Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
-te dime te njehsojme siperfaqet e trupave te ndryshem gjeometrike
-formulat qe lidhen me to
-perdorime te gjeometrise ne shkolle;
-ne jeten e perditshme
Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
-te dime te njehsojme siperfaqet e trupave te ndryshem gjeometrike
-formulat qe lidhen me to
-perdorime te gjeometrise ne shkolle;
-ne jeten e perditshme
Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
CILAT JANË PROBLEMET ?
Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues.Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës e civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues.Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive.Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët edhe vetë njeriun.Natyrë me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën.Një pjese e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve.Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit i cili është njeriu.
SI TË VEPROJMË PËR TA NDALUAR ? Shumë njerëz ankohen për të ndaluar këtë “rrëmujë“ që është bërë në rruzullin tokësor ,por nuk iu intereson . Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet me shumë vështirësi.Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.Kujdesi ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar katastrofat ekologjike. Jo vetëm nëShqipëri , por dhe në vende të tjera të botës duhen të vendosen sa më shumë tabela ku të tregojnë : “ Një veprim i gabuar , një rrezik i madh për jetën “. Por shumë t domosdoshme janë edhe koshat ku njerëzit të hedhin mbeturinat sepse ndryshe ato hidhen vënd e pa vënd . Pra , njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të shfrytëzojë me efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë.
Ky projekt flet per lidhjet e matematikes me lendet e tjera. Ne kete informacion tregohet lidhja e matematikes me muziken,fiziken,sportin dhe informatiken.
*KLASIFIKIMI I MATERIALEVE POLIMERIKE.
*LLOJET E POLIMEREVE
*TOKSICITETI DHE VETITE E TJERA NEGATIVE TE POLIMEREVE.
*STRUKTURA DHE VETITE KIMIKE TE POLIMEREVE.
*HISTORIA E POLIMEREVE.
*PERDORIMI I POLIMEREVE NE JETEN E PERDITSHME.
*INDETIFIKIMI I POLIMEREVE.
CILAT JANË PROBLEMET ?
Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues.Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës e civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues.Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive.Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët edhe vetë njeriun.Natyrë me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën.Një pjese e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve.Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit i cili është njeriu.
SI TË VEPROJMË PËR TA NDALUAR ? Shumë njerëz ankohen për të ndaluar këtë “rrëmujë“ që është bërë në rruzullin tokësor ,por nuk iu intereson . Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet me shumë vështirësi.Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.Kujdesi ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar katastrofat ekologjike. Jo vetëm nëShqipëri , por dhe në vende të tjera të botës duhen të vendosen sa më shumë tabela ku të tregojnë : “ Një veprim i gabuar , një rrezik i madh për jetën “. Por shumë t domosdoshme janë edhe koshat ku njerëzit të hedhin mbeturinat sepse ndryshe ato hidhen vënd e pa vënd . Pra , njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të shfrytëzojë me efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë.
Ky projekt flet per lidhjet e matematikes me lendet e tjera. Ne kete informacion tregohet lidhja e matematikes me muziken,fiziken,sportin dhe informatiken.
*KLASIFIKIMI I MATERIALEVE POLIMERIKE.
*LLOJET E POLIMEREVE
*TOKSICITETI DHE VETITE E TJERA NEGATIVE TE POLIMEREVE.
*STRUKTURA DHE VETITE KIMIKE TE POLIMEREVE.
*HISTORIA E POLIMEREVE.
*PERDORIMI I POLIMEREVE NE JETEN E PERDITSHME.
*INDETIFIKIMI I POLIMEREVE.
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVEALB-AID Kukes
Hartuar në mbështetje të Programit të MASH-it ‘Braktisja zero’ 2009-2013 dhe në kuadrin e Programit të Arsimit Bazë të UNICEF-it 2011-2016
Ky udhëzues është përgatitur në kuadrin e Programit të Arsimit Bazë të UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët)2011-2016. Projekti ka pasur në fokus çështje të reformimit të Qeverive të Nxënësve dhe titullohet: “Aktivizohuni nëse doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet”. Ai është zbatuar në shkollat e arsimit bazë të qarkut të Kukësit, Durrësit, Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës nga Shoqata “ALB-AID” gjatë periudhës 2011-2012.....
2. HYRJE
1.1 Zbatimi i normave disiplinore të përshtatshme konsiderohen nga
shkolla, kusht i domosdoshëm për një rregull të përgjithshëm
dhe për punë të efektshme si mjet për formimin e karakterit e të
personalitetit të nxënësit.
1.2 Rregullorja e disiplinës së shkollës është e detyrueshme për të
gjithë: mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Cilido, sipas detyrës dhe
kompetencave të veta, duhet të ndihmojë që rregullat të
zbatohen me ndershmëri dhe rigorozitet.
2. NORMAT E DISIPLINËS PËR NXËNËSIT
3. 2.1 Paraqitja në mësim sipas orarit shkollor është e detyrueshme për
të gjithë.
2.2 Nxënësit që mungojnë në shkollë do të futen në klasë vetëm pas
justifikimit të arsyetuar të prindit ose të një kujdestari që e
zëvendëson atë.
2.3 Mungesat për arsye shëndetësore, justifikohen vetëm me raport
mjeksor.
2.4 Nxënësit duhet të ndodhen brenda në klasë kur të bjerë zilja, që
lajmëron fillimin e mësimit.
2.5 Kush arrin me vonesë pas orës së caktuar për fillimin e mësimit
(në raste të rralla) mund të pranohet në klasë me miratimin e
mesuesit kujdestar te klases.
2.6 Vonesat e shpeshta do t’u njoftohen familjeve dhe do të kenë
masa disiplinore.
2.7 Gjatë kohës së mësimit duke përfshirë edhe pushimet asnjë
nxënës nuk duhet të dalë nga shkolla pa leje të drejtorisë.
2.8 Shkolla nuk mban asnjë përgjegjësi për daljet pa leje.
2.9 Kërkesa për t’u larguar nga shkolla, përpara përfundimit të
mësimeve, duhet të motivohet e t’i drejtohet mesuesit kujdestar.
2.10Kërkesa për të dalë para përfundimit të mësimeve e kërkuar nga
prindi dhe e pranuar nga mesuesi kujdestar i heq shkollës çdo
përgjegjësi që nga momenti në të cilin nxënësi del nga shkolla.
2.11Nga të gjithë kërkohet një qëndrim korrekt dhe i edukuar. Në
mjediset e shkollës nuk lejohen zhurma, shprehjet e pahijshme,
çrregullimet, lojrat e papërshtatshme dhe dëmtimet e bazës
materiale të shkollës.
2.12Nxënësit janë përgjegjës për dëmtimin dhe prishjen e pajisjeve
që i përkasin shkollës. Kush dëmton paguan. Drejtoria nuk
përgjigjet për sendet vetiake që nxënësit sjellin dhe i harrojnë në
shkollë (veshje, libra, para, etj.).
2.13Ndalohet rreptësisht për të gjithë pirja e duhanit në ambientet
shkollore dhe mbajtja e aparaturave telefonike, elektronike dhe
lojërave.
4. 3. MASAT DISIPLINORE
3.1 Për thyerjet e rregullave të disiplinës, veçanërisht për raste të
rënda e të përsëritura do të merren masa të menjëhershme si
më poshtë:
a) Qortim – këshillim nga ana e mësueses kujdestare
b) Qortim – këshillim nga ana e drejtorisë
c) Paralajmërim i familjeve
f) Për motive të rënda nxënësi i thyhet nota ne sjellje(shih
Dispozitat Normative).
4. LIDHJET SHKOLLË - FAMILJE
5. 4.1 Në shkollë prindërit dhe mesuesit janë përgjegjësit kryesorë për
edukimin e fëmijëve.
Shkolla duhet të bëjë ç’është e mundur, që të nxisë e mirëpresë
me dashamirësi bashkëpunimin e prindërve.
4.2 Përfaqësuesit e prindërve të klasave formojnë Keshillin e
Prindërve të shkollës.
4.3 Keshilli i Prindërve zhvillon aktivitetin e tij në marrëveshje për
çdo gjë me Drejtorinë e shkollës e mesuesit kujdestare te
klasave.
4.4 Mbledhjet e prindërve bëhen në bazë klase e shkolle dhe
zhvillohen në ambientet e shkollës. Data dhe orari i zhvillimit të
tyre duhet të bashkërendohet herë pas here me Drejtorinë.
4.5 Mbledhjet zhvillohen jashtë orarit mësimor.
4.6 Vendimet e mbledhjes së prindërve i komunikohen Këshillit të
Mesuesve.
6. 5. DREJTIME PUNE PËR MËSUESIT
5.1 Mësuesit duhet të kuptojnë angazhimin e tyre në edukimin e
nxënësve, në mënyrë të plotë e të thellë.
Ata duhet të kenë:
• Kompetencë specifike në lëndën e tyre si dhe kompetencë
psiko – pedagogjike bashkëkohore.
• Gatishmëri të vazhdueshme dhe vëmendje të kujdesshme në
lidhje me të gjitha nevojat dhe kërkesat e nxënësve.
5.2 Mësuesit duhet të mundohen të kuptojnë objektivat specifike të
Shkolles.
Për një mësimdhënie të lirë, të ndërlidhur me vlerat e planit
vjetor të miratuar, mësuesit duhet të zbatojnë këto detyra:
Të marrin pjesë seriozisht në aktivitetin edukativ e mësimor.
Të thellojnë më shumë formimin e tyre profesional .
Të marrin pjesë aktivisht në nismat shkollore dhe
jashtëshkollore të propozuara nga drejtoria.
7. 6. KËSHILLI I PRINDERVE TE KLASAVE
6.1 Me qëllim që t’u jepet edukatorëve (prind – mësues)
mundësia për ballafaqim e ndihmë reciproke duke harmonizuar
punën edukative të secilit grup për çdo klasë përveç këshillit të
mësuesve, krijohet këshilli i klasës me përfaqësues të prindërve.
6.2 Këto këshilla thirren ngaKryetari i Prinderve te klases, sipas
rastit, dhe patjeter nje here ne semester.
6.3 Detyra specifike e këshillave të klasës është të formulojë
propozime sipas rregullit të punës edukative të përcaktuar
për t’i integruar këto në mënyrë të drejtë didaktike e për
më tepër të mundësojë e të shtrijë lidhjet ndërmjet
mësuesve, prindërve e nxënësve.
6.4 Realizimi i koordinimit didaktik dhe i lidhjes ndërlëndore, si
dhe vlerësimi periodik e përfundimtar i nxënësve, është
detyrë e Këshillit të mësuesve të klasës vetëm me
pjesëmarrjen e mësuesve.
8. 7.KËSHILLI I PRINDERVE TE SHKOLLES
7.1 Këshilli i Prinderve te shkolles është i përbërë nga 19 anëtarë, te
cilet jane kryetaret e prinderve te klasave.
Këshilli në mbledhjen e parë, zgjedh me shumicë absolute votash
Kryetarin e Prinderve te Shkolles.
7.2Këshilli i Prinderve te Shkolles, duke mos ndërhyrë në
kompetencat e Këshillit të Mësuesve e të këshillave të klasave, ka
fuqi të vendosë përsa i përket organizimit e programimit të jetës e
të aktivitetit të shkollës në sferat e mëposhtme:
a) Aprovim e modifikim i rregullores së brendshme të shkollës
b) Mendime dhe ndihme per ripërtëritje e ruajtje e pajisjeve
laboratorike e mjeteve didaktike, si dhe pasurimin e
bibliotekës.
c) Nxitja e kontakteve me shkolla të tjera edhe jashtë vendit,me
qëllim të realizimit të shkëmbimit të informacionit e të
eksperiencës për të ndërmarrë nisma të ndryshme të
bashkëpunimit.
d) Pjesëmarrje e shkollës në aktivitete kulturore, sportive e
rikrijuese.
e) Gjetje formash dhe mënyrash për zhvillimin e nismave të
solidaritetit, që mund të merren nga shkolla.
7.3Këshilli i Prinderve te Shkolles ka fuqi konsultative përsa u përket
kritereve të programit e të vënies në jetë të aktiviteteve
jashtëshkollore.
7.4Kryetari i Prinderve te Shkolles thërret dhe drejton mbledhjet e
Këshillit, cakton rendin e ditës sipas propozimeve paraprake të
Këshillit të Mësuesve, të këshillave të ndryshme të klasave.
7.5Sekretari i Këshillit mban një proçesverbal për çdo mbledhje të
Këshillit dhe e lexon atë në mbledhjen pasardhëse.
7.6Këshilli i Prinderve te Shkolles zgjidhet për dy vjet dhe ushtron
funksionet e veta derisa të marrë funksionet Këshilli i ri.
7.7Data, ora dhe rendi i ditës i mbledhjes së Këshilli i Prinderve te
Shkolles vendosen në përfundim të mbledhjes së fundit: në rast të
kundërt, Kryetari i Prinderve te Shkolles , merr masa që
këshilltarët të paralajmërohen të paktën pesë ditë përpara ditës së
caktuar. Në rast urgjence, thirrja për mbledhje bëhet nga Kryetari
i Prinderve te Shkolles në kohën më të shkurtër e me çdo mjet.
9. Qeveria e nxënësve
[1] "Qeveria e nxënësve" është një strukturë organizative e pavarur
e nxënësve në shkollë. Ajo përfaqëson mendimin e masës së nxë -
nësve për çështjet e shkollës, mësimit dhe edukimit të tyre.
Nëpërmjet "Qeverisë së nxënësve" sigurohet pjesëmarrja aktive e
tyre në pro- ceset e ndryshme demokratike në shkollë dhe në
komunitet.
[2] "Qeveria e nxënësve"( në vijim quhet qeverisje) ngrihet në bazë
shkolle me pjesëmarrjen e gjithë nxënësve të shkollës dhe është
çështje e iniciatvës së lirë sipas kushteve dhe mundësive konkrete që
ka shkolla.
[3] Organet e qeverisjes janë përfaqësuese të masës së nxënësve të
shkollës.
10. [4] Organi kryesor i qeverisjes është Senati, i cili përbëhet nga
senatorët. Në rastet kur shkolla ka 8 klasë e lartë, çdo klasë
përfaqësohet në Senat me një senator. Parimet e zgjedhjes dhe
aktivitetet e organeve të qeverisjes së nxënësve i përcakton
rregullorja e miratuar me shumicë votash me votim të fshehtë,
të barabartë dhe të përgjithshëm.
[5] Rregullorja e Qeverisë së nxënësve nuk lejohet të bjerë ndesh me
legjislacionin e arsimit parauniversitar në fuqi (Ligji për SAP,
Dispozitat Normative për shkollat publike parauniversitare,
rregulloren e brendëshme të shkollës etj.)
[6] Qeveria e nxënësve mund t'i paraqesë drejtorit të shkollës apo
këshillit të mësuesve kërkesa për të gjitha çështjet e shkollës, në
mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave
themelore të nxënësve, të tilla si:
11. a) E drejta për t'u njohur me programet mësimore, që zhvillohen në
shkollë, përmbajtjen, realizimin dhe kërkesat e tyre.
b) E drejta për vlerësim publik dhe të motivuar të përparimit në
mësim dhe në sjellje.
c) E drejta për organizimin e jetës në shkollë, duke ruajtur raportet e
vendosura midis angazhimit mësimor dhe mundësive për zhvillimin e
interesave vetjake.
d) E drejta për organizimin e veprimtarive kulturore, arsimore,
sportive dhe argëtuese në marrëveshje me drejtorinë e shkollës,
duke bashkëpunuar edhe për zbatimin e respektimin e planit vjetor të
punës së shkollës.
e) E drejta për botimin e gazetës së shkollës.
f) E drejta për të zgjedhur mësuesin që do të kryejë rolin e mësuesit
koordinator të Qeverisë së nxënësve, në bashkëpunim me drejtorinë
e shkollës.
g) E drejta për të mos u keqtrajtuar e diskriminuar në shkollë etj.
12. [7] Qeveria e nxënësve në shkollë, me qëllim mbështetjen e
veprimtarisë statutore të shkollës përkatëse, grumbullon fonde nga
burime të ndryshme si kartat e regjistrimit, kontributet vullnetare,
donatorë, etj. Parimet dhe rregullat e përdorimit të këtyre fondeve
janë të përcaktuara në rregulloren e qeverisjes.
[8] Karta e regjistrimit u jepet nxënësve të shkollës përkatëse mbi
baza vullnetare kundrejt një vlefte të caktuar, sipas rregullave
financiare të përcaktuara në rregulloren e qeverisjes.
Fondet e mbledhura nga kartat e regjistrimit menaxhohen nga vetë
nxënësit nën kujdesin e mësuesit koordinator.
[9] Brenda shkollës, sipas mundësive, Qeverisë së nxënësve i
caktohet nga drejtoria e shkollës një mjedis, i cili përdoret nga Senati
si zyrë dhe vend mbledhjesh.
[10] Në shkollat ku vepron struktura e qeverisjes, Presidenti dhe
Kryetari i Senatit të nxënësve janë anëtarë të bordit të shkollës, si
përfaqësues të masës së nxënësve.
[11] Në mbledhje të Këshillit të mësuesve ose të drejtorisë së
shkollës, në përshtatje me tematikën e mbledhjes, ftohen të marrin
pjesë përfaqësues të Qeverisë së nxënësve.
13. NGRITJEN E FUNKSIONIMI I BORDIT TË SHKOLLËS
1. Bordi i shkollës ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të
kryhet sipas politikave arsimore kombëtare e lokale dhe
interesave të komunitetit të shkollës.
2. Detyrat e bordit janë si më poshtë:
a) Miraton planin afatmesëm të shkollës
b) Miraton planin vjetor të shkollës
c) Miraton buxhetin e shkollës (fondet publike, kontributet e
komunitetit ose të donatorëve, të ardhurat nga veprimtaritë e
shkollës)
d) Miraton raportin vjetor të shkollës dhe raportin e saj financiar
e) Miraton rregulloren e brendshme të shkollës
f) Miraton kriteret shtesë të përzgjedhjes së drejtorit të shkollës dhe
të mësuesve të saj
g) Miraton kurrikulën në nivel shkolle
h) Përpiqet të sigurojë kontribute të komunitetit, të biznesit dhe të
qeverisë lokale në mbarëvajtjen e shkollës;
i) Miraton projektet e bashkëpunimit me institucionet e tjera
j) Miraton veprimtaritë që kryen shkolla për komunitetin (pas
mësimit)
k) Miraton hapjen ose mbylljen e shërbimeve të shkollës për të tretët
Bordi respekton pavarësinë profesionale të personelit shkollor. Bordi
nuk ndërhyn në:
a) Përzgjedhjet mësimdhënëse-mësimnxënëse të mësuesve;
b) Vlerësimin e nxënësve.
DREJTORI I SHKOLLËS
Drejtori i shkollës kundrejt bordit të shkollës ka për detyrë:
1. T’i paraqesë bordit për miratim planin zhvillimor katërvjeçar të
shkollës;
2. T’i paraqesë bordit për miratim planin vjetor të shkollës;
14. 3 . T’i
paraqesë bordit për miratim raportin vjetor të veprimtarisë së
shkollës si dhe raportin financiar;
4. T’i paraqesë bordit për miratim rregulloren e brendshme të
shkollës;
5. Të informojë periodikisht bordin për arritjet e nxënësve të
shkollës;
6. T’i dorëzojë secilit anëtar të bordit një kopje të raportit të
inspektimit;
7.T’i raportojë bordit për çështje të mbarëvajtjes se shkolles.
Nxënësit që mund të marrin pjesë në bord janë sipas
kësaj radhe:
a) Presidenti i Qeverise se nxenesve.
b) Kryetari i Qeverise se nxenesve.
c) Një nxënës i propozuar nga Qeveria e nxenesve.
6. Përfaqësues të prindërve në bordin e shkollës janë sipas kësaj
radhe:
a) Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës,
b) Prindër të tjerë që zgjidhen nga këshilli i prindërve të shkollë dhe
që mund të jenë ose jo anëtarë të këtij këshilli.
15. 7. Mësuesi, anëtar i bordit, zgjidhet me votim nga personeli mësimor
i shkollës.
8. Përfaqësuesi i DAR emërohet nga drejtori i Drejtorisë Arsimore
Rajonale.
9. Përfaqësuesi i qeverisë lokale caktohet nga kryetari i bashkisë.
NGRITJA E BORDIT
1. Bordi ngrihet menjëherë pas ngritjes së qeverive të nxënësve,
këshillave të prindërve të klasave dhe këshillit të prindërve të
shkollës.
2. Veprimtaritë për ngritjen e bordit të ri të shkollës i drejton
kryetari i bordit të mëparshëm.
3. Kur bordi krijohet për herë të parë, nismën e merr kryetari i
këshillit të prindërve të shkollës.
4. Kryetari i bordit zgjidhet në mbledhjen e parë me shumicë votash.
5. Mbledhja e parë drejtohet nga anëtari me moshë më të madhe.
6. Kryetari i bordit zgjidhet një herë në katër vjet.
16. 7. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit zhvillohet kur këtë e
kërkojnë të paktën katër anëtarë të bordit.
8. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit mund të zhvillohet
nëse në të marrin pjesë të paktën 3/5 e anëtarëve të bordit.
9. Votimi për shkarkim është i fshehtë.
10. Kryetari shkarkohet me votat e më shumë se gjysmës së
pjesëmarrësve.
Nr Emer e mbiemer Perfaqesimi Funksion Verejtje
i
1 Astrit Janushi Prind Kryetar
2 Esat Imeraj Drejtor Sekretar
3 Anila Havari Mesuese Anetare
4 Berti Fejzo Prind Financier
5 Sadik Gjikoka Kryetar i prinderve Anetar
6 Tanush Mehilli Prind Anetar
7 Altin Sulo Prind Anetar
8 Aleksandra Doko Qeveria e nxenesve Anetar
9 Riviera Mjalti N/Kryetar e Bashkise Anetare
Nga e majta në të
djathtë:
1. Mësuesi i
matematikë
s Mehmet
Dervishaliaj
2. Drejtori Esat
Imeraj
3. N/drejtori
Bejto
Myslimi
FUNKSIONIMI I BORDIT
17. 1. Bordi mblidhet tre herë në vit në seanca të zakonshme dhe sipas
rastit në seanca jashtë radhe.
Seancat jashtë radhe zhvillohen me nismën e kryetarit të bordit, me
nismën e të paktën katër anëtarëve të bordit ose me kërkesën e
drejtorit të shkollës që i drejtohet kryetarit të bordit.
2. Kryetari i bordit fton rregullisht drejtorin në mbledhjet e bordit dhe
ka të drejtë
të ftojë zëvendësdrejtorët, mësues, kryetarët e këshillave të
prindërve të klasës, etj.
3. Vendimet, që kanë të bëjnë me emra njerëzish dhe me probleme
financiare
merren gjithnjë me votim të fshehtë.
4. Mbledhjet e bordit zhvillohen kur marrin pjesë jo më pak se 3/5 e
anëtarëve të bordit. Në raste urgjencash mbledhja zhvillohet me
shumicën e thjeshtë.
5. Kryetari i bordit i dorëzon drejtorit të shkollës raportin e mbledhjes
së bordit. Në fund të çdo viti shkollor, kryetari i bordit u dërgon
drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe kryetarit të bashkisë një
raport përmbledhës. Me vendim të bordit, kryetari i bordit mund t’i
dërgojë raporte në çdo kohë drejtorit të Drejtorisë Arsimore Rajonale
ose kryetarit të bashkisë. Institucioneve ose personave të veçantë,
kryetari i bordit u dërgon kopje të vendimeve që lidhen me ta.
6. Vendimet e bordit firmosen nga kryetari, por nuk kanë nevojë për
vulë.
7. Dokumentet e bordit mbahen dhe sigurohen në kasafortën e
drejtorit, kundrejt inventarit përkatës.
8.Veprimtaria e bordit nuk paguhet.
Kryetari i Bordit të
shkollës Z.Astrit
Janushi
18. Mësuesja
Adile Zaka
me
nxënësit e
klasës së
saj.
ORGANIZIMI I BORDIT
1. Bordi zgjedh një sekretar dhe bën ndarjen e detyrave brenda tij.
2.Ai mund të ngrejë grupe pune edhe me persona që nuk janë në
bord.