SlideShare a Scribd company logo
1 of 24
Download to read offline
DURRES 2014
SHKRIMI
AKADEMIK
#MesueseAurela
#MesueseAurela
LENDA: SHKRIMI AKADEMIK
LEKSIONE : 5
#MesueseAurela
Leksion 1. NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ
DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT
Hyrje
Bota akademike është një botë fjalësh që përmban informacion, teori, fakte ide.Fjalët prodhojnë
dije produkte, konflikte, mirëkuptim, veprime, art. Fjalët gjenden në tekste, në tabela, programe,
libra etj.Tempujti fjalëve, bibliotekat, janë pjesë e të gjitha mjediseve zyrtare dhe familjare. Bota
akademike është në luftë dhe përpjekje mes intelektualit dhe fjalëve të shkruara.Në botën
akademike duhet të mbibjetosh me zotësinë për të zotëruar fjalën. Mes fjalëve duhet të
përzgjedhësh mes të rëndëishmet dhe më pak të rëndësishmet.Për të seleksionuar mes botës së
fjalëve duhet të lexosh në detin e fjalëve. Aftësia për të lexuar dhe thithur informacionin
gjykohet nga efektiviteti i shkrimeve tona. Shkrimi është aftësia më e madhe intelektuale në botën
akademike.
Shpikja më e madhe e njerëzimit ndodhi atëhere kur njerëzit mendimin e shprehen përmes fjalëve
të shkruara, atëhere kur lindën alfabetet mijera e mijëra vjet më parë .Me kombinimet mes
shkronjave në fjalë vazhdon të rritet dhe zhvillohet mendimi njerëzor në të gjitha fushat e dijeve.
Mes shkrimeve që prodhohen dallon edhe shkrimi akademik, i cili është pronë intelektuale e cdo
individi të pëtfshirë në botën e dijeve. Shkrimi akademik paraprihet nga të lexuarit akademik. Ata
zhvillohen së bashku dhe pasurojnë njëri- tjetrin vazhdimisht.
Leximi për qëllime akademike ndryshon nga leximi që bëhet në arsimin parauniversitar.Leximi
akademik karakterizohet nga :Numri i madh i faqeve; Kërkesa për të mbajtur shënime;
Përmbledhja e materialeve nxjerrja e ideve, mbajtja e qëndrimit kritik etj.
Kuptimi mbi të shkruarit
Të shkruarit është një shprehi komunikative e rëndësishme që ka lindur qysh në lashtësi, si një
nevojë e njerëzimit për të komunikuar dhe për të përcjellë mesazhe në një mënyrë tjetër.Të
shkruarit realizon komunikimin e njerëzve në kohë dhe në hapësirë. Përmes të shkruarit shoqëria
njerëzore në shekuj ka ruajtur dhe transmetuar mesazhet më të rëndësishme të saj;shpikjet,
ngjarjet,kulturën etj.
Megjithëse të shkruarit vlerësohet si një proces dhe shprehi vetiake, ai i ka shërbyer shoqërisë si
mjet i rëndësishëm për realizimin e lidhjeve humane shumëshekullore.
Duke filluar nga bibliotekat më të vjetra në botë, nga papiruset e lashta, dhe duke arritur deri në
ditët tona tek përdorimi i internetit, dëshmohet më së miri për rolin dhe shërbimet që i ka bërë
shkrimi njerëzimit.
Të shkruarit luan një rol të rëndësishëm në shkollimin e çdo individi në një shoqëri të hapur.
Të shkruarit i jep mundësinë çdo individi për të regjistruar, shprehur dhe shkembyer në mënyrë
të saktë ide, dhe mezazhe.
Përparësitë e procesit të të shkruarit janë të llojeve të ndryshme.
Shumë prej tyre lidhen me ndryshime të thella të dijeve intelektuale, deri dhe tek mënyra e të
jetuarit në këtë botë që ata jetojnë dhe në atë që ata aspirojnë.
Ka edhe përparësi të tjera, që janë më të kufizuara, por me përmirësime e rrjedhoja pozitive, si
përmirësimet në fjalorin dhe gjuhën në përdorim etj.
Kështu, mund të përmendim disa përparësi;
 Të rinjtë gjejnë veten kur shkruajnë për përvojat e tyre.
 Të shkruarit i shtyn të rinjtë në mendime më të thella.
 Të shkruarit u ngre kuriozitetin të rinjve, i bën ata më të gjallë më vëzhgues.
 Të shkruarit zgjeron ndërgjegjësimin e të rinjve për përvojën dhe sfidat e
shokëve.
 Të shkruarit sjell frymë bashkëpunimi.
 Të shkruarit përmirëson aftësitë lexuese të të rinjve.
 Nxënësit lexojnë si shkrues dhe shkruajnë si lexues.
 Të shkruarit përmirëson të mësuarit e thelluar të nxënësve.
Të shkruarit si proces
Të shkruarit si një proces vetiak fillon që në mosha me te vogla të individit dhe e shoqëron për
gjatë gjithë jetës,
Ai ka udhën e vet, proceset, teknikat për ta përsosur dhe për ta çuar në shkrim të nivelit
akademik, i cili u shërben dhe u nevojitet nxënësve,studenteve, pedagogëve dhe gjithë asaj pjese
intelektuale të shoqërisë, që merret me veprimtari intelektuale të dobishme për shoqërinë.
Shkrimi është një proces, njëkohësisht edhe një mjet përmes të cilit zbulojmë karakterin dhe
zgjuarësinë e shkruesit. Mënyrat që përdorin individë të ndryshëm për të shkruar dhe paraqitur
idetë dhe punët e tyre të sferës që përfaqësojnë, dëshmojnë për shkallën e zotërimit të shkrimit në
nivelin që u kërkohet.
Por që të fitosh dhe përdorësh shprehitë e shkrimit duhet ndjekur një rrugë e gjatë dhe me plot
çelësa, të cilët hapen një e nga një, kur di t’i përdorësh.
Kështu, le të fillojmë t’i hapim çelësat e të shkruarit me radhë.
Çfarë është shkrimi akademik - Përkufizime
Shkrimi akademik - kërkim i strukturuar i shkruar nga një apo disa studente për të tjerët, i cili
adreson një apo disa çështje me interes nga një fushë e caktuar, për cdokënd që kërkon
informacione faktike dhe të prezantuara në mënyrë objektive mbi atë fushë.
Një përkufizim i thjeshtë i të shkruarit akademik është e vështirë për t’u formuluar saktë, sepse
për të ka formulime te ndryshme, është përdorur në mënyra të ndryshme dhe me karakteristika të
ndryshme.
Një përkufizim më i gjerë mbi shkrimin akademik është se çdo shkrim bëhet për të përmbushur
një kërkesë për një punim dhe argumentim të një studenti, studiuesi të një kolegji apo universiteti.
Shkrim akademik është përdorur edhe në punimet apo botimet që janë përgatitur nga mësuesi
dhe studiuesit duke i paraqitur në konferenca, kongrese apo seminare. Gjithashtu, shkrimi
akademik është përdorur në forma të ndryshme. Në një përkufizim shumë më të gjerë shkrimit
akademik mund të përfshijë çdo detyrë me shkrim të dhënë në një ambient akademik.
Shkrimi akademik është një format e shpjegues dhe argumentues prozë argumentuese e përdorur
nga studentët e universitetit dhe studiues të ndryshëm për të përcjellë përmes një formati të
shkruar informacion në lidhje me një çështje të veçantë.
Në përgjithësi, shkrim akademik pritet të jetë i saktë, gjysmë-formale, i papërcaktuar, dhe
objektiv dhe për këtë duhet të respektohen hapat kërkimore që janë burimi i gjetjeve të një teze
kërkimore të paraqitur përmes një shkrimi akademik.
Llojet e të lexuarit në nivel akademik
Të lexuarit në nivel akademik bëhet për disa qëllime:Të lexuarit për të marrë informacion;Të
lexuarit si shkrimtar;Të lexuarit për të kuptuar;Përzgjedh-Pyes,lexoj-rilexoj-rishikoj;Leximi
linear;Lexim për informacion;Leximi për metodën e kontekstit; Leximi për argument;Leximi për
vlerat letrare;Leximi nga ekrani I kompjuterit;Leximi kontekstual;Leximi kritik etj.
Mbajtja e shënimeve
Gjatë realizimit të procesit të të lexuarit një element i rëndësishëm është edhe mbajtja e
shënimeve proces ky që ndihmon në realizimin e shkrimit akademik .Për mbajtjen e shënimeve
duhet të mbahen parasysh edhe disa këshilla si më poshtë:
o Mos humisni qartësinë për hir të shkurtësisë;
o Sigurohuni që shënimet janë të kuptueshme dhe të përdorshme edhe pas një
kohe;
o Është më mirë të hedhësh qartë një shënim sesa t’i kthehesh burimit;
o Nuk duhet kopjuar burimi fjalë për fjalë;
o Shënimet duhet të lidhen me threlbin e cështjes apo temës që studjoni;
o Kur e vlerësoni si shumë të rëndësishme thenien citojeni duke e futur në
thonjëza;
o Mos shkruani çdo gjë zgjidhni ide koncepte;
o Përdorni në skeda shënimet tuaja;
o Krijoni shënimet tuaja personale;
o Fjalë që i përdorni shpesh shprehini me simbole;
o Krijoni kodin personal të simboleve;
o Për shifrat përdorni numra dhe jo fjalë;
o Shpesh mund të hiqen zanoret e fjalëve fjl,mgjths;
o Shkruani qartë emrat, datat, përkufizimet;
o Vendosni shënja për cështjet e paqarta * ^ ?;
o Kontrolloni saktësinë e shënimeve para se të dorëzoni materialin e burimit;
Shënimet në kompjuter duhet të selektohen, klasifikohen dhe të përbëjnë një skedar tematik me
qëllim që t’i përdorin për më shumë se një qëlllim;
Duhet shmangur plagjatura pasi shpesh nga mënyra se si studentët i mbajnë shënimet ata bien në
plagjaturë.
Detyrë 1: Merrni një tekst me karakter shkencor dhe mbani shënime me shenja të vecanta
për të. Prezantoni në grupe dyshe punën tuaj.
Përdorimi i bibliotekave
Shkrimi akademik është i lidhur shumë edhe me punën në bibliotekë, pasi puna kërkimore del nga
bibliotekat.Studentët janë si urithët që lëvizin nëpër biblioteka. A ka student që nuk di të përdorë
bibliotekën skedarin, regjistrin etj? Informatizimi i bibliotekave është një risi dhe lehtësi. Ka
përvoja nga më të ndryshmet në lidheje me përdorimin e bibliotekave të dixhitalizuara.Ato janë të
mbushura me rafte, mikrofilma, koleksione, bibliografi, indekse, abstrakte, enciklopedi, direktori,
fjalorë, vjetarë, udhëzues etj. Bibliotekat akademike përcjellin informacion burimor të plotë;
komunikim ndërkombëtar përmes ëebsite; leximi nga interneti etj.
Detyrë 1: Shpjego konceptin mbi risinë dhe lehtësirat që sjellin bibliotekat e dixhitalizuara?
Detyrë 2: Shpjego disa nga shërbimet që përcjellin biblotekat akademike në lidhje me shkrimin
akademik.
Konspektimi si një komponent tjetër parapërgatitës për realizimin e shkrimit akademik realizon
përmbledhjen e debatit akademik për një temë të caktuar; kërkon konsultim me bibliotekat dhe
burimet virtuale; kërkon të jetë i qartë dhe konciz; bëhet mbi një material të caktuar shpesh pa ose
me qëndrimin tuaj.
Lloje të shkrimit akademik
Shkrimi akademik modelohet përmes punëve të ndryshme me shkrim, të cilat dallojnë qartë nga
njera- tjetra për karakteristikat strukturore dhe përmbajtësore që ato kanë në vetvete
Këtu është një listë e dokumenteve ku shkrimi akademik përdoret për qëllime të ndryshme
akademike . Disa janë vetë-shpjeguese dhe disa kanë një shpjegim të shkurtër krahas tyre.
Shpjego:
• Librat shkencore-përdoren............................
•Raporte t–përdoren ........................................
• Përkthimet-përdoren......................................
• Esetë -përdoren.............................................
• Studimet –përdoren........................................
• Artikujt kërkimorë..........................................
• Prezantime në konferenca (kumtesa)................
• Disertacionet dhe tezat - janë punime të gjera, të shkruara për të marrë një diplomë të avancuar
në një kolegj apo universitet.
• Abstraktet - është një përmbledhje e shkurtër e një dokumenti të gjatë.
• Shtjellimet - Kjo është një punë e cila shpjegon një pjesë të një vepre të caktuar.
Karakteristika të shkrimit akademik
Tani që ne kemi një përkufizim të shkrimit akademik, le të ndalim në disa karakteristikave që
lidhen me të:
Arsyetimi deduktiv dhe një qasje analitike janë të rëndësishme në shkrim akademik.
Planifikimi dhe maturia janë të nevojshme që të ketë një letër të organizuar mirë.
Një skicë është një mjet i mirë për të përdorur dhe për të ndihmuar që të planifikoni një letër
akademike.
Stili dhe forma janë pika e parë për personin e tjetër. Ju keni nevojë për të gjetur stilin tuaj
personal të të shkruarit gjatë gjithë rrugës akademike.
Fokusi është në fakte dhe jo mendimet e shkrimtarit.
Gjuha nuk duhet të përmbajë fjalë shkurtesa, apo zhargon.
Gjithmonë kontrolloni për të parë nëse ju jeni i saktë me shkrimin nëse ai ka një format të
preferuar dhe stil të caktuar që reflekton tiparet e një shkrimi akademik të arrirë.
Tradita të ndryshme, konventat dhe mënyrat e të menduarit janë zhvilluar në fusha të ndryshme të
dijes gjatë viteve, kështu që ju do të gjeni se shkrimi akademik ndryshon nga një disiplinë në
tjetrën disiplinë. Hulumtuesit, kur ata publikojnë punën e tyre, janë gjithmonë të vënë përpara një
argumenti, por sa kjo është e qartë, se si është e strukturuar, a ka ajo ka rëndësi si provë, varet nga
disiplina apo fusha e studimit: nëse ajo është histori, zoologji, fizika apo çfarëdo.
Studimi është punë e vështirë, por e dobishme, për lëndët tuaja! Hulumtuesit shpenzojnë orë të
gjata duke lexuar, menduar dhe shkruar shumë drafte para se ata të ndjehen të realizuar në punën
e tyre dhe nëse janë të gatshëm për ta publikuar për të tjerë.Paraqitja me shkrim i ideve tuaja ju
ndihmon të mendoni në mënyrë të qartë për hulumtimin tuaj dhe për përmirësimin e tij të
vazhdueshëm.
Si një student, në shkrimin tuaj akademik ju duhet të demonstroni të kuptuarit tuaj në mënyrë që
të fitoni një notë të mirë. Është e rëndësishme të kuptoni se në këtë lloj shkrimi që ju jeni
mësuar të përdorni , të qartësoni se çfarë mendoni në lidhje me një temë, e cila nuk varet vetëm
nga përvoja juaj personale. Prandaj është nevoja për të përdorur vetëm burimet e njohura të dijes.
Detyre: Pra, një shkrim ju bën të zgjuar!Është e vërtetë ?Argumento.
Nëse jeni duke shkruar një ese ose një raport, ju jeni vënë përpara një pozite të veçantë e cila e
cila kërkon të mbash qëndrime, në bazë të provave që ti do të kërkosh përpunosh dhe sjellësh për
cështjen që do të trajtosh. Por nuk mjafton vetëm kjo, pasi për realizimin një shkrimi me karakter
akademik duhet të shqyrtosh informacion nga shumë fusha disiplinore që lidhen më cështjen në
fjalë.Më pas shkrimi juaj dhe dijet mbi çështjen në fjalë, pasi ti të jesh mbushur dhe të ndjehesh i
gatshëm për realizimin produktit përfundimtar,do të kërkohet ta realizosh punimin tënd i cili
duhet të pasqyrojë disa karakteristika për t’i dhënë atij pamjen e një shkrimi akademik.
Disa nga karakteristikat e shkrimit akademik lidhen me:
-Autoriteti dhe besueshmëria
-Stili dhe qartësia
- Struktura
- Një qasje analitike
-Atribuimi i referencave
Secila nga karakteristikat e mësipërme Ka vlera t mëdha në analizën apo vlerësimin që mund t’i
bëhet një shkrimi me karakter.
Detyre: Merr një shkrim me karakter akademik dhe vlerësoje atë në pikëpamje të karakteristikave
të mësipërme : (Autoriteti dhe besueshmëria, Stili dhe qartësia, Struktura, Një qasje analitike,
Atribuimi i referencave)
Aftësitë akademike të nevojshme gjatë të shkruarit në stil akademik
Nëse ju jeni një, student, mësues, shkencëtar apo person businesi, aftësitë akademike në shkrim
akademik janë të nevojshme në botën e sotme globale. Ese, raporte, prezantime dhe
hulumtimeve janë vetëm disa shembuj të dokumenteve të shkruara në stilin akademik. Shkrimi
akademik, kur përdoret siç duhet, paraqet një imazh të lëmuar dhe profesional. Aftësitë
akademike në shkrimin akademik duhet të përfshijnë përbërës të fortë, që lidhen me përdorimin
e një gramatike të shkëlqyer, dhe një qasje të qëndrueshme stilistike.
Detyrë 3: Korrigjoni dhe kontrolloni të gjitha gabimet gramatikore në shkrimin e një shokut
tuaj dhe më pas përmirësoni shkrimin tuaj. Provoni tani!
Çfarë është stili i shkrimi akademik?
Shkrim akademik i referohet një stil të veçantë të shprehjes. Karakteristikat e shkrimit akademik
përfshijnë një ton formal, përdorimin e një personi të tretë dhe jo person perspektivë, ai ka fokus
të qartë në këtë çështje ose temë më tepër se autori dhe jep këshilla dhe zgjedhje të sakta në
lidhje me fjalët dhe idetë. Shkruesit e shkrimit akademik përdorin stilin formal akademik duke
shmangur zhargone dhe shkurtime.
Shkrim akademik është shkrim formal. Shumë shkrues të rinj në shkrim akademik kanë vështirësi
dhe shpesh ngatërrojnë ose bashkojnë shkrimin joformal me shkrimin formal. Ata mbështeten në
shkrim joformal, pasi ai është më i lehtë dhe më i njohur për ta. Karakteristikat e shkrimit
informale përfshijnë përdorimin zhargoneve, shkrimin në vetën e parë ose bëjnë deklarata të tilla
si "unë" duke bërë deklarata të drejtpërdrejta personale, dhe zgjedhje të pasakta fjalësh. Ju
ndoshta nuk do të vishni pantallona të shkurtra për një martesë, ka një kohë dhe një vend për tu
veshur në këtë mënyrë. Shkrimet informale kanë imagjinatë janë mesazheve plot shkurtesave të
tilla si "ku-ku këtu?" për të përcjellë pyetje dhe përgjigje të shpejta.
Shkrimet joformale përfshijnë ditare, bloge, shkrim personale, letra ose e-maile për miqtë etj.
Megjithatë, shkrimtarët që punojnë në gazeta për shkolla, kolegje bëjnë edhe ese, aplikime, letra
shkencore, dokumente hulumtimi, prezantime konferenca, dhe propozimet e biznesit në
përgjithësi ata përdorin një stil më formal të ngjashme me një kostum apo veshje të kërkuar dhe
të zgjedhur për të marrë pjesë në një martesë. Le të japim një shembull për diferencat e një
shkrimi informal me një formal.
- Shkrim informal: Unë mendoj se ai është një humbës i madh.
-Shkrim formal: Zgjedhje të tmerrshme Makbeth e shkaktojnë atë për të humbur çdo gjë
që e mban të dashur: Fëmijët, gruaja, miq, kurora dhe mbretëria.
Në këtë shembull, deklarata e parë është informale. Shkrimtari flet në vetën e parë, duke përdorur
fjalën "Unë", dhe thekson një opinion. Autori përdor termin zhargon "humbës", e cila është e
papërshtatshme në një kontekst formal. Ai gjithashtu përdor tkurrje "Ai është". Nëse kjo ishte në
mes të një paragrafi, ajo mund të jetë më e lehtë për të kuptuar atë të cilit autori i referohet.
Marrë si një deklaratë e thjeshtë, megjithatë, është e pamundur të di nëse shkrimtari mendon
mikun e tij më të mirë, qenin e tij, apo një yll roku nëse ai është një humbës!
Shembulli i dytë përdor një stil akademik, formal tipik që profesorët mund të presim në nivel
kolegji. Shkruhet në veten e tretë, fjalia nuk përmban referenca të shkrimtarit dhe fokusohet në
këtë çështje. Përcjell pikëpamjen e autorit në mënyrë të qartë pa përdorur zhargon.
Detyrë 4: Shkruani një situatë në dy mënyra në stil formal dhe jo formal
Aftësitë akademike si shkrues i shkrimit akademik
Shkrimtarë/studentes /shkencëtarët që kërkojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre akademike me
shkrim duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në tri fusha kryesore:
1. Shkrim i fortë: Mendimi i paraprin shkrimit. Shkrimtarët e mirë e kalojnë kohën duke distiluar
informacion nga burimet e tyre dhe rishikimin pikëpamjeve dhe ideve para se të krijojnë
produktin e tyre me shkrim. Shkrimi që përshkruan me detaje të hollësishme ndihmon shumë
autorë të organizojnë mendimet e tyre. Shkrimi i fortë akademik fillon me planifikimin e
çështjeve më të forta dhe më të nxehta të punimit.
2. Gramatikë e shkëlqyer: Mëso pikat e mëdha dhe të vogla të gramatikës. Kaloni kohë duke
praktikuar shkrimin dhe kërko reagime të detajuara nga mësuesit, profesorët apo redaktorët.
Udhëheqësit apo mësuesit duhet t’i japin rëndësi dhe vëmendje të vecantë elementeve të stilit, të
japin këshilla në pikat më shqetësuese të gramatikës. Përdorimi i duhur shenjave të pikësimit,
strukturës së fjalive, rendit të fjalëve, çështjeve drejtshkrimore citimeve, referencave.
3. Qasje në përputhje stilistike: Nëse shkolla juaj ose punëdhënësi kërkon përdorimin e një stili
të caktuar, zgjidhni një stil dhe ndiqni gjithnjë atë, duke e perfeksionuar dita -ditës. Në secilin
model të shkruari respektojmë udhëzime se si të shkruajnë numrat, referenca, citate, dhe shumë
elemente të tjera të shkrimit akademik. Të gjitha këto këshilla janë në dispozicion tuaj në libra të
posaçëm që gjenden me lehtësi në internet, librari (fjalori drejtshkrimor elektronik, doracak mbi
përdorimin e shenjave të pikësimit, drejtshkrimi i gjuhës shqipe etj.
Detyrë 5: Gjeni informacione Free Online mbi aftësitë e të shkruarit akademik
Ka shumë më tepër për të thënë në lidhje me aftësitë e shkrimit akademik. Disa universitete
postojnë informacione rreth aftësive të shkrimit akademik, ese, dhe dokumente hulumtimi. Në
faqet e tyre të internetit për të ndihmuar studentët jepen këshilla që mund të aplikohen në vendin
e punës ose për nxënësit më të vegjël nëpër shkolla dhe mjedise familjare kur ju duhet të bëjnë
punë me shkrim me karakter formal.
Mësuesit rishikojnë kushtet kyçe në shkrimin akademik me nxënësit e tyre.Në to mund të gjeni
ese akademike që paraqesin disa sfida unike për studentët gjatë mësimit dhe përdorimit në nivel
akademik të gjuhës. Udhëzimet dhe idetë për mësimdhënien dhe mësimnxënien e shkrimit
akademik janë të përfshira në shumë botime të shkruara enkas për cështje të të mësuarit të
shkrimit akademik në nivel parauniversitar, universitar edhe më lart.
Çdo model i shkrimit akademik ka një strukturë të paraqitjes së vet, e cila është një kriter primar
për të vlerësuar një shkrim, nëse ai është shkrim me karakter akademik ose jo. Struktura e
shkrimit akademik përbëhet nga tri pjesë: hyrja, trupi (zhvillimin e përgjithshëm), përfundimet
Hyrja
Në hyrje ju duhet të rrëmbeni vëmendjen e lexuesit dhe të identifikoni tezën e shkrimit tuaj. Ju
mund ta bëni këtë duke filluar me disa pyetje ose një citim për një cështje që lidhen me tezën tuaj
dhe që njihet. Ju gjithashtu mund të filloni me disa informacione interesante apo përkufizimin e
një termi të rëndësishme në lidhje me tezën që keni përzgjedhur.
Trupi
Është pjesa kryesore e punës e përbërë nga paragrafë që përcjellin argumente dhe janë të lidhura
me njëri- tjetrin si nga ana gjuhësore dhe kuptimore ashtu edhe nga ana e vijueshmërisë. Çdo
paragraf pasardhës duhet të jetë rrjedhojë e argumentit të paragrafit paraardhës. Paragrafët duhet
të jenë të shkruar në mënyrë të qartë dhe të rregullt, në një mënyrë logjike, si kronologjikisht
ashtu edhe për nga radha e rëndësisë që kanë në punim. Çdo lidhjet fillestare fjali e paragrafit të
mësipërm duhet të kenë lidhje me njëra-tjetrën, me qëllim që të krijojnë tekstet e lidhura. Të
gjithë paragrafët në tërësinë e tyre krijojnë trupin e punimit dhe përcjellin argumente pro dhe
kundra tezës së parashkruar në krye të punimit, në hyrje të tij.Trupi i një punimi apo modeli të
shkrimit akademik shoqërohet dhe me çështje të cilat paraqiten përmes titujve dhe nëntitujve
përbërës duke nisur që nga punimet e mëdha në pjesë kapituj, krerë, etj.referencat dhe citimet
janë përbërës së trupit të një punimi me karakter shkencor.
Konkluzionet
Në përfundimtë punimit, juve ju duhet të ritheksoni tezën dhe ta përmblIdhni atë në të gjitha
pikat kryesore. Përfundimi përbëhet nga disa paragrafë të cilët tregojnë konkluzionin
përfundimtar për lexuesit.
Paragrafët në konkluzionet e punës duhet të fillojnë me një fjali që lidhet me temën dhe të gjitha
qëndrimet, sepse duhet të jenë koherente. Ky moment është themeltar pasi duhet të përsëritur
fjalët e rëndësishme dhe argumentet që na sjellin në përfundime të caktuara, duke përdorur
sinonime dhe zëvendësimet e tyre për temën kryesore, dhe duke përdorur fjalë që e lejojnë këtë
tranzicion mes fjalive, të tilla si , si: megjithatë, për shembull, ose për këtë arsye.
Leksion 2 STRUKTURA E SHKRIMIT AKADEMIK
Trupi i punimit duhet të ketë paragrafë që janë koherente ashtu si fjalitë. Fjalia temë e çdo
paragrafi duhet të lidhë paragraf me atë paraardhës apo deklaratën e tezës. Ju duhet të lidhni
paragrafët duke përsëritur fjalët kyçe, duke iu referuar ideve nga paragrafit të mëparshëm, dhe
duke përdorur fjalë dhe fjali kalimtare.
Nëse jeni duke shkruar një shkrim me karakter hulumtimi, një tezë, ose një letër për një
konferencë, këto këshilla duhet të ndihmojnë që punimi juaj të jetë autoritativ dhe koherent. Teza
juaj do të provohet përmes shpjegime të qarta dhe bindëse. Lexuesit e shkrimit tuaj do të ndjekin
arsyetimin tuaj dhe të kuptojnë përfundimin tuaj.
Përbërësit e shkrimit
Procesi i të shkruarit përbëhet nga dy pjesë:
1.Përmbajtja
2.Pamja dhe renditja
Përmbajtja e shkrimit përfshin koncepte të njëjta ose të ndryshme midis shkruesve. Përmbajtja
mund të jetë e njëjtë për shumë shkrues mund të realizohet në të njejtën kohë apo në kohë të
ndryshme, mund të ketë të njetat burime informacioni, mund të diktohet nga të njëjtat kushte
ekonomike-shoqërore dhe politike.
Pamja është forma e shkrimit,ajo që ndryshon nga njëri shkrues tek tjetri, pothuajse tërësisht
edhe kur përmbajtja mund të jetë e njëjtë.
Pamja e shkrimit lidhet me shumë elemente formale që e formësojnë dhe e bëjnë konkret atë,e
bëjnë të vëzhgueshëm, të qortueshëm të lexueshëm.
Lidhja midis përmbajtes së shkrimit dhe formës së tij është një lidhje shumë e ngushtë.
Ato asnjëherë nuk mund të shihen ndaras.Ato kanë ndikim të dukshëm tek njëri-tjetri.
Pjesët përbërëse të procesit të të shkruarit lidhen me;
 Idetë
 Përqëndrimin
 Mbështetjen
 Draftin/variantin e parë(ideimi ose skicimi)
 Rishikimin
 Draftin final/variantin final(ideimi përfundimtar)
Idetë kanë të bëjnë me grumbullimin gjetjen dhe krijimin detajeve dhe me të menduarit tonë rreth
temës që do të zhvillojmë.
Përqëndrimi ka të bëjnë me momentin e parë kur fillojmë të hedhim idetë e para të temës.
Mbështetja është momenti kur ne fillojmë të kërkojmë dhe gjejmë informacion dhe shembuj për
ilustrim.
Drafti/varianti i parë ka të bëjë përgatitjen me shkrim të variantit të parë të shkrimit, kur ne e
përgatisim shkrimin tonë për ta konsultuar me shokë, me qëllim që të marrim ide paraprake,
lidhur me punën që kemi bërë deri në atë çast.Me draft apo variant të parë ne do të kuptojmë edhe
diçka tjetër; që punimit tonë ne i kemi dhënë një formë.
Rishikimi ka të bëjë me çastin kur ne reflektojmë dhe bëjmë ndreqje të mundshme, të cilat na
duken të përshtatshme për t’i bërë. Sugjerimet e të tjerëve por edhe ndrrimi i ideve na lejojnë që
ne të bëjmë ndryshime të mundshme.
Drafti final, varianti përfundimtar ka të bëjë me të shkruarit në formën më të pëlqyeshme për
të tjerët dhe për vetë autorin.
Kërkesa ndaj të shkruarit
a-Gjatë procesit të të shkruarit struktura është e rëndësishme përsa i përket pjesës formale të të
shkruarit. Duke qenë se një ese apo lloj tjetër të shkruarit; raport, përbledhje, ese, studim, tezë
etj., mund të përmbajë një sasi të konsiderueshme materiali të detajuar,që ka nevojë të jetë i
strukturuar me kujdes për të shmangur përsëritjet dhe për të qenë i qartë Është shumë e
rëndësishme që çdo model të shkruari të ketë një strukturë organike të shkrimit të dallueshme nga
njëra-tjetra.
b-Materiali duhet të parashtrohet llogjikisht. Çështje të përafërta duhet të grumbullohen së
bashku nën tituj dhe nëntituj të përshtatshëm.
c-Gjatë të shkruarit është e rëndësishme të respektohen paragrafët dhe shumë elemetë të tjerë
që kanë të bëjnë me anën pamore të shkrimit.Mendimi në paragrafë duhe të rrjedhë në mënyrë
logjike dhe ato të jenë rezultat i njëri - tjetrit.
d-Gjuha ka rëndësinë e vet. Gjatësia e fjalive duhet të jetë e tillë që të mos krijohen zinxhirë
pafund dhe të pakuptueshëm fjalish.
Për realizimin me sukses të procesit të të shkruarit vetë shkruesit e tij kanë vendosur kërkesa
të cilat ndikojnë në përmirësimin e tij të vazhdueshëm, si në planin e tij përmbajtësor, ashtu edhe
në ata të formësimit të tij.
e-Respektimi i shenjave të pikësimit është një kërkesë e rëndësishme,pasi duke i respektuar
drejt ato edhe shkrimi fiton qartësinë dhe kuptimin e duhur.
Kërkesa të tjera lidhur me të shkruarit
1. Njohuritë dhe konceptet janë të rëndësishme për shkruesin.
2. Formimi i ideve është shumë i rëndësishëm për të qartësuar shkrimin, kështu që të
pasqyrosh saktë idetë duhen shembuj për t’i konkretizuar ato.
3. Shembujt zbulojnë dhe hulumtojnë idetë, mendimet, përvojën, kërkimin.
4. Të shkruarit është proces krijimi dhe komunikimi. Si i tillë ai shërben për të realizuar
praktikisht shkëmbimin e ideve në komunikimin e dijeve, e ideve të nevojshme të
rëndësishme dhe të suksesshme.
5. Dija fitohet kur ne zhvillojmë dhe pasurojmë idetë tona, përmes të shkruarit mirë dhe
saktë i cili fitohet në ushtrimin e tij të vazhdueshëm.
6. Procesi i të shkruarit duhet parafytyruar në formën e një spirali që përbëhet nga
komponentë që janë shumë mirë të lidhur me njëri tjetrin,që pasurohen dhe zgjerohen
vazhdimisht dhe që krijojnë një lidhje të vazhdueshme dhe të konsoliduar, kur ai
respekton kërkesat e vazhdueshme që lidhen me të.
7. Prezantimi, paraqitja e qartë dhe sistemimi i materialit në kompjuter.
8. Sigurimi nëse e keni kuptuar qartë temën dhe strukturën e saj.
9. Mbaj gjithmonë para sysh qëllimin pse po e shkruan këtë shkrim dhe çfarë do të
realizosh përmes tij.
10. Shtrirja bëj kujdes që gjatë punës për shkrimin tënd të zenë vend këto pika kryesore:
Hapja/ hyrja
11. Pjesa kryesore/ procesi /trupi i shkrimit
12. Paragrafi është një pjesë teksti pjesë apo temë e veçantë. Paragrafi është njësi teksti që
zhvillohet nga një ide me detaje të specifikuara.
13. Pyetjet/bëj pyetje për të zbuluar idetë
14. Konkluzionet /përfundimet
15. Pikësimi
16. Bibliografia/ Referencat/citatet
17. Fjalori
Mënyra e të shkruarit
Përgatitja është çast i rëndësishëm që duhet të merret parasysh. Qëllimi dhe objektivi
gjatë fazës së përgatitjes duhet të jenë shumë të qarta.Në këtë çast shkruesi ka nevojë për të bërë
një bashkëbisedim (brainstorming) rreth problemit për të cilin përgatitet të shkruajë, duke
sistemuar me mend gjithçka që i duhet dhe i nevojitet.
Audienca (ka të bëjë me shkuruesit, lexuesit, dëgjuesit e shkrimittë cilët janë në të njetin
mjedis)është një çështje tjetër që nuk duhet të nënvleftësohet. Shkruesi duhet ta ketë të qartë se
kujt ja drejton shkrimin e tij.Sa ka karakter personal të shkruarit, aq ka edhe karakter pubik Asnjë
shkrues nuk shkruan vetëm për vete. Edhe në shkrimet me natyrën më personale siçjanë letart apo
ditaret , edhe ato kanë lexuesit dhe publikun e tyre, edhe pse ndonjëherë shumë të ngrushtë.
Lloji i informacionit që duhet të kërkohet, përzgjidhet dhe sistemohet përbëjnë një
kërkesë që duhet respektuar gjatë procesit të të shkruarit.Shkruesi nuk mund të shkruajë duke u
mbështetur vetën në njohuritë e veta empirike mbi botën. Një shkrues i nivelit të lartë shkollor,
nuk mund të pranojë që të shkruarit e tij është rezultat vetëm i krijimit të mendimit vetiak.Për të
qenë një shkrues në nivel “akademik”, shkrimi juaj duhet të mbështetet në sa më shumë
informacione të mundshme, në sa më shumë materiale autentike të krahasueshme dhe të
interpretueshme nga ana juaj.
Pa argumente dhe pa përdorur materiale të tjera të krahasueshme dhe bindëse, shkrimi do
të jetë mjaft anemik dhe skeletik.Duhen kërkuar sa më shumë burime informacioni.
Burimet e informacionit janë çështje të tjera që duhen vlerësuar.Burimet e informacionit
duhen kërkuar në mënyra të ndryshme. Kërkimi në biblioteka,kërkimet në internet, kërkimet
përmes botimeve të përditshme në median e shkruar.
Burime informacioni duhen konsideruar edhe bisedat me qëllime të caktuara me
personalitete,individë të ndryshmëm që përfaqësojnë nivele të ndryshme të shoqërisë.
Pyetësorët dhe anketat janë një tjetër mundësi për t’i përdorur si burime për thithjen e
informacionit të kërkuar.
Kanalet televizive dhe shumë burime të tjera të medias elektronike sigurojnë
informacione të vlefshme lidhur me çështjet për të cilat ne duam të shkruajmë.
Vjetarët, udhëzuesit dhe guidat e larmishme janë burime të tjera informacioni të cilat
kontribuojnë në vjeljen e informacioneve të nevojshme dhe të përdorshme nga shkruesit.
Shkrimi reflektiv Formë e përgjigjes apo e reagimit tuaj ndaj njohurive të reja, përvojës,
situatave etj. Evidenca e të dhënave nga të menduarit reflektiv Është më personal se llojet
tjera të shkrimit akademik
Ne të gjithë mendojmë në mënyrë reflektive në jetën e përditshme por jo në thellësitë që
kërkon shkrimi reflektiv i nivelit universitar.
Në kontekst akademik, mendimi reflektiv përfshin: Analizën e ideve, të menduarit në
thellësi dhe në perspektiva të ndryshme, përpjekje për t`u sqaruar problemi i një teme të
caktuar të kursit Të menduarit me kujdes lidhur me rëndësinë e temës dhe ndikimit të saj
në zhvillimin tuaj profesional
Shkrim reflektiv është: Reagimi i juaj ndaj përvojave, opinioneve, ngjarjeve,
informacioneve të reja Reagimi i juaj ndaj mendimeve dhe ndjenjave Një metodë e të
menduarit për të eksploruar të nxënit tuaj Një rast i mirë për të hulumtuar dhe fituar vetë
njohuri Një mënyrë për të pasur një pasqyrë më të qartë të asaj çka mëson dhe për t`i
dhën kuptim asaj çka mëson
Leksion 3
Shkrimi reflektiv
Shkrim reflektiv nuk është: Vetëm përcjellje e informatave ose argumenteve Përshkrim i
pastër (edhepse ka elemente përshkruese) Nuk është mendim apo vendim i prerë (për
diçka që është e drejtë apo e gabuar, e mirë ose e keqe) Zgjidhje e thjeshtë e problemit
Përmbledhje e shënimeve gjatë kursit Ese e standardeve universitare
Pse studentët vlerësohen përmes shkrimit reflektiv Për të qartësuar lidhjen midis asaj çka
din dhe çka mëson, lidhjet mes teorisë dhe praktikës, lidhjen mes asaj çka je duke bërë
dhe pse je duke bërë Për të kontrolluar proceset e juaja të të nxënit (inkurajon përvojën
tuaj të të nxënit jo vetëm çka mëson por edhe si mëson) Për të reflektuar ndaj gabimit dhe
suksesit
Pjesët e shkrimit reflektiv Hyrje – përshkrim i shkurtë mbi arsyet e shqyrtimit dhe
analizës së temës Interpretimi – idetë më të rëndësishme, interesante, relevante rreth
temës. Si sqarohet nga autorët apo teoritë e ndryshme? Sa është e ngjajshme dhe sa dallon
nga të tjerët mendimi juaj? Përfundimi – Çka mësova prej kësaj? Çka do të thotë kjo për
mua në të ardhmen?
Titulli, nëntema, citate, literatura Citati – “………………………”(Koliqi, 2004, fq. 45)
……………………………………… (shih, Fullan, 2006) Literatura 1.Koliqi, H.(2004),
Sistemi i arsimit në Kosovë, Libri shkollor, Prishtinë 2.Fullan, M. (2006), Forcat e
ndryshimit, Pegi: Tiranë, fq. 22-25
Përmbledhje e ligjeratave Cka do të thotë të komunikosh? Gjuha gjendet kudo në
komunikimin njerëzor. Dmth. bashkëbisedim, ndërveprim, marrëdhënie. Mirëpo ne do të
kufizohemi vetëm në komunikim ndërmjet qenieve njerëzore. “ Shkrimi është një formë
komunikimi dhe përfshin një dhënës, një marrës dhe një hapësirë boshe në mes, e cila
duhet mbushur.”
Disa këshilla
 Mos u shqetësoni për cilësinë e shkrimit tuaj sepse nuk është qëllimi kryesor.
 Filloni aty ku ndjeheni më të sigurtë.
 Nëse ju duket e vështirë të shkruani paragrafin e pare filloni me një paragraf
tjetër.
 Nëse ngeceni provoni të kopjoni atë që keni shkruar deri tani (printojeni).
 Merrni mendim të një shoku a të afërmi (që e njeh temën).
 Përpara se të filloni të shkruani, lexoni (familjarizimi me problemi). përpiqun të
ndiqni skemat ose grafikët. Bëni edhe ndryshime.
Çfarë e bën të veçantë një lexues?
Leximi nga fillimi deri në fund bëhet më tërheqës kur ju përjetoni emocione dhe kërshëri
për të zbuluar se çfarë do të ndodh më pas (tekste letrare artistike). Ndërsa kur lexoni
tekste universitare, artikuj, raporte studimore, ose ndonjë punim seminarik të kolegëve
tuaj – procesi është më i komplikuar dhe sfidues….kërkohet lexim i vëmendshëm dhe
mendim të thelluar, një proces për të lexuar në mënyrë kritike.
Identifikoni pikëpamjen e folësit edhe kur nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo
do të thotë “të lexoni në mendjen e tij”. Folësi mund të mos tregojë drejtpërdrejt se
ç’pikëpamje ka, por gjestet dhe shenjat për pikëpamje tjera për temën, janë tregues që
mund të përcaktoni pozicionin e folësit. Kërkoni prova për të verifikuar përfundimet rreth
anës që mban folësi .
Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në: tregues, përshkrues,shpjegues dhe
bindës. Eseja tradicionale “përbëhet nga pesë paragrafë, hyrje, tre paragrafë të trungut
(zhvillimit) dhe përfundimi, të gjithë në mbështetje të një ideje ose disa idesh që kanë
lidhje me njëra-tjetrën. Por eseja mund të përmbëhet gjithashtu nga më pak apo më
shumë paragrafë, aq sa është e nevojshme për të shprehur idetë në lidhje me ato që
dëshirohet të thuhet.”…
Llojet e eseve
Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në katër lloje: Eseja treguese Eseja
përshkruese Eseja shpjeguese, dhe Eseja bindëse Për nga mënyra e të shkruarit te eseja
shpjeguese dallojmë disa modele zhvillimi ,si: procesi, shembulli, krahasimi-kontrasti,
klasifikimi, përkufizimi dhe shkak-pasoja.
Jo gjithnjë është e mundur që mendimet a gjykimit t’i shprehim me një fjalë ose thënie të
vetme. Si në ligjerimin e folur edhe në ligjerimin e shkruar ne prodhojmë thënie ( ajo që
thuhet për dicka; mendim, pohim, shprehje, fjalë – togje prej dy a tri fjalësh,etj ) të
lidhura midis tyre. Pra ligjërimi ynë është i lidhur. Në ligjirimin e shkruar, disa thënie të
lidhura më ngushtë midis tyre formojnë një paragraf (njësi tekstore).
Llojet e shkrimit
Janë disa mënyra të përcaktimit: llojet e të shkruarit, mënyra e të shkruarit, tipat e të
shkruarit etj. Kur kemi të bëjmë me qëllimin për të cilin shkruhen mund t’i ndajmë në
disa kategori kryesore.si: të shkruarit përshkrues te shkruarit tregues të shkruarit
parashtrues/ shpjegues të shkruarit argumentues/ bindës të shkruarit krijues ose artistik
Si lexues kritik, ju merrni në kosideratë logjikën e ideve. Poashtu, si informacion a
përputhet apo ndryshon me njohuritë kryesore tuaja dhe me besimin personal. Ka shumë
këndëveshtrime nga të cilat mund të diskutohet një temë apo ngjarje e vecantë. Nëse
dëgjoni vetëm një anë të një debate apo lexoni për një ngjarje të trajtuar vetëm nga një
pikëpamje, jeni i kufizuar në të kuptuarin dhe aftësitë tuaja për të analizuar në mënyrë
kritike. Lexuesi kritik është lexues që gjurmon, heton....
Listat bibliografike ka kuptim kur të përfshihen edhe veprat tjera që nuk janë cituar në
tekst por që autori është mbështetur. Në fund të librit përdorët edhe Treguesi i nocioneve,
fjalëve, emrave dhe përafër edhe numri i faqes së librit ku është përdorur. Kemi edhe
tregues i shembujve të përdorur (tekste të gjuhës, gjuhës standarde, rregullave
drejtshkrimore etj.) Treguesi alfabetik, sipas alfabetit shënohen autorët dhe tekstet e tyre
që autori është mbështur, i ka sistemuar, seleksionuar.
Sa herë që mbështetemi në ide ose mendime të një tjetërkujt, duhet treguar se kjo nuk
është jona, përndryshe biem në plagjiatur (formë e vjedhjes letrare që dënohet edhe me
ligj).
Njihen gjashtë modele organizative të përgjithshme:
1. Renditje e thjeshtë
2. Përkufizim dhe shpjegim
3. Krahasim dhe kundërvënie
4. Teza dhe prova ose opinione dhe arsye
5. Shkak dhe pasojë
6. Problem dhe zgjidhje
SEKRETET E NJË SHKRIMI TË SUKSESSHËM
1.Vendos qellime dhe objektiva
Para se të filloj shtypjen e germave apo kapjen e lapsit në dorë, patjetër duhet të ndalem dhe t'i
bëj pyetje vetes sime, se cili është qëllimi im me këtë punë modeste?! Përfitimi material, të
bëhem i njohur para lexuesve, të tregoj shkathtësinë time në shoshitjen e analizave të
ndryshme…?!
Me siguri do ta gjesh përgjigjen në veten tënde, por duhet patjetër të jesh i sinqertë në këtë
moment, nëse dëshiron ta plotësosh kushtin e parë për një shkrim të suksesshëm.
2. Sinqeriteti:
Gjatë shoshitjes së temës në fjalë, duhet që të jem i sinqertë në çdo gjë që paraqitet para lexuesit.
Shkrimi im ka të bëjë në mënyrë direkte me temën në fjalë dhe jo me faktorët e jashtëm që më
kanë nxitur në marrjen e iniciativës për shkrimin e këtyre rreshtave. Aspak nuk duhet që autori të
jetë i ndikuar nga rrethanat e jashtme, e sidomos kur ato kanë efekte negative si p.sh: Fyerjet,
ngacmimet indirekte, provokimet, thashethemet, njollosjet, etj.
Ky kusht na mundëson që të jemi në lidhje të drejtpërdrejtë me lexuesin, edhe pse prania jote
fizike është larg tij. Sinqeriteti si kusht i dytë, përforcohet edhe më tepër kur e kemi parasysh
kushtin e parë, qëllimin.
3. Përpjekja:
Edhe pse është radhitur ky kusht si pikësë tretë, ai ka rëndësinë e vet thuajse sa dy kushtet e
para. Përpjekja është nxitje e brendshme e vet autorit, e cila i bën presion intelektit të tij, mendon
për të arritur në finalizimin e shtjellimit të temës në fjalë dhe për të sakrifikuar potencialin e tij
fizik dhe psikik në dhënien e mundësisë për lexuesin që të arrijë në kuptimin e vërtetë të artikullit
Leksion 4 ETIKA E SHKRIMIT AKADEMIK, PARIMET DHE BAZAT E NJË
SHKRIMI TË PËRSHTATSHËM
dhe esencës së tij. Nëse me të vërtet arrihet që kjo pikë të përvetësohet mirë, atëherë shkrimi ynë
do ta arrijë suksesin e duhur.
4. Mbështetja në besimin tënd
Autori nuk duhet të harrojë se suksesi i takon vetëm besimit dhe se punën që është duke e kryer
është si rezultat i dhuntisë vetiake dhe ebsimit. Ekzistojnë pengesa të shumta që të ndalojnë në
arritjen e qëllimit tënd, prandaj për këtë arsye mbështetja në besim është e domosdoshme që të
tejkalohen këto pengesa.
4.Thjeshtësia
Kur autori fillon t'i flas vetes së tij për suksesin dhe lëvdatat që do t'i ketë, atëherë do të fillojë
puna e tij ta humb pamjen e saj të vërtetë.
Suksesi në artikullin e shkruar, do të jetë i plotë nëse merret parasysh ky kusht shumë i
rëndësishëm.
5. Qartësia e idese /ideve:
Ky kusht, veç më e plotëson efektin e shkrimit tonë ndaj lexuesit, e nëse nuk plotësohet atëherë
nuk ndikon në humbjen e efektit të artikullit apo shkrimit, nëse plotësohen kushtet e
lartpërmendura. Duke e ditur se ky kusht ndihmon në forcimin e mendimit, analizës dhe
shtjellimit të një teme dhe i jep një pamje edhe më të bukur shkrimit tonë, atëherë pse të mos
plotësohet. Qartësia e freskon mendjen dhe trurin.
6. Njohja e detajeve të temës:
Nëse duam të jemi në rrjedha të tematikës së shkruar në faqet e bardha, duhet të jemi të informuar
mirë rreth temës për të cilën bisedojmë. Si parakusht i këtij kushti paraqitet para autorit studimi i
temës apo i thelbit të artikullit. Me këtë dua të them se autori nuk guxon ta shkruajë artikullin
duke u mbështetur në dëgjimin e disa ligjëratave apo leximin e disa broshurave rreth një teme, të
cilat kanë një peshë shumë të madhe para personave adekuatë që merren me lëmin gjegjës. Kjo
është arsyeja kryesore që na bën të hasim vështirësi në kuptimin e artikullit dhe në shumë raste të
keqkuptimit të tij, për shkak të mosnjohjes së natyrës së vërtetë të temës nga ana e autorit, e mos
të flasim rreth komentit që bëhet nga ana e lexuesve.
Kur themi se duhet bërë studimi i temës, nuk e kemi për qëllim kryerjen e fakultetit, por çështjen
që dëshiron ta paraqesësh para lexuesit të jetë mirë e detajizuar dhe e shkoqitur, e pse jo edhe
konsultimi me personat përgjegjës të temës në fjalë.
Paraqitja para opinionit me ide ose mendime të reja duke u mbështetur në : "e kam dëgjuar", është
plotësisht e gabuar, sepse nuk është aspak bindëse pohimi se nuk ka tjetër shtjellim përveç këtij,
për të cilin pretendon autori.Ky kusht i përfshin të gjitha natyrat e çfarë do lloji qoftë ajo.
7. Pëpilimi i drejtë
Përpilimi i metodës dhe mënyrës së shkrimit të artikullit, hedhja e ideve dhe mendimeve të
njëpasnjëshme dhe të renditura sipas nevojës, mbajtja e balansit në mes asaj që shkruhet më herët
dhe asaj që pason, shtjellimi i temës në pika esenciale dhe të qarta, duke mos u zgjeruar shumë,
dhe në të njëjtën kohë duke mos e humbë thelbin kryesor të shkrimit dhe mosdalja nga tema në
temë pa pasur nevojë, paraqesin kuptimin e vërtetë të kushtit në fjalë, ELABORIMIT.
8. Burimet e ideve:
Me siguri, idetë e autorit dhe mendimet e tij nuk janë pjellë e mendjes së tij. Patjetër duhet të
dihet burimi i këtyre ideve. Nuk është e kushtëzuar që brenda në artikull të tregohen këto burime,
por është shumë e lehtë për lexuesin që ta kuptojë shkrimin, nëse burimet e këtyre mendimeve
janë të bazuara. Në të kundërtën, lexuesi do të ballafaqohet me shumë kundërthënie dhe nuk do të
arrijë ta kuptojë artikullin. Po ashtu, te ai formohen ide që janë në kundërshtim të plotë me atë që
thuhet në artikull.
9. Njohja e terminologjisë:
Secila shkencë ka terminologjinë e vet me të cilën njihet në mesin e lexuesve. Artikulli nuk e
arrin suksesin e tij nëse autori flet rreth një teme, por nuk e njeh terminologjinë e atij lëmi. Fjalët
dhe mendimet e tij mbeten të gjymta, keqkuptohen dhe i jepet kahe tjetër qëllimit të shkrimit.
Njohja e terminologjisë së një shkence, është kusht brenda kushteve për të folur rreth asaj teme.
Unë them diçka, por në të njëjtën kohë kuptohet diçka tjetër nga njohësit e kësaj shkence. Prandaj
kërkohet përgatitje adekuate për ta filluar shkrimin apo për ta shtjelluar një çështje delikate.
10. Elokuenca gjuhësore:
Artikulli të shkruhet bukur dhe rrjedhshëm në gjuhën e lexuesve, duke u mundësuar atyre ta
kuptojnë më lehtë dhe më rrjedhshëm temën. Përmirësimet gjuhësore të korrigjohen para se të
hidhen në fletët e bardha.
Njëkohësisht, të mos komplikohet artikulli me fraza filozofike të panevojshme, të largohemi nga
barbarizmat në gjuhën amtare dhe sa më tepër ta thjeshtësojmë kuptimin e artikullit, duke mos u
larguar nga rregullat dhe ligjet e parapara të gjuhës amtare.
Të shumtë janë ata që thonë se shkrimi im është i stilit shumë të lartë, saqë shumica e lexuesve
nuk e kuptojnë. Jam i sigurt se po të ketë diçka që ka për tu kuptuar, do ta kishte kuptuar edhe
lexuesi.
11. Korrektësia:
Korrektësia në shkrim konsiderohet ndër parimet më të larta morale të autorit. Këtu shihet
inteligjenca dhe morali i autorit. Shpeshherë shohim se një autor flet bukur për një autor tjetër i
cili mundet të jetë në kundërshtim të plotë me idetë dhe qëllimet e tij. Kjo është shkalla e
vlerësimit dhe provimi final i karakterit të autorit. Ndoshta ky kusht ka të bëjë më tepër me
kushtet e grupit të pare, por e radhitëm në këto kushte sepse faktorët e jashtëm do të mbeteshin pa
vlerë po të mos mbështeteshin në këtë pikë shumë të rëndësishme. Duhet patjetër autori të jetë
korrektë në shtjellimin e temës duke mos anuar me këmbëngulje rreth tematikës në fjalë.
Këto ishin disa kushte të cilat duhet t'i plotësojë ai që dëshiron të shkruajë një shkrim. Kjo nuk do
të thotë se nuk ekzistojnë elemente tjera që duhet të hynë në vargun e kushteve për të qenë
shkrimi sa më i mirë dhe efektivë. Aty hasim edhe shumë pika tjera që e bëjnë autorin të dallohet
me shkrimet e tij dhe ta godas lexuesin në zemrën e tij duke ia mundësuar atij zgjerimin e
horizontit të njohurive të reja, duke i ndihmuar atij që sa më shumë të gjendet afër leximit dhe
duke i ndihmuar atij që leximi dhe konsultimi i literaturave të ndryshme të jetë pjesë e jetës së tij.
Artikujt e bukur dhe të rrjedhshëm e afrojnë lexuesin edhe më shumë afër sofrës së diturisë, e
bëjnë atë që edhe ai të jetë pjesëmarrës i shtjellimit të temave kyçe të shoqërisë, madje edhe më
gjerë. Prandaj, është këshillë e dobishme për çdonjërin që të mos frikësohet nga penda, mos ta
bindën veten se nuk mundet, por të mundohet, të studiojë dhe ngadalë të fillojë hedhjen e
mendimeve të veta në këto faqe të bardha, duke iu përmbajtur kushteve dhe etikës gjuhësore.
Sa më tepër duhet të largohemi nga kuantiteti dhe të koncentrohemi në kualitet. Nuk është me
rëndësi, se cili ka shkruar, por është me rëndësi se ç`ka ka shkruar. Nuk duhet të jetë qëllimi ynë,
por qëllimi final duhet të mbetet në ofrimin e mundësisë që shoqëria të përfitojë nga ne.
Këmbimi i ideve përmes shkrimeve jep mundësinë e përparimit ideor duke i dhënë të drejtë
gjithkujt për shprehjen e mendimit të tij.
Sa mirë dhe sa e dobishme do të ishte që secili t'i qaset lëmit së vet të cilën e ka studiuar!
Sa parimore do të ishte kur mjeku të fliste për mjekësi, bujku për bujqësi, teologu për teologji…!
Sa bukur do të lidheshin temat njëra me tjetrën, dhe në mënyrë automatike do të bindeshim se
çdokush në shoqëri e ka vendin e vet të caktuar dhe çdonjëri për tjetrin do të kishte nevojë.
Shkrimet dhe artikujt do ta humbnin vlerën, pamjen reale dhe artin esencial, kur për një temë do
të flisnin njerëz të kategorive dhe profileve që nuk kanë të bëjnë me artikullin në fjalë.
Liria është shprehje e bukur, megjithatë është e kufizuar.
Detyrë
Analizoni një shkrim akademik te llojit të artikullit apo mikrotezes në pikpamje të etikës së
të shkuarit të tij. Sa është ai i sinqerte, i qarte, i besueshem, korrekt…?
Plagjiatura nuk ka të ndalur (Burimi : Jusuf H. Kastrati)
Plagjiatura në ditët e sotme ka marrë përmasa shqetësuese kudo në botë. Për të luftuar këtë dukuri
të shëmtuar universitete të ndryshme të botës po përpiqen të gjejnë metoda për zbulimin e rasteve
të plagjiaturës, madje janë krijuar edhe programe të ndryshme softuerike për zbulimin e këtyre
rasteve.
Leksion 5 PLAGJIATURA. FORMAT E NDRYSHME TË SAJ SI KOPJA E PLOTË NGA
LIBRAT DHE BURIME TË TJERA, PËRVETËSIMI I PUNËS SË TJETRIT
OSE PËRDORIMI I FRAZAVE, PARAGRAFËVE PA REFERENCA
Çka është, në të vërtetë plagjiatura?
Përkitazi me plagjiaturën shkencëtarët kanë dhënë përkufizime të ndryshme, mirëpo ne do të
mjaftohemi me përkufizimin që na e jep Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe:
PLAGJIATURË f. sh. libr. Paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri ose e një pjese të saj sikur
të ishte e vetja; vjedhje letrare, muzikore etj. që bëhet duke marrë pjesë nga vepra e dikujt tjetër
pa treguar burimin; vepra a pjesa e vjedhur nga një tjetër në këtë mënyrë.[1]
Fjala plagjiaturë rrjedh nga fjala latine “plagium” [2] që do të thotë kusari.
Cilat janë format më të shpeshta të plagjiaturës?
Plagjiatura mund të shfaqet në forma të ndryshme, mirëpo që të gjitha ato përbëjnë shkelje të të
drejtave të autorësisë. Në vijim po i paraqesim disa nga këto forma:
1. Kur dikush e paraqet si të veten një vepër, të cilën ia ka punuar tjetërkush (autori i vërtetë nuk
dihet).
2. Kur dikush e paraqet një vepër të huaj me emrin e tij (plagjiaturë e plotë).
3. Kur dikush huazon ndonjë tekst (apo pjesë të ndonjë teksti) dhe nuk e bën me dije burimin
(plagjiaturë e pjesshme).
4. Kur dikush e përkthen ndonjë shkrim (apo ndonjë pjesë të tij) nga ndonjë gjuhë e huaj dhe nuk
e tregon burimin, pra e paraqet si të ishte i tiji (plagjiaturë përkthimi).
5. Kur dikush huazon pjesë të ndonjë teksti të huaj dhe bën ndryshime të vogla në të (parafrazon)
pa cituar burimin (plagjiaturë parafrazimi).
6. Kur dikush huazon ndonjë pjesë të ndonjë teksti të huaj, ndoshta edhe e parafrazon atë, por
nuk e tregon burimin në vendin e duhur, pra e fsheh në bibliografi apo në ndonjë fusnotë tjetër
(plagjiaturë e fshehur).
7. Kur dikush e paraqet një vepër të vetën (apo ndonjë pjesë të saj) në provime apo ngjarje të
ndryshme (vetë-plagjiaturë). [3]
Prej formave më të përhapura të plagjiaturës në internet është plagjiatura e pjesshme, gjegjësisht
huazimi i teksteve të huaja pa e përmendur burimin, që ndryshe quhet edhe plagjiatura copy &
paste. Ky lloj i plagjiaturës zakonisht bëhet për t’i shtyrë njerëzit të mendojnë se teksti i përket
personit që e ka huazuar. Mirëpo, mund të ndodhë që ndonjëherë të bëhet edhe për shkak të
smirës që kanë plagjiatët ndaj autorit apo ndaj faqes së internetit në të cilin punon autori, duke
mos dashur “t’ia rrisin famën”. Sido që të jetë, plagjiatura është dhe do të mbetet gjithnjë e
përbuzur, pa marrë parasysh format e saj.
Plagjiatura ndiqet me ligj
Në të gjitha vendet e zhvilluara të botës plagjiatura ndiqet me ligj. Është i njohur rasti i ish-
ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Karl-Theodor zu Guttenberg, të cilit, pasi u konstatua se në
temën e tij të disertacionit kishte pasur tekste të shumta, të cilave nuk i është përmendur burimi,
më 23 shkurt 2011 iu revokua grada shkencore “doktor” nga universiteti Bayreuth.[4] Madje, nga
presioni i madh iu desh të jepte dorëheqje nga të gjitha postet politike.[5]
Plagjiatura në universitete
Në kohën e internetit, universitetet brengosen rreth plagjiaturës që e bëjnë studentët në punimet e
tyre.
Në vitin 2006, Sebastian Sattler-i, për punimin e tij të magjistraturës në sociologji, anketoi 226
studentë të sociologjisë lidhur me temën “universiteti dhe detyrat e shtëpisë”. Pasi kontrolloi
punimet e 159 studentëve pa se 19.5% e punimeve të tyre ishin plagjiaturë.[6]
Shkaqet e plagjiaturës te studentët
Që nga zbulimi i internetit, plagjiatura në punimet dhe detyrat e studentëve është rritur dukshëm,
sepse kjo gjë është thjeshtësuar tej mase. Por, është edhe më brengosës fakti se shumë studentë
plagjiaturën e konsiderojnë si diçka të ligjshme. Prej shkaqeve të plagjiaturës te studentët mund
t’i përmendim:
përtacia, gjegjësisht mungesa e motivimit.
pengesat gjuhësore, kur studentët kanë vështirësi me gjuhën në të cilën duhet të
shkruajnë.
Mungesa e njohjes për së afërmi e detyrës së shkrimit shkencor dhe e rregullave të
citimit, mungesa e vetëdijes.
Keqadministrimi i kohës, presioni i kohës për shkak të afateve të caktuara (duke përfshirë
edhe provimet e shpeshta dhe puna krahas studimit).
Presioni për të arritur nota të mira.
Si ta luftojmë plagjiaturën?
Shumica e njerëzve dëshirojnë të mësojnë, të dinë të shkruajnë dhe t’i përmbahen rregullave etike
gjatë shkrimit të tyre. Kështu që, profesorët duhet ta shfrytëzojnë dhe ta kultivojnë këtë fenomen,
duke u mbajtur studentëve ligjërata lidhur me plagjiaturën dhe dëmet e saj.
Për të luftuar sa më shumë plagjiaturën patjetër duhet që:
- instruktorët t’ua mësojnë studentëve rregullat e citimit dhe t’ua sqarojnë rrezikun e plagjiaturës,
- duhet të ngrihet vetëdija te njerëzit, e sidomos te studentët përkitazi me plagjiaturën dhe dëmet
e saj,
- duhet të formohen komisione, të cilat do të merreshin me identifikimin e rasteve të plagjiaturës,
- duhet kërkuar metoda dhe teknika të ndryshme për zbulimin e këtyre rasteve,
- duhet që plagjiatura të ndiqet me ligj, etj.
Ministria e Arsimit ka vendosur që më fund, të reagojë përmes një dispozite të posaçme ligjore
ndaj plagjiaturës në studime. Sado i vonuar qoftë, ky hap është i mirëpritur dhe me të gjitha
gjasat, do të fillojë të veprojë së pari në anën administrative, e më pas, edhe në atë akademike
nëpër shkollat dhe universitetet shqiptare.
Fenomeni është shumë i përhapur në vend dhe në bazë të metodës “kopjo e shit si pjesën tënde”,
shumë studentë apo edhe profesorë kanë dorëzuar tema diplomash e punime të cilat nuk kanë
treguar as aftësitë e tyre kërkimore, as ato analitike, kritike apo përvetësuese të subjektit.
Në një numër domethënës rastesh kam parë punime të dorëzuara studentesh që nuk kanë marrë
mundimin as të rregullojnë shqipen qesharake të Google Translate. Me ese apo faqe të tëra
materiali të kopjuar studentët paraqiten fakulteteve të vendit duke kërkuar madje edhe notën
maksimale. Në mënyrën e mësim-nxënies dhe vlerësimit, sistemi arsimor në vend është për të
qarë me dënesë, ndaj vendimi për ta bërë plagjiaturën të ndëshkueshme, është mëse i nevojshëm.
Sipas nismës së re, MASH pretendon që studentët apo pedagogët që kapen me disertacione të
kopjuara, nga interneti, nga librat apo nga botime të të tjerëve që nuk citohen në punim, do të
rrezikojnë të mos marrin diplomat, të humbasin titujt akademike apo si masë drastike, të
humbasin edhe vendin e punës.
Mund të vijë pak i hidhur si lajm për shkollarët e sotëm në vend, që kanë dëshirë t’i marrin
kartonët në tavolinat e kafeneve, por kudo tjetër, praktika ka lëvizur nga vendi edhe qeveri të tëra.
Rasti më i freskët është ai i “yllit në ngjitje” të politikës gjermane, beniaminit të kancelares
Merkel, ish ministrit të mbrojtjes, Guttenberg, që dha dorëheqjen nga posti i ministrit pasi u
akuzuar se në tezën e tij të doktoraturës kishte pasur pjesë të tëra të kopjuara nga autorë të tjerë.
A janë profesor-doktorët tanë më të mençur apo më të zotë së Karl Theodor Guttenbergu? Mund
të jenë, ama për sa kohë që disertacionet dhe studimet në Shqipëri nuk kalojnë në sitën e thjeshtë
të kontrollit për hajdutëri akademike, gjithkush mund të mburret me masterat e gradat që merren
në vend sikur të jenë mallra me shumicë.
Plagjiatura është krimi më i rëndë akademik. Kështu emërohet nga studiuesit dhe akademikët që e
kanë pësuar në kurrizin e tyre efektin shkatërrues që sjell me vete ky akt, teksa besimi në dijen
dhe aftësitë akademike thërrmijëzohet, sa herë që shtohen rastet e zbuluara të plagjiaturës.
Akademizmi nuk është ndryshe nga aspiratat më të larta që mund të kenë për veten mjekët apo
ushtarakët. Dhe duhet parë si e tillë: të synohet vetëm prej grupit të njerëzve që kanë neurone të
mjaftueshme për të ndriçuar veten dhe të tjerët përmes studimeve. Akademizmi nuk është një
thes me patate që blihet tek dyqani i lagjes. As nuk është veshje firmato që duhet pasur patjetër.
Për më tepër, akademizmi nuk përvetësohet duke vjedhur në google apo duke paraqitur punimet e
të tjerëve.
Autor librash nuk bëhesh duke përkthyer pjesë të gatshme nga interneti, apo duke shkruar kapituj
pa fund, pa krye, e pa lidhje. Akademizmi kërkon këllqe që jo të gjithë i kanë. Ndaj, prezantimi i
dispozitës për ta bërë plagjiaturën të ndëshkueshme ligjërisht, është mëse i mirëpritur dhe i
domosdoshëm.
Parë nga ana e politikave arsimore, ndëshkimi i plagjiaturës duhet parë si një përpjekje serioze
për të ndihmuar cilësinë, vërtetësinë dhe besimin në arsimin shqiptar, që së fundmi është zhytur
keq në batakun e turmës.
Kërpudhat universitare, mungesa e plotë e transparencës për proceset e akreditimit, rrëmuja në
pranimin e studentëve dhe dhënien e diplomave, zhdukja e standardeve në mësim-nxënie, zerimi
në plotësimin e kritereve për të dhënë tituj, qoftë edhe bachelor, apo lejimi flagrant për të
kapërcyer nga sistemi privat në atë publik, e nga njëra degë në tjetrën, pa pasur lidhje të
mjaftueshme formimi, e ka bërë arsimin e lartë në vend të duket jo vetëm i pabesueshëm, por
edhe qesharak.
Për punë-marrjen në administratë, diplomat mund të bëjnë sikur hyjnë në punë, sa kohë
militantizmi do ketë përparësi ndaj meritës apo edhe përgjegjësisë për të pranuar një vend pune,
por në sektorin privat e në vendet e punës që nuk drejtohen nga shtetas shqiptarë, diplomat
shqiptare nuk kanë sot asnjë vlerë.
Punëdhënësi bazohet tek periudha e provës dhe aftësia për t’iu përshtatur ritimit, kërkesave dhe
standardeve që ka zyra që ka shpallur vendin vakant. E nëse në këto vende konkurrojnë studentë
që e kanë marrë diplomën duke dorëzuar detyra kursi apo tema diplome të kopjuara nga interneti
apo nga të afërmit e tyre, shanset janë që periudha e provës të jetë një stres i vërtetë, që mund të
mos jetë i kapërcyeshëm, sepse është i vonuar, e duhet kaluar që në shkollë.
Tek e fundit, puna me temat e diplomës, më shumë sesa dokument për të kënaqur pedagogët apo
për të siguruar kartonin e diplomës, është një proces që gdhend aftësitë kritike dhe analitike të
njeriut, qysh kur është student. Po u bë gabim ky hap, gjithë jeta e mëpasshme e njerëzve që
kopjojnë, thuhet në bazë studimesh se shkon duke u zvarritur, qurravitur e duke qenë një barrë për
veten dhe për shoqërinë. Është shumë herë më e vlerësueshme një punë nën mesataren nga ana
akademike, por që të paktën, është origjinale dhe përmbledh përpjekjet e bëra nga kandidati, sesa
një punë e shkëlqyer akademike, që është bërë le të themi nga një profesor në Norvegji, e shitet si
një libër i shpikur dhe botuar nga profesorë nëpër Shqipëri.
Studentët ecin nën të njëjtat gjurmë, sepse edhe tek ata është fashitur besimi te diploma shqiptare.
Sido që ta marrësh, pak të hyn në punë. Por, kjo gjendje nuk ka për të vazhduar përjetë, ndaj
vendimi për të prezantuar ndëshkimin e hidhur për plagjiaturë, është po aq i rëndësishëm si
mekanizëm për cilësinë në arsim, sa ç’është për shembull edhe detyrimi për të mbrojtur
anglishten vetëm me teste të njohura ndërkombëtarisht. Modaliteteve dhe pas-kuintave për pazare
apo mundësi abuzimi nga qendrat e testimit, nuk po iu hyj.
Në princip mekanizmi qëndron, dhe përderisa cilësia në arsimin shqiptar është mbytur nga sasia,
çdo lloj dispozite që i shërben ringjalljes së shpresës për pak më shumë cilësi, duhet mirëpritur.
Arsimi sot mund ta ketë të vështirë të gjejë hapësirë analitike në media, por nesër, kur pasojat e tij
të na bien mbi kokë, do të jetë tepër vonë për të reflektuar mbi neglizhencën që lejojmë për të.
Ndaj, të paktën nismat që merren në emër të cilësisë së tij, duhen nënvizuar!
Ministria e Arsimit ka miratuar rregulloren e re të etikës kundër falsifikimeve që bëhen me
punimet shkencore, apo plagjiaturat e ndryshme.
Një pikë e rëndësishme e këtij dokumenti është ndëshkimi që do t’ju bëhet për herë të parë të
gjithë atyre kërkuesve që nuk do të bëjnë transparente, burimet nga të cilat kanë mbledhur
materialet, apo që do të cenojnë privatësinë për të dhëna zyrtare që nuk duhet të botojnë.
Ndërkohë, autorët e kërkimit shkencor janë të detyruar të publikojnë edhe prej nga kush janë
financuar, pasi vitet e fundit në jo pak raste janë bërë publike edhe abuzime me fondet për
kërkimin shkencor.
Në rastet ku institucioni dyshon se kërkuesi nuk ka vepruar me korrektësi, në këtë rregullore
citohet se ndaj tij do të merren këto masa si hetim i fshehtë dhe zyrtar, vendosje e një sanksioni
deri në një deklaratë publike, që personi në fjalë ka mashtruar me punimin e tij.
Ndërkohë në këtë kod etike janë vendosur edhe rregulla të reja për ata që do të merren me
botimin e kërkimit shkencor. Për punën e tij ai do të monitorohet hap pas hapi nga një komision i
veçantë i ngritur nga Instituti i Kërkimit Shkencor.
Në rregulloren e re të botuar dje nga MASH thuhet se institucioni kërkimor ofron mundësi
formimi për personat që kryejnë veprimtari kërkimore me pikësynim aftësimin e tyre për të arritur
standardet e kërkuara dhe i mbështesin ata në identifikimin e nevojave lidhur me këtë proces.
Kërkuesi shkencor shfrytëzon burimet e nevojshme për të bërë kërkim individual ose brenda një
grupi kërkimor në bashkëpunim me specialistë të njohur të fushës së kërkimit dhe raporton për
punën kërkimore të kryer. Kodi i ri parashikon gjithashtu edhe penalitete për të gjithë ata kërkues
shkencor që me eksperimentet e tyre dëmtojnë mjedisin.
Plagjiatura në shkencë si dukuri
Të bësh plagjiaturë do të thotë të shfrytëzosh krijimtarinë e tjetrit pa ja atribuuar atij meritën si
autor i veprës origjinale, pa vënë në pah burimin ose burimet e shfrytëzuara, ose duke i
shtrembëruar ato në konstolacione te ndryshme
Plagjiatura në shkencë si dukuri në rrethin tonë shoqërorë është duke na përcjellur tej mase
sidomos tek rinia jonë e cila duhet të ketë në qëllim të vetëm dhe ai qëllim është zhvillimi I
njohurisë dhe aftësisë për shkencë për të cilën janë përcaktuar, dhe jo plagjiatura.
Kjo dukuri e tmerrshme për rininë (Studentë të nderuar), është duke u intensifikuar dhe tërhequr
më shumë vëmendjen për plagjiaturë se sa për edukim dhe mësim të mirëfilltë shkencorë.
Në esencë, plagjiatura nuk është konform ligjit por është pandershmëri akademike,
shkencore pandershmëri artistike. Të bësh plagjiaturë do të thotë të shfrytëzosh krijimtarinë e
tjetrit pa ja atribuuar atij meritën si autor i veprës origjinale, pa vënë në pah burimin ose burimet e
shfrytëzuara, ose duke i shtrembëruar ato në konstolacione te ndryshme.
Plagjiatura është jo thjesht kopjim apo imitim por është vjedhje ordinere e pronës intelektuale
dhe artistike e cila tashmë është e sanksionuar edhe me ligjin mbi të drejtat e autorit.
Ajo që është esenciale së në krijimtarinë akademike shkencore kriteret bazë që përcaktojnë vlerën
origjinale të një disertacioni Doktoral, të një studimi, të një libri apo artikulli të botuar, ose edhe
të një teze Masteri apo të një diplome, janë mënyra e përdorimit dhe artikulimit të burimeve
teorike historike të cituara dhe saktësia e tyre.
Në jetën akademike shkencore citimet janë më së të domosdoshme të cilat citime provojnë të
dëshmojnë autenticitetin e dijes dhe të drejtën e autorësisë intelektuale dhe pronësore, si prsh
kemi citate nga Historia ku aty pa tjetër duhet të citohet burimi sepse historia është një fakt që
nuk shtrembërohet si p.sh fjala vjen, historianët duhet të hulumtojnë dhe ekzaminojnë të gjitha
burimet që janë të rëndësishme për zgjidhjen e një problemi historik dhe, mbi këtë bazë, të
ndërtojnë argumentin.
Sepse historianët janë ata të cilët identifikojnë si burimet primare, po ashtu dorëshkrime të cilat
garantojnë atë çfarë ata vetë sjellin të re në histori shkrimin e tyre, ashtu edhe burime sekondare,
të cilat nuk e hedhin poshtë risinë e tezave të tyre, andaj vetëm në këtë mënyrë krijimtaria
shkencore e historianëve konsiderohet ana profesionale që ta përdorin dhe besueshmëria e atyre
burimeve që ata i vlerësojnë si burime shkencore.
Po ashtu e njëjta anë shkencore që duhet të përdoret si burim jo i plagjiaturës vlen dhe gjënë vend
edhe për studiuesit e shkencave sociale dhe atyre të shkencave natyrore.
Por se a duhet pasuar dënimet për ata të cilët bëjnë plagjiaturë, të çfarë do natyre qofshin ato i
kisha përmendur vetëm një rast ku ka pasur edhe dorëheqje nga jeta politike.
Si p.sh me sa vijon: Ministri gjerman i mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, një ndër
politikanët të admiruar në Gjermani, i cili u akuzua për plagjiatur në disertacionin e tij doktoral të
vitit 2006, i cili u detyrua të japë dorëheqjen nga kabineti qeveritar i kancelarës Merkel më 1 mars
2011, andaj ky është shtet demokratik dhe kësaj i thonë demokraci.
Prandaj j ky është vetëm një nga rastet që më bën të meditoj, se sa e rëndësishme është kërkimi
shkencorë dhe mbrojtja e po këtyre titujve, e jo diplomimi me grada shkencore te rrejshme me
plagjiaturë ordinere kjo është ana më e dëmshme e shëndetit të shoqërisë demokratike.
  LEKSIONE ....SHKRIM AKADEMIK

More Related Content

What's hot

1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tijMenaxherat
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRAREmanomano46
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.enerisaloti
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE#MesueseAurela Elezaj
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeaulenc gjini
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëStudentët e Pejës
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIDenisa Caushi
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2ZuhdiHajzeri
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajBlerinaMuobega
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
DISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIDISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIberdufi
 

What's hot (20)

1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij1. biznesi dhe format e organizimit të tij
1. biznesi dhe format e organizimit të tij
 
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 prilli i thyer BISEDA LETRARE prilli i thyer BISEDA LETRARE
prilli i thyer BISEDA LETRARE
 
Lidhëza
LidhëzaLidhëza
Lidhëza
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
Projekt biologjie:Ushqimi dhe shendeti.
 
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHOREMETODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
METODOLOGJIA E MËSIMDHËNIES BASHKËKOHORE
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
provimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematikeprovimi i lirimit 2018 matematike
provimi i lirimit 2018 matematike
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikë
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Filozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVIIFilozofia gjate shekullit XVII
Filozofia gjate shekullit XVII
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
Metodat e Hulumtimit Shkencor kollekiumi 2
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Lojrat popullore
Lojrat populloreLojrat popullore
Lojrat popullore
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
DISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIDISKRIMINIMI
DISKRIMINIMI
 

Similar to LEKSIONE ....SHKRIM AKADEMIK

Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Refik Mustafa
 
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliTe lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliirena kotobelli
 
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelliirena kotobelli
 
Shkrimi reflektiv
Shkrimi reflektivShkrimi reflektiv
Shkrimi reflektivMenaxherat
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matSeadin Xhaferi
 
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vvLiber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vvcvffees
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta RamajQSA-Tirane
 
Projekti duke u perpunuar
Projekti duke u  perpunuarProjekti duke u  perpunuar
Projekti duke u perpunuarMiftar Gashi
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorZuhdiHajzeri
 
Edukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatEdukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatENKELEDA SINJARI
 
Italijanski 22c 2011alb
Italijanski 22c 2011albItalijanski 22c 2011alb
Italijanski 22c 2011albNia Naska
 
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...bajrambs
 
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.docPlani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.docKejsi Gerdeci
 
Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014Arian Idrizaj
 
Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014Agim Mjaki
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritValbona Imeraj
 
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtorPrezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtorZekë Muqkurtaj
 
Agovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologjiAgovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologjifrengjisht
 

Similar to LEKSIONE ....SHKRIM AKADEMIK (20)

Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
Metodologji & Shkrim Ligjor - Pyetje & Përgjigje dhe Kërkese(Shembull)
 
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelliTe lexuarit  dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
Te lexuarit dhe të nxënët nderveprues byirenakotobelli
 
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli12 shprehi të të menduarit  kritik byirenakotobelli
12 shprehi të të menduarit kritik byirenakotobelli
 
Tabela pilot vizioni i kurrikules
Tabela pilot vizioni i kurrikulesTabela pilot vizioni i kurrikules
Tabela pilot vizioni i kurrikules
 
Shkrimi reflektiv
Shkrimi reflektivShkrimi reflektiv
Shkrimi reflektiv
 
Met ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_matMet ndervepruese mesimin_mat
Met ndervepruese mesimin_mat
 
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vvLiber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff    vv
Liber_Mesuesi_Qytetaria_7.docxcv ffff vv
 
Antoneta Ramaj
Antoneta RamajAntoneta Ramaj
Antoneta Ramaj
 
Projekti duke u perpunuar
Projekti duke u  perpunuarProjekti duke u  perpunuar
Projekti duke u perpunuar
 
Projekt kurrikular
Projekt kurrikularProjekt kurrikular
Projekt kurrikular
 
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencorPermbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
Permbledhje koll.1 metodat e hulumtimit shkencor
 
Edukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatEdukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencat
 
Italijanski 22c 2011alb
Italijanski 22c 2011albItalijanski 22c 2011alb
Italijanski 22c 2011alb
 
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
Punim Seminarik Esetë - Bajram Sejdiu ( Përshkruese, Shpjeguese, Treguese, Sh...
 
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.docPlani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
Plani Qytetari 8-Erik - OK-2022.doc
 
Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014
 
Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014Modele testesh matura_2014
Modele testesh matura_2014
 
Proçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruaritProçesi i te shkruarit
Proçesi i te shkruarit
 
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtorPrezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
Prezentimi i punimit për kompetencat t per drejtor
 
Agovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologjiAgovi, suada teknologji
Agovi, suada teknologji
 

More from #MesueseAurela Elezaj

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...#MesueseAurela Elezaj
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona #MesueseAurela Elezaj
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës #MesueseAurela Elezaj
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ#MesueseAurela Elezaj
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON#MesueseAurela Elezaj
 

More from #MesueseAurela Elezaj (20)

Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
Album fotografik me lloje të ndryshme liqenesh bazuar me origjinën e formimit...
 
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
Llogaritja e konsumit te energjise elektrike ne shtepite tona
 
Projekt : Fizike
Projekt : Fizike Projekt : Fizike
Projekt : Fizike
 
Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës Hamleti, model i analizës së veprës
Hamleti, model i analizës së veprës
 
Struktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativStruktura për hartimin e planit edukativ
Struktura për hartimin e planit edukativ
 
" Hamleti"
" Hamleti"" Hamleti"
" Hamleti"
 
Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike Statistike – Projekt matematike
Statistike – Projekt matematike
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeçStudim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
Studim rasti - mosha 5 – 9 vjeç
 
Shkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarëShkëmbinjtë sedimentarë
Shkëmbinjtë sedimentarë
 
Plan ditor
Plan ditor Plan ditor
Plan ditor
 
Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores Testim : Teorema e Pitagores
Testim : Teorema e Pitagores
 
Rubrika : Autorë
Rubrika : AutorëRubrika : Autorë
Rubrika : Autorë
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Gazeta
Gazeta Gazeta
Gazeta
 
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFONMenaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
Menaxhimi i burimeve njerezore,struktura dhe funksionimi në kompaninë VODAFON
 
Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem  Reviste : Te famshem
Reviste : Te famshem
 
PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE PROJEKT MATEMATIKE
PROJEKT MATEMATIKE
 

LEKSIONE ....SHKRIM AKADEMIK

  • 2. LENDA: SHKRIMI AKADEMIK LEKSIONE : 5 #MesueseAurela Leksion 1. NJOHJA ME SHKRIMIN AKADEMIK, FUSHËN E VEPRIMIT TË TIJ DHE KARAKTERISTIKAT E PËRDORIMIT Hyrje Bota akademike është një botë fjalësh që përmban informacion, teori, fakte ide.Fjalët prodhojnë dije produkte, konflikte, mirëkuptim, veprime, art. Fjalët gjenden në tekste, në tabela, programe, libra etj.Tempujti fjalëve, bibliotekat, janë pjesë e të gjitha mjediseve zyrtare dhe familjare. Bota akademike është në luftë dhe përpjekje mes intelektualit dhe fjalëve të shkruara.Në botën akademike duhet të mbibjetosh me zotësinë për të zotëruar fjalën. Mes fjalëve duhet të përzgjedhësh mes të rëndëishmet dhe më pak të rëndësishmet.Për të seleksionuar mes botës së fjalëve duhet të lexosh në detin e fjalëve. Aftësia për të lexuar dhe thithur informacionin gjykohet nga efektiviteti i shkrimeve tona. Shkrimi është aftësia më e madhe intelektuale në botën akademike. Shpikja më e madhe e njerëzimit ndodhi atëhere kur njerëzit mendimin e shprehen përmes fjalëve të shkruara, atëhere kur lindën alfabetet mijera e mijëra vjet më parë .Me kombinimet mes shkronjave në fjalë vazhdon të rritet dhe zhvillohet mendimi njerëzor në të gjitha fushat e dijeve. Mes shkrimeve që prodhohen dallon edhe shkrimi akademik, i cili është pronë intelektuale e cdo individi të pëtfshirë në botën e dijeve. Shkrimi akademik paraprihet nga të lexuarit akademik. Ata zhvillohen së bashku dhe pasurojnë njëri- tjetrin vazhdimisht. Leximi për qëllime akademike ndryshon nga leximi që bëhet në arsimin parauniversitar.Leximi akademik karakterizohet nga :Numri i madh i faqeve; Kërkesa për të mbajtur shënime; Përmbledhja e materialeve nxjerrja e ideve, mbajtja e qëndrimit kritik etj. Kuptimi mbi të shkruarit Të shkruarit është një shprehi komunikative e rëndësishme që ka lindur qysh në lashtësi, si një nevojë e njerëzimit për të komunikuar dhe për të përcjellë mesazhe në një mënyrë tjetër.Të shkruarit realizon komunikimin e njerëzve në kohë dhe në hapësirë. Përmes të shkruarit shoqëria njerëzore në shekuj ka ruajtur dhe transmetuar mesazhet më të rëndësishme të saj;shpikjet, ngjarjet,kulturën etj. Megjithëse të shkruarit vlerësohet si një proces dhe shprehi vetiake, ai i ka shërbyer shoqërisë si mjet i rëndësishëm për realizimin e lidhjeve humane shumëshekullore. Duke filluar nga bibliotekat më të vjetra në botë, nga papiruset e lashta, dhe duke arritur deri në ditët tona tek përdorimi i internetit, dëshmohet më së miri për rolin dhe shërbimet që i ka bërë shkrimi njerëzimit. Të shkruarit luan një rol të rëndësishëm në shkollimin e çdo individi në një shoqëri të hapur. Të shkruarit i jep mundësinë çdo individi për të regjistruar, shprehur dhe shkembyer në mënyrë të saktë ide, dhe mezazhe. Përparësitë e procesit të të shkruarit janë të llojeve të ndryshme.
  • 3. Shumë prej tyre lidhen me ndryshime të thella të dijeve intelektuale, deri dhe tek mënyra e të jetuarit në këtë botë që ata jetojnë dhe në atë që ata aspirojnë. Ka edhe përparësi të tjera, që janë më të kufizuara, por me përmirësime e rrjedhoja pozitive, si përmirësimet në fjalorin dhe gjuhën në përdorim etj. Kështu, mund të përmendim disa përparësi;  Të rinjtë gjejnë veten kur shkruajnë për përvojat e tyre.  Të shkruarit i shtyn të rinjtë në mendime më të thella.  Të shkruarit u ngre kuriozitetin të rinjve, i bën ata më të gjallë më vëzhgues.  Të shkruarit zgjeron ndërgjegjësimin e të rinjve për përvojën dhe sfidat e shokëve.  Të shkruarit sjell frymë bashkëpunimi.  Të shkruarit përmirëson aftësitë lexuese të të rinjve.  Nxënësit lexojnë si shkrues dhe shkruajnë si lexues.  Të shkruarit përmirëson të mësuarit e thelluar të nxënësve. Të shkruarit si proces Të shkruarit si një proces vetiak fillon që në mosha me te vogla të individit dhe e shoqëron për gjatë gjithë jetës, Ai ka udhën e vet, proceset, teknikat për ta përsosur dhe për ta çuar në shkrim të nivelit akademik, i cili u shërben dhe u nevojitet nxënësve,studenteve, pedagogëve dhe gjithë asaj pjese intelektuale të shoqërisë, që merret me veprimtari intelektuale të dobishme për shoqërinë. Shkrimi është një proces, njëkohësisht edhe një mjet përmes të cilit zbulojmë karakterin dhe zgjuarësinë e shkruesit. Mënyrat që përdorin individë të ndryshëm për të shkruar dhe paraqitur idetë dhe punët e tyre të sferës që përfaqësojnë, dëshmojnë për shkallën e zotërimit të shkrimit në nivelin që u kërkohet. Por që të fitosh dhe përdorësh shprehitë e shkrimit duhet ndjekur një rrugë e gjatë dhe me plot çelësa, të cilët hapen një e nga një, kur di t’i përdorësh. Kështu, le të fillojmë t’i hapim çelësat e të shkruarit me radhë. Çfarë është shkrimi akademik - Përkufizime Shkrimi akademik - kërkim i strukturuar i shkruar nga një apo disa studente për të tjerët, i cili adreson një apo disa çështje me interes nga një fushë e caktuar, për cdokënd që kërkon informacione faktike dhe të prezantuara në mënyrë objektive mbi atë fushë. Një përkufizim i thjeshtë i të shkruarit akademik është e vështirë për t’u formuluar saktë, sepse për të ka formulime te ndryshme, është përdorur në mënyra të ndryshme dhe me karakteristika të ndryshme. Një përkufizim më i gjerë mbi shkrimin akademik është se çdo shkrim bëhet për të përmbushur një kërkesë për një punim dhe argumentim të një studenti, studiuesi të një kolegji apo universiteti. Shkrim akademik është përdorur edhe në punimet apo botimet që janë përgatitur nga mësuesi dhe studiuesit duke i paraqitur në konferenca, kongrese apo seminare. Gjithashtu, shkrimi akademik është përdorur në forma të ndryshme. Në një përkufizim shumë më të gjerë shkrimit akademik mund të përfshijë çdo detyrë me shkrim të dhënë në një ambient akademik. Shkrimi akademik është një format e shpjegues dhe argumentues prozë argumentuese e përdorur nga studentët e universitetit dhe studiues të ndryshëm për të përcjellë përmes një formati të shkruar informacion në lidhje me një çështje të veçantë. Në përgjithësi, shkrim akademik pritet të jetë i saktë, gjysmë-formale, i papërcaktuar, dhe objektiv dhe për këtë duhet të respektohen hapat kërkimore që janë burimi i gjetjeve të një teze kërkimore të paraqitur përmes një shkrimi akademik.
  • 4. Llojet e të lexuarit në nivel akademik Të lexuarit në nivel akademik bëhet për disa qëllime:Të lexuarit për të marrë informacion;Të lexuarit si shkrimtar;Të lexuarit për të kuptuar;Përzgjedh-Pyes,lexoj-rilexoj-rishikoj;Leximi linear;Lexim për informacion;Leximi për metodën e kontekstit; Leximi për argument;Leximi për vlerat letrare;Leximi nga ekrani I kompjuterit;Leximi kontekstual;Leximi kritik etj. Mbajtja e shënimeve Gjatë realizimit të procesit të të lexuarit një element i rëndësishëm është edhe mbajtja e shënimeve proces ky që ndihmon në realizimin e shkrimit akademik .Për mbajtjen e shënimeve duhet të mbahen parasysh edhe disa këshilla si më poshtë: o Mos humisni qartësinë për hir të shkurtësisë; o Sigurohuni që shënimet janë të kuptueshme dhe të përdorshme edhe pas një kohe; o Është më mirë të hedhësh qartë një shënim sesa t’i kthehesh burimit; o Nuk duhet kopjuar burimi fjalë për fjalë; o Shënimet duhet të lidhen me threlbin e cështjes apo temës që studjoni; o Kur e vlerësoni si shumë të rëndësishme thenien citojeni duke e futur në thonjëza; o Mos shkruani çdo gjë zgjidhni ide koncepte; o Përdorni në skeda shënimet tuaja; o Krijoni shënimet tuaja personale; o Fjalë që i përdorni shpesh shprehini me simbole; o Krijoni kodin personal të simboleve; o Për shifrat përdorni numra dhe jo fjalë; o Shpesh mund të hiqen zanoret e fjalëve fjl,mgjths; o Shkruani qartë emrat, datat, përkufizimet; o Vendosni shënja për cështjet e paqarta * ^ ?; o Kontrolloni saktësinë e shënimeve para se të dorëzoni materialin e burimit; Shënimet në kompjuter duhet të selektohen, klasifikohen dhe të përbëjnë një skedar tematik me qëllim që t’i përdorin për më shumë se një qëlllim; Duhet shmangur plagjatura pasi shpesh nga mënyra se si studentët i mbajnë shënimet ata bien në plagjaturë. Detyrë 1: Merrni një tekst me karakter shkencor dhe mbani shënime me shenja të vecanta për të. Prezantoni në grupe dyshe punën tuaj. Përdorimi i bibliotekave Shkrimi akademik është i lidhur shumë edhe me punën në bibliotekë, pasi puna kërkimore del nga bibliotekat.Studentët janë si urithët që lëvizin nëpër biblioteka. A ka student që nuk di të përdorë bibliotekën skedarin, regjistrin etj? Informatizimi i bibliotekave është një risi dhe lehtësi. Ka përvoja nga më të ndryshmet në lidheje me përdorimin e bibliotekave të dixhitalizuara.Ato janë të mbushura me rafte, mikrofilma, koleksione, bibliografi, indekse, abstrakte, enciklopedi, direktori,
  • 5. fjalorë, vjetarë, udhëzues etj. Bibliotekat akademike përcjellin informacion burimor të plotë; komunikim ndërkombëtar përmes ëebsite; leximi nga interneti etj. Detyrë 1: Shpjego konceptin mbi risinë dhe lehtësirat që sjellin bibliotekat e dixhitalizuara? Detyrë 2: Shpjego disa nga shërbimet që përcjellin biblotekat akademike në lidhje me shkrimin akademik. Konspektimi si një komponent tjetër parapërgatitës për realizimin e shkrimit akademik realizon përmbledhjen e debatit akademik për një temë të caktuar; kërkon konsultim me bibliotekat dhe burimet virtuale; kërkon të jetë i qartë dhe konciz; bëhet mbi një material të caktuar shpesh pa ose me qëndrimin tuaj. Lloje të shkrimit akademik Shkrimi akademik modelohet përmes punëve të ndryshme me shkrim, të cilat dallojnë qartë nga njera- tjetra për karakteristikat strukturore dhe përmbajtësore që ato kanë në vetvete Këtu është një listë e dokumenteve ku shkrimi akademik përdoret për qëllime të ndryshme akademike . Disa janë vetë-shpjeguese dhe disa kanë një shpjegim të shkurtër krahas tyre. Shpjego: • Librat shkencore-përdoren............................ •Raporte t–përdoren ........................................ • Përkthimet-përdoren...................................... • Esetë -përdoren............................................. • Studimet –përdoren........................................ • Artikujt kërkimorë.......................................... • Prezantime në konferenca (kumtesa)................ • Disertacionet dhe tezat - janë punime të gjera, të shkruara për të marrë një diplomë të avancuar në një kolegj apo universitet. • Abstraktet - është një përmbledhje e shkurtër e një dokumenti të gjatë. • Shtjellimet - Kjo është një punë e cila shpjegon një pjesë të një vepre të caktuar. Karakteristika të shkrimit akademik Tani që ne kemi një përkufizim të shkrimit akademik, le të ndalim në disa karakteristikave që lidhen me të: Arsyetimi deduktiv dhe një qasje analitike janë të rëndësishme në shkrim akademik. Planifikimi dhe maturia janë të nevojshme që të ketë një letër të organizuar mirë. Një skicë është një mjet i mirë për të përdorur dhe për të ndihmuar që të planifikoni një letër akademike. Stili dhe forma janë pika e parë për personin e tjetër. Ju keni nevojë për të gjetur stilin tuaj personal të të shkruarit gjatë gjithë rrugës akademike. Fokusi është në fakte dhe jo mendimet e shkrimtarit. Gjuha nuk duhet të përmbajë fjalë shkurtesa, apo zhargon. Gjithmonë kontrolloni për të parë nëse ju jeni i saktë me shkrimin nëse ai ka një format të preferuar dhe stil të caktuar që reflekton tiparet e një shkrimi akademik të arrirë. Tradita të ndryshme, konventat dhe mënyrat e të menduarit janë zhvilluar në fusha të ndryshme të dijes gjatë viteve, kështu që ju do të gjeni se shkrimi akademik ndryshon nga një disiplinë në tjetrën disiplinë. Hulumtuesit, kur ata publikojnë punën e tyre, janë gjithmonë të vënë përpara një argumenti, por sa kjo është e qartë, se si është e strukturuar, a ka ajo ka rëndësi si provë, varet nga
  • 6. disiplina apo fusha e studimit: nëse ajo është histori, zoologji, fizika apo çfarëdo. Studimi është punë e vështirë, por e dobishme, për lëndët tuaja! Hulumtuesit shpenzojnë orë të gjata duke lexuar, menduar dhe shkruar shumë drafte para se ata të ndjehen të realizuar në punën e tyre dhe nëse janë të gatshëm për ta publikuar për të tjerë.Paraqitja me shkrim i ideve tuaja ju ndihmon të mendoni në mënyrë të qartë për hulumtimin tuaj dhe për përmirësimin e tij të vazhdueshëm. Si një student, në shkrimin tuaj akademik ju duhet të demonstroni të kuptuarit tuaj në mënyrë që të fitoni një notë të mirë. Është e rëndësishme të kuptoni se në këtë lloj shkrimi që ju jeni mësuar të përdorni , të qartësoni se çfarë mendoni në lidhje me një temë, e cila nuk varet vetëm nga përvoja juaj personale. Prandaj është nevoja për të përdorur vetëm burimet e njohura të dijes. Detyre: Pra, një shkrim ju bën të zgjuar!Është e vërtetë ?Argumento. Nëse jeni duke shkruar një ese ose një raport, ju jeni vënë përpara një pozite të veçantë e cila e cila kërkon të mbash qëndrime, në bazë të provave që ti do të kërkosh përpunosh dhe sjellësh për cështjen që do të trajtosh. Por nuk mjafton vetëm kjo, pasi për realizimin një shkrimi me karakter akademik duhet të shqyrtosh informacion nga shumë fusha disiplinore që lidhen më cështjen në fjalë.Më pas shkrimi juaj dhe dijet mbi çështjen në fjalë, pasi ti të jesh mbushur dhe të ndjehesh i gatshëm për realizimin produktit përfundimtar,do të kërkohet ta realizosh punimin tënd i cili duhet të pasqyrojë disa karakteristika për t’i dhënë atij pamjen e një shkrimi akademik. Disa nga karakteristikat e shkrimit akademik lidhen me: -Autoriteti dhe besueshmëria -Stili dhe qartësia - Struktura - Një qasje analitike -Atribuimi i referencave Secila nga karakteristikat e mësipërme Ka vlera t mëdha në analizën apo vlerësimin që mund t’i bëhet një shkrimi me karakter. Detyre: Merr një shkrim me karakter akademik dhe vlerësoje atë në pikëpamje të karakteristikave të mësipërme : (Autoriteti dhe besueshmëria, Stili dhe qartësia, Struktura, Një qasje analitike, Atribuimi i referencave) Aftësitë akademike të nevojshme gjatë të shkruarit në stil akademik Nëse ju jeni një, student, mësues, shkencëtar apo person businesi, aftësitë akademike në shkrim akademik janë të nevojshme në botën e sotme globale. Ese, raporte, prezantime dhe hulumtimeve janë vetëm disa shembuj të dokumenteve të shkruara në stilin akademik. Shkrimi akademik, kur përdoret siç duhet, paraqet një imazh të lëmuar dhe profesional. Aftësitë akademike në shkrimin akademik duhet të përfshijnë përbërës të fortë, që lidhen me përdorimin e një gramatike të shkëlqyer, dhe një qasje të qëndrueshme stilistike. Detyrë 3: Korrigjoni dhe kontrolloni të gjitha gabimet gramatikore në shkrimin e një shokut tuaj dhe më pas përmirësoni shkrimin tuaj. Provoni tani! Çfarë është stili i shkrimi akademik? Shkrim akademik i referohet një stil të veçantë të shprehjes. Karakteristikat e shkrimit akademik përfshijnë një ton formal, përdorimin e një personi të tretë dhe jo person perspektivë, ai ka fokus të qartë në këtë çështje ose temë më tepër se autori dhe jep këshilla dhe zgjedhje të sakta në lidhje me fjalët dhe idetë. Shkruesit e shkrimit akademik përdorin stilin formal akademik duke shmangur zhargone dhe shkurtime. Shkrim akademik është shkrim formal. Shumë shkrues të rinj në shkrim akademik kanë vështirësi
  • 7. dhe shpesh ngatërrojnë ose bashkojnë shkrimin joformal me shkrimin formal. Ata mbështeten në shkrim joformal, pasi ai është më i lehtë dhe më i njohur për ta. Karakteristikat e shkrimit informale përfshijnë përdorimin zhargoneve, shkrimin në vetën e parë ose bëjnë deklarata të tilla si "unë" duke bërë deklarata të drejtpërdrejta personale, dhe zgjedhje të pasakta fjalësh. Ju ndoshta nuk do të vishni pantallona të shkurtra për një martesë, ka një kohë dhe një vend për tu veshur në këtë mënyrë. Shkrimet informale kanë imagjinatë janë mesazheve plot shkurtesave të tilla si "ku-ku këtu?" për të përcjellë pyetje dhe përgjigje të shpejta. Shkrimet joformale përfshijnë ditare, bloge, shkrim personale, letra ose e-maile për miqtë etj. Megjithatë, shkrimtarët që punojnë në gazeta për shkolla, kolegje bëjnë edhe ese, aplikime, letra shkencore, dokumente hulumtimi, prezantime konferenca, dhe propozimet e biznesit në përgjithësi ata përdorin një stil më formal të ngjashme me një kostum apo veshje të kërkuar dhe të zgjedhur për të marrë pjesë në një martesë. Le të japim një shembull për diferencat e një shkrimi informal me një formal. - Shkrim informal: Unë mendoj se ai është një humbës i madh. -Shkrim formal: Zgjedhje të tmerrshme Makbeth e shkaktojnë atë për të humbur çdo gjë që e mban të dashur: Fëmijët, gruaja, miq, kurora dhe mbretëria. Në këtë shembull, deklarata e parë është informale. Shkrimtari flet në vetën e parë, duke përdorur fjalën "Unë", dhe thekson një opinion. Autori përdor termin zhargon "humbës", e cila është e papërshtatshme në një kontekst formal. Ai gjithashtu përdor tkurrje "Ai është". Nëse kjo ishte në mes të një paragrafi, ajo mund të jetë më e lehtë për të kuptuar atë të cilit autori i referohet. Marrë si një deklaratë e thjeshtë, megjithatë, është e pamundur të di nëse shkrimtari mendon mikun e tij më të mirë, qenin e tij, apo një yll roku nëse ai është një humbës! Shembulli i dytë përdor një stil akademik, formal tipik që profesorët mund të presim në nivel kolegji. Shkruhet në veten e tretë, fjalia nuk përmban referenca të shkrimtarit dhe fokusohet në këtë çështje. Përcjell pikëpamjen e autorit në mënyrë të qartë pa përdorur zhargon. Detyrë 4: Shkruani një situatë në dy mënyra në stil formal dhe jo formal Aftësitë akademike si shkrues i shkrimit akademik Shkrimtarë/studentes /shkencëtarët që kërkojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre akademike me shkrim duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në tri fusha kryesore: 1. Shkrim i fortë: Mendimi i paraprin shkrimit. Shkrimtarët e mirë e kalojnë kohën duke distiluar informacion nga burimet e tyre dhe rishikimin pikëpamjeve dhe ideve para se të krijojnë produktin e tyre me shkrim. Shkrimi që përshkruan me detaje të hollësishme ndihmon shumë autorë të organizojnë mendimet e tyre. Shkrimi i fortë akademik fillon me planifikimin e çështjeve më të forta dhe më të nxehta të punimit. 2. Gramatikë e shkëlqyer: Mëso pikat e mëdha dhe të vogla të gramatikës. Kaloni kohë duke praktikuar shkrimin dhe kërko reagime të detajuara nga mësuesit, profesorët apo redaktorët. Udhëheqësit apo mësuesit duhet t’i japin rëndësi dhe vëmendje të vecantë elementeve të stilit, të japin këshilla në pikat më shqetësuese të gramatikës. Përdorimi i duhur shenjave të pikësimit, strukturës së fjalive, rendit të fjalëve, çështjeve drejtshkrimore citimeve, referencave. 3. Qasje në përputhje stilistike: Nëse shkolla juaj ose punëdhënësi kërkon përdorimin e një stili të caktuar, zgjidhni një stil dhe ndiqni gjithnjë atë, duke e perfeksionuar dita -ditës. Në secilin model të shkruari respektojmë udhëzime se si të shkruajnë numrat, referenca, citate, dhe shumë elemente të tjera të shkrimit akademik. Të gjitha këto këshilla janë në dispozicion tuaj në libra të posaçëm që gjenden me lehtësi në internet, librari (fjalori drejtshkrimor elektronik, doracak mbi përdorimin e shenjave të pikësimit, drejtshkrimi i gjuhës shqipe etj.
  • 8. Detyrë 5: Gjeni informacione Free Online mbi aftësitë e të shkruarit akademik Ka shumë më tepër për të thënë në lidhje me aftësitë e shkrimit akademik. Disa universitete postojnë informacione rreth aftësive të shkrimit akademik, ese, dhe dokumente hulumtimi. Në faqet e tyre të internetit për të ndihmuar studentët jepen këshilla që mund të aplikohen në vendin e punës ose për nxënësit më të vegjël nëpër shkolla dhe mjedise familjare kur ju duhet të bëjnë punë me shkrim me karakter formal. Mësuesit rishikojnë kushtet kyçe në shkrimin akademik me nxënësit e tyre.Në to mund të gjeni ese akademike që paraqesin disa sfida unike për studentët gjatë mësimit dhe përdorimit në nivel akademik të gjuhës. Udhëzimet dhe idetë për mësimdhënien dhe mësimnxënien e shkrimit akademik janë të përfshira në shumë botime të shkruara enkas për cështje të të mësuarit të shkrimit akademik në nivel parauniversitar, universitar edhe më lart. Çdo model i shkrimit akademik ka një strukturë të paraqitjes së vet, e cila është një kriter primar për të vlerësuar një shkrim, nëse ai është shkrim me karakter akademik ose jo. Struktura e shkrimit akademik përbëhet nga tri pjesë: hyrja, trupi (zhvillimin e përgjithshëm), përfundimet Hyrja Në hyrje ju duhet të rrëmbeni vëmendjen e lexuesit dhe të identifikoni tezën e shkrimit tuaj. Ju mund ta bëni këtë duke filluar me disa pyetje ose një citim për një cështje që lidhen me tezën tuaj dhe që njihet. Ju gjithashtu mund të filloni me disa informacione interesante apo përkufizimin e një termi të rëndësishme në lidhje me tezën që keni përzgjedhur. Trupi Është pjesa kryesore e punës e përbërë nga paragrafë që përcjellin argumente dhe janë të lidhura me njëri- tjetrin si nga ana gjuhësore dhe kuptimore ashtu edhe nga ana e vijueshmërisë. Çdo paragraf pasardhës duhet të jetë rrjedhojë e argumentit të paragrafit paraardhës. Paragrafët duhet të jenë të shkruar në mënyrë të qartë dhe të rregullt, në një mënyrë logjike, si kronologjikisht ashtu edhe për nga radha e rëndësisë që kanë në punim. Çdo lidhjet fillestare fjali e paragrafit të mësipërm duhet të kenë lidhje me njëra-tjetrën, me qëllim që të krijojnë tekstet e lidhura. Të gjithë paragrafët në tërësinë e tyre krijojnë trupin e punimit dhe përcjellin argumente pro dhe kundra tezës së parashkruar në krye të punimit, në hyrje të tij.Trupi i një punimi apo modeli të shkrimit akademik shoqërohet dhe me çështje të cilat paraqiten përmes titujve dhe nëntitujve përbërës duke nisur që nga punimet e mëdha në pjesë kapituj, krerë, etj.referencat dhe citimet janë përbërës së trupit të një punimi me karakter shkencor. Konkluzionet Në përfundimtë punimit, juve ju duhet të ritheksoni tezën dhe ta përmblIdhni atë në të gjitha pikat kryesore. Përfundimi përbëhet nga disa paragrafë të cilët tregojnë konkluzionin përfundimtar për lexuesit. Paragrafët në konkluzionet e punës duhet të fillojnë me një fjali që lidhet me temën dhe të gjitha qëndrimet, sepse duhet të jenë koherente. Ky moment është themeltar pasi duhet të përsëritur fjalët e rëndësishme dhe argumentet që na sjellin në përfundime të caktuara, duke përdorur sinonime dhe zëvendësimet e tyre për temën kryesore, dhe duke përdorur fjalë që e lejojnë këtë tranzicion mes fjalive, të tilla si , si: megjithatë, për shembull, ose për këtë arsye. Leksion 2 STRUKTURA E SHKRIMIT AKADEMIK
  • 9. Trupi i punimit duhet të ketë paragrafë që janë koherente ashtu si fjalitë. Fjalia temë e çdo paragrafi duhet të lidhë paragraf me atë paraardhës apo deklaratën e tezës. Ju duhet të lidhni paragrafët duke përsëritur fjalët kyçe, duke iu referuar ideve nga paragrafit të mëparshëm, dhe duke përdorur fjalë dhe fjali kalimtare. Nëse jeni duke shkruar një shkrim me karakter hulumtimi, një tezë, ose një letër për një konferencë, këto këshilla duhet të ndihmojnë që punimi juaj të jetë autoritativ dhe koherent. Teza juaj do të provohet përmes shpjegime të qarta dhe bindëse. Lexuesit e shkrimit tuaj do të ndjekin arsyetimin tuaj dhe të kuptojnë përfundimin tuaj. Përbërësit e shkrimit Procesi i të shkruarit përbëhet nga dy pjesë: 1.Përmbajtja 2.Pamja dhe renditja Përmbajtja e shkrimit përfshin koncepte të njëjta ose të ndryshme midis shkruesve. Përmbajtja mund të jetë e njëjtë për shumë shkrues mund të realizohet në të njejtën kohë apo në kohë të ndryshme, mund të ketë të njetat burime informacioni, mund të diktohet nga të njëjtat kushte ekonomike-shoqërore dhe politike. Pamja është forma e shkrimit,ajo që ndryshon nga njëri shkrues tek tjetri, pothuajse tërësisht edhe kur përmbajtja mund të jetë e njëjtë. Pamja e shkrimit lidhet me shumë elemente formale që e formësojnë dhe e bëjnë konkret atë,e bëjnë të vëzhgueshëm, të qortueshëm të lexueshëm. Lidhja midis përmbajtes së shkrimit dhe formës së tij është një lidhje shumë e ngushtë. Ato asnjëherë nuk mund të shihen ndaras.Ato kanë ndikim të dukshëm tek njëri-tjetri. Pjesët përbërëse të procesit të të shkruarit lidhen me;  Idetë  Përqëndrimin  Mbështetjen  Draftin/variantin e parë(ideimi ose skicimi)  Rishikimin  Draftin final/variantin final(ideimi përfundimtar) Idetë kanë të bëjnë me grumbullimin gjetjen dhe krijimin detajeve dhe me të menduarit tonë rreth temës që do të zhvillojmë. Përqëndrimi ka të bëjnë me momentin e parë kur fillojmë të hedhim idetë e para të temës. Mbështetja është momenti kur ne fillojmë të kërkojmë dhe gjejmë informacion dhe shembuj për ilustrim. Drafti/varianti i parë ka të bëjë përgatitjen me shkrim të variantit të parë të shkrimit, kur ne e përgatisim shkrimin tonë për ta konsultuar me shokë, me qëllim që të marrim ide paraprake, lidhur me punën që kemi bërë deri në atë çast.Me draft apo variant të parë ne do të kuptojmë edhe diçka tjetër; që punimit tonë ne i kemi dhënë një formë. Rishikimi ka të bëjë me çastin kur ne reflektojmë dhe bëjmë ndreqje të mundshme, të cilat na duken të përshtatshme për t’i bërë. Sugjerimet e të tjerëve por edhe ndrrimi i ideve na lejojnë që ne të bëjmë ndryshime të mundshme. Drafti final, varianti përfundimtar ka të bëjë me të shkruarit në formën më të pëlqyeshme për të tjerët dhe për vetë autorin. Kërkesa ndaj të shkruarit a-Gjatë procesit të të shkruarit struktura është e rëndësishme përsa i përket pjesës formale të të shkruarit. Duke qenë se një ese apo lloj tjetër të shkruarit; raport, përbledhje, ese, studim, tezë etj., mund të përmbajë një sasi të konsiderueshme materiali të detajuar,që ka nevojë të jetë i strukturuar me kujdes për të shmangur përsëritjet dhe për të qenë i qartë Është shumë e
  • 10. rëndësishme që çdo model të shkruari të ketë një strukturë organike të shkrimit të dallueshme nga njëra-tjetra. b-Materiali duhet të parashtrohet llogjikisht. Çështje të përafërta duhet të grumbullohen së bashku nën tituj dhe nëntituj të përshtatshëm. c-Gjatë të shkruarit është e rëndësishme të respektohen paragrafët dhe shumë elemetë të tjerë që kanë të bëjnë me anën pamore të shkrimit.Mendimi në paragrafë duhe të rrjedhë në mënyrë logjike dhe ato të jenë rezultat i njëri - tjetrit. d-Gjuha ka rëndësinë e vet. Gjatësia e fjalive duhet të jetë e tillë që të mos krijohen zinxhirë pafund dhe të pakuptueshëm fjalish. Për realizimin me sukses të procesit të të shkruarit vetë shkruesit e tij kanë vendosur kërkesa të cilat ndikojnë në përmirësimin e tij të vazhdueshëm, si në planin e tij përmbajtësor, ashtu edhe në ata të formësimit të tij. e-Respektimi i shenjave të pikësimit është një kërkesë e rëndësishme,pasi duke i respektuar drejt ato edhe shkrimi fiton qartësinë dhe kuptimin e duhur. Kërkesa të tjera lidhur me të shkruarit 1. Njohuritë dhe konceptet janë të rëndësishme për shkruesin. 2. Formimi i ideve është shumë i rëndësishëm për të qartësuar shkrimin, kështu që të pasqyrosh saktë idetë duhen shembuj për t’i konkretizuar ato. 3. Shembujt zbulojnë dhe hulumtojnë idetë, mendimet, përvojën, kërkimin. 4. Të shkruarit është proces krijimi dhe komunikimi. Si i tillë ai shërben për të realizuar praktikisht shkëmbimin e ideve në komunikimin e dijeve, e ideve të nevojshme të rëndësishme dhe të suksesshme. 5. Dija fitohet kur ne zhvillojmë dhe pasurojmë idetë tona, përmes të shkruarit mirë dhe saktë i cili fitohet në ushtrimin e tij të vazhdueshëm. 6. Procesi i të shkruarit duhet parafytyruar në formën e një spirali që përbëhet nga komponentë që janë shumë mirë të lidhur me njëri tjetrin,që pasurohen dhe zgjerohen vazhdimisht dhe që krijojnë një lidhje të vazhdueshme dhe të konsoliduar, kur ai respekton kërkesat e vazhdueshme që lidhen me të. 7. Prezantimi, paraqitja e qartë dhe sistemimi i materialit në kompjuter. 8. Sigurimi nëse e keni kuptuar qartë temën dhe strukturën e saj. 9. Mbaj gjithmonë para sysh qëllimin pse po e shkruan këtë shkrim dhe çfarë do të realizosh përmes tij. 10. Shtrirja bëj kujdes që gjatë punës për shkrimin tënd të zenë vend këto pika kryesore: Hapja/ hyrja 11. Pjesa kryesore/ procesi /trupi i shkrimit 12. Paragrafi është një pjesë teksti pjesë apo temë e veçantë. Paragrafi është njësi teksti që zhvillohet nga një ide me detaje të specifikuara. 13. Pyetjet/bëj pyetje për të zbuluar idetë 14. Konkluzionet /përfundimet 15. Pikësimi 16. Bibliografia/ Referencat/citatet 17. Fjalori Mënyra e të shkruarit Përgatitja është çast i rëndësishëm që duhet të merret parasysh. Qëllimi dhe objektivi gjatë fazës së përgatitjes duhet të jenë shumë të qarta.Në këtë çast shkruesi ka nevojë për të bërë një bashkëbisedim (brainstorming) rreth problemit për të cilin përgatitet të shkruajë, duke sistemuar me mend gjithçka që i duhet dhe i nevojitet.
  • 11. Audienca (ka të bëjë me shkuruesit, lexuesit, dëgjuesit e shkrimittë cilët janë në të njetin mjedis)është një çështje tjetër që nuk duhet të nënvleftësohet. Shkruesi duhet ta ketë të qartë se kujt ja drejton shkrimin e tij.Sa ka karakter personal të shkruarit, aq ka edhe karakter pubik Asnjë shkrues nuk shkruan vetëm për vete. Edhe në shkrimet me natyrën më personale siçjanë letart apo ditaret , edhe ato kanë lexuesit dhe publikun e tyre, edhe pse ndonjëherë shumë të ngrushtë. Lloji i informacionit që duhet të kërkohet, përzgjidhet dhe sistemohet përbëjnë një kërkesë që duhet respektuar gjatë procesit të të shkruarit.Shkruesi nuk mund të shkruajë duke u mbështetur vetën në njohuritë e veta empirike mbi botën. Një shkrues i nivelit të lartë shkollor, nuk mund të pranojë që të shkruarit e tij është rezultat vetëm i krijimit të mendimit vetiak.Për të qenë një shkrues në nivel “akademik”, shkrimi juaj duhet të mbështetet në sa më shumë informacione të mundshme, në sa më shumë materiale autentike të krahasueshme dhe të interpretueshme nga ana juaj. Pa argumente dhe pa përdorur materiale të tjera të krahasueshme dhe bindëse, shkrimi do të jetë mjaft anemik dhe skeletik.Duhen kërkuar sa më shumë burime informacioni. Burimet e informacionit janë çështje të tjera që duhen vlerësuar.Burimet e informacionit duhen kërkuar në mënyra të ndryshme. Kërkimi në biblioteka,kërkimet në internet, kërkimet përmes botimeve të përditshme në median e shkruar. Burime informacioni duhen konsideruar edhe bisedat me qëllime të caktuara me personalitete,individë të ndryshmëm që përfaqësojnë nivele të ndryshme të shoqërisë. Pyetësorët dhe anketat janë një tjetër mundësi për t’i përdorur si burime për thithjen e informacionit të kërkuar. Kanalet televizive dhe shumë burime të tjera të medias elektronike sigurojnë informacione të vlefshme lidhur me çështjet për të cilat ne duam të shkruajmë. Vjetarët, udhëzuesit dhe guidat e larmishme janë burime të tjera informacioni të cilat kontribuojnë në vjeljen e informacioneve të nevojshme dhe të përdorshme nga shkruesit. Shkrimi reflektiv Formë e përgjigjes apo e reagimit tuaj ndaj njohurive të reja, përvojës, situatave etj. Evidenca e të dhënave nga të menduarit reflektiv Është më personal se llojet tjera të shkrimit akademik Ne të gjithë mendojmë në mënyrë reflektive në jetën e përditshme por jo në thellësitë që kërkon shkrimi reflektiv i nivelit universitar. Në kontekst akademik, mendimi reflektiv përfshin: Analizën e ideve, të menduarit në thellësi dhe në perspektiva të ndryshme, përpjekje për t`u sqaruar problemi i një teme të caktuar të kursit Të menduarit me kujdes lidhur me rëndësinë e temës dhe ndikimit të saj në zhvillimin tuaj profesional Shkrim reflektiv është: Reagimi i juaj ndaj përvojave, opinioneve, ngjarjeve, informacioneve të reja Reagimi i juaj ndaj mendimeve dhe ndjenjave Një metodë e të menduarit për të eksploruar të nxënit tuaj Një rast i mirë për të hulumtuar dhe fituar vetë njohuri Një mënyrë për të pasur një pasqyrë më të qartë të asaj çka mëson dhe për t`i dhën kuptim asaj çka mëson Leksion 3 Shkrimi reflektiv
  • 12. Shkrim reflektiv nuk është: Vetëm përcjellje e informatave ose argumenteve Përshkrim i pastër (edhepse ka elemente përshkruese) Nuk është mendim apo vendim i prerë (për diçka që është e drejtë apo e gabuar, e mirë ose e keqe) Zgjidhje e thjeshtë e problemit Përmbledhje e shënimeve gjatë kursit Ese e standardeve universitare Pse studentët vlerësohen përmes shkrimit reflektiv Për të qartësuar lidhjen midis asaj çka din dhe çka mëson, lidhjet mes teorisë dhe praktikës, lidhjen mes asaj çka je duke bërë dhe pse je duke bërë Për të kontrolluar proceset e juaja të të nxënit (inkurajon përvojën tuaj të të nxënit jo vetëm çka mëson por edhe si mëson) Për të reflektuar ndaj gabimit dhe suksesit Pjesët e shkrimit reflektiv Hyrje – përshkrim i shkurtë mbi arsyet e shqyrtimit dhe analizës së temës Interpretimi – idetë më të rëndësishme, interesante, relevante rreth temës. Si sqarohet nga autorët apo teoritë e ndryshme? Sa është e ngjajshme dhe sa dallon nga të tjerët mendimi juaj? Përfundimi – Çka mësova prej kësaj? Çka do të thotë kjo për mua në të ardhmen? Titulli, nëntema, citate, literatura Citati – “………………………”(Koliqi, 2004, fq. 45) ……………………………………… (shih, Fullan, 2006) Literatura 1.Koliqi, H.(2004), Sistemi i arsimit në Kosovë, Libri shkollor, Prishtinë 2.Fullan, M. (2006), Forcat e ndryshimit, Pegi: Tiranë, fq. 22-25 Përmbledhje e ligjeratave Cka do të thotë të komunikosh? Gjuha gjendet kudo në komunikimin njerëzor. Dmth. bashkëbisedim, ndërveprim, marrëdhënie. Mirëpo ne do të kufizohemi vetëm në komunikim ndërmjet qenieve njerëzore. “ Shkrimi është një formë komunikimi dhe përfshin një dhënës, një marrës dhe një hapësirë boshe në mes, e cila duhet mbushur.” Disa këshilla  Mos u shqetësoni për cilësinë e shkrimit tuaj sepse nuk është qëllimi kryesor.  Filloni aty ku ndjeheni më të sigurtë.  Nëse ju duket e vështirë të shkruani paragrafin e pare filloni me një paragraf tjetër.  Nëse ngeceni provoni të kopjoni atë që keni shkruar deri tani (printojeni).  Merrni mendim të një shoku a të afërmi (që e njeh temën).  Përpara se të filloni të shkruani, lexoni (familjarizimi me problemi). përpiqun të ndiqni skemat ose grafikët. Bëni edhe ndryshime. Çfarë e bën të veçantë një lexues? Leximi nga fillimi deri në fund bëhet më tërheqës kur ju përjetoni emocione dhe kërshëri për të zbuluar se çfarë do të ndodh më pas (tekste letrare artistike). Ndërsa kur lexoni tekste universitare, artikuj, raporte studimore, ose ndonjë punim seminarik të kolegëve tuaj – procesi është më i komplikuar dhe sfidues….kërkohet lexim i vëmendshëm dhe mendim të thelluar, një proces për të lexuar në mënyrë kritike.
  • 13. Identifikoni pikëpamjen e folësit edhe kur nuk shprehet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë “të lexoni në mendjen e tij”. Folësi mund të mos tregojë drejtpërdrejt se ç’pikëpamje ka, por gjestet dhe shenjat për pikëpamje tjera për temën, janë tregues që mund të përcaktoni pozicionin e folësit. Kërkoni prova për të verifikuar përfundimet rreth anës që mban folësi . Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në: tregues, përshkrues,shpjegues dhe bindës. Eseja tradicionale “përbëhet nga pesë paragrafë, hyrje, tre paragrafë të trungut (zhvillimit) dhe përfundimi, të gjithë në mbështetje të një ideje ose disa idesh që kanë lidhje me njëra-tjetrën. Por eseja mund të përmbëhet gjithashtu nga më pak apo më shumë paragrafë, aq sa është e nevojshme për të shprehur idetë në lidhje me ato që dëshirohet të thuhet.”… Llojet e eseve Esetë për nga mënyra e përmbajtjes klasifikohen në katër lloje: Eseja treguese Eseja përshkruese Eseja shpjeguese, dhe Eseja bindëse Për nga mënyra e të shkruarit te eseja shpjeguese dallojmë disa modele zhvillimi ,si: procesi, shembulli, krahasimi-kontrasti, klasifikimi, përkufizimi dhe shkak-pasoja. Jo gjithnjë është e mundur që mendimet a gjykimit t’i shprehim me një fjalë ose thënie të vetme. Si në ligjerimin e folur edhe në ligjerimin e shkruar ne prodhojmë thënie ( ajo që thuhet për dicka; mendim, pohim, shprehje, fjalë – togje prej dy a tri fjalësh,etj ) të lidhura midis tyre. Pra ligjërimi ynë është i lidhur. Në ligjirimin e shkruar, disa thënie të lidhura më ngushtë midis tyre formojnë një paragraf (njësi tekstore). Llojet e shkrimit Janë disa mënyra të përcaktimit: llojet e të shkruarit, mënyra e të shkruarit, tipat e të shkruarit etj. Kur kemi të bëjmë me qëllimin për të cilin shkruhen mund t’i ndajmë në disa kategori kryesore.si: të shkruarit përshkrues te shkruarit tregues të shkruarit parashtrues/ shpjegues të shkruarit argumentues/ bindës të shkruarit krijues ose artistik Si lexues kritik, ju merrni në kosideratë logjikën e ideve. Poashtu, si informacion a përputhet apo ndryshon me njohuritë kryesore tuaja dhe me besimin personal. Ka shumë këndëveshtrime nga të cilat mund të diskutohet një temë apo ngjarje e vecantë. Nëse dëgjoni vetëm një anë të një debate apo lexoni për një ngjarje të trajtuar vetëm nga një pikëpamje, jeni i kufizuar në të kuptuarin dhe aftësitë tuaja për të analizuar në mënyrë kritike. Lexuesi kritik është lexues që gjurmon, heton.... Listat bibliografike ka kuptim kur të përfshihen edhe veprat tjera që nuk janë cituar në tekst por që autori është mbështetur. Në fund të librit përdorët edhe Treguesi i nocioneve, fjalëve, emrave dhe përafër edhe numri i faqes së librit ku është përdorur. Kemi edhe tregues i shembujve të përdorur (tekste të gjuhës, gjuhës standarde, rregullave drejtshkrimore etj.) Treguesi alfabetik, sipas alfabetit shënohen autorët dhe tekstet e tyre që autori është mbështur, i ka sistemuar, seleksionuar.
  • 14. Sa herë që mbështetemi në ide ose mendime të një tjetërkujt, duhet treguar se kjo nuk është jona, përndryshe biem në plagjiatur (formë e vjedhjes letrare që dënohet edhe me ligj). Njihen gjashtë modele organizative të përgjithshme: 1. Renditje e thjeshtë 2. Përkufizim dhe shpjegim 3. Krahasim dhe kundërvënie 4. Teza dhe prova ose opinione dhe arsye 5. Shkak dhe pasojë 6. Problem dhe zgjidhje SEKRETET E NJË SHKRIMI TË SUKSESSHËM 1.Vendos qellime dhe objektiva Para se të filloj shtypjen e germave apo kapjen e lapsit në dorë, patjetër duhet të ndalem dhe t'i bëj pyetje vetes sime, se cili është qëllimi im me këtë punë modeste?! Përfitimi material, të bëhem i njohur para lexuesve, të tregoj shkathtësinë time në shoshitjen e analizave të ndryshme…?! Me siguri do ta gjesh përgjigjen në veten tënde, por duhet patjetër të jesh i sinqertë në këtë moment, nëse dëshiron ta plotësosh kushtin e parë për një shkrim të suksesshëm. 2. Sinqeriteti: Gjatë shoshitjes së temës në fjalë, duhet që të jem i sinqertë në çdo gjë që paraqitet para lexuesit. Shkrimi im ka të bëjë në mënyrë direkte me temën në fjalë dhe jo me faktorët e jashtëm që më kanë nxitur në marrjen e iniciativës për shkrimin e këtyre rreshtave. Aspak nuk duhet që autori të jetë i ndikuar nga rrethanat e jashtme, e sidomos kur ato kanë efekte negative si p.sh: Fyerjet, ngacmimet indirekte, provokimet, thashethemet, njollosjet, etj. Ky kusht na mundëson që të jemi në lidhje të drejtpërdrejtë me lexuesin, edhe pse prania jote fizike është larg tij. Sinqeriteti si kusht i dytë, përforcohet edhe më tepër kur e kemi parasysh kushtin e parë, qëllimin. 3. Përpjekja: Edhe pse është radhitur ky kusht si pikësë tretë, ai ka rëndësinë e vet thuajse sa dy kushtet e para. Përpjekja është nxitje e brendshme e vet autorit, e cila i bën presion intelektit të tij, mendon për të arritur në finalizimin e shtjellimit të temës në fjalë dhe për të sakrifikuar potencialin e tij fizik dhe psikik në dhënien e mundësisë për lexuesin që të arrijë në kuptimin e vërtetë të artikullit Leksion 4 ETIKA E SHKRIMIT AKADEMIK, PARIMET DHE BAZAT E NJË SHKRIMI TË PËRSHTATSHËM
  • 15. dhe esencës së tij. Nëse me të vërtet arrihet që kjo pikë të përvetësohet mirë, atëherë shkrimi ynë do ta arrijë suksesin e duhur. 4. Mbështetja në besimin tënd Autori nuk duhet të harrojë se suksesi i takon vetëm besimit dhe se punën që është duke e kryer është si rezultat i dhuntisë vetiake dhe ebsimit. Ekzistojnë pengesa të shumta që të ndalojnë në arritjen e qëllimit tënd, prandaj për këtë arsye mbështetja në besim është e domosdoshme që të tejkalohen këto pengesa. 4.Thjeshtësia Kur autori fillon t'i flas vetes së tij për suksesin dhe lëvdatat që do t'i ketë, atëherë do të fillojë puna e tij ta humb pamjen e saj të vërtetë. Suksesi në artikullin e shkruar, do të jetë i plotë nëse merret parasysh ky kusht shumë i rëndësishëm. 5. Qartësia e idese /ideve: Ky kusht, veç më e plotëson efektin e shkrimit tonë ndaj lexuesit, e nëse nuk plotësohet atëherë nuk ndikon në humbjen e efektit të artikullit apo shkrimit, nëse plotësohen kushtet e lartpërmendura. Duke e ditur se ky kusht ndihmon në forcimin e mendimit, analizës dhe shtjellimit të një teme dhe i jep një pamje edhe më të bukur shkrimit tonë, atëherë pse të mos plotësohet. Qartësia e freskon mendjen dhe trurin. 6. Njohja e detajeve të temës: Nëse duam të jemi në rrjedha të tematikës së shkruar në faqet e bardha, duhet të jemi të informuar mirë rreth temës për të cilën bisedojmë. Si parakusht i këtij kushti paraqitet para autorit studimi i temës apo i thelbit të artikullit. Me këtë dua të them se autori nuk guxon ta shkruajë artikullin duke u mbështetur në dëgjimin e disa ligjëratave apo leximin e disa broshurave rreth një teme, të cilat kanë një peshë shumë të madhe para personave adekuatë që merren me lëmin gjegjës. Kjo është arsyeja kryesore që na bën të hasim vështirësi në kuptimin e artikullit dhe në shumë raste të keqkuptimit të tij, për shkak të mosnjohjes së natyrës së vërtetë të temës nga ana e autorit, e mos të flasim rreth komentit që bëhet nga ana e lexuesve. Kur themi se duhet bërë studimi i temës, nuk e kemi për qëllim kryerjen e fakultetit, por çështjen që dëshiron ta paraqesësh para lexuesit të jetë mirë e detajizuar dhe e shkoqitur, e pse jo edhe konsultimi me personat përgjegjës të temës në fjalë. Paraqitja para opinionit me ide ose mendime të reja duke u mbështetur në : "e kam dëgjuar", është plotësisht e gabuar, sepse nuk është aspak bindëse pohimi se nuk ka tjetër shtjellim përveç këtij, për të cilin pretendon autori.Ky kusht i përfshin të gjitha natyrat e çfarë do lloji qoftë ajo.
  • 16. 7. Pëpilimi i drejtë Përpilimi i metodës dhe mënyrës së shkrimit të artikullit, hedhja e ideve dhe mendimeve të njëpasnjëshme dhe të renditura sipas nevojës, mbajtja e balansit në mes asaj që shkruhet më herët dhe asaj që pason, shtjellimi i temës në pika esenciale dhe të qarta, duke mos u zgjeruar shumë, dhe në të njëjtën kohë duke mos e humbë thelbin kryesor të shkrimit dhe mosdalja nga tema në temë pa pasur nevojë, paraqesin kuptimin e vërtetë të kushtit në fjalë, ELABORIMIT. 8. Burimet e ideve: Me siguri, idetë e autorit dhe mendimet e tij nuk janë pjellë e mendjes së tij. Patjetër duhet të dihet burimi i këtyre ideve. Nuk është e kushtëzuar që brenda në artikull të tregohen këto burime, por është shumë e lehtë për lexuesin që ta kuptojë shkrimin, nëse burimet e këtyre mendimeve janë të bazuara. Në të kundërtën, lexuesi do të ballafaqohet me shumë kundërthënie dhe nuk do të arrijë ta kuptojë artikullin. Po ashtu, te ai formohen ide që janë në kundërshtim të plotë me atë që thuhet në artikull. 9. Njohja e terminologjisë: Secila shkencë ka terminologjinë e vet me të cilën njihet në mesin e lexuesve. Artikulli nuk e arrin suksesin e tij nëse autori flet rreth një teme, por nuk e njeh terminologjinë e atij lëmi. Fjalët dhe mendimet e tij mbeten të gjymta, keqkuptohen dhe i jepet kahe tjetër qëllimit të shkrimit. Njohja e terminologjisë së një shkence, është kusht brenda kushteve për të folur rreth asaj teme. Unë them diçka, por në të njëjtën kohë kuptohet diçka tjetër nga njohësit e kësaj shkence. Prandaj kërkohet përgatitje adekuate për ta filluar shkrimin apo për ta shtjelluar një çështje delikate. 10. Elokuenca gjuhësore: Artikulli të shkruhet bukur dhe rrjedhshëm në gjuhën e lexuesve, duke u mundësuar atyre ta kuptojnë më lehtë dhe më rrjedhshëm temën. Përmirësimet gjuhësore të korrigjohen para se të hidhen në fletët e bardha. Njëkohësisht, të mos komplikohet artikulli me fraza filozofike të panevojshme, të largohemi nga barbarizmat në gjuhën amtare dhe sa më tepër ta thjeshtësojmë kuptimin e artikullit, duke mos u larguar nga rregullat dhe ligjet e parapara të gjuhës amtare. Të shumtë janë ata që thonë se shkrimi im është i stilit shumë të lartë, saqë shumica e lexuesve nuk e kuptojnë. Jam i sigurt se po të ketë diçka që ka për tu kuptuar, do ta kishte kuptuar edhe lexuesi. 11. Korrektësia: Korrektësia në shkrim konsiderohet ndër parimet më të larta morale të autorit. Këtu shihet inteligjenca dhe morali i autorit. Shpeshherë shohim se një autor flet bukur për një autor tjetër i cili mundet të jetë në kundërshtim të plotë me idetë dhe qëllimet e tij. Kjo është shkalla e vlerësimit dhe provimi final i karakterit të autorit. Ndoshta ky kusht ka të bëjë më tepër me kushtet e grupit të pare, por e radhitëm në këto kushte sepse faktorët e jashtëm do të mbeteshin pa vlerë po të mos mbështeteshin në këtë pikë shumë të rëndësishme. Duhet patjetër autori të jetë korrektë në shtjellimin e temës duke mos anuar me këmbëngulje rreth tematikës në fjalë. Këto ishin disa kushte të cilat duhet t'i plotësojë ai që dëshiron të shkruajë një shkrim. Kjo nuk do
  • 17. të thotë se nuk ekzistojnë elemente tjera që duhet të hynë në vargun e kushteve për të qenë shkrimi sa më i mirë dhe efektivë. Aty hasim edhe shumë pika tjera që e bëjnë autorin të dallohet me shkrimet e tij dhe ta godas lexuesin në zemrën e tij duke ia mundësuar atij zgjerimin e horizontit të njohurive të reja, duke i ndihmuar atij që sa më shumë të gjendet afër leximit dhe duke i ndihmuar atij që leximi dhe konsultimi i literaturave të ndryshme të jetë pjesë e jetës së tij. Artikujt e bukur dhe të rrjedhshëm e afrojnë lexuesin edhe më shumë afër sofrës së diturisë, e bëjnë atë që edhe ai të jetë pjesëmarrës i shtjellimit të temave kyçe të shoqërisë, madje edhe më gjerë. Prandaj, është këshillë e dobishme për çdonjërin që të mos frikësohet nga penda, mos ta bindën veten se nuk mundet, por të mundohet, të studiojë dhe ngadalë të fillojë hedhjen e mendimeve të veta në këto faqe të bardha, duke iu përmbajtur kushteve dhe etikës gjuhësore. Sa më tepër duhet të largohemi nga kuantiteti dhe të koncentrohemi në kualitet. Nuk është me rëndësi, se cili ka shkruar, por është me rëndësi se ç`ka ka shkruar. Nuk duhet të jetë qëllimi ynë, por qëllimi final duhet të mbetet në ofrimin e mundësisë që shoqëria të përfitojë nga ne. Këmbimi i ideve përmes shkrimeve jep mundësinë e përparimit ideor duke i dhënë të drejtë gjithkujt për shprehjen e mendimit të tij. Sa mirë dhe sa e dobishme do të ishte që secili t'i qaset lëmit së vet të cilën e ka studiuar! Sa parimore do të ishte kur mjeku të fliste për mjekësi, bujku për bujqësi, teologu për teologji…! Sa bukur do të lidheshin temat njëra me tjetrën, dhe në mënyrë automatike do të bindeshim se çdokush në shoqëri e ka vendin e vet të caktuar dhe çdonjëri për tjetrin do të kishte nevojë. Shkrimet dhe artikujt do ta humbnin vlerën, pamjen reale dhe artin esencial, kur për një temë do të flisnin njerëz të kategorive dhe profileve që nuk kanë të bëjnë me artikullin në fjalë. Liria është shprehje e bukur, megjithatë është e kufizuar. Detyrë Analizoni një shkrim akademik te llojit të artikullit apo mikrotezes në pikpamje të etikës së të shkuarit të tij. Sa është ai i sinqerte, i qarte, i besueshem, korrekt…? Plagjiatura nuk ka të ndalur (Burimi : Jusuf H. Kastrati) Plagjiatura në ditët e sotme ka marrë përmasa shqetësuese kudo në botë. Për të luftuar këtë dukuri të shëmtuar universitete të ndryshme të botës po përpiqen të gjejnë metoda për zbulimin e rasteve të plagjiaturës, madje janë krijuar edhe programe të ndryshme softuerike për zbulimin e këtyre rasteve. Leksion 5 PLAGJIATURA. FORMAT E NDRYSHME TË SAJ SI KOPJA E PLOTË NGA LIBRAT DHE BURIME TË TJERA, PËRVETËSIMI I PUNËS SË TJETRIT OSE PËRDORIMI I FRAZAVE, PARAGRAFËVE PA REFERENCA
  • 18. Çka është, në të vërtetë plagjiatura? Përkitazi me plagjiaturën shkencëtarët kanë dhënë përkufizime të ndryshme, mirëpo ne do të mjaftohemi me përkufizimin që na e jep Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe: PLAGJIATURË f. sh. libr. Paraqitja nga dikush e një vepre të një tjetri ose e një pjese të saj sikur të ishte e vetja; vjedhje letrare, muzikore etj. që bëhet duke marrë pjesë nga vepra e dikujt tjetër pa treguar burimin; vepra a pjesa e vjedhur nga një tjetër në këtë mënyrë.[1] Fjala plagjiaturë rrjedh nga fjala latine “plagium” [2] që do të thotë kusari. Cilat janë format më të shpeshta të plagjiaturës? Plagjiatura mund të shfaqet në forma të ndryshme, mirëpo që të gjitha ato përbëjnë shkelje të të drejtave të autorësisë. Në vijim po i paraqesim disa nga këto forma: 1. Kur dikush e paraqet si të veten një vepër, të cilën ia ka punuar tjetërkush (autori i vërtetë nuk dihet). 2. Kur dikush e paraqet një vepër të huaj me emrin e tij (plagjiaturë e plotë). 3. Kur dikush huazon ndonjë tekst (apo pjesë të ndonjë teksti) dhe nuk e bën me dije burimin (plagjiaturë e pjesshme). 4. Kur dikush e përkthen ndonjë shkrim (apo ndonjë pjesë të tij) nga ndonjë gjuhë e huaj dhe nuk e tregon burimin, pra e paraqet si të ishte i tiji (plagjiaturë përkthimi). 5. Kur dikush huazon pjesë të ndonjë teksti të huaj dhe bën ndryshime të vogla në të (parafrazon) pa cituar burimin (plagjiaturë parafrazimi). 6. Kur dikush huazon ndonjë pjesë të ndonjë teksti të huaj, ndoshta edhe e parafrazon atë, por nuk e tregon burimin në vendin e duhur, pra e fsheh në bibliografi apo në ndonjë fusnotë tjetër (plagjiaturë e fshehur). 7. Kur dikush e paraqet një vepër të vetën (apo ndonjë pjesë të saj) në provime apo ngjarje të ndryshme (vetë-plagjiaturë). [3] Prej formave më të përhapura të plagjiaturës në internet është plagjiatura e pjesshme, gjegjësisht huazimi i teksteve të huaja pa e përmendur burimin, që ndryshe quhet edhe plagjiatura copy & paste. Ky lloj i plagjiaturës zakonisht bëhet për t’i shtyrë njerëzit të mendojnë se teksti i përket personit që e ka huazuar. Mirëpo, mund të ndodhë që ndonjëherë të bëhet edhe për shkak të smirës që kanë plagjiatët ndaj autorit apo ndaj faqes së internetit në të cilin punon autori, duke mos dashur “t’ia rrisin famën”. Sido që të jetë, plagjiatura është dhe do të mbetet gjithnjë e përbuzur, pa marrë parasysh format e saj.
  • 19. Plagjiatura ndiqet me ligj Në të gjitha vendet e zhvilluara të botës plagjiatura ndiqet me ligj. Është i njohur rasti i ish- ministrit të Mbrojtjes së Gjermanisë, Karl-Theodor zu Guttenberg, të cilit, pasi u konstatua se në temën e tij të disertacionit kishte pasur tekste të shumta, të cilave nuk i është përmendur burimi, më 23 shkurt 2011 iu revokua grada shkencore “doktor” nga universiteti Bayreuth.[4] Madje, nga presioni i madh iu desh të jepte dorëheqje nga të gjitha postet politike.[5] Plagjiatura në universitete Në kohën e internetit, universitetet brengosen rreth plagjiaturës që e bëjnë studentët në punimet e tyre. Në vitin 2006, Sebastian Sattler-i, për punimin e tij të magjistraturës në sociologji, anketoi 226 studentë të sociologjisë lidhur me temën “universiteti dhe detyrat e shtëpisë”. Pasi kontrolloi punimet e 159 studentëve pa se 19.5% e punimeve të tyre ishin plagjiaturë.[6] Shkaqet e plagjiaturës te studentët Që nga zbulimi i internetit, plagjiatura në punimet dhe detyrat e studentëve është rritur dukshëm, sepse kjo gjë është thjeshtësuar tej mase. Por, është edhe më brengosës fakti se shumë studentë plagjiaturën e konsiderojnë si diçka të ligjshme. Prej shkaqeve të plagjiaturës te studentët mund t’i përmendim: përtacia, gjegjësisht mungesa e motivimit. pengesat gjuhësore, kur studentët kanë vështirësi me gjuhën në të cilën duhet të shkruajnë. Mungesa e njohjes për së afërmi e detyrës së shkrimit shkencor dhe e rregullave të citimit, mungesa e vetëdijes. Keqadministrimi i kohës, presioni i kohës për shkak të afateve të caktuara (duke përfshirë edhe provimet e shpeshta dhe puna krahas studimit). Presioni për të arritur nota të mira. Si ta luftojmë plagjiaturën? Shumica e njerëzve dëshirojnë të mësojnë, të dinë të shkruajnë dhe t’i përmbahen rregullave etike gjatë shkrimit të tyre. Kështu që, profesorët duhet ta shfrytëzojnë dhe ta kultivojnë këtë fenomen, duke u mbajtur studentëve ligjërata lidhur me plagjiaturën dhe dëmet e saj.
  • 20. Për të luftuar sa më shumë plagjiaturën patjetër duhet që: - instruktorët t’ua mësojnë studentëve rregullat e citimit dhe t’ua sqarojnë rrezikun e plagjiaturës, - duhet të ngrihet vetëdija te njerëzit, e sidomos te studentët përkitazi me plagjiaturën dhe dëmet e saj, - duhet të formohen komisione, të cilat do të merreshin me identifikimin e rasteve të plagjiaturës, - duhet kërkuar metoda dhe teknika të ndryshme për zbulimin e këtyre rasteve, - duhet që plagjiatura të ndiqet me ligj, etj. Ministria e Arsimit ka vendosur që më fund, të reagojë përmes një dispozite të posaçme ligjore ndaj plagjiaturës në studime. Sado i vonuar qoftë, ky hap është i mirëpritur dhe me të gjitha gjasat, do të fillojë të veprojë së pari në anën administrative, e më pas, edhe në atë akademike nëpër shkollat dhe universitetet shqiptare. Fenomeni është shumë i përhapur në vend dhe në bazë të metodës “kopjo e shit si pjesën tënde”, shumë studentë apo edhe profesorë kanë dorëzuar tema diplomash e punime të cilat nuk kanë treguar as aftësitë e tyre kërkimore, as ato analitike, kritike apo përvetësuese të subjektit. Në një numër domethënës rastesh kam parë punime të dorëzuara studentesh që nuk kanë marrë mundimin as të rregullojnë shqipen qesharake të Google Translate. Me ese apo faqe të tëra materiali të kopjuar studentët paraqiten fakulteteve të vendit duke kërkuar madje edhe notën maksimale. Në mënyrën e mësim-nxënies dhe vlerësimit, sistemi arsimor në vend është për të qarë me dënesë, ndaj vendimi për ta bërë plagjiaturën të ndëshkueshme, është mëse i nevojshëm. Sipas nismës së re, MASH pretendon që studentët apo pedagogët që kapen me disertacione të kopjuara, nga interneti, nga librat apo nga botime të të tjerëve që nuk citohen në punim, do të rrezikojnë të mos marrin diplomat, të humbasin titujt akademike apo si masë drastike, të humbasin edhe vendin e punës. Mund të vijë pak i hidhur si lajm për shkollarët e sotëm në vend, që kanë dëshirë t’i marrin kartonët në tavolinat e kafeneve, por kudo tjetër, praktika ka lëvizur nga vendi edhe qeveri të tëra. Rasti më i freskët është ai i “yllit në ngjitje” të politikës gjermane, beniaminit të kancelares Merkel, ish ministrit të mbrojtjes, Guttenberg, që dha dorëheqjen nga posti i ministrit pasi u akuzuar se në tezën e tij të doktoraturës kishte pasur pjesë të tëra të kopjuara nga autorë të tjerë. A janë profesor-doktorët tanë më të mençur apo më të zotë së Karl Theodor Guttenbergu? Mund të jenë, ama për sa kohë që disertacionet dhe studimet në Shqipëri nuk kalojnë në sitën e thjeshtë të kontrollit për hajdutëri akademike, gjithkush mund të mburret me masterat e gradat që merren në vend sikur të jenë mallra me shumicë.
  • 21. Plagjiatura është krimi më i rëndë akademik. Kështu emërohet nga studiuesit dhe akademikët që e kanë pësuar në kurrizin e tyre efektin shkatërrues që sjell me vete ky akt, teksa besimi në dijen dhe aftësitë akademike thërrmijëzohet, sa herë që shtohen rastet e zbuluara të plagjiaturës. Akademizmi nuk është ndryshe nga aspiratat më të larta që mund të kenë për veten mjekët apo ushtarakët. Dhe duhet parë si e tillë: të synohet vetëm prej grupit të njerëzve që kanë neurone të mjaftueshme për të ndriçuar veten dhe të tjerët përmes studimeve. Akademizmi nuk është një thes me patate që blihet tek dyqani i lagjes. As nuk është veshje firmato që duhet pasur patjetër. Për më tepër, akademizmi nuk përvetësohet duke vjedhur në google apo duke paraqitur punimet e të tjerëve. Autor librash nuk bëhesh duke përkthyer pjesë të gatshme nga interneti, apo duke shkruar kapituj pa fund, pa krye, e pa lidhje. Akademizmi kërkon këllqe që jo të gjithë i kanë. Ndaj, prezantimi i dispozitës për ta bërë plagjiaturën të ndëshkueshme ligjërisht, është mëse i mirëpritur dhe i domosdoshëm. Parë nga ana e politikave arsimore, ndëshkimi i plagjiaturës duhet parë si një përpjekje serioze për të ndihmuar cilësinë, vërtetësinë dhe besimin në arsimin shqiptar, që së fundmi është zhytur keq në batakun e turmës. Kërpudhat universitare, mungesa e plotë e transparencës për proceset e akreditimit, rrëmuja në pranimin e studentëve dhe dhënien e diplomave, zhdukja e standardeve në mësim-nxënie, zerimi në plotësimin e kritereve për të dhënë tituj, qoftë edhe bachelor, apo lejimi flagrant për të kapërcyer nga sistemi privat në atë publik, e nga njëra degë në tjetrën, pa pasur lidhje të mjaftueshme formimi, e ka bërë arsimin e lartë në vend të duket jo vetëm i pabesueshëm, por edhe qesharak. Për punë-marrjen në administratë, diplomat mund të bëjnë sikur hyjnë në punë, sa kohë militantizmi do ketë përparësi ndaj meritës apo edhe përgjegjësisë për të pranuar një vend pune, por në sektorin privat e në vendet e punës që nuk drejtohen nga shtetas shqiptarë, diplomat shqiptare nuk kanë sot asnjë vlerë. Punëdhënësi bazohet tek periudha e provës dhe aftësia për t’iu përshtatur ritimit, kërkesave dhe standardeve që ka zyra që ka shpallur vendin vakant. E nëse në këto vende konkurrojnë studentë që e kanë marrë diplomën duke dorëzuar detyra kursi apo tema diplome të kopjuara nga interneti apo nga të afërmit e tyre, shanset janë që periudha e provës të jetë një stres i vërtetë, që mund të mos jetë i kapërcyeshëm, sepse është i vonuar, e duhet kaluar që në shkollë. Tek e fundit, puna me temat e diplomës, më shumë sesa dokument për të kënaqur pedagogët apo për të siguruar kartonin e diplomës, është një proces që gdhend aftësitë kritike dhe analitike të njeriut, qysh kur është student. Po u bë gabim ky hap, gjithë jeta e mëpasshme e njerëzve që kopjojnë, thuhet në bazë studimesh se shkon duke u zvarritur, qurravitur e duke qenë një barrë për veten dhe për shoqërinë. Është shumë herë më e vlerësueshme një punë nën mesataren nga ana akademike, por që të paktën, është origjinale dhe përmbledh përpjekjet e bëra nga kandidati, sesa një punë e shkëlqyer akademike, që është bërë le të themi nga një profesor në Norvegji, e shitet si një libër i shpikur dhe botuar nga profesorë nëpër Shqipëri. Studentët ecin nën të njëjtat gjurmë, sepse edhe tek ata është fashitur besimi te diploma shqiptare. Sido që ta marrësh, pak të hyn në punë. Por, kjo gjendje nuk ka për të vazhduar përjetë, ndaj vendimi për të prezantuar ndëshkimin e hidhur për plagjiaturë, është po aq i rëndësishëm si
  • 22. mekanizëm për cilësinë në arsim, sa ç’është për shembull edhe detyrimi për të mbrojtur anglishten vetëm me teste të njohura ndërkombëtarisht. Modaliteteve dhe pas-kuintave për pazare apo mundësi abuzimi nga qendrat e testimit, nuk po iu hyj. Në princip mekanizmi qëndron, dhe përderisa cilësia në arsimin shqiptar është mbytur nga sasia, çdo lloj dispozite që i shërben ringjalljes së shpresës për pak më shumë cilësi, duhet mirëpritur. Arsimi sot mund ta ketë të vështirë të gjejë hapësirë analitike në media, por nesër, kur pasojat e tij të na bien mbi kokë, do të jetë tepër vonë për të reflektuar mbi neglizhencën që lejojmë për të. Ndaj, të paktën nismat që merren në emër të cilësisë së tij, duhen nënvizuar! Ministria e Arsimit ka miratuar rregulloren e re të etikës kundër falsifikimeve që bëhen me punimet shkencore, apo plagjiaturat e ndryshme. Një pikë e rëndësishme e këtij dokumenti është ndëshkimi që do t’ju bëhet për herë të parë të gjithë atyre kërkuesve që nuk do të bëjnë transparente, burimet nga të cilat kanë mbledhur materialet, apo që do të cenojnë privatësinë për të dhëna zyrtare që nuk duhet të botojnë. Ndërkohë, autorët e kërkimit shkencor janë të detyruar të publikojnë edhe prej nga kush janë financuar, pasi vitet e fundit në jo pak raste janë bërë publike edhe abuzime me fondet për kërkimin shkencor. Në rastet ku institucioni dyshon se kërkuesi nuk ka vepruar me korrektësi, në këtë rregullore citohet se ndaj tij do të merren këto masa si hetim i fshehtë dhe zyrtar, vendosje e një sanksioni deri në një deklaratë publike, që personi në fjalë ka mashtruar me punimin e tij. Ndërkohë në këtë kod etike janë vendosur edhe rregulla të reja për ata që do të merren me botimin e kërkimit shkencor. Për punën e tij ai do të monitorohet hap pas hapi nga një komision i veçantë i ngritur nga Instituti i Kërkimit Shkencor. Në rregulloren e re të botuar dje nga MASH thuhet se institucioni kërkimor ofron mundësi formimi për personat që kryejnë veprimtari kërkimore me pikësynim aftësimin e tyre për të arritur standardet e kërkuara dhe i mbështesin ata në identifikimin e nevojave lidhur me këtë proces. Kërkuesi shkencor shfrytëzon burimet e nevojshme për të bërë kërkim individual ose brenda një grupi kërkimor në bashkëpunim me specialistë të njohur të fushës së kërkimit dhe raporton për punën kërkimore të kryer. Kodi i ri parashikon gjithashtu edhe penalitete për të gjithë ata kërkues shkencor që me eksperimentet e tyre dëmtojnë mjedisin.
  • 23. Plagjiatura në shkencë si dukuri Të bësh plagjiaturë do të thotë të shfrytëzosh krijimtarinë e tjetrit pa ja atribuuar atij meritën si autor i veprës origjinale, pa vënë në pah burimin ose burimet e shfrytëzuara, ose duke i shtrembëruar ato në konstolacione te ndryshme Plagjiatura në shkencë si dukuri në rrethin tonë shoqërorë është duke na përcjellur tej mase sidomos tek rinia jonë e cila duhet të ketë në qëllim të vetëm dhe ai qëllim është zhvillimi I njohurisë dhe aftësisë për shkencë për të cilën janë përcaktuar, dhe jo plagjiatura. Kjo dukuri e tmerrshme për rininë (Studentë të nderuar), është duke u intensifikuar dhe tërhequr më shumë vëmendjen për plagjiaturë se sa për edukim dhe mësim të mirëfilltë shkencorë. Në esencë, plagjiatura nuk është konform ligjit por është pandershmëri akademike, shkencore pandershmëri artistike. Të bësh plagjiaturë do të thotë të shfrytëzosh krijimtarinë e tjetrit pa ja atribuuar atij meritën si autor i veprës origjinale, pa vënë në pah burimin ose burimet e shfrytëzuara, ose duke i shtrembëruar ato në konstolacione te ndryshme. Plagjiatura është jo thjesht kopjim apo imitim por është vjedhje ordinere e pronës intelektuale dhe artistike e cila tashmë është e sanksionuar edhe me ligjin mbi të drejtat e autorit. Ajo që është esenciale së në krijimtarinë akademike shkencore kriteret bazë që përcaktojnë vlerën origjinale të një disertacioni Doktoral, të një studimi, të një libri apo artikulli të botuar, ose edhe të një teze Masteri apo të një diplome, janë mënyra e përdorimit dhe artikulimit të burimeve teorike historike të cituara dhe saktësia e tyre. Në jetën akademike shkencore citimet janë më së të domosdoshme të cilat citime provojnë të dëshmojnë autenticitetin e dijes dhe të drejtën e autorësisë intelektuale dhe pronësore, si prsh kemi citate nga Historia ku aty pa tjetër duhet të citohet burimi sepse historia është një fakt që nuk shtrembërohet si p.sh fjala vjen, historianët duhet të hulumtojnë dhe ekzaminojnë të gjitha burimet që janë të rëndësishme për zgjidhjen e një problemi historik dhe, mbi këtë bazë, të ndërtojnë argumentin. Sepse historianët janë ata të cilët identifikojnë si burimet primare, po ashtu dorëshkrime të cilat garantojnë atë çfarë ata vetë sjellin të re në histori shkrimin e tyre, ashtu edhe burime sekondare, të cilat nuk e hedhin poshtë risinë e tezave të tyre, andaj vetëm në këtë mënyrë krijimtaria shkencore e historianëve konsiderohet ana profesionale që ta përdorin dhe besueshmëria e atyre burimeve që ata i vlerësojnë si burime shkencore. Po ashtu e njëjta anë shkencore që duhet të përdoret si burim jo i plagjiaturës vlen dhe gjënë vend edhe për studiuesit e shkencave sociale dhe atyre të shkencave natyrore. Por se a duhet pasuar dënimet për ata të cilët bëjnë plagjiaturë, të çfarë do natyre qofshin ato i kisha përmendur vetëm një rast ku ka pasur edhe dorëheqje nga jeta politike. Si p.sh me sa vijon: Ministri gjerman i mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg, një ndër politikanët të admiruar në Gjermani, i cili u akuzua për plagjiatur në disertacionin e tij doktoral të vitit 2006, i cili u detyrua të japë dorëheqjen nga kabineti qeveritar i kancelarës Merkel më 1 mars 2011, andaj ky është shtet demokratik dhe kësaj i thonë demokraci. Prandaj j ky është vetëm një nga rastet që më bën të meditoj, se sa e rëndësishme është kërkimi shkencorë dhe mbrojtja e po këtyre titujve, e jo diplomimi me grada shkencore te rrejshme me plagjiaturë ordinere kjo është ana më e dëmshme e shëndetit të shoqërisë demokratike.