REVISTA " UTOPIA "
I paanë eshtë qielli me kaltërsine e tij.
Të pafundme janë mendimet tona. Ato e mbushin qiellin në formën e reve të dendura dhe yjeve të shndritshëm. Nuk e njohim botën, por kujtojmë të kundërtën.
Secili nga ne dëshiron një Utopia të veten. Secili nga ne ëndërron që një dite kjo Utopi të bëhet realitet.
#MesueseAurela
Ne shekullin e 14 ne Shqiperi kishte nje zhvillim te mire ekonomik, kjo beri qe rinia shqiptare te shkollohet ne shume qendra te zhvilluara te Europes, sic ishte Venediku, Padova dhe Dubrovniku etj.
PROJEKT:
GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
OBJEKTIVAT:
1.JETA DHE VEPRA
- LIRIKE-
-EPIKE
- DRAMATIKE
2) ANALIZE “LAHUTA E MALCIS”
3) “LAHUTA E MALCIS”
PERKRAH LETERSISE
ARBERESHE
4)LAHUTA E MALCIS DHE EPOSET E TJERA SHQIPETARE
5) VLERESIMI QE KANE DHENE PER LAHUTEN E MALCIS
6) VLERESIMI JUAJ PER GJERGJ FISHTEN DHE LAHUTEN E MALCIS
#MesueseAurela
Ne shekullin e 14 ne Shqiperi kishte nje zhvillim te mire ekonomik, kjo beri qe rinia shqiptare te shkollohet ne shume qendra te zhvilluara te Europes, sic ishte Venediku, Padova dhe Dubrovniku etj.
PROJEKT:
GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
OBJEKTIVAT:
1.JETA DHE VEPRA
- LIRIKE-
-EPIKE
- DRAMATIKE
2) ANALIZE “LAHUTA E MALCIS”
3) “LAHUTA E MALCIS”
PERKRAH LETERSISE
ARBERESHE
4)LAHUTA E MALCIS DHE EPOSET E TJERA SHQIPETARE
5) VLERESIMI QE KANE DHENE PER LAHUTEN E MALCIS
6) VLERESIMI JUAJ PER GJERGJ FISHTEN DHE LAHUTEN E MALCIS
#MesueseAurela
Reviste Shkencore ....Rreth se nesermes
Shkenca sot
Artikujt kryesore
• Evolucioni I saj qe rritet dita dites
•Si priten rezultatet shkencore nga njerezit e thjeshte?!
•Cilat jane gjetjet qe po ndryshojne konceptin mbi jeten?!
Teknologji
Astronomi
Botanike
Mjeksi
Arkitekture
#MesueseAurela
Reviste Shkencore ....Rreth se nesermes
Shkenca sot
Artikujt kryesore
• Evolucioni I saj qe rritet dita dites
•Si priten rezultatet shkencore nga njerezit e thjeshte?!
•Cilat jane gjetjet qe po ndryshojne konceptin mbi jeten?!
Teknologji
Astronomi
Botanike
Mjeksi
Arkitekture
#MesueseAurela
Jetë paralele . Hitleri dhe Stalini
Adolf Hitleri
Ngritja ne fuqi
Jeta Politike
Stalini
Roli ne Revolucion e vitit 1917-1919
Stalinizmi
Marraja e Pushtetit dhe Roli ne Poltikat e vitit 1919-1922
Stalini dhe Hitleri, midis dashurisë dhe urrejtjes
Terrori dhe Viktimat
#MesueseAurela
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016ALB-AID Kukes
Eseja, poezia dhe proza letrare
(fjalë për talentet e gazetës “Jemi edhe
Ju ndoshta keni dëgjuar që, në themelin e krijimtarisë letrare qëndron sinqeriteti. Kur merrni penën për të shkruar, pyeteni veten, sa të sinqertë do te jeni. Do të kishte qenë shumë më mirë ta thyeni penën se sa të shkruani diçka të pasinqertë. Kinezët kanë një fjalë të mençur ku thonë, “nuk është ndonjë hata e madhe nëse nuk je artist, por është shumë trishtuese nëse je artist i keq”. Kur dilni nga shtëpia dhe shkoni në shkollë apo ku do që shkoni, askush nuk ju pyet, hë çfarë ke shkruar. Kjo do të thotë se ne jemi plotësisht të lirë të mos shkruajmë. Por nëse shkruajmë, nuk bën që dikush të na thotë, ke shkruar keq. Shikoni ndryshimin e madh.
Unë e di që ju e doni shumë atdheun. Edhe pse shumë familje po largohen prej atdheu, edhe pse shumë familje nuk kane energji elektrike, nuk kanë ushqim të mjfatueshëm për darkë, nuk kanë biletë për të vizituar dikë, nuk gjejnë borxh dhe as kredi për të paguar studimet e fëmijëve, nuk kanë para për ilaçet, nuk munden të njohin vendin e vet, të shkojnë ndoshta ndonji herë edhe në plazh, sepse nuk kanë lekë të mjaftueshëm...
Ju prapë e doni atdheun dhe bëni shumë mirë. Por ju harroni se ky atdhe, ky vend ku jetojmë, më pak nga çdo gjë ka nevojë për vjershat tuaja nëse ju nuk jeni të sinqertë, ai nuk i lexon. Nuk lexon edhe për faktin sepse ndodhta nuk keni qenë të sinqertë. Më shumë se për çdo gjë, atdheu ka nevojë për synimet tuaja që të bëni diçka konkrete për të, të përgatiteti për ti kushtuar jetën atij, për ta ngritur në ato lartësi ku janë kombet e tjerë. Por shpesh historia ju ve në gjumë, ju gënjen duke ju thënë se ne jemi më të mirët, ne jemi me trimat, ne jemi më bujarët. Ne jemi këto që jemi por nuk jemi më të mirët.
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014ALB-AID Kukes
Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.
Donator: Norwegian Embassy, Prishtina, Kosove
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet.
U prezantua në Tiranë studimi “Viktimat e Municioneve Në Shqipëri -
Vështrim i përgjithshëm i gjendjes dhe nevojave”
Ky studim është botuar në kuadër të projektit “Vlerësimi i Nevojave Social –Ekonomike dhe Mjekësore i kërkesave të viktimave me UXO/ERW në Shqipëri.”, cili është zbatuar nga shoqata ALB-AID në 6 qarqe të Shqipërisë. Hapjen e takimit e bëri Z. Jonuz
Kola, i cili në fjalimin e tij theksoj se qëllimi i këtij workshopi kombëtar është njohja e institucioneve shtetërore me problematikën
dhe nevojat për shërbime e mbështetje të viktimave të municioneve si grupim me aftësi të kufizuar, duke u përqendruar tek sensibilizimi e qeverisë për përfshirjen e viktimave të municioneve në Ligjin Integral për Shërbimet për Personat me Aftësi të
Kufizuar. Gjithashtu ai theksoi se është shumë e rëndësishme nxitja e qeverisë për të kompletuar regjistrimin e viktimave të municioneve në të gjitha qarqet e Shqipërisë.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Znj. Bardhulka Kospiri – zv.ministre e MMSRsë, e cila në fjalën e saj shprehu mirënjohjen për studimin e hollësishëm të kryer në 6 qarqet e vendit. Ajo theksoi se regjistrimi i personave të dëmtuar në një bazë të dhënash do t'ju shërbej të gjithë aktorëve të interesuar për planifikime të programeve të ndryshme për këtë shtresë.
Gjithashtu, përmendi punën që ka bërë qeveria ndaj kësaj shtrese dhe objektivat për të ardhmen që kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së jetës, dhe integrimin e plotë të tyre në shoqëri.
Workshopi vazhdoi me prezantimin e hollësishëm të gjetjeve të studimit dhe diskutimin e tyre nga të pranishmit..
Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.
Artikulli Kryersor: "Çmimi i vitit 2013 i OSBE vjen në Kukës"
Me datë 05.12.2013 prezenca e OSBE në Shqipëri në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
organizoi një pritje, ku zotërinjtë Jonuz Kola – drejtor ekzekutiv i shoqatës ALB-AID dhe Fadil Shehu –
protezist pranë spitalit të Kukësit i’u dha çmimi i vitit për kontributin e tyre në përmbushjen e mandatit të
OSBE-së në Shqipëri”. Në kuadrin e iniciativës “SHQIPERIA DHURON” këtë çmim. z. Kola do ta
shpërndaje ne formën e dhuratave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri për fëmijët me aftësi të kufizuara të
bashkisë Kukës....
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015ALB-AID Kukes
Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.
Donator: Norwegian Embassy, Prishtina, Kosove
Një mijë e një falënderime për të gjithë ato që besuan tek unë votën e tyre për të përfaqësuar zërin e shkollës dhe të çdo anëtari të saj.
Ndihem e nderuar qe isha produkt i një procesi zgjedhor të drejtë, të lire e demokratik në plot kuptimin e fjalës, ndryshe nga ajo që ndodh rëndomtë ne politiken e gdhendur thellë në rrënjët e demokracisë në vendin tonë, aty ku e vërteta është e rreme dhe e rrema e vërtetë, aty ku vota tjetërsohet, te drejtat shkilen dhe premtimet nuk mbahen.
Kjo pasqyre zgjedhjesh qe zhvilluam ishte më së miri demonstrimi madhështor i demokracisë në tempullin e dijes, pikërisht në shkollë aty ku gjithçka zë fill.
Urime të shumta dhe një shtrëngim i sinqertë duarsh me kundërshtaren ishte mbyllja më e mirë. Dhe, a nuk ndodh kështu në demokracinë e vërtetë?! Po patjetër, por është për të ardhur keq që kjo ne vendin tonë është thjesht e pamundur. Rezultati nuk pranohet dhe kundërshtari bëhet armiku i jetës . I pavarur është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikes, prandaj nëse jemi të fortë, forca do të flasë vetë e nëse jemi te dobët fjalët nuk të ndihmojnë dot.
Por çdo të thotë për mua të jesh presidente?
Presidente, një privilegj dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë. Më është ngulitur thellë në mendje një frazë qe shoqëroi urimin që me dha mësuesja kujdestare e cila u shpreh: " Urime për postin, po ama mos harro bëj diçka që te ngelesh ne kujtesë dhe te mos jesh thjesht nje nga ato qeveritare të shkollës tonë".
E që ditën e parë e ndjeja thellë frymën e përgjegjësisë që s'më lejonte të gëzohesha. Ndërkaq sot, më shumë se kurrë ndihem e motivuar me një qeveri nxënësish aktiv që shpesh herë mblidhemi për të ngritur zërin përtej mureve të heshtjes, për të thënë që po jemi edhe ne pjesë e vendimmarrjes. E në këtë kontekst edhe unë si Martin Luter King kam një ëndërr.
Unë kam një ëndërr se një dite shkolla ime do jete me ndryshe, do jete me mire nga ç'është.
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.54 Muaji MAJ 2015ALB-AID Kukes
Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.
Donator: Norwegian Embassy, Prishtina, Kosove
04-prill Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit ndaj Minave
Me mbështetjen e Handicap International shoqata ALB-AID ka
organizuar një sërë aktivitetesh në kuadër të Ditës
ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit ndaj Minave.
Kështu me datë 3 prill është hapur një ekspozitë vizatimi me
vizatimet e nxënësve të shkollave 9-vjeçare të Kukësit me
qëllimin për të rritur ndërgjegjësimin për të drejtat e të mbijetuarve nga municionet e paplasura (UXO)në Shqipëri.
Gjithashtu u organizua edhe krosi pranveror me nxënësit e 5
shkollave 9-vjeçare të qytetit të Kukësit. Në fund ta aktiviteteve të kësaj ditë në fjalën e saj Ardjana Mani – e mbijetuar e minave i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare në emër të të mbijetuarit e minave / UXO dhe Personave me Aftësi të Kufizuar
Lexim Jashtë klase
Titulli : Princi i vogël
Autori : Antoine de Saint-Exupéry
Tema :
Ky libër flet për largimin e Princit të Vogël nga planeti i tij, për të eksploruar botën e për të gjetur miq të rinj, ku njeh edhe sjelljet e njerëzve të ndryshëm. Atë do ta shoqërojnë edhe shumë aventura nga pas.
Mesazhet :
Të kesh një mik të mirë do të thotë të kesh gjithë botën.
Bota imagjinare e fëmijëve është aq e madhe, me ëndrra të pafundme e miq imagjinarë, që i shoqërojnë kudo ata janë.
Vlerat e novelës :
Kjo novelë më pëlqen shumë për vlerat e tij.
Stili dhe origjinaliteti i të shkruarit vihet re që në leximin e parë. Subjekti është tepër interesant.
Gjithashtu, nuk mungon gjuha e pasur letrare, që të bën ta pëlqesh këtë libër me patjetër.
Personazhet kanë karaktere tërheqëse.
Tematikat e trajtuara janë të shoqërura me ilustrime mbreslënëse. Fantazia e gjallë e autorit nuk mungon në asnjë fjali të kësaj novele.
Ky libër jep mesazhe morale shumë të forta për jetën.
Prandaj edhe duhet lexuar nga të gjithë.
#MesueseAurela
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
Detyrë
Lënda : Gjeografi
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit të tyre
Liqenet ndryshojnë nga njëri-tjetri në bazë të mënyrës së formimit të tyre. Ato ndahen në liqene artificiale, tektonike. vullkanike, akullnajore, karstike dhe bregdetare
#MesueseAurela
Hamleti, model i analizës së veprës
Subjekti i veprës
Klaudi ka vrarë në gjumë vëllanë e tij, mbretin Hamlet të Danimarkës dhe është martuar me gruan e tij, duke ia rrëmbyer fronin princit Hamlet. Ky i fundit ndërpret studimet dhe kthehet në
shtëpi plot pikëllim dhe dyshime për vdekjen e të atit. Atij i është shfaqur si vegim fantazma e babait të vdekur, që i tregon të vërtetën për helmimin e tij. Hamleti zbulon anë të atilla të jetës, që deri më atëherë nuk i kishte menduar kurrë: xhaxhai vrasës i babait, nëna e paqëndrueshme, e cila hidhet në krahët e tij dhe degjenerimi i gjithë oborrit danez. Edhe e dashura e tij Ofelia ndonëse ka një dashuri të sinqertë dhe të pastër për të është moralisht e pafuqishme për ta ndihmuar, pasi beson gjithçka i thotë babai i saj intrigant. Pas gjithë këtyre situatave, Hamleti arrin ta kuptojë vrasësin e vërtetë të të atit, por për ta vërtetuar të gjithë këtë dyshim vendos të shfaqë një dramë me subjekt të ngjashëm me rrëfimin e fantazmës. Pasi vërteton të gjithë të vërtetën e dhimbshme shtiret si i çmendur. Falë gjithë dinakërisë dhe intelektit, kurtheve dhe intrigave, tmerreve dhe tragjedive, tradhtive dhe pabesive, Hamleti arrin ta vrasë Klaudin dhe më pas vret edhe veten.
#MesueseAurela
Ky është një model i planit edukativ më i specifikuar dhe me një strukturë të qartë.
Ju kujtojmë që plani edukativ ndërtohet në varësi të nevojave specifike të nxënësve të klasës që keni në kujdestari.
#MesueseAurela
Ese Dhe
" Hamleti"
Model i analizës së veprës
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Letërsi
Shkalla: V
Klasa: X
Tematika: Rilindja dhe Humanizmi Evropian 5 orë
Situata e të nxënit: Nxënësi kupton se si përvojat letrare ndikojnë duke ndërtuar përvoja personale, vlera dhe qëndrime që vlejnë më vonë në perceptimin e botës.
Tema mësimore: Analizë “Hamleti” (ora 3)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:
Kompetenca e të menduarit:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
•diskuton në grup në mënyrë konstruktive duke dhënë dhe marrë informacion.
•Njeh dhe vlerëson veprën e Shekspirit për kontributin e saj si gur themeli i letërsisë së mëvonshme
•Aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit
•diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Hamletit”
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuhë shqipe dhe gjuhë e huaj, arte, histori, Tik
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e mendimeve, lexim i drejtuar, ritregim, harta e koncepteve, diskutim i drejtuar, puna me skeda
#MesueseAurela
Statistike – Projekt matematike
Ky eshte nje nga projektet me te thjeshte ne statistiken matematike.
Ne statistike, problema si keto jane te zakonshme dhe teper te thjeshta.
Projekti trajton koncepte matematike si ‘moda’, ‘mesatarja’ etj.
#MesueseAurela
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri
Ligji është përkufizuar si një grup normash dhe kodesh që zbaton njeriun një jëtën e tij për të patur një jetesë sa më të begatë dhe të sigurt në ambientin ku ai jeton.
Shpesh here lind pyetja se përse i bindemi ne ligjit.
Çfarë pasojash ka mosbarazimi i ligjit në shoqërinë ku ne jetojmë .
Për bindshmërinë ndaj ligjit janë formuar dhe hedhur një sërë teorish dhe këndvështrimesh të ndryshme duke nisur që nga teoricient e vjeter grekë dhe romakë e deri në atë të ditëvë të sotme të cilët kanë dhënë mendimet dhe teoritë e tyre ne lidhje me këtë çështje.
Teoria e përgjithshme pozitiviste bashkë me ndarjet e saj me në krye pozitivismin ligjor e shpjegon ne një formë të qartë bindshmërinë ndaj ligjit. Pikërisht kjo teori së bashku me bindjet dhe këndvështrimet e saj do të analizohen në këtë ese .
#MesueseAurela
Forcat endogjene dhe ekzogjene!!!
Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.
#MesueseAurela
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç !!!!
Zhvillimi Fizik,Biologjik,Kognitiv, dhe Emocional
Instrumentet e përdorur për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës janë:
1. Intervista të përgjithshme me fëmijën.
2. Pyetësori për zhvillimin e aftësive kognitive të fëmijës.
3. Intervista me nënën e saj
4. Vëzhgimet dhe aktivitetet që kam kryer me fëmijën personalisht.
5. Vizatimet e fëmijës.
#MesueseAurela
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjët sedimentar sipas origjines ndahen në tri grupe:
1. Shkëmbinjë copëzorë
2. Shkëmbinjë argjilorë
3. Shkëmbinj kimikë dhe organogjenë.
Shkëmbinjtë kimikë që depozitohen me pjesmarrjen e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të gjallesave quhen shkëmbinjë biokimik
#MesueseAurela
Plani ditor për realizimin e përsëritjes së kapitullit
Lenda : Fizika 10
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
Nxënësi komunikon në mënyrë efektive: jep sqarime të nevojshme për hapat e ndjekur në zgjidhjen e problemit, duke përdorur forma të ndryshme të të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
Nxënësi mendon në mënyrë krijuese: shfaq mendime të strukturuara për zgjidhjen e një problemi, bën përmbledhjen e së paku dy veprimeve të përdorura, të cilat përcaktojnë drejtimin e mëtejshëm të të nxënit.
Kompetenca e të nxënit
Nxënësi mëson për të nxënë: shfrytëzon, në mënyrë të pavarur, udhëzimet e dhëna nga ndonjë burim informacioni për të kryer detyrën, ose për të zgjidhur problemat që kërkohen prej tij. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
Nxënësi kontribuon në mënyrë produktive: demonstron shprehi organizative në punët individuale dhe në ekip përmes situatave reale në detyrat e dhëna, duke menaxhuar potencialin individual dhe atë të grupit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
1. Lidh termat me kuptimin fizik të tyre
2. Zbaton në problema rregullën e momenteve
3. Përkufizon qartë qendrën e masës së trupit
4. Përkufizon ligjin e Hukut
5. Përkufizon shtypjen
6. Bën dallimin midis mënyrës se si llogaritet shtypja në trupa të ngurtë, lëngje dhe gaze
7. Demostron njohuritë e marra në eksperimente. Fjalë kyç: lëvizja rrotulluese, moment i forcës, qendra e masës, ligji i Hukut, shtypja në trupa të ngurtë, të lëngët dhe gaze.
Burimet: libri i nxënësit: Kapitulli 3, interneti Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
1. Matematika
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Pyetje-përgjigje, organizues grafik, punë në grupe, punë në grupe dyshe, punë e pavarur
Organizimi i orës së mësimit
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme: Pyetje-përgjigje
Bëhet një përmbledhje në lidhje me temat e mëparshme që kanë trajtuar madhësinë e forcës. (Dinamika:L.I.Nj, L.II.Nj, L.III.Nj. )
b. Ndërtimi i njohurive të reja; Organizues grafik, punë në grupe, punë individuale
1. Ndërtohet skema e koncepteve për të gjitha njohuritë e marra në këtë kapitull me në qendër konceptin e madhësisë fizike të forcës dhe më pas shtypjes.
#MesueseAurela
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
Uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës.
Lumenjte ne Shqiperi
10 liqenet më të mëdha dhe qetësues në botë
Liqenet dhe lumenjte me te çuditshem ne bote
#MesueseAurela
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
Metodat e kerkimit shkencor ..!!!!
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Çështjet që lidhen me menaxhimin e Burimeve Njerëzore të një kompanie përbëjnë një fushë të gjerë, duke filluar me asistencë në rekrutimi, dizenjimi i vendit të punës dhe aspektet e lidhura me të, si dhe kushtet ligjore të punësimit
#MesueseAurela
Reviste : Te famshem
Albert Einstein ..!!!!
Gjëja më e rëndësishme është të mos reshtim kurrë së pyeturi, kurioziteti ka shkakun e tij se pse ekziston. !”
#MesueseAurela
PROJEKT MATEMATIKE
TEMA:
Zbatimi i statistikave ne perditshmeri
Ne klasen e 10-te ne nje shkolle eshte bere nje studim ne lidhje me notat e mara ne provimet e lendes se Kimise gjate nje viti akademik shkollor .
Jane kryer 3 testime ne nivele te ndryshme .
Rezultatet ishin keto
Testimi i pare: Muaji Tetor
Testimi i dyte : Muaji Janar
Testimi i trete : Muaji Maj
Punoi :#MesueseAurela
1. Revista Nr1 . 13 Nentor 2015
Personazh
Modë
Reportazhe
dhe
aktiviteteOpinione
të nxënësve
2. 2
Nga revista
I paanë eshtë qielli me kaltërsine e tij.
Të pafundme janë mendimet tona. Ato e mbushin qiellin në formën e reve të
dendura dhe yjeve të shndritshëm. Nuk e njohim botën, por kujtojmë të
kundërtën. Dukemi të paprekur nga ngjarjet e ditës, por vetem ne e dime se sa
shumë ndikohemi nga to. Ndihemi te vetmuar dhe mendojme se askush nuk do
të na kuptoje, edhe pse prindërit i kemi gjithnje nga mbrapa per te na shtrire
duart nese ne biem keqazi.
Shume gjëra i kuptojmë dhe shumë të tjera jo.
Në këtë moshë që ndodhemi, vetja na duket e rritur gjate ditës dhe e vogel
gjatë natës. Në mëngjes, bëjmë interesantin/en ndërsa në darke kërkojme
përqafimin e babait dhe puthjen e nënës.
Utopia është bota jone imagjinare. Utopia është bota perfekte e për këtë arsye
jeton vetëm në fantazitë tona. Utopia është liria që ne aq shumë kërkojmë.
Secili nga ne dëshiron një Utopia të veten. Secili nga ne ëndërron që një dite
kjo Utopi të bëhet realitet.
3. 3
Përmbajtja
Personazh: Coco Chanel
Reportazh: Ndihma ndaj një familjeje të
varfër!
Opinione
Masterchef.: Miklovani
Reportazh : Riciklimi
Bulimia
Stili i Rrugës
Moda dhe Astrologjia
Aforizma
Coco Chanel
5. 5
E lindur me 19 Gusht 1883 në
Samur të Francës Coco Chanel
ishte një nga emrat më të
mëdhenj të të gjitha kohërave
në modën franceze. Ajo vdiq në
vitin 1971 në moshën 87
vjeçare. Jeta e saj e ngjashme
me një përrallë, ka frymëzuar
filma dhe dokumentarë të
ndryshëm. Edhe për autorët e
librave, historia e jetës së saj ka
qenë tërheqëse.
“Coco Chanel: legjenda dhe jeta”, është libri i fundit i shkruar për të
Fakte të shkurtra për të :
“Babai i saj ishte një tregëtar ambulant i cili ishte tërë kohën në lëvizje.
Ai shiste kopsa dhe fjongo, elementë që ju mund t’i gjeni në stilimet e
Chanelit”.
Kur ajo ishte 11 vjeçe, nëna e saj vdiq. Babai e futi në një jetimore, ku
ajo mësoi të qepte.
Chanel mbasi u largua nga jetimoreja, nisi të këndonte nëpër kabare.
Me paratë që i dha një i dashuri i saj, ajo nisi tregëtimin e kapeleve në
Paris.
“Në atë kohë gratë vishinin korse. Ato vishnin rroba të ngushta që nuk i
linin të merrnin frymë, të ecnin normalisht, të vraponin...Channel i
hoqi veshjet me korse, dhe futi veshjet me ngjyra të hapura”
Ajo vishte këdo, nga Brixhid Bardo, Jane Fonda, Elizabeth Taylor dhe
Merlin Monroe. Tek ajo vishej edhe Xheki Kenedi”.
Ajo ishte shumë kontradiktore, kishte peroiudha që ishte shumë e
palumtur dhe shumë e vetmuar. Dhe në fund të jetës, ndonëse kishte
miq të afërt, ajo vdiq vetëm”.
“Sekreti i Chanelit është pastërtia, moderniteti dhe shenjimi i gërmës C
6. 6
Reportazh :Ndihma ndaj një familjeje të varfër!
Asgjë nuk ndodh rastësisht!
Këtë rast shtysa për ne ishte dëshira për të ndihmuar.Kjo dëshirë na
bëri të thonim njëzëri “po” kur mësuesja na prezantoi me temën e projektin tonë
për këtë vit shkollor.Ky projekt kishte s‘i qëllim të ofronte ndihmë për një
familje të varfër.
Nga të gjithë historitë që dëgjuam në klasë nga shokët tanë për familjet e varfra
që ata njihnin përzgjodhëm njërën prej tyre. Kjo histori u prezantua nga shoqja
jonë ë klases.Ishte mjaft prekëse sepse bëhej fjalë për një familje që me të
vërtetë kishte nevojë për një ndihmë sadopak të vogël.Nga vete shoqja mësuam
se kjo familje përbëhet nga 5 pjesëtarë: 3 fëmijë pak më të vegjël se mosha
jonë,babai dhe halla e sëmurë.Babai punonte cdo ditë nga mëngjesi në darkë për
të ushqyer familjen e tij ndërsa halla e tyre ishte e paralizuar dhe shtëpia ku
jetonin nuk ishte aspak e përshtatshme për të bërë një jetë normale.Ky ishte
informacioni që morëm paraprakisht nga ajo e që pas disa ditësh do ta vërtetonim
me sytë tanë.Pasi grumbulluam një sasi të caktuar parash vendosëm që me to të
blinim ushqimet më të nevojshme për këtë familje.Pasi bëmë pazarin u nisëm
drejt shtëpisë së familjes sonë. Ata që na pritën ishin tre fëmijët dhe halla sepse i
ati i tyre ishte në punë.Cdo gjë ishte ashtu sic shoqja jone na e kishte
përshkruar.Ata dukeshin shumë
mirënjohës ndërsa halla e tyre nuk
pushonte së falenderuari.Ishte një
situatë tepër prekëse tek shikoje
kushtet me të cilat jetonin dhe sakrificat
që i ishin dashur kësaj familjeje të bënte
për të mbijetuar.Një pjesë e tyre kishin
rënë në supe e një vajze që quhej
Migena dhe që kishte të njëjten moshë
me ne ,16 vjec.Asaj i duhej te kujdesej
për shtëpinë,për babain dhe 2 vëllezerit
e saj por mbi të gjitha hallën për të cilën
kujdesej pjesën më të madhe të kohës.Kësaj vajze të brishtë e fytyrë-ëmbël i
mungonte shkolla,i mungonin lojërat dhe shoqet e saj.
Nga :#MesueseAurela
7. 7
Qëllimet e kësaj familjenuk shkonin më tepër se sigurimi i ushqimit për të
nesërmen,ndërkohë që familje të tjera shijojnë lukset e jetën me një të ardhme të
ndritur.Po ta shikoje nga njëra anë,ndoshta,ndihma jonë nuk ishte shumë e
madhe por mirënjohja e tyre na bëri të kuptonim rëndësine e këtij projekti kaq
fisnik,i cili na bëri të njihnim më mirë një pjesë të kësaj bote për të cilën nuk
ishim shumë të informuar.Na bëri të mësojmë t’i vlerësojmë gjërat që kemi .
Ky ishte edhe projekti ynë shkollor ,i cili rezultoi në dicka mjaft të madhe jo
vetëm për familjen por edhe për ne.
8. 8
OPINIONET E NXENESVE PER TEMA NGA JETA E PERDITSHME
Mendimi im eshte se nese njeriu vesh dicka qe eshte ne mode nuk
eshte thjesht per t’u pelqyer te tjereve. Njerezit vishen me mode
sepse eshte dicka qe te ben te ndihesh mire me vetveten. Shume
persona mund t’i shohin si te llastuar apo mendjemedhenj ata qe ndjekin
moden. Per mua nuk eshte ashtu Eshte nje veprim qe tregon rrespektin
qe ke ti per veten ne rradhe te pare dhe per te tjeret.Fundja nese nuk
te intereson vetja apo dicka tjeter nuk ke pse kujdesesh per te
.Menyra e te veshurit , te rregullimit te flokeve nuk tregojne vetem se
ti ndjek moden apo jo. Ato tregojne edhe personalitetin , tipin e cdo
njeriu . (Klevisa Abdyli)
Nxenesit duhet te jene korrekt me detyrat qe u ngarkohen.Nje nga
keto eshte edhe veshja e uniformave Te gjithe institucionet kane
uniformen e tyre perkatese.Edhe shkolla, si nje institucion arsimor
duhet te kete .Une mendoj qe veshja e
uniformave eshte nje mendim i shkelqyer
qe eshte marre pasi tregon disiplinen dhe
simbolin e nje shkolle serioze.Mendoj qe
uniformat duhet te vishen. Nxenesi duhet
ta dije qe uniforma eshte shume e
rendesishmem sepse ajo shpreh rregullin e
shkolles dhe karakterin e vete nxenesit
nese ai i permbahet apo jo ketij rregulli ..
9. 9
Te gjithe e dime qe te ushtruarit e sportit
eshte gjeja me e mire qe ne mund te bejme ,
pasi ai jo vetem qe te zhvillon trupin,por te ben
te ndihesh me i fresket e i zhdevjellte : psh..
Une personalisht ushtroj sportin e mundjes,i cili
jo vetem qe te mban trupin ne forme , por te
jep edhe kenaqesi.Nese meresh me nje sport
kurre nuk ndihesh i lodhur apo i ‘’plakur’’ .Kjo
ndoshta duket pak e cuditshme pasi ne fund te fundit futbolli eshte nje
aktivitet fizik por nese e ushtron ate per nje kohe te vazhdueshme trupi
yt do te mesohet dhe ti do te ndihesh shume here me mire Prandaj une
mendoj se gjithkush nga ne duhet te ushtroje sadopak sport. (Marcelino
Turku)
Une mendoj se librat te nxisin imagjinaten,ndersa ne internet i marrim
gjerat gati. Librat te pasurojne akoma me shume fjalorin.Edhe interneti
nuk mbetet pas per te provuar me shume emocione.Nese kerkon nje
vend per tu argetuar, per te mbaruar nje pune te caktuar sa me shpejt
atehere mund te zgjedhesh internetin
, por nese kerkon vertet te mesosh
dicka te re dhe te behesh sa me i zoti
ne te shprehur atehere vendi i duhur
eshte biblioteka jote .
(#MesueseAurela)
10. 10
A keni menduar ndonjëherë te bëheni kreativë
me cdo gjë që gjeni në shtëpinë tuaj?
Kjo gjë është mëse e mundur nëse ke vullnet dhe
dëshirën për të krijuar dicka të bukur.Cdo vit në
shkollën “Naim Frasheri” organizohet një panair me
sendet apo veshjet më të ndryshmet të krijuara nga vetë
nxënësit.
Duke qënë se jam në vit të parë kjo ishte hera e parë për
mua që shikoja të organizohej një panir i tillë.Ky
panair ishte vërtetë i këndëshëm dhe ofronte shumë
gjëra të bukura të bëra nga nxënësit ,mbi të gjitha me
cmim të arsyeshëm.Teksa kaloje nga njëra stendë në tjetrën të zinte syri shishe të mbushura
me lule që mesa duket funksiononin si vazo.Ato ishin të rrethuara me fije spangoje me
ngjyra të bukura që i bënin të dukeshin ndryshe nga ato të zakonshmet që gjenden kudo në
shtëpitë tona.Por mund të them se të rrallë janë ata njerëz që provojnë të bëjnë dicka të tillë
.Në shumicën e rasteve sapo mbaron vera shishja përfundon në kosh pa menduar më gjatë.
Në këtë panair kishte shumëllojshmëri zgjedhjesh, mes tyre edhe korniza ku nxënësit kishin
shprehur fantazinë dhe botën e tyre, gjë që i bënte akoma më të vecanta. Në njërën prej tye
ishte vizatuar një pemë ku ne vend të frutave të pikturuara ishin ngjitur kopsa.Në një tjetër
ishin krijuar disa flutura prej teli të lakueshëm.Kishte dhe nga ato korniza të mbushura me
disqe të ngjitura që tregonin forma të ndryshme. Të punuara me mjaft mjeshtëri ishin disa
kuti kartoni te ngjyrosura dhe që tregonin personazhin tim të preferuar vizatimor Sponge –
Bob të cilin mund ta gjeje edhe në dimensione të ndryshme dhe e bukura ishte që shërbenin
si mbajtëse lapsash.
Për mendimin tim kryesoret atë ditë ishin byrzylykët e miqësisë te cilat përbënin edhe
krijimet më të shitura kryesisht mes vajzave.
Rrugës teksa kthehesha per ne shtepi,duke mbajtur ne duar një nga krijimet që zgjodha të
blej nga ky panair ,po mendoja se edhe unë mund ta bëja dicka të tillë në shtëpinë time pasi
edhe te tjerë kanë provuar të riciklojnë për të mbrojtur mjedisin dhe provën për këtë gjë e
kisha ne duart e mia.
Reportazh: Riciklimi
12. 12
MasterChef Albania
Miklovani është larguar nga Shqipëria
në një kohë kur në Itali ikej me gomone. Ai
ka qenë 9 vjeç dhe këtë episod s’e harron
dot lehtësisht. Ai është shumë
këmbëngulës dhe mjaft i përkushtuar ndaj punës. Ka një mënyrë pune
aq të organizuar saqë nuk i bëjnë përshtypje të papriturat apo presioni i
kohës kur gatuan. Ka nisur të gatuajë që në moshë të vogël, pasi
prindërit ktheheshin vonë dhe atij i duhej të gatuante për vete dhe
motrën. Kuzhina është pasioni më i madh i jetës. Pjatat e preferuara
janë: supa e peshkut, orizi me akullore borziloku dhe karpaço karkaleci
e gjallë. Përveç gatimit pëlqen dhe futbollin dhe makinat.
Merr pjesë në MasterChef: Sepse ai mendon se ka përbërësin sekret:
talentin!
Masterchef,nje edicion kuzhine,pas shume sfidave dhe recetave pa
fund, ka pefunduar .Edhe pse Alfio ka rrembyer cmimin e madh per
mua fitues mbetet Miklovani. Miklovani ja ka dale mbane perhere,edhe
kur e kane vene ne veshtiresi ai ka arritur te beje mrekullira.
Gatimi i tij i preferuar: Rose me rosnica
13. 13
Bulimia…
Sëmundja e bulimisë eshte një çrregullim I të ngrënit.Të prekurit
nga bulimia nuk e kontrollojne dot veten kur hanë dhe ushqimin e
ngrënë detyrohen ta vjellin.Të sëmurëve iu duket vetja të shëndoshë,
pavarësisht se pesha e tyre mund të jetë normale, prandaj kjo sëmundje
është psikologjike.Bulimia, anoreksia dhe sëmundje të tjera të
crregullimit të të ngrënit klasifikohen si sëmundjet e dyta mendore më të
shpeshta te adoleshentët. Të sëmurët nga bulimia nuk kanë vetëbesim,
janë pak të shoqërueshëm. Ata mundohen ta fshehin faktin që janë të
sëmurë,madje ka pasur raste që të sëmurët me bulimi e kanë fshehur
sëmundjen e tyre për një periudhë shumë të gjatë, 15-20 vjecare
Sëmundja e bulimise mund të jetë shpeshherë kërcënuese për jetën e
të sëmurëve.Megjithatë
shërimi nga bulimia është I
mundur, pavarësisht sesa
vjet ka një person që është I
sëmurë.
Ka pasur njerëz të
famshëm që kanë vuajtur
nga bulimia si:Lady
Gaga ,Lilly Allen,Victoria Beckam,Princesha Djana,Elton John
,Franz Kafka,Demi Lovato.Ata kane folur për sëmundjen e tyre
dhe se si ia kanë dalë të shërohen,duke qenë shembuj për te
githë të sëmurët me bulimi.
14. 14
STILI I RRUGËS : LONDËR
Në ditët e sotme shumë e më
shumë stilistë në botë po inspirohen
nga mënyra e të veshurit të njerëzve të
thjeshtë dhe drejtuesve të blogjeve të
ndryshme .Në këtë mënyre është
krijuar një “marrëveshje e fshehtë”
midis tyre ose një inspirim i ndërsjelltë
ku stilistët dhe njerëzit përfitojnë nga
njëri-tjetri.
Më poshtë do të paraqiten “stilet e
rrugëve” Londer dhe Tokio!
16. 16
Moda dhe Astrologjia
Dashi (21 Mars-19 Prill)
Të lindurit në shenjën e dashit janë ata që vendosin
trendet e reja në modë dhe në veshje.Për djemtë
pantallonat dhe bluza e bardhë klasike theksojnë
personalitetin.
Ngjyrat e shenjës : e kuqja, e zeza dhe tonalitete të okrës.
Demi (20 Prill-20 Maj)
Ata tentojnë të blejnë veshjet më të shtrenjta nga stilistët.Djemtë I kushtojnë me
teper rëndësi detajeve sesa vetë veshjes.Ata duken mire në një kostum
bezhë,kafe ,ton pastel ndërsa vajzat të evitojnë fundet e shkurtra .
Ngjyrat :Nuancat e rozes ,ngjyrat natyrale dhe modelet me lule.
Binjakët (21 Maj-21 Qershor)
Binjakët nuk vishen që të tërheqin vëmendjen.Vajzat këshillohet të vishen
fustane sintetike ndërsa për djemtë pantallona bambuku dhe bluza.
Ngjyrat :Jeshilja dhe argjendi.
Gaforrja (22 Qershor-22 Korrik)
Ato vishen sipas humorit.Në një gjendje melankolie veshin ngjyra të errëta dhe të
celura kur janë të lumtur.
Të preferuarat: Copat e buta,pantallona dhe këpucë komode.
Ngjyrat: Kontrastet bardh e zi.
Luani (23 korrik-22gusht)
Luanët jetojnë me stil dhe veshin rroba elegante dhe të prera bukur.
Ngjyrat: Ari, e kuqja ,e verdha ,portokallia.
Të preferuarat: Fustanet deri tek kupa e gjurit tipi Katherine Hepburn.
Virgjëresha(23 Gusht-22 Shtator)
Veshjet e tyre dallohen menjëhere pasi të lindurit në këtë shenjë janë më
guximtarët.
Ngjyrat: Tonalitetet e tË kuqes,së zezzës,rozës
Të preferuarat:Fustanet e gjata prej linoje me një cardigan sipër.
17. 17
PESHORJA (23 Shtator -22Tetor)
Në veshjen tënde gjithçka është e llogaritur për të lënë
një përshtypje të një harmonie të përgjithshme. Di si të
gjeshë harmoni në forma, ngjyra, midis stilit elegant dhe
shik
Ngjyrat e tu:. Bluja, e kuqja me kusht që të mos jetë
shumë e theksuar.
Të preferuarat e shenjës: Copat me pala, të rrudhura, xhaketat me detaje, mëngë
të fryra.
Akrepi (23 Tetor-21 Nentor)
Aleatët e tu... copat e buta, lëkura dhe mëndafshi të shoqëruara me prerje fine.
Ska pala dhe fryrje të mëngëve.
Ngjyrat: E zeza me të bardhën dhe të kuqen, ngjyrat intensive dhe vibruese,
floriri
Të preferuarat : Xhinset e ngushta ,cizmet,fustanet e zinj ose vishnnjë.
Shigjetari (22 Nentor -21 Dhjetor)
Çfarë dive! Gjithçka në pamjen tënde dhe në mënyrën se si je tërheq vëmëndjen.
Fanse e ngjyrave, i përdor shumë dhe me talent në veshjet e tua. Të tërheq stili
barok, adhuron copat e përziera me mëndafsh, kadife, ari dhe argjendi. Mund
edhe të veshësh fustane të stilit afrikan ose indian. Nëse një ditë zgjedh të
ndryshosh luk, zgjedh veshje elegante dhe të thjeshta.
Bricjapi (22 Dhjetor-19 Janar)
Në gardërobën tënde ka veshje cilësore dhe thelbësore, për të tjerat i beson
intuitës tënde. Bizhutë e tua janë të thjeshta dhe të përdorshme me gjithçka.
Ngjyrat e tua: E zeza, grija, bezha, bluja dhe jeshilja.
Të preferuarat e tua:Një orë e bukur meshkujsh. Çizme me takë.
UJORI (20 Janar -18 Shkurt)
Ujoret kanë shumë qejf të vishen në mënyrë jokonvencionale që të shokojnë
njerëzit.Ata janë të bërë për triko blu dhe pantallona gri.
Peshqit(19 Shkurt-20 Mars)
Peshqit janë të thjeshtë dhe veshjet reflektojnë personalitetin e tyre.
Ngjyrat e tua: nuancat e blusë, lejlasë, të jeshiles dhe në përgjithësi ngjyrat e
buta dhe të shndritshme.
18. 18
Pasi ta mësoni dhe pasi ta doni do të vuani më tepër! (Victor Hugo)
Mosnjohja e vuajtjes është një vuajtje e madhe! (Cicero)
Ambicia është refugjati i fundit i dështimit ! (Oscar Ëilde)
E meta me e madhe e njerëzve është që kanë shumë të meta të
vogla! { Zhan Pol}
Për fatkeqësitë e tyre njerëzit janë të prirur të akuzojnëfatin,perënditë
dhe cdo gjë tjetër,por vetëm jo vetveten {Platoni}
Njeriu duhet vlerësuar jo vetëm nga veprat por edhe nga synimet e
tij {Demokriti}
Miqësitë e vërtetë cdo gjë e kanë të përbashkët. {Euripid}
Ka tri lloje miqsh: miq që ju duan, miq që s'duan ta dijnë për ju dhe
miq që ju urrejnë {Shamfor}
Gjëegjëza
Ditë e natë në roje Në një shtrat të drejtë
Pa venë gjumë në sy, dy lumenj të shpejtë,
Largohen prej tij! vec jo në të njëjtin krah
(Dordoleci) Njëri shkon e tjetri vjen
Ështe c’është kush e gjen?!
(Autostrada)
Aforizma
19. 19
Turizëm
Kallmi, bukuri natyrore ende e panjohur !
Pas plazhit të Currilave në Durrës fshihet një zonë turistike ende e
panjohur dhe tepër të veçantë. Në ndryshim nga plazhi i madh(tashmë i
mbipopulluar në stinën e verës) apo ai i Currilave, Kallmi përbëhet nga
gjire të vegjël detarë me plazhe shkëmbore. Ky është ndër të paktat
vende përgjatë vijës bregdetare të Durrësit, që ngjason paksa me
plazhet shkëmbore në jug të Shqipërisë. Vendodhja paksa e
fshehur,rruga e
pashtruar dhe mungesa e
informacionit ka
mbajtur larg plazhistët
dhe ndërtuesit, duke
shërbyer si një mburojë
e mirë për ruajtjen e
kësaj zone. Kodrat e
Kallmit janë një pasuri e
jashtëzakonshme, që
natyra me bujari të
madhe i ka falur qytetit
të Durrësit.
Kjo zonë dhe pse e veshtirë për t’u arritur është një pikë turistike e
kërkuar dhe nga shumë të huaj si gjermanë apo austriakë të cilët e
vizitojnë atë çdo vit. Një faktor tjetër pozitiv që e bën atë mjaft të
preferueshme për këta turistë është edhe moli i jahteve.
E paprekur nga dora e njeriut, zona e Kallmit ofron me bujari një
ndërthurje të bukur të detit, plazheve ranore dhe
shkëmbore,qetësisë,kodrës e gjelbrimit, duke iu përshtatur
kërkesave të të gjithëve njerëzve që zgjedhin t’ kalojnë aty pushimet!
#MesueseAurela
20. 20
8 foto të rralla nga e shkuara!
Hera e pare e Arnold
scharzenegger ne Ne York ne
1968
Paul Mccarteny, John Lennon dhe George
Harrison duke kwnduar nw njw dasme ,1958
Muhammad Ali duke bindur dikw
qw tw mos hidhet nga ndwrtesa
,1981
Jimi hendrix dhe mick jagger,1969
21. 21
Mbretëresha Elizabet gjatë
shërbimit ushtarak në luftën e
dytë botërore.
ENIAC-kompjuteri i pare i prodhuar
ndonjehere.
Osama Bin Laden ne rini, me familjen ne Suedi.
Bin Laden eshte i dyti nga e djathta,me kemishe
jeshile e pantallona blu.
Hitleri si shoqeruesi i pare i
dhendrit ne dasmen e Joseph
Goebbels.
22. 22
Test personaliteti
JU e quani veten fëmijë të :
a) Yjeve
b) Tokes
c) Prindërve tuaj
d) Tokës dhe Yjeve
e) Cfarë ju jep më shumë forcë:
a) Dashuria dhe kujdesi që kanë të tjerët ndaj jush
b) Dashuria dhe kujdesi që keni ju ndaj të tjerëve
c) Lufta që bëni për qëllimet dhe bindjet tuaja peronale
d) Besimi i ndërsjelltë.Ideja se jeni pjesë e një komuniteti të besuar.
Një pikturë nga ekspozita ju tërheq vëmendjen.Ju për të mendoni:
a) Kjo pikturë ka domethënie enigmatike
b) Edhe unë do ta pikturoja plotësisht kështu
c) Piktura është shume dekorative.
d) Ndihem i ngjashëm me artistin sepse mendojmë njëlloj.
Për ju jeta është:
a) Lumë i gjatë dhe i qetë që ka rrjedhën e vet.
b) Stuhi deti,e ndryshme dhe me valë.
c) Një mundësi e madhe për fillim të ri
d) Kohë e ndryshineve të vazhdueshme,dëshirave dhe lakmive.
Sipas mendimit tuaj cila ngjyrë e përshkruan më mirë planetin tonë:
a) E kaltra
b) E kuqja
c) Njyrë hiri
d) E gjelbërta
Cfarë ndjeni kur ndodheni vetem me qiellin me yje:
a) Vetmi dhe pasiguri
b) Ftohtesi dhe pasiguri
c) Kenaqesi,të mbushur me ndjenjën e sigurisë
d) Pendesë
Më shumë përgjigje A: Me shumë përgjigje C: