SlideShare a Scribd company logo
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI EKONOMIK
Menaxhment dhe informatikë
PROKURIMI PUBLIK DHE
NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME
Niveli master
Enis Xhemaili
Prill 2016 © Prishtinë
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI EKONOMIK
Menaxhment dhe informatikë
Punim diplome
Enis Xhemaili
PROKURIMI PUBLIK DHE
NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME
Mentor: Prof. Dr. Besnik Krasniqi
Prill 2016 © Prishtinë
Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të
pjesshme për nivelin master.
3
ABSTRAKT
Në shumë vende të botës, institucionet shtetërore janë blerësit më të mëdhenj të një game të
gjerë mallrash e shërbimesh. Ndërkaq, ndërmarrjet e vogla e të mesme kontribuojnë në disa
drejtime në ekonomitë e vendeve, si dhe përbëjnë përqindjen më të madhe të numrit të
bizneseve. Hulumtimet tregojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik
është e pamjaftueshme në raport me potencialet ekonomike të tyre (Kornecki, J., 2011).
Në Kosovë, institucionet e vendit janë blerësi më i madh, ku 38.87 % e buxhetit të
përgjithshëm për vitin 2015 (mallra e shërbime dhe shpenzime kapitale) është paraparë të
realizohen përmes procedurave të prokurimit publik. Më shumë se 99 % e ndërmarrjeve në
vend janë ndërmarrje të vogla e të mesme (Qeveria e Kosovës, Korrik 2011).
Sfidat e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si blerës janë studiuar, megjithatë ka mungesë të
hulumtimeve mbi sfidat që këto të fundit i hasin si furnizues (Karjalainen, K., Kemppainen,
K., 2008). Andaj, ky studim ka për qëllim të prezantojë raportin ndërmjet prokurimit publik
dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në Republikën e Kosovës. Fillimisht, prezantohet
legjislacioni i Republikës së Kosovës për prokurimin publik nga aspekti i ndërmarrjeve të
vogla e të mesme. Përmes të gjeturave nga anketimet, identifikohen mundësitë dhe
pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të mesme gjatë proceseve tenderuese si dhe
analizohen kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si pjesëmarrëse në këto procese.
Rekomandimet e këtij hulumtimi avokojnë për politika më efektive të prokurimit publik për
NVM-të.
Legjislacioni që rregullon prokurimin në Kosovë përgjithësisht është në linjë me
legjislacionin e BE-së. Të gjeturat nënvizojnë disa çështje ligjore, por më tepër aspekte
praktike që sfidojnë NVM-të në këtë proces. Në anën tjetër, edhe kapacitetet e NVM-ve
luajnë rol qenësor në kryerjen e misionit me sukses.
4
MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME
Fillimisht mirënjohjet i shkojnë familjes për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ma
kanë dhënë si në jetë ashtu edhe në realizimin e këtij punimi: nënën, babin, e motrat me
familjet e tyre.
Kontributin kryesor për këtë punim, duke marrë parasysh përkrahjen profesionale të ofruar
vazhdimisht, dhe motivin për punë profesionale, pa dyshime e meriton mentori i këtij
punimi, i çmuari Prof. Dr. Besnik Krasniqi.
Një falënderim i veçantë i shkon edhe të anketuarve: përfaqësuesve të NVM-ve, zyrtarëve
të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, zyrtarëve të institucioneve të prokurimit publik,
OJQ-ve, odave ekonomike e shoqatës së biznesit, si dhe ekspertëve vendorë dhe atij
ndërkombëtar.
Gjithashtu, pa harruar edhe të gjithë ligjëruesit gjatë studimeve themelore e master,
shoqërinë dhe kolegët.
Me vlerësimet më të larta, ju falënderoj shumë përzemërisht!
5
PËRMBAJTJA
ABSTRAKT...............................................................................................................................3
MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME..............................................................................................4
PËRMBAJTJA ............................................................................................................................5
LISTA E TABELAVE ..................................................................................................................6
FJALORI I TERMEVE .................................................................................................................6
1. HYRJE ..............................................................................................................................8
QËLLIMET E HULUMTIMIT ....................................................................................................9
METODOLOGJIA ...................................................................................................................9
2. SHQYRTIMI I LITERATURËS DHE HULUMTIMEVE TË DERITANISHME................................12
3. ANALIZA E LEGJISLACIONIT ...........................................................................................22
PËRKUFIZIMI I NVM-VE NË LEGJISLACIONIN KOSOVAR .....................................................22
LEGJISLACIONI PËR PROKURIM PUBLIK DHE NVM-TË........................................................23
LEGJISLACIONI I BE-SË DHE NVM-TË ...............................................................................26
4. REZULTATET E HULUMTIMIT ..........................................................................................28
NVM-TË GJATË PROCESEVE TENDERUESE: MUNDËSITË DHE PENGESAT............................28
KAPACITETET E NVM-VE ..................................................................................................49
5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME..................................................................................52
PËRFUNDIME......................................................................................................................52
REKOMANDIME..................................................................................................................57
BIBLIOGRAFIA .......................................................................................................................60
SHTOJCA 1: ANKETA (MOSTËR) .............................................................................................65
SHTOJCA 2: LISTA MË E HOLLËSISHME E TË ANKETUARVE.....................................................67
6
LISTA E TABELAVE
Tabela 1: Statistikat e përgjithshme të anketuarve në bazë të planifikimit dhe realizimit
FJALORI I TERMEVE
AK Autoritete Kontraktuese
AQP Agjencia Qendrore e Prokurimit
BE Bashkimi Europian
CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Europës Qendrore
DT Dosja e Tenderit
€ Euro
FOL Lëvizja FOL
GDP / PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto
IKAP Instituti Kosovar për Administratë Publike
KDI Instituti Demokratik i Kosovës
KE/EC Komisioni Europian
KIESA Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë
KRPP Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik
LPP Ligji për Prokurimin Publik
NMVM Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme (tutje NVM)
NVM Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme
OE Operator Ekonomik
7
OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik
OJQ Organizata Jo-Qeveritare
OSHP Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik
PP Prokurim publik
R&D Hulumtim dhe Zhvillim
RIINVEST Instituti RIINVEST
SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës
TIK Teknika e Incidenteve Kritike
8
1. HYRJE
Hulumtime të shumta tregojnë se në shumë vende të botës, institucionet shtetërore janë
blerësit më të mëdhenj ose dominues të një game të gjerë mallrash e shërbimesh. Në të
njëjtën kohë, ndërmarrjet e vogla e të mesme, përveç se janë gjeneratorë të punësimit
përbëjnë përqindjen më të madhe të numrit të bizneseve. Sfidat e ndërmarrjeve të vogla e të
mesme si blerës janë studiuar, megjithatë ka mungesë të hulumtimeve mbi sfidat që këto të
fundit i hasin si furnizues (Karjalainen, K., Kemppainen, K., 2008). Këtu duhet përfshirë
sidomos infrastrukturën ligjore, konkurrencën, apo edhe fenomenet e raportuara si
transparencën, korrupsionin, llogaridhënien, e planifikimin e dobët.
Këto sfida që i hasin ndërmarrjet e vogla e të mesme janë edhe më të theksuara në
Republikën e Kosovës. 38.87 % apo 653,977,500 € e buxhetit total prej 1,682,486,849 € të
parashikuar për vitin 2015, për mallra e shpenzime dhe për shpenzime kapitale (Gazeta
Zyrtare 3/2015, Ligji nr. 05/L-001), duhet të shpenzohet përmes proceseve të prokurimit
publik. Kjo e bën shtetin e Kosovës, përkatësisht institucionet e vendit, blerësin më të madh
në vend. Në anën tjetër, më shumë se 99 % e ndërmarrjeve në Kosovë janë ndërmarrje të
vogla e të mesme (Qeveria e Kosovës, Korrik 2011).
Andaj, politikat shtetërore të Kosovës mbi prokurimin publik përveç se duhet të jenë në
favor të efektivitetit të kostos që mbështetet edhe në legjislacionin e Bashkimit Europian,
ato duhet të përkrahin përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në proceset e
prokurimit publik, duke iu krijuar qasje e kushte që edhe ato të jenë më konkurrente në
tregun e prokurimit publik.
Shqyrtimi i literaturës dhe hulumtimeve të deritanishme në këtë fushë prezantohen tek
kapitulli i parë. Se si definohen NVM-të në legjislacionin kosovar, si legjislacioni për
prokurimin publik në Kosovë i trajton këto subjekte dhe analizimi i legjislacionit të BE-së
për këtë fushë do prezantohen në kapitullin e dytë. Në kapitullin e tretë prezantohen
rezultatet e hulumtimit, të grupuara sipas çështjeve të ngritura, si dhe në kapitullin e fundit
përmblidhen përfundimet dhe rekomandimet.
9
QËLLIMET E HULUMTIMIT
Ky hulumtim ka për qëllim të analizojë raportin ndërmjet prokurimit publik dhe
ndërmarrjeve të vogla e të mesme në Republikën e Kosovës. Me fokus të veçantë, do të
tentojë:
(i) të analizojë legjislacionin e Republikës së Kosovës për prokurimin publik nga
aspekti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme;
(ii) të identifikojë mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të
mesme gjatë proceseve tenderuese;
(iii) të analizojë kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla e të mesme; dhe
(iv) të nxjerrë përfundime dhe rekomandime për politika më efektive të prokurimit
publik për ndërmarrjet e vogla e të mesme.
METODOLOGJIA
Në këtë hulumtim përdoren metoda të ndryshme për të arritur tek përgjigjet për çështjet e
shtruara më lartë. Fillimisht, shqyrtohet literatura dhe hulumtimet e deritanishme, pastaj
analizohet legjislacioni i Republikës së Kosovës – ligjet dhe aktet tjera nënligjore (sipas
Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës), si dhe shtjellohen publikimet e deritanishme të
realizuara nga institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare vendore e
ndërkombëtare.
Meqenëse mungojnë teori të përgjithshme që shpjegojnë raportin ndërmjet prokurimit
publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, përvoja, opinionet dhe rekomandimet e
grupeve të ndryshme të interesit janë vlerësuar më se të nevojshme. Andaj, në fillim është
synuar që të anketohen 26 subjekte apo individë të ndryshëm: 10 udhëheqës të
Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme që kanë marrë pjesë në proceset tenderuese publike
(përzgjedhur dhe bazuar në Arkivin elektronik të njoftimeve të Komisionit Rregullativ të
10
Prokurimit Publik1
), 5 zyrtarë të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese të institucioneve
të niveleve të ndryshme (institucione qeveritare, agjenci të pavarura, komuna), 4 zyrtarë të
institucioneve të prokurimit publik (nga 1 nga secila: Komisioni Rregullativ i Prokurimit
Publik, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Instituti i Kosovës
për Administratë Publike), 2 zyrtarë të organizatave joqeveritare vendore e ndërkombëtare,
3 zyrtarë të odave ekonomike e shoqatave të bizneseve, si dhe 2 ekspertë të fushës.
Janë kontaktuar përmes postës elektronike, takimeve të drejtpërdrejta apo telefonit 42
subjekte apo individë të ndryshëm që të plotësojnë Anketën apo të intervistohen gjatë
bashkëbisedimit. Deri më 31 dhjetor 2015 janë anketuar apo pranuar përmes postës
elektronike gjithsej 20 Anketa: 7 nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme; 3 zyrtarë
të prokurimit publik; 2 nga institucionet e prokurimit publik; 2 nga OJQ-të; 3 nga Odat
Ekonomike dhe shoqatat e biznesit; si dhe nga 3 ekspertë: dy vendorë e një ndërkombëtar.
Shih tabelën në vijim për statistikat e përgjithshme ose Shtojcën 2 për më shumë hollësi,
në lidhje me pjesëmarrësit.
Tabela 1: Statistikat e përgjithshme të anketuarve në bazë të planifikimit dhe realizimit
Grupi Të anketuarit Planifikuar Realizuar Pakryer
Të
kontaktuar
I NMVM 10 7 3 15
II
Zyrtarë te
prokurimit në
Autoritete
Kontraktuese të
niveleve të
ndryshme
5 3 2 11
III
Institucionet e
prokurimit publik
4 2 2 4
IV Zyrtarë të OJQ-ve 2 2 0 4
V
Odat ekonomike /
shoqata të biznesit
3 3 0 5
VI
Ekspertë të fushës së
prokurimit publik
2 3 -1 3
Gjithsej 26 20 6 42
1
Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Arkiva e Njoftimeve në uebfaqen: http://krpp.rks-gov.net/
11
Për analizimin e rezultateve, në rastet kur kemi pasur të bëjmë me individë që kanë qenë
drejtpërsëdrejti të përfshirë në proceset e tenderimit, është përdorur Teknika e Incidenteve
Kritike (TIK) e John C. Flanagan2
. Kjo teknikë që përdoret në hulumtime cilësore, ofron
një qasje praktike në mbledhjen dhe analizimin e informatave për aktivitetet njerëzore dhe
zbërthimin e domethënies së këtyre informatave për njerëzit e përfshirë, përkatësisht grupet
e interesit. Pra, kjo teknikë na ka mundësuar identifikimin e përvojave të të anketuarve, që
më pas të bëhen rekomandime konkrete për përmirësimin e gjendjes praktike.
2
Hughes, Hilary and Williamson, Kirsty and Lloyd, Annemaree (2007): Critical incident technique. In: Lipu,
Suzanne, (ed) Exploring methods in information literacy research. Topics in Australasian Library and
Information Studies, Number 28 . Centre for Infromation Studies, Charles Sturt University, Wagga Wagga,
N.S.W., pp. 49-66. http://eprints.qut.edu.au/17545/1/17545.pdf DHE Flanagan, C. John (korrik 1954): The
Chritical Incident Technique, Psychological Bulletin, Vol. 51, no. 4, American Institute for Research and
University of Pittsburgh. https://books.apa.org/pubs/databases/psycinfo/cit-article.pdf
12
2. SHQYRTIMI I LITERATURËS DHE HULUMTIMEVE TË DERITANISHME
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë shumë rëndësi në zhvillim ekonomik të një vendi
për shkak se kontribuojnë në shumë aspekte, duke përfshirë ngritjen e konkurrencës,
inovacionet, rritjen e punësimeve. Në shumë vende, posaçërisht në ato në zhvillim, blerjet
më të mëdha bëhen nga institucionet shtetërore. Analizimi i raportit ndërmjet prokurimit
publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme është edhe qëllimi i këtij shqyrtimi të
literaturës dhe hulumtimeve. Me fokus të veçantë, do të tentoj të identifikoj dhe analizoj
mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në proceset
tenderuese në literaturë dhe hulumtime të ndryshme.
Fillimisht, duhet nënvizuar se mungojnë teori të përgjithshme që shpjegojnë raportin
ndërmjet prokurimit publik dhe NVM-ve. Megjithatë, të gjitha hulumtimet dhe shkrimet e
përfshira në këtë shqyrtim literature, edhe pse në mënyra dhe me propozime të ndryshme,
avokojnë për përfshirjen më të madhe të NVM-ve në proceset tenderuese.
Perry, C. (2012) në një artikull me rëndësi nënvizon rolin e rëndësishëm që NVM-të mund
ta kenë në prokurimin publik sidomos në aspektin e inovacionit, ngritjes së konkurrencës si
dhe në strategjitë ekonomike. Edhe Walker dhe Preus (2006) analizojnë të gjeturat e tyre
duke u ndalur tek mundësitë për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm përmes prokurimit
publik duke u furnizuar prej NVM-ve. Ata argumentojnë se prokurimi publik me burim
NVM-të ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive lokale apo rajonale, dhe
ndihmon posaçërisht në krijimin e qasjes së partneritetit.
Autorët Lindskog, H., Brege, S. dhe Brehmer, P.-O. (2012) argumentojnë se NVM-të që të
jenë tenderuese për kontrata qeveritare si dhe agjencitë publike që të zgjedhin NVM-të si
furnitorë mund të ketë pasoja të konsiderueshme – si pozitive ashtu edhe negative. Ata
vlerësojnë që për të qenë furnitor për sektorin publik nënkupton njohje e procedurave si dhe
mund të jetë nxitje për kontrata të reja. Për autoritetet kontraktuese mund të nënkuptojë
marrjen e zgjidhjeve inovative me kosto të ulët. Por gjithashtu mund të jetë e rrezikshme si
për NVM-të ashtu edhe për autoritetet kontraktuese, sepse duke e zgjedhur një NVM pa
13
dokumente dëshmuese për të kaluarën mund ta vendosë autoritetin kontraktues në situatën e
mos përmbushjes së obligimeve të saja drejt publikut të përgjithshëm dhe për NVM-në të
shkojë në falimentim.
Raporti ndërmjet prokurimit publik dhe zhvillimit është nënvizuar edhe në publikime të
Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë. Në një shkrim mbi këtë temë
Wittig (2003) e përkufizon prokurimin publik si një proces biznesor brenda një sistemi
politik, duke vlerësuar se dështimi në balancimin e duhur të këtyre elementeve mund të
çojë në përpjekje të humbura dhe në rezultate të dobëta të zhvillimit. Aty nënvizohet
rëndësia e përfshirjes së NVM-ve në proceset tenderuese të shteteve, dhe në këtë mënyrë të
kontribuohet në agjendën e zhvillimit. Ky artikull prezanton të gjeturat se NVM-të janë
minimalisht të prezantuara në tendera, dhe u bënë thirrje shtete që të hartojnë politika që
mundësojnë dhe stimulojnë përfshirjen e NVM-ve në proceset tenderuese.
Në të njëjtin artikull identifikohen problemet që shtete të ndryshme në botë i kanë me
procedurat e prokurimit, që pengojnë qasjen e NVM-ve. Këtu përmenden mostrajtimi ose
trajnimi i dobët i forcës punuese, llogaridhënie joadekuate për vendimet qeveritare,
mungesa e transparencës në proceset prokuruese, pak ose aspak informata në lidhje me
rezultatet për transaksione për prokurime të caktuara, ndikimi i burokracisë duke iu dhënë
tenderë firmave të favorizuara duke mos u bazuar në kriteret paraprake, e të tjera.
Sipas Kaidalov, M.V. dhe Snider, K. F. (2011), në një studim për raportin e NVM-ve dhe
proceset e prokurimit publik në SHBA dhe BE, vlerëson se progresi në arritjen e qëllimeve
për pjesëmarrjen e NVM-ve në proceset tenderuese mbetet i pakapshëm në të dyja anët e
Atlantikut.
Në Poloni, sipas Kornecki, J. (2011), pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik
është e pamjaftueshme në raport me potencialet ekonomike ekzistuese të tyre. Vetëm një në
tre NVM është përpjekur për të hyrë në kontrata në korniza të prokurimit publik. Për më
tepër, ndër to që ende nuk kanë interes të hyjnë në prokurim publik deri më tani, më shumë
se 50 % e tyre ende nuk e kanë këtë qëllim. Çdo e katërta firmë prej atyre që janë përpjekur
të hyjnë në prokurimin publik ka deklaruar se e ka fituar së paku një tender. NVM-të janë
14
më të suksesshme në fitimin e tenderëve në shërbime, dhe më pak në tregti. Këto të gjetura
tregojnë trend negativ në rritje të pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset e prokurimit publik.
Në anën tjetër, në një shtet në zhvillim si Uganda, sipas Allen, B. A. dhe Ssennoga, F.
(2008), firmat e vogla e të mesme ballafaqohen në nivele të ndryshme për të përmirësuar
produktet e tyre, ngritjen e nivelit të përformancës së punëtorëve, dhe përkthimi i
potencialeve të tyre në oferta të suksesshme. Këtu problemet kryesore lidhen me çmimet e
larta të prodhimit.
Edhe në Gjermani, sipas Sarter, E. K.; Fuchs, S. dhe Detlef, S. (2014), sfida të NVM-ve
janë tenderët e shkallës së madhe, kufizime administrative, si dhe mungesa e informacionit.
Për më tepër, shqetësim i gjatë në legjislacionin e Gjermanisë është promovimi i
pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset tenderuese.
Në një artikull me ndikim, Morand, P.-H. (2003) tregon se si agjencitë qeveritare të blerjes
(tutje autoritetet kontraktuese) në mënyrë të pashmangshme – edhe pse pa dashje, i
diskriminojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në interes të efikasitetit administrativ dhe
në kërkim të blerjes në mënyrë ekonomike. Ai thotë se kjo ndodh për shkak se autoritetet
kontraktuese kanë tendencë për të blerë në sasi më të mëdha në të njëjtën kohë, dhe shpesh
përmes proceseve tenderuese përzgjedhëse.
Mirëpo, në të njëjtin artikull autori argumenton se qeveritë duhet të promovojnë NVM-të
për shkak të përfitimeve që rrjedhin nga to në krahasim me ndërmarrjet e mëdha në
aspektin e krijimit të vendeve të punës, efikasitetit dhe rritjes. Morand në këtë artikull ka
analizuar procedurat e prokurimit publik, duke prezantuar mënyrën se si NVM-të mund të
marrin pjesë në procese tenderuese, dhe atë duke i ndarë tenderët në pjesë (tutje llote) gjë
që sipas autorit ndikon në rritjen e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe më të
mëdha. Në fakt, autori anon kah alternativa e dhënies së tenderëve NVM-ve, në barrë të
shpenzimeve më të larta të blerjeve publike, përkatësisht taksapaguesve, por në favor të
rritjes së punësimit.
15
Jurcik, R. (2013) argumenton se legjislacioni aktual i BE-së nuk është miqësor për NVM-
të: kontratat publike janë të rregulluara nga direktiva që përmbajnë qëllime të përgjithshme,
ndërkaq secili shtet ka legjislacion të ndryshëm për këtë çështje. Për më tepër, aty
nënvizohet se si Më shumë se 98 % e kontratave në BE u jepen firmave vendore, ndërkaq
më shumë se 50 % prej tyre janë firma të mëdha. Në këtë artikull autori sugjeron që të ulen
çështjet administrative në prokurim, të ulen shpenzimet në hartimin e ofertave, kërkesat që
përcaktohen nga Autoritetet Kontraktuese të formulohen dhe të caktohen në atë mënyrë që
të jenë të arritshme për NVM-të, dhe të ndalohet dhënia e kontratave firmave që nuk u
dihen pronarët dhe që nuk i paguajnë nënkontraktuesit.
Ndërkaq, GHK (2010) identifikon faktorët kryesorë që ndikojnë në qasjen e NVM-ve në
prokurimin publik, si rritjen e prokurimit publik në njërën anë dhe presionin mbi resurset e
autoriteteve kontraktuese që qon tek preferencat për kontrata më të mëdha që nënkuptojnë
dokumente tenderuese më të dobëta dhe dhënia e kontratave në bazë të çmimeve se sa në
bazë të cilësisë, ku të dyja këto raste ka më shumë gjasa të jenë në favor të tenderuesve më
të mëdhenj dhe me më shumë përvojë, që nënkupton jo në favor të NVM-ve.
Se si praktikat e “mira” të blerjes mund të kenë rezultate të “këqija” – pasoja të
paqëllimshme që janë posaçërisht të dëmshme për NVM-të, nënvizohen në artikullin e
Surtees, J.; Knight, L. dhe Shipton, H. (2014). Aty ceket se NVM-të ballafaqohen me sfida
të pabarabarta kur iu shesin sektorit publik, dhe këto sfida posaçërisht janë të lidhura
ngushtë me produktet inovative, duke pasur parasysh rëndësinë që ka inovacioni në
stabilitetin ekonomik të një shërbimi shëndetësor të financuar nga publiku. Por, këtu duhet
marrë parasysh sa vështirë është për të gjitha firmat, por posaçërisht për NVM-të, për të
pasur qasje në njerëzit dhe burimet e duhura brenda sektorit të shëndetësisë për të përkrahur
fazat e ndryshme të ciklit të inovacionit.
Wert (2012) nënvizon 5 vështirësi që njerëzit e prokurimit publik në Angli i hasin kur
blejnë nga NVM-të: vendosja e stimujve të gabuar; ka mungesë të njohurive dhe aftësive
rreth zhvillimeve të teknologjisë, inovacioneve dhe tregjeve mbarëbotërore; ka mungesë në
strategji që radhitë prokurimin publik me objektivat e politikave publike dhe Hulumtim e
16
Zhvillim (R&D); kërkesa është e copëtuar; dhe është shumë e vështirë për NVM-të
inovative të përfshihen në prokurimin publik si furnitorë.
Edhe Perry, C. (2011) nënvizon sfidat që NVM-të ballafaqohen në Irlandën e Veriut në
qasjen në mundësitë e prokurimit publik. Mungesa e vetëdijes apo informatës mbi
mundësitë, sfidat në përdorimin e sistemeve/kornizave, probleme me kapacitetet si dhe
perceptimi mbi kompleksitetin e proceseve prokuruese, janë disa nga sfidat e përmendura.
Për tu ballafaquar këtyre sfidave, autori avokon për thjeshtëzimin e proceseve të
prokurimit, ndarjen e kontratave të mëdha në llote, caktimin e kërkesave që janë
proporcionale me madhësinë e kontratave, dhe ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve.
Përveç ndarjes së tenderëve nëpër llote, janë propozuar edhe zgjidhje të tjera që janë në
favor të NVM-ve. Në një artikull për modelet biznesore për tregjet elektronike, Komisioni
Europian me autor Timmers, P. (1998) vlerëson se blerjet elektronike përkatësisht
prokurimi elektronik për shkak të uljes së kostove dhe ruajtjes së kohës së zgjatjes së
procedurave, është më i favorshëm për NVM-të. Megjithatë, këto nuk janë faktorët e vetëm
që përcaktojnë nëse një punë apo shërbim mund të kryhet nga ndërmarrjet e vogla.
Aspektet teknike që në dukje mund të jenë të parëndësishme janë po aq qenësore. Në një
artikull për atë se si NVM-të e shohin prokurimin publik në BE dhe Suedi, Andersson, C.
(2002) përmend aspekte se si tenderët janë të shkruara dobët me specifikimet e kërkesave të
përsëritura, me përdorimin e tepërt të shkurtesave pa sqarime shtesë, dhe me specifikime të
përdorura për produkte të ndryshme pa i përshtatur ato për produkte të caktuara.
Autorët Gitari, M. W. Dhe Kabare, K. (2014) në një artikull që analizon faktorët që
ndikojnë në qasjen në mundësitë e prokurimit për NVM-të në Keni gjen se zyrtarët e
prokurimit publik në këtë shtet kanë njohuri të limituara në krahasim me pritjet. Në këtë
hulumtim ata erdhën në përfundim se zyrtarët e prokurimit publik kurrë nuk ishin trajnuar
për mënyrat formale dhe metodat miqësore për pjesëmarrjen e NVM-ve në proceset
tenderuese.
17
Në anën tjetër, autori Andersson, C. (2002) vlerëson se edhe NVM-të nuk i kanë njohuritë e
kërkuara për të hyrë në tregun e prokurimit publik. Megjithatë, ai avokon për atë se do të
ishte më efikase që të ndërrohen proceset e prokurimit publik se sa të trajnohen e edukohen
18 milionë NVM ekzistuese në BE. Por, edhe për ndryshimet ligjore do të duhej të
trajnoheshin zyrtarët e prokurimit, sikurse ishte problemi në Keni i gjetur në paragrafin
sipër.
Por, edhe vetë dhënia e mundësisë për qasje të NVM-ve në tenderë publikë bartë me vete
aspekte të tjera. Autori McCruden, Ch. (2004) përmend një numër çështjesh që kanë të
bëjnë me përdorimin e prokurimit publik si një mjet të rregullimit social, duke nënvizuar
çështjen e “kushteve” ndër shekuj si në Europë ashtu edhe në Amerikën Veriore dhe duke
sjellë përpara termin “prokurimi i qëndrueshëm” që ka të bëjë me zhvillimin e
qëndrueshëm dhe çështjet e mjedisit. Por, për të arritur këto qëllime, disa rezultate në
shkrimin e Walker, H. dhe Brammer, S. (2007) tregojnë se në Britaninë e Madhe autoritetet
kontraktuese vënë një theks veçanërisht të fortë në blerjen nga furnizuesit lokalë dhe më të
vegjël. Këto të gjetura tregojnë se mbase NVM-të janë më konkurruese se ndërmarrjet më
të mëdha në aspektin e ofrimit të produkteve me karakteristika më specifike.
Në një shkrim me ndikim të autorit Loader, K. (2012), kritikohet qeveria e Mbretërisë së
Bashkuar për vonesa në krijimin e lehtësirave, përkatësisht mos heqjen e barrierave, për
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të marrë pjesë në blerjet publike. Në këtë artikull
autori kritikon zinxhirin e sistemit me theks të veçantë zyrtarët publikë të prokurimit, për
atë se kanë mungesë të “prioriteteve dhe objektivave të qarta” dhe në këtë mënyrë po e
pengojnë zhvillimin. Veprimet e britanikeve mund të arsyetohen me faktin se ata mendojnë
më tepër se si shfrytëzohet paraja publike, dhe më pak i kushtojnë vëmendje rritjes së
punësimit, që edhe ashtu është mjaftë i lartë (niveli i papunësisë në shkurt 2015 ishte 5.4
%3
).
3
Eurostat (qershor 2015): Normat e papunësisë për prill 2015. http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-
explained/index.php/File:Unemployment_rates,_seasonally_adjusted,_April_2015.png
18
Nga një shkrim i mëhershëm i të njëjtit autor, Loader, K. (2007), megjithatë mund të
kuptohet frustrimi i autorit. Aty thuhet se edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e edhe
firmat e vogla në vitin 2007 patën besuar se prokurimi i sektorit publik është një mënyrë e
mirë për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe që edhe mund të rezultojë në përmirësimin e
dhënies së shërbimeve. Edhe në këtë artikull autori nënvizon mungesën e politikave zyrtare
e formale që inkurajojnë përdorimin e NVM-ve si furnizues si dhe për faktin që edhe pse
zyrtarët e prokurimit donin të bënin biznes me NVM-të, qëllimi parimor i tyre ishte arritja e
vlerës për para. Këto veprime të zyrtarëve dhe politikave nuk janë sinjale të mira për NVM-
të, për të mos thënë dekurajuese, për të marrë pjesë në proceset tenderuese publike.
Në këtë artikull autori shpjegon më thellë aspektin e vlerës për paratë e shpenzuara. Ai
thotë se nëse vlera për para interpretohet gjerësisht për të përfshirë kritere më të gjera përtej
kostos dhe cilësisë, atëherë firmat e vogla dhe sidomos lokale mund të kenë mundësinë të
përdorin forcat e tyre relative sikurse janë reagimi i shpejtë dhe fleksibiliteti. Mbase,
praktikat kanë treguar që këto përparësi të vlefshme të NVM-ve nuk merren shumë për
bazë për disa produkte e shërbime.
Në një artikull të Komisionit Europian nënvizohet se si politika e prokurimit publik në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e orientuar në ndihmën për bizneset e vogla apo
bizneset e udhëhequra nga gratë apo grupet minoritare. Aty shkruhet se si në këtë shtet
trajtim preferencial – diskriminim pozitiv – kanë bizneset e vogla në proceset tenderuese
sidomos në fushën e Hulumtimit dhe Zhvillimit: “2.5 % e të gjitha aktiviteteve të
prokurimit në Hulumtim dhe Zhvillim (R&D) duhet të rezervohet për bizneset e vogla”.
Aty po ashtu nënvizohet se si bizneset e vogla prodhojnë një pjesë të theksuar të
inovacionit, duke qenë motorët e ndryshimeve teknologjike të ditëve të sotme, sidomos në
aspektin e ideve të reja.
Në këtë artikull thuhet se pengesë për NVM-të shpeshherë bëhen kushtet e paracaktuara që
kanë të bëjnë me koncentrimin e proceseve në tregje të caktuara, që nënkupton mungesën e
kapaciteteve dhe resurseve të NVM-ve. Në këto raste, autorët argumentojnë se, me
mospërfshirjen në proceset tenderuese të NVM-ve – e posaçërisht atyre inovative, për
19
pasojë zyrtarët e prokurimit dhe procesi i prokurimit në përgjithësi do të kishin humbje të
mundësive dhe resurseve, dhe me siguri edhe të vlerës së projektit. Edhe këto argumente
janë në favor të asaj që më mirë do të ishte që tenderët të ndahen në llote, që NVM-të të
kenë qasje dhe mundësi për të marrë pjesë, përkatësisht konkurruar.
Një tjetër aspekt shumë interesant dhe gjithashtu shumë i rëndësishëm, që ceket në të
njëjtin artikull, ka të bëjë me mënyrën se si vlerësohen projektet, pra pesha e vlerësimit.
Autorët në këtë publikim argumentojnë se mënyra se si vlerësohen projektet mund të ofrojë
një mjedis favorizues për NVM-të.
Për këtë aspekt kanë shkruar edhe Virage e të tjerë (2005) të cilët prezantuan termin
“Vlerësimi i Kostos së Jetës (Life Cost Assessment LCA)” që nënkupton marrjen parasysh
edhe të kostove të tjera përveç çmimit të blerjes së një produkti, pra kostot e shkaktuara
përgjatë gjithë jetëgjatësisë së produktit, duke përfshirë përdorimin e energjisë,
mirëmbajtjen, etj. Ata argumentojnë se edhe pse në fillim çmimi i produktit apo
shërbimeve që blihen mund të jetë më i lartë, në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë në fakt
çmimi i këtyre produkteve/shërbimeve është më i leverdishëm. Prandaj, zyrtarët e
prokurimit dhe agjencitë kontraktuese duhet të marrin në konsideratë edhe këtë fakt, kur
planifikojnë prokurimet publike, dhe jo gjithmonë të shikojnë vetëm çmimin më të ulët.
Në fund, këto artikuj nënvizojnë sidomos rolin e NVM-ve në aspektin e inovacionit,
ngritjes së konkurrencës, reagimin e shpejtë, fleksibilitetin, efikasitetin, mundësitë për
nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm sidomos të ekonomive lokale e rajonale, arritjen e
qëllimeve strategjike të ekonomisë, si dhe në krijimin e qasjes së partneritetit.
Hulumtimet gjithashtu kanë mundësuar prezantimin e disa të gjeturave rreth raportit të
ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe prokurimit publik. Për shembull, në Poloni,
pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik është e pamjaftueshme në raport me
potencialet ekonomike ekzistuese të tyre. Në po të njëjtin shtet nënvizohet trend negativ e
në rritje i pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset e prokurimit publik. Në Gjermani,
promovimi i pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset tenderuese është në nivel jo të
dëshirueshëm si nga legjislacioni ashtu edhe në praktikë. Gjetje tjetër është se edhe
20
legjislacioni aktual i BE-së nuk është miqësor për NVM-të: kontratat publike janë të
rregulluara nga direktiva që përmbajnë qëllime të përgjithshme, ndërkaq secili shtet ka
legjislacion të ndryshëm për këtë çështje. Në Keni, dhe në shumë vende tjera, zyrtarët e
prokurimit publik kanë njohuri të limituara në krahasim me pritjet.
Artikujt kanë identifikuar një numër pengesash për NVM-të në proceset tenderuese.
Autoritetet kontraktuese dhe organet tjera vendimmarrëse janë karakterizuar me
llogaridhënie joadekuate për vendimet e tyre, mungesë të transparencës dhe informacionit,
pak ose aspak informata në lidhje me rezultatet për transaksione për prokurime të caktuara,
ndikim të burokracisë duke iu dhënë tenderë firmave të favorizuara pa kritere paraprake,
tenderë te shkallës së madhe, kufizime administrative, diskriminimi i NVM-ve në interes të
efikasitetit administrativ dhe në kërkim të blerjes në mënyrë ekonomike, tendenca për të
blerë në sasi më të mëdha përmes proceseve tenderuese përzgjedhëse, dhënia e kontratave
në bazë të çmimeve e jo në bazë të cilësisë, perceptimi i gabuar për NVM-të nga zyrtarët e
prokurimit (rasti në Angli), tenderë të shkruar dobët e me specifikime të përdorura për
produkte të ndryshme pa i përshtatur ato për produkte të caktuara, mënyra e vlerësimit të
projekteve përkatësisht pesha e vlerësimit. Këto mangësi tregojnë për mungesën e
politikave zyrtare e formale që inkurajojnë përdorimin e NVM-ve si furnitorë.
Në anën tjetër, edhe NVM-të i kanë problemet e tyre të brendshme në këto procese. Shumë
prej tyre i perceptojnë proceset tenderuese si komplekse dhe nuk fillojnë fare procedurat.
Kjo ndoshta për shkak se ato nuk i kanë njohuritë e kërkuara për të hyrë në tregun e
prokurimit publik.
Autorët për këtë gjendje gishtin e vënë kah politikëbërësit, por edhe kah zyrtarët e
prokurimit publik, që shpeshherë tentojnë që të thjeshtësojnë procedurat e prokurimit
publik, në barrë të NVM-ve, për shkak se procedurat më të komplikuara do të nënkuptojnë
shtimin e vëllimit të punëve për ta.
Megjithatë, janë propozuar edhe hapa të veçantë në krijimin e hapësirave dhe lehtësimeve
për NVM-të. Këtu mund të përmendet ndarja e vlerës së tenderëve në pjesë (llote). Në
lidhje me këtë, autorët argumentojnë se NVM-të edhe ashtu nënkontraktohen nga bizneset e
21
mëdha për të kryer të njëjtat punë, por fitojnë më pak për shkak të përqindjes që e merr
firma e madhe, andaj pse mos të ju jepet qasje e drejtpërdrejtë NVM-ve.
Autorët gjithashtu kanë avokuar për uljen e çështjeve administrative në prokurim, uljen e
shpenzimeve në hartimin e ofertave, kërkesat që përcaktohen nga Autoritetet Kontraktuese
të formulohen dhe të caktohen në atë mënyrë që të jenë të arritshme për NVM-të, për
thjeshtëzimin e proceseve të prokurimit, ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve, dhe për
ndalimin e dhënies së kontratave firmave që nuk u dihen pronarët dhe që nuk i paguajnë
nënkontraktuesit.
Edhe prokurimi dhe blerjet publike elektronike janë identifikuar të jenë në favor të NVM-
ve në procesin e prokurimit publik, sepse ulin kostot dhe ruajnë kohën e procedurave.
Aspekte të tjera përfshijnë promovimin e blerjes nga firma vendore e rajonale - të cilat
mund të jenë më konkurrente dhe fleksibile se firmat e mëdha për sektorë të caktuar, si dhe
vlerësimi i ofertave të cilat vijnë nga firma me pronarë grupe të caktuara të shoqërisë, p.sh.
gratë, pakicat kombëtare apo të tjera.
Rezultatet tregojnë se ka mungesë të hulumtimeve e shkrimeve në këtë fushë, pra në
analizimin e raportit ndërmjet prokurimit publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
Megjithatë, mund të përfundojmë se literatura dhe hulumtimet e deritanishme na çojnë
drejtë asaj që ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duhet tu jepet hapësirë në procedurat e
prokurimit publik. Se prokurimi publik mund të ndikojë në zhvillimin e një vendi, përmes
përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është i pa diskutueshëm. Por, këtu duhet
identifikuar problemet dhe duhet të gjinden format që të maksimizohen fitimet si për
ndërmarrjet e vogla e të mesme ashtu edhe për tërë shoqërinë.
22
3. ANALIZA E LEGJISLACIONIT
Në këtë kapitull do të prezantohen të gjetura nga analiza e legjislacionit themelor dhe
sekondar për prokurimin publik në Republikën e Kosovës nga aspekti i ndërmarrjeve të
vogla e të mesme. Fillimisht do të prezantohet si definohen ndërmarrjet e vogla e të mesme
në legjislacionin e Republikës së Kosovës, e pastaj do të paraqitet si legjislacioni për
prokurimin publik i trajton këto subjekte – ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në fund do të
analizohet edhe legjislacioni i BE-së për këtë fushë, duke marrë parasysh agjendën
europiane të Kosovës dhe përputhshmërinë që legjislacioni vendas duhet ta ketë me atë të
BE-së.
PËRKUFIZIMI I NVM-VE NË LEGJISLACIONIN KOSOVAR
Në lidhje me përcaktimin e termit “Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” apo “NVM”, në
fillim merreshin për bazë dy kritere që legjislacioni kosovar i përdorte për të përcaktuar
dallimin në mes të ndërmarrjeve të ndryshme 4
: përkatësisht numrin e të punësuarve dhe
qarkullimin total në vit. Me plotësim-ndryshimin, tani legjislacioni kosovar5
merr parasysh
vetëm numrin e të punësuarve, si dhe ka bërë edhe një ndarje të re nga “NVM” në
“NMVM” përkatësisht “Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”:
- Mikro-ndërmarrja e cila duhet të ketë të punësuar deri në nëntë (9) punëtorë,
- Ndërmarrja e vogël me të punësuar prej dhjetë (10) deri në dyzetenëntë (49) punëtorë,
dhe
- Ndërmarrja e mesme me të punësuar prej pesëdhjetë (50) deri në dyqindedyzetenëntë
(249) punëtorë.
4
Ligji Nr. 02/L-5 për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nenet 4.2. dhe 4.3. Publikuar në
Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 1 nëntor 2006 (Viti I, Nr. 6). http://gzk.rks-
gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2416
5
Ligji Nr. 03/L-031 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-5 për Mbështetjen e ndërmarrjeve të
vogla dhe të mesme, Neni 3. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 25 nëntor 2008 (Viti
III, Nr. 42). http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2596
23
Në fakt ndarja e re në tre grupe është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.
Megjithatë, BE6
ende e përdor si kriter qarkullimin total vjetor ose / dhe bilancin e gjendjes
së përgjithshme.
LEGJISLACIONI PËR PROKURIM PUBLIK DHE NVM-TË
Blerjet me paranë publike në Republikën e Kosovës menaxhohen dhe rregullohen me
Ligjin Nr. 04/L-042 për Prokurimin publik në Republikë e Kosovës7
të vitit 2011 i
plotësuar e ndryshuar në vitin 20148
, dhe me një numër Udhëzimesh Administrative të
hartuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik9
(tutje KRPP).
Legjislacioni për prokurimin publik, të gjitha ndërmarrjeve jo-publike pa marrë parasysh
karakteristikave të tyre, iu referohet ose me termin “ofertues” ose “Operator Ekonomik”.
Ky përshkrim nuk bënë dallime ndërmjet ndërmarrjeve për shembull mikro dhe të mëdha,
pra nuk i ndanë ato në bazë të numrit të punëtorëve për ti klasifikuar në NMVM+M, apo në
bazë të qarkullimit të tyre vjetor. Kjo çështje madje çimentohet e specifikohet me nenin 7 e
të veçantë në ligj për “Barazinë në trajtim / Jo-diskriminimi”. E vetmja ndarje që është
bërë së fundmi me plotësimin dhe ndryshimin e ligjit, ka të bëjë me prejardhjen e
ofertuesve përkatësisht “vendore” apo “jo-vendore”10
, por nuk i ndanë ato në baza të tjera
për shembull në bazë të numrit të punëtorëve për ti klasifikuar në NMVM, apo në bazë të
qarkullimit të tyre vjetor, edhe pse qarkullimi vjetor mund të vendoset si kriter apo
specifikacion në Dosjen e Tenderit.
6
Rekomandimi Nr. 2003/361/EC i Komisionit të BE-së i 6 majit 2003 në lidhje me përkufizimin e
ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian më 20 maj
2003 (L 124, 36). http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32003H0361&from=EN
7
Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Publikuar në Gazetën Zyrtare të
Republikës së Kosovës nr. 18 më 19 shtator 2011.
8
Ligji Nr. 04/L-237 për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në
Republikën e Kosovës. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 25 më 17 prill 2014.
9
Uebfaqja e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), seksioni Legjislacioni. http://krpp.rks-
gov.net/Default.aspx?PID=Legislation&LID=1&PPRCMenu_OpenNode=61
10
Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2015 për Prioritetin e ofertuesvevendor (neni 60A i Ligjit Nr. 04/L-237 për
ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin publik): http://krpp.rks-
gov.net/krpp/PageFiles/File/Udhezimet%20Adminis%202015/UA%201%202015%20per%20Prioritetin%20e
%20ofertuesve%20vendor.pdf
24
Përveç pengesës së prezantuar më lartë që pamundëson përkrahjen e NMVM-ve nga blerjet
me fondet publike, ekzistojnë edhe një numër mangësi të tjera në legjislacion që ndalojnë
mbështetjen e tyre apo në forma të tjera ia pamundësojnë garën me ndërmarrje të tjera të
mëdha dhe jo-vendore me përvojë më të madhe.
Me këtë rast, neni 9 për Planifikimin e Prokurimit vjetor, ndonëse mund të ketë logjikë
ekonomike, i përjashton nga pjesëmarrja ndërmarrjet NMVM. Kjo për faktin se këto
ndërmarrje nuk kanë kapacitete të mjaftueshme si njerëzore ashtu edhe financiare për të
ofruar produkte dhe shërbime me shumicë dhe nuk mund të garojnë me çmim në krahasim
me ndërmarrjet e mëdha.
Një pengesë tjetër ka të bëjë me nenin 27, përkatësisht me Dosjen e Tenderit, pra
specifikimet teknike. Përveç se kërkohen dokumente të shumta për aplikim për tender dhe
kjo kërkon angazhim të veçantë dhe të kushtueshëm, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk
kanë kapacitete të punësojnë persona shtesë që e njohin mirë fushën e prokurimit publik
dhe të përgatisin dokumentacionin në mënyrën e kërkuar nga Autoritetet Kontraktuese. Në
shumicën e rasteve, NMVM-të duke parë kërkesat administrative, as nuk marrin pjesë fare
në proceset tenderuese, edhe pse mund të jenë konkurruese. Mos pjesëmarrja e tyre në
proceset tenderuese ka të bëjë edhe me faktin se shumica e njoftimeve (përveç Njoftimeve
për Kuotimin e Çmimit) publikohen në uebfaqen e KRPP-së, e që lidhet përsëri me
ekspertin apo punëtorin që duhet ti ndjek këto njoftime e që NMVM-të në shumicën e
rasteve nuk kanë mundësi ta kenë.
Në lidhje me procedurat e prokurimit publik, disa nga to gjithashtu mund të jenë pengesë
për NMVM-të. Për shembull, neni 36 “Procedura për Kuotimin e Çmimit”, përfshinë
Kontratat me vlerë minimale (deri në 1,000 Euro) dhe Kontratat me vlerë të vogël (nga
1,.000 Euro deri në 10,000 Euro). Kjo procedurë është shumë jo-transparente sepse
Kuotimet e Çmimeve nuk kërkohet të publikohen në uebfaqen e KRPP-së që nënkupton se
Autoriteti Kontraktues përkatësisht Zyrtarët e prokurimit janë të pavarur ti përzgjedhin
ofertuesit dhe ti dërgojnë së paku 3 ofertuesve që ata vetë i vlerësojnë kërkesë me shkrim
për Kuotimin e Çmimeve. Sa është e mirë kjo procedurë për NVMV-të njëkohësisht është
25
edhe e keqe, për shkak se nuk është gjithëpërfshirëse, pra nuk është publike që të gjithë
ofertuesit të mund të informohen dhe të marrin pjesë.
Aspekt tjetër që nuk është në favor të NMVM-ve është edhe Neni 60 për Kriteret për
dhënien e kontratës, përkatësisht kriteri që përdoret më së shumti nga institucionet e
Kosovës pika 1.1.: “tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët”. Fillimisht, ky kriter
përdoret më së shumti nga institucionet e shtetit për shkak se zyrtarët mund të gabojnë më
pak gjatë zbatimit të procedurave dhe legjislacionit për prokurimin publik, pra kërkohet më
pak punë në zbatimin e këtij kriteri dhe kjo lidhet edhe me kapacitetet përkatësisht numrin
jo të mjaftueshëm të zyrtarëve të prokurimit në Autoritetet Kontraktuese. Ky kriter iu
pamundëson NMVM-ve të konkurrojnë me përparësitë e tjera që mund ti kenë në krahasim
me ndërmarrjet e mëdha, duke përfshirë këtu lokacionin, fleksibilitetin në përgatitjen apo
dorëzimin e produktit apo shërbimit të kërkuar, afatin kohor të dorëzimit të punës apo
shërbimit, e të tjerë.
Një aspekt pengues për NMVM-të është edhe ekzistimi i Autoritetit Qendror të Prokurimit
(tutje AQP) i cili si organ i prokurimit publik brenda Ministrisë së Financave ka për detyrë
të zhvillojë prokurime të përbashkëta për Autoritetet Kontraktuese. Pra, kjo iu pamundëson
NMVM-ve të konkurrojnë me ndërmarrjet e mëdha për shkak të sasisë së kërkuar,
gjeografisë së liferimit të produkteve/shërbimeve, kapaciteteve të kufizuara dhe më e
rëndësishmja për shkak të çmimit që mund të iu ofrohet në këtë rast nga ndërmarrjet e
mëdha. Por, në anën tjetër, për shembull, të marrim shërbimet e derivateve, një NMVM të
themi nga qyteti i Prizrenit më mirë do të furnizonte Komunën e Prizrenit si Autoritet
Kontraktues me këtë lëndë se sa një ndërmarrje e madhe e cila ka mundësi të mos ketë
furnitor në rajonin e Prizrenit. Kjo nënkupton që ose automjetet e Komunës së Prizrenit
duhet të udhëtojnë jashtë rajonit të tyre deri te pika më e afërt furnizuese për furnizim ose
ndërmarrja e madhe detyrohet ta kontraktojë një NMVM nga ky rajon për të kryer këtë
shërbim.
Në fund fare, në rast se një Operator Ekonomik ka marrë pjesë në një proces të prokurimit
publik, dhe iu është bërë e padrejtë përgjatë procesit tenderues, ai duhet të iu drejtohet
26
Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OShP) që ndryshe quhet edhe Gjykata e Tenderëve.
Pengesa për NMVM-të këtu është se ata detyrohen të paguajnë një tarifë në vlerën 500
Euro për të dorëzuar ankesë në këtë institucion, dhe pse kjo shumë “duhet ti kthehet
ankuesit, kur OShP e aprovon ankesën si të bazuar” 11
. Kjo është barrë e madhe për
NMVM-të të cilat ndoshta kanë aplikuar në një proces tenderues që mund të ketë pasur
vlerën edhe më të vogël se vetë tarifa, dhe mbajtja e 500 Eurove jashtë qarkullimit do të
nënkuptojë shumë për to. Tarifa 500 euro për të gjitha aktivitetet e prokurimit, pa marrë
parasysh vlerën e tenderëve, është diskriminuese për tenderët e vegjël, sidomos për ato nën
vlerën 10.000 Euro. Kjo për faktin se kjo tarifë peshon së paku 5 % të vlerës së
përgjithshme.
LEGJISLACIONI I BE-SË DHE NVM-TË
Në Bashkimin Europian çështjet e prokurimit publik rregullohen me anë të dy direktivave,
përkatësisht Direktiva 2004/17/EC për Koordinimin e procedurave të prokurimit në
sektorin e ujit, të energjisë, transportit dhe postave, si dhe Direktiva 2004/18/EC për
Koordinimin e procedurave për caktimin e fituesit në kontratat publike të punës, shërbimit
dhe furnizimit. Sa për sqarim, direktivat janë akte ligjore të Bashkimit Europian, që
përcaktojnë qëllimet/rezultatet që të gjitha shtetet e BE-së duhet ti arrijnë, por që iu lehet
shteteve që individualisht të vendosin si do ti arrijnë këto rezultate.
Në dallim me legjislacion e Republikës së Kosovës ku NVM-të nuk përmenden fare, në
këto dy Direktiva për NVM-të përshkruhet i njëjti tekst si në vijim: “Në mënyrë që të
inkurajohet përfshirja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tregun e kontratave publike
të prokurimit, është e këshillueshme të përfshihen dispozita ligjore për nën-kontraktim.”12
11
Neni 118, pika 1 dhe 3 e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.
12
Neni 43 i Direktivës 2004/17/EC për Koordinimin e procedurave të prokurimit në sektorin e ujit, të
energjisë, transportit dhe postave http://krpp.rks-
gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2017%2013420040430en00010113(1).pdf , DHE neni 32 i Direktivës
2004/18/EC për Koordinimin e procedurave për caktimin e fituesit në kontratat publike të punës, shërbimit
dhe furnizimit http://krpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2018%2013420040430en01140240.pdf .
27
Në fakt legjislacioni kosovar përmban një nen të veçantë me një paragraf për
nënkontraktim (neni 30) por nuk specifikohet apo përmendet ndonjë lehtësi për NVM-të,
përveç se gjatë procesit të aplikimit duhet treguar nëse ndonjë pjesë e kontratës pritet të
nënkontraktohet.
28
4. REZULTATET E HULUMTIMIT
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë e shteteve, duke
ndikuar në disa mënyra. Kontributet kryesore të llojit të ndërmarrjeve në fjalë që
nënvizohen botërisht përfshijnë rritjen e punësimeve, ngritjen e konkurrencës, e
inovacionet.
Sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Kosovë në vitin 2011, më shumë se 99 % e
ndërmarrjeve ishin ndërmarrje të vogla e të mesme13
. Në mungesë të statistikave dhe marrë
parasysh trendët e zhvillimit, mund të konsiderohet se në vitin 2015 NVM-të kanë përbërë
mbi 95 % të të gjitha ndërmarrjeve në vend. Në njërën anë, kjo nënkupton se NVM-të kanë
një ndikim ekonomik edhe më të madh në Republikën e Kosovës, megjithatë, në anën
tjetër, duhet kuptuar se për këto ndërmarrje duhet kujdesur edhe më shumë.
NVM-TË GJATË PROCESEVE TENDERUESE: MUNDËSITË DHE PENGESAT
“Shtylla kurrizore e një ekonomie dhe burim thelbësor i rritjes ekonomike.”
Të gjithë të anketuarit në këtë hulumtim e vlerësojnë lartë rolin e NVM-ve në ekonominë
kosovare. Ata kanë nënvizuar se këto ndërmarrje duke qenë se janë “80 % e tregut të
përgjithshëm”14
dhe kontribuuesit kryesorë në Bruto Produktin e Brendshëm me mbushjen
e arkës shtetërore përmes taksave dhe tatimeve, e mbajnë ekonominë e vendit dhe janë
gjeneratorë të zhvillimit ekonomik.
Hapja e vendeve të punës, rritja e konkurrencës sidomos në proceset tenderuese duke
ndikuar kështu edhe në rritjen e cilësisë së kryerjes së punëve apo ofrimit të shërbimeve të
kontraktuara, janë disa nga kontributet kryesore të këtyre ndërmarrjeve, të cekura nga të
13
Qeveria e Kosovës (Korrik 2011): Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, me vizion
2020, Hyrje, faqe 4 : http://mti-ks.org/repository/docs/190711Strategjia_per__Zhvillimin_e_NVM-ve-
E_APROVUAR-_permirsur_nga_MH_dhe_SF__1_.pdf
14
I anketuari, zyrtar i Autoritetit Kontraktues.
29
anketuarit. Mbi të gjitha, asnjë vend gjatë dhe pas tranzicionit nuk është zhvilluar pa
pjesëmarrjen e NVM-ve, andaj ato konsiderohen edhe si burim thelbësor i rritjes dhe
zhvillimit ekonomik.
“NVM-të marrin pjesë në proceset e blerjeve publike. Ato duhet të shpërblehen me fitim
të tenderëve, për shkak të kontributit të tyre në ekonominë e vendit.”
Në shumë vende, posaçërisht në ato në zhvillim, blerjet më të mëdha bëhen nga
institucionet shtetërore. Edhe Kosova nuk bënë përjashtim, por këtu, me një theksim më të
veçantë: institucionet shtetërore janë blerësit më të mëdhenj. Andaj, pjesëmarrja e
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në proceset e blerjeve publike është shans dhe mundësi
e mirë për zhvillimin e tyre.
Pjesëmarrja e NVM-ve në këto procese vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme nga të
anketuarit. Bizneset e anketuara deklarojnë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë
pjesëmarrëse me ofertat e tyre në proceset tenderuese, dhe ndikojnë në rritjen e
konkurrencës. Për më tepër, ata mendojnë se ndërmarrjet pjesëmarrëse në këto procese të
llojit NVM, duhet të shpërblehen me fitim të tenderëve, për shkak të kontributit të tyre në
ekonominë e vendit.
Zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese pjesëmarrjen e NVM-ve në këto procese
e vlerësojnë me rritjen e konkurrencës dhe të cilësisë së mallrave, shërbimeve dhe punëve
të ofruara. Këta zyrtarë sikurse edhe zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik
konsiderojnë se pjesëmarrja e tyre në shumicën e aktiviteteve të prokurimit është e
mjaftueshme.
Ndryshe nga vrojtimet më lartë, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe odave ekonomike deklarojnë
se pjesëmarrja e këtyre ndërmarrjeve natyrshëm se është më e kufizuar për shkak të
tipareve së këtyre bizneseve. Ata veçojnë se në krahasim me ndërmarrjet e mëdha të cilat,
bazuar në përvojat e tyre dhe informacionet që posedojnë, fitojnë shumicën e tenderëve,
ndërmarrjet e mesme kanë më shumë afinitet për të fituar tenderë se ndërmarrjet e vogla, e
aq më pak ato mikro.
Ndërkaq ekspertët nënvizojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në këto procese është e ulët. Ata
përmendin arsyet ligjore që kufizojnë pjesëmarrjen e NVM-ve në këto procese (aspektet
ligjore shtjellohen më poshtë), informimin, kapacitetet e vetë ndërmarrjeve, si dhe afatet
kohore të papërshtatshme për NVM-të.
30
“Legjislacioni të favorizojë ndërmarrjet vendore dhe të reflektojë në përbërjen e tyre.”
Përfaqësuesit e bizneseve nuk janë të kënaqur me përmbajtjen e legjislacionit në lidhje me
pjesëmarrjen e tyre në këto procese. Ata ankohen se legjislacioni është i kopjuar nga vendet
e perëndimit, dhe nuk merr parasysh specifikat e shtetit të Kosovës, sidomos në aspektin e
trajtimit të barabartë të ndërmarrjeve, kur dihet se ndërmarrjet e mëdha përbëjnë më pak se
1 % të numrit të ndërmarrjeve në vend.
Ata gjithashtu kanë kritikuar legjislacionin që në një masë të madhe favorizon ndërmarrjet
e huaja / jashtë vendit, nga shtetet e BE-së dhe CEFTA-së, të cilat kanë të drejtë të marrin
pjesë në proceset tenderuese në Kosovë dhe trajtohen njëjtë si ndërmarrjet vendore. Ky
fenomen ndikon negativisht në ndërmarrjet vendore, sepse, shumica e ndërmarrjeve në
Kosovë janë themeluar pas luftës së vitit 1999, dhe nuk kanë përvojë të mjaftueshme në
krahasim me ato ndërkombëtare.
Përfaqësuesit nga OJQ-të dhe ekspertët pajtohen se nuk ka ndonjë trajtim preferencial,
mirëpo as diskriminues në legjislacionin që i trajton NVM-të në proceset e blerjeve publike.
Megjithatë, ata deklarojnë se NVM-të mund të pësojnë në fazën e dorëzimit të Dosjes së
Tenderit, për shkak të kërkesave të veçanta, të cilat nuk mund të plotësohen nga to. Këtu
përfshihen procedurat e prokurimit për kontratat me vlerë të mëdha, si kapacitetet
financiare, teknike e njerëzore.
Këto kërkesa mund të paraqesin problem edhe për shkakun se një ndër qëllimet kryesore në
procedurat e prokurimit është inkurajimi i pjesëmarrjes sa më të madhe, dhe si rezultat,
minimizon konkurrencën. Prokurimi konkurrues, në fund të fundit, bazohet shumë në
kushtin që blerësi (institucioni shtetëror) mund të përfitojë nga konkurrenca ndërmjet
furnizuesve potencialë. Në përgjithësi, efektet pozitive të konkurrencës varen nga numri i
kompanive që dorëzojnë tenderë. Sa më shumë ofertues aq më e ashpër është konkurrenca
dhe si rrjedhojë aq më shumë zvogëlohen kufijtë e fitimit të ofertuesve. Autoritetet
Kontraktuese gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit duhet të kenë ketë parasysh dhe të
përpiqen që të gjejnë mekanizma për të siguruar sa më shumë oferta si p.sh. duke ndarë
aktivitetin e prokurimit në pjesë (Llote) e në këto raste edhe NVM-të kanë mundësi që të
konkurrojnë.
31
Pengesë tjetër ligjore, i paraqitur nga një ekspert, ka të bëjë me fazat e procesit të
prokurimit, përkatësisht procedurat (konkurrimi, njoftimi për dhënie të kontratës, periudha
e ankesave, nënshkrimi i kontratës, realizimi i kontratës, pranimi i shërbimeve dhe punëve,
dhe realizimi i pagesave). Në fakt, këto procedura për NVM-të janë të stërzgjatura nga
aspekti kohor dhe jo lehtësuese nga aspekti i pagesës që parashikohet të kryhet fare në fund
procesit. Kjo e fundit sidomos është pengesë edhe për faktin se NVM-të kanë qasje të
kufizuar në kredi apo mjete të tjera financiare si në vend ashtu edhe në tërë botën.
Në anën tjetër, punonjësit e institucioneve blerëse, përkatësisht zyrtarët e Autoriteteve
Kontraktuese, deklarojnë se në përgjithësi legjislacioni është i mirë dhe ndërmarrjet i
trajton kënaqshëm. Ata mendojnë se çdo favorizim për NVM-të do të bie ndesh me parimet
e përgjithshme të prokurimit publik si ekonomicitetin e efikasitetin, si dhe barazinë në
trajtim përkatësisht jo-diskriminimin (nenet 6 dhe 7 të Ligjit të Prokurimit Publik).
“Sfidat e NVM-ve pjesëmarrëse në prokurimin publik në praktikë janë edhe më të
theksuara.”
Përveç çështjeve që ndërlidhen me legjislacionin, NVM-të pjesëmarrëse në procese të
prokurimit publik ballafaqohen me sfida edhe në praktikë. Teprimi i përdorimit të kriterit të
ofertës me çmimin më të ulët nga Autoritetet Kontraktuese, dhe mos marrja parasysh e
referencave, punëve të kryera paraprakisht apo ekspertizës, është vërejtja kryesore e
komunitetit të biznesit. Për më tepër, ata gjithashtu konstatojnë se iu mungon informata për
disa procese tenderuese, pastaj shpenzimet e aplikimit, çmimet e ulëta në mospërputhje me
tregun të ofruara nga ndërmarrjet e mëdha – konkurrenca jo e drejtë, e lejimin e
pjesëmarrjes së kompanive nga jashtë.
Ndërmarrjet e pranojnë se pengesë për ta shfaq edhe fakti se kanë mungesë të stafit
përkatës për përgatitje të dosjes dhe dokumentacionit përcjellës. OJQ-të vlerësojnë se
mungesa e profesionalizimit brenda NMVM-ve për te plotësuar dosjen e tenderit
shpeshherë ju kushtojnë me diskualifikim nga procedurat tenderuese.
32
Kërkesat e paqarta, apo vendosja e kërkesave diskriminuese dhe kritereve të paarritshme
për NVM-të, janë disa nga pengesat për NMVM-të që marrin pjesë në prokurimin publik.
Si p.sh. nëse do vendoseshin kritere që do kërkonin të dëshmoheshin përvoja ose
qarkullime të mëdha kur për natyrën e shërbimit të caktuar nuk do ishte e nevojshme.
Prandaj në përputhje me natyrën e shërbimit, punës ose furnizimeve do duhej aplikuar
kritere që do inkurajonin pjesëmarrjen edhe të NVM-ve.
Sipas përfaqësuesve të OJQ-ve, pengesë tjetër është edhe vështirësia në qasje në kredi
bankare, si për nga aspekti i kamatave ashtu edhe për nga aspekti i shumave të caktuara.
Zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese deklarojnë se mos trajnimi i ndërmarrjeve për
proceset e prokurimin publik mund të jetë pengesë për to. Për ta bërë këtë argument edhe
më të fortë, zyrtarët nga institucionet e prokurimit publik deklarojnë se opinioni i
ndërmarrjeve pjesëmarrëse është se legjislacioni primar dhe sekondar si dhe formularët
standardë të prokurimit janë voluminoz dhe shpeshherë paraqesin huti dhe pështjellim për
ta. Andaj, kjo e bënë edhe më se të nevojshëm ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore
të ndërmarrjeve.
Për më tepër, në lidhje me trajnimin, ekspertët konstatojnë se ndërmarrjet e mëdha janë në
avantazh në krahasim me NVM-të. Ndërmarrjet e mëdha konkurrojnë vazhdimisht dhe
kanë mësuar nga gabimet e tyre, dhe tani kanë ardhur në një situatë kur shumë pak
Operatorë Ekonomikë të mëdhenj diskualifikohen në start për shkak të gabimeve
administrative. E kundërta ndodh me NVM-të, sepse ato konkurrojnë rrallë, dhe edhe
atëherë ndodh që diskualifikohen për gabime administrative, dhe jo për shkak të ofertës.
“Përgatitja e Dosjes së Tenderit kërkon që NVM-të të angazhojnë punëtorë shtesë.”
Të gjitha rrugët në proceset e tenderimit kalojnë përmes Dosjes së Tenderit, si nga ana e
planifikimit të blerjeve publike, njoftim kontratave, ashtu edhe nga ana e dorëzimit të
ofertave. Përderisa përgatitja dhe përmbajtja e Dosjes së Tenderit për disa ndërmarrje të
anketuara konsiderohet proces normal, të tjera ankohen se për disa procese të veçanta
tenderuese ata nuk janë informuar sepse iu është lejuar me ligj që të mos publikohen në
33
uebfaqe të KRPP-së. Gjithashtu, pengesë paraqet fakti se publikimet kryesisht bëhen në
faqen e KRPP-s e në shumë raste mungojnë publikimet në uebfqet e Autoriteteve
Kontraktuese.
Ndërmarrjet kanë nënvizuar se përgatitja e Dosjes së Tenderit është barrë për to, sepse ka
shumë kërkesa të tepruara administrative, dhe si rezultat kërkon angazhimin e punëtorëve
shtesë.
Disa ndërmarrje kanë potencuar se specifikimet në Dosje të Tenderit bëjnë edhe
parapërcaktimin e fituesit. Një gjë e tillë, se “mund të ketë kalkulime nga pak aty këtu”
është supozuar edhe nga zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik. Megjithatë, hartimi i
specifikave teknike është një nga pikat më të ndjeshme, ku institucionet favorizojnë disa
kompani dhe diskriminojnë pa mëshirshëm shumë të tjera. Kjo zakonisht bëhet duke
vendosur karakteristika të tilla të kërkesave për kontratë në atë formë që vetëm kompanitë e
caktuara t’i plotësojnë kushtet, p.sh. në rastet e kontratave të mëdha ku kërkohet nivel i
caktuar i aktivitetit afarist për të siguruar kryerjen e punëve, qarkullimi për tri vitet e fundit
te jete 100,000.00 euro, ose qe kompania te ketë 3 referenca nga sektori publik për
shërbime te njëjta. Por, si mund të jetë ky trajtim i barabartë për bizneset fillestare, si do të
mund të arrijnë bizneset fillestare ti kenë 3 referenca nëse nuk kanë mundësi te aplikojnë.
Raste të ngjashme janë identifikuar dhe raportuar nga OJQ-të si KDI15
e FOL16
, dhe atë në
të gjitha institucionet që kanë monitoruar. Të tilla gjetje janë prezantuar edhe në raportet e
Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Agjencisë Kundër Korrupsion, e madje edhe nga vet
institucionet e prokurimit publik si KRPP.
Megjithatë, zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik konstatojnë se dosjet standarde të
tenderimit të zyrtarizuara nga KRPP-ja janë mirë të përpiluara, por problemet lindin me
modifikimin dhe përshtatjen e tyre për natyrën dhe objektin e prokurimit të Autoritetit
Kontraktues. Kjo konstatohet edhe nga OJQ-të, të cilët mendojnë se dosja e tenderit duhet
15
Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër institucionet qendrore, projektet TAP e Indeksi i
Transparencës në Prokurimet Publike në Qeveri dhe nëpër Komuna: http://kdi-
kosova.org/index.php?fq=7&prg=2
16
Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër Ministri, Komuna e Ndërmarrje Publike:
http://levizjafol.org/folnew/publikimet/prokurim-publik/
34
të përmbajë vetëm pjesë që janë relevante për tenderin në fjalë dhe të largojë pjesët tjera që
janë vetëm orientuese (shabllon) gjatë hartimit të dosjes.
Në anën tjetër, zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese vlerësojnë se ka përmirësime në
përgatitjen e Dosjeve të Tenderëve nga NVM-të, në kuptimin e plotësimit të kërkesave
administrative, teknike ose financiare. Gjithashtu, OJQ-të konstatojnë se në përgjithësi
respektohen afatet kohore të parapara me legjislacionin përkatës. Këtu, ekspertët vlerësojnë
se duhet shkurtuar afatet kohore.
Në lidhje me përgatitjen e Dosjes së Tenderit nga ana e zyrtarëve të prokurimit publik,
eksperti i fushës nga përvoja e vet konstaton se është në një nivel mjaftë të ulët, sa që ka
pasur raste kur ka lexuar Dosjen dhe nuk ka kuptuar se cila është kërkesa apo nevoja e
Autoritetit Kontraktues. Për më tepër, Autoriteti Kontraktues, në përputhje me nenin 27 të
LPP-së, duhet të përpilojë një dosje të tenderit që ofron informatat përkatëse lidhur me
kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha termet dhe kushtet materiale të saj, procedurat e
zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të aplikueshme të përshtatshmërisë ose ndonjë
kriter të përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe informatat e tjera përkatëse siç i sheh të
domosdoshme autoriteti kontraktues. Eksperti në fjalë konstaton se sa më pak pyetje për
informata shtesë që pranon Autoriteti Kontraktues nga Operatorët Ekonomikë aq më e mirë
është e përgatitur Dosja Tenderuese, kjo për faktin se në bazë të pyetje/përgjigjeve mund të
nxirret përfundimi nëse ka qenë qartë e përgatitur një Dosje e Tenderit.
“Shumica prej zyrtarëve të prokurimit janë profesionistë... por ka prej atyre që në mënyrë
sistematike e keqpërdorin pozitën zyrtare.”
Thesari më i çmuar i të gjitha proceseve e aktiviteteve janë njerëzit. Zyrtarët e prokurimit të
Autoriteteve Kontraktuese bartin me vete barrën e realizimit të detyrave dhe përmbushjes
së objektivave të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, dhe luajnë rol kyç në të gjitha
hallkat e kësaj veprimtarie. Këta nëpunës për të kryer punën sa më mirë dhe për tu
autorizuar për kryerjen e punëve, pasi të përmbyllin me sukses cikle të trajnimeve dhe
provimeve, duhet të pajisen me certifikata: fillestare dhe të avancuar.
35
Ka OJQ që vlerësojnë se shumica prej tyre janë profesionistë dhe në mënyrë të devotshme e
kryejnë punën e shërbyesit civil. Kështu i vlerësojnë edhe gjysma e përfaqësuesve të NVM-
ve të anketuar. Në anën tjetër, raportohet se ka një grup domethënës të cilët në mënyrë
sistematike keqpërdorin pozitën zyrtare. Ata bëjnë ujdi me OE-të ofertuese për të përfituar
– nganjëherë edhe duke prezantuar oferta nga kompani fiktive për të plotësuar numrin e
ofertave minimale të kërkuara. Kështu, krijojnë paragjykime të mëdha për këtë kategori të
shërbyesve civilë.
Ekspertët gjithashtu raportojnë edhe për një dukuri të pranishme nëpër institucionet e
vendit. Ata vlerësojnë se zyrtarët e prokurimit publik janë nën presion nga udhëheqësit e
lartë e institucioneve, dhe në një masë edhe janë të atakuar gjatë ushtrimit të punëve dhe
detyrave të punës.
Madje, përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se korrupsioni lulëzon si pasojë e
moszbatimit apo keq-zbatimit të legjislacionit në fuqi nga këta individë, krejt kjo si pasojë e
moszbatimit të masave ndëshkimore. OJQ-të gjithashtu ankohen se mungon matja e
përformances së zyrtarëve të prokurimit, që në rastet kur kryhen shumë shkelje të Ligjit, të
tërhiqen licencat e tyre të punës. Raportohet se deri më tani, është vetëm një numër shumë i
vogël i rasteve ku OSHP-ja ka marr vendim për heqje të licencës së zyrtarëve, ndërkohë që
shumë shkelje janë kryer.
OJQ-të deklarojnë se jo rrallëherë, ne punën zyrtarëve te Autoriteteve Kontraktuese
reflektohet mungese e profesionalizmit. Vërehen trikët e tyre korruptues për të vendosur
OE-të para aktit të kryer. Kjo nënkupton se duke u munduar që të argumentojnë se kinse
diçka nuk është në rregull gjatë zbatimit të kontratës nga ana e OE-së, sinjalizojnë
gatishmërinë e tyre për tu korruptuar, kërkuar ryshfet. Këtu i anketuari deklarohet se
fatkeqësisht, ekziston njëfarë tendence në vazhdim e zyrtarëve të Autoriteteve Kontraktuese
për të përfituar të paktën diçka nga çdo kontratë publike në një forma apo tjetrën.
Por një lajm i mirë vjen nga ekspertët e fushës, që edhe janë kompetentë. Konstatohet se ka
më shumë se 700 zyrtarë të prokurimit: ka prej atyre që janë shumë profesionistë, mirëpo
shumica janë në një nivel mjaftë të ulët. Në ndryshimet e fundit të Ligjit për Prokurimit
Publik është parapara një nen i ri i cili thotë se (neni 25.11.) “Të gjithë zyrtarët e prokurimit
36
duhet të kryejnë programet e trajnimit dhe të certifikohen në përputhje me rregulloret,
udhëzimet dhe vendimet përkatëse të KRPP-së deri më 31.12.2016. Të gjitha certifikatat
ekzistuese të mbajtura nga zyrtarët të prokurimit janë valide deri më 31.12.2016”. Pra te
gjithë zyrtaret e prokurimit do të trajnohen nga fillimi (një reformë e re) dhe të gjithë do ti
nënshtrohen testimit. Ky ndryshim na jep shpresë që këtë herë certifikimet të bëhen në baza
meritore, dhe duke filluar nga ata të cilët vetëm shërbejnë nëpër institucione.
“Ndarja e tenderëve me vlera të mëdha në llote i mundëson pjesëmarrje NVM-ve.”
Tiparet e NVM-ve nuk ua mundësojnë atyre që të ofertojnë në tenderë me vlera të mëdha.
Ndarja e tenderëve në llote është një mundësi e mirë për to. Kështu mendojnë edhe
komuniteti i bizneseve, përkatësisht NVM-të e anketuara, të cilët kanë deklaruar se kjo
është mundësia më e mirë që kontribuon në zhvillimin e biznesit të tyre.
Kjo metodë përkrahet edhe nga zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese të
anketuar në këtë hulumtim si dhe nga zyrtarët e institucioneve të prokurimit, të cilët
deklarojnë se kjo metodë iu jep më shumë mundësi Operatorëve Ekonomikë me kapacitete
të kufizuara. Kontribut tjetër i kësaj metode është edhe se inkurajon konkurrencën e në
veçanti pjesëmarrjen e NVM-ve.
Në përgjithësi, efektet pozitive të konkurrencës varen nga numri i kompanive që dorëzojnë
tenderë. Autoritetet Kontraktuese gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit duhet të kenë
ketë parasysh dhe të përpiqen që të gjejnë mekanizma për të siguruar sa më shumë oferta.
Ndarja e tenderëve në llote ia jep këtë mundësi.
“Nën-kontraktimi lejohet me ligj, por NVM-të preferojnë që të kontraktohen direkt.”
Kompanitë e mëdha, kontraktuese për ofrimin e produkteve, shërbimeve dhe punëve
blerësve më të mëdhenj – institucioneve publike, shpeshherë pasi që të keni fituar tenderë
nën-kontraktojnë ndërmarrje të tjera për kryerjen e tyre. NVM-të deklarohen se kanë pasur
përvoja të këqija dhe se kjo formë e kontraktimit nuk iu përshtatet. Ata raportojnë se në
raste të tilla NVM-të hasin në shumë probleme, duke përfshirë pagesat – vonesa në kryerjen
37
e pagesave, çmimin – shpenzimet e ndërmjetësimit përkatësisht kompanive të mëdha, dhe
cilësinë e punëve – si pasojë e çmimit më të ulët. Si rezultat i këtyre çështjeve të ngritura,
në këto raste, rritet çmimi i tenderit, dhe me pasojë në periudhën kohore të kryerjes së
punëve si dhe cilësinë.
Nga ana tjetër, edhe zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese mendojnë njëjtë,
duke ofruar një perspektivë nga këndi i tyre. Ata ankohen se është më vështirë të
menaxhohet kryerja e punëve në këto raste, se po humbet kohë më tepër, dhe sikurse
argumentojnë edhe OJQ-të, “mund të shkëputet zinxhiri i sigurimit të cilësisë së mallrave
apo shërbimeve që liferohen”.
Institucionet e prokurimit publik e vlerësojnë të ligjshme një mënyrë të tillë, meqenëse
lejohet në legjislacionin në fuqi, ku argumentohet se Operatorët Ekonomikë kanë të drejtë
që deri në 40 % të kontratës së fituar ta nënkontraktojnë tek palët e treta, dhe secilin
nënkontraktues duhet ta prezantojë në ofertën e vetë së bashku me përmbushjen e
kërkesave të përshtatshmërisë17
. Megjithatë, ata dhe OJQ-të monitoruese vlerësojnë se në
shumicën e rasteve kjo gjë nuk nënvizohet në Dosje të Tenderit në kohën e ofertimit. Pra,
problemi qëndron në faktin se Autoritetet Kontraktuese nuk po janë të informuara me kohë
në lidhje me pjesët që ata kanë për qëllim ti nën-kontraktojnë.
Ekspertët sugjerojnë se në rrethanat aktuale në vend dhe kapacitetet e kompanive në
Kosovë për kontrata të mëdha, është mirë sikurse që edhe ndodhë në praktikë, të paraqiten
dhe konkurrojnë konzorciume me dy apo më shumë Operatorë për të përmbushur kriteret
për një kontratë të tillë. Disa ekspertët mendojnë se edhe nën-kontraktimi është mundësi e
mirë për NVM-të. Eksperti ndërkombëtar madje vlerëson se nëse analizohen tenderët në
nivelin e BE-së, partneritetet janë shumë evidente dhe normale.
17
Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, neni 65
38
“Oferta me çmimin më të ulët si kriter për dhënien e tenderit, nuk ka rezultuar e
suksesshme.”
Vlerësimi është faza më e vështirë e tërë procesit të prokurimit publik. Raporte të
ndryshme18
konstatojnë se kriteri i çmimit më të ulët vazhdon të dominojë vlerën e
përgjithshme të numrit total të kontratave.
Mënyra e vlerësimit të tenderëve, përkatësisht vendosja e peshës së vlerësimit, është
gjithashtu një aspekt shumë i rëndësishëm, aq më tepër për NVM-të. Këto të fundit
argumentojnë se proceset tenderuese nuk duhet fokusuar vetëm në çmimin më të ulët, sepse
kjo nuk garanton cilësinë dhe në fund të fundit as “ekonomicitetin”. Ata propozojnë që këtu
duhet vlerësuar edhe aspektet e tjera si performancën e kompanive, referencat, afatet
kohore, ndikimet në mjedis, ndikimet në shoqëri – numri i të punësuarve.
OJQ-të vlerësojnë se në raste të caktuara, pesha mund të dekurajoj disa kompani të cilat për
të mos sakrifikuar cilësinë (dhe rrjedhimisht reputacionin) zgjedhin të mos aplikojnë në
ndonjë tender në të cilin pesha e çmimit është e lartë. Ngjashëm ndodhë edhe me kompani
të cilat dekurajohen kur pesha e kritereve tjera është më e lartë.
Për më tepër, ekspertët vlerësojnë se meqenëse nuk ka një standardizim të çmimeve
referente të tregut dhe ndonjë mekanizëm tjetër si një bazë juridike për të vlerësuar dhe
peshuar tenderët sidomos në rastet kur konkurrohet me çmime më të ulëta se sa janë në
treg, realisht, vlerësimi mbetet një sfidë e gjithë procesit të prokurimit.
Përfaqësuesit e NVM-ve fajin ia lënë zyrtarëve të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese,
të cilët për të mos pasur nevojë që të lodhen shumë, zgjedhin vetëm mundësinë e ofertës me
çmimin më të lirë, dhe nuk përdorin të gjitha mundësitë e lejuara me ligj. Këtë në një farë
mase e pranojnë edhe vetë zyrtarët e prokurimit të AK-ve, duke deklaruar se çmimi i ulët
18
Instituti Demokratik i Kosovës (Mars 2016): Indeksi i transparencës në prokurimin publik, për Kabinetin
Qeveritar http://www.kdi-kosova.org/publikime/52-2016-02-indeksi-i-transparences-ne-prokurimin-publik-
per-qeveri_alb-me-isbn.pdf; DHE Instituti RIINVEST (Gusht 2012): Përmirësimi i transparencës dhe
qeverisjes së fondeve publike – procesi i prokurimit publik në Kosovë, Fq, 50
http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/Prokurimi_Publik_Final1425995226.pdf; DHE Lëvizja FOL
(Korrik 2014): Monitoruesi i Prokurimit: Raport mbi parregullsitë në ministri, komuna, dhe ndërmarrje
publike mars-qershor 2014 http://levizjafol.org/folnew/wp-content/uploads/2014/12/Monitoruesi-i-
Prokurimit-Mars-Qershor-2014.pdf.
39
është më i favorshëm për AK-të sepse përdorimi i këtij kriteri garanton “efikasitetin dhe
ekonomicitetin” dhe është aktivitet më pak i korruptuar. Edhe institucionet e prokurimit
publik AK e përdorin këtë kriter sepse është më i lehtë për tu përdorur, duke mos analizuar
atë se cili kritere i përgjigjet më shumë natyrës së aktivitetit të prokurimit.
Të tjerë zyrtarë të prokurimit mendojnë se përdorimi i vlerësimeve të tjera shpesh mund të
keqpërdoret, sepse parametrat është e vështirë me i matur. Ndërkaq, në anën tjetër, zyrtarët
e institucioneve të prokurimit e pranojnë se ka manipulime me mënyrën e vlerësimit të
tenderëve përmes çmimit më të ulët.
Edhe ekspertët vlerësojnë se përderisa përgatitja e Dosjeve të Tenderit nga ana e zyrtarëve
të prokurimit është në një nivel mjaft të ulët dhe shumë shpesh e pakuptueshme, kjo
ndërlidhet edhe me procesin e vlerësimit. Ata raportojnë se ka shumë raste kur për shkak të
gabimeve në dosje të tenderit ngec edhe procesi i vlerësimit e i cili në shumë raste rezulton
në anulim të aktivitetit të prokurimit.
Në veçanti, nga OJQ-të monitoruese raportohet se mungon profesionalizmi në komisionet e
vlerësimit të tenderëve. Për shumë çështje madje edhe tepër të ndryshme, nëpër këto
komisione vendosen njerëzit e njëjtë dhe që nuk janë të fushës përkatëse: rrallëherë
vendosen njerëz nga jashtë. OJQ-të i arsyetojnë këto veprime duke analizuar se vlerësimit
nuk i kushtojnë vëmendje të shtuar ngase ligji i aplikueshëm nuk ngarkon me përgjegjësi
penale nëse komisioni vlerësues ka shkelur kriteret vlerësuese. Pastaj, komisioni i formuar
ad-hoc nuk merr ndonjë pagesë shtesë, andaj edhe vullneti për t’i kushtuar kujdes të
veçantë mungon. Në këso rrethanash edhe mundësia për t’i influencuar anëtaret e
komisionit vlerësues është shume evidente.
Në lidhje me përdorimin e tepruar të kriterit të çmimit më ulët, ka të anketuar të cilët
vlerësojnë se kriteri për çmimin më të ulët është kriteri më objektiv dhe për rrjedhojë
promovon më së shumti konkurrencën. Në teori, pritja është se aplikimi i këtij kriteri
siguron vlerën më të lartë për paratë e taksapaguesve. Përderisa mund të vendosen kriteret e
pranueshmërisë në mënyrë objektive, atëherë çmimi më i ulët si kriter vlerësimi është i
preferuar.
40
Nuk është e qartë pse në të shumtën e rasteve përdoret opsioni i çmimit më të ulët.
Ekspertët mendojnë që praktika tregon se përdorimi i tepërt i këtij kriteri disi detyron
Operatoret Ekonomikë të gjejnë mënyra jo-ligjore për te dalë me çmim më të ulët. Një
shembull i tillë është kur OE-të me qëllim apo pa qëllim, me koordinim apo pa koordinim
me Autoritetet Kontraktuese, nuk e vendosin çmimin për një apo me shumë njësi. Po ashtu,
ky kriter nuk garanton se është bërë përzgjedhja e operatorit më të përshtatshëm për ti
mbaruar punët brenda afatit të parapërcaktuar kohor.
“Eliminimi i NVM-ve nga mos-publikimi i njoftimeve është i dëmshëm si për tregun e
industrisë së caktuar ashtu edhe paranë publike.”
Dukuria e mos publikimit të njoftimeve nën vlerën 10,000 Euro, që gjithashtu nuk është
kërkuar edhe me legjislacion19
, ka ndikuar negativisht në një numër kompanish. Këtu,
zyrtarët e prokurimit të AK-ve kanë kontaktuar dhe marrë oferta vetëm nga një numër i
vogël dhe përzgjedhës i ndërmarrjeve, duke anashkaluar ndërmarrje të tjera të cilat do të
mund të shprehnin interesim. Raportohet nga përfaqësues të NVM-ve se ka raste kur janë
regjistruar kompani fiktive – në emër të anëtarëve të familjes dhe in-ekzistente, vetëm sa
për të pasur në dispozicion 3 oferta – kriter për të vazhduar procedurat e prokurimit.
Për disa lloje të shërbimeve, duke përfshirë punën e përkthimeve, dizajneve, softuerëve,
inovacioneve dhe shërbimeve të ngjashme, për shkak të cilësisë që kërkohet në kryerjen e
këtyre punëve, ndoshta kërkohet një përzgjedhje më e veçantë apo preferenciale. Për të
mënjanuar këto veprime joligjore dhe jo fer për ndërmarrjet e tjera, zyrtarët e prokurimit do
ta kishin pasur më lehtë që të zgjidhnin forma të tjera të vlerësimit të ofertave, duke
vendosur peshën jo tek çmimi, por ndoshta tek referencat dhe aspektet e tjera të
rëndësishme për procesin.
NVM-të vlerësojnë se këto veprime na ana e zyrtarëve të prokurimit të AK-ve nuk janë të
drejta sepse i dëmton shumë. Ata nënvizojnë se në këto raste minimizohet konkurrenca, dhe
19
Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, neni 36.
41
favorizohen një numër i vogël kompanish. Përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se
këto janë zbrazëtirat korruptuese që lejohen me ligj.
Eksperti i prokurimit shpjegon arsyet pse është ardhur deri tek përcaktimi me legjislacion i
kësaj dispozite ligjore. Sipas saj, me ligjin e vjetër të prokurimit publik përveç në uebfaqe
të KRPP-së, ka qenë obligim i AK-ve të publikojë Njoftimin për Kontratë edhe në një
publikim me tirazh të madh (gazetë) në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe në Kosovë.
Meqenëse shpenzimet e AK-ve për publikime në gazeta ishin mjaftë të mëdha, kjo
dispozitë vlente vetëm për kontratat me vlerë të mesme dhe të mëdha. Së këndejmi, kjo
çështje ka mbetur e atillë, por me ligjin e ri është adresuar dhe AK-të i obligon që të gjitha
njoftimet të publikohen në platformën e prokurimit elektronik.
“Edhe AQP mund tu ndihmojë NVM-ve duke i ndarë tenderët e mëdhenj në llote.”
Një çështje tjetër që ndikon negativisht tek NVM-të është edhe centralizimi i prokurimit
publik: kryerja e aktiviteteve të prokurimit për disa apo të gjitha institucionet publike nga
një organ i veçantë, Autoriteti Qendror i Prokurimit. Kjo nënkupton se një organ – AQP,
merret vetëm me tenderimin e kontratave të mëdha, që automatikisht nënkupton ofertat nga
operatorë ekonomikë të mëdhenj.
Në përgjithësi, puna e AQP-së nuk mund të promovojë NMVM-të. Mallrat dhe shërbimet
me shumicë në të shumtën e rasteve nuk mund të ofrohen nga NMVM-të për shkak se të
njëjtat nuk kanë kapacitet që të plotësojnë një kërkesë të tillë.
Ky institucion fillimisht raportohet se ka vite që, edhe pse ekziston, nuk i kryen veprimet e
veta, gjë që e nënvizojnë edhe zyrtarët e prokurimit. Fillimisht nuk nënshkruhej e pastaj
nuk hynte në fuqi “Lista e mallrave ose artikujve të përdorimit të përbashkët” që duhej të
prokuroheshin nga ky organ. Më pas, edhe Autoritetet Kontraktuese nuk e përfillnin këtë
institucion, sepse i kryenin aktivitetet tenderuese individualisht. Aspekt tjetër i raportuar
për këtë institucion është edhe mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore për
kryerjen e punëve për të cilat janë të ngarkuar me ligj.
42
Përfaqësuesit e NVM-ve janë të pajtimit që ky institucion, për shkak se minimizon
pjesëmarrjen e tyre, nuk duhet të ekzistojë fare. Zyrtarët e prokurimit e nënvizojnë faktin se
me mos pjesëmarrjen e OE-ve të llojit NVM në proceset tenderuese, minimizohet
konkurrenca, dhe kontribuon në falimentimin dhe shuarjen e tyre. Të tjerë zyrtarë të
prokurimit mendojnë se kjo mënyrë e të menduarit është e vjetër dhe nuk i shërben rritjes
dhe zhvillimit ekonomik.
Mendimi i odave ekonomike është se AQP mund të krijojë vetëm monopole, të cilat edhe
ashtu ndalohen me dispozita ligjore.
Ka edhe zyrtarë të prokurimit që mendojnë ndryshe. Ata thonë se po të kishte funksionuar
si duhet AQP, ajo do të ndikonte shumë në menaxhimin e kohës së AK-ve dhe parasë
publike.
Ka edhe ekspertë që janë në favor të prokurimeve të centralizuara. Ata argumentojnë se
blerësit publik në shtetet europiane kanë pranuar se duke blerë me shumicë mund të
përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, prandaj në shumë vende është themeluar organi
qendror blerës. Edhe në Kosovë është themeluar AQP për të përfituar nga ekonomitë e
shkallës.
Për më tepër, këta ekspertë listojnë një sërë përparësish dhe mangësish të blerjeve të
centralizuara. Sipas tyre, përparësitë e strategjisë së blerjeve te centralizuara janë se blerja e
centralizuar mund të shpie në efikasitet më të lartë dhe produkte më të mira, çmime më të
ulëta për shkak të ekonomisë së shkallës, kursime ne kosto etj; blerja e centralizuar e
mallrave dhe shërbimeve të caktuara mund te shpie në përfitim të autoriteteve kontraktuese
të vogla dhe të mesme.
Ndërkaq e metë e strategjisë së blerjeve të centralizuara është se blerja e centralizuar mund
të krijojë pengesa për hyrjen në treg të NVM-ve. Eksperti argumenton se kjo e metë mund
të mënjanohet, me ndarjen e aktivitetit të prokurimit në Llote ose me dorëzimin e tenderit
në grup. Këtu eksperti jep shembull se si AQP ka udhëhequr disa aktivitete të centralizuara:
“Furnizim me derivate” dhe “Furnizim me goma”. Në të dyja rastet, OE-të fituese kanë
43
lidhur marrëveshje me afro 30 nën-kontraktues – kryesisht NVM, për realizimin e
kontratës.
“500 Euro tarifë për ankesë në OSHP për disa NVM mund të jetë vlerë e madhe, por e
nevojshme për funksionimin e sistemit të ankesave dhe OSHP-së.”
Nëse NVM-të pjesëmarrëse të aktiviteteve tenderuese duan të ankohen për padrejtësitë që
ata mendojnë janë bërë gjatë procesit, ankesat e tyre duhet ti dorëzojnë në Organin
Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe të paguajnë vlerën 500 Euro, e cila iu kthehet nëse
vërtetohet se e kanë pasur të drejtë. Për shkak të kapaciteteve të NVM-ve, kjo shumë nga ta
vlerësohet të jetë tepër e lartë dhe barrë e madhe. Kështu mendojnë edhe OJQ-të, duke
shtuar se mundësitë e NVM-ve shpeshherë janë të kufizuara.
Zyrtarët e prokurimit të AK-ve, për shkak se bazuar në përvojën e tyre shumë OE për të
prolonguar procesin dorëzojnë ankesa, mendojnë se më mirë do të ishte që kjo shumë të
rritej edhe më shumë. Ka të anketuar që mendojnë se nëse ulet tarifa, OSHP mund të
vërshohet nga ankesat e OE-ve, nganjëherë edhe pse të bindur se procesi ka qenë në rregull.
Pastaj, eksperti ndërkombëtar nuk ka opinion në lidhje me vlerën e përcaktuar sepse varet
prej peshës së tenderit, por vlerëson se nëse një kompani nuk mund të përballojë shumën
500 Euro, ajo nuk është kompani serioze.
Është edhe një grup i të anketuarve të cilët propozojnë që kjo shumë të shkurtohet në bazë
të vlerës së tenderit, përkatësisht me përqindje. Ekspertët shpjegojnë se si tarifa ka qenë e
barabartë me 5 % të vlerës së kontratës por jo më pak se 1.000 Euro dhe jo më shumë se
5.000 Euro, me ligjin e vjetër të prokurimit publik. Kjo çështje njoftohemi se është adresuar
edhe në ligjin e ri, ku tarifa përcaktohet varësisht nga vlera e kontratës, që do të rregullohet
me legjislacion dytësor të KRPP-së.
44
“OSHP duhet të ketë profesionistë të paanshëm, të cilët vendosin drejtë për ankesat e
palëve.”
OSHP shpesh ka qenë temë në ballinat e medieve, si për përformancën që lë shumë për të
dëshiruar ashtu edhe për mos-funksionimin e tij përkatësisht për mos-caktimin /
kompletimin e anëtarëve të bordit të OSHP-së nga Kuvendi. Megjithatë, në bazë të
raporteve vjetore të këtij institucioni rezulton se këtu trajtohen rreth 500 ankesa në vit.
Puna e OSHP-së vlerësohet mesatarisht nga përfaqësuesit e NVM-ve, duke nënvizuar
vërejtjet për mungesën e profesionistëve në panele. Çështja e fundit është ngritur edhe nga
zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik, duke shtuar se ky organ duhet të ketë staf
profesional që kanë përvojë të mjaftueshme në prokurim.
Ekspertët mendojnë se OSHP do të duhet që të caktojë ekspertë shqyrtues profesionistë të
prokurimit publik për shqyrtimin fillestar të ankesave, dhe të prezantojë artin e
jurisprudencës. Kjo nënkupton se vendimet e marra mund të përdoren në rastet e
mëvonshme te cilat përballen me të njëjtat probleme. Kjo mënyrë e rasteve është pjesë e
fortë e prokurimit publik shtetet anëtare të BE-së, sepse vendimet e marra nga Gjykata
Europiane e Drejtësisë automatikisht bëhen pjesë e legjislacionit të BE-së, përkatësisht të
Acquis Communitaire. Në rast se OSHP prezanton praktikën e jurisprudencës atëherë kjo
do të mënjanonte vendimet e ndryshme për rastet e njëjta.
Në lidhje me funksionimin, raportohet se ka pasur probleme të cilat janë trajtuar në punime
e shkrime të ndryshme si të medieve ashtu edhe të shoqërisë civile. Mos-funksionalizimi i
saj për një kohë në mungesë të bordit funksional ka paralizuar shumë aktivitetet
prokuruese.
Në lidhje me funksionimin, nga OJQ-të monitoruese të punëve të tyre raportohet edhe për
mangësi të tjera në praktikë, sikurse janë udhëheqja e seancës dëgjimore, dhe nxjerrja e
vendimeve te mangëta. Ata thonë se gjate seancës, paneli shqyrtues nuk është aspak
profesional në dëgjimin e palëve. Në të shumtën e rasteve anëtaret e panelit shqyrtues bëjnë
presion tek palët për ti thënë argumentet sa më shkurt (mundësisht 2 minuta). Nuk japin
shumë mundësi për tu kundër përgjigjur palës kundërshtare. Ndërkaq, në lidhje me
45
vendimet e lëshuara nga OSHP, raportohet se ato nuk i adresojnë të gjitha pikat e palës
ankuese. Vendimet e tyre më shumë duken konstatime se arsyetime.
Një e gjetur tjetër nga OJQ-të është se OSHP me vendimet e saj duket, se shumë shpesh u
shërben interesave partikulare të grupeve të fuqishme politike dhe biznesore. Ata
deklarojnë se vendimet e saj shumë shpesh janë kundërthënëse dhe të pa bazuara.
Gjithashtu vlerësohet se ky institucion është me integritet të dëmtuar për shkak të
aktakuzave që i janë ngrit kreut të saj.
Për punën e OSHP-së nuk janë të kënaqur as zyrtarët e prokurimit të AK-ve. Odat
ekonomike madje besojnë se askush nuk ka besim në këtë institucion dhe e quajnë atë
institucion të politizuar. Madje edhe Raporti i Progresit për Kosovën20
e ka nënvizuar faktin
e funksionimit të dobët të këtij institucioni, duke u shqetësuar për kufizimet e kapaciteteve,
hetimet për korrupsion si dhe procesi i emërimeve të Bordit të OSHP-së.
Ndërkaq, eksperti ndërkombëtar, marrë parasysh performancën e OSHP-së, propozon që në
Kontrata si pikë reference për zgjidhjen e kontesteve të parashihet edhe arbitrazhi.
“Zyrtarët e Operatorëve Ekonomikë deri më tani kurrë nuk janë trajnuar nga IKAP.”
Procesi i blerjeve publike është sfidë për të gjitha vendet e botës, dhe aq më i madh për
shtetet në themelim e sipër sikur Kosova. Kur shtojmë se ky proces përvetësohet dhe
zhvillohet dita e ditës, që përfshin ndërrimin e rregullave të lojës përkatësisht legjislacionit
rregullues, kjo ecuri bëhet edhe më komplekse dhe kërkon më shumë përkushtim. Kjo
gjithashtu nënkupton se edhe zhvillimi i mësimit e përvetësimit të këtij arti vazhdon në hap
me ndryshimet, dhe nuk ndalet.
Këtë detyrë, të ngritjes së kapaciteteve të Autoriteteve Kontraktuese si dhe sipas mundësive
edhe të “çdo personi” duke përfshirë komunitetin biznesor në Kosovë e ka Instituti Kosovar
20
Komisioni Europian (SWD 2015, 215 final, 10.11.2015): Raporti i BE-së për Kosovën* 2015, pika 5.1.6.
Prokurimi public, OSHP, faqe 42
http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_kosovo.pdf.
46
i Administratës Publike – IKAP21
. Në lidhje me këtë të fundit, NVM-të jo që nuk kanë qenë
të trajnuara ndonjëherë nga IKAP, por as që janë të informuara që munden, dhe aq më
tepër, as ide nuk kanë për këtë pikë të legjislacionit. Ky fakt ka ndikuar negativisht tek këto
biznese.
Në anën tjetër, zyrtarët e IKAP-it raportojnë se edhe pse do të ishte mirë të fillohej me këto
trajnime, ata ende nuk kanë kapacitete, as njerëzore as hapësirë – salla, vend, pajisje – për
përmbushjen e këtyre kërkesave ligjore. Në njërën anë, të gjitha kapacitetet aktuale IKAP i
ka të ngarkuara duke ofruar trajnime për zyrtarë të prokurimit të institucioneve publike
(qendrore, lokale, kompanive publike) dhe për trajnime në fusha të tjera të zyrtarëve të
këtyre institucioneve. Në anën tjetër, duhet të theksohet, se ky institucion gjendet me
lokacion në hapësira të tmerrshme pune, në kontejner me standarde të kufizuara për punë.
Edhe pse e shohin të rëndësishme dhe të domosdoshme, as zyrtarët e prokurimit të AK-ve
nuk janë të informuar që IKAP ndonjëherë ka ofruar trajnime për këto kategori. Megjithatë,
ata raportojnë për një përmirësim të vetëdijesimit të NVM-ve në fushën e prokurimit.
Meqenëse, gjerë më tani nuk ka pasur hapësire të mjaftueshme për trajnim të sektorit privat,
këta të fundit, pa marrë parasysh a janë ndërmarrje të mëdha apo të vogla, kanë mbetur pa
trajnim adekuat në fushën e prokurimit.
Për të qenë të barabartë në prokurimit publik, si zyrtarët e prokurimit publik të AK-ve ashtu
edhe ata të OE-ve duhet të kenë trajnimin e njëjtë për procesin. Njoftohemi se me ligjin e ri
për prokurimin publik, kërkohet që IKAP në bashkëpunim me KRPP të organizojnë
trajnime edhe për operatorët ekonomikë që ofertojnë në aktivitete të prokurimit.
“Autoritetet Kontraktuese janë të obliguara me ligj që të ofrojnë qasje në proceset e
aktiviteteve tenderuese, por në praktikë lënë shumë për të dëshiruar.”
Në shumicën e rasteve, informata konsiderohet të jetë çelësi i sukseseve. Edhe NVM-ve i
kushton shumë mungesa e saj. Derisa 2 nga 7 NVM-të e anketuara kanë deklaruar se e kanë
21
Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, Neni 25, paragrafi 7.
47
krejtësisht të lehtë marrjen e informatave dhe atë përmes shkresave elektronike, telefonit
apo edhe fizikisht, 5 të tjerat kanë raportuar se informimi është i mangët apo i kufizuar.
Zyrtarët e prokurimit vlerësojnë se ata u japin informata palëve si përmes të publikimit të
njoftimeve në uebfaqen e KRPP-së, po ashtu duke iu kthyer përgjigje palëve të interesuara,
gjithmonë duke zbatuar plotësisht dispozitat ligjore. Por sa janë të mjaftueshme këto
informata për NVM-të. Përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se edhe pse Autoritetet
Kontraktuese janë të obliguara me ligj që të ofrojnë qasje, në praktikë lënë shumë për të
dëshiruar.
Nga përvoja e monitorimit, OJQ-të kanë vërejtur se Autoritetet Kontraktuese ofrojnë disa
informata lidhur me aktivitetet prokuruese, mirëpo të njëjtat kanë mungesë të kapaciteteve
për të procesuar si duhet kërkesat për informata shtesë. Madje, raportohet se ka pasur raste
kur mungesa e kapaciteteve është përdorur si arsyetim për mos ofrim informatave edhe në
rastet kur autoritetet kontraktuese i kanë pasur ato, dhe zgjedhin që të mos i ndajnë me
operatorët ekonomikë.
OJQ-ja tjetër ka vrojtuar edhe një trend tjetër e selektiv të qasjes në informata, varësisht se
në cilën fazë është procesi i tenderimit, reflektohen edhe hezitimet për të dhënë informata.
P.sh nëse tenderi është ne fazën fillestare – kërkesa për dosje të tenderit nuk paraqet
problem. Ngjashëm veprohet edhe për sqarime shtesë në lidhje me tenderin. Përkundër
kësaj, nëse procedura është ne fazën e ankesave pas shpallje së fituesit, atëherë hezitimi për
të dhënë informata në lidhje me dosjet e tenderuesve është shumë më i theksuar. Raportohet
gjithashtu se ka raste që nganjëherë nuk ofrohet qasje nga Autoritet Kontraktuese.
Në përgjithësi vlerësimi është se Autoritetet Kontraktuese janë transparente ndaj të gjithëve
aq sa i kufizon ligji, pra janë reaktive. Ato mund të rrisin transparencën në mënyrë ta
ndryshme, duke përfshirë tenderimin elektronik, si një platformë e mirë në këtë drejtim. Për
një transparencë më të madhe, gjithashtu kërkohet që NVM-të të sensibilizohen për
pjesëmarrje në aktivitete të prokurimit përmes fushatave të informimit përkatësisht ngritjes
së vetëdijes.
48
“Si zhvillimi i qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacioni, konkurrenca e punësimi, ashtu
edhe efikasiteti e kanë rëndësinë e vet. NVM-të kontribuojnë në të dyja, andaj duhet
përkrahur.”
Sikurse prokurimi publik që luan rolin e vet në blerjen më të mirë të mundshme për kërkesa
të institucioneve publike, ashtu edhe NVM-të janë të rëndësishme për kontributin e tyre që
japinë përmes ndikimit ekonomik në shoqëri. Megjithatë, dilema këtu është nëse më shumë
duhet vlerësuar “zhvillimin e qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacionin, konkurrencën, e
punësimin” apo “efikasitetin përmes blerjes ekonomike “vlerën për para””.
Nuk do të pritej tjetër përgjigje nga të anketuarit nga radhët e NVM-ve, përveç asaj se ata
janë për “zhvillimin e qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacionin, konkurrencën, e
punësimin”. Njëjtë mendojnë edhe përfaqësuesit e odave ekonomike, duke arsyetuar se
eviton dështimin e projekteve në sektorin publik.
Njëjtë vlen edhe për zyrtarët e prokurimit publik, të cilët vlerësojnë, sikurse edhe kanë
mësuar gjatë trajnimeve për prokurimin publik, se “efikasiteti përmes blerjes ekonomike”
është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, dhe qëllim i çdo aktiviteti prokurues.
Ekspertët dhe OJQ-të vlerësojnë se të dyja aspektet gërshetohen me njëra tjetrën dhe si të
tilla të dyja janë të rëndësishme. OJQ-të thonë se në rastet si Kosova kur aktiviteti
prokurues është shumë i madh në raport me ekonominë (diku tek 1/7 e GDP-së), mënyra se
si kryhet ky proces nuk lidhet vetëm me konceptin e ‘vlerës për para’, por edhe me krijimin
e një mjedisi konkurrues ku firmat janë të barabarta. Këtu shtojnë se nëse procesi i
prokurimit nuk kryhet si duhet atëherë jo vetëm që nuk kemi marrë vlerën më të lartë për
taksat e shpenzuara, mirëpo rrezikohet edhe konkurrenca e cila në mënyrë zinxhirore
përcillet edhe në sektorë tjerë ku nuk ka aktivitete prokuruese. Ndërkaq ekspertët veçojnë
që zhvillimi i qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacioni, konkurrenca dhe punësimi kanë
karakter të gjerë dhe shumë përfshirës për një vend, andaj duhet ruajtur me fanatizëm
kontributet e NVM-ve në ekonominë e shtetit.
Pra, parimisht të dyja aspektet lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi, në njërën anë
me efikasitetin e shfrytëzimit te parasë publike, si dhe në njërën anë, treg konkurrent, dhe
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh
20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

More Related Content

Similar to 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

Ekonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëEkonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në Kosovë
Annea Hapciu
 
Analiza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasurise
Analiza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasuriseAnaliza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasurise
Analiza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasurise
Besnik Dragusha
 
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Support for Improvement in Governance and Management SIGMA
 
Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane dhe ne kosove pu...
Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane  dhe ne kosove  pu...Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane  dhe ne kosove  pu...
Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane dhe ne kosove pu...
fatlumhashani
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publike
Xhino Brokaj
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
betrex
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
МЦМС | MCIC
 
Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Bekim Bajrami
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largArtan Gjergji
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
fatonbajrami1
 
Projekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisjaProjekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisja
RinorAjeti1
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Festim Hajdari
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
Studentët e Pejës
 
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdfEntrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Avdyl Gashi
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Festim Çollaku
 
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
dragjoshidanjel
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
ALTAX Consulting
 
MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021
МЦМС | MCIC
 
Punim Masteri
Punim MasteriPunim Masteri
Punim Masteri
KetiCani
 
Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)
Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)
Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)warrel85
 

Similar to 20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh (20)

Ekonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëEkonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në Kosovë
 
Analiza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasurise
Analiza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasuriseAnaliza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasurise
Analiza e metodave dhe sistemeve per deklarimin e pasurise
 
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
Agenda, SIGMA Public procurement review bodies conference, Ohrid 9 June 2016 ...
 
Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane dhe ne kosove pu...
Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane  dhe ne kosove  pu...Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane  dhe ne kosove  pu...
Sistemi i arsimimit dhe financimit ne disa vende europiane dhe ne kosove pu...
 
Privatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publikePrivatizimi i te mirave publike
Privatizimi i te mirave publike
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
 
Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale Ekonomia dhe kriza globale
Ekonomia dhe kriza globale
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Projekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisjaProjekt E- qeverisja
Projekt E- qeverisja
 
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
Teste(literatur) pranues ne fakulteti ekonomik admin hanq-qendrim xhylani - h...
 
Përgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranuesPërgaditje për provimin pranues
Përgaditje për provimin pranues
 
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdfEntrepreneurship in Rural Areas.pdf
Entrepreneurship in Rural Areas.pdf
 
Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''Punim seminarik ''shkrim akademik''
Punim seminarik ''shkrim akademik''
 
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021
 
Punim Masteri
Punim MasteriPunim Masteri
Punim Masteri
 
Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)
Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)
Buletini nr. 51_date_26.12.11 (1)
 

20160426 Prokurimi publik dhe NVM_EXh

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI EKONOMIK Menaxhment dhe informatikë PROKURIMI PUBLIK DHE NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME Niveli master Enis Xhemaili Prill 2016 © Prishtinë
  • 2. UNIVERSITETI I PRISHTINËS “HASAN PRISHTINA” FAKULTETI EKONOMIK Menaxhment dhe informatikë Punim diplome Enis Xhemaili PROKURIMI PUBLIK DHE NDËRMARRJET E VOGLA E TË MESME Mentor: Prof. Dr. Besnik Krasniqi Prill 2016 © Prishtinë Ky punim është përpiluar dhe dorëzuar në përmbushjen e kërkesave të pjesshme për nivelin master.
  • 3. 3 ABSTRAKT Në shumë vende të botës, institucionet shtetërore janë blerësit më të mëdhenj të një game të gjerë mallrash e shërbimesh. Ndërkaq, ndërmarrjet e vogla e të mesme kontribuojnë në disa drejtime në ekonomitë e vendeve, si dhe përbëjnë përqindjen më të madhe të numrit të bizneseve. Hulumtimet tregojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik është e pamjaftueshme në raport me potencialet ekonomike të tyre (Kornecki, J., 2011). Në Kosovë, institucionet e vendit janë blerësi më i madh, ku 38.87 % e buxhetit të përgjithshëm për vitin 2015 (mallra e shërbime dhe shpenzime kapitale) është paraparë të realizohen përmes procedurave të prokurimit publik. Më shumë se 99 % e ndërmarrjeve në vend janë ndërmarrje të vogla e të mesme (Qeveria e Kosovës, Korrik 2011). Sfidat e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si blerës janë studiuar, megjithatë ka mungesë të hulumtimeve mbi sfidat që këto të fundit i hasin si furnizues (Karjalainen, K., Kemppainen, K., 2008). Andaj, ky studim ka për qëllim të prezantojë raportin ndërmjet prokurimit publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, në Republikën e Kosovës. Fillimisht, prezantohet legjislacioni i Republikës së Kosovës për prokurimin publik nga aspekti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Përmes të gjeturave nga anketimet, identifikohen mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të mesme gjatë proceseve tenderuese si dhe analizohen kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si pjesëmarrëse në këto procese. Rekomandimet e këtij hulumtimi avokojnë për politika më efektive të prokurimit publik për NVM-të. Legjislacioni që rregullon prokurimin në Kosovë përgjithësisht është në linjë me legjislacionin e BE-së. Të gjeturat nënvizojnë disa çështje ligjore, por më tepër aspekte praktike që sfidojnë NVM-të në këtë proces. Në anën tjetër, edhe kapacitetet e NVM-ve luajnë rol qenësor në kryerjen e misionit me sukses.
  • 4. 4 MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME Fillimisht mirënjohjet i shkojnë familjes për kujdesin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ma kanë dhënë si në jetë ashtu edhe në realizimin e këtij punimi: nënën, babin, e motrat me familjet e tyre. Kontributin kryesor për këtë punim, duke marrë parasysh përkrahjen profesionale të ofruar vazhdimisht, dhe motivin për punë profesionale, pa dyshime e meriton mentori i këtij punimi, i çmuari Prof. Dr. Besnik Krasniqi. Një falënderim i veçantë i shkon edhe të anketuarve: përfaqësuesve të NVM-ve, zyrtarëve të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, zyrtarëve të institucioneve të prokurimit publik, OJQ-ve, odave ekonomike e shoqatës së biznesit, si dhe ekspertëve vendorë dhe atij ndërkombëtar. Gjithashtu, pa harruar edhe të gjithë ligjëruesit gjatë studimeve themelore e master, shoqërinë dhe kolegët. Me vlerësimet më të larta, ju falënderoj shumë përzemërisht!
  • 5. 5 PËRMBAJTJA ABSTRAKT...............................................................................................................................3 MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIME..............................................................................................4 PËRMBAJTJA ............................................................................................................................5 LISTA E TABELAVE ..................................................................................................................6 FJALORI I TERMEVE .................................................................................................................6 1. HYRJE ..............................................................................................................................8 QËLLIMET E HULUMTIMIT ....................................................................................................9 METODOLOGJIA ...................................................................................................................9 2. SHQYRTIMI I LITERATURËS DHE HULUMTIMEVE TË DERITANISHME................................12 3. ANALIZA E LEGJISLACIONIT ...........................................................................................22 PËRKUFIZIMI I NVM-VE NË LEGJISLACIONIN KOSOVAR .....................................................22 LEGJISLACIONI PËR PROKURIM PUBLIK DHE NVM-TË........................................................23 LEGJISLACIONI I BE-SË DHE NVM-TË ...............................................................................26 4. REZULTATET E HULUMTIMIT ..........................................................................................28 NVM-TË GJATË PROCESEVE TENDERUESE: MUNDËSITË DHE PENGESAT............................28 KAPACITETET E NVM-VE ..................................................................................................49 5. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME..................................................................................52 PËRFUNDIME......................................................................................................................52 REKOMANDIME..................................................................................................................57 BIBLIOGRAFIA .......................................................................................................................60 SHTOJCA 1: ANKETA (MOSTËR) .............................................................................................65 SHTOJCA 2: LISTA MË E HOLLËSISHME E TË ANKETUARVE.....................................................67
  • 6. 6 LISTA E TABELAVE Tabela 1: Statistikat e përgjithshme të anketuarve në bazë të planifikimit dhe realizimit FJALORI I TERMEVE AK Autoritete Kontraktuese AQP Agjencia Qendrore e Prokurimit BE Bashkimi Europian CEFTA Marrëveshja e Tregtisë së Lirë e Europës Qendrore DT Dosja e Tenderit € Euro FOL Lëvizja FOL GDP / PBB Prodhimi i Brendshëm Bruto IKAP Instituti Kosovar për Administratë Publike KDI Instituti Demokratik i Kosovës KE/EC Komisioni Europian KIESA Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë KRPP Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik LPP Ligji për Prokurimin Publik NMVM Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme (tutje NVM) NVM Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme OE Operator Ekonomik
  • 7. 7 OECD Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik OJQ Organizata Jo-Qeveritare OSHP Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik PP Prokurim publik R&D Hulumtim dhe Zhvillim RIINVEST Instituti RIINVEST SHBA Shtetet e Bashkuara të Amerikës TIK Teknika e Incidenteve Kritike
  • 8. 8 1. HYRJE Hulumtime të shumta tregojnë se në shumë vende të botës, institucionet shtetërore janë blerësit më të mëdhenj ose dominues të një game të gjerë mallrash e shërbimesh. Në të njëjtën kohë, ndërmarrjet e vogla e të mesme, përveç se janë gjeneratorë të punësimit përbëjnë përqindjen më të madhe të numrit të bizneseve. Sfidat e ndërmarrjeve të vogla e të mesme si blerës janë studiuar, megjithatë ka mungesë të hulumtimeve mbi sfidat që këto të fundit i hasin si furnizues (Karjalainen, K., Kemppainen, K., 2008). Këtu duhet përfshirë sidomos infrastrukturën ligjore, konkurrencën, apo edhe fenomenet e raportuara si transparencën, korrupsionin, llogaridhënien, e planifikimin e dobët. Këto sfida që i hasin ndërmarrjet e vogla e të mesme janë edhe më të theksuara në Republikën e Kosovës. 38.87 % apo 653,977,500 € e buxhetit total prej 1,682,486,849 € të parashikuar për vitin 2015, për mallra e shpenzime dhe për shpenzime kapitale (Gazeta Zyrtare 3/2015, Ligji nr. 05/L-001), duhet të shpenzohet përmes proceseve të prokurimit publik. Kjo e bën shtetin e Kosovës, përkatësisht institucionet e vendit, blerësin më të madh në vend. Në anën tjetër, më shumë se 99 % e ndërmarrjeve në Kosovë janë ndërmarrje të vogla e të mesme (Qeveria e Kosovës, Korrik 2011). Andaj, politikat shtetërore të Kosovës mbi prokurimin publik përveç se duhet të jenë në favor të efektivitetit të kostos që mbështetet edhe në legjislacionin e Bashkimit Europian, ato duhet të përkrahin përfshirjen e ndërmarrjeve të vogla e të mesme në proceset e prokurimit publik, duke iu krijuar qasje e kushte që edhe ato të jenë më konkurrente në tregun e prokurimit publik. Shqyrtimi i literaturës dhe hulumtimeve të deritanishme në këtë fushë prezantohen tek kapitulli i parë. Se si definohen NVM-të në legjislacionin kosovar, si legjislacioni për prokurimin publik në Kosovë i trajton këto subjekte dhe analizimi i legjislacionit të BE-së për këtë fushë do prezantohen në kapitullin e dytë. Në kapitullin e tretë prezantohen rezultatet e hulumtimit, të grupuara sipas çështjeve të ngritura, si dhe në kapitullin e fundit përmblidhen përfundimet dhe rekomandimet.
  • 9. 9 QËLLIMET E HULUMTIMIT Ky hulumtim ka për qëllim të analizojë raportin ndërmjet prokurimit publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme në Republikën e Kosovës. Me fokus të veçantë, do të tentojë: (i) të analizojë legjislacionin e Republikës së Kosovës për prokurimin publik nga aspekti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme; (ii) të identifikojë mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla e të mesme gjatë proceseve tenderuese; (iii) të analizojë kapacitetet e ndërmarrjeve të vogla e të mesme; dhe (iv) të nxjerrë përfundime dhe rekomandime për politika më efektive të prokurimit publik për ndërmarrjet e vogla e të mesme. METODOLOGJIA Në këtë hulumtim përdoren metoda të ndryshme për të arritur tek përgjigjet për çështjet e shtruara më lartë. Fillimisht, shqyrtohet literatura dhe hulumtimet e deritanishme, pastaj analizohet legjislacioni i Republikës së Kosovës – ligjet dhe aktet tjera nënligjore (sipas Gazetës Zyrtare të Republikës së Kosovës), si dhe shtjellohen publikimet e deritanishme të realizuara nga institucionet shtetërore dhe organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare. Meqenëse mungojnë teori të përgjithshme që shpjegojnë raportin ndërmjet prokurimit publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme, përvoja, opinionet dhe rekomandimet e grupeve të ndryshme të interesit janë vlerësuar më se të nevojshme. Andaj, në fillim është synuar që të anketohen 26 subjekte apo individë të ndryshëm: 10 udhëheqës të Ndërmarrjeve të Vogla e të Mesme që kanë marrë pjesë në proceset tenderuese publike (përzgjedhur dhe bazuar në Arkivin elektronik të njoftimeve të Komisionit Rregullativ të
  • 10. 10 Prokurimit Publik1 ), 5 zyrtarë të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese të institucioneve të niveleve të ndryshme (institucione qeveritare, agjenci të pavarura, komuna), 4 zyrtarë të institucioneve të prokurimit publik (nga 1 nga secila: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Organi Shqyrtues i Prokurimit, Agjencia Qendrore e Prokurimit, Instituti i Kosovës për Administratë Publike), 2 zyrtarë të organizatave joqeveritare vendore e ndërkombëtare, 3 zyrtarë të odave ekonomike e shoqatave të bizneseve, si dhe 2 ekspertë të fushës. Janë kontaktuar përmes postës elektronike, takimeve të drejtpërdrejta apo telefonit 42 subjekte apo individë të ndryshëm që të plotësojnë Anketën apo të intervistohen gjatë bashkëbisedimit. Deri më 31 dhjetor 2015 janë anketuar apo pranuar përmes postës elektronike gjithsej 20 Anketa: 7 nga Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme; 3 zyrtarë të prokurimit publik; 2 nga institucionet e prokurimit publik; 2 nga OJQ-të; 3 nga Odat Ekonomike dhe shoqatat e biznesit; si dhe nga 3 ekspertë: dy vendorë e një ndërkombëtar. Shih tabelën në vijim për statistikat e përgjithshme ose Shtojcën 2 për më shumë hollësi, në lidhje me pjesëmarrësit. Tabela 1: Statistikat e përgjithshme të anketuarve në bazë të planifikimit dhe realizimit Grupi Të anketuarit Planifikuar Realizuar Pakryer Të kontaktuar I NMVM 10 7 3 15 II Zyrtarë te prokurimit në Autoritete Kontraktuese të niveleve të ndryshme 5 3 2 11 III Institucionet e prokurimit publik 4 2 2 4 IV Zyrtarë të OJQ-ve 2 2 0 4 V Odat ekonomike / shoqata të biznesit 3 3 0 5 VI Ekspertë të fushës së prokurimit publik 2 3 -1 3 Gjithsej 26 20 6 42 1 Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Arkiva e Njoftimeve në uebfaqen: http://krpp.rks-gov.net/
  • 11. 11 Për analizimin e rezultateve, në rastet kur kemi pasur të bëjmë me individë që kanë qenë drejtpërsëdrejti të përfshirë në proceset e tenderimit, është përdorur Teknika e Incidenteve Kritike (TIK) e John C. Flanagan2 . Kjo teknikë që përdoret në hulumtime cilësore, ofron një qasje praktike në mbledhjen dhe analizimin e informatave për aktivitetet njerëzore dhe zbërthimin e domethënies së këtyre informatave për njerëzit e përfshirë, përkatësisht grupet e interesit. Pra, kjo teknikë na ka mundësuar identifikimin e përvojave të të anketuarve, që më pas të bëhen rekomandime konkrete për përmirësimin e gjendjes praktike. 2 Hughes, Hilary and Williamson, Kirsty and Lloyd, Annemaree (2007): Critical incident technique. In: Lipu, Suzanne, (ed) Exploring methods in information literacy research. Topics in Australasian Library and Information Studies, Number 28 . Centre for Infromation Studies, Charles Sturt University, Wagga Wagga, N.S.W., pp. 49-66. http://eprints.qut.edu.au/17545/1/17545.pdf DHE Flanagan, C. John (korrik 1954): The Chritical Incident Technique, Psychological Bulletin, Vol. 51, no. 4, American Institute for Research and University of Pittsburgh. https://books.apa.org/pubs/databases/psycinfo/cit-article.pdf
  • 12. 12 2. SHQYRTIMI I LITERATURËS DHE HULUMTIMEVE TË DERITANISHME Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë shumë rëndësi në zhvillim ekonomik të një vendi për shkak se kontribuojnë në shumë aspekte, duke përfshirë ngritjen e konkurrencës, inovacionet, rritjen e punësimeve. Në shumë vende, posaçërisht në ato në zhvillim, blerjet më të mëdha bëhen nga institucionet shtetërore. Analizimi i raportit ndërmjet prokurimit publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme është edhe qëllimi i këtij shqyrtimi të literaturës dhe hulumtimeve. Me fokus të veçantë, do të tentoj të identifikoj dhe analizoj mundësitë dhe pengesat që u krijohen ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në proceset tenderuese në literaturë dhe hulumtime të ndryshme. Fillimisht, duhet nënvizuar se mungojnë teori të përgjithshme që shpjegojnë raportin ndërmjet prokurimit publik dhe NVM-ve. Megjithatë, të gjitha hulumtimet dhe shkrimet e përfshira në këtë shqyrtim literature, edhe pse në mënyra dhe me propozime të ndryshme, avokojnë për përfshirjen më të madhe të NVM-ve në proceset tenderuese. Perry, C. (2012) në një artikull me rëndësi nënvizon rolin e rëndësishëm që NVM-të mund ta kenë në prokurimin publik sidomos në aspektin e inovacionit, ngritjes së konkurrencës si dhe në strategjitë ekonomike. Edhe Walker dhe Preus (2006) analizojnë të gjeturat e tyre duke u ndalur tek mundësitë për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm përmes prokurimit publik duke u furnizuar prej NVM-ve. Ata argumentojnë se prokurimi publik me burim NVM-të ndikon në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomive lokale apo rajonale, dhe ndihmon posaçërisht në krijimin e qasjes së partneritetit. Autorët Lindskog, H., Brege, S. dhe Brehmer, P.-O. (2012) argumentojnë se NVM-të që të jenë tenderuese për kontrata qeveritare si dhe agjencitë publike që të zgjedhin NVM-të si furnitorë mund të ketë pasoja të konsiderueshme – si pozitive ashtu edhe negative. Ata vlerësojnë që për të qenë furnitor për sektorin publik nënkupton njohje e procedurave si dhe mund të jetë nxitje për kontrata të reja. Për autoritetet kontraktuese mund të nënkuptojë marrjen e zgjidhjeve inovative me kosto të ulët. Por gjithashtu mund të jetë e rrezikshme si për NVM-të ashtu edhe për autoritetet kontraktuese, sepse duke e zgjedhur një NVM pa
  • 13. 13 dokumente dëshmuese për të kaluarën mund ta vendosë autoritetin kontraktues në situatën e mos përmbushjes së obligimeve të saja drejt publikut të përgjithshëm dhe për NVM-në të shkojë në falimentim. Raporti ndërmjet prokurimit publik dhe zhvillimit është nënvizuar edhe në publikime të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatës Botërore të Tregtisë. Në një shkrim mbi këtë temë Wittig (2003) e përkufizon prokurimin publik si një proces biznesor brenda një sistemi politik, duke vlerësuar se dështimi në balancimin e duhur të këtyre elementeve mund të çojë në përpjekje të humbura dhe në rezultate të dobëta të zhvillimit. Aty nënvizohet rëndësia e përfshirjes së NVM-ve në proceset tenderuese të shteteve, dhe në këtë mënyrë të kontribuohet në agjendën e zhvillimit. Ky artikull prezanton të gjeturat se NVM-të janë minimalisht të prezantuara në tendera, dhe u bënë thirrje shtete që të hartojnë politika që mundësojnë dhe stimulojnë përfshirjen e NVM-ve në proceset tenderuese. Në të njëjtin artikull identifikohen problemet që shtete të ndryshme në botë i kanë me procedurat e prokurimit, që pengojnë qasjen e NVM-ve. Këtu përmenden mostrajtimi ose trajnimi i dobët i forcës punuese, llogaridhënie joadekuate për vendimet qeveritare, mungesa e transparencës në proceset prokuruese, pak ose aspak informata në lidhje me rezultatet për transaksione për prokurime të caktuara, ndikimi i burokracisë duke iu dhënë tenderë firmave të favorizuara duke mos u bazuar në kriteret paraprake, e të tjera. Sipas Kaidalov, M.V. dhe Snider, K. F. (2011), në një studim për raportin e NVM-ve dhe proceset e prokurimit publik në SHBA dhe BE, vlerëson se progresi në arritjen e qëllimeve për pjesëmarrjen e NVM-ve në proceset tenderuese mbetet i pakapshëm në të dyja anët e Atlantikut. Në Poloni, sipas Kornecki, J. (2011), pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik është e pamjaftueshme në raport me potencialet ekonomike ekzistuese të tyre. Vetëm një në tre NVM është përpjekur për të hyrë në kontrata në korniza të prokurimit publik. Për më tepër, ndër to që ende nuk kanë interes të hyjnë në prokurim publik deri më tani, më shumë se 50 % e tyre ende nuk e kanë këtë qëllim. Çdo e katërta firmë prej atyre që janë përpjekur të hyjnë në prokurimin publik ka deklaruar se e ka fituar së paku një tender. NVM-të janë
  • 14. 14 më të suksesshme në fitimin e tenderëve në shërbime, dhe më pak në tregti. Këto të gjetura tregojnë trend negativ në rritje të pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset e prokurimit publik. Në anën tjetër, në një shtet në zhvillim si Uganda, sipas Allen, B. A. dhe Ssennoga, F. (2008), firmat e vogla e të mesme ballafaqohen në nivele të ndryshme për të përmirësuar produktet e tyre, ngritjen e nivelit të përformancës së punëtorëve, dhe përkthimi i potencialeve të tyre në oferta të suksesshme. Këtu problemet kryesore lidhen me çmimet e larta të prodhimit. Edhe në Gjermani, sipas Sarter, E. K.; Fuchs, S. dhe Detlef, S. (2014), sfida të NVM-ve janë tenderët e shkallës së madhe, kufizime administrative, si dhe mungesa e informacionit. Për më tepër, shqetësim i gjatë në legjislacionin e Gjermanisë është promovimi i pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset tenderuese. Në një artikull me ndikim, Morand, P.-H. (2003) tregon se si agjencitë qeveritare të blerjes (tutje autoritetet kontraktuese) në mënyrë të pashmangshme – edhe pse pa dashje, i diskriminojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, në interes të efikasitetit administrativ dhe në kërkim të blerjes në mënyrë ekonomike. Ai thotë se kjo ndodh për shkak se autoritetet kontraktuese kanë tendencë për të blerë në sasi më të mëdha në të njëjtën kohë, dhe shpesh përmes proceseve tenderuese përzgjedhëse. Mirëpo, në të njëjtin artikull autori argumenton se qeveritë duhet të promovojnë NVM-të për shkak të përfitimeve që rrjedhin nga to në krahasim me ndërmarrjet e mëdha në aspektin e krijimit të vendeve të punës, efikasitetit dhe rritjes. Morand në këtë artikull ka analizuar procedurat e prokurimit publik, duke prezantuar mënyrën se si NVM-të mund të marrin pjesë në procese tenderuese, dhe atë duke i ndarë tenderët në pjesë (tutje llote) gjë që sipas autorit ndikon në rritjen e konkurrencës ndërmjet ndërmarrjeve të vogla dhe më të mëdha. Në fakt, autori anon kah alternativa e dhënies së tenderëve NVM-ve, në barrë të shpenzimeve më të larta të blerjeve publike, përkatësisht taksapaguesve, por në favor të rritjes së punësimit.
  • 15. 15 Jurcik, R. (2013) argumenton se legjislacioni aktual i BE-së nuk është miqësor për NVM- të: kontratat publike janë të rregulluara nga direktiva që përmbajnë qëllime të përgjithshme, ndërkaq secili shtet ka legjislacion të ndryshëm për këtë çështje. Për më tepër, aty nënvizohet se si Më shumë se 98 % e kontratave në BE u jepen firmave vendore, ndërkaq më shumë se 50 % prej tyre janë firma të mëdha. Në këtë artikull autori sugjeron që të ulen çështjet administrative në prokurim, të ulen shpenzimet në hartimin e ofertave, kërkesat që përcaktohen nga Autoritetet Kontraktuese të formulohen dhe të caktohen në atë mënyrë që të jenë të arritshme për NVM-të, dhe të ndalohet dhënia e kontratave firmave që nuk u dihen pronarët dhe që nuk i paguajnë nënkontraktuesit. Ndërkaq, GHK (2010) identifikon faktorët kryesorë që ndikojnë në qasjen e NVM-ve në prokurimin publik, si rritjen e prokurimit publik në njërën anë dhe presionin mbi resurset e autoriteteve kontraktuese që qon tek preferencat për kontrata më të mëdha që nënkuptojnë dokumente tenderuese më të dobëta dhe dhënia e kontratave në bazë të çmimeve se sa në bazë të cilësisë, ku të dyja këto raste ka më shumë gjasa të jenë në favor të tenderuesve më të mëdhenj dhe me më shumë përvojë, që nënkupton jo në favor të NVM-ve. Se si praktikat e “mira” të blerjes mund të kenë rezultate të “këqija” – pasoja të paqëllimshme që janë posaçërisht të dëmshme për NVM-të, nënvizohen në artikullin e Surtees, J.; Knight, L. dhe Shipton, H. (2014). Aty ceket se NVM-të ballafaqohen me sfida të pabarabarta kur iu shesin sektorit publik, dhe këto sfida posaçërisht janë të lidhura ngushtë me produktet inovative, duke pasur parasysh rëndësinë që ka inovacioni në stabilitetin ekonomik të një shërbimi shëndetësor të financuar nga publiku. Por, këtu duhet marrë parasysh sa vështirë është për të gjitha firmat, por posaçërisht për NVM-të, për të pasur qasje në njerëzit dhe burimet e duhura brenda sektorit të shëndetësisë për të përkrahur fazat e ndryshme të ciklit të inovacionit. Wert (2012) nënvizon 5 vështirësi që njerëzit e prokurimit publik në Angli i hasin kur blejnë nga NVM-të: vendosja e stimujve të gabuar; ka mungesë të njohurive dhe aftësive rreth zhvillimeve të teknologjisë, inovacioneve dhe tregjeve mbarëbotërore; ka mungesë në strategji që radhitë prokurimin publik me objektivat e politikave publike dhe Hulumtim e
  • 16. 16 Zhvillim (R&D); kërkesa është e copëtuar; dhe është shumë e vështirë për NVM-të inovative të përfshihen në prokurimin publik si furnitorë. Edhe Perry, C. (2011) nënvizon sfidat që NVM-të ballafaqohen në Irlandën e Veriut në qasjen në mundësitë e prokurimit publik. Mungesa e vetëdijes apo informatës mbi mundësitë, sfidat në përdorimin e sistemeve/kornizave, probleme me kapacitetet si dhe perceptimi mbi kompleksitetin e proceseve prokuruese, janë disa nga sfidat e përmendura. Për tu ballafaquar këtyre sfidave, autori avokon për thjeshtëzimin e proceseve të prokurimit, ndarjen e kontratave të mëdha në llote, caktimin e kërkesave që janë proporcionale me madhësinë e kontratave, dhe ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve. Përveç ndarjes së tenderëve nëpër llote, janë propozuar edhe zgjidhje të tjera që janë në favor të NVM-ve. Në një artikull për modelet biznesore për tregjet elektronike, Komisioni Europian me autor Timmers, P. (1998) vlerëson se blerjet elektronike përkatësisht prokurimi elektronik për shkak të uljes së kostove dhe ruajtjes së kohës së zgjatjes së procedurave, është më i favorshëm për NVM-të. Megjithatë, këto nuk janë faktorët e vetëm që përcaktojnë nëse një punë apo shërbim mund të kryhet nga ndërmarrjet e vogla. Aspektet teknike që në dukje mund të jenë të parëndësishme janë po aq qenësore. Në një artikull për atë se si NVM-të e shohin prokurimin publik në BE dhe Suedi, Andersson, C. (2002) përmend aspekte se si tenderët janë të shkruara dobët me specifikimet e kërkesave të përsëritura, me përdorimin e tepërt të shkurtesave pa sqarime shtesë, dhe me specifikime të përdorura për produkte të ndryshme pa i përshtatur ato për produkte të caktuara. Autorët Gitari, M. W. Dhe Kabare, K. (2014) në një artikull që analizon faktorët që ndikojnë në qasjen në mundësitë e prokurimit për NVM-të në Keni gjen se zyrtarët e prokurimit publik në këtë shtet kanë njohuri të limituara në krahasim me pritjet. Në këtë hulumtim ata erdhën në përfundim se zyrtarët e prokurimit publik kurrë nuk ishin trajnuar për mënyrat formale dhe metodat miqësore për pjesëmarrjen e NVM-ve në proceset tenderuese.
  • 17. 17 Në anën tjetër, autori Andersson, C. (2002) vlerëson se edhe NVM-të nuk i kanë njohuritë e kërkuara për të hyrë në tregun e prokurimit publik. Megjithatë, ai avokon për atë se do të ishte më efikase që të ndërrohen proceset e prokurimit publik se sa të trajnohen e edukohen 18 milionë NVM ekzistuese në BE. Por, edhe për ndryshimet ligjore do të duhej të trajnoheshin zyrtarët e prokurimit, sikurse ishte problemi në Keni i gjetur në paragrafin sipër. Por, edhe vetë dhënia e mundësisë për qasje të NVM-ve në tenderë publikë bartë me vete aspekte të tjera. Autori McCruden, Ch. (2004) përmend një numër çështjesh që kanë të bëjnë me përdorimin e prokurimit publik si një mjet të rregullimit social, duke nënvizuar çështjen e “kushteve” ndër shekuj si në Europë ashtu edhe në Amerikën Veriore dhe duke sjellë përpara termin “prokurimi i qëndrueshëm” që ka të bëjë me zhvillimin e qëndrueshëm dhe çështjet e mjedisit. Por, për të arritur këto qëllime, disa rezultate në shkrimin e Walker, H. dhe Brammer, S. (2007) tregojnë se në Britaninë e Madhe autoritetet kontraktuese vënë një theks veçanërisht të fortë në blerjen nga furnizuesit lokalë dhe më të vegjël. Këto të gjetura tregojnë se mbase NVM-të janë më konkurruese se ndërmarrjet më të mëdha në aspektin e ofrimit të produkteve me karakteristika më specifike. Në një shkrim me ndikim të autorit Loader, K. (2012), kritikohet qeveria e Mbretërisë së Bashkuar për vonesa në krijimin e lehtësirave, përkatësisht mos heqjen e barrierave, për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të marrë pjesë në blerjet publike. Në këtë artikull autori kritikon zinxhirin e sistemit me theks të veçantë zyrtarët publikë të prokurimit, për atë se kanë mungesë të “prioriteteve dhe objektivave të qarta” dhe në këtë mënyrë po e pengojnë zhvillimin. Veprimet e britanikeve mund të arsyetohen me faktin se ata mendojnë më tepër se si shfrytëzohet paraja publike, dhe më pak i kushtojnë vëmendje rritjes së punësimit, që edhe ashtu është mjaftë i lartë (niveli i papunësisë në shkurt 2015 ishte 5.4 %3 ). 3 Eurostat (qershor 2015): Normat e papunësisë për prill 2015. http://ec.europa.eu/eurostat/statistics- explained/index.php/File:Unemployment_rates,_seasonally_adjusted,_April_2015.png
  • 18. 18 Nga një shkrim i mëhershëm i të njëjtit autor, Loader, K. (2007), megjithatë mund të kuptohet frustrimi i autorit. Aty thuhet se edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e edhe firmat e vogla në vitin 2007 patën besuar se prokurimi i sektorit publik është një mënyrë e mirë për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe që edhe mund të rezultojë në përmirësimin e dhënies së shërbimeve. Edhe në këtë artikull autori nënvizon mungesën e politikave zyrtare e formale që inkurajojnë përdorimin e NVM-ve si furnizues si dhe për faktin që edhe pse zyrtarët e prokurimit donin të bënin biznes me NVM-të, qëllimi parimor i tyre ishte arritja e vlerës për para. Këto veprime të zyrtarëve dhe politikave nuk janë sinjale të mira për NVM- të, për të mos thënë dekurajuese, për të marrë pjesë në proceset tenderuese publike. Në këtë artikull autori shpjegon më thellë aspektin e vlerës për paratë e shpenzuara. Ai thotë se nëse vlera për para interpretohet gjerësisht për të përfshirë kritere më të gjera përtej kostos dhe cilësisë, atëherë firmat e vogla dhe sidomos lokale mund të kenë mundësinë të përdorin forcat e tyre relative sikurse janë reagimi i shpejtë dhe fleksibiliteti. Mbase, praktikat kanë treguar që këto përparësi të vlefshme të NVM-ve nuk merren shumë për bazë për disa produkte e shërbime. Në një artikull të Komisionit Europian nënvizohet se si politika e prokurimit publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e orientuar në ndihmën për bizneset e vogla apo bizneset e udhëhequra nga gratë apo grupet minoritare. Aty shkruhet se si në këtë shtet trajtim preferencial – diskriminim pozitiv – kanë bizneset e vogla në proceset tenderuese sidomos në fushën e Hulumtimit dhe Zhvillimit: “2.5 % e të gjitha aktiviteteve të prokurimit në Hulumtim dhe Zhvillim (R&D) duhet të rezervohet për bizneset e vogla”. Aty po ashtu nënvizohet se si bizneset e vogla prodhojnë një pjesë të theksuar të inovacionit, duke qenë motorët e ndryshimeve teknologjike të ditëve të sotme, sidomos në aspektin e ideve të reja. Në këtë artikull thuhet se pengesë për NVM-të shpeshherë bëhen kushtet e paracaktuara që kanë të bëjnë me koncentrimin e proceseve në tregje të caktuara, që nënkupton mungesën e kapaciteteve dhe resurseve të NVM-ve. Në këto raste, autorët argumentojnë se, me mospërfshirjen në proceset tenderuese të NVM-ve – e posaçërisht atyre inovative, për
  • 19. 19 pasojë zyrtarët e prokurimit dhe procesi i prokurimit në përgjithësi do të kishin humbje të mundësive dhe resurseve, dhe me siguri edhe të vlerës së projektit. Edhe këto argumente janë në favor të asaj që më mirë do të ishte që tenderët të ndahen në llote, që NVM-të të kenë qasje dhe mundësi për të marrë pjesë, përkatësisht konkurruar. Një tjetër aspekt shumë interesant dhe gjithashtu shumë i rëndësishëm, që ceket në të njëjtin artikull, ka të bëjë me mënyrën se si vlerësohen projektet, pra pesha e vlerësimit. Autorët në këtë publikim argumentojnë se mënyra se si vlerësohen projektet mund të ofrojë një mjedis favorizues për NVM-të. Për këtë aspekt kanë shkruar edhe Virage e të tjerë (2005) të cilët prezantuan termin “Vlerësimi i Kostos së Jetës (Life Cost Assessment LCA)” që nënkupton marrjen parasysh edhe të kostove të tjera përveç çmimit të blerjes së një produkti, pra kostot e shkaktuara përgjatë gjithë jetëgjatësisë së produktit, duke përfshirë përdorimin e energjisë, mirëmbajtjen, etj. Ata argumentojnë se edhe pse në fillim çmimi i produktit apo shërbimeve që blihen mund të jetë më i lartë, në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë në fakt çmimi i këtyre produkteve/shërbimeve është më i leverdishëm. Prandaj, zyrtarët e prokurimit dhe agjencitë kontraktuese duhet të marrin në konsideratë edhe këtë fakt, kur planifikojnë prokurimet publike, dhe jo gjithmonë të shikojnë vetëm çmimin më të ulët. Në fund, këto artikuj nënvizojnë sidomos rolin e NVM-ve në aspektin e inovacionit, ngritjes së konkurrencës, reagimin e shpejtë, fleksibilitetin, efikasitetin, mundësitë për nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm sidomos të ekonomive lokale e rajonale, arritjen e qëllimeve strategjike të ekonomisë, si dhe në krijimin e qasjes së partneritetit. Hulumtimet gjithashtu kanë mundësuar prezantimin e disa të gjeturave rreth raportit të ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe prokurimit publik. Për shembull, në Poloni, pjesëmarrja e NVM-ve në tregun e prokurimit publik është e pamjaftueshme në raport me potencialet ekonomike ekzistuese të tyre. Në po të njëjtin shtet nënvizohet trend negativ e në rritje i pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset e prokurimit publik. Në Gjermani, promovimi i pjesëmarrjes së NVM-ve në proceset tenderuese është në nivel jo të dëshirueshëm si nga legjislacioni ashtu edhe në praktikë. Gjetje tjetër është se edhe
  • 20. 20 legjislacioni aktual i BE-së nuk është miqësor për NVM-të: kontratat publike janë të rregulluara nga direktiva që përmbajnë qëllime të përgjithshme, ndërkaq secili shtet ka legjislacion të ndryshëm për këtë çështje. Në Keni, dhe në shumë vende tjera, zyrtarët e prokurimit publik kanë njohuri të limituara në krahasim me pritjet. Artikujt kanë identifikuar një numër pengesash për NVM-të në proceset tenderuese. Autoritetet kontraktuese dhe organet tjera vendimmarrëse janë karakterizuar me llogaridhënie joadekuate për vendimet e tyre, mungesë të transparencës dhe informacionit, pak ose aspak informata në lidhje me rezultatet për transaksione për prokurime të caktuara, ndikim të burokracisë duke iu dhënë tenderë firmave të favorizuara pa kritere paraprake, tenderë te shkallës së madhe, kufizime administrative, diskriminimi i NVM-ve në interes të efikasitetit administrativ dhe në kërkim të blerjes në mënyrë ekonomike, tendenca për të blerë në sasi më të mëdha përmes proceseve tenderuese përzgjedhëse, dhënia e kontratave në bazë të çmimeve e jo në bazë të cilësisë, perceptimi i gabuar për NVM-të nga zyrtarët e prokurimit (rasti në Angli), tenderë të shkruar dobët e me specifikime të përdorura për produkte të ndryshme pa i përshtatur ato për produkte të caktuara, mënyra e vlerësimit të projekteve përkatësisht pesha e vlerësimit. Këto mangësi tregojnë për mungesën e politikave zyrtare e formale që inkurajojnë përdorimin e NVM-ve si furnitorë. Në anën tjetër, edhe NVM-të i kanë problemet e tyre të brendshme në këto procese. Shumë prej tyre i perceptojnë proceset tenderuese si komplekse dhe nuk fillojnë fare procedurat. Kjo ndoshta për shkak se ato nuk i kanë njohuritë e kërkuara për të hyrë në tregun e prokurimit publik. Autorët për këtë gjendje gishtin e vënë kah politikëbërësit, por edhe kah zyrtarët e prokurimit publik, që shpeshherë tentojnë që të thjeshtësojnë procedurat e prokurimit publik, në barrë të NVM-ve, për shkak se procedurat më të komplikuara do të nënkuptojnë shtimin e vëllimit të punëve për ta. Megjithatë, janë propozuar edhe hapa të veçantë në krijimin e hapësirave dhe lehtësimeve për NVM-të. Këtu mund të përmendet ndarja e vlerës së tenderëve në pjesë (llote). Në lidhje me këtë, autorët argumentojnë se NVM-të edhe ashtu nënkontraktohen nga bizneset e
  • 21. 21 mëdha për të kryer të njëjtat punë, por fitojnë më pak për shkak të përqindjes që e merr firma e madhe, andaj pse mos të ju jepet qasje e drejtpërdrejtë NVM-ve. Autorët gjithashtu kanë avokuar për uljen e çështjeve administrative në prokurim, uljen e shpenzimeve në hartimin e ofertave, kërkesat që përcaktohen nga Autoritetet Kontraktuese të formulohen dhe të caktohen në atë mënyrë që të jenë të arritshme për NVM-të, për thjeshtëzimin e proceseve të prokurimit, ngritjen e kapaciteteve të NVM-ve, dhe për ndalimin e dhënies së kontratave firmave që nuk u dihen pronarët dhe që nuk i paguajnë nënkontraktuesit. Edhe prokurimi dhe blerjet publike elektronike janë identifikuar të jenë në favor të NVM- ve në procesin e prokurimit publik, sepse ulin kostot dhe ruajnë kohën e procedurave. Aspekte të tjera përfshijnë promovimin e blerjes nga firma vendore e rajonale - të cilat mund të jenë më konkurrente dhe fleksibile se firmat e mëdha për sektorë të caktuar, si dhe vlerësimi i ofertave të cilat vijnë nga firma me pronarë grupe të caktuara të shoqërisë, p.sh. gratë, pakicat kombëtare apo të tjera. Rezultatet tregojnë se ka mungesë të hulumtimeve e shkrimeve në këtë fushë, pra në analizimin e raportit ndërmjet prokurimit publik dhe ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Megjithatë, mund të përfundojmë se literatura dhe hulumtimet e deritanishme na çojnë drejtë asaj që ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme duhet tu jepet hapësirë në procedurat e prokurimit publik. Se prokurimi publik mund të ndikojë në zhvillimin e një vendi, përmes përkrahjes së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, është i pa diskutueshëm. Por, këtu duhet identifikuar problemet dhe duhet të gjinden format që të maksimizohen fitimet si për ndërmarrjet e vogla e të mesme ashtu edhe për tërë shoqërinë.
  • 22. 22 3. ANALIZA E LEGJISLACIONIT Në këtë kapitull do të prezantohen të gjetura nga analiza e legjislacionit themelor dhe sekondar për prokurimin publik në Republikën e Kosovës nga aspekti i ndërmarrjeve të vogla e të mesme. Fillimisht do të prezantohet si definohen ndërmarrjet e vogla e të mesme në legjislacionin e Republikës së Kosovës, e pastaj do të paraqitet si legjislacioni për prokurimin publik i trajton këto subjekte – ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në fund do të analizohet edhe legjislacioni i BE-së për këtë fushë, duke marrë parasysh agjendën europiane të Kosovës dhe përputhshmërinë që legjislacioni vendas duhet ta ketë me atë të BE-së. PËRKUFIZIMI I NVM-VE NË LEGJISLACIONIN KOSOVAR Në lidhje me përcaktimin e termit “Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” apo “NVM”, në fillim merreshin për bazë dy kritere që legjislacioni kosovar i përdorte për të përcaktuar dallimin në mes të ndërmarrjeve të ndryshme 4 : përkatësisht numrin e të punësuarve dhe qarkullimin total në vit. Me plotësim-ndryshimin, tani legjislacioni kosovar5 merr parasysh vetëm numrin e të punësuarve, si dhe ka bërë edhe një ndarje të re nga “NVM” në “NMVM” përkatësisht “Ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme”: - Mikro-ndërmarrja e cila duhet të ketë të punësuar deri në nëntë (9) punëtorë, - Ndërmarrja e vogël me të punësuar prej dhjetë (10) deri në dyzetenëntë (49) punëtorë, dhe - Ndërmarrja e mesme me të punësuar prej pesëdhjetë (50) deri në dyqindedyzetenëntë (249) punëtorë. 4 Ligji Nr. 02/L-5 për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nenet 4.2. dhe 4.3. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 1 nëntor 2006 (Viti I, Nr. 6). http://gzk.rks- gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2416 5 Ligji Nr. 03/L-031 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-5 për Mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, Neni 3. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës më 25 nëntor 2008 (Viti III, Nr. 42). http://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2596
  • 23. 23 Në fakt ndarja e re në tre grupe është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian. Megjithatë, BE6 ende e përdor si kriter qarkullimin total vjetor ose / dhe bilancin e gjendjes së përgjithshme. LEGJISLACIONI PËR PROKURIM PUBLIK DHE NVM-TË Blerjet me paranë publike në Republikën e Kosovës menaxhohen dhe rregullohen me Ligjin Nr. 04/L-042 për Prokurimin publik në Republikë e Kosovës7 të vitit 2011 i plotësuar e ndryshuar në vitin 20148 , dhe me një numër Udhëzimesh Administrative të hartuara nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik9 (tutje KRPP). Legjislacioni për prokurimin publik, të gjitha ndërmarrjeve jo-publike pa marrë parasysh karakteristikave të tyre, iu referohet ose me termin “ofertues” ose “Operator Ekonomik”. Ky përshkrim nuk bënë dallime ndërmjet ndërmarrjeve për shembull mikro dhe të mëdha, pra nuk i ndanë ato në bazë të numrit të punëtorëve për ti klasifikuar në NMVM+M, apo në bazë të qarkullimit të tyre vjetor. Kjo çështje madje çimentohet e specifikohet me nenin 7 e të veçantë në ligj për “Barazinë në trajtim / Jo-diskriminimi”. E vetmja ndarje që është bërë së fundmi me plotësimin dhe ndryshimin e ligjit, ka të bëjë me prejardhjen e ofertuesve përkatësisht “vendore” apo “jo-vendore”10 , por nuk i ndanë ato në baza të tjera për shembull në bazë të numrit të punëtorëve për ti klasifikuar në NMVM, apo në bazë të qarkullimit të tyre vjetor, edhe pse qarkullimi vjetor mund të vendoset si kriter apo specifikacion në Dosjen e Tenderit. 6 Rekomandimi Nr. 2003/361/EC i Komisionit të BE-së i 6 majit 2003 në lidhje me përkufizimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Europian më 20 maj 2003 (L 124, 36). http://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:32003H0361&from=EN 7 Ligji Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 18 më 19 shtator 2011. 8 Ligji Nr. 04/L-237 për Plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. Publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës nr. 25 më 17 prill 2014. 9 Uebfaqja e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), seksioni Legjislacioni. http://krpp.rks- gov.net/Default.aspx?PID=Legislation&LID=1&PPRCMenu_OpenNode=61 10 Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2015 për Prioritetin e ofertuesvevendor (neni 60A i Ligjit Nr. 04/L-237 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin publik): http://krpp.rks- gov.net/krpp/PageFiles/File/Udhezimet%20Adminis%202015/UA%201%202015%20per%20Prioritetin%20e %20ofertuesve%20vendor.pdf
  • 24. 24 Përveç pengesës së prezantuar më lartë që pamundëson përkrahjen e NMVM-ve nga blerjet me fondet publike, ekzistojnë edhe një numër mangësi të tjera në legjislacion që ndalojnë mbështetjen e tyre apo në forma të tjera ia pamundësojnë garën me ndërmarrje të tjera të mëdha dhe jo-vendore me përvojë më të madhe. Me këtë rast, neni 9 për Planifikimin e Prokurimit vjetor, ndonëse mund të ketë logjikë ekonomike, i përjashton nga pjesëmarrja ndërmarrjet NMVM. Kjo për faktin se këto ndërmarrje nuk kanë kapacitete të mjaftueshme si njerëzore ashtu edhe financiare për të ofruar produkte dhe shërbime me shumicë dhe nuk mund të garojnë me çmim në krahasim me ndërmarrjet e mëdha. Një pengesë tjetër ka të bëjë me nenin 27, përkatësisht me Dosjen e Tenderit, pra specifikimet teknike. Përveç se kërkohen dokumente të shumta për aplikim për tender dhe kjo kërkon angazhim të veçantë dhe të kushtueshëm, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nuk kanë kapacitete të punësojnë persona shtesë që e njohin mirë fushën e prokurimit publik dhe të përgatisin dokumentacionin në mënyrën e kërkuar nga Autoritetet Kontraktuese. Në shumicën e rasteve, NMVM-të duke parë kërkesat administrative, as nuk marrin pjesë fare në proceset tenderuese, edhe pse mund të jenë konkurruese. Mos pjesëmarrja e tyre në proceset tenderuese ka të bëjë edhe me faktin se shumica e njoftimeve (përveç Njoftimeve për Kuotimin e Çmimit) publikohen në uebfaqen e KRPP-së, e që lidhet përsëri me ekspertin apo punëtorin që duhet ti ndjek këto njoftime e që NMVM-të në shumicën e rasteve nuk kanë mundësi ta kenë. Në lidhje me procedurat e prokurimit publik, disa nga to gjithashtu mund të jenë pengesë për NMVM-të. Për shembull, neni 36 “Procedura për Kuotimin e Çmimit”, përfshinë Kontratat me vlerë minimale (deri në 1,000 Euro) dhe Kontratat me vlerë të vogël (nga 1,.000 Euro deri në 10,000 Euro). Kjo procedurë është shumë jo-transparente sepse Kuotimet e Çmimeve nuk kërkohet të publikohen në uebfaqen e KRPP-së që nënkupton se Autoriteti Kontraktues përkatësisht Zyrtarët e prokurimit janë të pavarur ti përzgjedhin ofertuesit dhe ti dërgojnë së paku 3 ofertuesve që ata vetë i vlerësojnë kërkesë me shkrim për Kuotimin e Çmimeve. Sa është e mirë kjo procedurë për NVMV-të njëkohësisht është
  • 25. 25 edhe e keqe, për shkak se nuk është gjithëpërfshirëse, pra nuk është publike që të gjithë ofertuesit të mund të informohen dhe të marrin pjesë. Aspekt tjetër që nuk është në favor të NMVM-ve është edhe Neni 60 për Kriteret për dhënien e kontratës, përkatësisht kriteri që përdoret më së shumti nga institucionet e Kosovës pika 1.1.: “tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët”. Fillimisht, ky kriter përdoret më së shumti nga institucionet e shtetit për shkak se zyrtarët mund të gabojnë më pak gjatë zbatimit të procedurave dhe legjislacionit për prokurimin publik, pra kërkohet më pak punë në zbatimin e këtij kriteri dhe kjo lidhet edhe me kapacitetet përkatësisht numrin jo të mjaftueshëm të zyrtarëve të prokurimit në Autoritetet Kontraktuese. Ky kriter iu pamundëson NMVM-ve të konkurrojnë me përparësitë e tjera që mund ti kenë në krahasim me ndërmarrjet e mëdha, duke përfshirë këtu lokacionin, fleksibilitetin në përgatitjen apo dorëzimin e produktit apo shërbimit të kërkuar, afatin kohor të dorëzimit të punës apo shërbimit, e të tjerë. Një aspekt pengues për NMVM-të është edhe ekzistimi i Autoritetit Qendror të Prokurimit (tutje AQP) i cili si organ i prokurimit publik brenda Ministrisë së Financave ka për detyrë të zhvillojë prokurime të përbashkëta për Autoritetet Kontraktuese. Pra, kjo iu pamundëson NMVM-ve të konkurrojnë me ndërmarrjet e mëdha për shkak të sasisë së kërkuar, gjeografisë së liferimit të produkteve/shërbimeve, kapaciteteve të kufizuara dhe më e rëndësishmja për shkak të çmimit që mund të iu ofrohet në këtë rast nga ndërmarrjet e mëdha. Por, në anën tjetër, për shembull, të marrim shërbimet e derivateve, një NMVM të themi nga qyteti i Prizrenit më mirë do të furnizonte Komunën e Prizrenit si Autoritet Kontraktues me këtë lëndë se sa një ndërmarrje e madhe e cila ka mundësi të mos ketë furnitor në rajonin e Prizrenit. Kjo nënkupton që ose automjetet e Komunës së Prizrenit duhet të udhëtojnë jashtë rajonit të tyre deri te pika më e afërt furnizuese për furnizim ose ndërmarrja e madhe detyrohet ta kontraktojë një NMVM nga ky rajon për të kryer këtë shërbim. Në fund fare, në rast se një Operator Ekonomik ka marrë pjesë në një proces të prokurimit publik, dhe iu është bërë e padrejtë përgjatë procesit tenderues, ai duhet të iu drejtohet
  • 26. 26 Organit Shqyrtues të Prokurimit (tutje OShP) që ndryshe quhet edhe Gjykata e Tenderëve. Pengesa për NMVM-të këtu është se ata detyrohen të paguajnë një tarifë në vlerën 500 Euro për të dorëzuar ankesë në këtë institucion, dhe pse kjo shumë “duhet ti kthehet ankuesit, kur OShP e aprovon ankesën si të bazuar” 11 . Kjo është barrë e madhe për NMVM-të të cilat ndoshta kanë aplikuar në një proces tenderues që mund të ketë pasur vlerën edhe më të vogël se vetë tarifa, dhe mbajtja e 500 Eurove jashtë qarkullimit do të nënkuptojë shumë për to. Tarifa 500 euro për të gjitha aktivitetet e prokurimit, pa marrë parasysh vlerën e tenderëve, është diskriminuese për tenderët e vegjël, sidomos për ato nën vlerën 10.000 Euro. Kjo për faktin se kjo tarifë peshon së paku 5 % të vlerës së përgjithshme. LEGJISLACIONI I BE-SË DHE NVM-TË Në Bashkimin Europian çështjet e prokurimit publik rregullohen me anë të dy direktivave, përkatësisht Direktiva 2004/17/EC për Koordinimin e procedurave të prokurimit në sektorin e ujit, të energjisë, transportit dhe postave, si dhe Direktiva 2004/18/EC për Koordinimin e procedurave për caktimin e fituesit në kontratat publike të punës, shërbimit dhe furnizimit. Sa për sqarim, direktivat janë akte ligjore të Bashkimit Europian, që përcaktojnë qëllimet/rezultatet që të gjitha shtetet e BE-së duhet ti arrijnë, por që iu lehet shteteve që individualisht të vendosin si do ti arrijnë këto rezultate. Në dallim me legjislacion e Republikës së Kosovës ku NVM-të nuk përmenden fare, në këto dy Direktiva për NVM-të përshkruhet i njëjti tekst si në vijim: “Në mënyrë që të inkurajohet përfshirja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në tregun e kontratave publike të prokurimit, është e këshillueshme të përfshihen dispozita ligjore për nën-kontraktim.”12 11 Neni 118, pika 1 dhe 3 e Ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës. 12 Neni 43 i Direktivës 2004/17/EC për Koordinimin e procedurave të prokurimit në sektorin e ujit, të energjisë, transportit dhe postave http://krpp.rks- gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2017%2013420040430en00010113(1).pdf , DHE neni 32 i Direktivës 2004/18/EC për Koordinimin e procedurave për caktimin e fituesit në kontratat publike të punës, shërbimit dhe furnizimit http://krpp.rks-gov.net/krpp/PageFiles/File/l_EU%2018%2013420040430en01140240.pdf .
  • 27. 27 Në fakt legjislacioni kosovar përmban një nen të veçantë me një paragraf për nënkontraktim (neni 30) por nuk specifikohet apo përmendet ndonjë lehtësi për NVM-të, përveç se gjatë procesit të aplikimit duhet treguar nëse ndonjë pjesë e kontratës pritet të nënkontraktohet.
  • 28. 28 4. REZULTATET E HULUMTIMIT Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë e shteteve, duke ndikuar në disa mënyra. Kontributet kryesore të llojit të ndërmarrjeve në fjalë që nënvizohen botërisht përfshijnë rritjen e punësimeve, ngritjen e konkurrencës, e inovacionet. Sipas Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Kosovë në vitin 2011, më shumë se 99 % e ndërmarrjeve ishin ndërmarrje të vogla e të mesme13 . Në mungesë të statistikave dhe marrë parasysh trendët e zhvillimit, mund të konsiderohet se në vitin 2015 NVM-të kanë përbërë mbi 95 % të të gjitha ndërmarrjeve në vend. Në njërën anë, kjo nënkupton se NVM-të kanë një ndikim ekonomik edhe më të madh në Republikën e Kosovës, megjithatë, në anën tjetër, duhet kuptuar se për këto ndërmarrje duhet kujdesur edhe më shumë. NVM-TË GJATË PROCESEVE TENDERUESE: MUNDËSITË DHE PENGESAT “Shtylla kurrizore e një ekonomie dhe burim thelbësor i rritjes ekonomike.” Të gjithë të anketuarit në këtë hulumtim e vlerësojnë lartë rolin e NVM-ve në ekonominë kosovare. Ata kanë nënvizuar se këto ndërmarrje duke qenë se janë “80 % e tregut të përgjithshëm”14 dhe kontribuuesit kryesorë në Bruto Produktin e Brendshëm me mbushjen e arkës shtetërore përmes taksave dhe tatimeve, e mbajnë ekonominë e vendit dhe janë gjeneratorë të zhvillimit ekonomik. Hapja e vendeve të punës, rritja e konkurrencës sidomos në proceset tenderuese duke ndikuar kështu edhe në rritjen e cilësisë së kryerjes së punëve apo ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, janë disa nga kontributet kryesore të këtyre ndërmarrjeve, të cekura nga të 13 Qeveria e Kosovës (Korrik 2011): Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, me vizion 2020, Hyrje, faqe 4 : http://mti-ks.org/repository/docs/190711Strategjia_per__Zhvillimin_e_NVM-ve- E_APROVUAR-_permirsur_nga_MH_dhe_SF__1_.pdf 14 I anketuari, zyrtar i Autoritetit Kontraktues.
  • 29. 29 anketuarit. Mbi të gjitha, asnjë vend gjatë dhe pas tranzicionit nuk është zhvilluar pa pjesëmarrjen e NVM-ve, andaj ato konsiderohen edhe si burim thelbësor i rritjes dhe zhvillimit ekonomik. “NVM-të marrin pjesë në proceset e blerjeve publike. Ato duhet të shpërblehen me fitim të tenderëve, për shkak të kontributit të tyre në ekonominë e vendit.” Në shumë vende, posaçërisht në ato në zhvillim, blerjet më të mëdha bëhen nga institucionet shtetërore. Edhe Kosova nuk bënë përjashtim, por këtu, me një theksim më të veçantë: institucionet shtetërore janë blerësit më të mëdhenj. Andaj, pjesëmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në proceset e blerjeve publike është shans dhe mundësi e mirë për zhvillimin e tyre. Pjesëmarrja e NVM-ve në këto procese vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme nga të anketuarit. Bizneset e anketuara deklarojnë se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë pjesëmarrëse me ofertat e tyre në proceset tenderuese, dhe ndikojnë në rritjen e konkurrencës. Për më tepër, ata mendojnë se ndërmarrjet pjesëmarrëse në këto procese të llojit NVM, duhet të shpërblehen me fitim të tenderëve, për shkak të kontributit të tyre në ekonominë e vendit. Zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese pjesëmarrjen e NVM-ve në këto procese e vlerësojnë me rritjen e konkurrencës dhe të cilësisë së mallrave, shërbimeve dhe punëve të ofruara. Këta zyrtarë sikurse edhe zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik konsiderojnë se pjesëmarrja e tyre në shumicën e aktiviteteve të prokurimit është e mjaftueshme. Ndryshe nga vrojtimet më lartë, përfaqësuesit e OJQ-ve dhe odave ekonomike deklarojnë se pjesëmarrja e këtyre ndërmarrjeve natyrshëm se është më e kufizuar për shkak të tipareve së këtyre bizneseve. Ata veçojnë se në krahasim me ndërmarrjet e mëdha të cilat, bazuar në përvojat e tyre dhe informacionet që posedojnë, fitojnë shumicën e tenderëve, ndërmarrjet e mesme kanë më shumë afinitet për të fituar tenderë se ndërmarrjet e vogla, e aq më pak ato mikro. Ndërkaq ekspertët nënvizojnë se pjesëmarrja e NVM-ve në këto procese është e ulët. Ata përmendin arsyet ligjore që kufizojnë pjesëmarrjen e NVM-ve në këto procese (aspektet ligjore shtjellohen më poshtë), informimin, kapacitetet e vetë ndërmarrjeve, si dhe afatet kohore të papërshtatshme për NVM-të.
  • 30. 30 “Legjislacioni të favorizojë ndërmarrjet vendore dhe të reflektojë në përbërjen e tyre.” Përfaqësuesit e bizneseve nuk janë të kënaqur me përmbajtjen e legjislacionit në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në këto procese. Ata ankohen se legjislacioni është i kopjuar nga vendet e perëndimit, dhe nuk merr parasysh specifikat e shtetit të Kosovës, sidomos në aspektin e trajtimit të barabartë të ndërmarrjeve, kur dihet se ndërmarrjet e mëdha përbëjnë më pak se 1 % të numrit të ndërmarrjeve në vend. Ata gjithashtu kanë kritikuar legjislacionin që në një masë të madhe favorizon ndërmarrjet e huaja / jashtë vendit, nga shtetet e BE-së dhe CEFTA-së, të cilat kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset tenderuese në Kosovë dhe trajtohen njëjtë si ndërmarrjet vendore. Ky fenomen ndikon negativisht në ndërmarrjet vendore, sepse, shumica e ndërmarrjeve në Kosovë janë themeluar pas luftës së vitit 1999, dhe nuk kanë përvojë të mjaftueshme në krahasim me ato ndërkombëtare. Përfaqësuesit nga OJQ-të dhe ekspertët pajtohen se nuk ka ndonjë trajtim preferencial, mirëpo as diskriminues në legjislacionin që i trajton NVM-të në proceset e blerjeve publike. Megjithatë, ata deklarojnë se NVM-të mund të pësojnë në fazën e dorëzimit të Dosjes së Tenderit, për shkak të kërkesave të veçanta, të cilat nuk mund të plotësohen nga to. Këtu përfshihen procedurat e prokurimit për kontratat me vlerë të mëdha, si kapacitetet financiare, teknike e njerëzore. Këto kërkesa mund të paraqesin problem edhe për shkakun se një ndër qëllimet kryesore në procedurat e prokurimit është inkurajimi i pjesëmarrjes sa më të madhe, dhe si rezultat, minimizon konkurrencën. Prokurimi konkurrues, në fund të fundit, bazohet shumë në kushtin që blerësi (institucioni shtetëror) mund të përfitojë nga konkurrenca ndërmjet furnizuesve potencialë. Në përgjithësi, efektet pozitive të konkurrencës varen nga numri i kompanive që dorëzojnë tenderë. Sa më shumë ofertues aq më e ashpër është konkurrenca dhe si rrjedhojë aq më shumë zvogëlohen kufijtë e fitimit të ofertuesve. Autoritetet Kontraktuese gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit duhet të kenë ketë parasysh dhe të përpiqen që të gjejnë mekanizma për të siguruar sa më shumë oferta si p.sh. duke ndarë aktivitetin e prokurimit në pjesë (Llote) e në këto raste edhe NVM-të kanë mundësi që të konkurrojnë.
  • 31. 31 Pengesë tjetër ligjore, i paraqitur nga një ekspert, ka të bëjë me fazat e procesit të prokurimit, përkatësisht procedurat (konkurrimi, njoftimi për dhënie të kontratës, periudha e ankesave, nënshkrimi i kontratës, realizimi i kontratës, pranimi i shërbimeve dhe punëve, dhe realizimi i pagesave). Në fakt, këto procedura për NVM-të janë të stërzgjatura nga aspekti kohor dhe jo lehtësuese nga aspekti i pagesës që parashikohet të kryhet fare në fund procesit. Kjo e fundit sidomos është pengesë edhe për faktin se NVM-të kanë qasje të kufizuar në kredi apo mjete të tjera financiare si në vend ashtu edhe në tërë botën. Në anën tjetër, punonjësit e institucioneve blerëse, përkatësisht zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese, deklarojnë se në përgjithësi legjislacioni është i mirë dhe ndërmarrjet i trajton kënaqshëm. Ata mendojnë se çdo favorizim për NVM-të do të bie ndesh me parimet e përgjithshme të prokurimit publik si ekonomicitetin e efikasitetin, si dhe barazinë në trajtim përkatësisht jo-diskriminimin (nenet 6 dhe 7 të Ligjit të Prokurimit Publik). “Sfidat e NVM-ve pjesëmarrëse në prokurimin publik në praktikë janë edhe më të theksuara.” Përveç çështjeve që ndërlidhen me legjislacionin, NVM-të pjesëmarrëse në procese të prokurimit publik ballafaqohen me sfida edhe në praktikë. Teprimi i përdorimit të kriterit të ofertës me çmimin më të ulët nga Autoritetet Kontraktuese, dhe mos marrja parasysh e referencave, punëve të kryera paraprakisht apo ekspertizës, është vërejtja kryesore e komunitetit të biznesit. Për më tepër, ata gjithashtu konstatojnë se iu mungon informata për disa procese tenderuese, pastaj shpenzimet e aplikimit, çmimet e ulëta në mospërputhje me tregun të ofruara nga ndërmarrjet e mëdha – konkurrenca jo e drejtë, e lejimin e pjesëmarrjes së kompanive nga jashtë. Ndërmarrjet e pranojnë se pengesë për ta shfaq edhe fakti se kanë mungesë të stafit përkatës për përgatitje të dosjes dhe dokumentacionit përcjellës. OJQ-të vlerësojnë se mungesa e profesionalizimit brenda NMVM-ve për te plotësuar dosjen e tenderit shpeshherë ju kushtojnë me diskualifikim nga procedurat tenderuese.
  • 32. 32 Kërkesat e paqarta, apo vendosja e kërkesave diskriminuese dhe kritereve të paarritshme për NVM-të, janë disa nga pengesat për NMVM-të që marrin pjesë në prokurimin publik. Si p.sh. nëse do vendoseshin kritere që do kërkonin të dëshmoheshin përvoja ose qarkullime të mëdha kur për natyrën e shërbimit të caktuar nuk do ishte e nevojshme. Prandaj në përputhje me natyrën e shërbimit, punës ose furnizimeve do duhej aplikuar kritere që do inkurajonin pjesëmarrjen edhe të NVM-ve. Sipas përfaqësuesve të OJQ-ve, pengesë tjetër është edhe vështirësia në qasje në kredi bankare, si për nga aspekti i kamatave ashtu edhe për nga aspekti i shumave të caktuara. Zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese deklarojnë se mos trajnimi i ndërmarrjeve për proceset e prokurimin publik mund të jetë pengesë për to. Për ta bërë këtë argument edhe më të fortë, zyrtarët nga institucionet e prokurimit publik deklarojnë se opinioni i ndërmarrjeve pjesëmarrëse është se legjislacioni primar dhe sekondar si dhe formularët standardë të prokurimit janë voluminoz dhe shpeshherë paraqesin huti dhe pështjellim për ta. Andaj, kjo e bënë edhe më se të nevojshëm ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Për më tepër, në lidhje me trajnimin, ekspertët konstatojnë se ndërmarrjet e mëdha janë në avantazh në krahasim me NVM-të. Ndërmarrjet e mëdha konkurrojnë vazhdimisht dhe kanë mësuar nga gabimet e tyre, dhe tani kanë ardhur në një situatë kur shumë pak Operatorë Ekonomikë të mëdhenj diskualifikohen në start për shkak të gabimeve administrative. E kundërta ndodh me NVM-të, sepse ato konkurrojnë rrallë, dhe edhe atëherë ndodh që diskualifikohen për gabime administrative, dhe jo për shkak të ofertës. “Përgatitja e Dosjes së Tenderit kërkon që NVM-të të angazhojnë punëtorë shtesë.” Të gjitha rrugët në proceset e tenderimit kalojnë përmes Dosjes së Tenderit, si nga ana e planifikimit të blerjeve publike, njoftim kontratave, ashtu edhe nga ana e dorëzimit të ofertave. Përderisa përgatitja dhe përmbajtja e Dosjes së Tenderit për disa ndërmarrje të anketuara konsiderohet proces normal, të tjera ankohen se për disa procese të veçanta tenderuese ata nuk janë informuar sepse iu është lejuar me ligj që të mos publikohen në
  • 33. 33 uebfaqe të KRPP-së. Gjithashtu, pengesë paraqet fakti se publikimet kryesisht bëhen në faqen e KRPP-s e në shumë raste mungojnë publikimet në uebfqet e Autoriteteve Kontraktuese. Ndërmarrjet kanë nënvizuar se përgatitja e Dosjes së Tenderit është barrë për to, sepse ka shumë kërkesa të tepruara administrative, dhe si rezultat kërkon angazhimin e punëtorëve shtesë. Disa ndërmarrje kanë potencuar se specifikimet në Dosje të Tenderit bëjnë edhe parapërcaktimin e fituesit. Një gjë e tillë, se “mund të ketë kalkulime nga pak aty këtu” është supozuar edhe nga zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik. Megjithatë, hartimi i specifikave teknike është një nga pikat më të ndjeshme, ku institucionet favorizojnë disa kompani dhe diskriminojnë pa mëshirshëm shumë të tjera. Kjo zakonisht bëhet duke vendosur karakteristika të tilla të kërkesave për kontratë në atë formë që vetëm kompanitë e caktuara t’i plotësojnë kushtet, p.sh. në rastet e kontratave të mëdha ku kërkohet nivel i caktuar i aktivitetit afarist për të siguruar kryerjen e punëve, qarkullimi për tri vitet e fundit te jete 100,000.00 euro, ose qe kompania te ketë 3 referenca nga sektori publik për shërbime te njëjta. Por, si mund të jetë ky trajtim i barabartë për bizneset fillestare, si do të mund të arrijnë bizneset fillestare ti kenë 3 referenca nëse nuk kanë mundësi te aplikojnë. Raste të ngjashme janë identifikuar dhe raportuar nga OJQ-të si KDI15 e FOL16 , dhe atë në të gjitha institucionet që kanë monitoruar. Të tilla gjetje janë prezantuar edhe në raportet e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, Agjencisë Kundër Korrupsion, e madje edhe nga vet institucionet e prokurimit publik si KRPP. Megjithatë, zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik konstatojnë se dosjet standarde të tenderimit të zyrtarizuara nga KRPP-ja janë mirë të përpiluara, por problemet lindin me modifikimin dhe përshtatjen e tyre për natyrën dhe objektin e prokurimit të Autoritetit Kontraktues. Kjo konstatohet edhe nga OJQ-të, të cilët mendojnë se dosja e tenderit duhet 15 Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër institucionet qendrore, projektet TAP e Indeksi i Transparencës në Prokurimet Publike në Qeveri dhe nëpër Komuna: http://kdi- kosova.org/index.php?fq=7&prg=2 16 Raportet e monitorimit të Prokurimit Publik nëpër Ministri, Komuna e Ndërmarrje Publike: http://levizjafol.org/folnew/publikimet/prokurim-publik/
  • 34. 34 të përmbajë vetëm pjesë që janë relevante për tenderin në fjalë dhe të largojë pjesët tjera që janë vetëm orientuese (shabllon) gjatë hartimit të dosjes. Në anën tjetër, zyrtarët e Autoriteteve Kontraktuese vlerësojnë se ka përmirësime në përgatitjen e Dosjeve të Tenderëve nga NVM-të, në kuptimin e plotësimit të kërkesave administrative, teknike ose financiare. Gjithashtu, OJQ-të konstatojnë se në përgjithësi respektohen afatet kohore të parapara me legjislacionin përkatës. Këtu, ekspertët vlerësojnë se duhet shkurtuar afatet kohore. Në lidhje me përgatitjen e Dosjes së Tenderit nga ana e zyrtarëve të prokurimit publik, eksperti i fushës nga përvoja e vet konstaton se është në një nivel mjaftë të ulët, sa që ka pasur raste kur ka lexuar Dosjen dhe nuk ka kuptuar se cila është kërkesa apo nevoja e Autoritetit Kontraktues. Për më tepër, Autoriteti Kontraktues, në përputhje me nenin 27 të LPP-së, duhet të përpilojë një dosje të tenderit që ofron informatat përkatëse lidhur me kontratën në fjalë, duke përfshirë të gjitha termet dhe kushtet materiale të saj, procedurat e zbatueshme të prokurimit, çfarëdo kërkese të aplikueshme të përshtatshmërisë ose ndonjë kriter të përzgjedhjes, procedurat e ankesës si dhe informatat e tjera përkatëse siç i sheh të domosdoshme autoriteti kontraktues. Eksperti në fjalë konstaton se sa më pak pyetje për informata shtesë që pranon Autoriteti Kontraktues nga Operatorët Ekonomikë aq më e mirë është e përgatitur Dosja Tenderuese, kjo për faktin se në bazë të pyetje/përgjigjeve mund të nxirret përfundimi nëse ka qenë qartë e përgatitur një Dosje e Tenderit. “Shumica prej zyrtarëve të prokurimit janë profesionistë... por ka prej atyre që në mënyrë sistematike e keqpërdorin pozitën zyrtare.” Thesari më i çmuar i të gjitha proceseve e aktiviteteve janë njerëzit. Zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese bartin me vete barrën e realizimit të detyrave dhe përmbushjes së objektivave të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, dhe luajnë rol kyç në të gjitha hallkat e kësaj veprimtarie. Këta nëpunës për të kryer punën sa më mirë dhe për tu autorizuar për kryerjen e punëve, pasi të përmbyllin me sukses cikle të trajnimeve dhe provimeve, duhet të pajisen me certifikata: fillestare dhe të avancuar.
  • 35. 35 Ka OJQ që vlerësojnë se shumica prej tyre janë profesionistë dhe në mënyrë të devotshme e kryejnë punën e shërbyesit civil. Kështu i vlerësojnë edhe gjysma e përfaqësuesve të NVM- ve të anketuar. Në anën tjetër, raportohet se ka një grup domethënës të cilët në mënyrë sistematike keqpërdorin pozitën zyrtare. Ata bëjnë ujdi me OE-të ofertuese për të përfituar – nganjëherë edhe duke prezantuar oferta nga kompani fiktive për të plotësuar numrin e ofertave minimale të kërkuara. Kështu, krijojnë paragjykime të mëdha për këtë kategori të shërbyesve civilë. Ekspertët gjithashtu raportojnë edhe për një dukuri të pranishme nëpër institucionet e vendit. Ata vlerësojnë se zyrtarët e prokurimit publik janë nën presion nga udhëheqësit e lartë e institucioneve, dhe në një masë edhe janë të atakuar gjatë ushtrimit të punëve dhe detyrave të punës. Madje, përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se korrupsioni lulëzon si pasojë e moszbatimit apo keq-zbatimit të legjislacionit në fuqi nga këta individë, krejt kjo si pasojë e moszbatimit të masave ndëshkimore. OJQ-të gjithashtu ankohen se mungon matja e përformances së zyrtarëve të prokurimit, që në rastet kur kryhen shumë shkelje të Ligjit, të tërhiqen licencat e tyre të punës. Raportohet se deri më tani, është vetëm një numër shumë i vogël i rasteve ku OSHP-ja ka marr vendim për heqje të licencës së zyrtarëve, ndërkohë që shumë shkelje janë kryer. OJQ-të deklarojnë se jo rrallëherë, ne punën zyrtarëve te Autoriteteve Kontraktuese reflektohet mungese e profesionalizmit. Vërehen trikët e tyre korruptues për të vendosur OE-të para aktit të kryer. Kjo nënkupton se duke u munduar që të argumentojnë se kinse diçka nuk është në rregull gjatë zbatimit të kontratës nga ana e OE-së, sinjalizojnë gatishmërinë e tyre për tu korruptuar, kërkuar ryshfet. Këtu i anketuari deklarohet se fatkeqësisht, ekziston njëfarë tendence në vazhdim e zyrtarëve të Autoriteteve Kontraktuese për të përfituar të paktën diçka nga çdo kontratë publike në një forma apo tjetrën. Por një lajm i mirë vjen nga ekspertët e fushës, që edhe janë kompetentë. Konstatohet se ka më shumë se 700 zyrtarë të prokurimit: ka prej atyre që janë shumë profesionistë, mirëpo shumica janë në një nivel mjaftë të ulët. Në ndryshimet e fundit të Ligjit për Prokurimit Publik është parapara një nen i ri i cili thotë se (neni 25.11.) “Të gjithë zyrtarët e prokurimit
  • 36. 36 duhet të kryejnë programet e trajnimit dhe të certifikohen në përputhje me rregulloret, udhëzimet dhe vendimet përkatëse të KRPP-së deri më 31.12.2016. Të gjitha certifikatat ekzistuese të mbajtura nga zyrtarët të prokurimit janë valide deri më 31.12.2016”. Pra te gjithë zyrtaret e prokurimit do të trajnohen nga fillimi (një reformë e re) dhe të gjithë do ti nënshtrohen testimit. Ky ndryshim na jep shpresë që këtë herë certifikimet të bëhen në baza meritore, dhe duke filluar nga ata të cilët vetëm shërbejnë nëpër institucione. “Ndarja e tenderëve me vlera të mëdha në llote i mundëson pjesëmarrje NVM-ve.” Tiparet e NVM-ve nuk ua mundësojnë atyre që të ofertojnë në tenderë me vlera të mëdha. Ndarja e tenderëve në llote është një mundësi e mirë për to. Kështu mendojnë edhe komuniteti i bizneseve, përkatësisht NVM-të e anketuara, të cilët kanë deklaruar se kjo është mundësia më e mirë që kontribuon në zhvillimin e biznesit të tyre. Kjo metodë përkrahet edhe nga zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese të anketuar në këtë hulumtim si dhe nga zyrtarët e institucioneve të prokurimit, të cilët deklarojnë se kjo metodë iu jep më shumë mundësi Operatorëve Ekonomikë me kapacitete të kufizuara. Kontribut tjetër i kësaj metode është edhe se inkurajon konkurrencën e në veçanti pjesëmarrjen e NVM-ve. Në përgjithësi, efektet pozitive të konkurrencës varen nga numri i kompanive që dorëzojnë tenderë. Autoritetet Kontraktuese gjatë hartimit të dokumenteve të tenderit duhet të kenë ketë parasysh dhe të përpiqen që të gjejnë mekanizma për të siguruar sa më shumë oferta. Ndarja e tenderëve në llote ia jep këtë mundësi. “Nën-kontraktimi lejohet me ligj, por NVM-të preferojnë që të kontraktohen direkt.” Kompanitë e mëdha, kontraktuese për ofrimin e produkteve, shërbimeve dhe punëve blerësve më të mëdhenj – institucioneve publike, shpeshherë pasi që të keni fituar tenderë nën-kontraktojnë ndërmarrje të tjera për kryerjen e tyre. NVM-të deklarohen se kanë pasur përvoja të këqija dhe se kjo formë e kontraktimit nuk iu përshtatet. Ata raportojnë se në raste të tilla NVM-të hasin në shumë probleme, duke përfshirë pagesat – vonesa në kryerjen
  • 37. 37 e pagesave, çmimin – shpenzimet e ndërmjetësimit përkatësisht kompanive të mëdha, dhe cilësinë e punëve – si pasojë e çmimit më të ulët. Si rezultat i këtyre çështjeve të ngritura, në këto raste, rritet çmimi i tenderit, dhe me pasojë në periudhën kohore të kryerjes së punëve si dhe cilësinë. Nga ana tjetër, edhe zyrtarët e prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese mendojnë njëjtë, duke ofruar një perspektivë nga këndi i tyre. Ata ankohen se është më vështirë të menaxhohet kryerja e punëve në këto raste, se po humbet kohë më tepër, dhe sikurse argumentojnë edhe OJQ-të, “mund të shkëputet zinxhiri i sigurimit të cilësisë së mallrave apo shërbimeve që liferohen”. Institucionet e prokurimit publik e vlerësojnë të ligjshme një mënyrë të tillë, meqenëse lejohet në legjislacionin në fuqi, ku argumentohet se Operatorët Ekonomikë kanë të drejtë që deri në 40 % të kontratës së fituar ta nënkontraktojnë tek palët e treta, dhe secilin nënkontraktues duhet ta prezantojë në ofertën e vetë së bashku me përmbushjen e kërkesave të përshtatshmërisë17 . Megjithatë, ata dhe OJQ-të monitoruese vlerësojnë se në shumicën e rasteve kjo gjë nuk nënvizohet në Dosje të Tenderit në kohën e ofertimit. Pra, problemi qëndron në faktin se Autoritetet Kontraktuese nuk po janë të informuara me kohë në lidhje me pjesët që ata kanë për qëllim ti nën-kontraktojnë. Ekspertët sugjerojnë se në rrethanat aktuale në vend dhe kapacitetet e kompanive në Kosovë për kontrata të mëdha, është mirë sikurse që edhe ndodhë në praktikë, të paraqiten dhe konkurrojnë konzorciume me dy apo më shumë Operatorë për të përmbushur kriteret për një kontratë të tillë. Disa ekspertët mendojnë se edhe nën-kontraktimi është mundësi e mirë për NVM-të. Eksperti ndërkombëtar madje vlerëson se nëse analizohen tenderët në nivelin e BE-së, partneritetet janë shumë evidente dhe normale. 17 Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, neni 65
  • 38. 38 “Oferta me çmimin më të ulët si kriter për dhënien e tenderit, nuk ka rezultuar e suksesshme.” Vlerësimi është faza më e vështirë e tërë procesit të prokurimit publik. Raporte të ndryshme18 konstatojnë se kriteri i çmimit më të ulët vazhdon të dominojë vlerën e përgjithshme të numrit total të kontratave. Mënyra e vlerësimit të tenderëve, përkatësisht vendosja e peshës së vlerësimit, është gjithashtu një aspekt shumë i rëndësishëm, aq më tepër për NVM-të. Këto të fundit argumentojnë se proceset tenderuese nuk duhet fokusuar vetëm në çmimin më të ulët, sepse kjo nuk garanton cilësinë dhe në fund të fundit as “ekonomicitetin”. Ata propozojnë që këtu duhet vlerësuar edhe aspektet e tjera si performancën e kompanive, referencat, afatet kohore, ndikimet në mjedis, ndikimet në shoqëri – numri i të punësuarve. OJQ-të vlerësojnë se në raste të caktuara, pesha mund të dekurajoj disa kompani të cilat për të mos sakrifikuar cilësinë (dhe rrjedhimisht reputacionin) zgjedhin të mos aplikojnë në ndonjë tender në të cilin pesha e çmimit është e lartë. Ngjashëm ndodhë edhe me kompani të cilat dekurajohen kur pesha e kritereve tjera është më e lartë. Për më tepër, ekspertët vlerësojnë se meqenëse nuk ka një standardizim të çmimeve referente të tregut dhe ndonjë mekanizëm tjetër si një bazë juridike për të vlerësuar dhe peshuar tenderët sidomos në rastet kur konkurrohet me çmime më të ulëta se sa janë në treg, realisht, vlerësimi mbetet një sfidë e gjithë procesit të prokurimit. Përfaqësuesit e NVM-ve fajin ia lënë zyrtarëve të prokurimit të Autoriteteve Kontraktuese, të cilët për të mos pasur nevojë që të lodhen shumë, zgjedhin vetëm mundësinë e ofertës me çmimin më të lirë, dhe nuk përdorin të gjitha mundësitë e lejuara me ligj. Këtë në një farë mase e pranojnë edhe vetë zyrtarët e prokurimit të AK-ve, duke deklaruar se çmimi i ulët 18 Instituti Demokratik i Kosovës (Mars 2016): Indeksi i transparencës në prokurimin publik, për Kabinetin Qeveritar http://www.kdi-kosova.org/publikime/52-2016-02-indeksi-i-transparences-ne-prokurimin-publik- per-qeveri_alb-me-isbn.pdf; DHE Instituti RIINVEST (Gusht 2012): Përmirësimi i transparencës dhe qeverisjes së fondeve publike – procesi i prokurimit publik në Kosovë, Fq, 50 http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/Prokurimi_Publik_Final1425995226.pdf; DHE Lëvizja FOL (Korrik 2014): Monitoruesi i Prokurimit: Raport mbi parregullsitë në ministri, komuna, dhe ndërmarrje publike mars-qershor 2014 http://levizjafol.org/folnew/wp-content/uploads/2014/12/Monitoruesi-i- Prokurimit-Mars-Qershor-2014.pdf.
  • 39. 39 është më i favorshëm për AK-të sepse përdorimi i këtij kriteri garanton “efikasitetin dhe ekonomicitetin” dhe është aktivitet më pak i korruptuar. Edhe institucionet e prokurimit publik AK e përdorin këtë kriter sepse është më i lehtë për tu përdorur, duke mos analizuar atë se cili kritere i përgjigjet më shumë natyrës së aktivitetit të prokurimit. Të tjerë zyrtarë të prokurimit mendojnë se përdorimi i vlerësimeve të tjera shpesh mund të keqpërdoret, sepse parametrat është e vështirë me i matur. Ndërkaq, në anën tjetër, zyrtarët e institucioneve të prokurimit e pranojnë se ka manipulime me mënyrën e vlerësimit të tenderëve përmes çmimit më të ulët. Edhe ekspertët vlerësojnë se përderisa përgatitja e Dosjeve të Tenderit nga ana e zyrtarëve të prokurimit është në një nivel mjaft të ulët dhe shumë shpesh e pakuptueshme, kjo ndërlidhet edhe me procesin e vlerësimit. Ata raportojnë se ka shumë raste kur për shkak të gabimeve në dosje të tenderit ngec edhe procesi i vlerësimit e i cili në shumë raste rezulton në anulim të aktivitetit të prokurimit. Në veçanti, nga OJQ-të monitoruese raportohet se mungon profesionalizmi në komisionet e vlerësimit të tenderëve. Për shumë çështje madje edhe tepër të ndryshme, nëpër këto komisione vendosen njerëzit e njëjtë dhe që nuk janë të fushës përkatëse: rrallëherë vendosen njerëz nga jashtë. OJQ-të i arsyetojnë këto veprime duke analizuar se vlerësimit nuk i kushtojnë vëmendje të shtuar ngase ligji i aplikueshëm nuk ngarkon me përgjegjësi penale nëse komisioni vlerësues ka shkelur kriteret vlerësuese. Pastaj, komisioni i formuar ad-hoc nuk merr ndonjë pagesë shtesë, andaj edhe vullneti për t’i kushtuar kujdes të veçantë mungon. Në këso rrethanash edhe mundësia për t’i influencuar anëtaret e komisionit vlerësues është shume evidente. Në lidhje me përdorimin e tepruar të kriterit të çmimit më ulët, ka të anketuar të cilët vlerësojnë se kriteri për çmimin më të ulët është kriteri më objektiv dhe për rrjedhojë promovon më së shumti konkurrencën. Në teori, pritja është se aplikimi i këtij kriteri siguron vlerën më të lartë për paratë e taksapaguesve. Përderisa mund të vendosen kriteret e pranueshmërisë në mënyrë objektive, atëherë çmimi më i ulët si kriter vlerësimi është i preferuar.
  • 40. 40 Nuk është e qartë pse në të shumtën e rasteve përdoret opsioni i çmimit më të ulët. Ekspertët mendojnë që praktika tregon se përdorimi i tepërt i këtij kriteri disi detyron Operatoret Ekonomikë të gjejnë mënyra jo-ligjore për te dalë me çmim më të ulët. Një shembull i tillë është kur OE-të me qëllim apo pa qëllim, me koordinim apo pa koordinim me Autoritetet Kontraktuese, nuk e vendosin çmimin për një apo me shumë njësi. Po ashtu, ky kriter nuk garanton se është bërë përzgjedhja e operatorit më të përshtatshëm për ti mbaruar punët brenda afatit të parapërcaktuar kohor. “Eliminimi i NVM-ve nga mos-publikimi i njoftimeve është i dëmshëm si për tregun e industrisë së caktuar ashtu edhe paranë publike.” Dukuria e mos publikimit të njoftimeve nën vlerën 10,000 Euro, që gjithashtu nuk është kërkuar edhe me legjislacion19 , ka ndikuar negativisht në një numër kompanish. Këtu, zyrtarët e prokurimit të AK-ve kanë kontaktuar dhe marrë oferta vetëm nga një numër i vogël dhe përzgjedhës i ndërmarrjeve, duke anashkaluar ndërmarrje të tjera të cilat do të mund të shprehnin interesim. Raportohet nga përfaqësues të NVM-ve se ka raste kur janë regjistruar kompani fiktive – në emër të anëtarëve të familjes dhe in-ekzistente, vetëm sa për të pasur në dispozicion 3 oferta – kriter për të vazhduar procedurat e prokurimit. Për disa lloje të shërbimeve, duke përfshirë punën e përkthimeve, dizajneve, softuerëve, inovacioneve dhe shërbimeve të ngjashme, për shkak të cilësisë që kërkohet në kryerjen e këtyre punëve, ndoshta kërkohet një përzgjedhje më e veçantë apo preferenciale. Për të mënjanuar këto veprime joligjore dhe jo fer për ndërmarrjet e tjera, zyrtarët e prokurimit do ta kishin pasur më lehtë që të zgjidhnin forma të tjera të vlerësimit të ofertave, duke vendosur peshën jo tek çmimi, por ndoshta tek referencat dhe aspektet e tjera të rëndësishme për procesin. NVM-të vlerësojnë se këto veprime na ana e zyrtarëve të prokurimit të AK-ve nuk janë të drejta sepse i dëmton shumë. Ata nënvizojnë se në këto raste minimizohet konkurrenca, dhe 19 Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, neni 36.
  • 41. 41 favorizohen një numër i vogël kompanish. Përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se këto janë zbrazëtirat korruptuese që lejohen me ligj. Eksperti i prokurimit shpjegon arsyet pse është ardhur deri tek përcaktimi me legjislacion i kësaj dispozite ligjore. Sipas saj, me ligjin e vjetër të prokurimit publik përveç në uebfaqe të KRPP-së, ka qenë obligim i AK-ve të publikojë Njoftimin për Kontratë edhe në një publikim me tirazh të madh (gazetë) në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe në Kosovë. Meqenëse shpenzimet e AK-ve për publikime në gazeta ishin mjaftë të mëdha, kjo dispozitë vlente vetëm për kontratat me vlerë të mesme dhe të mëdha. Së këndejmi, kjo çështje ka mbetur e atillë, por me ligjin e ri është adresuar dhe AK-të i obligon që të gjitha njoftimet të publikohen në platformën e prokurimit elektronik. “Edhe AQP mund tu ndihmojë NVM-ve duke i ndarë tenderët e mëdhenj në llote.” Një çështje tjetër që ndikon negativisht tek NVM-të është edhe centralizimi i prokurimit publik: kryerja e aktiviteteve të prokurimit për disa apo të gjitha institucionet publike nga një organ i veçantë, Autoriteti Qendror i Prokurimit. Kjo nënkupton se një organ – AQP, merret vetëm me tenderimin e kontratave të mëdha, që automatikisht nënkupton ofertat nga operatorë ekonomikë të mëdhenj. Në përgjithësi, puna e AQP-së nuk mund të promovojë NMVM-të. Mallrat dhe shërbimet me shumicë në të shumtën e rasteve nuk mund të ofrohen nga NMVM-të për shkak se të njëjtat nuk kanë kapacitet që të plotësojnë një kërkesë të tillë. Ky institucion fillimisht raportohet se ka vite që, edhe pse ekziston, nuk i kryen veprimet e veta, gjë që e nënvizojnë edhe zyrtarët e prokurimit. Fillimisht nuk nënshkruhej e pastaj nuk hynte në fuqi “Lista e mallrave ose artikujve të përdorimit të përbashkët” që duhej të prokuroheshin nga ky organ. Më pas, edhe Autoritetet Kontraktuese nuk e përfillnin këtë institucion, sepse i kryenin aktivitetet tenderuese individualisht. Aspekt tjetër i raportuar për këtë institucion është edhe mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore për kryerjen e punëve për të cilat janë të ngarkuar me ligj.
  • 42. 42 Përfaqësuesit e NVM-ve janë të pajtimit që ky institucion, për shkak se minimizon pjesëmarrjen e tyre, nuk duhet të ekzistojë fare. Zyrtarët e prokurimit e nënvizojnë faktin se me mos pjesëmarrjen e OE-ve të llojit NVM në proceset tenderuese, minimizohet konkurrenca, dhe kontribuon në falimentimin dhe shuarjen e tyre. Të tjerë zyrtarë të prokurimit mendojnë se kjo mënyrë e të menduarit është e vjetër dhe nuk i shërben rritjes dhe zhvillimit ekonomik. Mendimi i odave ekonomike është se AQP mund të krijojë vetëm monopole, të cilat edhe ashtu ndalohen me dispozita ligjore. Ka edhe zyrtarë të prokurimit që mendojnë ndryshe. Ata thonë se po të kishte funksionuar si duhet AQP, ajo do të ndikonte shumë në menaxhimin e kohës së AK-ve dhe parasë publike. Ka edhe ekspertë që janë në favor të prokurimeve të centralizuara. Ata argumentojnë se blerësit publik në shtetet europiane kanë pranuar se duke blerë me shumicë mund të përfitojnë nga ekonomitë e shkallës, prandaj në shumë vende është themeluar organi qendror blerës. Edhe në Kosovë është themeluar AQP për të përfituar nga ekonomitë e shkallës. Për më tepër, këta ekspertë listojnë një sërë përparësish dhe mangësish të blerjeve të centralizuara. Sipas tyre, përparësitë e strategjisë së blerjeve te centralizuara janë se blerja e centralizuar mund të shpie në efikasitet më të lartë dhe produkte më të mira, çmime më të ulëta për shkak të ekonomisë së shkallës, kursime ne kosto etj; blerja e centralizuar e mallrave dhe shërbimeve të caktuara mund te shpie në përfitim të autoriteteve kontraktuese të vogla dhe të mesme. Ndërkaq e metë e strategjisë së blerjeve të centralizuara është se blerja e centralizuar mund të krijojë pengesa për hyrjen në treg të NVM-ve. Eksperti argumenton se kjo e metë mund të mënjanohet, me ndarjen e aktivitetit të prokurimit në Llote ose me dorëzimin e tenderit në grup. Këtu eksperti jep shembull se si AQP ka udhëhequr disa aktivitete të centralizuara: “Furnizim me derivate” dhe “Furnizim me goma”. Në të dyja rastet, OE-të fituese kanë
  • 43. 43 lidhur marrëveshje me afro 30 nën-kontraktues – kryesisht NVM, për realizimin e kontratës. “500 Euro tarifë për ankesë në OSHP për disa NVM mund të jetë vlerë e madhe, por e nevojshme për funksionimin e sistemit të ankesave dhe OSHP-së.” Nëse NVM-të pjesëmarrëse të aktiviteteve tenderuese duan të ankohen për padrejtësitë që ata mendojnë janë bërë gjatë procesit, ankesat e tyre duhet ti dorëzojnë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe të paguajnë vlerën 500 Euro, e cila iu kthehet nëse vërtetohet se e kanë pasur të drejtë. Për shkak të kapaciteteve të NVM-ve, kjo shumë nga ta vlerësohet të jetë tepër e lartë dhe barrë e madhe. Kështu mendojnë edhe OJQ-të, duke shtuar se mundësitë e NVM-ve shpeshherë janë të kufizuara. Zyrtarët e prokurimit të AK-ve, për shkak se bazuar në përvojën e tyre shumë OE për të prolonguar procesin dorëzojnë ankesa, mendojnë se më mirë do të ishte që kjo shumë të rritej edhe më shumë. Ka të anketuar që mendojnë se nëse ulet tarifa, OSHP mund të vërshohet nga ankesat e OE-ve, nganjëherë edhe pse të bindur se procesi ka qenë në rregull. Pastaj, eksperti ndërkombëtar nuk ka opinion në lidhje me vlerën e përcaktuar sepse varet prej peshës së tenderit, por vlerëson se nëse një kompani nuk mund të përballojë shumën 500 Euro, ajo nuk është kompani serioze. Është edhe një grup i të anketuarve të cilët propozojnë që kjo shumë të shkurtohet në bazë të vlerës së tenderit, përkatësisht me përqindje. Ekspertët shpjegojnë se si tarifa ka qenë e barabartë me 5 % të vlerës së kontratës por jo më pak se 1.000 Euro dhe jo më shumë se 5.000 Euro, me ligjin e vjetër të prokurimit publik. Kjo çështje njoftohemi se është adresuar edhe në ligjin e ri, ku tarifa përcaktohet varësisht nga vlera e kontratës, që do të rregullohet me legjislacion dytësor të KRPP-së.
  • 44. 44 “OSHP duhet të ketë profesionistë të paanshëm, të cilët vendosin drejtë për ankesat e palëve.” OSHP shpesh ka qenë temë në ballinat e medieve, si për përformancën që lë shumë për të dëshiruar ashtu edhe për mos-funksionimin e tij përkatësisht për mos-caktimin / kompletimin e anëtarëve të bordit të OSHP-së nga Kuvendi. Megjithatë, në bazë të raporteve vjetore të këtij institucioni rezulton se këtu trajtohen rreth 500 ankesa në vit. Puna e OSHP-së vlerësohet mesatarisht nga përfaqësuesit e NVM-ve, duke nënvizuar vërejtjet për mungesën e profesionistëve në panele. Çështja e fundit është ngritur edhe nga zyrtarët e institucioneve të prokurimit publik, duke shtuar se ky organ duhet të ketë staf profesional që kanë përvojë të mjaftueshme në prokurim. Ekspertët mendojnë se OSHP do të duhet që të caktojë ekspertë shqyrtues profesionistë të prokurimit publik për shqyrtimin fillestar të ankesave, dhe të prezantojë artin e jurisprudencës. Kjo nënkupton se vendimet e marra mund të përdoren në rastet e mëvonshme te cilat përballen me të njëjtat probleme. Kjo mënyrë e rasteve është pjesë e fortë e prokurimit publik shtetet anëtare të BE-së, sepse vendimet e marra nga Gjykata Europiane e Drejtësisë automatikisht bëhen pjesë e legjislacionit të BE-së, përkatësisht të Acquis Communitaire. Në rast se OSHP prezanton praktikën e jurisprudencës atëherë kjo do të mënjanonte vendimet e ndryshme për rastet e njëjta. Në lidhje me funksionimin, raportohet se ka pasur probleme të cilat janë trajtuar në punime e shkrime të ndryshme si të medieve ashtu edhe të shoqërisë civile. Mos-funksionalizimi i saj për një kohë në mungesë të bordit funksional ka paralizuar shumë aktivitetet prokuruese. Në lidhje me funksionimin, nga OJQ-të monitoruese të punëve të tyre raportohet edhe për mangësi të tjera në praktikë, sikurse janë udhëheqja e seancës dëgjimore, dhe nxjerrja e vendimeve te mangëta. Ata thonë se gjate seancës, paneli shqyrtues nuk është aspak profesional në dëgjimin e palëve. Në të shumtën e rasteve anëtaret e panelit shqyrtues bëjnë presion tek palët për ti thënë argumentet sa më shkurt (mundësisht 2 minuta). Nuk japin shumë mundësi për tu kundër përgjigjur palës kundërshtare. Ndërkaq, në lidhje me
  • 45. 45 vendimet e lëshuara nga OSHP, raportohet se ato nuk i adresojnë të gjitha pikat e palës ankuese. Vendimet e tyre më shumë duken konstatime se arsyetime. Një e gjetur tjetër nga OJQ-të është se OSHP me vendimet e saj duket, se shumë shpesh u shërben interesave partikulare të grupeve të fuqishme politike dhe biznesore. Ata deklarojnë se vendimet e saj shumë shpesh janë kundërthënëse dhe të pa bazuara. Gjithashtu vlerësohet se ky institucion është me integritet të dëmtuar për shkak të aktakuzave që i janë ngrit kreut të saj. Për punën e OSHP-së nuk janë të kënaqur as zyrtarët e prokurimit të AK-ve. Odat ekonomike madje besojnë se askush nuk ka besim në këtë institucion dhe e quajnë atë institucion të politizuar. Madje edhe Raporti i Progresit për Kosovën20 e ka nënvizuar faktin e funksionimit të dobët të këtij institucioni, duke u shqetësuar për kufizimet e kapaciteteve, hetimet për korrupsion si dhe procesi i emërimeve të Bordit të OSHP-së. Ndërkaq, eksperti ndërkombëtar, marrë parasysh performancën e OSHP-së, propozon që në Kontrata si pikë reference për zgjidhjen e kontesteve të parashihet edhe arbitrazhi. “Zyrtarët e Operatorëve Ekonomikë deri më tani kurrë nuk janë trajnuar nga IKAP.” Procesi i blerjeve publike është sfidë për të gjitha vendet e botës, dhe aq më i madh për shtetet në themelim e sipër sikur Kosova. Kur shtojmë se ky proces përvetësohet dhe zhvillohet dita e ditës, që përfshin ndërrimin e rregullave të lojës përkatësisht legjislacionit rregullues, kjo ecuri bëhet edhe më komplekse dhe kërkon më shumë përkushtim. Kjo gjithashtu nënkupton se edhe zhvillimi i mësimit e përvetësimit të këtij arti vazhdon në hap me ndryshimet, dhe nuk ndalet. Këtë detyrë, të ngritjes së kapaciteteve të Autoriteteve Kontraktuese si dhe sipas mundësive edhe të “çdo personi” duke përfshirë komunitetin biznesor në Kosovë e ka Instituti Kosovar 20 Komisioni Europian (SWD 2015, 215 final, 10.11.2015): Raporti i BE-së për Kosovën* 2015, pika 5.1.6. Prokurimi public, OSHP, faqe 42 http://ec.europa.eu/enlargement/pdf/key_documents/2015/20151110_report_kosovo.pdf.
  • 46. 46 i Administratës Publike – IKAP21 . Në lidhje me këtë të fundit, NVM-të jo që nuk kanë qenë të trajnuara ndonjëherë nga IKAP, por as që janë të informuara që munden, dhe aq më tepër, as ide nuk kanë për këtë pikë të legjislacionit. Ky fakt ka ndikuar negativisht tek këto biznese. Në anën tjetër, zyrtarët e IKAP-it raportojnë se edhe pse do të ishte mirë të fillohej me këto trajnime, ata ende nuk kanë kapacitete, as njerëzore as hapësirë – salla, vend, pajisje – për përmbushjen e këtyre kërkesave ligjore. Në njërën anë, të gjitha kapacitetet aktuale IKAP i ka të ngarkuara duke ofruar trajnime për zyrtarë të prokurimit të institucioneve publike (qendrore, lokale, kompanive publike) dhe për trajnime në fusha të tjera të zyrtarëve të këtyre institucioneve. Në anën tjetër, duhet të theksohet, se ky institucion gjendet me lokacion në hapësira të tmerrshme pune, në kontejner me standarde të kufizuara për punë. Edhe pse e shohin të rëndësishme dhe të domosdoshme, as zyrtarët e prokurimit të AK-ve nuk janë të informuar që IKAP ndonjëherë ka ofruar trajnime për këto kategori. Megjithatë, ata raportojnë për një përmirësim të vetëdijesimit të NVM-ve në fushën e prokurimit. Meqenëse, gjerë më tani nuk ka pasur hapësire të mjaftueshme për trajnim të sektorit privat, këta të fundit, pa marrë parasysh a janë ndërmarrje të mëdha apo të vogla, kanë mbetur pa trajnim adekuat në fushën e prokurimit. Për të qenë të barabartë në prokurimit publik, si zyrtarët e prokurimit publik të AK-ve ashtu edhe ata të OE-ve duhet të kenë trajnimin e njëjtë për procesin. Njoftohemi se me ligjin e ri për prokurimin publik, kërkohet që IKAP në bashkëpunim me KRPP të organizojnë trajnime edhe për operatorët ekonomikë që ofertojnë në aktivitete të prokurimit. “Autoritetet Kontraktuese janë të obliguara me ligj që të ofrojnë qasje në proceset e aktiviteteve tenderuese, por në praktikë lënë shumë për të dëshiruar.” Në shumicën e rasteve, informata konsiderohet të jetë çelësi i sukseseve. Edhe NVM-ve i kushton shumë mungesa e saj. Derisa 2 nga 7 NVM-të e anketuara kanë deklaruar se e kanë 21 Ligji nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik, Neni 25, paragrafi 7.
  • 47. 47 krejtësisht të lehtë marrjen e informatave dhe atë përmes shkresave elektronike, telefonit apo edhe fizikisht, 5 të tjerat kanë raportuar se informimi është i mangët apo i kufizuar. Zyrtarët e prokurimit vlerësojnë se ata u japin informata palëve si përmes të publikimit të njoftimeve në uebfaqen e KRPP-së, po ashtu duke iu kthyer përgjigje palëve të interesuara, gjithmonë duke zbatuar plotësisht dispozitat ligjore. Por sa janë të mjaftueshme këto informata për NVM-të. Përfaqësuesit e odave ekonomike vlerësojnë se edhe pse Autoritetet Kontraktuese janë të obliguara me ligj që të ofrojnë qasje, në praktikë lënë shumë për të dëshiruar. Nga përvoja e monitorimit, OJQ-të kanë vërejtur se Autoritetet Kontraktuese ofrojnë disa informata lidhur me aktivitetet prokuruese, mirëpo të njëjtat kanë mungesë të kapaciteteve për të procesuar si duhet kërkesat për informata shtesë. Madje, raportohet se ka pasur raste kur mungesa e kapaciteteve është përdorur si arsyetim për mos ofrim informatave edhe në rastet kur autoritetet kontraktuese i kanë pasur ato, dhe zgjedhin që të mos i ndajnë me operatorët ekonomikë. OJQ-ja tjetër ka vrojtuar edhe një trend tjetër e selektiv të qasjes në informata, varësisht se në cilën fazë është procesi i tenderimit, reflektohen edhe hezitimet për të dhënë informata. P.sh nëse tenderi është ne fazën fillestare – kërkesa për dosje të tenderit nuk paraqet problem. Ngjashëm veprohet edhe për sqarime shtesë në lidhje me tenderin. Përkundër kësaj, nëse procedura është ne fazën e ankesave pas shpallje së fituesit, atëherë hezitimi për të dhënë informata në lidhje me dosjet e tenderuesve është shumë më i theksuar. Raportohet gjithashtu se ka raste që nganjëherë nuk ofrohet qasje nga Autoritet Kontraktuese. Në përgjithësi vlerësimi është se Autoritetet Kontraktuese janë transparente ndaj të gjithëve aq sa i kufizon ligji, pra janë reaktive. Ato mund të rrisin transparencën në mënyrë ta ndryshme, duke përfshirë tenderimin elektronik, si një platformë e mirë në këtë drejtim. Për një transparencë më të madhe, gjithashtu kërkohet që NVM-të të sensibilizohen për pjesëmarrje në aktivitete të prokurimit përmes fushatave të informimit përkatësisht ngritjes së vetëdijes.
  • 48. 48 “Si zhvillimi i qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacioni, konkurrenca e punësimi, ashtu edhe efikasiteti e kanë rëndësinë e vet. NVM-të kontribuojnë në të dyja, andaj duhet përkrahur.” Sikurse prokurimi publik që luan rolin e vet në blerjen më të mirë të mundshme për kërkesa të institucioneve publike, ashtu edhe NVM-të janë të rëndësishme për kontributin e tyre që japinë përmes ndikimit ekonomik në shoqëri. Megjithatë, dilema këtu është nëse më shumë duhet vlerësuar “zhvillimin e qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacionin, konkurrencën, e punësimin” apo “efikasitetin përmes blerjes ekonomike “vlerën për para””. Nuk do të pritej tjetër përgjigje nga të anketuarit nga radhët e NVM-ve, përveç asaj se ata janë për “zhvillimin e qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacionin, konkurrencën, e punësimin”. Njëjtë mendojnë edhe përfaqësuesit e odave ekonomike, duke arsyetuar se eviton dështimin e projekteve në sektorin publik. Njëjtë vlen edhe për zyrtarët e prokurimit publik, të cilët vlerësojnë, sikurse edhe kanë mësuar gjatë trajnimeve për prokurimin publik, se “efikasiteti përmes blerjes ekonomike” është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër, dhe qëllim i çdo aktiviteti prokurues. Ekspertët dhe OJQ-të vlerësojnë se të dyja aspektet gërshetohen me njëra tjetrën dhe si të tilla të dyja janë të rëndësishme. OJQ-të thonë se në rastet si Kosova kur aktiviteti prokurues është shumë i madh në raport me ekonominë (diku tek 1/7 e GDP-së), mënyra se si kryhet ky proces nuk lidhet vetëm me konceptin e ‘vlerës për para’, por edhe me krijimin e një mjedisi konkurrues ku firmat janë të barabarta. Këtu shtojnë se nëse procesi i prokurimit nuk kryhet si duhet atëherë jo vetëm që nuk kemi marrë vlerën më të lartë për taksat e shpenzuara, mirëpo rrezikohet edhe konkurrenca e cila në mënyrë zinxhirore përcillet edhe në sektorë tjerë ku nuk ka aktivitete prokuruese. Ndërkaq ekspertët veçojnë që zhvillimi i qëndrueshëm lokal e rajonal, inovacioni, konkurrenca dhe punësimi kanë karakter të gjerë dhe shumë përfshirës për një vend, andaj duhet ruajtur me fanatizëm kontributet e NVM-ve në ekonominë e shtetit. Pra, parimisht të dyja aspektet lidhen me zhvillimin ekonomik të një vendi, në njërën anë me efikasitetin e shfrytëzimit te parasë publike, si dhe në njërën anë, treg konkurrent, dhe