SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
0 9 D H J E T O R 2 0 1 8 N R . 5 5
Në takimin e 55-të të Vatrës Biblike, nën drejti-
min e Atë Flavios filluam komentimin e kapitul-
lit të 17 të Mateut. 17,1-7: Jezusi shndërrohet.
E dhëna kohore në këtë rast është e saktë: pas
gjashtë ditësh, pra, në ditën e shtatë, që në Za-
nafillë tregon domethënien e fundit të krijimit:
bashkimin mes njeriut dhe Krijuesit (krah Zan
2,1-3). Prania afër Jezusit e Pjetrit, Jakobit dhe
Gjonit, si dishepujt më të ngushtë, nënkupton
pritjen e një zbulimi të rëndësishëm, duke na
kujtuar ngjitjen në Sinai të Moisiut i shoqëruar nga Aroni, Nadab dhe Abdiu, në takim
me lavdinë e Hyjit (krah Dal 24,9). Dishepujt janë dëshmitar të habitur të një shndërrimi
të Jezusit, që në të vërtetë, nuk është ndryshim, por një manifestim i natyrës hyjnore të
Krishtit, i cili duket i veshur me dritë. Ky manifestim i lavdishëm i hyjnisë mbi malin
Tabor, i paraprin dhe përgatit atë të dhimbshmin e Krishtit njeri mbi Kalvar. Prania e
Moisiut dhe Elias afër Jezusit nuk do të thotë tjetër veçse Jezusi është ai që, si Mesi, çon
në përmbushje ministerin dhe mesazhin e tyre si përfaqësues të Besëlidhjes së Vjetër.
Pjetri, tashmë i vendosur në rolin parësor në mesin e dishepujve, merr fjalën. Është i
mrekulluar nga bukuria shndritëse e asaj që sheh , por nuk do të jetë aq entuziast përballë
shëmtisë së zymtë të orës së mundimit. Reja që i mbështjellë të gjithë të pranishmit,
tregon një formë zotërimi dhe shugurimi (krah Dal 40, 34-38). Fjalët e shqiptuara nga
Hyji ripohojnë marrëdhënien unike të Atit e Krishtit Bir dhe përfshirjen e plotë të
Atit në veprën e të Birit. Zëri i Atit bën që
dishepujt të bien në adhurim dhe në një
gjendje droje të shenjtë duke qenë se ndihen
në praninë e Tejetlarit. Pasi Jezusi i thërret
dhe u jep zemër, kthehen në normalitet. Tani
e tutje është vetëm Ai që duhet të dëgjojnë
e të ndjekin. Ai i ndalon të tregojnë atë që
ndodhi aty deri në përmbushje të Pash-
këve, kur gjithçka do të kuptohet plotësisht.
Ndërkohë izrealitët nuk arrijnë të shohin
shenjat e Elisë në Gjon Pagëzuesin.
Vatra Biblike takimi nr. 55
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“LUTU çdo ditë, sidomos kur zemra jote e ndjen vetmin e jetës”
Shën Pio i Pietralçinës
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
13 DHJETOR 2018
Ora 19.00—20.30
Famullia
“Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
(tek salla)
Padre
Flavio Cavallini
OFM
Ju lutemi lexoni
kapitullin 17
të Ungjillit
sipas Mateut!
F A Q J A 2
J E T A E V A T R Ë S N R . 5 5
BOTIMET E VATRËS
131 “Fjala e Zotit ka brenda vetes kaq efekt dhe fuqi sa të jetë mbështetje dhe
energji për Kishën, dhe për bijtë e Kishës qëndresë e fesë, ushqim i shpirtit, burim
i pastër dhe i përhershëm i jetës shpirtërore”. “Është e nevojshme që besimtarëve
t’u jetë e mundshme hyrja gjerësisht në Shkrimin shenjt”. (KONC. EKUM. VAT. II, Dei
Verbum, 21-22).
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
SHENJAT E FESË
Mistagogji
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
EKZORCISTI
LUFTA IME KUNDËR
DJALLIT
Nga
Dom Ermes Macchioni
MAGJIA DHE VEPRIMI
I DJALLIT
Qëndrimi i Kishës Katolike
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini, OFM
PROGRAMI I TAKIMIT nr. 56
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
Do të përfundojmë së komentuari kapitullin 17 të Ungjillit sipas Mateut.
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
DURRËS
Të premten, më 07 Dhjetor, Vatra Biblike
Katolike në Durrës, zhvilloi takimin e 8-të.
Në takim ishin të pranishëm 16 persona.
Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri
shpjegimin e kapitullit të dytë të Ungjillit
sipas Mateut mbi largimin e Marisë, Jozefit
dhe Jezusit për në Egjipt.
FJALOR I THJESHTË
BIRI I NJERIUT dhe BIRI I ZOTIT
Biri i Njeriut: Kështu quhet Jezusi në ungjill për shtatëdhjetë e dy herë. I pari që
e përdori këtë shprehje ishte profeti Daniel për të simbolizuar popullin e Izraelit
përpara Zotit. Më vonë Biri i Njeriut mori rolin e të drejtit, biri i të Tejlartit, që
gjykon, merr pjesë në vuajtjet e njerëzve, i shpëton, do të vijë në fundin e botës.
Të gjitha këto aplikohen tek Jezusi nga Ungjilltarët.
Biri i Zotit: Ky titull u jepej krijesave qiellore në Besëlidhjen e Vjetër. Tek ung-
jijt dhe në besimin e krishterë ky titull i jepet Jezusit si personi i dytë i Trinisë së
Shenjtë. Ai që na shpëton dhe na bën pjesëmarrës të dashurisë së Atit duke na
bërë bijë të Zotit.
Luftoji të këqijat
por bëje me sjellje të mirë, durim dhe dashuri.
Ashpërsia do të dëmtöjë shpirtin tënd
dhe do të dëmtojë edhe qëllimet më të mira.
Shën Gjon i Kenti
“
”
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 5 5
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 47: Nëse nuk duhet ta themi emrin e Hyjit, si t’ja bëjmë për ta
thirrur?
Jezusi na ka mësuar një lutje shumë të bukur, lutjen Ati ynë, edhe për të na
mësuar se si mund ta thërrasim Hyjin: “Baba”, ashtu siç e thërriste Jezusi. Në
fakt ai e thërriste “Abba”, që në aramaisht do të thotë “Baba”. Po ta mendosh,
as ti nuk e thërret babain tënd në emër, për shembull Jozef, Gjon apo Nikoll,
por e thërret thjesht baba e ai kështu është i kënaqur, sepse do të thotë se është
i veçantë për ty: ka njerëz të tjerë që quhen Jozef, Gjon apo Nikoll por vetëm
ai është babai yt. Kështu mund ta imagjinojmë se Hyji dëshiron ta thërrasim e
madje shpesh: merreni me mend sikur një baba të mos ketë kënaqësi kur
fëmijët e tij e thërrasin! Hyji është i kënaqur nëse bijtë e tij e thërrasin baba kur
luten, kur e falenderojnë e kur flasin me të në mënyrë të sinqertë.
JEZUSI I NAZARETIT
Qendra e universit dhe hi-
storisë.
nga Giacomo Biffi
LECTIO DIVINA
Leximi Shpirtëror i Shkrimit
Shenjtë
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
MËSOJMË TË LUTEMI
Letër për Probën
nga
Shën Augustini i Iponës
101 PYETJE MBI BIBLËN
Pse e humbet qetësinë kur e di se duke vepruar
kështu ofendon Zotin,
zemëron të tjerët dhe veten tënde…
dhe në fund do të duhet ta gjesh përsëri?
Thuaj atë çfarë ke për të thënë me një tonë të qetë,
pa inat dhe ke për të parë që do të jesh më bindës,
dhe mbi të gjitha nuk do të ofendosh Zotin
Shën Hozemaria Eskriva
“
”
Një gjarpër hyri në punishten e një
marangozi. Ndërkohë që zvarritej
drejt qoshes së punishtes kaloi
pranë një sharre dhe u pre pak. Ai
u kthye menjëherë dhe e kafshoi
sharrën. Duke u përpjekur të
kafshonte sharrën ai u plagos rënd
në gojë. Duke mos kuptuar çfarë
po ndodhte dhe duke menduar se
sharra po e sulmonte ai vendosi të mbyste sharrën duke u rrotulluar rreth saj
me gjithë trupin e tij. Ai vazhdonte ta shtrëngonte sharrën me gjithë fuqinë e tij
edhe pse ndiente shumë dhimbje. Kështu ndodhi që gjarpri u vra nga një
sharrë.
Ndonjëherë ne reagojmë nga zemërimi duke menduar të lëndojmë ata që na
kanë lënduar por jemi thjesht duke lënduar veten dhe duke shkaktuar akoma
më shumë dhimbje dhe pasoja të pakthyeshme.
GJARPRI DHE SHARRA
ATË CANTALAMESSA: ZOTI ËSHTË MES NESH, MOS TË KËRKOJMË JASHTËTOKËSORË
Të zënë me detyrat, që duhen kryer; me problemet, që duhen zgjidhur; sfidat, që duhen përballuar, rrezikohemi ta
humbasim nga sytë, ose ta lëmë mënjanë lidhjen tonë personale me Zotin. E pra pikërisht ky është kushti i parë për
t’i përballuar të gjitha situatat e problemet, pa e humbur paqen, as durimin. Me këto fjalë e nisi atë Raniero Can-
talamessa, predikuesi i Shtëpisë Papnore, predikimin e parë të Kohës së Ardhjes, në praninë e Papës Françesku, në
Kapelën e Nënës së Shëlbuesit të Pallatit Apostolik. Reflektimet, që na shoqërojnë në udhën drejt Krishlindjes,
janë si “një dush”, që na freskon, para se të nisim ditën e punës – kujtoi.
Të kërkojmë Zotin, jo jashtëtokësorët
Predikuesi i Shtëpisë Papnore “i la mënjanë” sot të gjitha problemet aktuale, për t’iu kushtuar plotësisht
“sinjaleve” të Zotit të gjallë, prani e vazhdueshme, qetësuese. Njerëzit e kohës sonë - kujtoi - kërkojnë etshëm sin-
jale të ekzistencës së qenieve të gjalla e inteligjente në planetet e tjera. “Kërkim i ligjshëm, ndonëse krejt i paqartë;
ndërsa pak, shumë pak i kërkojnë e i studiojnë sinjalet e Qenies së gjallë, që krijoi Universin, që hyri në të, në his-
torinë e tij, që jeton në të”.
E kemi të Gjallin mes nesh – saktësoi atë Cantalamessa - por e harrojmë, për të kërkuar qenie të gjalla të
hamendësuara që, në rastin më të mirë, do të mund të bënin pak e aspak për ne! Nga vdekja, sigurisht, nuk do të na
shpëtonin.
Duruesi, fituesi
Biri i Zotit nuk na premton të na japë thërrimet, që i kërkojmë: na premton vetveten. Duke e mbajtur gjithnjë e
gjithkund këtë premtim. “Kush e kërkon - e gjen; atij, që troket, ia hap menjëherë portën. E pas portës së hapur
njeriu gjen Zotin! E si ta ketë gjetur, gjithçka tjetër kalon në plan të dytë. Sepse u krijuam për të vrapuar krahëha-
pur drejt Atit Qiellor, duke zbuluar se nuk është abstraksion. Është realitet!”. Ndërmjet ideve tona për Zotin - e
Zotit të gjallë - ngulmoi predikuesi i Shtëpisë Papnore - ekziston i njëjti ndryshim, që ekziston ndërmjet qiellit të
pikturuar mbi një copë letër e qiellit të vërtetë!
Kërkimi i fytyrës së Zotit të gjallë
Për ta konkretizuar mendimin e tij, Atë Cantalamessa solli një mori shembujsh, kujtoi ngjarje të jetuara e citoi
njerëz, që duke hyrë thellë në shqyrtimin e ekzistencës, patën “shkëndijën e intelektit”, që u solli “ndriçimin”. E
ekzistenca e Zotit iu zbulua papritmas, në një farë pike, pasi e patën injoruar e deri mohuar gjithë jetën”. Kjo i
ndodhi, për shembull, gazetarit francez André Frossard, vdekur më 2 shkurt 1995, i cili, duke hapur papritmas
sytë, pati një hop ndërgjegjeje, e pa Zotin!
Një portret simbolik
Kapuçini tërhoqi vëmendjen për t’u ruajtur nga rreziku i përpjekjes për ta përmbyllur hyjnoren në një përkufizim,
qoftë edhe duke u mbështetur tek Bibla. “Çka mund të bëjmë - sqaroi - është t’i thyejmë guaskat e vogla të ideve
tona për Zotin, ose vazot prej alabastri, ku e mbajmë të mbyllur, në mënyrë që parfumi i Tij të përhapet e ta
mbushë përplot shtëpinë. Hyjnorja është kategori krejt e ndryshme nga çdo gjë tjetër. Nuk mund të përkufizohet!
Mund të flitet për Të vetëm përmes analogjive e kundërvënieve. Një figurë e Biblës e quan Zotin shkëmb:
“Shkëmb është titull abstrakt; nuk thotë vetëm kush është Zoti, por edhe kush duhet të jemi ne. Shkëmbi është bërë
për t’u ngjitur në të, për të kërkuar strehë, jo vetëm për ta kundruar nga larg. Shkëmbi të tërheq, të apasionon”.
Zoti është, e kjo mjafton!
Predikuesi i Shtëpisë Papnore e përfundoi predikimin e Kohës së Ardhjes, duke kujtuar një nga çastet e zymta në
jetën e Shën Françeskut të Asizit, për shkak të shqetësimit që i krijonte stili primitiv i jetës së fretërve të tij.
Pikërisht në atë moment, e qetësoi siguria se “Zoti është, e kaq mjafton!”. T’i përsërisim - nxiti predikuesi - këto
fjalë kur, në Kishë ose në jetën tonë, ndeshemi me situata, që u ngjajnë atyre të Shën Françeskut: “Zoti është, e kjo
na mjafton!”.
SHPIRTI IM KA ETJE PËR ZOTIN E GJALLË
Një darkë e thjeshtë pendestare:
1 pjatë fasule
1 panine dhe ujë
Por me një zemër
që dëshiron të dhurojë!

More Related Content

What's hot

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Azbiela Meta
 

What's hot (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) (13)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 

More from Azbiela Meta

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Azbiela Meta
 
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1Azbiela Meta
 

More from Azbiela Meta (6)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
 
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
Buletini jeta e vatres_biblike nr 1
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 0 9 D H J E T O R 2 0 1 8 N R . 5 5 Në takimin e 55-të të Vatrës Biblike, nën drejti- min e Atë Flavios filluam komentimin e kapitul- lit të 17 të Mateut. 17,1-7: Jezusi shndërrohet. E dhëna kohore në këtë rast është e saktë: pas gjashtë ditësh, pra, në ditën e shtatë, që në Za- nafillë tregon domethënien e fundit të krijimit: bashkimin mes njeriut dhe Krijuesit (krah Zan 2,1-3). Prania afër Jezusit e Pjetrit, Jakobit dhe Gjonit, si dishepujt më të ngushtë, nënkupton pritjen e një zbulimi të rëndësishëm, duke na kujtuar ngjitjen në Sinai të Moisiut i shoqëruar nga Aroni, Nadab dhe Abdiu, në takim me lavdinë e Hyjit (krah Dal 24,9). Dishepujt janë dëshmitar të habitur të një shndërrimi të Jezusit, që në të vërtetë, nuk është ndryshim, por një manifestim i natyrës hyjnore të Krishtit, i cili duket i veshur me dritë. Ky manifestim i lavdishëm i hyjnisë mbi malin Tabor, i paraprin dhe përgatit atë të dhimbshmin e Krishtit njeri mbi Kalvar. Prania e Moisiut dhe Elias afër Jezusit nuk do të thotë tjetër veçse Jezusi është ai që, si Mesi, çon në përmbushje ministerin dhe mesazhin e tyre si përfaqësues të Besëlidhjes së Vjetër. Pjetri, tashmë i vendosur në rolin parësor në mesin e dishepujve, merr fjalën. Është i mrekulluar nga bukuria shndritëse e asaj që sheh , por nuk do të jetë aq entuziast përballë shëmtisë së zymtë të orës së mundimit. Reja që i mbështjellë të gjithë të pranishmit, tregon një formë zotërimi dhe shugurimi (krah Dal 40, 34-38). Fjalët e shqiptuara nga Hyji ripohojnë marrëdhënien unike të Atit e Krishtit Bir dhe përfshirjen e plotë të Atit në veprën e të Birit. Zëri i Atit bën që dishepujt të bien në adhurim dhe në një gjendje droje të shenjtë duke qenë se ndihen në praninë e Tejetlarit. Pasi Jezusi i thërret dhe u jep zemër, kthehen në normalitet. Tani e tutje është vetëm Ai që duhet të dëgjojnë e të ndjekin. Ai i ndalon të tregojnë atë që ndodhi aty deri në përmbushje të Pash- këve, kur gjithçka do të kuptohet plotësisht. Ndërkohë izrealitët nuk arrijnë të shohin shenjat e Elisë në Gjon Pagëzuesin. Vatra Biblike takimi nr. 55 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “LUTU çdo ditë, sidomos kur zemra jote e ndjen vetmin e jetës” Shën Pio i Pietralçinës INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 13 DHJETOR 2018 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: (tek salla) Padre Flavio Cavallini OFM Ju lutemi lexoni kapitullin 17 të Ungjillit sipas Mateut!
  • 2. F A Q J A 2 J E T A E V A T R Ë S N R . 5 5 BOTIMET E VATRËS 131 “Fjala e Zotit ka brenda vetes kaq efekt dhe fuqi sa të jetë mbështetje dhe energji për Kishën, dhe për bijtë e Kishës qëndresë e fesë, ushqim i shpirtit, burim i pastër dhe i përhershëm i jetës shpirtërore”. “Është e nevojshme që besimtarëve t’u jetë e mundshme hyrja gjerësisht në Shkrimin shenjt”. (KONC. EKUM. VAT. II, Dei Verbum, 21-22). BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) SHENJAT E FESË Mistagogji Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM EKZORCISTI LUFTA IME KUNDËR DJALLIT Nga Dom Ermes Macchioni MAGJIA DHE VEPRIMI I DJALLIT Qëndrimi i Kishës Katolike Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini, OFM PROGRAMI I TAKIMIT nr. 56 Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 Do të përfundojmë së komentuari kapitullin 17 të Ungjillit sipas Mateut. VATRA BIBLIKE KATOLIKE DURRËS Të premten, më 07 Dhjetor, Vatra Biblike Katolike në Durrës, zhvilloi takimin e 8-të. Në takim ishin të pranishëm 16 persona. Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri shpjegimin e kapitullit të dytë të Ungjillit sipas Mateut mbi largimin e Marisë, Jozefit dhe Jezusit për në Egjipt. FJALOR I THJESHTË BIRI I NJERIUT dhe BIRI I ZOTIT Biri i Njeriut: Kështu quhet Jezusi në ungjill për shtatëdhjetë e dy herë. I pari që e përdori këtë shprehje ishte profeti Daniel për të simbolizuar popullin e Izraelit përpara Zotit. Më vonë Biri i Njeriut mori rolin e të drejtit, biri i të Tejlartit, që gjykon, merr pjesë në vuajtjet e njerëzve, i shpëton, do të vijë në fundin e botës. Të gjitha këto aplikohen tek Jezusi nga Ungjilltarët. Biri i Zotit: Ky titull u jepej krijesave qiellore në Besëlidhjen e Vjetër. Tek ung- jijt dhe në besimin e krishterë ky titull i jepet Jezusit si personi i dytë i Trinisë së Shenjtë. Ai që na shpëton dhe na bën pjesëmarrës të dashurisë së Atit duke na bërë bijë të Zotit. Luftoji të këqijat por bëje me sjellje të mirë, durim dhe dashuri. Ashpërsia do të dëmtöjë shpirtin tënd dhe do të dëmtojë edhe qëllimet më të mira. Shën Gjon i Kenti “ ”
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 5 5 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 47: Nëse nuk duhet ta themi emrin e Hyjit, si t’ja bëjmë për ta thirrur? Jezusi na ka mësuar një lutje shumë të bukur, lutjen Ati ynë, edhe për të na mësuar se si mund ta thërrasim Hyjin: “Baba”, ashtu siç e thërriste Jezusi. Në fakt ai e thërriste “Abba”, që në aramaisht do të thotë “Baba”. Po ta mendosh, as ti nuk e thërret babain tënd në emër, për shembull Jozef, Gjon apo Nikoll, por e thërret thjesht baba e ai kështu është i kënaqur, sepse do të thotë se është i veçantë për ty: ka njerëz të tjerë që quhen Jozef, Gjon apo Nikoll por vetëm ai është babai yt. Kështu mund ta imagjinojmë se Hyji dëshiron ta thërrasim e madje shpesh: merreni me mend sikur një baba të mos ketë kënaqësi kur fëmijët e tij e thërrasin! Hyji është i kënaqur nëse bijtë e tij e thërrasin baba kur luten, kur e falenderojnë e kur flasin me të në mënyrë të sinqertë. JEZUSI I NAZARETIT Qendra e universit dhe hi- storisë. nga Giacomo Biffi LECTIO DIVINA Leximi Shpirtëror i Shkrimit Shenjtë Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM MËSOJMË TË LUTEMI Letër për Probën nga Shën Augustini i Iponës 101 PYETJE MBI BIBLËN Pse e humbet qetësinë kur e di se duke vepruar kështu ofendon Zotin, zemëron të tjerët dhe veten tënde… dhe në fund do të duhet ta gjesh përsëri? Thuaj atë çfarë ke për të thënë me një tonë të qetë, pa inat dhe ke për të parë që do të jesh më bindës, dhe mbi të gjitha nuk do të ofendosh Zotin Shën Hozemaria Eskriva “ ” Një gjarpër hyri në punishten e një marangozi. Ndërkohë që zvarritej drejt qoshes së punishtes kaloi pranë një sharre dhe u pre pak. Ai u kthye menjëherë dhe e kafshoi sharrën. Duke u përpjekur të kafshonte sharrën ai u plagos rënd në gojë. Duke mos kuptuar çfarë po ndodhte dhe duke menduar se sharra po e sulmonte ai vendosi të mbyste sharrën duke u rrotulluar rreth saj me gjithë trupin e tij. Ai vazhdonte ta shtrëngonte sharrën me gjithë fuqinë e tij edhe pse ndiente shumë dhimbje. Kështu ndodhi që gjarpri u vra nga një sharrë. Ndonjëherë ne reagojmë nga zemërimi duke menduar të lëndojmë ata që na kanë lënduar por jemi thjesht duke lënduar veten dhe duke shkaktuar akoma më shumë dhimbje dhe pasoja të pakthyeshme. GJARPRI DHE SHARRA
  • 4. ATË CANTALAMESSA: ZOTI ËSHTË MES NESH, MOS TË KËRKOJMË JASHTËTOKËSORË Të zënë me detyrat, që duhen kryer; me problemet, që duhen zgjidhur; sfidat, që duhen përballuar, rrezikohemi ta humbasim nga sytë, ose ta lëmë mënjanë lidhjen tonë personale me Zotin. E pra pikërisht ky është kushti i parë për t’i përballuar të gjitha situatat e problemet, pa e humbur paqen, as durimin. Me këto fjalë e nisi atë Raniero Can- talamessa, predikuesi i Shtëpisë Papnore, predikimin e parë të Kohës së Ardhjes, në praninë e Papës Françesku, në Kapelën e Nënës së Shëlbuesit të Pallatit Apostolik. Reflektimet, që na shoqërojnë në udhën drejt Krishlindjes, janë si “një dush”, që na freskon, para se të nisim ditën e punës – kujtoi. Të kërkojmë Zotin, jo jashtëtokësorët Predikuesi i Shtëpisë Papnore “i la mënjanë” sot të gjitha problemet aktuale, për t’iu kushtuar plotësisht “sinjaleve” të Zotit të gjallë, prani e vazhdueshme, qetësuese. Njerëzit e kohës sonë - kujtoi - kërkojnë etshëm sin- jale të ekzistencës së qenieve të gjalla e inteligjente në planetet e tjera. “Kërkim i ligjshëm, ndonëse krejt i paqartë; ndërsa pak, shumë pak i kërkojnë e i studiojnë sinjalet e Qenies së gjallë, që krijoi Universin, që hyri në të, në his- torinë e tij, që jeton në të”. E kemi të Gjallin mes nesh – saktësoi atë Cantalamessa - por e harrojmë, për të kërkuar qenie të gjalla të hamendësuara që, në rastin më të mirë, do të mund të bënin pak e aspak për ne! Nga vdekja, sigurisht, nuk do të na shpëtonin. Duruesi, fituesi Biri i Zotit nuk na premton të na japë thërrimet, që i kërkojmë: na premton vetveten. Duke e mbajtur gjithnjë e gjithkund këtë premtim. “Kush e kërkon - e gjen; atij, që troket, ia hap menjëherë portën. E pas portës së hapur njeriu gjen Zotin! E si ta ketë gjetur, gjithçka tjetër kalon në plan të dytë. Sepse u krijuam për të vrapuar krahëha- pur drejt Atit Qiellor, duke zbuluar se nuk është abstraksion. Është realitet!”. Ndërmjet ideve tona për Zotin - e Zotit të gjallë - ngulmoi predikuesi i Shtëpisë Papnore - ekziston i njëjti ndryshim, që ekziston ndërmjet qiellit të pikturuar mbi një copë letër e qiellit të vërtetë! Kërkimi i fytyrës së Zotit të gjallë Për ta konkretizuar mendimin e tij, Atë Cantalamessa solli një mori shembujsh, kujtoi ngjarje të jetuara e citoi njerëz, që duke hyrë thellë në shqyrtimin e ekzistencës, patën “shkëndijën e intelektit”, që u solli “ndriçimin”. E ekzistenca e Zotit iu zbulua papritmas, në një farë pike, pasi e patën injoruar e deri mohuar gjithë jetën”. Kjo i ndodhi, për shembull, gazetarit francez André Frossard, vdekur më 2 shkurt 1995, i cili, duke hapur papritmas sytë, pati një hop ndërgjegjeje, e pa Zotin! Një portret simbolik Kapuçini tërhoqi vëmendjen për t’u ruajtur nga rreziku i përpjekjes për ta përmbyllur hyjnoren në një përkufizim, qoftë edhe duke u mbështetur tek Bibla. “Çka mund të bëjmë - sqaroi - është t’i thyejmë guaskat e vogla të ideve tona për Zotin, ose vazot prej alabastri, ku e mbajmë të mbyllur, në mënyrë që parfumi i Tij të përhapet e ta mbushë përplot shtëpinë. Hyjnorja është kategori krejt e ndryshme nga çdo gjë tjetër. Nuk mund të përkufizohet! Mund të flitet për Të vetëm përmes analogjive e kundërvënieve. Një figurë e Biblës e quan Zotin shkëmb: “Shkëmb është titull abstrakt; nuk thotë vetëm kush është Zoti, por edhe kush duhet të jemi ne. Shkëmbi është bërë për t’u ngjitur në të, për të kërkuar strehë, jo vetëm për ta kundruar nga larg. Shkëmbi të tërheq, të apasionon”. Zoti është, e kjo mjafton! Predikuesi i Shtëpisë Papnore e përfundoi predikimin e Kohës së Ardhjes, duke kujtuar një nga çastet e zymta në jetën e Shën Françeskut të Asizit, për shkak të shqetësimit që i krijonte stili primitiv i jetës së fretërve të tij. Pikërisht në atë moment, e qetësoi siguria se “Zoti është, e kaq mjafton!”. T’i përsërisim - nxiti predikuesi - këto fjalë kur, në Kishë ose në jetën tonë, ndeshemi me situata, që u ngjajnë atyre të Shën Françeskut: “Zoti është, e kjo na mjafton!”. SHPIRTI IM KA ETJE PËR ZOTIN E GJALLË
  • 5. Një darkë e thjeshtë pendestare: 1 pjatë fasule 1 panine dhe ujë Por me një zemër që dëshiron të dhurojë!