SlideShare a Scribd company logo
PJESA HYRËSE
TË GJITHË
Pa arsim,
Pa gjuhë,
pa kulturë,
S’quhesh komb!
Gjuha jonë sa e mirë!
Sa e ëmbël, sa e gjerë!
Sa e lehtë, sa e dëlirë!
Sa e bukur sa e vlerë!
Çka na fliste zemra,
E qëndisën shkronjat,
Gjuhën që kish nëna,
Trashëgojnë shqiponjat.
Si rrahjet e zemrës,
Që na mbajnë gjallë,
Është gjuha e nënës,
Na quan shqiptar!
Nxënësi 1
Mësuese e nderuar,
Bashkë me prindërit tanë,
Erdhët për të festuar,
Me klasën e parë.
Nxënësi 2
Jemi shumë të lumtur,
Gaz na vlon në gji,
Shikoni sa bukur,
Veshur çdo fëmijë!
Nxënësi 3
Vajzat si sorkadhe,
Djemtë porsi kaproj,
Hedhin këngë e valle,
Abetaren nderojnë!
Nxënësi 4
Festa jonë është fëmijërore,
Ndaj si flutura do vallëzojmë
Do të këndojmë këngë gazmore,
Talentet tona t’i tregojmë!
Nxënësi 5
Sot shkëlqejnë fjalët tona,
Porsi xixat nëpër zjarre,
Kudo shpërthen jehona,
Të nderojmë ty , Abetare!
Nxënësi 6
Drita që jep dituria,
Ngjan si hënë,
Ngjan si diell,
Ku ndriçohet gjithësia,
Se dhe vetë perëndia,
S’të dha sy si çdo gjallesë,
Do të quheshe,
kafshë, a shpezë,
Po, të dha sy për dritë,
Të thithësh nga dituritë!
Nxënësi 7
Si një tufë me flutura,
Dalë nga Manastiri,
Motërza të bukura,
Shkronjëza floriri.
Nxënësi 8
Morën fluturimin,
Fluturim pa kthim,
Shqiptarëve u sillnin,
Shkrim edhe lexim.
Nxënësi 9
Krahëhapur Tirana,
Prishtina me mall,
Shkupi, Çamëria,
Kudo ka shqiptarë.
Nxënësi 10
Na lejoni, pra, t’u falënderojmë,
Thellë nga zemra jonë,
Dalin fjalët e shpirtit që urojnë:
Mirë se erdhët, pra, sot në festën tonë! (TË GJITHË)
VALLËZIM WELCOM
https://www.youtube.com/watch?v=ahfBAPENSZQ&fbcli
d=IwAR1lMCTK2iOiEJ-A-
Y5GLnVJhk7r9sOumrztzalA90p3YRRTSZ6UaSwk1ag
Pjesa e parë
Nxënësi 1
Nxënësi 2
Nxënësi 3
ABETARE ZEMRA IME
Abetare zemra ime
Të kam mbartë në çantën time,
Kam vënë hapin n’shi e borë
Të arrijmë
Së bashku n’shkollë.
Bashkë me shkronja
Fjalë e rrokje
Si familja rreth një softe,
Një nga një faqe ëmbëltuar
ABC- në e përfunduam.
Nxënësi 4
Nxënësi 5
Nxënësi 6
MARGARITARET E GJUHËS
Tridhjete e gjashte margaritar,
Jane dhuratë per klase te parë.
Dikur s'dija të lexoj fare,
Asnjë fjalë në abetare.
I mbusha fletoret me margaritar,
Une voglushi i klases së parë.
Një pjesë të natës e bëra ditë,
A, E, U, Duke përshpëritë
KËNGA: ABETARE, ABETARE KLEA
https://www.youtube.com/watch?v=BWEmgQJa1gs
2 Nxënës
Abetare, Abetare, sillma diellin në dritare! Grupi
Lehtë, lehtë e bukur, bukur, dora ime sa e lumtur.
Hap një faqe, kthen një fletë, Nxënësi 1
Nëpër shkronja – Bota vetë.
Abetare, Abetare, sillma diellin në dritare!
Rrjedh në fjalë plot kumbim Grupi
Gjuhë e lashtë e vendit tim.
Abetare.
Me ty mendjen lartësoj. me ty zemrën e gëzoj, Nxënësi 1
Bëhem zog e fluturoj. Abetare.
Abetare, Abetare, ti je dielli në dritare.
Rrjedh në fjalë plot kumbim Grupi
Gjuhë e lashtë e vendit tim. Abetare.
Pjesa e dytë
TË GJITHA SHKRONJAT E ABETARES 28 nxënës
I përdorur libri nga interneti: Shahe Rama – Festa e Abetarës
TË GJITHË
Nxënësi A
Nxënësi B
Nxënësi C dhe Ç
Nxënësi D dhe DH
Nxënësi E
Nxënësi Ë
Nxënësi F
Nxënësi F
Nxënësi G
Nxënësi GJ
Nxënësi H dhe I
Nxënësi J
Nxënësi L dhe K
Nxënësi LL
Nxënësi M dhe N
Nxënësi NJ
Nxënësi O
Nxënësi P
Nxënësi Q
Nxënësi R
Nxënësi RR
Nxënësi S
Nxënësi Sh dhe T
Nxënësi TH
Nxënësi U
Nxënësi V
Nxënësi X dhe XH
Nxënësi Y
Nxënësi Z dhe ZH
VALLËZIMI – VALZ
https://www.youtube.com/watch?v=mmCnQDUSO4I
Pjesa e tretë
Lojë skenike: LIBRI, DITA, DRITA DHE DITURIA 4 nxënës
Dita: Çudi , moj dritë, si nuk më ke falenderuar kurrë!
Drita: Përse?
Dita: Si, moj, përse?!...Harron se pa mua ti nuk do të ishe në këtë botë?
Drita: Ani-do të më thuash që ne lindim së bashku?
Dita: Po, pra! Prandaj të quajnë edhe drita e ditës.
Drita: Më quajnë edhe drita e diellit-edhe drita e hënës, edhe Drita e yjeve,
edhe drita elektrike, edhe drita e qiriut…sepse edhe ata kanë dritë.
Dituria: Mos harro edhe driten time…
Dita dhe Drita: Kush je ti?
Libri: Unë jam libri
Dita, Drita: Libri?! - Pa na thuaj si e quajnë dritën tënde dhe ku ndodhet
ajo?
Libri: Dritën time e quajnë dituri- ajo ndodhet në të gjitha faqet e librave.
Të gjithë: Të mësosh nuk është kurrë vonë.
POEZIA ABETARE BUKUROSHE
Abetare bukuroshe
Mirë që ndenje midis nesh
A u lodhe vogëlushe
Shkronjat të na i rrëfesh.
Nxënësi
Abetarja:
Nxënësi
Jo fëmijë nuk jam lodhur
Mos kini merak për mua
Sa herë mes jush jam ndodhur
Ndjehem shumë e gëzuar .
Të gëzuar jemi ne
Që të patëm çdo herë pranë.
Ti për ne je dritë e diell
Ti je yll edhe hënë.
Nxënësi
Abetarja:
Nxënësi
Unë pa ju do të isha zverdhur
Në një qoshe gjithë pluhur
Por me ju duke bredhur
Unë sot ndihem shumë e lumtur.
Më dëgjo kam dy- tri fjalë
Kur të mësova në shkollë
Mos të bëra ndonjë njollë
Nxënësi
Mos pa dashur ndonjëherë
Të kam grisur të kam çjerrë?
Abetarja: Nxënës i dashur të kam falur
Nxënësi Për të gjitha ato që thua
Por ashtu siç më deshe mua
Duaj gjithë librat e tua.
Abetare shoqja jonë Nxënësi
Ti do ikësh përgjithonë?
Abetarja: Jo, do të shkoj për të pushuar
Nxënësi Prap do të vij për disa muaj
Ja këtu në klasën tuaj
Për fatosat 6 vjeçarë
Që do të vijnë në klasë të parë.
Abetare shoqja ime
Më mësove shumë mësime Nxënësi
Si të shkruaj, të lexoj
Rrokje - fjalë të formoj.
Abetarja: Fëmijë të mirë
Nxënësi Unë po largohem
Sot një shok po lë këtu
Është Leximi shoku im
Atë pastër mbajeni ju .
Pa shikoni, pa shikoni
Libri i ri paska mbërritur Nxënësi
Mbani vesh edhe ndëgjoni
Çfarë ju thotë të mësoni.
Lamtumirë o Abetare
Ne s’do ndahemi për fare Nxënësi
Do të mbaj gjithnjë në shtëpi
Midis librave të mi
Leximi: A më lexuat se kush jam?
Nxënësi
Ç’do të na mësosh lexim i dashur? Të gjithë
Leximi: Do t’ju mësoj shumë gjëra.
Nxënësi Do t’ju mësoj për të parët tanë.
Do t’ju tregoj për bukuritë e Atdheut tonë.
Për luftëtarët e Lirisë.
Për dijetarët tanë të mëdhenjë.
Për dashurinë ndaj prindërve dhe njerëzve të tjerë.
Se si duhet ta doni njeri-tjetrin,
Dhe shumë e shumë gjëra tjera
Që me siguri do t’ju duhen në jetë dhe do t’ju pëlqejnë…
Mami, babi sa gëzim
Kam këtu në shpirtin tim Nxënësi
Prandaj dua t’ju këndoj
Se mësova të
lexoj. Në fletore
radhë-radhë
Rrokjet tok formojnë
fjalë Fjala jonë për lirinë
Që na solli lumturinë.
Abetaren e mbaruam Nxënësi
Leximin do ta fillojmë
Mos kujtoni se shpëtuat
Ndihmë prap do të kërkojmë.
A e gjeni o fëmijë
Kush na mëson e kush na mban? Nxënësi
Kush na ushqen e na dëfren?
Kush na qep e kush na lanë?
Ata janë prindërit tanë. Të gjithë
Kush i ka shoqet e rralla
Cila është ajo vallë? Nxënësi
Një godinë si në përralla
Që na i bënë mendjet e holla.
Ajo është vetëm shkolla.
Ti hqipëri më jep nder,
Më jep emrin shqipëtar, Të gjithë
Zemrën ti ma gatove
Plot me dëshirë e me zjarrë.
KËNGA PËR GJYSHEN
https://www.youtube.com/watch?v=2ekgzzvcGHY
FIGURAT DHE TRUPAT GJEOMETRIK
10 nxënës
1. KATRORI
Unë jam katrori
Dhe kam katër brinjë
Rrethin dhe trekëndëshin
I kam kushërinjë.
2. DREJTKËNDËSHI
Disa me thonë katror
Ta dini se nuk jam
Katrorin e kam vëlla
Drejtkëndësh emrin e kam.
3. TREKËNDËSHI
Unë jam trekëndëshi
Të dashur fëmijë
Mua me shihni
Çdo herë mbi shtëpi.
4. RRETHI
Jam si kopse rrethore
Jam si medaljon
Jam si hëna e plotë
Që natën ndriçon.
5. KUBI
Të gjitha figurat
Më kanë zili
Se jam Kub
Të dashur fëmijë.
6. KUBOIDI
Unë të dashur miq
Gëzohem për çdo ditë
Se nuk jam kub
Por jam kuboid.
7. PIRAMIDA
Katër trekëndësha
Mbi katror bazik
Jam unë - Piramida
Një trup gjeometrik.
8. KONI
Si kapelë festive
Si kaush kartoni
Si laps i mprehur
Jam Koni, jam Koni.
9. CILINDRI
Emrin e kam cilindër
Jam i lumtur shumë
Për mua semaforët
Do t’ju bien BUM.
10. SFERA
Mua me quajnë Sferë
Jam shumë krenare
Rrëshqas kudo
Brinjë nuk kam fare
TË GJITHË
Si vëllezër e motra,
Ju zgjojmë kërshërinë
Më mirë e kuptoni
Me ne gjeometrinë.
VALLËZIMI I LULAVE
https://www.youtube.com/watch?v=8u2GyGbUJfM
https://www.youtube.com/watch?v=9nhkaFjN4zY
SHIFRAT LAVDËRAQE 10 Nxënës
Numri 1
Unë jam i pari bajraktari
Në varg numrash prijatari
Numri 2
Në të vërtetë nuk jam i parë
Por jam sa sytë që kemi në ballë.
Numri 3
Pse lavdëroni, hiq nuk e di
Kur unë vlej sa ju të dy.
Numri 4
Unë ja 4-shi, besoj më njihni
Stil më të bukur se unë nuk keni.
Numri 5
Sot e mora 5 në ditar
E gëzova nënën si kur më parë.
Numri 6
Lavdet tuaja s’paskan t’sosur
Por vetëm unë jam i përsosur.
Numri 7
Më përmend gjyshja plakë
Jam sa ditët që i ka java.
Numri 8
Jam e bukur simpatike
Kam dy boshte simetrike.
Numri 9
Jam kur tregon përralla
Jam pak më e madhja dhe me vlerë
Prandaj duhet të më keni nderë.
Numri 10
Ju mendoni se jam hiq
Por edhe unë jam diç.
Se pa mua nuk e di
Si do të bëni qind e mijë?
VALLËZIM
DON’T WORY – BE HAPPY
https://www.youtube.com/watch?v=7hGtkE3mG_g&fbcli
d=IwAR1bnkt7rGBmf3wmt1FBC8exI4qLp3nmP2puO7bLnzj
ow2116VfSMGyXGpY
Pjesa përfundimtare
POEZI PËR PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT
9 Nxënës
Nxënës 1
Abetaren e mbaruam
Dhe me shkronjat u njoftuam.
Një nga një, e një nga një
Që nga A-ja gjer në Zh.
Nxënës 2
Mos ke frikë
Moj abetare,
Ti për ne
Do jesh dritare.
Nxënës 3
Ishe mike
E vërtetë
Në të ftohtë
E në të nxehtë.
Nxënës 4
Ishte rrugë e gjatë
Që bëmë ditë e natë,
Tani s’kam frikë
As dhe për një pikë.
Nxënës 5
Tani e tutje
Leximi ju pret,
Vjershat dhe tregimet
T’i lexoni vet.
Nxënës 6
Faleminderit Abetare!
Prandaj sot ne recitojmë,
këndojmë, hedhim valle.
Me mua leximin
Do të udhëtojmë,
Katër anët e botës
Ne do t’i gjurmojmë.
Nxënës 7
Sot në këtë vend
Rrezet ne i shtrijmë
Dhe lotët e gëzimit
Deri tek ju mbërrijnë.
Bashkë me gjuhën tonë
Oh, sa ka lezet.
Rritet dhe Kosova,
Rritemi dhe ne vet.
Nxënës 8
Duke mbyllur festën tonë,
Mësuesve fjalën u japim,
Se më shumë do të mësojë,
Kur se ndalim vrapin.
Nxënës 9
Edhe një herë para jush,
Prindër të dashur bëjmë betim,
Do shkëlqejmë në çdo fushë,
Si në sjellje në mësim!
TË GJITHË
Mirë u pafshim në festa tjera! GËZUAR!

More Related Content

What's hot

4 stinet e vitit
4 stinet e vitit4 stinet e vitit
4 stinet e vitit
Anisa Kreka
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
olinuhi
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
sonja prendi
 
Lojrat popullore
Lojrat populloreLojrat popullore
Lojrat popullore
Kristina Doko
 
Shkolla si qender komunitare ( planifikim aktiviteti)
Shkolla si qender komunitare    ( planifikim aktiviteti)Shkolla si qender komunitare    ( planifikim aktiviteti)
Shkolla si qender komunitare ( planifikim aktiviteti)
Valbona Imeraj
 
Test leximi ne abetare. Simestri i pare
Test leximi ne abetare. Simestri i pareTest leximi ne abetare. Simestri i pare
Test leximi ne abetare. Simestri i pare
Valbona Imeraj
 
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
Edlira Ekmekciu
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
#MesueseAurela Elezaj
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
Alush Kryeziu
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
BlerinaMuobega
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Marinela Abedini
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
daskakamakak
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
sindi21
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
enerisaloti
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
mikaela basha
 
Alpet shqiptare
Alpet shqiptareAlpet shqiptare
Alpet shqiptare
Ismail Memushaj
 
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencëKjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Fezga Muci
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
#MesueseAurela Elezaj
 
Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3
Aberi Kajo
 

What's hot (20)

4 stinet e vitit
4 stinet e vitit4 stinet e vitit
4 stinet e vitit
 
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipeDrejtshkrimi i gjuhes shqipe
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Lojrat popullore
Lojrat populloreLojrat popullore
Lojrat popullore
 
Shkolla si qender komunitare ( planifikim aktiviteti)
Shkolla si qender komunitare    ( planifikim aktiviteti)Shkolla si qender komunitare    ( planifikim aktiviteti)
Shkolla si qender komunitare ( planifikim aktiviteti)
 
Test leximi ne abetare. Simestri i pare
Test leximi ne abetare. Simestri i pareTest leximi ne abetare. Simestri i pare
Test leximi ne abetare. Simestri i pare
 
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONERENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
RENDESIA E UJIT NE JETEN TONE
 
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARENJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
NJË SHKOLLË MIQËSORE PËR TË GJITHË....SHKOLLË KOMUNITARE
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
TESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docxTESTE LETËRSIA 12.docx
TESTE LETËRSIA 12.docx
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Alpet shqiptare
Alpet shqiptareAlpet shqiptare
Alpet shqiptare
 
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencëKjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
Kjo_është_Matematika_ime_1_Plus_Vetëm_esencë
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3Teste klasa 5 tremujori 3
Teste klasa 5 tremujori 3
 

Similar to Programi festa e abetares. agime komplet

Projekt me krijime
Projekt me krijimeProjekt me krijime
Projekt me krijime
Ariel Pura
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Suad Bajrami
 
REVISTA " UTOPIA "
REVISTA  " UTOPIA "  REVISTA  " UTOPIA "
REVISTA " UTOPIA "
#MesueseAurela Elezaj
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
ALB-AID Kukes
 
Poezi
PoeziPoezi
Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
#MesueseAurela Elezaj
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
ALB-AID Kukes
 
434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf
434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf
434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf
brajanosmani
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Helio RAMOLLARI
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Adriatik Rexha
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
ALB-AID Kukes
 

Similar to Programi festa e abetares. agime komplet (13)

Projekt me krijime
Projekt me krijimeProjekt me krijime
Projekt me krijime
 
Dituria 2011 4
Dituria 2011   4Dituria 2011   4
Dituria 2011 4
 
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad BajramiTi duhet ta dish - Suad Bajrami
Ti duhet ta dish - Suad Bajrami
 
REVISTA " UTOPIA "
REVISTA  " UTOPIA "  REVISTA  " UTOPIA "
REVISTA " UTOPIA "
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016
 
Iris
IrisIris
Iris
 
Poezi
PoeziPoezi
Poezi
 
Projekt Curricular ... !!!!
Projekt Curricular  ... !!!!Projekt Curricular  ... !!!!
Projekt Curricular ... !!!!
 
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
Gazeta jemi edhe ne no 46 march 2014
 
434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf
434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf
434492667-2016-Libbri-i-Mesuesit-Gjeografi-10.pdf
 
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2013 Gjuhe Shqipe
 
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
Erion Selmani ``Anija E Dashuris``
 
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.48 NENTOR 2014
 

More from Aberi Kajo

Dy miq ekstrakt
Dy miq   ekstraktDy miq   ekstrakt
Dy miq ekstrakt
Aberi Kajo
 
Largesia toke
Largesia tokeLargesia toke
Largesia toke
Aberi Kajo
 
Detyrat dhe te drejtat tona
Detyrat dhe te drejtat tonaDetyrat dhe te drejtat tona
Detyrat dhe te drejtat tona
Aberi Kajo
 
2. matematika 5 ditaret periudha 3
2. matematika 5 ditaret   periudha 32. matematika 5 ditaret   periudha 3
2. matematika 5 ditaret periudha 3
Aberi Kajo
 
2. test vanaf 2016
2. test vanaf 20162. test vanaf 2016
2. test vanaf 2016
Aberi Kajo
 
Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021
Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021
Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021
Aberi Kajo
 
Vleresimi i grupit te peste shkronjave
Vleresimi i grupit te peste shkronjaveVleresimi i grupit te peste shkronjave
Vleresimi i grupit te peste shkronjave
Aberi Kajo
 
Test leximi abetare
Test leximi abetareTest leximi abetare
Test leximi abetare
Aberi Kajo
 
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-filloreTestime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Aberi Kajo
 
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-filloreTestime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Aberi Kajo
 
Konsumatori
KonsumatoriKonsumatori
Konsumatori
Aberi Kajo
 
Microsoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordMicrosoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-word
Aberi Kajo
 
Test 1-rruga-elemetet-e-saj
Test 1-rruga-elemetet-e-sajTest 1-rruga-elemetet-e-saj
Test 1-rruga-elemetet-e-saj
Aberi Kajo
 
Te reciklojme
Te reciklojmeTe reciklojme
Te reciklojme
Aberi Kajo
 
Vleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhesVleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhes
Aberi Kajo
 
Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021
Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021
Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021
Aberi Kajo
 
Raymond queneau
Raymond queneauRaymond queneau
Raymond queneau
Aberi Kajo
 
çFarë ke pirë sot
çFarë ke pirë sotçFarë ke pirë sot
çFarë ke pirë sot
Aberi Kajo
 
Shumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllur
Shumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllurShumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllur
Shumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllur
Aberi Kajo
 

More from Aberi Kajo (20)

Dy miq ekstrakt
Dy miq   ekstraktDy miq   ekstrakt
Dy miq ekstrakt
 
Astronomi
AstronomiAstronomi
Astronomi
 
Largesia toke
Largesia tokeLargesia toke
Largesia toke
 
Detyrat dhe te drejtat tona
Detyrat dhe te drejtat tonaDetyrat dhe te drejtat tona
Detyrat dhe te drejtat tona
 
2. matematika 5 ditaret periudha 3
2. matematika 5 ditaret   periudha 32. matematika 5 ditaret   periudha 3
2. matematika 5 ditaret periudha 3
 
2. test vanaf 2016
2. test vanaf 20162. test vanaf 2016
2. test vanaf 2016
 
Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021
Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021
Vleresimi test-periudha-2-kl-3-2021
 
Vleresimi i grupit te peste shkronjave
Vleresimi i grupit te peste shkronjaveVleresimi i grupit te peste shkronjave
Vleresimi i grupit te peste shkronjave
 
Test leximi abetare
Test leximi abetareTest leximi abetare
Test leximi abetare
 
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-filloreTestime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
 
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-filloreTestime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
Testime ne-lenden-e-gjuhes-shqipe-per-klasat-fillore
 
Konsumatori
KonsumatoriKonsumatori
Konsumatori
 
Microsoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-wordMicrosoft access-projekt-ne-word
Microsoft access-projekt-ne-word
 
Test 1-rruga-elemetet-e-saj
Test 1-rruga-elemetet-e-sajTest 1-rruga-elemetet-e-saj
Test 1-rruga-elemetet-e-saj
 
Te reciklojme
Te reciklojmeTe reciklojme
Te reciklojme
 
Vleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhesVleresimi permbledhes
Vleresimi permbledhes
 
Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021
Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021
Udhezuesi per-fillimin-e-vitit-shkollor-2020-2021
 
Raymond queneau
Raymond queneauRaymond queneau
Raymond queneau
 
çFarë ke pirë sot
çFarë ke pirë sotçFarë ke pirë sot
çFarë ke pirë sot
 
Shumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllur
Shumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllurShumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllur
Shumë shpesh ne mbajmë gojën mbyllur
 

Programi festa e abetares. agime komplet

  • 1.
  • 2. PJESA HYRËSE TË GJITHË Pa arsim, Pa gjuhë, pa kulturë, S’quhesh komb! Gjuha jonë sa e mirë! Sa e ëmbël, sa e gjerë! Sa e lehtë, sa e dëlirë! Sa e bukur sa e vlerë! Çka na fliste zemra, E qëndisën shkronjat, Gjuhën që kish nëna, Trashëgojnë shqiponjat. Si rrahjet e zemrës, Që na mbajnë gjallë, Është gjuha e nënës, Na quan shqiptar! Nxënësi 1 Mësuese e nderuar, Bashkë me prindërit tanë, Erdhët për të festuar, Me klasën e parë. Nxënësi 2 Jemi shumë të lumtur, Gaz na vlon në gji, Shikoni sa bukur, Veshur çdo fëmijë!
  • 3. Nxënësi 3 Vajzat si sorkadhe, Djemtë porsi kaproj, Hedhin këngë e valle, Abetaren nderojnë! Nxënësi 4 Festa jonë është fëmijërore, Ndaj si flutura do vallëzojmë Do të këndojmë këngë gazmore, Talentet tona t’i tregojmë! Nxënësi 5 Sot shkëlqejnë fjalët tona, Porsi xixat nëpër zjarre, Kudo shpërthen jehona, Të nderojmë ty , Abetare! Nxënësi 6 Drita që jep dituria, Ngjan si hënë, Ngjan si diell, Ku ndriçohet gjithësia, Se dhe vetë perëndia, S’të dha sy si çdo gjallesë, Do të quheshe, kafshë, a shpezë, Po, të dha sy për dritë, Të thithësh nga dituritë! Nxënësi 7 Si një tufë me flutura, Dalë nga Manastiri,
  • 4. Motërza të bukura, Shkronjëza floriri. Nxënësi 8 Morën fluturimin, Fluturim pa kthim, Shqiptarëve u sillnin, Shkrim edhe lexim. Nxënësi 9 Krahëhapur Tirana, Prishtina me mall, Shkupi, Çamëria, Kudo ka shqiptarë. Nxënësi 10 Na lejoni, pra, t’u falënderojmë, Thellë nga zemra jonë, Dalin fjalët e shpirtit që urojnë: Mirë se erdhët, pra, sot në festën tonë! (TË GJITHË) VALLËZIM WELCOM https://www.youtube.com/watch?v=ahfBAPENSZQ&fbcli d=IwAR1lMCTK2iOiEJ-A- Y5GLnVJhk7r9sOumrztzalA90p3YRRTSZ6UaSwk1ag
  • 6. Nxënësi 2 Nxënësi 3 ABETARE ZEMRA IME Abetare zemra ime Të kam mbartë në çantën time, Kam vënë hapin n’shi e borë Të arrijmë Së bashku n’shkollë. Bashkë me shkronja Fjalë e rrokje Si familja rreth një softe, Një nga një faqe ëmbëltuar ABC- në e përfunduam.
  • 8. Nxënësi 6 MARGARITARET E GJUHËS Tridhjete e gjashte margaritar, Jane dhuratë per klase te parë. Dikur s'dija të lexoj fare, Asnjë fjalë në abetare. I mbusha fletoret me margaritar, Une voglushi i klases së parë. Një pjesë të natës e bëra ditë, A, E, U, Duke përshpëritë KËNGA: ABETARE, ABETARE KLEA https://www.youtube.com/watch?v=BWEmgQJa1gs 2 Nxënës Abetare, Abetare, sillma diellin në dritare! Grupi Lehtë, lehtë e bukur, bukur, dora ime sa e lumtur. Hap një faqe, kthen një fletë, Nxënësi 1 Nëpër shkronja – Bota vetë. Abetare, Abetare, sillma diellin në dritare! Rrjedh në fjalë plot kumbim Grupi Gjuhë e lashtë e vendit tim. Abetare. Me ty mendjen lartësoj. me ty zemrën e gëzoj, Nxënësi 1 Bëhem zog e fluturoj. Abetare. Abetare, Abetare, ti je dielli në dritare. Rrjedh në fjalë plot kumbim Grupi Gjuhë e lashtë e vendit tim. Abetare.
  • 9. Pjesa e dytë TË GJITHA SHKRONJAT E ABETARES 28 nxënës I përdorur libri nga interneti: Shahe Rama – Festa e Abetarës TË GJITHË Nxënësi A
  • 11. Nxënësi D dhe DH Nxënësi E
  • 22. VALLËZIMI – VALZ https://www.youtube.com/watch?v=mmCnQDUSO4I Pjesa e tretë Lojë skenike: LIBRI, DITA, DRITA DHE DITURIA 4 nxënës Dita: Çudi , moj dritë, si nuk më ke falenderuar kurrë! Drita: Përse? Dita: Si, moj, përse?!...Harron se pa mua ti nuk do të ishe në këtë botë? Drita: Ani-do të më thuash që ne lindim së bashku? Dita: Po, pra! Prandaj të quajnë edhe drita e ditës. Drita: Më quajnë edhe drita e diellit-edhe drita e hënës, edhe Drita e yjeve, edhe drita elektrike, edhe drita e qiriut…sepse edhe ata kanë dritë. Dituria: Mos harro edhe driten time… Dita dhe Drita: Kush je ti? Libri: Unë jam libri Dita, Drita: Libri?! - Pa na thuaj si e quajnë dritën tënde dhe ku ndodhet ajo? Libri: Dritën time e quajnë dituri- ajo ndodhet në të gjitha faqet e librave. Të gjithë: Të mësosh nuk është kurrë vonë.
  • 23. POEZIA ABETARE BUKUROSHE Abetare bukuroshe Mirë që ndenje midis nesh A u lodhe vogëlushe Shkronjat të na i rrëfesh. Nxënësi Abetarja: Nxënësi Jo fëmijë nuk jam lodhur Mos kini merak për mua Sa herë mes jush jam ndodhur Ndjehem shumë e gëzuar . Të gëzuar jemi ne Që të patëm çdo herë pranë. Ti për ne je dritë e diell Ti je yll edhe hënë. Nxënësi Abetarja: Nxënësi Unë pa ju do të isha zverdhur Në një qoshe gjithë pluhur Por me ju duke bredhur Unë sot ndihem shumë e lumtur. Më dëgjo kam dy- tri fjalë Kur të mësova në shkollë Mos të bëra ndonjë njollë Nxënësi Mos pa dashur ndonjëherë Të kam grisur të kam çjerrë? Abetarja: Nxënës i dashur të kam falur Nxënësi Për të gjitha ato që thua Por ashtu siç më deshe mua Duaj gjithë librat e tua. Abetare shoqja jonë Nxënësi Ti do ikësh përgjithonë? Abetarja: Jo, do të shkoj për të pushuar Nxënësi Prap do të vij për disa muaj Ja këtu në klasën tuaj
  • 24. Për fatosat 6 vjeçarë Që do të vijnë në klasë të parë. Abetare shoqja ime Më mësove shumë mësime Nxënësi Si të shkruaj, të lexoj Rrokje - fjalë të formoj. Abetarja: Fëmijë të mirë Nxënësi Unë po largohem Sot një shok po lë këtu Është Leximi shoku im Atë pastër mbajeni ju . Pa shikoni, pa shikoni Libri i ri paska mbërritur Nxënësi Mbani vesh edhe ndëgjoni Çfarë ju thotë të mësoni. Lamtumirë o Abetare Ne s’do ndahemi për fare Nxënësi Do të mbaj gjithnjë në shtëpi Midis librave të mi Leximi: A më lexuat se kush jam? Nxënësi Ç’do të na mësosh lexim i dashur? Të gjithë Leximi: Do t’ju mësoj shumë gjëra. Nxënësi Do t’ju mësoj për të parët tanë. Do t’ju tregoj për bukuritë e Atdheut tonë. Për luftëtarët e Lirisë. Për dijetarët tanë të mëdhenjë. Për dashurinë ndaj prindërve dhe njerëzve të tjerë. Se si duhet ta doni njeri-tjetrin, Dhe shumë e shumë gjëra tjera Që me siguri do t’ju duhen në jetë dhe do t’ju pëlqejnë… Mami, babi sa gëzim Kam këtu në shpirtin tim Nxënësi
  • 25. Prandaj dua t’ju këndoj Se mësova të lexoj. Në fletore radhë-radhë Rrokjet tok formojnë fjalë Fjala jonë për lirinë Që na solli lumturinë. Abetaren e mbaruam Nxënësi Leximin do ta fillojmë Mos kujtoni se shpëtuat Ndihmë prap do të kërkojmë. A e gjeni o fëmijë Kush na mëson e kush na mban? Nxënësi Kush na ushqen e na dëfren? Kush na qep e kush na lanë? Ata janë prindërit tanë. Të gjithë Kush i ka shoqet e rralla Cila është ajo vallë? Nxënësi Një godinë si në përralla Që na i bënë mendjet e holla. Ajo është vetëm shkolla. Ti hqipëri më jep nder, Më jep emrin shqipëtar, Të gjithë Zemrën ti ma gatove Plot me dëshirë e me zjarrë. KËNGA PËR GJYSHEN https://www.youtube.com/watch?v=2ekgzzvcGHY
  • 26. FIGURAT DHE TRUPAT GJEOMETRIK 10 nxënës 1. KATRORI Unë jam katrori Dhe kam katër brinjë Rrethin dhe trekëndëshin I kam kushërinjë. 2. DREJTKËNDËSHI Disa me thonë katror Ta dini se nuk jam Katrorin e kam vëlla Drejtkëndësh emrin e kam. 3. TREKËNDËSHI Unë jam trekëndëshi Të dashur fëmijë Mua me shihni Çdo herë mbi shtëpi. 4. RRETHI Jam si kopse rrethore Jam si medaljon Jam si hëna e plotë Që natën ndriçon. 5. KUBI Të gjitha figurat Më kanë zili Se jam Kub Të dashur fëmijë.
  • 27. 6. KUBOIDI Unë të dashur miq Gëzohem për çdo ditë Se nuk jam kub Por jam kuboid. 7. PIRAMIDA Katër trekëndësha Mbi katror bazik Jam unë - Piramida Një trup gjeometrik. 8. KONI Si kapelë festive Si kaush kartoni Si laps i mprehur Jam Koni, jam Koni. 9. CILINDRI Emrin e kam cilindër Jam i lumtur shumë Për mua semaforët Do t’ju bien BUM. 10. SFERA Mua me quajnë Sferë Jam shumë krenare Rrëshqas kudo Brinjë nuk kam fare TË GJITHË
  • 28. Si vëllezër e motra, Ju zgjojmë kërshërinë Më mirë e kuptoni Me ne gjeometrinë. VALLËZIMI I LULAVE https://www.youtube.com/watch?v=8u2GyGbUJfM https://www.youtube.com/watch?v=9nhkaFjN4zY SHIFRAT LAVDËRAQE 10 Nxënës Numri 1 Unë jam i pari bajraktari Në varg numrash prijatari Numri 2 Në të vërtetë nuk jam i parë Por jam sa sytë që kemi në ballë. Numri 3 Pse lavdëroni, hiq nuk e di Kur unë vlej sa ju të dy. Numri 4 Unë ja 4-shi, besoj më njihni Stil më të bukur se unë nuk keni. Numri 5 Sot e mora 5 në ditar E gëzova nënën si kur më parë.
  • 29. Numri 6 Lavdet tuaja s’paskan t’sosur Por vetëm unë jam i përsosur. Numri 7 Më përmend gjyshja plakë Jam sa ditët që i ka java. Numri 8 Jam e bukur simpatike Kam dy boshte simetrike. Numri 9 Jam kur tregon përralla Jam pak më e madhja dhe me vlerë Prandaj duhet të më keni nderë. Numri 10 Ju mendoni se jam hiq Por edhe unë jam diç. Se pa mua nuk e di Si do të bëni qind e mijë? VALLËZIM DON’T WORY – BE HAPPY https://www.youtube.com/watch?v=7hGtkE3mG_g&fbcli d=IwAR1bnkt7rGBmf3wmt1FBC8exI4qLp3nmP2puO7bLnzj ow2116VfSMGyXGpY
  • 30. Pjesa përfundimtare POEZI PËR PËRFUNDIMIN E PROGRAMIT 9 Nxënës Nxënës 1 Abetaren e mbaruam Dhe me shkronjat u njoftuam. Një nga një, e një nga një Që nga A-ja gjer në Zh. Nxënës 2 Mos ke frikë Moj abetare, Ti për ne Do jesh dritare. Nxënës 3 Ishe mike E vërtetë Në të ftohtë E në të nxehtë. Nxënës 4 Ishte rrugë e gjatë Që bëmë ditë e natë, Tani s’kam frikë As dhe për një pikë. Nxënës 5 Tani e tutje Leximi ju pret, Vjershat dhe tregimet T’i lexoni vet.
  • 31. Nxënës 6 Faleminderit Abetare! Prandaj sot ne recitojmë, këndojmë, hedhim valle. Me mua leximin Do të udhëtojmë, Katër anët e botës Ne do t’i gjurmojmë. Nxënës 7 Sot në këtë vend Rrezet ne i shtrijmë Dhe lotët e gëzimit Deri tek ju mbërrijnë. Bashkë me gjuhën tonë Oh, sa ka lezet. Rritet dhe Kosova, Rritemi dhe ne vet. Nxënës 8 Duke mbyllur festën tonë, Mësuesve fjalën u japim, Se më shumë do të mësojë, Kur se ndalim vrapin. Nxënës 9 Edhe një herë para jush, Prindër të dashur bëjmë betim, Do shkëlqejmë në çdo fushë, Si në sjellje në mësim! TË GJITHË Mirë u pafshim në festa tjera! GËZUAR!