SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
KËNDVËSHTRIMI KATOLIK
PASAKTËSITË E ROMANIT “KODI I DA VINÇIT”
24 MARS 2019
Nr. 5
PËRMBAJTJA
PASAKTËSITË E
“KODI I DA VINÇIT”
(PJESA E TRETË)
- Darka e Fundit
- La Vergine delle Rocce
- Monna Liza
- Kisha Templare
- Meridiani i Shën Suplice
NË NUMRIN E
ARDHSHËM
KREACIONIZMI APO
EVOLUCONIZMI? A
ËSHTË KJO DILEMA?
(PJESA E PARË)
Ju lutem
na kontaktoni me
pyetje për të njohur
këndvështrimin
katolik!
“Është e sigurt se ata që kanë besim të gjallë në zemrat e tyre
shohin menjëherë se e gjithë ekzistenca nuk është tjetër veçse
vepra e Perëndisë që ata adhurojnë. Por, për ata në të cilët kjo
dritë shuhet, [nëse do t'u tregojmë atyre provën tonë për
ekzistencën e Perëndisë] asgjë nuk do të ndikonte më shumë për
të nxitur përbuzjen e tyre. . . .”
Blaise Pascal , 1923-1962
matematikan, fizikan, dhe filosof francez
“...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi
Teofil, ....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë
e mësimeve që more.”
(Lk 1,3-4)
DARKA E FUNDIT
“Por është një grua!
Konfirmon Sofia, duke parë
personazhin në te djathtë të
Jezusit, në Darkën e Fundit
(...). Ajo grua, e dashura
ime, është Maria
Maddalena”.  
(Dan Brown, Kodi i da
Vinçit, 2003, Fq. 285-286)
Paraqitja femërore e Gjonit
apostull bën pjesë në
inkonografinë e periudhës, e
verifikueshme jo vetëm në
veprat e Leonardos, por në të
gjitha “darkat e fundit” të
pikturuara nga artistët e tjerë,
midis shekullit të XV-të dhe
atij te XVI -të (për shembull :
Taddeo Gaddi, Domenico
Ghirlandaio,Luca Signorelli,
Pietro Vannucci detto il
Perugino,Dieric Bouts,
Sassetta...).
Artistët e Rilindjes paraqisnin
apostullin më të ri
(i “preferuari”, sipas të njëjtit
ungjill të katërt) si një
adoleshent me flokë të gjatë
dhe nga tiparet e ëmbla që
A ËSHTË KORREKTE TË PËRDORET ROMANI I DEN BROWN, KODI I DA VINÇIT,
SI BURIM HISTORIK PËR TË SHPJEGUAR ORIGJINËN E KRISHTËRIMIT?
Darka e Fundit nga Leonardo Da Vinçi
Darka e Fundit nga
Domenico Ghirlandaio
F A Q J A 2
vatrabiblike@gmail.com
sot mund të duken si femërore, por
që në atë kohë ishin të zakonshme.
«Nuk kishte kupa në afresk, asnjë
Kupë, (...) Leonardo duket sikur ka
harruar të pikturojë Kupën e
Krishtit». (Dan Brown, Kodi i da
Vinçit , 2003, fq. 277)
Në afreskun e Darkës së Fundit të
Leonardo da Vinçit mungon një
nga elementet më të rëndesishëm
dhe të domosdoshëm, Kupa e
Eukaristisë. Megjithatë, skena e
përshkruar nga Leonardo i
referohet Ungjillit të Gjonit
(Gj.13), në të cilin nuk është e
treguar skena me Kupën dhe
Institucionin e Eukaristisë.
Në të gjithë Ungjillin e katërt nuk
përmendet as Kupa e as vera,
detaje të cilat janë prezent në të tre
Ugjijtë e tjerë. Kupa mungon edhe
në shumë “Darka të fundit” të
artistëve të tjerë si p.sh.:
Domenico Ghirlandaio,
Duccio di Boninsegna,
Luca Signorelli,
Jacopo Bassano,
Andrea del Castagno,
Andrea del Sarto,
Daniele Crespi, Hans Holbein...
“Në afresk Pjetri ishte përkulur në
mënyrë kërcënuese drejt femrës
dhe dora e tij e majtë, e ngjashme
me një thikë, bënte gjestin për t'i
prerë fytin”. (Dan Brown, Kodi i
Da Vinçit, 2003, fq. 290-291)
Edhe gjesti i Pjetrit, që prek
shpatullën e Gjonit, është treguar
në ungjillin e katërt. Leonardo, në
këtë rast, respekton pothuajse
shkrimin në çdo shkronjë, siç
lexohet në kapitullin 13: “Duke i
thënë këto gjëra, Jezusi u trishtua
thellë dhe deklaroi: «Në të vërtetë,
në të vërtetë po ju them: njëri prej
jush do të më tradhtojë. Dishepujt
panë njëri-tjetrin, duke mos ditur
për kë po fliste. Tani, njëri nga
dishepujt, ai që Jezusi e donte,
gjendej në tavolinë, pranë Jezusit.
Simon Pjetri i bëri një shenjë dhe i
tha: “Thuaj” kush është ai të cilit i
refererohesh? (Gj. 13, 21).
I njëjti gjest i Pjetrit, i cili e vendos
dorën mbi shpatullën e Gjonit,
gjendet në Darkën e Fundit i
vizatuar nga Pietro da Rimini, në
Abaci të Pomposës (1316).
«Kjo dorë nuk mban një thikë? -
Po. Gjëja akoma edhe më e
çuditshme, nëse numëron krahët,
shikon që kjo dorë nuk i përket
asnjërit në veçanti. I mungon trupi.
Anonime». (Dan Brown, Kodi i
Da Vinçit, 2003, fq. 291)  
 
Thika "misterioze" është mbajtur
nga Pjetri, kështu si në shumë
"Darka të fundit" rilindase
(Domenico Ghirlandaio, Luca
Signorelli, Pietro Vannucci detto il
Perugino, Andrea del
Castagno, Jacopo Bassano, Jean
Huguet, Giovanni Canavesio,
thjesht për të cituar disa) dhe është
direkt e lidhur me skenën tjetër të
ungjillit të Gjonit, ajo në të cilën
apostulli me atë thikë (machaira,
ose një thikë e madhe me një teh të
lakuar, në teksin origjinal grek) do
të presë veshin e Malcos,
shërbëtorit të Kryepriftit (Gj 18:
10). Një skicë përgatitore e
Leonardo-s, e ruajtur në Mbledhjen
Mbretërore të Windsor, tregon qartë
krahun e Pjetrit, paraqitur me dorë
të përkulur prapa, duke u
mbështetur në ije. Ky vizatim
publikohet në shumë libra rreth
artistit (...) por, sikur kjo mos të
mjaftonte, pozicioni i krahut dhe i
thikës është i dokumentuar nga
shumë kopje të Darkës së Fundit, të
pikturuara kryesisht nga nxënësit e
Leonardos. [Më e njohura dhe me e
ruajtura më mirë është ajo e
Giampietrino (Royal Academy,
Londra), e përdorur edhe gjatë
restaurimeve të fundit si një
dokument shumë i çmuar për të
rindërtuar dhe identifikuar detajet,
që fatkeqësisht u humbën ose u
degraduan në origjinalin e
Leonardos. Një tjetër kopje është
ajo e ruajtur në Kishën e
Sant'Ambrogio di Ponte Capriasca,
në të cilën gjesti i Pjetros që mban
thikën është krejtësishtë i
dukshëm].
“LA VERGINE DELLE ROCCE”
«Kapi cepin e kornizës dhe e largoi
nga muri. Piktura ishte e madhe
dhe korniza u lakua. Pastaj, gruaja
vuri kokën dhe shpatullat pas
kanavacës. (...). Gruaja e kishte
shkëputur pikturën dhe e kishte
mbështetur përpara vetes.. E gjatë
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5
Darka e Fundit nga Jacopo Bassano
F A Q J A 3
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5 vatrabiblike@gmail.com
një meter e gjysëm (...) Piktura
kishte një fryrje të çuditshme në
qendër, pikërisht në gjunjët e
gruas. Figurat e brishta të
Virgjëreshës Mari, të Fëmisë Jezus
dhe të Gjon Pagëzorit tashmë ishin
shtrembëruar. (...) Gruaja kishte
për qëllim të thyente kanavacën!
(...) «Jo, të lutem. Është “La
Vergine delle rocce”!».
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2003, fq. 159-160)
Në një sit katolik thuhet se mes
gabimeve të Kodit të da Vinçit
është dhe fakti që “La Vergine
delle rocce” nuk është një
kanavacë, por është një pikturë
mbi një drasë druri, por ky detaj
nuk është i vërtetë. Piktura
fillimisht ishte në fakt në një
tavolinë druri, siç ishte versioni i
Galerisë Kombëtare, por për
motive ruajtjeje, në fillim të
shekullit të XIX, u trasportua në
një kanavacë nga Francois
Toussaint Hacquin, (…). Mbetet
gabimi në lidhje me përmasat e
pikturës: e lartë një metër e
gjysëm, sipas Dan Brown, ndërsa
në të vërtetë është rreth 2 metra e
lartë dhe 1, 22 e gjerë. Këto janë
përmasa të rëndësishme, të cilat, së
bashku me kornizën e madhe dhe
të rëndë që është gati 2x2.40
metra, do ta bënin shumë të
vështirë për Sophie Neveu ta
përdorte pikturën si një mburojë në
skenën e përshkruar më sipër. Në
roman thuhet se Sophie Kapi cepin
e kornizës dhe e largoi nga muri.
Piktura ishte e madhe dhe korniza
u lakua. Vështirë që një kornizë e
asaj madhësie mund të përkulet.
«Piktura e “La Vergine delle
rocce” fillimisht ishte porositur
për Leonardon nga një organizatë
e quajtur Vëllazëria e Ngjizjes së
Papërlyer. (...) kur dorëzoi punën,
murgeshat mbeten të tmerruara. Ai
e kishte mbushur pikturën me
detaje joortodokse, nëse jo
alarmante».
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2003, fq. 165-166)
Kjo Vëllazëri nuk ishte një urdhër
fetar femëror, por një shoqatë
meshkujsh laikë. Mosmarrëveshja
ligjore ndërmjet Leonardos dhe
Vëllazërisë nuk ka të bëjë me
temën, por me një pazar prej 100
ducatesh, që Leonardo kishte
kërkuar për të përfunduar punën.
Ekzistojnë shumë dokumenta
historike, të njohura mirë nga
studiuesit, që dëshmojnë se
Leonardo ka kërkuar kthimin e
punës, për shkak të refuzimit të
vëllazërisë për të paguar një shumë
më të lartë se ajo që kishin rënë
dakord fillimisht. Rasti zgjati deri
në vitin 1506 dhe përfundoi me
marrjen nga Leonardo prej 50
dukateve shtesë (gjysma e asaj që
ishte kërkuar). Ndërkohë, artisti
kishte shitur versionin e parë dhe
për këtë ai realizoi një të dytë, atë
që sot gjendet në Galerinë
Kombëtare në Londër.
" Çuditërisht, në fakt, në vend të
skenës së zakonshme në të cilën
Jezusi i dha bekimin Pagëzuesit,
ishte Gjoni fëmijë që bekoi Jezuin
dhe Jezusi iu nënshtrua autoritetit
të tij!"
.
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2003, fq.166)  
 
Në të dy versionet e “La Vergine
delle rocce”, Jezusi është fëmija më
i vogël, plotësisht i zhveshur,
ndërsa kushëriu i tij Gjoni është më
i madh (sipas ungjijve ai është
gjashtë muaj më i madh se Jezusi)
dhe ka, siç e kërkon tradita
ikonografike e epokës, ijet e
mbuluara. Në këtë rast, është e
dukshme një vello, në piktura të
tjera me të njëjtën temë mund të
gjejmë një rrip të hollë ose një
veshje të grisur.
“MONNA LIZA”
«Pra, kemi Amonin, zotin mashkull
(...) dhe perëndeshën femërore Iside
ose Isis, në të cilin piktogrami i
lashtë i së cilës ishte quajtur në atë
kohë L'Isa (...) AMON LIZA (...)
Zotërinj, jo vetëm Fytyra e Monna
Lizës ka një pamje androgjene, por
emri i saj është anagrami i
bashkimit hyjnor ndërmjet
mashkullit dhe femrës. Është kjo,
miq, sekret i vogël i Leonardo "
.
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2003, fq.145-146)  
Piktura e quajtur zakonisht
Xhokonda ose Monna Liza nuk ka
pasur kurrë titullin Monna Liza. Ky
emër rrjedh nga një varg i Vasarit,
në të cilin thuhet se "Mori Leonardi
për të bërë portretin e Mona Lizës,
gruas së Francesco del Giocondo".
Duke filluar nga ky citim, shumë
historianë kanë hipotezuar se
portreti i një gruaje të ruajtur sot në
Luvër mund të jetë ai i përshkruar
nga Vasari (...). Historianët e tjerë
“La Vergine delle rocce”.
F A Q J A 4
vatrabiblike@gmail.com
kanë konsideruar se mund të jetë
portreti Isabella Gualandi, Caterina
Sforza apo edhe Isabella d'Este.
Për më tepër, "monna" nuk ka të
bëjë fare me Amonin, por është
vetëm shkurtimi i "madonna" ose
"zonjë", në gjuhën italiane e kohës
KISHA TEMPLARE
" Kisha e tempullit dikur ishte
epiqendra e të gjitha aktiviteteve të
Templarëve dhe Priorarit në Angli
dhe kështu u emërua për nder të
Tempullit të Solomonit (...).
Arkitektura është pagane nga maja
deri në themel (...) kisha është
rrethore. Templarët kanë injoruar
planimetrinë tradicionale në formë
kryqi të kishave të krishtera dhe
kanë ndërtuar një kishë të
përkryer, në formë rrethore, për të
nderuar Diellin. (...) Një tallje jo
shumë delikate ndaj kolegëve
romakë. Pak a shumë sikur të
kishin rindërtuar Stonehenge në
qendër të Londrës. (Dan
Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq.
398)
Përveç Tempullit të Londrës,
shumë kisha templare, të vogla, të
thjeshta dhe të zhveshura, kishin
plan rrethor, pasi ato u frymëzuan
nga Varri i Shenjtë i Jerusalemit.
Në të vërtetë, korridori rrethor
është forma më e përdorur që nga
Mesjeta, për të rikrijuar kopje të
Varrit të Shenjtë në të gjithë
Evropën. Nga shumë shembuj
mund të kujtojmë më të famshmet,
Varri i Shenjtë i Pizës, ai i
Bolonjës, (që përfshihet në
kompleksin e Santo Stefano), atë
të Cambridge (quajtur ndryshe
"The Round Church") dhe, ndër
më të fundit, atë të Reggio
Emilias, projektuar nga Gaspare
Vigarani në mes të shekullit të
shtatëmbëdhjetë. Përveç kishave të
dedikuara Varrit të Shenjtë, në
traditën e krishterë ka shumë
shembuj të tjerë të kishave
rrethore: San Pietro në Montorio
në Romë, Rotonda di Umbertide,
Chiesa di Santa Maria del
Soccorso në Albenga, Duomo
Vecchio në Brescia...
Por mund të vazhdojmë të
përmendim shumë raste të tjera,
pavarësisht nëse ato janë në të
vërtetë të ndërtuara ose thjesht si
ato që gjenden në traktatet
arkitekturore të Serlio-s ose në
vizatimet e Bramante-s, Antonio
da Sangallo il Giovane,
Michelangelo Buonarroti ose të
vetë Leonardi da Vinçit.
MERIDIANI I SHËN SULPICE
"Një vijë ari ndante dyshemenë e
kishës (...) ishte një orë shënues
diellor, një instrument pagan
astronomik i familjes diellore.
Turistët, shkencëtarët, historianët
dhe paganët nga e gjithë bota vinin
në Saint Sulpice për të parë atë
linjë të famshme. (...) Mjeshtri
kishte informuar me shpejtësi Silën
për kuriozitetin e famshëm
arkitektonik të Shën Sulpicës, një
rrip prej bronzi, që e priste kishën
përgjatë një aksi perfekt veri-jug.
Ishte një orë diellore e lashtë, një
mbetje e tempullit pagan që dikur
ndodhej saktësisht në atë vend.
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2003, fq.126-127)  
Ora diellore e Kishës së Shën
Sulpicës në Paris është ndërtuar në
1743, siç mund të lexohet qartë në
pllakatë, me kërkesë të famullitarit
të famullisë së Shën Sulpicës.
Qëllimi i tij ishte llogaritja e
kalendarit kishtar, ose ndryhse data
e saktë e festave të krishtera, bazuar
në llogaritjet astronomike (Pashkët,
për shembull, bien të dielën pas
hënës së parë të plotë pas
ekuinoksit të pranverës). Nuk ka të
bëjë fare me Meridianin e Parisit që
kalon nga Observatori i Parisit,
shënuar më 21 qershor 1667 dhe u
bë zyrtar nga Gian Domenico
Cassini në 1718 [38]. (...)
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5
“Xhokonda”
Fasada e Kishës së Tempullit.
Meridiani i Shën Sulpice
F A Q J A 5
BURIME
https://it.wikipedia.org/wiki/
Critiche_al_Codice_da_Vinci
Burimi i plotë: https://
www.cesnur.org/2003/
mi_davinci.htm
KËSHILLOHET TË LEXOHEN
 Jose UllateFabo
KUNDËR KODIT TË VINÇIT
Mistifikimet e Dan Braunit dhe e
vërteta katolike
 Rik Xhejms,
E VËRTETA HISTORIKE PRAPA
KODIT TE DA VINÇIT
Çfarë është histori dhe çfarë është
imagjinatë?
https://www.studentishqiptar.com/a/
davincit.html
 A ËSHTË KODI I DA
VINÇIT “SULMI MË SERIOZ KUNDËR
KRISHTËRIMIT”?
https://christiananswers.net/albanian/q
-aig/aig-davinci-alb.html
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5
vatrabiblike@gmail.com
Për të mësuar më shumë mbi
Vatrën Biblike Katolike, mund të
klikoni në Vatra Biblike Katolike.
Mund të na kontaktoni në e-mail
vatrabiblike@gmail.com
Ose në faqen tonë në Facebook
Vatra Biblike
DËSHIRON TË BËHESH EDHE TI
NJË TEOFIL?
MERR PJESË NË BULETININ
KËNDVËSHTRIMI KATOLIK
DUKE SUGJERUAR PYETJE
DHE ÇËSHTJE
MBI TË CILAT DISKUTON
ME MIQTË E TU!
KY BULETIN DO TË BAZOHET
NË BASHKËPUNIMIN TËND,
O I DASHUR TEOFIL I
SHEKULLIT TË XXI.
NË NUMRIN E ARDHSHËM
KREACIONIZMI APO
EVOLUCONIZMI? A ËSHTË
KJO DILEMA?
(PJESA E PARË)

More Related Content

More from VatraBiblike

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 

Recently uploaded

30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...
30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...
30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...Nguyen Thanh Tu Collection
 
TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...
TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...
TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...Nguyen Thanh Tu Collection
 
أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....
أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....
أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....سمير بسيوني
 
TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...
TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...
TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...Nguyen Thanh Tu Collection
 
French Revolution (फ्रेंच राज्यक्रांती)
French Revolution  (फ्रेंच राज्यक्रांती)French Revolution  (फ्रेंच राज्यक्रांती)
French Revolution (फ्रेंच राज्यक्रांती)Shankar Aware
 

Recently uploaded (6)

30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...
30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...
30 ĐỀ PHÁT TRIỂN THEO CẤU TRÚC ĐỀ MINH HỌA BGD NGÀY 22-3-2024 KỲ THI TỐT NGHI...
 
TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...
TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...
TUYỂN TẬP 25 ĐỀ THI HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2023 CÓ ĐÁP ÁN (SƯU...
 
أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....
أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....
أَسَانِيدُ كُتُبِ وَأُصُولِ النَّشْرِ لِابْنِ الْجَزَرِيِّ وَالْوَصْلُ بِهَا....
 
TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...
TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...
TUYỂN TẬP 20 ĐỀ THI KHẢO SÁT HỌC SINH GIỎI MÔN TIẾNG ANH LỚP 6 NĂM 2020 (CÓ Đ...
 
French Revolution (फ्रेंच राज्यक्रांती)
French Revolution  (फ्रेंच राज्यक्रांती)French Revolution  (फ्रेंच राज्यक्रांती)
French Revolution (फ्रेंच राज्यक्रांती)
 
LAR MARIA MÃE DE ÁFRICA .
LAR MARIA MÃE DE ÁFRICA                 .LAR MARIA MÃE DE ÁFRICA                 .
LAR MARIA MÃE DE ÁFRICA .
 

Kendveshtrimi katolik nr.6

  • 1. KËNDVËSHTRIMI KATOLIK PASAKTËSITË E ROMANIT “KODI I DA VINÇIT” 24 MARS 2019 Nr. 5 PËRMBAJTJA PASAKTËSITË E “KODI I DA VINÇIT” (PJESA E TRETË) - Darka e Fundit - La Vergine delle Rocce - Monna Liza - Kisha Templare - Meridiani i Shën Suplice NË NUMRIN E ARDHSHËM KREACIONIZMI APO EVOLUCONIZMI? A ËSHTË KJO DILEMA? (PJESA E PARË) Ju lutem na kontaktoni me pyetje për të njohur këndvështrimin katolik! “Është e sigurt se ata që kanë besim të gjallë në zemrat e tyre shohin menjëherë se e gjithë ekzistenca nuk është tjetër veçse vepra e Perëndisë që ata adhurojnë. Por, për ata në të cilët kjo dritë shuhet, [nëse do t'u tregojmë atyre provën tonë për ekzistencën e Perëndisë] asgjë nuk do të ndikonte më shumë për të nxitur përbuzjen e tyre. . . .” Blaise Pascal , 1923-1962 matematikan, fizikan, dhe filosof francez “...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi Teofil, ....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë e mësimeve që more.” (Lk 1,3-4) DARKA E FUNDIT “Por është një grua! Konfirmon Sofia, duke parë personazhin në te djathtë të Jezusit, në Darkën e Fundit (...). Ajo grua, e dashura ime, është Maria Maddalena”.   (Dan Brown, Kodi i da Vinçit, 2003, Fq. 285-286) Paraqitja femërore e Gjonit apostull bën pjesë në inkonografinë e periudhës, e verifikueshme jo vetëm në veprat e Leonardos, por në të gjitha “darkat e fundit” të pikturuara nga artistët e tjerë, midis shekullit të XV-të dhe atij te XVI -të (për shembull : Taddeo Gaddi, Domenico Ghirlandaio,Luca Signorelli, Pietro Vannucci detto il Perugino,Dieric Bouts, Sassetta...). Artistët e Rilindjes paraqisnin apostullin më të ri (i “preferuari”, sipas të njëjtit ungjill të katërt) si një adoleshent me flokë të gjatë dhe nga tiparet e ëmbla që A ËSHTË KORREKTE TË PËRDORET ROMANI I DEN BROWN, KODI I DA VINÇIT, SI BURIM HISTORIK PËR TË SHPJEGUAR ORIGJINËN E KRISHTËRIMIT? Darka e Fundit nga Leonardo Da Vinçi Darka e Fundit nga Domenico Ghirlandaio
  • 2. F A Q J A 2 vatrabiblike@gmail.com sot mund të duken si femërore, por që në atë kohë ishin të zakonshme. «Nuk kishte kupa në afresk, asnjë Kupë, (...) Leonardo duket sikur ka harruar të pikturojë Kupën e Krishtit». (Dan Brown, Kodi i da Vinçit , 2003, fq. 277) Në afreskun e Darkës së Fundit të Leonardo da Vinçit mungon një nga elementet më të rëndesishëm dhe të domosdoshëm, Kupa e Eukaristisë. Megjithatë, skena e përshkruar nga Leonardo i referohet Ungjillit të Gjonit (Gj.13), në të cilin nuk është e treguar skena me Kupën dhe Institucionin e Eukaristisë. Në të gjithë Ungjillin e katërt nuk përmendet as Kupa e as vera, detaje të cilat janë prezent në të tre Ugjijtë e tjerë. Kupa mungon edhe në shumë “Darka të fundit” të artistëve të tjerë si p.sh.: Domenico Ghirlandaio, Duccio di Boninsegna, Luca Signorelli, Jacopo Bassano, Andrea del Castagno, Andrea del Sarto, Daniele Crespi, Hans Holbein... “Në afresk Pjetri ishte përkulur në mënyrë kërcënuese drejt femrës dhe dora e tij e majtë, e ngjashme me një thikë, bënte gjestin për t'i prerë fytin”. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq. 290-291) Edhe gjesti i Pjetrit, që prek shpatullën e Gjonit, është treguar në ungjillin e katërt. Leonardo, në këtë rast, respekton pothuajse shkrimin në çdo shkronjë, siç lexohet në kapitullin 13: “Duke i thënë këto gjëra, Jezusi u trishtua thellë dhe deklaroi: «Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them: njëri prej jush do të më tradhtojë. Dishepujt panë njëri-tjetrin, duke mos ditur për kë po fliste. Tani, njëri nga dishepujt, ai që Jezusi e donte, gjendej në tavolinë, pranë Jezusit. Simon Pjetri i bëri një shenjë dhe i tha: “Thuaj” kush është ai të cilit i refererohesh? (Gj. 13, 21). I njëjti gjest i Pjetrit, i cili e vendos dorën mbi shpatullën e Gjonit, gjendet në Darkën e Fundit i vizatuar nga Pietro da Rimini, në Abaci të Pomposës (1316). «Kjo dorë nuk mban një thikë? - Po. Gjëja akoma edhe më e çuditshme, nëse numëron krahët, shikon që kjo dorë nuk i përket asnjërit në veçanti. I mungon trupi. Anonime». (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq. 291)     Thika "misterioze" është mbajtur nga Pjetri, kështu si në shumë "Darka të fundit" rilindase (Domenico Ghirlandaio, Luca Signorelli, Pietro Vannucci detto il Perugino, Andrea del Castagno, Jacopo Bassano, Jean Huguet, Giovanni Canavesio, thjesht për të cituar disa) dhe është direkt e lidhur me skenën tjetër të ungjillit të Gjonit, ajo në të cilën apostulli me atë thikë (machaira, ose një thikë e madhe me një teh të lakuar, në teksin origjinal grek) do të presë veshin e Malcos, shërbëtorit të Kryepriftit (Gj 18: 10). Një skicë përgatitore e Leonardo-s, e ruajtur në Mbledhjen Mbretërore të Windsor, tregon qartë krahun e Pjetrit, paraqitur me dorë të përkulur prapa, duke u mbështetur në ije. Ky vizatim publikohet në shumë libra rreth artistit (...) por, sikur kjo mos të mjaftonte, pozicioni i krahut dhe i thikës është i dokumentuar nga shumë kopje të Darkës së Fundit, të pikturuara kryesisht nga nxënësit e Leonardos. [Më e njohura dhe me e ruajtura më mirë është ajo e Giampietrino (Royal Academy, Londra), e përdorur edhe gjatë restaurimeve të fundit si një dokument shumë i çmuar për të rindërtuar dhe identifikuar detajet, që fatkeqësisht u humbën ose u degraduan në origjinalin e Leonardos. Një tjetër kopje është ajo e ruajtur në Kishën e Sant'Ambrogio di Ponte Capriasca, në të cilën gjesti i Pjetros që mban thikën është krejtësishtë i dukshëm]. “LA VERGINE DELLE ROCCE” «Kapi cepin e kornizës dhe e largoi nga muri. Piktura ishte e madhe dhe korniza u lakua. Pastaj, gruaja vuri kokën dhe shpatullat pas kanavacës. (...). Gruaja e kishte shkëputur pikturën dhe e kishte mbështetur përpara vetes.. E gjatë K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5 Darka e Fundit nga Jacopo Bassano
  • 3. F A Q J A 3 K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5 vatrabiblike@gmail.com një meter e gjysëm (...) Piktura kishte një fryrje të çuditshme në qendër, pikërisht në gjunjët e gruas. Figurat e brishta të Virgjëreshës Mari, të Fëmisë Jezus dhe të Gjon Pagëzorit tashmë ishin shtrembëruar. (...) Gruaja kishte për qëllim të thyente kanavacën! (...) «Jo, të lutem. Është “La Vergine delle rocce”!». (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq. 159-160) Në një sit katolik thuhet se mes gabimeve të Kodit të da Vinçit është dhe fakti që “La Vergine delle rocce” nuk është një kanavacë, por është një pikturë mbi një drasë druri, por ky detaj nuk është i vërtetë. Piktura fillimisht ishte në fakt në një tavolinë druri, siç ishte versioni i Galerisë Kombëtare, por për motive ruajtjeje, në fillim të shekullit të XIX, u trasportua në një kanavacë nga Francois Toussaint Hacquin, (…). Mbetet gabimi në lidhje me përmasat e pikturës: e lartë një metër e gjysëm, sipas Dan Brown, ndërsa në të vërtetë është rreth 2 metra e lartë dhe 1, 22 e gjerë. Këto janë përmasa të rëndësishme, të cilat, së bashku me kornizën e madhe dhe të rëndë që është gati 2x2.40 metra, do ta bënin shumë të vështirë për Sophie Neveu ta përdorte pikturën si një mburojë në skenën e përshkruar më sipër. Në roman thuhet se Sophie Kapi cepin e kornizës dhe e largoi nga muri. Piktura ishte e madhe dhe korniza u lakua. Vështirë që një kornizë e asaj madhësie mund të përkulet. «Piktura e “La Vergine delle rocce” fillimisht ishte porositur për Leonardon nga një organizatë e quajtur Vëllazëria e Ngjizjes së Papërlyer. (...) kur dorëzoi punën, murgeshat mbeten të tmerruara. Ai e kishte mbushur pikturën me detaje joortodokse, nëse jo alarmante». (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq. 165-166) Kjo Vëllazëri nuk ishte një urdhër fetar femëror, por një shoqatë meshkujsh laikë. Mosmarrëveshja ligjore ndërmjet Leonardos dhe Vëllazërisë nuk ka të bëjë me temën, por me një pazar prej 100 ducatesh, që Leonardo kishte kërkuar për të përfunduar punën. Ekzistojnë shumë dokumenta historike, të njohura mirë nga studiuesit, që dëshmojnë se Leonardo ka kërkuar kthimin e punës, për shkak të refuzimit të vëllazërisë për të paguar një shumë më të lartë se ajo që kishin rënë dakord fillimisht. Rasti zgjati deri në vitin 1506 dhe përfundoi me marrjen nga Leonardo prej 50 dukateve shtesë (gjysma e asaj që ishte kërkuar). Ndërkohë, artisti kishte shitur versionin e parë dhe për këtë ai realizoi një të dytë, atë që sot gjendet në Galerinë Kombëtare në Londër. " Çuditërisht, në fakt, në vend të skenës së zakonshme në të cilën Jezusi i dha bekimin Pagëzuesit, ishte Gjoni fëmijë që bekoi Jezuin dhe Jezusi iu nënshtrua autoritetit të tij!" . (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq.166)     Në të dy versionet e “La Vergine delle rocce”, Jezusi është fëmija më i vogël, plotësisht i zhveshur, ndërsa kushëriu i tij Gjoni është më i madh (sipas ungjijve ai është gjashtë muaj më i madh se Jezusi) dhe ka, siç e kërkon tradita ikonografike e epokës, ijet e mbuluara. Në këtë rast, është e dukshme një vello, në piktura të tjera me të njëjtën temë mund të gjejmë një rrip të hollë ose një veshje të grisur. “MONNA LIZA” «Pra, kemi Amonin, zotin mashkull (...) dhe perëndeshën femërore Iside ose Isis, në të cilin piktogrami i lashtë i së cilës ishte quajtur në atë kohë L'Isa (...) AMON LIZA (...) Zotërinj, jo vetëm Fytyra e Monna Lizës ka një pamje androgjene, por emri i saj është anagrami i bashkimit hyjnor ndërmjet mashkullit dhe femrës. Është kjo, miq, sekret i vogël i Leonardo " . (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq.145-146)   Piktura e quajtur zakonisht Xhokonda ose Monna Liza nuk ka pasur kurrë titullin Monna Liza. Ky emër rrjedh nga një varg i Vasarit, në të cilin thuhet se "Mori Leonardi për të bërë portretin e Mona Lizës, gruas së Francesco del Giocondo". Duke filluar nga ky citim, shumë historianë kanë hipotezuar se portreti i një gruaje të ruajtur sot në Luvër mund të jetë ai i përshkruar nga Vasari (...). Historianët e tjerë “La Vergine delle rocce”.
  • 4. F A Q J A 4 vatrabiblike@gmail.com kanë konsideruar se mund të jetë portreti Isabella Gualandi, Caterina Sforza apo edhe Isabella d'Este. Për më tepër, "monna" nuk ka të bëjë fare me Amonin, por është vetëm shkurtimi i "madonna" ose "zonjë", në gjuhën italiane e kohës KISHA TEMPLARE " Kisha e tempullit dikur ishte epiqendra e të gjitha aktiviteteve të Templarëve dhe Priorarit në Angli dhe kështu u emërua për nder të Tempullit të Solomonit (...). Arkitektura është pagane nga maja deri në themel (...) kisha është rrethore. Templarët kanë injoruar planimetrinë tradicionale në formë kryqi të kishave të krishtera dhe kanë ndërtuar një kishë të përkryer, në formë rrethore, për të nderuar Diellin. (...) Një tallje jo shumë delikate ndaj kolegëve romakë. Pak a shumë sikur të kishin rindërtuar Stonehenge në qendër të Londrës. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq. 398) Përveç Tempullit të Londrës, shumë kisha templare, të vogla, të thjeshta dhe të zhveshura, kishin plan rrethor, pasi ato u frymëzuan nga Varri i Shenjtë i Jerusalemit. Në të vërtetë, korridori rrethor është forma më e përdorur që nga Mesjeta, për të rikrijuar kopje të Varrit të Shenjtë në të gjithë Evropën. Nga shumë shembuj mund të kujtojmë më të famshmet, Varri i Shenjtë i Pizës, ai i Bolonjës, (që përfshihet në kompleksin e Santo Stefano), atë të Cambridge (quajtur ndryshe "The Round Church") dhe, ndër më të fundit, atë të Reggio Emilias, projektuar nga Gaspare Vigarani në mes të shekullit të shtatëmbëdhjetë. Përveç kishave të dedikuara Varrit të Shenjtë, në traditën e krishterë ka shumë shembuj të tjerë të kishave rrethore: San Pietro në Montorio në Romë, Rotonda di Umbertide, Chiesa di Santa Maria del Soccorso në Albenga, Duomo Vecchio në Brescia... Por mund të vazhdojmë të përmendim shumë raste të tjera, pavarësisht nëse ato janë në të vërtetë të ndërtuara ose thjesht si ato që gjenden në traktatet arkitekturore të Serlio-s ose në vizatimet e Bramante-s, Antonio da Sangallo il Giovane, Michelangelo Buonarroti ose të vetë Leonardi da Vinçit. MERIDIANI I SHËN SULPICE "Një vijë ari ndante dyshemenë e kishës (...) ishte një orë shënues diellor, një instrument pagan astronomik i familjes diellore. Turistët, shkencëtarët, historianët dhe paganët nga e gjithë bota vinin në Saint Sulpice për të parë atë linjë të famshme. (...) Mjeshtri kishte informuar me shpejtësi Silën për kuriozitetin e famshëm arkitektonik të Shën Sulpicës, një rrip prej bronzi, që e priste kishën përgjatë një aksi perfekt veri-jug. Ishte një orë diellore e lashtë, një mbetje e tempullit pagan që dikur ndodhej saktësisht në atë vend. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2003, fq.126-127)   Ora diellore e Kishës së Shën Sulpicës në Paris është ndërtuar në 1743, siç mund të lexohet qartë në pllakatë, me kërkesë të famullitarit të famullisë së Shën Sulpicës. Qëllimi i tij ishte llogaritja e kalendarit kishtar, ose ndryhse data e saktë e festave të krishtera, bazuar në llogaritjet astronomike (Pashkët, për shembull, bien të dielën pas hënës së parë të plotë pas ekuinoksit të pranverës). Nuk ka të bëjë fare me Meridianin e Parisit që kalon nga Observatori i Parisit, shënuar më 21 qershor 1667 dhe u bë zyrtar nga Gian Domenico Cassini në 1718 [38]. (...) K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5 “Xhokonda” Fasada e Kishës së Tempullit. Meridiani i Shën Sulpice
  • 5. F A Q J A 5 BURIME https://it.wikipedia.org/wiki/ Critiche_al_Codice_da_Vinci Burimi i plotë: https:// www.cesnur.org/2003/ mi_davinci.htm KËSHILLOHET TË LEXOHEN  Jose UllateFabo KUNDËR KODIT TË VINÇIT Mistifikimet e Dan Braunit dhe e vërteta katolike  Rik Xhejms, E VËRTETA HISTORIKE PRAPA KODIT TE DA VINÇIT Çfarë është histori dhe çfarë është imagjinatë? https://www.studentishqiptar.com/a/ davincit.html  A ËSHTË KODI I DA VINÇIT “SULMI MË SERIOZ KUNDËR KRISHTËRIMIT”? https://christiananswers.net/albanian/q -aig/aig-davinci-alb.html K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 5 vatrabiblike@gmail.com Për të mësuar më shumë mbi Vatrën Biblike Katolike, mund të klikoni në Vatra Biblike Katolike. Mund të na kontaktoni në e-mail vatrabiblike@gmail.com Ose në faqen tonë në Facebook Vatra Biblike DËSHIRON TË BËHESH EDHE TI NJË TEOFIL? MERR PJESË NË BULETININ KËNDVËSHTRIMI KATOLIK DUKE SUGJERUAR PYETJE DHE ÇËSHTJE MBI TË CILAT DISKUTON ME MIQTË E TU! KY BULETIN DO TË BAZOHET NË BASHKËPUNIMIN TËND, O I DASHUR TEOFIL I SHEKULLIT TË XXI. NË NUMRIN E ARDHSHËM KREACIONIZMI APO EVOLUCONIZMI? A ËSHTË KJO DILEMA? (PJESA E PARË)