SlideShare a Scribd company logo
Mundet paraja e MADHE të bëjë kthesën e MADHE në ekonominë shqiptare?
nga Eduart GJOKUTAJ
Ndikimi më i madh në ekonomi mbetet ende të vijë nga tkurrja e informalitetit, i cili është
konsumatori kryesor i ekonomisë formale. Megjithatë, informaliteti mund të konsiderohet një
siguri për qeverinë, aq sa mund të jenë garanci zhvillimi rezervat e naftës në vendet në zhvillim.
Masat dhe programet zhvillimore janë shpallur dhe janë në fazën e plan veprimit. Përpjekjet për
të modeluar ekonominë po kryhen me korrektësi sipas këshillave nga jashtë dhe brenda vendit.
Zhvillimi i kapaciteteve dhe forcimi i menaxhimit po prezantohet në cdo ambjent të mundshëm
publik. Konsolidimi buxhetor është në rrugën rutinë të tij, ku asgjë e papritur nuk pritet të
ndodhë.
E megjithatë, diçka mungon. Duhet ta gjejmë dhe ta përdorim për të marrë kthesën e fortë të
rigjallërimit ekonomik.
Për kapitalin nevojiten para. Për paranë duhen rezerva. Për rezervat kërkohet kohë.
Kohë ka patur gjithmonë ky vend, por vendimet dhe veprimet më të rëndësishme i ka zgjidhur
në momentin e fundit.
Në një periudhë, kur niveli i inflacionit luhatet midis 0.7% në fund të 2014 deri 1.3% në muajin
Janar 2015, për qeverinë shqiptare bëhet e domosdoshme që të shikojë me sytë në të ardhmen
për t’ju përgjigjur dilemave ekonomike dhe sociale të sotme dhe atyre që ka trashëguar. Situata
e investimeve të huaja, por edhe atyre vendase ka ende hapësirë të lirë. Kërkesa agregate është
në tregues pozitiv, por nuk është në nivele që premtojnë siguri për periudhën afatmesme. Edhe
pse konsumi i qytetarëve ka një rritje të lehtë, ai vjen vetëm si një reagim i nxitjeve fiskale të
vitit të kaluar, si dhe prej lehtësimit nga rënia e kostos së karburantit.
Rreziku i deflacionit është te porta e ekonomisë sonë. Ndërsa, normat e interesit kanë shkuar
poshtë e më poshtë, por kreditimi me likujditete nuk po pompohet ende ashtu si pritej.
Po çfarë mungon atëherë që motorrët të shkëputin ekonominë nga “graviteti” torturues i
tranzicionit shqiptar?
Unë them se mungojnë pjesët e nevojshme që kapitalizmi në Shqipëri më në fund të instalohet
për të funksionuar ashtu si e shikojmë në vendet nga këshillohemi. Pra, ashtu si në socializëm na
mungon ende e drejta e pronës dhe për sa kohë që kapitali nuk tregtohet në vendin që i takon,
në bursën e këmbimit na mungon edhe ai në formën e vet funksionale. Për të plotësuar kushtet
e funksionimit të kapitalizmit na duhet me shumicë një përbërës elementar, por i
pazëvendësueshëm.
Është me vend të përdorim të përshtatur shprehjen e ish-presidentit amerikan Clinton:
- Është furnizimi me para, idiot!
Në këtë situatë globale, ku dëshpërimi ekonomik i fqinjit tonë jugor nuk është i vetëm në
Europën Jugore, një numër gjithnjë e më i madh i ekonomistëve dhe financierëve janë duke
sjellë në vëmëndje të qeverive europiane konceptin e nobelistit Friedman, mbi furnimin me para
falas të ekonomisë në situata të tilla ekonomike dhe sociale. Edhe pse kjo teori është në debate
të ashpra me teorizimet e akademikëve, që mbrojnë mënyrat e sigurta, unë e gjej me vend
teorinë se furnizimi me para në mënyrë të kontrolluar dhe të ndërsjelltë nga politika monetare
dhe ajo fiskale është një stimul fiskal shumë i fortë. Ky stimulim duhet të ketë një justifikim të
fortë pse do të mund të përdorej (p.sh. likujdimi i faturave ende të papaguara për shtresa dhe
problematika të caktuara). Ai do të duhej të ndërthurej me format e tjera të financimit të
deficitit të buxhetit, si huamarrja e brendshme dhe e jashtme.
Hedhja e kësaj paraje të re në konsum, apo thënë ndryshe direkt e në llogaritë e bizneseve,
pronarëve, qytetarëve, pra gjithë atyre që shteti u ka borxh, nga njera anë do të mbyllte
llogarinë e qeverisë me ta. Nga ana tjetër, do të nxiste një besim të ri ndaj qeverisjes, i cili ka
munguar që kur s’mbahet mend, por dhe do ti jepte një shtytje shumë të fortë konsumit. Kjo
rritje konsumi do të krijonte efektin zinxhir, pasi do të nxiste më shumë prodhim dhe
marëdhënie tregtare, më shumë punësim dhe si rrjedhojë më shumë të ardhura buxhetore dhe
rritje ekonomike.
Akademikët do të më thonin të ndaloja pak. Dhe do të fillonin të përmendnin se ky “cunam” i
parasë do të sillte “përmbytjen” e inflacionit dhe normave të interesit. Pas kësaj situate do të
më kujtonin se vjen kaosi dhe rrëmuja financiare.
Por, unë do tu thoja se hedhja e parasë së re në qarkullim do të realizohej nga Banka e
Shqipërisë. Hedhja e parasë në qarkullim, sipas modelit të prezantuar mbi 45 vite më parë prej
Friedmanit, do të ishte një kombinim i veprimeve që Banka e Shqipërisë bën shpeshherë gjatë
vitit me bonot e thesarit bashkë me politikën e nxitjes fiskale duke i pozicionuar të dyja bashkë
në një qasje interaktive.
Banka e Shqipërisë në vend të përdorë paranë për të blerë asete financiare, ajo do të paguajë
borxhet ndaj qytetarëve duke ja u dhënë direkt atyre paranë. Ky veprim ka qëllim të dyfishtë:
(a)likujdimin e menjëhershëm të borxheve dhe (b)shtytjen direkt të tyre për konsum dhe
investime. Pas këtij hapi futet politika fiskale që gjen instrumentet e duhura për të nxitur
kosnumin dhe rritur investimet. Ja pse duhet që të veprojnë në unison politika monetare me atë
fiskale.
Në vend që qeveria të ulë taksat dhe në këtë mënyrë rrit deficitin buxhetor dhe borxhin publik,
me hedhjen e parasë së re kjo nuk do të ndodhë. Ndërkaq Banka do të influencojë apo
monitorojë tregun për të ruajtur objektivat për inflacionin duke qenë më aktive me shiotjen dhe
blerjen e aseteve financiare dhe të tjera asete. Në këtë mënyrë, ajo do të menaxhojë në mënyrë
më interaktive borxhin publik të qeverisë.
As Banka, por as dhe Qeveria nuk mund ta bëjnë të ndara këtë monitorim dhe kontroll të tregut
dhe parasë në qarkullim. Të gjithë duhet ta kuptojnë se qëllimi nuk është rritja e inflacionit, por
pagimi i borxheve dhe stimulimi fiskal. Ky i fundit lidhet me pasigurinë që ka secili nga ne për të
ardhmen në lidhje me rritjen e barrës fiskale.
Filloni të shtypni para. Vendi dhe njerëzit kanë nevojë për to.
- Është koha e furnizimit me para!
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare

More Related Content

What's hot

Detyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmDetyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pm
Xhuljo Guga
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
Menaxherat
 
Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011
Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011
Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011
opendataal
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
Menaxherat
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
kulla 2010
 

What's hot (20)

Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
 
Detyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pmDetyre kursi bq&pm
Detyre kursi bq&pm
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Diploma erinda 2
Diploma  erinda 2Diploma  erinda 2
Diploma erinda 2
 
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetorBonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
Bonot e thesarit dhe financimi i deficitit buxhetor
 
hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)
 
Borxhi
BorxhiBorxhi
Borxhi
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011
Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011
Buxheti dhe borxhi publik krahasuar me vendet e BE - Open Datathon Albania 2011
 
Nehar Islami- Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
Nehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvmNehar Islami-  Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
Nehar Islami- Shpenzimet publike dhe ndikimi i tyre ne nvm
 
Financat publike
Financat publikeFinancat publike
Financat publike
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
Algita ekonomi
Algita ekonomiAlgita ekonomi
Algita ekonomi
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
Projekti grupi 2 bnd
Projekti grupi 2 bndProjekti grupi 2 bnd
Projekti grupi 2 bnd
 
Ekonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publikEkonomia e sektorit publik
Ekonomia e sektorit publik
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 

Similar to Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare

Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
Bekim Bajrami
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
Valdet Shala
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Jonida Muci
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike Europiane
Menaxherat
 

Similar to Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare (20)

Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
Kotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksatKotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksat
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
 
Presentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomiaPresentimi nga ekonomia
Presentimi nga ekonomia
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Politikat fiskale
Politikat fiskalePolitikat fiskale
Politikat fiskale
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskaleDhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
Dhe legalizimet, por edhe amnisti fiskale
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
 
Integrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike EuropianeIntegrimet Ekonomike Europiane
Integrimet Ekonomike Europiane
 
Anisa ekonomi
Anisa ekonomiAnisa ekonomi
Anisa ekonomi
 

More from ALTAX Consulting

TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
ALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
 

Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare

  • 1. Mundet paraja e MADHE të bëjë kthesën e MADHE në ekonominë shqiptare? nga Eduart GJOKUTAJ Ndikimi më i madh në ekonomi mbetet ende të vijë nga tkurrja e informalitetit, i cili është konsumatori kryesor i ekonomisë formale. Megjithatë, informaliteti mund të konsiderohet një siguri për qeverinë, aq sa mund të jenë garanci zhvillimi rezervat e naftës në vendet në zhvillim. Masat dhe programet zhvillimore janë shpallur dhe janë në fazën e plan veprimit. Përpjekjet për të modeluar ekonominë po kryhen me korrektësi sipas këshillave nga jashtë dhe brenda vendit. Zhvillimi i kapaciteteve dhe forcimi i menaxhimit po prezantohet në cdo ambjent të mundshëm publik. Konsolidimi buxhetor është në rrugën rutinë të tij, ku asgjë e papritur nuk pritet të ndodhë. E megjithatë, diçka mungon. Duhet ta gjejmë dhe ta përdorim për të marrë kthesën e fortë të rigjallërimit ekonomik. Për kapitalin nevojiten para. Për paranë duhen rezerva. Për rezervat kërkohet kohë. Kohë ka patur gjithmonë ky vend, por vendimet dhe veprimet më të rëndësishme i ka zgjidhur në momentin e fundit. Në një periudhë, kur niveli i inflacionit luhatet midis 0.7% në fund të 2014 deri 1.3% në muajin Janar 2015, për qeverinë shqiptare bëhet e domosdoshme që të shikojë me sytë në të ardhmen për t’ju përgjigjur dilemave ekonomike dhe sociale të sotme dhe atyre që ka trashëguar. Situata e investimeve të huaja, por edhe atyre vendase ka ende hapësirë të lirë. Kërkesa agregate është në tregues pozitiv, por nuk është në nivele që premtojnë siguri për periudhën afatmesme. Edhe pse konsumi i qytetarëve ka një rritje të lehtë, ai vjen vetëm si një reagim i nxitjeve fiskale të vitit të kaluar, si dhe prej lehtësimit nga rënia e kostos së karburantit. Rreziku i deflacionit është te porta e ekonomisë sonë. Ndërsa, normat e interesit kanë shkuar poshtë e më poshtë, por kreditimi me likujditete nuk po pompohet ende ashtu si pritej.
  • 2. Po çfarë mungon atëherë që motorrët të shkëputin ekonominë nga “graviteti” torturues i tranzicionit shqiptar? Unë them se mungojnë pjesët e nevojshme që kapitalizmi në Shqipëri më në fund të instalohet për të funksionuar ashtu si e shikojmë në vendet nga këshillohemi. Pra, ashtu si në socializëm na mungon ende e drejta e pronës dhe për sa kohë që kapitali nuk tregtohet në vendin që i takon, në bursën e këmbimit na mungon edhe ai në formën e vet funksionale. Për të plotësuar kushtet e funksionimit të kapitalizmit na duhet me shumicë një përbërës elementar, por i pazëvendësueshëm. Është me vend të përdorim të përshtatur shprehjen e ish-presidentit amerikan Clinton: - Është furnizimi me para, idiot! Në këtë situatë globale, ku dëshpërimi ekonomik i fqinjit tonë jugor nuk është i vetëm në Europën Jugore, një numër gjithnjë e më i madh i ekonomistëve dhe financierëve janë duke sjellë në vëmëndje të qeverive europiane konceptin e nobelistit Friedman, mbi furnimin me para falas të ekonomisë në situata të tilla ekonomike dhe sociale. Edhe pse kjo teori është në debate të ashpra me teorizimet e akademikëve, që mbrojnë mënyrat e sigurta, unë e gjej me vend teorinë se furnizimi me para në mënyrë të kontrolluar dhe të ndërsjelltë nga politika monetare dhe ajo fiskale është një stimul fiskal shumë i fortë. Ky stimulim duhet të ketë një justifikim të fortë pse do të mund të përdorej (p.sh. likujdimi i faturave ende të papaguara për shtresa dhe problematika të caktuara). Ai do të duhej të ndërthurej me format e tjera të financimit të deficitit të buxhetit, si huamarrja e brendshme dhe e jashtme. Hedhja e kësaj paraje të re në konsum, apo thënë ndryshe direkt e në llogaritë e bizneseve, pronarëve, qytetarëve, pra gjithë atyre që shteti u ka borxh, nga njera anë do të mbyllte llogarinë e qeverisë me ta. Nga ana tjetër, do të nxiste një besim të ri ndaj qeverisjes, i cili ka munguar që kur s’mbahet mend, por dhe do ti jepte një shtytje shumë të fortë konsumit. Kjo rritje konsumi do të krijonte efektin zinxhir, pasi do të nxiste më shumë prodhim dhe marëdhënie tregtare, më shumë punësim dhe si rrjedhojë më shumë të ardhura buxhetore dhe rritje ekonomike.
  • 3. Akademikët do të më thonin të ndaloja pak. Dhe do të fillonin të përmendnin se ky “cunam” i parasë do të sillte “përmbytjen” e inflacionit dhe normave të interesit. Pas kësaj situate do të më kujtonin se vjen kaosi dhe rrëmuja financiare. Por, unë do tu thoja se hedhja e parasë së re në qarkullim do të realizohej nga Banka e Shqipërisë. Hedhja e parasë në qarkullim, sipas modelit të prezantuar mbi 45 vite më parë prej Friedmanit, do të ishte një kombinim i veprimeve që Banka e Shqipërisë bën shpeshherë gjatë vitit me bonot e thesarit bashkë me politikën e nxitjes fiskale duke i pozicionuar të dyja bashkë në një qasje interaktive. Banka e Shqipërisë në vend të përdorë paranë për të blerë asete financiare, ajo do të paguajë borxhet ndaj qytetarëve duke ja u dhënë direkt atyre paranë. Ky veprim ka qëllim të dyfishtë: (a)likujdimin e menjëhershëm të borxheve dhe (b)shtytjen direkt të tyre për konsum dhe investime. Pas këtij hapi futet politika fiskale që gjen instrumentet e duhura për të nxitur kosnumin dhe rritur investimet. Ja pse duhet që të veprojnë në unison politika monetare me atë fiskale. Në vend që qeveria të ulë taksat dhe në këtë mënyrë rrit deficitin buxhetor dhe borxhin publik, me hedhjen e parasë së re kjo nuk do të ndodhë. Ndërkaq Banka do të influencojë apo monitorojë tregun për të ruajtur objektivat për inflacionin duke qenë më aktive me shiotjen dhe blerjen e aseteve financiare dhe të tjera asete. Në këtë mënyrë, ajo do të menaxhojë në mënyrë më interaktive borxhin publik të qeverisë. As Banka, por as dhe Qeveria nuk mund ta bëjnë të ndara këtë monitorim dhe kontroll të tregut dhe parasë në qarkullim. Të gjithë duhet ta kuptojnë se qëllimi nuk është rritja e inflacionit, por pagimi i borxheve dhe stimulimi fiskal. Ky i fundit lidhet me pasigurinë që ka secili nga ne për të ardhmen në lidhje me rritjen e barrës fiskale. Filloni të shtypni para. Vendi dhe njerëzit kanë nevojë për to. - Është koha e furnizimit me para!