SlideShare a Scribd company logo
1 of 4
Download to read offline
KËNDVËSHTRIMI KATOLIK
PASAKTËSITË E ROMANIT “KODI I DA VINÇIT”
17 MARS 2019
Nr. 4
PËRMBAJTJA
PASAKTËSITË E
“KODI I DA VINÇIT”
(PJESA E DYTË)
- Jezusi Biri i Hyjit
- Kostandini
- Maria Magdalena
- Merovingët
NË NUMRIN E
ARDHSHËM
GABIMET ARTISTIKE
(PJESA E TRETË)
- Darka e Fundit
- La Vergine delle Rocce
- Monna Liza
- Kisha Templare
- Meridiani i Shën Suplice
Ju lutem
na kontaktoni me
pyetje për të njohur
këndvështrimin
«A ka ndonjë konflikt midis shkencës dhe fesë? Nuk ka asnjë
konflikt në mendjen e Perëndisë, por shpesh ekziston një konflikt
në mendjen e njerëzve ".
Henry Eyring, 1901-1981,
kimist dhe fitues i çmimit Wolf për kimi
“...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi Teofil,
....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë e
mësimeve që more.”
(Lk 1,3-4)
JEZUSI BIRI I HYJIT
“Deri në atë çast historik,
viti 325, kur u mblodh
Konicili i Nikeas, ndjekësit e
tij e quanin Jezusin një
profet të vdekshëm: një njeri
të madh e të pushtetshëm,
por gjithsesi, një njeri. Një
vdekatar [...]. Të qenët e
Jezusit si “Bir i Zotit” është
propozuar dhe votuar në
koncilin e Nikeas. [...] dhe
për më tepër, i një votimi me
një shumicë shumë të
ngushtë.”(Dan Brown, Kodi
i Da Vinçit, 2004, fq. 293-
294)
Titulli “Biri i Hyjit” i
drejtohet Jezusit që në
tekstet e Besëlidhjes së Re,
të shkruara që në shekullin
e parë¹, më shumë se dy
shekuj para Koncilit të
Nikesë (viti 325).
Ajo që u përcaktua gjatë
Koncilit të Nikesë, kundër
herezisë ariane, është natyra
sa njerëzore dhe hyjnore e
Birit të Atit, e shprehur në
formulën ὁμοούσιοντῳ
πατρί (omoùsion tò patrì, = i
njëqenëhëm me Atin) i
pranishëm në të
ashtuquajturin Besoja e
Nikesë. Ario ishte kundër
dynatyrshmërisë së Jezusit,
po ishte Biri i Zotit, por jo i
së njëjtës natyrë, pra e
konsideronte të krijuar prej
Atit.
Pra nuk është e vërtetë që
përkufizimi i Jezusit si i
njëjtë me Atin u votua “me
një mazhorancë të vogël”.
Ipeshkvët e Arios
përfaqësonin një minorancë
të vogël midis 318 etëve të
Koncilit: vetëm Teone i
Marmarikës dhe Sekondi i
Telomaidës votuan kundër.
Duhet theksuar se në fillim
është futur një dialog, në të
cilin Roberti thotë se
“Konstantini nuk ka
shpikur. Thjesht ka
sanksionuar një ide që ishte
përhapur tashmë gjerësisht”.
A ËSHTË KORREKTE TË PËRDORET ROMANI I DEN BROWN, KODI I DA VINÇIT,
SI BURIM HISTORIK PËR TË SHPJEGUAR ORIGJINËN E KRISHTËRIMIT?
Pagezimi i Jezu Krishtit.
Mozaik
F A Q J A 2
vatrabiblike@gmail.com
KOSTANDINI
“Në vitin 325, Kostantini vendosi
të bashkonte Romën nën një fe të
vetme: nën krishtërimin”.
(Dan Brown, Kodi i
Da Vinçit, 2004, fq. 292)
Në të vërtetë, Krishtërimi u bë
besim i shtetit vetëm në vitin 380,
falë Perandorit Teodosio. Nuk ka
asnjë dyshim që Konstandini punoi
shumë për bashkimin e Kishës dhe
për të ardhmen e perandorisë. Ishte
pikërisht ai që e mblodhi dhe e
drejtori Koncilin e parë të Nikesë, i
shqetësuar për mosmarrëveshjet
midis të krishterëve.
Mosmarrëveshje të cilat po
kërcënonin si bashkimin e
besimtarëve, por edhe atë të
perandorisë.
Koncili u mbajt në pallatin
perandorak dhe klerikët u
shoqëruan në udhëtim sikur të
ishin funksionarë të shtetit. Fjalimi
hapës u mbajt nga Konstandini dhe
dokumenti përfundimtar u firmos
më parë nga përfaqësuesi
perandorak Osio i Kordovës, dhe
pastaj nga përfaqësuesit e papës.
Megjithatë, është e vertetë ajo që
thotë Dan Brown: Konstandini u
pagëzua në shtratin e vdekjes dhe
konsiderohet shenjt dhe “i
ngjashëm me apostujt” nga Kisha
Ortodokse, nga disa Kisha
Ortodokse Lindore dhe nga Kisha
Katolike. Por emri i tij nuk është në
Martirologun Romak, katalogu
zyrtar i shenjtërve të njohur nga
Kisha Katolike.
MARIA MAGDALENA
“Por për inat të këtyre
korrigjuesve, nëpër ungjij
vazhdonte të nxirrte krye një temë
tokësore shumë shqetësuese: Maria
Magdalena. [...] Apo, më hollësisht,
martesa e saj me Jezu Krishtin”.
(Dan Brown, Kodi i Da Vinçit,
2004, fq. 308)
Për të mbështetur hipotezën e tij
qëndrore të librit, mbi martesën e
hamendësuar të Jezusit me
Magdalenën, Dan Brown citon një
pjesë të Ungjillit sipas Filipit:
«Dhe shoqja e Shëlbuesit është
Marie Magdalena. Krishti e donte
më shumë se gjithë dishepujt e tjerë
dhe shpeshherë e puthte në buzë.
Dishepujt e tjerë e fyen dhe e
shfaqën pakënaqësinë. I thanë:
“Pse e do më shumë se të gjithë
ne?”».
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2004, fq. 310)  
 
Në të vërtetë, Dan Brown nuk jep
fillimin e paragrafit, i cili jep qartë
natyrën e lidhjes dashurore midis
Krishtit dhe Magdalenës.
“Sofia, e cila thirret sterile, është
nëna e ëngjëjve. Është shoqëruesja
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 4
Kostandini i Madh 272—337
Statujë në Berat
Harku i Kostandinit
Romë
Shfaqja e Krishtit ndaj Maria Magda-
lenës pas Ringjalljes e pikturuar
nga Aleksandër Ivanov 1835
Ikonë ruse që përshkruan Konstandin
në mesin e Etërve të Këshillit në Këshil-
lin e parë të Nikaeas (325)
Monogrami Konstantinian.
Muzetë e Vatikanit.
F A Q J A 3
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 4 vatrabiblike@gmail.com
e Shpëtimtarit dhe Maria
Magdalenës. Krishti e donte...”.
(Ungjilli sipas Filipit, kapitulli
55.)
Teologjia gnostike parashikonte
disa gjysëmhyjni të quajtura eona.
Numri i këtyre gjysëmhyjnive
ndryshonte në varësi të grupeve
gnostike (zakonisht 9). Sipas
gnostikëve, dy prej këtyre eonëve,
Shpëtimtari dhe Sofia, të cilët në
amëshim kanë krijuar ëngjëjt, u
mishëruan tek Krishti dhe tek
Magdalena, duke sjellë në tokë
lidhjen e tyre qiellore. Kjo pjesë
nuk duhet marrë si një provë
historike e martesës së Jezusit me
Magdalenën, por si një alegori e
një vizioni të saktë teologjik.
Për më tepër, në Ungjillin sipas
Filipit, përveç se gjejmë
personazhe të ndryshme të cilët
marrin “puthje në buzë” (simbol i
bashkimit shpirtëror), lexohet se
bashkimi seksual midis burrit dhe
gruas konsiderohet gjithmonë si
prostitucion. Gjithësesi, më tepër
se një “gabim”, nëse e marrim si të
tillë, ai përfaqëson pretekstin mbi
të cilin është ndërtuar i gjithë libri i
Dan Brown-it.
Mbi këtë çështje, autori nuk flet
shumë duke përdorur teza që nuk
janë të tijat.  
 
“Një bir i Jezusit do ta resiste
konceptin e rëndësishëm të
karakterit hyjnor të Krishtit...”.
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2004, fq. 320)
Kjo nuk është teologjikisht e
vërtetë; në fakt, Kisha thekson se
Jezu Krishti është edhe njeri i
vërtetë, prandaj mund të kishte
bërë fëmijë, ashtu sikurse edhe ka
zhvilluar edhe aktivitete të tjera
njerëzore. (ka punuar, ka folur,
është emocionuar, ka pasur frikë,
ka fjetur, është zemëruar, etj...)
“Meqë emri i saj ishte i ndaluar
nga Kisha, Marie Magdalena u
njoh me pseudonime të ndryshme:
Kupa, Graali i Shenjtë dhe
Trëndafili”.
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2004, fq. 320)
Maria Magdalena është një shenjte
e Kishës Katolike, një nga më të
rëndësishmet, pasi ishte
dëshmitare e drejtëpërdrejtë e
predikimeve të Jezusit. Asaj i janë
dedikuar kisha, famulli, bashkësi,
festa dhe pushime. Miliona vajza
janë pagëzuar me emrin
Magadalena ose Maria Magdalena.
Dhe gjithmonë ka qenë një prej
emrave më të përdorur nga gratë
që zgjedhin të bëhen murgesha.
Kisha Katolike ka, të paktën, edhe
14 shenjtëresha të tjera me këtë
emër.
MEROVINGËT
“Megjithatë, trashëgimtarët e
Krishtit u rritën qetësisht në
Francë, në vendin e tyre të fshehtë,
derisa në shekullin e pestë hodhën
një hap të guximshëm: duke u
martuar me mbretërit e Francës
dhe duke krijuar dinastinë e
Merovingëve”.
(Dan Brown, Kodi i Da
Vinçit, 2004, fq. 324)
Hipoteza nuk gjen konfirmim në
asnjë burim historik ose
arkeologjik. Në fakt, ajo rrjedh nga
“Kupa e Shenjtë” e Baigent, Leigh
dhe Lincoln. Këta autorë nuk u
bazuan në asnjë dokument historik,
por vetëm në “Dosjet e Fshehta” të
Parësisë së Sionit. Këto dokumente
janë vendosur diku nga vitet 60 në
Bibliotekën Kombëtare të Parisit.
Ato janë të falsifikuara dhe të
shkruara nga Pierre Plantard për të
dokumentuar një prejardhje fisnike.
Mbretëria e Merovingëve
Vizioni i Gralit të Shenjtë, Bohorti dhe Percevali zbulojnë Gralin,
këtu të identifikuar qartë me Kupën e Shenjtë. Pikturë nga William Morris (1890).
Maria Magdalena, e pikturuar nga
Andrea Solario dhe Bernardino Luini
F A Q J A 4
SHËNIME
¹Referime Jezusit si biri i Hyjit: Mt 4,3-6;8,
29;14, 33; 27, 40-43, Mk1, 1;3,11; 5,7;
14,61;15, 39, Lk 1, 32; 3,38; 4,3-9; 4,41; 8,28;
22,70, Gjn 1,34;1, 49;3,17-18; 3,36; 5,25;
Heb10,36;11,4;11,27;19,7; 20,31, Vap
9,20,Rom 1,4;1,9; 2Kor 1,19; Gal 2,20, Ef
4,13. 4,14; 6, 6;7,3;10,29, 1 Gjn 3,8; 4,9-10;
4,15; 5,5; 5,9-13; 5,20, 2 Gjn 3.
BURIME
https://it.wikipedia.org/wiki/
Critiche_al_Codice_da_Vinci
Burimi i plotë: https://
www.cesnur.org/2003/
mi_davinci.htm
KËSHILLOHET TË LEXOHEN
 Jose UllateFabo
KUNDËR KODIT TË VINÇIT
Mistifikimet e Dan Braunit dhe e
vërteta katolike
 Rik Xhejms,
E VËRTETA HISTORIKE PRAPA
KODIT TE DA VINÇIT
Çfarë është histori dhe çfarë është
imagjinatë?
https://www.studentishqiptar.com/a/
davincit.html
K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 4
vatrabiblike@gmail.com
Për të mësuar më shumë mbi
Vatrën Biblike Katolike, mund të
klikoni në Vatra Biblike Katolike.
Mund të na kontaktoni në e-mail
vatrabiblike@gmail.com
Ose në faqen tonë në Facebook
Vatra Biblike
DËSHIRON TË BËHESH EDHE TI
NJË TEOFIL?
MERR PJESË NË BULETININ
KËNDVËSHTRIMI KATOLIK
DUKE SUGJERUAR PYETJE
DHE ÇËSHTJE
MBI TË CILAT DISKUTON
ME MIQTË E TU!
KY BULETIN DO TË BAZOHET
NË BASHKËPUNIMIN TËND,
O I DASHUR TEOFIL I
SHEKULLIT TË XXI.
NË NUMRAT E ARDHSHËM
PASAKTËSITË E ROMANIT
“KODI I DA VINÇIT”
PJESA E TRETË
GABIMET ARTISTIKE
 DARKA E FUNDIT
 LA VERGINE DELLE
ROCCE
 MONNA LIZA
 KISHA TEMPLARE
 MERIDIANI I SHËN
SUPLICE

More Related Content

What's hot

Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeAsambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 

What's hot (20)

Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2Kendveshtrimi katolik nr. 2
Kendveshtrimi katolik nr. 2
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 15 (28 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 65 ( 7 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 77 ( 13 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 62 (14 Shkurt 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 52 ( 22 Nentor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 43 ( 20 Shtator 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 54 ( 6 Dhjetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 84 ( 19 Shtator 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 46 (11 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 48 (25 Tetor 2018)
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 18 (18 Janar 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (12 Prill 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 

Similar to Kendveshtrimi katolik nr. 4

Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Asambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Azbiela Meta
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )VatraBiblike
 
Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``Adriatik Rexha
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Azbiela Meta
 

Similar to Kendveshtrimi katolik nr. 4 (14)

Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 67 ( 21 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 12 (07 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 79 ( 20 Qershor 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 47 (18 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 36 (7 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 13 (14 Dhjetor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 49 ( 31 Tetor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 69 ( 4 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 14 (21 Dhjetor 2017 )
 
Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``Stuart Olyott ``101 Profecitë``
Stuart Olyott ``101 Profecitë``
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 45 (4 Tetor 2018)
 

More from VatraBiblike

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5VatraBiblike
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)VatraBiblike
 

More from VatraBiblike (13)

Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6Kendveshtrimi katolik nr.6
Kendveshtrimi katolik nr.6
 
Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5Kendveshtrimi katolik nr. 5
Kendveshtrimi katolik nr. 5
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 82 ( 30 Gusht 2019 )
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 71 ( 25 Prill 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 68 ( 28 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 66 ( 14 Mars 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 60 ( 31 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 40 (6 Shtator 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 39 (28 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 33 (17 Maj 2018)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 29 (19 Prill 2018)
 

Kendveshtrimi katolik nr. 4

  • 1. KËNDVËSHTRIMI KATOLIK PASAKTËSITË E ROMANIT “KODI I DA VINÇIT” 17 MARS 2019 Nr. 4 PËRMBAJTJA PASAKTËSITË E “KODI I DA VINÇIT” (PJESA E DYTË) - Jezusi Biri i Hyjit - Kostandini - Maria Magdalena - Merovingët NË NUMRIN E ARDHSHËM GABIMET ARTISTIKE (PJESA E TRETË) - Darka e Fundit - La Vergine delle Rocce - Monna Liza - Kisha Templare - Meridiani i Shën Suplice Ju lutem na kontaktoni me pyetje për të njohur këndvështrimin «A ka ndonjë konflikt midis shkencës dhe fesë? Nuk ka asnjë konflikt në mendjen e Perëndisë, por shpesh ekziston një konflikt në mendjen e njerëzve ". Henry Eyring, 1901-1981, kimist dhe fitues i çmimit Wolf për kimi “...vendosa t’i shkruaj për ty, i përndritshmi Teofil, ....që të jesh i sigurt për palëkundshmërinë e mësimeve që more.” (Lk 1,3-4) JEZUSI BIRI I HYJIT “Deri në atë çast historik, viti 325, kur u mblodh Konicili i Nikeas, ndjekësit e tij e quanin Jezusin një profet të vdekshëm: një njeri të madh e të pushtetshëm, por gjithsesi, një njeri. Një vdekatar [...]. Të qenët e Jezusit si “Bir i Zotit” është propozuar dhe votuar në koncilin e Nikeas. [...] dhe për më tepër, i një votimi me një shumicë shumë të ngushtë.”(Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2004, fq. 293- 294) Titulli “Biri i Hyjit” i drejtohet Jezusit që në tekstet e Besëlidhjes së Re, të shkruara që në shekullin e parë¹, më shumë se dy shekuj para Koncilit të Nikesë (viti 325). Ajo që u përcaktua gjatë Koncilit të Nikesë, kundër herezisë ariane, është natyra sa njerëzore dhe hyjnore e Birit të Atit, e shprehur në formulën ὁμοούσιοντῳ πατρί (omoùsion tò patrì, = i njëqenëhëm me Atin) i pranishëm në të ashtuquajturin Besoja e Nikesë. Ario ishte kundër dynatyrshmërisë së Jezusit, po ishte Biri i Zotit, por jo i së njëjtës natyrë, pra e konsideronte të krijuar prej Atit. Pra nuk është e vërtetë që përkufizimi i Jezusit si i njëjtë me Atin u votua “me një mazhorancë të vogël”. Ipeshkvët e Arios përfaqësonin një minorancë të vogël midis 318 etëve të Koncilit: vetëm Teone i Marmarikës dhe Sekondi i Telomaidës votuan kundër. Duhet theksuar se në fillim është futur një dialog, në të cilin Roberti thotë se “Konstantini nuk ka shpikur. Thjesht ka sanksionuar një ide që ishte përhapur tashmë gjerësisht”. A ËSHTË KORREKTE TË PËRDORET ROMANI I DEN BROWN, KODI I DA VINÇIT, SI BURIM HISTORIK PËR TË SHPJEGUAR ORIGJINËN E KRISHTËRIMIT? Pagezimi i Jezu Krishtit. Mozaik
  • 2. F A Q J A 2 vatrabiblike@gmail.com KOSTANDINI “Në vitin 325, Kostantini vendosi të bashkonte Romën nën një fe të vetme: nën krishtërimin”. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2004, fq. 292) Në të vërtetë, Krishtërimi u bë besim i shtetit vetëm në vitin 380, falë Perandorit Teodosio. Nuk ka asnjë dyshim që Konstandini punoi shumë për bashkimin e Kishës dhe për të ardhmen e perandorisë. Ishte pikërisht ai që e mblodhi dhe e drejtori Koncilin e parë të Nikesë, i shqetësuar për mosmarrëveshjet midis të krishterëve. Mosmarrëveshje të cilat po kërcënonin si bashkimin e besimtarëve, por edhe atë të perandorisë. Koncili u mbajt në pallatin perandorak dhe klerikët u shoqëruan në udhëtim sikur të ishin funksionarë të shtetit. Fjalimi hapës u mbajt nga Konstandini dhe dokumenti përfundimtar u firmos më parë nga përfaqësuesi perandorak Osio i Kordovës, dhe pastaj nga përfaqësuesit e papës. Megjithatë, është e vertetë ajo që thotë Dan Brown: Konstandini u pagëzua në shtratin e vdekjes dhe konsiderohet shenjt dhe “i ngjashëm me apostujt” nga Kisha Ortodokse, nga disa Kisha Ortodokse Lindore dhe nga Kisha Katolike. Por emri i tij nuk është në Martirologun Romak, katalogu zyrtar i shenjtërve të njohur nga Kisha Katolike. MARIA MAGDALENA “Por për inat të këtyre korrigjuesve, nëpër ungjij vazhdonte të nxirrte krye një temë tokësore shumë shqetësuese: Maria Magdalena. [...] Apo, më hollësisht, martesa e saj me Jezu Krishtin”. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2004, fq. 308) Për të mbështetur hipotezën e tij qëndrore të librit, mbi martesën e hamendësuar të Jezusit me Magdalenën, Dan Brown citon një pjesë të Ungjillit sipas Filipit: «Dhe shoqja e Shëlbuesit është Marie Magdalena. Krishti e donte më shumë se gjithë dishepujt e tjerë dhe shpeshherë e puthte në buzë. Dishepujt e tjerë e fyen dhe e shfaqën pakënaqësinë. I thanë: “Pse e do më shumë se të gjithë ne?”». (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2004, fq. 310)     Në të vërtetë, Dan Brown nuk jep fillimin e paragrafit, i cili jep qartë natyrën e lidhjes dashurore midis Krishtit dhe Magdalenës. “Sofia, e cila thirret sterile, është nëna e ëngjëjve. Është shoqëruesja K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 4 Kostandini i Madh 272—337 Statujë në Berat Harku i Kostandinit Romë Shfaqja e Krishtit ndaj Maria Magda- lenës pas Ringjalljes e pikturuar nga Aleksandër Ivanov 1835 Ikonë ruse që përshkruan Konstandin në mesin e Etërve të Këshillit në Këshil- lin e parë të Nikaeas (325) Monogrami Konstantinian. Muzetë e Vatikanit.
  • 3. F A Q J A 3 K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 4 vatrabiblike@gmail.com e Shpëtimtarit dhe Maria Magdalenës. Krishti e donte...”. (Ungjilli sipas Filipit, kapitulli 55.) Teologjia gnostike parashikonte disa gjysëmhyjni të quajtura eona. Numri i këtyre gjysëmhyjnive ndryshonte në varësi të grupeve gnostike (zakonisht 9). Sipas gnostikëve, dy prej këtyre eonëve, Shpëtimtari dhe Sofia, të cilët në amëshim kanë krijuar ëngjëjt, u mishëruan tek Krishti dhe tek Magdalena, duke sjellë në tokë lidhjen e tyre qiellore. Kjo pjesë nuk duhet marrë si një provë historike e martesës së Jezusit me Magdalenën, por si një alegori e një vizioni të saktë teologjik. Për më tepër, në Ungjillin sipas Filipit, përveç se gjejmë personazhe të ndryshme të cilët marrin “puthje në buzë” (simbol i bashkimit shpirtëror), lexohet se bashkimi seksual midis burrit dhe gruas konsiderohet gjithmonë si prostitucion. Gjithësesi, më tepër se një “gabim”, nëse e marrim si të tillë, ai përfaqëson pretekstin mbi të cilin është ndërtuar i gjithë libri i Dan Brown-it. Mbi këtë çështje, autori nuk flet shumë duke përdorur teza që nuk janë të tijat.     “Një bir i Jezusit do ta resiste konceptin e rëndësishëm të karakterit hyjnor të Krishtit...”. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2004, fq. 320) Kjo nuk është teologjikisht e vërtetë; në fakt, Kisha thekson se Jezu Krishti është edhe njeri i vërtetë, prandaj mund të kishte bërë fëmijë, ashtu sikurse edhe ka zhvilluar edhe aktivitete të tjera njerëzore. (ka punuar, ka folur, është emocionuar, ka pasur frikë, ka fjetur, është zemëruar, etj...) “Meqë emri i saj ishte i ndaluar nga Kisha, Marie Magdalena u njoh me pseudonime të ndryshme: Kupa, Graali i Shenjtë dhe Trëndafili”. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2004, fq. 320) Maria Magdalena është një shenjte e Kishës Katolike, një nga më të rëndësishmet, pasi ishte dëshmitare e drejtëpërdrejtë e predikimeve të Jezusit. Asaj i janë dedikuar kisha, famulli, bashkësi, festa dhe pushime. Miliona vajza janë pagëzuar me emrin Magadalena ose Maria Magdalena. Dhe gjithmonë ka qenë një prej emrave më të përdorur nga gratë që zgjedhin të bëhen murgesha. Kisha Katolike ka, të paktën, edhe 14 shenjtëresha të tjera me këtë emër. MEROVINGËT “Megjithatë, trashëgimtarët e Krishtit u rritën qetësisht në Francë, në vendin e tyre të fshehtë, derisa në shekullin e pestë hodhën një hap të guximshëm: duke u martuar me mbretërit e Francës dhe duke krijuar dinastinë e Merovingëve”. (Dan Brown, Kodi i Da Vinçit, 2004, fq. 324) Hipoteza nuk gjen konfirmim në asnjë burim historik ose arkeologjik. Në fakt, ajo rrjedh nga “Kupa e Shenjtë” e Baigent, Leigh dhe Lincoln. Këta autorë nuk u bazuan në asnjë dokument historik, por vetëm në “Dosjet e Fshehta” të Parësisë së Sionit. Këto dokumente janë vendosur diku nga vitet 60 në Bibliotekën Kombëtare të Parisit. Ato janë të falsifikuara dhe të shkruara nga Pierre Plantard për të dokumentuar një prejardhje fisnike. Mbretëria e Merovingëve Vizioni i Gralit të Shenjtë, Bohorti dhe Percevali zbulojnë Gralin, këtu të identifikuar qartë me Kupën e Shenjtë. Pikturë nga William Morris (1890). Maria Magdalena, e pikturuar nga Andrea Solario dhe Bernardino Luini
  • 4. F A Q J A 4 SHËNIME ¹Referime Jezusit si biri i Hyjit: Mt 4,3-6;8, 29;14, 33; 27, 40-43, Mk1, 1;3,11; 5,7; 14,61;15, 39, Lk 1, 32; 3,38; 4,3-9; 4,41; 8,28; 22,70, Gjn 1,34;1, 49;3,17-18; 3,36; 5,25; Heb10,36;11,4;11,27;19,7; 20,31, Vap 9,20,Rom 1,4;1,9; 2Kor 1,19; Gal 2,20, Ef 4,13. 4,14; 6, 6;7,3;10,29, 1 Gjn 3,8; 4,9-10; 4,15; 5,5; 5,9-13; 5,20, 2 Gjn 3. BURIME https://it.wikipedia.org/wiki/ Critiche_al_Codice_da_Vinci Burimi i plotë: https:// www.cesnur.org/2003/ mi_davinci.htm KËSHILLOHET TË LEXOHEN  Jose UllateFabo KUNDËR KODIT TË VINÇIT Mistifikimet e Dan Braunit dhe e vërteta katolike  Rik Xhejms, E VËRTETA HISTORIKE PRAPA KODIT TE DA VINÇIT Çfarë është histori dhe çfarë është imagjinatë? https://www.studentishqiptar.com/a/ davincit.html K Ë N D V Ë S H T R I M I K A T O L I K N R 4 vatrabiblike@gmail.com Për të mësuar më shumë mbi Vatrën Biblike Katolike, mund të klikoni në Vatra Biblike Katolike. Mund të na kontaktoni në e-mail vatrabiblike@gmail.com Ose në faqen tonë në Facebook Vatra Biblike DËSHIRON TË BËHESH EDHE TI NJË TEOFIL? MERR PJESË NË BULETININ KËNDVËSHTRIMI KATOLIK DUKE SUGJERUAR PYETJE DHE ÇËSHTJE MBI TË CILAT DISKUTON ME MIQTË E TU! KY BULETIN DO TË BAZOHET NË BASHKËPUNIMIN TËND, O I DASHUR TEOFIL I SHEKULLIT TË XXI. NË NUMRAT E ARDHSHËM PASAKTËSITË E ROMANIT “KODI I DA VINÇIT” PJESA E TRETË GABIMET ARTISTIKE  DARKA E FUNDIT  LA VERGINE DELLE ROCCE  MONNA LIZA  KISHA TEMPLARE  MERIDIANI I SHËN SUPLICE