SlideShare a Scribd company logo
UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK
Lënda: E DRETA FINANCIARE
Kampusi Gjakovë
T E M A:
ÇRREGULLIMET NË SASINË E
PARASË NË QARKULLIM
Mentori: Shaban Dulahu Punoi: Driton Dobruna
Gjakovë,Maj,2015
Përmbatja:
Hyrje................................................................................................................................................3
Inflacioni..........................................................................................................................................3
Deflacioni – kuptimi dhe karakteristikat..........................................................................................8
Devalvimi dhe revalvimi i valutës nacionale................................................................................10
Pasojat e çrregullimit të sasisë parasë në qarkullim si konkludim.................................................11
“Vetëm një njeri në dhjetëmijë sish i kupton problemet monetare, e neve këtë problem çdo ditë
e hasim”
Kin Hubbard
HYRJE
Në rastet kur sasia e parasë në qarkullim u përgjigjet nevojave reale të tregut të caktuar, atëherë
këmbimi i mallrave dhe shërbimeve do të shprehet në ekuivalentin e vet të shprehur me para. Në
qoftëse, për arsye të ndryshme, sasia e parasë (kartëmonedhave të emituara nga Banka Qendrore
është më e madhe se që janë nevojat reale të tregut, mund të shkaktohen çrregullime të
ndryshme, siç janë depresioni, që paraqitet në formë të zvoglimit të aftësisë blerëse të parasë
dhe apresioni, që paraqitet në formë të rritjes së aftësisë blerëse të parasë në qarkullim.1
Depresioni – manifestohet me anë të inflacionit, që paraqet zvoglimin e aftësisë blerëse të
parasë, devalvimit, që është zhvlerësim zyrtar i parasë kombëtare në raport me arin ose me
ndonjë valutë tjetër konvertibile. Stagflacioni paraqet situatën kur njëkohësisht kemi infacion
dhe papunësi të lartë.
Apresioni – manifestohet me anë të deflacionit, që është proces ekonomik i kundërt me
infacionin do të thotë rritje e aftësisë blerëse të parasë dhe revalvimit që është proces i kundërt i
devalvimit, apo rritja e kursit zyrtar të parasë kombëtare në raport me valutë tjetër konvertibile.2
INFLACIONI
1.1 Kuptimi dhe definicioni.
Fjala inflacion rrjedh prej fjalës latine “inflatio” që do të thotë “i fryrë” e që në kuptimin
ekonomik për herë të parë është përdorur në Amerikë në kohën e luftërave qytetare në mes viteve
1861-1865 me të cilën është shprehur rritja e lartë e çmimeve dhe e sasisë së parasë3.
Inflacioni është problem botëror. Me të ballafaqohen të gjitha vendet, të zhvilluara dhe të
pazhvilluara. Inflacioni është dukuri e përgjithshme, globale dhe dukuri komplekse e ekonomisë
botërore, si dhe gjenerator kryesor i krizave.
1 Mr.sc. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë,2001
2 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005
3 Paul A. Samuelson: Ekonomija, Savremena administracija,Beograd,1969, fq. 291
Problemi i infacionit është studiuar shumë në literaturën ekonomike, por nuk ekziston një
definicion në përgjithësi i pranishëm. Autorë të ndryshëm japin japin definicione të ndryshme.
Në vazhdim po i potencojmë disa prej tyre.
Kurt Singeri ka shqyrtuar inflacionin e madh te 1923 në Gjermani dhe si karakteristikë kryesore
të inflacionit e thekson rritjen e madhe të nivelit të çmimeve e cila është krijuar për shkak të
rritjes së mases monetare, e kjo e përcjellë me rritjen e kredisë bankare, të borgjeve shtetërore
dhe të kurseve devizore. Më tutje Singer thotë: “Në të gjitha rastet ekziston presupozimi se sasia
e parasë dhe sasia e mallërave janë dy sasi të cilat në mes veti pavarësisht zvogëlohen ose rriten
dhe se ndryshimet në nivelin e çmimeve duhet të kuptohen si pasojë e ecurive të kundërta të
këtyre sasive”
Gjuro Rashiq thotë: “Me inflacion duhet kuptuar sidomos ato procese ekonomike, të cilat
krijohen dhe zhvillohen për shkak të rënies së vlerës së parave së letrës. Me rënie të vlerës së
parave së letrës duhet kuptuar zvoglimin e vlerës reale të tyre në raport me vlerën nominale të
saj”.
Hamid Filipoviq thotë: “Inflacioni është dukuri ekonomike – financiare e shkaktuar me
çrregullimin e ekuilibrit të faktorëve të prodhimit dhe si pasojë bëhet rritja e qarkullimit të
parave me emisionin e kartëmonedhave dhe të parave – kredive pa mbulesë përkrahëse në metale
(të çmueshme) ose në prodhim”.
Meichsner thotë: “Inflacioni është rritja e qarkullimit të parave mbi atë sasi gjatë së cilës niveli i
përgjithshëm i çmimeve mbahet në lartësinë e deritashme. Ose shprehur ndryshe: inflacioni është
rritje e qarkullimit të parasë e cila ka si pasojë rritjen e përgjithshme të nivelit të çmimeve.
Andaj, çdo rritje e qarkullimit të parasë nuk është inflacion... Problemi paraqitet atëherë kur sasia
e parasë ndryshohet pa ndryshimin përkatës në anën e mallërave, kështu që ky ndryshim fillojë të
ndikojë në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Nga kjo del se në të vertetë inflacioni është
kuptim dinamik. Posa të ndalet rritja e qarkullimit të parasë dhe çmimet stabilizohen në nivelin e
ri, inflacioni ndalet pa marrë parasysh faktin sa është tani qarkullimi i parasë. Për inflacionin
mund të flitet vetëm derisa çmimet të ngriten. Si të ndalen çmimet ne cilindo nivel, nuk ka më
inflacion, sa do të jetë qarkullimi e ri më i madh sesa i mëparshmi.”
Samuelsoni për inflacionin thotë: “Me inflacion nënkuptojmë periudhën e rritjes së përgjithshme
të çmimeve të mallit dhe të faktorëve të prodhimit – rritën çmimet e bukës, automobilave, qethja,
rriten mëditja, renta etj,”
Ivo Perishin: “Inflacioni është proces vetëpërmbajtës, për shkaqe të ndryshme e ngrit rritjen e
çmimeve, ai gradualisht, më herët ose më vonë, pasi të shfrytëzohen efektet simulative të ngritjes
së çmimeve, shkakton rënien e standardit jetësor te shumica e popullsisë, shterrjen e burimeve
nacionale të devizave, keqësimin e bilancit devizor dhe kursit të valutës nacionale dhe në fund
çrregullimin e tregut, i cili e vështirson funksionimin e vazhdueshëm të ekonomisë, shkakton
çrregullime të reja në shperndarje dhe e mban (ushqen) vetveten.”
Dr. Millosh Vuqkoviq thekson se në praktikë janë paraqitur rastët e çmimeve stabile edhe pse
është rritur qarkullimi i parasë si dhe rritja e çmimeve ndonse qarkullimi është stabil, andaj është
e nevojshme që kuptimi teorik i inflacionit t’u përshtatet kushtetve të reja. Inflacioni është
kërkesa e tepërt e parasë mbi ofertë. Me konceptin bashëkohor për inflacionin nënkuptohet çdo
gjendje në të cilën kërkesa efektive e parasë mbizotëron mbi ofertën e mallërave dhe të
shërbimeve, pa marrë pasasysh se a shprehët kjo gjendje në rritjen e nivelit të përgjithshëm të
çmimeve apo jo.
Sipas profesorit të shquar të Universiteti të Prishtinë Prof. Dr. Sabahudin Komoni, si
definicion për inflacionit mund të mirret, si vijon:“Inflacioni është një çrregullim i
proceseve ekonomikedhe financiare në mes të ofertës dhe të kërkesës së mallërave dhe
shërbimeve, i cili shprehet në ngritjen e çmimeve dhe zhvlerësimin e parasë. Inflacioni nuk
është vetëm fenomen monetar , por edhe fenomen ekonomik, i cili ndikon në tërë procesin e
ekonomisë, në prodhim, shpërndarje, çmim, konsum, akumulim, bilancin e pagesave etj.”
Sipas mendimit tim, si student i Juridikut, duke marrë parasysh të gjitha definicionet e
lartëpërmendura mund të konkludoj që inflacioni nuk shkaktohet vetvetiu, por nga qeverisja e
keqe e pushtetit, për përfitime personale dhe mbulimet të aferave korruptive të pushtetarëve.
Prandaj, them se në kuadër të pushteti gjyqësor duhet të forcohet hetimi dhe parandalimi i
inflacionit.
1.2 Historiku
Inflacioni nuk është fenomen ri, në pikëpamje historike shfaqet që në kohën antike dhe bile para
kater mije vjetësh.4 Historia e inflacionit fillon me tiranin athinas Hipij dhe me perandorin romak
Septej Sever, të cilët e kanë ulur vlerën e parasë për më tepër se dy herë. Me “Paqen e Romës”
(Pax Romana), pas luftërave qytetare në Perandorinë Romake u paraqiten çrrgullimet e mëdha në
sferën ekonomike. Çmimet filluan të rriten dhe për një kohë të shkurtër ato tejkaluan dhjetëfishin
e vlerës së mëparshmë, individët filluan të humbasin besimin në para dhe filluan pagimin e
mallërave në natyrë. Banorët e Perandorisë Romake me të madhe filluan të shpërngulen nëpër
fshatra dhe qytetet filluan të humbasin banorët. Këto probleme ekonomike filluan të shkaktojnë
edhe probleme politike. Perandori që e ndaloi këtë agoni të thellë dhe e futi sistemin e ri ishte
perandori me origjinë ilire Diokleciani. Edikti i çmimeve i Dioklecianit konsiderohet dokument
monumental dhe i veçantë i historisë juridike dhe asaj ekonomike. Qellimet e Dioklecianit, pas
Pax Romana, ishin që të nderpritet “çmenduria e çmimeve” që i atakonte posaqërisht ushtarët,
nënpunësit dhe qytetarët e varfër. Ai fajin ua hidhte tregtarëve dhe prodhuesve që në vitet jo të
bereqëtshme i ngritnin çmimet dhe të njëjtat i mbanin edhe në vitet e bereqetshme. Përmes
Ediktit të çmimeve ishin përcaktuar çmimet e qindra produkteve të ndryshme, dhe ky Edikt
vlente në tërë territorin e Perandorise Romake. Të gjitha këto tarifa ishin unike dhe moszbatimi i
tyre ishte veper që dënohej me vdekje. Poashtu ishin caktuar edhe tarifat maksimale të punës së
mjekut, avokatit, rrobaqepësit, argjentarit, këpucëtarit etj.5
4 Prof. Dr. Sabahudin Komoni: Financat,Universiteti i Prishtinës,Prishtinë,2012,fq. 279-280
5 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005,
fq. 177-178 dhe Emilija Karajoviq:Dioklecijanov edikto cenama, Pravni Fakultetu Kragujevcu,1997
Me përdorimin e parave jokonvertibile paraqiten inflacionet e mëdha. Si rast eklatant paraqitet
rasti i shkaktuar nga bankieri Xhon Lou në periudhen e viteve 1716-1720 duke bërë emetimin e
kartëmonedhave jokonvertibile, saktësisht 2700 milion kartëmonedha më mbulesë metalike prej
gjithesejt 48 milion kartëmonedha, të cilat kanë përfunduar si një cope letre pa asnjë vlerë.
Shekulli XX nga ana e ekonomistëve quhet shekulli i inflacionit, sepse në këtë periudhe e deri
më sot llogaritet se inflacioni ka përcjellur krizat e mëdha globale ekonomike të pasuara nga
luftëra të përgjakshme.
1.3 Shkaqet e inflacionit
Burimet apo shkaqet e inflacionit mund të jenë të llojllojshme, por ato mund të veprojnë me
intensitet të ndryshueshëm. Shkaqet e inflacionit mund të jenë: krizat ekonomike, përgatitjet për
luftë, fatkeqsitë e ndryshme elementare, deficiti buxhetor, mosfunksionimi i sistemit ekonomik, e
në disa shtete edhe në prag të zgjedhjeve. Ekonomistët e shumtë janë përpjëkur që të shpjegojnë
shkaqet e inflacionit në mënyra të ndryshme. Në fillimim problemi i inflacionit spjegohej
mëpërmjet teorisë sasiore të parasë. Në shkencën moderne ekonomike shkaqet e inflacionit
shpjegohen dhe analizohen nepërmjet faktorëve tjerë:
- Inflacioni i kërkesës;
- Inflacioni i kostos (shpenzimeve);
- Inflacioni inercial;
- Inflacioni monetar6;
- Inflacioni për shkak të zvoglimit të fondit të mallit dhe
- Inflacioni për shkak të ecurisë së pavolitshme të bilancit të pagesave7.
Duke u bazuar ne hipotezën “nëse Kosova do të kishte valuten e saj dhe do të mund të emetonte
para” do të spjegoj shkaqet që do të mund të qonin deri tek inflacioni sipas teorise së inflacionit
të kërkeses dhe të kostos apo shpenzimeve.
1. Inflacioni i kërkesës është rezulltat i rritjes së ofertës së parave në tregun e caktuar si dhe
rritjes së shpenzimeve qeveritare. Këtë inflacion mund ta shkaktojë edhe deficiti i lartë
shtëtëror. Tek inflacioni i shkaktuar nga kërkesa, shkaku kryesor është kërkesa e tepërt
për mallra dhe shërbime, që shkaktohët nga emetimi i tëpërt i parave në qarkullim. Në
rastet ekstreme kur kërkesa për mallra dhe shërbime tejkalon kapacitetin prodhues të
ekonomisë kombëtare kemi inflacionin e shkaktuar tërërisht nga kërkesa e tepërt. Si
shkaktar i inflacionit të kërkesës paraqitet edhe rritja e aftësisë blerëse për mallra dhe
shërbime, në krahasim me periudhën e mëparshme.
6 Paul A. Samuelson & ËilliamNorrdhaus:Ekonomija,Zagreb, 1992
7 Dr. Millosh Vuqkoviq:Savremeni problemi teorije i politike.
2. Inflacioni i kostos (shpenzimit), nënkupton rritjen e shpenzimit të prodhimit si dhe rritjen
e tepruar të kërkesës së konsumatorëve. Në rastin e parë, për shkak të ngritjes së
imputeve, prodhuesit detyrohen që të paguajnë më shumë për imputet prodhuese, prandaj
për të përballuar këtë gjendje ata janë të detyruar që t’i ngrisin çmimet shitëse të mallrave
ose shërbimeve. Në rastin e dytë, për shkak të rritjes së tepërt të të ardhurave, që
shpashherë tejkalon edhe madhësinë e ofertës së mundëshme të mallrave dhe shërbimeve
nga ana e prodhuesve, shkaktohet rritja e nivelit të përgjithshem të çmimeve të shitjes.
Pas kesaj krijohet e ashtuquajtura spiralja e inflacionit e cila si pasojë ka ngritjen e
shpenzimeve të jetesës së të punësuarve, dhe kjo i detyron sindikatat që të kërkojnë paga
më të larta, që në mënyrë indirekte reflektohet në ngritjen e shpenzimeve të prodhimit,
prodhuesit ngritin çmimet e prodhimeve dhe sherbimeve dhe vazhdon kështu pa
nderprerë8 (Ky do të ishte skenari hipotetik nesë kosova do ta kishte valutën e saj.).
1.4 Llojet e inflacionit
Sipas paraqitjes së inflacionit kemi: inflacionin e brendshëm (zvoglimit të aftësisë blerëse të
parasë në tregun e bredshëm) dhe inflacionin e jashtëm (zvoglimi i aftësisë blerëse të parasë në
operacionet e tregëtisë së jashtme, do të thotë zvoglimi i kursit të këmbimit të valutes).
Në teorine dhe praktikën ekonomike, dhe për ne studentët e Fakultetit Juridik është mirë të dijmë
për tri lloje të inflacionit, sepse shkenca ekonomike njeh edhe lloje tjera të inflacionit.
1. Inflacion të moderuar kemi në ato rastë kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngritet
ngadalë (në mënyrë të qetë). Zakonisht norma vjetore në këto raste nuk kalon numrin
njëshifror, dhe në keto raste çmimet janë stabile, individët kanë besim tek paraja dhe i
deponojnë ato në banka, duke pranuar si kundërvlerë norma të ulta të kamatës nga 1 deri
në 5 përqind në vit. Ky inflacion konsiderohet i dobishem për ekonominë e një vendi dhe
stimulon prodhimin vendor.
2. Inflacioni galopant paraqitet në ato raste kur niveli i përgjithshëm i çmimeve fillon të
rritet me shifra dy dhe treshifrore. Fillimi i inflacionit galopant shkakton çrregullime
serioze për ekonominë e vendit. Subjektet ekonomike fillojnë shpejt të humbasin besimin
në paranë dhe bankat e tyre dhe i konvertojne ato në valutë të huaj të besueshme. Kështu
që njerëzit paratë mundohen që sa më shpejtë t’i materializojnë në mallra. Normat e
kamatës fillojnë të rriten me shpejtësi ose edhe më shpejt se norma e inflacionit. Poashtu
fillojnë të çrregullohen dhe treguesit tjerë makroekonomik, në rradhë të parë sistemi
monetar, sistemi fiskal dhe ai buxhetor, si dhe fillojnë çrregullimet ne transaksionet e
tregëtisë së mbrendshme dhe të jashtme. Ky lloj inflacioni është i pranishëm në
ekonomitë e shteteve në zhvillim.
3. Hiperinflacioni është diçka e tmerrshme dhe baballarët tanë e kanë provuar në kohën e
ish-Jugosllavisë kur u mblodhem të gjitha devizat për të filluar luftën nga regjimi
8 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005,
serbomadh i Sllobodan Millosheviqit. Prandaj edhe është e vështirë të jepet ndonjë
përkufizim i prerë për këtë anomali fiskale. Kagan e përkufizon; “si situatë kur çmimet
rriten më shume se 50 % në muaj dhe kjo rritje zgjat për së paku një vit”. Por gjatë
gjysmes së dytë dhe nga fundi i shekullit XX kemi pasur raste kur ka shkuar me mbi
11.000 % për më shumë se një vit.9 Në rast të hiperinflacionit kemi edhe një dukuri që
quhet Nulifikim (Denominim) apo dukuria e heqjes së zerove nga ana e shtetit të
monedhës së ligjshme, për shkak të humbjes jashtëzakonisht të madhe të fuqisë së saj
blerësë deri në vlerën zero. Nulifikime të tilla janë zbatuar në Francë në vitin 1797, pastaj
në Greqi në vitin 1944 (kur 50 milion dhrahmi të vjetra u këmbyen me 1 dhrahmi të re),
ose në ish-Jugosllavi gjatë vitit 1993, kur dinarit iu hoqen nëntë zero. Me procesin e
nulifilimit nuk ndryshon aftësia blerëse e parasë por arsyet e janë të aspektit praktik dhe
psikologjik.
2.6 Masat antiinflacioniste
Si masa për korrigjimin dhe ndaljen e inflacionit shteti merr një mori masash si p.sh. rritjen e
normes së kamatës, ngritjen e normës së rezerves së detyrueshme, shitjen e letrave me vlerë,
reforma monetare (zëvendësimi i parasë). Të gjitha këto me thjesht mund të kuptohen si
dezinflacion.
Dezinflacioni është masë korrigjuese e vlerës e vlerës së brendshme të parasë e cila e pengon
inflacionin dhe përmison efektet e saja në sferën monetare me kusht që me këto masa ekonomia
të mos vijë e të kalojë në gjendje deflacioni. Per ketë arsye pengimi i inflacionit nuk do të thotë
edhe kalimi në gjendje të deflacionit.
Masat e dezinflacionit janë të ndryshme dhe zbatohen në pjesë të ndryshme financiare dhe
monetare. Sidomos, në këto masa hyjnë: zvoglimi i arsyeshëm i buxhetit, bllokimi i investimeve
joproduktive, ngrirja e rrogave etj., si dhe masa tjera10.
DEFLACIONI – KUPTIMI DHE KARAKTERISTIKAT
Deflacioni është dukuri e kundërt me inflacionin dhe edhe kjo paraqet çregullim të parasë në
qarkullim (joekuilibër monetar). Ky joekuilibër gjatë deflacionit shprehet kur sasia e parasë në
qarkullim është më e vogël se ajo sasi që është e nevojshme.
Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet si e kundërta e inflacionit. Filipoviq thotë:
“Dukuria e kundërt e inflacionit është deflacioni i parasë. Nësë me inflacion kemi shënuar rënie
të fuqisë blerëse të parasë, deflacioni mund të definohet si rritje e fuqisë blerëse të parasë”.
9 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005
10 Prof. Dr. Sabahudin Komoni: Financat,Universiteti i Prishtinës,Prishtinë,2012,fq. 302-303
Meichsner: “Deflacioni sipas rregullit është zvoglimi i qarkullimit monetar, i cili ka për pasojë
rënien e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonominë nacionale. Niveli i përgjithshëm i
çmimeve do të bjerë nëse gjatë vëllimit tregtar të pandryshueshëm zvoglohet sasia e parasë në
qarkullim”. Kurse Vuqkoviq deflacionin e definon kështu” Derisa inflacioni është teprica e
kërkesës së parasë mbi ofertë, deflacioni është teprica e ofertës mbi kërkesë”.
Deflacioni është ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe shërbimeve mbizotëron
mbi kërkesën efektive të parasë, pa marrë parasysh se a bëhet rënia apo jo e nivelit të
përgjithshëm të çmimeve. Për shkak të joelasticitetit të çmimeve dhe pagave, deflacioni shkakton
rënien e kërkesës, rënie të konsumit, ngecien ekonomike, papunësinë, jolikuditetet etj., që janë
efekte negative ekonomike.
Procesi i deflacionit është dukuri komplekse në të cilën përveç faktorëve monetar ndikojnë edhe
faktorët tjerë. Mendohet se deflacioni është dukuri sekondare nën ndikimine ecurive të caktuara
në ekonomi kur ajo bie në depresion, e cila përcillet me rënien e çmimeve e që nuk është rezultat
i ngritjes së produktivitetit të punës, restrikcionit të tepruar të politikës së bankës emetuese,
zvoglimit të shpenzimeve shtetërore apokufizimit të qarkullimit monetar.
Karakteristika tipike të deflacionit janë:
- Rënia e përgjithshme e çmimeve, për shkak se kërkesa është më e vogël se oferta si
pasojë e zvoglimit të masës monetare;
- Rritja e fuqisë blerësë të parasë, për shkak të uljes së çmimeve ashtu që me njësinë e
parave mund të këmbehen më shumë mallra dhe shërbime;
- Zvoglimi i pagave dhe i mëditjeve, si pasojë e zvoglimit të vëllimit të plasmanit të
mallrave, dhe si pasojë e rënies së produktivitetit të punës, rënies së kërkesës etj.;
- Zvoglimi i punësimit për shkak të zvoglimit të prodhimit, madje vjen edhe deri te largimi
masiv i punëtorëve nga puna;
- Zvoglimi i të ardhurave kombërtare si pasojë e rënies së prodhimit dhe të efekteve
ekonomike,
- Rishpërndarja e të ardhurave kombëtare në dëm të debitorëve dhe në dobi të kreditorëve;
- Rënia e iniciativës afariste, apo investimeve dhe mbylljes masive të ndermarrjeve.
Pra deflacioni ka pasoja negative. Procesi i deflacionit fillon me zvoglimin e të ardhurave të cilat
më tutje e zvoglojnë kërkesën në treg, e që si pasojë ka zvoglimin e çmimeve, por kjo zbritje
nuk ka efekt pozitiv në ekonomitë familjare.
Deflacioni sot më tepër paraqitet si aksion korrigjues i organeve monetare i cili ka si pasojë të
drejtpërdrejtë ose jo të drejtëpërdrejtë zvoglimin e qarkullimit monetar që arrihet duke shitur
letrat me vlerë shtetërore ose duke berë restrikcione të kredisë bankare.
Masat për mënjanimin e deflacionit janë: rritja e kërkesës së parasë, lehtësimi i kushteve për
marrjen e kredisë, stimulimi i eksportit, zvoglimi i tatimeve dhe zhdukja e dukurive që e kanë
shkaktuar deflacionin. Si masë efektive korrigjuese e delfacionit është reflacioni e cila paraqitet
një grumbull masash monetare. Reflacioni e arsyeton vetveten për shkak të pengimit të
deflacionit, por kjo nuk do të thotë edhe kalimin e ekonomise në gjendje tjetër joekuilibruese -
inflacioniste. Kjo masë aplikohet atje ku paraqiten vatrat e deflacionit. Sipas cilësisë reflacioni
është shumë afër me inflacionin, por është masë korrigjuese e vetëdijshmë të cilën e zbatojnë
organet shtëtërore monetare. Masat më të shpeshta të reflacionit zbatohen në sferën e kredisë siç
janë lehtësimi i kushteve për marrjen e kredisë, masat e lehtësimit për kthimin e kredisë, ulja e
normës së kamatës etj.
Nëse i krahasojmë inflacionin me deflacionin mund të konstatojmë së edhe njëri edhe tjetri e
deformojnë ekonominë, shkaktojnë joekulibër monetar dhe ndikojnë në mënyrë të dëmshme në
zhvillimin ekonomik.11
Mund të them se deflacioni pritet të jetë, në të ardhmen , një dukuri mjaft e shpeshtë, sidomos në
ekonomitë e zhvilluara, sepse me shtimin e jetëgjatësisë së banorëve të këtyre shteteve do vijë
deri te ulja e kërkesës për mallra dhe shërbime. Të rinjtë do të duhet të punojnë më shumë për të
mbajtur të vjetrit, që nënkupton rritjen e taksave. Kurse vendet në zhvillim, me popullsi
relativisht të re (si rasti ynë) nëse do të dijnë ta shfrytëzojnë rastin do të kenë zhvillim të madh
ekonomik me një inflacion të moderuar që është shumë më i shëndetshëm për ekonominë
nacionale.
DEVALVIMI DHE REVALVIMI I VALUTES NACIONALE
Si dukuri tjetër mjaft shqetsuese në çrregullimin e sasisë së parasë në qarkullim është edhe
devalvimi dhe revalvimi i valutës nacionale. Për shkak se ne në Kosovë e përdorim euron si
valutë nuk do të zgjate në këtë dukuri. Zakonisht shtetet me valute të dobët nacionale
devalvimin dhe revalvivimin e valutës se tyre e shkaktojnë me anë të inflacionit dhe deflacionit.
Devalvimi është zvoglimi zyrtar i vlerës së këmbimit (kursit valutor) të valutës kombëtare
përmes vendimit ligjor, e krahasuar me ar ose me valutat tjera konvertibile.
Devalvimi mund të bëhet për arsye të shumta. Në rradhë të parë devalvimi stimulon eksportin e
mallrave dhe shërbimeve dhe hyrjen e kapitaleve të huaja, por dekurajon importin e mallrave dhe
shërbimeve të huaja. Devalvimi i panevojshëm dhe i përsëritshëm mund të ketë efekte të
caktuara negative për ekonominë e një shteti.
11 Prof. Dr. Sabahudin Komoni: Financat,Universiteti i Prishtinës,Prishtinë,2012,fq. 300-303
Revalvimi është proces ekonomik i rritjes së kursit zyrtar të valutës kombëtare në krahasim më
arin ose valutat tjera konvertibile. Revalvimi është proces i kundërt me devalvimin dhe në jetën e
përditshme përdoret shume rrallë.12
Devalvimin dhe revalvimin e valutës nacionale kohëve të fundit e përdorin shumë superfuqitë
ekonomikë për përfimime marramendëse dhe për dobësimin e supërfuqive tjera konkurente. Për
shembull kur SHBA-të duan të shesin prodhimet e veta e devalvojnë dollarin, kurse kur të ju
nevojitet lënda e parë e revalvojnë valuten e tyre (dollarin).
PASOJAT E ÇRREGULLIMIT TË SASISË SË PARASË NË QARKULLIM
- KONKLUDIM
Pasojat e çrregullimit të sasisë së parave në qarkullim kanë pasoja drastike në të gjitha poret e
jetës së një shoqërie. Pasojat janë ekonomike, politike dhe sociale. Ato humbin kursimet e shumë
familjeve dhe kanë pasoja të pariparueshme edhe në brezat ardhshëm, pra kanë pasoja edhe
psikologjike në masë. Duke e ditur se çdo hiperçrregullim i sasisë së paravë në qarkullim i
paraprinë një fatkeqësie, në rastin më të keq vetë luftërave, mund të thuhet se është gati e njëjtë
me përjetimin e luftës. Ne edhe sot vuajmë hiperinflacionin e viteve 90-të, të cilat pasuan me
luftërat e përgjakshmë të ish-Jugosllavisë. Pastaj ndërrimin e valutës nga dinari në markën
gjermane dhe në fund euron. Të gjitha këto kanë lënë plagë të pashërueshme në për të gjithë.
Prandaj, ne si juristë duhet që me fuqinë që na jep Kushtetuta e Kosovës të bëjmë çmos që të
parandalojmë dhe të gjykojmë ose edhe të krijojmë mekanizma për luftimin e dukurisë së
çrregullimit të sasisë së parasë, sepse ky çrregullim kryesisht e ka burimin në korrupsion dhe në
forma të ndryshme të krimit ekonomik.
12 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005.
Literatura:
- Komoni, Sabahudin Prof. Dr. “FINANCAT” , Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012
- Bektashi, Mejdi Dr. Sc., Gacaferri, Nysret Mr. Sc. “EKONOMIA” Botim i dytë i
plotësuar, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2005
- Burime nga interneti

More Related Content

What's hot

Ekonomiks 2 (1)
Ekonomiks 2 (1)Ekonomiks 2 (1)
Ekonomiks 2 (1)
EdonaZenelaj
 
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionKastriot Gashi
 
Raporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionRaporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionMenaxherat
 
Inflacioni
InflacioniInflacioni
Inflacioni
ReiNexhipi1
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Menaxherat
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
Zaim Kadiri
 
Kurba e Philipsit
Kurba e PhilipsitKurba e Philipsit
Kurba e Philipsit
Menaxherat
 
hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)
Klervi Haxhimali
 
1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
Dar Iss
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
fatonbajrami1
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Menaxherat
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
betrex
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeMenaxherat
 
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Menaxherat
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetMenaxherat
 
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomiMakro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
MustafMatoshi
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
shpatvjanova
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
Kastriot Gashi
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
ALTAX Consulting
 
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot Gashi
 

What's hot (20)

Ekonomiks 2 (1)
Ekonomiks 2 (1)Ekonomiks 2 (1)
Ekonomiks 2 (1)
 
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
 
Raporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionRaporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacion
 
Inflacioni
InflacioniInflacioni
Inflacioni
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
Kurba e Philipsit
Kurba e PhilipsitKurba e Philipsit
Kurba e Philipsit
 
hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)
 
1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
 
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimet
 
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomiMakro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
 
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)
 

Viewers also liked

Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare
Ermon Cërvadiku
 
Pasqyra e fluksit të parave cash flow
Pasqyra e fluksit të parave cash flowPasqyra e fluksit të parave cash flow
Pasqyra e fluksit të parave cash flowMenaxherat
 
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Labinot Aliu
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e beekonomia
 
Detyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flowDetyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flow
student
 
Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave
Sistemi monetar i valutave paralele, i valutaveSistemi monetar i valutave paralele, i valutave
Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave
Arian Idrizaj
 
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flowBilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flowHamit Agushi
 
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
Menaxherat
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidi
Menaxherat
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetareMenaxherat
 

Viewers also liked (12)

Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare
 
Pasqyra e fluksit të parave cash flow
Pasqyra e fluksit të parave cash flowPasqyra e fluksit të parave cash flow
Pasqyra e fluksit të parave cash flow
 
Menaxhmenti Financiar - Prezantimi Hyres I Programit
Menaxhmenti Financiar - Prezantimi Hyres I ProgramitMenaxhmenti Financiar - Prezantimi Hyres I Programit
Menaxhmenti Financiar - Prezantimi Hyres I Programit
 
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be
 
Detyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flowDetyra me zgjidhje cash flow
Detyra me zgjidhje cash flow
 
Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave
Sistemi monetar i valutave paralele, i valutaveSistemi monetar i valutave paralele, i valutave
Sistemi monetar i valutave paralele, i valutave
 
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flowBilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
Bilanci,pasq.e te ardhurave dhe cash flow
 
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETAREANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
ANALIZA E FLUKSEVE TЁ MJETEVE MONETARE
 
Politika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidiPolitika e cmimit nail reshidi
Politika e cmimit nail reshidi
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetare
 
E commerce ppt
E commerce pptE commerce ppt
E commerce ppt
 

Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_universiteti aab

  • 1. UNIVERSITETI AAB – FAKULTETI JURIDIK Lënda: E DRETA FINANCIARE Kampusi Gjakovë T E M A: ÇRREGULLIMET NË SASINË E PARASË NË QARKULLIM Mentori: Shaban Dulahu Punoi: Driton Dobruna Gjakovë,Maj,2015
  • 2. Përmbatja: Hyrje................................................................................................................................................3 Inflacioni..........................................................................................................................................3 Deflacioni – kuptimi dhe karakteristikat..........................................................................................8 Devalvimi dhe revalvimi i valutës nacionale................................................................................10 Pasojat e çrregullimit të sasisë parasë në qarkullim si konkludim.................................................11
  • 3. “Vetëm një njeri në dhjetëmijë sish i kupton problemet monetare, e neve këtë problem çdo ditë e hasim” Kin Hubbard HYRJE Në rastet kur sasia e parasë në qarkullim u përgjigjet nevojave reale të tregut të caktuar, atëherë këmbimi i mallrave dhe shërbimeve do të shprehet në ekuivalentin e vet të shprehur me para. Në qoftëse, për arsye të ndryshme, sasia e parasë (kartëmonedhave të emituara nga Banka Qendrore është më e madhe se që janë nevojat reale të tregut, mund të shkaktohen çrregullime të ndryshme, siç janë depresioni, që paraqitet në formë të zvoglimit të aftësisë blerëse të parasë dhe apresioni, që paraqitet në formë të rritjes së aftësisë blerëse të parasë në qarkullim.1 Depresioni – manifestohet me anë të inflacionit, që paraqet zvoglimin e aftësisë blerëse të parasë, devalvimit, që është zhvlerësim zyrtar i parasë kombëtare në raport me arin ose me ndonjë valutë tjetër konvertibile. Stagflacioni paraqet situatën kur njëkohësisht kemi infacion dhe papunësi të lartë. Apresioni – manifestohet me anë të deflacionit, që është proces ekonomik i kundërt me infacionin do të thotë rritje e aftësisë blerëse të parasë dhe revalvimit që është proces i kundërt i devalvimit, apo rritja e kursit zyrtar të parasë kombëtare në raport me valutë tjetër konvertibile.2 INFLACIONI 1.1 Kuptimi dhe definicioni. Fjala inflacion rrjedh prej fjalës latine “inflatio” që do të thotë “i fryrë” e që në kuptimin ekonomik për herë të parë është përdorur në Amerikë në kohën e luftërave qytetare në mes viteve 1861-1865 me të cilën është shprehur rritja e lartë e çmimeve dhe e sasisë së parasë3. Inflacioni është problem botëror. Me të ballafaqohen të gjitha vendet, të zhvilluara dhe të pazhvilluara. Inflacioni është dukuri e përgjithshme, globale dhe dukuri komplekse e ekonomisë botërore, si dhe gjenerator kryesor i krizave. 1 Mr.sc. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë,2001 2 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005 3 Paul A. Samuelson: Ekonomija, Savremena administracija,Beograd,1969, fq. 291
  • 4. Problemi i infacionit është studiuar shumë në literaturën ekonomike, por nuk ekziston një definicion në përgjithësi i pranishëm. Autorë të ndryshëm japin japin definicione të ndryshme. Në vazhdim po i potencojmë disa prej tyre. Kurt Singeri ka shqyrtuar inflacionin e madh te 1923 në Gjermani dhe si karakteristikë kryesore të inflacionit e thekson rritjen e madhe të nivelit të çmimeve e cila është krijuar për shkak të rritjes së mases monetare, e kjo e përcjellë me rritjen e kredisë bankare, të borgjeve shtetërore dhe të kurseve devizore. Më tutje Singer thotë: “Në të gjitha rastet ekziston presupozimi se sasia e parasë dhe sasia e mallërave janë dy sasi të cilat në mes veti pavarësisht zvogëlohen ose rriten dhe se ndryshimet në nivelin e çmimeve duhet të kuptohen si pasojë e ecurive të kundërta të këtyre sasive” Gjuro Rashiq thotë: “Me inflacion duhet kuptuar sidomos ato procese ekonomike, të cilat krijohen dhe zhvillohen për shkak të rënies së vlerës së parave së letrës. Me rënie të vlerës së parave së letrës duhet kuptuar zvoglimin e vlerës reale të tyre në raport me vlerën nominale të saj”. Hamid Filipoviq thotë: “Inflacioni është dukuri ekonomike – financiare e shkaktuar me çrregullimin e ekuilibrit të faktorëve të prodhimit dhe si pasojë bëhet rritja e qarkullimit të parave me emisionin e kartëmonedhave dhe të parave – kredive pa mbulesë përkrahëse në metale (të çmueshme) ose në prodhim”. Meichsner thotë: “Inflacioni është rritja e qarkullimit të parave mbi atë sasi gjatë së cilës niveli i përgjithshëm i çmimeve mbahet në lartësinë e deritashme. Ose shprehur ndryshe: inflacioni është rritje e qarkullimit të parasë e cila ka si pasojë rritjen e përgjithshme të nivelit të çmimeve. Andaj, çdo rritje e qarkullimit të parasë nuk është inflacion... Problemi paraqitet atëherë kur sasia e parasë ndryshohet pa ndryshimin përkatës në anën e mallërave, kështu që ky ndryshim fillojë të ndikojë në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Nga kjo del se në të vertetë inflacioni është kuptim dinamik. Posa të ndalet rritja e qarkullimit të parasë dhe çmimet stabilizohen në nivelin e ri, inflacioni ndalet pa marrë parasysh faktin sa është tani qarkullimi i parasë. Për inflacionin mund të flitet vetëm derisa çmimet të ngriten. Si të ndalen çmimet ne cilindo nivel, nuk ka më inflacion, sa do të jetë qarkullimi e ri më i madh sesa i mëparshmi.” Samuelsoni për inflacionin thotë: “Me inflacion nënkuptojmë periudhën e rritjes së përgjithshme të çmimeve të mallit dhe të faktorëve të prodhimit – rritën çmimet e bukës, automobilave, qethja, rriten mëditja, renta etj,” Ivo Perishin: “Inflacioni është proces vetëpërmbajtës, për shkaqe të ndryshme e ngrit rritjen e çmimeve, ai gradualisht, më herët ose më vonë, pasi të shfrytëzohen efektet simulative të ngritjes së çmimeve, shkakton rënien e standardit jetësor te shumica e popullsisë, shterrjen e burimeve nacionale të devizave, keqësimin e bilancit devizor dhe kursit të valutës nacionale dhe në fund çrregullimin e tregut, i cili e vështirson funksionimin e vazhdueshëm të ekonomisë, shkakton çrregullime të reja në shperndarje dhe e mban (ushqen) vetveten.”
  • 5. Dr. Millosh Vuqkoviq thekson se në praktikë janë paraqitur rastët e çmimeve stabile edhe pse është rritur qarkullimi i parasë si dhe rritja e çmimeve ndonse qarkullimi është stabil, andaj është e nevojshme që kuptimi teorik i inflacionit t’u përshtatet kushtetve të reja. Inflacioni është kërkesa e tepërt e parasë mbi ofertë. Me konceptin bashëkohor për inflacionin nënkuptohet çdo gjendje në të cilën kërkesa efektive e parasë mbizotëron mbi ofertën e mallërave dhe të shërbimeve, pa marrë pasasysh se a shprehët kjo gjendje në rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve apo jo. Sipas profesorit të shquar të Universiteti të Prishtinë Prof. Dr. Sabahudin Komoni, si definicion për inflacionit mund të mirret, si vijon:“Inflacioni është një çrregullim i proceseve ekonomikedhe financiare në mes të ofertës dhe të kërkesës së mallërave dhe shërbimeve, i cili shprehet në ngritjen e çmimeve dhe zhvlerësimin e parasë. Inflacioni nuk është vetëm fenomen monetar , por edhe fenomen ekonomik, i cili ndikon në tërë procesin e ekonomisë, në prodhim, shpërndarje, çmim, konsum, akumulim, bilancin e pagesave etj.” Sipas mendimit tim, si student i Juridikut, duke marrë parasysh të gjitha definicionet e lartëpërmendura mund të konkludoj që inflacioni nuk shkaktohet vetvetiu, por nga qeverisja e keqe e pushtetit, për përfitime personale dhe mbulimet të aferave korruptive të pushtetarëve. Prandaj, them se në kuadër të pushteti gjyqësor duhet të forcohet hetimi dhe parandalimi i inflacionit. 1.2 Historiku Inflacioni nuk është fenomen ri, në pikëpamje historike shfaqet që në kohën antike dhe bile para kater mije vjetësh.4 Historia e inflacionit fillon me tiranin athinas Hipij dhe me perandorin romak Septej Sever, të cilët e kanë ulur vlerën e parasë për më tepër se dy herë. Me “Paqen e Romës” (Pax Romana), pas luftërave qytetare në Perandorinë Romake u paraqiten çrrgullimet e mëdha në sferën ekonomike. Çmimet filluan të rriten dhe për një kohë të shkurtër ato tejkaluan dhjetëfishin e vlerës së mëparshmë, individët filluan të humbasin besimin në para dhe filluan pagimin e mallërave në natyrë. Banorët e Perandorisë Romake me të madhe filluan të shpërngulen nëpër fshatra dhe qytetet filluan të humbasin banorët. Këto probleme ekonomike filluan të shkaktojnë edhe probleme politike. Perandori që e ndaloi këtë agoni të thellë dhe e futi sistemin e ri ishte perandori me origjinë ilire Diokleciani. Edikti i çmimeve i Dioklecianit konsiderohet dokument monumental dhe i veçantë i historisë juridike dhe asaj ekonomike. Qellimet e Dioklecianit, pas Pax Romana, ishin që të nderpritet “çmenduria e çmimeve” që i atakonte posaqërisht ushtarët, nënpunësit dhe qytetarët e varfër. Ai fajin ua hidhte tregtarëve dhe prodhuesve që në vitet jo të bereqëtshme i ngritnin çmimet dhe të njëjtat i mbanin edhe në vitet e bereqetshme. Përmes Ediktit të çmimeve ishin përcaktuar çmimet e qindra produkteve të ndryshme, dhe ky Edikt vlente në tërë territorin e Perandorise Romake. Të gjitha këto tarifa ishin unike dhe moszbatimi i tyre ishte veper që dënohej me vdekje. Poashtu ishin caktuar edhe tarifat maksimale të punës së mjekut, avokatit, rrobaqepësit, argjentarit, këpucëtarit etj.5 4 Prof. Dr. Sabahudin Komoni: Financat,Universiteti i Prishtinës,Prishtinë,2012,fq. 279-280 5 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005, fq. 177-178 dhe Emilija Karajoviq:Dioklecijanov edikto cenama, Pravni Fakultetu Kragujevcu,1997
  • 6. Me përdorimin e parave jokonvertibile paraqiten inflacionet e mëdha. Si rast eklatant paraqitet rasti i shkaktuar nga bankieri Xhon Lou në periudhen e viteve 1716-1720 duke bërë emetimin e kartëmonedhave jokonvertibile, saktësisht 2700 milion kartëmonedha më mbulesë metalike prej gjithesejt 48 milion kartëmonedha, të cilat kanë përfunduar si një cope letre pa asnjë vlerë. Shekulli XX nga ana e ekonomistëve quhet shekulli i inflacionit, sepse në këtë periudhe e deri më sot llogaritet se inflacioni ka përcjellur krizat e mëdha globale ekonomike të pasuara nga luftëra të përgjakshme. 1.3 Shkaqet e inflacionit Burimet apo shkaqet e inflacionit mund të jenë të llojllojshme, por ato mund të veprojnë me intensitet të ndryshueshëm. Shkaqet e inflacionit mund të jenë: krizat ekonomike, përgatitjet për luftë, fatkeqsitë e ndryshme elementare, deficiti buxhetor, mosfunksionimi i sistemit ekonomik, e në disa shtete edhe në prag të zgjedhjeve. Ekonomistët e shumtë janë përpjëkur që të shpjegojnë shkaqet e inflacionit në mënyra të ndryshme. Në fillimim problemi i inflacionit spjegohej mëpërmjet teorisë sasiore të parasë. Në shkencën moderne ekonomike shkaqet e inflacionit shpjegohen dhe analizohen nepërmjet faktorëve tjerë: - Inflacioni i kërkesës; - Inflacioni i kostos (shpenzimeve); - Inflacioni inercial; - Inflacioni monetar6; - Inflacioni për shkak të zvoglimit të fondit të mallit dhe - Inflacioni për shkak të ecurisë së pavolitshme të bilancit të pagesave7. Duke u bazuar ne hipotezën “nëse Kosova do të kishte valuten e saj dhe do të mund të emetonte para” do të spjegoj shkaqet që do të mund të qonin deri tek inflacioni sipas teorise së inflacionit të kërkeses dhe të kostos apo shpenzimeve. 1. Inflacioni i kërkesës është rezulltat i rritjes së ofertës së parave në tregun e caktuar si dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare. Këtë inflacion mund ta shkaktojë edhe deficiti i lartë shtëtëror. Tek inflacioni i shkaktuar nga kërkesa, shkaku kryesor është kërkesa e tepërt për mallra dhe shërbime, që shkaktohët nga emetimi i tëpërt i parave në qarkullim. Në rastet ekstreme kur kërkesa për mallra dhe shërbime tejkalon kapacitetin prodhues të ekonomisë kombëtare kemi inflacionin e shkaktuar tërërisht nga kërkesa e tepërt. Si shkaktar i inflacionit të kërkesës paraqitet edhe rritja e aftësisë blerëse për mallra dhe shërbime, në krahasim me periudhën e mëparshme. 6 Paul A. Samuelson & ËilliamNorrdhaus:Ekonomija,Zagreb, 1992 7 Dr. Millosh Vuqkoviq:Savremeni problemi teorije i politike.
  • 7. 2. Inflacioni i kostos (shpenzimit), nënkupton rritjen e shpenzimit të prodhimit si dhe rritjen e tepruar të kërkesës së konsumatorëve. Në rastin e parë, për shkak të ngritjes së imputeve, prodhuesit detyrohen që të paguajnë më shumë për imputet prodhuese, prandaj për të përballuar këtë gjendje ata janë të detyruar që t’i ngrisin çmimet shitëse të mallrave ose shërbimeve. Në rastin e dytë, për shkak të rritjes së tepërt të të ardhurave, që shpashherë tejkalon edhe madhësinë e ofertës së mundëshme të mallrave dhe shërbimeve nga ana e prodhuesve, shkaktohet rritja e nivelit të përgjithshem të çmimeve të shitjes. Pas kesaj krijohet e ashtuquajtura spiralja e inflacionit e cila si pasojë ka ngritjen e shpenzimeve të jetesës së të punësuarve, dhe kjo i detyron sindikatat që të kërkojnë paga më të larta, që në mënyrë indirekte reflektohet në ngritjen e shpenzimeve të prodhimit, prodhuesit ngritin çmimet e prodhimeve dhe sherbimeve dhe vazhdon kështu pa nderprerë8 (Ky do të ishte skenari hipotetik nesë kosova do ta kishte valutën e saj.). 1.4 Llojet e inflacionit Sipas paraqitjes së inflacionit kemi: inflacionin e brendshëm (zvoglimit të aftësisë blerëse të parasë në tregun e bredshëm) dhe inflacionin e jashtëm (zvoglimi i aftësisë blerëse të parasë në operacionet e tregëtisë së jashtme, do të thotë zvoglimi i kursit të këmbimit të valutes). Në teorine dhe praktikën ekonomike, dhe për ne studentët e Fakultetit Juridik është mirë të dijmë për tri lloje të inflacionit, sepse shkenca ekonomike njeh edhe lloje tjera të inflacionit. 1. Inflacion të moderuar kemi në ato rastë kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngritet ngadalë (në mënyrë të qetë). Zakonisht norma vjetore në këto raste nuk kalon numrin njëshifror, dhe në keto raste çmimet janë stabile, individët kanë besim tek paraja dhe i deponojnë ato në banka, duke pranuar si kundërvlerë norma të ulta të kamatës nga 1 deri në 5 përqind në vit. Ky inflacion konsiderohet i dobishem për ekonominë e një vendi dhe stimulon prodhimin vendor. 2. Inflacioni galopant paraqitet në ato raste kur niveli i përgjithshëm i çmimeve fillon të rritet me shifra dy dhe treshifrore. Fillimi i inflacionit galopant shkakton çrregullime serioze për ekonominë e vendit. Subjektet ekonomike fillojnë shpejt të humbasin besimin në paranë dhe bankat e tyre dhe i konvertojne ato në valutë të huaj të besueshme. Kështu që njerëzit paratë mundohen që sa më shpejtë t’i materializojnë në mallra. Normat e kamatës fillojnë të rriten me shpejtësi ose edhe më shpejt se norma e inflacionit. Poashtu fillojnë të çrregullohen dhe treguesit tjerë makroekonomik, në rradhë të parë sistemi monetar, sistemi fiskal dhe ai buxhetor, si dhe fillojnë çrregullimet ne transaksionet e tregëtisë së mbrendshme dhe të jashtme. Ky lloj inflacioni është i pranishëm në ekonomitë e shteteve në zhvillim. 3. Hiperinflacioni është diçka e tmerrshme dhe baballarët tanë e kanë provuar në kohën e ish-Jugosllavisë kur u mblodhem të gjitha devizat për të filluar luftën nga regjimi 8 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005,
  • 8. serbomadh i Sllobodan Millosheviqit. Prandaj edhe është e vështirë të jepet ndonjë përkufizim i prerë për këtë anomali fiskale. Kagan e përkufizon; “si situatë kur çmimet rriten më shume se 50 % në muaj dhe kjo rritje zgjat për së paku një vit”. Por gjatë gjysmes së dytë dhe nga fundi i shekullit XX kemi pasur raste kur ka shkuar me mbi 11.000 % për më shumë se një vit.9 Në rast të hiperinflacionit kemi edhe një dukuri që quhet Nulifikim (Denominim) apo dukuria e heqjes së zerove nga ana e shtetit të monedhës së ligjshme, për shkak të humbjes jashtëzakonisht të madhe të fuqisë së saj blerësë deri në vlerën zero. Nulifikime të tilla janë zbatuar në Francë në vitin 1797, pastaj në Greqi në vitin 1944 (kur 50 milion dhrahmi të vjetra u këmbyen me 1 dhrahmi të re), ose në ish-Jugosllavi gjatë vitit 1993, kur dinarit iu hoqen nëntë zero. Me procesin e nulifilimit nuk ndryshon aftësia blerëse e parasë por arsyet e janë të aspektit praktik dhe psikologjik. 2.6 Masat antiinflacioniste Si masa për korrigjimin dhe ndaljen e inflacionit shteti merr një mori masash si p.sh. rritjen e normes së kamatës, ngritjen e normës së rezerves së detyrueshme, shitjen e letrave me vlerë, reforma monetare (zëvendësimi i parasë). Të gjitha këto me thjesht mund të kuptohen si dezinflacion. Dezinflacioni është masë korrigjuese e vlerës e vlerës së brendshme të parasë e cila e pengon inflacionin dhe përmison efektet e saja në sferën monetare me kusht që me këto masa ekonomia të mos vijë e të kalojë në gjendje deflacioni. Per ketë arsye pengimi i inflacionit nuk do të thotë edhe kalimi në gjendje të deflacionit. Masat e dezinflacionit janë të ndryshme dhe zbatohen në pjesë të ndryshme financiare dhe monetare. Sidomos, në këto masa hyjnë: zvoglimi i arsyeshëm i buxhetit, bllokimi i investimeve joproduktive, ngrirja e rrogave etj., si dhe masa tjera10. DEFLACIONI – KUPTIMI DHE KARAKTERISTIKAT Deflacioni është dukuri e kundërt me inflacionin dhe edhe kjo paraqet çregullim të parasë në qarkullim (joekuilibër monetar). Ky joekuilibër gjatë deflacionit shprehet kur sasia e parasë në qarkullim është më e vogël se ajo sasi që është e nevojshme. Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet si e kundërta e inflacionit. Filipoviq thotë: “Dukuria e kundërt e inflacionit është deflacioni i parasë. Nësë me inflacion kemi shënuar rënie të fuqisë blerëse të parasë, deflacioni mund të definohet si rritje e fuqisë blerëse të parasë”. 9 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005 10 Prof. Dr. Sabahudin Komoni: Financat,Universiteti i Prishtinës,Prishtinë,2012,fq. 302-303
  • 9. Meichsner: “Deflacioni sipas rregullit është zvoglimi i qarkullimit monetar, i cili ka për pasojë rënien e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në ekonominë nacionale. Niveli i përgjithshëm i çmimeve do të bjerë nëse gjatë vëllimit tregtar të pandryshueshëm zvoglohet sasia e parasë në qarkullim”. Kurse Vuqkoviq deflacionin e definon kështu” Derisa inflacioni është teprica e kërkesës së parasë mbi ofertë, deflacioni është teprica e ofertës mbi kërkesë”. Deflacioni është ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe shërbimeve mbizotëron mbi kërkesën efektive të parasë, pa marrë parasysh se a bëhet rënia apo jo e nivelit të përgjithshëm të çmimeve. Për shkak të joelasticitetit të çmimeve dhe pagave, deflacioni shkakton rënien e kërkesës, rënie të konsumit, ngecien ekonomike, papunësinë, jolikuditetet etj., që janë efekte negative ekonomike. Procesi i deflacionit është dukuri komplekse në të cilën përveç faktorëve monetar ndikojnë edhe faktorët tjerë. Mendohet se deflacioni është dukuri sekondare nën ndikimine ecurive të caktuara në ekonomi kur ajo bie në depresion, e cila përcillet me rënien e çmimeve e që nuk është rezultat i ngritjes së produktivitetit të punës, restrikcionit të tepruar të politikës së bankës emetuese, zvoglimit të shpenzimeve shtetërore apokufizimit të qarkullimit monetar. Karakteristika tipike të deflacionit janë: - Rënia e përgjithshme e çmimeve, për shkak se kërkesa është më e vogël se oferta si pasojë e zvoglimit të masës monetare; - Rritja e fuqisë blerësë të parasë, për shkak të uljes së çmimeve ashtu që me njësinë e parave mund të këmbehen më shumë mallra dhe shërbime; - Zvoglimi i pagave dhe i mëditjeve, si pasojë e zvoglimit të vëllimit të plasmanit të mallrave, dhe si pasojë e rënies së produktivitetit të punës, rënies së kërkesës etj.; - Zvoglimi i punësimit për shkak të zvoglimit të prodhimit, madje vjen edhe deri te largimi masiv i punëtorëve nga puna; - Zvoglimi i të ardhurave kombërtare si pasojë e rënies së prodhimit dhe të efekteve ekonomike, - Rishpërndarja e të ardhurave kombëtare në dëm të debitorëve dhe në dobi të kreditorëve; - Rënia e iniciativës afariste, apo investimeve dhe mbylljes masive të ndermarrjeve. Pra deflacioni ka pasoja negative. Procesi i deflacionit fillon me zvoglimin e të ardhurave të cilat më tutje e zvoglojnë kërkesën në treg, e që si pasojë ka zvoglimin e çmimeve, por kjo zbritje nuk ka efekt pozitiv në ekonomitë familjare. Deflacioni sot më tepër paraqitet si aksion korrigjues i organeve monetare i cili ka si pasojë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtëpërdrejtë zvoglimin e qarkullimit monetar që arrihet duke shitur letrat me vlerë shtetërore ose duke berë restrikcione të kredisë bankare. Masat për mënjanimin e deflacionit janë: rritja e kërkesës së parasë, lehtësimi i kushteve për marrjen e kredisë, stimulimi i eksportit, zvoglimi i tatimeve dhe zhdukja e dukurive që e kanë
  • 10. shkaktuar deflacionin. Si masë efektive korrigjuese e delfacionit është reflacioni e cila paraqitet një grumbull masash monetare. Reflacioni e arsyeton vetveten për shkak të pengimit të deflacionit, por kjo nuk do të thotë edhe kalimin e ekonomise në gjendje tjetër joekuilibruese - inflacioniste. Kjo masë aplikohet atje ku paraqiten vatrat e deflacionit. Sipas cilësisë reflacioni është shumë afër me inflacionin, por është masë korrigjuese e vetëdijshmë të cilën e zbatojnë organet shtëtërore monetare. Masat më të shpeshta të reflacionit zbatohen në sferën e kredisë siç janë lehtësimi i kushteve për marrjen e kredisë, masat e lehtësimit për kthimin e kredisë, ulja e normës së kamatës etj. Nëse i krahasojmë inflacionin me deflacionin mund të konstatojmë së edhe njëri edhe tjetri e deformojnë ekonominë, shkaktojnë joekulibër monetar dhe ndikojnë në mënyrë të dëmshme në zhvillimin ekonomik.11 Mund të them se deflacioni pritet të jetë, në të ardhmen , një dukuri mjaft e shpeshtë, sidomos në ekonomitë e zhvilluara, sepse me shtimin e jetëgjatësisë së banorëve të këtyre shteteve do vijë deri te ulja e kërkesës për mallra dhe shërbime. Të rinjtë do të duhet të punojnë më shumë për të mbajtur të vjetrit, që nënkupton rritjen e taksave. Kurse vendet në zhvillim, me popullsi relativisht të re (si rasti ynë) nëse do të dijnë ta shfrytëzojnë rastin do të kenë zhvillim të madh ekonomik me një inflacion të moderuar që është shumë më i shëndetshëm për ekonominë nacionale. DEVALVIMI DHE REVALVIMI I VALUTES NACIONALE Si dukuri tjetër mjaft shqetsuese në çrregullimin e sasisë së parasë në qarkullim është edhe devalvimi dhe revalvimi i valutës nacionale. Për shkak se ne në Kosovë e përdorim euron si valutë nuk do të zgjate në këtë dukuri. Zakonisht shtetet me valute të dobët nacionale devalvimin dhe revalvivimin e valutës se tyre e shkaktojnë me anë të inflacionit dhe deflacionit. Devalvimi është zvoglimi zyrtar i vlerës së këmbimit (kursit valutor) të valutës kombëtare përmes vendimit ligjor, e krahasuar me ar ose me valutat tjera konvertibile. Devalvimi mund të bëhet për arsye të shumta. Në rradhë të parë devalvimi stimulon eksportin e mallrave dhe shërbimeve dhe hyrjen e kapitaleve të huaja, por dekurajon importin e mallrave dhe shërbimeve të huaja. Devalvimi i panevojshëm dhe i përsëritshëm mund të ketë efekte të caktuara negative për ekonominë e një shteti. 11 Prof. Dr. Sabahudin Komoni: Financat,Universiteti i Prishtinës,Prishtinë,2012,fq. 300-303
  • 11. Revalvimi është proces ekonomik i rritjes së kursit zyrtar të valutës kombëtare në krahasim më arin ose valutat tjera konvertibile. Revalvimi është proces i kundërt me devalvimin dhe në jetën e përditshme përdoret shume rrallë.12 Devalvimin dhe revalvimin e valutës nacionale kohëve të fundit e përdorin shumë superfuqitë ekonomikë për përfimime marramendëse dhe për dobësimin e supërfuqive tjera konkurente. Për shembull kur SHBA-të duan të shesin prodhimet e veta e devalvojnë dollarin, kurse kur të ju nevojitet lënda e parë e revalvojnë valuten e tyre (dollarin). PASOJAT E ÇRREGULLIMIT TË SASISË SË PARASË NË QARKULLIM - KONKLUDIM Pasojat e çrregullimit të sasisë së parave në qarkullim kanë pasoja drastike në të gjitha poret e jetës së një shoqërie. Pasojat janë ekonomike, politike dhe sociale. Ato humbin kursimet e shumë familjeve dhe kanë pasoja të pariparueshme edhe në brezat ardhshëm, pra kanë pasoja edhe psikologjike në masë. Duke e ditur se çdo hiperçrregullim i sasisë së paravë në qarkullim i paraprinë një fatkeqësie, në rastin më të keq vetë luftërave, mund të thuhet se është gati e njëjtë me përjetimin e luftës. Ne edhe sot vuajmë hiperinflacionin e viteve 90-të, të cilat pasuan me luftërat e përgjakshmë të ish-Jugosllavisë. Pastaj ndërrimin e valutës nga dinari në markën gjermane dhe në fund euron. Të gjitha këto kanë lënë plagë të pashërueshme në për të gjithë. Prandaj, ne si juristë duhet që me fuqinë që na jep Kushtetuta e Kosovës të bëjmë çmos që të parandalojmë dhe të gjykojmë ose edhe të krijojmë mekanizma për luftimin e dukurisë së çrregullimit të sasisë së parasë, sepse ky çrregullim kryesisht e ka burimin në korrupsion dhe në forma të ndryshme të krimit ekonomik. 12 Dr.sc.Mejdi Bektashi,Mr. Nysret Gacaferri:Ekonomia, Universiteti i Prishtinës,Fakulteti Juridik,Prishtinë2005.
  • 12. Literatura: - Komoni, Sabahudin Prof. Dr. “FINANCAT” , Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2012 - Bektashi, Mejdi Dr. Sc., Gacaferri, Nysret Mr. Sc. “EKONOMIA” Botim i dytë i plotësuar, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2005 - Burime nga interneti