SlideShare a Scribd company logo
1 of 3
Efektet e Reformës Tatimore
Analiza e reformës tatimore mund të ndahet konceptualisht në dy pjesë të
dallueshme:
1. se si ndryshimet e taksave ndikojne zgjedhjet individuale apo të kompanive në
lidhje me nivelin e punës, kursimit, dhe investimeve, si dhe;
2. se si ndryshimet ndikojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë.
Lim Rogers konstaton se një zhvendosje e modelit neutral të tatimit të të ardhurave
drejt një tatimi të sheshtë mbi të ardhurat pa shpenzime te zbritshme, pa përjashtime,
do të rriste madhësinë afatgjatë të ekonomisë nga 1.8 deri 3.8 për qind, e varur nga
supozimet në lidhje me elasticitetin përkatës të sjelljes.
Auerbach et al., na tregon se duke lëvizur në të njëjtin model tatimi të sheshtë të të
ardhurave me të njëjtat përjashtime të theksuara si më lart do të zgjeronte në terma
afatgjatë madhësinë e ekonomisë me 3 për qind. Ata shkojnë edhe më tej duke thënë
se kjo zhvendosje do të rrisë prodhimin menjëherë me 4.5 për qind dhe më pas nga
një tjetër 1 për qind gjatë 15 viteve që pasojnë, edhe pse kjo do të dëmtojë të varfërit
e sotëm dhe ata të ardhshëm.
Modeli i prezantuar prej tyre tregon dy rezultate interesante. Së pari, reforma tatimore
mund të rrisë madhësinë e ekonomisë dhe e pozicionon ekonominë në një rrugë të re
rritjeje edhe pse mund të mos ndikojë normën afatgjatë të rritjes. Efekti prej reformës
tatimore mbi madhësinë e ekonomisë dominon efektin mbi normën e përgjithshme të
rritjes. Së dyti, reforma shpesh nuk vepron si një balancë mes rritjes dhe
progresivitetit. Megjithatë, studimet më të fundit kanë nxjerrë në pah rolin e
pasigurisë në reformën e taksave, duke vënë në dukje se një sistem progresiv i tatimit
mbi të ardhurat ofron siguri ndaj luhatshmërisë së të ardhurave duke bërë që
variacioni i përqindjes së fitimit neto të jetë më i vogël se variacioni i përqindjes së
fitimit para tatimit. Ky konstatim mund të ndryshojë kushtet e balancës mes efekteve
të progresivitetit dhe rritjes.
Ndryshimet në nivelin e të ardhurave dhe ndryshimet në strukturën e sistemit të
taksave mund të ndikojnë në aktivitetin ekonomik. Por jo të gjitha ndryshimet
tatimore kanë efekte ekuivalente, apo pozitive në rritjen afatgjatë.
Argumenti se ulja e tatimit mbi të ardhurat nxit rritjen ekonomike përsëritet aq shpesh
sa është bërë si një legjendë urbane. Megjithatë, studimet, faktet dhe simulimet
tregojnë një histori ndryshe dhe më të komplikuar. Ulja e tatimit ofron potencial për
të nxitur rritjen ekonomike, duke përmirësuar stimujt për të punuar, për të kursyer
dhe për të investuar.
Por, ulja krijon gjithashtu efekte mbi të ardhurat që reduktojnë nevojën për t'u
angazhuar në veprimtari prodhuese ekonomike. Në këtë mënyrë, ulja mund të
subvencionojë kapitalin e trasheguar, i cili siguron fitime të papritura për pronaret e
aseteve. Por, ky realitet pengon stimujt për aktivitete të rinj. Përveç kësaj, ulja e
taksave si një politikë më vete (pra, jo e shoqëruar nga shkurtimet e shpenzimeve)
zakonisht rrit deficitin buxhetor.
Rritja e deficitit do të zvogëlojë rezervat kombëtare dhe bashkë me to, stokun e
kapitalit në pronësi të qytetarëve dhe të ardhurat kombëtare te ardhshme duke rritur
normat e interesit, të cilat do të ndikojnë negativisht mbi investimet. Efekti neto i uljes
së taksave mbi rritjen ekonomike është kështu teorikisht i pasigurt dhe varet edhe
nga struktura e uljes se taksave dhe nga koha dhe struktura e financimit të saj.
Disa studime empirike janë përpjekur të kuantifikojnë efektet e ndryshme të
përmendura më lart në mënyra të ndryshme dhe përdoren modele të ndryshme, por
kryesisht të ardhur në të njëjtin përfundim. Uljet e vazhdueshme afatgjata të taksave
të financuara nga deficite më të mëdha krijojne mundesi për të reduktuar të ardhurat
kombëtare në terma afatgjatë.
Në të kundërt nga sa më lart, uljet e normave te tatimit mbi të ardhurat që financohen
nga shkurtimet e shpenzimeve mund të kenë ndikime pozitive mbi rritjen ekonomike.
Efektet e të ardhurave të reformës tatimore dhe zgjerimi i bazës në mënyrë neutrale,
ndryshimet ne reduktim të shkallëve tatimore bazohen te efektet e uljes së taksave,
por janë më komplekse. Efektet e reduktimeve të normave janë të njëjta si më sipër.
Zgjerimi i bazës së të ardhurave në mënyrë neutrale do të eliminojë efektin e
reduktimeve të shkalleve tatimore mbi deficitet buxhetore.
Megjithatë, zgjerimi i bazës po ashtu do të ketë edhe një efekt tjetër. Duke ulur
shkallën në të cilën ndryshimi tatimor subvencionon burimet alternative dhe
përdorimin e të ardhurave, zgjerimi i bazes do të rialokojë burimet me tendencen e
përdorimit të vlerave më të larta të tyre ekonomike dhe kështu do të rrisë madhësinë
e ekonomisë dhe do të rezultojë në një shpërndarje më efikase të burimeve.
Këto efekte mund të jenë të mëdhaja në teori dhe në simulimet ekonomike, sidomos
për reformat ekstreme politike siç janë: eliminimi i të gjitha shpenzimeve personale
dhe përjashtimeve duke lëvizur drejt një takse të sheshtë. Megjithatë, ekziston një
supozim, që tregon se një zgjerim i bazës dhe reforma e uljes së tatimit mund të
përmirësojnë performancën afatgjatë.
Por, nuk është se do të rritet oferta për punë, kursime apo investime, pasi rritet e
njëjta sasi të ardhurash nga të njëjtit njerëz si më parë, por që çon në jetë një
shpërndarje më të mirë të burimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë nga kufizimi i
subvencioneve të planifikuara.
Një gjetje e fortë nga të gjithë analizat është se jo të gjitha ndryshimet e taksave do
të ketë të njëjtin ndikim mbi rritjen ekonomike. Reformat që përmirësojnë stimujt, që
reduktojnë subvencionet ekzistuese, që shmangin fitimet e papritura, dhe që
shmangin financimin e deficitit do të ketë efekte më të mbara në madhësinë afatgjatë
të ekonomisë, por në disa raste mund të krijojë balanca mes kapitalit dhe efikasitetit.

More Related Content

Similar to Efektet e reformës tatimore

Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriALTAX Consulting
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Jonida Muci
 
Politikat fiskale
Politikat fiskalePolitikat fiskale
Politikat fiskaleERIC467133
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminALTAX Consulting
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëriALTAX Consulting
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojALTAX Consulting
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitALTAX Consulting
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonbetrex
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateALTAX Consulting
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionALTAX Consulting
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitALTAX Consulting
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveALTAX Consulting
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaMenaxherat
 
Kotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksatKotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksatALTAX Consulting
 

Similar to Efektet e reformës tatimore (19)

Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Politikat fiskale
Politikat fiskalePolitikat fiskale
Politikat fiskale
 
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe ZhvilliminStimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
 
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptareMundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
Mundet paraja e_madhe_të_bëjë_kthesën_e_madhe_në_ekonominë_shqiptare
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Kotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksatKotesia e debatit politik per taksat
Kotesia e debatit politik per taksat
 

More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitALTAX Consulting
 

More from ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 

Efektet e reformës tatimore

  • 1. Efektet e Reformës Tatimore Analiza e reformës tatimore mund të ndahet konceptualisht në dy pjesë të dallueshme: 1. se si ndryshimet e taksave ndikojne zgjedhjet individuale apo të kompanive në lidhje me nivelin e punës, kursimit, dhe investimeve, si dhe; 2. se si ndryshimet ndikojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë. Lim Rogers konstaton se një zhvendosje e modelit neutral të tatimit të të ardhurave drejt një tatimi të sheshtë mbi të ardhurat pa shpenzime te zbritshme, pa përjashtime, do të rriste madhësinë afatgjatë të ekonomisë nga 1.8 deri 3.8 për qind, e varur nga supozimet në lidhje me elasticitetin përkatës të sjelljes. Auerbach et al., na tregon se duke lëvizur në të njëjtin model tatimi të sheshtë të të ardhurave me të njëjtat përjashtime të theksuara si më lart do të zgjeronte në terma afatgjatë madhësinë e ekonomisë me 3 për qind. Ata shkojnë edhe më tej duke thënë se kjo zhvendosje do të rrisë prodhimin menjëherë me 4.5 për qind dhe më pas nga një tjetër 1 për qind gjatë 15 viteve që pasojnë, edhe pse kjo do të dëmtojë të varfërit e sotëm dhe ata të ardhshëm. Modeli i prezantuar prej tyre tregon dy rezultate interesante. Së pari, reforma tatimore mund të rrisë madhësinë e ekonomisë dhe e pozicionon ekonominë në një rrugë të re rritjeje edhe pse mund të mos ndikojë normën afatgjatë të rritjes. Efekti prej reformës tatimore mbi madhësinë e ekonomisë dominon efektin mbi normën e përgjithshme të rritjes. Së dyti, reforma shpesh nuk vepron si një balancë mes rritjes dhe progresivitetit. Megjithatë, studimet më të fundit kanë nxjerrë në pah rolin e pasigurisë në reformën e taksave, duke vënë në dukje se një sistem progresiv i tatimit mbi të ardhurat ofron siguri ndaj luhatshmërisë së të ardhurave duke bërë që variacioni i përqindjes së fitimit neto të jetë më i vogël se variacioni i përqindjes së fitimit para tatimit. Ky konstatim mund të ndryshojë kushtet e balancës mes efekteve të progresivitetit dhe rritjes. Ndryshimet në nivelin e të ardhurave dhe ndryshimet në strukturën e sistemit të taksave mund të ndikojnë në aktivitetin ekonomik. Por jo të gjitha ndryshimet tatimore kanë efekte ekuivalente, apo pozitive në rritjen afatgjatë.
  • 2. Argumenti se ulja e tatimit mbi të ardhurat nxit rritjen ekonomike përsëritet aq shpesh sa është bërë si një legjendë urbane. Megjithatë, studimet, faktet dhe simulimet tregojnë një histori ndryshe dhe më të komplikuar. Ulja e tatimit ofron potencial për të nxitur rritjen ekonomike, duke përmirësuar stimujt për të punuar, për të kursyer dhe për të investuar. Por, ulja krijon gjithashtu efekte mbi të ardhurat që reduktojnë nevojën për t'u angazhuar në veprimtari prodhuese ekonomike. Në këtë mënyrë, ulja mund të subvencionojë kapitalin e trasheguar, i cili siguron fitime të papritura për pronaret e aseteve. Por, ky realitet pengon stimujt për aktivitete të rinj. Përveç kësaj, ulja e taksave si një politikë më vete (pra, jo e shoqëruar nga shkurtimet e shpenzimeve) zakonisht rrit deficitin buxhetor. Rritja e deficitit do të zvogëlojë rezervat kombëtare dhe bashkë me to, stokun e kapitalit në pronësi të qytetarëve dhe të ardhurat kombëtare te ardhshme duke rritur normat e interesit, të cilat do të ndikojnë negativisht mbi investimet. Efekti neto i uljes së taksave mbi rritjen ekonomike është kështu teorikisht i pasigurt dhe varet edhe nga struktura e uljes se taksave dhe nga koha dhe struktura e financimit të saj. Disa studime empirike janë përpjekur të kuantifikojnë efektet e ndryshme të përmendura më lart në mënyra të ndryshme dhe përdoren modele të ndryshme, por kryesisht të ardhur në të njëjtin përfundim. Uljet e vazhdueshme afatgjata të taksave të financuara nga deficite më të mëdha krijojne mundesi për të reduktuar të ardhurat kombëtare në terma afatgjatë. Në të kundërt nga sa më lart, uljet e normave te tatimit mbi të ardhurat që financohen nga shkurtimet e shpenzimeve mund të kenë ndikime pozitive mbi rritjen ekonomike. Efektet e të ardhurave të reformës tatimore dhe zgjerimi i bazës në mënyrë neutrale, ndryshimet ne reduktim të shkallëve tatimore bazohen te efektet e uljes së taksave, por janë më komplekse. Efektet e reduktimeve të normave janë të njëjta si më sipër. Zgjerimi i bazës së të ardhurave në mënyrë neutrale do të eliminojë efektin e reduktimeve të shkalleve tatimore mbi deficitet buxhetore. Megjithatë, zgjerimi i bazës po ashtu do të ketë edhe një efekt tjetër. Duke ulur shkallën në të cilën ndryshimi tatimor subvencionon burimet alternative dhe përdorimin e të ardhurave, zgjerimi i bazes do të rialokojë burimet me tendencen e
  • 3. përdorimit të vlerave më të larta të tyre ekonomike dhe kështu do të rrisë madhësinë e ekonomisë dhe do të rezultojë në një shpërndarje më efikase të burimeve. Këto efekte mund të jenë të mëdhaja në teori dhe në simulimet ekonomike, sidomos për reformat ekstreme politike siç janë: eliminimi i të gjitha shpenzimeve personale dhe përjashtimeve duke lëvizur drejt një takse të sheshtë. Megjithatë, ekziston një supozim, që tregon se një zgjerim i bazës dhe reforma e uljes së tatimit mund të përmirësojnë performancën afatgjatë. Por, nuk është se do të rritet oferta për punë, kursime apo investime, pasi rritet e njëjta sasi të ardhurash nga të njëjtit njerëz si më parë, por që çon në jetë një shpërndarje më të mirë të burimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë nga kufizimi i subvencioneve të planifikuara. Një gjetje e fortë nga të gjithë analizat është se jo të gjitha ndryshimet e taksave do të ketë të njëjtin ndikim mbi rritjen ekonomike. Reformat që përmirësojnë stimujt, që reduktojnë subvencionet ekzistuese, që shmangin fitimet e papritura, dhe që shmangin financimin e deficitit do të ketë efekte më të mbara në madhësinë afatgjatë të ekonomisë, por në disa raste mund të krijojë balanca mes kapitalit dhe efikasitetit.