2. POZITA GJEOGRAFIKE
Rajoni Verior e Veriliondor është njësia më e
madhe rajonale e Shqipërisë. Shtrihet nga
Vermoshi ne veri deri ne luginen e Shkumbinit te
Mesem ne jug. Kufizohet me rajonin Perendimor
ne perendim dhe ne kufirin shteteror verior-
verilindor kufizohet me Malin e Zi,Kosoven dhe
Maqedonine.
Per shkak te shtrirjes se gjere gjeografike dhe
larmise se natyres dallojme dy nenrajone:
I. Alpet Shqiptare
II. Nenrajoni Verilindor
4. ALPET SHQIPTARE
Shtrihen nga Vermoshi ne veri deri ne luginen e
Drinit ne jug, si dhe nga lugina e Valbones ne
lindje deri ne ultersiren e mbi Shkodres ne
perendim.
Njesite perberese jane:
1. Blloku i Jezeces (M.Jezerce 2694 m)
2. Malesia e Madhe
3. Malesia e Gashit (M.Shkelzen 2404 m)
4. Lugina e Valbones
5. Lugina e Shales
6. Kurrizet malore midis Lug.Valbones dhe ate te
5. Vecori te tjera te ALPEVE
Klima eshte tipike malore,me vere te fresket e te
shkurter dhe dimer i ftohte me debore e i gjate.Por ne
perendim kemi klime kontinentale,per kete dukuri
ndikon Ult. e mbiShkodres.
Hidrografia perfaqesohet nga;
1. Lumi i Cemit
2. Lumi i Valbones
3. Lumi i Shales
4. Lumi i Kirit
5. Lumi i Vermoshit
6. Liqenet akullnajore te M.Jezerces dhe Gashit.
6. Popullsia eshte e perqendruar ne luginat
lumore.Popullsia eshte e paket, ajo arrin deri ne
75 000 banore. Kurse dendesia eshte d= 37 b/
km2 .
Ekonomia eshte e kushtezuar nga shume
faktore natyror,historik,politik dhe sociale. Deget
e zhvilluara te ekonomise jane;
1. Bujqesia (drithera buke,bletaria,mbledhja e
kepurdhave)
2. Blegtoria (bageti te imta)
3. Turizmi (i bardhe,i gjelbert dhe kulturor)
7. NENRAJONI VERILINDOR
Shtrihet nga rrjedhja e poshtme e lumit te
Valbones deri tek lugina e Shkumbinit te
Mesem.
Njesite perberse jane;
1. Malesia e Hasit dhe Gjakoves(M.Pashtrik
1988 m)
2. Malesia Puke- Mirdite dhe Vargjet e Lures
3. Luginae Drinit te Zi dhe Vargu i Korabit
4. Lugina e Matit dhe Vargjet e Skenderbeut
5. Malesia e Martaneshit,Cermenikes dhe
8. Vecori te tjera te ketij
nenrajoni
Klima ndryshon nga perendimi ne lindje.Ne zonat
e uleta perendimore kemi klime
kontinentale,ndersa ne lindje dhe lartesite e
maleve kemi klime malore.
Hidrografia perfaqesohet nga;
1. Lugina e Drinit dhe Drinit te Zi
2. Lugina e Matit
3. Liqenet akullnajore te Lures
4. Lugina e Fanit te Madh dhe te Vogel
5. Liqenet artificiale(Ulezes dhe Shkopetit)
Bimesia perberehet kryesisht nga dushqet,brezi
9. Popullsia gjendet kryesisht ne luginat lumore dhe
gropa.Numri i banoreve arrin gjer ne 500 000
banore, ndersa d=65 b/ km2 .
Ekonomia eshte e zhvilluar per shkak te pasurise
me minerale,burime ujore,pyje,kullota dhe rezerva
hidroenergjitike. Deget jane;
1. Bujqesia (miser dhe grur)
2. Blegtoria (dhente dhe bageti te imta)
3. Industria (minerare,metalugjia,e lehte
ushqimore,hidroenergjitika)
4. Turizmi (i bardhe,i gjelbert dhe kulturor)
11. Parku kombëtar i Thethit
Parku Kombëtar i Thethit ndodhet në pjesën
qëndrore të Alpeve të Shqipërisë, ndërmjet
bllokut të Bjeshkëve të Nëmuna në perëndim dhe
bllokut të Jezercës në lindje. Thethi është një
qendër turistike-alpinistike më e rëndësishmja e
zonës veriore, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës.
Parku kufizohet nga të gjitha anët me maja të
larta shkëmbore të dy blloqeve më të sipërme, të
cilat bien thikë në luginë dhe formojnë pamje të
papërseritshme të tilla si: maja e Radohimës,
(2570 m), Arapit (2217 m), Paplukës (2569 m),
Alisë (2471 m),etj. Në lartësitë 750-800 metër,
12. Liqenet e Lures
Rreth parkut gjenden 7 liqene me origjinë
akullnajore të cilët ndodhen në një lartësi deri në
1.720 m mbi nivelin e detit. Fushat alpine të
Lurës janë livadhe të mëdha ku dominon gjelbërimi i
barit natyral. Në periudhën e pranverës këto “fusha”
mbulohen nga një llojshmëri lulesh dhe një harmoni
ngjyrash. Shumica e luleve çelin në periudhën Maj-
Qershor. Lulja e zojës, një nga lulet më të bukura në
këtë zonë, rritet në pjesën lindore të Lurës.
Ka një kurorë petalesh të bardha dhe në mes është
me ngjyrë të verdhë. Zambaku i bardhë dhe zambaku
shumëngjyrësh, këto lule rriten brënda në liqen dhe
veçanërisht tek Liqeni i Luleve. Manushaqja, një lule
që rritet në gjithë Shqipërinë, rritet edhe në zonën e
Lurës. Ajo paralajmëron ardhjen e pranverës dhe
13. Lugina eValbones
Parku kombëtar “Lugina e Valbonës” ndodhet në Qarkun
e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës, 25-30 km në
veriperëndim të qytetit Bajram Curri. Shtrihet midis
majash të larta e të thepisura të mbuluara me një kolorit
fantastik ngjyrash në çdo stinë, duke dhënë kështu
imazhin e një lugine plot labirinthe e të papritura.
Valbona nuk është thjesht një destinacion natyror i
Shqipërisë, ajo është një kompleksitet dukurish
interesante, si e gjithë pjesa tjetër e Alpeve Shqiptare, që
ngërthen bashkë të gjitha kuptimet e së bukurës.
Valbona u tregon udhëtarëve madhështinë e saj përmes
maleve hijerënda, thellësinë e saj përmes pyjeve e
humnerave, pastërtinë e saj përmes ujit të kristaltë ku
vallëzojnë troftat e arta, mikpritjen e saj përmes njerëzve
të mrekullueshëm që ka, bukurinë e saj përmes veshjeve
shumëngjyrëshe të zonës.Çfarëdo aspekti që t’ju tregojë
Valbona, është një sinonim i së bukurës.
14. Kroi i Bardhe
Kroi i Bardhë është i vendosur në anën tjetër të livadhit të
Priftit, në shpatin e malit 1350 metra mbi nivelin e detit.
Pikërisht ky mal gjigant e ndan me liqenet e Lurës nga ku e
ka zanafillën e burimit. Që herët gjeologët janë marrë me
hulumtimin e tij. Thuhet se të parët kanë qenë mjekë
austriakë në vitet 20-të që e kanë vizituar këtë vend, pas një
mrekullie që kishte bërë me shërimin e një pacienti të tyre
nga sëmundja e tuberkulozit që në atë kohë klasifikohej si
sëmundje e pa shërueshme. Më vonë, në vitin 1953,
inxhinierë të talentuar të kohës, kanë bërë studime të
mirëfillta. Ata kanë provuar me analiza që tashmë janë të
dokumentuara se baza e burimit të ujit të bardhë, është nga
liqenet e Lurës, në anën tjetër të malit të Kunorës. Ujët e
Kroit të Bardhë ka vlera të rralla kurative, pasi ndikon në
shërimin e disa sëmundjeve, si atyre të rrugëve urinare,
laringut, stomakut, veshkave, tiroideve etj. Emërtimin kroi i
15. Lugina e lumit te Gashit
Përfshin një sipërfaqe prej 3076 hektarësh dhe është
nga zonat natyrore rreptësisht të mbrojtura në të
gjithë vendin tonë. Ka vlera të larta biodiversiteti dhe
përfaqëson ekosisteme të rëndësishme dhe unikale
për gjithë Shqipërinë. Kjo zonë ofron habitate të
rëndësishme për të gjitha llojet e gjitarëve të
mëdhej: ariut, ujkut, rrëqebullit, kaprollit, dhisë së
egër dhe derrit të egër.
Këtu ndodhen masive të mëdha ahu, bredhi, dhe
lloje të ndryshme pishash, kullota alpine, përrej
malorë dhe liqene akullnajorë. Të gjitha këto
peisazhe me vlera të larta shkencore, edukative dhe
estetike zbukurohen edhe më shumë nga prania këtu
e gjelit të egër dhe shqiponjës si dhe vidrës (Lutra
16. Mali i Gjalices
Gjalica është mali më i lartë i rrethit Kukës,
(2489m) i cili bën pjesë në vargun malor të
Korabit dhe shtrihet në skajin veri-lindor të këtij
vargu, midis pellgut të Kukësit në veri-perëndim
dhe pllajës së Shishtavecit në jug-lindje. Pjesa
kulmore formon një kreshtë të mprehtë, që bie
pingul mbi Grykën e Vanave. Numri i vizitorëve
është në rritje,pasi ata kanë mësuar edhe për
pikat e tjera turistike si; Kroji i Ramës, Kroji i
Kishës dhe Kroji Tatzot, që vizitohen vetëm nga
pasionuarit pas alpinizmit dimëror. Me vlera të
mëdha turistike janë edhe shpellat si ajo e
17. Vermoshi
Në skajin më verior të Shqipërisë, në mbi 1000 m
lartësi, gjendet fshati Vermosh. Fshati i
Vermoshit është një ndër fshatrat më të mëdhenj
të Alpeve shqiptare.Ky fshat është 31 km larg
fshatit Tamare, qendra e komunës Kelmend.
Vermoshi është i pasur me bukuri natyrore. Majat
dhe shpatet e maleve, zbresin ëmbël mbi tabanin
e sheshtë dhe të gjerë të luginës së Vermoshit
duke i dhënë territorit pamjen e një stadiumi të
stërmadh olimpik. Në gjirin e këtyre maleve
gjenden ujvara, kanione, shpella, florë e faunë e
pasur, të cilat do të mund t’i eksploroni
nëpërmjet shtigjeve të shenjuara dhe me
19. Zbulimetarkeologjike
Ne zonen e Matit
Krahina e Matit është një muze i
vërtetë arkeologjik dhe djep i
lashtë i kulturës ilire. Aty janë
zbuluar objekte prej ku dhe
dalin të dhëna për të gjithë
periudhat historike të zhvillimit
kulturor jo vetëm të trevës së
Matit por edhe më gjërë, Mati
është bërë tani i njohur jo
vetëm brënda vëndit por edhe
jashtë Shqipërisë, si një
krahinë arkeologjike e
rëndësishme me vlera të
veçanta, sidomos për
gjurmimin e studimin e kulturës
ilire”. Kultura e tumave e
varreve në Mat përfshin
periudhat e bronxit të mesëm e
deri në shekujt e parë të erës
Kërkimet më të reja arkeologjike,
kanë zbuluar gjurmët materiale të
popullimit të kësaj treve qysh nga
periudha e palolitit të mesëm në
neolit e më pas. Dëshmi për këtë
janë studimet e bëra në Shpellat e
Blazit në Bruç. Lugina e Matit del
të ketë qenë e populluar
vazhdimisht në periudhat historike.
Në periudhën e hekurit dëshmohet
nga kërkimet, sidomos nga
inventari i gjetur në varret e asaj
kohe, se kjo trevë banohej nga
fiset ilire e konkretisht nga Pirustët.
20. Ne zonen e Kukesit
Zbulimet arkeologjike në
vendbanimin neolitik të Kolshit,
tumat e Kënetës, ato të
Qinamakut, Bardhocit,
Përbregut, Myçhasit, gjetjet e
rastit të Gostilit, Pusit të Thatë,
Shtiqnit e potencojnë këtë
banim përtej kohëve neolitike
dhe vërtetojnë vijimin intensiv
të tij në kohën e bronxit.
Zbulimet arkeologjike te kryera
ne fshatrat Kolsh, Qinamak,
Kënetë, Kodra e Pecës, Myc-
Has dhe Bushat që ndodhen në
rrethinat e Kukësit te Vjetër
dëshmojnë për vendbanime të
pandërprera të kësaj hapsire që
Studimet historike dhe gjetjet
arkeologjike thonë se në
territorin e Kukësit ka jetuar
fisi ilir i Sikulotëve. Lugina e
Drinit të Bardhë luajti një rol
të rëndësishëm lidhës
ndërmjet qendrave kulturore
(Lugina e Moravës, Bosnjes)
duke lejuar komunikimin
ndërmjet tyre dhe të
qendrave që ndodheshin në
bregdetin Adriatik.
21. Ne malesine Puke - Mirdite
Kalaja e Vigut është ndërtuar mbi
rrugën e rëndësishme ushtarako-
tregtare Lisus-Naisus (Lezhë-Nish)
dhe pikërisht në kryqëzimin e saj
me rrugën që lidhte Shkodrën me
Oroshin dhe Lezhë-Pukë-Prizren,
rrugë kjo që me kalimin e kohës
është rrënuar dhe është bërë e
pashfrytëzuar. Saktësisht kalaja,
graviton në një sheshore, ku
bashkohet lumi i Gjadrit me atë të
Vomës, me një sipërfaqe prej 5600
metrash katrorë. Kështjella ka
formën e një katërkëndëshi të
çrregullt me brinjë 75-98 m dhe
është pajisur me 12 kulla. Katër
kullat e këndeve kanë formën e një
freskoreje, të ngjashme me ato të
22. Ne zonen e Dibres
Kalaja e Grazhdanit shtrihet mbi
një terren të rrafshët dhe zë një
sipërfaqe prej 34 hektarësh.
Muret e saj kanë gjatësi 3.500
metra dhe përforcohen nga 44
kulla në formë të ndryshme të
vendosura në largësi nga 40 deri
më 80 m larg njëra-tjetrës. Qyteti
ka pasur tre porta të mbrojtura
nga dy kulla anësore secila.
Lartësia e ruajtjes se mureve
aktualisht arrin deri në 1.5 m,
kurse, gjerësia e tyre arrin nga
2.8 - 3.2 m. Muret janë ndërtuar
me gurë lumi dhe llaç gëlqeror.
Porta jugore, me përmasa 14 x 9
m, përfaqëson një model te
hyrjes me dy porta. Duke u nisur
nga këto dimensione, me të
drejtë mund të thuhet se kalaja e
Grazhdanit është monumenti më
i madh i antikitetit të vonë ne
23. Kalaja e Bushatit (Kukes)
Busti i Shote
Galices(Kukes)
Kalaja e Dodes (Diber)
Xhamia e Allajbegisë(Diber
Rrenojat e Kishës Dhe
Varri Monumental I
Suëit(Mat)
Vendi ku u mbajt Kuvendi i
Dukagjinit dhe gjurmet e
Kishës(Mat)
Kalaja në Fshatin
Shoshan(Tropoje)
Kalaja Antike e
Rubikut(Mirdite)
Kisha e Manastirit Te
Rubikut(Mirdite)
Ujesjellesi I
Domgjonit(Mirdite)
Varrezat e Lashta të
Komanit(Puke)
Kisha e Ançitit (Tropoje)
Kulla e Patriotit Mic
Sokoli(Tropoje)
Mulliri i Bajram
Currit(Tropoje)
24. Tyrbja e Dervishit Te
LuzhësVarrezat e lashta
te Komanit
Ujesjellesi I
DomgjonitKalaja e Dodes
Kisha e Thethit
25. Veshjet Popullore
Xhubleta
Eshtë veshja popullore tradicionale e grave të
Malësisë së Madhe të Shkodrës dhe që
studiuesit e Etnografisë e konsiderojnë me
prejardhje të lashtë. Paraqet analogji me
veshjen e disa figurinave neolitike të
gjetura në Klicecac të Bosnjes, por edhe në
vise të tjera të Mesdheut, që i përkasin
mijëvjecarit të dytë para erës së re dhe
lidhen me qytetërimet e vjetra mesdhetare.
Xhubleta përbëhet nga disa pjesë të tjera
prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të
xhubletës, të cilat quhen: grykës, mangë,
krahol, etj. Pjesë tjetër është edhe brezi i
gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtanë i
cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll.
Në kokë mbahej një shami e bardhë, e
lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin
me këllçi shajaku ose me çorape të gjata,
si dhe me opinga lëkure.
26. Veshja me kemishe te
gjate dhe perparje
Pjese kryesore e kesaj veshje eshte
kemisha e gjate, me menge te
gjata, te gjera ose te ngushta. Ne
mes ajo shterngohej nga nje brez
leshi me ngjyra te ndryshme dhe
shoqerohej ne pjesen e perparme
nga nje perparse e leshte ose e
pambukte me madhesi e
zbukurime qe ndryshonin nga njera
krahine ne tjetren. Ne stinen e
veres, ne pjesen e sipe rme gruaja
e veshur me kete kemishe mbante
nje jelek, kurse ne dimer siper tij
shtohej edhe nje mintan me menge
te gjata si dhe nje xhoke prej
shajaku. Gjatesia, ngjyra dhe
zbukurimi i xhokes ndryshonte
vecanerisht nga pozita gjeografike
apo zhvillimi i krahinave ku mbahej
kjo veshje. Kjo lloj veshje qe e
27. Veshja me dy futa
Edhe kjo veshje perbehej nga nje kemishe
e gjate, jelekun apo mitanin, brezi disa
ngjyresh, porse shoqerohej edhe me dy
futa te gjata (perparje), njera e ngjeshur
ne pjesen e perparme dhe tjetra pak me
e vogel vendosej prapa. Ne kete variant
(te gjata) ishin perparjet (futat) qe
mbanin grate e Postrripes (Shkoder) ato
te fshatrave Baz, Vinjoll, Karrice etj, te
rretjhit te Matit. Ne nje variant tjeter futat
kishin forme trapezi dhe ajo qe vihej
perpara ishte me e madhe dhe quhej
paranik, ndersa e pasmja kishte
permasa me te vogla dhe quhej
mbrapanik. Ky variant ishte i perhapur
ne disa fshatra te rrethit te Pukes, ne
Malesine e Gjakoves (rrethi Tropoje), ne
disa fshatra te rrethit te Hasit, si dhe ne
disa fshatra te Rrafshit te Dukagjinit
(Kosove). Futat kishin forme
katerkendeshi, gjithashtu edhe ne keto
krahina ajo qe vihej perpara ishte me e
madhe se e pasmja. Si ne variantin e
dyte edhe ne te tretin, ato prej leshi
pelqeheshin ne ngjyra te erreta (te zeze,
kafe ose vishnje).
28. Veshje me
mbeshtjellese
Pjese kryesore ne kete tip veshje eshte
nje lloj fundi i gjere, me pala te vogla.
Nen te vishej nje kemishe e ngushte,
kurse ne pjesen e siperme vishej
jeleku dhe nje si fanelle me menge te
ngushta. Ne fshatrat e krahines se
Zadrimes mbahej nje variant
mbeshtjellsje palat e se ciles
vendoseshin vetem ne pjesen e
pasme te trupit. Zakonisht ajo kishte
ngjyre te zeze. Ne disa fshatra te
Pukes dhe te Malesise se Gjakoves,
mbeshjellsa, e cila zakonisht kishte
ngjyre vishnje ose te gjelber dhe me
rralle ngjyre vjollce, kishte nje pamje
mjaft elegante dhe shoqerohej me
eorape te leshta te zbukuruar me disa
motive disa ngjyreshe.
Ndersa varianti i mbajtur ne disa fshatra
te krahines se Lumes (Kukes) dhe ai i
mbajtur ne Shishtavec (Kukes)
shoqerohej me mbathje te gjata,
kembezat e te cilave beheshin te
gjera dhe prej leshi me ngjyra te
29. Veshja me kemishe te gjate e
dollame (ose cibun)
Pjeset me te rendesishme te kesaj
veshje per burra jane; kemisha e
me ngjyre te bardhe si dhe
dollama ose cibuni i gjate prej
shajaku. Ne stinen e veres ne
vend te dollames vishej nje lloj
xhamadani prej shajaku. Nen
kemishe visheshin mbathje te
gjata te shoqeruara me kelleinje.
Dollama apo cibuni paraqitet me
disa ndryshime ne zona te
ndryshme. Diku ishte e gjate deri
mbi gju, diku tjeter deri ne pulpet e
kembes. Diku me ngjyre te bardhe
dhe e zbukuruar me gajtana te zi,
e diku me ngjyre te zeze. Kjo
veshje eshte perdorur ne Mirdite,
Mat, ne Diber, ne Malesi te
Madhe,etj. Mbas Luftes II
Boterore ky tip veshje u
zevendesua me veshjen me tire.
Dollama vazhdoi te mbahet si
veshje ceremoniale e veshur mbi
30. Veshja me tirq
Elementi me tipik i kesaj veshje jane
tirqit te cilet kane formen e
pantollonave te ngushta prej
shajaku (me te shumten e rasteve
te bardhe dhe me rralle te zi ose
te murme). Pergjithesishte ato
lidhen poshte belit (ne kerdhokell)
shoqeruar edhe me nje brez te
lesht me vija disangjyreshe. Ne
pjesen e siperrme vishej nje
kemishe me menge te gjata, jelek
pa menge dhe xhamadan me
menge te gjata, te dy prej shajaku.
Ne stine te ftohta mbi xhamadan
vishej edhe nje xhakete me
menge te shkurta dhe me jake
marinari (prej shajaku me ngjyre te
zeze) e quajtur diku xhurdi, diku
tjeter kaporane ose herke . Tirqit
zakonisht jane mbajtur ne
Shqipërine Veriore, ne Kosove
dhe ne Shqipërine Verilindore.
31. Veshja me Brekushe
Emertimi i kesaj lloj veshjeje
lidhet me pjesen e poshtme te
saj, e cila ka formen e
pantollonave te gjera, te bera
me lesh ose pambuk te endura
ne tezgjah shtepiak. Ato ishin
gjithmone te gjata deri ne nyjen
e kembes si dhe shoqeroheshin
me nje brez te gjere leshi me
ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne
pjesën e sipërme te trupit vishej
këmishe me mënge te gjata
dhe te ngushta. Ne stinët e
ftohta pervec jelekut e
xhamadanit prej shajaku, vishej
edhe xhubleta me xhufka (një
lloj xhakete me dy pale menge).
Kjo veshje është perdorur ne
Shqipërinë e Mesme dhe disa
32. Vallet
Vallet shprehin vlerat artistike të një
populli, të një krahine ku luhet dhe
interpretohet. Ato janë të lidhura me
punët, stinët, dasmat dhe gëzimet të
tjera. Karakteri i shqiptarëve,
dinamik në lëvizje, pasqyrohet edhe
tek valltarët, që interpretojnë me të
gjitha pjesët e trupit.
37. InstrumentatMuzikore
Instrumentet muzikore tradicionale janë një
nga pasuritë e rralla të kulturës shqiptare.
Mjeshtëria e punimit të veglave muzikore
përbën një zeje të veçantë, në zejtarinë
shqiptare. Punimi i instrumenteve muzikore
fillimisht bëhej vetë, nga çdo familje me mjete
rrethanore si p.sh. me gjethe, me barëra, me
bimë të ndryshme, me brirë, me lëkurë
kafshës , me gurë, me hekur etj. Në gjysmën
e dytë të shek. XIX dhe fillim shek.XX, filluan
të hapen dyqanet e para të punimit të
veglave muzikore.
38. Lahuta
Është një vegël popullore me
hark dhe me një kordë të
përbërë prej qimeve të bishtit të
kalit. Trupi i lahutës bëhet nga
një copë e vetme druri (panje,
arre, etj). Kasa ka trajt gjysëm
sferike dhe mbulohet me lëkurë
të regjur e cila mbërthehet në
anët e saj me kunja druri. Harku
i lahutës bëhet zakonisht nga
druri i thanës, qimet lyhen me
rrëshire pishe. Lahuta shpesh
here është e zbukuruar me
simbole kultesh të lashta si koka
e dhisë, gjarpri, ose figura
historike etj. Timbri i lahutës
është hundor dhe përshtatet
shumë mirë me përmbajtjen e
këngëve epike.
Çiftelia
Është vegël muzikore
popullore me dy tela, që i
bie me pende. Penda
zakonisht nxirret nga lekura
e trungut të qeshisë. Çiftelia
ka tri pjesë: kupa, kapaku
dhe bishti, madhësitë dhe
trajtat ndryshojnë sipas
krahinave. Bishti është i
ndarë në 11 deri 13 perde.
Zakonisht akordohet në
kuart, përdoret gjithashtu
edhe në sekonde, lart dhe
poshtë, kuinte, unison dhe
septim. Loja përqëndrohet
në telin e parë, teli i dytë
përdoret si mbështetje
ritmike harmonike në trajtën
e isos. Në repertorin e
çiftelisë përfshihen kënge
trimërie epike-lirike si dhe
është një instrument që
39. Fyelli
Vegël muzikore popullore
me frymë, e njohur
sidomos si vegla e
barinjëve. Madhësia e
fyellit është 18-20 cm .
Fyelli ndërtohet prej drurit
të bushit, të shtogut, të
panjës, të arrës, por edhe
nga gypa metalike,
sidomos prej tunxhi e
bronzi. Fyelli përdoret
kryesisht nga burrat.
Repertori i fyelltarëve
përbëhet nga motive të
mirënjohura kengësh dhe
41. Shqipëria është e njohur për një traditë tepër të pasur të
artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh
nga mjeshtrat popullorë, në çdo krahinë të saj, sipas
karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme
gjeografike, duke u spikatur me shumllojshmërinë e saj,
numrin e madh të ekzemplarëve dhe relikeve si dhe
paraqitjen estetike e objekteve të cilat arritën kulme të
pandeshura më parë.
Spikatin veçanërisht punimet në dru, në hekur, bakër,
alabastër, në materiale të çmuara ari dhe argjendi,
lëkure, leshi, etj. që veç të tjerash janë dëshmi edhe e
identitetit tonë kombëtar. Këto vlera, tashmë të kaluara
brez pas brezi, ngjallin gjithnjë interes të madh tek
vizitorët dhe studiuesit vendas dhe të huaj, në shumë
ekspozita të hapura si brenda dhe jashtë tij.
46. Eposi i Kreshnikëve
Është tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare
dhe është një cikël këngësh legjendare i shoqëruar me
lahutë, ku në qendër ka dy vëllezërit, Muji dhe Halili. Eposi
konstatohet të këndohet në Malësinë e Madhe, Rranzat,
Postribë, Shllak e Dukagjin, Nikaj Mërtur, Krasniqeja e Gashi,
Bytyçi, Berishë, Has si dhe në Kosovë. Koha e formimit të tij
lokalizohet të jetë përpara dyndjes sllave në Ballkan, pra
parasllav dhe paraturk. Për shumë studiues, vlera e tij
krahasohet me eposin homerik, sagat e Skandinavisë,
Kalevalën, Nilinat ruse etj. Ai është kënduar vetëm në
odat e miqve, kuvendet e burrave si dhe në festa të
ndryshme, pa stimuj materialë për rapsodët. Ndër këngët
e veçanta të ciklit përmendim: “Martesa e Mujit”, “Fuqia
e Mujit”, “Orët e Mujit”, “Vaji i Ajkunës”, “Martesa e
Halilit”, “Muji e tri zanat e malit”, “Halili pret Pajo
Harambashin”, “Orët e Bjeshkës” etj. Nga shumë
48. Pugjevenë – gryke
mali
Qemer – brez
Pojade – barakë
Bri – toke e pjerret
A mujte? – Si u
gdhive?
Kashtrome – mullar
bari
Baski – gozhde
Konop – litar
Mindil – shami
Shoke – brez (vendoset
ne bel)
Xhygum – çajnik
Gacë – prush
Sixhim – spango
Mirditore Kuksiane
49. Fjalëtëurta
-Ai që shet mend ka nevojë me ble.
-Besa burrit, shkami i gurit.
-Ç’ha uki, nuk e zë më gjerpni
-Ditës shihi diellin, babës shihja t’birin.
-Drurin e shtremtë e drejton zjarri.
-Ç’ bjen moti e di veç zoti.
-Buka me kripë në shpinë tane, ma e ambël se
me mjaltë në shpi të huaj.
Gjakut të derdhun të shqiptarit i bie dielli e nuk
e than, i bie shiu dhe nuk e lan.