SlideShare a Scribd company logo
1 of 20
Projekt:
Duhani
Duhani është bërë pjesëtar pothuajse i
përhershëm dhe i pranishëm, një
shok i keq, i bezdisshëm por mbi të
gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodh
me ata që shkojnë në punë, ta fillojnë
ditën me kafe, cigare dhe një teke apo
dopio pijesh alkoolike. Njerëz, të
punësuar apo jo, të vjetër ose të rinj
mbushin lokalet ndërkohë që duhani
është shoqëruesi i përhershëm, dhe
në më të shumtën e rasteve edhe
alkooli ku pija e preferuar është sipas
fuqisë së xhepit, raki, konjak, kampari
ose uiski. Dhe ç`është më e keqe deri
dje këto dy vese ishin përgjithësisht
pronë e meshkujve por që pas viteve
‘90, përdorimi i alkoolit dhe duhanit
nga femrat filloi të rritej në mënyrë të
frikshme, sa sot në Shqipëri ashtu si
edhe në botë statistikat flasin për një
barazim të përdorimit midis dy
gjinive.
Demet qe shkakton Duhani!
Duhani gjatë djegies çliron 4.000 lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe
deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv që janë
ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të
dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, influencohen apo rëndohen prej
tij ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmet kryesore.
Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën epidemi të kancerit të mushkërisë
sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, duke çuar këtë kancer në numrin një
të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronshit azmatik
shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Te personat që nuk pijnë duhan
mushkëria me anë të sistemit ciliar , vetëpastrohet gjatë të gjithë ditës, gjë që
duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit
dhe mushkëria nuk është në gjendje ta nxjerri gëlbazën.Por dëmet më të mëdha
duhani i shkakton në sistemin kardiovaskular të gjakut.Pirja e duhanit i shkakton
dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për Karcinomën e
ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik rritet ndjeshëm në raport
me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin
(ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulçerën e stomakut,
ndërkohë që rritet 2.7 herë rreziku për Kancer stomaku.
Alkooli
Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm
është edhe alkooli. Edhe ky ves është
shkaktar i një vargu të gjerë
sëmundjesh duke filluar që nga aparati
tretës, mëlçia, pankreasi e deri në
dëmtime të pakthyeshme të Sistemit
Nervor Qendror . Në mëlçi alkooli i
konsumuar shkakton dëmtime të
qelizave hepatike, dëmtim që
progreson në kohë dhe që varet nga
doza e konsumuar për ditë dhe nga
veçoritë fiziologjike të individit. Kështu
është vërtetuar se sasi e rrezikshme
alkooli është ajo prej 20-40 gr alkooli
etilik (alkooli që përmbajnë pijet
dehëse), ndërsa përdorimi i 100-150 gr
alkool në ditë, çon brenda një
periudhe 10-vjeçare në cerozë.
Femrat dhe Alkooli
Është e vërtetuar shkencërisht se për shkak
të fiziologjisë së tyre femrat dëmtohen
shumë më shpejt se meshkujt për të
njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëz
që pinë prej vitesh alkool, që nuk
ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden
para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka
marrë fund, është kthyer në një mëlçi
cerotike, ose kanë shqetësime të lehta
që nuk ja vënë veshin, por fort mirë ato
bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe
pankreasi pëson dëmtime nga alkooli.
Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton
në mënyrë kronike pankreasin deri në
atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë
sasinë e duhur të enzimave për të kryer
të plotë procesin e tretjes së ushqimeve.
Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr
alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë
predispozon për dëmtime të sigurta të
pankreas
Disa nga arsyet që të shtyjnë drejt duhanit dhe
alkoolit:
-për shkak të nervozitetit
- për shkak të relaksimit
- për shkak të vetmisë
- për shkak të dietës
- për fitimin e vetëbesimit
- për rritjen e kënaqësisë
- për zbutjen e moskënaqësisë
- nga shprehia
- si një mjet për pagjumësi
etj
DrogaNë shoqerinë shqipëtare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato
janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen
e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një produkt i
ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç
ishte droga u fut në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i
njohur si për specialistët që merreshin me problemet
shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë, sidomos
për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri në fillim të
viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të
forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë
kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike.
Pozicioni gjeografik i vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në
të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka kushtëzuar, në një farë
mënyre, politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën
e marrjes së masave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga
ballkanike përdoret kryesisht për trafikimin e një prej drogave
më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve - heroinës
Njerezit qe mund te perdorin drogat
Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen
sepse duan që të ndjehen më mirë
ose thjesh ndryshe.
 Sepse besojne ne
dobishmerine e tyre
 Për t’u çlodhur
 Për t’u argëtuar
 Për t’u bërë pjesë e
shoqërisë
 Për shkak të kureshtjes
 Për të lehtësuar apo
minimizuar dhimbjen
fizike dhe psikologjike
Si klasifikohen drogat?
 Depresantet
 Stimulantet
 Halucinogjenet
Depresantet
Jane droga qe ngadalsojne funksionin e trupit duke perfshire
edhe mesazhet per dhe nga truri.Ne sasi te medha mund te
shkatojne humbje te vetdijes,te vjella e deri ne vdekje.
Llojet kryesore te depresanteve jane:
 Alkooli
 Marijuana
 Benzodiazepina
 Barbitudet
 GBH
 Opiate
 Inhilantet
Depresantet qe perdoren me shume nga te rinjte
jane alkooli dhe marijuana.
Stimulantet
Drogat stimuluese shpejtojnë funksionet e
organizmit. Si rrjedhim personi që merr
stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm
dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës,
temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut.
Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë
pupilat e syrit, sjellin pagjumësi dhe e bejnë
përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë
pak nervoz. Marrja e sasive të mëdha të
stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza,
dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet
dhe paranojë. Stimultantët e fortë mund të
maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për
shëmbull alkooli.
Llojet e Stimulanteve
Stimulantët e lehte.
 Kafeina(në çaj,kafe dhe pijet kola)
 Nikotina(duhani)
 Efedrina(përdoret në mjekimet për astëm dhe alergji)
Stimultantët e lehtë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë duhani
dhe kafeja .
Stimulantet e Forte
 Amfitemina
 Kokaina Ekstazi
 Tabletat dobësuese (Duromoni,Tenuate Dospan,P onderaks)
Stimultantët e fortë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë ekstazi
dhe kokaina.
Halucinogjenet
Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si një person
sheh ose imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin
haluçinogjene mund të shohin apo dëgjojnë gjëra që nuk
egzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara.
Llojet kryesore të haluçnogjenëve janë:
 Datura(bimë)
 Katemina
 LCD(acid dietilmid )
 Këpurdhat magjike
 Meskalina
 PCP
 Marjuana
 Ekstazi
Varesia nga Droga
Një person krijon vartësi nga drogat pas
përdorimit të vazhdueshëm dhe aftgjatë të
saj. Personi i varur ka nevojë që të
përdorë drogë që të ndihet normal ose që
të mos ketë simptoma të pakëndshme të
tërheqjes. Vartësia mund të jetë fizike,
psikologjike ose të dyja bashkë. Një
person i varur nga droga fizikisht është
mësuar që të funksionojë me drogë. Një
person që varet psikologjikisht nga droga,
mendon se nuk mund të funksionojë siç
duhet apo të arrijë kënaqësitë emocionale
pa përdorur drogë.
Terheqja nga Droga
Nëse një person që merr drogë e
ndërpret atë ose e pakëson
sasinë që merr, atëherë tek ai
ose ajo mund të shfaqen
simptoma fizike sepse trupi e ka
të vështirë të funksionojë pa
drogë. Simptomat e tërheqjes
janë të ndryshme, sipas llojit të
drogës dhe personit përdorues,
por në përgjithesi ato përfshijnë
depresionin, irritime, ngërçe, të
përziera, djersitje dhe pagjumësi.
Mbidoza
Ndodh kur merret një sasi e tepruar droge dhe
trupi nuk është në gjëndje që t’a konsumojë,
duke krijuar nivele të paabsorbueshme toksike
në trup. Overdoza mund të çojë individin deri
në vdekje. Në rastet kur nuk shkaktohet vdekje
mund të mbeten dëmtime të trurit apo të
organeve të trupit.
Duhani,droga,alkooli

More Related Content

What's hot

Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneJugerta Poçi
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Rexhino Kovaci
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeolinuhi
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Vilson Shehu
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesXhuliana Haxhiu
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemDarla Evangjeli
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitJetmira Sula
 

What's hot (20)

Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten toneTeknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
Teknologjia, ndikimi i saj ne jeten tone
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Drogat Projekt
Drogat ProjektDrogat Projekt
Drogat Projekt
 
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
Individi perball shtetit ne epoka te ndryshme (epoka moderne)
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Shkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustikeShkaqet e ndotjes akustike
Shkaqet e ndotjes akustike
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në Shqipëri
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
Le t'i themi stop, droges alkolit,duhanit.
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Tema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanitTema:Lufta kunder duhanit
Tema:Lufta kunder duhanit
 

Similar to Duhani,droga,alkooli

pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.pptpdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.pptGeriLika
 
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiDukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiFlorent Reshani
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Emáá SiiŊăŋîî
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoliSaimir Dine
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologjiesipaja
 
Alkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaAlkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaromina balla
 
Projekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jetenProjekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jetenFabi Ola Rusi
 
kanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdfkanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdfMadalenaHoxha
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.EsliSula1
 

Similar to Duhani,droga,alkooli (20)

Alkoli droga
Alkoli droga  Alkoli droga
Alkoli droga
 
Droga dhe shendeti
Droga dhe shendetiDroga dhe shendeti
Droga dhe shendeti
 
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.pptpdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
pdfslide.net_-stop-droges dhe duhanit.ppt
 
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimiDukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
Dukuritë negative, pasojat dhe parandalimi
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
 
Droga
DrogaDroga
Droga
 
Duhani droga alkoli
Duhani droga alkoliDuhani droga alkoli
Duhani droga alkoli
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Duhani
DuhaniDuhani
Duhani
 
Llojet e drogave
Llojet e drogaveLlojet e drogave
Llojet e drogave
 
Llojet e-drogave
Llojet e-drogaveLlojet e-drogave
Llojet e-drogave
 
droga
drogadroga
droga
 
Alkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirjaAlkooli dhe duhanpirja
Alkooli dhe duhanpirja
 
Alkooli
AlkooliAlkooli
Alkooli
 
Projekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jetenProjekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jeten
 
Alkooli
Alkooli Alkooli
Alkooli
 
neurologji projekt
neurologji projektneurologji projekt
neurologji projekt
 
Lufta Kunder Duhanit
Lufta Kunder DuhanitLufta Kunder Duhanit
Lufta Kunder Duhanit
 
kanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdfkanabisi psikologji.pdf
kanabisi psikologji.pdf
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 

Duhani,droga,alkooli

  • 2. Duhani Duhani është bërë pjesëtar pothuajse i përhershëm dhe i pranishëm, një shok i keq, i bezdisshëm por mbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodh me ata që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe, cigare dhe një teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerëz, të punësuar apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet ndërkohë që duhani është shoqëruesi i përhershëm, dhe në më të shumtën e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar është sipas fuqisë së xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ç`është më e keqe deri dje këto dy vese ishin përgjithësisht pronë e meshkujve por që pas viteve ‘90, përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikshme, sa sot në Shqipëri ashtu si edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive.
  • 3. Demet qe shkakton Duhani! Duhani gjatë djegies çliron 4.000 lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, influencohen apo rëndohen prej tij ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmet kryesore. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën epidemi të kancerit të mushkërisë sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëria me anë të sistemit ciliar , vetëpastrohet gjatë të gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëria nuk është në gjendje ta nxjerri gëlbazën.Por dëmet më të mëdha duhani i shkakton në sistemin kardiovaskular të gjakut.Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për Karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik rritet ndjeshëm në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulçerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2.7 herë rreziku për Kancer stomaku.
  • 4.
  • 5. Alkooli Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të Sistemit Nervor Qendror . Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasi e rrezikshme alkooli është ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli që përmbajnë pijet dehëse), ndërsa përdorimi i 100-150 gr alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë.
  • 6. Femrat dhe Alkooli Është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të fiziologjisë së tyre femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëz që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por fort mirë ato bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime të sigurta të pankreas
  • 7. Disa nga arsyet që të shtyjnë drejt duhanit dhe alkoolit: -për shkak të nervozitetit - për shkak të relaksimit - për shkak të vetmisë - për shkak të dietës - për fitimin e vetëbesimit - për rritjen e kënaqësisë - për zbutjen e moskënaqësisë - nga shprehia - si një mjet për pagjumësi etj
  • 8.
  • 9. DrogaNë shoqerinë shqipëtare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë, sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike. Pozicioni gjeografik i vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka kushtëzuar, në një farë mënyre, politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën e marrjes së masave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga ballkanike përdoret kryesisht për trafikimin e një prej drogave më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve - heroinës
  • 10.
  • 11. Njerezit qe mund te perdorin drogat Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesh ndryshe.  Sepse besojne ne dobishmerine e tyre  Për t’u çlodhur  Për t’u argëtuar  Për t’u bërë pjesë e shoqërisë  Për shkak të kureshtjes  Për të lehtësuar apo minimizuar dhimbjen fizike dhe psikologjike
  • 12. Si klasifikohen drogat?  Depresantet  Stimulantet  Halucinogjenet
  • 13. Depresantet Jane droga qe ngadalsojne funksionin e trupit duke perfshire edhe mesazhet per dhe nga truri.Ne sasi te medha mund te shkatojne humbje te vetdijes,te vjella e deri ne vdekje. Llojet kryesore te depresanteve jane:  Alkooli  Marijuana  Benzodiazepina  Barbitudet  GBH  Opiate  Inhilantet Depresantet qe perdoren me shume nga te rinjte jane alkooli dhe marijuana.
  • 14. Stimulantet Drogat stimuluese shpejtojnë funksionet e organizmit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi dhe e bejnë përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz. Marrja e sasive të mëdha të stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë. Stimultantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shëmbull alkooli.
  • 15. Llojet e Stimulanteve Stimulantët e lehte.  Kafeina(në çaj,kafe dhe pijet kola)  Nikotina(duhani)  Efedrina(përdoret në mjekimet për astëm dhe alergji) Stimultantët e lehtë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë duhani dhe kafeja . Stimulantet e Forte  Amfitemina  Kokaina Ekstazi  Tabletat dobësuese (Duromoni,Tenuate Dospan,P onderaks) Stimultantët e fortë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë ekstazi dhe kokaina.
  • 16. Halucinogjenet Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si një person sheh ose imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin haluçinogjene mund të shohin apo dëgjojnë gjëra që nuk egzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara. Llojet kryesore të haluçnogjenëve janë:  Datura(bimë)  Katemina  LCD(acid dietilmid )  Këpurdhat magjike  Meskalina  PCP  Marjuana  Ekstazi
  • 17. Varesia nga Droga Një person krijon vartësi nga drogat pas përdorimit të vazhdueshëm dhe aftgjatë të saj. Personi i varur ka nevojë që të përdorë drogë që të ndihet normal ose që të mos ketë simptoma të pakëndshme të tërheqjes. Vartësia mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person i varur nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë. Një person që varet psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë emocionale pa përdorur drogë.
  • 18. Terheqja nga Droga Nëse një person që merr drogë e ndërpret atë ose e pakëson sasinë që merr, atëherë tek ai ose ajo mund të shfaqen simptoma fizike sepse trupi e ka të vështirë të funksionojë pa drogë. Simptomat e tërheqjes janë të ndryshme, sipas llojit të drogës dhe personit përdorues, por në përgjithesi ato përfshijnë depresionin, irritime, ngërçe, të përziera, djersitje dhe pagjumësi.
  • 19. Mbidoza Ndodh kur merret një sasi e tepruar droge dhe trupi nuk është në gjëndje që t’a konsumojë, duke krijuar nivele të paabsorbueshme toksike në trup. Overdoza mund të çojë individin deri në vdekje. Në rastet kur nuk shkaktohet vdekje mund të mbeten dëmtime të trurit apo të organeve të trupit.