SlideShare a Scribd company logo
1 of 6
Download to read offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
1 8 N Ë N T O R 2 0 1 8 N R . 5 2
Në takimin e 52 të Vatrës Biblike, ishin të
pranishëm 18 pjesëmarrës. Nën drejtimin e
Atë Flavios vazhduam me komentimin e ka-
pitullit të 15 të Mateut.
15,21-28: Jezusi ekzorcizon vajzën e një
kananease. Jemi në krahinën bregdetare më
në veri të zonës së Fenicisë të Tirit e Sidonit,
pra, jashtë territorit të Izraelit historik.
Gruaja na paraqitet “kananease”, d.m.th. që i
përket asaj etnie që kishte zënë vend aty
shumë kohë më përpara pushtimit Izraelit.
Feja e sinqertë e një gruaje jo hebreje bën
kontrast me mosbesimin e skribëve e faris-
enjve kundrejt Jezusit.
Kjo grua kananease e shpreh besimin e plotë në Jezusin duke u përkulur në adhurim përpara tij
dhe, mbi të gjitha, duke e njohur si Zot.
Në mënyrë befasuese, Jezusi, i cili më përpara kishte qenë i gatshëm që të dëgjonte përlutje të til-
la, tani shfaq vetëm një heshtje të mbyllur. Pak më tutje, kur u drejtohet dishepujve të vet, e bën të
qartë qëndrimin e tij duke iu referuar karakterit të ministerit të tij mesianik që, në atë fazë histor-
ike, ka si objektiv primar t’ua zbulojë dashurinë e Atit mëkatarëve dhe të humburve të popullit
të zgjedhur. Dishepujt bëhen ndërmjetësues të gruas. Gruaja, duke iu drejtuar për të tretën herë
me emrin “Zot”, e tejkalon provokimin që e
sprovon besimin e saj. Përvujtëria e saj e sinqertë
nxjerr atë që gjendja e saj nuk ia lejonte që ta kër-
konte. Jezusi përfundon duke thënë se feja e gruas,
e ndërthurur me përvujtëri, ka një forcë të cilës ai
nuk ka ndërmend t’i rezistojë.
15,29-39: Jezusi shumon bukët për herën e dytë
Jezusi vjen sërish në Galile.
Prania e Jezusit, tërheq një turmë plot me të gjitha
dhimbjet e njerëzimit dhe Jezusi ndjen dhembshuri.
Dialogu me dishepujt dhe sekuenca e vepri-
meve,ndjekin ato të ndeshura më parë me aludime
të dukshme ndaj ritit eukaristik Në këtë rast, si
bukët ashtu edhe shportat që teprojnë, janë 7,
numër i plotësisë, por në një masë të bollshme siç
ndodh gjithmonë me dhuratat e Hyjit.
Vatra Biblike takimi nr. 52
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Për Jezusin nuk ka rëndësi koha pasi ai është i përjetshëm.
Për atë ka rëndësi vetëm dashuria.”
Shën Tereza e Jezusit Fëmijë
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
22 NËNTOR 2018
Ora 19.00—20.30
Famullia
“Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
(tek salla)
Padre
Flavio Cavallini
OFM
Ju lutemi lexoni
kapitullin 16
të Ungjillit
sipas Mateut!
F A Q J A 2
J E T A E V A T R Ë S N R . 5 2
BOTIMET E VATRËS
128 Kisha, që në kohët apostolike (Krh1Kor 10, 6; 11; Heb 10, 1; 1Pjt 3, 21.Krh1Kor 10,
6; 11; Heb 10, 1; 1Pjt 3, 21.), e pastaj vazhdimisht gjatë Traditës së vet, ka nxjerrë në
dritë unitetin e planit hyjnor në dy Besëlidhjet falë tipologjisë. Me anë të kësaj në
veprat e Zotit në Besëlidhjen e Vjetër dallohen disa shembëllesa të asaj që Zoti,
në plotësinë e kohëve, ka kryer në Vetën e Birit të tij të mishëruar.
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
SHENJAT E FESË
Mistagogji
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
EKZORCISTI
LUFTA IME KUNDËR
DJALLIT
Nga
Dom Ermes Macchioni
MAGJIA DHE VEPRIMI
I DJALLIT
Qëndrimi i Kishës Katolike
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini, OFM
PROGRAMI I TAKIMIT nr. 53
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
Do të fillojmë të lexojmë dhe komentojmë kapitullin 16 të Ungjillit sipas Mateut.
Vetëm dashuria i mbush boshllëqet e
humnerave të cilat i keqi i hap në zemër dhe
në histori. Vetëm dashuria mund ta bëj këtë
dhe kjo e gëzon Zotin!
Papa Françesku
FJALOR I THJESHTË
PARUZIA
Në greqisht kjo fjalë do të thotë “ardhje”, dhe në kohët e hershme i referohej vi-
zitës zyrtare të një sovrani. Në ungjill tregon ardhjen e dytë të Jezusit në fundin e
kohërave.
Kur ta kesh marrë Atë,
trazoje zemrën për ti bërë homazh Atij;
foli Atij për jetën tënde shpirtërore, duke
e parë Atë në shpirtin tënd. Aty ku ai është
i pranishëm për lumturinë tënde;
mirëprite Atë me ngrohtësi dhe ler që sjellja
dhe veprimet e tua të jenë provë
e Pranisë së Tij në ty.
“
”
Shën Fraçesku i Salesit
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 5 2
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 44: Përse Hyji zgjedh për t’ju dëftuar Moisiut mbi një mal?
Kur jemi duke soditur malet provojmë ndjenja të ndryshme: ndër të tjera
shohim se janë shumë të larta e ne ndihemi të vegjël shumë, shohim se janë
shumë të bukura veçanërisht kur janë të mbuluara me borë, që janë të “fortë” e
që janë të vështirë për tu ngjitur! Por kur arrijmë të ngjitemi në majë, që aty
shohim një peisazh të mrekullueshëm: duket sikur që aty dominojmë botën!
Edhe në lashtësi malet bënin po këtë efekt e konsideroheshin shumë të fortë e
të sigurtë sa shpesh njerëzit e pushtetshëm ndërtonin fortesa, pra vende ku të
jetonin të sigurtë pa i shqetësuar asnjë armik! Për disa malet konsideroheshin si
shtëpitë e hyjnive, pasi prej aty mund të dominonin botën. Edhe në mentalitetin
e shkrimtarëve të biblës mali është një vend i shenjtë ku Hyji i shfaqet dikujt
apo edhe ku banon. Ja përse kur Zoti i shfaqet Moisiut e bën këtë në malin
Sinaj: sepse është një vend që përfaqëson forcën e Hyjit, e në gjysmën e rrugës
mes tokës e qiellit.
JEZUSI I NAZARETIT
Qendra e universit dhe hi-
storisë.
nga Giacomo Biffi
LECTIO DIVINA
Leximi Shpirtëror i Shkrimit
Shenjtë
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
MËSOJMË TË LUTEMI
Letër për Probën
nga
Shën Augustini i Iponës
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
DURRËS
Të premten, më 16 Nëntor, Vatra Biblike
Katolike në Durrës, zhvilloi takimin e 5-të.
Në takim ishin të pranishëm 21 persona.
Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri
shpjegimin e arkitekturës letrare të Ungjillit
sipas Mateut dhe komentimin e Mt 1, 1-17,
Gjenealogjinë e Jezu Krishtit.
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
BABRRU
Të shtunën, më 17 Nëntor, Vatra Biblike
Katolike në Babrru, në famullinë e Shën
Mëhillit, zhvilloi takimin e 6-të. Në takim
ishin të pranishëm 11 persona. Takimi u
drejtua nga Atë Flavio i cili bëri një pa-
rashtrim të Gjenealogjisë së Jezu Krishtit.
101 PYETJE MBI BIBLËN
Si mund të mbaj një kurorë ari
kur Zoti mban një kuror gjembash?
Dhe e mban atë për mua!
Shën Elizabeta e Hungarisë
Një natë dimri atë Alfonso po qëndronte në sallonin e kuvendit me
një grup fretërish të rinj. Pasi diskutuan pak, Fra Damiano mori
fjalën dhe në emër të të gjithëve propozoi:
-Atë, pse nuk na tregon ndonjë nga historitë e tua të famshme mbi
Japoninë?
Të gjithë një zëri filluan të këmbëngulin për të dëgjuar nga Ati mi-
sionar, i Sol Levantes, një prej atyre historive të cilat gjithmonë
ngjallnin fantazinë dhe entuziazmin e fretërve të rinj. Pasi e lutën
gjatë, Atë Alfonsi e filloi tregimin me një pyetje pak të sikletëshme.
-Të dashurit e mi, ju ka ndodhur ndonjëherë qe diçka në jetë nuk
ka shkuar siç duhet? A jeni ndjerë ndonjëherë të zhgënjyer nga vet-
ja, të katandisur keq e pa shpresë si një vazo e thyer në qindra copa? Ju siguroj që ndonjëherë në jetë bën mirë të
ndihesh kështu...dhe unë e kam provuar. Por e rëndësishme është të dimë çfarë të bëjmë me këto copa të thyera të
ekzistencës sonë.
Në këtë moment, si gjithmonë, Fra Tonino ndërhyri me një nga batutat e tij:
-Atë Alfons, të kërkuam një tregim argëtues... mësimin e filozofisë e bëmë sot në mëngjes...dhe mua më mjafton
dhe tepron!
E qeshura që ushtoi tregonte se edhe vëllezërit e tjerë të rinj ishin dakord me të. Pa u lëkundur shumë Atë Alfonso
u tha:
-Meqë ra fjala djema, e dini çfarë bëjnë në Japoni kur një vazo prej balte thyhet? Banorët e Sol Levantes i konsi-
derojnë ato më të shtrenjta se reliket e Shenjtorëve martirë. Jo, nuk e dini? Atëherë mjaft qeshët dhe dëgjoni!
Më pas, me një heshtje besimtarësh, ata u transportuan në Lindjen e largët nga zëri i thellë i Atë Alfonsit:
Në shekullin XVI, në Japonin e mesjetës, në kështjellën e Edos¹ qëndronte Shoguni² i fuqishëm Ieyasu Tokugawa³.
Me fytyrë të tensionuar dhe sytë që i shndërrisnin nga emocioni i fortë, po mbante në duar copat e atij që kishte
qenë një çajnik i çmueshme qeramike.
Dukej se nuk po arrinte të kuptonte se si ai objekt sa i bukur aq dhe delikat ishte katandisur në atë gjendje të
mjerueshme. Do të gaboheshit po të mendonit se ai ishte i vetmi çajnik që kishte. Zotëria i Edos kishte në pronësi
të tij një koleksion të tërë me vlerë shumë të madhe, aq të madhe sa e kishte zili edhe vet Perandori i Sol Levantes.
Ndoshta po e pyesni veten çfarë arsye kishte një Shogun i cili merrej vetëm me luftra dhe me intriga dinastish dhe
me katanën฀ ende të futur në kllëf, të përkëdhelte me dashuri pikturat e ndryshme të vazove dhe çajnikëve prej
qeramike. Për fisnikun Ieyasu, ashtu si edhe për çdo japonez të kulturuar, objektet prej qeramike megjithëse janë
shumë artistike janë diçka më shumë se thjeshtë pjesë të një kompleti elegant qeramike. Në të vërtetë ato konside-
rohen si “krijesa” me një shpirt: Ju duket e tepruar? Dëgjoni pak! Harroni për një moment që keni lindur në këtë
pjesë të botës, e cila për japonezët është vendi ku perëndon dielli. Provoni për një moment të shikoni këto objekte
elegante me sytë e tyre...E bëtë këtë? Po? Shumë mirë! Atëherë po vazhdoj.
Një vazo lind nën presionin e gishtave që drejtohen nga një ide. Ajo merr formë nga një grusht i thjesht argjile e
lagur me ujë. Për tu bërë më vonë të forta dhe të mbuluara nga bojra të mrekullueshme, ajo vazo ka nevojë për
përkëdheljet e flakës e cila bëhet edhe më e fortë nga ajri? Ja pra, që tek qeramikat mund të shihen të katër ele-
mentet, të cilat sipas diturisë së lashtë universale përbëjnë rrënjët e gjithçkaje që ekziston në këtë botë: zjarri, ajri,
uji dhe toka.
-Ufa! Filloi përsëri me filozofira! Tha nëpër dhëmb Fra Tonino.
Duke u hequr sikur nuk dëgjoi, Atë Alfonso vazhdoi i pashqetësuar:
-Tani të kthehemi tek Shoguni ynë i fuqishëm, ndoshta mund ta kuptoni më mirë gjendjen e tij shpirtërore të
trazuar thellë për shkak të thyerjes së një prej qeramikave të tij të preferuara.
I vendosur të mos dorëzohej por të luftonte deri në fund ashtu siç bëhet për shëndetin e një fëmije, fisniku Ieyasu
thirri shërbëtorin e tij më të besuar. Ndërkohë që i besonte copat e çmuara të mbështjella me mëndafsh i tha:
________________________________________________
¹ Emri antik i kryeqytetit të Japonisë, Tokio.
² Titull ushtarak-fisnik japonez. I barazvlefshëm me Dukë.
³ Lindur në Mikawa 1543 – Vdiq në Tokio 1616.
฀ Shpatë tipike japoneze.
ÇAJNIKU I ARTË
Tregimi
-Merr sa para të duhen. Bëj gjithçka mendon të nevojshme për të sjellë në
jetë çajnikun tim të dashur. Tento gjithçka. Shko edhe në Kinë nëse do jetë e
nevojshme.
Kishte zëra se në Shangai kishte artizan ekspert të çdo fushe. Për më tepër
dihej që në atë port të madh, në derdhjen e lumit Chang Jiang, mund të blihe-
shin materialet më të mira si të Lindjes ashtu edhe të Perëndimit. Zakonisht
kur kishin një çështje të vështirë për të zgjidhur në Edo thoshin: “Nëse nuk e
bëjnë në Shangaj, kot të vesh në Hënë!”
Pa humbur kohë, sapo zbriti në port, shërbëtori i Ieyasus u vu në kërkim të
mjeshtrit më të aftë të porcelanit kinez për të marrë mendimin e tij mbi gjend-
jen e mjerueshme të çajnikut fisnik. I treguan për mjeshtrin më të mirë nga të
gjithë.
-Mund të bëhet! – tha mjeshtri.
-Do të jetë një ndërhyrje kirurgjikale, njësoj si të qepësh një plagë. Me një trapano të vogël do të bëj vrima
përgjatë buzëve të copave. Pastaj me një fill argjendi do ti lidh pjesët me njëra tjetrën duke puthitur pjesët e ndry-
shme. Në fund do të vendos një shtresë llaku nga brenda e cila do të siguroj mbajtjen perfekte të lëngjeve. Siguri-
sht që nuk do të jetë më si më parë, por duke e parë nga larg nuk do të vihet re.
-Por nëse bëni kështu, me gjithë ato vrima, cajniku i cmuar i zotëris tim do të ngjaj tmerrësisht si fytyra e një pi-
rati të vjetër e qepur me grep peshqish! – tha i revoltuar shërbëtori i Shogunit dhe doli menjëherë në rrugë.
Pas një sorollatjeje dhe disa përpjekjeve të padobishme, të udhëhequr nga sugjerimet e të njohurve, shërbëtori
japonez mbërriti në magazinën e një tregtari portugez pikërisht ndërkohë që ky po kontrollonte disa kuti me vazo
dhe kristale të mbërritura nga perëndimi. Kur arriti të kishte vëmendjen e tij, shërbëtori i lodhur i tregoi çështjen
dhe i tregoi objektin që duhej rindërtuar.
Pasi mendoi për një kohë të gjatë, aq sa ishte edhe lulla nga e cila thithte dhe nxirrte shtëllunga tymi, portugezi
tha:
-Mund të bëhet! Do të bashkoj me kujdesin më të madh anët e çdo pjese, me një ngjitës që është prodhuar në la-
boratoret e mbretit të Francës. Do të përpiqem me çdo kusht që ti bëj të padukshme krisjet. Megjithatë është e
qartë që nëse objekti do të shihet nga afër, çarjet do të vihen re.
-Siç themi ne europianët: “një vazo e thyer nuk do jetë më kurrë si më parë”...ashtu siç ndodh me dy të da-
shuruar të cilët ribashkohen pasi janë ndarë...nuk e di a më kupton... – tha me një buzëqeshje dashakeqe.
-Nuk bëhet! – tha me vendosmëri shërbëtori japonez. Zotëria im nuk do thjesht një gjë të vjetër të rregulluar. Gu-
stoja e tij e rafinuar kërkon që bukuria e çajnikut të tij të shfaqet në një mënyrë të re.
Atëherë portugezi tha: -Ah, çfarë tipash jeni ju lindorët! Gjithmonë në kërkim të Hënës në fund të pusit. Një çajnik
rregullohet për tu mbushur me çaj...përse tjetër! Nuk jeni aspak praktik.
Dhe u zhduk në fund të magazinës së tij, por më parë përshëndeti me dorë megjithëse ky gjest nuk njihej ende në
Lindjen e Largët.
Ditët kalonin por tentativat e tjera pranë dyqaneve, magazinave koreane, bengaleze, filipineze e të tjera, nuk patën
sukses. I hidhëruar për dështimin e misionit të tij, shërbëtori i Shogunit të Edos u nis për në atdhe. I shtrirë mbi
thasë plot me gjethe të thara çaji, duke parë retë që largoheshin në qiell, po mendonte seriozisht faktin që karaki-
ri฀ mund të ishte mënyra e vetme dinjitoze për të mbyllur dështimin e misionit të tij. Por mesa duket, nuk kishte
ardhur ende momenti i tij, sepse një takimi fatlum në portin e Edos i shpëtoi jetën...dhe çajnikun. Në pragun e një
dyqani të vogël vazosh balte, një dekoruese e re ishte shumë e përqëndruar tek bënte disa vija shumë të sakta fal
furçës së gjatë të penelit që mbante ndër gishta. Shërbëtorin e Shogunit e tërhoqi gjithë ky përqëndrim. U afrua
disa hapa dhe vetëm pas pak minutash guxoi të thyente heshtjen:
- Çfarë do të bënte një artiste si ti me mbetjet e shkreta të një çajniku fisnik?
Duke thënë këtë, burri hapi copën e mëndafsht ku ishin mbështjellë copat e çajnikut. Pasi i pa me shumë kujdes,
dekoruesja u përgjigj:
- Nëse i lë këtu sonte, do të shoh nëse mund të bëhet dicka. Kthehu nesër në mëngjes dhe do të kesh përgjigjen.
Duke mos patur shpresë tjetër, shërbëtori i besoi dhe pranoi të kalonte atë që mendonte se ishte nata e fundit midis
të gjallëve.
_________________________________
฀ Një formë vetëvrasjeje rituale, me nder.
Dielli si gjithmonë lindi triumfues, në gjirin e Edos, duke bërë të shkëlqente atje tej në horizont, maja e pastër e
Fujiyamas฀. Pasi mbaroi ritet e mëngjesit, shërbëtori i Shogunit u drejtuar me hap të ngadaltë drejt dyqanit të
vogël ku kishte lënë copat e çajnikut së bashku me shpresën e tij të fundit. Dekoruesja e re e priti me një përulje
dhe me një buzëqeshje. Në duar mbante copën e mëndafshtë e cila tregonte rrumbullakësinë e objektit që fshihej
poshtë saj.
- Nuk mund ta besoj! – thirri shërbëtori, kur copa e mëndafshtë ra përtokë.
Çajniku i rrumbullakët ishte përsëri aty i rindërtuar. Por ajo që e kishte lënë pa frymë nuk ishte kjo. Gishtat e tij
kalonin duke u dridhur përgjatë plasaritjeve të mbushura me ar që shkëlqente në sipërfaqen e çajnikut. Rreze drite
kalonin në anët e të gjitha copave në të cilat ishte thyer qeramika.
Gruaja e re theu heshtjen e burrit të mrekulluar duke shpjeguar:
-Thjesht mora guximin të bëja të kundërtën e asaj që zakonisht presin njërëzit. Pasi limova anët e copave të mbe-
tura, i vendosa njëra pranë tjetrës duke i ngjitur me një ngjitës të fortë. Kështu, çdo hapësirë u mbush lehtësishtë.
Në fund, para se ngjitësi të forcohej, hodha mbi të një shtresë të hollë pluhur ari.
Dhe ja rezultati: ndërkohë që të gjithë përpiqen ti fshehin çarjet, unë u përpoqa ti vija në dukje. Në fund të fundit
edhe incidenti që e coptoi është pjesë e historisë së tij apo jo? Përse ta harrojmë? Tani këto pjesë të bashkuara
janë pjesët më të forta të çajnikut, atëherë përse mos ti bëjmë edhe më të bukurat?
Plot me admirim, shërbëtori i Ieyasut të madh, komentoi:
- Pikërisht këtë donte Zotëria im: jo thjesht një çajnik të rindërtuar por një kryevepër të rikthyer në jetë. Ti e bëre
të gjithë këtë prandaj ti dhe arti yt i ri do të quheni Kintsug, domethënë “të riparosh me ar”.
Pasi i la një shpërblim të merituar, gruas së re, Kintsug, shërbëtori nxitoi të shkonte në kështjellën e Edos për të dal
para Zotëris së tij, i cili e priste me ankth për të parë rezultatin e misionit delikat. Pasi u bënë të gjitha përgatitjet e
nevojshme, shërbëtori i veshur me një kimono ceremoniale, ecte, ose më mirë të themi fluturonte mbi pllakat e
drurit, të dyshemesë së sallës së pritjes. Pastaj u përul me duart e shtrira përpara sikur të ofronte një dhuratë në
drejtim të fronit të Shogunit të madh e të tmerrshëm Ieyasu Tokugawa.
Një gjest shumë i lehtë i kokës ishte urdhëri për të hequr copën e mëndafshit. Heshtjes së respektit iu shtua një he-
shtje mrekullie. Kaq i madhe ishte emocioni që kaploi Shogunin dhe të pranishmit e tjerë që rrinin anëve të sallës.
Çajniku i çmueshëm ishte kthyer më në fund në duart e forta dhe delikate të cilat po e kthenin nga të gjitha anët.
Pa e fshehur kënaqësinë në fytyrën e tij, fisniku Ieyasu foli me zërin e tij të thellë duke deklaruar solemnisht:
- Këto vena të arta janë rezultati i bashkimit të copave të thyera. Ky është simbol i jetës dhe ndryshimeve që ajo
sjell me vete. Ashtu siç ndodh shpesh me ne që të jemi krenar se kemi kaluar me sukses vështirësi të papritura,
ashtu edhe ky çajnik fisnik është krenar të tregoj shenjat e asaj që kaloi me vështirësi dhe dhimbje.
Me këto fjalë urtësie, Shoguni e falenderoi dhe e nderoi shërbëtorin besnik dhe e vendosi çajnikun me damarë flo-
riri në krye të koleksionit të tij të qeramikave.
Duke çuar në buzë gotën e verës që ishte gjysëm bosh mbi tavolinë, Atë Alfonsi piu për të njomur fytin.
Fra Tonino foli përsëri: -Atë, sa histori shpik. Sigurisht që është histori e bukur por të bëhemi serioz: Kush do rre-
gullonte baltë të pjekur me ar? Atëherë Atë Alfonso e plotësoi tregimin me disa detaje të tjera.
Arti i ri u përhap shumë shpejt në të gjitha qarqet e Sol Levantes dhe vazhdon të praktikohet edhe sot. Shumë prej
këtyre objekteve Kintsug gjenden në muzet më të rëndësishëm të botës. Mendoni se ka koleksionist dhe artist që
thyejnë qëllimisht vazo të çmueshme për ti çuar më pas ti rregullojnë me këtë teknikë të veçantë që i bën vërtet
objekte unike. Prandaj në Japoni proverbi: “Një vazo e thyer nuk do jetë më kurrë si më parë” u shndërrua në:
“Një vazo e thyer do të jetë më e bukur se më parë.”
Ndoshta jeni ende shumë të rinj pë ta kuptuar këtë gjë deri në fund, por unë mund t’ju siguroj se jeta nuk është
asnjëherë njësoj, përkundrazi, ajo paraqet shpesh çarje dhe ndërprerje të cilat na detyrojnë të bëjmë zgjedhje të reja
dhe të ndërmarrim drejtime të tjera.
Prandaj, djelmosha të dashur, kjo histori nuk duhet t’ju duket shumë e çuditshme ose fantazioze. Nuk ju ka ndod-
hur asnjëherë të lexoni në Bibël që arti i riparimit të vazove nuk është i huaj për Krijuesin tonë? Nëse do të keni
durimin ta lexoni Shkrimin e Shenjtë deri në fund do të zbuloni se edhe Zoti ynë është një artist i vërtet i riparimit.
Në fakt, Ai nuk na gjykon prej plagëve, çarjeve dhe thyerjeve tona por dëshiron ti mbuloj ato me ar.
__________________
฀Një vullkan i njohur (3776m) me majën e mbuluar me bore. Tipike për peisazhin japonez.

More Related Content

What's hot

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Azbiela Meta
 

What's hot (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018) (15)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 1 8 N Ë N T O R 2 0 1 8 N R . 5 2 Në takimin e 52 të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 18 pjesëmarrës. Nën drejtimin e Atë Flavios vazhduam me komentimin e ka- pitullit të 15 të Mateut. 15,21-28: Jezusi ekzorcizon vajzën e një kananease. Jemi në krahinën bregdetare më në veri të zonës së Fenicisë të Tirit e Sidonit, pra, jashtë territorit të Izraelit historik. Gruaja na paraqitet “kananease”, d.m.th. që i përket asaj etnie që kishte zënë vend aty shumë kohë më përpara pushtimit Izraelit. Feja e sinqertë e një gruaje jo hebreje bën kontrast me mosbesimin e skribëve e faris- enjve kundrejt Jezusit. Kjo grua kananease e shpreh besimin e plotë në Jezusin duke u përkulur në adhurim përpara tij dhe, mbi të gjitha, duke e njohur si Zot. Në mënyrë befasuese, Jezusi, i cili më përpara kishte qenë i gatshëm që të dëgjonte përlutje të til- la, tani shfaq vetëm një heshtje të mbyllur. Pak më tutje, kur u drejtohet dishepujve të vet, e bën të qartë qëndrimin e tij duke iu referuar karakterit të ministerit të tij mesianik që, në atë fazë histor- ike, ka si objektiv primar t’ua zbulojë dashurinë e Atit mëkatarëve dhe të humburve të popullit të zgjedhur. Dishepujt bëhen ndërmjetësues të gruas. Gruaja, duke iu drejtuar për të tretën herë me emrin “Zot”, e tejkalon provokimin që e sprovon besimin e saj. Përvujtëria e saj e sinqertë nxjerr atë që gjendja e saj nuk ia lejonte që ta kër- konte. Jezusi përfundon duke thënë se feja e gruas, e ndërthurur me përvujtëri, ka një forcë të cilës ai nuk ka ndërmend t’i rezistojë. 15,29-39: Jezusi shumon bukët për herën e dytë Jezusi vjen sërish në Galile. Prania e Jezusit, tërheq një turmë plot me të gjitha dhimbjet e njerëzimit dhe Jezusi ndjen dhembshuri. Dialogu me dishepujt dhe sekuenca e vepri- meve,ndjekin ato të ndeshura më parë me aludime të dukshme ndaj ritit eukaristik Në këtë rast, si bukët ashtu edhe shportat që teprojnë, janë 7, numër i plotësisë, por në një masë të bollshme siç ndodh gjithmonë me dhuratat e Hyjit. Vatra Biblike takimi nr. 52 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Për Jezusin nuk ka rëndësi koha pasi ai është i përjetshëm. Për atë ka rëndësi vetëm dashuria.” Shën Tereza e Jezusit Fëmijë INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 22 NËNTOR 2018 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: (tek salla) Padre Flavio Cavallini OFM Ju lutemi lexoni kapitullin 16 të Ungjillit sipas Mateut!
  • 2. F A Q J A 2 J E T A E V A T R Ë S N R . 5 2 BOTIMET E VATRËS 128 Kisha, që në kohët apostolike (Krh1Kor 10, 6; 11; Heb 10, 1; 1Pjt 3, 21.Krh1Kor 10, 6; 11; Heb 10, 1; 1Pjt 3, 21.), e pastaj vazhdimisht gjatë Traditës së vet, ka nxjerrë në dritë unitetin e planit hyjnor në dy Besëlidhjet falë tipologjisë. Me anë të kësaj në veprat e Zotit në Besëlidhjen e Vjetër dallohen disa shembëllesa të asaj që Zoti, në plotësinë e kohëve, ka kryer në Vetën e Birit të tij të mishëruar. BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) SHENJAT E FESË Mistagogji Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM EKZORCISTI LUFTA IME KUNDËR DJALLIT Nga Dom Ermes Macchioni MAGJIA DHE VEPRIMI I DJALLIT Qëndrimi i Kishës Katolike Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini, OFM PROGRAMI I TAKIMIT nr. 53 Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 Do të fillojmë të lexojmë dhe komentojmë kapitullin 16 të Ungjillit sipas Mateut. Vetëm dashuria i mbush boshllëqet e humnerave të cilat i keqi i hap në zemër dhe në histori. Vetëm dashuria mund ta bëj këtë dhe kjo e gëzon Zotin! Papa Françesku FJALOR I THJESHTË PARUZIA Në greqisht kjo fjalë do të thotë “ardhje”, dhe në kohët e hershme i referohej vi- zitës zyrtare të një sovrani. Në ungjill tregon ardhjen e dytë të Jezusit në fundin e kohërave. Kur ta kesh marrë Atë, trazoje zemrën për ti bërë homazh Atij; foli Atij për jetën tënde shpirtërore, duke e parë Atë në shpirtin tënd. Aty ku ai është i pranishëm për lumturinë tënde; mirëprite Atë me ngrohtësi dhe ler që sjellja dhe veprimet e tua të jenë provë e Pranisë së Tij në ty. “ ” Shën Fraçesku i Salesit
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 5 2 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 44: Përse Hyji zgjedh për t’ju dëftuar Moisiut mbi një mal? Kur jemi duke soditur malet provojmë ndjenja të ndryshme: ndër të tjera shohim se janë shumë të larta e ne ndihemi të vegjël shumë, shohim se janë shumë të bukura veçanërisht kur janë të mbuluara me borë, që janë të “fortë” e që janë të vështirë për tu ngjitur! Por kur arrijmë të ngjitemi në majë, që aty shohim një peisazh të mrekullueshëm: duket sikur që aty dominojmë botën! Edhe në lashtësi malet bënin po këtë efekt e konsideroheshin shumë të fortë e të sigurtë sa shpesh njerëzit e pushtetshëm ndërtonin fortesa, pra vende ku të jetonin të sigurtë pa i shqetësuar asnjë armik! Për disa malet konsideroheshin si shtëpitë e hyjnive, pasi prej aty mund të dominonin botën. Edhe në mentalitetin e shkrimtarëve të biblës mali është një vend i shenjtë ku Hyji i shfaqet dikujt apo edhe ku banon. Ja përse kur Zoti i shfaqet Moisiut e bën këtë në malin Sinaj: sepse është një vend që përfaqëson forcën e Hyjit, e në gjysmën e rrugës mes tokës e qiellit. JEZUSI I NAZARETIT Qendra e universit dhe hi- storisë. nga Giacomo Biffi LECTIO DIVINA Leximi Shpirtëror i Shkrimit Shenjtë Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM MËSOJMË TË LUTEMI Letër për Probën nga Shën Augustini i Iponës VATRA BIBLIKE KATOLIKE DURRËS Të premten, më 16 Nëntor, Vatra Biblike Katolike në Durrës, zhvilloi takimin e 5-të. Në takim ishin të pranishëm 21 persona. Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri shpjegimin e arkitekturës letrare të Ungjillit sipas Mateut dhe komentimin e Mt 1, 1-17, Gjenealogjinë e Jezu Krishtit. VATRA BIBLIKE KATOLIKE BABRRU Të shtunën, më 17 Nëntor, Vatra Biblike Katolike në Babrru, në famullinë e Shën Mëhillit, zhvilloi takimin e 6-të. Në takim ishin të pranishëm 11 persona. Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri një pa- rashtrim të Gjenealogjisë së Jezu Krishtit. 101 PYETJE MBI BIBLËN Si mund të mbaj një kurorë ari kur Zoti mban një kuror gjembash? Dhe e mban atë për mua! Shën Elizabeta e Hungarisë
  • 4. Një natë dimri atë Alfonso po qëndronte në sallonin e kuvendit me një grup fretërish të rinj. Pasi diskutuan pak, Fra Damiano mori fjalën dhe në emër të të gjithëve propozoi: -Atë, pse nuk na tregon ndonjë nga historitë e tua të famshme mbi Japoninë? Të gjithë një zëri filluan të këmbëngulin për të dëgjuar nga Ati mi- sionar, i Sol Levantes, një prej atyre historive të cilat gjithmonë ngjallnin fantazinë dhe entuziazmin e fretërve të rinj. Pasi e lutën gjatë, Atë Alfonsi e filloi tregimin me një pyetje pak të sikletëshme. -Të dashurit e mi, ju ka ndodhur ndonjëherë qe diçka në jetë nuk ka shkuar siç duhet? A jeni ndjerë ndonjëherë të zhgënjyer nga vet- ja, të katandisur keq e pa shpresë si një vazo e thyer në qindra copa? Ju siguroj që ndonjëherë në jetë bën mirë të ndihesh kështu...dhe unë e kam provuar. Por e rëndësishme është të dimë çfarë të bëjmë me këto copa të thyera të ekzistencës sonë. Në këtë moment, si gjithmonë, Fra Tonino ndërhyri me një nga batutat e tij: -Atë Alfons, të kërkuam një tregim argëtues... mësimin e filozofisë e bëmë sot në mëngjes...dhe mua më mjafton dhe tepron! E qeshura që ushtoi tregonte se edhe vëllezërit e tjerë të rinj ishin dakord me të. Pa u lëkundur shumë Atë Alfonso u tha: -Meqë ra fjala djema, e dini çfarë bëjnë në Japoni kur një vazo prej balte thyhet? Banorët e Sol Levantes i konsi- derojnë ato më të shtrenjta se reliket e Shenjtorëve martirë. Jo, nuk e dini? Atëherë mjaft qeshët dhe dëgjoni! Më pas, me një heshtje besimtarësh, ata u transportuan në Lindjen e largët nga zëri i thellë i Atë Alfonsit: Në shekullin XVI, në Japonin e mesjetës, në kështjellën e Edos¹ qëndronte Shoguni² i fuqishëm Ieyasu Tokugawa³. Me fytyrë të tensionuar dhe sytë që i shndërrisnin nga emocioni i fortë, po mbante në duar copat e atij që kishte qenë një çajnik i çmueshme qeramike. Dukej se nuk po arrinte të kuptonte se si ai objekt sa i bukur aq dhe delikat ishte katandisur në atë gjendje të mjerueshme. Do të gaboheshit po të mendonit se ai ishte i vetmi çajnik që kishte. Zotëria i Edos kishte në pronësi të tij një koleksion të tërë me vlerë shumë të madhe, aq të madhe sa e kishte zili edhe vet Perandori i Sol Levantes. Ndoshta po e pyesni veten çfarë arsye kishte një Shogun i cili merrej vetëm me luftra dhe me intriga dinastish dhe me katanën฀ ende të futur në kllëf, të përkëdhelte me dashuri pikturat e ndryshme të vazove dhe çajnikëve prej qeramike. Për fisnikun Ieyasu, ashtu si edhe për çdo japonez të kulturuar, objektet prej qeramike megjithëse janë shumë artistike janë diçka më shumë se thjeshtë pjesë të një kompleti elegant qeramike. Në të vërtetë ato konside- rohen si “krijesa” me një shpirt: Ju duket e tepruar? Dëgjoni pak! Harroni për një moment që keni lindur në këtë pjesë të botës, e cila për japonezët është vendi ku perëndon dielli. Provoni për një moment të shikoni këto objekte elegante me sytë e tyre...E bëtë këtë? Po? Shumë mirë! Atëherë po vazhdoj. Një vazo lind nën presionin e gishtave që drejtohen nga një ide. Ajo merr formë nga një grusht i thjesht argjile e lagur me ujë. Për tu bërë më vonë të forta dhe të mbuluara nga bojra të mrekullueshme, ajo vazo ka nevojë për përkëdheljet e flakës e cila bëhet edhe më e fortë nga ajri? Ja pra, që tek qeramikat mund të shihen të katër ele- mentet, të cilat sipas diturisë së lashtë universale përbëjnë rrënjët e gjithçkaje që ekziston në këtë botë: zjarri, ajri, uji dhe toka. -Ufa! Filloi përsëri me filozofira! Tha nëpër dhëmb Fra Tonino. Duke u hequr sikur nuk dëgjoi, Atë Alfonso vazhdoi i pashqetësuar: -Tani të kthehemi tek Shoguni ynë i fuqishëm, ndoshta mund ta kuptoni më mirë gjendjen e tij shpirtërore të trazuar thellë për shkak të thyerjes së një prej qeramikave të tij të preferuara. I vendosur të mos dorëzohej por të luftonte deri në fund ashtu siç bëhet për shëndetin e një fëmije, fisniku Ieyasu thirri shërbëtorin e tij më të besuar. Ndërkohë që i besonte copat e çmuara të mbështjella me mëndafsh i tha: ________________________________________________ ¹ Emri antik i kryeqytetit të Japonisë, Tokio. ² Titull ushtarak-fisnik japonez. I barazvlefshëm me Dukë. ³ Lindur në Mikawa 1543 – Vdiq në Tokio 1616. ฀ Shpatë tipike japoneze. ÇAJNIKU I ARTË Tregimi
  • 5. -Merr sa para të duhen. Bëj gjithçka mendon të nevojshme për të sjellë në jetë çajnikun tim të dashur. Tento gjithçka. Shko edhe në Kinë nëse do jetë e nevojshme. Kishte zëra se në Shangai kishte artizan ekspert të çdo fushe. Për më tepër dihej që në atë port të madh, në derdhjen e lumit Chang Jiang, mund të blihe- shin materialet më të mira si të Lindjes ashtu edhe të Perëndimit. Zakonisht kur kishin një çështje të vështirë për të zgjidhur në Edo thoshin: “Nëse nuk e bëjnë në Shangaj, kot të vesh në Hënë!” Pa humbur kohë, sapo zbriti në port, shërbëtori i Ieyasus u vu në kërkim të mjeshtrit më të aftë të porcelanit kinez për të marrë mendimin e tij mbi gjend- jen e mjerueshme të çajnikut fisnik. I treguan për mjeshtrin më të mirë nga të gjithë. -Mund të bëhet! – tha mjeshtri. -Do të jetë një ndërhyrje kirurgjikale, njësoj si të qepësh një plagë. Me një trapano të vogël do të bëj vrima përgjatë buzëve të copave. Pastaj me një fill argjendi do ti lidh pjesët me njëra tjetrën duke puthitur pjesët e ndry- shme. Në fund do të vendos një shtresë llaku nga brenda e cila do të siguroj mbajtjen perfekte të lëngjeve. Siguri- sht që nuk do të jetë më si më parë, por duke e parë nga larg nuk do të vihet re. -Por nëse bëni kështu, me gjithë ato vrima, cajniku i cmuar i zotëris tim do të ngjaj tmerrësisht si fytyra e një pi- rati të vjetër e qepur me grep peshqish! – tha i revoltuar shërbëtori i Shogunit dhe doli menjëherë në rrugë. Pas një sorollatjeje dhe disa përpjekjeve të padobishme, të udhëhequr nga sugjerimet e të njohurve, shërbëtori japonez mbërriti në magazinën e një tregtari portugez pikërisht ndërkohë që ky po kontrollonte disa kuti me vazo dhe kristale të mbërritura nga perëndimi. Kur arriti të kishte vëmendjen e tij, shërbëtori i lodhur i tregoi çështjen dhe i tregoi objektin që duhej rindërtuar. Pasi mendoi për një kohë të gjatë, aq sa ishte edhe lulla nga e cila thithte dhe nxirrte shtëllunga tymi, portugezi tha: -Mund të bëhet! Do të bashkoj me kujdesin më të madh anët e çdo pjese, me një ngjitës që është prodhuar në la- boratoret e mbretit të Francës. Do të përpiqem me çdo kusht që ti bëj të padukshme krisjet. Megjithatë është e qartë që nëse objekti do të shihet nga afër, çarjet do të vihen re. -Siç themi ne europianët: “një vazo e thyer nuk do jetë më kurrë si më parë”...ashtu siç ndodh me dy të da- shuruar të cilët ribashkohen pasi janë ndarë...nuk e di a më kupton... – tha me një buzëqeshje dashakeqe. -Nuk bëhet! – tha me vendosmëri shërbëtori japonez. Zotëria im nuk do thjesht një gjë të vjetër të rregulluar. Gu- stoja e tij e rafinuar kërkon që bukuria e çajnikut të tij të shfaqet në një mënyrë të re. Atëherë portugezi tha: -Ah, çfarë tipash jeni ju lindorët! Gjithmonë në kërkim të Hënës në fund të pusit. Një çajnik rregullohet për tu mbushur me çaj...përse tjetër! Nuk jeni aspak praktik. Dhe u zhduk në fund të magazinës së tij, por më parë përshëndeti me dorë megjithëse ky gjest nuk njihej ende në Lindjen e Largët. Ditët kalonin por tentativat e tjera pranë dyqaneve, magazinave koreane, bengaleze, filipineze e të tjera, nuk patën sukses. I hidhëruar për dështimin e misionit të tij, shërbëtori i Shogunit të Edos u nis për në atdhe. I shtrirë mbi thasë plot me gjethe të thara çaji, duke parë retë që largoheshin në qiell, po mendonte seriozisht faktin që karaki- ri฀ mund të ishte mënyra e vetme dinjitoze për të mbyllur dështimin e misionit të tij. Por mesa duket, nuk kishte ardhur ende momenti i tij, sepse një takimi fatlum në portin e Edos i shpëtoi jetën...dhe çajnikun. Në pragun e një dyqani të vogël vazosh balte, një dekoruese e re ishte shumë e përqëndruar tek bënte disa vija shumë të sakta fal furçës së gjatë të penelit që mbante ndër gishta. Shërbëtorin e Shogunit e tërhoqi gjithë ky përqëndrim. U afrua disa hapa dhe vetëm pas pak minutash guxoi të thyente heshtjen: - Çfarë do të bënte një artiste si ti me mbetjet e shkreta të një çajniku fisnik? Duke thënë këtë, burri hapi copën e mëndafsht ku ishin mbështjellë copat e çajnikut. Pasi i pa me shumë kujdes, dekoruesja u përgjigj: - Nëse i lë këtu sonte, do të shoh nëse mund të bëhet dicka. Kthehu nesër në mëngjes dhe do të kesh përgjigjen. Duke mos patur shpresë tjetër, shërbëtori i besoi dhe pranoi të kalonte atë që mendonte se ishte nata e fundit midis të gjallëve. _________________________________ ฀ Një formë vetëvrasjeje rituale, me nder.
  • 6. Dielli si gjithmonë lindi triumfues, në gjirin e Edos, duke bërë të shkëlqente atje tej në horizont, maja e pastër e Fujiyamas฀. Pasi mbaroi ritet e mëngjesit, shërbëtori i Shogunit u drejtuar me hap të ngadaltë drejt dyqanit të vogël ku kishte lënë copat e çajnikut së bashku me shpresën e tij të fundit. Dekoruesja e re e priti me një përulje dhe me një buzëqeshje. Në duar mbante copën e mëndafshtë e cila tregonte rrumbullakësinë e objektit që fshihej poshtë saj. - Nuk mund ta besoj! – thirri shërbëtori, kur copa e mëndafshtë ra përtokë. Çajniku i rrumbullakët ishte përsëri aty i rindërtuar. Por ajo që e kishte lënë pa frymë nuk ishte kjo. Gishtat e tij kalonin duke u dridhur përgjatë plasaritjeve të mbushura me ar që shkëlqente në sipërfaqen e çajnikut. Rreze drite kalonin në anët e të gjitha copave në të cilat ishte thyer qeramika. Gruaja e re theu heshtjen e burrit të mrekulluar duke shpjeguar: -Thjesht mora guximin të bëja të kundërtën e asaj që zakonisht presin njërëzit. Pasi limova anët e copave të mbe- tura, i vendosa njëra pranë tjetrës duke i ngjitur me një ngjitës të fortë. Kështu, çdo hapësirë u mbush lehtësishtë. Në fund, para se ngjitësi të forcohej, hodha mbi të një shtresë të hollë pluhur ari. Dhe ja rezultati: ndërkohë që të gjithë përpiqen ti fshehin çarjet, unë u përpoqa ti vija në dukje. Në fund të fundit edhe incidenti që e coptoi është pjesë e historisë së tij apo jo? Përse ta harrojmë? Tani këto pjesë të bashkuara janë pjesët më të forta të çajnikut, atëherë përse mos ti bëjmë edhe më të bukurat? Plot me admirim, shërbëtori i Ieyasut të madh, komentoi: - Pikërisht këtë donte Zotëria im: jo thjesht një çajnik të rindërtuar por një kryevepër të rikthyer në jetë. Ti e bëre të gjithë këtë prandaj ti dhe arti yt i ri do të quheni Kintsug, domethënë “të riparosh me ar”. Pasi i la një shpërblim të merituar, gruas së re, Kintsug, shërbëtori nxitoi të shkonte në kështjellën e Edos për të dal para Zotëris së tij, i cili e priste me ankth për të parë rezultatin e misionit delikat. Pasi u bënë të gjitha përgatitjet e nevojshme, shërbëtori i veshur me një kimono ceremoniale, ecte, ose më mirë të themi fluturonte mbi pllakat e drurit, të dyshemesë së sallës së pritjes. Pastaj u përul me duart e shtrira përpara sikur të ofronte një dhuratë në drejtim të fronit të Shogunit të madh e të tmerrshëm Ieyasu Tokugawa. Një gjest shumë i lehtë i kokës ishte urdhëri për të hequr copën e mëndafshit. Heshtjes së respektit iu shtua një he- shtje mrekullie. Kaq i madhe ishte emocioni që kaploi Shogunin dhe të pranishmit e tjerë që rrinin anëve të sallës. Çajniku i çmueshëm ishte kthyer më në fund në duart e forta dhe delikate të cilat po e kthenin nga të gjitha anët. Pa e fshehur kënaqësinë në fytyrën e tij, fisniku Ieyasu foli me zërin e tij të thellë duke deklaruar solemnisht: - Këto vena të arta janë rezultati i bashkimit të copave të thyera. Ky është simbol i jetës dhe ndryshimeve që ajo sjell me vete. Ashtu siç ndodh shpesh me ne që të jemi krenar se kemi kaluar me sukses vështirësi të papritura, ashtu edhe ky çajnik fisnik është krenar të tregoj shenjat e asaj që kaloi me vështirësi dhe dhimbje. Me këto fjalë urtësie, Shoguni e falenderoi dhe e nderoi shërbëtorin besnik dhe e vendosi çajnikun me damarë flo- riri në krye të koleksionit të tij të qeramikave. Duke çuar në buzë gotën e verës që ishte gjysëm bosh mbi tavolinë, Atë Alfonsi piu për të njomur fytin. Fra Tonino foli përsëri: -Atë, sa histori shpik. Sigurisht që është histori e bukur por të bëhemi serioz: Kush do rre- gullonte baltë të pjekur me ar? Atëherë Atë Alfonso e plotësoi tregimin me disa detaje të tjera. Arti i ri u përhap shumë shpejt në të gjitha qarqet e Sol Levantes dhe vazhdon të praktikohet edhe sot. Shumë prej këtyre objekteve Kintsug gjenden në muzet më të rëndësishëm të botës. Mendoni se ka koleksionist dhe artist që thyejnë qëllimisht vazo të çmueshme për ti çuar më pas ti rregullojnë me këtë teknikë të veçantë që i bën vërtet objekte unike. Prandaj në Japoni proverbi: “Një vazo e thyer nuk do jetë më kurrë si më parë” u shndërrua në: “Një vazo e thyer do të jetë më e bukur se më parë.” Ndoshta jeni ende shumë të rinj pë ta kuptuar këtë gjë deri në fund, por unë mund t’ju siguroj se jeta nuk është asnjëherë njësoj, përkundrazi, ajo paraqet shpesh çarje dhe ndërprerje të cilat na detyrojnë të bëjmë zgjedhje të reja dhe të ndërmarrim drejtime të tjera. Prandaj, djelmosha të dashur, kjo histori nuk duhet t’ju duket shumë e çuditshme ose fantazioze. Nuk ju ka ndod- hur asnjëherë të lexoni në Bibël që arti i riparimit të vazove nuk është i huaj për Krijuesin tonë? Nëse do të keni durimin ta lexoni Shkrimin e Shenjtë deri në fund do të zbuloni se edhe Zoti ynë është një artist i vërtet i riparimit. Në fakt, Ai nuk na gjykon prej plagëve, çarjeve dhe thyerjeve tona por dëshiron ti mbuloj ato me ar. __________________ ฀Një vullkan i njohur (3776m) me majën e mbuluar me bore. Tipike për peisazhin japonez.