SlideShare a Scribd company logo
1 of 163
MAKROEKONOMIA
PhD Candidate Luljeta Elezaj
Shkurt 2015
Ligj. I
HYRJE NË MAKROEKONOMI
Mendimin makroekonomik: shkollat e ndryshme
Konceptet kryesore makroekonomike
Problemet ekonomike: çka, si dhe për kënd të prodhohet?
GDP
GDP dhe mirëqenia ekonomike
EKONOMIKSI:
MIKROEKONOMIA & MAKROEKONOMIA
EKONOMIKSI:
- Mikroekonomia
- Makroekonomia
MIKROEKONOMIA - Sjellja e agjentëve individual ekonomikë
MAKROEKONOMIA - Studimi i ekonomisë dhe agregateve në tërësi:
- produkti i përgjithshëm
- punësimi dhe papunësia
- inflacioni
- ciklet e biznesit, etj.
MENDIMI MAKROEKONOMIK:
SHKOLLAT E NDRYSHME
KLASIKE: punësimi (punëzënia) e plotë, përdorim i plotë i
resurseve, ekuilibri i tregut.
KEJNSIANE - mospërdorimi i plotë i resurseve ekonomike dhe
ekuilibri ekonomik, papunësia, raporti papunësi - inflacion (trade-
off).
shkollat (mendimet) tjera ekonomike:
- NEOKLASIKE
- SHKOLLA E PRITJEVE RACIONALE
- NEOKEJNSIANISTET
HYRJE NË MAKROEKONOMI
Problemet ekonomike:
- cka, si dhe për kënd të prodhohet?
 Kompleksiteti i organizimit të ekonomisë
 Mundësitë e prodhimit
 Kostoja oportune
 Rritja e kostos oportune
 Përdorimi i plotë i kapaciteteve
 Zhvendosja e kurbës nëpër vite
 Qarkullimi në ekonomi
 Konsumatorët, firmat, qeveria
 Roli i qeverisë në ekonomi
KONCEPTET KRYESORE
MAKROEKONOMIKE
 GDP (Gross Domestic Product): real dhe nominal
 Rritja ekonomike (ritmi i rritjes së GDP-së)
 Inflacioni (ritmi i rritjes së çmimeve)
 Punësimi dhe papunësia
 Ciklet e biznesit (inflacioni, rritja ekonomike dhe papunësia)
OBJEKTIVAT KRYESORE
MAKROEKONOMIKE DHE MJETET
POLITIKE TË REALIZIMIT TË TYRE
 Funksionimi i tregut
 Nevoja për ndërhyrjen e shtetit
 Objektivat e qeverisë
 Punësimi i plotë
 Qëndrueshmëria e çmimeve
 Ritme të përshtatshme të rritjes afatgjate
 Zhvillimi i balancuar rajonal
 Bilanci i ekuilibruar i pagesave
ARRITJA OBJEKTIVAVE QEVERITARE
 Politika Fiskale
 Tatimet
 Shpenzimet qeveritare
 Politika Monetare
 Oferta monetare dhe roli i Bankës Qëndrore
 Politika e të Ardhurave
 Politika mbi pagat, dhe
 Politikat mbi çmimet
 Politikat e Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë
 Politikat tregtare
 Politikat valutore
 Koordinimi i politikave të brendshme makroekonomike
PRODUKTI I PËRGJITHSHËM
 Produkti i përgjithshëm si tregues sintetik i
aktivitetit ekonomik
 Mjet testues për të parë nëse janë arritur
objektivat e caktuara
 Përdoret për të bërë krahasime me vendet
tjera
PROBLEMET NË LLOGARITJEN E GDP-së
Problemi i agregimit të produkteve dhe shërbimeve të
ndryshme
Problemi i rritjes së çmimeve që mund të shpie në
konkludimin se është rritur GDP
Pamundësia për të përfshirë përmirësimin e cilësisë dhe
rënjen e çmimit (p.sh. rasti i kompjuterëve)
MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM
Ekzistojnë mënyra të ndryshme të matjes së Produktit të
Përgjithshëm pra edhe të GDP-së. Mënyrat e matjes së
produktit të përgjithshëm mund të përmbledhen me sa vijon:
 Mënyra e Prodhimit
 Mënyra e Shpenzimeve
 Mënyra e të Ardhurave
MATJA E PRODUKTIT TË
PËRGJITHSHËM
1) MËNYRA E PRODHIMIT:
 Duke mbledhur vlerën e të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare
 Përdoren të gjitha mallrat dhe shërbimet përfundimtare
 Ose përdoret koncepti i vlerës së shtuar
Stadet apo fazat e prodhimit
Vlera e transaksionit
(ne € për çdo 100 kg
bukë)
Vlera e shtuar
(ne € për çdo 100
kg bukë)
Fermerët e grurit ia shesin grurin fabrikës
së miellit
1000 1000
Fabrikanti i miellit e përpunon grurin në
miell dhe ia shet atë prodhuesit të bukës
2100 1100
Prodhuesi i bukës ua shet bukën
konsumatorëve
4000 1900
I gjithë procesi i prodhimit 7100 4000
MATJA E PRODUKTIT TË
PËRGJITHSHËM
2) MËNYRA E SHPENZIMEVE:
Sipas kësaj mënyre, vlera e produktit të përgjithshëm llogaritet duke
mbledhur të gjitha shpenzimet e subjekteve të ndryshme për blerjen e
mallrave dhe shërbimeve përfundimtare:
E = C + I + G + NX
E  Shpenzimet Kombëtare
C  Konsumi
I  Investimet
G  Shpenzimet Qeveritare
N  Eksporti Neto
MATJA E PRODUKTIT TË
PËRGJITHSHËM
3) MËNYRA E TË ARDHURAVE
Realizohet duke mbledhur të ardhurat e të gjithë zotëruesve të
faktorëve të prodhimit
Kompenzimet e punënjësve (pagat, etj.)
Të ardhurat e firmave jo aksionare
Të ardhurat e individëve nga renta
Të ardhurat korporative (para taksave)
Interesi neto
DISA IDENTITETE KRYESORE
MAKROEKONOMIKE
Duke supozuar se ekonomia është e mbyllur (pra nuk kemi sektor të jashtëm: import
dhe export) dhe duke abstrahuar shpenzimet qeveritare atëherë:
Y = C + I (1)
Duke supozuar se Y=YD, atëherë:
Y = C + S (2)
Duke kombinuar këto dy ekuacione kemi:
C + I = Y = C + S (3)
I = S (4)
Kur shtohet sektori qeveritar dhe sektori i jashtëm:
Y = C + I + G + NX (5) dhe
YD = Y + TR – TA (6)
Poashtu dimë se:
YD = C + S (7)
DISA IDENTITETE KRYESORE
MAKROEKONOMIKE
Kombinimi i barazimeve (6) dhe (7):
C + S = YD = Y + TR – TA (8)
dhe
C + YD – S = Y + TR – TA – S (9)
Nëse zëvendësojmë C në ekuacionin (5)
Y = C + I + G + NX (Y + TR – TA – S) + I + G + NX
Marrim diferencën në dy anët e barazimit të mësipërm:
(Y + TR – TA – S) + I + G + NX – Y = 0
dhe do të kemi
TR – TA – S + I + G + NX = 0
dhe
S – I = (G + TR – TA) + NX = 0 (10)
Shprehja (G + TR – TA) përfaqëson deficitit buxhetor. Nëse S=I atëherë:
(G + TR – TA) = - NX (11)
Pra deficiti buxhetor është i barabartë me deficitin e tregtisë së jashtme (importin neto).
PRODUKTI KOMBËTAR & MIRËQENIA
EKONOMIKE
 Mirëqenia ekonomike si objektiv përfundimtar
 Si të matet mirëqenia?
 Si të merret në konsiderim ndotja e ambientit që rezulton
nga prodhimi më i madh i produkteve?
 Sipas produktit të përgjithshëm?
 Shpërndarja e produktit (kurba e Gini coefficient)
 Koha e lirë dhe mirëqenia ekonomike
 Problemi i matjes së mirëqenies pasi njerëzit kanë
preferenca të ndryshme
Ligj. II
KËRKESA AGREGATE, OFERTA
AGREGATE DHE EKUILIBRI
MAKROEKONOMIK
 Në këtë ligjëratë do të njiheni me:
 Konceptin e kërkesës & ofertës agregate
 Kërkesa & oferta agregate: afatshkurtër, afatgjatë, faktorët
përcaktues, etj.
 Ekuilibri makroekonomik
KËRKESA AGREGATE, OFERTA
AGREGATE DHE EKUILIBRI
MAKROEKONOMIK
 Korniza makroekonomike dhe faktorët që ndikojnë në të
 Nevoja për modelim të lidhjeve në mes të faktorëve
makroekonomikë
 Modeli kryesor është modeli i kërkesës dhe ofertës
agregate
NiveliiÇmimeve
Autputi Kombetar
AS
AD
Pe
KËRKESA AGREGATE DHE OFERTA
AGREGATEP
Q
Qe
E
KËRKESA AGREGATE (AD) DHE
FAKTORËT E SAJ
 Kuptimi i Kërkesës Agregate (AD)
 Komponentët e AD:
AD = C + I + G + NX
 Kurba e AD paraqet lidhjen në mes të GDP-së real dhe nivelit të çmimeve
 Konsumi komponent kryesor i AD
 Kur rritet çmimi, konsumatorët blejnë më pak mallra dhe shërbime
 Investimet: ndikimi nga faktorët e jashtëm
 Shpenzimet qeveritare: blerjet e mallrave dhe shërbimeve nga qeveria
 NX = (Ex – Im)
KËRKESA AGREGATE (AD) DHE
FAKTORËT E SAJ
 Lëvizjet nëpër kurbën AD dhe zhvendosja e kurbës AD
 Faktorët ekzogjen dhe endogjen
 Ndryshimi në nivelin e çmimeve dhe pasojat në AD
 Efekti i bilanceve reale (PBrAD)
 Efekti i normave të interesit (PBrKërkesa për
pararIAD)
 Efekti i tregtisë së jashtme (PExImAD)
KËRKESA AGREGATE (AD) DHE
FAKTORËT E SAJ
 Ekonomistët pajtohen për formën e AD
 Mospajtimet kanë të bëjnë në lidhje me faktorët që ndikojnë këtë
 Monetaristët supozojnë që AD ndikohet nga oferta monetare
 Disa ekonomistë tjerë janë të mendimit se AD ndikohet nga C, I, G dhe NX
 AD manipulohet (ndryshohet) duke ndryshuar shpenzimet autonome
 AD ndikohet edhe nga faktorë të ndryshëm varësisht prej konjukturës
ekonomike
OFERTA AGREGATE (AS) DHE
FAKTORËT E SAJ
 Definimi i Ofertës Agregate (AS)
 AS në periudha afatshkurtra dhe afatgjate
 Këto periudha dallohen bazuar në ndryshimin e pagave dhe
çmimeve
Ndryshimi në
Çmime Paga
Periudha Afatshkurtura PO JO
Periudha Afatëgjata PO PO
OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA
AFATSHKURTERA
 AS në periudha afatëshkutëra priret pozitivisht
 Arsyet:
 Çmimet më të larta nxisin firmat të ofrojnë më shumë
 Rritja e nivelit të prodhimit, rrit koston dhe kështu çmimet rriten
 Produkti potencial (Pp): kapaciteti prodhues i ekonomisë
 Sjellja pagë - çmim
 Grafiku 14.4 ( është paraqitur në faqen tjetër)
 Kur AS < Pp  produkti rritet pa u rritur çmimet
 AS është horizontale sepse pagat janë fikse dhe kostoja e prodhimit nuk rritet me rritjen e
prodhimit
 Klasikët dhe kejnsianët dhe AS
OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA
AFATSHKURTERA
OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA
AFATGJATA
 AS në periudha afatëgjata priret vertikalisht (grafiku 14.5 - në faqen tjetër)
 Në periudha afatgjata, Pp=Pa
 Kështu firmat nuk mund të rrisin ofertën por vetëm çmimet
 Në periudha afatëgjate, si pagat ashtu edhe çmimet janë fleksibile
 Zhvendosja e AS (grafiku 14.6 -në faqen tjetër)
 Rritja e pagave
 Çmimet e inputeve ndikojnë njëjtë sikur pagat
 Rritja e produktivitetit
 Goditja e AS (pozitive dhe negative)
 Pritjet për inflacionin (inflacioni i lartë rritë papunësinë  zhvendos AS
majtas)
OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA
AFATGJATA
EKUILIBRI MAKROEKONOMIK
 Ekuilibri makroekonomik arrihet kur AD=AS
 Definimi i ekuilibrit (Shih figuren 14.7)
 Në pikën E: AD=AS
 Kur P=P1: Sasia e ofruar (S1) është më e
madhe se sasia e kërkuar (D1), pra ka
tepricë të ofertës (S1 – D1)
 Jo medoemos sasia e ofruar është e
barabartë me produktin potencial, prandaj
ekuilibri mund të jetë i qëndrueshëm por jo
i dëshirueshëm
 P.sh. papunësi ose inflacion, etj.
EKUILIBRI MAKROEKONOMIK
MODELI KLASIK
 Grafiku 14.8
 Në pikën A: AD=AS
Për ilustrim le të supozojmë se AD atëherë:
 AD do të zhvendoset majtas (AD’)
 Shpenzimet totale bien nga A në B
 Oferta e tepërt ulë çmimin
 Pagat bien dhe nxisin firmat të rrisin
prodhimit
 Kthimi në ekuilibër në pikën C me
nivel më të ulët të çmimeve
 Pp=Pa dhe politikat ekonomike ngrisin vetëm
çmimin
 Kritikat: përshtatja e shpejtë pagë-çmim e
pamundur dhe punëzënia nuk është e plotë
EKUILIBRI MAKROEKONOMIK
MODELI KEJNSIAN
 Grafiku 14.9
 Në periudha afatëshkurtra pagat janë
të ngurtësuara
 Prandaj AS priret lartë ose është
horizontale për sa kohë që GDP real <
GDP potencial
 Kështu nga pika A lëvizet në pikën B
me nivel më të lartë të prodhimi (por
edhe me çmime më të larta)
 Konkluzionet:
 Ekonomia është në ekuilibër
edhe kur u>0
 Politikat ekonomike janë efektive
Ligj. III
KONSUMI DHE INVESTIMET
 Në këtë ligjëratë do të njiheni me:
 Konceptin e konsumit dhe kursimit
 Te ardhurat e disponueshme dhe funksioni i konsumit
 Faktorët përcaktues të konsumit & investimeve
KONSUMI DHE INVESTIMET
 Konsumi përbën elementin më me peshë të kërkesës
agregate (AD) kurse investimet elementin më të
ndryshueshëm dhe kështu ndikojnë në mënyrë
përcaktuese si në përmasat ashtu edhe sjelljen e tyre
 Edhe njëra edhe tjetra, në përgjithësi, janë në funksion të
ardhurave të disponueshme (YD)
RËNDËSIA E KONSUMIT NË
EKONOMI
 Konsumi konsiston në mallra që përdoren për të nxjerrë dobi korente
 Pesha e konsumit në vendet e industrializuara arrin mbi 65% në GDP dhe si
rrjedhoj mund të thuhet se konsumi është element kryesor i GDP-së
 Mos harroni: AD = C + I + G + NX
 Konsumi i mallrave afatëgjate
 Konsumi për mallra të ndryshme
 Shpenzimet për të mira elementare
KONSUMI DHE KURSIMI
 Të ardhurat e disponueshme (YD) janë faktorë përcaktues të konsumit (C) dhe
kursimit (S)
Të ardhurat e
disponueshme
(YD)
Konsumi
(C)
Kursimi
(S)
250 210 40
200 170 30
150 130 20
100 90 10
50 50 0
0 10 -10
C - Konsumi
S - Kursimi
MPC - Prirja margjinale për konsum
MPS - Prirja margjinale për kursim
KONSUMI DHE KURSIMI
 Prirja Marxhinale për Konsum (MPC) – Pjerrësia e kurbës së konsumit që shpreh shtesën e konsumit për çdo
njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD)
 Prirja Marxhinale për Kursim (MPS) – Pjerrësia e kurbës së kursimit që shpreh shtesën e kursimit për çdo njësi
monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD)
 Prirja Mesatare për Konsum (APC) – Prirja mesatare për konsum e cila del si rezultat apo raport midis konsumit
total dhe të ardhurave të disponueshme (YD).
APC=C/YD
Shënim: APC ndryshon varësisht prej nivelit të konsumit ndërsa MPS është konstante
C + S = YD
MC + MS = MYD
MPC + MPS = 1
APC=C/YD
Shembull:
APC=50/50=1
APC=90/100=0.9
MPC=4/5 pjerrtësia e kurbës së kursimit
Legjenda:
MC - Konsumi Marxhinal
MS – Kursimi Marxhinal
APC – Prirja Marxhinale për Konsum
MYD – Të Ardhurat e Disponueshme Marxhinale
FAKTORËT PËRCAKTUES TË
KONSUMIT
 Të ardhurat e disponueshme (YD) përcaktues kryesor, por jo i vetmi
 Pasuria dhe ndikimi në konsum
Shënim:
Nga analizat teorike por edhe nga vrojtimet empirike është konstatuar se konsumi
varet edhe nga pritjet për të ardhurat, çmimet, taksat, etj.
Shembull: Dy periudha dhe të ardhurat Yt dhe Yt-1
FAKTORËT PËRCAKTUES TË
KONSUMIT
 Milton Friedman: Teoria e të ardhurave permanente
Cp=kYp, ku k=MPC=APC
Sipas Fridmanit të ardhurat aktuale mund të jenë më të mëdha ose më të vogla se të ardhurat permanente prandaj diferencën ai
e quan të ardhura tranzitore Yt:
Y=Yp+Yt
Shënim: Të ardhurat tranzitore përfaqësojnë ngritjen apo rënien e papritur të të ardhurave (të
pavarur nga të ardhurat permanente)
 Për periudha afatgjata:
Y=Yp, dhe Yt=0
 Nga ana e konsumit:
C=Cp+Ct
 Për periudha afatgjata:
C=Cp, dhe Ct=0
 Duke marrë parasysh elementet e
mësipërme atëherë sipas teorisë së të
ardhurave permanente:
Cp=kYp ose
C = kYp
INVESTIMET DHE DEFINIMI I TYRE
 DEFINIMI - në kuptimin rigoroz ekonomik: atëherë kur krijohet
kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave të prekshme
kapital: makineri dhe pajisje, ndërtesa dhe shtesë inventari
(lëndë e parë, prodhimi në proces, produkt i gatshëm, etj.)
 ROLI MAKROEKONOMIK I INVESTIMEVE
 Zë me peshë në shpenzimet totale
 Investimet influencojnë produktin total (kurba e
mundësive të prodhimit)
FAKTORËT PËRCAKTUES TË
INVESTIMEVE
 Norma e interesit si përcaktues i investimeve
Analiza mikroekonomike: Investimi është profitabil kur norma e fitimit është më e
madhe se norma e interesit
 Kosotja e investimeve dhe vlera e tanishme neto e përfitimeve
 Shiko tabelën 15.2 dhe grafikun 15.7 (të paraqitura në faqen tjetër)
 Kur i=10%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 = 28
 Kur i=5%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 + 10 + 15 = 53
 Sensitiviteti i investimeve ndaj normës së interesit
I = f(i)
ir = in – norma e inflacionit
FAKTORËT PËRCAKTUES TË
INVESTIMEVE
FAKTORËT PËRCAKTUES TË
INVESTIMEVE
TEORIA E AKSELERATORIT
 Niveli i investimeve varet varet nga ndryshimi në nivelin e të
ardhurave
It = v(Yt – Yt-1)
GI = v(Yt – Yt-1) + Rt
Shënim:
 Kufizim i “Teorisë së Akseleratorit” është supozimi se nuk
ekzistojnë kapacitete të lira dhe se çdo rritje në kërkesë shpien
në rritje të investimeve
Legjenda:
It - investimet neto në periudhën korrente
Yt – të ardhurat kombëtare në periudhën korrente
Yt-1 – të ardhurat kombëtare në periudhën e mëparshme
V – një konstante që njihet si “akselerator”
GI – investimet bruto
Rt – amortizimi
FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE
KUFIZIMET E TEORISË SË AKSELERATORIT:
 Roli i pritjeve dhe ndikimi në investime
 Pra: I = f(i, Yt – Yt-1, E)
 Vonesa në reagim ndaj rritjes së kërkesës
I = f(i, Yt-1 – Yt-2, E)
 Ndikimi i taksave në investime
 Politika monetare
 Politika fiskale (taksat)
 Klima e përgjithshme për investime
Ligj. IV
SHPENZIMET DHE TË ARDHURAT
 Në këtë ligjëratë do të njiheni me:
 Konceptin e Shpenzimeve dhe të Ardhurave
 Multiplikatorin i Shpenzimeve
 Multiplikatorin i Politikës Fiskale
 Multiplikatorin i Ekonomisë së Hapur
SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP
REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI
 Në thelb, modelet makroekonomike, klasike dhe kejnsiane (neoklasike &
neokejnsiane) synojn të shpjegojnë kushtet ekuilibrit makroekonomik si dhe
faktorët që përcaktojnë atë.
 Modeli Klasik:
GDP aktual përcaktohet, si në periudha afatshkurtra ashtu edhe në periudha
afatgjata nga produkti potencial. Manipulimi nga qeveria me elementet e
shpenzimeve agregate do të ndryshonte (sipas kësaj pikëpamje) jo në nivelin e
produktit aktual por vetëm nivelin e përgjithshëm të çmimeve.
 Modeli Kejnsian:
Mundësia e ndikimit në përmasat e produktit aktual të ekuilibrit me anë të
ndikimit në elementet e ndryshëm të shpenzimeve agregate:
 Të ardhura - shpenzime (konsum plus investime)
 Kursim - investime
SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL:
INVESTIMET DHE KURSIMI
 Të dy modelet e përmendura bazohen në një varg supozimeve:
1) Pagat dhe çmimet supozohen fikse: prodhuesit do të përgjigjen me sasinë e
prodhuar por jo edhe me ndryshimin e çmimeve
2) Abstrahohet tregu i parave
3) Konsumi (C) dhe kursimet (S) janë të lidhura pozitivisht me të ardhurat dhe për
thjeshtësi këto lidhje supozohen si lineare
4) Investimet (I) dhe shpenzimet qeveritare (G) supozohen të pavarura (nga të
ardhurat)
5) Taksat të pavarura nga variablat ekonomikë
6) Eksportet janë autonome, ndërsa importet të varura nga të ardhurat
7) Abstrahohet rritja ekonomike – pajtohet me faktin se modeli operon vetëm në
periudha afatshkurtra
SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP
REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI
Sipas modelit të ardhurat - shpenzimet, ekuilibri makroekonomik (E) arrihet kur:
PE = YE = AE
Pra: PE = AE = GDP real
Shënim:
Megjithatë duhet të kihet parasysh se
shpenzimet faktike nuk janë gjithmonë të
barabarta me shpenzimet e planifikuara. Në
ndër arsyet e këtij mosbarazimi është
ndryshimi i inventarit të firmave. Firmat mund
të përfundojnë më shtesa apo pakësimi të
padëshiruar inventari.
Legjenda:
PE – Shpenzimet e planifikuara
YE – Të ardhurat e planifikuara
AE – Shpenzimet faktike
SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP
REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI
 AD jepet si:
AD = C + I + G + X - Im
 AS ose të ardhurat totale:
Y = C + S + TA
 Në ekuilibër:
AD = Y
C + I + G + X-Im = C + S + TA
dhe
I + G + X = S + TA + Im (1)
(HYRJET) = (DALJET)
SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP
REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI
 Nëse lëmë mënjanë G, X, Im, dhe TA
 Nën kushtet e tilla barazimi (1) do të merr formën:
I = S  Ekuilibri (2)
MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE
 Përkufizimi:
Një ndryshim fillestar në shpenzimet autonome të planifikuara shkakton
një varg ndryshimeve, të shumëzuar tek produkti i përgjithshëm i
ekuilibrit. Numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestar quhet
multiplikator (s).
 Multiplikatori mund të llogaritet si raport i ndryshimit në GDP real me
ndryshimin e shpenzimeve të pavarura:
Ndryshimi në GDP real
MULTIPLIKATORI = ----------------------------------------------------
Ndryshimi në shpenzimet e pavarura
MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE:
SHEMBULL PËR DISKUTIM
 Të supozojmë se firmat rrisin shpenzimet e tyre për investime për 1milion €
 Gjithashtu supozojmë se MPC=2/3
Çka do të ndodh?:
 Investimet rrisin GDP për 1 milion € dhe këto janë të hyra për prodhuesit e makinave, të cilët i
konsumojnë sipas MPC...
_____________________________________________________
1 x 1 milion € = 1.00 milion €
2/3 x 1 milion € = 0.66 milion €
(2/3)2 x 1 milion € = 0.44 milion €
(2/3)3 x 1 milion € = 0.29 milion €
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . .
_____________________________________________________
1/(1-2/3) x 1 milion € = 3 milion €
________________________________________________________________________________________________________
 Multiplikatori 1/(1-MPC)
MULTIPLIKATORI I POLITIKËS FISKALE
 Politika fiskale (që konsiston në shpenzimet qeveritare për mallra dhe
shërbime): G, TA, TR
 G=>GDP, por TA=>GDP
 Shembull: PE = C + I + G
Sg=1/(1-MPC)
Legjenda:
Sg - Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare
TA – Taksat
TR – Pagesat transferuese
PE – Shpenzimet e planifikuara
MULTIPLIKATORI I POLITIKËS
FISKALE
Multiplikatori i taksave
St = MPC x Se = MPC x 1 / (1-MPC)
St < Se
Sepse: YD = Y + TR - TA
YD = C + S
MULTIPLIKATORI TAKSAVE -
SHPENZIMEVE
(DISA KRAHASIME)
 Multiplikatori i taksave ndryshon në dy pikëpamje nga
multiplikatori i shpenzimeve:
1) Multiplikatori i taksave shpreh lidhje negative në mes të ndryshimit të taksave
dhe ndryshimit në GNP përderisa multiplikatori i shpenzimeve shpreh lidhje
pozitive
2) Multiplikatori i taksave është më i vogël se multiplikatori i shpenzimeve. Shkaku
qëndron tek efekti fillestar i ndryshimit të taksave në shpenzimet për konsum pra
edhe në GDP përderisa efekti fillestar i ndryshimit të shpenzimeve të pavarura
reflektohej në masë të plotë si ndryshim i GDP
 Efektet sekondare: nuk ka ndryshime të theksuara dhe në
përgjithësi mund të flasim për efekte të njëjta sekondare si në
rastin e multiplikatorit të taksave dhe atë të shpenzimeve
MULTIPLIKATORI I EKONOMISË SË
HAPUR
 Shpenzimet e përgjithshme të planifikuara:
TPE = C + I + G + NX
 Në të majtë të E: X>Im (ekonomia në zgjërim)
 Në të djathtë të E: X<Im (ekonomia në ngushtim)
So = 1/{1-MPC)+MPM} = 1/MPS+MPM
Ligjërata V
CIKLET E BIZNESIT DHE RRITJA
EKONOMIKE
 Në këtë ligjëratë do të njiheni me:
 Konceptin e cikleve të biznesit
 Fazat e cikleve të biznesit
 Teoritë e cikleve të biznesit
 Rritja ekonomike: funksioni i prodhimit
CIKLET E BIZNESIT
 Historia: ekonomia nuk rritet e zhvillohet pa probleme
 Ekonomia karakterizohet me një prirje pozitive të rritjes
 Vitet e ekspansionit dhe mirëqeniës ekonomike ia lënë vendin viteve të
recesionit ose të panikut ekonomik
 Luhatjet të ekonomisë: produktit total, inflacionit, normës së interesit,
punësimit krijojnë cikle të biznesit
Prandaj, lëvizjet herë drejtë rënies dhe herë drejtë ngritjes të treguesve
ekonomik (produkti total, inflacioni, norma e interesit, punësimi, etj)
kundrejt një prirjeje të përgjithshme në rritjen ekonomike formojnë ato
lëvizje që quhen CIKLET E BIZNESIT
CIKLET E BIZNESIT
 Momenti kyç, për të identifikuar një cikël të biznesit, është përcaktimi i fazës
së recesionit pra përcaktimi i periudhës kur aktiviteti ekonomik është në
rënie
 Gjatë rënies ekonomike, firmat dhe konsumatorët i ulin shpenzimet e tyre
(shembuj për ilustrim mund të shërbejnë vitet: 1929 - 1933, 1948 - 1949,
1973 – 1974, 1981 - 1982)
Shënim: çdo rënie/ngritje ekonomike nuk paraqet cikël biznesit, p.sh: rëniet
shumë afatshkurtra nuk mund të karakterizohen si recesion.
 Rritja ekonomike nuk arrihet asnjëherë me koeficient rritës konstant por ajo
karakterizohet nga shmangie lartë poshtë prirjes së përgjithshme të rritjes.
 Si të identifikohet një cikël biznesi? Vetëm atëherë kur GDP bie gjatë dy
tremujorve (6 muaj) të një pasnjëshëm.
 Nuk ka recesione (rënie) apo ekspansione (ngritje) të ngjashme, por e
përbashkët (në përgjithësi) janë disa faza të njëllojta.
FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT
 Ekonomistët dallojnë katër faza të cikleve të biznesit:
 Pika më e lartë e ciklit
 Faza e reçesionit (rënies ekonomike)
 Pika më e ulët e ciklit
 Faza e ekspansionit (ngritjes ekonomike)
FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT
RECESIONI
 Moment kyç për të dalluar një cikël
 Gjatë rënies ekonomike (recesioni), firmat dhe konsumatorët i ulin
shpenzimet e tyre
 Firmat reduktojnë prodhimin – punojnë me kapacitete jo të plota
 Firmat largojnë punëtorë nga puna
 Shumë firma dalin nga loja e tregut (biznesi) – falimentojnë
 Të ardhurat reale bien dhe reduktohen fitimet
 Vështirë gjendet punë
 Recesioni mbaron me arritjen e pikës më të ulët. Në këtë pikë
papunësia arrin nivelin më të lartë
FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT
FAZA E EKSPANSIONIT
Kur përfundon faza e rënies ekonomike, fillon faza e rritjes
ekonomike ose ekspansioni ekonomik:
 Ekonomia fillon të marrë veten: GDP, punësimi, etj.
 Firmat zgjërojnë prodhimin - punojnë me kapacitete të plota
 Konsumatorët rrisin shpenzimet dhe konsumin
 Investimet e firmave rriten dhe fitimet gjithashtu
 Pika më e lartë arrihet atëherë kur ekonomia është në “boom”
CIKLET E BIZNESIT – MODELI
KEJNSIAN
 Ciklet e biznesit dhe kërkesa
agregate
 Ekuilibri afatshkurtër
(pika B – Figura: 17.2 )
 Reçesion ekonomik: AD zhvendoset
majtas (Pika C – Figura: 17.2)
 Ekspansion ekonomik: AD
zhvendoset djathas
LIGJI I OKUNIT:
Për çdo 2% rënje të GDP nën nivelin potencial, papunësia rritet me 1%. P.sh.
nëse GDP aktual bie nga 100% në 98% të nivelit të GDP potencial, papunësia
rritet me 1%
CIKLET E BIZNESIT – MODELI KLASIK
 Ekuilibri (pika A – Figura 17.3)
 Reçesion ekonomik: AS
zhvendoset majtas (pika B)
 Ekspansion ekonomik: AS
zhvendoset djathas
 Pra ciklet e biznesit spjegohen
me lëvizjen në AS
 Teoria e cikleve reale të biznesit:
lëvizjet në AD nuk ndikojnë në
GDP, por vetëm lëvizjet në AS
TEORITË E CIKLEVE TË BIZNESIT
 Ekzistojnë teori të shumta që i spjegojnë ciklet e biznesit. Dallimet vijnë nga
qasje se kush i shkakton ciklet e biznesit:
 Teoria monetariste: ciklet e biznesit vijnë nga lëvizjet në ofertën monetare
dhe kreditit
 Teoria teknologjike: ciklet e biznesit vijnë nga inovacionet e rëndësishme
teknologjike
 Teoria psikologjike: ciklet e biznesit spjegohen me optimizmin dhe
pesimizmin e agjentëve ekonomik
 Teoria e konsumit të pamjaftueshëm: gjithçka shpjegon me prirjen për
kursim, e cila sjell, si pasojë që kursimet të jenë më të mëdha se investimet
TEORITË E CIKLEVE TË BIZNESIT
Në përgjithësi të gjitha teoritë që i spjegojnë ciklet e biznesit ndahen në dy grupe:
 TEORI EKSTERNALE
 TEORI INTERNALE
 Teoritë eksternale: ciklet e biznesit spjegohen nga faktorë nga jashtë sistemit
ekonomik: ndryshimi i klimës, luftrat, zgjedhjet elektorale, zbulimet e ndryshme,
zbatimet e teknologjisë, etj.
 Teoritë internale: ciklet e biznesit spjegohen nga faktorë nga brenda sistemit
ekonomik: ekonomia vetëvetiu luhatet dhe rrjedhat përcaktohen nga brenda sistemit
 Teoria (eksternale) e cikleve politike të biznesit:
 politika makroekonomike pëcaktohet nga zyrtarët e zgjedhur
 Zyrtarët tentojnë të rizgjedhen
 Ata e përdorin ndikimin e tyre në politikat makroekonomike
 Cikli i zgjedhjeve përputhet me ciklin e biznesit
RRITJA EKONOMIKE FUNKSIONI I
PRODHIMIT
 Tendenca e përgjithshme: rritja e ekonomisë/ekspansion në GDP
Në periudha afatshkurta – karakterizohet me njërën nga 4 fazat e ciklit të biznesit
Në periudha afatgjata – karakterizohet me tendencën drejtë rritjes ekonomike
 Rritja ekonomike: objektivë qendrore stabilizuese makroekonomike për të gjitha nivelet e
vendimmarrjes
 Rritja ekonomike reale: rritja e vërtetë e prodhimit për kokë/frymë banori e jo totali i
prodhimit (arsyeja: raporti rritje e popullsisë me rritjen e prodhimit mund të jetë e
ndryshueshme)
 Adam Smith: puna merret parasysh, kurse toka është e mjaftueshme dhe e lirë. Çmimi
përcaktohet arrihet nga niveli i punës së angazhuar.
Dobësia: nuk mirret parasysh se popullsia rritet në vazhdimësi kurse toka mbetet e njëjtë
 Tomas Maltus: rritja e pabalacuar - rritja e popullsisë si progresion gjeometrik kurse rritja
e prodhimit, ardhurave si progresion aritmetik.
Dobësia: nuk mirret parasysh progresi teknologjik ku si rezultat prodhimi tejkalon rritjen
e popullsisë
RRITJA EKONOMIKE DHE FUNKSIONI
I PRODHIMIT
Ligjërata VI
INFLACIONI
 Në këtë ligjëratë do të njiheni me:
 Kuptimin e inflacionit
 Mënyrat e matjes së inflacionit
 Llojet e inflacionit
 Kostot e inflacioni
KUPTIMI I INFLACIONIT
Norma e Inflacionit (t) =
Niveli i çmimeve (t) - Niveli i çmimeve (t-1)
X 100
Niveli i çmimeve (t-1)
 INFLACIONI: ngritje e vazhdueshme në nivelin e përgjithshëm të çmimeve
 DEFLACIONI: rënie në nivelin e përgjithshëm të çmimeve apo ndryshe mund të
përcaktohet si inflacion negativ
 Nganjëher inflacioni (i lartë) quhet edhe si “sëmundje e rëndë makroekonomike”
 Inflacioni bashkë me papunësinë si dy probleme kryesore ekonomike
 Problem shqetësues për ndërmarrjet dhe konsumatorët
 Formula e inflacionit:
Legjenda:
t – periudha e tanishme
t-1 – periudha e paraardhëse
MATJA E INFLACIONIT
INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMATORIT (CPI)
 Mat koston e një shporte mallrash dhe shërbimesh që konsumon një familje
tipike për një periudhtë caktuar kohe
 Maten peshat specifike të secilit mall
INDEKSI I ÇMIMEVE TË PRODHUESIT (PPI)
 Mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë
 Tregues më i mirë se CPI
 Merren në konsiderim shumë më tepër mallra
DEFLATORI I GNP
 I aplikueshëm vetëm për rritje të vogël të çmimeve
 Më i përshtatshëm se CPI dhe PPI pasi merr në konsiderim të gjitha mallrat dhe
shërbimet
Deflatori i GNP =
GNP nominal
X 100
GNP real
MATJA E INFLACIONIT:
SHEMBULLNë vitin 2004 konsumi i një familje ishte:
Ushqim 20%
Strehim 50%
Kujdes mjekësor 30%
Nëse viti 2004 merret si vit bazë atëherë:
CPI2004 = (0.2*100) + (0.5*100) + (0.3*100) = 100
Në vitin 2005, çmimet rriten me sa vijon:
Ushqim 2%
Strehim 6%
Kujdes mjekësor 10%
Atëherë:
CPI2005 = (0.2*102) + (0.5*106) + (0.3*110) = 106.4
i2005 = (CPI2005 – CPI2004) / CPI2004
atëherë
i2005 = (106.4 – 100) / 100 = 6.4%
INFLACIONI: DISA SQARIME
 A i bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta?
JO. Inflacion do të thotë që niveli mesatar i çmimeve ngrihet. Shtrenjtësia e
mallrave lidhet me çmimet relative të tyre, të cilat jo medoemos ndryshojnë.
 A na bën inflacioni më të varfër?
JO PATJETËR. Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së
inflacionit ndërkohë që të ardhurat tona reale mundet edhe të rriten sikurse
mund të mos ndryshojnë apo ulen po gjatë kësaj periudhe.
 A bëhen firmat më të pasura dhe punëtorët më të varfër gjatë periudhës së
inflacionit?
JO PATJETËR. Efekti i inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji
i inflacionit.
 Sqarimet në faqet vijuese: LLOJET E INFLACIONIT
LLOJET E INFLACIONIT
Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni mund të
klasifikohet në tri (3) kategori kryesore:
 INFLACIONI I MODERUAR
 INFLACIONI GALOPAN
 HIPERINFLACIONI
LLOJET E INFLACIONIT
INFLACIONI I MODERUAR
 Çmimet rriten ngadalë
 Norma e inflacionit shprehet me anën e një numri
njëshifror
 Njerëzit ende kanë besim në para
 Njerëzit janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie
kontraktuale (nënshkruajnë kontrata të reja)
 Sistemi monetar fuknsionon mjaftë mirë
LLOJET E INFLACIONIT
INFLACIONI GALOPAN
 Bie besimi tek paraja
 Rritje dyshifrore e çmimeve
 Njerëzit i ikin mbajtjes së parave mbi një limit të domosdoshëm
 Përdoren valutat e huaja për indeksim
 Norma reale e interesit është negative
 Njerëzit priren të grumbullojnë mallra ose blejnë patundshmëri
 Huadhënësit nuk japin kredi me normë të ulët të interesit
 Tregu financiar nuk funksionon
LLOJET E INFLACIONIT
HIPERINFLACIONI
 Mund të identifikohet edhe si një “virus vdekjeprurës për ekonomi”
 Çmimet rriten shumë herë brenda një muaji
 Shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet
 Çmimet relative (përfshirë edhe pagën) bëhen të paqëndrueshme
 Paraqitet në raste të rralla (psh. periudha të luftrave)
Disa shembuj të hiperinflacionit:
- Gjermani: 1922-1923 (indeksi i çmimeve u rritë nga 1 në 10.000.000.000%)
- Bolivi: 1985 (indeksi i çmimeve u rritë nga 1 në 12.000%)
- Ish Jugosllavia: 1993, etj.
KOSTOT E INFLACIONIT
 Gjatë periudhës së inflacionit paraqiten humbësit dhe fituesit
 Humbësit dhe fituesit e një situate inflacioniste nuk mund të
identifikohen lehtë
 Jo të gjitha çmimet rriten njësoj
 Efektet/kostot e inflacionit:
- Rishpërndarja e pasurisë (në mes klasave/shtresave të popullsisë)
- Alokimi joefiçient i resurseve dhe burimeve të prodhimit
 Megjithatë kostot varen nga karekteri i inflacionit:
- Inflacioni i parashikuar (nuk ka humbës – norma e inflacionit mund të
parashikohet
- Inflacioni i paparashikuar (ka humbës – norma e inflacionit nuk mund të
parashikohet
KOSTOT E INFLACIONIT
RISHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE PËR SHKAK TË INFLACIONIT
Shembull për diskutim:
 Konsumatori merr kredi 5000 € me kamatë 10% vjetore
 Pas një viti ai paguan 5500 €
 Nëse norma e inflacionit=10% në vitë, atëherë banka nuk fiton asgjë
 Konsumatori (marrësi i kredisë) fiton
 Nëse inflacioni është i parashikuar atëherë nuk ka humbës
Arsyeja: normës së interesit i shtohet norma e inflacionit
 Nëse inflacioni nuk llogaritet vie deri te rishpërndarja e të ardhurave
KOSTOT E INFLACIONIT
Inflacioni i Balancuar Inflacioni i Pabalancuar
Inflacion i pritshëm Nuk ka kosto Humbje në efiçiencë
Inflacion jo i pritshëm Të ardhurat dhe pasuria
rishpërndahen
Humbje në efiçiencë dhe
rishpërndarje
Shënim:
Inflacioni quhet i balancuar kur rritja e çmimeve është me të njëjtën përqindje për të gjitha
mallrat dhe shërbimet. Përndryshe inflacioni konsiderohet i pabalancuar
ALOKIMI JOEFIÇIENT I RESURSEVE PËR SHKAK TË INFLACIONIT
 Çmimet shtrembërohen dhe nuk japin informata të sakta për prodhuesit
 Informatat shtrembërohen  alokimi i resurseve në mënyrë të gabuar
 Kur inflacioni është i parashikueshëm efekti është më i vogël, por efektet e
inflacionit nuk mund të shmangen plotësisht
 Përdorimi i indeksimit: mbrojtja e interesave të grupeve të caktuara
Përmbledhje e kostos së inflacionit (tabela 18.1):
Ligj. VII
PAPUNËSIA
 Në këtë ligjëratë do të njiheni me:
 Kostot e papunësisë
 Matjën e papunësisë
 Llojet e papunësisë
 Shkaqet e papunësisë
 Normën Natyrore të Papunësisë (NNP)
 Papunësinë gjatë tranzicionit
 Tregun e punës dhe papunësinë në Kosovë
PAPUNËSIA: HYRJE
 Papunësia njihet edhe si “sëmundje e rëndë” makroekonomike
 Shpeshherë: rritja e treguesve të papunësisë konsiderohet një
simptomë e fazës së recesionit ekonomik
 Është barrë e rëndë financiare për qeverinë
 Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human
 Të papunët përveç se janë barrë financiare për qeverinë ata
mund të jepen pas dukurive negative shoqërore (p.sh. rritja e
kriminalitetit në shkallë vendi)
KOSTOT E PAPUNËSISË
KOSTOT EKONOMIKE
 Humbjet nga papunësia nuk mund të kompensohen
 Këto humbje janë më të mëdha se sa humbjet nga joefiçienca apo
monopolet
 Kostoja ekonomike shprehet me hendekun e prodhimit
 Sa më e madhe të jetë papunësia aq më i madh hendeku i GDP aktual dhe
GDP potencial
 Të papunët bëhen barrë për shoqërinë
 Papunësia shkakton zvogëlimin e buxhetit
 Kur rritet papunësia, bie GDP (pasi më pak persona punojnë)
 Lidhja midis papunësisë dhe GDP shprehet përmes Ligjit të Okunit
“Për çdo 2% rënie të GDP aktual ndaj GDP potencial, norma e papunësisë
rritet me 1%”
Shembull:
Nëse GDP potencial = 100%
GDP aktual = GDP potencial = 100%
u = 6%
Nëse: GDP aktual bie në nivelin prej 96% të GDP potencial,
atëherë: u rritet nga 6% në 8%
KOSTOT E PAPUNËSISË
KOSTOT SOCIALE TË PAPUNËSISË
 Zhvlerësimi i kapitalit njerëzor
 Sa më gjatë që një person është i papunë bie probabiliteti që ai të gjejë punë
 Rritja e dukurive negative si kriminaliteti, vjedhja, etj.
 Keqësimi i shëndetit të të papunëve (mental dhe fizik)
 Personat mund të bëhen asocial
MATJA E PAPUNËSISË
 Burimet e të dhënave: vrojtimet statistikore, regjistrat e zyrave të punës, etj.
 Vende të ndryshme mbështeten në burime të ndryshme – kjo në një shkallë e
vështirëson krahasimin e treguesve përkatës të tyre.
 Definimi i fuqisë punëtore
Popullsia në moshë pune
16 - 65 vjeç
Ata që nuk janë
aktiv
Të punësuar
Ata që janë aktiv
(forcat e punës)
Të papunë
MATJA E PAPUNËSISË
 I zënë me punë (i punësuar) - konsiderohet ai person që kryen një punë
të pagueshme, qoftë edhe kur mungon përkohësisht në punë për shkak
se është i sëmurë, është në pushime ose në grevë
 Të papunë - konsiderohen ata persona që nuk janë në punë por
kërkojnë punë në mënyrë aktive, ose që presin të rikthehen në punë. Në
një përkufizim më të plotë, një person është i papunë në qoftë se nuk
punon dhe:
a) ka bërë përpjekje specifike për të gjetur punë gjatë katër (4) javëve të fundit
b) është pushuar nga puna dhe pret që të thirret përsëri në këtë punë
c) është duke pritur të njoftohet për një punë të re në muajin e ardhshëm
TË PUNËSUARIT + TË PAPUNËT = FORCA PUNËTORE
 Të gjithë të tjerët që janë në moshë punë por nuk janë të zënë me punë,
nuk përfshihen në forcën punëtore ose të papunët, ata konsiderohen
thjeshtë jashtë forcës punëtore: pensionistët, studentët, nxënësit në
moshë pune, ata që largohen nga tregu i punës për të rritur fëmijët, etj.
LLOGARITJA E NORMËS SË
PAPUNËSISË
Norma e papunësisë (%) =
Të papunë
X 100
Forca punëtore
Të papunët e dëshpëruar (të dekurajuar) - shpeshherë treguesit e
papunësisë përjashtojnë ata individ që janë të papunë por kanë humbur
shpresën për të gjetur punë dhe për këtë arsye kanë hequr dorë nga kërkimi
aktiv për një vend pune
DINAMIKA E TREGUESVE TË
TREGUT TË PUNËS
Të punësuar Të papunë
Jashtë forcës
punëtore
1
2
3
4 5
67
 Humbjet e vendeve të punës = 1 + 2 + 7
 Krijimi i vendeve të punës = 1 + 3 + 6
 Ndryshimi në papunësi = (2 + 5) - (3 + 4)
Nëse: (2 + 5) > (3 + 4) => papunësia rritet
Nëse: (2 + 5) < (3 + 4) => papunësia zvogëlohet
DINAMIKA E TREGUESVE TË
TREGUT TË PUNËS
LLOJET E PAPUNËSISË
 PAPUNËSIA E FËRKIMIT (FRIKSIONALE)
 rezulton nga lëvizja e njerëzve prej një punë në tjetrën, prej një regjioni në
tjetrin, etj.
 PAPUNËSIA STRUKTURORE
 paraqitet kur oferta dhe kërkesa për punë nuk përputhen
 Imobiliteti profesional (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë për të
braktisur profesionet e vjetra dhe përvetësimin e profesioneve të reja)
 Imobiliteti gjeografik (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë lidhur me
largimin nga rajonet depresive për arsye sociale, ekonomike, etj.)
 PAPUNËSIA CIKLIKE
 rezulton kur në përgjithësi kërkesa për punë është e ulët
 PAPUNËSIA SEZONALE
 lidhet me karakterin stinor të prodhimit/shërbimeve: industria e ndërtimit,
turizmit, shërbimet e ndryshme, etj.
SHKAQET E PAPUNËSISË
 Ekzistojnë mospajtime në mes të ekonomistëve rreth shkaqeve të papunësisë
 Oferta për punë është relativisht jofleksibile (inxhinierë, infermierë, etj.)
 Çmimi i punës (paga) është më pak fleksibile se çmimet tjera
 Ngurtësia e pagave: papunësia e detyruar
 Pagat fleksibile: papunësia vullnetare
NORMA NATYRORE E
PAPUNËSISË
 Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) – është një ndër konceptet kryesore të teorisë se tregut të
punës
Definicioni: Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) është ajo normë papunësie në të cilën tregjet e
punës dhe të mirave janë të balancuara. Pra, NNP është ajo normë e papunësisë, në të cilën forcat
influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara.
 NNP nuk është kurrë zero – edhe kur ekonomia funksionon në punëzënje të lartë, një numër i
caktuar individësh në moshë pune do të jenë të papunë
 NNP është e lidhur ngushtë me inflacionin – shoqëria do të preferonte në papunësi të ulët por jo
aq të ulët sa të rrezikonte përshpejtimin e inflacionit.
 Masat e mundshme që mund të merren për të reduktuar NNP:
 Përmirësimi i shërbimit të tregut të punës, e në veçanti të informacionit
 Krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së shpenzimeve qeveritare
 Programet e ndryshme qeveritare (sigurimet e papunësisë, caktimi i pagës
minimum) të hartohen në atë mënyrë që punëtorët të nxiten për të gjetur punë, etj.
TREGU I PUNËS DHE
PAPUNËSIA GJATË
TRANZICIONIT
 Ndryshimet kryesore në tregun e punës gjatë tranzicionit janë:
Ndryshimi i ofertës për punë
Rialokimi i forcave të punës në mes të sektorëve
Rritje e papritur e papunësisë në nivele dyshifrore
Njohuritë për punë bëhen të papërdorshme
Të ardhurat nga një vit më shumë përvojë bien gjatë tranzicionit
POLITIKAT E TREGUT TË
PUNËS GJATË TRANZICIONIT
 Qeveria duhet të gjejë një balancë në mes të:
 reduktimit të intervenimit të shtetit në ekonomi të trashëguar nga sistemi
i mëparshëm dhe lejimit të veprimit të lirë të tregut
 sigurimit të një politike sociale që do të siguronte përkrahje për procesin e
tranzicionit
 Masat kundër papunësisë:
 Politikat pasive të tregut të punës (beneficionet për të papunët)
 Politikat aktive të tregut të punës (trajnimet, subvencionet, etj.)
Ligj. VIII
RAPORTI:
PAPUNËSI – INFLACION
 Në këtë kapitull do të njiheni me:
 Arsyet pse papunësia bashkë me inflacionin paraqesin dy
problemet kryesore makroekonomike
 Burimet e inflacionit (inflacioni: inercial, nga kërkesa dhe
nga kostoja)
 Ndërlidhjen në mes të inflacionit dhe papunësisë
 Kurbën e Philipsit (në periudha afatshkurta dhe periudha
afatgjata)
BURIMET E INFLACIONIT
 Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga
objektivat qendrore makroekonomike të secilës qeveri
 Ekzistojnë mendime të ndryshime lidhur me shkaqet /burimet
e inflacionit
 Për diskutim veçojmë:
 INFLACIONI INERCIAL
 INFLACIONI NGA KËRKESA
 INFLACIONI NGA KOSTOJA
INFLACIONI INERCIAL
 Inflacioni inercial ndryshe quhet inflacioni i parashikueshëm ose i
pritshëm përderisa norma e inflacionit është e qëndrueshme
(inerciale) dhe se në ekonomi nuk ndodhin ndryshime të
rëndësishme në anën e kërkesës apo ofertës
 Norma e inflacionit është e pritshme dhe e qëndrueshme
 Natyra inerciale me inflacionin lidhet me pritjet e agjentëve
ekonomik (Teoria e Pritjeve Racionale/Theory of Rational
Expectations – Robert Lukas dhe të tjerët)
 Pagat në të ardhmen përshtaten ndaj ritmit të rritjes së çmimeve
në periudhën e tanishme
INFLACIONI NGA KËRKESA
 Inflacioni nga kërkesa rezulton nga një rritje e
kërkesës agregate (AD), në kushtet kur oferta
agregate (AS) nuk ka ndryshuar.
 Ndër faktorët që shpiejnë në rritjen AD janë:
Rritja në ofertën e parasë
Rritja e shpenzimeve qeveritare (G) për të blerë
mallra dhe shërbime
INFLACIONI NGA KËRKESA
Fig 20.1: Inflacioni nga kërkesa
 Paraqitja grafike: Modeli i ekuilibrit makroekonomik AD=AS
 Kur AD , kurba e AD zhvendoset djathtas - lartë nga poziconi fillestar
 AS mbetet e pandryshuar
 Në S-T kemi  të AS dhe çmimeve kurse në L-T kemi vetëm  të çmimeve,
 Kjo shpie në  e pagave duke i dhënë impuls të ri së mëtejme të çmimeve:
INFLACIONI NGA KËRKESA
Spiralja Çmim – Pagë - Inflacion:
 Pasi kjo rritje e çmimeve ka ardhur si rezultat i rritjes së AD, inflacioni si burim ka rritjen e kërkesës
 Kur u është nën nivelin natyror => kemi mungesë të punës => pagat rriten => AS zhvendoset lartë -
majtas ndaj pozicionit të saj fillestar.
 Nëse nuk ka ndryshim në AD, ekuilibri i ri është aty ku pritet SAS1 me AD1
 Analizojmë: Fig 20.2: Rritja e shkallëzuar e inflacionit & Fig 20.3: inflacioni i vazhdueshëm nga kërkesa
INFLACIONI NGA KOSTOJA
 Shfaqet kur rriten çmimet si pasojë e rritjes së kostos (shpenzimeve -
çmimeve të lëndëve të para)
 Inflacioni nga kostoja, gjithashtu, ndodh si rezultat i këtyre faktorëve:
Një rritje më e madhe në pagë se sa në produktivitetin e punës
Një rritje në kursin e këmbimit të monedhës (zhvlerësim i monedhës)
duke rritur kështu çmimin e materialeve të importuara
Një rritje në çmimin e materialeve të importuar për shkaqe të faktorëve
të jashtëm (OPEC 1973)
Rritjes së taksave indirekte
INFLACIONI NGA KOSTOJA
Analizojmë - Fig. 20.4: Inflacioni nga kostoja
 Kurba AS zhvendoset lartë - majtas nga pozicioni fillestar
 Kjo ndodhë edhe atëherë kur GDP aktual < GDP potencial
 Kur GDP aktual < GDP potencial dhe kemi inflacion nga kostoja atëherë kemi rritje edhe
të papunësisë.
 Gjendja ekonomike me papunësi të lartë dhe inflacion quhet stagflacion
RAPORTI PAPUNËSI –
INFLACION: KURBA E
PHILIPSIT
 Kurba e Philipsit paraqet modelin teorik për analizimin
e këtij raporti
 Qeveria duhet të luftojë si papunësinë ashtu edhe
inflacionin
 Cili është raporti papunësisë – inflacioni, apo thënë
ndryshe ç’ndodh me inflacionin kur qeveria lufton
papunësinë ose anasjelltas?
 Ekonomisti Arthur Philips ka mbledhur të dhëna për
vitet 1861-1957 për të parë se kush e përcakton pagën
dhe inflacionin
 Arthur Philips gjeti një lidhje negative në mes të
papunësisë dhe inflacionit
 Kjo lidhje negative ka tërhequr vëmendjen e hartuesve
të politikave makroekonomike,
 Dilema është shfaqur në lidhje me atë kush të luftohet
më parë: inflacioni apo papunësia?
Figura 20.5: Kurba e Philipsit
KURBA E PHILIPSIT:
NË PERIUDHA AFATSHKURTA
 Në periudha afatshkurtra (S-T), Kurba e Philipsit paraqet lidhjen inflacion - papunësi
atëherë kur kemi normë konstante të inflacionit të pritshëm dhe normë konstante
natyrore të papunësisë
 Kur inflacioni inercial ndryshon, atëherë kemi zhvendosje të Kurbës së Philipsit
KURBA E PHILIPSIT:
NË PERIUDHA AFATGJATA
 Kurba e Philipsit në periudha afatgjata (L-T) paraqet lidhjen
inflacion-papunësi atëherë kur inflacioni aktual është i
barabartë me normën e pritshme të inflacioni,
 Kurba e Philipsit në L-T është inelastike (vertikale)
 Kurba e Philipsit në L - T përbëhet nga shumë kurba të S-T
 Periudha 1: Ekonomia gjendet në pikën A, nuk kemi shok.
 Periudha 2: Ekspansion ekonomik =>  u =>  pagat => 
çmimet =>  inflacioni => ekonomia lëviz në pikën B. Inflacioni i
pritshëm nuk ndryshon.
 Periudha 3: Me rritjen e inflacionit, firmat dhe punëtorët
fillojnë t’i ndryshojnë pritjet e tyre duke parashikuar inflacion
më të lartë. Kurba e Philipsit zhvnedoset lartë, kur për çdo u
kemi një normë më të lartë të inflacioni (Pikat B dhe C kanë u
të njëjtë, por për pikën C inflacioni është më i lartë).
 Periudha 4: Për shkak të politikave makroekonomike dhe
përshtatjeve të firmave dhe punëtorëve ndaj një normë më të
lartë të inflacioni, ekonomia lëviz në pikën D.
Fig. 20.7: Kurba e Philipsit në periudha afatgjata
KURBA E PHILIPSIT:
NË PERIUDHA AFATGJATA
Konkluzioni: Krahaso pikat A dhe D:
 Në pikën A: u është në nivelin natyror të saj dhe inflacioni është i ulët
 Në pikën D: u është e njëjtë si në pikën A por inflacioni i pritshëm është më i lartë
 Në të dy pikat GDP real është i njëjtë.
 Kur u është nën normën natyrore të saj => çmimet dhe pagat tentojnë të rriten. Kjo
quhet hipoteza e normës natyrore të papunësisë.
 Spiralja nuk ndalet për sa kohë që u  norma natyrore e papunësisë,
 Dy përfundime të rëndësishme nga teoria e normës natyrore të papunësisë:
 Qeveria nuk mund ta çojë u nën normën natyrore pa shkaktuar inflacion
 Kurba e Philipsit tregon se qeveria duhet të zgjedh në mes të inflacionit dhe
papunësisë dmth ka trade-off në mes të inflacionit dhe papunësisë
Ligj.IX
PARAJA
DHE SISTEMI BANKAR
 Në këtë kapitull do të njiheni me:
 Konceptin e parasë
 Funksionet e parasë
 Komponentet e ofertes monetare
 Ofertën dhe kërkesën për para
 Lidhja në mes të ofertës monetare dhe normës së interesit
 Bankat, llojet dhe procesi i krijimit të parasë
KONCEPTI I PARASË: HYRJE
 DEFINIMI:
Çdo objekt standard dhe përgjithësisht të pranuar që përdoret si mjet
këmbimi ose pagese
 ZANAFILLA E PARASË:
Evoluimi i ekonomisë
Rritja e volumit të mallrave të prodhuara
Këmbimi mall – mall (tramba)
Koincidenca e dyfishtë - shpreh përputhjen e plotë për llojin dhe sasinë
e mallrave që duan të këmbejnë dy prodhues
Problemet rreth gjetjes së vlerës së njëjtë
Kalimi në përdorimin e një malli të caktuar për të këmbyer të gjitha
mallrat tjera
Rolin e parasë e kanë luajtur: bagëtia, bakri deri tek ari e argjendi
KONCEPTI I PARASË: HYRJE
 KARAKTERISTIKAT E PARASË
Që një mall i caktuar të përdoret si para ai duhet ti gëzoj disa veti:
Të jetë i transportueshëm
Të jetë i ruajtshëm
Të jetë i ndashëm në pjesë të vogla
I sigurt nga falsifikimi
 PARAJA LETËR
Zëvendësuese e parasë mall
Zanafilla (historiku)
Mbulesa në ari
Ndërhyrja e një autoriteti (shteti) - para e dekretuar
 PARAJA BANKARE OSE ÇEÇET BANKARE
Shërbejnë si mjet këmbimi apo pagese
FUNKSIONET E PARASË
 FUNKSIONI SI MJET KËMBIMI - është funksioni kryesor i parasë. Nëpërmjet tij
ajo luan rolin e një lubrifikuesi që zbut dhe lehtëson funksionimin e ingranazheve
të shumta dhe të ndërlikuara të ekonomisë, duke i realizuar transaksionet me
kosto shumë më të ulët
 FUNKSIONI SI MJET LLOGARIE (MATËSE E VLERËS) - shërben si njësi matëse e
vlerës së produkteve. Mallrat dhe shërbimet shprehin vlerën e tyre në para,
nëpërmjet çmimeve, duke thjeshtuar procesin e matjes së saj. Në të kundërtën,
për çdo mall do të kishim çmime sa edhe mallra
 FUNKSIONI SI MJET KURSIMI (RUAJTËSE E VLERËS) - mundëson kryerjen e
funksionit si ruajtëse e vlerës ose mjet kursimi. Edhe forma të tjera të pasurisë
mund ta kryejnë këtë funksion si aksionet, obligacionet, etj.
KOMPONENTËT E OFERTËS
MONETARE
 Masa monetare është shumë e rëndësishme në dizajnimin e politikave makroekonomike
 Norma e interesit e bankës qëndrore (ndikimi në nivelin e investimeve)
 Blera dhe shitja e letrave me vlerë
 Matja e saktë e masës monetare është një problem që përcillet me vështërsi teorike dhe praktike
 Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshëm që, në një shkallë të caktuar
shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve që quhen agregatë
monetarë të cilët kanë në themel një kriter të përbashkët llogaritje.
M1: paraja e transaksioneve - plotësisht likuide (monedhat, kartëmonedhat, llogaritë çekueshme,
çeqet e udhëtarëve, etj.)
M2: paraja e gjerë - përfshin M1 dhe format tjera që nuk janë para transaksionesh por që mund të
shëndrrohen në para (depozitat afatshkurtra)
M3: përfshin M2 dhe agregatët monetar më pak likuid (depozitat afatgjatë)
L: përfshin M3 dhe aktivet tjera që kanë tipare likuiditeti (bonot e thesarit)
KËRKESA PËR PARA
 Njerëzit mbajnë para për të kryer transaksione
 Mbajtja e parasë ka kosto (heqje dorë nga investimi)
 Interesi
 Motivi 1: për të blerë mallra dhe shërbime por që varet nga:
 Niveli i GNP - rritja e GNP real do të thotë rritja e vëllimit të mallrave dhe
shërbimeve që tregtohen. Kjo do të thotë që rriten edhe sasia e parasë që duhet
për të realizuar këmbimin e tyre
 Niveli i çmimeve - rritja e nivelit të çmimeve është e nevojshme të rritet edhe
sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e të njëjtës sasi mallrash dhe
shërbimesh
 Niveli i normës së interesit - me nivelin e normës së interesit kërkesa për para
transaksionesh është në përpjesëtim të zhdrejtë sepse rritja e nivelit të normës
së interesit rri koston e mbajtjes së parasë, prandaj do të kemi tendencën për të
ulur sasinë e parasë që mbahet për transaksione
 Motivi 2: ruajtja e vlerës
 Teoria e portofolit - njerëzit nga njëra anë dëshirojnë që pasurinë e tyre në
formën që sjell të ardhura sa më të mëdha por, nga ana tjetër, ata nuk dëshirojnë
të bëjnë investime me shkallë të lartë rreziku
BANKAT, LLOJET DHE PROCESI
I KRIJIMIT TË PARASË
 Mbajtja e parasë ka kosto
 Sigurimi i informacioneve ka kosto
 Lind nevoja e krijimit të institucioneve financiare
 Bankat: firma financiare
 Aktivitetet e bankave:
 Pranimi i depozitave (në të parë dhe të afatizuara)
 Dhënien e huave
 Fitimi i bankave = norma e interesit të kredive – norma e interesit të depozitave
 Niveli i kredive të lëshuara determinohet nga norma e interesit dhe shkalla e rrezikut
 Lidhja në mes të nivelit të rrezikut dhe normës së interesit dhe nivelit të kredive është
negative
BANKAT, LLOJET DHE PROCESI
I KRIJIMIT TË PARASË
Bilanci i thjeshtë i bankës
AKTIVE PASIVE
Rezervat 100 Depozitat e çekueshme 1000
Huatë 4000
Depozitat e kursimeve
dhe me afat
2800
Letrat me vlerë 1800 Pasivet tjera 2100
Totali 5900 Totali 5900
Shënim:
 Rezervat nuk jepen hua
 Mundësia e bankës për të dhënë hua përbën bazën e shumëfishimit
të parasë
BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I
KRIJIMIT TË PARASË
AKTIVE PASIVE
Rezervat 2000 Depozitat 2000
Totali 2000 Totali 2000
Shembull: Bilanci i Bankës A
 Është injektuar një sasi monetare në ekonomi
 Supozojmë që znj. Ermira ka shitur një bono thesari qeverisë dhe
ka marrë mjete financiare prej 2000 të cilat i ka depozituar në
Bankën A
 Si rezultat rritet M1 = 2000€
BANKAT, LLOJET DHE PROCESI
I KRIJIMIT TË PARASË
POR, Banka A mund të japë hua, dhe nëse themi se norma e rezervës së
detyrueshme = 10%, Banka A mund të japë 1800 €
Bilanci i Bankës A pas kësaj është:
AKTIVE PASIVE
Rezervat 200 Depozita 2000
Hua 1800
Totali 2000 Totali 2000
 Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1800 €.
 Pra: M1=2000€ + 1800€
SUPOZOJMË se pjesa prej 1800€ e dhënë hua depozitohet në Bankën B nga
huamarrësi apo shitësi
Bilanci i Bankës B do të jetë:
AKTIVE PASIVE
Rezervat 1800 Depozita 1800
Totali 1800 Totali 1800
BANKAT, LLOJET DHE PROCESI
I KRIJIMIT TË PARASËNëse norma e rezervës së detyrueshme = 10%, Banka B mund të japë 1620 € hua
Bilanci i Bankës B pas kësaj është:
AKTIVE PASIVE
Rezervat 180 Depozita 1800
Hua 1620
Totali 1800 Totali 1800
Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1620 €.
Pra: M1=2000€ + 1800€ + 1620€
Ky proces vazhdon derisa rezervat të bien në zero:
Bankat Depozitat Huatë Rezervat
Banka A 2000 1800 200
Banka B 1800 1620 180
Banka C 1620 1458 162
Banka D 1458 1312.2 145.8
... ... ... ...
Totali në sistemin
bankar
20 000 18 000 2 000
BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I
KRIJIMIT TË PARASË
 Shtesa në rezervat e detyrueshme në sistemin bankar do të jetë e barabartë me
shtesën fillestare të depozitave:
∆D ∙ r = ∆R
 Nga këtu nxjerrim se:
∆D = ∆R / r ose ∆D = (1 / r) * ∆R
 Në rastin tonë kemi:
∆D = (1 / r) * ∆R =
(1/0.1) * 2,000 = 20,000
 Raporti 1/r tregon sa shumëfishohet shtesa fillestare e rezervave në sistemin bankar nëpërmes
mekanizmit të dhënies së huave
 Ky quhet multiplikator i i ofertës monetare:
1 + X + X2 + X3 + ...... + Xn = 1/(1 – X), ku X<1
r = 1 – X
Legjenda:
∆D = shtesa në depozite
r = norma e rezervës së detyrueshme
∆R = shtesa në rezerva të detyrueshme
BANKAT, LLOJET DHE PROCESI
I KRIJIMIT TË PARASË
Bankat Depozitat Huatë Rezervat
Banka A 2000 1600 400
Banka B 1600 1280 320
Banka C 1280 1024 256
Banka D 1024 819 205
... ... ... ...
Totali në sistemin
bankar
10 000 8 000 2 000
Oferta monetare mund të mos rritet për dy arsye:
1) Huamarrësi nuk i depoziton paratë
2) Bankat mund të mbajnë rezerva të tepërta
Nëse rritet norma e rezervës së detyrueshme, atëherë rritja e M1 është më vogël:
Shembull: r=20%
Në këtë rast, M1 rritet vetëm me 10,000 €
Ligj. X
BANKA QENDRORE DHE
POLITIKA MONETARE
 Në këtë kapitull do të njiheni me:
 Konceptin e Bankes Qendrore
 Funksionet e Bankes Qendrore
 Objektivat, qëllimet dhe instrumentet e Bankes Qendrore
 Rrymën monetariste dhe veçoritë e saj
 Tregun monetar dhe mekanizmin e politikës monetare
BANKA QENDRORE:
FUNKSIONET DHE
INSTRUMENTET
 Në çdo ekonomi tregu ekzistojnë: Banka Qendrore (niveli i parë) dhe bankat
komerciale (niveli i dytë)
 Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si ombrellë për bankat tjera
komerciale (niveli i dytë)
 Banka Qëndrore mbikëqyrë politikën monetare
Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si “ombrellë” për:
 Bankat komerciale
 Institucionet financiare
 Tregun e letrave me vlerë
 Kursin e këmbimit
FUNKSIONET E BANKËS
QENDRORE
 Emetimi i parasë (kartëmonedhave)
 Bankë e bankave të nivelit të dytë (kliringu i
çeqeve, rezervat, etj.)
 Bankë e qeverisë (për depozita, tërheqje, etj.)
 Rregullimi i ofertës monetare
 Ndërhyrja dhe rregullimi i tregjeve monetare
PAVARËSIA E BANKES
QENDRORE
 Banka Qendrore në shumë vende është e pavarur nga qeveria
 Pavarësia e Bankës Qendrore në:
 caktimin e normës së interesit
 rregullimin e ofertës monetare
 kreditimin e qeverisë, etj.
 Drejtuesit e Bankës Qendrore emërohen në periudha afatgjata
(psh. në SHBA guvernatori emërohet për një periudhë 14 vjeçare)
 Reputacioni i Bankës Qendrore (pritjet e firmave dhe individëve)
OBJEKTIVAT, QËLLIMET DHE
INSTRUMENTET E BANKËS
QENDRORE
 Objektivat
 Rritje e qëndrueshme ekonomike
 Stabilitet i çmimeve
 Punësim i plotë
 Valutë stabile, etj.
 Jo të gjitha objektivat mund të realizohen njëkohësisht: lidhja inverse e
disa objektivave
 Objektivat e ndërmjetme
 Norma e interesit
 Oferta monetare
INSTRUMENTET E BANKËS
QENDRORE
 Instrumentet indirekte
Shitja dhe blerja e letrave me vlerë (bono thesari,
obligacione, etj.)
Ri-financimi: banka qendrore u jep kredi bankave
komerciale
Rezervat e detyrueshme
Instrumentet direkte
 Kontrolli i kreditit: kufizimi i vëllimit të kredisë
 Kontrolli i normës së interesit
TREGU MONETAR DHE
MEKANIZMI I POLITIKËS
MONETARE
 Tregu Monetar përfshin një bashkësi institucionesh dhe
agjentësh ekonomik ku realizohet shitja dhe blerja e letrave
me vlerë:
 Aksionet
 Obligacionet
 Bonot e thesarit, etj.
 Letrat me vlerë ndahen në:
 Afatshkurtra (afati i maturimit <1 vit)
 Afatgjata (afati i maturimit >1 vit)
 Bashkëveprimi i ofertës për para dhe i kërkesës për para
përcakton sasinë e parasë në qarkullim dhe normën e interesit
në ekuilibër
OFERTA DHE KERKESA PËR
PARA
 Kërkesa për para sipas teorisë Kejnsiane:
 Motivi i transaksioneve
 Motivi mbrojtës
 Motivi spekulativ
OFERTA DHE KERKESA PËR PARA
 Kërkesa për para varet nga sasia e kërkuar e parave dhe norma e interesit (figura më
lartë):
 Kur rritet interesi (i ) bie kërkesa për para dhe e kunderta
 Kur rritet GDP rritet kërkesa për para (kurba L zhvendoset djathtas)
 Oferta për para është e dhënë
Për ilustrim:
Çfarë ndodh në grafik nëse Banka Qendrore dëshiron të ul inflacionin?
 Reduktohet oferta monetare (kurba Ms lëviz majtas dhe rritet i)
 Njerëzit shesin aktivet e tyre për të plotësuar kërkesën për para
 Kjo shpie në uljen e çmimit të aktiveve dhe rritjen e normës së interesit
MEKANIZMI I TRANSMISIONIT TË
POLITIKËS MONETARE
RRYMA MONETARISTE DHE
VEÇORITË E SAJ
 Shkolla të ndryshme kanë mendime të ndryshme se si të
veprohet me politikën monetare
 RRYMA MONETARISTE:
 Oferta monetare është përcaktues kryesor i lëvizjeve
afatshkurtra të GDP-së nominal dhe përcaktues kryesor i
çmimeve në periudha afatgjata
 AD ndikohet vetëm nga oferta monetare
 Theksohet veprimi i lirë i forcave të tregut - nuk pranohet
roli aktiv i shtetit
RRYMA MONETARISTE DHE
VEÇORITË E SAJ
 Në thelb të kësaj teorie është shpejtësia e qarkullimit të parasë (V) në
kushtet GDP së dhënë:
 Nga ky definim ka lindur teoria sasiore e parasë
 V është relativisht e qëndrueshme dhe e pandryshueshme
 Nëse transferohet ekuacioni më lartë, atëherë:
RRYMA MONETARISTE DHE
VEÇORITË E SAJ
 Konsiderohet se k është relativisht konstant në periudha afatshkurtra
 V transaksionet janë konstante
 Q prodhimi potencial nuk ndryshon
 Duke u nisur nga këto argumente, atëherë lëvizja e çmimeve varet nga
ndryshimi në ofertën monetare
 Tiparet e rrymës monetariste:
 Oferta monetare është përcaktues kryesor i GDP-së nominal dhe i
kërkesës agregate (AD) (vetëm paraja ka rëndësi)
 Çmimet dhe pagat janë fleksibile. Prandaj AS edhe në S-T është vertikale
 Sektori privat është i qëndrueshëm (tregu funksionon)
 Oferta monetare duhet të rritet në mënyrë konstante ashtu siç rritet
prodhimi i mallrave
Ligj.XI
POLITIKA FISKALE
 Konceptin e politikes fiskale
 Qëllimet dhe llojet e politikes fiskale
 Buxhetin qeveritar
 Instrumentet e politikës fiskale
 Ndërveprimet e politikes monetare dhe fiskale
 Pasojat/problemet ekonomike të borxhit qeveritar
 Në këtë kapitull do të njiheni me:
KONCEPTI DHE QËLLIMET
E POLITIKES FISKALE
Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e
taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale
 Këto qëllime ndahen në tri kategori:
 QËLLIMI ALOKATIV – ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në alokimin e
resurseve të shoqërisë apo zhvillimin e sektorëve të caktuar
 QËLLIMI SHPËRNDARËS - ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në
shpërndarjen e të ardhurave të shoqërisë apo thënë ndryshe rishpërndarjen e të
ardhurave
 QËLLIMI STABILIZUES - ndikimi i qeverisë në inflacion, papunësi dhe rritje
ekonomike
“Në fund të fundit politika fiskale ka të bëjë me politikën e shpenzimeve qeveritare
për blerje mallrash e shërbimesh e për kryerjen e pagesave të transferueshme nga
njëra anë, dhe me politikën e sigurimit të të ardhurave e para se gjithash të taksave
në anën tjetër”
BUXHETI QEVERITAR DHE
POLITIKA FISKALE
 BUXHETI QEVERITAR:
 TË ARDHURAT (A): taksat nga të ardhurat personale dhe të korporatave, doganat, taksat mbi sigurimet
pensionale, etj.
 SHPENZIMET E QEVERISË (G): arsim, mirëqenie, siguri, etj.
 Të ardhurat jo gjithmonë janë të barabarta me shpenzimet e qeverisë prandaj nëse:
A > G atëherë do të kemi suficit buxhetor
A < G atëherë do të kemi deficit buxhetor
A = G atëherë do të kemi buxhet të balancuar
 Deficiti buxhetor mund të mbulohet në dy mënyra:
 Me shtypjen e parave (por në këtë rast vihet në pyetje pavarësimi i Bankës Qendrore dhe politikat
kundër inflacionit)
 Hua nga publiku (në këtë rast shtrohet pyetja nëse qeveria është kredibile në sytë e opinionit publik si
dhe problemi i kalimit të borxhit në gjeneratat e ardhshme?)
SHËNIM:
Në vitin 2006 buxheti i Kosovës: € 700 milion (planifikimi) ... € 619 milion (faktik/shpenzuar)
Në vitin 2007 buxheti i Kosovës: € 715 milion (planifikimi) ... € XXX milion (faktik/shpenzuar)
Në vitin 2008 buxheti i Kosovës: € 800 milion (planifikimi) ... ende nuk është aprovuar
BUXHETI QEVERITAR DHE
POLITIKA FISKALE
 Politika e shpenzimeve dhe të ardhurave qeveritare varen
nga qëllimet makroekonomike të vetë qeverisë
 Mund të dallojmë:
 Politikë fiskale ekspansioniste (zgjeruese):  G
(Qeveria ka synim të rrisë AD ose AS)
 Politikë fiskale restriktive (kufizuese):  G
(Qeveria ka synim të ulë AD ose AS)
 Politika e të ardhurave (A)
(Qeveria ka synim të ndikoj në politikën e të ardhurave)
LLOJET E POLITIKAVE FISKALE
Në përgjithësi dallojmë këto lloje të politikave fiskale:
 Zgjeruese aktive
 Kufizuese aktive
 Zgjeruese automatike
 Kufizuese automatike
... veprimi spontan i politikës fiskale → stabilizatorët
STABILIZATORËT KRYESORË
AUTOMATIKË
Stabilizatorët kryesorë automatik të ciklit të biznesit që veprojnë në kuadrin e
sistemit fiskal janë:
 Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat: taksat progresive (rritet norma e taksave me
rritjen e të ardhurave). P.sh. nëse bie prodhimi, atëherë të ardhurat nga taksat bien duke rritur
kështu relativisht të ardhurat e disponueshme e për pasojë edhe shpenzimet për konsum dhe
investime.
 Pagesat për papunësinë dhe pagesat tjera të transferueshme: kur rritet papunësia rriten benefitet
për të papunët. Pra fondet për papunësi rriten dhe ulen në pajtim me lëvizjet ciklike të ekonomisë
duke sjell efekte stabilizuese
Megjithatë duhet të theksohet se stabilizatorët automatikë nuk janë perfekt. Stabilizatorët kanë
dy mangësi:
1. Efektet negative në ofertën agregate:
 Taksat progresive mund të dekurajojnë iniciativat dhe punëtorët që të punojnë më shumë
 Poashtu ndikojnë në rritjen e inflacionit, pasi ato e kufizojnë prodhimin
 Pagesat e larta për të papunët bëjnë që të papunët të qëndrojnë më gjatë si të papunë
2. Problemi i pengesës fiskale
 Kur ekonomia rritet, këta stabilizatorë e pengojnë rritjen (ulin multiplikatorin)
INSTRUMENTET E POLITIKËS
FISKALE AKTIVE
Tradicionalisht deri 50-60 vjet më parë, financat publike janë
mbështetur ne tre parime bazë të përcaktuara që në kohën e
Adam Smithit:
 Projektet investive publike: p.sh. rindërtimi i rrugëve,
elektrifikimi, ujësjellësi, etj.
 Projektet publike të punësimit: punësimi në projekte
afatshkurtra (p.sh. pyllëzimi, etj.)
 Ndryshimi i normave të taksave
Shënim:
Këto instrumente kanë ndikim në buxhetin qeveritar duke
shkaktuar suficit apo deficit
POLITIKA FISKALE: DISA
PARIME
 Financat publike janë zgjerim i financave të familjes. Nëse familja shpenzon
më shumë se të ardhurat e saj atëherë do të ketë varfëri dhe falimentim. E
njëjta vlen edhe për buxhetin/qeverinë
 Buxheti duhet të jetë i balancuar
 Borxhi qeveritar është një barrë për brezat e ardhshëm
Shënim: Këto parime nuk zbatohen gjithherë
 Financat moderne dallojnë deficitin strukturor dhe atë ciklik
DEFICITI AKTUAL = DEFICITIN STRUKTUROR + DEFICITIN CIKLIK
Sqarime:
→ Deficiti aktual – përfaqëson deficitin faktik në një periudhë të dhënë
→ Deficiti strukturor – pjesa e deficitit që vjen si rezultat i politikës fiskale aktive (p.sh.
ndryshimi i normës së taksave, shpenzimet për arsim, mbrojtje, etj.)
→ Deficiti ciklik – pjesa e deficitit që përcaktohet në mënyrë automatike nga gjendja e
ciklit të biznesit
POILITIKA FISKALE: DISA
PARIME
Për të sqaruar konceptet e mësipërme edhe më tepër është e
nevojshme të dimë se çka përfaqëson:
 Buxheti aktual: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti faktik
 Buxheti strukturor: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse
ekonomia funksionon në kushtet e prodhimit potencial
 Buxheti ciklik: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse
ekonomia funksionon nën ose mbi nivelin e prodhimit potencial
Shënim:
BUXHETI AKTUAL = BUXHETIN STRUKTUROR + BUXHETIN CIKLIK
NDËRVEPRIMET E POLITIKËS
MONETARE DHE FISKALE
 Politika monetare (PM) dhe politika fiskale (PF) ndihmojnë që të nxjerrin
ekonominë nga recesioni
 Të dyja këto politika janë të drejtuara kah menaxhimi i kërkesës agregate
(p.sh. për të mbajtur inflacionin nën kontroll)
 Nevojitet një koordinim në mes të PF dhe PM
 P.sh. nëse shteti dëshiron të rrisë kërkesën agregate atëherë rrit shpenzimet
qeveritare
 Ose: për të mbajtur prodhimin në nivelin e dhënë atëherë me anë të
instrumenteve të politikës monetare i rrit normat e interesit
 Problemi: identifikimi i cikleve të biznesit dhe ndryshimi nga një politikë në
tjetrën
 PM dhe PF duhet të kombinohen (koordinohen) për të eliminuar fenomenin
e ngushtimit të shpenzimeve private (crowding-out) kur rriten shpenzimet
qeveritare
NDËRVEPRIMET E POLITIKËS
MONETARE DHE FISKALE
SI MANIFESTOHET CROWDING OUT?
Supozojmë që qeveria rrit shpenzimet e saja për mallra dhe shërbime

Rritet GDP më shumë se sa vlera e shpenzimeve për shkak të multiplikatorit

Kjo ndikon në tregun monetar duke rritur kërkesën për para

Për shkak se oferta është e dhënë (fikse), rritet norma e interesit

Rritja e normës së interesit dekurajon shpenzimet që janë të lidhur – që janë të ndjeshme ndaj
normës së interesit

Si rezultat do të ulej efekti i politikës fiskale
Shënim:
Crowding-out lidhet me deficitin strukturor, sepse kur ekonomia është në recesion atëherë nuk
ekziston crowding-out
NDËRVEPRIMET E POLITIKËS
MONETARE DHE FISKALE
Shënim:
Kur qeveria rrit shpenzimet
qeveritare → rritet kërkesa për
para→ kjo rrit normën e
interesit → zvogëlohen
investimet private në masë të
njëjtë sa ka qenë fillimisht rritja
e shpenzimeve qeveritare duke
eliminuar efektet e politikës
fiskale
Paraqitja e crowding-out përmes modelit AS=AD sipas pikëpamjes
klasike-monetariste
NDËRVEPRIMET E POLITIKËS
MONETARE DHE FISKALE
 POR: kur ekonomia është në recesion atëherë PF ka ndikim pozitiv
 Kur qeveria i rrit shpenzimet atëherë kjo rrit GDP ekuilibër
 Kjo sepse ekonomia funksionon nën nivelin potencial (shih pjesën b të figurës 23.2)
 Me një kombinim të caktuar të PM dhe PF mund të parandalohet rritja e normës së
interesit dhe kështu të parandalohet dukuria e crowding-out
Fig. 23.2. Nxitja e investimeve nga shpenzimet qeveritare (a) & (b)
PASOJAT EKONOMIKE TË BORXHIT
QEVERITAR
 Huat a akumuluara nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor
përbëjnë borxhin qeveritar ose publik
 Kur qeveria ballafaqohet me deficit buxhetor atëherë duhet të
marrë hua → borxhi qeveritar ose publik (obligacionet, etj.)
 Shtimi në borxhin qeveritar çdo vit = deficiti qeveritar
 Megjithëse deficiti në vete nuk paraqet dukuri negative, si i tillë ai
rrit barrën e qeverisë dhe është ngarkesë për ekonominë dhe
popullsinë e vendit
 SHBA (1988) borxhi qeveritar = 37% e GDP vjetore
PROBLEMET E BORXHIT
QEVERITAR
Rritja e borxhit përcillet me disa probleme:
 Nevoja për ta shlyer borxhin e jashtëm
 Humbja e efiçiencës për shkak të rritjes së taksave për të paguar
borxhin dhe interesin
 Qeveria duhet të rrisë taksat për të paguar borxhin
 Rritja e taksave dekurojan njerëzit për të punuar
 Zhvendosja e kapitalit, ku njerëzit mbajnë aktive në obligacione (borxh
publik) në vend të aktiveve tjera
 Njerëzit mbajnë: letra me vlerë të qeverisë (bono thesari,
obligacione), dhe aktive tjera
 Nëse rriten obligacionet nga njerëzit, atëherë zvogëlohen
aktivet tjera
PROBLEMET E BORXHIT
QEVERITAR
Duhet të theksohet se:
 Borxhi i brendshëm – nuk paraqet ndonjë problem pasi në këtë
rast i kemi borxh vetes
 Borxhi i jashtëm – paraqet ngarkesë për popullsinë e vendit
borxhli
Shënim:
Një ndër kushtet e vëna nga BE ndaj vendeve të reja anëtare:
 Deficiti buxhetor vjetor jo më i lartë se 3% e GDP-së
 Borxhi qeveritar nuk duhet të jetë më shumë se 60% e GDP-së
Ligj. XII
MARRËDHËNIET EKONOMIKE
NDËRKOMBËTARE
 Në këtë kapitull do të njiheni me:
Konceptin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare
Faktorët që përcaktojn tregtinë ndërkombëtare
Shkallën e hapjes së ekonomisë në relacionet ndërkombëtare
Parimin e avantazhit absolut dhe krahasues: David Rikardo
Bilancin e pagesave
Tregun valutor
Kurset e këmbimit dhe llojet e tyre
MARRËDHËNIET EKONOMIKE
NDËRKOMBËTARE: HYRJE
 Jo gjithmonë vendet mund t’i plotësojnë vetë të gjitha nevojat, prandaj kjo shpie te
nevoja për shkëmbim tregtar në mes të vendeve
 Lidhjet në mes vendeve realizohen përmes dy kanaleve:
 tregtare, dhe
 financiare
Shënim: Analiza e marrëdhënieve që shprehin këto lidhje përbën një fushë të veçantë
të teorisë ekonomike që quhet Ekonomiksi Ndërkombëtar
Analizojmë:
 Lidhjet e tregut të punës (zgjerimi i BE-së dhe konsekuencat për tregun e punës)
 Lëvizje e forces punëtore nga lindja në perëndim
 Barrierat formale (vizat, lejet e punës, etj.)
 Barrierat joformale (qëndrimet e punëdhënësve ndaj punëtorëve të huaj,
barrierat gjuhësore, kulturore, etj.)
TREGTIA NDËRKOMBËTARE,
FAKTORËT QË E PËRCAKTOJNË
DHE EKUILIBRI NË TREGUN
NDËRKOMBËTAR
 Ekonomi hapur: vendet lidhen me njëra tjetrën nëpërmes eksportit dhe importit
 Shkalla e matjes së hapjes së ekonomisë së një vendi ndaj vendeve tjera shprehet nëpërmjet
vëllimit të eksportit dhe importit ndaj GDP-së:
 Sa më i madh që të jetë ky raport, aq më e hapur është ekonomia e një vendi
 Vendet me ekonomi liberale kanë ekonomi më të hapur (vlera e “O” është e lartë)
 Sa më e madhe të jetë ekonomia e një vendi aq më e vogël është vlera e “O”, sepse tregu i
brendshëm është i vetëmjaftueshëm
SHËNIM:
EKSPORTI përfaqëson shitjen e mallrave dhe shërbimeve të një vendi në vendet tjera, kurse
IMPORTI blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga vendet tjera
Shkalla a Hapjes së Ekonomisë (O) =
Eksport + Import
GDP
MARRËDHËNIET EKONOMIKE
NDËRKOMBËTARE
Eksporti-Importi i mallrave dhe shërbimeve kushtëzohen nga:
 KUSHTET E NDRYSHME TË PRODHIMIT: burimet natyrore, toka,
klima, kapitali, teknologjia, etj. janë të ndryshme në vende të
ndryshme
 EKONOMIZIMI I SHKALLËS: p.sh. SHBA për shkak të arritjes së
ekonomizimit të shkallës eksporton vetura të mëdha në Japoni
por importon vetura të vogla nga Japonia
 NDRYSHIMET NË SHIJE: preferencat e ndryshme - gjithmonë
është e leverdishme të tregtohet edhe kur kushtet e prodhimit
janë të njëjta
PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT
DHE KRAHASUES: DAVID RIKARDO
 Ky parim buron nga ndarja shoqërore e punës, që çon në rritjen e rendimentit të saj
 AVANTAZHI ABSOLUT: shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar, me të njëjtat burime, një sasi
më të madhe produkti sesa vendet e tjera.
Shembull: Australia dhe Kina
 Siç shihet, Australia ka avantazh absolutë ndaj Kinës në prodhimin e dy produkteve
 Sidoqoftë Kina prapë ka benefite nga tregtia me Australinë
 AVANTAZHI KRAHASUES: përfaqëson një ligj, sipas të cilit një vend mund të specializohet në
prodhimin dhe eskportin e atyre mallrave që mund t’i prodhojë me kosto më të ulët dhe
importojë ato mallra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë
 Kosto relative llogaritet duke u mbështetur në koston oportune
Vendi Grurë (1kg) Oriz (1 kg)
Australia 2 orë pune 4 orë pune
Kina 6 orë pune 8 orë pune
PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT
DHE KRAHASUES: DAVID
RIKARDOKOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT
 Në Australi: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.5 kg oriz
 Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.85 kg oriz
 Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg grurë në Australi është më e ulët se në Kinë
 Kështu Australia ka avantazh krahasues në prodhimin e grurit
KOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT
 Në Australi: kostoja oportune e 1 kg oriz = 2 kg grurë
 Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg oriz = 1.16 kg grurë
 Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg oriz në Kinë është më e ulët se në Australi
 Kështu Kina ka avantazh krahasues në prodhimin e orizit ndaj Australisë
 Prandaj është e leverdishme që Australia të specializohet në prodhimin e grurit ndërsa Kina në prodhimin e
orizit.
 Për të prodhuar 1 kg grurë dhe 1 kg oriz nevojiten 6 orë pune në Australi ndërsa 14 orë pune në Kinë = 20
orë pune
 Pas specializimit Australia harxhon 4 orë për 2 kg grurë, kurse Kina harxhon 14 orë pune për prodhimin e 2
kg oriz = 18 orë
 Përfitimi është 2 orë pune
KËRKESA DHE OFERTA PËR
EKSPORTE DHE IMPORTE
Shembull: Tregtimi i mollëve në mes Shqipërisë dhe Greqisë
KËRKESA DHE OFERTA PËR
EKSPORTE DHE IMPORTE
Në kohë të ndryshme shteti ndërhynë në tregtinë e jashtme duke aplikuar
politika proteksioniste:
 Mbrojtja e degëve “foshnjore”
 Kundërvënia ndaj politikave të dampingut dhe subvencioneve që ndjekin
vendet e tjera
Si realizohen politikat për kufizimin e tregtisë së jashtme?:
 Kuotat
Përfaqësojnë një kufizim të vendosur nga shteti në sasinë e një malli të veçantë që importohet nga një
vend tjetër në vendin përkatës e cila çon në rritje të çmimeve të brendshme por njëkohësisht çon
edhe në uljen e efiçiencës ekonomike
 Tarifat
Përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallrat e importit, e cila çon në rritjen e të ardhurave të
prodhuesve vendor sepse kanë mundësi të vendosin çmime më të larta se ato të importit
BILANCI I PAGESAVE, TREGU
VALUTOR DHE KURSET E
KËMBIMIT
 Bilanci i Pagesave (BP) shpreh totalin e të gjitha transaksioneve
të një vendi me vendet tjera gjatë një viti
 Bilanci i pagesave jep në mënyrë të përmbledhur informata për:
Nivelin e eksportit dhe importit,
Të ardhurat nga aktivitetet e jashtme
Lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit
Të ardhurat e të huajve
Transaksionet zyrtare të bankës qendrore
Transferet e njëanshme, etj.
KOMPONENTËT KRYESOR TË
BILANCIT TË PAGESAVE
1) LLOGARIA KORENTE: lëvizja e mallrave nga eksporti dhe
importi. Po ashtu përfshihen edhe shitja dhe blerja e
shërbimeve, dhënia dhe marrja me qira, etj.
2) LLOGARIA E KAPITALIT: lëvizjet e kapitalit brenda dhe jashtë
(private ose shtetërore), shitja dhe blerja e letrave me vlerë që
çojnë në marrjen valutës nga jashtë ose nxjerrjen e valutës
jashtë
3) MOSPËRPUTHJA STATISTIKORE: shuma neto e të gjitha
transaksioneve të paregjistruara
4) REZERVAT ZYRTARE: atëherë kur shuma e tre zërave më lartë
është negative (pra kur bilanci është në deficit), atëherë
ndërhyn shteti për mbulimin e deficitit
BILANCI I PAGESAVE:
SHEMBULL
KURSET E KËMBIMIT DHE
TREGU VALUTOR
Tregtia ndërkombëtare e të mirave materiale realizohet nëpërmjet
këmbimit të tyre me ndërmjetësimin e parasë, prandaj me rastin e
këmbimit të mallrave jashtë shprehet nevoja për këmbimin e valutave
KURSI I KËMBIMIT
Shpreh çmimin e valutës së një vendi në valutën e vendit tjetër
 Pse ndryshon kursi i këmbimit?
 Si funksionon tregu valutor?
 Kursi i këmbimit, pra çmimi një valute në valutën tjetër, përcaktohet në bazë
të kërkesës dhe ofertës për atë valutë
 Në përgjithësi, faktorët që e përcaktojnë kërkesën dhe ofertën për importe
dhe eksporte përcaktojnë edhe kursin e këmbimit
KËRKESA PËR LEKË
DL= f (Eksporte shqiptare = Importe greke) = f (el , YG, PSH/PG, ish/ig)
Kërkesa për lekë lidhet negativisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi
Shembull: 1 lekë = 2.5 dhrahmi

nëse 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 400 lekë, atëherë në dhrahmi kushton 400 x 2.5 = 1000 dhrahmi

Tani, nëse 1 lekë = 2 dhrahmi, atëherë 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 800 dhrahmi

Si rrjedhim, grekët do të kërkojnë më shumë mish qengji

Rritja e YG rrit kërkesën për mallra shqiptare dhe rrit kërkesën për lekë (kurba zhvendoset djathtas)

Rritja e PSH/PG zvogëlon kërkesën për mallra shqiptare dhe zvogëlon kërkesën për lekë
(kurba e kërkesës zhvendoset majtas)

Rritja e ish/ig rrit kërkesën për lekë ngase hyn kapital në Shqipëri, sepse është më e leverdishme të investohet në Shqipëri (kurba e
kërkesës zhvendoset djathtas)
Legjenda:
el – kurs i i këmbimit të lekut me dhrahmin i shprehur 1 lekë = x dhrahmi (l/gdr)
YG – produkti i brendshëm bruto i Greqisë (ose të ardhurat kombëtare)
PSH – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Shqipërisë
PG – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Greqisë
ISH – norma mesatare e interesit të Shqipërisë
IG – norma mesatare e interesit të Greqisë
OFERTA PËR LEKË:
SL = f (Importe shqiptare = Eksporte greke) = f (el, Y, PSH/PG, ish/ig)
Oferta për lekë lidhet pozitivisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi, sepse nëse leku rivlerësohet, atëherë
mallrat kreke bëhen më të lira duke nxitur kështu importet nga Greqia
Shembull: 1 lekë = 2 dhrahmi

nëse 1 kg mish pule në Greqi kushton 500 dhrahmi, atëherë çmimi i 1 kg mish pule në Shqipëri kushton 250 lekë

Tani, nëse 1 lekë = 2.5 dhrahmi, atëherë 1 kg mish pule të Greqisë në Shqipëri kushton 200 lekë

Si rrjedhim, shqiptarë do të kërkojnë më shumë mish pule nga Greqia

Rritja e YG rrit kërkesën e shqiptarëve për mallra greke (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)

Rritja e PSH/PG do të thotë çmimet e mallrave shqiptare bëhen më të shtrenjta, kjo nxit importin
(kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)

Ulja e ish/ig do të thotë se investimet në Greqi bëhen më të leverdishme, kjo rrit ofertën për lekë
(kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)
TREGU VALUTOR
LLOJET E KURSEVE TË
KËMBIMIT
KURSE KËMBIMI FIKSE
 Ka mbizotëruar deri në viti 1973, kur është prishur marrëveshja e Bretton
Woods-it
 Banka Qendrore intervenon duke blerë dhe shitur valuta të huaja sipas
nevojës
 Ndryshimi i këtij kursi bëhet zyrtarisht (rivlerësim dhe zhvlerësim)
KURSET LUHATËSE TË KËMBIMIT
 Përcaktohen nga oferta dhe kërkesa për valuta në treg
 Shteti ndërhyn nëse kursi i këmbimit del shuma jashtë kufijve të dëshiruar,
dhe në këtë rast kurset e këmbimit quhen kurse këmbimi të menaxhuara

More Related Content

What's hot

Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Arianit Zeqiri
 
Prezantimi i kostove
Prezantimi i kostovePrezantimi i kostove
Prezantimi i kostoveMenaxherat
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleKastriot Gashi
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomiZaim Kadiri
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)fatonbajrami1
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeBessnik Latifi
 
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)fatonbajrami1
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetMenaxherat
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Teoria e kerkeses
Teoria e kerkesesTeoria e kerkeses
Teoria e kerkesesekonomia
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitMenaxherat
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeMenaxherat
 
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu MikroekonomiaIsmet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu MikroekonomiaGjergj Shala
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitbaron
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)fatonbajrami1
 
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeHyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeMenaxherat
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriBessnik Latifi
 

What's hot (20)

Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
 
Prezantimi i kostove
Prezantimi i kostovePrezantimi i kostove
Prezantimi i kostove
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
Makro Papunesia
Makro  PapunesiaMakro  Papunesia
Makro Papunesia
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
 
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
Matematika - Dr. Ajet Ahmeti (provim me detyra të zgjidhura)
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimet
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Teoria e kerkeses
Teoria e kerkesesTeoria e kerkeses
Teoria e kerkeses
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimit
 
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
Biznesi Ndërkombëtar - Dr. Petrit Gashi (Sllajdet e ligjëratave)
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
 
Ismet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu MikroekonomiaIsmet Begu Mikroekonomia
Ismet Begu Mikroekonomia
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetit
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Provime nga afatet e kaluara)
 
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet KyqeHyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
Hyrje ne MakroEkonomi dhe Konceptet Kyqe
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
 

Similar to Makroekonomia slides

Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomiMakro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomiMustafMatoshi
 
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Menaxherat
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomipranvera123
 
Hyrje ne Ekonomi 1
Hyrje ne Ekonomi 1Hyrje ne Ekonomi 1
Hyrje ne Ekonomi 1guest2514d3
 
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1guest2514d3
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesStudentët e Pejës
 
Matja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMatja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMenaxherat
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Festim Hajdari
 
Hyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomiHyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomiMenaxherat
 
konsumi dhe investimet 1
konsumi dhe investimet 1konsumi dhe investimet 1
konsumi dhe investimet 1guest2514d3
 
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01William Junior Vilson
 
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim IbishiPyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishieheh
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiMenaxherat
 

Similar to Makroekonomia slides (20)

AGL4_Makro2
AGL4_Makro2AGL4_Makro2
AGL4_Makro2
 
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomiMakro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
 
Agl2 Makro2
Agl2 Makro2Agl2 Makro2
Agl2 Makro2
 
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
 
Hyrje ne Ekonomi 1
Hyrje ne Ekonomi 1Hyrje ne Ekonomi 1
Hyrje ne Ekonomi 1
 
Ag3 Makro2
Ag3 Makro2Ag3 Makro2
Ag3 Makro2
 
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
Matja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMatja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtar
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
 
Hyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomiHyrje ne makrekonomi
Hyrje ne makrekonomi
 
Makroek
MakroekMakroek
Makroek
 
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)
 
konsumi dhe investimet 1
konsumi dhe investimet 1konsumi dhe investimet 1
konsumi dhe investimet 1
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
Pyetjepergjigjearsimibishi 091016161313-phpapp01
 
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim IbishiPyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
Pyetjepergjigje mikroekonomi Arsim Ibishi
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidi
 

More from Kastriot Gashi

Vendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeVendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeKastriot Gashi
 
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina Kastriot Gashi
 
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina Kastriot Gashi
 
M 2,ligj.9 Myrvete Badivuka Pontina
M 2,ligj.9  Myrvete Badivuka Pontina M 2,ligj.9  Myrvete Badivuka Pontina
M 2,ligj.9 Myrvete Badivuka Pontina Kastriot Gashi
 
Makro 2, ora ligj 8 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora ligj 8  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora ligj 8  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora ligj 8 Myrvete Badivuka Pontina Kastriot Gashi
 
Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7
Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7
Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7Kastriot Gashi
 
Krizat ek. intervenimi ne sektorin bankar ligj.11
Krizat ek.  intervenimi ne sektorin bankar ligj.11Krizat ek.  intervenimi ne sektorin bankar ligj.11
Krizat ek. intervenimi ne sektorin bankar ligj.11Kastriot Gashi
 
Krizat ek. kriza globale financiare ligj.10
Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10
Krizat ek. kriza globale financiare ligj.10Kastriot Gashi
 
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9Kastriot Gashi
 
Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8
Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8
Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8Kastriot Gashi
 
Krizat ek. teorite ligj.3
Krizat ek. teorite  ligj.3Krizat ek. teorite  ligj.3
Krizat ek. teorite ligj.3Kastriot Gashi
 
Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5
Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5
Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5Kastriot Gashi
 
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Kastriot Gashi
 
Krizat ek. dallja nga kriza ligj.4
Krizat ek. dallja nga kriza  ligj.4Krizat ek. dallja nga kriza  ligj.4
Krizat ek. dallja nga kriza ligj.4Kastriot Gashi
 
Krizat ek. ciklet ligj.2
Krizat ek. ciklet  ligj.2Krizat ek. ciklet  ligj.2
Krizat ek. ciklet ligj.2Kastriot Gashi
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Kastriot Gashi
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi
 
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionKastriot Gashi
 

More from Kastriot Gashi (20)

marketing mars 2015
marketing mars 2015marketing mars 2015
marketing mars 2015
 
Vendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeVendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe grupore
 
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
 
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina
 
M 2,ligj.9 Myrvete Badivuka Pontina
M 2,ligj.9  Myrvete Badivuka Pontina M 2,ligj.9  Myrvete Badivuka Pontina
M 2,ligj.9 Myrvete Badivuka Pontina
 
Makro 2, ora ligj 8 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora ligj 8  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora ligj 8  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora ligj 8 Myrvete Badivuka Pontina
 
Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7
Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7
Krizat ek. kriza e dollarit ligj.7
 
Krizat ek. intervenimi ne sektorin bankar ligj.11
Krizat ek.  intervenimi ne sektorin bankar ligj.11Krizat ek.  intervenimi ne sektorin bankar ligj.11
Krizat ek. intervenimi ne sektorin bankar ligj.11
 
Krizat ek. kriza globale financiare ligj.10
Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10Krizat ek.  kriza globale financiare ligj.10
Krizat ek. kriza globale financiare ligj.10
 
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9
 
Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8
Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8
Krizat ek[1]. kriza e naftes ligj.8
 
Krizat ek. teorite ligj.3
Krizat ek. teorite  ligj.3Krizat ek. teorite  ligj.3
Krizat ek. teorite ligj.3
 
Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5
Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5
Krizat ek. vecorite e krizes 1929 33 ligj.5
 
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
Krizat ek. sistemi monetar nderkombetar ligj.6
 
Krizat ek. dallja nga kriza ligj.4
Krizat ek. dallja nga kriza  ligj.4Krizat ek. dallja nga kriza  ligj.4
Krizat ek. dallja nga kriza ligj.4
 
Krizat ek. ciklet ligj.2
Krizat ek. ciklet  ligj.2Krizat ek. ciklet  ligj.2
Krizat ek. ciklet ligj.2
 
Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
 
Pytje ne Kontabilitet
Pytje ne KontabilitetPytje ne Kontabilitet
Pytje ne Kontabilitet
 

Makroekonomia slides

  • 2. Ligj. I HYRJE NË MAKROEKONOMI Mendimin makroekonomik: shkollat e ndryshme Konceptet kryesore makroekonomike Problemet ekonomike: çka, si dhe për kënd të prodhohet? GDP GDP dhe mirëqenia ekonomike
  • 3. EKONOMIKSI: MIKROEKONOMIA & MAKROEKONOMIA EKONOMIKSI: - Mikroekonomia - Makroekonomia MIKROEKONOMIA - Sjellja e agjentëve individual ekonomikë MAKROEKONOMIA - Studimi i ekonomisë dhe agregateve në tërësi: - produkti i përgjithshëm - punësimi dhe papunësia - inflacioni - ciklet e biznesit, etj.
  • 4. MENDIMI MAKROEKONOMIK: SHKOLLAT E NDRYSHME KLASIKE: punësimi (punëzënia) e plotë, përdorim i plotë i resurseve, ekuilibri i tregut. KEJNSIANE - mospërdorimi i plotë i resurseve ekonomike dhe ekuilibri ekonomik, papunësia, raporti papunësi - inflacion (trade- off). shkollat (mendimet) tjera ekonomike: - NEOKLASIKE - SHKOLLA E PRITJEVE RACIONALE - NEOKEJNSIANISTET
  • 5. HYRJE NË MAKROEKONOMI Problemet ekonomike: - cka, si dhe për kënd të prodhohet?  Kompleksiteti i organizimit të ekonomisë  Mundësitë e prodhimit  Kostoja oportune  Rritja e kostos oportune  Përdorimi i plotë i kapaciteteve  Zhvendosja e kurbës nëpër vite  Qarkullimi në ekonomi  Konsumatorët, firmat, qeveria  Roli i qeverisë në ekonomi
  • 6. KONCEPTET KRYESORE MAKROEKONOMIKE  GDP (Gross Domestic Product): real dhe nominal  Rritja ekonomike (ritmi i rritjes së GDP-së)  Inflacioni (ritmi i rritjes së çmimeve)  Punësimi dhe papunësia  Ciklet e biznesit (inflacioni, rritja ekonomike dhe papunësia)
  • 7. OBJEKTIVAT KRYESORE MAKROEKONOMIKE DHE MJETET POLITIKE TË REALIZIMIT TË TYRE  Funksionimi i tregut  Nevoja për ndërhyrjen e shtetit  Objektivat e qeverisë  Punësimi i plotë  Qëndrueshmëria e çmimeve  Ritme të përshtatshme të rritjes afatgjate  Zhvillimi i balancuar rajonal  Bilanci i ekuilibruar i pagesave
  • 8. ARRITJA OBJEKTIVAVE QEVERITARE  Politika Fiskale  Tatimet  Shpenzimet qeveritare  Politika Monetare  Oferta monetare dhe roli i Bankës Qëndrore  Politika e të Ardhurave  Politika mbi pagat, dhe  Politikat mbi çmimet  Politikat e Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë  Politikat tregtare  Politikat valutore  Koordinimi i politikave të brendshme makroekonomike
  • 9. PRODUKTI I PËRGJITHSHËM  Produkti i përgjithshëm si tregues sintetik i aktivitetit ekonomik  Mjet testues për të parë nëse janë arritur objektivat e caktuara  Përdoret për të bërë krahasime me vendet tjera
  • 10. PROBLEMET NË LLOGARITJEN E GDP-së Problemi i agregimit të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme Problemi i rritjes së çmimeve që mund të shpie në konkludimin se është rritur GDP Pamundësia për të përfshirë përmirësimin e cilësisë dhe rënjen e çmimit (p.sh. rasti i kompjuterëve)
  • 11. MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM Ekzistojnë mënyra të ndryshme të matjes së Produktit të Përgjithshëm pra edhe të GDP-së. Mënyrat e matjes së produktit të përgjithshëm mund të përmbledhen me sa vijon:  Mënyra e Prodhimit  Mënyra e Shpenzimeve  Mënyra e të Ardhurave
  • 12. MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM 1) MËNYRA E PRODHIMIT:  Duke mbledhur vlerën e të gjitha produkteve dhe shërbimeve përfundimtare  Përdoren të gjitha mallrat dhe shërbimet përfundimtare  Ose përdoret koncepti i vlerës së shtuar Stadet apo fazat e prodhimit Vlera e transaksionit (ne € për çdo 100 kg bukë) Vlera e shtuar (ne € për çdo 100 kg bukë) Fermerët e grurit ia shesin grurin fabrikës së miellit 1000 1000 Fabrikanti i miellit e përpunon grurin në miell dhe ia shet atë prodhuesit të bukës 2100 1100 Prodhuesi i bukës ua shet bukën konsumatorëve 4000 1900 I gjithë procesi i prodhimit 7100 4000
  • 13. MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM 2) MËNYRA E SHPENZIMEVE: Sipas kësaj mënyre, vlera e produktit të përgjithshëm llogaritet duke mbledhur të gjitha shpenzimet e subjekteve të ndryshme për blerjen e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare: E = C + I + G + NX E  Shpenzimet Kombëtare C  Konsumi I  Investimet G  Shpenzimet Qeveritare N  Eksporti Neto
  • 14. MATJA E PRODUKTIT TË PËRGJITHSHËM 3) MËNYRA E TË ARDHURAVE Realizohet duke mbledhur të ardhurat e të gjithë zotëruesve të faktorëve të prodhimit Kompenzimet e punënjësve (pagat, etj.) Të ardhurat e firmave jo aksionare Të ardhurat e individëve nga renta Të ardhurat korporative (para taksave) Interesi neto
  • 15. DISA IDENTITETE KRYESORE MAKROEKONOMIKE Duke supozuar se ekonomia është e mbyllur (pra nuk kemi sektor të jashtëm: import dhe export) dhe duke abstrahuar shpenzimet qeveritare atëherë: Y = C + I (1) Duke supozuar se Y=YD, atëherë: Y = C + S (2) Duke kombinuar këto dy ekuacione kemi: C + I = Y = C + S (3) I = S (4) Kur shtohet sektori qeveritar dhe sektori i jashtëm: Y = C + I + G + NX (5) dhe YD = Y + TR – TA (6) Poashtu dimë se: YD = C + S (7)
  • 16. DISA IDENTITETE KRYESORE MAKROEKONOMIKE Kombinimi i barazimeve (6) dhe (7): C + S = YD = Y + TR – TA (8) dhe C + YD – S = Y + TR – TA – S (9) Nëse zëvendësojmë C në ekuacionin (5) Y = C + I + G + NX (Y + TR – TA – S) + I + G + NX Marrim diferencën në dy anët e barazimit të mësipërm: (Y + TR – TA – S) + I + G + NX – Y = 0 dhe do të kemi TR – TA – S + I + G + NX = 0 dhe S – I = (G + TR – TA) + NX = 0 (10) Shprehja (G + TR – TA) përfaqëson deficitit buxhetor. Nëse S=I atëherë: (G + TR – TA) = - NX (11) Pra deficiti buxhetor është i barabartë me deficitin e tregtisë së jashtme (importin neto).
  • 17. PRODUKTI KOMBËTAR & MIRËQENIA EKONOMIKE  Mirëqenia ekonomike si objektiv përfundimtar  Si të matet mirëqenia?  Si të merret në konsiderim ndotja e ambientit që rezulton nga prodhimi më i madh i produkteve?  Sipas produktit të përgjithshëm?  Shpërndarja e produktit (kurba e Gini coefficient)  Koha e lirë dhe mirëqenia ekonomike  Problemi i matjes së mirëqenies pasi njerëzit kanë preferenca të ndryshme
  • 18. Ligj. II KËRKESA AGREGATE, OFERTA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK  Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Konceptin e kërkesës & ofertës agregate  Kërkesa & oferta agregate: afatshkurtër, afatgjatë, faktorët përcaktues, etj.  Ekuilibri makroekonomik
  • 19. KËRKESA AGREGATE, OFERTA AGREGATE DHE EKUILIBRI MAKROEKONOMIK  Korniza makroekonomike dhe faktorët që ndikojnë në të  Nevoja për modelim të lidhjeve në mes të faktorëve makroekonomikë  Modeli kryesor është modeli i kërkesës dhe ofertës agregate
  • 21. KËRKESA AGREGATE (AD) DHE FAKTORËT E SAJ  Kuptimi i Kërkesës Agregate (AD)  Komponentët e AD: AD = C + I + G + NX  Kurba e AD paraqet lidhjen në mes të GDP-së real dhe nivelit të çmimeve  Konsumi komponent kryesor i AD  Kur rritet çmimi, konsumatorët blejnë më pak mallra dhe shërbime  Investimet: ndikimi nga faktorët e jashtëm  Shpenzimet qeveritare: blerjet e mallrave dhe shërbimeve nga qeveria  NX = (Ex – Im)
  • 22. KËRKESA AGREGATE (AD) DHE FAKTORËT E SAJ  Lëvizjet nëpër kurbën AD dhe zhvendosja e kurbës AD  Faktorët ekzogjen dhe endogjen  Ndryshimi në nivelin e çmimeve dhe pasojat në AD  Efekti i bilanceve reale (PBrAD)  Efekti i normave të interesit (PBrKërkesa për pararIAD)  Efekti i tregtisë së jashtme (PExImAD)
  • 23. KËRKESA AGREGATE (AD) DHE FAKTORËT E SAJ  Ekonomistët pajtohen për formën e AD  Mospajtimet kanë të bëjnë në lidhje me faktorët që ndikojnë këtë  Monetaristët supozojnë që AD ndikohet nga oferta monetare  Disa ekonomistë tjerë janë të mendimit se AD ndikohet nga C, I, G dhe NX  AD manipulohet (ndryshohet) duke ndryshuar shpenzimet autonome  AD ndikohet edhe nga faktorë të ndryshëm varësisht prej konjukturës ekonomike
  • 24. OFERTA AGREGATE (AS) DHE FAKTORËT E SAJ  Definimi i Ofertës Agregate (AS)  AS në periudha afatshkurtra dhe afatgjate  Këto periudha dallohen bazuar në ndryshimin e pagave dhe çmimeve Ndryshimi në Çmime Paga Periudha Afatshkurtura PO JO Periudha Afatëgjata PO PO
  • 25. OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATSHKURTERA  AS në periudha afatëshkutëra priret pozitivisht  Arsyet:  Çmimet më të larta nxisin firmat të ofrojnë më shumë  Rritja e nivelit të prodhimit, rrit koston dhe kështu çmimet rriten  Produkti potencial (Pp): kapaciteti prodhues i ekonomisë  Sjellja pagë - çmim  Grafiku 14.4 ( është paraqitur në faqen tjetër)  Kur AS < Pp  produkti rritet pa u rritur çmimet  AS është horizontale sepse pagat janë fikse dhe kostoja e prodhimit nuk rritet me rritjen e prodhimit  Klasikët dhe kejnsianët dhe AS
  • 26. OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATSHKURTERA
  • 27. OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATGJATA  AS në periudha afatëgjata priret vertikalisht (grafiku 14.5 - në faqen tjetër)  Në periudha afatgjata, Pp=Pa  Kështu firmat nuk mund të rrisin ofertën por vetëm çmimet  Në periudha afatëgjate, si pagat ashtu edhe çmimet janë fleksibile  Zhvendosja e AS (grafiku 14.6 -në faqen tjetër)  Rritja e pagave  Çmimet e inputeve ndikojnë njëjtë sikur pagat  Rritja e produktivitetit  Goditja e AS (pozitive dhe negative)  Pritjet për inflacionin (inflacioni i lartë rritë papunësinë  zhvendos AS majtas)
  • 28. OFERTA AGREGATE (AS) NË PERIUDHA AFATGJATA
  • 29. EKUILIBRI MAKROEKONOMIK  Ekuilibri makroekonomik arrihet kur AD=AS  Definimi i ekuilibrit (Shih figuren 14.7)  Në pikën E: AD=AS  Kur P=P1: Sasia e ofruar (S1) është më e madhe se sasia e kërkuar (D1), pra ka tepricë të ofertës (S1 – D1)  Jo medoemos sasia e ofruar është e barabartë me produktin potencial, prandaj ekuilibri mund të jetë i qëndrueshëm por jo i dëshirueshëm  P.sh. papunësi ose inflacion, etj.
  • 30. EKUILIBRI MAKROEKONOMIK MODELI KLASIK  Grafiku 14.8  Në pikën A: AD=AS Për ilustrim le të supozojmë se AD atëherë:  AD do të zhvendoset majtas (AD’)  Shpenzimet totale bien nga A në B  Oferta e tepërt ulë çmimin  Pagat bien dhe nxisin firmat të rrisin prodhimit  Kthimi në ekuilibër në pikën C me nivel më të ulët të çmimeve  Pp=Pa dhe politikat ekonomike ngrisin vetëm çmimin  Kritikat: përshtatja e shpejtë pagë-çmim e pamundur dhe punëzënia nuk është e plotë
  • 31. EKUILIBRI MAKROEKONOMIK MODELI KEJNSIAN  Grafiku 14.9  Në periudha afatëshkurtra pagat janë të ngurtësuara  Prandaj AS priret lartë ose është horizontale për sa kohë që GDP real < GDP potencial  Kështu nga pika A lëvizet në pikën B me nivel më të lartë të prodhimi (por edhe me çmime më të larta)  Konkluzionet:  Ekonomia është në ekuilibër edhe kur u>0  Politikat ekonomike janë efektive
  • 32. Ligj. III KONSUMI DHE INVESTIMET  Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Konceptin e konsumit dhe kursimit  Te ardhurat e disponueshme dhe funksioni i konsumit  Faktorët përcaktues të konsumit & investimeve
  • 33. KONSUMI DHE INVESTIMET  Konsumi përbën elementin më me peshë të kërkesës agregate (AD) kurse investimet elementin më të ndryshueshëm dhe kështu ndikojnë në mënyrë përcaktuese si në përmasat ashtu edhe sjelljen e tyre  Edhe njëra edhe tjetra, në përgjithësi, janë në funksion të ardhurave të disponueshme (YD)
  • 34. RËNDËSIA E KONSUMIT NË EKONOMI  Konsumi konsiston në mallra që përdoren për të nxjerrë dobi korente  Pesha e konsumit në vendet e industrializuara arrin mbi 65% në GDP dhe si rrjedhoj mund të thuhet se konsumi është element kryesor i GDP-së  Mos harroni: AD = C + I + G + NX  Konsumi i mallrave afatëgjate  Konsumi për mallra të ndryshme  Shpenzimet për të mira elementare
  • 35. KONSUMI DHE KURSIMI  Të ardhurat e disponueshme (YD) janë faktorë përcaktues të konsumit (C) dhe kursimit (S) Të ardhurat e disponueshme (YD) Konsumi (C) Kursimi (S) 250 210 40 200 170 30 150 130 20 100 90 10 50 50 0 0 10 -10 C - Konsumi S - Kursimi MPC - Prirja margjinale për konsum MPS - Prirja margjinale për kursim
  • 36. KONSUMI DHE KURSIMI  Prirja Marxhinale për Konsum (MPC) – Pjerrësia e kurbës së konsumit që shpreh shtesën e konsumit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD)  Prirja Marxhinale për Kursim (MPS) – Pjerrësia e kurbës së kursimit që shpreh shtesën e kursimit për çdo njësi monetare shtesë të të ardhurave të disponueshme (YD)  Prirja Mesatare për Konsum (APC) – Prirja mesatare për konsum e cila del si rezultat apo raport midis konsumit total dhe të ardhurave të disponueshme (YD). APC=C/YD Shënim: APC ndryshon varësisht prej nivelit të konsumit ndërsa MPS është konstante C + S = YD MC + MS = MYD MPC + MPS = 1 APC=C/YD Shembull: APC=50/50=1 APC=90/100=0.9 MPC=4/5 pjerrtësia e kurbës së kursimit Legjenda: MC - Konsumi Marxhinal MS – Kursimi Marxhinal APC – Prirja Marxhinale për Konsum MYD – Të Ardhurat e Disponueshme Marxhinale
  • 37. FAKTORËT PËRCAKTUES TË KONSUMIT  Të ardhurat e disponueshme (YD) përcaktues kryesor, por jo i vetmi  Pasuria dhe ndikimi në konsum Shënim: Nga analizat teorike por edhe nga vrojtimet empirike është konstatuar se konsumi varet edhe nga pritjet për të ardhurat, çmimet, taksat, etj. Shembull: Dy periudha dhe të ardhurat Yt dhe Yt-1
  • 38. FAKTORËT PËRCAKTUES TË KONSUMIT  Milton Friedman: Teoria e të ardhurave permanente Cp=kYp, ku k=MPC=APC Sipas Fridmanit të ardhurat aktuale mund të jenë më të mëdha ose më të vogla se të ardhurat permanente prandaj diferencën ai e quan të ardhura tranzitore Yt: Y=Yp+Yt Shënim: Të ardhurat tranzitore përfaqësojnë ngritjen apo rënien e papritur të të ardhurave (të pavarur nga të ardhurat permanente)  Për periudha afatgjata: Y=Yp, dhe Yt=0  Nga ana e konsumit: C=Cp+Ct  Për periudha afatgjata: C=Cp, dhe Ct=0  Duke marrë parasysh elementet e mësipërme atëherë sipas teorisë së të ardhurave permanente: Cp=kYp ose C = kYp
  • 39. INVESTIMET DHE DEFINIMI I TYRE  DEFINIMI - në kuptimin rigoroz ekonomik: atëherë kur krijohet kapital i ri real, pra kur shtohet stoku i mallrave të prekshme kapital: makineri dhe pajisje, ndërtesa dhe shtesë inventari (lëndë e parë, prodhimi në proces, produkt i gatshëm, etj.)  ROLI MAKROEKONOMIK I INVESTIMEVE  Zë me peshë në shpenzimet totale  Investimet influencojnë produktin total (kurba e mundësive të prodhimit)
  • 40. FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE  Norma e interesit si përcaktues i investimeve Analiza mikroekonomike: Investimi është profitabil kur norma e fitimit është më e madhe se norma e interesit  Kosotja e investimeve dhe vlera e tanishme neto e përfitimeve  Shiko tabelën 15.2 dhe grafikun 15.7 (të paraqitura në faqen tjetër)  Kur i=10%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 = 28  Kur i=5%, atëherë: I = 2 + 5 + 8 + 8 + 5 + 10 + 15 = 53  Sensitiviteti i investimeve ndaj normës së interesit I = f(i) ir = in – norma e inflacionit
  • 42. FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE TEORIA E AKSELERATORIT  Niveli i investimeve varet varet nga ndryshimi në nivelin e të ardhurave It = v(Yt – Yt-1) GI = v(Yt – Yt-1) + Rt Shënim:  Kufizim i “Teorisë së Akseleratorit” është supozimi se nuk ekzistojnë kapacitete të lira dhe se çdo rritje në kërkesë shpien në rritje të investimeve Legjenda: It - investimet neto në periudhën korrente Yt – të ardhurat kombëtare në periudhën korrente Yt-1 – të ardhurat kombëtare në periudhën e mëparshme V – një konstante që njihet si “akselerator” GI – investimet bruto Rt – amortizimi
  • 43. FAKTORËT PËRCAKTUES TË INVESTIMEVE KUFIZIMET E TEORISË SË AKSELERATORIT:  Roli i pritjeve dhe ndikimi në investime  Pra: I = f(i, Yt – Yt-1, E)  Vonesa në reagim ndaj rritjes së kërkesës I = f(i, Yt-1 – Yt-2, E)  Ndikimi i taksave në investime  Politika monetare  Politika fiskale (taksat)  Klima e përgjithshme për investime
  • 44. Ligj. IV SHPENZIMET DHE TË ARDHURAT  Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Konceptin e Shpenzimeve dhe të Ardhurave  Multiplikatorin i Shpenzimeve  Multiplikatorin i Politikës Fiskale  Multiplikatorin i Ekonomisë së Hapur
  • 45. SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI  Në thelb, modelet makroekonomike, klasike dhe kejnsiane (neoklasike & neokejnsiane) synojn të shpjegojnë kushtet ekuilibrit makroekonomik si dhe faktorët që përcaktojnë atë.  Modeli Klasik: GDP aktual përcaktohet, si në periudha afatshkurtra ashtu edhe në periudha afatgjata nga produkti potencial. Manipulimi nga qeveria me elementet e shpenzimeve agregate do të ndryshonte (sipas kësaj pikëpamje) jo në nivelin e produktit aktual por vetëm nivelin e përgjithshëm të çmimeve.  Modeli Kejnsian: Mundësia e ndikimit në përmasat e produktit aktual të ekuilibrit me anë të ndikimit në elementet e ndryshëm të shpenzimeve agregate:  Të ardhura - shpenzime (konsum plus investime)  Kursim - investime
  • 46. SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI  Të dy modelet e përmendura bazohen në një varg supozimeve: 1) Pagat dhe çmimet supozohen fikse: prodhuesit do të përgjigjen me sasinë e prodhuar por jo edhe me ndryshimin e çmimeve 2) Abstrahohet tregu i parave 3) Konsumi (C) dhe kursimet (S) janë të lidhura pozitivisht me të ardhurat dhe për thjeshtësi këto lidhje supozohen si lineare 4) Investimet (I) dhe shpenzimet qeveritare (G) supozohen të pavarura (nga të ardhurat) 5) Taksat të pavarura nga variablat ekonomikë 6) Eksportet janë autonome, ndërsa importet të varura nga të ardhurat 7) Abstrahohet rritja ekonomike – pajtohet me faktin se modeli operon vetëm në periudha afatshkurtra
  • 47. SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI Sipas modelit të ardhurat - shpenzimet, ekuilibri makroekonomik (E) arrihet kur: PE = YE = AE Pra: PE = AE = GDP real Shënim: Megjithatë duhet të kihet parasysh se shpenzimet faktike nuk janë gjithmonë të barabarta me shpenzimet e planifikuara. Në ndër arsyet e këtij mosbarazimi është ndryshimi i inventarit të firmave. Firmat mund të përfundojnë më shtesa apo pakësimi të padëshiruar inventari. Legjenda: PE – Shpenzimet e planifikuara YE – Të ardhurat e planifikuara AE – Shpenzimet faktike
  • 48. SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI  AD jepet si: AD = C + I + G + X - Im  AS ose të ardhurat totale: Y = C + S + TA  Në ekuilibër: AD = Y C + I + G + X-Im = C + S + TA dhe I + G + X = S + TA + Im (1) (HYRJET) = (DALJET)
  • 49. SHPENZIMET AGREAGATE DHE GDP REAL: INVESTIMET DHE KURSIMI  Nëse lëmë mënjanë G, X, Im, dhe TA  Nën kushtet e tilla barazimi (1) do të merr formën: I = S  Ekuilibri (2)
  • 50. MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE  Përkufizimi: Një ndryshim fillestar në shpenzimet autonome të planifikuara shkakton një varg ndryshimeve, të shumëzuar tek produkti i përgjithshëm i ekuilibrit. Numri që luan rolin e shumëzuesit të efektit fillestar quhet multiplikator (s).  Multiplikatori mund të llogaritet si raport i ndryshimit në GDP real me ndryshimin e shpenzimeve të pavarura: Ndryshimi në GDP real MULTIPLIKATORI = ---------------------------------------------------- Ndryshimi në shpenzimet e pavarura
  • 51. MULTIPLIKATORI I SHPENZIMEVE: SHEMBULL PËR DISKUTIM  Të supozojmë se firmat rrisin shpenzimet e tyre për investime për 1milion €  Gjithashtu supozojmë se MPC=2/3 Çka do të ndodh?:  Investimet rrisin GDP për 1 milion € dhe këto janë të hyra për prodhuesit e makinave, të cilët i konsumojnë sipas MPC... _____________________________________________________ 1 x 1 milion € = 1.00 milion € 2/3 x 1 milion € = 0.66 milion € (2/3)2 x 1 milion € = 0.44 milion € (2/3)3 x 1 milion € = 0.29 milion € . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .. . . _____________________________________________________ 1/(1-2/3) x 1 milion € = 3 milion € ________________________________________________________________________________________________________  Multiplikatori 1/(1-MPC)
  • 52. MULTIPLIKATORI I POLITIKËS FISKALE  Politika fiskale (që konsiston në shpenzimet qeveritare për mallra dhe shërbime): G, TA, TR  G=>GDP, por TA=>GDP  Shembull: PE = C + I + G Sg=1/(1-MPC) Legjenda: Sg - Multiplikatori i shpenzimeve qeveritare TA – Taksat TR – Pagesat transferuese PE – Shpenzimet e planifikuara
  • 53. MULTIPLIKATORI I POLITIKËS FISKALE Multiplikatori i taksave St = MPC x Se = MPC x 1 / (1-MPC) St < Se Sepse: YD = Y + TR - TA YD = C + S
  • 54. MULTIPLIKATORI TAKSAVE - SHPENZIMEVE (DISA KRAHASIME)  Multiplikatori i taksave ndryshon në dy pikëpamje nga multiplikatori i shpenzimeve: 1) Multiplikatori i taksave shpreh lidhje negative në mes të ndryshimit të taksave dhe ndryshimit në GNP përderisa multiplikatori i shpenzimeve shpreh lidhje pozitive 2) Multiplikatori i taksave është më i vogël se multiplikatori i shpenzimeve. Shkaku qëndron tek efekti fillestar i ndryshimit të taksave në shpenzimet për konsum pra edhe në GDP përderisa efekti fillestar i ndryshimit të shpenzimeve të pavarura reflektohej në masë të plotë si ndryshim i GDP  Efektet sekondare: nuk ka ndryshime të theksuara dhe në përgjithësi mund të flasim për efekte të njëjta sekondare si në rastin e multiplikatorit të taksave dhe atë të shpenzimeve
  • 55. MULTIPLIKATORI I EKONOMISË SË HAPUR  Shpenzimet e përgjithshme të planifikuara: TPE = C + I + G + NX  Në të majtë të E: X>Im (ekonomia në zgjërim)  Në të djathtë të E: X<Im (ekonomia në ngushtim) So = 1/{1-MPC)+MPM} = 1/MPS+MPM
  • 56. Ligjërata V CIKLET E BIZNESIT DHE RRITJA EKONOMIKE  Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Konceptin e cikleve të biznesit  Fazat e cikleve të biznesit  Teoritë e cikleve të biznesit  Rritja ekonomike: funksioni i prodhimit
  • 57. CIKLET E BIZNESIT  Historia: ekonomia nuk rritet e zhvillohet pa probleme  Ekonomia karakterizohet me një prirje pozitive të rritjes  Vitet e ekspansionit dhe mirëqeniës ekonomike ia lënë vendin viteve të recesionit ose të panikut ekonomik  Luhatjet të ekonomisë: produktit total, inflacionit, normës së interesit, punësimit krijojnë cikle të biznesit Prandaj, lëvizjet herë drejtë rënies dhe herë drejtë ngritjes të treguesve ekonomik (produkti total, inflacioni, norma e interesit, punësimi, etj) kundrejt një prirjeje të përgjithshme në rritjen ekonomike formojnë ato lëvizje që quhen CIKLET E BIZNESIT
  • 58. CIKLET E BIZNESIT  Momenti kyç, për të identifikuar një cikël të biznesit, është përcaktimi i fazës së recesionit pra përcaktimi i periudhës kur aktiviteti ekonomik është në rënie  Gjatë rënies ekonomike, firmat dhe konsumatorët i ulin shpenzimet e tyre (shembuj për ilustrim mund të shërbejnë vitet: 1929 - 1933, 1948 - 1949, 1973 – 1974, 1981 - 1982) Shënim: çdo rënie/ngritje ekonomike nuk paraqet cikël biznesit, p.sh: rëniet shumë afatshkurtra nuk mund të karakterizohen si recesion.  Rritja ekonomike nuk arrihet asnjëherë me koeficient rritës konstant por ajo karakterizohet nga shmangie lartë poshtë prirjes së përgjithshme të rritjes.  Si të identifikohet një cikël biznesi? Vetëm atëherë kur GDP bie gjatë dy tremujorve (6 muaj) të një pasnjëshëm.  Nuk ka recesione (rënie) apo ekspansione (ngritje) të ngjashme, por e përbashkët (në përgjithësi) janë disa faza të njëllojta.
  • 59. FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT  Ekonomistët dallojnë katër faza të cikleve të biznesit:  Pika më e lartë e ciklit  Faza e reçesionit (rënies ekonomike)  Pika më e ulët e ciklit  Faza e ekspansionit (ngritjes ekonomike)
  • 60. FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT RECESIONI  Moment kyç për të dalluar një cikël  Gjatë rënies ekonomike (recesioni), firmat dhe konsumatorët i ulin shpenzimet e tyre  Firmat reduktojnë prodhimin – punojnë me kapacitete jo të plota  Firmat largojnë punëtorë nga puna  Shumë firma dalin nga loja e tregut (biznesi) – falimentojnë  Të ardhurat reale bien dhe reduktohen fitimet  Vështirë gjendet punë  Recesioni mbaron me arritjen e pikës më të ulët. Në këtë pikë papunësia arrin nivelin më të lartë
  • 61. FAZAT E CIKLIT TË BIZNESIT FAZA E EKSPANSIONIT Kur përfundon faza e rënies ekonomike, fillon faza e rritjes ekonomike ose ekspansioni ekonomik:  Ekonomia fillon të marrë veten: GDP, punësimi, etj.  Firmat zgjërojnë prodhimin - punojnë me kapacitete të plota  Konsumatorët rrisin shpenzimet dhe konsumin  Investimet e firmave rriten dhe fitimet gjithashtu  Pika më e lartë arrihet atëherë kur ekonomia është në “boom”
  • 62. CIKLET E BIZNESIT – MODELI KEJNSIAN  Ciklet e biznesit dhe kërkesa agregate  Ekuilibri afatshkurtër (pika B – Figura: 17.2 )  Reçesion ekonomik: AD zhvendoset majtas (Pika C – Figura: 17.2)  Ekspansion ekonomik: AD zhvendoset djathas LIGJI I OKUNIT: Për çdo 2% rënje të GDP nën nivelin potencial, papunësia rritet me 1%. P.sh. nëse GDP aktual bie nga 100% në 98% të nivelit të GDP potencial, papunësia rritet me 1%
  • 63. CIKLET E BIZNESIT – MODELI KLASIK  Ekuilibri (pika A – Figura 17.3)  Reçesion ekonomik: AS zhvendoset majtas (pika B)  Ekspansion ekonomik: AS zhvendoset djathas  Pra ciklet e biznesit spjegohen me lëvizjen në AS  Teoria e cikleve reale të biznesit: lëvizjet në AD nuk ndikojnë në GDP, por vetëm lëvizjet në AS
  • 64. TEORITË E CIKLEVE TË BIZNESIT  Ekzistojnë teori të shumta që i spjegojnë ciklet e biznesit. Dallimet vijnë nga qasje se kush i shkakton ciklet e biznesit:  Teoria monetariste: ciklet e biznesit vijnë nga lëvizjet në ofertën monetare dhe kreditit  Teoria teknologjike: ciklet e biznesit vijnë nga inovacionet e rëndësishme teknologjike  Teoria psikologjike: ciklet e biznesit spjegohen me optimizmin dhe pesimizmin e agjentëve ekonomik  Teoria e konsumit të pamjaftueshëm: gjithçka shpjegon me prirjen për kursim, e cila sjell, si pasojë që kursimet të jenë më të mëdha se investimet
  • 65. TEORITË E CIKLEVE TË BIZNESIT Në përgjithësi të gjitha teoritë që i spjegojnë ciklet e biznesit ndahen në dy grupe:  TEORI EKSTERNALE  TEORI INTERNALE  Teoritë eksternale: ciklet e biznesit spjegohen nga faktorë nga jashtë sistemit ekonomik: ndryshimi i klimës, luftrat, zgjedhjet elektorale, zbulimet e ndryshme, zbatimet e teknologjisë, etj.  Teoritë internale: ciklet e biznesit spjegohen nga faktorë nga brenda sistemit ekonomik: ekonomia vetëvetiu luhatet dhe rrjedhat përcaktohen nga brenda sistemit  Teoria (eksternale) e cikleve politike të biznesit:  politika makroekonomike pëcaktohet nga zyrtarët e zgjedhur  Zyrtarët tentojnë të rizgjedhen  Ata e përdorin ndikimin e tyre në politikat makroekonomike  Cikli i zgjedhjeve përputhet me ciklin e biznesit
  • 66. RRITJA EKONOMIKE FUNKSIONI I PRODHIMIT  Tendenca e përgjithshme: rritja e ekonomisë/ekspansion në GDP Në periudha afatshkurta – karakterizohet me njërën nga 4 fazat e ciklit të biznesit Në periudha afatgjata – karakterizohet me tendencën drejtë rritjes ekonomike  Rritja ekonomike: objektivë qendrore stabilizuese makroekonomike për të gjitha nivelet e vendimmarrjes  Rritja ekonomike reale: rritja e vërtetë e prodhimit për kokë/frymë banori e jo totali i prodhimit (arsyeja: raporti rritje e popullsisë me rritjen e prodhimit mund të jetë e ndryshueshme)  Adam Smith: puna merret parasysh, kurse toka është e mjaftueshme dhe e lirë. Çmimi përcaktohet arrihet nga niveli i punës së angazhuar. Dobësia: nuk mirret parasysh se popullsia rritet në vazhdimësi kurse toka mbetet e njëjtë  Tomas Maltus: rritja e pabalacuar - rritja e popullsisë si progresion gjeometrik kurse rritja e prodhimit, ardhurave si progresion aritmetik. Dobësia: nuk mirret parasysh progresi teknologjik ku si rezultat prodhimi tejkalon rritjen e popullsisë
  • 67. RRITJA EKONOMIKE DHE FUNKSIONI I PRODHIMIT
  • 68. Ligjërata VI INFLACIONI  Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Kuptimin e inflacionit  Mënyrat e matjes së inflacionit  Llojet e inflacionit  Kostot e inflacioni
  • 69. KUPTIMI I INFLACIONIT Norma e Inflacionit (t) = Niveli i çmimeve (t) - Niveli i çmimeve (t-1) X 100 Niveli i çmimeve (t-1)  INFLACIONI: ngritje e vazhdueshme në nivelin e përgjithshëm të çmimeve  DEFLACIONI: rënie në nivelin e përgjithshëm të çmimeve apo ndryshe mund të përcaktohet si inflacion negativ  Nganjëher inflacioni (i lartë) quhet edhe si “sëmundje e rëndë makroekonomike”  Inflacioni bashkë me papunësinë si dy probleme kryesore ekonomike  Problem shqetësues për ndërmarrjet dhe konsumatorët  Formula e inflacionit: Legjenda: t – periudha e tanishme t-1 – periudha e paraardhëse
  • 70. MATJA E INFLACIONIT INDEKSI I ÇMIMEVE TË KONSUMATORIT (CPI)  Mat koston e një shporte mallrash dhe shërbimesh që konsumon një familje tipike për një periudhtë caktuar kohe  Maten peshat specifike të secilit mall INDEKSI I ÇMIMEVE TË PRODHUESIT (PPI)  Mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë  Tregues më i mirë se CPI  Merren në konsiderim shumë më tepër mallra DEFLATORI I GNP  I aplikueshëm vetëm për rritje të vogël të çmimeve  Më i përshtatshëm se CPI dhe PPI pasi merr në konsiderim të gjitha mallrat dhe shërbimet Deflatori i GNP = GNP nominal X 100 GNP real
  • 71. MATJA E INFLACIONIT: SHEMBULLNë vitin 2004 konsumi i një familje ishte: Ushqim 20% Strehim 50% Kujdes mjekësor 30% Nëse viti 2004 merret si vit bazë atëherë: CPI2004 = (0.2*100) + (0.5*100) + (0.3*100) = 100 Në vitin 2005, çmimet rriten me sa vijon: Ushqim 2% Strehim 6% Kujdes mjekësor 10% Atëherë: CPI2005 = (0.2*102) + (0.5*106) + (0.3*110) = 106.4 i2005 = (CPI2005 – CPI2004) / CPI2004 atëherë i2005 = (106.4 – 100) / 100 = 6.4%
  • 72. INFLACIONI: DISA SQARIME  A i bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta? JO. Inflacion do të thotë që niveli mesatar i çmimeve ngrihet. Shtrenjtësia e mallrave lidhet me çmimet relative të tyre, të cilat jo medoemos ndryshojnë.  A na bën inflacioni më të varfër? JO PATJETËR. Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së inflacionit ndërkohë që të ardhurat tona reale mundet edhe të rriten sikurse mund të mos ndryshojnë apo ulen po gjatë kësaj periudhe.  A bëhen firmat më të pasura dhe punëtorët më të varfër gjatë periudhës së inflacionit? JO PATJETËR. Efekti i inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji i inflacionit.  Sqarimet në faqet vijuese: LLOJET E INFLACIONIT
  • 73. LLOJET E INFLACIONIT Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni mund të klasifikohet në tri (3) kategori kryesore:  INFLACIONI I MODERUAR  INFLACIONI GALOPAN  HIPERINFLACIONI
  • 74. LLOJET E INFLACIONIT INFLACIONI I MODERUAR  Çmimet rriten ngadalë  Norma e inflacionit shprehet me anën e një numri njëshifror  Njerëzit ende kanë besim në para  Njerëzit janë në gjendje të hyjnë në marrëdhënie kontraktuale (nënshkruajnë kontrata të reja)  Sistemi monetar fuknsionon mjaftë mirë
  • 75. LLOJET E INFLACIONIT INFLACIONI GALOPAN  Bie besimi tek paraja  Rritje dyshifrore e çmimeve  Njerëzit i ikin mbajtjes së parave mbi një limit të domosdoshëm  Përdoren valutat e huaja për indeksim  Norma reale e interesit është negative  Njerëzit priren të grumbullojnë mallra ose blejnë patundshmëri  Huadhënësit nuk japin kredi me normë të ulët të interesit  Tregu financiar nuk funksionon
  • 76. LLOJET E INFLACIONIT HIPERINFLACIONI  Mund të identifikohet edhe si një “virus vdekjeprurës për ekonomi”  Çmimet rriten shumë herë brenda një muaji  Shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet  Çmimet relative (përfshirë edhe pagën) bëhen të paqëndrueshme  Paraqitet në raste të rralla (psh. periudha të luftrave) Disa shembuj të hiperinflacionit: - Gjermani: 1922-1923 (indeksi i çmimeve u rritë nga 1 në 10.000.000.000%) - Bolivi: 1985 (indeksi i çmimeve u rritë nga 1 në 12.000%) - Ish Jugosllavia: 1993, etj.
  • 77. KOSTOT E INFLACIONIT  Gjatë periudhës së inflacionit paraqiten humbësit dhe fituesit  Humbësit dhe fituesit e një situate inflacioniste nuk mund të identifikohen lehtë  Jo të gjitha çmimet rriten njësoj  Efektet/kostot e inflacionit: - Rishpërndarja e pasurisë (në mes klasave/shtresave të popullsisë) - Alokimi joefiçient i resurseve dhe burimeve të prodhimit  Megjithatë kostot varen nga karekteri i inflacionit: - Inflacioni i parashikuar (nuk ka humbës – norma e inflacionit mund të parashikohet - Inflacioni i paparashikuar (ka humbës – norma e inflacionit nuk mund të parashikohet
  • 78. KOSTOT E INFLACIONIT RISHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE PËR SHKAK TË INFLACIONIT Shembull për diskutim:  Konsumatori merr kredi 5000 € me kamatë 10% vjetore  Pas një viti ai paguan 5500 €  Nëse norma e inflacionit=10% në vitë, atëherë banka nuk fiton asgjë  Konsumatori (marrësi i kredisë) fiton  Nëse inflacioni është i parashikuar atëherë nuk ka humbës Arsyeja: normës së interesit i shtohet norma e inflacionit  Nëse inflacioni nuk llogaritet vie deri te rishpërndarja e të ardhurave
  • 79. KOSTOT E INFLACIONIT Inflacioni i Balancuar Inflacioni i Pabalancuar Inflacion i pritshëm Nuk ka kosto Humbje në efiçiencë Inflacion jo i pritshëm Të ardhurat dhe pasuria rishpërndahen Humbje në efiçiencë dhe rishpërndarje Shënim: Inflacioni quhet i balancuar kur rritja e çmimeve është me të njëjtën përqindje për të gjitha mallrat dhe shërbimet. Përndryshe inflacioni konsiderohet i pabalancuar ALOKIMI JOEFIÇIENT I RESURSEVE PËR SHKAK TË INFLACIONIT  Çmimet shtrembërohen dhe nuk japin informata të sakta për prodhuesit  Informatat shtrembërohen  alokimi i resurseve në mënyrë të gabuar  Kur inflacioni është i parashikueshëm efekti është më i vogël, por efektet e inflacionit nuk mund të shmangen plotësisht  Përdorimi i indeksimit: mbrojtja e interesave të grupeve të caktuara Përmbledhje e kostos së inflacionit (tabela 18.1):
  • 80. Ligj. VII PAPUNËSIA  Në këtë ligjëratë do të njiheni me:  Kostot e papunësisë  Matjën e papunësisë  Llojet e papunësisë  Shkaqet e papunësisë  Normën Natyrore të Papunësisë (NNP)  Papunësinë gjatë tranzicionit  Tregun e punës dhe papunësinë në Kosovë
  • 81. PAPUNËSIA: HYRJE  Papunësia njihet edhe si “sëmundje e rëndë” makroekonomike  Shpeshherë: rritja e treguesve të papunësisë konsiderohet një simptomë e fazës së recesionit ekonomik  Është barrë e rëndë financiare për qeverinë  Papunësia shkakton zhvlerësimin e kapitalit human  Të papunët përveç se janë barrë financiare për qeverinë ata mund të jepen pas dukurive negative shoqërore (p.sh. rritja e kriminalitetit në shkallë vendi)
  • 82. KOSTOT E PAPUNËSISË KOSTOT EKONOMIKE  Humbjet nga papunësia nuk mund të kompensohen  Këto humbje janë më të mëdha se sa humbjet nga joefiçienca apo monopolet  Kostoja ekonomike shprehet me hendekun e prodhimit  Sa më e madhe të jetë papunësia aq më i madh hendeku i GDP aktual dhe GDP potencial  Të papunët bëhen barrë për shoqërinë  Papunësia shkakton zvogëlimin e buxhetit  Kur rritet papunësia, bie GDP (pasi më pak persona punojnë)  Lidhja midis papunësisë dhe GDP shprehet përmes Ligjit të Okunit “Për çdo 2% rënie të GDP aktual ndaj GDP potencial, norma e papunësisë rritet me 1%” Shembull: Nëse GDP potencial = 100% GDP aktual = GDP potencial = 100% u = 6% Nëse: GDP aktual bie në nivelin prej 96% të GDP potencial, atëherë: u rritet nga 6% në 8%
  • 83. KOSTOT E PAPUNËSISË KOSTOT SOCIALE TË PAPUNËSISË  Zhvlerësimi i kapitalit njerëzor  Sa më gjatë që një person është i papunë bie probabiliteti që ai të gjejë punë  Rritja e dukurive negative si kriminaliteti, vjedhja, etj.  Keqësimi i shëndetit të të papunëve (mental dhe fizik)  Personat mund të bëhen asocial
  • 84. MATJA E PAPUNËSISË  Burimet e të dhënave: vrojtimet statistikore, regjistrat e zyrave të punës, etj.  Vende të ndryshme mbështeten në burime të ndryshme – kjo në një shkallë e vështirëson krahasimin e treguesve përkatës të tyre.  Definimi i fuqisë punëtore Popullsia në moshë pune 16 - 65 vjeç Ata që nuk janë aktiv Të punësuar Ata që janë aktiv (forcat e punës) Të papunë
  • 85. MATJA E PAPUNËSISË  I zënë me punë (i punësuar) - konsiderohet ai person që kryen një punë të pagueshme, qoftë edhe kur mungon përkohësisht në punë për shkak se është i sëmurë, është në pushime ose në grevë  Të papunë - konsiderohen ata persona që nuk janë në punë por kërkojnë punë në mënyrë aktive, ose që presin të rikthehen në punë. Në një përkufizim më të plotë, një person është i papunë në qoftë se nuk punon dhe: a) ka bërë përpjekje specifike për të gjetur punë gjatë katër (4) javëve të fundit b) është pushuar nga puna dhe pret që të thirret përsëri në këtë punë c) është duke pritur të njoftohet për një punë të re në muajin e ardhshëm TË PUNËSUARIT + TË PAPUNËT = FORCA PUNËTORE  Të gjithë të tjerët që janë në moshë punë por nuk janë të zënë me punë, nuk përfshihen në forcën punëtore ose të papunët, ata konsiderohen thjeshtë jashtë forcës punëtore: pensionistët, studentët, nxënësit në moshë pune, ata që largohen nga tregu i punës për të rritur fëmijët, etj.
  • 86. LLOGARITJA E NORMËS SË PAPUNËSISË Norma e papunësisë (%) = Të papunë X 100 Forca punëtore Të papunët e dëshpëruar (të dekurajuar) - shpeshherë treguesit e papunësisë përjashtojnë ata individ që janë të papunë por kanë humbur shpresën për të gjetur punë dhe për këtë arsye kanë hequr dorë nga kërkimi aktiv për një vend pune
  • 87. DINAMIKA E TREGUESVE TË TREGUT TË PUNËS Të punësuar Të papunë Jashtë forcës punëtore 1 2 3 4 5 67  Humbjet e vendeve të punës = 1 + 2 + 7  Krijimi i vendeve të punës = 1 + 3 + 6  Ndryshimi në papunësi = (2 + 5) - (3 + 4) Nëse: (2 + 5) > (3 + 4) => papunësia rritet Nëse: (2 + 5) < (3 + 4) => papunësia zvogëlohet
  • 88. DINAMIKA E TREGUESVE TË TREGUT TË PUNËS
  • 89. LLOJET E PAPUNËSISË  PAPUNËSIA E FËRKIMIT (FRIKSIONALE)  rezulton nga lëvizja e njerëzve prej një punë në tjetrën, prej një regjioni në tjetrin, etj.  PAPUNËSIA STRUKTURORE  paraqitet kur oferta dhe kërkesa për punë nuk përputhen  Imobiliteti profesional (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë për të braktisur profesionet e vjetra dhe përvetësimin e profesioneve të reja)  Imobiliteti gjeografik (mungesa e gatishmërisë dhe vështërsitë lidhur me largimin nga rajonet depresive për arsye sociale, ekonomike, etj.)  PAPUNËSIA CIKLIKE  rezulton kur në përgjithësi kërkesa për punë është e ulët  PAPUNËSIA SEZONALE  lidhet me karakterin stinor të prodhimit/shërbimeve: industria e ndërtimit, turizmit, shërbimet e ndryshme, etj.
  • 90. SHKAQET E PAPUNËSISË  Ekzistojnë mospajtime në mes të ekonomistëve rreth shkaqeve të papunësisë  Oferta për punë është relativisht jofleksibile (inxhinierë, infermierë, etj.)  Çmimi i punës (paga) është më pak fleksibile se çmimet tjera  Ngurtësia e pagave: papunësia e detyruar  Pagat fleksibile: papunësia vullnetare
  • 91. NORMA NATYRORE E PAPUNËSISË  Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) – është një ndër konceptet kryesore të teorisë se tregut të punës Definicioni: Norma Natyrore e Papunësisë (NNP) është ajo normë papunësie në të cilën tregjet e punës dhe të mirave janë të balancuara. Pra, NNP është ajo normë e papunësisë, në të cilën forcat influencuese të çmimeve, pagave, inflacionit janë të balancuara.  NNP nuk është kurrë zero – edhe kur ekonomia funksionon në punëzënje të lartë, një numër i caktuar individësh në moshë pune do të jenë të papunë  NNP është e lidhur ngushtë me inflacionin – shoqëria do të preferonte në papunësi të ulët por jo aq të ulët sa të rrezikonte përshpejtimin e inflacionit.  Masat e mundshme që mund të merren për të reduktuar NNP:  Përmirësimi i shërbimit të tregut të punës, e në veçanti të informacionit  Krijimi i vendeve të reja të punës nëpërmjet rritjes së shpenzimeve qeveritare  Programet e ndryshme qeveritare (sigurimet e papunësisë, caktimi i pagës minimum) të hartohen në atë mënyrë që punëtorët të nxiten për të gjetur punë, etj.
  • 92. TREGU I PUNËS DHE PAPUNËSIA GJATË TRANZICIONIT  Ndryshimet kryesore në tregun e punës gjatë tranzicionit janë: Ndryshimi i ofertës për punë Rialokimi i forcave të punës në mes të sektorëve Rritje e papritur e papunësisë në nivele dyshifrore Njohuritë për punë bëhen të papërdorshme Të ardhurat nga një vit më shumë përvojë bien gjatë tranzicionit
  • 93. POLITIKAT E TREGUT TË PUNËS GJATË TRANZICIONIT  Qeveria duhet të gjejë një balancë në mes të:  reduktimit të intervenimit të shtetit në ekonomi të trashëguar nga sistemi i mëparshëm dhe lejimit të veprimit të lirë të tregut  sigurimit të një politike sociale që do të siguronte përkrahje për procesin e tranzicionit  Masat kundër papunësisë:  Politikat pasive të tregut të punës (beneficionet për të papunët)  Politikat aktive të tregut të punës (trajnimet, subvencionet, etj.)
  • 94. Ligj. VIII RAPORTI: PAPUNËSI – INFLACION  Në këtë kapitull do të njiheni me:  Arsyet pse papunësia bashkë me inflacionin paraqesin dy problemet kryesore makroekonomike  Burimet e inflacionit (inflacioni: inercial, nga kërkesa dhe nga kostoja)  Ndërlidhjen në mes të inflacionit dhe papunësisë  Kurbën e Philipsit (në periudha afatshkurta dhe periudha afatgjata)
  • 95. BURIMET E INFLACIONIT  Punëzënia e plotë dhe stabiliteti i çmimeve janë dy nga objektivat qendrore makroekonomike të secilës qeveri  Ekzistojnë mendime të ndryshime lidhur me shkaqet /burimet e inflacionit  Për diskutim veçojmë:  INFLACIONI INERCIAL  INFLACIONI NGA KËRKESA  INFLACIONI NGA KOSTOJA
  • 96. INFLACIONI INERCIAL  Inflacioni inercial ndryshe quhet inflacioni i parashikueshëm ose i pritshëm përderisa norma e inflacionit është e qëndrueshme (inerciale) dhe se në ekonomi nuk ndodhin ndryshime të rëndësishme në anën e kërkesës apo ofertës  Norma e inflacionit është e pritshme dhe e qëndrueshme  Natyra inerciale me inflacionin lidhet me pritjet e agjentëve ekonomik (Teoria e Pritjeve Racionale/Theory of Rational Expectations – Robert Lukas dhe të tjerët)  Pagat në të ardhmen përshtaten ndaj ritmit të rritjes së çmimeve në periudhën e tanishme
  • 97. INFLACIONI NGA KËRKESA  Inflacioni nga kërkesa rezulton nga një rritje e kërkesës agregate (AD), në kushtet kur oferta agregate (AS) nuk ka ndryshuar.  Ndër faktorët që shpiejnë në rritjen AD janë: Rritja në ofertën e parasë Rritja e shpenzimeve qeveritare (G) për të blerë mallra dhe shërbime
  • 98. INFLACIONI NGA KËRKESA Fig 20.1: Inflacioni nga kërkesa  Paraqitja grafike: Modeli i ekuilibrit makroekonomik AD=AS  Kur AD , kurba e AD zhvendoset djathtas - lartë nga poziconi fillestar  AS mbetet e pandryshuar  Në S-T kemi  të AS dhe çmimeve kurse në L-T kemi vetëm  të çmimeve,  Kjo shpie në  e pagave duke i dhënë impuls të ri së mëtejme të çmimeve:
  • 99. INFLACIONI NGA KËRKESA Spiralja Çmim – Pagë - Inflacion:  Pasi kjo rritje e çmimeve ka ardhur si rezultat i rritjes së AD, inflacioni si burim ka rritjen e kërkesës  Kur u është nën nivelin natyror => kemi mungesë të punës => pagat rriten => AS zhvendoset lartë - majtas ndaj pozicionit të saj fillestar.  Nëse nuk ka ndryshim në AD, ekuilibri i ri është aty ku pritet SAS1 me AD1  Analizojmë: Fig 20.2: Rritja e shkallëzuar e inflacionit & Fig 20.3: inflacioni i vazhdueshëm nga kërkesa
  • 100. INFLACIONI NGA KOSTOJA  Shfaqet kur rriten çmimet si pasojë e rritjes së kostos (shpenzimeve - çmimeve të lëndëve të para)  Inflacioni nga kostoja, gjithashtu, ndodh si rezultat i këtyre faktorëve: Një rritje më e madhe në pagë se sa në produktivitetin e punës Një rritje në kursin e këmbimit të monedhës (zhvlerësim i monedhës) duke rritur kështu çmimin e materialeve të importuara Një rritje në çmimin e materialeve të importuar për shkaqe të faktorëve të jashtëm (OPEC 1973) Rritjes së taksave indirekte
  • 101. INFLACIONI NGA KOSTOJA Analizojmë - Fig. 20.4: Inflacioni nga kostoja  Kurba AS zhvendoset lartë - majtas nga pozicioni fillestar  Kjo ndodhë edhe atëherë kur GDP aktual < GDP potencial  Kur GDP aktual < GDP potencial dhe kemi inflacion nga kostoja atëherë kemi rritje edhe të papunësisë.  Gjendja ekonomike me papunësi të lartë dhe inflacion quhet stagflacion
  • 102. RAPORTI PAPUNËSI – INFLACION: KURBA E PHILIPSIT  Kurba e Philipsit paraqet modelin teorik për analizimin e këtij raporti  Qeveria duhet të luftojë si papunësinë ashtu edhe inflacionin  Cili është raporti papunësisë – inflacioni, apo thënë ndryshe ç’ndodh me inflacionin kur qeveria lufton papunësinë ose anasjelltas?  Ekonomisti Arthur Philips ka mbledhur të dhëna për vitet 1861-1957 për të parë se kush e përcakton pagën dhe inflacionin  Arthur Philips gjeti një lidhje negative në mes të papunësisë dhe inflacionit  Kjo lidhje negative ka tërhequr vëmendjen e hartuesve të politikave makroekonomike,  Dilema është shfaqur në lidhje me atë kush të luftohet më parë: inflacioni apo papunësia? Figura 20.5: Kurba e Philipsit
  • 103. KURBA E PHILIPSIT: NË PERIUDHA AFATSHKURTA  Në periudha afatshkurtra (S-T), Kurba e Philipsit paraqet lidhjen inflacion - papunësi atëherë kur kemi normë konstante të inflacionit të pritshëm dhe normë konstante natyrore të papunësisë  Kur inflacioni inercial ndryshon, atëherë kemi zhvendosje të Kurbës së Philipsit
  • 104. KURBA E PHILIPSIT: NË PERIUDHA AFATGJATA  Kurba e Philipsit në periudha afatgjata (L-T) paraqet lidhjen inflacion-papunësi atëherë kur inflacioni aktual është i barabartë me normën e pritshme të inflacioni,  Kurba e Philipsit në L-T është inelastike (vertikale)  Kurba e Philipsit në L - T përbëhet nga shumë kurba të S-T  Periudha 1: Ekonomia gjendet në pikën A, nuk kemi shok.  Periudha 2: Ekspansion ekonomik =>  u =>  pagat =>  çmimet =>  inflacioni => ekonomia lëviz në pikën B. Inflacioni i pritshëm nuk ndryshon.  Periudha 3: Me rritjen e inflacionit, firmat dhe punëtorët fillojnë t’i ndryshojnë pritjet e tyre duke parashikuar inflacion më të lartë. Kurba e Philipsit zhvnedoset lartë, kur për çdo u kemi një normë më të lartë të inflacioni (Pikat B dhe C kanë u të njëjtë, por për pikën C inflacioni është më i lartë).  Periudha 4: Për shkak të politikave makroekonomike dhe përshtatjeve të firmave dhe punëtorëve ndaj një normë më të lartë të inflacioni, ekonomia lëviz në pikën D. Fig. 20.7: Kurba e Philipsit në periudha afatgjata
  • 105. KURBA E PHILIPSIT: NË PERIUDHA AFATGJATA Konkluzioni: Krahaso pikat A dhe D:  Në pikën A: u është në nivelin natyror të saj dhe inflacioni është i ulët  Në pikën D: u është e njëjtë si në pikën A por inflacioni i pritshëm është më i lartë  Në të dy pikat GDP real është i njëjtë.  Kur u është nën normën natyrore të saj => çmimet dhe pagat tentojnë të rriten. Kjo quhet hipoteza e normës natyrore të papunësisë.  Spiralja nuk ndalet për sa kohë që u  norma natyrore e papunësisë,  Dy përfundime të rëndësishme nga teoria e normës natyrore të papunësisë:  Qeveria nuk mund ta çojë u nën normën natyrore pa shkaktuar inflacion  Kurba e Philipsit tregon se qeveria duhet të zgjedh në mes të inflacionit dhe papunësisë dmth ka trade-off në mes të inflacionit dhe papunësisë
  • 106. Ligj.IX PARAJA DHE SISTEMI BANKAR  Në këtë kapitull do të njiheni me:  Konceptin e parasë  Funksionet e parasë  Komponentet e ofertes monetare  Ofertën dhe kërkesën për para  Lidhja në mes të ofertës monetare dhe normës së interesit  Bankat, llojet dhe procesi i krijimit të parasë
  • 107. KONCEPTI I PARASË: HYRJE  DEFINIMI: Çdo objekt standard dhe përgjithësisht të pranuar që përdoret si mjet këmbimi ose pagese  ZANAFILLA E PARASË: Evoluimi i ekonomisë Rritja e volumit të mallrave të prodhuara Këmbimi mall – mall (tramba) Koincidenca e dyfishtë - shpreh përputhjen e plotë për llojin dhe sasinë e mallrave që duan të këmbejnë dy prodhues Problemet rreth gjetjes së vlerës së njëjtë Kalimi në përdorimin e një malli të caktuar për të këmbyer të gjitha mallrat tjera Rolin e parasë e kanë luajtur: bagëtia, bakri deri tek ari e argjendi
  • 108. KONCEPTI I PARASË: HYRJE  KARAKTERISTIKAT E PARASË Që një mall i caktuar të përdoret si para ai duhet ti gëzoj disa veti: Të jetë i transportueshëm Të jetë i ruajtshëm Të jetë i ndashëm në pjesë të vogla I sigurt nga falsifikimi  PARAJA LETËR Zëvendësuese e parasë mall Zanafilla (historiku) Mbulesa në ari Ndërhyrja e një autoriteti (shteti) - para e dekretuar  PARAJA BANKARE OSE ÇEÇET BANKARE Shërbejnë si mjet këmbimi apo pagese
  • 109. FUNKSIONET E PARASË  FUNKSIONI SI MJET KËMBIMI - është funksioni kryesor i parasë. Nëpërmjet tij ajo luan rolin e një lubrifikuesi që zbut dhe lehtëson funksionimin e ingranazheve të shumta dhe të ndërlikuara të ekonomisë, duke i realizuar transaksionet me kosto shumë më të ulët  FUNKSIONI SI MJET LLOGARIE (MATËSE E VLERËS) - shërben si njësi matëse e vlerës së produkteve. Mallrat dhe shërbimet shprehin vlerën e tyre në para, nëpërmjet çmimeve, duke thjeshtuar procesin e matjes së saj. Në të kundërtën, për çdo mall do të kishim çmime sa edhe mallra  FUNKSIONI SI MJET KURSIMI (RUAJTËSE E VLERËS) - mundëson kryerjen e funksionit si ruajtëse e vlerës ose mjet kursimi. Edhe forma të tjera të pasurisë mund ta kryejnë këtë funksion si aksionet, obligacionet, etj.
  • 110. KOMPONENTËT E OFERTËS MONETARE  Masa monetare është shumë e rëndësishme në dizajnimin e politikave makroekonomike  Norma e interesit e bankës qëndrore (ndikimi në nivelin e investimeve)  Blera dhe shitja e letrave me vlerë  Matja e saktë e masës monetare është një problem që përcillet me vështërsi teorike dhe praktike  Oferta monetare llogaritet si shumë e instrumenteve të ndryshëm që, në një shkallë të caktuar shërbejnë si para dhe mund të shprehet nëpërmjet disa komponentëve që quhen agregatë monetarë të cilët kanë në themel një kriter të përbashkët llogaritje. M1: paraja e transaksioneve - plotësisht likuide (monedhat, kartëmonedhat, llogaritë çekueshme, çeqet e udhëtarëve, etj.) M2: paraja e gjerë - përfshin M1 dhe format tjera që nuk janë para transaksionesh por që mund të shëndrrohen në para (depozitat afatshkurtra) M3: përfshin M2 dhe agregatët monetar më pak likuid (depozitat afatgjatë) L: përfshin M3 dhe aktivet tjera që kanë tipare likuiditeti (bonot e thesarit)
  • 111. KËRKESA PËR PARA  Njerëzit mbajnë para për të kryer transaksione  Mbajtja e parasë ka kosto (heqje dorë nga investimi)  Interesi  Motivi 1: për të blerë mallra dhe shërbime por që varet nga:  Niveli i GNP - rritja e GNP real do të thotë rritja e vëllimit të mallrave dhe shërbimeve që tregtohen. Kjo do të thotë që rriten edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e tyre  Niveli i çmimeve - rritja e nivelit të çmimeve është e nevojshme të rritet edhe sasia e parasë që duhet për të realizuar këmbimin e të njëjtës sasi mallrash dhe shërbimesh  Niveli i normës së interesit - me nivelin e normës së interesit kërkesa për para transaksionesh është në përpjesëtim të zhdrejtë sepse rritja e nivelit të normës së interesit rri koston e mbajtjes së parasë, prandaj do të kemi tendencën për të ulur sasinë e parasë që mbahet për transaksione  Motivi 2: ruajtja e vlerës  Teoria e portofolit - njerëzit nga njëra anë dëshirojnë që pasurinë e tyre në formën që sjell të ardhura sa më të mëdha por, nga ana tjetër, ata nuk dëshirojnë të bëjnë investime me shkallë të lartë rreziku
  • 112. BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË  Mbajtja e parasë ka kosto  Sigurimi i informacioneve ka kosto  Lind nevoja e krijimit të institucioneve financiare  Bankat: firma financiare  Aktivitetet e bankave:  Pranimi i depozitave (në të parë dhe të afatizuara)  Dhënien e huave  Fitimi i bankave = norma e interesit të kredive – norma e interesit të depozitave  Niveli i kredive të lëshuara determinohet nga norma e interesit dhe shkalla e rrezikut  Lidhja në mes të nivelit të rrezikut dhe normës së interesit dhe nivelit të kredive është negative
  • 113. BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË Bilanci i thjeshtë i bankës AKTIVE PASIVE Rezervat 100 Depozitat e çekueshme 1000 Huatë 4000 Depozitat e kursimeve dhe me afat 2800 Letrat me vlerë 1800 Pasivet tjera 2100 Totali 5900 Totali 5900 Shënim:  Rezervat nuk jepen hua  Mundësia e bankës për të dhënë hua përbën bazën e shumëfishimit të parasë
  • 114. BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË AKTIVE PASIVE Rezervat 2000 Depozitat 2000 Totali 2000 Totali 2000 Shembull: Bilanci i Bankës A  Është injektuar një sasi monetare në ekonomi  Supozojmë që znj. Ermira ka shitur një bono thesari qeverisë dhe ka marrë mjete financiare prej 2000 të cilat i ka depozituar në Bankën A  Si rezultat rritet M1 = 2000€
  • 115. BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË POR, Banka A mund të japë hua, dhe nëse themi se norma e rezervës së detyrueshme = 10%, Banka A mund të japë 1800 € Bilanci i Bankës A pas kësaj është: AKTIVE PASIVE Rezervat 200 Depozita 2000 Hua 1800 Totali 2000 Totali 2000  Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1800 €.  Pra: M1=2000€ + 1800€ SUPOZOJMË se pjesa prej 1800€ e dhënë hua depozitohet në Bankën B nga huamarrësi apo shitësi Bilanci i Bankës B do të jetë: AKTIVE PASIVE Rezervat 1800 Depozita 1800 Totali 1800 Totali 1800
  • 116. BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASËNëse norma e rezervës së detyrueshme = 10%, Banka B mund të japë 1620 € hua Bilanci i Bankës B pas kësaj është: AKTIVE PASIVE Rezervat 180 Depozita 1800 Hua 1620 Totali 1800 Totali 1800 Me këtë rast, M1 rritet edhe për 1620 €. Pra: M1=2000€ + 1800€ + 1620€ Ky proces vazhdon derisa rezervat të bien në zero: Bankat Depozitat Huatë Rezervat Banka A 2000 1800 200 Banka B 1800 1620 180 Banka C 1620 1458 162 Banka D 1458 1312.2 145.8 ... ... ... ... Totali në sistemin bankar 20 000 18 000 2 000
  • 117. BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË  Shtesa në rezervat e detyrueshme në sistemin bankar do të jetë e barabartë me shtesën fillestare të depozitave: ∆D ∙ r = ∆R  Nga këtu nxjerrim se: ∆D = ∆R / r ose ∆D = (1 / r) * ∆R  Në rastin tonë kemi: ∆D = (1 / r) * ∆R = (1/0.1) * 2,000 = 20,000  Raporti 1/r tregon sa shumëfishohet shtesa fillestare e rezervave në sistemin bankar nëpërmes mekanizmit të dhënies së huave  Ky quhet multiplikator i i ofertës monetare: 1 + X + X2 + X3 + ...... + Xn = 1/(1 – X), ku X<1 r = 1 – X Legjenda: ∆D = shtesa në depozite r = norma e rezervës së detyrueshme ∆R = shtesa në rezerva të detyrueshme
  • 118. BANKAT, LLOJET DHE PROCESI I KRIJIMIT TË PARASË Bankat Depozitat Huatë Rezervat Banka A 2000 1600 400 Banka B 1600 1280 320 Banka C 1280 1024 256 Banka D 1024 819 205 ... ... ... ... Totali në sistemin bankar 10 000 8 000 2 000 Oferta monetare mund të mos rritet për dy arsye: 1) Huamarrësi nuk i depoziton paratë 2) Bankat mund të mbajnë rezerva të tepërta Nëse rritet norma e rezervës së detyrueshme, atëherë rritja e M1 është më vogël: Shembull: r=20% Në këtë rast, M1 rritet vetëm me 10,000 €
  • 119. Ligj. X BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE  Në këtë kapitull do të njiheni me:  Konceptin e Bankes Qendrore  Funksionet e Bankes Qendrore  Objektivat, qëllimet dhe instrumentet e Bankes Qendrore  Rrymën monetariste dhe veçoritë e saj  Tregun monetar dhe mekanizmin e politikës monetare
  • 120. BANKA QENDRORE: FUNKSIONET DHE INSTRUMENTET  Në çdo ekonomi tregu ekzistojnë: Banka Qendrore (niveli i parë) dhe bankat komerciale (niveli i dytë)  Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si ombrellë për bankat tjera komerciale (niveli i dytë)  Banka Qëndrore mbikëqyrë politikën monetare Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si “ombrellë” për:  Bankat komerciale  Institucionet financiare  Tregun e letrave me vlerë  Kursin e këmbimit
  • 121. FUNKSIONET E BANKËS QENDRORE  Emetimi i parasë (kartëmonedhave)  Bankë e bankave të nivelit të dytë (kliringu i çeqeve, rezervat, etj.)  Bankë e qeverisë (për depozita, tërheqje, etj.)  Rregullimi i ofertës monetare  Ndërhyrja dhe rregullimi i tregjeve monetare
  • 122. PAVARËSIA E BANKES QENDRORE  Banka Qendrore në shumë vende është e pavarur nga qeveria  Pavarësia e Bankës Qendrore në:  caktimin e normës së interesit  rregullimin e ofertës monetare  kreditimin e qeverisë, etj.  Drejtuesit e Bankës Qendrore emërohen në periudha afatgjata (psh. në SHBA guvernatori emërohet për një periudhë 14 vjeçare)  Reputacioni i Bankës Qendrore (pritjet e firmave dhe individëve)
  • 123. OBJEKTIVAT, QËLLIMET DHE INSTRUMENTET E BANKËS QENDRORE  Objektivat  Rritje e qëndrueshme ekonomike  Stabilitet i çmimeve  Punësim i plotë  Valutë stabile, etj.  Jo të gjitha objektivat mund të realizohen njëkohësisht: lidhja inverse e disa objektivave  Objektivat e ndërmjetme  Norma e interesit  Oferta monetare
  • 124. INSTRUMENTET E BANKËS QENDRORE  Instrumentet indirekte Shitja dhe blerja e letrave me vlerë (bono thesari, obligacione, etj.) Ri-financimi: banka qendrore u jep kredi bankave komerciale Rezervat e detyrueshme Instrumentet direkte  Kontrolli i kreditit: kufizimi i vëllimit të kredisë  Kontrolli i normës së interesit
  • 125. TREGU MONETAR DHE MEKANIZMI I POLITIKËS MONETARE  Tregu Monetar përfshin një bashkësi institucionesh dhe agjentësh ekonomik ku realizohet shitja dhe blerja e letrave me vlerë:  Aksionet  Obligacionet  Bonot e thesarit, etj.  Letrat me vlerë ndahen në:  Afatshkurtra (afati i maturimit <1 vit)  Afatgjata (afati i maturimit >1 vit)  Bashkëveprimi i ofertës për para dhe i kërkesës për para përcakton sasinë e parasë në qarkullim dhe normën e interesit në ekuilibër
  • 126. OFERTA DHE KERKESA PËR PARA  Kërkesa për para sipas teorisë Kejnsiane:  Motivi i transaksioneve  Motivi mbrojtës  Motivi spekulativ
  • 127. OFERTA DHE KERKESA PËR PARA  Kërkesa për para varet nga sasia e kërkuar e parave dhe norma e interesit (figura më lartë):  Kur rritet interesi (i ) bie kërkesa për para dhe e kunderta  Kur rritet GDP rritet kërkesa për para (kurba L zhvendoset djathtas)  Oferta për para është e dhënë Për ilustrim: Çfarë ndodh në grafik nëse Banka Qendrore dëshiron të ul inflacionin?  Reduktohet oferta monetare (kurba Ms lëviz majtas dhe rritet i)  Njerëzit shesin aktivet e tyre për të plotësuar kërkesën për para  Kjo shpie në uljen e çmimit të aktiveve dhe rritjen e normës së interesit
  • 128. MEKANIZMI I TRANSMISIONIT TË POLITIKËS MONETARE
  • 129. RRYMA MONETARISTE DHE VEÇORITË E SAJ  Shkolla të ndryshme kanë mendime të ndryshme se si të veprohet me politikën monetare  RRYMA MONETARISTE:  Oferta monetare është përcaktues kryesor i lëvizjeve afatshkurtra të GDP-së nominal dhe përcaktues kryesor i çmimeve në periudha afatgjata  AD ndikohet vetëm nga oferta monetare  Theksohet veprimi i lirë i forcave të tregut - nuk pranohet roli aktiv i shtetit
  • 130. RRYMA MONETARISTE DHE VEÇORITË E SAJ  Në thelb të kësaj teorie është shpejtësia e qarkullimit të parasë (V) në kushtet GDP së dhënë:  Nga ky definim ka lindur teoria sasiore e parasë  V është relativisht e qëndrueshme dhe e pandryshueshme  Nëse transferohet ekuacioni më lartë, atëherë:
  • 131. RRYMA MONETARISTE DHE VEÇORITË E SAJ  Konsiderohet se k është relativisht konstant në periudha afatshkurtra  V transaksionet janë konstante  Q prodhimi potencial nuk ndryshon  Duke u nisur nga këto argumente, atëherë lëvizja e çmimeve varet nga ndryshimi në ofertën monetare  Tiparet e rrymës monetariste:  Oferta monetare është përcaktues kryesor i GDP-së nominal dhe i kërkesës agregate (AD) (vetëm paraja ka rëndësi)  Çmimet dhe pagat janë fleksibile. Prandaj AS edhe në S-T është vertikale  Sektori privat është i qëndrueshëm (tregu funksionon)  Oferta monetare duhet të rritet në mënyrë konstante ashtu siç rritet prodhimi i mallrave
  • 132. Ligj.XI POLITIKA FISKALE  Konceptin e politikes fiskale  Qëllimet dhe llojet e politikes fiskale  Buxhetin qeveritar  Instrumentet e politikës fiskale  Ndërveprimet e politikes monetare dhe fiskale  Pasojat/problemet ekonomike të borxhit qeveritar  Në këtë kapitull do të njiheni me:
  • 133. KONCEPTI DHE QËLLIMET E POLITIKES FISKALE Politika fiskale ka të bëjë me përdorimin e shpenzimeve qeveritare dhe politikën e taksave për të arritur qëllime të caktuara ekonomike dhe sociale  Këto qëllime ndahen në tri kategori:  QËLLIMI ALOKATIV – ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në alokimin e resurseve të shoqërisë apo zhvillimin e sektorëve të caktuar  QËLLIMI SHPËRNDARËS - ndikimi i politikave buxhetore të qeverisë në shpërndarjen e të ardhurave të shoqërisë apo thënë ndryshe rishpërndarjen e të ardhurave  QËLLIMI STABILIZUES - ndikimi i qeverisë në inflacion, papunësi dhe rritje ekonomike “Në fund të fundit politika fiskale ka të bëjë me politikën e shpenzimeve qeveritare për blerje mallrash e shërbimesh e për kryerjen e pagesave të transferueshme nga njëra anë, dhe me politikën e sigurimit të të ardhurave e para se gjithash të taksave në anën tjetër”
  • 134. BUXHETI QEVERITAR DHE POLITIKA FISKALE  BUXHETI QEVERITAR:  TË ARDHURAT (A): taksat nga të ardhurat personale dhe të korporatave, doganat, taksat mbi sigurimet pensionale, etj.  SHPENZIMET E QEVERISË (G): arsim, mirëqenie, siguri, etj.  Të ardhurat jo gjithmonë janë të barabarta me shpenzimet e qeverisë prandaj nëse: A > G atëherë do të kemi suficit buxhetor A < G atëherë do të kemi deficit buxhetor A = G atëherë do të kemi buxhet të balancuar  Deficiti buxhetor mund të mbulohet në dy mënyra:  Me shtypjen e parave (por në këtë rast vihet në pyetje pavarësimi i Bankës Qendrore dhe politikat kundër inflacionit)  Hua nga publiku (në këtë rast shtrohet pyetja nëse qeveria është kredibile në sytë e opinionit publik si dhe problemi i kalimit të borxhit në gjeneratat e ardhshme?) SHËNIM: Në vitin 2006 buxheti i Kosovës: € 700 milion (planifikimi) ... € 619 milion (faktik/shpenzuar) Në vitin 2007 buxheti i Kosovës: € 715 milion (planifikimi) ... € XXX milion (faktik/shpenzuar) Në vitin 2008 buxheti i Kosovës: € 800 milion (planifikimi) ... ende nuk është aprovuar
  • 135. BUXHETI QEVERITAR DHE POLITIKA FISKALE  Politika e shpenzimeve dhe të ardhurave qeveritare varen nga qëllimet makroekonomike të vetë qeverisë  Mund të dallojmë:  Politikë fiskale ekspansioniste (zgjeruese):  G (Qeveria ka synim të rrisë AD ose AS)  Politikë fiskale restriktive (kufizuese):  G (Qeveria ka synim të ulë AD ose AS)  Politika e të ardhurave (A) (Qeveria ka synim të ndikoj në politikën e të ardhurave)
  • 136. LLOJET E POLITIKAVE FISKALE Në përgjithësi dallojmë këto lloje të politikave fiskale:  Zgjeruese aktive  Kufizuese aktive  Zgjeruese automatike  Kufizuese automatike ... veprimi spontan i politikës fiskale → stabilizatorët
  • 137. STABILIZATORËT KRYESORË AUTOMATIKË Stabilizatorët kryesorë automatik të ciklit të biznesit që veprojnë në kuadrin e sistemit fiskal janë:  Ndryshimet automatike të të ardhurave nga taksat: taksat progresive (rritet norma e taksave me rritjen e të ardhurave). P.sh. nëse bie prodhimi, atëherë të ardhurat nga taksat bien duke rritur kështu relativisht të ardhurat e disponueshme e për pasojë edhe shpenzimet për konsum dhe investime.  Pagesat për papunësinë dhe pagesat tjera të transferueshme: kur rritet papunësia rriten benefitet për të papunët. Pra fondet për papunësi rriten dhe ulen në pajtim me lëvizjet ciklike të ekonomisë duke sjell efekte stabilizuese Megjithatë duhet të theksohet se stabilizatorët automatikë nuk janë perfekt. Stabilizatorët kanë dy mangësi: 1. Efektet negative në ofertën agregate:  Taksat progresive mund të dekurajojnë iniciativat dhe punëtorët që të punojnë më shumë  Poashtu ndikojnë në rritjen e inflacionit, pasi ato e kufizojnë prodhimin  Pagesat e larta për të papunët bëjnë që të papunët të qëndrojnë më gjatë si të papunë 2. Problemi i pengesës fiskale  Kur ekonomia rritet, këta stabilizatorë e pengojnë rritjen (ulin multiplikatorin)
  • 138. INSTRUMENTET E POLITIKËS FISKALE AKTIVE Tradicionalisht deri 50-60 vjet më parë, financat publike janë mbështetur ne tre parime bazë të përcaktuara që në kohën e Adam Smithit:  Projektet investive publike: p.sh. rindërtimi i rrugëve, elektrifikimi, ujësjellësi, etj.  Projektet publike të punësimit: punësimi në projekte afatshkurtra (p.sh. pyllëzimi, etj.)  Ndryshimi i normave të taksave Shënim: Këto instrumente kanë ndikim në buxhetin qeveritar duke shkaktuar suficit apo deficit
  • 139. POLITIKA FISKALE: DISA PARIME  Financat publike janë zgjerim i financave të familjes. Nëse familja shpenzon më shumë se të ardhurat e saj atëherë do të ketë varfëri dhe falimentim. E njëjta vlen edhe për buxhetin/qeverinë  Buxheti duhet të jetë i balancuar  Borxhi qeveritar është një barrë për brezat e ardhshëm Shënim: Këto parime nuk zbatohen gjithherë  Financat moderne dallojnë deficitin strukturor dhe atë ciklik DEFICITI AKTUAL = DEFICITIN STRUKTUROR + DEFICITIN CIKLIK Sqarime: → Deficiti aktual – përfaqëson deficitin faktik në një periudhë të dhënë → Deficiti strukturor – pjesa e deficitit që vjen si rezultat i politikës fiskale aktive (p.sh. ndryshimi i normës së taksave, shpenzimet për arsim, mbrojtje, etj.) → Deficiti ciklik – pjesa e deficitit që përcaktohet në mënyrë automatike nga gjendja e ciklit të biznesit
  • 140. POILITIKA FISKALE: DISA PARIME Për të sqaruar konceptet e mësipërme edhe më tepër është e nevojshme të dimë se çka përfaqëson:  Buxheti aktual: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti faktik  Buxheti strukturor: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse ekonomia funksionon në kushtet e prodhimit potencial  Buxheti ciklik: shpenzimet, të ardhurat dhe deficiti nëse ekonomia funksionon nën ose mbi nivelin e prodhimit potencial Shënim: BUXHETI AKTUAL = BUXHETIN STRUKTUROR + BUXHETIN CIKLIK
  • 141. NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE  Politika monetare (PM) dhe politika fiskale (PF) ndihmojnë që të nxjerrin ekonominë nga recesioni  Të dyja këto politika janë të drejtuara kah menaxhimi i kërkesës agregate (p.sh. për të mbajtur inflacionin nën kontroll)  Nevojitet një koordinim në mes të PF dhe PM  P.sh. nëse shteti dëshiron të rrisë kërkesën agregate atëherë rrit shpenzimet qeveritare  Ose: për të mbajtur prodhimin në nivelin e dhënë atëherë me anë të instrumenteve të politikës monetare i rrit normat e interesit  Problemi: identifikimi i cikleve të biznesit dhe ndryshimi nga një politikë në tjetrën  PM dhe PF duhet të kombinohen (koordinohen) për të eliminuar fenomenin e ngushtimit të shpenzimeve private (crowding-out) kur rriten shpenzimet qeveritare
  • 142. NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE SI MANIFESTOHET CROWDING OUT? Supozojmë që qeveria rrit shpenzimet e saja për mallra dhe shërbime  Rritet GDP më shumë se sa vlera e shpenzimeve për shkak të multiplikatorit  Kjo ndikon në tregun monetar duke rritur kërkesën për para  Për shkak se oferta është e dhënë (fikse), rritet norma e interesit  Rritja e normës së interesit dekurajon shpenzimet që janë të lidhur – që janë të ndjeshme ndaj normës së interesit  Si rezultat do të ulej efekti i politikës fiskale Shënim: Crowding-out lidhet me deficitin strukturor, sepse kur ekonomia është në recesion atëherë nuk ekziston crowding-out
  • 143. NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE Shënim: Kur qeveria rrit shpenzimet qeveritare → rritet kërkesa për para→ kjo rrit normën e interesit → zvogëlohen investimet private në masë të njëjtë sa ka qenë fillimisht rritja e shpenzimeve qeveritare duke eliminuar efektet e politikës fiskale Paraqitja e crowding-out përmes modelit AS=AD sipas pikëpamjes klasike-monetariste
  • 144. NDËRVEPRIMET E POLITIKËS MONETARE DHE FISKALE  POR: kur ekonomia është në recesion atëherë PF ka ndikim pozitiv  Kur qeveria i rrit shpenzimet atëherë kjo rrit GDP ekuilibër  Kjo sepse ekonomia funksionon nën nivelin potencial (shih pjesën b të figurës 23.2)  Me një kombinim të caktuar të PM dhe PF mund të parandalohet rritja e normës së interesit dhe kështu të parandalohet dukuria e crowding-out Fig. 23.2. Nxitja e investimeve nga shpenzimet qeveritare (a) & (b)
  • 145. PASOJAT EKONOMIKE TË BORXHIT QEVERITAR  Huat a akumuluara nga qeveria për të mbuluar deficitin buxhetor përbëjnë borxhin qeveritar ose publik  Kur qeveria ballafaqohet me deficit buxhetor atëherë duhet të marrë hua → borxhi qeveritar ose publik (obligacionet, etj.)  Shtimi në borxhin qeveritar çdo vit = deficiti qeveritar  Megjithëse deficiti në vete nuk paraqet dukuri negative, si i tillë ai rrit barrën e qeverisë dhe është ngarkesë për ekonominë dhe popullsinë e vendit  SHBA (1988) borxhi qeveritar = 37% e GDP vjetore
  • 146. PROBLEMET E BORXHIT QEVERITAR Rritja e borxhit përcillet me disa probleme:  Nevoja për ta shlyer borxhin e jashtëm  Humbja e efiçiencës për shkak të rritjes së taksave për të paguar borxhin dhe interesin  Qeveria duhet të rrisë taksat për të paguar borxhin  Rritja e taksave dekurojan njerëzit për të punuar  Zhvendosja e kapitalit, ku njerëzit mbajnë aktive në obligacione (borxh publik) në vend të aktiveve tjera  Njerëzit mbajnë: letra me vlerë të qeverisë (bono thesari, obligacione), dhe aktive tjera  Nëse rriten obligacionet nga njerëzit, atëherë zvogëlohen aktivet tjera
  • 147. PROBLEMET E BORXHIT QEVERITAR Duhet të theksohet se:  Borxhi i brendshëm – nuk paraqet ndonjë problem pasi në këtë rast i kemi borxh vetes  Borxhi i jashtëm – paraqet ngarkesë për popullsinë e vendit borxhli Shënim: Një ndër kushtet e vëna nga BE ndaj vendeve të reja anëtare:  Deficiti buxhetor vjetor jo më i lartë se 3% e GDP-së  Borxhi qeveritar nuk duhet të jetë më shumë se 60% e GDP-së
  • 148. Ligj. XII MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE  Në këtë kapitull do të njiheni me: Konceptin e marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare Faktorët që përcaktojn tregtinë ndërkombëtare Shkallën e hapjes së ekonomisë në relacionet ndërkombëtare Parimin e avantazhit absolut dhe krahasues: David Rikardo Bilancin e pagesave Tregun valutor Kurset e këmbimit dhe llojet e tyre
  • 149. MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE: HYRJE  Jo gjithmonë vendet mund t’i plotësojnë vetë të gjitha nevojat, prandaj kjo shpie te nevoja për shkëmbim tregtar në mes të vendeve  Lidhjet në mes vendeve realizohen përmes dy kanaleve:  tregtare, dhe  financiare Shënim: Analiza e marrëdhënieve që shprehin këto lidhje përbën një fushë të veçantë të teorisë ekonomike që quhet Ekonomiksi Ndërkombëtar Analizojmë:  Lidhjet e tregut të punës (zgjerimi i BE-së dhe konsekuencat për tregun e punës)  Lëvizje e forces punëtore nga lindja në perëndim  Barrierat formale (vizat, lejet e punës, etj.)  Barrierat joformale (qëndrimet e punëdhënësve ndaj punëtorëve të huaj, barrierat gjuhësore, kulturore, etj.)
  • 150. TREGTIA NDËRKOMBËTARE, FAKTORËT QË E PËRCAKTOJNË DHE EKUILIBRI NË TREGUN NDËRKOMBËTAR  Ekonomi hapur: vendet lidhen me njëra tjetrën nëpërmes eksportit dhe importit  Shkalla e matjes së hapjes së ekonomisë së një vendi ndaj vendeve tjera shprehet nëpërmjet vëllimit të eksportit dhe importit ndaj GDP-së:  Sa më i madh që të jetë ky raport, aq më e hapur është ekonomia e një vendi  Vendet me ekonomi liberale kanë ekonomi më të hapur (vlera e “O” është e lartë)  Sa më e madhe të jetë ekonomia e një vendi aq më e vogël është vlera e “O”, sepse tregu i brendshëm është i vetëmjaftueshëm SHËNIM: EKSPORTI përfaqëson shitjen e mallrave dhe shërbimeve të një vendi në vendet tjera, kurse IMPORTI blerjen e mallrave dhe shërbimeve nga vendet tjera Shkalla a Hapjes së Ekonomisë (O) = Eksport + Import GDP
  • 151. MARRËDHËNIET EKONOMIKE NDËRKOMBËTARE Eksporti-Importi i mallrave dhe shërbimeve kushtëzohen nga:  KUSHTET E NDRYSHME TË PRODHIMIT: burimet natyrore, toka, klima, kapitali, teknologjia, etj. janë të ndryshme në vende të ndryshme  EKONOMIZIMI I SHKALLËS: p.sh. SHBA për shkak të arritjes së ekonomizimit të shkallës eksporton vetura të mëdha në Japoni por importon vetura të vogla nga Japonia  NDRYSHIMET NË SHIJE: preferencat e ndryshme - gjithmonë është e leverdishme të tregtohet edhe kur kushtet e prodhimit janë të njëjta
  • 152. PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT DHE KRAHASUES: DAVID RIKARDO  Ky parim buron nga ndarja shoqërore e punës, që çon në rritjen e rendimentit të saj  AVANTAZHI ABSOLUT: shpreh aftësinë e një vendi për të prodhuar, me të njëjtat burime, një sasi më të madhe produkti sesa vendet e tjera. Shembull: Australia dhe Kina  Siç shihet, Australia ka avantazh absolutë ndaj Kinës në prodhimin e dy produkteve  Sidoqoftë Kina prapë ka benefite nga tregtia me Australinë  AVANTAZHI KRAHASUES: përfaqëson një ligj, sipas të cilit një vend mund të specializohet në prodhimin dhe eskportin e atyre mallrave që mund t’i prodhojë me kosto më të ulët dhe importojë ato mallra që mund t’i prodhojë me kosto relativisht më të lartë  Kosto relative llogaritet duke u mbështetur në koston oportune Vendi Grurë (1kg) Oriz (1 kg) Australia 2 orë pune 4 orë pune Kina 6 orë pune 8 orë pune
  • 153. PARIMI I AVANTAZHIT ABSOLUT DHE KRAHASUES: DAVID RIKARDOKOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT  Në Australi: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.5 kg oriz  Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg grurë = 0.85 kg oriz  Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg grurë në Australi është më e ulët se në Kinë  Kështu Australia ka avantazh krahasues në prodhimin e grurit KOSTOJA OPORTUNE E ORIZIT  Në Australi: kostoja oportune e 1 kg oriz = 2 kg grurë  Në Kinë: kostoja oportune e 1 kg oriz = 1.16 kg grurë  Mund të shihet se kostoja oportune e 1 kg oriz në Kinë është më e ulët se në Australi  Kështu Kina ka avantazh krahasues në prodhimin e orizit ndaj Australisë  Prandaj është e leverdishme që Australia të specializohet në prodhimin e grurit ndërsa Kina në prodhimin e orizit.  Për të prodhuar 1 kg grurë dhe 1 kg oriz nevojiten 6 orë pune në Australi ndërsa 14 orë pune në Kinë = 20 orë pune  Pas specializimit Australia harxhon 4 orë për 2 kg grurë, kurse Kina harxhon 14 orë pune për prodhimin e 2 kg oriz = 18 orë  Përfitimi është 2 orë pune
  • 154. KËRKESA DHE OFERTA PËR EKSPORTE DHE IMPORTE Shembull: Tregtimi i mollëve në mes Shqipërisë dhe Greqisë
  • 155. KËRKESA DHE OFERTA PËR EKSPORTE DHE IMPORTE Në kohë të ndryshme shteti ndërhynë në tregtinë e jashtme duke aplikuar politika proteksioniste:  Mbrojtja e degëve “foshnjore”  Kundërvënia ndaj politikave të dampingut dhe subvencioneve që ndjekin vendet e tjera Si realizohen politikat për kufizimin e tregtisë së jashtme?:  Kuotat Përfaqësojnë një kufizim të vendosur nga shteti në sasinë e një malli të veçantë që importohet nga një vend tjetër në vendin përkatës e cila çon në rritje të çmimeve të brendshme por njëkohësisht çon edhe në uljen e efiçiencës ekonomike  Tarifat Përfaqësojnë taksa të vendosura mbi mallrat e importit, e cila çon në rritjen e të ardhurave të prodhuesve vendor sepse kanë mundësi të vendosin çmime më të larta se ato të importit
  • 156. BILANCI I PAGESAVE, TREGU VALUTOR DHE KURSET E KËMBIMIT  Bilanci i Pagesave (BP) shpreh totalin e të gjitha transaksioneve të një vendi me vendet tjera gjatë një viti  Bilanci i pagesave jep në mënyrë të përmbledhur informata për: Nivelin e eksportit dhe importit, Të ardhurat nga aktivitetet e jashtme Lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit Të ardhurat e të huajve Transaksionet zyrtare të bankës qendrore Transferet e njëanshme, etj.
  • 157. KOMPONENTËT KRYESOR TË BILANCIT TË PAGESAVE 1) LLOGARIA KORENTE: lëvizja e mallrave nga eksporti dhe importi. Po ashtu përfshihen edhe shitja dhe blerja e shërbimeve, dhënia dhe marrja me qira, etj. 2) LLOGARIA E KAPITALIT: lëvizjet e kapitalit brenda dhe jashtë (private ose shtetërore), shitja dhe blerja e letrave me vlerë që çojnë në marrjen valutës nga jashtë ose nxjerrjen e valutës jashtë 3) MOSPËRPUTHJA STATISTIKORE: shuma neto e të gjitha transaksioneve të paregjistruara 4) REZERVAT ZYRTARE: atëherë kur shuma e tre zërave më lartë është negative (pra kur bilanci është në deficit), atëherë ndërhyn shteti për mbulimin e deficitit
  • 159. KURSET E KËMBIMIT DHE TREGU VALUTOR Tregtia ndërkombëtare e të mirave materiale realizohet nëpërmjet këmbimit të tyre me ndërmjetësimin e parasë, prandaj me rastin e këmbimit të mallrave jashtë shprehet nevoja për këmbimin e valutave KURSI I KËMBIMIT Shpreh çmimin e valutës së një vendi në valutën e vendit tjetër  Pse ndryshon kursi i këmbimit?  Si funksionon tregu valutor?  Kursi i këmbimit, pra çmimi një valute në valutën tjetër, përcaktohet në bazë të kërkesës dhe ofertës për atë valutë  Në përgjithësi, faktorët që e përcaktojnë kërkesën dhe ofertën për importe dhe eksporte përcaktojnë edhe kursin e këmbimit
  • 160. KËRKESA PËR LEKË DL= f (Eksporte shqiptare = Importe greke) = f (el , YG, PSH/PG, ish/ig) Kërkesa për lekë lidhet negativisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi Shembull: 1 lekë = 2.5 dhrahmi  nëse 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 400 lekë, atëherë në dhrahmi kushton 400 x 2.5 = 1000 dhrahmi  Tani, nëse 1 lekë = 2 dhrahmi, atëherë 1 kg mish qengji në Shqipëri kushton 800 dhrahmi  Si rrjedhim, grekët do të kërkojnë më shumë mish qengji  Rritja e YG rrit kërkesën për mallra shqiptare dhe rrit kërkesën për lekë (kurba zhvendoset djathtas)  Rritja e PSH/PG zvogëlon kërkesën për mallra shqiptare dhe zvogëlon kërkesën për lekë (kurba e kërkesës zhvendoset majtas)  Rritja e ish/ig rrit kërkesën për lekë ngase hyn kapital në Shqipëri, sepse është më e leverdishme të investohet në Shqipëri (kurba e kërkesës zhvendoset djathtas) Legjenda: el – kurs i i këmbimit të lekut me dhrahmin i shprehur 1 lekë = x dhrahmi (l/gdr) YG – produkti i brendshëm bruto i Greqisë (ose të ardhurat kombëtare) PSH – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Shqipërisë PG – Niveli i përgjithshëm i çmimeve të Greqisë ISH – norma mesatare e interesit të Shqipërisë IG – norma mesatare e interesit të Greqisë
  • 161. OFERTA PËR LEKË: SL = f (Importe shqiptare = Eksporte greke) = f (el, Y, PSH/PG, ish/ig) Oferta për lekë lidhet pozitivisht me kursin e këmbimit të lekut me dhrahmi, sepse nëse leku rivlerësohet, atëherë mallrat kreke bëhen më të lira duke nxitur kështu importet nga Greqia Shembull: 1 lekë = 2 dhrahmi  nëse 1 kg mish pule në Greqi kushton 500 dhrahmi, atëherë çmimi i 1 kg mish pule në Shqipëri kushton 250 lekë  Tani, nëse 1 lekë = 2.5 dhrahmi, atëherë 1 kg mish pule të Greqisë në Shqipëri kushton 200 lekë  Si rrjedhim, shqiptarë do të kërkojnë më shumë mish pule nga Greqia  Rritja e YG rrit kërkesën e shqiptarëve për mallra greke (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)  Rritja e PSH/PG do të thotë çmimet e mallrave shqiptare bëhen më të shtrenjta, kjo nxit importin (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)  Ulja e ish/ig do të thotë se investimet në Greqi bëhen më të leverdishme, kjo rrit ofertën për lekë (kurba e ofertës zhvendoset djathtas-poshtë)
  • 163. LLOJET E KURSEVE TË KËMBIMIT KURSE KËMBIMI FIKSE  Ka mbizotëruar deri në viti 1973, kur është prishur marrëveshja e Bretton Woods-it  Banka Qendrore intervenon duke blerë dhe shitur valuta të huaja sipas nevojës  Ndryshimi i këtij kursi bëhet zyrtarisht (rivlerësim dhe zhvlerësim) KURSET LUHATËSE TË KËMBIMIT  Përcaktohen nga oferta dhe kërkesa për valuta në treg  Shteti ndërhyn nëse kursi i këmbimit del shuma jashtë kufijve të dëshiruar, dhe në këtë rast kurset e këmbimit quhen kurse këmbimi të menaxhuara