Ky është një model i planit edukativ më i specifikuar dhe me një strukturë të qartë.
Ju kujtojmë që plani edukativ ndërtohet në varësi të nevojave specifike të nxënësve të klasës që keni në kujdestari.
#MesueseAurela
Ese Dhe

Energjia llojet dhe perdorimi projekt fizike energjia ne pergjithesi energjia si koncept ne fizike ligji i ruajtjes se energjise shnderrimet e enrgjise ne hidrocentral ne panel diellor llojet e nergjise ne fizike ese rendesia e energjise ne jetet tona
Plan aktiviteti me nxënësit si qender komunitareAnisa Kreka
Ndergjegjesimi per nje mjedis te paster.
Shfrytezimi i resurseve
Njeriu e ka shfrytezuar mjedisin por pa dashje edhe e ka demtuar ate, pasojat dhe ngrohja globale
Bioteknologjia merret me shfrytezimin e organizmave te gjalla,qelizave ose pjesezave qelizore per prodhimin e produkteve te ndryshme si dhe me permiresimin gjenetik te qenieve te gjalla ne sherbim te njeriut.Proceset bioteknologjike ne pergatitjen e ushqimeve jane zbuluar qysh ne lashtesi.Bioteknologjia e sotme zbatohet me sukses ne fusha te ndryshme,sic jane ato te ushqimit,mjekesis dhe mjedisit. Bioteknologjia moderne bazohet ne AND-ne rikombinante dhe teknologjin e hibritizimit por eshte mjeti kryesor qe perdoret per prodhimin e organizmave te ndryshuar gjenetikisht OMGJ-ve. Por krahas kesaj vlen per tu theksuar si dhe lidhja ose marredhenia simbiotike me nje sere shkencash,sic eshte mjeksia . Nje sektor po aq kerkues eshte bioteknologjia bujqesore dhe mjedisore,bioteknologjia bujqesore ka te beje me prodhimine organizmave transgjenik sic jane kafshet dhe bimet transgjenike,si dhe bioteknologjia mjedisore e cila merret me mbrojtjen dhe pastrimin e mjedisit ,nga ku me konkretisht i kasha shqyrtuar ne nje menyre te detajuar edhe me siper.
Tematika e Romanit
Ne kete roman problemi qe zhvillohet eshte ai qe shoket e bandes se Bokes donin te mbronin token e tyre Nga Ceko Aci i cili ishte nje njeri i keq dhe nga banda e tij mizore. Banda e Bokes donte te shpetonte parkun ku ata luanin gjithmone i cili per ta ishte e gjithe bota e tyre.
#MesueseAurela
Ne kete prezantim planifikimi ditor i mesimit me baze kompetencat eshte ideuar si nje proces me shtate faza: Percaktimi i objektit te hulumtimit, percaktimi i rezultatit te te nxenit, perzgjedhja e metodave konstruktiviste, perzgjedhja e teknikave dhe veprimtarive ne pershtatje me metoden, emertimi i kompetencave qe do te zhvillohen, zgjedhja e mjeteve te punes, percaktimi i kritereve te vleresimit. Ploteso modelin satandard ku do te vendosesh planifiimin tend sipas ketyre hapave.

Kurrikula me baze kompetencat eshte nje prezantim qe do te sherbeje si guide neper biblioteken virtuale te dokumentave te kurrikules se re te arsimit baze. Ajo do te ndihmoje mesuesit te gjejne shpejt dokumentet themelore te kurrikules se re per perdorim sipas nevojave te tyre per zhvillim profesional. Suksese!
Qëllimi kryesor i arsimimit qëndron në formimin e njerëzve krijues e jo vetëm të përsëritin atë që kanë zbuluar brezat e mëparshme, por të jenë edhe "Sudentet-nxenesit” shpikës dhe zbulues.
Qëllimi i dytë i arsimimit qëndron në formimin e mendjes që mendon në mënyrë Kritike, i cili do ta verifikoj apo të pranojë atë që i servohet. (Piaget, 1975).
Në kuadër të metodave aktive roli i Profesorit-Arsimtarit është si inspirues dhe krijues i situatave në të cilat nxënësi ballafaqohet me problemet, ku sipas tij nxënësi është një mendimtar spontan dhe individual.
Këtu shkenca nuk merret si sistem i diturive të organizuara, por si burim i problemeve, gjatë të cilës arsimtari e nxitë nxënësin që vetë të zbulojë.
Me fjalë tjera, të nxënit është një veprimtari mjaft e institucionalizuar, e cila zhvillohet në institucione të specializuara – shkollat.
#MesueseAurela
Planifikim mesimi ne Gjuhe shqipe 2, bazuar ne kompetenca "Krahasojme person...Valbona Imeraj
"Krahasojme kafshet e fabulave", eshte nje teme mesimore ne lenden e Gjuhes shqipe per klasen e dyte. Kjo ore mesimi eshte bazuar ne programin e ri kurikular nepermjet e cilit zhvillohen kompetencat kyce te nxenesve.
Suksesi e ketij planifikimi qendron tek veprimtaria qe zhvillon kompetencat e te menduarit, ate te komunikimit dhe te shprehurit, kompetencen e te nxenit, ate sociale dhe personale tek nxenesit, nepermjet metodes se hulumtimit.
Kjo metode e perzgjedhur nga metodat qe ofron Teoria konstruktiviste, zhvillon ne plan afatshkurter rezultatet e te nxenit dhe ne plan afatgjate shtate kompetencat kyce tek nxenesit.
Celesi i suksesit ne planifikimin e oreve mesimore me baze kompetencat qendron ne mbeshtetjen e ketij procesi ne metodologjine konstruktiviste.
1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS
MINISTRI
Rruga: “Durrësit”, Nr. 23, AL- 1001, Tiranë – SHQIPËRI www.mash.gov.al Tel: 00 355 4 225 678
Nr. Prot.
Tiranë, 2007
UDHËZIM
Nr.40, datë 17.10.2007
PËR
NGRITJEN E FUNKSIONIMIN E BORDIT TË SHKOLLËS
Në zbatim të nenit 102 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të Ligjit nr.
7952, datë 21.06.1995 “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”, i ndryshuar
KREU I
MISIONI DHE DETYRAT E BORDIT
1. Bordi i shkollës ka si mision të sigurojë që shërbimi shkollor të kryhet sipas
politikave arsimore kombëtare e lokale dhe interesave të komunitetit të shkollës.
2. Detyrat e bordit janë si më poshtë:
a) Miraton planin afatmesëm të shkollës
b) Miraton planin vjetor të shkollës
c) Miraton buxhetin e shkollës (fondet publike, kontributet e komunitetit ose
të donatorëve, të ardhurat nga veprimtaritë e shkollës)
d) Miraton raportin vjetor të shkollës dhe raportin e saj financiar
e) Miraton rregulloren e brendshme të shkollës
f) Miraton kriteret shtesë të përzgjedhjes së drejtorit të shkollës dhe të
mësuesve të saj
g) Miraton kurrikulën në nivel shkolle
h) Përpiqet të sigurojë kontribute të komunitetit, të biznesit dhe të qeverisë
lokale në mbarëvajtjen e shkollës;
i) Miraton projektet e bashkëpunimit me institucionet e tjera
j) Miraton veprimtaritë që kryen shkolla për komunitetin (pas mësimit)
k) Miraton hapjen ose mbylljen e shërbimeve të shkollës për të tretët
min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 1 nga 5
www.mash.gov.al
2. .
.
KREU II
.
. PAVARËSIA PROFESIONALE
Bordi respekton pavarësinë profesionale të personelit shkollor. Bordi nuk
ndërhyn në:
a) Përzgjedhjet mësimdhënëse-mësimnxënëse të mësuesve;
b) Vlerësimin e nxënësve.
KREU III
DREJTORI I SHKOLLËS
Drejtori i shkollës kundrejt bordit të shkollës ka për detyrë:
1. T’i paraqesë bordit për miratim planin zhvillimor katërvjeçar të shkollës;
2. T’i paraqesë bordit për miratim planin vjetor të shkollës;
3. T’i paraqesë bordit për miratim raportin vjetor të veprimtarisë së shkollës si
dhe raportin financiar;
4. T’i paraqesë bordit për miratim rregulloren e brendshme të shkollës;
5. Të informojë periodikisht bordin për arritjet e nxënësve të shkollës;
6. T’i dorëzojë secilit anëtar të bordit një kopje të raportit të inspektimit;
7. T’i raportojë bordit për çështje të mbarëvajtjes së shkollës për të cilat kryetari i
bordit i paraqet drejtorit kërkesë me shkrim.
KREU IV
PËRBERJA E BORDIT
1. Bordi i një shkolle përbëhet nga prindër të nxënësve dhe nxënës të asaj
shkolle, përfaqësues të komunitetit shkollor që nuk janë prindër të nxënësve
të asaj shkolle (të jashtëm), përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Rajonale/Zyrës
Arsimore përkatëse, përfaqësues të qeverisë vendore përkatëse (bashki ose
komunë), mësues të asaj shkolle.
2. Kur Drejtoria Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore ose qeveria vendore (bashkia,
komuna) mbulon një numër të madh shkollash, këta përfaqësohen në bord me
të deleguarin e tyre, i cili, si rregull, duhet të jetë një pjesëtar i komunitetit
shkollor.
3. Numri i anëtarëve të bordit varet nga numri i nxënësve të shkollës dhe
përcaktohet nga tabela më poshtë:
Numri i nxënësve të shkollës Numri i anëtarëve të bordit
< 300 7
[300; 999[ 9
> 1000 11
4. Përbërja e bordit është si më poshtë 1 :
1
Nuk janë përfshirë përfaqësuesit e DAR/ZA dhe të qeverisë vendore.
min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 2 nga 5
www.mash.gov.al
3. Numri i Shkolla bazë
nxënësve të
shkollës
Mësues Prindër Nxënës Të jashtëm
< 300 1 2 1 1
[300; 999[ 1 4 1 1
> 1000 1 4 2 2
Numri i Shkolla e mesme
nxënësve të
shkollës
Mësues Prindër Nxënës Të jashtëm
< 300 1 2 1 1
[300; 999[ 1 3 2 1
> 1000 1 4 2 2
5. Nxënësit që mund të marrin pjesë në bord janë sipas kësaj radhe:
a) Presidenti i senatit të nxënësve.
b) Kryetari i senatit.
c) Një nxënës i propozuar nga senati.
6. Përfaqësues të prindërve në bordin e shkollës janë sipas kësaj radhe:
a) Kryetari i këshillit të prindërve të shkollës,
b) Prindër të tjerë që zgjidhen nga këshilli i prindërve të shkollës dhe që mund
të jenë ose jo anëtarë të këtij këshilli.
7. Mësuesi, anëtar i bordit, zgjidhet me votim nga personeli mësimor i shkollës.
8. Përfaqësuesi i DAR/ZA emërohet nga drejtori i Drejtorisë Arsimore
Rajonale/përgjegjësi i Zyrës Arsimore.
9. Përfaqësuesi i qeverisë lokale caktohet nga kryetari i bashkisë/komunës
përkatëse.
KREU V
NGRITJA E BORDIT
1. Bordi ngrihet menjëherë pas ngritjes së qeverive të nxënësve, këshillave të
prindërve të klasave dhe këshillit të prindërve të shkollës.
2. Veprimtaritë për ngritjen e bordit të ri të shkollës i drejton kryetari i bordit të
mëparshëm.
3. Kur bordi krijohet për herë të parë, nismën e merr kryetari i këshillit të
prindërve të shkollës.
4. Kryetari i bordit zgjidhet në mbledhjen e parë me shumicë votash.
5. Mbledhja e parë drejtohet nga anëtari me moshë më të madhe.
6. Kryetari i bordit zgjidhet një herë në katër vjet.
7. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit zhvillohet kur këtë e kërkojnë të
paktën katër anëtarë të bordit.
8. Mbledhja për shkarkimin e kryetarit të bordit mund të zhvillohet nëse në të
marrin pjesë të paktën 3/5 e anëtarëve të bordit.
9. Votimi për shkarkim është i fshehtë.
10. Kryetari shkarkohet me votat e më shumë se gjysmës së pjesëmarrësve.
min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 3 nga 5
www.mash.gov.al
4. KREU VI
FUNKSIONIMI I BORDIT
1. Bordi mblidhet tre herë në vit në seanca të zakonshme dhe sipas rastit në
seanca jashtë radhe.
Seancat jashtë radhe zhvillohen me nismën e kryetarit të bordit, me nismën e
të paktën katër anëtarëve të bordit ose me kërkesën e drejtorit të shkollës që i
drejtohet kryetarit të bordit.
2. Kryetari i bordit fton rregullisht drejtorin në mbledhjet e bordit dhe ka të drejtë
të ftojë zëvendësdrejtorët, mësues, kryetarët e këshillave të prindërve të klasës,
etj.
3. Vendimet, që kanë të bëjnë me emra njerëzish dhe me probleme financiare
merren gjithnjë me votim të fshehtë.
4. Mbledhjet e bordit zhvillohen kur marrin pjesë jo më pak se 3/5 e anëtarëve të
bordit. Në raste urgjencash mbledhja zhvillohet me shumicën e thjeshtë.
5. Kryetari i bordit i dorëzon drejtorit të shkollës raportin e mbledhjes së bordit.
Në fund të çdo viti shkollor, kryetari i bordit u dërgon drejtorit të Drejtorisë
Arsimore Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse dhe kryetarit të
bashkisë/komunës një raport përmbledhës. Me vendim të bordit, kryetari i
bordit mund t’i dërgojë raporte në çdo kohë drejtorit të Drejtorisë Arsimore
Rajonale /përgjegjësit të Zyrës Arsimore përkatëse ose kryetarit të
bashkisë/komunës. Institucioneve ose personave të veçantë, kryetari i bordit
u dërgon kopje të vendimeve që lidhen me ta.
6. Vendimet e bordit firmosen nga kryetari, por nuk kanë nevojë për vulë.
7. Dokumentet e bordit mbahen dhe sigurohen në kasafortën e drejtorit,
kundrejt inventarit përkatës.
8. Veprimtaria e bordit nuk paguhet.
KREU VII
ORGANIZIMI I BORDIT
1. Bordi zgjedh një sekretar dhe bën ndarjen e detyrave brenda tij.
2. Ai mund të ngrejë grupe pune edhe me persona që nuk janë në bord.
KREU VIII
PËRGJEGJËSIA PËR NGRITJEN E BORDIT
Përgjegjësinë për ngritjen e bordit të shkollës sipas procedurave të
sipërpërmendura e ka Drejtoria Arsimore Rajonale ose Zyra Arsimore përkatëse.
KREU IX
DISPOZITAT E FUNDIT
Çdo akt tjetër nënligjor që bie në kundërshtim me këtë udhëzim shfuqizohet.
min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 4 nga 5
www.mash.gov.al
5. Ngarkohet për zbatimin e këtij udhëzimi Sekretari i Përgjithshëm,
Zëvendësministri për arsimin parauniversitar, Drejtoria e Kurrikulave, dhe çdo
Drejtori Arsimore Rajonale dhe Zyrë Arsimore.
Ky Udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.
GENC POLLO
MINISTËR
(Emër Mbiemër) Nënshkrimi Data
Konceptoi: Suzana Tabaku, Fatmir Bezati 15.10.2007
Dr. i Drejtorisë: Suzana Tabaku 15.10.2007
Dr. Juridike: Rudin Baqli .10.2007
Zëvendësministri Halit Shamata .10.2007
Sekretare e Përgjithshme: Antonieta Luli .10.2007
min ist ria e arsimit d h e sh k en cës
ministria e së nesërmes Udhëzim për ngritjen dhe funksionimin e bordit të shkollës Faqe 5 nga 5
www.mash.gov.al