SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
KËNDVËSHTRIMI KATOLIK
NJË BESIMTAR PËRBALLË EVOLUCIONIT.
21 PRILL 2019
Nr. 6
PËRMBAJTJA
KREACIONIZMI APO
EVOLUCONIZMI? A
ËSHTË KJO DILEMA?
(PJESA E PARË)
NË NUMRIN E
ARDHSHËM
KREACIONIZMI APO
EVOLUCONIZMI? A
ËSHTË KJO DILEMA?
(PJESA E DYTË)
Ju lutem
na kontaktoni me
pyetje për të njohur
këndvështrimin
katolik!
vatrabiblike@gmail.com
Pas diplomimit në fizikë, ka kryer disa aktivitete hulumtimi në
fushën e optikës së integruar para se të ndërmarrë profesionin e
profesorit. Aktualisht është profesor i matematikës dhe fizikës në
një lice shkencor. Ka publikuar “Evoluzionismo e cosmologia.
Ovvero: Cosa c’entra Darwin con la vita, l’Universo e tutto
quanto?” (Cantagalli 2011).
Michele Forastiere
“...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi
Teofil, ....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë
e mësimeve që more.”
(Lk 1,3-4)
Michele..Forastiere,
Profesor i matematikës dhe
fizikës prezanton
shkurtimisht përmbajtjen e
librit të tij lidhur me teorinë
e evolucionit, duke e
përshtatur atë në mënyrë të
saktë në kontekstin e një
dialogu të respektueshëm
mes shkencës, filozofisë
dhe besimit. Më poshtë
është një përmbledhje e
fjalimit të tij.
Libri im është fryt i disa
viteve reflektim personal në
çështje themelore që secili
prej nesh kërkon në vetvete
së paku një herë në jetë:
kush jemi ne, prej nga kemi
ardhur, pse ekziston bota -
me pak fjalë, pyetjet e
origjinës dhe e evolucionit
të Njeriut dhe Universit.
Për shkak të profesionit
(unë jam një fizikant) unë
nuk mund të bëja ndryshe,
veç t'i përballoja këto pyetje
nga një këndvështrim
rreptësisht galilean. Tani,
kushdo që i vë vetes synimin
për të analizuar shkencërisht
problemin e origjinës,
pashmangshmërisht vjen tek
teoria evolucionit më e
përhapur dhe e akredituar
aktualisht, që është; Sinteza
Moderne e Evolucionit, një
pasardhëse e drejtpërdrejtë
dhe e azhornuar e teorisë së
famshme të Çarls Darvinit
për përzgjedhjen natyrore
("Origjina e specieve
nëpërmjet përzgjedhjes
natyrore, ose ruajtjen e
racave të favorizuara në
luftën për jetën ", 1859).
Dihet pak a shumë nga të
gjithë - në format e saj më
të larmishme, imazhi i
"ecjes së progresit njerëzor"
që u krijua nga vepra e
mëvonshme e Darvinit në
shfaqjen e Njeriut në Tokë
KREACIONIZMI APO EVOLUCONIZMI? A ËSHTË KJO DILEMA?
(PJESA E PARË)
Mbi Origjinën E Specieve
Çarls Darvin
F A Q J A 2
vatrabiblike@gmail.com
("Origjina e Njeriut dhe
Përzgjedhja..Seksuale",1871):
imazh që sugjeron, në një mënyrë
skematike, por efektive, idenë e
ardhjes së Njeriut nga një
paraardhës majmun (edhe pse
sipas biologëve evolucionistë,
duhet të themi më saktë se Njeriu
dhe majmunët modernë janë
pasardhës nga një paraardhës i
përbashkët tashmë i zhdukur).
Besoj se është po aq i njohur
fakti që teoria e Darvinit ngjalli
menjëherë polemika të forta,
pjesërisht për shkak se mendohej
të shkaktonte një goditje të rëndë
me imazhin e Njeriut si zotërues
dhe padron i Natyrës, por mbi të
gjitha sepse ai e mohoi hapur
imazhin e Krijimi biblik të
njeriut nga balta. Në fakt, sikleti
u ndje kryesisht nga pjesë të
ndryshme protestante të lidhura me
një interpretim literal të Biblës,
ndërkohë që duhet theksuar që
Kisha Katolike kurrë nuk u shpall
zyrtarisht mbi teorinë e Darvinit
(për të cilën kurrë nuk i përmëndi
këto vepra) ose mbi evolucionin në
përgjithësi (deri në fjalimin e
famshëm të Gjon Palit II të vitit
1996, i cili "U hap" ndaj teorisë
shkencore të evolucionit).
Megjithatë, gjatë viteve kam vënë
re që shumë njerëz vazhdojnë të
përdorin teorinë e Darvinit si një
argument anti-teist. Në këtë pikë,
si një shkencëtar dhe një besimtar,
ndjeva nevojën të kuptoja diçka
më shumë se çka mësohej në
shkollë, dëgjohej në TV dhe
lexohej në revista dhe libra
shkencorë. Është i nevojshëm një
sqarim i rëndësishëm në këtë
drejtim. Kur flasim për
"darvinizëm", ne në përgjithësi
tentojmë t'i ngatërrojmë nivelet
shkencore dhe filozofike. Le të
themi menjëherë se Darvinizmi
filozofik është një princip
shpjegues i Realitetit që bazohet në
materializëm (duke mohuar kështu
ekzistencën e Zotit dhe të çdo
forme të transcendencës1
); si i tillë,
pra, është një qëndrim i respektuar
metafizik - i cili në vetvete, nuk
mund të konsiderohet më i mirë
apo më i preferueshëm nga
qëndrimet e tjerë metafizik. Nga
ana tjetër, Darvinizmi shkencor
(domethënë çdo teori shkencore që
frymëzohet drejtpërdrejt nga vepra
e Darvinit) është një skemë
interpretuese e pjesës fizike të
Realitetit, e cila për këtë arsye
duhet të përfshihet në sferën e
shkencës galileane. Tani, në filozofi
ka qenë e njohur prej shekujsh që
asnjë teori shkencore (edhe nëse
është vërtetuar përtej çdo dyshimi të
mundshëm), nuk është në gjendje të
demostrojë ekzistencën ose
mosekzistencën e një pjese të
realitetit transhendent të natyrës (ku
pjesa fizike, ajo që mund të
hulumtohet nga shkenca, është një
nëngrup i saj). Prandaj, ata që
mendojnë se darvinizmi shkencor
mund të sjellë ujë në mullinjtë e
bazave metafizike të filozofisë,
është seriozisht gabim. Si
shkencëtar, jo si besimtar, qëndrime
të tilla gjithmonë kanë qenë të
pakëndshme për mua. Më pas u
përpoqa të theksoj, me kompletimin
e librit, në cilat përfundime
filozofike mund të arrijmë bazuar
në "gjendjen faktike" të njohurive
aktuale mbi evolucionin biologjik.
Le të shohim së pari kush janë sot
njohurinë "shkencërisht të
konstatuara" (në kuptimin
Galilean) për evolucionin
biologjik: Toka u formua rreth katër
miliardë e gjashtëqind milion vjet
më parë, në një kënd jo veçanërisht
interesant në Galaksi. Sapo lindi
planeti ynë ishte një vend shumë i
pakëndshëm, krejtësisht i
papërshtatshëm për pritjen e jetës.
Sa për informacion, ai iu nënshtrua
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6
F A Q J A 3
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6 vatrabiblike@gmail.com
një bombardimi të pandërprerë të
meteorive dhe kometave, të cilat e
bënin koren e tokës të ishte
gjithmonë e nxehtë. Oqeanet
primitive u shfaqën fill pasi
temperatura u ul mjaftueshëm për
të lejuar që uji të kondensohej. Kjo
ishte pak a shumë tre miliardë e
gjashtëqind milion vjet më parë;
vetëm njëqind milionë vjet më pas,
organizmat e para uniqelizor
filluan të përhapen. Është përtej
dyshimit se diçka ka ndryshuar,
prej asaj kohe deri në ditët e
sotme: forma të gjalla shumë të
ndryshme janë shfaqur në vendin e
ngjarjes në periudhat e
njëpasnjëshme gjeologjike; ato
përparuan për një kohë, duke
luajtur rolin e tyre në dramën e
jetës; më pas ato përfunduan duke
u dhënë mundësi aktorëve të rinj.
Dëshmitë shkencore të kësaj
çështjeje të pashtershme janë
absolutisht të mëdha dhe vinë nga
fusha të ndryshme kërkimore, duke
filluar nga biologjia në
paleontologji, nga kimia në fizikën
e grimcave. [nga "Evolucionizmi
dhe kozmologjia", f. 11]
Do të duhej të shtonim vëzhgimin
e pamohueshëm, që kjo histori
shumë e gjatë, më në fund, çoi në
shfaqjen e një specie të vetme
shtazore të pajisura me intelekt,
gjuhë simbolike dhe aftësi
planifikimi: Homo sapiens sapiens.
Ekzistojnë mjaft video, (si kjo psh.
https://youtu.be/zE12BNgpi9U) ku
mund të shihni se si zhvillohet
zakonisht teoria e evolucionit
darvinian. Mund të thuhet se kjo
është me një përafrim të mirë
modeli evolucionar i përfaqësuar
nga Sinteza Moderne duke filluar
rreth viteve 1950. Thënë kjo,
historia duket absolutisht e qetë
dhe e vendosur - duket sikur nuk
ka asgjë për të shtuar ose për të
ndryshuar.
Megjithatë, e tillë dhe e madhe
ishte forca shpjeguese e kësaj
skeme, saqë nxiti filozofin
Jacques Monod të shkruante (në
tekstin e tij themelor "Rasti dhe
Nevojshmëria",1971):
"[Ndryshimet në ADN] janë
aksidentale, ato ndodhin në
mënyrë të rastësishme. Dhe
meqenëse ato përfaqësojnë
burimin e vetëm të mundshëm të
modifikimit të tekstit gjenetik, nga
ana e vet, depozituesi i vetëm i
strukturave trashëgimore të
organizmit, domosdoshmërisht del
se vetëm rasti është origjina e çdo
risie, të çdo krijimi në biosferë.
Rasti i pastër, vetëm rasti, liria
absolute por e verbër, në rrënjën e
një ndërtese të mrekullueshme të
evolucionit [...]. Mund të
pohojmë, në fund të fundit, se
teoria e Darvinit ka gurthemelet e
saj në Rastin dhe Nevojshmërinë:
ndryshimi i ngadaltë dhe gradual i
karaktereve përmes modifikimit të
trashëgimisë gjenetike (Rasti) dhe
zgjedhjes natyrore në format e saj
të ndryshme, duke përfshirë atë
seksuale (Nevojshmëria) ". Duhet të
thuhet se shumë biologë
evolucionistë dhe filozofë të
shkencës, avokatë mbrojtës të
materializmit, kanë kaluar lehtë në
metafizikë, të frymëzuar nga
konceptet e Monodit. Arsyetimi i
tyre mund të përmblidhet pak a
shumë si më poshtë: "Nëse motori i
vërtetë i inovacionit biologjik është
ndryshimi i ngadaltë dhe i
rastësishëm i karaktereve (cilesive),
ashtu si dalin nga gabimet e
kopjimit dhe mutacionet e ADN-së,
atëherë nuk është e mundur të
gjurmosh në natyrë një Dizenjim në
të cilin Njeriu është objekti
(qëllimi) dhe dmth Perëndia nuk
ekziston ose nuk kujdeset
(interesohet) për ne. Njeriu është
vetëm rezultat i një mekanizmi
gjenerues i verbër ndryshimesh, që
arrin krejt rastësisht të kapërcejë në
inteligjencë dhe aftësi çdo qenie
tjetër të gjallë. " Që në këtë nivel jo
shumë të lartë shkencor, gjithsesi
mund të kuptohet, që edhe nëse
skema Monod do të ishte e vërtetë,
nuk do të ishte e arsyeshme të
nxirrej një përfundim i tillë
metafizik. Me fjalë të tjera, nuk
mund të përjashtohet ekzistenca e
një Krijuesi thjesht duke futur në
lojë "Rastin"- veçanërisht
ekzistenca e një Krijuesi të
Gjithëdijshëm dhe të kujdesshëm, i
cili vepron në mënyrë misterioze në
botë me anë të "shkaqeve
Shën Toma Akuinit.
F A Q J A 4
vatrabiblike@gmail.com
sekondare" (në përputhje me
konceptin filozofik të Shën Toma i
Akuinit).
Përsa i përket rastit, në fakt, është
një kategori "filozofie", pas së
cilës është gjithmonë e mundur të
fshihet thjeshtë padituria e një
numri shkaqesh të panjohura.
Bëhet fjalë realisht, për një të
vërtetë tashmë të njohur nga ata që
janë të përfshirë seriozisht me
evolucionin dhe që - nëse
dëshirojmë - dëshmohet nga fakti
që ka shumë biologë darvinistë
katolikë (për të përmendur vetëm
disa, kujtojmë Francisco Ayala,
Fiorenzo Facchini, Stanley Miller).
Në anën tjetër, kryetari i
Akademisë Papnore të Shkencave,
fituesi i Nobelit Werner Arber,
është një darvinist i palëkundur.
Për ta kuptuar më mirë këtë
koncept, le të përpiqemi të bëjmë
një shqyrtim shumë të thjeshtë
(në fakt, është një rishikim, me
kokë poshtë, i një argumenti i
përdorur nga vetë Darvini).
Imagjinoni një numër delesh të
egra që jetojnë në Skoci, të cilat po
i studjojmë për një periudhë shumë
të gjatë kohore. Është e qartë se do
të përshtaten më mirë me mjedisin
e ftohtë nordik ato që janë
rastësisht, që nga lindja, me qimen
më të dendur dhe të gjatë; prandaj,
është logjike të mendosh se ato do
të jenë më të mbrojtur nga të
ftohtit dhe prandaj kjo e fundit do
të riprodhohet më mirë se pjesa
tjetër e tufës dhe delet me qime të
shkurtër do të eliminohen pas një
serie të gjatë dimrash veçanërisht
të ashpër.
Këtu flitet për rastin e një
microevolucioni..natyral:
domethënë, shfaqja e një varieteti
të ri brenda një specie. Tani: në
qoftë se zgjidhen vullnetarisht
delet, përmes kryqëzimit, nga një
bari skocez për të fituar një
prodhim më të madh të leshit
(mikroevolucioni i drejtuar), si
mund ta dallonim rezultatin
përfundimtar të procesit natyror
nga ai i drejtuar? Me pak fjalë, le
të imagjinojmë sikur po shëtisim
në një luginë ftohtë veriore, dhe
hasim në një dele të bukur
leshatore; e pra, unë besoj se pa
ndonjë informacion të mëtejshëm
nuk do të ishim në gjendje të
tregonim nëse ajo i takon një race
të marra nga mbarështimi apo
nga ato të përshtatjes me
mjedisin për shumë breza.
Tani, darvinizmi e konsideron
makroevolucionin, domethënë
shfaqjen e inovacioneve TË
VËRTETA - organe të reja (p.sh.
syri), funksione të reja (p.sh.
frymëmarrje ajrore), plane të reja
të trupit (p.sh. skeletin e
brendshëm) - vetëm si shuma e një
zinxhiri të gjatë të diversifikimit
microevolutiv të ngjashëm me atë
të përshkruara më parë. Kush
mund të thotë atëherë, nëse gjithë
ky proces i madh ishte në të
vërtetë spontan dhe rastësor, dhe
jo përkundrazi, i kërkuar dhe i
udhëhequr mistershëm nga një
Krijues i Gjithëfuqishëm, në një
Univers të pajisur me një sasi të
caktuar dhe bazike të "lirisë"? Këtu
mund të bëhen - dhe, më besoni,
janë bërë! - kaq shumë konsiderata
të mëtejshme, shumë të hollësishme
dhe të thella; të gjitha, megjithatë,
çojnë në të njëjtin përfundim të
njëjtë: në asnjë rast, edhe nëse
vlefshmëria shkencore e teorisë
darviniane të evolucionit të
provohet përtej çdo dyshimi të
mundshëm, nuk do të ishte e
mundur të përjashtohej a priori
ekzistenca e një Krijuesi të
kujdesshëm. Le të shohim përse.
Ndërkohë, ndryshimi i rastësishëm
dhe përzgjedhja natyrore duhet
gjithashtu të veprojë në qeniet e
gjalla tashmë "funksionalë" dhe të
aftë për tu riprodhuar; pra, duke
ecur prapa në kohë drejt
paraardhësve të përbashkët
gradualisht gjithnjë e më të thjeshtë
(sipas skemës darviniane të pemës
së jetës e cila pasurohet me
degëzime me kalimin e kohës, për
shkak te dallimevetë njëpasnjëshme
të llojeve të gjalla) duhet patjetër të
mbërrijmë në një Paraardhës të Parë
shumë të thjeshtë, ose më mirë një
mekanizëm të parë riprodhues
biokimik i dallueshëm nga materia
e pajetë: dhe për këtë, deri më sot,
shkenca nuk mund të thotë pikërisht
asgjë. Me fjalë të tjera, shkenca
nuk mundet të përjashtojë a
priori ndërhyrjen e një Vullneti
krijues që ka sjellë në ekzistencë
paraardhësin më të lashtë të
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6
përbashkët të të gjitha qenieve të
gjalla.
Përsëri, edhe nëse nesër shkenca
do të arrinte të konfirmonte me
sukses se ky "Paraardhës i Parë"
mund të jetë shfaqur spontanisht
nga lënda e pajetë (kjo do të thotë,
vetëm si rezultat i proceseve
spontane fiziko-kimike – p.sh. nga
rrufete e lëshuar në supë
primordiale për miliona vite),
duhet megjithatë të pranohet se
shkaqet që çuan në paraqitjen e
saj varen nga një varg ngjarjesh që,
duke shkuar mbrapa në kohë (nga
formimi i Sistemit Diellor, deri në
shpërthimin e supernovës së afërt
që mbolli elementët e rëndë, reja
primordiale nga e cila rrodhi, deri
në kondensimin e materieve në
galaktika, dhe në ndarjen e dritës
nga materia), çojnë drejt e në atë
ngjarje të parë e cila njihet si Big
Bang dhe për të cilën shkenca nuk
është e aftë të identifikojë një
kauzë imanente2
(të brëndshme).
Shkenca moderne, pra, nuk mund
të përjashtojë në asnjë mënyrë
mundësinë që një Krijues i
Gjithëdijshëm thjeshtë të ketë
dashur dhe te ketë krijuar një
Univers, ligjet fizike e vetë të cilit
do të kishin sjellë, në kohën e
duhur, shfaqjen e një forme të parë
të jetesës, prej së cilës pas një kohe
të gjatë do të lindte një qënie që
mendon "i bërë në imazhin dhe
ngjashmërinë e Tij". Në të vërtetë
zbulojmë se, përtej këtyre
konsideratave të thjeshta, ka
shumë më tepër për të thënë për
marrëdhënien midis shkencës dhe
besimit (më në përgjithësi midis
arsyes dhe besimit): dhe kjo është
ajo që u përpoqa të bëja në librin
tim. Fakti është se skema
darviniste, megjithëse në dukje
kompakte...dhe...e...pa
kundërshtueshme, tregon qartësisht
për kalime që shtrihen nga versioni
shkencor në versionin filozofik.
Para së gjithash, duhet të
theksohet se kur flasim për
evolucionin biologjik Darvinian -
sidomos atë të njeriut – në vend të
RASTIT3
duhet të flitet për
KONTINGJENCËN4
. Në fakt
rezulton empirikisht e qartë se nuk
është e mundur të shpjegojmë të
gjithë kompleksin e
makroevolucionit si një
vazhdimësi e ngadaltë dhe
graduale e shumë hapave
elementarë të mikroevolucionit
(efekti, realisht i vëzhguar në
praktikë, i rastisjes së pastër të
kombinuar me përzgjedhjen
natyrore) gjersa një numër i madh
ngjarjesh makroevolutive
absolutisht të rëndësishme në
historinë e jetës janë përcaktuar
nga një sërë goditjesh të fatit, të
jashtëzakonshme dhe të
pashpjegueshme, të pa nevojshme
dhe të pa kushtezuara aspak nga
kushtet e mëparshme. Ky
konstatim, kini kujdes, nuk është
aspak një qëndrim kreacionist, por
është e pranuar gjerësisht dhe
"laikisht" nga shumica e biologëve
evolucionistë (duke filluar me
paleontologun e madh Stephen Jay
Gould).
Pra, le të shohim disa nga goditjet
e fatit që çuan në shfaqjen e
Njeriut – e nënkuptuar si një qenie
e gjallë që mund të vëzhgonte botën
dhe të bënte pyetje rreth saj (duke
lënë mënjanë për momentin
"shansin" e jashtëzakonshëm që çoi
në lindjen e mekanizmi të parë të
riprodhimit biologjik nga lënda e
pajetë, e ashtuquajtura
abiogjeneza):
a) Shfaqja e fotosintezës, pra ndarja
e qenieve të gjalla në autotrofe dhe
heterotrofe. Pa këtë, nuk do të
kishte qenë kurrë e mundur të
krijohej një zinxhir i plotë ushqimor
(mishngrënës-herbivorë-bimë-
detritivorë, ose ndryshe: prodhues-
konsumatorë-dekompozues), dhe as
mund të prodhohej oksigjen për të
furnizuar me energji kafshët
superiore: çdo gjë do të kishte
përfunduar miliarda vjet më parë.
b) Shfaqja e qelizave me bërthamë
dhe organeleve qelizore, sipas
teorisë së endosimbiozës nga Lynn
Margulis. Në mungesë të kësaj, nuk
vatrabiblike@gmail.comK Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6

More Related Content

Similar to Kendveshtrimi katolik nr. 5

Vendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalleVendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalleAdelina Dani
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Adriatik Rexha
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtareLibra Islame
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtareLibra Islame
 
FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK
FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIKFODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK
FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIKGersa_a
 
Evolucioni nje përrallë
Evolucioni nje përrallëEvolucioni nje përrallë
Evolucioni nje përrallëArdian Hyseni
 
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimitIslami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimitamarstafa
 
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.sKrahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.samarstafa
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Kurani drejt shkences
Kurani drejt shkencesKurani drejt shkences
Kurani drejt shkencesDurim Bajrami
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreMuhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreLibra Islame
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreMuhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreShkumbim Jakupi
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaLibra Islame
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaShkumbim Jakupi
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Bibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaBibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaDurim Bajrami
 
Sq Qëllimi i krijimit
Sq Qëllimi i krijimitSq Qëllimi i krijimit
Sq Qëllimi i krijimitFatos
 

Similar to Kendveshtrimi katolik nr. 5 (20)

Vendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalleVendi i njeriut ne boten e gjalle
Vendi i njeriut ne boten e gjalle
 
Ngritja e islamit
Ngritja e islamitNgritja e islamit
Ngritja e islamit
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
 
FILOZOFIA
FILOZOFIA FILOZOFIA
FILOZOFIA
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtare
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtare
 
FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK
FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIKFODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK
FODILET DHE EVOLUCIONI GJEOLOGJIK
 
Evolucioni nje përrallë
Evolucioni nje përrallëEvolucioni nje përrallë
Evolucioni nje përrallë
 
Stoicizmi
StoicizmiStoicizmi
Stoicizmi
 
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimitIslami ndermjet lindjes dhe perendimit
Islami ndermjet lindjes dhe perendimit
 
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.sKrahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Kurani drejt shkences
Kurani drejt shkencesKurani drejt shkences
Kurani drejt shkences
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreMuhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencoreMuhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
Muhamed muteveli esh shaëraviu - mendja dhe zbulimet shkencore
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
 
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statikaMuhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
Muhamed muteveli esh shaëraviu - dinamika dhe statika
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Bibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaBibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkenca
 
Sq Qëllimi i krijimit
Sq Qëllimi i krijimitSq Qëllimi i krijimit
Sq Qëllimi i krijimit
 

More from VatraBiblike

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (20)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4Kendveshtrimi katolik nr. 4
Kendveshtrimi katolik nr. 4
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 81 ( 05 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 80 ( 27 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 74 ( 16 Maj 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 63 ( 21 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 

Kendveshtrimi katolik nr. 5

  • 1. KËNDVËSHTRIMI KATOLIK NJË BESIMTAR PËRBALLË EVOLUCIONIT. 21 PRILL 2019 Nr. 6 PËRMBAJTJA KREACIONIZMI APO EVOLUCONIZMI? A ËSHTË KJO DILEMA? (PJESA E PARË) NË NUMRIN E ARDHSHËM KREACIONIZMI APO EVOLUCONIZMI? A ËSHTË KJO DILEMA? (PJESA E DYTË) Ju lutem na kontaktoni me pyetje për të njohur këndvështrimin katolik! vatrabiblike@gmail.com Pas diplomimit në fizikë, ka kryer disa aktivitete hulumtimi në fushën e optikës së integruar para se të ndërmarrë profesionin e profesorit. Aktualisht është profesor i matematikës dhe fizikës në një lice shkencor. Ka publikuar “Evoluzionismo e cosmologia. Ovvero: Cosa c’entra Darwin con la vita, l’Universo e tutto quanto?” (Cantagalli 2011). Michele Forastiere “...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi Teofil, ....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë e mësimeve që more.” (Lk 1,3-4) Michele..Forastiere, Profesor i matematikës dhe fizikës prezanton shkurtimisht përmbajtjen e librit të tij lidhur me teorinë e evolucionit, duke e përshtatur atë në mënyrë të saktë në kontekstin e një dialogu të respektueshëm mes shkencës, filozofisë dhe besimit. Më poshtë është një përmbledhje e fjalimit të tij. Libri im është fryt i disa viteve reflektim personal në çështje themelore që secili prej nesh kërkon në vetvete së paku një herë në jetë: kush jemi ne, prej nga kemi ardhur, pse ekziston bota - me pak fjalë, pyetjet e origjinës dhe e evolucionit të Njeriut dhe Universit. Për shkak të profesionit (unë jam një fizikant) unë nuk mund të bëja ndryshe, veç t'i përballoja këto pyetje nga një këndvështrim rreptësisht galilean. Tani, kushdo që i vë vetes synimin për të analizuar shkencërisht problemin e origjinës, pashmangshmërisht vjen tek teoria evolucionit më e përhapur dhe e akredituar aktualisht, që është; Sinteza Moderne e Evolucionit, një pasardhëse e drejtpërdrejtë dhe e azhornuar e teorisë së famshme të Çarls Darvinit për përzgjedhjen natyrore ("Origjina e specieve nëpërmjet përzgjedhjes natyrore, ose ruajtjen e racave të favorizuara në luftën për jetën ", 1859). Dihet pak a shumë nga të gjithë - në format e saj më të larmishme, imazhi i "ecjes së progresit njerëzor" që u krijua nga vepra e mëvonshme e Darvinit në shfaqjen e Njeriut në Tokë KREACIONIZMI APO EVOLUCONIZMI? A ËSHTË KJO DILEMA? (PJESA E PARË) Mbi Origjinën E Specieve Çarls Darvin
  • 2. F A Q J A 2 vatrabiblike@gmail.com ("Origjina e Njeriut dhe Përzgjedhja..Seksuale",1871): imazh që sugjeron, në një mënyrë skematike, por efektive, idenë e ardhjes së Njeriut nga një paraardhës majmun (edhe pse sipas biologëve evolucionistë, duhet të themi më saktë se Njeriu dhe majmunët modernë janë pasardhës nga një paraardhës i përbashkët tashmë i zhdukur). Besoj se është po aq i njohur fakti që teoria e Darvinit ngjalli menjëherë polemika të forta, pjesërisht për shkak se mendohej të shkaktonte një goditje të rëndë me imazhin e Njeriut si zotërues dhe padron i Natyrës, por mbi të gjitha sepse ai e mohoi hapur imazhin e Krijimi biblik të njeriut nga balta. Në fakt, sikleti u ndje kryesisht nga pjesë të ndryshme protestante të lidhura me një interpretim literal të Biblës, ndërkohë që duhet theksuar që Kisha Katolike kurrë nuk u shpall zyrtarisht mbi teorinë e Darvinit (për të cilën kurrë nuk i përmëndi këto vepra) ose mbi evolucionin në përgjithësi (deri në fjalimin e famshëm të Gjon Palit II të vitit 1996, i cili "U hap" ndaj teorisë shkencore të evolucionit). Megjithatë, gjatë viteve kam vënë re që shumë njerëz vazhdojnë të përdorin teorinë e Darvinit si një argument anti-teist. Në këtë pikë, si një shkencëtar dhe një besimtar, ndjeva nevojën të kuptoja diçka më shumë se çka mësohej në shkollë, dëgjohej në TV dhe lexohej në revista dhe libra shkencorë. Është i nevojshëm një sqarim i rëndësishëm në këtë drejtim. Kur flasim për "darvinizëm", ne në përgjithësi tentojmë t'i ngatërrojmë nivelet shkencore dhe filozofike. Le të themi menjëherë se Darvinizmi filozofik është një princip shpjegues i Realitetit që bazohet në materializëm (duke mohuar kështu ekzistencën e Zotit dhe të çdo forme të transcendencës1 ); si i tillë, pra, është një qëndrim i respektuar metafizik - i cili në vetvete, nuk mund të konsiderohet më i mirë apo më i preferueshëm nga qëndrimet e tjerë metafizik. Nga ana tjetër, Darvinizmi shkencor (domethënë çdo teori shkencore që frymëzohet drejtpërdrejt nga vepra e Darvinit) është një skemë interpretuese e pjesës fizike të Realitetit, e cila për këtë arsye duhet të përfshihet në sferën e shkencës galileane. Tani, në filozofi ka qenë e njohur prej shekujsh që asnjë teori shkencore (edhe nëse është vërtetuar përtej çdo dyshimi të mundshëm), nuk është në gjendje të demostrojë ekzistencën ose mosekzistencën e një pjese të realitetit transhendent të natyrës (ku pjesa fizike, ajo që mund të hulumtohet nga shkenca, është një nëngrup i saj). Prandaj, ata që mendojnë se darvinizmi shkencor mund të sjellë ujë në mullinjtë e bazave metafizike të filozofisë, është seriozisht gabim. Si shkencëtar, jo si besimtar, qëndrime të tilla gjithmonë kanë qenë të pakëndshme për mua. Më pas u përpoqa të theksoj, me kompletimin e librit, në cilat përfundime filozofike mund të arrijmë bazuar në "gjendjen faktike" të njohurive aktuale mbi evolucionin biologjik. Le të shohim së pari kush janë sot njohurinë "shkencërisht të konstatuara" (në kuptimin Galilean) për evolucionin biologjik: Toka u formua rreth katër miliardë e gjashtëqind milion vjet më parë, në një kënd jo veçanërisht interesant në Galaksi. Sapo lindi planeti ynë ishte një vend shumë i pakëndshëm, krejtësisht i papërshtatshëm për pritjen e jetës. Sa për informacion, ai iu nënshtrua K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6
  • 3. F A Q J A 3 K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6 vatrabiblike@gmail.com një bombardimi të pandërprerë të meteorive dhe kometave, të cilat e bënin koren e tokës të ishte gjithmonë e nxehtë. Oqeanet primitive u shfaqën fill pasi temperatura u ul mjaftueshëm për të lejuar që uji të kondensohej. Kjo ishte pak a shumë tre miliardë e gjashtëqind milion vjet më parë; vetëm njëqind milionë vjet më pas, organizmat e para uniqelizor filluan të përhapen. Është përtej dyshimit se diçka ka ndryshuar, prej asaj kohe deri në ditët e sotme: forma të gjalla shumë të ndryshme janë shfaqur në vendin e ngjarjes në periudhat e njëpasnjëshme gjeologjike; ato përparuan për një kohë, duke luajtur rolin e tyre në dramën e jetës; më pas ato përfunduan duke u dhënë mundësi aktorëve të rinj. Dëshmitë shkencore të kësaj çështjeje të pashtershme janë absolutisht të mëdha dhe vinë nga fusha të ndryshme kërkimore, duke filluar nga biologjia në paleontologji, nga kimia në fizikën e grimcave. [nga "Evolucionizmi dhe kozmologjia", f. 11] Do të duhej të shtonim vëzhgimin e pamohueshëm, që kjo histori shumë e gjatë, më në fund, çoi në shfaqjen e një specie të vetme shtazore të pajisura me intelekt, gjuhë simbolike dhe aftësi planifikimi: Homo sapiens sapiens. Ekzistojnë mjaft video, (si kjo psh. https://youtu.be/zE12BNgpi9U) ku mund të shihni se si zhvillohet zakonisht teoria e evolucionit darvinian. Mund të thuhet se kjo është me një përafrim të mirë modeli evolucionar i përfaqësuar nga Sinteza Moderne duke filluar rreth viteve 1950. Thënë kjo, historia duket absolutisht e qetë dhe e vendosur - duket sikur nuk ka asgjë për të shtuar ose për të ndryshuar. Megjithatë, e tillë dhe e madhe ishte forca shpjeguese e kësaj skeme, saqë nxiti filozofin Jacques Monod të shkruante (në tekstin e tij themelor "Rasti dhe Nevojshmëria",1971): "[Ndryshimet në ADN] janë aksidentale, ato ndodhin në mënyrë të rastësishme. Dhe meqenëse ato përfaqësojnë burimin e vetëm të mundshëm të modifikimit të tekstit gjenetik, nga ana e vet, depozituesi i vetëm i strukturave trashëgimore të organizmit, domosdoshmërisht del se vetëm rasti është origjina e çdo risie, të çdo krijimi në biosferë. Rasti i pastër, vetëm rasti, liria absolute por e verbër, në rrënjën e një ndërtese të mrekullueshme të evolucionit [...]. Mund të pohojmë, në fund të fundit, se teoria e Darvinit ka gurthemelet e saj në Rastin dhe Nevojshmërinë: ndryshimi i ngadaltë dhe gradual i karaktereve përmes modifikimit të trashëgimisë gjenetike (Rasti) dhe zgjedhjes natyrore në format e saj të ndryshme, duke përfshirë atë seksuale (Nevojshmëria) ". Duhet të thuhet se shumë biologë evolucionistë dhe filozofë të shkencës, avokatë mbrojtës të materializmit, kanë kaluar lehtë në metafizikë, të frymëzuar nga konceptet e Monodit. Arsyetimi i tyre mund të përmblidhet pak a shumë si më poshtë: "Nëse motori i vërtetë i inovacionit biologjik është ndryshimi i ngadaltë dhe i rastësishëm i karaktereve (cilesive), ashtu si dalin nga gabimet e kopjimit dhe mutacionet e ADN-së, atëherë nuk është e mundur të gjurmosh në natyrë një Dizenjim në të cilin Njeriu është objekti (qëllimi) dhe dmth Perëndia nuk ekziston ose nuk kujdeset (interesohet) për ne. Njeriu është vetëm rezultat i një mekanizmi gjenerues i verbër ndryshimesh, që arrin krejt rastësisht të kapërcejë në inteligjencë dhe aftësi çdo qenie tjetër të gjallë. " Që në këtë nivel jo shumë të lartë shkencor, gjithsesi mund të kuptohet, që edhe nëse skema Monod do të ishte e vërtetë, nuk do të ishte e arsyeshme të nxirrej një përfundim i tillë metafizik. Me fjalë të tjera, nuk mund të përjashtohet ekzistenca e një Krijuesi thjesht duke futur në lojë "Rastin"- veçanërisht ekzistenca e një Krijuesi të Gjithëdijshëm dhe të kujdesshëm, i cili vepron në mënyrë misterioze në botë me anë të "shkaqeve Shën Toma Akuinit.
  • 4. F A Q J A 4 vatrabiblike@gmail.com sekondare" (në përputhje me konceptin filozofik të Shën Toma i Akuinit). Përsa i përket rastit, në fakt, është një kategori "filozofie", pas së cilës është gjithmonë e mundur të fshihet thjeshtë padituria e një numri shkaqesh të panjohura. Bëhet fjalë realisht, për një të vërtetë tashmë të njohur nga ata që janë të përfshirë seriozisht me evolucionin dhe që - nëse dëshirojmë - dëshmohet nga fakti që ka shumë biologë darvinistë katolikë (për të përmendur vetëm disa, kujtojmë Francisco Ayala, Fiorenzo Facchini, Stanley Miller). Në anën tjetër, kryetari i Akademisë Papnore të Shkencave, fituesi i Nobelit Werner Arber, është një darvinist i palëkundur. Për ta kuptuar më mirë këtë koncept, le të përpiqemi të bëjmë një shqyrtim shumë të thjeshtë (në fakt, është një rishikim, me kokë poshtë, i një argumenti i përdorur nga vetë Darvini). Imagjinoni një numër delesh të egra që jetojnë në Skoci, të cilat po i studjojmë për një periudhë shumë të gjatë kohore. Është e qartë se do të përshtaten më mirë me mjedisin e ftohtë nordik ato që janë rastësisht, që nga lindja, me qimen më të dendur dhe të gjatë; prandaj, është logjike të mendosh se ato do të jenë më të mbrojtur nga të ftohtit dhe prandaj kjo e fundit do të riprodhohet më mirë se pjesa tjetër e tufës dhe delet me qime të shkurtër do të eliminohen pas një serie të gjatë dimrash veçanërisht të ashpër. Këtu flitet për rastin e një microevolucioni..natyral: domethënë, shfaqja e një varieteti të ri brenda një specie. Tani: në qoftë se zgjidhen vullnetarisht delet, përmes kryqëzimit, nga një bari skocez për të fituar një prodhim më të madh të leshit (mikroevolucioni i drejtuar), si mund ta dallonim rezultatin përfundimtar të procesit natyror nga ai i drejtuar? Me pak fjalë, le të imagjinojmë sikur po shëtisim në një luginë ftohtë veriore, dhe hasim në një dele të bukur leshatore; e pra, unë besoj se pa ndonjë informacion të mëtejshëm nuk do të ishim në gjendje të tregonim nëse ajo i takon një race të marra nga mbarështimi apo nga ato të përshtatjes me mjedisin për shumë breza. Tani, darvinizmi e konsideron makroevolucionin, domethënë shfaqjen e inovacioneve TË VËRTETA - organe të reja (p.sh. syri), funksione të reja (p.sh. frymëmarrje ajrore), plane të reja të trupit (p.sh. skeletin e brendshëm) - vetëm si shuma e një zinxhiri të gjatë të diversifikimit microevolutiv të ngjashëm me atë të përshkruara më parë. Kush mund të thotë atëherë, nëse gjithë ky proces i madh ishte në të vërtetë spontan dhe rastësor, dhe jo përkundrazi, i kërkuar dhe i udhëhequr mistershëm nga një Krijues i Gjithëfuqishëm, në një Univers të pajisur me një sasi të caktuar dhe bazike të "lirisë"? Këtu mund të bëhen - dhe, më besoni, janë bërë! - kaq shumë konsiderata të mëtejshme, shumë të hollësishme dhe të thella; të gjitha, megjithatë, çojnë në të njëjtin përfundim të njëjtë: në asnjë rast, edhe nëse vlefshmëria shkencore e teorisë darviniane të evolucionit të provohet përtej çdo dyshimi të mundshëm, nuk do të ishte e mundur të përjashtohej a priori ekzistenca e një Krijuesi të kujdesshëm. Le të shohim përse. Ndërkohë, ndryshimi i rastësishëm dhe përzgjedhja natyrore duhet gjithashtu të veprojë në qeniet e gjalla tashmë "funksionalë" dhe të aftë për tu riprodhuar; pra, duke ecur prapa në kohë drejt paraardhësve të përbashkët gradualisht gjithnjë e më të thjeshtë (sipas skemës darviniane të pemës së jetës e cila pasurohet me degëzime me kalimin e kohës, për shkak te dallimevetë njëpasnjëshme të llojeve të gjalla) duhet patjetër të mbërrijmë në një Paraardhës të Parë shumë të thjeshtë, ose më mirë një mekanizëm të parë riprodhues biokimik i dallueshëm nga materia e pajetë: dhe për këtë, deri më sot, shkenca nuk mund të thotë pikërisht asgjë. Me fjalë të tjera, shkenca nuk mundet të përjashtojë a priori ndërhyrjen e një Vullneti krijues që ka sjellë në ekzistencë paraardhësin më të lashtë të K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6
  • 5. përbashkët të të gjitha qenieve të gjalla. Përsëri, edhe nëse nesër shkenca do të arrinte të konfirmonte me sukses se ky "Paraardhës i Parë" mund të jetë shfaqur spontanisht nga lënda e pajetë (kjo do të thotë, vetëm si rezultat i proceseve spontane fiziko-kimike – p.sh. nga rrufete e lëshuar në supë primordiale për miliona vite), duhet megjithatë të pranohet se shkaqet që çuan në paraqitjen e saj varen nga një varg ngjarjesh që, duke shkuar mbrapa në kohë (nga formimi i Sistemit Diellor, deri në shpërthimin e supernovës së afërt që mbolli elementët e rëndë, reja primordiale nga e cila rrodhi, deri në kondensimin e materieve në galaktika, dhe në ndarjen e dritës nga materia), çojnë drejt e në atë ngjarje të parë e cila njihet si Big Bang dhe për të cilën shkenca nuk është e aftë të identifikojë një kauzë imanente2 (të brëndshme). Shkenca moderne, pra, nuk mund të përjashtojë në asnjë mënyrë mundësinë që një Krijues i Gjithëdijshëm thjeshtë të ketë dashur dhe te ketë krijuar një Univers, ligjet fizike e vetë të cilit do të kishin sjellë, në kohën e duhur, shfaqjen e një forme të parë të jetesës, prej së cilës pas një kohe të gjatë do të lindte një qënie që mendon "i bërë në imazhin dhe ngjashmërinë e Tij". Në të vërtetë zbulojmë se, përtej këtyre konsideratave të thjeshta, ka shumë më tepër për të thënë për marrëdhënien midis shkencës dhe besimit (më në përgjithësi midis arsyes dhe besimit): dhe kjo është ajo që u përpoqa të bëja në librin tim. Fakti është se skema darviniste, megjithëse në dukje kompakte...dhe...e...pa kundërshtueshme, tregon qartësisht për kalime që shtrihen nga versioni shkencor në versionin filozofik. Para së gjithash, duhet të theksohet se kur flasim për evolucionin biologjik Darvinian - sidomos atë të njeriut – në vend të RASTIT3 duhet të flitet për KONTINGJENCËN4 . Në fakt rezulton empirikisht e qartë se nuk është e mundur të shpjegojmë të gjithë kompleksin e makroevolucionit si një vazhdimësi e ngadaltë dhe graduale e shumë hapave elementarë të mikroevolucionit (efekti, realisht i vëzhguar në praktikë, i rastisjes së pastër të kombinuar me përzgjedhjen natyrore) gjersa një numër i madh ngjarjesh makroevolutive absolutisht të rëndësishme në historinë e jetës janë përcaktuar nga një sërë goditjesh të fatit, të jashtëzakonshme dhe të pashpjegueshme, të pa nevojshme dhe të pa kushtezuara aspak nga kushtet e mëparshme. Ky konstatim, kini kujdes, nuk është aspak një qëndrim kreacionist, por është e pranuar gjerësisht dhe "laikisht" nga shumica e biologëve evolucionistë (duke filluar me paleontologun e madh Stephen Jay Gould). Pra, le të shohim disa nga goditjet e fatit që çuan në shfaqjen e Njeriut – e nënkuptuar si një qenie e gjallë që mund të vëzhgonte botën dhe të bënte pyetje rreth saj (duke lënë mënjanë për momentin "shansin" e jashtëzakonshëm që çoi në lindjen e mekanizmi të parë të riprodhimit biologjik nga lënda e pajetë, e ashtuquajtura abiogjeneza): a) Shfaqja e fotosintezës, pra ndarja e qenieve të gjalla në autotrofe dhe heterotrofe. Pa këtë, nuk do të kishte qenë kurrë e mundur të krijohej një zinxhir i plotë ushqimor (mishngrënës-herbivorë-bimë- detritivorë, ose ndryshe: prodhues- konsumatorë-dekompozues), dhe as mund të prodhohej oksigjen për të furnizuar me energji kafshët superiore: çdo gjë do të kishte përfunduar miliarda vjet më parë. b) Shfaqja e qelizave me bërthamë dhe organeleve qelizore, sipas teorisë së endosimbiozës nga Lynn Margulis. Në mungesë të kësaj, nuk vatrabiblike@gmail.comK Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6
  • 6. vatrabiblike@gmail.comK Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6 do të kishin ekzistuar kurrë qeliza mjaftueshëm efikase (por jo vetëm nga pikëpamja energjetike) për të qenë në gjendje të krijonin organizma superior. c) Diferencimi (dallimi) "eksploziv" i organizmave të gjallë kompleks në fillim të epokës së Kambrianit. d) Evolucioni i syrit, i ndodhur disa herë gjatë epokave në grupe kafshësh të lidhura vetëm në mënyrë të largët. e) Zhdukja, për shkak të ngjarjeve të papritura katastrofale, të grupeve të tëra (të tilla si dinosaurët) që me shumë gjasa nuk do të kishin arritur kurrë në një nivel të lartë inteligjence individuale dhe në veçanti të zhvillonin një inteligjencë simbolike. Asnjë nga ngjarjet e lart përmendura nuk mund të shpjegohet me ndryshime të ngadalta dhe graduale nga diçka që ekzistonte më parë, por ka qenë unike dhe e papërsëritshme, domethënë kontigjente. Tani, nëse përpiqemi të vlerësojmë probabilitetin që seritë e ngjarjeve të tilla mund të kenë ndodhur thjeshtë rastësisht - domethënë nëpërmjet ndërveprimeve normale spontane kimike-fizike dhe ripërzierjes së rastësishme të materies së gjithë Universit gjatë 14 miliardë vjetësh - zbulojmë që kjo është aq e ulët, saqë fakti që ne jemi këtu reflektuar mbi këtë gjë mund të konsiderohet në vetvete një mrekulli (në kuptimin zakonshëm që i jepet termit). Me fjalë të tjera, është sikur vetë Universi në mënyrë kostante që nga koha e Big Bang-ut, të ketë "komplotuar", "duke i trukuar kartat", me të vetmin qëllim për të nxjerrë nga materia e pajetë një qenie si ajo e njeriut. Nga këndvështrimi strikt shkencor, ky vrojtim na bën të besojmë se, pothuajse me siguri, ne jemi qeniet e vetme që kemi aftësinë e të menduarit në Univers (dhe në këtë rast kemi detyrimin të vazhdojmë të pyesim veten pse ekzistojmë, duke pasur parasysh se probabiliteti i ekzistencës sonë i afrohet shumë pamundësinë matematikore), ose duhet të ekzistojnë ligje specifike të kompleksitetit biologjik (që ende nuk janë zbuluar) të cilat rregullojnë dhe drejtojnë evolucionin, por që në një farë mënyre domosdoshmërisht tejkalojnë fizikën dhe kiminë e njohur deri më sot. Duke kaluar në nivelin filozofik, ku na çojnë këto konsiderata? Nga një vështrim më i kujdesshëm, mendoj se ka pak alternativa: a) në qoftë se marrim për të mirëqënë materializmin, duhet domosdoshmërisht të besojmë në Universin kaotik, të pafund dhe të përjetshëm të Demokritit, Epikurit dhe Giordano Brunos - natyrisht në versionin modern të këtij koncepti, gjegjësisht Multiversit. Megjithatë, besimi në këtë imanent Absolut, është në kontrast të plotë me shkencën dhe arsyen: ajo ka të njëjtën vlerë logjike si një supersticion - i paprovuar, i paarritshëm dhe i pakuptimtë. b) në qoftë se nuk e marrim për të mirëqënë materializmin, ekzistojnë dy mundësi të tjera: 1) Mund të besohet se evolucioni në dukje "i rastësishëm" është në të vërtetë i udhëhequr në mënyrë provigjionale dhe misterioze nëpërmjet një sërë ngjarjesh kontigjente (të kushtëzuara) - të njohura si "shkaqet dytësore" të Shën Tomës - nga një Krijues i përjetshëm (kjo është ajo që besojnë darvinistët besimtarë). 2) vazhdojmë të jemi në kërkim të një teorie shkencore të evolucionit që nuk varet kaq shumë nga Rasti si një agjent i inovacionit biologjik, ashtu si edhe teoritë darviniane. Kjo është ajo që thonë shkenca dhe filozofia. Siç edhe mund të shihet, në dritën e njohurive aktuale njerëzore, nuk ka shumë hapësirë për të besuar në mënyrë të arsyeshme në një imanent Absolut, i cili duhet detyrimisht të jetë i përjetshëm dhe i pafundëm dhe për këtë arsye ai vetë në kundërshtim me arsyen njerëzore. Besimi në të, është sigurisht i mundur: por është mirë të jeni të vetëdijshëm për faktin se është një besim me vlerë të krahasueshme me atë të një bestytnie apo supersticioni.
  • 7. F A Q J A 7 SHËNIME 1 Termi transcendencë, antitezë ndaj konceptit të imanentitetit, vjen nga latinishtja ("trans" + "ascendere" = shkoj përtej) dhe në filozofi dhe teologji tregon karakterin e një realiteti të konceptuar si më tej, "më tej" në lidhje me këtë botë, ndaj të cilës për këtë arsye ajo është e kundërta sipas një vizioni dualist. Transcendenca kur shpreh një kusht përtej apo jashtë përvojës njerëzore merr kuptimin e "jashtme ...", "nuk i atribuohet ..." Termi përkatës transcendent, nëse supozojmë kuptimin etimologjik të "asaj që është më e lartë se çdo tjetër në të njëjtin gjini (lloj)", mund t'i atribuohet asaj që është mbi përvojën e ndjeshme dhe perceptimin fizik njerëzor, siç është Perëndia (Hyji). 2 Immanenca është një koncept filozofik metafizik (antitezë ndaj asaj të transhendencës) që i referohet cilësisë së asaj që është imanente, që është ajo që ekziston, si pjesë e realitetit të banuar nga njeriu. Në përgjithësi është kundër asaj që është transcendente, ose asaj që ekziston përtej realitetit të perceptuar nga njeriu - si, për shembull, ajo që i takon hyjnores, apo në sferën e ideve platonike. Imanenca përcaktohet si ajo që banon në qenie, ka fillimin dhe përfundimin e vet në vetvete dhe, duke qenë pjesë e esencës së një subjekti, nuk mund të ketë një ekzistencë të veçantë prej saj. 3 Rasti në filozofi nënkupton atë që e dallon ose një ngjarje që ndodh pa një shkak të përcaktuar dhe të identifikueshëm, duke kundërshtuar çdo teori deterministe që cakton një shkak të saktë për çdo dukuri; ose një ngjarje që ka ndodhur për shkak të shkaqeve që me siguri ekzistojnë, por nuk janë të njohura ose "jo lineare", të shkyçura ose më mirë "të ndërlikuara", të cilat nuk kanë një sekuencë kauzale-aktualiteti të nevojshme, domethënë deterministe, parashikueshmëria e efekteve. 4 Kontigjenca në filozofi është karakteristika që i atribuohet entitetit ekzistenca e të cilit konsiderohet e panevojshme, por në të njëjtën kohë jo e pamundur: realiteti i tij nuk mund të demostrohet njëherë e përgjithmonë, por as nuk mohohet përfundimisht. K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 6 vatrabiblike@gmail.com Për të mësuar më shumë mbi Vatrën Biblike Katolike, mund të klikoni në Vatra Biblike Katolike. Mund të na kontaktoni në e-mail vatrabiblike@gmail.com Ose në faqen tonë në Facebook Vatra Biblike NË NUMRIN E ARDHSHËM KREACIONIZMI APO EVOLUCONIZMI? A ËSHTË KJO DILEMA? (PJESA E DYTË) Agustini i Iponës , 354-430 “Dy janë gabimet që pengojnë kërkimin e së vërtetës: mosbesimi në mundësinë e gjetjes së saj dhe vetëbesimi i plotë që tashmë e ke gjetur. Contra Academicos II, 3,8.” BURIME UN CREDENTE DI FRONTE ALL’EVOLUZIONE https://www.uccronline.it/2013/10/23/ ecco-perche-si-puo-essere-darwinisti- cattolici/ KËSHILLOHET..TË LEXOHEN MARIANO ARTIGAS: EVOLUZIONE, CREAZIONE E DIVULGAZIONE SCIEN- TIFICA https://www.uccronline.it/2012/07/28/ mariano-artigas-evoluzione-creazione-e -divulgazione-scientifica/ I VINCOLI INTERNI CHE GUIDANO L’E- VOLUZIONE https://www.uccronline.it/2013/04/27/i- vincoli-interni-che-guidano- levoluzione/ IL CASO E LA NASCITA DELLA VITA https://mi-chael.blogspot.com/2017/02/ il-caso-e-la-nascita-della-vita.html A GUIDARE L’EVOLUZIONE NON È IL CASO MA «PRECISI PERCORSI INTER- NI» https://www.uccronline.it/2015/03/30/a -guidare-levoluzione-non-e-il-caso-ma- precisi-percorsi-interni/ FRANCESCO COME DOBZHANSKY: «L’EVOLUZIONE È LA CREAZIONE DI DIO» https://www.uccronline.it/2014/10/31/ francesco-come-dobzhansky- levoluzione-e-la-creazione-di-dio/ LA ‘BUFALA’ DELLA ‘VITA ARTIFI- CIALE’… https://mi-chael.blogspot.com/2010/05/ la-bufala-della-vita-artificiale.html