SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
KËNDVËSHTRIMI KATOLIK
VATRA BIBLIKE KATOLIKE—TIRANË
VJEN ME NJË PUBLIKIM TË RI
BULETINI
“KËNDVËSHTRIMI KATOLIK” (BKK)
02 MARS 2019
Nr. 2
PËRMBAJTJA
 Prezantimi nismës
së re të
Vatrës Biblike
 “Kodi i Da Vinçit”:
por historia është
tjetër gjë
nga
Massimo Introvigne
Sociolog Italian
NË NUMRIN E
ARDHSHËM
Pasaktësitë e
“Kodi i Da Vinçit”
Ju lutem
na kontaktoni me
pyetje për të njohur
këndvështimin
katolik!
vatrabiblike@gmail.com
“Krishtërimi dhe shkenca kundërshtohen... por vetëm në të njëjtën
mënyrë sikurse gishti im i madh dhe gishti im tregues janë të kundërt
- dhe midis tyre, unë mund të kap gjithçka.”
Sir William Bragg
1862 — 1942
Fizikant, Kimist dhe Matematicien
Fitues i Çmimit Nobel për Fizikën
“...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi Teofil,
....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë e
mësimeve që more.”
(Lk 1,3-4)
Ja pra, propozimi për një
mjet të ri dhe të thjeshtë
komunikimi, BKK, në
dispozicion të të gjithë atyre
miqëve që na ndjekin në
What's Up dhe Facebook.
Ky Buletin, nuk do të dalë
në data të caktuara, por
vetëm kur një argument do
të përgatitet si duhet.
Në bazë të punës, pra, do të
jetë bashkëpunimi i yt, o i
dashur Teofil i shekullit të
XXI°. Presim që ti të na
lajmërosh se cilat janë
problematikat me karakter
kulturo-religjioz në sallat e
universitetit që frekuenton
dhe që kryesisht ngrejnë
pyetje ose kureshtje në ty
ose në kolegët e tu të
studimeve.
Angazhimi ynë, o i dashur
Teofil, do të jetë ai që të
ofrojmë material reflektimi
të mëtejshëm, të zgjedhur
sipas një pikëpamjeje
katolike. Qëllimi i ynë, në të
vërtetë, nuk është ai që të
ushqejmë polemika në lidhje
më ndonjë docent ose me
ndonjë libër, tekst shkollor,
por vetëm që të ushqejmë në
ty një pluralizëm të
shëndoshë kultural dhe, nëse
do të jetë e nevojshme, të të
të forcojmë në
qëndrueshmërinë dhe
karakterin e arsyeshëm të
mësimeve të marra në
Kishën Katolike.
Në këtë pikë, është e
nevojshme të specifikohet
që BKK, (Buletini
Këndvështrimi Katolik)
nuk është një organ zyrtar
i Kishës Katolike, por
vetëm fryti i angazhimit të
një grupi vullnetarësh, që
sinqerisht të frymëzuar nga
besimi i tyre, ofrojnë një
shërbim që mund të jetë
gjithmonë i diskutueshëm
ose i plotësuar.
Në këtë numër ju propozojmë të ofroni material të dobishëm mbi çështjen e trajtuar më
poshtë, të ngritur nga disa studente.
KY BULETIN DO TË BAZOHET NË BASHKËPUNIMIN TËND, O I DASHUR TEOFIL I
SHEKULLIT TË XXI.
F A Q J A 2
vatrabiblike@gmail.com
1. ANTI-KATOLICIZMI SI
“PARAGJYKIMI I FUNDIT I
PRANUESHËM”.
Le ta imagjinojmë këtë skenar.
Del një roman në të cilin pohohet
se Buda, pas ndriçimit të tij, nuk
ka bërë një jetë në dëlirësi, siç i
atribuohet, por ka pasur grua dhe
fëmijë. E se bashkësia budiste, pas
vdekjes së tij, i ka cënuar të drejtat
e gruas së tij, që do të duhej të
ishte trashëgimtarja. E për të
fshehur këtë të vërtetë, budistët, në
rrjedhën e historisë së tyre, kanë
vrarë me mijëra, madje miliona
njerëz. E se një budist i shenjtë, i
zhdukur prej ca vitesh - si të themi,
një si Daisetz Teitaro Suzuki (1870
-1966) - ishte në të vërtetë kryetari
i një bande kriminelësh. E që Dalai
Lama dhe autoritete të tjera të
budizmit ndërkombëtar, veprojnë
për të çuar para gënjeshtrat e
Budës, duke u shërbyer me çdo
mjet, përfshirë edhe vrasjen. E pasi
publikohet, ky roman nuk shpëton
pa u vënë re. Autoritetet e të gjitha
religjioneve e denoncojnë si një
mistifikim të urryeshëm anti-budist
dhe një nxitje për përplasje mes
religjioneve. Në vende të
ndryshme, me mirëpritjen e
shtypit, publikimi i tij ndalohet.
Shtëpitë kinematografike, të cilave
u është propozuar një version për
ekranin e madh, e dëbojnë me
shkelma autorin dhe e çmojnë tërë
projektin një lojë me shije të
hidhur.
Ky skenar nuk është i vërtetë, por
gjendet një i ngjashëm, që është i
tëri i vërtetë. Vetëm se nuk flitet
për Budën, por për Jezu Krishtin;
jo për bashkësinë budiste, por për
Kishën Katolike; jo për Suzukin
dhe për urdhrin e tij Zen, por për
Josemaría Escrivá (1902-1975)
dhe për Opus Dei, të themeluar
prej tij; jo për Dalai Lama, por për
Papa Gjon Pali II. Romani në fjalë
është shitur në tre milion e gjysmë
kopje në Shtetet e Bashkuara, ka
mbërritur edhe në Itali dhe prandaj
ka filluar tashmë një propagandë
ndërkombëtare. Siç ka vërejtur, me
të drejtë, historiani dhe sociologu
amerikan Philip Jenkins, suksesi i
këtij prodhimi është vetëm një
tjetër provë e faktit që anti-
katolicizmi është «i vetmi
paragjykim i pranueshëm».¹
2. “KODI I DA VINÇIT” DHE
PRIORATI I SIONIT²
Kodi i Da Vinçit³ vë në skenë një
kërkim të Graalit të Shenjtë. Ky i
fundit - sipas romanit - nuk është,
siç ka besuar gjithmonë tradita, një
kupë në të cilën qe vënë gjaku i
Krishtit, por një person, Maria
Magdalena, 'kupa' e vërtetë që ka
mbajtur në të sang réal - në
frëngjishten e lashtë 'gjakun
mbretëror', prej ku edhe 'Graali i
Shenjtë' - d.m.th. bijtë që Jezu
Krishti i kishte dhënë asaj. Varri i
humbur i Maria Magdalenës është,
pra, Graali i Shenjtë i vërtetë.
Marrim vesh, ndër tjera, se Jezu
Krishti kishte mirëbesuar një Kishë,
të cilës do t’i duhej të shpallte
prioritetin e parimit femëror, jo
shën Pjetrit, por gruas së tij, Maria
Magdalenës, e që nuk kishte
pretenduar asnjëherë se ishte Hyj.
Ishte perandori Kostandin (280-
337) ai që risajon një krishtërim të
ri, duke shtypur elementin femëror,
duke shpallur se Jezu Krishti ishte
Hyj, dhe duke ratifikuar këto ide të
tij patriarkale, autoritare e anti-
feministe me Koncilin e Nikesë
(325). Ky projekt presupozon se
është mohuar e vërteta mbi Jezu
Krishtin dhe martesën e tij, e se
pasardhësit e tij janë shtypur
fizikisht. Synimi i parë është arritur
duke përzgjedhur katër Ungjij të
«padëmshëm» mes dhjetërave që
ekzistonin, dhe duke shpallur
«heretikë» Ungjijtë e tjerë
«gnostikë», disa prej të cilëve do të
ishin në dijeni të martesës mes
Jezusit dhe Magdalenës. Sa i përket
synimit të dytë, për fatkeqësinë e
Kostandinit e të Kishës Katolike,
pasardhësit fizik të Jezusit tërhiqen
dhe shekuj më vonë arrijnë deri edhe
që të zotërojnë fronin e Francës me
emrin e Merovingëve. Kisha arrin të
bëjë që të vritet një numër i mirë i
Merovingëve nga Karolingët, të cilët
i zëvendësojnë ata, por lind një
urdhër sekret, Priorati i Sionit, për të
mbrojtur pasardhësinë e Jezusit dhe
sekretin e tij. Me Prioratin janë të
lidhur templarët - për këtë arsye
edhe përndiqen - e më vonë edhe
masoneria. Disa prej letrarëve dhe
artistëve më të mëdhenj të historisë
kanë qenë Mjeshtra të Mëdhenj të
Prioratit të Sionit, dhe disa - mes të
cilëve Leonardo da Vinçi (1452-
1519) - kanë lënë gjurmë të sekretit
në veprat e tyre. Kisha Katolike,
ndërkohë, përmbush likuidimin e
primatit të parimit femëror me luftën
ndaj shtrigave, në të cilën vdesin
pesë milionë gra. Por gjithçka është
e kotë: Priorati i
Sionit mbijeton,
ashtu si edhe
pasardhësit e Jezusit
në ato familje që
mbajnë mbiemrat
Plantard dhe Saint
Clair.
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2
“KODI I DA VINÇIT”: POR HISTORIA ËSHTË TJETËR GJË
nga Massimo Introvigne
A ËSHTË KORREKTE TË PËRDORET ROMANI I DEN BROWN, KODI I DA VINÇIT,
SI BURIM HISTORIK PËR TË SHPJEGUAR ORIGJINËN E KRISHTËRIMIT?
F A Q J A 3
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2
vatrabiblike@gmail.com
3. “FICTION” APO HISTORI?
Janë shumë ata që kundërshtojnë
çdo kritikë ndaj romanit, duke
qenë se bëhet fjalë, pikërisht, pra,
për fiction e si i tillë nuk ka pse t’i
përmbahet të vërtetës historike.
Këta kritikë thjesht kanë harruar që
të lexojnë faqen Informacione
historike, ku Brown pohon se 'të
gjitha përshkrimet [...] e
dokumenteve dhe të ritualeve
sekrete që përmban ky roman
pasqyrojnë realitetin, dhe bazohen
veçanërisht mbi faktin që «në
1975, në Bibliothèque Nationale të
Parisit, janë zbuluar disa
pergamena, të njohura si Les
Dossiers Secrets», me historinë e
Prioratit të Sionit. Mbase si
përgjigje ndaj shumë kundërshtive,
duke u nisur nga ribotimi i gjashtë,
faqja Informacione historike, faqja
9 e botimit italian Mondadori,
është zhdukur dhe zëvendësuar
nga një faqe 9, tërësisht e bardhë:
por natyrisht mbetet në botimin në
anglisht.
4. GABIME DHE MISTIFIKIME
Vetëm një injorancë e gjerë
religjioze shpjegon se si dikush
mund ta marrë seriozisht një
grumbull pohimesh, pak të themi,
qesharake.
Ekzistojnë tekste të shekullit të
parë të krishterimit ku Jezu Krishti
është qartësisht i njohur si Hyj.
- Në epokën e Kanunit muratorian
rreth vitit 190 mb. K⁴. - njohja e
katër Ungjijve si kanonikë dhe
përjashtimi i teksteve gnostike
ishte një proces, kryesisht i
kompletuar, nëntëdhjetë vite para
se të lindte Kostandini.
- Sa i përket Magdalenës, Ungjilli i
Tomës, gnostik, i cili i pëlqen aq
shumë Brown-it, larg nga të qenit
një tekst proto-feminist, e bazon
madhështinë e Jezusit mbi faktin
se «[...] bëhet mashkull⁵».Simon
Pjetrit që kundërshton «Maria duhet
të largohet prej nesh! Për shkak se
femrat nuk janë të denja për Jetën»,
Jezusi i përgjigjet: «Ja, unë do ta
udhëheq atë në mënyrë që ta bëj
mashkull, që të bëhet një shpirt i
gjallë, i barabartë me ju meshkujt.
Sepse çdo femër që bëhet mashkull,
do të hyjë në Mbretërinë e Qiellit».
- Shifra prej pesë milionë shtrigash
të djegura nga Kisha katolike është
plotësisht absurde, dhe Brown
harron faktin që në vendet
protestante, gjuetia e shtrigave ka
qenë më e gjatë dhe më e ashpër se
në ato katolike.
- Vetë ideja e një «Kodi Da
Vinçi», të fshehur në veprat e
artistit italian, është përkufizuar
«absurde» nga profesoresha Judith
Veronica Field, docente në
University of London dhe
presidente e Leonardo Da Vinci
Society⁶.
Për më tepër, kush njeh pak prej
historisë së mistifikimeve mbi
Graalin, e di se në Kodin e Da
Vinçit nuk ka ndonjë të re: gjithçka
është thënë në qindra libra mbi
Rennes-le-Château⁷ dhe -
megjithëse emri i këtij lokaliteti
francez nuk është përmendur
asnjëherë në romanin e Brown-it -
mbiemrat Saunière dhe Plantard u
referohen qartësisht të njëjtave
ndodhi.
5. MITI I RENNES-LE-
CHÂTEAU: NJË FALSIFIKIM ME
KOHË I DEMASKUAR
Rennes-le-Château është një
lokalitet i vogël në departamentin e
Aude, rrëzë Pirenejve të lindjes, në
zonën e quajtur Razès. Popullata
ka rënë në rreth dyzetë banorë, por
çdo vit turistët janë me dhjetëra
mijëra. Nga 1960 deri më sot
Rennes-le-Château i janë dedikuar
më shumë se pesëqind vepra në
gjuhën frënge, të paktën dy best
seller në anglisht dhe një numër i
mirë titujsh edhe në italisht.
Mirëpo, Rennes-le-Château do të
ngelej një lokalitet i panjohur i
krahinës ‘katara’⁸, nëse Dom
Berenger Saunière (1852-1917) nuk
do të ishte bërë famullitar i vendit,
në vitin 1885. I referohen atij të
gjitha legjendat mbi Rennes-le-
Château. Famullitari Saunière ishte,
një personazh më vete. Në vitin
1909 ai nuk pranoi të transferohet
në një famulli tjetër dhe në vitin
1910, pasi humbi një proces kishtar,
pësoi një pushim a divinis⁹.
Megjithëse ia hoqën famullinë,
qëndroi, deri në vdekje të tij, në atë
vend të cilin e kishte pasuruar me
ndërtime të reja - mes të cilave
«kulla Magadala» që tërheq
kureshtjen - dhe shkandulluar me
një seri gërmimesh në kriptën e
varrezës, në kërkim të diçkaje që
nuk merret vesh. I pasuruar më
shumë se sa ishte normale për një
famullitar fshati, përralliset se
kishte gjetur një thesar. Porse e
gjitha mund të shpjegohej - siç
dyshonte ipeshkvi i tij - me një
trafik, më pak romantik,
donacionesh dhe meshësh. Më vonë
është mbështetur ideja se Saunière
kishte zbuluar në kriptë
dorëshkrime të lashta tepër të
rëndësishme, por ato që kanë dalë
janë qartazi false të shekullit XIX,
nëse jo të shekullit të XX.
Gjithashtu, përsëritet se Saunière ka
qenë në kontakt me ambiente
ezoterike të Parisit, por për këtë nuk
ka asnjë provë. Figura e Saunière
nuk mbetet pa interes, dhe
ndërtimet e tij tregojnë se bëhej
fjalë për një njeri veçanërisht të
vëmendshëm ndaj alegorive dhe
simboleve. Por asgjë më shumë nuk
qe e mundur të provohej asnjëherë.
Legjenda e Saunière nuk do të
ishte zgjatur në kohë, nëse
shërbyesja e tij, Marie Denarnaud
(1868-1953) - të cilës prifti i kishte
lënë pronat dhe ndërtesat e Rennes-
le-Château, për t’i shpëtuar nga
ipeshkvi, me të cilin ishte në
konflikt - nuk do të kishte
përrallisur me vite, për të
inkurajuar blerës të mundshëm,
F A Q J A 4
vatrabiblike@gmail.com
për thesare të fshehura. Gjithashtu
një tjetër personazh, Noel Corbu
(1912-1968), pasi kishte blerë nga
Denarnaud pronat e ish-famullitarit
për t’i shndërruar në restorant, mos
të kishte vazhduar, pë prej 1956,
që të publikonte artikuj në shtypin
lokal - i shtyrë, sigurisht, nga
dëshira e kuptueshme për të
tërhequr turistë në një periferi të
largët - duke lidhur ‘miliardat’ e
hamendësuara të dom Saunière me
thesarin e katarëve.
Në vitet 1960 legjendat e
përhapura nga Corbu në nivel
lokal, fituan famë kombëtare, pasi
tërhoqën vëmendjen e ezoteristëve
- mes të cilëve Pierre Plantard
(1920-2000), që kishte animuar më
parë grupin Alpha Galates dhe
kishte qenë dënuar edhe për
mashtrime me sfond ezoterik - dhe
të gazetarëve të interesuar për
misteret ezoterike si Gérard de
Sède, i cili publikon, në 1967, L’or
de Rennes¹º.
Tre autorë anglezë të ezoterizmit
popullor - Michael Baigent,
Richard Leigh e Henry Lincoln -
do të marrin përsipër që të
përpunojnë më tej idetë e tij, duke
i transformuar në një industri të
vërtetë botimi - falë edhe BBC, që
i bie daulles - me publikimin e
Graali-t të Shenjtë¹¹ në vitin 1979.
Sipas de Sède dhe vazhduesve
anglezë, famullitari kishte zbuluar
sekretin e Rennes-le-Château, (...)
që tregohet nga pergamenat e
hamendësuara, të gjetura nga dom
Saunière, nga mbishkrimet e
varrezës, nga vetë format e
ndërtesave dhe të mbarë asaj që
gjendet në kishën famullitare - një
thesar i tipit jo material, por vetë e
vërteta e historisë së botës. Në
vendin e vogël pireneas do të
ekzistonin dokumente në gjendje
që të provojnë se Jezu Krishti, e
vërtetë e fshehur me kujdes nga
Kisha katolike, ka pasur fëmijë
nga Maria Magdalenë, se këto bij
bartin në vetvete vetë gjakun e
Hyjit e se kanë të drejtën që të
mbretërojnë në Francë e në botën
mbarë. E se Graali i Shenjtë do të
ishte, më saktësisht, sang réal,
‘gjaku mbretëror’ i pasardhësve
truporë të Jezu Krishtit, është
pohuar që kur Plantard hyri në
historinë e Rennes-le-
Château. Kodi i Da Vinçit
mjaftohet duke përsëritur këto
pohime. Për t’u treguar të matur,
pohon Plantard, pasardhësia e
Merovingëve nga Jezu Krishti
është mbajtur gjithmonë si një
sekret që e dinë vetëm disa. (...)
Sot, natyrisht, ekziston një Priorat i
Sionit. Është e themeluar në vitin
1956 nga Pierre Plantard - që quhet
edhe ‘Plantard de Saint Clair’, duke
sajuar një titull fisnikëror me
fantazi që është në zanafillë të
pohimeve të Kodi i Da Vinçit, sipas
të cilit, edhe ‘Saint Clair’ është një
mbiemër Meroving -, me tërë aktin
noterial dhe pullat e taksave.
Plantard ka lënë që të kuptohet se
vetë ai është një pasardhës i
Merovingëve dhe rojtar i Graalit.
Prova se Priorati ekziston që një
mijë vjet, do të konsistonte në
emrin e një urdhri të vogël religjioz
mesjetar, i quajtur Priorati i Sionit.
Ky ka ekzistuar konkretisht - dhe
ka marrë fund - por nuk ka lidhje të
asnjë lloji as me Merovingët e as
me pasardhësit e hamendësuar të
Jezu Krishtit. Është vështirë të mos
mendohet se lidhja mes Rennes-le-
Château, Merovingëve dhe Prioratit
të Sionit nuk është thjesht
legjendare, e se Priorati është një
organizatë ezoterike, fillimet e të
cilës nuk shkojnë përtej përvojës së
Plantard dhe të bashkëpunëtorëve të
tij.
Nuk ka ekzistuar asnjë Priorat i
Sionit - në kuptimin me të cilin
flitet sot - para mbërritjes së
Plantard në Rennes-le-Château.
Tani, natyrisht se ekziston: por
vetëm që prej 1956.
Në faqen Informacione historike
të Kodi i Da Vinçit pohohet, siç e
kam përmendur, që e gjithë historia
është e vërtetuar nga dokumente të
pakundërshtueshme. Bëhet fjalë për
dokumentet e famshme, pjesërisht
‘të gjetura’ në vitin 1975 në
Bibliotekën Kombëtare të Parisit
dhe pjesërisht të përçuara më parë
shkrimtarit Gérard de Sède. Mirëpo,
dokumentet janë ‘gjetur’ nga vetë
personat që i kanë fshehur në
Bibliotekën Kombëtare të Parisit:
Plantard dhe miqtë e tij. Është,
gjithashtu, shumë e qartë se nuk
bëhet fjalë për dokumenta të lashta,
por për falsifikime të kohës
moderne. Autori kryesor i këtyre
dokumenteve të falsifikuara,
Philippe de Chérisey - vdekur në
vitin 1985 -, ka rrëfyer se ka marrë
pjesë në përgatitjen e tyre, madje
duke u ankuar për përdorimin e
tyre, pa i dhënë atij shpërblimin e
duhur, argument mbi të cilin
ekzistojnë letra të avokatit të
Chérisey¹².
Sa për Poussin¹³ ‘prova’ e lidhjes së
tij me Rennes-le-Château do të
duhej të ishte fotografia e një varri
të pranishëm në territorin e
lokalitetit të vogël francez, sot i
shkatërruar, por nga i cili, Poussin,
do të ishte frymëzuar për pikturën e
tij Barinjtë e Arkadias. Por, ‘sa keq’
që në lidhje me varrin janë gjetur
leja dhe plani i ndërtimit, që datojnë
në vitin 1903, edhe pse varri është
përfunduar në vitin 1933¹⁴: varri,
pra, vjen pothuajse treqind vjet më
pas se piktura e Poussin. Pra, asnjë
‘dokument’ e asnjë ‘provë’. Vetëm
fantazi, të afta për të shitur romane
që, pak a shumë, ndezin pasionin,
por nga pikëpamja rigoroze
historike duhet të çmohen
mbeturinë e mirëfilltë.
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2
F A Q J A 5
SHËNIME
¹Krah, PHILIP JENKINS, The New Anti-
Catholicism. The Last Acceptable
Prejudice, Oxford University Press, New
York 2003; në një komunikim personal,
autori ka pohuar se e çmon Kodin e Da
Vinçit një shembull tipik të mendësisë së
përshkruar në studimin e tij.
²Shënim i redaktuesit: Autori paraqet në
mënyrë skematike intrigën e romanit.
³Krah, DAN BROWN, Il Codice Da Vinci,
trad. it., Mondadori, Milano 2003.
⁴Shënim i redaktuesit: Kanuni
muratorian është një listë e lashtë e
njohur e librave të Besëlidhjes së Re, e
krahasueshme me listën e papa Damaskut
të Koncilit të Romës (382). Qe zbuluar në
një dorëshkrim të shekullit VIII, me gjasë
e shkruar për Bobbion e që i përkiste
Bibliotekës Ambroziane, nga Ludovico
Antonio Muratori dhe qe publikuar
në 1740. https://it.wikipedia.org/wiki/
Canone_muratoriano.
⁵Vangelo di Tomaso, 114, in LUIGI
MORALDI (a cura di), I Vangeli gnostici.
Vangeli di Tomaso, Maria, Verità,
Filippo, trad. it., Adelphi, Milano 2001,
pp. 3- 20 (p. 20).
⁶Krah, GARY STERN, Expert Dismiss
Theories in Popular Book, in The Journal
News, Westchester (New York) 2-11-
2003, p. 1.
⁷Krah, një hyrje të bibliografisë së
pafund mbi temën, Nel mio Rennes le
Château: mistificatori e mistificazioni
sul Graal, in Cristianità, anno XXIV,
n. 258, ottobre 1996, pp. 7-9.
⁸Shënim i redaktuesit: fraza e
përshtatshme. Kjo krahinë në jug-
perëndim të Francës në shek. XIII, njohu
një përhapje të gjerë të lëvizjes heretike të
Katarëve (= të dëlirë), doktrina e të cilëve
ishte thellësisht e mbushur me
gnosticizëm dhe manikeizëm.
⁹Shënim i redaktuesit: pushimi a
divinis është një masë e parashikuar
nga kodi i të drejtës kanonike të
Kishës katolike. Shprehja latine a
divinis e përkthyer fjalë për fjalë do të
thotë nga [shërbesat] hyjnore, d.m.th.
nga ushtrimi i meshtarisë.
¹ºKrah, GERARD DE SEDE, L’or de Rennes
ou la vie insolite de Bérenger Saunière,
Curé de Rennes-le-Château, Julliard,
Parigi 1967.
¹¹Krah, MICHAEL BAIGENT, RICHARD
LEIGH e HENRY LINCOLN, Il Santo Graal,
trad. it., Mondadori, Milano 1997.
¹²Krah, Letra e avokatit B. Boccon-Gibod
drejtuar Philippe de Chérisey, e 8-10-
1967, ku flitet për dokumente «de votre
fabrication et déposés à mon étude», nw
adreswn http://priory-of-sion.com/posd/
pdchparchments.html.
¹³Shënim i përkthyesit: Pjesë e tekstit,
paraprakisht e hequr:“Nicolas Poussin
(1594-1655), i cili ka lënë një gjurmë në
pikturën e tij të famshme të Louvre
“Barinjtë e Arkadias”, paraqet saktësisht
panoramën e Rennes-le-Château - e kanë
ruajtur sekretin si diçka shumë të çmuar,
duke lënë që, herë pas here, të merret
vesh ndonjë e dhënë”.
¹⁴Krah, PAUL SMITH, The Tomb at Les
Pontils. The Real Truth, në adresën http://
priory-of-sion.com/psp/id33.html, vizituar
më 20-5-2004.
BURIME
Burimi i plotë: https://
www.cesnur.org/2003/
mi_davinci.htm
KËSHILLOHET TË LEXOHEN
 Jose UllateFabo
KUNDËR KODIT TË VINÇIT
Mistifikimet e Dan Braunit dhe e
vërteta katolike
 Rik Xhejms,
E VËRTETA HISTORIKE PRAPA
KODIT TE DA VINÇIT
Çfarë është histori dhe çfarë është
imagjinatë?
https://www.studentishqiptar.com/a/
davincit.html
 A ËSHTË KODI I DA
VINÇIT “SULMI MË SERIOZ KUNDËR
KRISHTËRIMIT”?
https://christiananswers.net/albanian/q
-aig/aig-davinci-alb.html
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2
vatrabiblike@gmail.com
Massimo Introvigne
Ka lindur në Romë më 14
qershor 1955. Ai është një
sociolog dhe eseist italian.
Themeluesi dhe drejtor i Qendrës
së Studimeve mbi Religjionet e
Reja (CESNUR), një rrjet
ndërkombëtar studiuesish të
lëvizjeve religjioze të reja, dhe
nga 5 janari deri më 31 dhjetor
2011 ka pasur, në fushën e OSCE
(Organizata për sigurimin dhe
bashkëpunimin në Evropë), rolin e
Përfaqësuesit për luftën kundër
racizmit, ksenofobisë dhe
diskriminimit, me një vëmendje të
veçantë ndaj diskriminimin
kundër të krishterëve dhe
anëtarëve të religjioneve të tjera.
Nga qershori i 2012-tës deri në
dhjetor të 2016-tës ka qenë
koordinues i Observatorit të Lirisë
Religjioze, i përbërë nga Ministria
e jashtme italiane në bashkëpunim
me Roma Kryeqytet. Introvigne
është anëtar i seksionit të
Sociologjisë së Religjionit të
Shoqatës Italiane të Sociologjisë
dhe është autor i më shumë se
shtatëdhjetë librave, mes të cilëve
Enciklopedia e Religjioneve në
Itali, dhe i qindra artikujve në
fushën e sociologjisë së
religjionit. Ka qenë përgjegjësi
kombëtar i Veprimtarisë Katolike
deri në 2016-tën.
Për të mësuar më shumë mbi
Vatrën Biblike Katolike, mund të
klikoni në Vatra Biblike Katolike.
Mund të na kontaktoni në e-mail
vatrabiblike@gmail.com
Ose në faqen tonë në Facebook
Vatra Biblike

More Related Content

What's hot

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )VatraBiblike
 

What's hot (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
 

Similar to Kendveshtrimi katolik nr. 2

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``
Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``
Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``Adriatik Rexha
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 
Frankmasoneria globale
Frankmasoneria globaleFrankmasoneria globale
Frankmasoneria globaleDurim Bajrami
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.sKrahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.samarstafa
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDROMarjan Dodaj
 
Bibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaBibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaDurim Bajrami
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)amarstafa
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Adriatik Rexha
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine Xhoana Pepa
 

Similar to Kendveshtrimi katolik nr. 2 (17)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``
Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``
Harun Jahja ``Frankmasoneria Globale``
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Frankmasoneria globale
Frankmasoneria globaleFrankmasoneria globale
Frankmasoneria globale
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.sKrahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRONga Fritz Radovani  SHQIPNI, QENDRO
Nga Fritz Radovani SHQIPNI, QENDRO
 
Bibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaBibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkenca
 
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 

More from VatraBiblike

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (13)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 

Kendveshtrimi katolik nr. 2

  • 1. KËNDVËSHTRIMI KATOLIK VATRA BIBLIKE KATOLIKE—TIRANË VJEN ME NJË PUBLIKIM TË RI BULETINI “KËNDVËSHTRIMI KATOLIK” (BKK) 02 MARS 2019 Nr. 2 PËRMBAJTJA  Prezantimi nismës së re të Vatrës Biblike  “Kodi i Da Vinçit”: por historia është tjetër gjë nga Massimo Introvigne Sociolog Italian NË NUMRIN E ARDHSHËM Pasaktësitë e “Kodi i Da Vinçit” Ju lutem na kontaktoni me pyetje për të njohur këndvështimin katolik! vatrabiblike@gmail.com “Krishtërimi dhe shkenca kundërshtohen... por vetëm në të njëjtën mënyrë sikurse gishti im i madh dhe gishti im tregues janë të kundërt - dhe midis tyre, unë mund të kap gjithçka.” Sir William Bragg 1862 — 1942 Fizikant, Kimist dhe Matematicien Fitues i Çmimit Nobel për Fizikën “...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi Teofil, ....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë e mësimeve që more.” (Lk 1,3-4) Ja pra, propozimi për një mjet të ri dhe të thjeshtë komunikimi, BKK, në dispozicion të të gjithë atyre miqëve që na ndjekin në What's Up dhe Facebook. Ky Buletin, nuk do të dalë në data të caktuara, por vetëm kur një argument do të përgatitet si duhet. Në bazë të punës, pra, do të jetë bashkëpunimi i yt, o i dashur Teofil i shekullit të XXI°. Presim që ti të na lajmërosh se cilat janë problematikat me karakter kulturo-religjioz në sallat e universitetit që frekuenton dhe që kryesisht ngrejnë pyetje ose kureshtje në ty ose në kolegët e tu të studimeve. Angazhimi ynë, o i dashur Teofil, do të jetë ai që të ofrojmë material reflektimi të mëtejshëm, të zgjedhur sipas një pikëpamjeje katolike. Qëllimi i ynë, në të vërtetë, nuk është ai që të ushqejmë polemika në lidhje më ndonjë docent ose me ndonjë libër, tekst shkollor, por vetëm që të ushqejmë në ty një pluralizëm të shëndoshë kultural dhe, nëse do të jetë e nevojshme, të të të forcojmë në qëndrueshmërinë dhe karakterin e arsyeshëm të mësimeve të marra në Kishën Katolike. Në këtë pikë, është e nevojshme të specifikohet që BKK, (Buletini Këndvështrimi Katolik) nuk është një organ zyrtar i Kishës Katolike, por vetëm fryti i angazhimit të një grupi vullnetarësh, që sinqerisht të frymëzuar nga besimi i tyre, ofrojnë një shërbim që mund të jetë gjithmonë i diskutueshëm ose i plotësuar. Në këtë numër ju propozojmë të ofroni material të dobishëm mbi çështjen e trajtuar më poshtë, të ngritur nga disa studente. KY BULETIN DO TË BAZOHET NË BASHKËPUNIMIN TËND, O I DASHUR TEOFIL I SHEKULLIT TË XXI.
  • 2. F A Q J A 2 vatrabiblike@gmail.com 1. ANTI-KATOLICIZMI SI “PARAGJYKIMI I FUNDIT I PRANUESHËM”. Le ta imagjinojmë këtë skenar. Del një roman në të cilin pohohet se Buda, pas ndriçimit të tij, nuk ka bërë një jetë në dëlirësi, siç i atribuohet, por ka pasur grua dhe fëmijë. E se bashkësia budiste, pas vdekjes së tij, i ka cënuar të drejtat e gruas së tij, që do të duhej të ishte trashëgimtarja. E për të fshehur këtë të vërtetë, budistët, në rrjedhën e historisë së tyre, kanë vrarë me mijëra, madje miliona njerëz. E se një budist i shenjtë, i zhdukur prej ca vitesh - si të themi, një si Daisetz Teitaro Suzuki (1870 -1966) - ishte në të vërtetë kryetari i një bande kriminelësh. E që Dalai Lama dhe autoritete të tjera të budizmit ndërkombëtar, veprojnë për të çuar para gënjeshtrat e Budës, duke u shërbyer me çdo mjet, përfshirë edhe vrasjen. E pasi publikohet, ky roman nuk shpëton pa u vënë re. Autoritetet e të gjitha religjioneve e denoncojnë si një mistifikim të urryeshëm anti-budist dhe një nxitje për përplasje mes religjioneve. Në vende të ndryshme, me mirëpritjen e shtypit, publikimi i tij ndalohet. Shtëpitë kinematografike, të cilave u është propozuar një version për ekranin e madh, e dëbojnë me shkelma autorin dhe e çmojnë tërë projektin një lojë me shije të hidhur. Ky skenar nuk është i vërtetë, por gjendet një i ngjashëm, që është i tëri i vërtetë. Vetëm se nuk flitet për Budën, por për Jezu Krishtin; jo për bashkësinë budiste, por për Kishën Katolike; jo për Suzukin dhe për urdhrin e tij Zen, por për Josemaría Escrivá (1902-1975) dhe për Opus Dei, të themeluar prej tij; jo për Dalai Lama, por për Papa Gjon Pali II. Romani në fjalë është shitur në tre milion e gjysmë kopje në Shtetet e Bashkuara, ka mbërritur edhe në Itali dhe prandaj ka filluar tashmë një propagandë ndërkombëtare. Siç ka vërejtur, me të drejtë, historiani dhe sociologu amerikan Philip Jenkins, suksesi i këtij prodhimi është vetëm një tjetër provë e faktit që anti- katolicizmi është «i vetmi paragjykim i pranueshëm».¹ 2. “KODI I DA VINÇIT” DHE PRIORATI I SIONIT² Kodi i Da Vinçit³ vë në skenë një kërkim të Graalit të Shenjtë. Ky i fundit - sipas romanit - nuk është, siç ka besuar gjithmonë tradita, një kupë në të cilën qe vënë gjaku i Krishtit, por një person, Maria Magdalena, 'kupa' e vërtetë që ka mbajtur në të sang réal - në frëngjishten e lashtë 'gjakun mbretëror', prej ku edhe 'Graali i Shenjtë' - d.m.th. bijtë që Jezu Krishti i kishte dhënë asaj. Varri i humbur i Maria Magdalenës është, pra, Graali i Shenjtë i vërtetë. Marrim vesh, ndër tjera, se Jezu Krishti kishte mirëbesuar një Kishë, të cilës do t’i duhej të shpallte prioritetin e parimit femëror, jo shën Pjetrit, por gruas së tij, Maria Magdalenës, e që nuk kishte pretenduar asnjëherë se ishte Hyj. Ishte perandori Kostandin (280- 337) ai që risajon një krishtërim të ri, duke shtypur elementin femëror, duke shpallur se Jezu Krishti ishte Hyj, dhe duke ratifikuar këto ide të tij patriarkale, autoritare e anti- feministe me Koncilin e Nikesë (325). Ky projekt presupozon se është mohuar e vërteta mbi Jezu Krishtin dhe martesën e tij, e se pasardhësit e tij janë shtypur fizikisht. Synimi i parë është arritur duke përzgjedhur katër Ungjij të «padëmshëm» mes dhjetërave që ekzistonin, dhe duke shpallur «heretikë» Ungjijtë e tjerë «gnostikë», disa prej të cilëve do të ishin në dijeni të martesës mes Jezusit dhe Magdalenës. Sa i përket synimit të dytë, për fatkeqësinë e Kostandinit e të Kishës Katolike, pasardhësit fizik të Jezusit tërhiqen dhe shekuj më vonë arrijnë deri edhe që të zotërojnë fronin e Francës me emrin e Merovingëve. Kisha arrin të bëjë që të vritet një numër i mirë i Merovingëve nga Karolingët, të cilët i zëvendësojnë ata, por lind një urdhër sekret, Priorati i Sionit, për të mbrojtur pasardhësinë e Jezusit dhe sekretin e tij. Me Prioratin janë të lidhur templarët - për këtë arsye edhe përndiqen - e më vonë edhe masoneria. Disa prej letrarëve dhe artistëve më të mëdhenj të historisë kanë qenë Mjeshtra të Mëdhenj të Prioratit të Sionit, dhe disa - mes të cilëve Leonardo da Vinçi (1452- 1519) - kanë lënë gjurmë të sekretit në veprat e tyre. Kisha Katolike, ndërkohë, përmbush likuidimin e primatit të parimit femëror me luftën ndaj shtrigave, në të cilën vdesin pesë milionë gra. Por gjithçka është e kotë: Priorati i Sionit mbijeton, ashtu si edhe pasardhësit e Jezusit në ato familje që mbajnë mbiemrat Plantard dhe Saint Clair. K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2 “KODI I DA VINÇIT”: POR HISTORIA ËSHTË TJETËR GJË nga Massimo Introvigne A ËSHTË KORREKTE TË PËRDORET ROMANI I DEN BROWN, KODI I DA VINÇIT, SI BURIM HISTORIK PËR TË SHPJEGUAR ORIGJINËN E KRISHTËRIMIT?
  • 3. F A Q J A 3 K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2 vatrabiblike@gmail.com 3. “FICTION” APO HISTORI? Janë shumë ata që kundërshtojnë çdo kritikë ndaj romanit, duke qenë se bëhet fjalë, pikërisht, pra, për fiction e si i tillë nuk ka pse t’i përmbahet të vërtetës historike. Këta kritikë thjesht kanë harruar që të lexojnë faqen Informacione historike, ku Brown pohon se 'të gjitha përshkrimet [...] e dokumenteve dhe të ritualeve sekrete që përmban ky roman pasqyrojnë realitetin, dhe bazohen veçanërisht mbi faktin që «në 1975, në Bibliothèque Nationale të Parisit, janë zbuluar disa pergamena, të njohura si Les Dossiers Secrets», me historinë e Prioratit të Sionit. Mbase si përgjigje ndaj shumë kundërshtive, duke u nisur nga ribotimi i gjashtë, faqja Informacione historike, faqja 9 e botimit italian Mondadori, është zhdukur dhe zëvendësuar nga një faqe 9, tërësisht e bardhë: por natyrisht mbetet në botimin në anglisht. 4. GABIME DHE MISTIFIKIME Vetëm një injorancë e gjerë religjioze shpjegon se si dikush mund ta marrë seriozisht një grumbull pohimesh, pak të themi, qesharake. Ekzistojnë tekste të shekullit të parë të krishterimit ku Jezu Krishti është qartësisht i njohur si Hyj. - Në epokën e Kanunit muratorian rreth vitit 190 mb. K⁴. - njohja e katër Ungjijve si kanonikë dhe përjashtimi i teksteve gnostike ishte një proces, kryesisht i kompletuar, nëntëdhjetë vite para se të lindte Kostandini. - Sa i përket Magdalenës, Ungjilli i Tomës, gnostik, i cili i pëlqen aq shumë Brown-it, larg nga të qenit një tekst proto-feminist, e bazon madhështinë e Jezusit mbi faktin se «[...] bëhet mashkull⁵».Simon Pjetrit që kundërshton «Maria duhet të largohet prej nesh! Për shkak se femrat nuk janë të denja për Jetën», Jezusi i përgjigjet: «Ja, unë do ta udhëheq atë në mënyrë që ta bëj mashkull, që të bëhet një shpirt i gjallë, i barabartë me ju meshkujt. Sepse çdo femër që bëhet mashkull, do të hyjë në Mbretërinë e Qiellit». - Shifra prej pesë milionë shtrigash të djegura nga Kisha katolike është plotësisht absurde, dhe Brown harron faktin që në vendet protestante, gjuetia e shtrigave ka qenë më e gjatë dhe më e ashpër se në ato katolike. - Vetë ideja e një «Kodi Da Vinçi», të fshehur në veprat e artistit italian, është përkufizuar «absurde» nga profesoresha Judith Veronica Field, docente në University of London dhe presidente e Leonardo Da Vinci Society⁶. Për më tepër, kush njeh pak prej historisë së mistifikimeve mbi Graalin, e di se në Kodin e Da Vinçit nuk ka ndonjë të re: gjithçka është thënë në qindra libra mbi Rennes-le-Château⁷ dhe - megjithëse emri i këtij lokaliteti francez nuk është përmendur asnjëherë në romanin e Brown-it - mbiemrat Saunière dhe Plantard u referohen qartësisht të njëjtave ndodhi. 5. MITI I RENNES-LE- CHÂTEAU: NJË FALSIFIKIM ME KOHË I DEMASKUAR Rennes-le-Château është një lokalitet i vogël në departamentin e Aude, rrëzë Pirenejve të lindjes, në zonën e quajtur Razès. Popullata ka rënë në rreth dyzetë banorë, por çdo vit turistët janë me dhjetëra mijëra. Nga 1960 deri më sot Rennes-le-Château i janë dedikuar më shumë se pesëqind vepra në gjuhën frënge, të paktën dy best seller në anglisht dhe një numër i mirë titujsh edhe në italisht. Mirëpo, Rennes-le-Château do të ngelej një lokalitet i panjohur i krahinës ‘katara’⁸, nëse Dom Berenger Saunière (1852-1917) nuk do të ishte bërë famullitar i vendit, në vitin 1885. I referohen atij të gjitha legjendat mbi Rennes-le- Château. Famullitari Saunière ishte, një personazh më vete. Në vitin 1909 ai nuk pranoi të transferohet në një famulli tjetër dhe në vitin 1910, pasi humbi një proces kishtar, pësoi një pushim a divinis⁹. Megjithëse ia hoqën famullinë, qëndroi, deri në vdekje të tij, në atë vend të cilin e kishte pasuruar me ndërtime të reja - mes të cilave «kulla Magadala» që tërheq kureshtjen - dhe shkandulluar me një seri gërmimesh në kriptën e varrezës, në kërkim të diçkaje që nuk merret vesh. I pasuruar më shumë se sa ishte normale për një famullitar fshati, përralliset se kishte gjetur një thesar. Porse e gjitha mund të shpjegohej - siç dyshonte ipeshkvi i tij - me një trafik, më pak romantik, donacionesh dhe meshësh. Më vonë është mbështetur ideja se Saunière kishte zbuluar në kriptë dorëshkrime të lashta tepër të rëndësishme, por ato që kanë dalë janë qartazi false të shekullit XIX, nëse jo të shekullit të XX. Gjithashtu, përsëritet se Saunière ka qenë në kontakt me ambiente ezoterike të Parisit, por për këtë nuk ka asnjë provë. Figura e Saunière nuk mbetet pa interes, dhe ndërtimet e tij tregojnë se bëhej fjalë për një njeri veçanërisht të vëmendshëm ndaj alegorive dhe simboleve. Por asgjë më shumë nuk qe e mundur të provohej asnjëherë. Legjenda e Saunière nuk do të ishte zgjatur në kohë, nëse shërbyesja e tij, Marie Denarnaud (1868-1953) - të cilës prifti i kishte lënë pronat dhe ndërtesat e Rennes- le-Château, për t’i shpëtuar nga ipeshkvi, me të cilin ishte në konflikt - nuk do të kishte përrallisur me vite, për të inkurajuar blerës të mundshëm,
  • 4. F A Q J A 4 vatrabiblike@gmail.com për thesare të fshehura. Gjithashtu një tjetër personazh, Noel Corbu (1912-1968), pasi kishte blerë nga Denarnaud pronat e ish-famullitarit për t’i shndërruar në restorant, mos të kishte vazhduar, pë prej 1956, që të publikonte artikuj në shtypin lokal - i shtyrë, sigurisht, nga dëshira e kuptueshme për të tërhequr turistë në një periferi të largët - duke lidhur ‘miliardat’ e hamendësuara të dom Saunière me thesarin e katarëve. Në vitet 1960 legjendat e përhapura nga Corbu në nivel lokal, fituan famë kombëtare, pasi tërhoqën vëmendjen e ezoteristëve - mes të cilëve Pierre Plantard (1920-2000), që kishte animuar më parë grupin Alpha Galates dhe kishte qenë dënuar edhe për mashtrime me sfond ezoterik - dhe të gazetarëve të interesuar për misteret ezoterike si Gérard de Sède, i cili publikon, në 1967, L’or de Rennes¹º. Tre autorë anglezë të ezoterizmit popullor - Michael Baigent, Richard Leigh e Henry Lincoln - do të marrin përsipër që të përpunojnë më tej idetë e tij, duke i transformuar në një industri të vërtetë botimi - falë edhe BBC, që i bie daulles - me publikimin e Graali-t të Shenjtë¹¹ në vitin 1979. Sipas de Sède dhe vazhduesve anglezë, famullitari kishte zbuluar sekretin e Rennes-le-Château, (...) që tregohet nga pergamenat e hamendësuara, të gjetura nga dom Saunière, nga mbishkrimet e varrezës, nga vetë format e ndërtesave dhe të mbarë asaj që gjendet në kishën famullitare - një thesar i tipit jo material, por vetë e vërteta e historisë së botës. Në vendin e vogël pireneas do të ekzistonin dokumente në gjendje që të provojnë se Jezu Krishti, e vërtetë e fshehur me kujdes nga Kisha katolike, ka pasur fëmijë nga Maria Magdalenë, se këto bij bartin në vetvete vetë gjakun e Hyjit e se kanë të drejtën që të mbretërojnë në Francë e në botën mbarë. E se Graali i Shenjtë do të ishte, më saktësisht, sang réal, ‘gjaku mbretëror’ i pasardhësve truporë të Jezu Krishtit, është pohuar që kur Plantard hyri në historinë e Rennes-le- Château. Kodi i Da Vinçit mjaftohet duke përsëritur këto pohime. Për t’u treguar të matur, pohon Plantard, pasardhësia e Merovingëve nga Jezu Krishti është mbajtur gjithmonë si një sekret që e dinë vetëm disa. (...) Sot, natyrisht, ekziston një Priorat i Sionit. Është e themeluar në vitin 1956 nga Pierre Plantard - që quhet edhe ‘Plantard de Saint Clair’, duke sajuar një titull fisnikëror me fantazi që është në zanafillë të pohimeve të Kodi i Da Vinçit, sipas të cilit, edhe ‘Saint Clair’ është një mbiemër Meroving -, me tërë aktin noterial dhe pullat e taksave. Plantard ka lënë që të kuptohet se vetë ai është një pasardhës i Merovingëve dhe rojtar i Graalit. Prova se Priorati ekziston që një mijë vjet, do të konsistonte në emrin e një urdhri të vogël religjioz mesjetar, i quajtur Priorati i Sionit. Ky ka ekzistuar konkretisht - dhe ka marrë fund - por nuk ka lidhje të asnjë lloji as me Merovingët e as me pasardhësit e hamendësuar të Jezu Krishtit. Është vështirë të mos mendohet se lidhja mes Rennes-le- Château, Merovingëve dhe Prioratit të Sionit nuk është thjesht legjendare, e se Priorati është një organizatë ezoterike, fillimet e të cilës nuk shkojnë përtej përvojës së Plantard dhe të bashkëpunëtorëve të tij. Nuk ka ekzistuar asnjë Priorat i Sionit - në kuptimin me të cilin flitet sot - para mbërritjes së Plantard në Rennes-le-Château. Tani, natyrisht se ekziston: por vetëm që prej 1956. Në faqen Informacione historike të Kodi i Da Vinçit pohohet, siç e kam përmendur, që e gjithë historia është e vërtetuar nga dokumente të pakundërshtueshme. Bëhet fjalë për dokumentet e famshme, pjesërisht ‘të gjetura’ në vitin 1975 në Bibliotekën Kombëtare të Parisit dhe pjesërisht të përçuara më parë shkrimtarit Gérard de Sède. Mirëpo, dokumentet janë ‘gjetur’ nga vetë personat që i kanë fshehur në Bibliotekën Kombëtare të Parisit: Plantard dhe miqtë e tij. Është, gjithashtu, shumë e qartë se nuk bëhet fjalë për dokumenta të lashta, por për falsifikime të kohës moderne. Autori kryesor i këtyre dokumenteve të falsifikuara, Philippe de Chérisey - vdekur në vitin 1985 -, ka rrëfyer se ka marrë pjesë në përgatitjen e tyre, madje duke u ankuar për përdorimin e tyre, pa i dhënë atij shpërblimin e duhur, argument mbi të cilin ekzistojnë letra të avokatit të Chérisey¹². Sa për Poussin¹³ ‘prova’ e lidhjes së tij me Rennes-le-Château do të duhej të ishte fotografia e një varri të pranishëm në territorin e lokalitetit të vogël francez, sot i shkatërruar, por nga i cili, Poussin, do të ishte frymëzuar për pikturën e tij Barinjtë e Arkadias. Por, ‘sa keq’ që në lidhje me varrin janë gjetur leja dhe plani i ndërtimit, që datojnë në vitin 1903, edhe pse varri është përfunduar në vitin 1933¹⁴: varri, pra, vjen pothuajse treqind vjet më pas se piktura e Poussin. Pra, asnjë ‘dokument’ e asnjë ‘provë’. Vetëm fantazi, të afta për të shitur romane që, pak a shumë, ndezin pasionin, por nga pikëpamja rigoroze historike duhet të çmohen mbeturinë e mirëfilltë. K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2
  • 5. F A Q J A 5 SHËNIME ¹Krah, PHILIP JENKINS, The New Anti- Catholicism. The Last Acceptable Prejudice, Oxford University Press, New York 2003; në një komunikim personal, autori ka pohuar se e çmon Kodin e Da Vinçit një shembull tipik të mendësisë së përshkruar në studimin e tij. ²Shënim i redaktuesit: Autori paraqet në mënyrë skematike intrigën e romanit. ³Krah, DAN BROWN, Il Codice Da Vinci, trad. it., Mondadori, Milano 2003. ⁴Shënim i redaktuesit: Kanuni muratorian është një listë e lashtë e njohur e librave të Besëlidhjes së Re, e krahasueshme me listën e papa Damaskut të Koncilit të Romës (382). Qe zbuluar në një dorëshkrim të shekullit VIII, me gjasë e shkruar për Bobbion e që i përkiste Bibliotekës Ambroziane, nga Ludovico Antonio Muratori dhe qe publikuar në 1740. https://it.wikipedia.org/wiki/ Canone_muratoriano. ⁵Vangelo di Tomaso, 114, in LUIGI MORALDI (a cura di), I Vangeli gnostici. Vangeli di Tomaso, Maria, Verità, Filippo, trad. it., Adelphi, Milano 2001, pp. 3- 20 (p. 20). ⁶Krah, GARY STERN, Expert Dismiss Theories in Popular Book, in The Journal News, Westchester (New York) 2-11- 2003, p. 1. ⁷Krah, një hyrje të bibliografisë së pafund mbi temën, Nel mio Rennes le Château: mistificatori e mistificazioni sul Graal, in Cristianità, anno XXIV, n. 258, ottobre 1996, pp. 7-9. ⁸Shënim i redaktuesit: fraza e përshtatshme. Kjo krahinë në jug- perëndim të Francës në shek. XIII, njohu një përhapje të gjerë të lëvizjes heretike të Katarëve (= të dëlirë), doktrina e të cilëve ishte thellësisht e mbushur me gnosticizëm dhe manikeizëm. ⁹Shënim i redaktuesit: pushimi a divinis është një masë e parashikuar nga kodi i të drejtës kanonike të Kishës katolike. Shprehja latine a divinis e përkthyer fjalë për fjalë do të thotë nga [shërbesat] hyjnore, d.m.th. nga ushtrimi i meshtarisë. ¹ºKrah, GERARD DE SEDE, L’or de Rennes ou la vie insolite de Bérenger Saunière, Curé de Rennes-le-Château, Julliard, Parigi 1967. ¹¹Krah, MICHAEL BAIGENT, RICHARD LEIGH e HENRY LINCOLN, Il Santo Graal, trad. it., Mondadori, Milano 1997. ¹²Krah, Letra e avokatit B. Boccon-Gibod drejtuar Philippe de Chérisey, e 8-10- 1967, ku flitet për dokumente «de votre fabrication et déposés à mon étude», nw adreswn http://priory-of-sion.com/posd/ pdchparchments.html. ¹³Shënim i përkthyesit: Pjesë e tekstit, paraprakisht e hequr:“Nicolas Poussin (1594-1655), i cili ka lënë një gjurmë në pikturën e tij të famshme të Louvre “Barinjtë e Arkadias”, paraqet saktësisht panoramën e Rennes-le-Château - e kanë ruajtur sekretin si diçka shumë të çmuar, duke lënë që, herë pas here, të merret vesh ndonjë e dhënë”. ¹⁴Krah, PAUL SMITH, The Tomb at Les Pontils. The Real Truth, në adresën http:// priory-of-sion.com/psp/id33.html, vizituar më 20-5-2004. BURIME Burimi i plotë: https:// www.cesnur.org/2003/ mi_davinci.htm KËSHILLOHET TË LEXOHEN  Jose UllateFabo KUNDËR KODIT TË VINÇIT Mistifikimet e Dan Braunit dhe e vërteta katolike  Rik Xhejms, E VËRTETA HISTORIKE PRAPA KODIT TE DA VINÇIT Çfarë është histori dhe çfarë është imagjinatë? https://www.studentishqiptar.com/a/ davincit.html  A ËSHTË KODI I DA VINÇIT “SULMI MË SERIOZ KUNDËR KRISHTËRIMIT”? https://christiananswers.net/albanian/q -aig/aig-davinci-alb.html K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 2 vatrabiblike@gmail.com Massimo Introvigne Ka lindur në Romë më 14 qershor 1955. Ai është një sociolog dhe eseist italian. Themeluesi dhe drejtor i Qendrës së Studimeve mbi Religjionet e Reja (CESNUR), një rrjet ndërkombëtar studiuesish të lëvizjeve religjioze të reja, dhe nga 5 janari deri më 31 dhjetor 2011 ka pasur, në fushën e OSCE (Organizata për sigurimin dhe bashkëpunimin në Evropë), rolin e Përfaqësuesit për luftën kundër racizmit, ksenofobisë dhe diskriminimit, me një vëmendje të veçantë ndaj diskriminimin kundër të krishterëve dhe anëtarëve të religjioneve të tjera. Nga qershori i 2012-tës deri në dhjetor të 2016-tës ka qenë koordinues i Observatorit të Lirisë Religjioze, i përbërë nga Ministria e jashtme italiane në bashkëpunim me Roma Kryeqytet. Introvigne është anëtar i seksionit të Sociologjisë së Religjionit të Shoqatës Italiane të Sociologjisë dhe është autor i më shumë se shtatëdhjetë librave, mes të cilëve Enciklopedia e Religjioneve në Itali, dhe i qindra artikujve në fushën e sociologjisë së religjionit. Ka qenë përgjegjësi kombëtar i Veprimtarisë Katolike deri në 2016-tën. Për të mësuar më shumë mbi Vatrën Biblike Katolike, mund të klikoni në Vatra Biblike Katolike. Mund të na kontaktoni në e-mail vatrabiblike@gmail.com Ose në faqen tonë në Facebook Vatra Biblike