri i Adamit që të
përkujdesesh për të?”; Ps 144, 3: “O Zot, e ç’është njeriu që
t’i japësh rëndësi, biri i njeriut që të kujdesesh për të?”;
Num 23,19: “nuk është Hyji porsi njeriu që të gënjejë, porsi
biri i Adamit që të ndërrojë!”).
Kjo shprehje përdoret 93 herë edhe në librin e Ezekielit, si diçka e përcaktuar për profetin, në kontrast me
madhështinë e Hyjit që i flet.
Por mbi të gjitha është një tekst shumë i rëndësishëm në librin e Danielit: “Unë po shikoja kështu në vegimin e natës:
Kur ja, në retë e qiellit, po vinte dikush si Biri i njeriut! Arriti deri tek i Tejetlashti i motit dhe qe paraqitur para tij. Ai i
dha pushtetin, nderin e mbretërinë. Të gjithë popujt, fiset e gjuhët u shtruan nën shërbimin e tij: pushteti i tij pushtet i
amshuar, që kurrë s’do të merret, mbretëria e tij kurrë nuk do të prishet. ... Mua, Danielin, më tmerruan këto gjëra.
Vegimet që më vlonin në mend më morën mendsh. Ju afrova njërit prej atyre që ishin aty e kërkova të ma thotë të
vërtetën lidhur me të gjitha këto. Ai më përgjigji e ma dha shpjegimin e këtyre gjërave: ‘Këto katër egërsira të mëdha,
janë katër mbretër që do të ngriten mbi tokë; do ta marrin veç prej tyre mbretërinë dhe do ta mbajnë për shekuj të
shekujve shenjtërinë e Hyjit Tejetlartë’”. (Dan 7, 13-18)
Në librin e Danielit nuk është e qartë nëse shprehja “biri i njeriut” e kishte marrë tashmë vlerën e një titulli. Në
vizionin apokaliptik që shpall triumfin e Izraelit mbi tiranin Antioko IV, mbreti i Sirisë (215-164 para Krishtit), Danieli
shikon “dikë si Biri i njeriut”, i prezantuar me triumf para fronit të Hyjit deri në fundin e kohërave.
Duhet shtuar se ky term është përdorur edhe tek “shembëlltyrat” në librin e Enokut, një apokrif hebre i shekullit I
para Krishtit. (1 Enok 37-71). Këto shëmbëlltyra duket se furnizojnë një paralel me tipin e zhvillimit që ka ndodhur në
traditën ungjillizuese, ku shprehja “biri i njeriut”, merr një peshë teologjike më të madhe.
Në Besëlidhjen e Re, shprehja përdoret vetëm si një vetëpërcaktim i Jezusit. Të vetmet përjashtime janë
atëherë kur citohet Danieli ose Psalmet. (Kështu, tek Veprat 7, 56; Eb 2, 6; Ap 1, 13; 14, 14). Interpretuesit i kanë
grupuar në tre përdorimet e ndryshme të këtij titulli.
 Jezusi në kontekstin e misionit të tij tokësor (Marku 2, 10; autoriteti për të falur mëkatet; 2, 28: Jezusi,
Hyji i të shtunës; mund të shihet edhe Mateo 8, 20; 113, 37; 12, 32; 16, 13; 18,11; Luka 7, 34; 11, 30;).
 Jezusi mes poshtërimit dhe vuajtjeve (Marku 8, 31; 9, 31; 10, 33; Marku 9, 12; 10, 45; Mateu 12, 40);
 Jezusi si gjykatës në fundin e kohërave (Marku 8, 38; 14, 62; Mateu 16, 27-28; 19, 28; Luka 17, 22.24.26.30;
21, 36)
Në Ungjillin sipas Gjonit, titulli “Biri i njeriut” i referohet Jezusit si i dërguari i Zotit (Gjoni 1, 51: “do të shihni
qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”; 3, 13: “Askush nuk u ngjit në
qiell, përveç Birit të njeriut që zbriti nga qielli.” 6, 62: E po ta shihnit Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më
parë...?).
Ky term përdoret edhe në lidhje me vdekjen e Jezusit, që në Ungjillin sipas Gjonit përshkruhet si momenti i Lavdisë
(Gjoni 3, 14: “Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi gjarprin në shkreti, po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut”; 12, 23.
34; 13, 31).
Një pikë shumë interesante është nëse ky emërtim është përdorur nga Jezusi historik, apo nëse ka lindur nga
tradita ungjilltare. Disa sugjerojnë se Jezusi e përdorte thjesht si vetë-etiketim, ashtu siç është tipike në gjuhën aramaike
dhe hebraike (dmth, “të qenit njerëzor”), ose thjesht si shprehje e përvujtërisë.
Disa të tjerë janë të mendimit se Jezusi i referohet një Biri apokaliptik të njeriut, ashtu si në librin e Danielit, por nuk
identifikohej me këtë figurë triumfuese (për shembul, Marko 8, 38; Luka 12, 8). Nëse ai është personi që duhet të
gjykojë çdo krijesë njerëzore në momentin e kthimit të tij në fundin e kohërave, termi më emblematik i Ungjijve është
ky: “sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shërbyer, por që ai të shërbejë e të japë jetën e vet si shpërblim për të
gjithë” (Mk 10, 45).
PSE JEZUSI QUHET “BIRI I NJERIUT”
PSE JEZUSI QUHET “BIRI I NJERIUT”
BOTIMET E VATRËS BIBLIKE
UNGJILLI SIPAS
MATEUT
UDHËRRËFYESI PËR NJË
LEXIM TË
VAZHDUESHËM
Nga
Atë Flavio Cavallini, OFM
EKZORCISTI
LUFTA IME KUNDËR
DJALLIT
Nga
Dom Ermes Macchioni
MAGJIA DHE VEPRIMI
I DJALLIT
Qëndrimi i Kishës Katolike
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini, OFM
SHENJAT E FESË
Mistagogji
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
LECTIO DIVINA
Leximi Shpirtëror i Shkrimit
Shenjtë
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
MËSOJMË TË LUTEMI
Letër për Probën
nga
Shën Augustini i Iponës
JEZUSI I NAZARETIT
Qendra e universit dhe
historisë.
nga Giacomo Biffi

More Related Content

What's hot

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10Asambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Përmbledhja e Personit të Krishtit
Përmbledhja e Personit të KrishtitPërmbledhja e Personit të Krishtit
Përmbledhja e Personit të KrishtitAsambleja Biblike
 

What's hot (19)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
 
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
 
Përmbledhja e Personit të Krishtit
Përmbledhja e Personit të KrishtitPërmbledhja e Personit të Krishtit
Përmbledhja e Personit të Krishtit
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``Adriatik Rexha
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Asambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) (15)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 

More from VatraBiblike

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (14)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 1 8 M A R S 2 0 1 9 N R . 6 7 Në takimin e 67 të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 22 pjesëmarrës. Nën drejtimin e Atë Flavios vijuam me komentimin e kapitullit të 20 të Mateut. 20,17-19: Jezusi lajmëron për të tretën herë mundimin e tij Shpërblimi i Jezusit do të jetë në Jeruza- lem. Ngjitja e Jezusit në Jeruzalem është e parapërgatitur nga Shëmbëlltyra e shërbëtorëve. Edhe për Birin e njeriut do ketë shpërblim. Shpërblimi i Tij është misteri i Pashkëve. Ky është shpërblimi përfundimtar, jo vetëm i Jezusit, por edhe për ne. Biri i njeriut është një shprehje që ka origjinë profetike. Është përdorur nga Ezekie- li profet dhe disa profetë të tjerë. 1) dikush që vjen mes nesh e prej nesh(Ezekieli), 2) me një mision të veçantë prej së larti(Danieli), 3) e ky mision realizohet nëpërmjet flijimit të vetëvetes siç tregon Isaia për shërbëtorin e Jahveut. Këtë koncept nuk e ka krijuar Jezusi, por e ka marrë në ambientin e kohës. Judenjtë kishin bashkur 3 figurat e tyre tek Mesia. Është i vetmi titull që Jezusi ia aplikon vetëvetes. 20,20-28: Ambiciet e dishepujve Nëna e dy vëllezërve mendon, a nuk është duke shkuar Jezusi në Jeruzalem për të marrë pushtetin si bir i Davidit? E bijtë e saj, përveçse miq, a nuk mund të jenë edhe këshilltarët e tij të parë? Jezusi pranon pozitivisht pohimin e dy dëshiruesve për të qëndruar me të. E di se do ta bëjnë, por sipas një perspektive që ata ende nuk mund ta njohin dhe mjaft e ndryshme nga ajo që ata e marrin me mend në atë moment. Së fundmi, reagojnë dhjetë të tjerët të cilët ndihen të përjashtuar nga debati ... e ndoshta edhe nga ndarja e vendeve të pushtetshme. Jezusi duke qenë plotësisht i ndërgjegjshëm se nuk është Mesia politiko-kombëtar i pritur nga shumë kush, pohon se hierarkitë brenda Mbretërisë së qiejve ndjekin shkallë të papërputhshme me karrierat e njerëzve pushtetarë. Sërish del në pah logjika paradoksale e lumnive e cila çmon atë që bota e përbuz. Në zhvillimin e këtij dialogu dalin në dukje dy temat e këtij seksioni:  qendërsia e të vegjëlve në realizimin e Mbretërisë në përkim me atë që paraprin  Jezusi që bëhet i vogël për t’u dorëzuar në flijim për të mirën e të gjithëve, në përkim me atë që vijon. (shiko në faqen 5) Vatra Biblike takimi nr. 67 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Duaj deri në dhimbje. Nëse dhemb, kjo është shenjë e mirë.” Shën Tereza e Kalkutës INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 21 MARS 2019 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: (tek salla) Padre Flavio Cavallini OFM Ju lutemi lexoni kapitullin 20 të Ungjillit
  • 2. F A Q J A 2 J E T A E V A T R Ë S N R . 6 7 PROGRAMI I TAKIMIT nr. 68 Profetët e vegjël janë dymbëdhjetë: Ozea, Joeli, Amosi, Abdia, Jona, Mikea, Nahumi, Habakuku, Sofonia, Agjeu, Zakaria e Malakia. Ndarja në profetë të vegjël dhe të mëdhenj nuk i referohet rëndësisë së tyre, por gjatësisë së veprave të mbetura. Quhen edhe profetë “shkrimtarë”, sepse kanë lënë emrin e tyre në librat e Besëlidhjes së Vjetër. Bibla kujton edhe profetë të tjerë si Elia, Eliseo dhe Natani. FJALOR I THJESHTË PROFETËT E VEGJËL Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 Vazhdojmë leximin dhe komentimin mbi pjesën e pestë të Ungjillit sipas Mateut. Këshillohet të përgatiteni duke lexuar të gjithë kapitullin 20. “ ” TOKA E BIBLËS Në mes të një mozaiku qytetërimesh Ngjarjet e mëdha të Biblës ndodhin në të ashtuquajturën “gjysëm hëna pjellore”, në të cilën përfshihet edhe territori i Palestinës. E rrethuar nga zona me shkretëtira, “gjysëm hëna pjellore” përshkruan një hark gjigand: fillon nga gjiri Persik, shkon drejt veri-perëndimit duke u ngjitur nëpër lumenjtë Tigri dhe Eufrat, deri në kufi me Turqinë e sotme. Pastaj merr një kthesë të fortë drejt jugut duke zbritur përmes Libanit, Sirisë dhe Palestinës e në fund vazhdon me pikën lindore të harkut përgjatë Nilit. Një kryq i mbajtur lehtë dhe pa ato telashe, nuk është kryq. Një vuajtje e paqshme nuk është më vuajtje. Ne ankohemi nga vuajtjet. Ne duhet të kemi më shumë arsye për tu ankuar se nuk vuajmë, pasi asgjë nuk na bën ta duam Zotin Tonë më shumë se të mbajmë Kryqin e Tij. Oh, sa bukur bashkohen shpirtrat me Zotin Tonë Jezu Krishtin në dashurinë dhe virtytin e Kryqit të Tij. Shën Gjon Maia Vianei
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 6 7 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 60: A predikojnë profetët të ardhmen? Pak po e pak jo. Profetët janë personazhe që Hyji i zgjedh që të mund të flasë me njerëzit, pra janë pak a shumë “zëri i Hyjit”. Kështu që, ata kanë marrë prej tij një mision, pra një detyrë shumë të rëndësishme, e për këtë Hyji iu ka dhuruar forcën dhe Shpirtin e tij. Kur profetët shkonin për të folur me popullin dhe me udhëheqësit e tij, priftërinjt dhe mbretërit, thonin atë që Hyji iu kishte sugjeruar: që populli nuk u bindej urdhërave të Hyjit e që udhëheqësit po favorizonin padrejtësitë, profeti ua shpjegonte se duke vazhduar kështu me siguri do të përfundonin keq. Fatkeqësisht Izraeli dhe udhëheqësit e tij nuk i dëgjuan këta profetë e përfunduan në mërgim, pra në tokë të huaj. Kur populli e kuptonte të keqen e bërë, profetët vinin dhe i thonin që të mos kishte frikë, sepse Hyji me siguri do të ndërhynte për t'i ndihmuar e kështu ndodhte. Kështu që profetët tregonin pak të ardhmen, por sigurisht që nuk predikonin se të nesërmen do të ishte ditë me diell, apo se mësuesja do t'i pyeste në mësim. Nuk ishin as magjistarë as fallxhorë. 101 PYETJE MBI BIBLËN UNGJILLI SIPAS MATEUT UDHËRRËFYESI PËR NJË LEXIM TË VAZHDUESHËM Nga Atë Flavio Cavallini, OFM Të premten, më 15 Mars, Vatra Biblike Katolike në Durrës zhvilloi takimin e 19-të ku morën pjesë 9 persona. Takimi u drejtua nga Atë Flavio, i cili filloi shpjegimin e kapitullit të gjashtë të Ungjillit sipas Mateut. VATRA BIBLIKE KATOLIKE DURRËS Ungjillizimi, një proces me etapa Në datën 22 dhe 23 Mars, do të zhvillohet në Nënshat, seminari mbi Ungjillizimin. Seminari do të drejtohet nga Atë Flavio Cavallini, Dom Vitor Potaj dhe Dom Angjelin Krygja Seminari ofron një mundësi formimi në ndërtim të një Kishe ungjillizuese, fal angazhimit të laikëve ndaj njerëzve të sotëm. Seminari u drejtohet veçanërisht katekistëve dhe animatorëve baritorë të famullive dhe të shkollave. Do të ketë ligjërata, punë në grupe dhe lutje të përbashkëta. Nëse jeni të interesuar ju lutem na kontaktoni deri më datën 21 Mars në adresën tonë vatrabiblike@gmail.com ose në numrin e tel 0696108474. NJOFTIM
  • 4. Shumë herë në Ungjill, Jezusi quhet Biri i Njeriut (shpesh herë e përdor edhe ai këtë shprehje). Çfarë do të thotë kjo shprehje? Titulli “biri i njeriut” ose “bir njeriu”, i cili gjendet në Ungjijtë, rrjedh nga shprehja hebraike (ose aramaike), e cila tregon njerëzimin ose një njeri të vetëm. Në Besëlidhjen e Vjetër, shprehja shfaqet shpesh si një përcaktim për “njerëzimin” ose “qenien njerëzore”, në kundërshtim me qëllimet hyjnore (Ps 8, 5: “çka është atëherë njeriu që ta kujtosh, biri i Adamit që të përkujdesesh për të?”; Ps 144, 3: “O Zot, e ç’është njeriu që t’i japësh rëndësi, biri i njeriut që të kujdesesh për të?”; Num 23,19: “nuk është Hyji porsi njeriu që të gënjejë, porsi biri i Adamit që të ndërrojë!”). Kjo shprehje përdoret 93 herë edhe në librin e Ezekielit, si diçka e përcaktuar për profetin, në kontrast me madhështinë e Hyjit që i flet. Por mbi të gjitha është një tekst shumë i rëndësishëm në librin e Danielit: “Unë po shikoja kështu në vegimin e natës: Kur ja, në retë e qiellit, po vinte dikush si Biri i njeriut! Arriti deri tek i Tejetlashti i motit dhe qe paraqitur para tij. Ai i dha pushtetin, nderin e mbretërinë. Të gjithë popujt, fiset e gjuhët u shtruan nën shërbimin e tij: pushteti i tij pushtet i amshuar, që kurrë s’do të merret, mbretëria e tij kurrë nuk do të prishet. ... Mua, Danielin, më tmerruan këto gjëra. Vegimet që më vlonin në mend më morën mendsh. Ju afrova njërit prej atyre që ishin aty e kërkova të ma thotë të vërtetën lidhur me të gjitha këto. Ai më përgjigji e ma dha shpjegimin e këtyre gjërave: ‘Këto katër egërsira të mëdha, janë katër mbretër që do të ngriten mbi tokë; do ta marrin veç prej tyre mbretërinë dhe do ta mbajnë për shekuj të shekujve shenjtërinë e Hyjit Tejetlartë’”. (Dan 7, 13-18) Në librin e Danielit nuk është e qartë nëse shprehja “biri i njeriut” e kishte marrë tashmë vlerën e një titulli. Në vizionin apokaliptik që shpall triumfin e Izraelit mbi tiranin Antioko IV, mbreti i Sirisë (215-164 para Krishtit), Danieli shikon “dikë si Biri i njeriut”, i prezantuar me triumf para fronit të Hyjit deri në fundin e kohërave. Duhet shtuar se ky term është përdorur edhe tek “shembëlltyrat” në librin e Enokut, një apokrif hebre i shekullit I para Krishtit. (1 Enok 37-71). Këto shëmbëlltyra duket se furnizojnë një paralel me tipin e zhvillimit që ka ndodhur në traditën ungjillizuese, ku shprehja “biri i njeriut”, merr një peshë teologjike më të madhe. Në Besëlidhjen e Re, shprehja përdoret vetëm si një vetëpërcaktim i Jezusit. Të vetmet përjashtime janë atëherë kur citohet Danieli ose Psalmet. (Kështu, tek Veprat 7, 56; Eb 2, 6; Ap 1, 13; 14, 14). Interpretuesit i kanë grupuar në tre përdorimet e ndryshme të këtij titulli.  Jezusi në kontekstin e misionit të tij tokësor (Marku 2, 10; autoriteti për të falur mëkatet; 2, 28: Jezusi, Hyji i të shtunës; mund të shihet edhe Mateo 8, 20; 113, 37; 12, 32; 16, 13; 18,11; Luka 7, 34; 11, 30;).  Jezusi mes poshtërimit dhe vuajtjeve (Marku 8, 31; 9, 31; 10, 33; Marku 9, 12; 10, 45; Mateu 12, 40);  Jezusi si gjykatës në fundin e kohërave (Marku 8, 38; 14, 62; Mateu 16, 27-28; 19, 28; Luka 17, 22.24.26.30; 21, 36) Në Ungjillin sipas Gjonit, titulli “Biri i njeriut” i referohet Jezusit si i dërguari i Zotit (Gjoni 1, 51: “do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Hyjit duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e njeriut.”; 3, 13: “Askush nuk u ngjit në qiell, përveç Birit të njeriut që zbriti nga qielli.” 6, 62: E po ta shihnit Birin e njeriut duke u ngjitur atje ku ishte më parë...?). Ky term përdoret edhe në lidhje me vdekjen e Jezusit, që në Ungjillin sipas Gjonit përshkruhet si momenti i Lavdisë (Gjoni 3, 14: “Dhe, sikurse Moisiu e lartësoi gjarprin në shkreti, po ashtu duhet të lartësohet edhe Biri i njeriut”; 12, 23. 34; 13, 31). Një pikë shumë interesante është nëse ky emërtim është përdorur nga Jezusi historik, apo nëse ka lindur nga tradita ungjilltare. Disa sugjerojnë se Jezusi e përdorte thjesht si vetë-etiketim, ashtu siç është tipike në gjuhën aramaike dhe hebraike (dmth, “të qenit njerëzor”), ose thjesht si shprehje e përvujtërisë. Disa të tjerë janë të mendimit se Jezusi i referohet një Biri apokaliptik të njeriut, ashtu si në librin e Danielit, por nuk identifikohej me këtë figurë triumfuese (për shembul, Marko 8, 38; Luka 12, 8). Nëse ai është personi që duhet të gjykojë çdo krijesë njerëzore në momentin e kthimit të tij në fundin e kohërave, termi më emblematik i Ungjijve është ky: “sepse Biri i njeriut nuk erdhi për të shërbyer, por që ai të shërbejë e të japë jetën e vet si shpërblim për të gjithë” (Mk 10, 45). PSE JEZUSI QUHET “BIRI I NJERIUT”
  • 5. PSE JEZUSI QUHET “BIRI I NJERIUT”
  • 6. BOTIMET E VATRËS BIBLIKE UNGJILLI SIPAS MATEUT UDHËRRËFYESI PËR NJË LEXIM TË VAZHDUESHËM Nga Atë Flavio Cavallini, OFM EKZORCISTI LUFTA IME KUNDËR DJALLIT Nga Dom Ermes Macchioni MAGJIA DHE VEPRIMI I DJALLIT Qëndrimi i Kishës Katolike Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini, OFM SHENJAT E FESË Mistagogji Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM LECTIO DIVINA Leximi Shpirtëror i Shkrimit Shenjtë Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM MËSOJMË TË LUTEMI Letër për Probën nga Shën Augustini i Iponës JEZUSI I NAZARETIT Qendra e universit dhe historisë. nga Giacomo Biffi