2. Te dime me shume per Konventen mbi te
drejtat e femijeve.
• Konventa mbi të Drejtat e Fëmijës u aprovua nga Asambleja e
Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 20 nëntor të vitit 1989. Ajo
u firmos për një kohë të shkurtër nga 61 vende të botës, reagim ky i
pashënuar më parë pas një marrëveshjeje të Kombeve të Bashkuara.
Hyrja në fuqi e deklaratës më 2 shtator 1990 shënoi pikën kulminante
të angazhimeve gati 70 vjeçare për ta bërë bashkësinë ndërkombëtare
që të njohë nevojat e veçanta dhe ndjeshmërinë e fëmijëve. Dhjetë
vjet pas aprovimit, ratifikimin e saj kanë mbetur ta nënshkruajnë
vetëm dy shtete, Somalia dhe SHBA. Kjo përfshirje e gjerë e
standardeve të përcaktuara në konventë zhvillohet krahas kërkesës
gjithashtu të pashënuar deri tani për zbatimin në praktikë, të cilin
duhet ta kishte konventa në fjalë.
3. 10 Nene nga Konventa mbi te drejtat e
femijeve.
• Neni 1
• Në këtë Konventë, me fëmijë kuptohet çdo njeri nën moshën 18 vjeç.
• Neni 2
• Të drejtat e përmendura në këtë Konventë përfshijnë çdo fëmijë, pa asnjë lloj dallimi, pavarësisht nga raca,
ngjyra, gjinia, feja, opinioni politik ose çdo opinion tjetër, nga origjina kombëtare, etnike ose shoqërore,
pasuria, paaftësia, prejardhja familjare apo çdo gjendje tjetër e fëmijës ose prindërve të tij.
• Neni 3
• Në të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me fëmijën të marra qoftë nga institucionet publike ose private,
autoritetet administrative apo organet legjislative, interesi i fëmijës duhet të jetë prioritet.
• Neni 4
• Shtetet Palë angazhohen të marrin të gjitha masat legjislative, administrative të nevojshme, për të vënë në
jetë të drejtat e fëmijëve të njohura në këtë Konventë.
Neni 5
• Prindërit ose anëtarët e familjes kanë përgjegjësi dhe detyra për fëmijën, për ti dhënë atij drejtimin dhe
udhëheqjen e duhur për ushtrimin e të drejtave që i njeh atij kjo Konventë.
4. 10 Nene nga Konventa mbi te drejtat e femijeve
• Neni 6
• Shtetet Palë njohin se çdo fëmijë ka të drejtën e pamohueshme për të jetuar dhe marrin të gjitha masat
e mundshme për të siguruar mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës.
• Neni 7
Fëmija ka të drejtën të ketë një emër, të drejtën për të fituar një shtetësi dhe kombësi.
• Neni 8
• Shtetet Palë marrin përsipër të respektojnë të drejtën e fëmijës për të ruajtur identitetin e tij, përfshirë
këtu shtetësinë, mbiemrin dhe lidhjet familjare,sipas llojit,pa nderhyre te paligjshme.
• Neni 9.
• Fëmijët kanë të drejtë që të jetojnë me prindërit (prindin) me përjashtim të rastit kur është e pamundur
që të jetojnë me ta. Çdo fëmijë ka të drejtën që të jetojë me një familje që kujdeset për të.
• Neni 10
• Një fëmijë, prindërit e të cilit banojnë në shtete të ndryshme, ka të drejtë të mbajë marrëdhënie
personale dhe takime të rregullta të drejtperdrejta me të dy prindërit e tij, me përjashtim të rrethanave
të jashtëzakonshme.
5.
6.
7.
8.
9.
10.
11.
12.
13.
14.
15.
16.
17.
18.
19.
20. • Fëmijët sot më shumë së kurrë nuk i gëzojnë të drejtat e
tyre. Sot në shumë vende në botë shikojmë më shumë se
kurrë trupa të përgjakur, të vrarë, të vdekur të fëmijëve. A
nuk është koha që të gjithë fëmijët t’i gëzojnë të drejtën,
të lozin, të rriten në familje të lumtura? Sot bota
perëndimore është në paqe, por paqe ka vetëm aty ku ka
forcë dhe ku sundojnë fuqitë e mëdha. Në pjesët e
Ballkanit fëmijët janë lodra për shitje, dorë- shtrirë për
lëmosh, të tjerët i keqpërdorin për përfitime ekonomike
dhe fare nuk shqetësohen për këtë gjë në disa raste as
prindërit, dhe më pakë se pakë shteti i atij vendi.