Lënda : Ekonomi
Tema : Defiçiti buxhetor dhe borxhi
kombëtar I qeverisë shqipetare dhjetë
vitet e fundit
Lider : Algita Mesiti
Morrën pjesë në punim :
Afërdita Lleshi
Algita Mesiti
Altin Ndreka
Alven Doku
Anton Përpepaj
Mirjan Dodaj
Klasa : 12 / 6
Përmbajtja
 C’eshte deficiti
buxhetor.
 C’eshte borxhi
publik.
 Borxhideficiti
buxhetor I
Shqiperise ne
keto vite.
 Arsyet e rritjes
se borxhit.
 Faktoret qe do
te conin ne
zvogelimin e
borxhit.
 Informacione shtese
Deficiti buxhetor(perkufizimi)
Ç’është Buxheti i Shtetit?
Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe
domethënëse politikën e një qeverie. Buxheti është në thelb
një akt politik. Ai përbën instrumentin kryesore të aksionit
ekonomik të qeverisë dhe zë një vend madhor në politikën
ekonomike e një vendi (rreth 28% të PBB në Shqipëri)
Deficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca
ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur shpenzimet
janë më të mëdha se të ardhurat.
C’eshte borxhi publik?
Borxhi publik përfshin shumatoren e huave shtetërore dhe të
interesave të maturuara e të pashlyera deri në momentin e
llogaritjes së tyre. Marrja e borxheve nga ana e shtetit
diktohet nga nevojat e sigurimit të burimeve të të hyrave për
mbulimin e deficitit buxhetor. Borxhi publik shtohet çdo vit kur deficiti
publik vjetor financohet ekskluzivisht prej huave të reja. Përveç huave të
shtetit qëndror, në borxhin publik llogariten edhe huatë e marra nga
organizmat që janë në mvartësi të institucioneve qëndrore të shtetit dhe
ato të qeverisjes vendore. Së fundmi, borxhi publik nuk është borxhi i
vendit, sepse ky i fundit përfshin edhe borxhet e njësive ekonomike
private dhe të shtetasve të vet.. Borxhi publik ndahet në borxh të
brëndshëm (të marrë nga agjentët ekonomikë residentë në vend) dhe
borxh të jashtëm (të marrë nga shtete të tjera ose organizata dhe
institucione financiare ndërkombëtare). Nga pikpamja e afatit të
shlyerjes, borxhi publik mund të jetë afatshkurtër, afatmesëm dhe
afatgjatë.
Borxhideficiti buxhetor i Shqiperise ne keto vite.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, niveli i
huamarrjes së brendshme arriti në vlerën 46.2
miliardë lekë, nga 52.8 miliardë që ishte planifikuar
për gjithë vitin. Ndërsa po të krahasohen shifrat me të
njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton një rritje e
huasë thuajse dyfish, pasi gjatë vitit 2012 niveli i
huamarrjes së brendshme ishte në vlerën e 24.7
miliardë lekë.
Deficiti më i lartë buxhetor në vlerë absolute është regjistruar në vitin 2009 me -80 miliardë lekë
dhe deficiti më i ulët është regjistruar në vitin 2005 me -28.2 miliardë lekë. Në vitet 2008 dhe 2009,
ky tregues është përkeqësuar duke arritur respektivisht në 6% dhe 7% të PBB-së. Në vitin 2012,
deficiti buxhetor është në nivelin 3% të PBB-së.
Modeli, që ka zbatuar qeveria në tre vitet e fundit, por që nuk e ka të shprehur në programin
qeverisës ishte modeli Kejnsian (Keynesian), sipas të cilit, qeveria duhet të rrisë borxhin kombëtar
për stimulim të ekonomisë gjatë rënies ekonomike dhe zvogëlimit të borxhit gjatë rritjes
ekonomike. Por, edhe nëse vërtet kanë zbatuar këtë model, ai është përshtatur në kushtet më të
këqija të mundshme ekonomike. Shqipëria nuk është ende ekonomi kapitaliste, me industri të
ngritur dhe sistem financiar të integruar. Shqipëria ka një ekonomi që nuk funksion sipas
parametrave që ka studiuar Kejnsi dhe të tjerë ekonomistë të mëdhenj modernë.
Arsyet e rritjes se borxhit.
Qeveritarët shqiptarë kanë pëlqyer t’i shpenzojnë paratë për programe që
kënaqin zgjedhësit e tyre. Nga ana tjetër, ata nuk parapëlqyen t’i taksojnë
ata, madje u bënë edhe përjashtime nga taksat. E kundërta për ta do të
thoshte vendosje e një kostoje të lartë mbi votuesit. Kjo duket qartë nga
barra fiskale në vend, e cila ka qenë e pabarabartë sipas zonave
elektorale.
Zbatimi i një pabarazie të tillë ka ndodhur sa nga politika fiskale
preferenciale, sipas zonave gjeografike dhe
industrive, po ashtu edhe nga një administrim
fiskal klientelist.
Një faktor tjetër, që ka ndikuar, ka qenë
marrja e kredive nga tregu privat apo edhe
Banka e Shqipërisë. Nëpërmjet huamarrjes,
qeveria e ka zhvendosur një pjesë të
mirë të barrës për të paguar detyrime të larta
nga dje, në sot dhe të nesërmen e afërt.
 Por, ndërsa këta janë faktorët që lidhen
me shpenzimet e fondeve të buxhetit, nga
ana tjetër, kostoja e shërbimeve publike nuk
ka qenë ndonjëherë transparente. Kostoja e
shërbimeve publike është edhe pjesa ku
mund të evidentohen të gjithë elementët e dyshuar për korruptim me fonde
publike.
Në vijim të faktorëve negativë, po të krahasohet niveli i rritjes ekonomike
dhe normës së inflacionit në njërin kah me nivelin e rritjes të të ardhurave
nga tatimet dhe doganat në kahun tjetër, shihet se të ardhurat nga tatimet
dhe doganat janë -3.3% poshtë nivelit të kahut të parë.
Ekonomia informale me përmasa pak më të mëdha se ekonomia formale,
(b) tregu i punësimit informal, që përfshin një numër të afërt me tregun
formal të punësimit, mund të thuhet se agjencitë e administrimit kanë
punuar me humbje.
Ligji i buxhetit, pothuajse në shumë
vite tashmë modifikohet për të
mbuluar këtë performancë
negative, por që kanë thelluar
“rezultatin me humbje” të mbartur
vit pas viti prej financave publike të
vendit.
Buxheti I shtetit
Defiçiti buxhetor dhe borxhi
publik në vitet 2005 – 2012
Këtu paraqitet ecuria e defiçitit buxhetor dhe e borxhit publik
në vitet 2005 – 2012, si në vleftë absolute (në miliard lekë),
ashtu edhe për frymë referuar Prodhimit të Përgjithshëm
bruto (% PBB). Vlefta e vitit 2012 është ajo në plan, ndërsa
në vitet e tjera janë vlerat faktike. Të dhënat janë marrë nga
Ministria e Financave.
Borxhi I brendshem dhe I jashtem.
Nga ka ardhur kjo rritje e borxhit? Për cfarë është rritur ky borxh?
Rritja e borxhit publik në Shqipëri ka për faktor kryesorë rritjen e
moderuar dhe më të moderuar në rajon dhe në Europë, ka për
bazë ngadalësimin e rritjes ekonomike, e cila sic dihet, në vitin
2009 ishte 3. 3 % dhe për vitin 2010 është programuar dhe do të
mundësohet një rritje prej 4 %, rritje ekonomike e vendit.
Sa i kushton ky borxh Shqipërisë? Sa rritet kostoja ?
Në periudhën 2001 – 2004 borxhi publik i asaj kohe i ka
kushtuar ekonomisë së vendit 4.07 lekë për cdo 100 lekë të PBB-së.
Në periudhën 2006 – 2009, borxhi publik i ka kushtuar ekonomisë së
vendit 2.87 lekë për cdo 100 lekë PBB-së. Një ulje gati 50 % e kostos
në krahasim me periudhën tjetër të qeverisjes. Kjo ulje e kostos
sigurisht i dedikohet një tërësie elementësh që kanë të bëjnë me
borxhin tonë publik .
Borxhi publik ne Shqiperi arrin ne 60%
“Sot, borxhi publik në nivelin mbi 60 për qind të PBB është nga më të lartët në Evropën Juglindore
(EJL) dhe amortizatorët fiskalë kryesisht janë konsumuar (megjithëse rritja në borxhin e
Shqipërisë gjatë viteve të krizës globale ka qenë më e ulët se në vendet e tjera të EJL). Pasiguria
në sektorin e energjisë dhe disa borxhe në punët publike i janë shtuar barrës fiskale meqenëse
ato do të kërkonin shpenzime të sektorit publik në të ardhmen. Veç kësaj, borxhi publik i
Shqipërisë, një pjesë e madhe e së cilës është i brendshëm, ka një komponent të konsiderueshëm
afatshkurtër, që nënkupton riskun e rifinancimit”, thuhet në raport.
Tryeza e rrumbullakët diskutoi gjithashtu nevojën për fillimin e konsolidimit fiskal në afat të
shkurtër, në një kohë kur ekonomia operon nën potencialin e vet. Ekspertët e FMN dhe BB
vlerësuan se në këtë kontekst, është shumë e nevojshme ndërmarrja e masave të prekshme, të
cilat përforcojnë politikën e matur fiskale për t’i dërguar tregjeve një sinjale të besueshme.
“Një objektiv i besueshëm i borxhit dhe konsolidim fiskal i vazhdueshëm, por gradual afatmesëm,
do të jepte një sinjal të mirë të angazhimit të qeverisë ndaj qëndrueshmërisë së borxhit, duke
përmirësuar në këtë mënyrë besimin, duke ulur kostot e huamarrjes së sektorit publik, dhe duke
kompensuar të paktën pjesërisht çdo ndikim negativ afatshkurtër të kërkesave të konsolidimit
fiskal”, deklaroi Nadeem Ilahi, Shef i Misionit për Shqipërinë të FMN.
Detyrimet ndaj te huajve, Shqiperia u ka borxh 25 shteteve
Trajtimi i borxhit të jashtëm në tërësi ka rëndësi për vetë faktin se paraqet një sërë risqesh në rast
se nuk mirëmenaxhohet. Rreziku i parë vjen nga kursi i këmbimit, kurse i dyti nga ndikimi që jep
në opinionin ndërkombëtar përkeqësimi i nivelit të tij dhe vonesat e shlyerjes ndaj një banke apo
shteti të huaj. Referuar bilancit të borxhit publik, Shqipëria u detyrohet 25 shteteve të ndryshme,
në masën e rreth 800 milionë eurove. Në listën e shteteve që u kemi borxhe janë të përfshira
vende nga Europa, ku dominojnë detyrimet ndaj Italisë dhe Gjermanisë, rreth 3710 milionë euro të
dyja së bashku, nuk mungojnë vendet skandinave, lindore, përfshi edhe Rusinë, e madje fqinjët e
rajonit, Serbi dhe Maqedoni. Harta shtrihet në Azi, ku futen vende si Japonia, Kina dhe Koreja e
Jugut, për t’u zhvendosur më pas në shtetet islamike, si Kuvajti me mbi 43 milionë euro (kryesisht
vendet islamike kanë operuar me bankat e tyre dhe jo direkt me qeveritë). Me 22 vende qeveria
shqiptare ka nënshkruar marrëveshje bilaterale, në masën e 710 milionë e 606 mijë eurove, kurse
me tre të tjera, janë detyrime prej 92 milionë eurosh që
rrjedhinngaKlubiiParisi(FrancaRusiadheAnglia).
Borxhi publik është borxh i marrë nga qeveria qendrore dhe është një metodë e financimit të
operacioneve të qeverisë, por kjo nuk është metoda e vetme.
Qeveritë marrin hua duke emetuar letra me vlerë, obligacione qeveritare, etj dhe këto i marrin nga
publiku dhe direkt nga organizata financiare ndërkombëtare.
Borxhi sovran zakonisht i referohet borxhit të qeverisë që është lëshuar në monedhë të huaj.
Borxh afatshkurtër në përgjithësi konsiderohet ai që ka afat maturimi për një vit ose më pak, borxhi
afatmesëm një deri në dhjetë vite dhe borxhi afatgjatë për më shumë se dhjetë vjet.
Sipas ligjit organik borxhi publik i Shqipërisë nuk duhet të kalojë më shumë se 60% të PBB-së dhe
deficiti buxhetor jo më shumë se 3% e saj. Gjithashtu, edhe në dokumentin e nënshkruar të
Traktatit të Mastrihtit Qeveria Shqiptare është angazhuar të mirëmbajë këto parametra si
parakusht për integrimin e vendit në BE.
11
LITERATURA
www.minfin.gov.al
www.infosot.com
www.gazetaexpres.com
www.instat.gov.al
www.bankofalbania.org
www.alb-ppfi.org
lajme.shqiperia.com
open.data.al
www.ekonomisti.info
www.botasot.info
www.panorama.com.al/ekonomi
www.alsat.tv
www.dë-ëorld.de
www.scribd.com
www.federalreserve.gov
www.iiea.com
PUBLIKIME
Shpenzimetdheteardhurat
Programibuxhetorafatmesëm2009-2011
MinistriaeFinancave

Algita ekonomi

  • 1.
    Lënda : Ekonomi Tema: Defiçiti buxhetor dhe borxhi kombëtar I qeverisë shqipetare dhjetë vitet e fundit Lider : Algita Mesiti Morrën pjesë në punim : Afërdita Lleshi Algita Mesiti Altin Ndreka Alven Doku Anton Përpepaj Mirjan Dodaj Klasa : 12 / 6
  • 2.
    Përmbajtja  C’eshte deficiti buxhetor. C’eshte borxhi publik.  Borxhideficiti buxhetor I Shqiperise ne keto vite.  Arsyet e rritjes se borxhit.  Faktoret qe do te conin ne zvogelimin e borxhit.  Informacione shtese
  • 3.
    Deficiti buxhetor(perkufizimi) Ç’është Buxhetii Shtetit? Buxheti i Shtetit reflekton në mënyrën më të plotë dhe domethënëse politikën e një qeverie. Buxheti është në thelb një akt politik. Ai përbën instrumentin kryesore të aksionit ekonomik të qeverisë dhe zë një vend madhor në politikën ekonomike e një vendi (rreth 28% të PBB në Shqipëri) Deficiti buxhetor, në një vit buxhetor, është diferenca ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, kur shpenzimet janë më të mëdha se të ardhurat.
  • 4.
    C’eshte borxhi publik? Borxhipublik përfshin shumatoren e huave shtetërore dhe të interesave të maturuara e të pashlyera deri në momentin e llogaritjes së tyre. Marrja e borxheve nga ana e shtetit diktohet nga nevojat e sigurimit të burimeve të të hyrave për mbulimin e deficitit buxhetor. Borxhi publik shtohet çdo vit kur deficiti publik vjetor financohet ekskluzivisht prej huave të reja. Përveç huave të shtetit qëndror, në borxhin publik llogariten edhe huatë e marra nga organizmat që janë në mvartësi të institucioneve qëndrore të shtetit dhe ato të qeverisjes vendore. Së fundmi, borxhi publik nuk është borxhi i vendit, sepse ky i fundit përfshin edhe borxhet e njësive ekonomike private dhe të shtetasve të vet.. Borxhi publik ndahet në borxh të brëndshëm (të marrë nga agjentët ekonomikë residentë në vend) dhe borxh të jashtëm (të marrë nga shtete të tjera ose organizata dhe institucione financiare ndërkombëtare). Nga pikpamja e afatit të shlyerjes, borxhi publik mund të jetë afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë. Borxhideficiti buxhetor i Shqiperise ne keto vite. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, niveli i huamarrjes së brendshme arriti në vlerën 46.2 miliardë lekë, nga 52.8 miliardë që ishte planifikuar për gjithë vitin. Ndërsa po të krahasohen shifrat me të njëjtën periudhë të një viti më parë rezulton një rritje e huasë thuajse dyfish, pasi gjatë vitit 2012 niveli i huamarrjes së brendshme ishte në vlerën e 24.7 miliardë lekë. Deficiti më i lartë buxhetor në vlerë absolute është regjistruar në vitin 2009 me -80 miliardë lekë dhe deficiti më i ulët është regjistruar në vitin 2005 me -28.2 miliardë lekë. Në vitet 2008 dhe 2009, ky tregues është përkeqësuar duke arritur respektivisht në 6% dhe 7% të PBB-së. Në vitin 2012, deficiti buxhetor është në nivelin 3% të PBB-së. Modeli, që ka zbatuar qeveria në tre vitet e fundit, por që nuk e ka të shprehur në programin qeverisës ishte modeli Kejnsian (Keynesian), sipas të cilit, qeveria duhet të rrisë borxhin kombëtar për stimulim të ekonomisë gjatë rënies ekonomike dhe zvogëlimit të borxhit gjatë rritjes ekonomike. Por, edhe nëse vërtet kanë zbatuar këtë model, ai është përshtatur në kushtet më të këqija të mundshme ekonomike. Shqipëria nuk është ende ekonomi kapitaliste, me industri të ngritur dhe sistem financiar të integruar. Shqipëria ka një ekonomi që nuk funksion sipas parametrave që ka studiuar Kejnsi dhe të tjerë ekonomistë të mëdhenj modernë.
  • 5.
    Arsyet e rritjesse borxhit. Qeveritarët shqiptarë kanë pëlqyer t’i shpenzojnë paratë për programe që kënaqin zgjedhësit e tyre. Nga ana tjetër, ata nuk parapëlqyen t’i taksojnë ata, madje u bënë edhe përjashtime nga taksat. E kundërta për ta do të thoshte vendosje e një kostoje të lartë mbi votuesit. Kjo duket qartë nga barra fiskale në vend, e cila ka qenë e pabarabartë sipas zonave elektorale. Zbatimi i një pabarazie të tillë ka ndodhur sa nga politika fiskale preferenciale, sipas zonave gjeografike dhe industrive, po ashtu edhe nga një administrim fiskal klientelist. Një faktor tjetër, që ka ndikuar, ka qenë marrja e kredive nga tregu privat apo edhe Banka e Shqipërisë. Nëpërmjet huamarrjes, qeveria e ka zhvendosur një pjesë të mirë të barrës për të paguar detyrime të larta nga dje, në sot dhe të nesërmen e afërt.  Por, ndërsa këta janë faktorët që lidhen me shpenzimet e fondeve të buxhetit, nga ana tjetër, kostoja e shërbimeve publike nuk ka qenë ndonjëherë transparente. Kostoja e shërbimeve publike është edhe pjesa ku mund të evidentohen të gjithë elementët e dyshuar për korruptim me fonde publike. Në vijim të faktorëve negativë, po të krahasohet niveli i rritjes ekonomike dhe normës së inflacionit në njërin kah me nivelin e rritjes të të ardhurave nga tatimet dhe doganat në kahun tjetër, shihet se të ardhurat nga tatimet dhe doganat janë -3.3% poshtë nivelit të kahut të parë. Ekonomia informale me përmasa pak më të mëdha se ekonomia formale, (b) tregu i punësimit informal, që përfshin një numër të afërt me tregun formal të punësimit, mund të thuhet se agjencitë e administrimit kanë punuar me humbje.
  • 6.
    Ligji i buxhetit,pothuajse në shumë vite tashmë modifikohet për të mbuluar këtë performancë negative, por që kanë thelluar “rezultatin me humbje” të mbartur vit pas viti prej financave publike të vendit. Buxheti I shtetit Defiçiti buxhetor dhe borxhi publik në vitet 2005 – 2012 Këtu paraqitet ecuria e defiçitit buxhetor dhe e borxhit publik në vitet 2005 – 2012, si në vleftë absolute (në miliard lekë), ashtu edhe për frymë referuar Prodhimit të Përgjithshëm bruto (% PBB). Vlefta e vitit 2012 është ajo në plan, ndërsa në vitet e tjera janë vlerat faktike. Të dhënat janë marrë nga Ministria e Financave.
  • 7.
    Borxhi I brendshemdhe I jashtem.
  • 8.
    Nga ka ardhurkjo rritje e borxhit? Për cfarë është rritur ky borxh? Rritja e borxhit publik në Shqipëri ka për faktor kryesorë rritjen e moderuar dhe më të moderuar në rajon dhe në Europë, ka për bazë ngadalësimin e rritjes ekonomike, e cila sic dihet, në vitin 2009 ishte 3. 3 % dhe për vitin 2010 është programuar dhe do të mundësohet një rritje prej 4 %, rritje ekonomike e vendit. Sa i kushton ky borxh Shqipërisë? Sa rritet kostoja ? Në periudhën 2001 – 2004 borxhi publik i asaj kohe i ka kushtuar ekonomisë së vendit 4.07 lekë për cdo 100 lekë të PBB-së. Në periudhën 2006 – 2009, borxhi publik i ka kushtuar ekonomisë së vendit 2.87 lekë për cdo 100 lekë PBB-së. Një ulje gati 50 % e kostos në krahasim me periudhën tjetër të qeverisjes. Kjo ulje e kostos sigurisht i dedikohet një tërësie elementësh që kanë të bëjnë me borxhin tonë publik .
  • 9.
    Borxhi publik neShqiperi arrin ne 60% “Sot, borxhi publik në nivelin mbi 60 për qind të PBB është nga më të lartët në Evropën Juglindore (EJL) dhe amortizatorët fiskalë kryesisht janë konsumuar (megjithëse rritja në borxhin e Shqipërisë gjatë viteve të krizës globale ka qenë më e ulët se në vendet e tjera të EJL). Pasiguria në sektorin e energjisë dhe disa borxhe në punët publike i janë shtuar barrës fiskale meqenëse ato do të kërkonin shpenzime të sektorit publik në të ardhmen. Veç kësaj, borxhi publik i Shqipërisë, një pjesë e madhe e së cilës është i brendshëm, ka një komponent të konsiderueshëm afatshkurtër, që nënkupton riskun e rifinancimit”, thuhet në raport. Tryeza e rrumbullakët diskutoi gjithashtu nevojën për fillimin e konsolidimit fiskal në afat të shkurtër, në një kohë kur ekonomia operon nën potencialin e vet. Ekspertët e FMN dhe BB vlerësuan se në këtë kontekst, është shumë e nevojshme ndërmarrja e masave të prekshme, të cilat përforcojnë politikën e matur fiskale për t’i dërguar tregjeve një sinjale të besueshme. “Një objektiv i besueshëm i borxhit dhe konsolidim fiskal i vazhdueshëm, por gradual afatmesëm, do të jepte një sinjal të mirë të angazhimit të qeverisë ndaj qëndrueshmërisë së borxhit, duke përmirësuar në këtë mënyrë besimin, duke ulur kostot e huamarrjes së sektorit publik, dhe duke kompensuar të paktën pjesërisht çdo ndikim negativ afatshkurtër të kërkesave të konsolidimit fiskal”, deklaroi Nadeem Ilahi, Shef i Misionit për Shqipërinë të FMN. Detyrimet ndaj te huajve, Shqiperia u ka borxh 25 shteteve Trajtimi i borxhit të jashtëm në tërësi ka rëndësi për vetë faktin se paraqet një sërë risqesh në rast se nuk mirëmenaxhohet. Rreziku i parë vjen nga kursi i këmbimit, kurse i dyti nga ndikimi që jep në opinionin ndërkombëtar përkeqësimi i nivelit të tij dhe vonesat e shlyerjes ndaj një banke apo shteti të huaj. Referuar bilancit të borxhit publik, Shqipëria u detyrohet 25 shteteve të ndryshme, në masën e rreth 800 milionë eurove. Në listën e shteteve që u kemi borxhe janë të përfshira vende nga Europa, ku dominojnë detyrimet ndaj Italisë dhe Gjermanisë, rreth 3710 milionë euro të dyja së bashku, nuk mungojnë vendet skandinave, lindore, përfshi edhe Rusinë, e madje fqinjët e rajonit, Serbi dhe Maqedoni. Harta shtrihet në Azi, ku futen vende si Japonia, Kina dhe Koreja e Jugut, për t’u zhvendosur më pas në shtetet islamike, si Kuvajti me mbi 43 milionë euro (kryesisht vendet islamike kanë operuar me bankat e tyre dhe jo direkt me qeveritë). Me 22 vende qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshje bilaterale, në masën e 710 milionë e 606 mijë eurove, kurse me tre të tjera, janë detyrime prej 92 milionë eurosh që rrjedhinngaKlubiiParisi(FrancaRusiadheAnglia).
  • 10.
    Borxhi publik ështëborxh i marrë nga qeveria qendrore dhe është një metodë e financimit të operacioneve të qeverisë, por kjo nuk është metoda e vetme. Qeveritë marrin hua duke emetuar letra me vlerë, obligacione qeveritare, etj dhe këto i marrin nga publiku dhe direkt nga organizata financiare ndërkombëtare. Borxhi sovran zakonisht i referohet borxhit të qeverisë që është lëshuar në monedhë të huaj. Borxh afatshkurtër në përgjithësi konsiderohet ai që ka afat maturimi për një vit ose më pak, borxhi afatmesëm një deri në dhjetë vite dhe borxhi afatgjatë për më shumë se dhjetë vjet. Sipas ligjit organik borxhi publik i Shqipërisë nuk duhet të kalojë më shumë se 60% të PBB-së dhe deficiti buxhetor jo më shumë se 3% e saj. Gjithashtu, edhe në dokumentin e nënshkruar të Traktatit të Mastrihtit Qeveria Shqiptare është angazhuar të mirëmbajë këto parametra si parakusht për integrimin e vendit në BE.
  • 11.