Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
Ne kete prezantim te punuar ne Powerpoint jam perpjekur te prek Problemet tona shoqerore si dhe shpjegimi ose zgjidhja e tyre.
///// Kopjimi i faqeve nuk lejohet pa lejen e Zysh - Dek.Ersida Buzo Stambollxhiu /////
Forcat endogjene dhe ekzogjene!!!
Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.
#MesueseAurela
Tematika e Romanit
Ne kete roman problemi qe zhvillohet eshte ai qe shoket e bandes se Bokes donin te mbronin token e tyre Nga Ceko Aci i cili ishte nje njeri i keq dhe nga banda e tij mizore. Banda e Bokes donte te shpetonte parkun ku ata luanin gjithmone i cili per ta ishte e gjithe bota e tyre.
#MesueseAurela
Energjia llojet dhe perdorimi projekt fizike energjia ne pergjithesi energjia si koncept ne fizike ligji i ruajtjes se energjise shnderrimet e enrgjise ne hidrocentral ne panel diellor llojet e nergjise ne fizike ese rendesia e energjise ne jetet tona
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
Ne kete prezantim te punuar ne Powerpoint jam perpjekur te prek Problemet tona shoqerore si dhe shpjegimi ose zgjidhja e tyre.
///// Kopjimi i faqeve nuk lejohet pa lejen e Zysh - Dek.Ersida Buzo Stambollxhiu /////
Forcat endogjene dhe ekzogjene!!!
Procest gjeologjike endogjene quhen ato procese të cilat shkaktohen nga forcat e brendshme të Tokës dhe që ndodhin kryesisht brenda saj, por që shfaqen shpesh edhe në sipërfaqe të Tokës. Në këto procese përmendim: magmatizmin, sizmicitetin tërmetet, lëvizjet tektonike të kores së Tokës dhe metamorfizmin.
Procese gjologjike ekzogjene quhen ato procese që lindin nga faktorët e jashtëm, kryesisht për llogari të energjisë diellore dhe zhvillohen në sipërfaqe të Tokës ose afër saj në thellësi të vogla.
Në këto procese hyjnë: tjetërsimi prishja fizike e kimike e shkëmbinjëve, proceset që lidhen me veprimtarinë e ujërave rrjedhëse sipërfaqësore, të ujërave nëntokësore, të deteve e liqeneve, të erës, të akullnajave etj.
#MesueseAurela
Tematika e Romanit
Ne kete roman problemi qe zhvillohet eshte ai qe shoket e bandes se Bokes donin te mbronin token e tyre Nga Ceko Aci i cili ishte nje njeri i keq dhe nga banda e tij mizore. Banda e Bokes donte te shpetonte parkun ku ata luanin gjithmone i cili per ta ishte e gjithe bota e tyre.
#MesueseAurela
Energjia llojet dhe perdorimi projekt fizike energjia ne pergjithesi energjia si koncept ne fizike ligji i ruajtjes se energjise shnderrimet e enrgjise ne hidrocentral ne panel diellor llojet e nergjise ne fizike ese rendesia e energjise ne jetet tona
Hamleti, model i analizës së veprës
Subjekti i veprës
Klaudi ka vrarë në gjumë vëllanë e tij, mbretin Hamlet të Danimarkës dhe është martuar me gruan e tij, duke ia rrëmbyer fronin princit Hamlet. Ky i fundit ndërpret studimet dhe kthehet në
shtëpi plot pikëllim dhe dyshime për vdekjen e të atit. Atij i është shfaqur si vegim fantazma e babait të vdekur, që i tregon të vërtetën për helmimin e tij. Hamleti zbulon anë të atilla të jetës, që deri më atëherë nuk i kishte menduar kurrë: xhaxhai vrasës i babait, nëna e paqëndrueshme, e cila hidhet në krahët e tij dhe degjenerimi i gjithë oborrit danez. Edhe e dashura e tij Ofelia ndonëse ka një dashuri të sinqertë dhe të pastër për të është moralisht e pafuqishme për ta ndihmuar, pasi beson gjithçka i thotë babai i saj intrigant. Pas gjithë këtyre situatave, Hamleti arrin ta kuptojë vrasësin e vërtetë të të atit, por për ta vërtetuar të gjithë këtë dyshim vendos të shfaqë një dramë me subjekt të ngjashëm me rrëfimin e fantazmës. Pasi vërteton të gjithë të vërtetën e dhimbshme shtiret si i çmendur. Falë gjithë dinakërisë dhe intelektit, kurtheve dhe intrigave, tmerreve dhe tragjedive, tradhtive dhe pabesive, Hamleti arrin ta vrasë Klaudin dhe më pas vret edhe veten.
#MesueseAurela
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
L’Università di Firenze ha conferito a Mario Vargas Llosa la laurea magistrale honoris causa in Lingue e letterature europee e americane. Lo scrittore e premio Nobel ha ricevuto il titolo accademico, mercoledì 4 giugno, in Aula magna dal rettore dell’Ateneo fiorentino Alberto Tesi. Dopo la laudatio di Martha Canfield, ordinario di Lingua e letterature ispano-americane, Vargas Llosa ha tenuto la lectio magistralis dedicata a Boccaccio in scena.
Universiteti i Firences i ka dhënë shkrimtarit Mario Vargas Llosa titullin akademik Honoris causa në Gjuhë dhe letërsi evropiane dhe amerikane. Shkrimtari, fitues i çmimit Nobel e ka marrë titullin akademik, ditën e mërkurë, 4 qershor, në Aula magna nga Rektori i Universitetit fiorentin Alberto Tesi. Pas laudatio-s së Martha Canfield, profesor i Gjuhës dhe letërsisë hispanike-amerikane, Vargas Llosa ka mbajtur një lectio magistralis që i dedikohet Bokaçios në skenë. (e përkthyer në shqip).
ANALIZE ..."ZONJA BOVARI "
Ema Bovari është një vajzë provinciale që lexon shume libra romantikë dhe ka marrë një formim konservator në manastir. Për shkak të letërsisë romantike që lexonte, Ema bën zgjedhjet e gabuara në jetë, humbet lidhjet me realitetin dhe shndërrohet në një viktimë të pasioneve të saj, të cilat e orientojnë drejt aventurave të pafundta. Ema dëshiron ndryshimin në jetën e saj, por problemi qëndron me faktin se ajo është heroinë pasive: nuk vepron vetë për të dalë nga monotonia, por varet prej personazheve të tjerë.
#MesueseAurela
" Hamleti"
Model i analizës së veprës
Fusha: Gjuhët dhe komunikimi
Lënda: Letërsi
Shkalla: V
Klasa: X
Tematika: Rilindja dhe Humanizmi Evropian 5 orë
Situata e të nxënit: Nxënësi kupton se si përvojat letrare ndikojnë duke ndërtuar përvoja personale, vlera dhe qëndrime që vlejnë më vonë në perceptimin e botës.
Tema mësimore: Analizë “Hamleti” (ora 3)
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyç:
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit:
Kompetenca e të menduarit:
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi/-ja:
•diskuton në grup në mënyrë konstruktive duke dhënë dhe marrë informacion.
•Njeh dhe vlerëson veprën e Shekspirit për kontributin e saj si gur themeli i letërsisë së mëvonshme
•Aftësohet në analiza letrare për të kuptuar teknikat e shkrimit
•diskuton rreth vlerave, strukturës, filozofisë dhe rëndësisë së “Hamletit”
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare:
Gjuhë shqipe dhe gjuhë e huaj, arte, histori, Tik
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Metoda e bashkëbisedimit, një pyetje-shumë përgjigje, pema e mendimeve, lexim i drejtuar, ritregim, harta e koncepteve, diskutim i drejtuar, puna me skeda
#MesueseAurela
This document provides an itinerary for a 12-day family holiday in South Africa that includes stops in Cape Town, Oudtshoorn, the Garden Route region, and the Eastern Cape for game viewing. The itinerary offers accommodations ranging from apartments to country lodges and cottages. Activities include visiting landmarks like Table Mountain and the Cango Caves, wildlife viewing, hiking, and relaxing on the beach. The trip concludes with a game reserve stay and a flight home from Port Elizabeth.
The document discusses various social customs and etiquette in England. It describes English people as generally reserved in their manners, dress, and speech, but emphasizes the importance of politeness. Some key points covered include: the use of terms of endearment varying regionally, such as calling someone "duck"; eating etiquette like using fork in the left hand; the expectation of standing in lines, saying "please" and "thank you", and generally being well-mannered; and certain taboos like public displays of affection or burping.
The document provides information on family holidays organized by Tribes, including family safaris, beach holidays, adventure holidays, and honeymoons. Tailor-made itineraries are designed based on family size and ages. Example itineraries are provided, such as a 12-day South Africa trip involving stops in Cape Town, Oudtshoorn, the Garden Route, and the Eastern Cape for game viewing. Safety tips and packing lists are also included to help families prepare for their trips.
The document discusses concerns around the influence of video games on young people. It notes that video games have become very popular among kids and can greatly impact their mental and learning development. While video games offer entertainment, some worry that violent or inappropriate themes in games could negatively shape children's values or behaviors. The document argues that subjecting video games to an established rating system like films would help reduce risks from violence and encourage kids to spend more quality time on school and with family instead.
High technology refers to cutting-edge technology that is the most advanced available. Products currently considered high tech often incorporate advanced computer electronics, although the definition evolves over time. Low technology refers to simpler, more traditional or mechanical technology. Nanotechnology involves manipulating matter on an atomic or molecular scale, with at least one dimension sized from 1 to 100 nanometers. Governments have invested billions in nanotechnology research. Computer science deals with theoretical and practical aspects of computation, algorithms, programming, and human-computer interaction. Femtotechnology theoretically could involve manipulating excited energy states within atomic nuclei or nucleons, but such manipulation and applications are currently unknown.
American etiquette focuses on being energetic, positive, and customer-oriented. Meetings are informal with a focus on sticking to schedules and outlines. Presentations should break the ice with humor. British etiquette emphasizes courtesy, punctuality, and proper dining etiquette. Etiquette provides rules for smooth social interactions and is important in business and online interactions. Albanian etiquette involves respect for elders and avoiding controversial topics. Overall, cultural understandings of etiquette can vary significantly.
Albania has over 3,250 plant species, many of which are medicinal and aromatic plants that are wild-collected rather than farm grown. In 2012, Albania exported around 52,000 metric tons of dried herbs and essential oils from these plants, including oils from black pine, cade juniper, Dalmatian sage, juniper, laurel, myrtle, rosemary, silver fir, Spanish-type origanum, thyme, and winter savory. These medicinal and aromatic plants and their derived products make up an important part of Albania's biodiversity exports.
Albania offers tourists unspoiled beaches, mountains, archaeological sites from ancient civilizations like the Greeks and Romans, and a rich cultural heritage. Some of the most popular destinations in Albania include the historic cities of Berat, Durres, Gjirokastra, and Shkodra which feature well preserved architecture and museums, as well as natural areas like the Albanian Riviera coastline and Butrint National Park archaeological site. Tourism is a significant contributor to Albania's economy and visitor numbers have grown in recent years, with Lonely Planet naming Albania the number one destination to visit in 2011.
1. WilliamShekspir
William Shekspir ishte një dramaturg anglez që lindi më 23 prill 1564 në Stratford mbi Avon dhe
vdiq më 23 prill 1616 në po të njëjtin qytet.Uilliam Shekspir e ngriti artin poetik në majat më të
larta. Kur flitet për të shumë pak autor i qëndrojnë përkrah dhe asnjë përsipër. Studimet, analizat
dhe komentet rreth tij janë të panumërta por përfundimi është i njejtë: vepra shekspirane është e
admirueshme si tërësi dhe në të tërë përbërësit e veçantë. Vepra e tij së bashku me Biblën dhe
Deklaratën e të Drejtave të Njeriut janë shtyllat në të cilat ngritet identiteti i Evropës
historike.Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë
absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Njeri nder shkrimtarët me te
famshem ne bot. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor. Ai jo vetëm që shkroi disa
tragjedi të jashtëzakonshme të cilat hynë në historinë e letërsisë botërore, por edhe shumë
komedi dëfryese që nuk u shfaqen kurrë nëpër skenat angleze.
Biografia
Ishte i biri i një tregtari jo fort të pasur dhe lindi në familje me shumë fëmijë në Stratford-mbi-
Ejvën, me 23 prill 1564. Uiliami ishte fëmija i tretë i John dhe Mary Shakespeare. Nga tetë
fëmijët e tyre mbijetuan katër, dy prej të cilëve u bënë aktorë: Uiliami dhe vëllai i tij më i vogël
Edmund i lindur më 1580, i cili shkoi me të në Londër. Dihet se studioi në shkollën e
vendlindjës, ku u njoh me mjeshtrat grekë dhe latinë, por nuk dihet se deri në cilin vit e vazhdoi
shkollim aty. Pengesë për vazhdimin e studimeve padyshim ishte martesa në moshë të re kur
ishte vetëm 18 vjeç me Ana Hethuejn, që ishte disa vite më e madhe se ai. Me të shoqen kishte 3
fëmijë: një djalë me emrin Hamnet i cili vdiq në moshën 11 vjeçare duke i lënë prindërit shumë
të pikëlluar dhe dy vajza Suzana dhe Judita të cilat Shekspiri i donte shumë. 4 vite pas martesës u
largua përfundimisht nga vendlindja dhe u vendos në Londër. Për vitet e para të qëndrimit të tij
në Londër nuk ka dokumentime të sakta. Por në vitin 1592 del se emri i tij njihej në Londër, si
autor dramatik dhe aktorë. Vepra e tij e parë drama historike, Henriku VI u shfaq po në këtë vit.
Shekspiri përparoi shpejt në mjedisin londinez falë mbështetjes së kontit Sauthemton. Më 1597
bashkëthemeloi teatrin “Globus” ku do të ishte dhe aktorë e ku do të luheshin pjesët e tij më të
mëdha. Londra ishte e mbushur me teatro por më i suksesshmi dhe me namin më të madh ishte
teatri “Globus”. Deri në vitin 1612 kur ai u largua nga Londra për t’u tërhequr në Straford, për
studiuesit jeta e tij do të jetë e barabartë me veprimtarinë skenike. Më 1616 ai përpiloi
testamentin e tij dhe vdiq pas një muaji, u varros në vendlindje.
Vepra të shquara
Hamleti, Romeo e Zhuljeta, Henriku IV, Makbeth, Shumë zhurmë për asgjë,
Nata e dymbëdhjetë, Mundimet e kota të dashurisë, Othello,
Antoni e Kleopatra, Simberlini, Përralla dimërore, Stuhia, Mbreti Lir, Jul Cezari
2. "Hamleti" Subjekt, koment dhe analize (Shekspir)
Subjekti : Fantazma a mbretit te vrare te Danimakres shfaqet ne Elsinore, dhe shihet fillimisht
nga Horatio dhe nje sherbetor.Horatio I thote birit te mbretit te vdekur, Hamleitit, I cili vendos te
takoje fantazmen.Nga ajo , ai kupton se I ati eshte vrare nga xhaxhai I tij, Klaudius me helm ne
vesh.Xhaxhai I tij I kishte zene fronin dhe kishte marre nenen Gertrude per grua.
Hamleti tronditet dhe per te zbuluar te verteten, nis te shtiret si I cmendur.Ofelia, e dashura e tij
bashkepunon me te atin, Polonin dhe mbreterit per te zbuluar te verteten e Hamletit.Duket sikur
Hamlet eshte vertete I marre, dhe ai bashkohet me trupen e teatrit per te vene ne skene nje
tragjedi ku perhskruhet menyra si Klaudi vrau mbretin.Klaudi nuk e perballoi sot dhe u largua
nga shfaqja, duke e siguruar keshtu Hamletin per fajsine e tij.
Ndersa hyri ne dhomen e nenes, ai vret Polonin I cili ishte fshehur ne dollap.Pas kesaj Ofelia
cmendet, dhe Laerti vellai I saj kthehet nga Franca.Klaudi shtyn Laertin kunder Hamletit, dhe
vendos qe gjate nje dyluftimi rutine, te helmoje shpaten e Laertit, nderkohe qe Hamleti ishte
debuar per ne Anlgi, por u kthye prape prej sulmeve pirate.Ai u kthye gjate funeralit te Ofelise e
cila vdiq e mbytur ne lume.
Me pas, Klaudi e merr ne gosti ku kishte vere te helmuar, per Hamletin.Gertruda e pi gabimisht
dhe vdes, Laerti plagos Hamletin me shpaten e helmuar, dhe me pas veten.Hamleti detyron
Klaudin te pije veren e helmuar dhe vdesin te gjithe.Kur vijne norvegjezet per t dhene lajme te
luftes, I gjejne te gjithe te vdekur.Ka mbijetuar Horatio miku I Hamletit I cili tregon historine e
Hamletit.
Personazhet :
Hamleti : karakter kompleks.Intelektual, akademik, I sjellshem.
I lekundur, misterioz, I pasigurte , enigmatic , I rrembyer, melankolik.Ai ka dy karakteristika :
gjakftohtesine ne kohe rreziku dhe shpejtesine rrufe ne veprim.Tragjizmi I tij qendron ne faktin
qe planet e medha shpirterore te tij , perballe fatalitetit te vdekjes humbasin kutimin e
tyre.Dilemat e tij jane te shumta por permendim ate qe c’ka eshte jeta ? detyre apo e drejte e
njeriut?A duhet vendosur puna dhe misioni para dashurise? - fati ironic. Hamleti eshte nje hero I
vetmuar ku kompromisi me kriminelin dhe hiprokizia e jetes nuk I lene vend per te jetuar sic ai
do.Hamleti nuk deshiron te vrase mbretin per ti marre fronin, por ai ka ideale
humaniste.Ai brengoset per lumturine e pergjithshme dhe do ta ndreqe ate “ kjo bote u shtur” ..
Klaudi : personazhi antagonist, tiran, egoist, I lig, burracak.
Fjalet e tij hipnotizojne por dhe helmojne veshet, njelloj si krimi I tij.
Gertruda : sharmante, karakter I pasur por shpesh keto duken si cilesite e saj te vetme, pasi nuk
ka mendime te kthejjta ne situate kritike.
Fabula : Melankolia e Hamletit, hakmarrja per vdekjen e mbretit Hamlet,kurthe dhe dredhi.
Nenfabula : Dashuria e Ofelise dhe Hamletit, Laerti ne France, cmenduria e Ofelise.
Temat : Hakmarrja, cmenduria, lakmia, udheheqesi ideal, spiunimi dhe fuqia e artit jane vetem
disa prej temave qe trajtohen ne kete tragjedi kaq te gjere.Tema te tjera jane :
3. Pamundesia e te qenurit I sigurte. – vete tragjedia me shume na shtron pyetje sesa na jap
ergjigje.Pyetjet shtrohen qe ne rrafshin fantazmagorik dhe abstract “ A duhet besuar fantazma,
apo eshte nje krijim I se keqes? “ , ne rrafshin tokesor “ Si mund te veprojme kur kemi te bejme
me nje krim pa deshmitare? “ , ate psiklogjik “ Si mund te kuptojme shpirtin e nje njeriu dhe te
vertetat e tij vetem duke pare reagimet apo gjestet? “ etj.
Kompleksiteti I aksioneve - Hamleti mendon shume per veprimet e tij, jo vetem persa I perket
siguire, por dhe gjendjed emocionale, shpirterore etj.Ndryshe nga ai persnazhet e tjere veprojne
pa u menduar gjate, por mesa duket , veprimet e pamenduara mire cojne ne demin e vete
personazhit.Kujtojme ketu Klaudin me helmin dhe Laertin ne dyluftim.
Misteri I vdekjes : Hamleti obsesionohet me vdekjes.Ai e shef ate edhe ne aspektin shpirteror (
fantazma e tea tit), edhe fizik (kafka e Jericos).Ai gjithashtu e sheh vdekjen si nje mundesi per te
shpetuar nga jeta torturuese dhe dilemat e tij, por misteri pertej vdekjes eshte ai cka e mban
njeriun ende ne jete.
Shteti si nje trup I semure : mund te themi keshtu, sepse mesa duket,mireqenia e Danimarkes
varet nga familja mbreterore.Para se te vinte Klaudi, Danimarka nen nje qeverisje te mire ishte e
qete, ndersa tashme ajo eshte kthyer ne nje trup te infektuar nga korruptimi I Klaudit dhe
Gertrudes.Ne fund kemi tone optimiste per fatin e Danimarkes.
Mesazhet :
Ide te thella humaniste, ngrihet kulti I njeriut me virtyte qe ngadhejen ne luften kunder se
keqejes dhe bjerrjes qe jane rrenjet e nje shoqerie ne mjerim. Thirrja qe I ben Hamletit nenes se
tij eshte universal ne dhimbjen qe percon; aty ku ka shprese virtyti mund te lulezoje dhe njeriu
mund te gjeje fuqine Brenda vetes qe te permiresoje jeten e tij dhe cilesite e tij te brendshme “
Jeto me gjysmen me te paster”
Motivet :
1.Incesti (Klaudio- Gertrude, Laerti – Ofelia, Hamlet- Gertrude)
2.Urrejtje ndaj femres (Lidhja mes seksualitetit femeror dhe bjerrjes )
3.Veshet dhe degjimi ( fjalet perdoren si per te komunikuar,ashtu dhe per te shtremberuar
realitetin)
Simbolet :
Kafka e Jericos.
Procesi fizik I vdekjes dhe dekompozimit e habit Hamletin.Ai kujton seJeriko ishte gaztori I
babait te tij, dhe tani ishte ngrene nga krimbat dhe I kishte mbetur vec kafka.Ky fat do t’I
perfhije te tere, madje dhe vete mbretin.Mbreti do te jete dhe vete nje dite ushqim per krimbat qe
do te perdoren per te peshkuar, e peshqiit ushqim per njerezit.Ne kete menyre, Shekspiri jep ne
menyre artistike rrjedhen e jetes per te gjithe njerezit njesoj)Kjo tragjedi eshte shkruar me varg te
bardhe.Shekspiri perdor pesekembeshin jambik per te krijuar ndjesite tingelluese sepse ky varg
ka aftesine e krijimit ten je ritmi qe rrit ndjesite emocionale.Ky varg dallohet nga perdorimi I nje
zakonereje te patheksuar dhe nje zanoreje te theksuar prapa saj.
Gjetjet artistike :
1.Tensioni I trefishte – vrasja e mbretit, cnderimi I nenes, krimi ndaj babait
2.Fantazma – ne mungese te deshmitareve te gjalle krijon piken e lidhjes
3.Drama Brenda drames
4. 4.Marrezia e shtirur.
Ligjerimet poetike :
1. lirika e dashurise Hamlet- Ofeli
2.poezia elegjiake – cmenduria e ofelise
3.Komike- komedianet dhe gazmoret
4.misteri – fantazma
5. monologue shperthyes
6. poezia e larte tragjike.
“Hamleti, Princ i Danimarkës” - U. Shekspir A e vrau mbretin Hamlet i vëllau Klaudi
apo i biri princi Hamlet?!
- Pas vdekjes misterioze dhe të dyshimt të mbretit Hamlet të Danimarkës, si mbret i
Danimarkës bëhet i vëllau Klaudi e jo biri i tij princi Hamlet. Ai varroset çuditërisht pa
prezencën e të birit princit Hamlet, pasi që tek pas dy muajve që nga vdekja e ish
mbretit Hamlet i biri i tij princi Hamlet kthehet në pallatin mbretëror. Nuk vonon dhe në
oborrin mbretëror na paraqitet “Fantazma e armatosur” e ish mbretit Hamlet. Ajo i thotë
të birit princit Hamlet se i vëllau Klaudi e ka vrarë atë duke ia derdhur helmin në vesh,
kur ai po flinte në kopsht!
- Vdekja misterioze e mbretit Hamlet dhe fjalët e Fantazmës janë momenti kyq i
vazhdimsisë së dramës. Këtu diçka e mistershme po ndodh dhe detyrimisht për të
zbuluar se cila është e vërteta e vdekjes së mbretit Hamlet, na lindin shumë pyetja
logjike:
- A mund dhe sa mund të besohet hipoteza që bazohet vetëm në fjalët e një Fantazme,
se; Mbretin Hamlet e ka vrar i vëllau Klaudi dhe atë derisa ishte duke fjetur në gjumë?!
- A ka mundësi që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij? JO e madhe!
- A ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?! Jo!
- A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet fantazmë e vërtet apo ishte inskenim dhe nga
kush? Të shohim në vazhdim.
Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve substanciale, pra për të ardhur deri tek e vërteta dhe
për ta zbuluar këtë mister, se çka në të vërtet kishte ndodhur në oborrin mbretëror të
Danimarkës, neve na duhet që në bazë të disa shkëndijzave që na i jep autori
U.Shekspiri t’i inskenojm disa nga ngjarjet substanciale e që autori pothuajse qëllimisht
na i lë në gjysëm errësirë. Por para se t’i shohim ato skena substanciale, siq është
skena e vrasjes së mbretit Hamlet, etj., vetvetiu na lindin shumë pikëpyetje logjike e që
përgjegjiet në këto pyetje, sigurisht se na zbërthejn këtë mister dhe na qojnë drejtë
zbulimit të së vërtetës.
E pikëpyetjet e mija logjike, janë:
- A thua vallë, pse U.Shekspir nuk na e jep në fillim skenën e vdekjes së mbretit
Hamlet?
5. - Pse çmenduria e princit Hamlet koincidon me vdekjen e babait të tij?
- Për çfar arsye princi Hamlet nuk ishte prezent në varrimin e babait të tij dhe ai nuk u
kthye në Oborrin Mbretëror për dy muaj, që nga vdekja e të atit?
- A mund dhe sa mund të besohet hipoteza që bazohet vetëm në fjalët e një “Fantazme”
se ish Mbretin Hamlet e ka vrar vëllau Klaudi dhe atë derisa ishte duke fjetur në
gjumë?!
- A ka mundësi që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij?
- A ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?!Pastaj,
- Si është e mundur që në aktin e parë, Fantazmën e armatosur e shohin Marceli,
Bernardi dhe Horati, kurse në aktin e tretë gjatë konfliktit të Hamletit me të ëmën,
Gertruda as nuk e pa fantazmën as nuk e dëgjoi kur fantazma po i fliste Hamletit?!
- Pse Gertruda i tha Hamletit; “Kjo është thjesht prodhim i trurit tënd/ Fantazma e jote
është mendjeshkrepje”/. Pastaj,
- A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet fantazmë e vërtet, apo Fantazma ishte
inskenim i vet princit Hamlet?!
- A ka dashur vet Hamleti që përmes inskenimit të “Fantazmës” ta zbulojë vrasësin e të
atit, apo me inskenimin e Fantazmës princi Hamlet ka dashur që t’i largohet sa më
shumë të vërtetës rreth vrasjes së ish mbretit Hamlet!?
- A ia kushtoi Hamleti shfaqjen “Vrasja e Gonzagos” Klaudit apo Ofelisë?!
- Pse Ofelia te shfaqja “Vrasja e Gonzagos” reagoi e para dhe ajo e humbi torruan dhe
me kureshtje e pyeti Hamletin se cila është domethënia e shfaqjes!? Pse ajo u
shqetësua dhe i thotë Hamletin me ndrojtje “ç’do të thotë kjo”!?
- Pse princi Hamlet i tha Ofelisë se mund të shpjegoj ndjenjat e asaj dhe të dashnorit
tënd?
- Pse Hamleti i thotë Ofelisë se nuk e donte, bile ia mohoi edhe dhuratat që ia kishte
dhënë vet ai.
- Pse Hamleti i thotë Ofelisë të shkojë në manastir, pra në një mënyrë Hamleti e quan
Ofelinë prostitutë?
- A bëri Ofelia vetëvrasje për shkak të vdekjes së të atit Pollonit, apo ajo bëri vetëvrasje
për gabimin e saj çnderues dhe për humbjen e princit të saj, Hamlet?! Pastaj,
- Pse U. Shekspiri nuk na tregon skenën kur Hamleti po internohej për në Angli?
- Si u bë që Rozenkranci dhe Gildesterni të vazhdojn rrugën për në Angli pa Hamletin,
kur dihet se detyra e Rozenkrancit dhe Gildesternit ka qenë që ta dërgojn Hamletin në
Angli?
- Çka ndodhi në të vërtet gjatë sulmit të anijes në det, mes Hamletit dhe “piratëve”?
- Si u bë që “piratët” t’a kthejnë princin Hamlet për në Danimark, pa therrë në këmbë,
kur dihet se gjahu më i vlefshëm i piratëve është zënia peng e ndonjë personaliteti, siç
ishte një princ, në mënyrë që më pastaj, lirimin e tij ta kushtëzojnë me një haraç të
majmë?!
- A kanë qenë ata piratë të vërtet apo ata kanë qenë njërëzit e Fortimbrasit të
6. Norvegjisë?
- Pastaj si u bë që vulën mbretërore, princi Hamlet ta ketë në xhep, kur dihet se vula
mbretërore është vetëm një dhe ajo qëndron e ruajtur në zyrën e pallatit mbretëror?
Pra, a mundet Hamleti të ketë përdorur vulë mbretërore të falsifikuar, apo Hamleti e
gënjeu Horatin për ballafaqimin e tij me piratët?! Pastaj,
- Pse autori U. Shekspiri nuk na tregon jetën dhe veprimtarinë e princit Hamletit gjatë
studimeve në Universitetin e Vitenbergut që ndodhet në Norvegji?!
- A ka gisht Fortimbrasi i Norvegjisë që përmes Hamletit t’i bëjë komplot mbretit Klaud?
- Pse dhe si ndodhi që princi Hamlet në minutën e fundit para se të vdes, ia lë amanet
Horatit, që si mbret i ri i Danimarkës duhet të bëhet Fortimbrasi i Norvegjisë?
-Si u bë që menjëherë pas tragjedisë që ndodhi në oborrin mbretëror, ose më sakt një
minutë pas vdekjes së princit Hamlet, vjen Fortimbrasi dhe ambasadori Anglez, dhe
menjëherë Fortimbrasi i Norvegjisë bëhet mbret i Danimkarkës?!
- A thua vallë, pse Fortimbrasi, tash si mbret i Danimarkës, ia bëri nderimet
madhështore vetëm kufomës së Hamletit e jo edhe kufomave të të tjerve?!
- A do të thotë kjo se, mos ndoshta Fortimbrasi, si ish armiku i Danimarkës e tash mbret
i saj i do e respekton vetëm tradhëtarët e Danimarkës dhe i nderon vetëm shërbëtorët e
tij?!
- Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve e që këto pyetje në vete përmbajn edhe përgjegjiet,
ne vetëm atëherë mund të arrijmë të zbërthejmë misterin katërshekullor të Hamletit dhe
vetëm atëherë do të zbulojmë të vërtetën rreth asaj se si dhe çka ka ndodhur në të
vërtet në oborrin mbretëror të Danimarkës e që autori me ose pa qëllim nuk na i jep dhe
i ka mbajtur si ngjarje në gjysmë errësir dhe sekrete.
- E Skenat logjiko-reale që burimin e kanë nga përgjegjiet e pyetjeve të më sipërme si
dhe te disa shkëndijza që na i jep vet autori, simbas meje janë;
- Princi Hamlet, pa paralajmërim, natën vonë kthehet nga Universiteti i Vittenbergut i cili
universitet ndodhet në Norvegjinë e Fortimbrasit. Me të arritur në oborrin mbretëror të
Danimarkës, Hamleti hynë pa trokitur në dhomën e të dashurës së tij Ofelis. Tmerrohet
kur e gjen babain e tij, mbretin Hamlet duke fjetur në shtrat me të dashurën e tij me
Ofelinë. Në atë çast Hamleti nga ajo pamje që po sheh, pëson një traum të rëndë
psikologjike dhe gati sa nuk çmendet. Ai përderisa e shehë babain e tij që po flinte në
krah e vëren veshin e tij dhe në atë gjendje të rëndë psikike dhe thyerje shpirtërore
Hamleti ia derdhë babait të tij helmin në vesh dhe kështu e vret të atin përderisa ai ishte
në gjumë. Hamleti pasi e kryen kët&eu ml; krim, pa u vonuar dhe pa e parë askush,
ashtu siç kishte ardhur, ikën nga vendi i krimit dhe kthehet andej nga kishte ardhur...
Hamleti e kryen këtë vrasje në gjendje të tronditjes së rëndë psikike, ...
Deri te ky konkludim kemi ardhur për shumë arsye.
Kjo për Hamletin, siq dihet, ishte vrasja e tij e parë dhe psikologët e shpjegojn se kur
njeriu e kryen vrasjen e tij të parë, ai njeri e pëson një turbullirë shpirtërore dhe
7. çrregullim psikologjik dhe atij i nevojitet për tu stabilizuar psiqikisht një kohë pushimi
minimum dymujore.
Tani më kuptohet çart se pse çmenduria e Hamletit koincidon me vdekjen e babait të tij
dhe se tash dihet se për çfar arsye Hamleti nuk ishte prezent në varrimin e të atit si dhe
pse ai mungoi për dy muaj që nga vdekja e të atit, sigurisht sepse Hamletit i nevojitej
kohë për stabilizim psiqik.
Kjo pra ishte arsyeja se përse autori U. Shekspir nuk na e jep skenën e turpshme të
vdekjes së ish mbretit Hamlet nga i biri i tij.
- Në anën tjetër kur Ofelia zgjohet nga gjumi, pranë saj e ka kufomën e mbretit Hamlet.
Në një situatë të tillë, ajo është e detyruar ta fsheh mëkatin e saj dhe të heshtë! Ajo e
dërgon kufomën e mbretit Hamlet në kopshtin e tij, dhe për ta fshehur turpin e saj, ajo
alarmon rrejshëm se; Mbreti Hamlet ka vdekur nga një kafshim i gjarprit duke fjetur në
kopsht. Në të vërtet ajo nuk e di se mbreti është vrarë. Ofelia mendon se Mbreti ka
vdekur natyrshëm nga pleqëria ose nga ndonjë atak i zemrës, pasi që ai ishte i thyer në
moshë.
- Nga ana tjetër, Klaudi kur e sheh se trashëgimtar i fronit mbretëror, princi Hamlet nuk
erdhi në varrimin e të atit, e biles ai nuk u bë i gjallë as dy muaj pas vdekjes së të atit e
në anën tjetër shteti i Danimarkës duhet t’a ketë një Mbret, atëherë në mungesë të
princit Hamlet, i vëllau Klaudi me të drejt e shpalli veten Mbret i Danimarkës!
Mund të konkludojmë se mosardhja e princit Hamlet në varrimin e të atit, çmenduria dhe
mungesa dymujore e princit Hamlet e kanë bërë Klaudin Mbret të Danimarkës.
- Tash të shohim se ku ishte dhe çka bëri Hamleti gjatë këtyre dy muajve në mungesë
që nga vdekja e të atit e deri pak para se të paraqitej fantazma e armatosur në oborrin
mbretëror?!
- Hamleti gjatë dy muajve në mungesë, sigurisht se ishte në Universitetin e Vitenbergut
në Norvegjinë e Fortimbrasit! Ai gjatë këtyre dy muajve në munges, (që i duheshin për
stabilizim psiqik e shpirtëror), me mjeshtrinë e tij prej një artisti të vërtetë e ka
shfrytëzuar kohën dhe e ka bërë me përpikmëri planin e komplotit për rrëzimin e Klaudit
nga froni mbretëror. Në këtë planë komploti (siq do ta shohim në fund) sigurisht se i ka
ndihmuar Fortimbrasi i Norvegjis! Për këtë arsye me t’u kthyer Hamleti në Oborrin
mbretëror të Danimarkës, ai për të vënë në jetë planin e tij të komplotit, fillimisht
fshehurazi e angazhon kipcin e ish mbretit Hamlet, që ta luaj rolin e Fantazmës. Dhe
nuk është çudi që menjëherë pasi kthimit të Hamleti në pallatin mbretëror, na paraqitet
“fantazma e armatosur”. Dhe që nga paraqitja e “Fantazmës së armatosur” princi
Hamlet na bëhet i gjallë. Po pra, sepse tek tash në oborrin mbretëror të Danimarkës ka
filluar drama e vërtet, në inskenim dhe në regji të princit Hamlet.
- Që të arrijmë për ta zbuluar se; A ishte Fantazma e ish mbretit Hamlet, fantazmë e
vërtetë apo ajo ishte e inskenuar nga vet princi Hamlet, duhet të analizojmë thellësisht
bisedën e Hamletit me miqtë e tij Marcelin, Bernardin dhe Horatin. Në fakt, të vërtetën
mbi vdekjen e ish mbretit Hamlet, autori U. Shekspir, nuk na e ka dhënë përmes fjalëve
8. të “Fantazmës”, por shkëndijzat e së vërtetës rreth këtij misteri mund t’i gjejmë (në Aktin
e parë), në dialogun në mes Marcelit, Bernardit dhe Horatit me Hamletin si dhe në
dialogun në mes “Fantazmës” me princin Hamlet. Që në fillim kur Bernardi, Marceli dhe
Horati i tregojnë Hamletit se; përderisa ishin duke ruajtur, dy netë me rradhë e kanë
parë fantazmën e mbretit Hamlet... Princi Hamlet, sigurisht sa për të parë se a e kishin
kuptuar ata inskenimin e tij apo jo, i pyet ata me kureshtje se;
- A ishte fantazma i mvrejtur, i zbehtë apo i skuqur!? A ishte mjekër thinjur apo jo?! A
dukej si i zemëruar apo si i helmuar... etj.?! E ata i përgjigjen me naivitet:
- Fantazma i përngjante Mbretit ashtu siç ishte i gjallë, biles ishte i tëri i veshur në çelik,
i armatosur nga koka gjerë në këmbë, me mjekrën përzier qime zi e qime bardh,... etj.
Pasi shkojnë tre miqt e tij, Hamleti i çuditur flet me vete;”Fantazma e tim eti e
armatosur”.D.m.th. As Hamleti nuk beson në Fantazmën e armatosur, por në anën
tjetër sikur është i kënaqur që nuk ishte zbuluar inskenimi i Fantatazmës nga shokët e tij
naiv.
- Nga përshkrimi që i bëjnë Bernardi, Marceli dhe Horati, Fantazmës së ish mbretit
Hamlet, na lindin disa pyetje logjike:
- Athua vallë, a ka Fantazmë të armatosur të tërin me çelik nga koka gjerë në këmbë?
Nuk ka!
- Pastaj, a ka fantazmë të skuqur? Nuk ka!
- A ka Fantazmë me qime të zeza? Nuk ka! ...
E vërteta kryesore zbulohet kur “Fantazma e armatosur” i thotë Hamletit;
- “Tek po flinja/ në kopsht, pas zakonit tim/ yt ungj më vjen në gjumë me një shishe /
plot me një lëng hebone të mallkuar,/ dhe helmin lepër ma kullon në vesh,/...”
- Lind pyetja logjike: Si është e mundur që ish Mbreti Hamlet, duke fjetur në gjumë, ta
shohë vrasësin e tij, e ta dijë se i vëllau Klaudi ia paska qitur helmin në vesh?!
- A ka mundësi që njeriu duke fjetur në gjumë, ta shoh vrasësin e tij!? JO!
- Pra nga dialogu në mes Marcelit, Bernardit dhe Horatit me Hamletin, si dhe nga
dialogu në mes Fantazmës me Hamletin, ne bindemi se Fantazma nuk ishte fantazmë e
vërtet, por ishte një inskenim nga ana e Hamletit!.... Them inskenim sepse Fantazma as
nuk mund të jetë i armatosur me çelik nga koka gjerë në këmbë, e as nuk ka mundësi
që njeriu përderisa fle në gjumë, ta shoh vrasësin e tij!
- Nga të gjitha këto fakte vijmë në përfundim se; Fantazma e mbretit Hamlet ishte një
aktor i ngjashëm me ish mbretin Hamlet, e që në këtë rast mund të ishte kipci i Mbretit
Hamlet që e luan rolin e “fantazmës së armatosur”.
- Hamleti e dinte se këtë skenë të tij me “Fantazmën e armatosur“ të të atit, janë duke e
përcjellur edhe Marceli, Bernardi dhe Horati… Për këtë arsye Hamleti e inskenoi
Fantazmën, që përmes fjalëve të “Fantazmës” ta poshtëroj mbretin Klaud, sa më shumë
të jetë e mundur para oborrtarëve dhe qytetarëve të Danimarkës dhe si të shpallët
Klaudi si vrasës, atëherë ai shumë lehtë mund ta rrëzoj atë nga froni mbretëror! Përveq
kësaj me inskenimin e Fantazmës Hamleti ka dashur që të ik sa më shumë nga e
9. vërteta ç’nderuese dhe e turpshme e të atit me Ofelinë, dhe nga e vërteta rreth vrasjes
së të atit nga vet ai.
- Hamleti perdori metoda që sot sigurimet e fshehta të shteteve te ndryshme e quajn;
legjendim për të tjetërsuar të vërtetën e krimit që e bëjnë vet kriminelët.
- Pra Hamleti kishte një mision e misioni i tij ishte; komploti dhe rrëzimi i mbretit Klaud
nga froni Mbretëror i Danimarkës.
- Për këtë arsye për ta përfunduar misionin e tij, Hamletit i nevojitej vetëm një shkas dhe
një dëshmitar qoftë ajo edhe një fjalë e një “Fantazme të armatosur”. Por pasi që
Hamleti nuk kishte as shkas e as dëshmitar, atij iu dashtë ta inskenoj Fantazmën e të
atit, në mënyrë që mëpastaj, ai të mund të veproj për ta përfunduar misionin e tij.
- Se Hamleti (si një tip i sëmur skizofren) ka filluar t’i besoj gënjeshtrës së vet(inskenimit
të fantazmës) na vërteton fakti se (siq thamë më lartë) përderisa në aktin e parë
Fantazmën e armatosur e shohin Marceli, Bernardi dhe Horati, kurse në aktin e tretë
gjatë konfliktit të Hamletit me të ëmën, Gertruda as nuk e sheh fantazmën as nuk e
dëgjoi kur fantazma po i fliste Hamletit! Gertruda i tha Hamletit; “Kjo është thjesht
prodhim i trurit tënd/ Fantazma e jote është mendjeshkrepje”/. Kjo vërteton se kur një tip
skizofren e thur dhe e inskenon një gënjeshtër (siq bëri Hamleti me fantazmën e
armatosur) Ai tip skizofren fillon ti besoj gënjeshtrës së vet dhe i bindur vazhdon të jetoj
me atë gënjeshtër deri në fund dhe tani më ajo g&eum l;njeshtër për tipin skizofren
është e vërteta absolute.
- Ne e dimë se Hamleti e kishte një imagjinatë të shkëlqyeshme prej regjisori dhe aktori
dhe përveç inskenimit me fantazmën, ai si një regjisor profesionist e inskenoi
shkëlqyeshëm shfaqjen “Vrasja e Gonzagos”. E sa i përket shfaqjes “Vrasja e
Gonzagos”, duhet të sqarojmë, se; Në inskenimin e shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”, të
gjithë mendojnë se kjo shfaqje i drejtohet Klaudit! Po Klaudit, por jo vetëm Klaudit, por
unë them se kjo shfaqje më tepër i drejtohet Ofelisë! Të gjithë mendojnë se me shfaqjen
“Vrasja e Gonzagos” Hamleti e demaskoi Klaudin dhe e zbuloi vrasësin e vërtet të të
atit. Por JO! Me inskenimin e Vrasjes së Gonzagos, Hamleti ia arriti që para syve të
botës, ta shtrembëroj realitetin e vdekjes së ish mbretit Hamlet dhe ta shpallë s i vrasës
Klaudin, dhe në anën tjetër ia bëri me dije të dashurës së tij Ofelisë se, vet ai është
dëshmitar që e ka parë skenën e saj ç’nderuese, duke fjetur me babain e tij dhe si pasoj
e kësaj edhe vdekjen e turpshme të ish mbretit Hamlet!
- Ofelia ishte e para që e kupton mesazhin e shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”. Përderisa
ishin duke e shikuar shfaqjen Hamleti i thotë Ofelisë se “Mund të shpjegoja ndjenjat e
tua si dhe të dashurit tënd, sikur t’ju shikoja të dy të më losni valle si kukulla”.Gjatë
shfaqjes Ofelia e humbi torruan dhe shqetësohet. Ajo e pyet Hamletin për domethënien
e shfaqjes. E pyet me ndrojtje se “ç’do të thotë kjo”?! dhe gjatë shfaqjes Ofelia e kupton
mirë se ish mbreti Hamlet nuk kishte vdekur ndryshe, por atë e kishin vrarë. E nëse
mbreti është vrarë, këtu ka një dëshmitar, dhe Ofelia e kupton se ky dëshmitar është vet
regjisori i kësaj shfaqje, e ai ishte princi i saj, Hamleti. Nga ky moment sikur çdo gjë ka
10. marrë fund për Ofelinë pasi që nuk mund m&eu ml; asnjëherë ajo ta shikoj në sy
Hamletin dhe s’ka se si t’i flas atij më për martesë. Gjatë një bashkbisedimi Hamleti i
thotë Ofelisë pesë herë me formulime të ndryshme, por që janë të njëjta që; Ajo duhet
të shkoj në një Manastir. Fjala manastir ka dy kuptime; njëri është manastir ku shkohet
si lloj izolomi deri në fund të jetës, dhe tjetri është shtëpi e mbyllur, që Polloni e quan
shtëpi të shitjes, d.m.th. shtëpi publike, ku ka prostituta. Pra Hamleti në një farë mënyre
e konsideron Ofelinë si prostitutë. - Cinizmi i hapur i Hamletit nuk i lë vend dashurisë,
kjo tregohet mjaft qartë kur Ofelia i kthen atij dhuratat dhe Hamleti i përgjigjet se nuk ia
kishte dhënë ai këto dhurata. Mbase kishte të drejtë, nuk ishte më ai Hamlet që jepte
dhurata, tashmë ekzistonte vetëm Hamleti hakmarrës. Ai e pyet Ofelinë, (pas asaj çfarë
ka parë); - Nëse ajo është e ndershme,- duke e ditur shumë mirë se jo! Tani e kuptojmë
se Ofelia është e ç’nderuar në sytë e princit Hamlet, dhe pas kësaj ajo vjen në
përfundim se sa më shpejt ajo duhet të vetëvritet.Tash e kuptojm se pse për Hamletin
paska gjëra të kalbura në mbretërinë e Danimarkës. Ngjarja sa vjen e bëhet më e
komplikuar: Hamleti e vret babain e Ofelisë, Pollonin. E sa i përket vrasjes së Pollonit,
du het të potencojm se Hamleti e vret njeriun me një lehtësi prej krimineli, që dëshmon
se kjo vrasje për Hamletin nuk është vrasja e tij e parë. Them kështu sepse
psikoanalistët e dinë se; Kur njeriu e kryen vrasjen e parë në jetë, ai person e pëson një
traumë të rëndë psiqike dhe nga ajo traumë i njëjti person, (vrasësi) mëpastaj mund të
kryej pa problem edhe vrasjen e dytë, e kështu me rradhë me një lehtësi prej një
vrasësi serik sepse vrasja i bëhet rutinë.Njëjtë si Hamleti i cili e kishte këtë turbullirë dhe
traum psikologjike që në vrasjen e tij të parë, (kur e kishte vrarë të atin,) kurse nuk
kishte kurrfar turbullire psikike në vrasjen e tij të dytë, kur e vret Pollonin sepse vrasja
(si akt kriminal) për Hamletin ishte bërë rutinë!!! Kjo vrasje me aq lehtësi, dhe
pakurrëfarë brejtje të ndërgjegjies, sikur ta kishte mbytur një mi, tregon se në trurin e
Hamletit ka një çarje të thellë psiçike dhe tregon se ai është një i sëmur nga
shkizofrenia. E nga një i sëmur skizofren mund të pritet gjithçka, ...
- Në anën tjetër kur Ofelia kërkoi audienc në oborrin Mbretëror, ajo kërkon audiencë, jo
për t’a qarë të atin Pollonin, por ajo kërkoi audiencë për të shprehur lamtumirën e saj të
fundit sepse ajo me veprimin e saj ç’nderues e kishte humbur përgjithmonë princin e saj
Hamletin! Më vonë shihet se ajo bënë vetëvrasje! Pra kjo është mënyra se si Hamleti
deshi ta varroste nderin e babait të tij dhe të Ofelisë e mbi të gjitha nderin e tij.
- Ky është shpjegimi logjik i vetëvrasjes së Ofelisë! Në të kundërtën nuk ka logjikë që
Ofelia të bëjë vetëvrasje vetëm pse i vdiq i ati i saj Polloni. Nuk ka asnjë rast në botë, që
përkundër dhembjes ndaj vdekjes së të atit, asnjë vajzë kurr nuk ka bërë vetëvrasje
vetëm pse i ka vdekur babai i saj, sepse vdekja e babait, siq thotë populli, është ”vdekje
me rend”. Kurse në anën tjetër, ka me dhjetëra e qindra raste të vajzave të reja, që kur
janë çnderuar dhe si pasoj e atij çnderimi, kanë humbur të dashurin e tyre, ato vajza
edhe kanë bërë vetëvrasje. Pra Ofelia bëri vetëvrasje sepse me veprimin e saj
çnderues, humbi të dashurin e zemrës, humbi princin e saj Hamlet, pra Ofelia për
11. gabimi n e saj dhe për mos mundësinë e martesës së saj, me princin e saj Hamlet u
vetëvra!
- Të rikthehemi te reagimi dhe largimi i Klaudit, gjatë shfaqjes “Vrasja e Gonzagos”. Ai
reagim i Klaudit nëse e shikojm drejt dhe pa paragjykime është reagim normal, është
reagim në vetëmbrojtje ndaj një provokimi të hapur që po i bëhej mbretit Klaud nga
Hamleti. Gjithëkush që do të ishte në vendin e Klaudit dhe të shpallej si vrasës i të
vëllaut, ai do të reagonte njëjtë, ashtu siç reagoi Klaudi. Dihet se njeriu më rëndë e
përjeton dhe më keq reagon ndaj një shpifjeje se sa ndaj një të vërtete. Shfaqja “Vrasja
e Gonzagos” që e inskenoi Hamleti, më kujton veprimin e një terroristi që e fsheh krimin
e tij duke e fajsuar dikënd tjetër që atij ia kishte zënë rrugën e në këtë rast princit
Hamlet ia kishte “zën& euml; rrugën” mbreti Klaud!
- Duhet të kemi parasysh se Klaudi, që nga fillimi deri te inskenimi i “Vrasjes së
Gonzagos” nuk kishte asgjë kundër princit Hamlet. Përkundrazi Mbreti Klaud që në
takimin e parë, pas kthimit të Hamletit në oborrin mbretëror, ai i thotë Hamletit me
dashuri se; Ti je oborrtari i parë, trashëgimtari dhe mbreti i ardhshëm i Danimarkës. Kjo
tregon se Klaudi nuk kishte asnjë ambicie për ta vrarë princin Hamlet. Biles mbreti
Klaud shumë lehtë ka mundur ta eliminoj Hamletin kur Hamleti e vrau Pollonin, por jo,
Klaudi as nuk e burgosi e as nuk e vrau Hamletin. Ndoshta ky është gabimi i vetëm i
Klaudit që nuk e zbatoi ligjin për ta burgosur një vrasës siq ishte Hamleti,(sepse askush
nuk mund të jetë mbi ligjin) dhe këtë lëshim për Hamletin, Klaudi e pagoi shumë
shtrenjt. Pra vijmë në përfundim se që nga fillimi deri te inskenimi i “Vrasjes së
Gonzagos” Klaudi nuk kishte asgjë kundër princit Hamlet. Mirëpo gjërat ndryshojn
rrënjësisht që pas inskenimit të shfaqjes “Vrasja e Gonzagos” sepse tek tash Klaudi e
ndien vetën të rrezikuar dhe të kërcënuar për vdekje nga një skizofren siq ishte Hamleti.
Për këtë arsye Klaudi merr masa ndaj Hamletit. Prandaj pas provokimit që i bëhët te
inskenimi i “Vrasjes së Gonzagos” çdo veprim i Klaudit kundër Hamletit, është i
arsyeshëm sepse është veprim në vetëmbrojtje! Klaudi duhet të kuptohet drejt, sepse
këtu po bëhet fjalë për jetë a vdekje! Pra Klaudi ose duhet ta vras Hamletin ose ai do të
jetë i vrarë nga Hamleti! Pastaj
- Lind pyetja; Pse Hamleti nuk e vret Klaudin kur ai kishte mundësi?! Përgjegjia është
se; Jo që Hamleti nuk dëshironte ta vras se përderisa Klaudi ishte duke u falur dhe nëse
ky e vret Klaudin atëhere shpirti i Klaudit do të shkojë në parajsë e gjepura të tjera, por
e vërteta është se Hamleti e dinte shumë mirë se Klaudi nuk është ai i cili ia kishte vrarë
babain e tij. Këtë fakt përveq të tjerash e thotë vetë Hamleti te shfaqja “Vrasja e
Gonzagos” në një moment Hamleti si rrëshqitasi (pa e pyetur askush) thotë se aktori që
do t’ia derdh helmin në vesh viktimës duke fjetur është njëfarë Luciani i nipi i mbretit!!! E
dihet se Mbreti është Klaudi kurse nipi i mbretit është vet Hamleti. Pra zakonisht e
vërteta zbulohet përmes një shk ëndijëze që na dha vet ai dhe ne vijmë në përfundim se
personi që ia kishte kulluar helmin në vesh duke fjetur ishte vet Hamleti !!!