SlideShare a Scribd company logo
1 of 23
INFLACIONI
Me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme
të nivelit të përgjithshëm të çmimeve.
100
1)
-
(t
çmimeve
i
Niveli
1)
-
(t
çmimeve
i
Niveli
-
(t)
çmimeve
i
Niveli
(t)
.
I
N. x

Kuptimi i inflacionit
• Deflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare nën
nivelin e periudhës paraardhëse.
Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion
negative.
• Desinflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare, por
duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake.
Pra gjatë periudhave desinflacioniste inflacioni vazhdon të
ketë vlera pozitive.
Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të
çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij shërbejnë
indekset e çmimeve.
Përllogariten tre indekse të përgjithshme çmimesh:
Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI),
Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI),
Deflatori i GDP-së.
Le të shohim me radhë secilin prej tyre
1. Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) -mat
koston e një shporte tregu mallrash dhe
shërbimesh që konsumohen nga një familje tipike
qytetare gjatë një periudhe të caktuar kohe.
Për konkretizim marrim një shembull se si llogaritet CPI.
Supozojmë për thjeshtësi se konsumatori blen ose
konsumon vetëm tri të mira: ushqime, strehim dhe
kujdes mjeksor.
Po ashtu supozojmë se konsumatori 50% të buxhetit e
shpenzon për ushqim 30% për strehim dhe 20% për
kujdes mjeksor.
Marrim vitin 2004 si vit bazë dhe çmimet e çdo të mire që
blen konsumatori i marrim të barabarta me 100
rrjedhimisht CPI e vitit 2004 do të llogaritet:
CPI2004 = (0.5 x 100) + (0.3 x 100) + (0.2 x 100) = 100
Le të supozojmë se në vitin 2005 çmimet e ushqimit
rriten 10%, çmimet e strehimit rriten për 3% dhe çmimet
e kujdesit mjeksor rriten për 4%.
Në këto kushte CPI e vitit 2005 do të llogaritet:
CPI2005= (0.5 x 110) + (0.3 x 103) + (0.2 x 104) = 106.7
Nga këto të dhëna mund të nxjerrim se sa është norma
e inflacionit për vitin 2005
Norma e inflacionit2005 = 100
2004
2004
2005
x
CPI
CPI
CPI 
Norma e inflacionit2005 = 7
.
6
100
100
100
7
.
106


x
2. Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI) – ky indeks
mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, pra nivelin
e çmimeve në staidin e prodhimit.
Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare.
3. Deflatori i GNP – llogaritet si raport i GNP nominal
me GDP real, shprehur në përqindje, pra:
Deflatori i GNP
100
min
x
real
GNP
al
no
GNP



II. Llojet e inflacionit
Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni klasifikohet
në tre kategori:
• Inflacioni i moderuar.
• Inflacioni galopant.
• Hiperinflacioni.
Situatat me hiperinflacion janë të rralla.
Ato janë të pranishme sidomos në kushte të luftës.
Gjermaninë e viteve 1922-1923, ku në këtë periudhë
indeksi i çmimeve u rrit nga 1 në 10.000.000.000%,
Bolevinë e viteve 1985 me 12000% inflacion në vit apo
Ish Jugosllavinë e vitit 1993 e cila u karakterizu nga një
inflacion shumë i lartë dhe nga një zhvlerësim i
jashtëzakonshëm i dinarit, për shkak të luftës në Bosnje –
Hercegovinë
Disa nga karakteristikat kryesore te hiperinflacionit
janë:
Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë
shpejt.
Së dyti, çmimet relative, përfshirë dhe çmimet e punës
(pagën) bëhen jashtzakonisht të paqendrueshëm.
III. Kostot e inflacionit
Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa
kostot e papunësisë sepse në një situatë inflacioniste
mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të
fituar.
Në një periudhë inflacioniste jo të gjitha çmimet,
përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejtin ritëm.
Rrjedhimisht, do të kemi patjetër ndryshime në nivelin e
çmimeve relative të mallrave dhe të shërbimeve.
Pikërisht këto ndryshime në çmimet relative të mallrave
dhe të shërbimeve, krijojnë dy efekte nga inflacioni:
(1) inflacioni çon në rishpërndarjen e pasurisë midis
klasave ose shtresave të ndryshme të popullësisë.
(2) inflacioni çon në një alokim joefiçient të burimeve të
prodhimit.
Kostot e inflacionit varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai
është i parashikuar apo i paparashikuar.
1. Inlacioni i parashikuar quhet ajo normë e inflacionit e
cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomik.
2. Inflacioni i paparashikuar është ajo normë inflacioni
e cila i kap agjentët ekonomik në befasi.
Tani bëjmë dallimin në mes të inflacionit të
parashikuar dhe të paparashikuar.
Le të ndalemi në shpjegimin e rastit kur kemi të bëjmë me
një normë inflacioni të paparashikuar.
Dimë se paratë përdoren si masë e vlerës në
transaksione të ndryshme.
Huamarrësit dhe huadhënësit, puntorët dhe
punëdhënësit hartojnë kontrata në tregues vlerorë,
monetarë.
Një konsumator merr hua në bankë 5.000 € për të blerë një
veturë dhe bie dakort që ta kthejë huanë e marrë pas një viti
me një normë interesi 10% në vit.
Pas një viti ky person do të kthej huanë e marrë prej 5.000 €
dhe do të paguaj 5.00 € interes (5000 x 10%).
 Supozojmë fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht
sasia e mallrave dhe shërbimeve që mund të blehen me
5.000 € mbetet e njejtë.
 Në këtë situate, duke i paguar bankës 5.00 € si interes,
konsumatori heq dorë nga konsumi i masës perkatëse
në mallra dhe shërbime. Ndërsa banka merr 5.00 € më
shumë nga sa kishte në fillim dhe mund të blejë me to
më shumë mallra dhe shërbime se sa në fillim.
Tani le ta studijojmë këtë marrveshje, por në kushte
kur ekonomia vuan nga një inflacion prej 10% në vit.
Është e qartë se në fund të vitit konsumatori do t`i kthejë
bankës 5.500 € ku 5.000 € përbëjnë kthimin e huasë së
marrë dhe 5.00 € janë pagesa e interesit për huanë e
marrë. Në këtë rast, kur banka merr 5.500 € sasia e
mallrave dhe e shërbimeve që ajo mund të blej me këto
para është saktësisht e barabart me ato që mund të kishte
blerë me 5.000 € një vit më parë
. Pra, tani pas një viti duhen 5.500 € për të blerë ato
mallra e shërbime që bliheshin me 5.000 € një vit më
parë.
Rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5.000 €.
Kjo rënie në vlerën e parasë e fshinë ose e asgjëson
pagesën prej 5.00 € si interes.
Themi se në këtë rast konsumatori (huamarrësi) ëshrë i
fituar, kurse banka (huadhënësi) është i humbur.
Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar.
Le të supozojmë se konsumatori dhe banka parashikojn
një normë inflacioni 10% dhe mund të bien dakort që ta
përshtasin normën e interesit me normën e parashikuar të
inflacionit.
Kështu, në qoftë se norma e interesit në kushtet e
mungesës së inflacionit do të ishte 10% dhe norma e
parashikuar e inflacionit do të jetë 10% ata do të bien
dakort që norma e interesit të jetë 20%, (10% + 10%). Cilët
do të jenë efektet pas kësaj përshtatjeje?
Huamarrësi do t`i kthej bankës 6000€ në fund të vitit,
nga të cilat 5000€ është sasia e huasë së marrë dhe
1000€ është madhësia e interesit të paguar, (5000 x
20% = 1000).
Megjithëse 1000€ quhen interes, vetëm 500€ përbëjn
interesin real, 500€ janë kompenzim për humbjen e
vlerës së parasë për shkak të inflacionit.
Huamarrësi paguan realisht 10% normë interesi dhe
po kaq merr edhe banka realisht.
Kjo vertetohet me faktin se kur huamarrësi i kthen
bankës 6000€ kjo shumë parash i lejon bankës që të
blej 10% më shumë të mira e shërbime se sa ajo
mund të blente në fillim të vitit me 5000€ (në qoftëse
do t`i shpenzonte vetë këto para).
Inflacioni.ppt

More Related Content

Similar to Inflacioni.ppt

Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Kastriot Gashi
 
Raporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionRaporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacion
Menaxherat
 
Inflacioni dhe deflacioni
Inflacioni dhe deflacioniInflacioni dhe deflacioni
Inflacioni dhe deflacioni
Albana Sadriu
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimet
Menaxherat
 
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
Kastriot Gashi
 
Korporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiiiKorporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiii
Fisnik Morina
 
Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4
ekonomia
 

Similar to Inflacioni.ppt (16)

Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
 
Raporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionRaporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacion
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
 
Inflacioni dhe ndikimi ne ekonomi
Inflacioni dhe ndikimi ne ekonomiInflacioni dhe ndikimi ne ekonomi
Inflacioni dhe ndikimi ne ekonomi
 
Inflacioni dhe deflacioni
Inflacioni dhe deflacioniInflacioni dhe deflacioni
Inflacioni dhe deflacioni
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Kurba e Philipsit
Kurba e PhilipsitKurba e Philipsit
Kurba e Philipsit
 
Konsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimetKonsumi dhe investimet
Konsumi dhe investimet
 
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
 
Korporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiiiKorporatat financiare, java xiii
Korporatat financiare, java xiii
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4
 
Bazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveveBazat e vleresimit te aktiveve
Bazat e vleresimit te aktiveve
 

Inflacioni.ppt

  • 2. Me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme të nivelit të përgjithshëm të çmimeve. 100 1) - (t çmimeve i Niveli 1) - (t çmimeve i Niveli - (t) çmimeve i Niveli (t) . I N. x  Kuptimi i inflacionit
  • 3. • Deflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion negative. • Desinflacioni paraqet rënjen e çmimeve mesatare, por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraprake. Pra gjatë periudhave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.
  • 4. Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve. Përllogariten tre indekse të përgjithshme çmimesh: Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI), Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI), Deflatori i GDP-së. Le të shohim me radhë secilin prej tyre
  • 5. 1. Indeksi i çmimeve të konsumatorit (CPI) -mat koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga një familje tipike qytetare gjatë një periudhe të caktuar kohe.
  • 6. Për konkretizim marrim një shembull se si llogaritet CPI. Supozojmë për thjeshtësi se konsumatori blen ose konsumon vetëm tri të mira: ushqime, strehim dhe kujdes mjeksor. Po ashtu supozojmë se konsumatori 50% të buxhetit e shpenzon për ushqim 30% për strehim dhe 20% për kujdes mjeksor. Marrim vitin 2004 si vit bazë dhe çmimet e çdo të mire që blen konsumatori i marrim të barabarta me 100 rrjedhimisht CPI e vitit 2004 do të llogaritet: CPI2004 = (0.5 x 100) + (0.3 x 100) + (0.2 x 100) = 100
  • 7. Le të supozojmë se në vitin 2005 çmimet e ushqimit rriten 10%, çmimet e strehimit rriten për 3% dhe çmimet e kujdesit mjeksor rriten për 4%. Në këto kushte CPI e vitit 2005 do të llogaritet: CPI2005= (0.5 x 110) + (0.3 x 103) + (0.2 x 104) = 106.7 Nga këto të dhëna mund të nxjerrim se sa është norma e inflacionit për vitin 2005
  • 8. Norma e inflacionit2005 = 100 2004 2004 2005 x CPI CPI CPI  Norma e inflacionit2005 = 7 . 6 100 100 100 7 . 106   x
  • 9. 2. Indeksi i çmimeve të prodhuesit (PPI) – ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, pra nivelin e çmimeve në staidin e prodhimit. Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare. 3. Deflatori i GNP – llogaritet si raport i GNP nominal me GDP real, shprehur në përqindje, pra: Deflatori i GNP 100 min x real GNP al no GNP   
  • 10. II. Llojet e inflacionit Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni klasifikohet në tre kategori: • Inflacioni i moderuar. • Inflacioni galopant. • Hiperinflacioni.
  • 11. Situatat me hiperinflacion janë të rralla. Ato janë të pranishme sidomos në kushte të luftës. Gjermaninë e viteve 1922-1923, ku në këtë periudhë indeksi i çmimeve u rrit nga 1 në 10.000.000.000%, Bolevinë e viteve 1985 me 12000% inflacion në vit apo Ish Jugosllavinë e vitit 1993 e cila u karakterizu nga një inflacion shumë i lartë dhe nga një zhvlerësim i jashtëzakonshëm i dinarit, për shkak të luftës në Bosnje – Hercegovinë
  • 12. Disa nga karakteristikat kryesore te hiperinflacionit janë: Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë shpejt. Së dyti, çmimet relative, përfshirë dhe çmimet e punës (pagën) bëhen jashtzakonisht të paqendrueshëm.
  • 13. III. Kostot e inflacionit Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë sepse në një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të fituar. Në një periudhë inflacioniste jo të gjitha çmimet, përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejtin ritëm. Rrjedhimisht, do të kemi patjetër ndryshime në nivelin e çmimeve relative të mallrave dhe të shërbimeve.
  • 14. Pikërisht këto ndryshime në çmimet relative të mallrave dhe të shërbimeve, krijojnë dy efekte nga inflacioni: (1) inflacioni çon në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të ndryshme të popullësisë. (2) inflacioni çon në një alokim joefiçient të burimeve të prodhimit.
  • 15. Kostot e inflacionit varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai është i parashikuar apo i paparashikuar. 1. Inlacioni i parashikuar quhet ajo normë e inflacionit e cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomik. 2. Inflacioni i paparashikuar është ajo normë inflacioni e cila i kap agjentët ekonomik në befasi.
  • 16. Tani bëjmë dallimin në mes të inflacionit të parashikuar dhe të paparashikuar. Le të ndalemi në shpjegimin e rastit kur kemi të bëjmë me një normë inflacioni të paparashikuar. Dimë se paratë përdoren si masë e vlerës në transaksione të ndryshme. Huamarrësit dhe huadhënësit, puntorët dhe punëdhënësit hartojnë kontrata në tregues vlerorë, monetarë.
  • 17. Një konsumator merr hua në bankë 5.000 € për të blerë një veturë dhe bie dakort që ta kthejë huanë e marrë pas një viti me një normë interesi 10% në vit. Pas një viti ky person do të kthej huanë e marrë prej 5.000 € dhe do të paguaj 5.00 € interes (5000 x 10%).
  • 18.  Supozojmë fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallrave dhe shërbimeve që mund të blehen me 5.000 € mbetet e njejtë.  Në këtë situate, duke i paguar bankës 5.00 € si interes, konsumatori heq dorë nga konsumi i masës perkatëse në mallra dhe shërbime. Ndërsa banka merr 5.00 € më shumë nga sa kishte në fillim dhe mund të blejë me to më shumë mallra dhe shërbime se sa në fillim.
  • 19. Tani le ta studijojmë këtë marrveshje, por në kushte kur ekonomia vuan nga një inflacion prej 10% në vit. Është e qartë se në fund të vitit konsumatori do t`i kthejë bankës 5.500 € ku 5.000 € përbëjnë kthimin e huasë së marrë dhe 5.00 € janë pagesa e interesit për huanë e marrë. Në këtë rast, kur banka merr 5.500 € sasia e mallrave dhe e shërbimeve që ajo mund të blej me këto para është saktësisht e barabart me ato që mund të kishte blerë me 5.000 € një vit më parë
  • 20. . Pra, tani pas një viti duhen 5.500 € për të blerë ato mallra e shërbime që bliheshin me 5.000 € një vit më parë. Rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5.000 €. Kjo rënie në vlerën e parasë e fshinë ose e asgjëson pagesën prej 5.00 € si interes. Themi se në këtë rast konsumatori (huamarrësi) ëshrë i fituar, kurse banka (huadhënësi) është i humbur.
  • 21. Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar. Le të supozojmë se konsumatori dhe banka parashikojn një normë inflacioni 10% dhe mund të bien dakort që ta përshtasin normën e interesit me normën e parashikuar të inflacionit. Kështu, në qoftë se norma e interesit në kushtet e mungesës së inflacionit do të ishte 10% dhe norma e parashikuar e inflacionit do të jetë 10% ata do të bien dakort që norma e interesit të jetë 20%, (10% + 10%). Cilët do të jenë efektet pas kësaj përshtatjeje?
  • 22. Huamarrësi do t`i kthej bankës 6000€ në fund të vitit, nga të cilat 5000€ është sasia e huasë së marrë dhe 1000€ është madhësia e interesit të paguar, (5000 x 20% = 1000). Megjithëse 1000€ quhen interes, vetëm 500€ përbëjn interesin real, 500€ janë kompenzim për humbjen e vlerës së parasë për shkak të inflacionit. Huamarrësi paguan realisht 10% normë interesi dhe po kaq merr edhe banka realisht. Kjo vertetohet me faktin se kur huamarrësi i kthen bankës 6000€ kjo shumë parash i lejon bankës që të blej 10% më shumë të mira e shërbime se sa ajo mund të blente në fillim të vitit me 5000€ (në qoftëse do t`i shpenzonte vetë këto para).