SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
0 4 D H J E T O R 2 0 1 7 N R . 1 2
Në takimin e dymbëdhjetë të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm
23 pjesëmarrës.
Mesha u kremtua nga Atë Flavio. Më poshtë po ju paraqesim
Katekezën e tij që u përqëndrua në leximin e Letrës së Parë
Drejtuar Romakëve 10,9-18. Në këto vargje Shën Palin na jep
binomin besim-predikim dhe zinxhirin e marrjes dhe trans-
metimit të fesë. Ai i drejtohet bashkësisë së kryeqytetit Peran-
dorak, Romës, por këto fjalë vlejnë edhe për ne që jemi bash-
kësia e Tiranës, kryeqyteti
shqiptar. Nga qendrat Ungjilli
duhet të rrezatojë gjithëkund.
Rm 10,14 Si do të dëgjojnë, nëse ndokush nuk ua
predikon? 15 E si do ta predikojnë pa qenë
dërguar?
Me pagëzim jemi të gjithë të dërguar. Por më parë
duhet të mbajmë në punë vazhdimisht proçesin e
kthimit tonë personal. Shëlbimi vjen nga pranimi i
Pashkës së Krishtit. Nëse e mbajmë të gjallë në zemër
gëzimin e shpëtimit tonë për hir të Shpëtimtarit, nuk do të bëhemi pre e përtacisë
shpirtërore. Këmbët tona do të bëhen të shpejta në shpalljen e Lajmit të Mirë.
Nëse zemra dhe goja jonë janë bashkë, fillon vepra e Shëlbimit nëpërmjet nesh. Ne ia
dorëzojmë drejtimin e jetës tonë Krishtit. Pastaj predikimi ynë merr fuqi prej Shpirtit të
Shenjtë, pasi ne nuk predikojmë një ide fetare apo mendime të bukura njerëzore, por
predikojmë Misterin e Pashkës; faljen që vjen prej Krishtit e që na dhuron një jetë
të re. Ne shpallim Krishtin e gjallë midis nesh, i cili ka shndërruar jetën tonë dhe mund
të shndërroj jetën e kujtdo, sado e rëndë të jetë ajo.
Pas Meshës u bë Adhurimi Eukaristik dhe Lutja e
Lirimit. Lutja e Lirimit u lexua nga Atë Flavio dhe
kishte në fokus çlirimin nga varësitë, të cilat na
heqin lirinë dhe gëzimin për të jetuar. Pjesëmarrësit
qëndruan në adhurim përpara Krishtit në Sakramentin
Tejet të Shenjtë, Eukaristinë, duke ndërmjetësuar për
vëllezërit dhe motrat që vuajnë.
Vatra Biblike takimi nr. 12
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
07 Dhjetor 2017
Ora 19.00—20.30
Famullia “Zoja
Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
Padre Flavio Cavallini
(tek salla)
Ju lutem lexoni
kapitullin 5
të Ungjillit sipas
Mateut
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
"Hyji e krijoi botën për t'i dhënë njeriut një shtëpi, shkretëtirën, në mënyrë që ai
të gjejë shpirtin e vet.”
FJALË E URTË AFRIKANE
F A Q J A 2
PROGRAMI I TAKIMIT TË 13-të
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
E enjte, 7 Dhjetor, vazhdojmë me komentimin e antitezave të Jezusit në Un-
gjillin sipas Mateut, që na bëjnë të kuptojmë logjikën e re të Mbretërisë së
Qiellit bazuar në "Drejtësinë e Epërme".
20.00 Diskutim mbi temën e trajtuar në mësim
Ju lutem lexoni me vëmendje kapitullin 5,33-48 të Ungjillit sipas
Mateut.
J E T A E V A T R Ë S N R . 1 2
FJALOR I THJESHTË
Codex Purpureus Beratinus
(Kodiku i purpurtë i Beratit)
Codex Purpureus Beratinus është një dorëshkrim në gjuhën greke që daton
rreth vitit 550, që përmban një kopje të ungjijve sipas Mateut dhe sipas Markut.
Quhet "Purpureus" për faktin se faqet e tij të pergamenës janë të ngjyrosura në të
kuqe-purpur (në latinisht purpureus), ngjyra perandorake par excellence. Ndërsa,
mbiemri "Beratinus" vjen nga fakti se ai ishte ruajtur xhelozisht për shekuj nga
komuniteti i krishterë ortodoks i Beratit, duke e ruajtur atë nga të gjitha përpjekjet
për ta vjedhur, e fundit gjatë pushtimit nazist. Përveç kësaj, diskutohet, që të jetë
kopjuar dhe prodhuar në qytetin e Beratit.
Dorëshkrimi përmban tekste të shkruara me bojë ari dhe argjendi.
Kodiku është një nga dorëshkrimet më të vjetra me miniatura që ekziston i Be-
slidhjes së Re
Ky libër ungjillor fillimisht përmbante të katër ungjijtë kanonikë, siç mund të shi-
het nga miniaturat e para që kanë simbolet e katër
ungjilltarëve dhe mbi të gjitha nga prania e konkor-
dancës euzebiane, dhe për këtë arsye duhej të
numëronte rreth 400 fletë.
Në vitin 2005 ai u përfshi nga UNESCO në Regjistrin
e Kujtesës Botërore. Sot ruhet në Arkivin Qendror të
Shtetit në Tiranë.
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 1 2
SHËN KATERINA E SIENËS
“Dashuria e trasformon njeriun në atë që dashuron.”
Shën Katerina një mbrëmje u vizitua nga një nje-
ri i varfër që i kërkoi diçka për të ngrënë dhe ve-
shur. Shenjtja ngrihet menjëherë, dhe për aq sa
mundet e ndihmon; pastaj i varfëri largohet.
Mëngjesin tjetër i shfaqet Jezusi personalisht du-
ke mbajtur ar dhe perla në duart e Tij dhe i thotë
asaj: "Ja gjërat që më dhatë natën e kaluar nëpër-
mjet të varfërit që ju vizitoi. Të gjitha dhuratat e
tua janë bërë ar”.
Për Hyjin ka rëndësi gjithçka që bëjmë për këdo
që na kalon pranë, edhe sikur ky të jetë krimineli
më i keq në botë. Qëndron këtu thellësia e
thënies: «Në fund të jetës do të trashëgosh atë që
ke dhuruar».
Jezusi më kërkon vetëm që ta bëj për hir të da-
shurisë ndaj Tij, qoftë edhe gjestin më të vogël që na kërkohet gjatë ditës.
Dhe e vetmja gjë që Hyji kërkon prej nesh, është edhe i vetmi realitet që do të na
hapë ose mbyllë dyert e parajsës.
Gati na thotë që të mos e humbim kohën duke përsëritur "O Zot, o Zot", por vetëm
"duke bërë vullnetin e Hyjit", i cili është: Mos harroni se "atë që keni bërë edhe
për të fundit midis vëllezërve të mi, ma keni bërë mua".
Prandaj e bëj dashurinë time për Hyjin konkrete, kur e ushqej atë të uriturin, në të
cilin Zoti është i pranishëm; ia shuaj etjen të eturit, në të cilin vetë Zoti ka etje; e
vizitoj atë në burgosurin ku Hyji është i burgosur; e fal atë në mëkatarin zemërgur
ku Hyji "është bërë mëkat ".
“Jo kush thotë, por kush bën …hyn, shpëton”.
"Ne tashmë jemi
shpëtuar nga
shpengimi i Jezusit,
megjithatë po presim
shfaqjen e plotë
të zotërimit të Tij:
Kur më në fund
Zoti do të jetë gjithçka
në të gjitha ...
Asgjë nuk ka
më të sigurt
në besimin e krishterë,
se sa ky
takim me Zotin ...
A keni menduar
se si do të jetë
takimi me Jezusin?
... Ky takim
do të jetë një përqafim,
një gëzim i madh.
Ne duhet të jetojmë
duke e pritur këtë
takim ".
PAPA FRANÇESKU
SHTEGËTIM NË TOKËN E SHENJTË
NË GJURMËT E KRISHTIT
Shtegëtimi do të zhvillohet nga data
05 Mars deri më 12 Mars 2018.
Disa nga vendet që do të vizitohen janë:
Nazareth, Bazilika e Lajmërimit të Zojës,
Mali Tabor, Kana e Galilesë, Tiberiade,
Shenjtnorja e Shumimit të bukëve dhe
peshqve, Betlehem, Jeruzalem. Çdo ditë
do të jetë kremtimi i Meshës së Shenjtë.
F A Q J A 4
J E T A E V A T R Ë S N R . 1 2
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
“Ta presim zgjuar Ardhjen e Shpëtimtarit”
e Diela e I-rë e Ardhjes
(Rom 15,12-13)
Përsëri Isaia thotë:
“Do të shfaqet Pinjolli i Jeseut
i ngritur për të sunduar paganët;
në Të paganët do të shpresojnë.”
Dhe Hyji, në të cilin e kemi shpresën, ju mbushtë me çdo gëzim e paqe në besi-
min tuaj që, në sajë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, kurrë të mos ju mungojë
shpresa!
SHPRESA
Pyetja nr.4: A ka shkruajtur secili autor njerëzor sipas mënyrës së vet,
pra siç i vinte më për mbarë?
Pikërisht kështu! Hyji i ka folur zemrës së tyre duke i sugjeruar fjalën dhe
mësimet e tij, por pastaj atij i ka pëlqyer që të shkruhej në shumë mënyra,
ashtu siç i vinte më për mbarë secilit prej autorëve të zgjedhur prej tij: i është
besuar fantazisë dhe aftësive të tyre. Ja përse në Bibël gjejmë mënyra të
shkruari shumë të ndryshme ndërmjet tyre, që marrin emrin “gjini letrare”:
poezi, lista gjenealogjike, tregime historike, diskutime, fjalët e urta …
101 PYETJE MBI BIBLËN
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
TRANSMETIMI I ZBULESËS HYJNORE
74 Vullneti i Hyjit është “që të shëlbohen të gjithë njerëzit dhe të arrijnë në
njohjen e së vërtetës» (1 Tim 2, 4), domethënë të Jezu Krishtit (Krh. Gjn 14,
6). Prandaj është e nevojshme që Krishti t’i shpallet të gjithë popujve dhe të
gjithë njerëzve dhe në këtë mënyrë Zbulesa të arrijë deri në kufijtë e botës:
Zoti, me mirësinë e vet më të lartë, vendosi që ajo që Ai kishte zbuluar për
shpëtimin e të gjithë popujve të mbetej përherë e plotë dhe t’u përcillej të
gjithë brezave (Konc. Ekum. Vat. II, Dei Verbum, 7).
Shenjtëroren e Shën Pios nga Pietralçina, në Uznovë të Beratit, vizitë në Kala.
Kalaja e Beratit
Rreth orës 10 mbërrijmë në Kalanë e Beratit. Kalaja eshte ngritur në një
kodër, në të majtë të grykës së lumit Osum. Periodizimi i ndërtimit shkon
nga shekulli IV P.K., bizanti, sundimi osman deri në periudhën e
pashallëqeve shqiptare. Atë Flavio fillon shpjegimin qysh nga Porta hyrëse e
deri në majën më të lartë të kodrës, ku ngrihet një tjetër rrethim (akropoli) i
periudhës mesjetare, duke na dhënë informacione interesante historike,
arkitekturore dhe kulturore.
Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” dhe Muzeu Kombëtar “Onufri”
Sidoqoftë fokusi i vizitës në Kala ishte Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”dhe
Muzeu Kombëtar Onufri, që ndodhet brenda saj. Atë Flavio u ndoq me
interes edhe nga vizitorë të tjerë në Kishë, ndërsa shpjegonte, arkitekturën,
Ikonostasin, Amvonën (Podiumin e leximit të Ungjillit), Fronin
Kryepriftëror që gjendet përballë Amvonës dhe në fund Ajoviman
(Shenjtëroren e Shenjtëroreve) që pozicionohet gjithnjë nga lindja e diellit.
Këtu ndodhej edhe vendi ku ishte fshehur për herë të fundit Kodiku i
Beratit.
Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës. Atë Fla-
vio na bëri një shpjegim të detajuar artistik dhe teologjik të ikonave.
Më pas shkuam në Muzeun Kombëtar Etnografik Berat. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe
trishekullore, tipike e trevës beratase. Punonjësa e muzeut na udhëhoqi nëpër ambientet e tij duke na shpje-
guar me profesionalizëm kulturën popullore etnografike të kësaj treve.
"Familja e vogël"
Rreth orës 3 mbërritëm në Uznovë, tek misioni "Familja e
vogël". Na pritën 3 motra të Kushtuara, 2 fëmijë të adoptuar
dhe 6 besimtarë. Ishte grupi i 2 nga Vatra që i vizitonte. Ata
që kishin qenë herën e 1 e kishin quajtur këtë bashkësi “Një
copë qielli që kishte zbritur dhe po përhapej”. E konstatu-
am këtë sapo vumë këmbë dhe takuam mikpritësit. Men-
jëherë filloi biseda e ngrohtë dhe vëllazërore. Jemi dy bash-
kësi të vogla, që zhvillojnë jetën në realitete të ndryshme, por
kishim shumë për të bashkandarë. Ne ishim dëshmitar të
lindjes së ungjillit nga zero në Uznovë. Ungjilli shkon tek
ato që janë “të fundit”, të cilët kanë etje edhe për një gjest të
vogël. Fuqia tërheqëse e
asaj bashkësie çdo vit i
shtonte popullit të Zotit
të pagëzuar të rinj. Një
mrekulli Ungjillore kishte ndodhur atje.
Me entuziamin e atij takimi shkuam të gjithë së bashku të takojmë
Krishtin Eukaristik në Meshën e Shenjtë. Kishim shumë për ta falen-
deruar dhe lavdëruar. Kitara dhe zëri i bukur i motër Anjezës e bënë më
të bukur kremtimin. Në fund të gjithë nderuam reliken e “Shën Pios nga
Pietralçina”.
PELEGRINAZH I VATRES BIBLIKE KATOLIKE

More Related Content

What's hot

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 

What's hot (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Krishterimi
KrishterimiKrishterimi
Krishterimi
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Azbiela Meta
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017) (13)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Krishterimi
KrishterimiKrishterimi
Krishterimi
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
 

More from VatraBiblike

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (15)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 0 4 D H J E T O R 2 0 1 7 N R . 1 2 Në takimin e dymbëdhjetë të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 23 pjesëmarrës. Mesha u kremtua nga Atë Flavio. Më poshtë po ju paraqesim Katekezën e tij që u përqëndrua në leximin e Letrës së Parë Drejtuar Romakëve 10,9-18. Në këto vargje Shën Palin na jep binomin besim-predikim dhe zinxhirin e marrjes dhe trans- metimit të fesë. Ai i drejtohet bashkësisë së kryeqytetit Peran- dorak, Romës, por këto fjalë vlejnë edhe për ne që jemi bash- kësia e Tiranës, kryeqyteti shqiptar. Nga qendrat Ungjilli duhet të rrezatojë gjithëkund. Rm 10,14 Si do të dëgjojnë, nëse ndokush nuk ua predikon? 15 E si do ta predikojnë pa qenë dërguar? Me pagëzim jemi të gjithë të dërguar. Por më parë duhet të mbajmë në punë vazhdimisht proçesin e kthimit tonë personal. Shëlbimi vjen nga pranimi i Pashkës së Krishtit. Nëse e mbajmë të gjallë në zemër gëzimin e shpëtimit tonë për hir të Shpëtimtarit, nuk do të bëhemi pre e përtacisë shpirtërore. Këmbët tona do të bëhen të shpejta në shpalljen e Lajmit të Mirë. Nëse zemra dhe goja jonë janë bashkë, fillon vepra e Shëlbimit nëpërmjet nesh. Ne ia dorëzojmë drejtimin e jetës tonë Krishtit. Pastaj predikimi ynë merr fuqi prej Shpirtit të Shenjtë, pasi ne nuk predikojmë një ide fetare apo mendime të bukura njerëzore, por predikojmë Misterin e Pashkës; faljen që vjen prej Krishtit e që na dhuron një jetë të re. Ne shpallim Krishtin e gjallë midis nesh, i cili ka shndërruar jetën tonë dhe mund të shndërroj jetën e kujtdo, sado e rëndë të jetë ajo. Pas Meshës u bë Adhurimi Eukaristik dhe Lutja e Lirimit. Lutja e Lirimit u lexua nga Atë Flavio dhe kishte në fokus çlirimin nga varësitë, të cilat na heqin lirinë dhe gëzimin për të jetuar. Pjesëmarrësit qëndruan në adhurim përpara Krishtit në Sakramentin Tejet të Shenjtë, Eukaristinë, duke ndërmjetësuar për vëllezërit dhe motrat që vuajnë. Vatra Biblike takimi nr. 12 INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 07 Dhjetor 2017 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: Padre Flavio Cavallini (tek salla) Ju lutem lexoni kapitullin 5 të Ungjillit sipas Mateut Mos harroni të merrni Biblën me vete! "Hyji e krijoi botën për t'i dhënë njeriut një shtëpi, shkretëtirën, në mënyrë që ai të gjejë shpirtin e vet.” FJALË E URTË AFRIKANE
  • 2. F A Q J A 2 PROGRAMI I TAKIMIT TË 13-të Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 E enjte, 7 Dhjetor, vazhdojmë me komentimin e antitezave të Jezusit në Un- gjillin sipas Mateut, që na bëjnë të kuptojmë logjikën e re të Mbretërisë së Qiellit bazuar në "Drejtësinë e Epërme". 20.00 Diskutim mbi temën e trajtuar në mësim Ju lutem lexoni me vëmendje kapitullin 5,33-48 të Ungjillit sipas Mateut. J E T A E V A T R Ë S N R . 1 2 FJALOR I THJESHTË Codex Purpureus Beratinus (Kodiku i purpurtë i Beratit) Codex Purpureus Beratinus është një dorëshkrim në gjuhën greke që daton rreth vitit 550, që përmban një kopje të ungjijve sipas Mateut dhe sipas Markut. Quhet "Purpureus" për faktin se faqet e tij të pergamenës janë të ngjyrosura në të kuqe-purpur (në latinisht purpureus), ngjyra perandorake par excellence. Ndërsa, mbiemri "Beratinus" vjen nga fakti se ai ishte ruajtur xhelozisht për shekuj nga komuniteti i krishterë ortodoks i Beratit, duke e ruajtur atë nga të gjitha përpjekjet për ta vjedhur, e fundit gjatë pushtimit nazist. Përveç kësaj, diskutohet, që të jetë kopjuar dhe prodhuar në qytetin e Beratit. Dorëshkrimi përmban tekste të shkruara me bojë ari dhe argjendi. Kodiku është një nga dorëshkrimet më të vjetra me miniatura që ekziston i Be- slidhjes së Re Ky libër ungjillor fillimisht përmbante të katër ungjijtë kanonikë, siç mund të shi- het nga miniaturat e para që kanë simbolet e katër ungjilltarëve dhe mbi të gjitha nga prania e konkor- dancës euzebiane, dhe për këtë arsye duhej të numëronte rreth 400 fletë. Në vitin 2005 ai u përfshi nga UNESCO në Regjistrin e Kujtesës Botërore. Sot ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë.
  • 3. F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 1 2 SHËN KATERINA E SIENËS “Dashuria e trasformon njeriun në atë që dashuron.” Shën Katerina një mbrëmje u vizitua nga një nje- ri i varfër që i kërkoi diçka për të ngrënë dhe ve- shur. Shenjtja ngrihet menjëherë, dhe për aq sa mundet e ndihmon; pastaj i varfëri largohet. Mëngjesin tjetër i shfaqet Jezusi personalisht du- ke mbajtur ar dhe perla në duart e Tij dhe i thotë asaj: "Ja gjërat që më dhatë natën e kaluar nëpër- mjet të varfërit që ju vizitoi. Të gjitha dhuratat e tua janë bërë ar”. Për Hyjin ka rëndësi gjithçka që bëjmë për këdo që na kalon pranë, edhe sikur ky të jetë krimineli më i keq në botë. Qëndron këtu thellësia e thënies: «Në fund të jetës do të trashëgosh atë që ke dhuruar». Jezusi më kërkon vetëm që ta bëj për hir të da- shurisë ndaj Tij, qoftë edhe gjestin më të vogël që na kërkohet gjatë ditës. Dhe e vetmja gjë që Hyji kërkon prej nesh, është edhe i vetmi realitet që do të na hapë ose mbyllë dyert e parajsës. Gati na thotë që të mos e humbim kohën duke përsëritur "O Zot, o Zot", por vetëm "duke bërë vullnetin e Hyjit", i cili është: Mos harroni se "atë që keni bërë edhe për të fundit midis vëllezërve të mi, ma keni bërë mua". Prandaj e bëj dashurinë time për Hyjin konkrete, kur e ushqej atë të uriturin, në të cilin Zoti është i pranishëm; ia shuaj etjen të eturit, në të cilin vetë Zoti ka etje; e vizitoj atë në burgosurin ku Hyji është i burgosur; e fal atë në mëkatarin zemërgur ku Hyji "është bërë mëkat ". “Jo kush thotë, por kush bën …hyn, shpëton”. "Ne tashmë jemi shpëtuar nga shpengimi i Jezusit, megjithatë po presim shfaqjen e plotë të zotërimit të Tij: Kur më në fund Zoti do të jetë gjithçka në të gjitha ... Asgjë nuk ka më të sigurt në besimin e krishterë, se sa ky takim me Zotin ... A keni menduar se si do të jetë takimi me Jezusin? ... Ky takim do të jetë një përqafim, një gëzim i madh. Ne duhet të jetojmë duke e pritur këtë takim ". PAPA FRANÇESKU SHTEGËTIM NË TOKËN E SHENJTË NË GJURMËT E KRISHTIT Shtegëtimi do të zhvillohet nga data 05 Mars deri më 12 Mars 2018. Disa nga vendet që do të vizitohen janë: Nazareth, Bazilika e Lajmërimit të Zojës, Mali Tabor, Kana e Galilesë, Tiberiade, Shenjtnorja e Shumimit të bukëve dhe peshqve, Betlehem, Jeruzalem. Çdo ditë do të jetë kremtimi i Meshës së Shenjtë.
  • 4. F A Q J A 4 J E T A E V A T R Ë S N R . 1 2 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” “Ta presim zgjuar Ardhjen e Shpëtimtarit” e Diela e I-rë e Ardhjes (Rom 15,12-13) Përsëri Isaia thotë: “Do të shfaqet Pinjolli i Jeseut i ngritur për të sunduar paganët; në Të paganët do të shpresojnë.” Dhe Hyji, në të cilin e kemi shpresën, ju mbushtë me çdo gëzim e paqe në besi- min tuaj që, në sajë të fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, kurrë të mos ju mungojë shpresa! SHPRESA Pyetja nr.4: A ka shkruajtur secili autor njerëzor sipas mënyrës së vet, pra siç i vinte më për mbarë? Pikërisht kështu! Hyji i ka folur zemrës së tyre duke i sugjeruar fjalën dhe mësimet e tij, por pastaj atij i ka pëlqyer që të shkruhej në shumë mënyra, ashtu siç i vinte më për mbarë secilit prej autorëve të zgjedhur prej tij: i është besuar fantazisë dhe aftësive të tyre. Ja përse në Bibël gjejmë mënyra të shkruari shumë të ndryshme ndërmjet tyre, që marrin emrin “gjini letrare”: poezi, lista gjenealogjike, tregime historike, diskutime, fjalët e urta … 101 PYETJE MBI BIBLËN BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) TRANSMETIMI I ZBULESËS HYJNORE 74 Vullneti i Hyjit është “që të shëlbohen të gjithë njerëzit dhe të arrijnë në njohjen e së vërtetës» (1 Tim 2, 4), domethënë të Jezu Krishtit (Krh. Gjn 14, 6). Prandaj është e nevojshme që Krishti t’i shpallet të gjithë popujve dhe të gjithë njerëzve dhe në këtë mënyrë Zbulesa të arrijë deri në kufijtë e botës: Zoti, me mirësinë e vet më të lartë, vendosi që ajo që Ai kishte zbuluar për shpëtimin e të gjithë popujve të mbetej përherë e plotë dhe t’u përcillej të gjithë brezave (Konc. Ekum. Vat. II, Dei Verbum, 7).
  • 5. Shenjtëroren e Shën Pios nga Pietralçina, në Uznovë të Beratit, vizitë në Kala. Kalaja e Beratit Rreth orës 10 mbërrijmë në Kalanë e Beratit. Kalaja eshte ngritur në një kodër, në të majtë të grykës së lumit Osum. Periodizimi i ndërtimit shkon nga shekulli IV P.K., bizanti, sundimi osman deri në periudhën e pashallëqeve shqiptare. Atë Flavio fillon shpjegimin qysh nga Porta hyrëse e deri në majën më të lartë të kodrës, ku ngrihet një tjetër rrethim (akropoli) i periudhës mesjetare, duke na dhënë informacione interesante historike, arkitekturore dhe kulturore. Kisha “Fjetja e Shën Mërisë” dhe Muzeu Kombëtar “Onufri” Sidoqoftë fokusi i vizitës në Kala ishte Kisha “Fjetja e Shën Mërisë”dhe Muzeu Kombëtar Onufri, që ndodhet brenda saj. Atë Flavio u ndoq me interes edhe nga vizitorë të tjerë në Kishë, ndërsa shpjegonte, arkitekturën, Ikonostasin, Amvonën (Podiumin e leximit të Ungjillit), Fronin Kryepriftëror që gjendet përballë Amvonës dhe në fund Ajoviman (Shenjtëroren e Shenjtëroreve) që pozicionohet gjithnjë nga lindja e diellit. Këtu ndodhej edhe vendi ku ishte fshehur për herë të fundit Kodiku i Beratit. Muzeu Kombëtar Onufri është përshtatur në ambientet e kishës. Atë Fla- vio na bëri një shpjegim të detajuar artistik dhe teologjik të ikonave. Më pas shkuam në Muzeun Kombëtar Etnografik Berat. Muzeu është vendosur në një godinë dykatëshe trishekullore, tipike e trevës beratase. Punonjësa e muzeut na udhëhoqi nëpër ambientet e tij duke na shpje- guar me profesionalizëm kulturën popullore etnografike të kësaj treve. "Familja e vogël" Rreth orës 3 mbërritëm në Uznovë, tek misioni "Familja e vogël". Na pritën 3 motra të Kushtuara, 2 fëmijë të adoptuar dhe 6 besimtarë. Ishte grupi i 2 nga Vatra që i vizitonte. Ata që kishin qenë herën e 1 e kishin quajtur këtë bashkësi “Një copë qielli që kishte zbritur dhe po përhapej”. E konstatu- am këtë sapo vumë këmbë dhe takuam mikpritësit. Men- jëherë filloi biseda e ngrohtë dhe vëllazërore. Jemi dy bash- kësi të vogla, që zhvillojnë jetën në realitete të ndryshme, por kishim shumë për të bashkandarë. Ne ishim dëshmitar të lindjes së ungjillit nga zero në Uznovë. Ungjilli shkon tek ato që janë “të fundit”, të cilët kanë etje edhe për një gjest të vogël. Fuqia tërheqëse e asaj bashkësie çdo vit i shtonte popullit të Zotit të pagëzuar të rinj. Një mrekulli Ungjillore kishte ndodhur atje. Me entuziamin e atij takimi shkuam të gjithë së bashku të takojmë Krishtin Eukaristik në Meshën e Shenjtë. Kishim shumë për ta falen- deruar dhe lavdëruar. Kitara dhe zëri i bukur i motër Anjezës e bënë më të bukur kremtimin. Në fund të gjithë nderuam reliken e “Shën Pios nga Pietralçina”. PELEGRINAZH I VATRES BIBLIKE KATOLIKE