SlideShare a Scribd company logo
1 of 32
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” 
FAKULTETI I BIZNESIT 
NDIKIMI I SHPENZIMEVE QEVERITARE 
NE INFLACJON 
PUNIM DIPLOME 
MENTORI: STUDENTI: 
Prof.Dr: Muhamet Sadiku Betim Rexhaj 
PEJË, maj, 2014
UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” 
FAKULTETI I BIZNESIT 
PUNIM DIPLOME 
Lënda nga e cila është bëre punimi: 
Tema e diplomës: 
“Ekonomia e tranzicjonit” 
NDIKIMI I NGRITJES SE PAGAVE TE SEKTORIT 
PUBLIK NE INFLACION. 
Studenti: 
Emri dhe mbiemri i studentit: 
Statusi i studentit: 
Numri i amzës: 
Betim Rexhaj 
I Rregullt 
16002008/08 
Drejtimi-Departamenti: 
Shkalla e studimit: 
Administrim Biznesi 
Bachellor i shkencave te aplikuara ne biznes 
MENTORI: 
Prof. Dr. Muhamet Sadiku 
PEJË, maj 2014
Abstrakt 
Përshkrimi: Inspirimi i këtij hulumtimi është ngritja e pagave tek shërbyesit civil nga qeveria e 
Republikës se Kosovës ne vitin 2014 duke u bazuar ne teoritë e tyre te ngritjes se mirëqenës. Një vendim 
i marre qe është shume i mire për qytetaret por siç do te përmendet ne vijim pasojat e mëvonshme 
mund te multiplikohen dhe vizionet për ketë vendim nuk nuk janë shume te qarta. Ne baze te këtij 
qëllimi ne vazhdim ky hulumtim do te paraqes efektet e këtyre rritjeve te shpenzimeve qeveritare ne 
praktika dhe shoqëri te ndryshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është qe te nxjerre rezultate te qarta për një 
problem te caktuar i cili ne një shoqëri duhet te ndodhe ne kohe te caktuar dhe duhet te përcaktohet 
me shume nga faktorë abstrakt siç është kërkesa dhe oferta dhe jo te përcaktohet nga dëshira politike. 
Qëllimi: Qellim kryesorë i hulumtimit është paraqitja e ndikimit te rritjes se shpenzimeve qeveritare 
ne inflacionin e një vendi. Apetitet politike sjellin vendime te shpejta dhe te pa planifikuara mire, dhe siç 
thuhet nga shume autore vendime frytdhënëse dhe te favorshme për një periudhe afatshkurtër duke 
sjell një çrregullim ne politikat fiskale te vendit. Ngritja e pagave tek shërbyesit civil sjell me shume 
rezultate anësore se rezultatet qe mendohet te qëllohen me vendimin e marre. Andaj qëllimi këtij 
hulumtimi është te sjelle një zmadhim te këtij vendimi për te shikuar me mire problemet qe sjellën ne 
periudha me afatgjata pas marrjes se këtij vendimi dhe pasojat qe mund te vijnë si efekt i këtij vendimi 
politik për rritje te shpenzimeve qeveritare. 
Dizajni i hulumtimit: Ne ketë tezë janë përdorur dy dizajne hulumtuese njeri është dizajni i rastit 
dhe tjetri është krahasimi i rasteve, nga Bryman dhe Bell (2009), janë marre udhëzime te ne perpikmëri 
për këto hulumtime, dhe janë përcjelle veprimet e Kosovës dhe Gjermanisë ne 5 vjeçarin e fundit ne 
lidhje me veprimet e politikes fiskale dhe reagimin e qeverive dhe me pas janë vene ne analize këto te 
dy raste duke i krahasuar mes veti dhe me teorinë. 
Rezultati: Nëse ngacmimi i ofertës agregate behet me shpenzime qeveritare pra duke e rritur sasinë e 
parasë ne qarkullim për konsum dhe kursim atëherë do te arrihet një efekt qarkulluarës qe jep virtyt 
pozitiv momental dhe sjell pasoja ne te ardhmen. Arsyet janë qe nëse shkalla e Bruto Produktit Publik 
është e ulet shpenzimet e konsumit për pagat e rritura do te kërkohen te blihen ne tregjet e jashtme, 
pra direkt do te kemi shtyrje për rritje te importit. Dhe kushtimisht nëse infrastruktura dhe ligjet për 
investimet e huaja nuk funksionojnë mire atëherë do te kemi rënje te motivimit për te investuar nga 
interesa vendore dhe te jashtme edhe ky detaj do te ndikoj qe kushtimisht sasitë e kursimeve te 
investohen ne tregti nga vendoret duke i ikur përgjegjësisë se prodhimit dhe nuk do te kemi rritje te 
investimeve te huaja. Paraja do ta humbasë vlerën e saje për shkak se sasia e parasë ne posedim do ta 
rrisë vetëm kërkesën agregate duke lenë ofertën te pa ndryshuar. Stabilizimi i gjendjes së tille nga 
praktika te deritanishme mund te behet vetëm me financime te jashtme te cilat janë: Grandet nga
komunitetet e zhvilluara “EU dhe USA”, Remitenta nga vizitoret bashkatdhetarë, dhe kredi te buta me 
greiss periudha te gjata. Përndryshe borxhi publik vetëm do te thellohet dhe mund te shpijë ne 
falimentim nëse nuk behet shtytje emergjente për rritje te GDP ne saje te prodhimit dhe punësimit te 
plotë. 
Fjalët Kyqe: Inflacioni, Pagat, Shpenzimet Qeveritare, Politika Fiskale. 
Shkurtesa 
ASK- Agjencia e statistikave te Kosovës. 
GDP- Gross Domestic Product 
BPP- Bruto Produkti Publik. 
OECD- Statistikat e indikatoreve ekonomik te Gjermanise.
Efekti I ngritjes se pagave ne inflacjon 
Përmbajtja 
Abstrakt .............................................................................................................................................3 
Parathënie ..................................................................................................................................7 
1. Hyrje ...........................................................................................................................................8 
1.1Prezantimi i temës......................................................................................................................8 
1.2Diskutimi i problemit ..................................................................................................................9 
1.3Pyetja hulumtuese ................................................................................................................... 10 
1.4Qellimi i hulumtimit.................................................................................................................. 10 
2. Teoria ....................................................................................................................................... 11 
2.1.Mikro dhe Makro ekonomia..................................................................................................... 11 
2.2.Sektori publik .......................................................................................................................... 11 
2.3.Pagat dhe Paraja ..................................................................................................................... 11 
2.4.Inflacjoni................................................................................................................................. 12 
2.5.Konkurrenca e plotë ................................................................................................................ 13 
2.6.Papunësia ............................................................................................................................... 14 
2.7. Konsumi dhe Investimet ......................................................................................................... 15 
2.8.Kostoja alternative .................................................................................................................. 15 
2.9.Oferta dhe Kërkesa.................................................................................................................. 15 
2.10.GDP ...................................................................................................................................... 16 
2.11.Faktoret e prodhimit.............................................................................................................. 16 
2.12.Politika fiskale ....................................................................................................................... 17 
3. Mbledhjet Empirike (Praktika) .................................................................................................... 18 
4.1.Metodologjia e hulumtimit ...................................................................................................... 18 
Kosova ......................................................................................................................................... 19 
Politika Fiskale e Kosovës .............................................................................................................. 20 
Gjermania dhe praktika e saje........................................................................................................ 21 
Politika fiskale e Gjermanisë .......................................................................................................... 21
5. Analiza ...................................................................................................................................... 25 
5.1.Deficiti dhe vendimet politike .................................................................................................. 25 
Kosova ......................................................................................................................................... 25 
Gjermania .................................................................................................................................... 26 
5.2.Inflacioni nga kerkesa .............................................................................................................. 26 
6. Konkluzion ................................................................................................................................ 29 
Diskutim....................................................................................................................................... 29 
Rezultati ....................................................................................................................................... 30 
Figura 1. Përcaktimi I pagës............................................................................................................... 12 
Figure 2 Konkurrenca e lirë ................................................................................................................ 14 
Figure 3 Harta Makroekonomike e Kosovës për vitin 2013 (BQK; 2014). ............................................... 20 
Figure 4 OECD 2014. Statistikat e indikatorëve ekonomik te Gjermanisë. ............................................. 24 
Figure 5 Inflacioni nga kërkesa .......................................................................................................... 27
Parathënie 
Ky punim i shkruar është një teze diplome i punuar ne Prill te vitit 2014 si detyre qe caktohet nga te 
gjitha Universitetet e botes për te trajnuar dhe testuar aftësitë e çdo studenti ne horizontin e 
përfundimit te studimeve te tyre. Ky punim është vazhdimësi e detyrave qe unë si student kam marrë 
nga Universiteti Haxhi Zeka ne Peje, respektivisht Prof. Dr. Muhamet Sadiku ligjërues pranë këtij 
institucioni ishte përfaqësues dhe mbikëqyrës i kësaj teze. 
Është e natyrës qe ne fillim te falënderohen akterët qe mundësojnë ne mënyre direkte apo indirekte 
arritjen deri ne ketë faze te punimit te diplomës ku edhe është një shkalle shume e rëndësishme për 
ç’do student. 
Se pari është shume e lartësuar pjesëmarrja jone ne ketë jete si fizik dhe mendje e shëndetshme për te 
vepruar dhe për te punuar aktivitete qe te tjerët do ti çmojnë për shkak te efekteve tyre pozitive. Me 
pas është shume e lartësuar edhe pjesëmarrja e prindërve ne vendimmarrjen e te rinjëve si një mendje 
me eksperience qe vetëm edukimi sjell deri te një shoqëri te civilizuar. Kjo na sjelle deri te edukimi i 
brezave te rijnë me përkushtim për te ndryshuar diçka ne rrethin ku jetojmë. 
Ketë punim diplome ua dedikoj posaçërisht familjes time te ngushtë te cilët e vazhduan te jene 
pjesëmarrës ne vendimmarrjet e mija për tu shkolluar dhe për te shënuar prosperitet ne jetë. 
Vështirësia e tyre për te me siguruar fonde për studime gjithnjë ka qene ne solidaritetin tim, për tu 
kthyer me pas ne motivim si dëmshpërblim ndaj prindërve te mi, dhe vetes time.
1. Hyrje 
Kohen e fundit kampanjat e marketingut kane marr hov shumë te madh qe shpesh përdorin kanale te 
ndryshme te mediave qe ne te shumtën e rasteve mund te kushtojnë shumë me shumë se vet efekti qe 
është për qellim te arrihet me ane te kampanjës. Ne jetën e përditshme është evidente qe kompanitë 
prodhuese dhe ato shërbyese reklamojnë ofertat e tyre me qellim te shkëmbimit te tyre me te mira 
likuide. Është shume e natyrshme qe te shpenzohet një shumë buxhetore për te arritur një shitje me një 
përqindje shume me te madhe se ajo e planifikuar, apo shpesh mbërritjen e planifikimeve qe vet 
ndërmarrjet ia targëtojnë vetes me indeks. Por ky shpenzim për reklama te shtrenjta dhe kampanja 
marketingu di shpesh te befasoj me rezultate negative. Kompanitë presin kthim te kapitalit te harxhuar 
ne reklama dhe ndodh qe efekti i ngritjes se shitjes apo efekte te tjera qe kane qene qellim te arrihen 
dështojnë, ne ketë rast indeksi i humbjes i shkakton dëme kompanisë. 
Tema qe do te diskutohet ne ketë tezë është efektet negative te ngritjes se shpenzimeve qeveritare qe 
behën për qëllime te ndryshme politike apo ekonomike për te shënuar prosperitet ne shoqëri. E 
natyrshme ditëve te sotme është edhe diktimi i gjendjes ekonomike dhe sociale nga partitë politike dhe 
vënja ne shënjestër e problemeve qe qytetaret ballafaqohen me to si plan për zgjidhje. Këto plane 
shpesh përdoren si plan program për qeverisje te mandatit ne vazhdim. 
Siç u përmend me lart efekti i përqendrimit te mediave dhe opinionit arrihet por çfarë po mbetet pa u 
arritur është zgjidhja e problemeve konkrete te premtuara, dhe efektet negative te vendimeve te marra 
si pasojë e veprimeve te gabuara politike. 
Diskutimi i problemit te kësaj teze do te jete efekti i ngritjes se shpenzimeve qeveritare (konkretisht 
ngritja e çmimit te faktorëve te prodhimit “paga” pa analizë) ne faktorin inflacionin. 
1.1Prezantimi i temës 
Në këtë diskutim është e veçantë tema e konkurrencës se plotë apo ne zhargon me te njohur si 
konkurrencë e lirë. Sipas Hadri, S: 135; konkurrence e lire mund te quhet një treg: a. Ku ka një numër të 
madh firmash që ofrojnë për tregun e njëjte prodhime, b. Firmat shesin produkte te njëjta apo pjesërisht 
te njëjta “homogjene”. C. Blerësit kanë te drejtë te hulumtojnë çmimet dhe kualitetin e secilit produkt 
dhe kane te drejtën e zgjedhjes se produktit i cili atyre ju përshtatet. d. Subjektet siç janë personat 
afarist dhe ndërmarrjet janë të lirë te marrin pjesë në secilin treg qe ju duket i leverdishëm si dhe të 
dalin apo te dorëzohen atëherë kur ata e shohin se fitimi margjinal (pika kritike) është e vështirë te 
arrihet. E logjikshme ne konkurrencën e lire është se çmimi i një produkti përcaktohet nga oferta dhe 
kërkesa qe mbizotëron ne treg. Pra sasi e madhe e ofruar çmim me i ulet dhe si pasoje kërkesë me e ulet 
dhe e kundërta çmimi i larte si pasoje e një oferte te vogël ne treg dhe një kërkese te larte. 
Me këtë logjikë normalizohet edhe tregu i faktorëve të prodhimit . Faktorët e prodhimit janë shtuar ne 
kohë siç është një faktorë shumë i rëndësishëm teknologjia, por ne esence do te përmenden toka, puna, 
dhe kapitali. Stabilizimi i tregut te faktorëve te prodhimit ndodh njëjte si tek kërkesa dhe oferta për disa 
produkte p.sh; kur çmimi i një faktori ulet, sasia e kërkuar nga ai faktor rritet, ndërsa sasia e ofruar është 
e ulet. (Mançellari, A; 2002).
Paga është çmimi i punës, pra paga është vlera e cila e përcakton faktorin punë dhe duhet te caktohet 
njëjte si ç’do faktor tjetër ekonomik, pra nuk duhet te krijohen anashkalime ne përcaktimin e pagës 
sepse logjika na tregon se nuk mund te prodhojmë produkte me çmime te ulëta nëse pagat e faktorit 
punë janë të mëdha. 
Problemi ekonomik i një vendi mund te shprehet me ane te kufirit te mundësive te prodhimit (GDP) 
“Kufiri i mundësive te prodhimit- shpreh kombinime te ndryshme te mallrave dhe shërbimeve qe mund 
te prodhoje një vend gjate një periudhe te dhënë kohore, duke i përdorur te gjitha burimet ne 
dispozicion dhe me teknikat me efiçente te prodhimit.”(2002: 5). Kjo dukuri kufizon edhe konsumin. 
1.2Diskutimi i problemit 
Me qëllim e përmendur me lartë konkurrenca e plotë është faktori i cili ne ekonomitë moderne vendos 
bilancin ne treg. Esenca e ekonomisë së lire apo ndryshe konkurrencës se plotë është qe në kohë dhe në 
hapësirë paraqitet kërkese për një produkt që konsumi e kërkon, me pas paraqiten firma me ofertat e 
tyre kështu vije edhe përcaktimi i sasive dhe çmimeve te tyre të cilat balancohen nga fuqia blerëse dhe 
fuqia shitëse, respektivisht sa konsumatorët janë në gjendje te paguajnë dhe sa shitësit janë në gjendje 
të prodhojnë me atë çmim. Njëjtë është edhe me pagat e faktorit punë, ku pagesa për një shërbim 
përcaktohet nga oferta dhe kërkesa qe ka për atë shërbim. Nëse oferta është e madhe për shërbime te 
tilla dhe kërkesa ka më pak atëherë është e logjikshme qe pagesa për atë lloj shërbimi do të jetë e ulët. 
Ose mund te jetë edhe e kundërta qe kërkesa për një shërbim të jetë e lartë dhe ofertë e ulët atëherë 
çmimi do të jetë me i lartë. 
Pas një prezantimi të shkurtër të këtyre temave fillojmë me diskutim të problemit. Adam Smith (1723– 
1790) paraqet 3 parime bazë qe financat publike duhet mbështetur. 
a) Financat publike janë thjeshtë një aplikim i financave familjare, nëse një familje shpenzon me 
shumë se te ardhurat e sajë mujore atëherë ajo familje shkon në falimentim ose varfëri. 
b) Buxheti duhet të jetë i balancuar ç’do vit dhe i kufizuar. 
c) Borxhi qeveritarë është barrë për brezat e ardhshëm. 
Problemi me ngritjen e pagave nuk qëndron ne sektorin privat sepse sektori privat ka një përgjegjësi më 
strikte sa i përket mbikëqyrjes se financave. Në kuptimin që edhe familjaret janë te punësuar direkt ne 
departamente monitoruese (Mustafa, 1993). Ata bëjnë direkt kontrollimin e shpenzimeve ne periudha 
te caktuara kohore dhe duke e marrë për bazë edhe historinë e shpenzimeve të kaluara ata caktojnë me 
perpikmëri shpenzimet qe nuk i sjellin ne rekapitullim ose falimentim ndërmarrjet e tyre. Ata i caktojnë 
shpenzimet qe medoemos kanë një mbulueshmëri nga te ardhurat qe ata realizojnë për periudha te 
caktuara kohore. 
Për ndryshim nga sektori privat, sektori publik është më i komplikuar për tu organizuar dhe për tu 
mbikëqyrur po ashtu. Janë dy kritere qe mund ti përmendim nëse bazohemi nga ajo qe u tha edhe me 
lartë. Nëse qeveria ndjek politika fiskale qe kanë qëllime zgjeruese aktive atëherë ajo parashikon rritje te 
shpenzimeve qeveritare dhe ulje te taksave gjë qe shpien ne punësim te shoqërisë dhe si pasojë rritje te 
konsumit. Dhe kriteri i dytë është qe qeveria e ka për detyrë përmirësimin e mirëqenies për qytetaret e
sajë. Prandaj është e domosdoshme qe te ndërmerren masa nëse papunësia është e madhe dhe 
mirëqena është shumë e lëndueshme apo varfëri në shoqëri. 
Në këso raste qeveria është e detyruar qe te shkoj ne deficit dhe ta mbuloj borgjin me lloje te kredive qe 
mund te jenë të ndryshme dhe të bëjë zgjidhje te qëndrueshme. Por nga ana tjetër nëse gjërat nuk 
planifikohen mire dhe politika fiskale është më shumë dështuese se sa përmirësuese atëherë nuk vlen 
vetëm falimentimi por edhe barriera qe i sjellët brezave të ardhshëm siç e përmendur nga Adam Smith 
(1723–1790) 
Shpesh politikat e zgjedhura nga qeveria për të ndërmarrë diçka kanë efekte negative një nder to mund 
te jetë edhe ngritja e pagave të shërbyesve civil siç është vepruar ne Kosovë në vitin 2009 dhe njëjte ne 
vitin 2014, ose ngritja e shpenzimeve qeveritare për qëllime jo te detyrueshme ekonomike. Pra ngritja e 
shpenzimeve qeveritare me qellim të përfitimeve te interesave grupore ka efektet e sajë të cilat do të 
hulumtohen në vazhdim. 
Autorë si Lloyd G,. Nigro, (1984: 129), paraqesin fenomenin shkurt-pamasi te politikaneve qe kërkojnë 
fitimin e votuesve. Këta politikan janë te prirë qe te përkrahin politika qe sjellin përfitime momentale ne 
shkëmbim te kostos se larte ne te ardhmen. Ata shtojnë se kostoja e tille është multiplikative qe shkon 
duke u rritur vazhdimisht dhe qe votuesit nuk janë ne gjendje ta identifikojnë koston e sajë. 
1.3Pyetja hulumtuese 
Pyetja hulumtuese në bazë të asaj qe u shtjellua më lartë rrjedhimisht është: 
Cili është efekti i ngritjes së pagave për shërbyes civil në inflacion? 
1.4Qellimi i hulumtimit 
Qëllimi i këtij hulumtimi është qe te nxjerre rezultate te qarta për një problem te caktuar i cili ne një 
shoqëri duhet te ndodhe ne kohe te caktuar dhe duhet te përcaktohet me shume nga faktorë abstrakt 
siç është kërkesa dhe oferta dhe jo te përcaktohet nga dëshira politike. Pra inspirimi i këtij hulumtimi 
është ngritja e pagave tek shërbyesit civil nga qeveria e Republikës se Kosovës ne vitin 2014 duke u 
bazuar ne teoritë e tyre te ngritjes se mirëqenës. Një vendim i marre qe është shume i mire për 
qytetaret por siç e përmendur me larte pasojat e mëvonshme nuk janë shume te qarta. 
Ne baze te këtij qëllimi ne vazhdim ky hulumtim do te paraqes efektet e këtyre rritjeve te shpenzimeve 
qeveritare ne praktika dhe shoqëri te ndryshme.
2. Teoria 
2.1.Mikro dhe Makro ekonomia 
Ekonomiksi është një shkencë e zhvilluar ne nivel te lartë për te shtjelluar qeshjen ekonomike te jetës 
shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomik në shoqëri dhe kushtet e bashkëveprimit te tyre. (Mançellari, 
A; Hadri, S; Kule, Dh; Qirici, S; 2002) agjent ekonomik ne këtë term përfaqësohet ç’do akterë 
pjesëmarrës i ekonomisë vendore qe prodhon, shërben, ose konsumon. Ekonomiksi ndahet ne dy pjesë: 
mikroekonomia dhe makroekonomia. Mikroekonomia merret me shumë me hulumtimin e agjenteve 
ekonomik si: konsumatorët, bizneset dhe agjencitë qeveritare, kryesisht ne aspektin e tyre te 
shpërndarjes se burimeve. Ndërsa Makro ekonomia merret me shume me studimin e sjellës kombëtare 
ne përgjithësi. Si p.sh: GDP, Punë-zënia, papunësia, çmimet, inflacioni etj. 
2.2.Sektori publik 
Është e qarte tani se ne një ekonomi tregu oferta dhe kërkesa janë vendimtare ne ekuilibrimin e 
çmimeve dhe sasive te ofruara ne treg. Por rrol te veçantë ne rregullimin e konkurrencës se lire luan 
shteti. (Mançellari, A; 2002: 223) . Sektori publik ne esencë nënkupton grupe te resurseve humane, dhe 
institute te krijuara nga elektorati për ti shërbyer shoqërisë ne zhvillim te ekonomisë dhe mirëqenies ne 
përgjithësi. Kështu qe pjese e sektorit publik janë: Policia, Ushtria, Rrugët publike, Shkollimi publik, dhe 
shërbime te tjera qeveritare. 
Shpenzimet qeveritare janë pasuri të shtetit ose politikës fiskale të shpenzuara për qëllime të ndryshme 
që legjislacioni i një vendi e ka vendosur si prioritet politik. Shpenzimet qeveritare janë: punësimet e 
sektorit të shërbyesve civil, sektori i arsimit, sektori i shëndetësisë, sportit, tenderët qeveritar për 
kryerje te punimeve ose mirëmbajtje etj. (Mançellari, A; 2002: 396). Këto shpenzime mund të 
planifikohen qe të rriten ose të ulen për shkaqe te ndryshme, kryesisht bëhen për tendencat si: zgjerim 
te aktiviteteve ekonomike ose kufizim te veprimtarive ekonomike. 
2.3.Pagat dhe Paraja 
Për te paraqitur pagën si kuptim te pastër është esenciale qe te njohim paranë dhe vlerën e sajë. Paraja 
nga njerëzit nuk ka një kuptim te ndërlikuar por është thjeshte një mjet i vlefshëm i cili atyre ju shërben 
për te paguar ushqime, gjësende, ose për te shlyer pagesat mujore si rrymën ,ujin etj. Por studiuesit 
nxjerrin kuptime me te detajshme te parasë p.sh: paraja është një element i caktuar ekonomik, është 
edhe marrëveshje mes njerëzve, për ti dhëne një sendi te caktuar atributet e një ekuivalenti te caktuar. 
(F.Govori; 2010:30). Ne vite me te lashta dihet qe paraja nuk ka ekzistuar ne formën e sotme si monedhe 
por janë përdorur mjete qe edhe ne brendinë e saje e ka pasur vlerën e njëjte si te asaj qe e ka shprehur. 
(Govori; 2010). Pra mallrat janë shkëmbyer me mallra dhe me pas mallrat edhe me ndonjë shërbim. Ne
mungese te parave për te shkëmbyer me mallrat e nevojshme njerëzit detyrohen te shkëmbejnë 
shërbime për te cilat ata janë te aftë. 
Ngjashëm Sagar: 2005 shkruan se një artikull qe përdoret ne një shtet si gjësend për shkëmbim, matës I 
vlerës, mjet standard I pagesës, dhe si ruajtës I vlerës definohet si para. 
Ne tregun e mallrave, pra ne baze te sasisë se ofruar dhe sasisë se kërkuar caktohet çmimi i një produkti, 
njëjte është edhe ne tregun e punës ku sasia e faktorëve te punës se ofruar dhe asaj te kërkuar 
përcaktojnë pagën e faktorit pune. Një page ofrohet ne shkëmbim te një shërbimi te ofruar ne 
marrëveshje me punëdhënësin. 
Figura 1. Përcaktimi I pagës 
Ne tabelën e me sipërme paraqitet nivelizimi I tregut te pagës, firma do te jete ne gjendje te përballoj 
çdo page nëse është me e madhe se W dhe me e vogël se W2 dhe këto paga do te arrije ti mbuloje nëse 
prodhon sasi nga L0 deri te L2. Për ç’do nivel me te lartë se W2 paga do te ishte me e larte se (W>ARP)te 
ardhurat e produktit mesatar, dhe kështu qe firma s’do te mund te mbulonte koston e saje te 
ndryshueshme. Maksimizimi i pagës arrihet atëherë kur për pagën e dhëne W2 mund te prodhohet sasia 
L1 dhe pika MPR pret APR. (Mançellari, A; 2002: 203). 
2.4.Inflacjoni 
Inflacion është një sëmundje makroekonomike si papunësia. Inflacioni paraqet ngritjen e vazhdueshme 
te nivelit te përgjithshëm te çmimeve. Sipas shkencave makroekonomike kemi 3 lloje te inflacionit:
Inflacioni I moderuar- ky lloj inflacioni ndodh kur niveli I përgjithshëm I çmimeve ngrihet ngadalë, kemi 
te bëjmë me një inflacion ku norme e tije e ndryshuar është një shifrorë. 
Inflacioni galopont- është një inflacion qe shprehet ne vlera te mëdha te përqindjeve p.sh: 10%; 50%; 
120% etj. Kjo është situate kur ekonomia pëson një rënje te madhe dhe njerëzit janë te prirë ta largojnë 
paranë e tyre nga posedimi, duke e shkëmbyer me valuta te huaja ose duke e shpenzuar ne 
patundshmëri. 
Hiperinflacioni- është një virus për ekonominë e një vendi dhe nuk ndodh ne raste normale përveç ne 
raste kur shteti është ne lufte. Ne Hiperinflacioni niveli mesatar I çmimeve fillon te rritet shume here 
ç’do muaj, pra vazhdimisht rritet, gjë qe shkakton paqëndrueshmëri tek pagat dhe rënje te madhe te 
vlerës se parasë. 
Si tregues I drejtpërdrejtë I inflacionit shërben indeksi i çmimeve. Indeksi I çmimeve me gjegjësisht 
shprehe koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh qe konsumohen nga një familje tipike 
qytetare gjate një periudhe te caktuar kohe (Mançellari, A; 2002: 203). 
2.5.Konkurrenca e plotë 
Atëherë dhe vetëm atëherë kur prodhimi dhe shkëmbimi I mallrave e afektojnë blerësin, tregjet 
konkurruese te kontrolluara nga kërkesa dhe oferta mund te jenë efiçente. Konkurrenca e plotë paraqet 
një kuptim tepër te veçantë. Konkurrence e plote quhet tregu qe karakterizohet nga këto veçori: 
 Ekzistenca e një numri te madh firmash ne treg. 
 Te gjitha firmat shesin produkte me karakteristika te njëjta, produkte homogjene, p.sh; pije, 
ushqim etj. 
 Blerësit dhe shitësit janë te mireinformuar për çmimet dhe produktet ne treg. 
 Firmat kane lehtësi ne hyrje dhe braktisje te biznesit. 
E rëndësishme për konkurrencën e plote është se tregu është I lire, firmat mund te hyjnë ne cilëndo 
prodhimtari qe e shohin te leverdishme dhe mund te ofrojnë çfarëdo sasie te produkteve ne treg, por 
çka I kufizon është se ato nuk mund te caktojnë çmimin, tregu është faktori qe cakton çmimin.
Figure 2 Konkurrenca e lirë 
Ne tabelën me larte e kemi te paraqitur edhe maksimizimin e fitimit te një firme. Është e qarte se firma 
do te vazhdoje ta rrisë prodhimin përderisa MR (marginal revenue) vazhdon te jete me e madhe se MC 
(Marginal Cost) (MR-MC>0). Kur MR<MC firma nuk është e interesuar ta rrisë prodhimin sepse për çdo 
MP (Marginal Product) ajo pëson humbje (MR-MC<0), ne ketë rast firma duhet ta pakësojë prodhimin 
deri sa ta barazoje MR=MC. 
2.6.Papunësia 
Papunësia është një sëmundje ekomomikë dhe paraqet recesion ekonomik. I pa pune konsiderohet ai 
person qe nuk është ne marrëdhënie pune dhe vazhdimisht kërkon pune ose pret qe te kthehen ne 
pune. Siç edhe thuhet nga Qirici; 2002;339 një papunësi i ka kostot e saja te cilat janë: 
 Rënje ne GDP aktuale te shoqërisë, qe do te thotë se pasuria e shoqërisë zvogëlohet dhe ka me 
pak kapital për tu investuar dhe konsumuar dhe kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti ne mirëqenie. 
 Te papunët janë barre e rende financiare e qeverise- pra nëse shoqëria nuk ka vende ku mund te 
punojnë, qeveria është e detyruar te beje zgjedhje financiare për ketë grup te shoqërisë dhe me 
ketë rruge dëmtohet buxheti qeveritar. 
 Zvogëlimi i te ardhurave personale, kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti ne konsum dhe mirëqenie te 
shoqërisë. Ata do te kenë me pak ushqim dhe veshje ne posedim. 
 Papunësia ka kosto sociale te cilat janë zhvleftësimi i kapitalit human qe nënkupton humbjen e 
aftësisë për te punuar pas kalimit te kohës; motivimin e veprave kriminale dhe rritje te krimit ne 
përgjithësi; me pas ka koston e uljes se dinjitetit dhe keqësimit te shëndetit te papunëve (kjo 
përfshinë aspektin e higjienës se ulet ne shkalle te mungesës se mirëqenies.) 
Ne krahasim me burimet e tjera te prodhimit puna konsiderohet si burimi I pa rezervueshëm një dite 
pune e humbur është dite e humbur përgjithmonë dhe nuk mund te kompensohet. 
Ekonomistet paraqesin dy shkaktarë te papunësisë:
 Njeri shkak i papunësisë është kërkesa për ngurtësim te pagës, pra njerëzit kërkojnë stabilitet ne 
pune dhe pagese stabile te caktuar me marrëveshje, kjo paraqet papunësi te detyrueshme. 
 Shkaku tjetër i papunësisë është fleksibiliteti i pagave lëkundja e pagave ne periudha kohore 
duke mos qene stabile shkaktojnë papunësi te vullnetshme. Njerëzit nuk zgjedhin te punojnë ne 
këto kushte. 
2.7. Konsumi dhe Investimet 
Konsumi paraqet shpenzimet e konsumatorëve për të paguar mallra dhe shërbime që ju shërbejnë atyre 
për të plotësuar ndonjë nevojë me rendësi (Mançellari, A; 2002: 282). Konsumi është edhe përbërës i 
GDP-së ku ne ekonomitë bashkëkohore bënë pjesë deri ne 65% (ibid. 282). Si pasojë familjet e varfëra 
shpenzojnë pjesën me të madhe te të ardhurave të tyre për të shuar nevojat jetike siç janë ushqimi dhe 
strehimi. 
Investimet dhe konsumi janë te lidhura ngushtë ne mes veti. Kështu Mançellari (2002) potencon qe 
konsumi është aspekt i pa shmangshëm nga konsumatorët për shkak se nevojitet për te plotësuar 
nevoja imediate e te cilat nevoja janë te lidhur me ekzistencën e qenies njerëzorë, pra nevoja fiziologjike 
siç janë ushqim dhe strehim. Ne anën tjetër ai potencon se nevoja për konsum shpesh është afatgjate 
dhe automatikisht shpenzimet për konsum afatgjate kthehen ne investime p.sh: blerja e një lavatriqeje 
jep fryte vit pas vite, pra është një investim për një shërbim ne periudha afatgjata. 
Si përkufizim ekonomistet e konsiderojnë një investim atëherë kur ne shkëmbim te mjeteve financiare 
krijohet një kapital real, pra kur shtohet kapitali i mallrave te prekshme makineri dhe pajisje si dhe si 
shtimi i inventarit (Mançellari; 2002). 
2.8.Kostoja alternative 
Kosto alternative apo (opportunity cost) është kostoja zgjedhëse e një konsumatori duke hequr dore nga 
kosto te tjera. Për ekonomistet kostoja e një shërbimi apo produkti nuk është thjeshte kostoja monetare 
por është shume me tepër se kaq. Kështu qe ne koston e produktit kontabilistet regjistrojnë zëra te 
ndryshëm, një nder to është edhe kostoja oportune. Pra kostoja oportune e ç’do burimi te zgjedhur për 
te prodhuar një te mire është e barabarte me vlerën e përdorimit alternative me te mire te mundshëm. 
(Qirici, S; 2002). Pra kur behet fjale për koston alternative behet fjale për alternativen me te mire te 
zgjedhur ne shkëmbim te një alternative tjetër qe duhet hequr dore për shkak te zgjedhjes se 
alternatives se pare. 
2.9.Oferta dhe Kërkesa 
Për shkak te mungesave te faktorëve te prodhimit dhe mungesës se burimeve, dhe nevojave te shumta 
qe kemi ne si faktor mikroekonomik është e nevojshme qe te dalim ne treg te ofrojmë diçka dhe te 
kërkojmë diçka për te balancuar aktivitetin ekonomik. Kështu paraqitet edhe tregu ku paraqiten shume 
lëvizje apo aktivitete shkëmbyese (Kule, Dh, 2002; 24).
I gjithë aktiviteti jetësor i njeriut është shkëmbim i mallrave dhe shërbimeve me njerëz te tjerë qe kane 
nevoje ne kohe te caktuar. Andaj është mese e domosdoshme qe ne këto baza te paraqitet kërkesa dhe 
oferta te cilat ne kohet e sotme është ekuilibri i tregut. 
Kërkesa- “përfaqëson një sasi produkti qe blerësit janë njëkohësisht te gatshëm dhe ne gjendje te blejnë 
me çmime te ndryshme te mundshme gjate një periudhë te kohe te dhëne (dite, jave, muaj, etj.) kur te 
gjitha kushtet e tjera merren te pa ndryshuara. 
Oferta- përfaqëson sasitë e një produkti qe shitësit janë njëkohësisht te gatshëm dhe ne gjendje te 
ofrojnë për shitje me çmime te ndryshme, gjate një periudhe te caktuar kohore, kur faktorët e tjerë 
mbesin te pa ndryshuar. 
Ekuilibri i tregut- Paraqitet kur oferta dhe kërkesa mbërrijnë ekuilibrin pra sasia e kërkuar dhe sasia e 
ofruar paraqesin janë te barabarta dhe ne ketë situate as shitësi dhe as blerësi nuk janë te detyruar te 
ndryshojnë sjelljet e tyre ne treg (Kule, Dh, 2002; 24). 
2.10.GDP 
Problemi ekonomik i një vendi mund te shprehet me ane te kufirit te mundësive te prodhimit (GDP) 
“Kufiri i mundësive te prodhimit- shpreh kombinime te ndryshme te mallrave dhe shërbimeve qe mund 
te prodhoje një vend gjate një periudhe te dhëne kohore, duke i përdorur te gjitha burimet ne 
dispozicion dhe me teknikat me efiçente te prodhimit.”(2002: 5). Kjo dukuri kufizon edhe konsumin. 
Sipas Brezina GDP (gross domestic product) është vlera monetare e te gjitha te mirave dhe shërbimeve 
te prodhuara ne një shtet gjate një periudhe te dhëne kohore, me se shpeshti ne një periudhe 1 vjetarë. 
(Brezina. C; 2012) 
GDP ndryshe mund te quhet edhe outputi i një shoqërie, pra vlera e shprehur ne pasuri qe një popull 
mund te nxjerre gjate një periudhe te caktuar kohore. Ne përgjithësi GDP është çdo gjë qe mund te 
blihet me para gjate një periudhe një vjeçare. 
2.11.Faktoret e prodhimit 
Termi faktorët e prodhimit I referohet te mirave dhe shërbimeve me ndihmën e te cilave bartet procesi I 
prodhimit. Me fjale te tjera varësia mbi posedimin e gjësendeve dhe produkteve te ndryshme, dhe një 
numri te elementeve dhe agjenteve te cilët ndihmojnë ne arritjen e prodhimit quhen faktorë te 
prodhimit. (Sagar, R. 2005). 
Siç shkruan Mançellari (2002) Burimet ose faktorët e prodhimit i ndajmë ne 3 grupe: 
 Puna- qe përfshin pasurinë mendore dhe fizike te njerëzve qe mund ta përdorin për pune. 
 Toka- Qe përfshin faunën pra natyrën, token bujqësore, minerale etj. 
 Kapitali- kuptohet mallrat dhe produktet qe janë te prodhuara si destinim për prodhim te 
produkteve te tjera.
 Si burime te tjera cilësohen edhe aftësia sipërmarrëse dhe teknologjia. 
2.12.Politika fiskale 
Është rruga që ndjek qeveria për të mbajtur pozicionin e sajë si agjent juridik qe i jep drejtimin e duhur 
ekonomisë së vendit. Politika fiskale mund te ndikoj ne ngritjen ose uljen e taksave për afarizmin, 
ngritjen ose uljen e shpenzimeve qeveritare për te rritur ose ulur konsumin. Kujdesin për mirëqenien e 
shoqërisë, ndikim ne interesin monetar etj. Siç e përmendur me larte politika fiskale mund te përcjelle 
dy rruge ekspansioniste dhe te shtrënguar (Govori, F. 2010). Sipas Govorit politika ekspansioniste 
përdoret për qellim te stimulimit te konsumit dhe e cila behet ne dy rruge. 1. Me shkurtim te taksave 
ose 2. Rritje te shpenzimeve qeveritare. Dhe ajo shtrënguese ka te beje me uljen e inflacionit ne shkalle 
vendi e cila përcjellët me ulje te shpenzimeve publike dhe rritje e taksave. Politika shtrënguese ule 
ofertën për para e cila me pas ul shpenzimet dhe kërkesën agregate.
3. Mbledhjet Empirike (Praktika) 
Ne ketë kapitull do te shtjellohet metoda e nxjerrjes se këtij hulumtimi dhe mbledhjet empirike te cilat 
janë bere ne praktik për te mbështetur rezultatin. 
4.1.Metodologjia e hulumtimit 
Duke u akorduar me Bryman dhe Bell (2007) ekzistojnë dy strategji hulumtuese me te cilat studiuesit 
prodhojnë studime. Strategjitë janë Kualitative dhe Kuantitative, me strategji kualitative te studimit 
nënkuptohet qe studiuesit zgjedhin një metode ne te cilën rëndësi te madhe i jepet mendimit subjektiv 
te te obzervuarve. Pra përcillet me shume fjala e një akteri se numrat, si mbulese e këtij dizajni 
hulumtues përdoret intervista. Ndërsa strategjia kuantitative është e mbështetur me shume ne numra 
se sa ne fjale qe do te thotë qe merret me statistika te nxjerra nga anketa me përgjigjeje te dhëna 
paraprakisht. Ne ketë teze është e përdorur: 
Pozitivizmi është një qasje teorike e cila mbron aplikimin e shkencave natyrore ne studimin e 
realitetit shoqëror dhe realiteteve te tjera. Ne ketë aspekt konkluzionet nxjerrën nga teori te testuara 
me herët nga autore te ndryshme dhe qe rezultatet e tyre kane dale te njëjta pavarësisht replikave. 
Qasja induktive Qasja e përdorur ne ketë teze është qasja induktive qe duke u bazuar ne literature 
nga (Bryman dhe Bell ;2007) kjo qasje ka për qellim nxjerrjen e hipotezave ne praktik e qe me pas i ve 
ato ne letër për ti hulumtuar dhe analizuar për qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e tyre. Pra ne ketë 
teze fillimisht është marre për baze një veprim ne praktike qe me pas te krahasohet me teori dhe te 
nxjerrët një konkluzion. 
Dizajni hulumtues Ka shume dizajne hulumtuese te cilat përshtaten për hulumtimet te cilat ne 
dëshirojmë ti punojmë ose hulumtues te tjerë kanë për qellim te bëjnë. Ne këtë teze është e imponuar 
edhe ky dizajn për shkak se inspirim i kësaj teze ishte veprimi i qeverise se Kosovës për ngritje te 
shpenzimeve qeveritare pikërisht rritja e pagave te te punësuarve qeveritar dizajni hulumtues është 
“studimi i rastit” ose ne gjuhe origjinale Case Study. Ne esence ky lloj studimi përfshin analiza dhe detaje 
intensive te një rasti te vetëm. Studimi i rastit është i angazhuar me kompleksitetin the natyrën e rastit 
ne fjale. Bryman dhe Bell (2007: 62). 
Ky hulumtim është punuar duke i bazuar ne te dhëna sekondare te cilat janë mbledhur nga studimet e 
mëparshme empirike, ky punim ka për qellim te paraqes dy raste te ndryshme se si shtetet i qasen 
politikes fiskale dhe qarë rrugëve ndërmarrin për te përmirësuar mirëqenën e shoqërisë se tyre. Si 
mbledhje te te dhënave ne praktike do te përdorim dy shtete me zhvillim te ndryshëm ekonomik për te 
treguar veprimet e tyre qeveritare dhe gjendjen e tyre te GDP, Inflacionit, papunësisë etj.
Kosova 
Sipas raportit financiar te bankës qendrore te Kosovës (BQK)ne vitin 2012 Republika e Kosovës është 
prekur nga kriza qe e ka përfshire Eurozonën duke ndikuar kështu ne uljen e kërkesës ne ketë treg për 
produktet Kosovare dhe duke e ulur kështu edhe vlerën e remitenteve qe bashke atdhetaret sjellin ne 
Kosove. (BQK; 2013). Duke e konsideruar ketë si përqindje me te madhe te financimit te republikës se 
Kosovës atëherë medoemos këto kushte do te paraqesin ndikimin e tyre ne dy vitet e ardhshme pra ne 
vitin 2011, 2012 dhe 2013. Inflacioni ne vitin 2012 shënoj rritje por me te ngadalësuar prej 1.5%, prej 
6.9% sa ishte vitin paraprak, duke shënuar rritje deri ne 2.7% ne vitin 2013. Sipas raportit te ministrisë se 
financave te Kosovës (2014) thuhen se deri ne fund te vitit 2013 inflacioni shënoj rritje por qe ky 
inflacion ishte i moderuar dhe vazhdoj te pësoj rënje prej periudhës ne përudhe duke paraqitur efekte 
stabilizuese. Nga ana tjetër ekspert te njohjes se qeshjes ekonomike kritikuan rritjen e shpenzimeve 
qeveritare e cila u shpreh nga qeveria si ngritje e pagave tek shërbyesit civil ne fillim te vitit 2011. 
(Evropa e Lire; 2011). Te njëjtën situate e përsëritë qeveria e Kosovës ne vitin 2014 duke rritur 
shpenzimet qeveritare me ane te pagesave te shërbyesve civil me 25%. Papunësia nuk ka shënuar 
ndonjë progres signifikant duke mbetur kështu 30% (e qasur ne ueb faqen e qeverise se Kosovës.) 
Qeveria e Kosovës ka vazhduar te ndjek politika ekspansioniste duke rrezikuar shume mirëqenën e 
qytetareve me dështimin e analizës se rritjes se borxhit publik dhe rritjes se GDP. Kështu analist te 
qeshjes ekonomike ne Kosove theksojnë se ngritja e pagës se shërbyesve civil ne ketë situate është e 
rrezikshme dhe rrezikon ngritje te çmimeve ne indeksin e shportës se konsumatorit. Ndërsa 
përfaqësuesit e qeverise se Kosovës e arsyetojnë se rritjen e shpenzimeve qeveritare e kane bere si 
përpjekje për përmirësimin e mirëqenies se qytetareve dhe qe mbulohet nga rritja e buxhetit te Kosovës 
dhe rritja e GDP ne nivel vendi ne Kosove. (Evropa e lire; 2014). 
Deficiti buxhetor vazhdon te jete edhe me i larte sa ishte ne krahasim me vitin paraprak kjo e shkaktuar 
sipas eksperteve nga deficiti i larte tregtar. Megjithatë ne gjashtëmujorin e pare importet shënuan rritje 
prej 0.6% vlere e vogël për te ndryshuar norma te tjera ne nivel vendi, për shkak se eksporti shënoj rritje 
prej 9.9% ne vitin 2013. (BQK, 2014). Rritjen e eksportit ne nivel vendi e cilësuan shume te rëndësishme 
ekspert te ekonomisë vendore por qe shqetësim mbetet eksporti i produkteve te gatshme. 
Si pasoje e rimëkëmbjes se ekonomisë botërore qe pati një luhatje ne vitin 2011 dhe 2012 edhe 
remitencat e vitit 2013 u rriten ne 4.2% duke e krahasuar me periudhe te njëjta me vitin paraprak. 
Sipas raportit te BQK-se Republika e Kosovës ne vitin 2013 ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.1% e 
cila konsiderohet me e larta ne krahasimin e saje me statistikat e vendeve te tjera te Evropës Juglindore 
Produkti brendshëm bruto ne Kosove ka shënuar rritje pra ne 3.1%. Shkalla e papunësinë ne Evropën 
Juglindore sipas raportit te FMN (BQK; 2014) vazhdon te jete e larte gjersa ne Kosovë norma e 
papunësisë është 30.6% edhe nëse llogarisim rritjen me te larte ekonomike ne rajon. 
Financimi i konsumit dhe investimeve edhe me tutje mbeten te mbështetura nga shpenzimet qeveritare 
dhe kreditë bankare (BQK; 2014) duke karakterizuar kështu një norme interesi te larte prej 23.3% e cila 
nuk është shume efektivë ne vendet te cilat synojnë zhvillim dhe shpenzimet qeveritare te larta kur 
deficiti është i larte.
Investimet e huaja gjatë periudhës te shkuar dy vjeçare shënuan një rënje drastike duke lëvizur ne 
diferencë negative prej 53.3% kjo besohet te jete bere për shkak te pasigurisë ne investime por qe ne 
vitin 2013 shënuan rritje prej 66.4% duke ndikuar pozitivisht ne raport financiar te Kosovës. 
Figure 3 Harta Makroekonomike e Kosovës për vitin 2013 (BQK; 2014). 
Politika Fiskale e Kosovës 
Kosova po ndjek një politike fiskale ekspansioniste te ngadalshme, vlen te theksohet se shpenzimet 
qeveritare janë shume te larta duke e ngritur kështu edhe deficitin shtetërorë. Investimet janë te 
orientuara kryesisht ne infrastrukture te vendit (Sylqa, D dhe Kastrati, F; 2013), ndërsa vetëm kohëve te 
fundit me shume rendësi ju kushtohet bujqësisë dhe bizneseve te reja. Sipas teorive te përmendura me 
larte disa autore thonë se politika fiskale mund ta ule papunësinë dhe disa te tjerë thonë jo por e 
rëndësishme është shpërndarja e sakte e burimeve qe sjell prosperitet dhe mirëqenie ne shoqëri. Andaj 
një politike e mire fiskale ndikon direkt ne rritjen ekonomike. Ne Kosove po vazhdon te ndjekjet një 
politike fiskale ekspansioniste duke synuar rritjen e kërkesës agregate me rritjen e shpenzimeve 
qeveritare. Dhe nga tjetra ane qe nga viti 2009 qeveria e Kosovës ka bere një reformim ne normat e 
taksave qe duhet paguar shtetit kështu reforme u be ne tatimin mbi te ardhurat individuale e cila ishte 
5%, 10% dhe 20% dhe u ndryshua ne 5%, 8% dhe 10%. Ndërsa për tatimin mbi vlerën e shtuar ngrihet
norma nga 15% ne 16%. Ne ketë reforme u shtuan edhe akciza te ashtuquajtura te luksit si akci za për 
cigare e cila është 17%. (Peci, B; 2009). 
Gjermania dhe praktika e saje 
Gjermania si vend qe e ka shkallen me te vogël te papunësisë ne Eurozone ka arritur qe ta ule ende me 
shume papunësinë ne vitin 2012 dhe ne fillim te 2013 (BQK, 2014). Kështu sipas te dhënave te marra 
nga OECD, (2014) (organizata për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik). Gjermania vazhdon te ketë rritje 
te GDP vit pas viti duke e pasur njëkohësisht nivelin me te larte ne eurozone te BPP. Prodhimi dhe 
shfrytëzimi I burimeve I mundëson Gjermanisë ta rrisë GDP vit pas viti, Gjermania ka treguar një shkalle 
te vogël jo stabiliteti ne vitin 2009 kur gjendja u konsiderua si krize globale ne ketë vit Gjermania pësoj 
një rënje prej -5% ne GDP reale duke u mëkëmbur ne vitet ne vazhdim përsëri kështu ne vitin 2010, 4% 
ne vitin 2011, 3.3 % dhe 2012, 0.7%. 
Inflacioni ne territorin Gjerman mbetet modest duke shënuar vetëm një rritje te vogël ne vitin 2008 dhe 
me pas ne vitet ne vazhdim duke pasur një stabilitet ose një rritje shume modeste prej 1%. 
Shkalla e punësimit ka mbetur stabile gjate këtyre viteve te fundit duke mos ndryshuar shume ne 
përqindjen totale por vleni te theksohet se ne gjermani shkalla e punësimit është shume e larte dhe qe 
pas krizës globale te vitit 2008-2009 shkalla e papunësisë po shënon zvogëlim gjithnjë e me shume (shih 
Fig4.) shtresa me e punësuar ne kompanitë gjermane mbetet shtresa prej 25 deri ne 54 vjeç. 
Sipas statistikave ne tabele shteti Gjerman ka zgjeruar shpenzimet e tyre ne përmirësimin e mirëqenies 
se qytetareve te saje kryesisht ka rritur shpenzimet ne shëndetësi. Ndërsa nuk ka shpenzuar me shume 
ne edukim, siç shihet nga statistikat vetëm ne vitin 2010 shpenzimet qeveritare për edukim u ngritën 
për te ofruar edukim te tjetërsueshëm, me pas nuk ka pasur ndihmese shtese ne edukim. 
Si proces I zhvillimit ekonomik edhe tregtimi ka pasur ndryshime gjatë kësaj periudhe te kohës, kështu 
importet shënuan rritje te ngadalshme ndërsa eksporti ka shënuar rritje me te përshpejtuar. Përndryshe 
Gjermania ka një eksport te larte prej 50% te GDP se vendit çdo vit. 
Gjermania ka pas një rritje te vazhdueshme te investimeve te huaja siç shihet edhe nga figura investimet 
e huaja janë rritur ne periudha vjeçare duke prekur majat ne vitin 2012 ne 1.5 miliard. 
Politika fiskale e Gjermanisë 
Shpenzimet qeveritare nuk kane ndryshuar shume ne periudhën e fundit, pra politika fiskale ka mbetur e 
pa ndryshueshme karshi ndryshimeve qe kane ndodhur ne ekonominë gjermane ne vitin 2008-2009, 
deficiti qeveritar apo borxhi publik u thellua lehte nga viti 2009 deri ne vitin 2011 dhe duke e arritur 
stabilizimin ne vitin 2012. Vlen te theksohet se punësimi I larte I Gjermanisë përbenë me se shumti 
stabilitetin ekonomik qe ka vendi. Kështu taksat nga te ardhurat përbejnë rreth 40% te GDP se vendit. 
Pra Gjermania nuk ka zgjedhur qe te rrisë shpenzimet qeveritare dhe ta fus shtetin ne borxh por ka 
vazhduar me avancimin e kushteve për investime e cila siç shihet nga tabela ka pësuar rritje. Me pas ka 
ndikuar ne shtimin e GDP dhe rritjen e eksportit.
Figure 4 OECD 2014. Statistikat e indikatorëve ekonomik te Gjermanisë.
5. Analiza 
Ky kapitull shtjellon qeshjen e krahasimit te teorive dhe veprimeve ne praktike, ne ketë kapitull mund te 
sjellim edhe iluzione te qarta se nëse disa veprime mund te jene te gabuara apo te drejta rrethi rritjes se 
mirëqenies se qytetareve nga qeveritë e tyre dhe se si do te ndikojnë ato veprime ne inflacion. 
Siç e përmendur me larte politika fiskale mund te përcjellë dy rruge ekspansioniste dhe te shtrënguar 
(Govori, F. 2010). Sipas Govorit politika ekspansioniste përdoret për qellim te stimulimit te konsumit dhe 
e cila behet ne dy rruge. 1. Me shkurtim te taksave ose 2. Rritje te shpenzimeve qeveritare. Dhe ajo 
shtrënguese ka te beje me uljen e inflacionit ne shkalle vendi e cila përcjellët me ulje te shpenzimeve 
publike dhe rritje e taksave. Politika shtrënguese ule ofertën për para e cila me pas ul shpenzimet dhe 
kërkesën agregate. 
5.1.Deficiti dhe vendimet politike 
Politika fiskale duhet ta ketë qëllimin kryesore uljen e inflacionit kur shoqëria është ne varfëri; ajo e 
bene ketë duke shtrënguar shpenzimet qeveritare kur vendi kalon neper kohe te mira ekonomike dhe te 
rrisë shpenzimet kur ka recesion apo ngecje ekonomike. Ky veprim behet për te parandaluar luhatjet e 
mëdha ne ekonomi, por ne ketë hap duhet pasur parasysh disa limitime dhe komplikime kur kjo rregull 
praktikohet. Nëse sektori publik merr vendim për rritjen e shpenzimeve qeveritare duke e rritur deficitin 
atëherë ky veprim ka efektet e saje anësorë te pa dëshirueshme. (Gashi. E; 2011). Deficiti pra siç e 
përmendur me larte edhe kur shpenzimet janë me te mëdha se te ardhurat. Qeveria nëse kalon 
shpenzimet qeveritare me deficit shtetëror për te përmirësuar gjendjen momentale rrezikon brezat e 
ardhshëm te cilat duhet te punojnë shume për te mbuluar atë deficit. Si efekt I deficitit buxhetor te 
vendit kursimet ne shkalle vendi pësojnë rënje duke treguar përpjekje për rregullimin e gjendjes. Pra e 
gjithë situate ekonomike është e varur nga vendime Politike. 
Ne baze te logjikes se shëndoshe me shkurtimin e taksave punëdhënësve dhe te punësuarve ju lihen me 
shume para ne dispozicion për te blere dhe si pasoje për te shtuar konsumin, ndërsa firmat kane me 
shume kapital për te bere investime dhe për te paguar edhe me shume punëtorë. 
Nga ana tjetër me rritjen e shpenzimeve qeveritare qeveria rrit shpenzimet e buxhetit te saje me qellim 
te shtimit te pagave te te punësuarve te saje si dhe te te kontraktuarve te saje për te rritur ne ketë 
mënyre mirëqenën dhe motivimin për konsum. Mirëpo nga ana tjetër e potencuar ne kapitullin e dyte 
esenca e ndërhyrjes se politikes financiare edhe stabiliteti ekonomik, dhe ruajtja e mirëqenies se 
përgjithshme te shoqërisë. Pra objektiva themelore te financave publike janë stabiliteti i çmimeve, 
realizimin e punësimeve (Sylqa, D dhe Kastrati, F; 2013) etj. 
Kosova -Nga ana praktike ne Kosove sipas Raportit te stabilitetit BQK-se (2014) llogarite 
rrjedhëse vazhdojnë te tregojnë një bilanc negativ ne krahasim me vitet e kaluara. Tregtia e mallrave si 
komponenti kryesore i llogarive rrjedhëse është duke u karakterizuar me shkalle te larte te deficitit ne 
vazhdimësi . Kështu qe ne gjashte mujorin e pare deficiti tregtar shënoj rënje prej 0.6%, inflacioni ka 
vazhduar te shënoj rritje qe nga viti 2009 kur u rriten shpenzimet qeveritare dhe BPP shënoj një rritje
modeste. Importet u rriten prej 1.13, dhe eksportet shënuan rritje prej 9.9%. Karakteristike tjetër është 
edhe rritja e remitenteve qe rezultojë me rritje prej 4.2% ne qershor te vitit 2013. Ne baze te këtij 
raporti nga Banka Qendrore e Kosovës ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje ekonomike por qe 
deficiti qeveritar është rritur po ashtu. 
Gjermania -Ndërsa ne rastin e dyte Gjermania ka pasur një rritje te GDP-se ne vitet e fundit 
duke u mëkëmbur nga kriza globale e cila i sjelli bilanc negativ ne atë periudhe. Përndryshe Gjermania 
ne rastin e ndikimit te krizës globale pati një gjendje te njëjtë me Kosovën pra rënje ne investime, rritje 
te papunësisë dhe rënje ne GDP, prandaj është shume e rëndësishme krahasimi me ketë vend (OECD, 
2014). Gjermania pati një ngritje te inflacionit prej 1% ne te gjitha vitet me radhe por kjo quhet me 
shume një stabilitet ekonomik duke mos ndryshuar shume gjendjen ne kërkesën agregate. Ndërsa 
papunësia nuk ka shënuar lëvizje te madhe, për shkak te përqindjes se vogël te papunësisë gjermania 
nuk ka bere ndryshime ne politikat fiskale te saja. Duke u bazuar ne te dhënat e OECD-se shpenzimet 
qeveritare kane mbetur përafërsisht te njëjta, duke e thelluar deficitin ne -4.2% ne vitin 2010 dhe duke e 
stabilizuar këtë gjendje me shkurtim te shpenzimeve ne vitin 2012 ne 1%. Ndërsa te ardhurat e vendit 
kane vazhduar te vjelën nga te ardhurat e te te punësuarve ne këtë shtet dhe taksat e tjera te njëjta. 
Nga krahasimi ne mes te dy praktikave mund te konkludojme se pagat nuk rriten me dëshira individuale 
“shpenzimet qeveritare” janë shume komplekse dhe nëse dalin jashtë kontrollit kapitullojnë shtetin. 
Andaj është shume e rëndësishme një rritje ekonomike e qëndrueshme e cila mbështetet ne investime 
kapitale vendore dhe rritje te GDP me prodhime vendore. Rritja ekonomike e bazuar ne këto shpenzime 
qeveritare është shume e paqëndrueshme dhe ka ndikim negativ ne deficitin e vendit e cila ka pasoja ne 
periudha me afatgjata e cila edhe mund te shpijë edhe ne falimentim te shtetit. Sipas teorisë rritja e 
shpenzimeve qeveritare behet me qellim te ngacmimit te kërkesës agregate e cila shtynë shoqërinë te 
konsumoje me shume me pas te ruaj dhe me kursime te nxisë investimet. Kjo medoemos është një 
logjike e shëndoshe për te sjellë zhvillim ekonomik por gjithsesi mbulueshmëria e shpenzimeve 
qeveritare duhet te jete shume e sigurte, sepse brezat e ardhshëm mund te kenë probleme shume 
serioze nga vendime te marruara ketë periudhe. 
5.2.Inflacioni nga kerkesa 
Sipas (Qirici, S; 2002) kemi inflacion qe shkaktohet nga kërkesa agregate, pra ky lloj inflacioni shkaktohet 
me ane te rritjes se kërkesës agregate nëse oferta agregate mbetet e pa ndryshuar. Kjo shkaktohet nga 
dy faktorë a. rritja e ofertës se parasë dhe b. rritja e shpenzimeve qeveritare. Kur rritet sasia e parasë ne 
dispozicion pra kemi rritje te kërkesës agregate pra njerëzit do te kenë me shume para për te shpenzuar 
ne konsum, kështu qe kërkesa agregate do te pësoje rritje duke na dhëne një ekuilibër te ri ne grafikun.
Figure 5 Inflacioni nga kërkesa 
Ne te njëjtën mënyre vepron qeveria e Republikës se Kosovës ne dy veprime te njëjta radhas. Kështu ne 
vitin 2011 qeveria merr vendim për rritje te pagave te sektorit publik dhe atë deri ne 50%, duke 
shkaktuar inflacion deri ne fund te vitit 2011 për 20% (Radio Evropa e Lire; 2011). Rritja e pagave te 
pensionisteve, te shërbyesve civil dhe kontraktuesve te qeverise I sjelle buxhetit te Kosovës ngarkese 
dhe deficit dhe medoemos sjell rendim te gjendjes ekonomike për shkak se dëmton bizneset me 
ngarkesa te ndryshme, motivim për ndëshkime nga administrate e inspektorisë etj. Duke u bazuar ne 
praktikat dhe te dhënat e BQK-se, 2014 vijmë ne përfundim se rritja e pagave ne vitin 2011 deri ne 50% 
ne fillim te një mandati politik ka sjelle jo stabilitet ekonomik duke e rritur inflacionin ne 6.9% sa ishte ne 
vitin 2012, shkalla e papunësisë nuk shënoj ndryshim te theksueshëm dhe mbetet rreth 30% (ASK, 
2014). Dhe rritja e Bruto produktit shoqëror nuk ka shënuar rritje te qëndrueshme duke u bazuar ne 
shpenzime deficitare te qeverise se Kosovës. 
Ndërsa rasti I Gjermanisë ne vendimet e qeverise se këtij vendi komfort luhatjeve ekonomike ka qene 
me shume reaktiv ne sigurimin e investimeve dhe rritjen e eksportit me pas rimëkëmbja ekonomike siç 
shihet ne tabelën e te dhënave OECD, 2014. Veprimet fiskale te qeverise se Gjermanisë kane qene te 
efektshme pra shpenzimet qeveritare janë thelluar shume pak duke sjellë edhe deficit ne buxhetin 
qeveritar por qe I kane dhëne ekonomisë vendore efektin vetë stabilizues duke e mbuluar deficitin për 
një periudhe shume te shkurte, duke e stabilizuar inflacionin dhe duke e rritur shkallen e punësimit ne 
nivel vendi ne përqindje te konsiderueshme (OECD, 2014). 
Analiza- Ne rastin e Kosovës shohim qe kemi një prodhim vendor te ulet (GDP) rreth 2000 euro për koke 
banori ndërsa Gjermania ka rreth 38000 euro GDP për koke banori, pra duke e konsideruar një prodhim 
te larte te Gjermanisë politika zgjeruese për ngacmimin e kërkesës agregate qe shume me e favorshme 
për Gjermaninë se sa për Kosovën. Duke u bazuar ne teorinë e me late qe nëse rriten shpenzimet 
qeveritare do te ngacmohet kërkesa agregate dhe me ketë rast do te rritet konsumi dhe nëse prodhimi
vendore është I larte prodhimet e konsumit do te blihen vendore duke I sjellë kështu fitime edhe 
ndërmarrjeve prodhuese për te zgjeruar sasitë e tyre ofertuese dhe për te avancuar teknologjinë, ngritje 
te pagave, dhe rritje te sasisë se ofruar. Ne rastin e Kosovës mund te themi qe kemi ngacmime te 
kërkesës agregate ku qellim I politikes fiskale me siguri qe ka qene zhvillimi ekonomik nuk mund te sjell 
stabilitet te qëndrueshëm ekonomik. Duke e analizuar situatën nga teoria dhe praktika atëherë mund te 
themi qe efekti I rritjes se shpenzimeve qeveritare do te ketë efekt negative ne inflacion dhe do te qoje 
ne rritje te importeve ne nivel vendi për shkak se prodhimi vendor është I ulet dhe për shkak te 
infrastrukturës se dobët për investime “ekonomia joformale” shiko (Te paguash apo te mos paguash nga 
institute Reinvest; 2014). 
Qëllimisht e potencuar teoria e rritjes se inflacionit nga kërkesa ve ne pah qe rrija e kërkesës për 
konsum vije nga rritja e parasë ne qarkullim, njerëzit do te kenë me shume për te shpenzuar qe normal 
do te ndikoj direkt ne mirëqenën e tyre por qe efektet do te jene negative për shkak te asaj qe GDP 
është e ulet dhe qe konsumi do te duhet medoemos te mbulohet nga prodhime te huaja duke e 
stimuluar veprimtarinë tregtare dhe importin direkt. Mbi të gjitha ky veprim qeveritar I ka edhe efektet 
e saja pozitive nëse veprohet ne mënyre pro-aktivë ne përmirësimin e strukturës se investimeve direkte 
dhe ofrimin e granateve për biznese frytdhënëse. Qëllimi duhet te jete balancimi I ofertës dhe kërkesës 
sepse rritja e sasisë se parasë për te blere produkte rrit kërkesën agregate dhe nëse oferta mbet e 
pandryshuar çmimet do te rriten gradualisht dhe stabiliteti ekonomik do te jete e vështire te arrihet me 
duke konsideruar edhe gjendjen e tanishme deficit qeveritar.
6. Konkluzion 
Ne ketë kapitull do te reflektohet subjektivisht mbi temën e diskutuar ne ketë teze. Me pas është dhëne 
rezultati i hulumtimit dhe ne fund janë paraqitur disa ide si motivim për hulumtime te mëtutjeshme. 
Diskutim 
Shkalla e larte e papunësisë i sjell efekte negative vendit ne përgjithësi, e me se shumti ne financat e 
shtetit, Politika fiskale ka për detyre alokimin e burimeve ne mënyrën me te mire te mundshme qe ne 
një periudhe te caktuar kohore ta arrije një qellim parësor te përcaktuar. Prandaj ulja e papunësisë dhe 
hartimi i politikave alokuese te qëlluara i jep qeverise rrolin e ndikimit te drejtpërdrejtë ne ekonominë e 
vendit. Por nëse politikat fiskale hartohen te gabuara dhe siç thonë Lloyd G,. Nigro, (1984: 129) qe 
gjendja e rende ekonomike mund te jete direkt ndikim I politikave te keq hartuara te viteve te kaluara. 
Për ketë shkak ngrija e pagave tek shërbyesit civil nuk është zgjidhje e qëndrueshme. Edhe nëse qeveria 
ndjek politika ekspansioniste duhet te siguroj infrastrukture dhe investime te huaja dhe me pas te 
siguroje rritje te shpenzimeve qeveritare. 
Përndryshe siguria e investimeve te huaja, rregullimi i ligjit për posedimin e pronës pas privatizimit, 
investimi ne burime te energjisë se ripertrieshme, motivimi i shkrirjes se xeherorëve dhe përkrahja e 
investuesve ne ketë lami do te sillte përfitime marramendëse duke krahasuar pasuritë e pa përpunuara 
ne Kosove. Kjo sjell një zgjidhje shume me te qëndrueshme ekonomisë se vendit. 
Tjetër efekt negativ ka edhe joshja e shoqërisë për te punuar ne administrata dhe pune shoqërore, por 
siç thuhet nga (Qirici, S; 2002) 346 faktori kyç për papunësinë është paga andaj rritja e pagës ne sektorin 
publik me shume se ne sektorin privat josh njerëzit qe te punojnë me shume pune administrative duke e 
zëvendësuar atë me pune mekanike, agrikulture, hortikulture, bujqësi, zanate etj. Kjo ka një efekt shume 
te madh negativ për shkak se bene ngecjen e inovacioneve duke tërhequr te rijnë te fokusohen me 
shume ne edukime formale dhe trajnime për administrate ne vend qe te koncentrohen ne inovacione 
për zgjidhje te problemeve te prekshme. Po ashtu nxit nepotizmin (punësim familjar) për shkak te 
vendeve te pakta te punës dhe kërkesave te mëdha për vende te njëjta pune. Ky është edhe e efekti i 
informalitetit qe krijohet me efektin e ngritjes se pagave ne vend. 
Ne rastin e inflacionit kemi një shitës qe fiton me shume ndërsa nja blerës qe i dëmtohet edhe me 
shume mirëqena sepse nuk mund te blejë sasitë e mëhershme me te njëjtën vlere te parasë. 
Papunësia e larte sjelle gjendje te rende fizike ne shoqëri, sjell krim ne shkallë vendi, dhe sjelle 
mirëqenie shume te ulet. Papunësia nuk mund te kompensohet për shkak te efektit te saje te pa 
kompenzushme qe do te thotë qe teknologjia ne vendet e tjera me punësim vetëm sa përparon çdo dite 
e me shume gjersa tek ne stagnon një hap mbrapa. 
Joshja e shoqërisë për te punuar ne administrate me shume se ne bujqësi për shkak te pagave dhe 
kushteve te punës ne sektorin publik.
Rezultati 
Rritja e shpenzimeve qeveritare apo rritja e pagave te shërbyesve civil si shpenzim direkt ne rritjen e 
shpenzimeve qeveritare medoemos te ndikoj ne rritjen e inflacionit te vendit nëse oferta mbetet e pa 
ndryshueshme pra. Nëse ngacmimi i ofertës agregate behet me shpenzime qeveritare pra duke e rritur 
sasinë e parasë ne qarkullim për konsum dhe kursim atëherë do te arrihet një efekt qarkullues qe jep 
virtyt pozitiv momental dhe sjell pasoja ne te ardhmen. Arsyet janë qe nëse shkalla e Bruto Produktit 
Publik është e ulet shpenzimet e konsumit për pagat e rritura do te kërkohen te blihen ne tregjet e 
jashtme, pra direkt do te kemi shtyrje për rritje te importit. Dhe kushtimisht nëse infrastruktura dhe 
ligjet për investimet e huaja nuk funksionojnë mire atëherë do te kemi rënje te motivimit për te 
investuar nga interesa vendore dhe te jashtme edhe ky detaj do te ndikoj qe kushtimisht sasitë e 
kursimeve te investohen ne tregti nga vendoret duke i ikur përgjegjësisë se prodhimit dhe nuk do te 
kemi rritje te investimeve te huaja. Si infuzion te gjithë kësaj gjendje mund ta konsiderojmë rritjen e 
remitencave qe gjithsesi është rezultat i mëkëmbjes ekonomike botërore, dhe po ashtu shqetësim për te 
ardhmen qe këto remitenca do te vazhdojnë te ulen. 
Sipas Lloyd G,. Nigro, (1984: 129) Politikanet qe kërkojnë te rizgjidhen kane iniciativë te forte qe te 
përkrahin politika qe sjellin fitime ne periudha afatshkurtra ne shkëmbim te kostove ne periudha me te 
gjata dhe me se shumti politika kostoja e te cilave është e vështire te identifikohet ne ditën e zgjedhjeve. 
Këto efekte ekonomistet i quajnë shkurtpamsi efekt për shkak se qytetaret kërkojnë ndryshime dhe 
grupet qe japin efekte me te shpejta politike joshin votuesit.
Referencat: 
Mançellari, A; Hadri, S; Kule, Dh; Qirici, S; 2002. Hyrje në Ekonomi. Shtepia botuese “Pegi”, Tiranë. 
Adam Smith. Public Finances 
Mustafa, I. 1993. Drejtori në udhëheqjen e biznesit. Eureka, Kosovë, Pejë. 
Govori, F. 2010. Financë. Instituti per financa dhe menaxhment, Kosovë, Prishtinë. 
Lloyd G,. Nigro, (1984), Decision Making in the Public Sector Marcel Dekker Inc. 
Brezina, C. 2012. Understanding the Gross Domestic Product and the Gross National Product. The Rosen 
Publishing Group. Inc. New York. 
Edwin G. West, “Adam Smith’s Economics and Politics” History of Political History, 8(1976) in wood, 
Adam Smith, vol.1, pp. 581-600. 
Sagar, R. 2005. Together with Economic Applications. Rachna Sagar PVT.LTD. New Delhi. 
Bryman, A., Bell, E. 2007. Business Research Methods. Oxford University Press. UK. 
Raporti i stabilitetit Financiare. 2014. Ministria e Financave te Republikes se Kosoves. Prishtine. 
Radio Evropa e Lire., 2011. Artikulli: A e tret inflacioni rritjen e pagave?, [online]1 June. E disponueshme 
ne: <http://www.evropaelire.org/content/article/3552037.html> [E qasur me 12 maj 2014]. 
Banka Qendrore e Kosoves. 2014. Raporti i Stabilitetit Financiar [online]1 June. E disponueshme ne: 
<www.bqk-kos.org/repository/.../BQK_FSR_4.pd...> [E qasur me 13 maj 2014]. 
Radio Evropa e Lire., 2011. Rritja e pagave do te shkaktoje ngritje çmimesh, [online]1 June. E 
disponueshme ne: <http://www.evropaelire.org/content/article/3552037.html> [E qasur me 12 maj 
2014]. 
Sylqa, D; Kastrati, F; 2013; “Politika Fiskale dhe Reflektimi i sajë në zhvillimin Ekonomik” Kolegji 
Dukagjini. Pejë. 
Peci, B; 2009. Reformat Tatimore ne shtetet Ballkanike “Rasti i Kosoves” Universiteti AAB, Prishtine. 
OECD (2013), OECD Factbook 2014: Economic, Environmental and Social Statistics, OECD Publishing. 
doi: 10.1787/factbook-2013-en 
Agjensia e statistikave te Kosoes., 2014. Artikulli: Shkalla e papunsise, [online]1 Qershor. E 
disponueshme ne: < http://ask.rks-gov.net/> [E qasur me 15 maj 2014]. 
Instituti Reinvest, 2014; Te paguash apo te mos paguash . Reinvest Institure, Prishtine.
Shtojcat:

More Related Content

What's hot

Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomiMakro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
MustafMatoshi
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
Menaxherat
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
kulla 2010
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
Muhamet Sopa
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Menaxherat
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Jonida Muci
 

What's hot (20)

Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorBonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
 
Borxhi
BorxhiBorxhi
Borxhi
 
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomiMakro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
Makro1 ligj01 hyrjene_makroekonomi
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
 
Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta
 
Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)Kastriot gashi (gdp)
Kastriot gashi (gdp)
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Agl2 Makro2
Agl2 Makro2Agl2 Makro2
Agl2 Makro2
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Politikat fiskale
Politikat fiskalePolitikat fiskale
Politikat fiskale
 
Te Dalat Publike
Te Dalat PublikeTe Dalat Publike
Te Dalat Publike
 

Viewers also liked

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
Jeton Bytyqi
 
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I RezervesChapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezerves
fakete duraku
 
Menaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit
Menaxhimi dhe planifikimi i kapacitetitMenaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit
Menaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit
edona krasniqi
 
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
drilon emini
 
Matja e cilësisë!
Matja e cilësisë!Matja e cilësisë!
Matja e cilësisë!
Delfina Ukaj
 
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afaristeHyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
ekonomia
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Muhamet Sopa
 
Tema e diplomes Klodjana Serraj
Tema e diplomes Klodjana SerrajTema e diplomes Klodjana Serraj
Tema e diplomes Klodjana Serraj
Klodjana Serraj
 
Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13
Gazmir Rrahmani
 
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherialUshtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherial
Qemajl Osmani
 
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
Hamit Agushi
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publik
kulla 2010
 

Viewers also liked (20)

Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I RezervesChapter 13   Planifikimi  Dhe  Kontrolimi I Rezerves
Chapter 13 Planifikimi Dhe Kontrolimi I Rezerves
 
Menaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit
Menaxhimi dhe planifikimi i kapacitetitMenaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit
Menaxhimi dhe planifikimi i kapacitetit
 
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
menaxhimi i operacioneve - vehbi rama
 
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve   all slides vehbi ramaMenaxhimi i operacioneve   all slides vehbi rama
Menaxhimi i operacioneve all slides vehbi rama
 
Matja e cilësisë!
Matja e cilësisë!Matja e cilësisë!
Matja e cilësisë!
 
Hyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afaristeHyrje ne shpenzimet afariste
Hyrje ne shpenzimet afariste
 
Tema d iplomes nehat duraku
Tema d iplomes nehat durakuTema d iplomes nehat duraku
Tema d iplomes nehat duraku
 
Projekt diplome
Projekt diplome Projekt diplome
Projekt diplome
 
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
 
Nehar Islami- Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvmNehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
Nehar Islami- Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
 
Tema e diplomes Klodjana Serraj
Tema e diplomes Klodjana SerrajTema e diplomes Klodjana Serraj
Tema e diplomes Klodjana Serraj
 
L07 kostoja
L07 kostojaL07 kostoja
L07 kostoja
 
Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13Menaxhment strategjik java-13
Menaxhment strategjik java-13
 
003 doganat2
003 doganat2003 doganat2
003 doganat2
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherialUshtrime nga kontabiliteti menaxherial
Ushtrime nga kontabiliteti menaxherial
 
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial2 l  1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
2 l 1 - nocioni i kontabilitetit menaxherial
 
Pyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publikPyetj eekonomia e sektorit publik
Pyetj eekonomia e sektorit publik
 

Similar to Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
Fitore ZEQIRI
 
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
Enis Xhemaili
 
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida  ,Disertation ' abstract & contentNakije Kida  ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
nakije.kida
 

Similar to Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon (20)

Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
KERKESA DHE OFERTA AGREGATE 1
 
Investimet e huaja direkte bb-
Investimet e huaja direkte  bb-Investimet e huaja direkte  bb-
Investimet e huaja direkte bb-
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
 
Inflacioni dhe ndikimi ne ekonomi
Inflacioni dhe ndikimi ne ekonomiInflacioni dhe ndikimi ne ekonomi
Inflacioni dhe ndikimi ne ekonomi
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni
 
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
 
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
 
Efektet e reformës tatimore
Efektet e reformës tatimoreEfektet e reformës tatimore
Efektet e reformës tatimore
 
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida  ,Disertation ' abstract & contentNakije Kida  ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperiTregu i sigurimeve ne shqiperi
Tregu i sigurimeve ne shqiperi
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
 

Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon

  • 1. UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” FAKULTETI I BIZNESIT NDIKIMI I SHPENZIMEVE QEVERITARE NE INFLACJON PUNIM DIPLOME MENTORI: STUDENTI: Prof.Dr: Muhamet Sadiku Betim Rexhaj PEJË, maj, 2014
  • 2. UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” FAKULTETI I BIZNESIT PUNIM DIPLOME Lënda nga e cila është bëre punimi: Tema e diplomës: “Ekonomia e tranzicjonit” NDIKIMI I NGRITJES SE PAGAVE TE SEKTORIT PUBLIK NE INFLACION. Studenti: Emri dhe mbiemri i studentit: Statusi i studentit: Numri i amzës: Betim Rexhaj I Rregullt 16002008/08 Drejtimi-Departamenti: Shkalla e studimit: Administrim Biznesi Bachellor i shkencave te aplikuara ne biznes MENTORI: Prof. Dr. Muhamet Sadiku PEJË, maj 2014
  • 3. Abstrakt Përshkrimi: Inspirimi i këtij hulumtimi është ngritja e pagave tek shërbyesit civil nga qeveria e Republikës se Kosovës ne vitin 2014 duke u bazuar ne teoritë e tyre te ngritjes se mirëqenës. Një vendim i marre qe është shume i mire për qytetaret por siç do te përmendet ne vijim pasojat e mëvonshme mund te multiplikohen dhe vizionet për ketë vendim nuk nuk janë shume te qarta. Ne baze te këtij qëllimi ne vazhdim ky hulumtim do te paraqes efektet e këtyre rritjeve te shpenzimeve qeveritare ne praktika dhe shoqëri te ndryshme. Qëllimi i këtij hulumtimi është qe te nxjerre rezultate te qarta për një problem te caktuar i cili ne një shoqëri duhet te ndodhe ne kohe te caktuar dhe duhet te përcaktohet me shume nga faktorë abstrakt siç është kërkesa dhe oferta dhe jo te përcaktohet nga dëshira politike. Qëllimi: Qellim kryesorë i hulumtimit është paraqitja e ndikimit te rritjes se shpenzimeve qeveritare ne inflacionin e një vendi. Apetitet politike sjellin vendime te shpejta dhe te pa planifikuara mire, dhe siç thuhet nga shume autore vendime frytdhënëse dhe te favorshme për një periudhe afatshkurtër duke sjell një çrregullim ne politikat fiskale te vendit. Ngritja e pagave tek shërbyesit civil sjell me shume rezultate anësore se rezultatet qe mendohet te qëllohen me vendimin e marre. Andaj qëllimi këtij hulumtimi është te sjelle një zmadhim te këtij vendimi për te shikuar me mire problemet qe sjellën ne periudha me afatgjata pas marrjes se këtij vendimi dhe pasojat qe mund te vijnë si efekt i këtij vendimi politik për rritje te shpenzimeve qeveritare. Dizajni i hulumtimit: Ne ketë tezë janë përdorur dy dizajne hulumtuese njeri është dizajni i rastit dhe tjetri është krahasimi i rasteve, nga Bryman dhe Bell (2009), janë marre udhëzime te ne perpikmëri për këto hulumtime, dhe janë përcjelle veprimet e Kosovës dhe Gjermanisë ne 5 vjeçarin e fundit ne lidhje me veprimet e politikes fiskale dhe reagimin e qeverive dhe me pas janë vene ne analize këto te dy raste duke i krahasuar mes veti dhe me teorinë. Rezultati: Nëse ngacmimi i ofertës agregate behet me shpenzime qeveritare pra duke e rritur sasinë e parasë ne qarkullim për konsum dhe kursim atëherë do te arrihet një efekt qarkulluarës qe jep virtyt pozitiv momental dhe sjell pasoja ne te ardhmen. Arsyet janë qe nëse shkalla e Bruto Produktit Publik është e ulet shpenzimet e konsumit për pagat e rritura do te kërkohen te blihen ne tregjet e jashtme, pra direkt do te kemi shtyrje për rritje te importit. Dhe kushtimisht nëse infrastruktura dhe ligjet për investimet e huaja nuk funksionojnë mire atëherë do te kemi rënje te motivimit për te investuar nga interesa vendore dhe te jashtme edhe ky detaj do te ndikoj qe kushtimisht sasitë e kursimeve te investohen ne tregti nga vendoret duke i ikur përgjegjësisë se prodhimit dhe nuk do te kemi rritje te investimeve te huaja. Paraja do ta humbasë vlerën e saje për shkak se sasia e parasë ne posedim do ta rrisë vetëm kërkesën agregate duke lenë ofertën te pa ndryshuar. Stabilizimi i gjendjes së tille nga praktika te deritanishme mund te behet vetëm me financime te jashtme te cilat janë: Grandet nga
  • 4. komunitetet e zhvilluara “EU dhe USA”, Remitenta nga vizitoret bashkatdhetarë, dhe kredi te buta me greiss periudha te gjata. Përndryshe borxhi publik vetëm do te thellohet dhe mund te shpijë ne falimentim nëse nuk behet shtytje emergjente për rritje te GDP ne saje te prodhimit dhe punësimit te plotë. Fjalët Kyqe: Inflacioni, Pagat, Shpenzimet Qeveritare, Politika Fiskale. Shkurtesa ASK- Agjencia e statistikave te Kosovës. GDP- Gross Domestic Product BPP- Bruto Produkti Publik. OECD- Statistikat e indikatoreve ekonomik te Gjermanise.
  • 5. Efekti I ngritjes se pagave ne inflacjon Përmbajtja Abstrakt .............................................................................................................................................3 Parathënie ..................................................................................................................................7 1. Hyrje ...........................................................................................................................................8 1.1Prezantimi i temës......................................................................................................................8 1.2Diskutimi i problemit ..................................................................................................................9 1.3Pyetja hulumtuese ................................................................................................................... 10 1.4Qellimi i hulumtimit.................................................................................................................. 10 2. Teoria ....................................................................................................................................... 11 2.1.Mikro dhe Makro ekonomia..................................................................................................... 11 2.2.Sektori publik .......................................................................................................................... 11 2.3.Pagat dhe Paraja ..................................................................................................................... 11 2.4.Inflacjoni................................................................................................................................. 12 2.5.Konkurrenca e plotë ................................................................................................................ 13 2.6.Papunësia ............................................................................................................................... 14 2.7. Konsumi dhe Investimet ......................................................................................................... 15 2.8.Kostoja alternative .................................................................................................................. 15 2.9.Oferta dhe Kërkesa.................................................................................................................. 15 2.10.GDP ...................................................................................................................................... 16 2.11.Faktoret e prodhimit.............................................................................................................. 16 2.12.Politika fiskale ....................................................................................................................... 17 3. Mbledhjet Empirike (Praktika) .................................................................................................... 18 4.1.Metodologjia e hulumtimit ...................................................................................................... 18 Kosova ......................................................................................................................................... 19 Politika Fiskale e Kosovës .............................................................................................................. 20 Gjermania dhe praktika e saje........................................................................................................ 21 Politika fiskale e Gjermanisë .......................................................................................................... 21
  • 6. 5. Analiza ...................................................................................................................................... 25 5.1.Deficiti dhe vendimet politike .................................................................................................. 25 Kosova ......................................................................................................................................... 25 Gjermania .................................................................................................................................... 26 5.2.Inflacioni nga kerkesa .............................................................................................................. 26 6. Konkluzion ................................................................................................................................ 29 Diskutim....................................................................................................................................... 29 Rezultati ....................................................................................................................................... 30 Figura 1. Përcaktimi I pagës............................................................................................................... 12 Figure 2 Konkurrenca e lirë ................................................................................................................ 14 Figure 3 Harta Makroekonomike e Kosovës për vitin 2013 (BQK; 2014). ............................................... 20 Figure 4 OECD 2014. Statistikat e indikatorëve ekonomik te Gjermanisë. ............................................. 24 Figure 5 Inflacioni nga kërkesa .......................................................................................................... 27
  • 7. Parathënie Ky punim i shkruar është një teze diplome i punuar ne Prill te vitit 2014 si detyre qe caktohet nga te gjitha Universitetet e botes për te trajnuar dhe testuar aftësitë e çdo studenti ne horizontin e përfundimit te studimeve te tyre. Ky punim është vazhdimësi e detyrave qe unë si student kam marrë nga Universiteti Haxhi Zeka ne Peje, respektivisht Prof. Dr. Muhamet Sadiku ligjërues pranë këtij institucioni ishte përfaqësues dhe mbikëqyrës i kësaj teze. Është e natyrës qe ne fillim te falënderohen akterët qe mundësojnë ne mënyre direkte apo indirekte arritjen deri ne ketë faze te punimit te diplomës ku edhe është një shkalle shume e rëndësishme për ç’do student. Se pari është shume e lartësuar pjesëmarrja jone ne ketë jete si fizik dhe mendje e shëndetshme për te vepruar dhe për te punuar aktivitete qe te tjerët do ti çmojnë për shkak te efekteve tyre pozitive. Me pas është shume e lartësuar edhe pjesëmarrja e prindërve ne vendimmarrjen e te rinjëve si një mendje me eksperience qe vetëm edukimi sjell deri te një shoqëri te civilizuar. Kjo na sjelle deri te edukimi i brezave te rijnë me përkushtim për te ndryshuar diçka ne rrethin ku jetojmë. Ketë punim diplome ua dedikoj posaçërisht familjes time te ngushtë te cilët e vazhduan te jene pjesëmarrës ne vendimmarrjet e mija për tu shkolluar dhe për te shënuar prosperitet ne jetë. Vështirësia e tyre për te me siguruar fonde për studime gjithnjë ka qene ne solidaritetin tim, për tu kthyer me pas ne motivim si dëmshpërblim ndaj prindërve te mi, dhe vetes time.
  • 8. 1. Hyrje Kohen e fundit kampanjat e marketingut kane marr hov shumë te madh qe shpesh përdorin kanale te ndryshme te mediave qe ne te shumtën e rasteve mund te kushtojnë shumë me shumë se vet efekti qe është për qellim te arrihet me ane te kampanjës. Ne jetën e përditshme është evidente qe kompanitë prodhuese dhe ato shërbyese reklamojnë ofertat e tyre me qellim te shkëmbimit te tyre me te mira likuide. Është shume e natyrshme qe te shpenzohet një shumë buxhetore për te arritur një shitje me një përqindje shume me te madhe se ajo e planifikuar, apo shpesh mbërritjen e planifikimeve qe vet ndërmarrjet ia targëtojnë vetes me indeks. Por ky shpenzim për reklama te shtrenjta dhe kampanja marketingu di shpesh te befasoj me rezultate negative. Kompanitë presin kthim te kapitalit te harxhuar ne reklama dhe ndodh qe efekti i ngritjes se shitjes apo efekte te tjera qe kane qene qellim te arrihen dështojnë, ne ketë rast indeksi i humbjes i shkakton dëme kompanisë. Tema qe do te diskutohet ne ketë tezë është efektet negative te ngritjes se shpenzimeve qeveritare qe behën për qëllime te ndryshme politike apo ekonomike për te shënuar prosperitet ne shoqëri. E natyrshme ditëve te sotme është edhe diktimi i gjendjes ekonomike dhe sociale nga partitë politike dhe vënja ne shënjestër e problemeve qe qytetaret ballafaqohen me to si plan për zgjidhje. Këto plane shpesh përdoren si plan program për qeverisje te mandatit ne vazhdim. Siç u përmend me lart efekti i përqendrimit te mediave dhe opinionit arrihet por çfarë po mbetet pa u arritur është zgjidhja e problemeve konkrete te premtuara, dhe efektet negative te vendimeve te marra si pasojë e veprimeve te gabuara politike. Diskutimi i problemit te kësaj teze do te jete efekti i ngritjes se shpenzimeve qeveritare (konkretisht ngritja e çmimit te faktorëve te prodhimit “paga” pa analizë) ne faktorin inflacionin. 1.1Prezantimi i temës Në këtë diskutim është e veçantë tema e konkurrencës se plotë apo ne zhargon me te njohur si konkurrencë e lirë. Sipas Hadri, S: 135; konkurrence e lire mund te quhet një treg: a. Ku ka një numër të madh firmash që ofrojnë për tregun e njëjte prodhime, b. Firmat shesin produkte te njëjta apo pjesërisht te njëjta “homogjene”. C. Blerësit kanë te drejtë te hulumtojnë çmimet dhe kualitetin e secilit produkt dhe kane te drejtën e zgjedhjes se produktit i cili atyre ju përshtatet. d. Subjektet siç janë personat afarist dhe ndërmarrjet janë të lirë te marrin pjesë në secilin treg qe ju duket i leverdishëm si dhe të dalin apo te dorëzohen atëherë kur ata e shohin se fitimi margjinal (pika kritike) është e vështirë te arrihet. E logjikshme ne konkurrencën e lire është se çmimi i një produkti përcaktohet nga oferta dhe kërkesa qe mbizotëron ne treg. Pra sasi e madhe e ofruar çmim me i ulet dhe si pasoje kërkesë me e ulet dhe e kundërta çmimi i larte si pasoje e një oferte te vogël ne treg dhe një kërkese te larte. Me këtë logjikë normalizohet edhe tregu i faktorëve të prodhimit . Faktorët e prodhimit janë shtuar ne kohë siç është një faktorë shumë i rëndësishëm teknologjia, por ne esence do te përmenden toka, puna, dhe kapitali. Stabilizimi i tregut te faktorëve te prodhimit ndodh njëjte si tek kërkesa dhe oferta për disa produkte p.sh; kur çmimi i një faktori ulet, sasia e kërkuar nga ai faktor rritet, ndërsa sasia e ofruar është e ulet. (Mançellari, A; 2002).
  • 9. Paga është çmimi i punës, pra paga është vlera e cila e përcakton faktorin punë dhe duhet te caktohet njëjte si ç’do faktor tjetër ekonomik, pra nuk duhet te krijohen anashkalime ne përcaktimin e pagës sepse logjika na tregon se nuk mund te prodhojmë produkte me çmime te ulëta nëse pagat e faktorit punë janë të mëdha. Problemi ekonomik i një vendi mund te shprehet me ane te kufirit te mundësive te prodhimit (GDP) “Kufiri i mundësive te prodhimit- shpreh kombinime te ndryshme te mallrave dhe shërbimeve qe mund te prodhoje një vend gjate një periudhe te dhënë kohore, duke i përdorur te gjitha burimet ne dispozicion dhe me teknikat me efiçente te prodhimit.”(2002: 5). Kjo dukuri kufizon edhe konsumin. 1.2Diskutimi i problemit Me qëllim e përmendur me lartë konkurrenca e plotë është faktori i cili ne ekonomitë moderne vendos bilancin ne treg. Esenca e ekonomisë së lire apo ndryshe konkurrencës se plotë është qe në kohë dhe në hapësirë paraqitet kërkese për një produkt që konsumi e kërkon, me pas paraqiten firma me ofertat e tyre kështu vije edhe përcaktimi i sasive dhe çmimeve te tyre të cilat balancohen nga fuqia blerëse dhe fuqia shitëse, respektivisht sa konsumatorët janë në gjendje te paguajnë dhe sa shitësit janë në gjendje të prodhojnë me atë çmim. Njëjtë është edhe me pagat e faktorit punë, ku pagesa për një shërbim përcaktohet nga oferta dhe kërkesa qe ka për atë shërbim. Nëse oferta është e madhe për shërbime te tilla dhe kërkesa ka më pak atëherë është e logjikshme qe pagesa për atë lloj shërbimi do të jetë e ulët. Ose mund te jetë edhe e kundërta qe kërkesa për një shërbim të jetë e lartë dhe ofertë e ulët atëherë çmimi do të jetë me i lartë. Pas një prezantimi të shkurtër të këtyre temave fillojmë me diskutim të problemit. Adam Smith (1723– 1790) paraqet 3 parime bazë qe financat publike duhet mbështetur. a) Financat publike janë thjeshtë një aplikim i financave familjare, nëse një familje shpenzon me shumë se te ardhurat e sajë mujore atëherë ajo familje shkon në falimentim ose varfëri. b) Buxheti duhet të jetë i balancuar ç’do vit dhe i kufizuar. c) Borxhi qeveritarë është barrë për brezat e ardhshëm. Problemi me ngritjen e pagave nuk qëndron ne sektorin privat sepse sektori privat ka një përgjegjësi më strikte sa i përket mbikëqyrjes se financave. Në kuptimin që edhe familjaret janë te punësuar direkt ne departamente monitoruese (Mustafa, 1993). Ata bëjnë direkt kontrollimin e shpenzimeve ne periudha te caktuara kohore dhe duke e marrë për bazë edhe historinë e shpenzimeve të kaluara ata caktojnë me perpikmëri shpenzimet qe nuk i sjellin ne rekapitullim ose falimentim ndërmarrjet e tyre. Ata i caktojnë shpenzimet qe medoemos kanë një mbulueshmëri nga te ardhurat qe ata realizojnë për periudha te caktuara kohore. Për ndryshim nga sektori privat, sektori publik është më i komplikuar për tu organizuar dhe për tu mbikëqyrur po ashtu. Janë dy kritere qe mund ti përmendim nëse bazohemi nga ajo qe u tha edhe me lartë. Nëse qeveria ndjek politika fiskale qe kanë qëllime zgjeruese aktive atëherë ajo parashikon rritje te shpenzimeve qeveritare dhe ulje te taksave gjë qe shpien ne punësim te shoqërisë dhe si pasojë rritje te konsumit. Dhe kriteri i dytë është qe qeveria e ka për detyrë përmirësimin e mirëqenies për qytetaret e
  • 10. sajë. Prandaj është e domosdoshme qe te ndërmerren masa nëse papunësia është e madhe dhe mirëqena është shumë e lëndueshme apo varfëri në shoqëri. Në këso raste qeveria është e detyruar qe te shkoj ne deficit dhe ta mbuloj borgjin me lloje te kredive qe mund te jenë të ndryshme dhe të bëjë zgjidhje te qëndrueshme. Por nga ana tjetër nëse gjërat nuk planifikohen mire dhe politika fiskale është më shumë dështuese se sa përmirësuese atëherë nuk vlen vetëm falimentimi por edhe barriera qe i sjellët brezave të ardhshëm siç e përmendur nga Adam Smith (1723–1790) Shpesh politikat e zgjedhura nga qeveria për të ndërmarrë diçka kanë efekte negative një nder to mund te jetë edhe ngritja e pagave të shërbyesve civil siç është vepruar ne Kosovë në vitin 2009 dhe njëjte ne vitin 2014, ose ngritja e shpenzimeve qeveritare për qëllime jo te detyrueshme ekonomike. Pra ngritja e shpenzimeve qeveritare me qellim të përfitimeve te interesave grupore ka efektet e sajë të cilat do të hulumtohen në vazhdim. Autorë si Lloyd G,. Nigro, (1984: 129), paraqesin fenomenin shkurt-pamasi te politikaneve qe kërkojnë fitimin e votuesve. Këta politikan janë te prirë qe te përkrahin politika qe sjellin përfitime momentale ne shkëmbim te kostos se larte ne te ardhmen. Ata shtojnë se kostoja e tille është multiplikative qe shkon duke u rritur vazhdimisht dhe qe votuesit nuk janë ne gjendje ta identifikojnë koston e sajë. 1.3Pyetja hulumtuese Pyetja hulumtuese në bazë të asaj qe u shtjellua më lartë rrjedhimisht është: Cili është efekti i ngritjes së pagave për shërbyes civil në inflacion? 1.4Qellimi i hulumtimit Qëllimi i këtij hulumtimi është qe te nxjerre rezultate te qarta për një problem te caktuar i cili ne një shoqëri duhet te ndodhe ne kohe te caktuar dhe duhet te përcaktohet me shume nga faktorë abstrakt siç është kërkesa dhe oferta dhe jo te përcaktohet nga dëshira politike. Pra inspirimi i këtij hulumtimi është ngritja e pagave tek shërbyesit civil nga qeveria e Republikës se Kosovës ne vitin 2014 duke u bazuar ne teoritë e tyre te ngritjes se mirëqenës. Një vendim i marre qe është shume i mire për qytetaret por siç e përmendur me larte pasojat e mëvonshme nuk janë shume te qarta. Ne baze te këtij qëllimi ne vazhdim ky hulumtim do te paraqes efektet e këtyre rritjeve te shpenzimeve qeveritare ne praktika dhe shoqëri te ndryshme.
  • 11. 2. Teoria 2.1.Mikro dhe Makro ekonomia Ekonomiksi është një shkencë e zhvilluar ne nivel te lartë për te shtjelluar qeshjen ekonomike te jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomik në shoqëri dhe kushtet e bashkëveprimit te tyre. (Mançellari, A; Hadri, S; Kule, Dh; Qirici, S; 2002) agjent ekonomik ne këtë term përfaqësohet ç’do akterë pjesëmarrës i ekonomisë vendore qe prodhon, shërben, ose konsumon. Ekonomiksi ndahet ne dy pjesë: mikroekonomia dhe makroekonomia. Mikroekonomia merret me shumë me hulumtimin e agjenteve ekonomik si: konsumatorët, bizneset dhe agjencitë qeveritare, kryesisht ne aspektin e tyre te shpërndarjes se burimeve. Ndërsa Makro ekonomia merret me shume me studimin e sjellës kombëtare ne përgjithësi. Si p.sh: GDP, Punë-zënia, papunësia, çmimet, inflacioni etj. 2.2.Sektori publik Është e qarte tani se ne një ekonomi tregu oferta dhe kërkesa janë vendimtare ne ekuilibrimin e çmimeve dhe sasive te ofruara ne treg. Por rrol te veçantë ne rregullimin e konkurrencës se lire luan shteti. (Mançellari, A; 2002: 223) . Sektori publik ne esencë nënkupton grupe te resurseve humane, dhe institute te krijuara nga elektorati për ti shërbyer shoqërisë ne zhvillim te ekonomisë dhe mirëqenies ne përgjithësi. Kështu qe pjese e sektorit publik janë: Policia, Ushtria, Rrugët publike, Shkollimi publik, dhe shërbime te tjera qeveritare. Shpenzimet qeveritare janë pasuri të shtetit ose politikës fiskale të shpenzuara për qëllime të ndryshme që legjislacioni i një vendi e ka vendosur si prioritet politik. Shpenzimet qeveritare janë: punësimet e sektorit të shërbyesve civil, sektori i arsimit, sektori i shëndetësisë, sportit, tenderët qeveritar për kryerje te punimeve ose mirëmbajtje etj. (Mançellari, A; 2002: 396). Këto shpenzime mund të planifikohen qe të rriten ose të ulen për shkaqe te ndryshme, kryesisht bëhen për tendencat si: zgjerim te aktiviteteve ekonomike ose kufizim te veprimtarive ekonomike. 2.3.Pagat dhe Paraja Për te paraqitur pagën si kuptim te pastër është esenciale qe te njohim paranë dhe vlerën e sajë. Paraja nga njerëzit nuk ka një kuptim te ndërlikuar por është thjeshte një mjet i vlefshëm i cili atyre ju shërben për te paguar ushqime, gjësende, ose për te shlyer pagesat mujore si rrymën ,ujin etj. Por studiuesit nxjerrin kuptime me te detajshme te parasë p.sh: paraja është një element i caktuar ekonomik, është edhe marrëveshje mes njerëzve, për ti dhëne një sendi te caktuar atributet e një ekuivalenti te caktuar. (F.Govori; 2010:30). Ne vite me te lashta dihet qe paraja nuk ka ekzistuar ne formën e sotme si monedhe por janë përdorur mjete qe edhe ne brendinë e saje e ka pasur vlerën e njëjte si te asaj qe e ka shprehur. (Govori; 2010). Pra mallrat janë shkëmbyer me mallra dhe me pas mallrat edhe me ndonjë shërbim. Ne
  • 12. mungese te parave për te shkëmbyer me mallrat e nevojshme njerëzit detyrohen te shkëmbejnë shërbime për te cilat ata janë te aftë. Ngjashëm Sagar: 2005 shkruan se një artikull qe përdoret ne një shtet si gjësend për shkëmbim, matës I vlerës, mjet standard I pagesës, dhe si ruajtës I vlerës definohet si para. Ne tregun e mallrave, pra ne baze te sasisë se ofruar dhe sasisë se kërkuar caktohet çmimi i një produkti, njëjte është edhe ne tregun e punës ku sasia e faktorëve te punës se ofruar dhe asaj te kërkuar përcaktojnë pagën e faktorit pune. Një page ofrohet ne shkëmbim te një shërbimi te ofruar ne marrëveshje me punëdhënësin. Figura 1. Përcaktimi I pagës Ne tabelën e me sipërme paraqitet nivelizimi I tregut te pagës, firma do te jete ne gjendje te përballoj çdo page nëse është me e madhe se W dhe me e vogël se W2 dhe këto paga do te arrije ti mbuloje nëse prodhon sasi nga L0 deri te L2. Për ç’do nivel me te lartë se W2 paga do te ishte me e larte se (W>ARP)te ardhurat e produktit mesatar, dhe kështu qe firma s’do te mund te mbulonte koston e saje te ndryshueshme. Maksimizimi i pagës arrihet atëherë kur për pagën e dhëne W2 mund te prodhohet sasia L1 dhe pika MPR pret APR. (Mançellari, A; 2002: 203). 2.4.Inflacjoni Inflacion është një sëmundje makroekonomike si papunësia. Inflacioni paraqet ngritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve. Sipas shkencave makroekonomike kemi 3 lloje te inflacionit:
  • 13. Inflacioni I moderuar- ky lloj inflacioni ndodh kur niveli I përgjithshëm I çmimeve ngrihet ngadalë, kemi te bëjmë me një inflacion ku norme e tije e ndryshuar është një shifrorë. Inflacioni galopont- është një inflacion qe shprehet ne vlera te mëdha te përqindjeve p.sh: 10%; 50%; 120% etj. Kjo është situate kur ekonomia pëson një rënje te madhe dhe njerëzit janë te prirë ta largojnë paranë e tyre nga posedimi, duke e shkëmbyer me valuta te huaja ose duke e shpenzuar ne patundshmëri. Hiperinflacioni- është një virus për ekonominë e një vendi dhe nuk ndodh ne raste normale përveç ne raste kur shteti është ne lufte. Ne Hiperinflacioni niveli mesatar I çmimeve fillon te rritet shume here ç’do muaj, pra vazhdimisht rritet, gjë qe shkakton paqëndrueshmëri tek pagat dhe rënje te madhe te vlerës se parasë. Si tregues I drejtpërdrejtë I inflacionit shërben indeksi i çmimeve. Indeksi I çmimeve me gjegjësisht shprehe koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh qe konsumohen nga një familje tipike qytetare gjate një periudhe te caktuar kohe (Mançellari, A; 2002: 203). 2.5.Konkurrenca e plotë Atëherë dhe vetëm atëherë kur prodhimi dhe shkëmbimi I mallrave e afektojnë blerësin, tregjet konkurruese te kontrolluara nga kërkesa dhe oferta mund te jenë efiçente. Konkurrenca e plotë paraqet një kuptim tepër te veçantë. Konkurrence e plote quhet tregu qe karakterizohet nga këto veçori:  Ekzistenca e një numri te madh firmash ne treg.  Te gjitha firmat shesin produkte me karakteristika te njëjta, produkte homogjene, p.sh; pije, ushqim etj.  Blerësit dhe shitësit janë te mireinformuar për çmimet dhe produktet ne treg.  Firmat kane lehtësi ne hyrje dhe braktisje te biznesit. E rëndësishme për konkurrencën e plote është se tregu është I lire, firmat mund te hyjnë ne cilëndo prodhimtari qe e shohin te leverdishme dhe mund te ofrojnë çfarëdo sasie te produkteve ne treg, por çka I kufizon është se ato nuk mund te caktojnë çmimin, tregu është faktori qe cakton çmimin.
  • 14. Figure 2 Konkurrenca e lirë Ne tabelën me larte e kemi te paraqitur edhe maksimizimin e fitimit te një firme. Është e qarte se firma do te vazhdoje ta rrisë prodhimin përderisa MR (marginal revenue) vazhdon te jete me e madhe se MC (Marginal Cost) (MR-MC>0). Kur MR<MC firma nuk është e interesuar ta rrisë prodhimin sepse për çdo MP (Marginal Product) ajo pëson humbje (MR-MC<0), ne ketë rast firma duhet ta pakësojë prodhimin deri sa ta barazoje MR=MC. 2.6.Papunësia Papunësia është një sëmundje ekomomikë dhe paraqet recesion ekonomik. I pa pune konsiderohet ai person qe nuk është ne marrëdhënie pune dhe vazhdimisht kërkon pune ose pret qe te kthehen ne pune. Siç edhe thuhet nga Qirici; 2002;339 një papunësi i ka kostot e saja te cilat janë:  Rënje ne GDP aktuale te shoqërisë, qe do te thotë se pasuria e shoqërisë zvogëlohet dhe ka me pak kapital për tu investuar dhe konsumuar dhe kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti ne mirëqenie.  Te papunët janë barre e rende financiare e qeverise- pra nëse shoqëria nuk ka vende ku mund te punojnë, qeveria është e detyruar te beje zgjedhje financiare për ketë grup te shoqërisë dhe me ketë rruge dëmtohet buxheti qeveritar.  Zvogëlimi i te ardhurave personale, kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti ne konsum dhe mirëqenie te shoqërisë. Ata do te kenë me pak ushqim dhe veshje ne posedim.  Papunësia ka kosto sociale te cilat janë zhvleftësimi i kapitalit human qe nënkupton humbjen e aftësisë për te punuar pas kalimit te kohës; motivimin e veprave kriminale dhe rritje te krimit ne përgjithësi; me pas ka koston e uljes se dinjitetit dhe keqësimit te shëndetit te papunëve (kjo përfshinë aspektin e higjienës se ulet ne shkalle te mungesës se mirëqenies.) Ne krahasim me burimet e tjera te prodhimit puna konsiderohet si burimi I pa rezervueshëm një dite pune e humbur është dite e humbur përgjithmonë dhe nuk mund te kompensohet. Ekonomistet paraqesin dy shkaktarë te papunësisë:
  • 15.  Njeri shkak i papunësisë është kërkesa për ngurtësim te pagës, pra njerëzit kërkojnë stabilitet ne pune dhe pagese stabile te caktuar me marrëveshje, kjo paraqet papunësi te detyrueshme.  Shkaku tjetër i papunësisë është fleksibiliteti i pagave lëkundja e pagave ne periudha kohore duke mos qene stabile shkaktojnë papunësi te vullnetshme. Njerëzit nuk zgjedhin te punojnë ne këto kushte. 2.7. Konsumi dhe Investimet Konsumi paraqet shpenzimet e konsumatorëve për të paguar mallra dhe shërbime që ju shërbejnë atyre për të plotësuar ndonjë nevojë me rendësi (Mançellari, A; 2002: 282). Konsumi është edhe përbërës i GDP-së ku ne ekonomitë bashkëkohore bënë pjesë deri ne 65% (ibid. 282). Si pasojë familjet e varfëra shpenzojnë pjesën me të madhe te të ardhurave të tyre për të shuar nevojat jetike siç janë ushqimi dhe strehimi. Investimet dhe konsumi janë te lidhura ngushtë ne mes veti. Kështu Mançellari (2002) potencon qe konsumi është aspekt i pa shmangshëm nga konsumatorët për shkak se nevojitet për te plotësuar nevoja imediate e te cilat nevoja janë te lidhur me ekzistencën e qenies njerëzorë, pra nevoja fiziologjike siç janë ushqim dhe strehim. Ne anën tjetër ai potencon se nevoja për konsum shpesh është afatgjate dhe automatikisht shpenzimet për konsum afatgjate kthehen ne investime p.sh: blerja e një lavatriqeje jep fryte vit pas vite, pra është një investim për një shërbim ne periudha afatgjata. Si përkufizim ekonomistet e konsiderojnë një investim atëherë kur ne shkëmbim te mjeteve financiare krijohet një kapital real, pra kur shtohet kapitali i mallrave te prekshme makineri dhe pajisje si dhe si shtimi i inventarit (Mançellari; 2002). 2.8.Kostoja alternative Kosto alternative apo (opportunity cost) është kostoja zgjedhëse e një konsumatori duke hequr dore nga kosto te tjera. Për ekonomistet kostoja e një shërbimi apo produkti nuk është thjeshte kostoja monetare por është shume me tepër se kaq. Kështu qe ne koston e produktit kontabilistet regjistrojnë zëra te ndryshëm, një nder to është edhe kostoja oportune. Pra kostoja oportune e ç’do burimi te zgjedhur për te prodhuar një te mire është e barabarte me vlerën e përdorimit alternative me te mire te mundshëm. (Qirici, S; 2002). Pra kur behet fjale për koston alternative behet fjale për alternativen me te mire te zgjedhur ne shkëmbim te një alternative tjetër qe duhet hequr dore për shkak te zgjedhjes se alternatives se pare. 2.9.Oferta dhe Kërkesa Për shkak te mungesave te faktorëve te prodhimit dhe mungesës se burimeve, dhe nevojave te shumta qe kemi ne si faktor mikroekonomik është e nevojshme qe te dalim ne treg te ofrojmë diçka dhe te kërkojmë diçka për te balancuar aktivitetin ekonomik. Kështu paraqitet edhe tregu ku paraqiten shume lëvizje apo aktivitete shkëmbyese (Kule, Dh, 2002; 24).
  • 16. I gjithë aktiviteti jetësor i njeriut është shkëmbim i mallrave dhe shërbimeve me njerëz te tjerë qe kane nevoje ne kohe te caktuar. Andaj është mese e domosdoshme qe ne këto baza te paraqitet kërkesa dhe oferta te cilat ne kohet e sotme është ekuilibri i tregut. Kërkesa- “përfaqëson një sasi produkti qe blerësit janë njëkohësisht te gatshëm dhe ne gjendje te blejnë me çmime te ndryshme te mundshme gjate një periudhë te kohe te dhëne (dite, jave, muaj, etj.) kur te gjitha kushtet e tjera merren te pa ndryshuara. Oferta- përfaqëson sasitë e një produkti qe shitësit janë njëkohësisht te gatshëm dhe ne gjendje te ofrojnë për shitje me çmime te ndryshme, gjate një periudhe te caktuar kohore, kur faktorët e tjerë mbesin te pa ndryshuar. Ekuilibri i tregut- Paraqitet kur oferta dhe kërkesa mbërrijnë ekuilibrin pra sasia e kërkuar dhe sasia e ofruar paraqesin janë te barabarta dhe ne ketë situate as shitësi dhe as blerësi nuk janë te detyruar te ndryshojnë sjelljet e tyre ne treg (Kule, Dh, 2002; 24). 2.10.GDP Problemi ekonomik i një vendi mund te shprehet me ane te kufirit te mundësive te prodhimit (GDP) “Kufiri i mundësive te prodhimit- shpreh kombinime te ndryshme te mallrave dhe shërbimeve qe mund te prodhoje një vend gjate një periudhe te dhëne kohore, duke i përdorur te gjitha burimet ne dispozicion dhe me teknikat me efiçente te prodhimit.”(2002: 5). Kjo dukuri kufizon edhe konsumin. Sipas Brezina GDP (gross domestic product) është vlera monetare e te gjitha te mirave dhe shërbimeve te prodhuara ne një shtet gjate një periudhe te dhëne kohore, me se shpeshti ne një periudhe 1 vjetarë. (Brezina. C; 2012) GDP ndryshe mund te quhet edhe outputi i një shoqërie, pra vlera e shprehur ne pasuri qe një popull mund te nxjerre gjate një periudhe te caktuar kohore. Ne përgjithësi GDP është çdo gjë qe mund te blihet me para gjate një periudhe një vjeçare. 2.11.Faktoret e prodhimit Termi faktorët e prodhimit I referohet te mirave dhe shërbimeve me ndihmën e te cilave bartet procesi I prodhimit. Me fjale te tjera varësia mbi posedimin e gjësendeve dhe produkteve te ndryshme, dhe një numri te elementeve dhe agjenteve te cilët ndihmojnë ne arritjen e prodhimit quhen faktorë te prodhimit. (Sagar, R. 2005). Siç shkruan Mançellari (2002) Burimet ose faktorët e prodhimit i ndajmë ne 3 grupe:  Puna- qe përfshin pasurinë mendore dhe fizike te njerëzve qe mund ta përdorin për pune.  Toka- Qe përfshin faunën pra natyrën, token bujqësore, minerale etj.  Kapitali- kuptohet mallrat dhe produktet qe janë te prodhuara si destinim për prodhim te produkteve te tjera.
  • 17.  Si burime te tjera cilësohen edhe aftësia sipërmarrëse dhe teknologjia. 2.12.Politika fiskale Është rruga që ndjek qeveria për të mbajtur pozicionin e sajë si agjent juridik qe i jep drejtimin e duhur ekonomisë së vendit. Politika fiskale mund te ndikoj ne ngritjen ose uljen e taksave për afarizmin, ngritjen ose uljen e shpenzimeve qeveritare për te rritur ose ulur konsumin. Kujdesin për mirëqenien e shoqërisë, ndikim ne interesin monetar etj. Siç e përmendur me larte politika fiskale mund te përcjelle dy rruge ekspansioniste dhe te shtrënguar (Govori, F. 2010). Sipas Govorit politika ekspansioniste përdoret për qellim te stimulimit te konsumit dhe e cila behet ne dy rruge. 1. Me shkurtim te taksave ose 2. Rritje te shpenzimeve qeveritare. Dhe ajo shtrënguese ka te beje me uljen e inflacionit ne shkalle vendi e cila përcjellët me ulje te shpenzimeve publike dhe rritje e taksave. Politika shtrënguese ule ofertën për para e cila me pas ul shpenzimet dhe kërkesën agregate.
  • 18. 3. Mbledhjet Empirike (Praktika) Ne ketë kapitull do te shtjellohet metoda e nxjerrjes se këtij hulumtimi dhe mbledhjet empirike te cilat janë bere ne praktik për te mbështetur rezultatin. 4.1.Metodologjia e hulumtimit Duke u akorduar me Bryman dhe Bell (2007) ekzistojnë dy strategji hulumtuese me te cilat studiuesit prodhojnë studime. Strategjitë janë Kualitative dhe Kuantitative, me strategji kualitative te studimit nënkuptohet qe studiuesit zgjedhin një metode ne te cilën rëndësi te madhe i jepet mendimit subjektiv te te obzervuarve. Pra përcillet me shume fjala e një akteri se numrat, si mbulese e këtij dizajni hulumtues përdoret intervista. Ndërsa strategjia kuantitative është e mbështetur me shume ne numra se sa ne fjale qe do te thotë qe merret me statistika te nxjerra nga anketa me përgjigjeje te dhëna paraprakisht. Ne ketë teze është e përdorur: Pozitivizmi është një qasje teorike e cila mbron aplikimin e shkencave natyrore ne studimin e realitetit shoqëror dhe realiteteve te tjera. Ne ketë aspekt konkluzionet nxjerrën nga teori te testuara me herët nga autore te ndryshme dhe qe rezultatet e tyre kane dale te njëjta pavarësisht replikave. Qasja induktive Qasja e përdorur ne ketë teze është qasja induktive qe duke u bazuar ne literature nga (Bryman dhe Bell ;2007) kjo qasje ka për qellim nxjerrjen e hipotezave ne praktik e qe me pas i ve ato ne letër për ti hulumtuar dhe analizuar për qëndrueshmërinë dhe mbështetjen e tyre. Pra ne ketë teze fillimisht është marre për baze një veprim ne praktike qe me pas te krahasohet me teori dhe te nxjerrët një konkluzion. Dizajni hulumtues Ka shume dizajne hulumtuese te cilat përshtaten për hulumtimet te cilat ne dëshirojmë ti punojmë ose hulumtues te tjerë kanë për qellim te bëjnë. Ne këtë teze është e imponuar edhe ky dizajn për shkak se inspirim i kësaj teze ishte veprimi i qeverise se Kosovës për ngritje te shpenzimeve qeveritare pikërisht rritja e pagave te te punësuarve qeveritar dizajni hulumtues është “studimi i rastit” ose ne gjuhe origjinale Case Study. Ne esence ky lloj studimi përfshin analiza dhe detaje intensive te një rasti te vetëm. Studimi i rastit është i angazhuar me kompleksitetin the natyrën e rastit ne fjale. Bryman dhe Bell (2007: 62). Ky hulumtim është punuar duke i bazuar ne te dhëna sekondare te cilat janë mbledhur nga studimet e mëparshme empirike, ky punim ka për qellim te paraqes dy raste te ndryshme se si shtetet i qasen politikes fiskale dhe qarë rrugëve ndërmarrin për te përmirësuar mirëqenën e shoqërisë se tyre. Si mbledhje te te dhënave ne praktike do te përdorim dy shtete me zhvillim te ndryshëm ekonomik për te treguar veprimet e tyre qeveritare dhe gjendjen e tyre te GDP, Inflacionit, papunësisë etj.
  • 19. Kosova Sipas raportit financiar te bankës qendrore te Kosovës (BQK)ne vitin 2012 Republika e Kosovës është prekur nga kriza qe e ka përfshire Eurozonën duke ndikuar kështu ne uljen e kërkesës ne ketë treg për produktet Kosovare dhe duke e ulur kështu edhe vlerën e remitenteve qe bashke atdhetaret sjellin ne Kosove. (BQK; 2013). Duke e konsideruar ketë si përqindje me te madhe te financimit te republikës se Kosovës atëherë medoemos këto kushte do te paraqesin ndikimin e tyre ne dy vitet e ardhshme pra ne vitin 2011, 2012 dhe 2013. Inflacioni ne vitin 2012 shënoj rritje por me te ngadalësuar prej 1.5%, prej 6.9% sa ishte vitin paraprak, duke shënuar rritje deri ne 2.7% ne vitin 2013. Sipas raportit te ministrisë se financave te Kosovës (2014) thuhen se deri ne fund te vitit 2013 inflacioni shënoj rritje por qe ky inflacion ishte i moderuar dhe vazhdoj te pësoj rënje prej periudhës ne përudhe duke paraqitur efekte stabilizuese. Nga ana tjetër ekspert te njohjes se qeshjes ekonomike kritikuan rritjen e shpenzimeve qeveritare e cila u shpreh nga qeveria si ngritje e pagave tek shërbyesit civil ne fillim te vitit 2011. (Evropa e Lire; 2011). Te njëjtën situate e përsëritë qeveria e Kosovës ne vitin 2014 duke rritur shpenzimet qeveritare me ane te pagesave te shërbyesve civil me 25%. Papunësia nuk ka shënuar ndonjë progres signifikant duke mbetur kështu 30% (e qasur ne ueb faqen e qeverise se Kosovës.) Qeveria e Kosovës ka vazhduar te ndjek politika ekspansioniste duke rrezikuar shume mirëqenën e qytetareve me dështimin e analizës se rritjes se borxhit publik dhe rritjes se GDP. Kështu analist te qeshjes ekonomike ne Kosove theksojnë se ngritja e pagës se shërbyesve civil ne ketë situate është e rrezikshme dhe rrezikon ngritje te çmimeve ne indeksin e shportës se konsumatorit. Ndërsa përfaqësuesit e qeverise se Kosovës e arsyetojnë se rritjen e shpenzimeve qeveritare e kane bere si përpjekje për përmirësimin e mirëqenies se qytetareve dhe qe mbulohet nga rritja e buxhetit te Kosovës dhe rritja e GDP ne nivel vendi ne Kosove. (Evropa e lire; 2014). Deficiti buxhetor vazhdon te jete edhe me i larte sa ishte ne krahasim me vitin paraprak kjo e shkaktuar sipas eksperteve nga deficiti i larte tregtar. Megjithatë ne gjashtëmujorin e pare importet shënuan rritje prej 0.6% vlere e vogël për te ndryshuar norma te tjera ne nivel vendi, për shkak se eksporti shënoj rritje prej 9.9% ne vitin 2013. (BQK, 2014). Rritjen e eksportit ne nivel vendi e cilësuan shume te rëndësishme ekspert te ekonomisë vendore por qe shqetësim mbetet eksporti i produkteve te gatshme. Si pasoje e rimëkëmbjes se ekonomisë botërore qe pati një luhatje ne vitin 2011 dhe 2012 edhe remitencat e vitit 2013 u rriten ne 4.2% duke e krahasuar me periudhe te njëjta me vitin paraprak. Sipas raportit te BQK-se Republika e Kosovës ne vitin 2013 ka shënuar një rritje ekonomike prej 3.1% e cila konsiderohet me e larta ne krahasimin e saje me statistikat e vendeve te tjera te Evropës Juglindore Produkti brendshëm bruto ne Kosove ka shënuar rritje pra ne 3.1%. Shkalla e papunësinë ne Evropën Juglindore sipas raportit te FMN (BQK; 2014) vazhdon te jete e larte gjersa ne Kosovë norma e papunësisë është 30.6% edhe nëse llogarisim rritjen me te larte ekonomike ne rajon. Financimi i konsumit dhe investimeve edhe me tutje mbeten te mbështetura nga shpenzimet qeveritare dhe kreditë bankare (BQK; 2014) duke karakterizuar kështu një norme interesi te larte prej 23.3% e cila nuk është shume efektivë ne vendet te cilat synojnë zhvillim dhe shpenzimet qeveritare te larta kur deficiti është i larte.
  • 20. Investimet e huaja gjatë periudhës te shkuar dy vjeçare shënuan një rënje drastike duke lëvizur ne diferencë negative prej 53.3% kjo besohet te jete bere për shkak te pasigurisë ne investime por qe ne vitin 2013 shënuan rritje prej 66.4% duke ndikuar pozitivisht ne raport financiar te Kosovës. Figure 3 Harta Makroekonomike e Kosovës për vitin 2013 (BQK; 2014). Politika Fiskale e Kosovës Kosova po ndjek një politike fiskale ekspansioniste te ngadalshme, vlen te theksohet se shpenzimet qeveritare janë shume te larta duke e ngritur kështu edhe deficitin shtetërorë. Investimet janë te orientuara kryesisht ne infrastrukture te vendit (Sylqa, D dhe Kastrati, F; 2013), ndërsa vetëm kohëve te fundit me shume rendësi ju kushtohet bujqësisë dhe bizneseve te reja. Sipas teorive te përmendura me larte disa autore thonë se politika fiskale mund ta ule papunësinë dhe disa te tjerë thonë jo por e rëndësishme është shpërndarja e sakte e burimeve qe sjell prosperitet dhe mirëqenie ne shoqëri. Andaj një politike e mire fiskale ndikon direkt ne rritjen ekonomike. Ne Kosove po vazhdon te ndjekjet një politike fiskale ekspansioniste duke synuar rritjen e kërkesës agregate me rritjen e shpenzimeve qeveritare. Dhe nga tjetra ane qe nga viti 2009 qeveria e Kosovës ka bere një reformim ne normat e taksave qe duhet paguar shtetit kështu reforme u be ne tatimin mbi te ardhurat individuale e cila ishte 5%, 10% dhe 20% dhe u ndryshua ne 5%, 8% dhe 10%. Ndërsa për tatimin mbi vlerën e shtuar ngrihet
  • 21. norma nga 15% ne 16%. Ne ketë reforme u shtuan edhe akciza te ashtuquajtura te luksit si akci za për cigare e cila është 17%. (Peci, B; 2009). Gjermania dhe praktika e saje Gjermania si vend qe e ka shkallen me te vogël te papunësisë ne Eurozone ka arritur qe ta ule ende me shume papunësinë ne vitin 2012 dhe ne fillim te 2013 (BQK, 2014). Kështu sipas te dhënave te marra nga OECD, (2014) (organizata për zhvillim dhe bashkëpunim ekonomik). Gjermania vazhdon te ketë rritje te GDP vit pas viti duke e pasur njëkohësisht nivelin me te larte ne eurozone te BPP. Prodhimi dhe shfrytëzimi I burimeve I mundëson Gjermanisë ta rrisë GDP vit pas viti, Gjermania ka treguar një shkalle te vogël jo stabiliteti ne vitin 2009 kur gjendja u konsiderua si krize globale ne ketë vit Gjermania pësoj një rënje prej -5% ne GDP reale duke u mëkëmbur ne vitet ne vazhdim përsëri kështu ne vitin 2010, 4% ne vitin 2011, 3.3 % dhe 2012, 0.7%. Inflacioni ne territorin Gjerman mbetet modest duke shënuar vetëm një rritje te vogël ne vitin 2008 dhe me pas ne vitet ne vazhdim duke pasur një stabilitet ose një rritje shume modeste prej 1%. Shkalla e punësimit ka mbetur stabile gjate këtyre viteve te fundit duke mos ndryshuar shume ne përqindjen totale por vleni te theksohet se ne gjermani shkalla e punësimit është shume e larte dhe qe pas krizës globale te vitit 2008-2009 shkalla e papunësisë po shënon zvogëlim gjithnjë e me shume (shih Fig4.) shtresa me e punësuar ne kompanitë gjermane mbetet shtresa prej 25 deri ne 54 vjeç. Sipas statistikave ne tabele shteti Gjerman ka zgjeruar shpenzimet e tyre ne përmirësimin e mirëqenies se qytetareve te saje kryesisht ka rritur shpenzimet ne shëndetësi. Ndërsa nuk ka shpenzuar me shume ne edukim, siç shihet nga statistikat vetëm ne vitin 2010 shpenzimet qeveritare për edukim u ngritën për te ofruar edukim te tjetërsueshëm, me pas nuk ka pasur ndihmese shtese ne edukim. Si proces I zhvillimit ekonomik edhe tregtimi ka pasur ndryshime gjatë kësaj periudhe te kohës, kështu importet shënuan rritje te ngadalshme ndërsa eksporti ka shënuar rritje me te përshpejtuar. Përndryshe Gjermania ka një eksport te larte prej 50% te GDP se vendit çdo vit. Gjermania ka pas një rritje te vazhdueshme te investimeve te huaja siç shihet edhe nga figura investimet e huaja janë rritur ne periudha vjeçare duke prekur majat ne vitin 2012 ne 1.5 miliard. Politika fiskale e Gjermanisë Shpenzimet qeveritare nuk kane ndryshuar shume ne periudhën e fundit, pra politika fiskale ka mbetur e pa ndryshueshme karshi ndryshimeve qe kane ndodhur ne ekonominë gjermane ne vitin 2008-2009, deficiti qeveritar apo borxhi publik u thellua lehte nga viti 2009 deri ne vitin 2011 dhe duke e arritur stabilizimin ne vitin 2012. Vlen te theksohet se punësimi I larte I Gjermanisë përbenë me se shumti stabilitetin ekonomik qe ka vendi. Kështu taksat nga te ardhurat përbejnë rreth 40% te GDP se vendit. Pra Gjermania nuk ka zgjedhur qe te rrisë shpenzimet qeveritare dhe ta fus shtetin ne borxh por ka vazhduar me avancimin e kushteve për investime e cila siç shihet nga tabela ka pësuar rritje. Me pas ka ndikuar ne shtimin e GDP dhe rritjen e eksportit.
  • 22.
  • 23.
  • 24. Figure 4 OECD 2014. Statistikat e indikatorëve ekonomik te Gjermanisë.
  • 25. 5. Analiza Ky kapitull shtjellon qeshjen e krahasimit te teorive dhe veprimeve ne praktike, ne ketë kapitull mund te sjellim edhe iluzione te qarta se nëse disa veprime mund te jene te gabuara apo te drejta rrethi rritjes se mirëqenies se qytetareve nga qeveritë e tyre dhe se si do te ndikojnë ato veprime ne inflacion. Siç e përmendur me larte politika fiskale mund te përcjellë dy rruge ekspansioniste dhe te shtrënguar (Govori, F. 2010). Sipas Govorit politika ekspansioniste përdoret për qellim te stimulimit te konsumit dhe e cila behet ne dy rruge. 1. Me shkurtim te taksave ose 2. Rritje te shpenzimeve qeveritare. Dhe ajo shtrënguese ka te beje me uljen e inflacionit ne shkalle vendi e cila përcjellët me ulje te shpenzimeve publike dhe rritje e taksave. Politika shtrënguese ule ofertën për para e cila me pas ul shpenzimet dhe kërkesën agregate. 5.1.Deficiti dhe vendimet politike Politika fiskale duhet ta ketë qëllimin kryesore uljen e inflacionit kur shoqëria është ne varfëri; ajo e bene ketë duke shtrënguar shpenzimet qeveritare kur vendi kalon neper kohe te mira ekonomike dhe te rrisë shpenzimet kur ka recesion apo ngecje ekonomike. Ky veprim behet për te parandaluar luhatjet e mëdha ne ekonomi, por ne ketë hap duhet pasur parasysh disa limitime dhe komplikime kur kjo rregull praktikohet. Nëse sektori publik merr vendim për rritjen e shpenzimeve qeveritare duke e rritur deficitin atëherë ky veprim ka efektet e saje anësorë te pa dëshirueshme. (Gashi. E; 2011). Deficiti pra siç e përmendur me larte edhe kur shpenzimet janë me te mëdha se te ardhurat. Qeveria nëse kalon shpenzimet qeveritare me deficit shtetëror për te përmirësuar gjendjen momentale rrezikon brezat e ardhshëm te cilat duhet te punojnë shume për te mbuluar atë deficit. Si efekt I deficitit buxhetor te vendit kursimet ne shkalle vendi pësojnë rënje duke treguar përpjekje për rregullimin e gjendjes. Pra e gjithë situate ekonomike është e varur nga vendime Politike. Ne baze te logjikes se shëndoshe me shkurtimin e taksave punëdhënësve dhe te punësuarve ju lihen me shume para ne dispozicion për te blere dhe si pasoje për te shtuar konsumin, ndërsa firmat kane me shume kapital për te bere investime dhe për te paguar edhe me shume punëtorë. Nga ana tjetër me rritjen e shpenzimeve qeveritare qeveria rrit shpenzimet e buxhetit te saje me qellim te shtimit te pagave te te punësuarve te saje si dhe te te kontraktuarve te saje për te rritur ne ketë mënyre mirëqenën dhe motivimin për konsum. Mirëpo nga ana tjetër e potencuar ne kapitullin e dyte esenca e ndërhyrjes se politikes financiare edhe stabiliteti ekonomik, dhe ruajtja e mirëqenies se përgjithshme te shoqërisë. Pra objektiva themelore te financave publike janë stabiliteti i çmimeve, realizimin e punësimeve (Sylqa, D dhe Kastrati, F; 2013) etj. Kosova -Nga ana praktike ne Kosove sipas Raportit te stabilitetit BQK-se (2014) llogarite rrjedhëse vazhdojnë te tregojnë një bilanc negativ ne krahasim me vitet e kaluara. Tregtia e mallrave si komponenti kryesore i llogarive rrjedhëse është duke u karakterizuar me shkalle te larte te deficitit ne vazhdimësi . Kështu qe ne gjashte mujorin e pare deficiti tregtar shënoj rënje prej 0.6%, inflacioni ka vazhduar te shënoj rritje qe nga viti 2009 kur u rriten shpenzimet qeveritare dhe BPP shënoj një rritje
  • 26. modeste. Importet u rriten prej 1.13, dhe eksportet shënuan rritje prej 9.9%. Karakteristike tjetër është edhe rritja e remitenteve qe rezultojë me rritje prej 4.2% ne qershor te vitit 2013. Ne baze te këtij raporti nga Banka Qendrore e Kosovës ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje ekonomike por qe deficiti qeveritar është rritur po ashtu. Gjermania -Ndërsa ne rastin e dyte Gjermania ka pasur një rritje te GDP-se ne vitet e fundit duke u mëkëmbur nga kriza globale e cila i sjelli bilanc negativ ne atë periudhe. Përndryshe Gjermania ne rastin e ndikimit te krizës globale pati një gjendje te njëjtë me Kosovën pra rënje ne investime, rritje te papunësisë dhe rënje ne GDP, prandaj është shume e rëndësishme krahasimi me ketë vend (OECD, 2014). Gjermania pati një ngritje te inflacionit prej 1% ne te gjitha vitet me radhe por kjo quhet me shume një stabilitet ekonomik duke mos ndryshuar shume gjendjen ne kërkesën agregate. Ndërsa papunësia nuk ka shënuar lëvizje te madhe, për shkak te përqindjes se vogël te papunësisë gjermania nuk ka bere ndryshime ne politikat fiskale te saja. Duke u bazuar ne te dhënat e OECD-se shpenzimet qeveritare kane mbetur përafërsisht te njëjta, duke e thelluar deficitin ne -4.2% ne vitin 2010 dhe duke e stabilizuar këtë gjendje me shkurtim te shpenzimeve ne vitin 2012 ne 1%. Ndërsa te ardhurat e vendit kane vazhduar te vjelën nga te ardhurat e te te punësuarve ne këtë shtet dhe taksat e tjera te njëjta. Nga krahasimi ne mes te dy praktikave mund te konkludojme se pagat nuk rriten me dëshira individuale “shpenzimet qeveritare” janë shume komplekse dhe nëse dalin jashtë kontrollit kapitullojnë shtetin. Andaj është shume e rëndësishme një rritje ekonomike e qëndrueshme e cila mbështetet ne investime kapitale vendore dhe rritje te GDP me prodhime vendore. Rritja ekonomike e bazuar ne këto shpenzime qeveritare është shume e paqëndrueshme dhe ka ndikim negativ ne deficitin e vendit e cila ka pasoja ne periudha me afatgjata e cila edhe mund te shpijë edhe ne falimentim te shtetit. Sipas teorisë rritja e shpenzimeve qeveritare behet me qellim te ngacmimit te kërkesës agregate e cila shtynë shoqërinë te konsumoje me shume me pas te ruaj dhe me kursime te nxisë investimet. Kjo medoemos është një logjike e shëndoshe për te sjellë zhvillim ekonomik por gjithsesi mbulueshmëria e shpenzimeve qeveritare duhet te jete shume e sigurte, sepse brezat e ardhshëm mund te kenë probleme shume serioze nga vendime te marruara ketë periudhe. 5.2.Inflacioni nga kerkesa Sipas (Qirici, S; 2002) kemi inflacion qe shkaktohet nga kërkesa agregate, pra ky lloj inflacioni shkaktohet me ane te rritjes se kërkesës agregate nëse oferta agregate mbetet e pa ndryshuar. Kjo shkaktohet nga dy faktorë a. rritja e ofertës se parasë dhe b. rritja e shpenzimeve qeveritare. Kur rritet sasia e parasë ne dispozicion pra kemi rritje te kërkesës agregate pra njerëzit do te kenë me shume para për te shpenzuar ne konsum, kështu qe kërkesa agregate do te pësoje rritje duke na dhëne një ekuilibër te ri ne grafikun.
  • 27. Figure 5 Inflacioni nga kërkesa Ne te njëjtën mënyre vepron qeveria e Republikës se Kosovës ne dy veprime te njëjta radhas. Kështu ne vitin 2011 qeveria merr vendim për rritje te pagave te sektorit publik dhe atë deri ne 50%, duke shkaktuar inflacion deri ne fund te vitit 2011 për 20% (Radio Evropa e Lire; 2011). Rritja e pagave te pensionisteve, te shërbyesve civil dhe kontraktuesve te qeverise I sjelle buxhetit te Kosovës ngarkese dhe deficit dhe medoemos sjell rendim te gjendjes ekonomike për shkak se dëmton bizneset me ngarkesa te ndryshme, motivim për ndëshkime nga administrate e inspektorisë etj. Duke u bazuar ne praktikat dhe te dhënat e BQK-se, 2014 vijmë ne përfundim se rritja e pagave ne vitin 2011 deri ne 50% ne fillim te një mandati politik ka sjelle jo stabilitet ekonomik duke e rritur inflacionin ne 6.9% sa ishte ne vitin 2012, shkalla e papunësisë nuk shënoj ndryshim te theksueshëm dhe mbetet rreth 30% (ASK, 2014). Dhe rritja e Bruto produktit shoqëror nuk ka shënuar rritje te qëndrueshme duke u bazuar ne shpenzime deficitare te qeverise se Kosovës. Ndërsa rasti I Gjermanisë ne vendimet e qeverise se këtij vendi komfort luhatjeve ekonomike ka qene me shume reaktiv ne sigurimin e investimeve dhe rritjen e eksportit me pas rimëkëmbja ekonomike siç shihet ne tabelën e te dhënave OECD, 2014. Veprimet fiskale te qeverise se Gjermanisë kane qene te efektshme pra shpenzimet qeveritare janë thelluar shume pak duke sjellë edhe deficit ne buxhetin qeveritar por qe I kane dhëne ekonomisë vendore efektin vetë stabilizues duke e mbuluar deficitin për një periudhe shume te shkurte, duke e stabilizuar inflacionin dhe duke e rritur shkallen e punësimit ne nivel vendi ne përqindje te konsiderueshme (OECD, 2014). Analiza- Ne rastin e Kosovës shohim qe kemi një prodhim vendor te ulet (GDP) rreth 2000 euro për koke banori ndërsa Gjermania ka rreth 38000 euro GDP për koke banori, pra duke e konsideruar një prodhim te larte te Gjermanisë politika zgjeruese për ngacmimin e kërkesës agregate qe shume me e favorshme për Gjermaninë se sa për Kosovën. Duke u bazuar ne teorinë e me late qe nëse rriten shpenzimet qeveritare do te ngacmohet kërkesa agregate dhe me ketë rast do te rritet konsumi dhe nëse prodhimi
  • 28. vendore është I larte prodhimet e konsumit do te blihen vendore duke I sjellë kështu fitime edhe ndërmarrjeve prodhuese për te zgjeruar sasitë e tyre ofertuese dhe për te avancuar teknologjinë, ngritje te pagave, dhe rritje te sasisë se ofruar. Ne rastin e Kosovës mund te themi qe kemi ngacmime te kërkesës agregate ku qellim I politikes fiskale me siguri qe ka qene zhvillimi ekonomik nuk mund te sjell stabilitet te qëndrueshëm ekonomik. Duke e analizuar situatën nga teoria dhe praktika atëherë mund te themi qe efekti I rritjes se shpenzimeve qeveritare do te ketë efekt negative ne inflacion dhe do te qoje ne rritje te importeve ne nivel vendi për shkak se prodhimi vendor është I ulet dhe për shkak te infrastrukturës se dobët për investime “ekonomia joformale” shiko (Te paguash apo te mos paguash nga institute Reinvest; 2014). Qëllimisht e potencuar teoria e rritjes se inflacionit nga kërkesa ve ne pah qe rrija e kërkesës për konsum vije nga rritja e parasë ne qarkullim, njerëzit do te kenë me shume për te shpenzuar qe normal do te ndikoj direkt ne mirëqenën e tyre por qe efektet do te jene negative për shkak te asaj qe GDP është e ulet dhe qe konsumi do te duhet medoemos te mbulohet nga prodhime te huaja duke e stimuluar veprimtarinë tregtare dhe importin direkt. Mbi të gjitha ky veprim qeveritar I ka edhe efektet e saja pozitive nëse veprohet ne mënyre pro-aktivë ne përmirësimin e strukturës se investimeve direkte dhe ofrimin e granateve për biznese frytdhënëse. Qëllimi duhet te jete balancimi I ofertës dhe kërkesës sepse rritja e sasisë se parasë për te blere produkte rrit kërkesën agregate dhe nëse oferta mbet e pandryshuar çmimet do te rriten gradualisht dhe stabiliteti ekonomik do te jete e vështire te arrihet me duke konsideruar edhe gjendjen e tanishme deficit qeveritar.
  • 29. 6. Konkluzion Ne ketë kapitull do te reflektohet subjektivisht mbi temën e diskutuar ne ketë teze. Me pas është dhëne rezultati i hulumtimit dhe ne fund janë paraqitur disa ide si motivim për hulumtime te mëtutjeshme. Diskutim Shkalla e larte e papunësisë i sjell efekte negative vendit ne përgjithësi, e me se shumti ne financat e shtetit, Politika fiskale ka për detyre alokimin e burimeve ne mënyrën me te mire te mundshme qe ne një periudhe te caktuar kohore ta arrije një qellim parësor te përcaktuar. Prandaj ulja e papunësisë dhe hartimi i politikave alokuese te qëlluara i jep qeverise rrolin e ndikimit te drejtpërdrejtë ne ekonominë e vendit. Por nëse politikat fiskale hartohen te gabuara dhe siç thonë Lloyd G,. Nigro, (1984: 129) qe gjendja e rende ekonomike mund te jete direkt ndikim I politikave te keq hartuara te viteve te kaluara. Për ketë shkak ngrija e pagave tek shërbyesit civil nuk është zgjidhje e qëndrueshme. Edhe nëse qeveria ndjek politika ekspansioniste duhet te siguroj infrastrukture dhe investime te huaja dhe me pas te siguroje rritje te shpenzimeve qeveritare. Përndryshe siguria e investimeve te huaja, rregullimi i ligjit për posedimin e pronës pas privatizimit, investimi ne burime te energjisë se ripertrieshme, motivimi i shkrirjes se xeherorëve dhe përkrahja e investuesve ne ketë lami do te sillte përfitime marramendëse duke krahasuar pasuritë e pa përpunuara ne Kosove. Kjo sjell një zgjidhje shume me te qëndrueshme ekonomisë se vendit. Tjetër efekt negativ ka edhe joshja e shoqërisë për te punuar ne administrata dhe pune shoqërore, por siç thuhet nga (Qirici, S; 2002) 346 faktori kyç për papunësinë është paga andaj rritja e pagës ne sektorin publik me shume se ne sektorin privat josh njerëzit qe te punojnë me shume pune administrative duke e zëvendësuar atë me pune mekanike, agrikulture, hortikulture, bujqësi, zanate etj. Kjo ka një efekt shume te madh negativ për shkak se bene ngecjen e inovacioneve duke tërhequr te rijnë te fokusohen me shume ne edukime formale dhe trajnime për administrate ne vend qe te koncentrohen ne inovacione për zgjidhje te problemeve te prekshme. Po ashtu nxit nepotizmin (punësim familjar) për shkak te vendeve te pakta te punës dhe kërkesave te mëdha për vende te njëjta pune. Ky është edhe e efekti i informalitetit qe krijohet me efektin e ngritjes se pagave ne vend. Ne rastin e inflacionit kemi një shitës qe fiton me shume ndërsa nja blerës qe i dëmtohet edhe me shume mirëqena sepse nuk mund te blejë sasitë e mëhershme me te njëjtën vlere te parasë. Papunësia e larte sjelle gjendje te rende fizike ne shoqëri, sjell krim ne shkallë vendi, dhe sjelle mirëqenie shume te ulet. Papunësia nuk mund te kompensohet për shkak te efektit te saje te pa kompenzushme qe do te thotë qe teknologjia ne vendet e tjera me punësim vetëm sa përparon çdo dite e me shume gjersa tek ne stagnon një hap mbrapa. Joshja e shoqërisë për te punuar ne administrate me shume se ne bujqësi për shkak te pagave dhe kushteve te punës ne sektorin publik.
  • 30. Rezultati Rritja e shpenzimeve qeveritare apo rritja e pagave te shërbyesve civil si shpenzim direkt ne rritjen e shpenzimeve qeveritare medoemos te ndikoj ne rritjen e inflacionit te vendit nëse oferta mbetet e pa ndryshueshme pra. Nëse ngacmimi i ofertës agregate behet me shpenzime qeveritare pra duke e rritur sasinë e parasë ne qarkullim për konsum dhe kursim atëherë do te arrihet një efekt qarkullues qe jep virtyt pozitiv momental dhe sjell pasoja ne te ardhmen. Arsyet janë qe nëse shkalla e Bruto Produktit Publik është e ulet shpenzimet e konsumit për pagat e rritura do te kërkohen te blihen ne tregjet e jashtme, pra direkt do te kemi shtyrje për rritje te importit. Dhe kushtimisht nëse infrastruktura dhe ligjet për investimet e huaja nuk funksionojnë mire atëherë do te kemi rënje te motivimit për te investuar nga interesa vendore dhe te jashtme edhe ky detaj do te ndikoj qe kushtimisht sasitë e kursimeve te investohen ne tregti nga vendoret duke i ikur përgjegjësisë se prodhimit dhe nuk do te kemi rritje te investimeve te huaja. Si infuzion te gjithë kësaj gjendje mund ta konsiderojmë rritjen e remitencave qe gjithsesi është rezultat i mëkëmbjes ekonomike botërore, dhe po ashtu shqetësim për te ardhmen qe këto remitenca do te vazhdojnë te ulen. Sipas Lloyd G,. Nigro, (1984: 129) Politikanet qe kërkojnë te rizgjidhen kane iniciativë te forte qe te përkrahin politika qe sjellin fitime ne periudha afatshkurtra ne shkëmbim te kostove ne periudha me te gjata dhe me se shumti politika kostoja e te cilave është e vështire te identifikohet ne ditën e zgjedhjeve. Këto efekte ekonomistet i quajnë shkurtpamsi efekt për shkak se qytetaret kërkojnë ndryshime dhe grupet qe japin efekte me te shpejta politike joshin votuesit.
  • 31. Referencat: Mançellari, A; Hadri, S; Kule, Dh; Qirici, S; 2002. Hyrje në Ekonomi. Shtepia botuese “Pegi”, Tiranë. Adam Smith. Public Finances Mustafa, I. 1993. Drejtori në udhëheqjen e biznesit. Eureka, Kosovë, Pejë. Govori, F. 2010. Financë. Instituti per financa dhe menaxhment, Kosovë, Prishtinë. Lloyd G,. Nigro, (1984), Decision Making in the Public Sector Marcel Dekker Inc. Brezina, C. 2012. Understanding the Gross Domestic Product and the Gross National Product. The Rosen Publishing Group. Inc. New York. Edwin G. West, “Adam Smith’s Economics and Politics” History of Political History, 8(1976) in wood, Adam Smith, vol.1, pp. 581-600. Sagar, R. 2005. Together with Economic Applications. Rachna Sagar PVT.LTD. New Delhi. Bryman, A., Bell, E. 2007. Business Research Methods. Oxford University Press. UK. Raporti i stabilitetit Financiare. 2014. Ministria e Financave te Republikes se Kosoves. Prishtine. Radio Evropa e Lire., 2011. Artikulli: A e tret inflacioni rritjen e pagave?, [online]1 June. E disponueshme ne: <http://www.evropaelire.org/content/article/3552037.html> [E qasur me 12 maj 2014]. Banka Qendrore e Kosoves. 2014. Raporti i Stabilitetit Financiar [online]1 June. E disponueshme ne: <www.bqk-kos.org/repository/.../BQK_FSR_4.pd...> [E qasur me 13 maj 2014]. Radio Evropa e Lire., 2011. Rritja e pagave do te shkaktoje ngritje çmimesh, [online]1 June. E disponueshme ne: <http://www.evropaelire.org/content/article/3552037.html> [E qasur me 12 maj 2014]. Sylqa, D; Kastrati, F; 2013; “Politika Fiskale dhe Reflektimi i sajë në zhvillimin Ekonomik” Kolegji Dukagjini. Pejë. Peci, B; 2009. Reformat Tatimore ne shtetet Ballkanike “Rasti i Kosoves” Universiteti AAB, Prishtine. OECD (2013), OECD Factbook 2014: Economic, Environmental and Social Statistics, OECD Publishing. doi: 10.1787/factbook-2013-en Agjensia e statistikave te Kosoes., 2014. Artikulli: Shkalla e papunsise, [online]1 Qershor. E disponueshme ne: < http://ask.rks-gov.net/> [E qasur me 15 maj 2014]. Instituti Reinvest, 2014; Te paguash apo te mos paguash . Reinvest Institure, Prishtine.