SlideShare a Scribd company logo

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)

Në takimin e 60 të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 17 pjesëmarrës. 18,21-35: Shëmbëlltyra mbi shërbëtorin e pamëshirë. Pjetri propozon masën e tij të faljes: 7 herë, d.m.th. një numër i konsiderueshëm, por i mbyllur.

1 of 5
Download to read offline
JETA E VATRËS
B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E
2 7 J A N A R 2 0 1 9 N R . 6 0
Në takimin e 60 të Vatrës Biblike, ishin të
pranishëm 17 pjesëmarrës.
18,21-35: Shëmbëlltyra mbi shërbëtorin e
pamëshirë. Pjetri propozon masën e tij të faljes:
7 herë, d.m.th. një numër i konsiderueshëm, por
i mbyllur. Jezusi paraqet masën e tij: 70x7, që
nuk është një llogari matematikore, por një
shifër e ekzagjeruar dhe e hapur, përballë të
cilës, 7-ta e Pjetrit, edhe pse domethënëse,
zhduket.
Me këtë falje të shumëfishuar në mënyrë të
tepruar, Jezusi ka për qëllim që të shërojë njerëzimin nga helmi i hakmarrjes që ka
shënuar historinë njerëzore, nga Lameku, biri i Kainit, e në vazhdim: “Kaini do të
hakmerret shtatëfish, kurse Lameku shtatëdhjetë herë shtatë” (Zan 4,24). Numrat e
hakmarrjes vrastare bëhen numrat e faljes që shpëton.
Ajo që, në mënyrë të përmbledhur është paraqitur nga Jezusi në thënien numerike, tani
paraqitet në mënyrë më të zgjeruar në formën e një shëmbëlltyre, që ilustron logjikat e
reja të Mbretërisë së qiejve të cilat bazohen tek përsosmëria e Atit.
Elementet kryesore të shëmbëlltyrës janë: një mbret i drejtë dhe njëherësh i
mëshirshëm.
Një shërbëtor borxhli me 10.000 talente (1 talent = rreth 27 kg), nuk specifikohet ari
apo argjendi, por që faktikisht është një shifër e pallogaritshme të cilën shërbëtori nuk do
të mund që ta kthejë asnjëherë. Na lind pyetja se si ka mundur që të hyjë aq shumë në
borxh.
 Një tjetër shërbëtor borxhli me 100 denarë (1 denar = paga e një dite pune).
 Një burg, vend i përgatitur për t’u paguar ajo që nuk falet. Kemi këtu edhe zbulimin
e purgatorit, mjetin e fundit të drejtësisë dhe mëshirës së Hyjit.
 Shëmbëlltyra sillet e gjitha rreth parimit të
ndërsjellshmërisë, falja e vëllait është e
vetmja monedhë shkëmbimi me Hyjin për të
pohuar shpëtimin.
Fjala e fundit e Jezusit ripohon se, në qendër të
shëmbëlltyrës, është kërkesa e një faljeje të
ndërsjellët dhe e plotë e që nuk lë në zemër
gjurmë koprracie apo hatërmbetjeje.
Vatra Biblike takimi nr. 60
Mos harroni të
merrni Biblën
me vete!
“Nëse mbi tokë ka një shpirt vërtetë të lumtur, ai shpirt është vërtetë i përulur.”
Shën Faustina Kovalska
INFORMACION
TAKIMI I RRADHËS
31 JANAR 2019
Ora 19.00—20.30
Famullia
“Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Mesha e Shenjtë
(tek kapela)
Kremtuar
nga
Padre
Flavio Cavallini
OFM
F A Q J A 2
BOTIMET E VATRËS
SHENJAT E FESË
Mistagogji
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
EKZORCISTI
LUFTA IME KUNDËR
DJALLIT
Nga
Dom Ermes Macchioni
MAGJIA DHE VEPRIMI
I DJALLIT
Qëndrimi i Kishës Katolike
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini, OFM
PROGRAMI I TAKIMIT nr. 61
Mesha e Shenjtë: 19.00
Çdo të enjte të fundit të muajit Vatra Biblike Katolike kremton Meshën e Shenjtë
tek kapela e famullisë së Zonjës Ndihmëtare. Do të kërkojmë dhuratën e Shpirtit
të Shenjtë, i nevojshëm për misionin e ungjëllizimit. Mision, i cili i është besuar
Kishës dhe komunitetit tonë si Vatër Biblike.
FJALOR I THJESHTË
TALENTA
Një Talent (në latinisht talentum, në greqishten e lashtë:
τάλαντον, talanton peshore.) ishte një njësi e lashtë matëse e sasisë. Ishte një
peshë referuese për tregëtinë si edhe një masë me vlerë sa sasia e metalit të
çmueshëm. Për talentat flitet tek Iliada kur Akili i jep gjysëm talenti floriri
Antilokut si shpërblim, dhe në Bibël, e shohim në veçanti tek Libri i Kronikave
kur citohen talentat e floririt, argjendit, bronxit dhe të hekurit të dhuruara për
ndërtimin e tempullit të parë të Jeruzalemit. Masa e një Talenti ishte e ndryshme
në popuj të ndryshëm: Në Greqi e lashtë një Talent ishte i barabartë me 26 kg, në
Romë vlente 32,3 kg, në Egjipt 27 kg dhe në Babiloni 30,3 kg. Hebrenjtë dhe
popujt e tjerë të lindjes përdornin Talentin babilonez edhe pse ia ndryshuan
masën. Në kohën e Besëlidhjes së Re pesha e Talentit ishte 58,9 kg. Sumerët,
Babilonezët dhe Hebrenjtë e ndanin Talentin në 60 mina dhe minat në 60 shekel
(sicli). Duke pasur parasysh se shekeli kishte një peshë të ndryshueshme nga 10
deri në 13 gramë, pesha e Talentit babilonez ishte midis 36—46,8 kg. Një mina
greke i korrespondonte 434 gram (me lëvizje prej ± 3), një libër romake ishte
saktësisht tre të katërtat e një mina greke, pra Talenti romak ishte i barabartë me
1, 25 talenta greke. Një Talent egjiptian ishte i barabartë me 80 libra. Talenti si
njësi e çmueshme është përmendur nga Jezusi në shëmbëlltyrën e talentave dhe
prej kësaj, në shumë gjuhë ka marrë kuptimin e “dhunti” ose “aftësi” duke e
përshtatur me domethënien metaforike të shëmbëlltyrës.
J E T A E V A T R Ë S N R . 6 0
Botimi më i fundit i Vatrës Biblike i përgatitur nga
Atë Flavio Cavallini OFM, është Udhërrëfyesi për
një lexim të vazhdueshëm i Ungjillit sipas
Mateut.
Ky udhërrëfyes është bazuar në formën lectio con-
tinua (= leximi i vazhdueshëm) që lejon integrimin
e leximit liturgjik të zakonshëm me pjesë të
zgjedhura duke shijuar shkrimin ungjillor në
tërësinë e tij e në zhvillimin e plotë të programit të
tij narrative. Lexuesi ndihmohet nga një sërë
shënimesh me shpjegime të natyrave të ndryshme
të cilat e shoqërojnë përmes një narracioni koher-
ent që, hap pas hapi e çon në zbulimin e sekretit të
Mbretërisë së qiejve, që është pikërisht Jezu Krish-
ti.
BOTIM I RI I VATRËS
“Është besimi
që ushqen lutjen
dhe në të njëjtën kohë
lutja është vaji
që e mban të ndezur
llambën e besimit.”
P. Livio Fanzaga
F A Q J A 3
NA KONTAKTONI
E-mail: vatrabiblike@gmail.com
Vatra Biblike
Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30
Famullia “Zoja Ndihmëtare”
Rruga “Don Bosko”
Pyetja 52: Përse mbretërit e Izraelit i lyenin me vaj?
Ashtu si priftërinjtë dhe profetët edhe mbretërit e Izraelit shuguroheshin, pra
emëroheshin sipas vullnetit të Hyjit si ndihmësit e tij: nëse qeverisnin mirë, me
dashuri e drejtësi që vinte prej tij, nëse ishin të kujdesshëm mbi të gjitha ndaj më
të dobtëve, nëse iu bindeshin urdhrave të tij, atëherë ishin me të vërtetë ndihmësit
e tij! Ky shugurim bëhej me anë të ritit të lyerjes me vaj: prifti ose profeti merrte
një bri (dashi, dhie ose bualli)¨që ishte simbol i forcës, e mbushte me vaj ulliri
dhe e hidhte mbi kokën e mbretit të ardhshëm, në mënyrë që forca dhe bekimi i
Hyjit të binin mbi të. Cili ishte rezultati? Imagjino sikur po të hedhin vaj në kokë:
dalë nga dale vaji zbret poshtë e të lyen qafën, krahët, rrobat e në fund gjendesh
“krejt i lyer”! E kështu ndodhte edhe me mbretërit të cilët thirreshin “të lyerit e
Hyjit”, pra ai që Hyji e kishte “mbushur mirë e mirë” me forcën dhe me Shpirtin
e tij e që ishte gati për të qeverisur në emër të Tij.
Përse pikërisht vaji? Sepse në atë kohë ishte një substancë shumë e çmuar, i
nevojshëm për shumë gjëra si gatimi, mjekimi i plagëve, bërja e parfumeve,
rifreskimi i trupit, ndezja e llampave me vaj. Duke qenë kaq i çmuar, Hyji nuk
mendonte se kishte substancë më të mirë për të shuguruar ndihmësit e Tij!
JEZUSI I NAZARETIT
Qendra e universit dhe hi-
storisë.
nga Giacomo Biffi
LECTIO DIVINA
Leximi Shpirtëror i Shkrimit
Shenjtë
Përgatitur nën kujdesin e
Atë Flavio Cavallini,OFM
MËSOJMË TË LUTEMI
Letër për Probën
nga
Shën Augustini i Iponës
135 «Shkrimet e Shenjta përmbajnë Fjalën e Zotit dhe, meqë janë të frymëzuara,
janë me të vërtetë Fjala e Zotit»(24).
136 Zoti është Autori i Shkrimit Shenjtë në kuptimin që i frymëzon autorët e tij
njerëzorë; Ai vepron në ta dhe nëpërmjet tyre. Kështu na jep sigurinë që shkrimet
e tyre mësojnë pa gabim të vërtetën shpëtimtare (Konc. Ekum. Vat. II, Dei Verbum, 11).
BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE
(KKK)
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
DURRËS
Të premten, më 25 Janar, Vatra Biblike
Katolike në Durrës, zhvilloi takimin e 12-të.
Në takim ishin të pranishëm 18 persona.
Takimi u drejtua nga Atë Flavio Cavallini i
cili vazhdoi me shpjegimin kapitullit katër të
Ungjillit sipas Mateut, mbi Tundimin e
Jezusit në shkretëtirë.
Të shtunën më 26 Janar Vatra Biblike
Katolike në Babrru, në famullinë e Shën
Mëhillit, zhvilloi takimin e 12-të. Takimi u
drejtua nga Atë Flavio i cili bëri shpjegimin e
kapitullit 5 të Ungjillit sipas Mateut mbi
Predikimin në Mal dhe shpjegimin e
Lumnive.
101 PYETJE MBI BIBLËN
VATRA BIBLIKE KATOLIKE
BABRRU
J E T A E V A T R Ë S N R . 6 0
(pjesa e parë)
Kur e lexon shpesh Biblën ndeshesh me numra, shifra dhe llogaritje. Por ndodh që fillon të kuptosh se pas
numrave të thjeshtë fshihen domethënie që shkojnë përtej domethënies së qartë matematikore, kështu që
ato që për ne janë elementet e fillimit të një shkence ekzakte, në Bibël marrin vlera tërësisht simbolike
dhe ideale. Shohim disa nga shembujt më të zakonshëm.
1 – Numri Një: Zoti
Zoti është unik dhe mund të shprehet me numrin “një/unik” (greqisht heis). Mk 10,18; 12,29-32 Mt 23,9.
Mund të përdoret edhe si “i vetmi” (greqisht monos). Lk 5,21. “Njëshi” tregon në Ungjillin sipas Gjonit
bashkimin që Shpirti Shenjtë krijon midis Atit dhe Jezusit (Gj 10,30), dhe duhet të përfshijë edhe di-
shepujt (Gj 17,21-23) Gj 5,44; 17,3
2. – Numri Dy: komunikimi i jetës
Dyshi mund të jetë simbol i komunikimit të jetës. (Os 6,2). Shihet në Besëlidhjen e Re gjatë qëndrimit të
Jezusit me samaritanët (Gj 4,40-43) të cilëve u komunikon Shpirtin (Gj 4,14).
Ndërkohë lë të kalojnë dy ditë para se të shkojë atje ku ishte Lazari i sëmurë (Gj 11,6). Por Lazari duke
qenë një nga dishepujt e kishte tashmë jetën e pasosur.
3. – Numri Tre: totali, i plotë dhe përfundimtar
Në Besëlidhjen e Vjetër, numri tre nënkupton hyjninë. Zan 18,2, Is 6,3 tre herë i shenjtë.
Por mbi të gjitha numri tre tregon plotësinë dhe diçka përfundimtare. Mt 4,1-11 Lk 4,1-13 Mk 14,30 tre
tundimet (= të gjitha) e djallit ndaj Jezusit. Gj 21,15-17 Pjetri: e shpalli tre herë miqësinë/dashurinë për
Jezusin.
Mk 8,2 turmat e paganëve qëndrojnë pas Jezusit ( qëndrojnë 3 ditë duke e dëgjuar): kanë marrë prej tij
jetën që e kalon vdekjen. Mk 8,31 (pas tre ditësh, ngjallet) hark kohor, fitorja e menjëherëshme e jetës
mbi vdekjen.
NUMRAT E BIBLËS
Mësime mbi Biblën
4 – Numri Katër dhe shumëfishat e tij: Universalitet dhe brezni
Në botën klasike: rrjedh nga 4 pikat kyçe, nga 4 drejtimet e erës, nga 4 stinët dhe nga 4 yjësitë: Demi,
Luani, Akrepi dhe Ujori (sipas mitologjisë babiloneze këto katër figura mbajnë gjithësinë në 4 cepat e
saj). Atëherë simbolizon totalitetin e tokës dhe të universit. Ez 37,9; Zk 6,5; Dn 8,8; Gen 2:10; Ger 49:36
Numri 40 tregon një tërësi të limituar (një brez ose moshën e një personi).
Zan 25,20 moshën e një personi. Zan 7,4 periudha të gjata vuajtjeje. Es 16,35 zgjatje e fazave të një pas
njëshme të planit shpëtimtar të Zotit.
400 vitet janë të barabartë me 10 breza Zan 15,1. Në Besëlidhjen e Re paraqiten të gjitha këto totale.
Numri 4
Mk 2,3 një i paralizuar i mbajtur nga katër persona = njësi pagane që jeton në botë.
Gjn 19,23 manteli i Jezusit (= mbretëri nëpërmjet Shpritit) (Pastaj ushtarët i ndanë teshat e tij në 4 pjesë)
= për gjithë njerëzimin.
Numri 40
Mk 1,13; Mt 4,2; Lk 4,2 Jezusi qën-
dron 40 ditë në shkretëtirë, ashtu si
edhe eksodi i popullit të Izraelit për 40
vjet (= 1 brez) përfaqësojnë kohën e
eksodit të Jezusit pra jetën e tij publi-
ke. Vp 1,3 Pas ngjalljes Jezusi qën-
dron me dishepujt për 40 ditë, tregon
kohën në të cilën duhet të kalojnë
provën.
Numri 4000
4000 persona – shumëfishi i numrit 4
që tregon se shpërndarja e bukës është
e destinuar për gjithë njerëzimin. Mk
8,9-20
5 – Numri Pesë dhe shumëfishat e tij: Bashkësia e Shpirtit
Në Besëlidhjen e Vjetër grupet e profetëve janë të përbëra nga “50 burra të rritur” (1 Mb 18,4; 18,13; 2
Mb 2,7)
5 janë bukët e ndara nga Jezusi, Mk 6,38 dhe e hanë 5.000 “burra të rritur” (burra të rritur = numër i për-
dorur për të treguar plotësinë njerëzore të prodhuar nga Shpirti Shenjtë). Mk 6,44. Buka shpreh dashurinë
e Zotit krijues. Buka dhe jeta, dhuratë e vazhdueshme e Zotit dhe që nuk mbaron.
Në Veprat e Apostujve, Shpirti zbret mbi dishepujt e Jeruzalemit ditën e 50 – domethënia e fjalës Pen-
tekoste. (Vp 2,1-4) dhe 5 janë profetët që udhëheqin kishën e Antiokisë (13,1).
(vazhdon në numrin pasardhës)

Recommended

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 56 (21 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 

More Related Content

What's hot

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 

What's hot (20)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 19 (25 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 55 (13 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )VatraBiblike
 

Similar to Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) (12)

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 50 ( 8 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
ZBULESA 1 - Pjesa I
ZBULESA 1 - Pjesa IZBULESA 1 - Pjesa I
ZBULESA 1 - Pjesa I
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 17 (11 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 6 (26 Tetor 2017 )
 

More from VatraBiblike

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (16)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)

  • 1. JETA E VATRËS B U L E T I N I I N F O R M A T I V I V A T R Ë S B I B L I K E K A T O L I K E 2 7 J A N A R 2 0 1 9 N R . 6 0 Në takimin e 60 të Vatrës Biblike, ishin të pranishëm 17 pjesëmarrës. 18,21-35: Shëmbëlltyra mbi shërbëtorin e pamëshirë. Pjetri propozon masën e tij të faljes: 7 herë, d.m.th. një numër i konsiderueshëm, por i mbyllur. Jezusi paraqet masën e tij: 70x7, që nuk është një llogari matematikore, por një shifër e ekzagjeruar dhe e hapur, përballë të cilës, 7-ta e Pjetrit, edhe pse domethënëse, zhduket. Me këtë falje të shumëfishuar në mënyrë të tepruar, Jezusi ka për qëllim që të shërojë njerëzimin nga helmi i hakmarrjes që ka shënuar historinë njerëzore, nga Lameku, biri i Kainit, e në vazhdim: “Kaini do të hakmerret shtatëfish, kurse Lameku shtatëdhjetë herë shtatë” (Zan 4,24). Numrat e hakmarrjes vrastare bëhen numrat e faljes që shpëton. Ajo që, në mënyrë të përmbledhur është paraqitur nga Jezusi në thënien numerike, tani paraqitet në mënyrë më të zgjeruar në formën e një shëmbëlltyre, që ilustron logjikat e reja të Mbretërisë së qiejve të cilat bazohen tek përsosmëria e Atit. Elementet kryesore të shëmbëlltyrës janë: një mbret i drejtë dhe njëherësh i mëshirshëm. Një shërbëtor borxhli me 10.000 talente (1 talent = rreth 27 kg), nuk specifikohet ari apo argjendi, por që faktikisht është një shifër e pallogaritshme të cilën shërbëtori nuk do të mund që ta kthejë asnjëherë. Na lind pyetja se si ka mundur që të hyjë aq shumë në borxh.  Një tjetër shërbëtor borxhli me 100 denarë (1 denar = paga e një dite pune).  Një burg, vend i përgatitur për t’u paguar ajo që nuk falet. Kemi këtu edhe zbulimin e purgatorit, mjetin e fundit të drejtësisë dhe mëshirës së Hyjit.  Shëmbëlltyra sillet e gjitha rreth parimit të ndërsjellshmërisë, falja e vëllait është e vetmja monedhë shkëmbimi me Hyjin për të pohuar shpëtimin. Fjala e fundit e Jezusit ripohon se, në qendër të shëmbëlltyrës, është kërkesa e një faljeje të ndërsjellët dhe e plotë e që nuk lë në zemër gjurmë koprracie apo hatërmbetjeje. Vatra Biblike takimi nr. 60 Mos harroni të merrni Biblën me vete! “Nëse mbi tokë ka një shpirt vërtetë të lumtur, ai shpirt është vërtetë i përulur.” Shën Faustina Kovalska INFORMACION TAKIMI I RRADHËS 31 JANAR 2019 Ora 19.00—20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Mesha e Shenjtë (tek kapela) Kremtuar nga Padre Flavio Cavallini OFM
  • 2. F A Q J A 2 BOTIMET E VATRËS SHENJAT E FESË Mistagogji Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM EKZORCISTI LUFTA IME KUNDËR DJALLIT Nga Dom Ermes Macchioni MAGJIA DHE VEPRIMI I DJALLIT Qëndrimi i Kishës Katolike Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini, OFM PROGRAMI I TAKIMIT nr. 61 Mesha e Shenjtë: 19.00 Çdo të enjte të fundit të muajit Vatra Biblike Katolike kremton Meshën e Shenjtë tek kapela e famullisë së Zonjës Ndihmëtare. Do të kërkojmë dhuratën e Shpirtit të Shenjtë, i nevojshëm për misionin e ungjëllizimit. Mision, i cili i është besuar Kishës dhe komunitetit tonë si Vatër Biblike. FJALOR I THJESHTË TALENTA Një Talent (në latinisht talentum, në greqishten e lashtë: τάλαντον, talanton peshore.) ishte një njësi e lashtë matëse e sasisë. Ishte një peshë referuese për tregëtinë si edhe një masë me vlerë sa sasia e metalit të çmueshëm. Për talentat flitet tek Iliada kur Akili i jep gjysëm talenti floriri Antilokut si shpërblim, dhe në Bibël, e shohim në veçanti tek Libri i Kronikave kur citohen talentat e floririt, argjendit, bronxit dhe të hekurit të dhuruara për ndërtimin e tempullit të parë të Jeruzalemit. Masa e një Talenti ishte e ndryshme në popuj të ndryshëm: Në Greqi e lashtë një Talent ishte i barabartë me 26 kg, në Romë vlente 32,3 kg, në Egjipt 27 kg dhe në Babiloni 30,3 kg. Hebrenjtë dhe popujt e tjerë të lindjes përdornin Talentin babilonez edhe pse ia ndryshuan masën. Në kohën e Besëlidhjes së Re pesha e Talentit ishte 58,9 kg. Sumerët, Babilonezët dhe Hebrenjtë e ndanin Talentin në 60 mina dhe minat në 60 shekel (sicli). Duke pasur parasysh se shekeli kishte një peshë të ndryshueshme nga 10 deri në 13 gramë, pesha e Talentit babilonez ishte midis 36—46,8 kg. Një mina greke i korrespondonte 434 gram (me lëvizje prej ± 3), një libër romake ishte saktësisht tre të katërtat e një mina greke, pra Talenti romak ishte i barabartë me 1, 25 talenta greke. Një Talent egjiptian ishte i barabartë me 80 libra. Talenti si njësi e çmueshme është përmendur nga Jezusi në shëmbëlltyrën e talentave dhe prej kësaj, në shumë gjuhë ka marrë kuptimin e “dhunti” ose “aftësi” duke e përshtatur me domethënien metaforike të shëmbëlltyrës. J E T A E V A T R Ë S N R . 6 0 Botimi më i fundit i Vatrës Biblike i përgatitur nga Atë Flavio Cavallini OFM, është Udhërrëfyesi për një lexim të vazhdueshëm i Ungjillit sipas Mateut. Ky udhërrëfyes është bazuar në formën lectio con- tinua (= leximi i vazhdueshëm) që lejon integrimin e leximit liturgjik të zakonshëm me pjesë të zgjedhura duke shijuar shkrimin ungjillor në tërësinë e tij e në zhvillimin e plotë të programit të tij narrative. Lexuesi ndihmohet nga një sërë shënimesh me shpjegime të natyrave të ndryshme të cilat e shoqërojnë përmes një narracioni koher- ent që, hap pas hapi e çon në zbulimin e sekretit të Mbretërisë së qiejve, që është pikërisht Jezu Krish- ti. BOTIM I RI I VATRËS
  • 3. “Është besimi që ushqen lutjen dhe në të njëjtën kohë lutja është vaji që e mban të ndezur llambën e besimit.” P. Livio Fanzaga F A Q J A 3 NA KONTAKTONI E-mail: vatrabiblike@gmail.com Vatra Biblike Çdo të enjte, ora 19.00 - 20.30 Famullia “Zoja Ndihmëtare” Rruga “Don Bosko” Pyetja 52: Përse mbretërit e Izraelit i lyenin me vaj? Ashtu si priftërinjtë dhe profetët edhe mbretërit e Izraelit shuguroheshin, pra emëroheshin sipas vullnetit të Hyjit si ndihmësit e tij: nëse qeverisnin mirë, me dashuri e drejtësi që vinte prej tij, nëse ishin të kujdesshëm mbi të gjitha ndaj më të dobtëve, nëse iu bindeshin urdhrave të tij, atëherë ishin me të vërtetë ndihmësit e tij! Ky shugurim bëhej me anë të ritit të lyerjes me vaj: prifti ose profeti merrte një bri (dashi, dhie ose bualli)¨që ishte simbol i forcës, e mbushte me vaj ulliri dhe e hidhte mbi kokën e mbretit të ardhshëm, në mënyrë që forca dhe bekimi i Hyjit të binin mbi të. Cili ishte rezultati? Imagjino sikur po të hedhin vaj në kokë: dalë nga dale vaji zbret poshtë e të lyen qafën, krahët, rrobat e në fund gjendesh “krejt i lyer”! E kështu ndodhte edhe me mbretërit të cilët thirreshin “të lyerit e Hyjit”, pra ai që Hyji e kishte “mbushur mirë e mirë” me forcën dhe me Shpirtin e tij e që ishte gati për të qeverisur në emër të Tij. Përse pikërisht vaji? Sepse në atë kohë ishte një substancë shumë e çmuar, i nevojshëm për shumë gjëra si gatimi, mjekimi i plagëve, bërja e parfumeve, rifreskimi i trupit, ndezja e llampave me vaj. Duke qenë kaq i çmuar, Hyji nuk mendonte se kishte substancë më të mirë për të shuguruar ndihmësit e Tij! JEZUSI I NAZARETIT Qendra e universit dhe hi- storisë. nga Giacomo Biffi LECTIO DIVINA Leximi Shpirtëror i Shkrimit Shenjtë Përgatitur nën kujdesin e Atë Flavio Cavallini,OFM MËSOJMË TË LUTEMI Letër për Probën nga Shën Augustini i Iponës 135 «Shkrimet e Shenjta përmbajnë Fjalën e Zotit dhe, meqë janë të frymëzuara, janë me të vërtetë Fjala e Zotit»(24). 136 Zoti është Autori i Shkrimit Shenjtë në kuptimin që i frymëzon autorët e tij njerëzorë; Ai vepron në ta dhe nëpërmjet tyre. Kështu na jep sigurinë që shkrimet e tyre mësojnë pa gabim të vërtetën shpëtimtare (Konc. Ekum. Vat. II, Dei Verbum, 11). BIBLA NË KATEKIZMIN E KISHËS KATOLIKE (KKK) VATRA BIBLIKE KATOLIKE DURRËS Të premten, më 25 Janar, Vatra Biblike Katolike në Durrës, zhvilloi takimin e 12-të. Në takim ishin të pranishëm 18 persona. Takimi u drejtua nga Atë Flavio Cavallini i cili vazhdoi me shpjegimin kapitullit katër të Ungjillit sipas Mateut, mbi Tundimin e Jezusit në shkretëtirë. Të shtunën më 26 Janar Vatra Biblike Katolike në Babrru, në famullinë e Shën Mëhillit, zhvilloi takimin e 12-të. Takimi u drejtua nga Atë Flavio i cili bëri shpjegimin e kapitullit 5 të Ungjillit sipas Mateut mbi Predikimin në Mal dhe shpjegimin e Lumnive. 101 PYETJE MBI BIBLËN VATRA BIBLIKE KATOLIKE BABRRU J E T A E V A T R Ë S N R . 6 0
  • 4. (pjesa e parë) Kur e lexon shpesh Biblën ndeshesh me numra, shifra dhe llogaritje. Por ndodh që fillon të kuptosh se pas numrave të thjeshtë fshihen domethënie që shkojnë përtej domethënies së qartë matematikore, kështu që ato që për ne janë elementet e fillimit të një shkence ekzakte, në Bibël marrin vlera tërësisht simbolike dhe ideale. Shohim disa nga shembujt më të zakonshëm. 1 – Numri Një: Zoti Zoti është unik dhe mund të shprehet me numrin “një/unik” (greqisht heis). Mk 10,18; 12,29-32 Mt 23,9. Mund të përdoret edhe si “i vetmi” (greqisht monos). Lk 5,21. “Njëshi” tregon në Ungjillin sipas Gjonit bashkimin që Shpirti Shenjtë krijon midis Atit dhe Jezusit (Gj 10,30), dhe duhet të përfshijë edhe di- shepujt (Gj 17,21-23) Gj 5,44; 17,3 2. – Numri Dy: komunikimi i jetës Dyshi mund të jetë simbol i komunikimit të jetës. (Os 6,2). Shihet në Besëlidhjen e Re gjatë qëndrimit të Jezusit me samaritanët (Gj 4,40-43) të cilëve u komunikon Shpirtin (Gj 4,14). Ndërkohë lë të kalojnë dy ditë para se të shkojë atje ku ishte Lazari i sëmurë (Gj 11,6). Por Lazari duke qenë një nga dishepujt e kishte tashmë jetën e pasosur. 3. – Numri Tre: totali, i plotë dhe përfundimtar Në Besëlidhjen e Vjetër, numri tre nënkupton hyjninë. Zan 18,2, Is 6,3 tre herë i shenjtë. Por mbi të gjitha numri tre tregon plotësinë dhe diçka përfundimtare. Mt 4,1-11 Lk 4,1-13 Mk 14,30 tre tundimet (= të gjitha) e djallit ndaj Jezusit. Gj 21,15-17 Pjetri: e shpalli tre herë miqësinë/dashurinë për Jezusin. Mk 8,2 turmat e paganëve qëndrojnë pas Jezusit ( qëndrojnë 3 ditë duke e dëgjuar): kanë marrë prej tij jetën që e kalon vdekjen. Mk 8,31 (pas tre ditësh, ngjallet) hark kohor, fitorja e menjëherëshme e jetës mbi vdekjen. NUMRAT E BIBLËS Mësime mbi Biblën
  • 5. 4 – Numri Katër dhe shumëfishat e tij: Universalitet dhe brezni Në botën klasike: rrjedh nga 4 pikat kyçe, nga 4 drejtimet e erës, nga 4 stinët dhe nga 4 yjësitë: Demi, Luani, Akrepi dhe Ujori (sipas mitologjisë babiloneze këto katër figura mbajnë gjithësinë në 4 cepat e saj). Atëherë simbolizon totalitetin e tokës dhe të universit. Ez 37,9; Zk 6,5; Dn 8,8; Gen 2:10; Ger 49:36 Numri 40 tregon një tërësi të limituar (një brez ose moshën e një personi). Zan 25,20 moshën e një personi. Zan 7,4 periudha të gjata vuajtjeje. Es 16,35 zgjatje e fazave të një pas njëshme të planit shpëtimtar të Zotit. 400 vitet janë të barabartë me 10 breza Zan 15,1. Në Besëlidhjen e Re paraqiten të gjitha këto totale. Numri 4 Mk 2,3 një i paralizuar i mbajtur nga katër persona = njësi pagane që jeton në botë. Gjn 19,23 manteli i Jezusit (= mbretëri nëpërmjet Shpritit) (Pastaj ushtarët i ndanë teshat e tij në 4 pjesë) = për gjithë njerëzimin. Numri 40 Mk 1,13; Mt 4,2; Lk 4,2 Jezusi qën- dron 40 ditë në shkretëtirë, ashtu si edhe eksodi i popullit të Izraelit për 40 vjet (= 1 brez) përfaqësojnë kohën e eksodit të Jezusit pra jetën e tij publi- ke. Vp 1,3 Pas ngjalljes Jezusi qën- dron me dishepujt për 40 ditë, tregon kohën në të cilën duhet të kalojnë provën. Numri 4000 4000 persona – shumëfishi i numrit 4 që tregon se shpërndarja e bukës është e destinuar për gjithë njerëzimin. Mk 8,9-20 5 – Numri Pesë dhe shumëfishat e tij: Bashkësia e Shpirtit Në Besëlidhjen e Vjetër grupet e profetëve janë të përbëra nga “50 burra të rritur” (1 Mb 18,4; 18,13; 2 Mb 2,7) 5 janë bukët e ndara nga Jezusi, Mk 6,38 dhe e hanë 5.000 “burra të rritur” (burra të rritur = numër i për- dorur për të treguar plotësinë njerëzore të prodhuar nga Shpirti Shenjtë). Mk 6,44. Buka shpreh dashurinë e Zotit krijues. Buka dhe jeta, dhuratë e vazhdueshme e Zotit dhe që nuk mbaron. Në Veprat e Apostujve, Shpirti zbret mbi dishepujt e Jeruzalemit ditën e 50 – domethënia e fjalës Pen- tekoste. (Vp 2,1-4) dhe 5 janë profetët që udhëheqin kishën e Antiokisë (13,1). (vazhdon në numrin pasardhës)