Inflacioni dhe ndikimi qe ka inflacioni ne mikroekonomi dhe ne makroekonomi, gjithashtu ketu shqyrtohet edhe ndikimi i inflacionit dhe periudhat e inflacionit ne SHBA dhe ne disa shtete gjate shekullit te fundit kur ka filluar edhe zhvillimi me i hovshem ekonomik
2. 1
Inflacioni dhe ndikimi
ne ekonomi
Permbajtja:
1. Hyrja ne inflacion………………………………………………………………..2
2.Si llogaritet inflacion……………………………………………………………..3
3. Si llogaritet kosto e jeteses………………………………………………………4
4. Ndikimi I inflacionit ne SHBA dhe keqinterpretimet mbi inflacionin……...…...5
5. Indeksimi………………………………………………………………………...8
6.Literatura…………………………………………………………………………9
3. 2
Hyrje ne inflacion
Ekonomistet e diteve te sotme kur I referohen inflacionit ata I referohen rritjes totale te qmimeve
te te mirave dhe sherbimeve ne treg. Inflacioni I referohet inflacionit te qmimit te produktit por
jo edhe ofertes se prarase ne treg, megjithese keto dy parime shume shpesh ngaterrohen nga
njerezit. Perafersisht qe oferta e parase eshte me shume se nje pjese, qe do te thote se ne oferte
ndikojne kreditimi momental, numri I transaksioneve te cilat po ndodhin, dhe shuma e parave te
cilat printohen. Ne qofte se te gjithe keta faktore rriten me shpejte se sa produktiviteti real
ekonomik, si pasoje ndodhe edhe rritja e qmimeve ne pergjithesi. Ne periudhen afat-shkurter
mund te kemi edhe faktore te tjere te rritjes se infalcionit. Ne periudha afat-shkurtera mund te
kemi edhe “supply shock” si e kemi shembullin ne vitet e 70-ta me qmimin e naftes. Ne qofte se
per shembull ne SHBA per ndonje arsye ndryshon qmimi I naftes atehere do te kemi ndikim
edhe ne qmimet e tjera per shkak se ato te gjitha kan lidhje me naften ne transport dhe prodhim.
Ne keto raste kur kemi “supply shock” do te thote qe kemi inflacion te qmimit. Qdo inflacion I
cili eshte me I madh se 3% atehere kalon ne nivele ku duhet mbikeqyrur situaten per shkak se
mund te kaloje ne nivele te frikshme te cilat mund ta rrenojne ekonomine. Gjithashtu
ekonomistet frikesohen edhe nga inflacioni negative (inflacioni negativ-deflacioni). Ne te
shumicen e shteteve te botes inflacioni matet me “Consumer Price Index-CPI”.
4. 3
Si llogaritet inflacioni
Kur degjojme per inflacionin ne jeten e perditshme zakonisht I referohemi asaj se si para disa
vitesh te gjitha qmimet ishin me te lira p.sh. ne qofte se ne vitin 1972 nje produkt ne SHBA ka
kushtuar 18 cent, sot ai produkt kushton 1 dollar. Inflacioni nuk I prek vetem te mirat dhe
sherbimet por gjithashtu edhe rrogat (qe jane ne nje forme sherbime) si dhe te hyrat. Gjithashtu
edhe GDP per capita eshte rritur. Ne nje ekonomi modern kemi shume lloje te produkteve te cilet
kane ndryshime ne qmimet e tyre ne baze te ofertes dhe kerkeses ne treg. Pyetja eshte se si ne
mund ti marrim te gjitha ato qmime dhe ti kalkulojme ne nje perqindje te vetme, dhe menyra e
vetme eshte qe ne ti marrim disa produkte dhe sherbime baze dhe ti vendosim ne nivel te nje
qmimi, dhe pastaj vlera e inflacionit eshte vlera e ndryshimit ne ate level te qmimit.
Qe te llogaritet leveli I qmimeve ekonomistet fillojne me konceptin e shportes se te mirave dhe
sherbimeve qe I ka disa produkte te zakonshme te cilat I blejne individed, organizatat dhe
bizneset, dhe hapi I ardhshem eshte te shohim se si ndryshojne keto qmime me kohe. Ne
shporten e konsumatorit ne nuk mund te marrim qmimin e te gjitha produkteve dhe pastaj te
gjejme nje mesatare sepse kjo menyre do te jepte rezultate te gabuara pasi qe disa produkte
vlejne me shum se te tjerat per konsumatorin, prandaj ndryshimet ne qmime te produkteve te
cilat perdoren me shume ndikojne me shume ne inflacion se produktet e tjera, per shembull nje
rritje e qmimit te qirase per 10% ndikon shume me shume se nje rritje per 10% e qmimit te
karrotave per shkak se qiraja eshte nje nga shpenzuesit me te medhenje te te ardhurave te
individeve dhe familjeve. Per te gjetur normen e inflacionit ekonomistet perdorin nje matje te
shportes ne baze te perqindjes se parase se hargjuar nga konsumatori per produktet e ndryshme.
Ne qofte se marrim per shembull nje shporte e cila ka vetem tre produkte dhe konsumatori
konsumon 40 hot-dog, 2 paracetamol, dhe 10 bileta kinemaje. Tani e kalkulojme perqindjen e
ndryshimit te qmimit total te shportes dhe formula fillestare eshte:
(Qmimi I vitit te ri-Qmimi I vitit paraprak)/Qmimi I vitit paraprak=Perqnidja e ndryshimit
Pra kemi: (106.5-100)/100=6.5% Nga perioda nje ne perioden dy kemi inflacion 6.5%
Gjithashtu: (107-106.5)/106.5=0.47% Nga perioda dy ne perioden tre kemi inflacion 0.47%
Hot-dog Paracetamol Bileta te kinemase Totali Perqindja e inflacionit
Sasia 40 2 10
Perioda e pare
Qmimi 1.5 5 3
Parate e shpenzuara 60 10 30 100
Perioda e dyte
Qmimi 1.6 5 3.25
Parate e shpenzuara 64 10 32.5 106.5 6.50%
Perioda e trete
Qmimi 1.55 5 3.5
Parate e shpenzuara 62 10 35 107 0.47%
5. 4
Si llogaritet kosto e jeteses
Zakonisht qe te llogarisim inflaconin ne marrim CPI (Consumer Price Index). CPI zakonisht
llogaritet nga statistikantet ne disa produkte fikse per nje familje qe zakonisht eshte prej kater
deri ne gjashte vete ne varesi te shtetit. Problemi me kete llogaritje ka filluar vitet e fundit ku
ndryshimet ne qmime te te mirave dhe sherbimeve ndryshojne por gjithashtu ndryshojne edhe
produktet te cilat perdoren, si per shembull para tridhjete vitesh ne shporten bazike nuk I kishim
sherbimet e internetit apo te televizionit si produkte bazike dhe ato tani I jane shtuar shportes.
Prandaj ketu lind nje problem pasi qe ne nuk e blejme te njejten shporte per qdo vit, dhe ne kete
menyre ndikimi ne shporte I produkteve te reja dhe nderrimi I ketyre produkteve luan rol kyq.
Kur qmimet e produkteve rriten konsumatoret kane tendence qe te blejne me pak dhe mundohen
te gjejne produkte zevendesuese. Gjithashtu nese nje produkti I bie qmimi atehere konsumatoret
kane tendence te blejne me teper ate produkt. Ky shembull tregon qe zakonisht te mirat material
te cilat kane per tendence rritjen e qmimeve dhe ato vetem sa shkojne e behen me te
parendesishme ne shporten e konsumatorit si dhe ne kalkulimin e inflacionit. Problemi tjeter
eshte se si llogarisim nje produkt te rendesishem I cili e ndryshon cilesine vit pas viti, kjo ben qe
agjencioni shteteror I statistikave te llogarise edhe ndryshimin ne kualitet te atij produkte dhe me
pas edhe qmimin e produktit dhe ne baze te kesaj te llogarise se a ka ndryshuar mireqenja e
qytetarit per mire apo per keq. Prandaj shporta e konsumatorit per qdo vit ndryshohet dhe
rregullohet ne baze te preferencave te konsumatoreve si dhe produkteve te reja. Produktet e reja
zakonisht shkaktojne probleme te medha sepse njerezit kane tendece te blerjes dhe perdorimit te
atyre produkteve pasi qe besojne se kane vlere me te madhe se produktet e vjetra per te njejtin
qmim. Duke I marre te gjitha keto argumente ne arrijme ne perfundim se qualiteti I produkteve te
reja do te thote nje rritje ne qmim te nje shporte bazike dhe pastaj me kalimin e kohes te arrije ne
nje qmim real. Ketu dallojme gjithashtu dhe zevendesimin e produkteve qe shkakton ndryshim te
shkalles se inflacionit ne kohe dhe keshtu duke shkaktuar rritje te kostos se jeteses.
6. 5
Ndikimi I inflacionit ne SHBA dhe keqinterpretimet mbi inflacionin
Ne ekonomine e SHBA shkalla e inflacionit ne 20 vitet e fundit ka qene ne mes 2%-4%.
Periudhat gjate te cilave shkalla e inflacionit ka qene me e larta ne SHBA ne shekullin e 20-te
kane qene lufterat boterore dhe gjate viteve te 70-ta, ndersa inflacion negative-deflacion kemi
pasur gjate viteve te 30-ta. Deflacioni eshte inflacion negativ gjate te cilit qmimet e produkteve
bien. Dekadave te fundit inflacioni ne SHBA ka qene I kontrolluar ndersa ne qofte se shohim
fillimin e shek. 20-te kane qene disa periudha kur inflacioni ka qene edhe ne vlera dy-shifrore
apo edhe hiperiflacion dhe zakonisht kjo ndodhi kur ekonomia kaloi nga ajo e kontrolluar ne ate
te tregut.
Ne pjesen tjeter te botes inflacioni ka qene vertete mjaft I ndryshueshem. Shume shtete
industrialiste dhe jo vetem SHBA kishin inflacion ne rritje gjate viteve te 70-ta. Per shembull ne
vitin 1975 ne Japoni shkalla e inflacionit ishte 8% apo ne Britanine e Madhe ne vitet e 80-ta ka
qene afer 25%, ne ate kohe ne Europe dhe SHBA vetem sa kishte filluar te binte dhe te
qendronte poshte. Shtetet e tjera siq ishin Rusia dhe Kina kishin norma te uleta dhe kjo ndodhte
per arsye se ato kishin ekonomi te kontrolluara dhe ato nuk e lejonin ngritjen e qmimeve perveq
ne rastet kur kerkonte qeveria per shkaqe te ngritjes se kualitetit. Keto shtete kishin problem te
tjera sepse me kalimin e kohes ato kishin mungesa ne produkte pasi qe mosrritja e qmimit
sherbente si tavan dhe me kete rast krijonte situate ku kerkesa zakonisht e tejkalonte oferten.
7. 6
Pasi Rusia dhe Kina filluan te kalonin drejt nje ekonomie te tregut ato gjithashtu kaluan ne
shkalle te ndryshme te inflacioni dhe qe nga ajo kohe shtetet me industri te zhvilluar jane
stabilizuar dhe shkalla e inflacionit qendron ne mes 1-4% dhe eshte ne norma te kontrollueshme.
Ekonomistet zakonisht e kundershtojne inflacionin ne menyre me te bute se sa jo ekonomistet.
Problemet me te medha te cilat I shkakton inflacioni mund te ilustrohen me shembullin e “The
Land of Funny Money”.
Nje dite ne “The Land of Funny Money” njerezit u zgjuan dhe pane qe qdo gje ne vlere monetare
thjeshte ishte rritur. Ishin rritur rrogat per 20%, qmimet ne dyqan per 20%, shpenzimet komunale
per 20% dhe gjithqka tjeter per 20%. Njerezit shpejte filluan te reagonin por brenda disa ditesh e
kuptuan qe asgje ne jeten reale nuk kishte ndodhur dhe atyre thjeshte nuk iu kishte permiresuar
jetesa. Problemi me njerezit dhe friken e tyre nga inflacioni eshte se ata mendojne se “The Land
of Funny Money” nuk ekziston ne jeten reale dhe se ata thjesht nuk do te kene para te
mjaftueshme qe te permbushin shpenzimet e tyre. Ekonomistet tregojne qe ne shume raste
inflacioni I qmimeve qendron ne proporcion te drejte me te ardhurat dhe kjo tregon qe ne
periudhe afatgjate individeve nuk iu ndryshon statusi ekonomik. Megjithate ne qofte se inflacioni
nuk qendron ne hap me zhvillimet e tjera ekonomike atehere lindin tri probleme:
a) Shperndarje e paparashikuar e fuqise blerese
b) Sinjale te paqarta te qmimeve per te ardhmen
c) Paqartesi ne planifikimin afatgjate
Inflacioni I larte mund te sjelle probleme te medha per personat te cilet mbajne sasi te medha te
parase cash. Kur inflacioni ndodh ai thjesht e ul fuqin blerese te parase cash, por kemi edhe
pjesen tjeter te problemit per te gjithe ata persona te cilet kryejne investime financiare te cilat
nuk jane te mbrojtura ne vleren nominale nga inflacioni. Per shembull nese ne kemi para te
kursyera ne banke me norme te interesit 2% dhe shkalla e inflacionit eshte me 5% atehere vlera e
atyre parave bie me 3% ne vit.
8. 7
Qmimet tregojne shume per ekonomine e nje vendi, dhe inflacioni thjesht e turbullon kete pamje
te ekonomise pasi qe ne keto kohera ka shume paqartesi. Ne vitet 1985 kur inflacioni ishte deri
ne 500% ne Israel, bizneset e vogla tregtare (kryesisht dyqanet) nuk I vendosnin qmimet statike
ne produkt por ata thjesht shkonin ne prodhim dhe I krahasonin qmimet dhe pastaj e vendosnin
qmimin e produktit I cili vlente vetem per 1 deri ne 2 dite.
Inflacioni I larte gjithashtu per shkak se ben ndryshime te medha ne ekonomi e pamundeson
edhe planifikimin afatgjate ekonomik per arsye se, se pari askush nuk e din se si do te jene
qmimet ne periudhen 3 mujore, dhe kjo thjeshte e pamundeson planifikimin ekonomik dhe
financiar te nje shteti ne periudha 5-10 e me shume vjeqare, pasi qe objektivi primare ne ato
kohera eshte edhe ndalja e hiperinflacionit, apo edhe e inflacionit galopant ne menyre qe
institucionet financiare ta kene parane serish nen kontrolle.
Ne disa dekadat e fundit ne SHBA kane qene disa kohera kur rritja e inflacionit ka qene e lidhur
me produktivitetin e ulet te punemarresve, dhe ne anen tjeter kur kemi pasur inflacion te ulet
kemi pasur rritje te produktivitetit por siq edhe shihet ne grafik kjo nuk ka ndodhur gjate gjithe
kohes.
9. 8
Indeksimi
Kur nje rroge, nje qmim,apo nje perqindje e interesit tregohet direkt me inflacion atehere per ate
thuhet se eshte indeksuar. Nje pagese e indeksuar rritet ne baze te numrit te indeksit qe e
perllogarite inflacionin. Per shembull shume indeksime ndodhin ne tregjet private dhe ne
programet qeveritare.
Ne tregjet private ne vitet 1970 dhe 1980 sindikatat e punetoreve po diskutonin se si rrogat e
punetoreve te kishin nje “cost of living adjustments” (COLA) ne menyre qe rrogat e punetoreve
te qendronin ne sinkronizim me shkallen e inflacionit dhe keshtu te mos ndikonte inflacioni ne
vleren blerese ne ekonomi. Keto kontrata zakonisht kishin formen e “COLA plus 3%” qe do te
thote se ne qofte se kishte inflacion prej 3% atehere rroga rritej automatikisht per 6%. Gjithashtu
edhe ne kreditim kishte perafersisht nje perllogaritje te tille, si per shembull ne qofte se kishim
inflacion 2% dhe ne kontrate perfshihej edhe perllogaritja e inflacionit atehere kishim shtim te
vleres prej 2% ne vleren e mbetur.
Ne kuader te programeve qeveritare shumica e tyre jane te perllogaritura me inflacion. Per
shemmbull kemi tatimin ne baze te shumes se te ardhurave, prandaj me kete rast me kalimin e
kohes ne do te kemi inflacion qe shkakton edhe rritjen e te ardhurave ne forme te parave (nuk
rritet fuqia blerese) dhe keshtu individet kalojne ne nivele te reja te tatimit te te ardhurave dhe
kjo eshte nje shembull I programit qeveritar te perllogaritur me inflacion.
Pyetja qendron ne ate se a mundet indeksimi te ul ndikimin e inflacionit?
Megjithese indeksimi ne pamje te pare duket si zgjidhje e problemeve te cilat I shkakton
inflacioni ai nuk zgjidh te gjitha problemet pasi qe per shembull te gjithe punedhenesit nuk do te
perfshijne marreveshjen COLA ne kontratat qe ju ofrojne punemarresve te tyre dhe ne kete rast
do te kishim nje pabarazi ne ekonomi. Gjithashtu problemi qendron edhe ne ate, se jo te gjitha
kompanite mund te arrijne te gjenerojne fitime te cilat jane ne nivel me inflacionin e shtetit apo
thjesht pagesa e dividentes nuk do te jete aq e larte sa te mbuloj normen e inflacionit. Ne nje bote
ku disa instrumente apo disa individe jane te mbrojtur nga inflacioni ne baze te kontratave te
ndryshme, dhe disa te tjere siq jane individet e tjere apo edhe bizneset e vogla, atehere inflacioni
do te mbetet nje problem i cili ndonjehere do te kete ndikim drastik ne ekonomi.
10. 9
Literatura
Citimet: OpenStax College, Economics. OpenStax CNX.
Referenca: http://www.eia.gov/dnav/pet/pet_pri_gnd_a_epmr_pte_dpgal_w.htm* * *
Referenca: http://data.bls.gov/cgi-bin/surveymost?ap* * *
Referenca: http://www.bls.gov/news.release/empsit.t24.htm* * *
Referenca: Bernhard, Kent. “Pump Prices Jump Across U.S. after Katrina.”
Referenca: Wynne, Mark A. “Core Inflation, A Review of Some Conceptual Issues.” Federal
Reserve Bank of St. Louis.
JU FALEMINDERIT.