SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
2 7 M A J 2 0 1 8 N R . 3 5
Festa e “ZOJËS NDIHMËTARE”
Takimi i rradhës i Vatrës Biblike koiçidoi me
festën e famullisë që na mirëpret çdo të enjte. Me
kënaqësi u bëmë pjesëmarrës në gëzimin e saj dhe
të bijve e bijave të Zojës Ndihmëtare.
Mesha u kremtua nga Imzot Frendo, pasi u
krezmuan rreth 30 të rinj
nga famullia e “Zojës
Ndihmëtare” dhe ajo e
“Shna Ndout”
Në predikimin e tij Imzot
Frendo tha: “Ashtu sikurse zbriti Shpirti i Shenjtë mbi Marinë dhe
Apostujt në Rrëshaja, ashtu zbret edhe mbi këta të rinj, por edhe mbi
të gjithë të pranishmit sot. Ata marrin sot shpirtin e forcës që do t’i
nxisë të shpallin pa drojtje emrin Jezus dhe identitetin e tyre të
krishterë”.
Pas Meshës u krye proçesioni i përvitshëm me shtatoren e “Zojës
Ndihmëtare” në ambientet e jashtme të famullisë.
Pak historik
“Auxilium Christianorum”; “Ndihma e të Krishterëve”, ky titull i bukur i është dhënë Vir-
gjërës Mari në çdo kohë e kështu lutet prej besimtarëve në litanitë Lauretane kushtuar Asaj,
quhen kështu sepse u recituan e lutën fillimisht në Loreto të
Italisë.
Po rasti i madh zyrtar i përdorimit të titullit “Auxilium Chris-
tianorum” – “Ndihma e të Krishterëve” qe lutja e Papës Piut V
më 1571.
Piu VII e caktoi festën e Zojës Ndihmëtare më 24 maj. Shenjti
që pati më shumë devocion në Zojën Ndihmëtare, qe Shën Gjon
Bosko, i cili u bë apostull i Saj, së bashku me bijtë e bijat e
veta, salezianët e salezianet, që për këtë arsye quhen Bijtë e
Zojës Ndihmëtare.
.
Vatra Biblike takimi nr. 35
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Shkalla e shkencës dhe shkalla e Jakobit: përfundojnë tek këmbët e Zotit.”
Albert Ajnshtajn
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
31 MAJ 2018
Ora 19.00—20.30
Famullia
“Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Lutja e Mbrëmjes
(tek kapela)
Mësimi:
(tek salla)
Padre
Flavio Cavallini
Ju lutemi lexoni
kapitullin 12
të Ungjillit sipas
Mateut!
FALEMINDERIT! DON BENI DHE FAMULLISË SË
“ZOJËS NDIHMËTARE” PËR FTESËN NË KËTË FESTË TË
BUKUR DHE PËR MIKPRITJEN E MBËSHTETJEN E
PALODHUR QË I JEP AKTIVITETIT TË VATRËS BIB-
F A Q J A 2
PROGRAMI I TAKIMIT nr. 36
J E T A E V A T R Ë S N R . 3 5
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
Është Zoti i të krishterëve, i vetmi në tre: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Zbulimi i
këtij Zoti na erdhi nga Jezusi. Për të kuptuar më mirë dallimin midis këtyre tre
Hyjnive mund të themi që Atit i jepet krijimi, Birit Shëlbimi dhe Shpirtit të
Shenjtë shenjtërimi. Shfaqja e Trinisë së Shenjtë është e lidhur ngushtë me
historinë e botës (krijimi) dhe të njeriut (shenjtërimi).
Lutja e Mbrëmjes: 19.00
Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet
Mësimi: 19.30
Në takimin e rradhës do të lexojmë dhe komentojmë kapitullin 12 të
Ungjillit sipas Mateut.
Të Shtunën 09 Qershor 2018, ora 10.00
tek Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”
Motrat e Vogla të Jezusit festojnë 50 vjet pranë
popullit Shqiptar. 1968 –2018
Përshëndetje:
Imzot George Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë—Durrësi
Imzot Zef Gashi, Arqipeshkëv nderi në Mal të Zi
Paraqitja e librit: “Mv Madelenë—Eksperienca e Betlehemit deri në
skajet e botës”
NJOFTIM
50 VJET NË SHQIPËRI MOTRAT E VOGLA TË JEZUSIT
JEZUSI I NAZARETIT
Qendra e universit dhe
historisë.
nga
Giacomo Biffi
LECTIO DIVINA
Leximi Shpirtëror i Shkrimit
Shenjtë
nga
Flavio Cavallini
110 Për të kuptuar qëllimin e autorëve të shenjtë, duhen pasur parasysh kushtet
e kohës kur kanë jetuar dhe të kulturës së tyre, “gjinitë letrare” që ishin në
përdorim atëherë, mënyrat për t’i kuptuar gjërat, për t’u shprehur, për të treguar,
që ishin të zakonshme në epokën e tyre. “Duhet ditur se e vërteta paraqitet dhe
shprehet në mënyra të ndryshme në tekstet historike, ose profetike a poetike, dhe
me lloje të tjera shprehjeje”.
FJALOR I THJESHTË
TRINIA E SHENJTË
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
J E T A E V A T R Ë S N R . 3 5
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 27: Përse Hyji ua ndërron emrat disa njerëzve?
Çdo njëri prej nesh mban një emër të vetin që e identifikon e që shërben për ta
dalluar nga të tjerët. Për Hebrenjt, në fakt, emri nuk ishte vetëm një shenjë
dalluese, por gati vetë personi, pra tregonte diçka nga karakteri i atij që e
mbante atë emër dhe shpesh kishte një domethënie: për shembull Emanuel do
të thotë “Hyji me ne”, Isaia do të thotë “ Zoti shpëtimtar” , Isak “ai që qesh”.
Atëherë nëse Hyji ua ndërron emrat shumë personazheve do të thotë se ata
pësojnë një ndryshim edhe në gjithë personin e tyre: në karakter, në zemër, në
projekte. Në shumë tregime biblike takimi me Hyjin sjell ndryshimin e vetë
jetës duke e vënë në shërbim të tij, pra për të kryer një “mision”. Për shembull
Abrami që ishte një bari malesh, pas takimit me Hyjin e ndjen se është i thirrur
për të bërë me të një aleancë dhe bëhet “I pari i fisit”, pra babai themelues i
popullit hebre: atëherë Hyji e ndërron emrin e tij nga Abram, që do të thotë “I
madh si babai i tij, nga derë e fisme”, Abraham, që do të thotë “babai i shumë
popujve”. Kështu u ka ndodhur edhe shumë të tjerëve: Sarah u bë Sara, Jakobi
u bë Israel, Simoni u bë Pjetër.
101 PYETJE MBI BIBLËN
VATRA BIBLIKE KATOLIKE DURRËS
TAKIMI NR. 5
Më datën 25 maj, u zhvillua takimi i rradhës, në Vatrën Biblike
Durrës, pranë kishës së Shën Domenikut. Në takim ishin rreth 47
persona.
Padre Flavio vazhdoi me katekezën mbi thelbin e besimit katolik.
Si dhe bëri një prezantim të Biblës si libri i shkrimit të
shenjtë.
Takimi i rradhës do të zhvillohet të premten, më datë
01 Qershor, pranë kishës së Shën Domenikut në
Durrës.
“Të gjitha veprat e mira të mbledhura së bashku nuk
barazohen me Sakrificën e Shenjtë të Meshës,
sepse ato janë veprat e njeriut ndërsa
Mesha është vepër e Zotit.
Martirizimi është asgjë në krahasim me të:
është sakrifikimi i jetës së njeriut për Zotin;
Mesha është Sakrifikimi i Trupit dhe i Gjakut të Zotit
për njeriun.”
Shën Xhovani Maria Viannei
SHTEGËTIMI I VATRËS BIBLIKE KATOLIKE
KISHA E SHËN EUFEMISË, KALLMET
KALLMET
Në orën 9 Atë Flavio me 9 anëtarë të Vatrës
nisi udhëtimin për në Kishën e “Shën
Eufemisë” në Kallmet të Lezhës. Në Kallmet
mbërritëm rreth orës 11. Meshës që u
kremtua nga Atë Flavio iu bashkua edhe
Marsilda, një mike e VB, me babain e saj nga
Shkodra, por edhe shtegtarë të rastësishëm që ndodheshin aty. Më parë
të gjithë bashkë lutëm rruzaren. Edhe katekeza u fokusua mbi forcën e
lutjes dhe sidomos të lujtjes së të drejtit. Atë Flavio na bëri një historik
të shkurtër të Kishës si ndërtesë por edhe të Kishës si bashkësi. Kisha e
ngritur lart për shkak të trysnisë Otomane, e kthyer në rezervuar uji në
kohën e komunizmit, tashmë ishte ngritur e bukur dhe e re me mur gu-
ri, e ngjashme me stilin e Kishës së dikurshme. Pasi shijuam pak buku-
rinë e vendit dhe disa prej nesh sipas traditës i ranë tre herë rreth e qark
Kishës, u nisëm drejt Troshanit.
TROSHAN
Mbërritëm në kishën e “Zojës së Papërlyer” dhe ish-Kuvendin Françeskan të Troshanit. Kisha është
ndërtuar në vitin 1857, 3 vite pas shpalljes se dog-
mës së “Zojës së papërlyer” nga Papa Piu IX dhe 1
vit para shfaqjeve Mariane të Lurdit. Ndërsa Ku-
vendi i fretërve, ka nxjerrë françeskanë të shquar, si
At Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi dhe Vinçens
Prendushi, të cilët studiuan ose shërbyen këtu, duke
lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare. Në
ambientet e bukura të Kuvendit drekuam dhe
pushuam pak. Më pas shkuam në kishën tjetër 2 km
më tutje. Edhe këtu Kisha e re dhe e bukur ishte
ngritur në lartësi në gjurmët e kishës vjetër që ka
ekzistuar në kohën e trysnisë Otomane. Kjo kishë
është vend pelegrinazhi dhe devocioni në të martat e
Shna Ndout. Kudo përjetuam ndjesinë e bukurisë së
natyrës dhe të rilindjes së Kishës.
LEZHË
Në kthim nuk mund të linim pa vizituar kishën e
“Zojës Nunciate” në Lezhë. Atë Flavio ishte në
shtëpinë e vet, pasi ka shërbyer për 12 vjet aty. Është
një nga kishat më të vjetra të Shqipërisë dhe aty
prehen reliket e martirit Atë Serafin Koda. Edhe në atë
vend Atë Flavio kishte shumë për të na treguar. Oborri
ishte mbushur me të rinjtë që do krezmoheshi atë ditë
dhe familjarët e tyre. Në kapelën e Mëshirës Hyjnore
lutëm së bashku rruzaren e Mëshirës. Shtegtimi fizik
ishte i shoqëruar me një shtegtim të bukur
shpirtëror dhe historik.
Vërtet nuk ndjenim lodhje.
TALE
Valentina, surpriza e ditës
Më pas të drejtuar nga Albora u nisëm drejt fshatit Tale. Padre tha
se do shkonim të vizitonim një nga ndjekëset më entuziaste të
Vatrës në facebook, Valentinën. Ishtë vërtet një moment hiri dhe
shumë emocionues për të gjithë ne takimi me Valentinën dhe
familjen saj. Edhe pse ishte hera e parë që takoheshim ndjemë sesa
afër shpirtërisht ishim me njëri-tjetrin. Valentina ishte një besimtare
që lutesh shumë dhe këtë e bënte me bujari edhe për Vatrën. Lex-
onte rregullisht buletinin e Vatrës. Të gjithë së bashku i treguam
mirënjohjen tonë duke i drejtuar Hyjit lutjen tonë për Valentinën. I kërkuam që të vazhdonte mbështet-
jen e saj me lutje për Vatrën dhe i premtuam lutjet tona. Atë Flavio i dhuroi 2 librat e parë, fryte të
Vatrës. Gëzimi i Valentinës dhe familjarëve të saj ishte i papërshkrueshëm. Në atë shtëpi të thjeshtë
dhe bujare jehonin fjalët e Ungjillit “Lum skamnorët në
shpirt sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!”.
Të mbushur me gëzim dhe falenderues ndaj Zotit për hiret dhe
çastet e bukura të asaj dite, rreth orës 7 nisëm kthimin për në
Tiranë.
26 Maj 2018

More Related Content

What's hot

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 

What's hot (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 57 (10 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 3 (5 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018) (12)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 9 (16 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 

More from VatraBiblike

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (17)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 2 7 M A J 2 0 1 8 N R . 3 5 Festa e “ZOJËS NDIHMËTARE” Takimi i rradhës i Vatrës Biblike koiçidoi me festën e famullisë që na mirëpret çdo të enjte. Me kënaqësi u bëmë pjesëmarrës në gëzimin e saj dhe të bijve e bijave të Zojës Ndihmëtare. Mesha u kremtua nga Imzot Frendo, pasi u krezmuan rreth 30 të rinj nga famullia e “Zojës Ndihmëtare” dhe ajo e “Shna Ndout” Në predikimin e tij Imzot Frendo tha: “Ashtu sikurse zbriti Shpirti i Shenjtë mbi Marinë dhe Apostujt në Rrëshaja, ashtu zbret edhe mbi këta të rinj, por edhe mbi të gjithë të pranishmit sot. Ata marrin sot shpirtin e forcës që do t’i nxisë të shpallin pa drojtje emrin Jezus dhe identitetin e tyre të krishterë”. Pas Meshës u krye proçesioni i përvitshëm me shtatoren e “Zojës Ndihmëtare” në ambientet e jashtme të famullisë. Pak historik “Auxilium Christianorum”; “Ndihma e të Krishterëve”, ky titull i bukur i është dhënë Vir- gjërës Mari në çdo kohë e kështu lutet prej besimtarëve në litanitë Lauretane kushtuar Asaj, quhen kështu sepse u recituan e lutën fillimisht në Loreto të Italisë. Po rasti i madh zyrtar i përdorimit të titullit “Auxilium Chris- tianorum” – “Ndihma e të Krishterëve” qe lutja e Papës Piut V më 1571. Piu VII e caktoi festën e Zojës Ndihmëtare më 24 maj. Shenjti që pati më shumë devocion në Zojën Ndihmëtare, qe Shën Gjon Bosko, i cili u bë apostull i Saj, së bashku me bijtë e bijat e veta, salezianët e salezianet, që për këtë arsye quhen Bijtë e Zojës Ndihmëtare. . Vatra Biblike takimi nr. 35 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Shkalla e shkencës dhe shkalla e Jakobit: përfundojnë tek këmbët e Zotit.” Albert Ajnshtajn INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 31 MAJ 2018 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Lutja e Mbrëmjes (tek kapela) Mësimi: (tek salla) Padre Flavio Cavallini Ju lutemi lexoni kapitullin 12 të Ungjillit sipas Mateut! FALEMINDERIT! DON BENI DHE FAMULLISË SË “ZOJËS NDIHMËTARE” PËR FTESËN NË KËTË FESTË TË BUKUR DHE PËR MIKPRITJEN E MBËSHTETJEN E PALODHUR QË I JEP AKTIVITETIT TË VATRËS BIB-
  • 2. F A Q J A 2 PROGRAMI I TAKIMIT nr. 36 J E T A E V A T R Ë S N R . 3 5 BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) Është Zoti i të krishterëve, i vetmi në tre: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Zbulimi i këtij Zoti na erdhi nga Jezusi. Për të kuptuar më mirë dallimin midis këtyre tre Hyjnive mund të themi që Atit i jepet krijimi, Birit Shëlbimi dhe Shpirtit të Shenjtë shenjtërimi. Shfaqja e Trinisë së Shenjtë është e lidhur ngushtë me historinë e botës (krijimi) dhe të njeriut (shenjtërimi). Lutja e Mbrëmjes: 19.00 Vazhdojmë të mësojmë të lutemi së bashku me Psalmet Mësimi: 19.30 Në takimin e rradhës do të lexojmë dhe komentojmë kapitullin 12 të Ungjillit sipas Mateut. Të Shtunën 09 Qershor 2018, ora 10.00 tek Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” Motrat e Vogla të Jezusit festojnë 50 vjet pranë popullit Shqiptar. 1968 –2018 Përshëndetje: Imzot George Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë—Durrësi Imzot Zef Gashi, Arqipeshkëv nderi në Mal të Zi Paraqitja e librit: “Mv Madelenë—Eksperienca e Betlehemit deri në skajet e botës” NJOFTIM 50 VJET NË SHQIPËRI MOTRAT E VOGLA TË JEZUSIT JEZUSI I NAZARETIT Qendra e universit dhe historisë. nga Giacomo Biffi LECTIO DIVINA Leximi Shpirtëror i Shkrimit Shenjtë nga Flavio Cavallini 110 Për të kuptuar qëllimin e autorëve të shenjtë, duhen pasur parasysh kushtet e kohës kur kanë jetuar dhe të kulturës së tyre, “gjinitë letrare” që ishin në përdorim atëherë, mënyrat për t’i kuptuar gjërat, për t’u shprehur, për të treguar, që ishin të zakonshme në epokën e tyre. “Duhet ditur se e vërteta paraqitet dhe shprehet në mënyra të ndryshme në tekstet historike, ose profetike a poetike, dhe me lloje të tjera shprehjeje”. FJALOR I THJESHTË TRINIA E SHENJTË
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 J E T A E V A T R Ë S N R . 3 5 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 27: Përse Hyji ua ndërron emrat disa njerëzve? Çdo njëri prej nesh mban një emër të vetin që e identifikon e që shërben për ta dalluar nga të tjerët. Për Hebrenjt, në fakt, emri nuk ishte vetëm një shenjë dalluese, por gati vetë personi, pra tregonte diçka nga karakteri i atij që e mbante atë emër dhe shpesh kishte një domethënie: për shembull Emanuel do të thotë “Hyji me ne”, Isaia do të thotë “ Zoti shpëtimtar” , Isak “ai që qesh”. Atëherë nëse Hyji ua ndërron emrat shumë personazheve do të thotë se ata pësojnë një ndryshim edhe në gjithë personin e tyre: në karakter, në zemër, në projekte. Në shumë tregime biblike takimi me Hyjin sjell ndryshimin e vetë jetës duke e vënë në shërbim të tij, pra për të kryer një “mision”. Për shembull Abrami që ishte një bari malesh, pas takimit me Hyjin e ndjen se është i thirrur për të bërë me të një aleancë dhe bëhet “I pari i fisit”, pra babai themelues i popullit hebre: atëherë Hyji e ndërron emrin e tij nga Abram, që do të thotë “I madh si babai i tij, nga derë e fisme”, Abraham, që do të thotë “babai i shumë popujve”. Kështu u ka ndodhur edhe shumë të tjerëve: Sarah u bë Sara, Jakobi u bë Israel, Simoni u bë Pjetër. 101 PYETJE MBI BIBLËN VATRA BIBLIKE KATOLIKE DURRËS TAKIMI NR. 5 Më datën 25 maj, u zhvillua takimi i rradhës, në Vatrën Biblike Durrës, pranë kishës së Shën Domenikut. Në takim ishin rreth 47 persona. Padre Flavio vazhdoi me katekezën mbi thelbin e besimit katolik. Si dhe bëri një prezantim të Biblës si libri i shkrimit të shenjtë. Takimi i rradhës do të zhvillohet të premten, më datë 01 Qershor, pranë kishës së Shën Domenikut në Durrës. “Të gjitha veprat e mira të mbledhura së bashku nuk barazohen me Sakrificën e Shenjtë të Meshës, sepse ato janë veprat e njeriut ndërsa Mesha është vepër e Zotit. Martirizimi është asgjë në krahasim me të: është sakrifikimi i jetës së njeriut për Zotin; Mesha është Sakrifikimi i Trupit dhe i Gjakut të Zotit për njeriun.” Shën Xhovani Maria Viannei
  • 4. SHTEGËTIMI I VATRËS BIBLIKE KATOLIKE KISHA E SHËN EUFEMISË, KALLMET KALLMET Në orën 9 Atë Flavio me 9 anëtarë të Vatrës nisi udhëtimin për në Kishën e “Shën Eufemisë” në Kallmet të Lezhës. Në Kallmet mbërritëm rreth orës 11. Meshës që u kremtua nga Atë Flavio iu bashkua edhe Marsilda, një mike e VB, me babain e saj nga Shkodra, por edhe shtegtarë të rastësishëm që ndodheshin aty. Më parë të gjithë bashkë lutëm rruzaren. Edhe katekeza u fokusua mbi forcën e lutjes dhe sidomos të lujtjes së të drejtit. Atë Flavio na bëri një historik të shkurtër të Kishës si ndërtesë por edhe të Kishës si bashkësi. Kisha e ngritur lart për shkak të trysnisë Otomane, e kthyer në rezervuar uji në kohën e komunizmit, tashmë ishte ngritur e bukur dhe e re me mur gu- ri, e ngjashme me stilin e Kishës së dikurshme. Pasi shijuam pak buku- rinë e vendit dhe disa prej nesh sipas traditës i ranë tre herë rreth e qark Kishës, u nisëm drejt Troshanit. TROSHAN Mbërritëm në kishën e “Zojës së Papërlyer” dhe ish-Kuvendin Françeskan të Troshanit. Kisha është ndërtuar në vitin 1857, 3 vite pas shpalljes se dog- mës së “Zojës së papërlyer” nga Papa Piu IX dhe 1 vit para shfaqjeve Mariane të Lurdit. Ndërsa Ku- vendi i fretërve, ka nxjerrë françeskanë të shquar, si At Gjergj Fishta, Shtjefën Gjeçovi dhe Vinçens Prendushi, të cilët studiuan ose shërbyen këtu, duke lënë gjurmë në historinë dhe kulturën shqiptare. Në ambientet e bukura të Kuvendit drekuam dhe pushuam pak. Më pas shkuam në kishën tjetër 2 km më tutje. Edhe këtu Kisha e re dhe e bukur ishte ngritur në lartësi në gjurmët e kishës vjetër që ka ekzistuar në kohën e trysnisë Otomane. Kjo kishë është vend pelegrinazhi dhe devocioni në të martat e Shna Ndout. Kudo përjetuam ndjesinë e bukurisë së natyrës dhe të rilindjes së Kishës.
  • 5. LEZHË Në kthim nuk mund të linim pa vizituar kishën e “Zojës Nunciate” në Lezhë. Atë Flavio ishte në shtëpinë e vet, pasi ka shërbyer për 12 vjet aty. Është një nga kishat më të vjetra të Shqipërisë dhe aty prehen reliket e martirit Atë Serafin Koda. Edhe në atë vend Atë Flavio kishte shumë për të na treguar. Oborri ishte mbushur me të rinjtë që do krezmoheshi atë ditë dhe familjarët e tyre. Në kapelën e Mëshirës Hyjnore lutëm së bashku rruzaren e Mëshirës. Shtegtimi fizik ishte i shoqëruar me një shtegtim të bukur shpirtëror dhe historik. Vërtet nuk ndjenim lodhje. TALE Valentina, surpriza e ditës Më pas të drejtuar nga Albora u nisëm drejt fshatit Tale. Padre tha se do shkonim të vizitonim një nga ndjekëset më entuziaste të Vatrës në facebook, Valentinën. Ishtë vërtet një moment hiri dhe shumë emocionues për të gjithë ne takimi me Valentinën dhe familjen saj. Edhe pse ishte hera e parë që takoheshim ndjemë sesa afër shpirtërisht ishim me njëri-tjetrin. Valentina ishte një besimtare që lutesh shumë dhe këtë e bënte me bujari edhe për Vatrën. Lex- onte rregullisht buletinin e Vatrës. Të gjithë së bashku i treguam mirënjohjen tonë duke i drejtuar Hyjit lutjen tonë për Valentinën. I kërkuam që të vazhdonte mbështet- jen e saj me lutje për Vatrën dhe i premtuam lutjet tona. Atë Flavio i dhuroi 2 librat e parë, fryte të Vatrës. Gëzimi i Valentinës dhe familjarëve të saj ishte i papërshkrueshëm. Në atë shtëpi të thjeshtë dhe bujare jehonin fjalët e Ungjillit “Lum skamnorët në shpirt sepse e tyre është Mbretëria e qiejve!”. Të mbushur me gëzim dhe falenderues ndaj Zotit për hiret dhe çastet e bukura të asaj dite, rreth orës 7 nisëm kthimin për në Tiranë. 26 Maj 2018