SlideShare a Scribd company logo
1 of 17
Tirane 2023 1
UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES
FAKULTETI EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT
DEGA : FINANC- BANK
DETYRE KURSI
TEMA: Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri
PUNOI :Ana Cemurati Pranoi :Prof. Dr. Drini Salko
Lulzime Cemurati
Tirane 2023 2
Permbajtja
Abstrakt ………………………………………………………………………………………………3
Hyrje ……………………………………………………………………………………………………4
Avantazhet dhe Disavantazhet e IHD-ve………………………………………………5
Ecuria në vite e Investimeve të huaja direkte në Shqipëri…………………6.7
Origjina dhe shpërndarja sektoriale e IHD-ve në Shqipëri……….……8.9.10
Investimet Italiane në Shqipëri …………………………………..………….11.12.13
Struktura e investimeve Italiane ne Shqiperi …………………………..….14.15
Konkluzione............................................................................................16
Referenca……………………………………………….………………………………………….17
Tirane 2023 3
1.Abstrakt
Ne kete punim ne kemi trajtuar Investimet e huaja direkte në këndvështrimin
teorik , ecurinë e tyre në Shqipëri dhe faktoret qe kane ndikuar ne kete tregues .
Investimet e huaja direkte konsiderohen si një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të
një vendi dhe padyshim ato kanë sjellë efekte domethënëse pozitive në
ekonomi.Kemi zgjedhur te punojme mbi kete teme pasi eshte me interes te
fokusohemi ne nje sektor te ekonomise I cili ne vendin tone ze nje vend me rendesi
te madhe .Ideja per te vene ne dukje te mirat qe vijne nga keto lloj investimesh , si
edhe faktoret qe favorizojne vendin tone na coi ne realizimin e ketij punimi.
Qëllimi i këtij punimi është analiza teorike e Investimeve të Huaja Direkte si dhe
pasqyrimi praktik i rastit të Shqipërisë. Analiza e situatës aktuale të IHD-ve,
karakteristikave të Shqipërisë që e bejnë një vend të synueshëm për tu investuar
dhe analizimi më specifik i marrdhënieve me Italinë si një nga vendet më të
rëndësishme investuese në Shqipëri.
Metodologjia e ndjekur është kryesisht kërkimi cilësor i materialeve dhe rishikimi i
literaturës që fokusohet në analizimin e IHD-ve dhe karakteristikave të tyre. Ndërsa
të dhënat per IHD lidhur me Shqipërinë janë marrë nga Banka e Shqipërisë,
Ministria e Financave, INSTAT.
Tirane 2023 4
2.Hyrje
Investimet e huaja direkte konsiderohen si nje nga boshtet me te rendesishme te
ekonomise se nje vendi , sidomos ne ekonomine e vendeve ne zhvillim .Investimet
e huaja direkte sigurojne kapitalin e nevojshem per rritjen e ekonomise dhe
zhvillimin teknologjik ten je vendi . Per vendet ne zhvillim ,ekonomite emergjente
dhe vendet ne tranzicion , investimet e huaja direkte jane ktyer ne nje burim
teper te rendesishem te zhvillimit ekonomik modernizimit punesimit dhe rritjes
se te ardhurave .
Investimet e Huaja Direkte sipas OECD (2007) reflektojne synimin e sigurimit te
nje interesi te qendrueshem te nje njesie rezidente ne nje ekonomi (investuesi
direkt ), ne nje njesi rezidente te nje njesie ekonomie tjeter (ndermarrja e
investimit direct ).
Punimi është i ndarë në disa pjesë kryesore në të cilat trajtohet një vështrim
teorik mbi IHD-t, klasifikimin dhe rëndësinë e matjes së tyre, në karakteristikat e
Shqipërisë si një vend potencial për të investuar, klimën e biznesit, sektorët ku
mund të investohet dhe ecurinë e IHD-ve sipas vendeve të origjinës. Në pjesën e
tretë jemi përqëndruar në rastin e investimeve Italiane, pse zgjedhin Shqipërinë
dhe si është struktura e këtyre investimeve.
Tirane 2023 5
3.Avantazhet dhe Disavantazhet e IHD-ve
3.1.Avantazhet
 IHD jane nje burimi kryesor dhe dinamik per rritjen e investimeve dhe kapitalit per
vendet ne zhvillim .
 IHD per vec investimit fillestra , pasohen nga levizje nderkombetare kapitali , nga
levizje e aftesive menaxheriale , teknologjike etj.
 IHD kane nje ndikim shume te madh ne transformimin e ekonomive , gje qe do te
thote se prania e tyre ka transformuar rrenjesisht modelin ekonomik te vendeve
ish komuniste .
 Investimet e huaja lejojne perparimin dhe hapjen e ekonomive ne nivele
nderkombetare duke ndihmuar ne zhvillimin ekonomik te vendit prites.Krijimi I
vendeve te reja te punes te nje cilesie me te larte duke ofruar kushte me te mira
pune si edhe paga me te kenaqshme ,do te kete edhe rritje te produktivitetit .
 Transferimi I aftesive dhe kompetencave nga vendi I origjines drejt vendeve pritese
, kjo nenkupton transferimin e teknologjive , licencave apo aftesive te tjera
duke rritur keshtu eficiencen e ekonomive lokale.
 IHD luajne rol vendimtar ne rritjen e te ardhurave dhe fitimeve duke lehtesuar
aksesin ne tregje te reja dhe duke rritur eksportet .
 IHD jane burim per financimin e deficitit ne bilancin e pagesave duke permiresuar
kreditimin e vendeve pritese te ketyre investimeve .
3.2.Disavantazhet
 IHD mbartin me vete shpenzime te larta te komunikimit dhe te udhetimit .
 Problemet gjuhesore – kulturore qe mund te ekzistojne ndermjet vendeve .
 Madhesia e tregut
Ne kete pike perben problem fakti nese vendet ku investohet nuk kane
marredhenie tregtare me vendet fqinje me te zhvilluara .Kjo con ne
mosfunksionim te mire te ketyre investimeve.
 Ekzistenca e mundesise se deshtimit
Tirane 2023 6
Kjo ndodh kur ne vendin prites ka paqendrueshmeri politike ose ekonomike , per
kete arsye shume kompani investuese tregojne kujdes te larte perpara se te
veprojne .
4.Ecuria në vite e Investimeve të huaja direkte në Shqipëri
Investimet e huaja direkte në Shqipëri, sikurse dhe në vendet e tjera të Evropës
Qëndrore e Lindore janë një nga format e reja të depërtimit të kapitalit perëndimor,
sidomos gjatë periudhës së tranzicionit drejt ekonomisë së tregut . Para viteve ’90
Shqipëria ishte vendi më i varfër i Evropës, për arsye të sistemit ekonomik dhe social
që mbizotëronte në vend.
Ekonomia ne ate periudhe ishte e bazuar në pronën shtetërore, e centralizuar dhe
e komanduar nga shteti. Me këto tipare ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk njohu
rritje, por përkundrazi pësoi renie me ritme të shpejta, gjë që çoi në gjendje kolapsi.
Gjatë viteve 1991-1992, PBB-ja ra me 40 për qind, inflacioni arriti nivelin 226 për
qind dhe norma e papunësisë u rrit në 27.9 për qind. Reforma e plotë stabilizuese
dhe strukturore filloi të zbatohej në mes të vitit 1992, me asistencën e organizatave
ndërkombëtare, veçanërisht të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Programi i stabilizimit u mbështet në paketën standarde që konsistonte në
liberalizimin e çmimeve, në politikën fiskale që synonte balancimin e deficitit
buxhetor, në politikën shtrënguese monetare nëpërmjet kontrollit të rritjes së
ofertës monetare dhe në liberalizimin e tregtisë së jashtme, duke siguruar
kthyeshmërinë e llogarisë korente.
Pas këtyre reformash rezultatet ishin të dukshme, shqipëria pati një ecuri
makroekonomike të qëndrueshme duke arritur një rritje ekonomike prej 9% ne vit
dhe ulje të inflacionit nga 226% në vitin 1992 në 4.2 % në vitin 2000.
Sipas Ministrisë së Ekonomisë (2005), totali i hyrjes së IHD-ve në Shqipëri për
periudhën 1992- 1999 ishte afërsisht $458 million. IHD-të u rritën në mënyrë të
Tirane 2023 7
konsiderueshme nga 1998 në 2003. Sipas Bankës së Shqipërisë, IHD janë rritur në
mënyrë të konsiderueshme nga 1998 në 2003, kryesisht si rezultat i privatizimeve.
Në vitin 2004 pati një rritje të IHD-ve në 340 milion $. Kjo rritje erdhi si pasojë e
shitjes së Bankës së kursimeve për 200 milion $ e cila u ble nga Raiffeisen Bank. Deri në
fund të vitit 2004 pothuajse të gjitha ndërmarrjet e mesme shtetërore u privatizuan,
më pas viti 2005 u shoqërua nga një rënie e nivelit të IHD-ve. Vitet që pasuan 2006,
2007 dhe 2008 u karakterizuan nga një rritje e theksuar e IHD-ve e cila vinte si pasojë e
proçesit të privatizimit dhe krijimit të zonave dhe parqeve industriale dhe përmirësimit
në fushën e legjislacionit. Edhe vitet në vazhdim 2009 dhe 2010 u shoqëruan me rritje
të IHD-ve në shifrën 793 milion euro ne fund te 2010-s. Po në këtë vit Shqipëria
renditej e dyta përsa i përket sasisë së prurjeve te IHD-ve midis vendeve të Evropës
Juglindore pas Serbisë. Pjesa më e madhe e IHD-ve në Shqipëri janë në formën e
kapitalit aksioner, rreth 70 % të totalit, kurse fitimet e ri-investuara janë në një
përqindje shumë të vogël.
Në fund të vitit 2011, vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në 1.4 miliardë
USD, që është edhe vlera më e madhe e arritur gjatë periudhës së analizës.Vlera më e
ulët është arritur në vitin 1999, ku shuma e investimeve të huaja direkte ishte vetëm
41 milionë USD. Rritja e IHD-ve në vitet 2008 dhe 2009 lidhet padiskutim me rritjen e
privatizimeve në këto vite. Për investitorët e huaj Shqipëria ofron burime natyrore të
pashfrytëzuara, rregulla liberale për tregtinë dhe investimet e huaja, afërsinë me
tregjet europiane, sektorë të shumtë në privatizim dhe konçesion, kosto të ulëta pune,
fuqi punëtore të edukuar dhe teknikisht të trajnuar, material të lëndës së parë me
çmime shumë konkuruese, pozitë gjeografike strategjike dhe aftësia e Shqipëtarëve
për të folur gjuhë të huaja të ndryshme. Investimet e huaja direkte luajnë një rol jetik
në ekonominë e vendit tonë. Ato janë një burim i rëndësishëm i flukseve të kapitalit
dhe zhvillimit të ekonomisë.
Tirane 2023 8
Burimi: Banka e Shqiperise
Pozicioni Agregate/STATISTIKATESEKTORITTEJASHTEM/POZICIONIIINVESTIMEVENDERKOMBETARE
Përshkrimi Fluksitremujoriinvestimevedirekte-detyrimesipasshteteve-M6BP
Institucioni BankaeShqipërise
Metodologjia Tabelaparaqetfluksintremujortëinvestimevedirekte-detyrimesipasshtetevedhesipasManualit6tëBilancittëPagesave.Zëratjanëtëshprehurnëmilionëeuro.Hapësiratbosheparaqesintëdhënakonfidenciale.
Periudhat Zvicër Gjermani Francë Greqi Itali Kosovë Turqi SHBA TotaliiID-detyrime
TI2018 99 11 26 9 -1 3 9 2 278
TII2018 88 4 9 -15 20 5 30 3 208
TIII2018 90 4 16 -15 18 4 33 4 269
TIV2018 78 2 48 -7 16 4 26 5 265
TI2019 65 2 17 -9 18 -1 19 7 298
TII2019 47 3 21 -6 34 4 15 4 248
TIII2019 39 4 6 3 44 5 9 4 255
TIV2019 46 10 29 3 23 5 9 5 272
TI2020 44 2 8 0 28 2 27 4 229
TII2020 73 -1 6 -1 27 2 32 4 231
TIII2020 44 4 15 2 39 5 28 3 243
TIV2020 25 13 11 22 35 5 33 4 234
TI2021 15 7 34 5 31 7 24 7 234
TII2021 13 12 13 5 32 13 25 9 235
TIII2021 14 12 12 8 43 12 17 9 260
TIV2021 10 13 11 4 36 9 21 8 304
TI2022 6 39 9 4 30 11 32 13 303
TII2022 10 26 13 1 45 18 -91 14 337
TIII2022 10 10 11 3 23 17 56 13 344
TIV2022 7 16 15 3 38 17 61 9 388
TI2023 0 9 11 4 43 11 35 17 307
TII2023 7 16 10 13 66 17 33 15 379
Tirane 2023 9
5.Origjina dhe shpërndarja sektoriale e IHD-ve në Shqipëri
Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për
investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin
shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit
dhe komunikimit (TIK). Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të
mëdha të investimeve të huaja direkte.”, -thuhet në raportin e DASH.
Investimet janë të përqendruara në industritë nxjerrëse dhe përpunuese, pasuri
të paluajtshme, sektorin e energjisë, bankat dhe sigurimet, dhe TIK. Zvicër,
Holandë, Kanada, Itali, Turqi, Austri, Bullgari, dhe Franca janë burimet më të
mëdha të IHD-ve. Aksionet e IHD-ve nga Shtetet e Bashkuara zënë një pjesë të
vogël por në rritje.
Investimet e huaja direkte po rriten edhe gjatë këtij viti, duke ndjekur trendin e
fortë të nisur që pas pandemisë. Banka e Shqipërisë vlerëson se kompanitë e
huaja investuan mbi 308 milionë euro në harkun e muajve janar-mars, në rritje
krahasuar edhe me 302 milionë eurot e fillimvitit të shkuar.
Pjesa më e madhe i takon fitimeve të riinvestuara të ndërmarrjeve, apo mbi 183
milionë euro. Ky segment, është edhe ai që ka njohur rritjen më të madhe
përgjatë viteve të fundit.
Real estate vijon të mbetet sektori kryesor që ka thithur pjesë nga këto investime.
Shumë kompani dhe individë të huaj i shohin pasuritë e paluajtshme, veçanërisht
në kryeqytet dhe në zonat bregdetare si një mekanizëm për të gjeneruar të
ardhura, falë edhe rritjes konstante të turizmit dhe vlerës së pronave në treg.
Ndërsa sektorë të tjerë me peshë në investimet e huaja janë edhe energjia, e
rigjallëruar vitet e fundit dhe me një rëndësi shtesë që pas krizës në Europë,
ndjekur nga industria nxjerrëse.
Nëse ky ritëm i investimeve do të mbahet edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, do
të mund të tejkalohet edhe shifra rekord prej 1.3 miliardë eurosh e vitit të shkuar.
Tirane 2023 10
Pas një rritjeje të vazhdueshme, investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme
kanë shfaqur tendenca ngadalësimi për herë të parë gjatë dy viteve të fundit.
Statistikat e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se
Investimet e Huaja Direkte (IHD) në pasuri të paluajtshme ishin 49 milionë euro,
ose 25% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është dhe fluksi më
i ulët tremujor që prej fillimit të vitit 2021.
Që nga ajo periudhë, blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt kishin parë një
rritje të vazhdueshme, duke u bërë një ndër sektorët kryesorë që udhëhoqën IHD-
të.
Gjithsesi rritja e vazhdueshme e çmimeve duket se ka filluar të frenojë të huajt, që
po blinin vila e apartamente, kryesisht në zonat bregdetare.
Fluksi i IHD-ve në tremujorin e parë ishte 308 milionë euro, pothuajse në të njëjtin
nivel në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tirane 2023 11
Investimet në pasuri të paluajtshme zunë gati 16% të totalit, duke u renditur të
tretat pas industrisë nxjerrëse dhe aktiviteteve financiare. Në të njëjtën periudhë
të një viti më parë, ky sektor solli fluksin më të lartë të IHD-ve, me gati 22% të
totalit.
Në tre muajt e parë të 2023-t, industria nxjerrëse solli fluksin më të lartë të IHD-
ve, me 22% të totalit, duke u rritur me 28% me bazë vjetore.
Aktivitetet financiare sollën 58 milionë euro investime të huaja, me dyfishim në të
njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtu përfshihen investimet e bankave, që
kryesisht janë shtim i kapitalit në përputhje me kërkesat rregullatore të Bankës së
Shqipërisë.
Rritja e investimeve në industrinë nxjerrëse dhe atë financiare ka kompensuar
rënien e tyre në pasuritë e paluajtshme.
Industria përpunuese pa një rënie me 44% të investimeve, në vetëm 19 milionë
euro.
Tirane 2023 12
6.Investimet Italiane në Shqipëri
Marrëdhëniet në mes të Italisë dhe Shqipërisë ka qenë prej kohësh të forta,
intensive dhe të mbështetura në themele të forta historike, kulturore dhe ekonomike,
e ndihmuar kjo edhe nga afërsia gjeografike. Për Shqipërinë, Italia mbetet një
bashkëbisedues i privilegjuar pasi ajo ka qenë gjithmonë në pararojë të mbështetjes së
tranzicionit të Shqipërisë dhe rrugëtimin tonë evropian, ka qenë donatori i parë
dypalësh në njëzet vitet e fundit, është partneri më i madh tregtar, një investitor i
rëndësishëm dhe një vend mikpritës për komunitetin shqiptar jashtë vendit.
6.1.Përse investitorët Italianë zgjedhin Shqipërinë?
1. Vendndodhja strategjike në qendër të Mesdheut dhe afërsia me tregjet e
vendeve të Ballkanit.E vendosur në juglindje të kontinentit evropian dhe në
jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria ka pozicionimin strategjik në afërsi
me tregjet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit, që e bën atë më tërheqëse nga
pikëpamja e ekonomike dhe tregtare. Portet e Durrësit dhe Vlorës janë ndër më
0
50,000
100,000
150,000
200,000
250,000
300,000
350,000
400,000
450,000
2018 2019 2020 2021 2022
IMPORTE
EKSPORTE
Tirane 2023 13
të rëndësishmit në Ballkan, dhe pikat e hyrjes në Korridorin VIII. Afërsia me Italinë
është një pikë e fortë për zhvillimin e tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike
ndërmjet vendeve, Italia është ndër partnerët kryesor tregtar dhe investitor
kryesor për numrin e firmave.
2. Elasticiteti i ekonomisë dhe pajtueshmërinë e sistemit shqiptar me atë italian të
prodhimit
Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga kriza ekonomike globale, por ka arritur të ruajë
ritme pozitive rritjeje edhe në vitet e fundit (+ 1.4% në 2012 dhe + 0.48% në vitin
2013). Përveç kësaj, Shqipëria ka një sistem të prodhimit të ngjashme me atë
italian, bazuar kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Pajtueshmërinë e
dy sistemeve është një element që tërheq flukset e investimeve nga Italia në një
kontekst të rritjes pozitive.
3. Shpërndarja e punës me kosto të ulët
Në funksion të rritjes së përdorimit të burimeve të jashtme nga shumë kompani,
si një strategji për reduktimin e kostove Shqipëria vjen si një destinacion shumë
konkurues për shkak të pranisë dhe shpërndarjes së punës së kualifikuar, me
kosto të ulët (të ardhurat mesatare mujore në të gjitha kategoritë e profesioneve
është në fakt e barabartë me 425 euro dhe kostoja e punës është vlerësuar në
rreth një e treta më e ulët se ajo në fuqi në shumicën e vendeve të Evropës
Lindore dhe Ballkanit).
4. Përhapja e gjuhës italiane në mes të popullsisë vendase
Shqipëria është ndër vendet e rajonit të Ballkanit që është më e hapur ndaj
kulturës italiane, siç dëshmohet nga përhapja e njohurive të italisht në mesin e
Tirane 2023 14
popullsisë. Përhapja e gjuhës, por edhe modele të kulturës dhe konsumit italian
janë një vlerë e shtuar e fortë dhe që e bëjnë Shqipërinë tërheqëse për
investitorët italianë.
6.2.Struktura e investimeve Italiane ne Shqiperi
Vetem Italia thith 54,57% te eksporteve shqiptare duke qene gjithashtu dhe
furnizuesi kryesor, me nje influence prej 29,28% mbi importet e pergjithshme. Ne
kete treg perfaqesojne gjithashtu sipermaresit e pare te huaj per sa i perket
numrit te ndermarrjeve italiane ose italo-shqiptare aktive ne territor: prania e
tyre konsiston ne rreth 500 ndermarrje te vogla e te medha, dy banka te medha,
Intesa San Paolo dhe Veneto Banca dhe ne disa grupe industriale te mesme e te
medha te afirmuara kryesisht ne sektoret e industrise se cimentos, bujqesise dhe
energjise. Padyshim, penalizuese per efektshmerine e plote te veprimtarise se
tyre ekonomike ne Shqiperi eshte mungesa e grupeve te medha italiane ne
sektoret strategjike (per shembull telekomunikacione dhe sigurime) megjithe rolin
e partnerit te pare ekonomik i mbajtur nga Italia per vite. Nder te tjera, ne te
kaluaren disa prej ketyre grupeve kane shprehur interes per tregun vendas, por
deri tani jane shkurajuar nga pasiguria mbi te drejten e prones se patundeshme,
nga niveli i larte i korrupsionit si dhe nga mungesa e infrastrukturave.
Ne pergjithesi, ekonomia shqiptare ofron perspektiva te rendesishme per
investitoret e huaj ne sektorin e energjise, pavaresisht nga kuadri referues
normativ qe nuk eshte percaktuar perfundimisht. Vemendja e madhe qeverise
shqiptare kundrejt çeshtjes se energjise dhe interkonjeksionit elektrik ndermjet
tregut te Ballkanit dhe Italise, qe do te sigurohet nepermjet linjes se energjise qe
Terna po realizon ne Mal te Zi,I ben te jene optimist rreth perspektivave te
metejshme te zhvillimit ne kete sektor. Nje mundesi tjeter per shoqerite italiane
do te krijohet padyshim nga realizimi i segmentit shqiptar te Trans Adriatic
Pipeline (TAP) qe parashikon ndertimin e nje gazsjellesi te destinuar per
transportin e gazit azer te burimit te Shaz Deniz ne brigjet e Italise nepermjet
Greqise dhe, pikerisht, nepermjet Shqiperise. Gjate vitit 2017 ndertimi i tubacionit
Tirane 2023 15
te gazit metan pritet te hyje ne fazen e tij perfundimtare te investimeve, qe duhet
te perfaqesoje rreth 1,5% te PBB kombetar ne vend per vitet e ardhshme.
Perveç energjise, nje sektor tjeter me interes te madh per nje periudhe
afatmesme dhe afatgjate eshte bujqesia, te cilit Qeveria po perpiqet ne keto vitet
e fundit t’i jape nje hov te ri. Edhe pse sektori perballet me nje sere
problematikash (nder te cilat fragmentizimi i terreneve, mungesa e koordinimit
ndermjet prodhuesve qe sjellin luhatje te papritura te çmimeve si dhe fenomene
te mbiprodhimit ose ne te kundert te mungeses se prodhimit; si dhe mungesat e
ashtuquajtura “zinxhiri i te ftohtit” per konservimin e mishit si dhe mungesa e
industrise per transformimin e produkteve fruta-perime) ekzistojne mundesi te
mira per perfshirjen e furnizuesve italiane me makineri dhe impiante perkates ne
sektorin agroushqimor dhe ne menyre te veçante te impianteve me teknologji se
larte per perpunimin, transformimin dhe konservimin e produkteve te mishit dhe
bimore, si dhe makineri per sektorin e prodhimit te veres.
Per periudhen afatshkurter e afatmesme, ka mundesi te mira per kompanite
italiane ne sektorin e turizmit, i cili paraqet potenciale te medha nese do te
shfrytezohen mire zonat akoma te pademtuara nga zhvillimi i shfrenuar i
ndertimeve qe jane verifikuar gjate vitete te fundit ne disa zona te bregdetit, dhe
ne ate te manifaktures (kepucari e tekstile, mbi te gjitha), nen driten e kushteve
konkurruese te tregut shqiptar te punes, te taksimeve te favorshme si dhe te
elementeve tradicionale favorizuese per operatoret tone ekonomike, nder te
cilat, siç eshte cituar tashme, perhapja e gjere e gjuhes italiane.
Tirane 2023 16
7.Konkluzione
Investimet e huaja direkte janë një formë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe
rritjen ekonomike tënjë vendi. Për vende si Shqipëria me një ekonomi të centralizuar
dhe drejtuar nga shteti deri para viteve’90, IHD-të janë një nga mënyrat më të mira për
të depërtuar kapitali i huaj dhe për të ndryshuarrrënjësisht strukturën ekonomike të
vendit.
Në Shqipëri përfaqësohen denjësisht katër nga pesë llojet e IHD : ato për të fituar akse
-s në faktorët specifikë të prodhimit; ato për të fituar akses në faktorët e lirë të
prodhimit; ato për të fituar akses në tregjet konsumatore shqiptare dhe ato për të
organizuar joint-ventures.Investimet e Huaja Direkte sjellin ndikime të ndryshme në
ekonominë e vendit pritës, pra përveç anëve pozitive, ato kanë edhe disavantazhet
e tyre. Duhet theksuar se në Shqipëri fluksi i Investimeve të huajadirekte përgjithësisht
ka pasur efekte positive.
.Përsa i takon shpërndarjes territoriale të IHD-ve, ato janë të përqëndruara në dy
qytetet kryesore të vendit,Tirana dhe Durrësi, kjo për shkak se Tirana është kryeqyteti i
Shqipërisë, kurse Durrësi ka portin më tëmadh në vend. Niveli i IHD-ve në dy dekadat
e fundit,ka,pasur luhatjet,e,veta, por’në’tërësi shihet’një’tendencë,në rritje për këto
lloj aktivitetesh,kjo për shkak,të klimës,së biznesit që ofron Shqipëria’dhe politikave
që kanë favorizuar investitorët e huaj.
Investimet e huaja në Shqipëri kanë sjellë me vete efektet e tyre përgjithësisht pozitive
ku mund të përmendim: vlerën e shtuar, rritjen e punësimit, rritjen e
produktivitetindhe zhvillimin ekonomik.Sipas një raporti të Agjencisë Shqiptare për
Zhvillimin e Investimeve renditen dhjetë arsye përse njëinvestitor duhet të zgjedhë
Shqipërinë dhe konkretisht këto arsye janë: performancë ekonomike e
fortë, pozitë gjeografike të favorshme, hyrje e lirë në treg, hapësirë ligjore miqësore
për biznesin, potencial tëlartë për investime, taksa të ulëta, forca e punës, flukse
investimesh të huaja në rritje, përmirësimi iinfrastrukturës si edhe cilësia e jetesës.
Tirane 2023 17
Referenca
https://ambtirana.esteri.it/ambasciata_tirana/sq/i_rapporti_
bilaterali/cooperazione_economica
https://www.monitor.al/investimet-e-huaja-prekin-rekord-te-
ri-historik-kryesojne-perseri-pasurite-e-paluajtshme/
https://buletiniekonomik.com/2023/06/investimet-e-huaja-
direkte-arrijne-rekord-te-ri-ne-shqiperi-kete-fillimvit/
Banka e shqiperise
https://www.bankofalbania.org/Statistikat/Statistikat_e_Sekt
orit_te_Jashtem/Investimet_e_huaja_direkte/

More Related Content

Similar to FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx

Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantinaMenaxherat
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Menaxherat
 
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatIntegrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatAnita Dogani
 
Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Thee Endd
 
Pse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne KosovePse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne KosoveTarget
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investiveValmir Istogu
 
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida  ,Disertation ' abstract & contentNakije Kida  ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & contentnakije.kida
 
1154 how much public and private investment is there in education prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education prezantimifatlumhashani
 
1154 how much public and private investment is there in education prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education prezantimifatlumhashani
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminAnita Dogani
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosoveValdet Shala
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseornela rama
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeFitore ZEQIRI
 

Similar to FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx (20)

Algita ekonomi
Algita ekonomiAlgita ekonomi
Algita ekonomi
 
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantinaKrizat financiare globale ne kosove  ligj 13 myrvete badivuku-pantina
Krizat financiare globale ne kosove ligj 13 myrvete badivuku-pantina
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
 
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidatIntegrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
Integrimi ekonomik, perfitimet dhe sfidat
 
Mpra paper 24536
Mpra paper 24536Mpra paper 24536
Mpra paper 24536
 
Pse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne KosovePse te investoni ne Kosove
Pse te investoni ne Kosove
 
hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)
 
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia  nderkombetare dhe e drejta investiveTregtia  nderkombetare dhe e drejta investive
Tregtia nderkombetare dhe e drejta investive
 
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida  ,Disertation ' abstract & contentNakije Kida  ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
 
1154 how much public and private investment is there in education prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education prezantimi
 
1154 how much public and private investment is there in education prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi1154 how much public and private investment is there in education   prezantimi
1154 how much public and private investment is there in education prezantimi
 
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvilliminProblematikat e borxhit publik per zhvillimin
Problematikat e borxhit publik per zhvillimin
 
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
Ekonomia e Kosovës dhe BE-së - Dr. Gazmend Qorraj (Pyetje dhe përgjigje)
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
 
Integrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperiseIntegrimi ekonomik i shqiperise
Integrimi ekonomik i shqiperise
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
 

FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx

  • 1. Tirane 2023 1 UNIVERSITETI BUJQESOR I TIRANES FAKULTETI EKONOMISE DHE AGROBIZNESIT DEGA : FINANC- BANK DETYRE KURSI TEMA: Investimet e Huaja Direkte në Shqipëri PUNOI :Ana Cemurati Pranoi :Prof. Dr. Drini Salko Lulzime Cemurati
  • 2. Tirane 2023 2 Permbajtja Abstrakt ………………………………………………………………………………………………3 Hyrje ……………………………………………………………………………………………………4 Avantazhet dhe Disavantazhet e IHD-ve………………………………………………5 Ecuria në vite e Investimeve të huaja direkte në Shqipëri…………………6.7 Origjina dhe shpërndarja sektoriale e IHD-ve në Shqipëri……….……8.9.10 Investimet Italiane në Shqipëri …………………………………..………….11.12.13 Struktura e investimeve Italiane ne Shqiperi …………………………..….14.15 Konkluzione............................................................................................16 Referenca……………………………………………….………………………………………….17
  • 3. Tirane 2023 3 1.Abstrakt Ne kete punim ne kemi trajtuar Investimet e huaja direkte në këndvështrimin teorik , ecurinë e tyre në Shqipëri dhe faktoret qe kane ndikuar ne kete tregues . Investimet e huaja direkte konsiderohen si një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik të një vendi dhe padyshim ato kanë sjellë efekte domethënëse pozitive në ekonomi.Kemi zgjedhur te punojme mbi kete teme pasi eshte me interes te fokusohemi ne nje sektor te ekonomise I cili ne vendin tone ze nje vend me rendesi te madhe .Ideja per te vene ne dukje te mirat qe vijne nga keto lloj investimesh , si edhe faktoret qe favorizojne vendin tone na coi ne realizimin e ketij punimi. Qëllimi i këtij punimi është analiza teorike e Investimeve të Huaja Direkte si dhe pasqyrimi praktik i rastit të Shqipërisë. Analiza e situatës aktuale të IHD-ve, karakteristikave të Shqipërisë që e bejnë një vend të synueshëm për tu investuar dhe analizimi më specifik i marrdhënieve me Italinë si një nga vendet më të rëndësishme investuese në Shqipëri. Metodologjia e ndjekur është kryesisht kërkimi cilësor i materialeve dhe rishikimi i literaturës që fokusohet në analizimin e IHD-ve dhe karakteristikave të tyre. Ndërsa të dhënat per IHD lidhur me Shqipërinë janë marrë nga Banka e Shqipërisë, Ministria e Financave, INSTAT.
  • 4. Tirane 2023 4 2.Hyrje Investimet e huaja direkte konsiderohen si nje nga boshtet me te rendesishme te ekonomise se nje vendi , sidomos ne ekonomine e vendeve ne zhvillim .Investimet e huaja direkte sigurojne kapitalin e nevojshem per rritjen e ekonomise dhe zhvillimin teknologjik ten je vendi . Per vendet ne zhvillim ,ekonomite emergjente dhe vendet ne tranzicion , investimet e huaja direkte jane ktyer ne nje burim teper te rendesishem te zhvillimit ekonomik modernizimit punesimit dhe rritjes se te ardhurave . Investimet e Huaja Direkte sipas OECD (2007) reflektojne synimin e sigurimit te nje interesi te qendrueshem te nje njesie rezidente ne nje ekonomi (investuesi direkt ), ne nje njesi rezidente te nje njesie ekonomie tjeter (ndermarrja e investimit direct ). Punimi është i ndarë në disa pjesë kryesore në të cilat trajtohet një vështrim teorik mbi IHD-t, klasifikimin dhe rëndësinë e matjes së tyre, në karakteristikat e Shqipërisë si një vend potencial për të investuar, klimën e biznesit, sektorët ku mund të investohet dhe ecurinë e IHD-ve sipas vendeve të origjinës. Në pjesën e tretë jemi përqëndruar në rastin e investimeve Italiane, pse zgjedhin Shqipërinë dhe si është struktura e këtyre investimeve.
  • 5. Tirane 2023 5 3.Avantazhet dhe Disavantazhet e IHD-ve 3.1.Avantazhet  IHD jane nje burimi kryesor dhe dinamik per rritjen e investimeve dhe kapitalit per vendet ne zhvillim .  IHD per vec investimit fillestra , pasohen nga levizje nderkombetare kapitali , nga levizje e aftesive menaxheriale , teknologjike etj.  IHD kane nje ndikim shume te madh ne transformimin e ekonomive , gje qe do te thote se prania e tyre ka transformuar rrenjesisht modelin ekonomik te vendeve ish komuniste .  Investimet e huaja lejojne perparimin dhe hapjen e ekonomive ne nivele nderkombetare duke ndihmuar ne zhvillimin ekonomik te vendit prites.Krijimi I vendeve te reja te punes te nje cilesie me te larte duke ofruar kushte me te mira pune si edhe paga me te kenaqshme ,do te kete edhe rritje te produktivitetit .  Transferimi I aftesive dhe kompetencave nga vendi I origjines drejt vendeve pritese , kjo nenkupton transferimin e teknologjive , licencave apo aftesive te tjera duke rritur keshtu eficiencen e ekonomive lokale.  IHD luajne rol vendimtar ne rritjen e te ardhurave dhe fitimeve duke lehtesuar aksesin ne tregje te reja dhe duke rritur eksportet .  IHD jane burim per financimin e deficitit ne bilancin e pagesave duke permiresuar kreditimin e vendeve pritese te ketyre investimeve . 3.2.Disavantazhet  IHD mbartin me vete shpenzime te larta te komunikimit dhe te udhetimit .  Problemet gjuhesore – kulturore qe mund te ekzistojne ndermjet vendeve .  Madhesia e tregut Ne kete pike perben problem fakti nese vendet ku investohet nuk kane marredhenie tregtare me vendet fqinje me te zhvilluara .Kjo con ne mosfunksionim te mire te ketyre investimeve.  Ekzistenca e mundesise se deshtimit
  • 6. Tirane 2023 6 Kjo ndodh kur ne vendin prites ka paqendrueshmeri politike ose ekonomike , per kete arsye shume kompani investuese tregojne kujdes te larte perpara se te veprojne . 4.Ecuria në vite e Investimeve të huaja direkte në Shqipëri Investimet e huaja direkte në Shqipëri, sikurse dhe në vendet e tjera të Evropës Qëndrore e Lindore janë një nga format e reja të depërtimit të kapitalit perëndimor, sidomos gjatë periudhës së tranzicionit drejt ekonomisë së tregut . Para viteve ’90 Shqipëria ishte vendi më i varfër i Evropës, për arsye të sistemit ekonomik dhe social që mbizotëronte në vend. Ekonomia ne ate periudhe ishte e bazuar në pronën shtetërore, e centralizuar dhe e komanduar nga shteti. Me këto tipare ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk njohu rritje, por përkundrazi pësoi renie me ritme të shpejta, gjë që çoi në gjendje kolapsi. Gjatë viteve 1991-1992, PBB-ja ra me 40 për qind, inflacioni arriti nivelin 226 për qind dhe norma e papunësisë u rrit në 27.9 për qind. Reforma e plotë stabilizuese dhe strukturore filloi të zbatohej në mes të vitit 1992, me asistencën e organizatave ndërkombëtare, veçanërisht të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Programi i stabilizimit u mbështet në paketën standarde që konsistonte në liberalizimin e çmimeve, në politikën fiskale që synonte balancimin e deficitit buxhetor, në politikën shtrënguese monetare nëpërmjet kontrollit të rritjes së ofertës monetare dhe në liberalizimin e tregtisë së jashtme, duke siguruar kthyeshmërinë e llogarisë korente. Pas këtyre reformash rezultatet ishin të dukshme, shqipëria pati një ecuri makroekonomike të qëndrueshme duke arritur një rritje ekonomike prej 9% ne vit dhe ulje të inflacionit nga 226% në vitin 1992 në 4.2 % në vitin 2000. Sipas Ministrisë së Ekonomisë (2005), totali i hyrjes së IHD-ve në Shqipëri për periudhën 1992- 1999 ishte afërsisht $458 million. IHD-të u rritën në mënyrë të
  • 7. Tirane 2023 7 konsiderueshme nga 1998 në 2003. Sipas Bankës së Shqipërisë, IHD janë rritur në mënyrë të konsiderueshme nga 1998 në 2003, kryesisht si rezultat i privatizimeve. Në vitin 2004 pati një rritje të IHD-ve në 340 milion $. Kjo rritje erdhi si pasojë e shitjes së Bankës së kursimeve për 200 milion $ e cila u ble nga Raiffeisen Bank. Deri në fund të vitit 2004 pothuajse të gjitha ndërmarrjet e mesme shtetërore u privatizuan, më pas viti 2005 u shoqërua nga një rënie e nivelit të IHD-ve. Vitet që pasuan 2006, 2007 dhe 2008 u karakterizuan nga një rritje e theksuar e IHD-ve e cila vinte si pasojë e proçesit të privatizimit dhe krijimit të zonave dhe parqeve industriale dhe përmirësimit në fushën e legjislacionit. Edhe vitet në vazhdim 2009 dhe 2010 u shoqëruan me rritje të IHD-ve në shifrën 793 milion euro ne fund te 2010-s. Po në këtë vit Shqipëria renditej e dyta përsa i përket sasisë së prurjeve te IHD-ve midis vendeve të Evropës Juglindore pas Serbisë. Pjesa më e madhe e IHD-ve në Shqipëri janë në formën e kapitalit aksioner, rreth 70 % të totalit, kurse fitimet e ri-investuara janë në një përqindje shumë të vogël. Në fund të vitit 2011, vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në 1.4 miliardë USD, që është edhe vlera më e madhe e arritur gjatë periudhës së analizës.Vlera më e ulët është arritur në vitin 1999, ku shuma e investimeve të huaja direkte ishte vetëm 41 milionë USD. Rritja e IHD-ve në vitet 2008 dhe 2009 lidhet padiskutim me rritjen e privatizimeve në këto vite. Për investitorët e huaj Shqipëria ofron burime natyrore të pashfrytëzuara, rregulla liberale për tregtinë dhe investimet e huaja, afërsinë me tregjet europiane, sektorë të shumtë në privatizim dhe konçesion, kosto të ulëta pune, fuqi punëtore të edukuar dhe teknikisht të trajnuar, material të lëndës së parë me çmime shumë konkuruese, pozitë gjeografike strategjike dhe aftësia e Shqipëtarëve për të folur gjuhë të huaja të ndryshme. Investimet e huaja direkte luajnë një rol jetik në ekonominë e vendit tonë. Ato janë një burim i rëndësishëm i flukseve të kapitalit dhe zhvillimit të ekonomisë.
  • 8. Tirane 2023 8 Burimi: Banka e Shqiperise Pozicioni Agregate/STATISTIKATESEKTORITTEJASHTEM/POZICIONIIINVESTIMEVENDERKOMBETARE Përshkrimi Fluksitremujoriinvestimevedirekte-detyrimesipasshteteve-M6BP Institucioni BankaeShqipërise Metodologjia Tabelaparaqetfluksintremujortëinvestimevedirekte-detyrimesipasshtetevedhesipasManualit6tëBilancittëPagesave.Zëratjanëtëshprehurnëmilionëeuro.Hapësiratbosheparaqesintëdhënakonfidenciale. Periudhat Zvicër Gjermani Francë Greqi Itali Kosovë Turqi SHBA TotaliiID-detyrime TI2018 99 11 26 9 -1 3 9 2 278 TII2018 88 4 9 -15 20 5 30 3 208 TIII2018 90 4 16 -15 18 4 33 4 269 TIV2018 78 2 48 -7 16 4 26 5 265 TI2019 65 2 17 -9 18 -1 19 7 298 TII2019 47 3 21 -6 34 4 15 4 248 TIII2019 39 4 6 3 44 5 9 4 255 TIV2019 46 10 29 3 23 5 9 5 272 TI2020 44 2 8 0 28 2 27 4 229 TII2020 73 -1 6 -1 27 2 32 4 231 TIII2020 44 4 15 2 39 5 28 3 243 TIV2020 25 13 11 22 35 5 33 4 234 TI2021 15 7 34 5 31 7 24 7 234 TII2021 13 12 13 5 32 13 25 9 235 TIII2021 14 12 12 8 43 12 17 9 260 TIV2021 10 13 11 4 36 9 21 8 304 TI2022 6 39 9 4 30 11 32 13 303 TII2022 10 26 13 1 45 18 -91 14 337 TIII2022 10 10 11 3 23 17 56 13 344 TIV2022 7 16 15 3 38 17 61 9 388 TI2023 0 9 11 4 43 11 35 17 307 TII2023 7 16 10 13 66 17 33 15 379
  • 9. Tirane 2023 9 5.Origjina dhe shpërndarja sektoriale e IHD-ve në Shqipëri Si një vend në zhvillim, Shqipëria ofron potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja në shumë sektorë duke përfshirë energjinë, turizmin, kujdesin shëndetësor, bujqësinë, naftën dhe minierat, dhe teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK). Në dekadën e fundit, Shqipëria ka tërhequr nivele më të mëdha të investimeve të huaja direkte.”, -thuhet në raportin e DASH. Investimet janë të përqendruara në industritë nxjerrëse dhe përpunuese, pasuri të paluajtshme, sektorin e energjisë, bankat dhe sigurimet, dhe TIK. Zvicër, Holandë, Kanada, Itali, Turqi, Austri, Bullgari, dhe Franca janë burimet më të mëdha të IHD-ve. Aksionet e IHD-ve nga Shtetet e Bashkuara zënë një pjesë të vogël por në rritje. Investimet e huaja direkte po rriten edhe gjatë këtij viti, duke ndjekur trendin e fortë të nisur që pas pandemisë. Banka e Shqipërisë vlerëson se kompanitë e huaja investuan mbi 308 milionë euro në harkun e muajve janar-mars, në rritje krahasuar edhe me 302 milionë eurot e fillimvitit të shkuar. Pjesa më e madhe i takon fitimeve të riinvestuara të ndërmarrjeve, apo mbi 183 milionë euro. Ky segment, është edhe ai që ka njohur rritjen më të madhe përgjatë viteve të fundit. Real estate vijon të mbetet sektori kryesor që ka thithur pjesë nga këto investime. Shumë kompani dhe individë të huaj i shohin pasuritë e paluajtshme, veçanërisht në kryeqytet dhe në zonat bregdetare si një mekanizëm për të gjeneruar të ardhura, falë edhe rritjes konstante të turizmit dhe vlerës së pronave në treg. Ndërsa sektorë të tjerë me peshë në investimet e huaja janë edhe energjia, e rigjallëruar vitet e fundit dhe me një rëndësi shtesë që pas krizës në Europë, ndjekur nga industria nxjerrëse. Nëse ky ritëm i investimeve do të mbahet edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit, do të mund të tejkalohet edhe shifra rekord prej 1.3 miliardë eurosh e vitit të shkuar.
  • 10. Tirane 2023 10 Pas një rritjeje të vazhdueshme, investimet e huaja në pasuritë e paluajtshme kanë shfaqur tendenca ngadalësimi për herë të parë gjatë dy viteve të fundit. Statistikat e bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Investimet e Huaja Direkte (IHD) në pasuri të paluajtshme ishin 49 milionë euro, ose 25% më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë. Ky është dhe fluksi më i ulët tremujor që prej fillimit të vitit 2021. Që nga ajo periudhë, blerjet e pasurive të paluajtshme nga të huajt kishin parë një rritje të vazhdueshme, duke u bërë një ndër sektorët kryesorë që udhëhoqën IHD- të. Gjithsesi rritja e vazhdueshme e çmimeve duket se ka filluar të frenojë të huajt, që po blinin vila e apartamente, kryesisht në zonat bregdetare. Fluksi i IHD-ve në tremujorin e parë ishte 308 milionë euro, pothuajse në të njëjtin nivel në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
  • 11. Tirane 2023 11 Investimet në pasuri të paluajtshme zunë gati 16% të totalit, duke u renditur të tretat pas industrisë nxjerrëse dhe aktiviteteve financiare. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky sektor solli fluksin më të lartë të IHD-ve, me gati 22% të totalit. Në tre muajt e parë të 2023-t, industria nxjerrëse solli fluksin më të lartë të IHD- ve, me 22% të totalit, duke u rritur me 28% me bazë vjetore. Aktivitetet financiare sollën 58 milionë euro investime të huaja, me dyfishim në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtu përfshihen investimet e bankave, që kryesisht janë shtim i kapitalit në përputhje me kërkesat rregullatore të Bankës së Shqipërisë. Rritja e investimeve në industrinë nxjerrëse dhe atë financiare ka kompensuar rënien e tyre në pasuritë e paluajtshme. Industria përpunuese pa një rënie me 44% të investimeve, në vetëm 19 milionë euro.
  • 12. Tirane 2023 12 6.Investimet Italiane në Shqipëri Marrëdhëniet në mes të Italisë dhe Shqipërisë ka qenë prej kohësh të forta, intensive dhe të mbështetura në themele të forta historike, kulturore dhe ekonomike, e ndihmuar kjo edhe nga afërsia gjeografike. Për Shqipërinë, Italia mbetet një bashkëbisedues i privilegjuar pasi ajo ka qenë gjithmonë në pararojë të mbështetjes së tranzicionit të Shqipërisë dhe rrugëtimin tonë evropian, ka qenë donatori i parë dypalësh në njëzet vitet e fundit, është partneri më i madh tregtar, një investitor i rëndësishëm dhe një vend mikpritës për komunitetin shqiptar jashtë vendit. 6.1.Përse investitorët Italianë zgjedhin Shqipërinë? 1. Vendndodhja strategjike në qendër të Mesdheut dhe afërsia me tregjet e vendeve të Ballkanit.E vendosur në juglindje të kontinentit evropian dhe në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, Shqipëria ka pozicionimin strategjik në afërsi me tregjet e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit, që e bën atë më tërheqëse nga pikëpamja e ekonomike dhe tregtare. Portet e Durrësit dhe Vlorës janë ndër më 0 50,000 100,000 150,000 200,000 250,000 300,000 350,000 400,000 450,000 2018 2019 2020 2021 2022 IMPORTE EKSPORTE
  • 13. Tirane 2023 13 të rëndësishmit në Ballkan, dhe pikat e hyrjes në Korridorin VIII. Afërsia me Italinë është një pikë e fortë për zhvillimin e tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike ndërmjet vendeve, Italia është ndër partnerët kryesor tregtar dhe investitor kryesor për numrin e firmave. 2. Elasticiteti i ekonomisë dhe pajtueshmërinë e sistemit shqiptar me atë italian të prodhimit Ekonomia shqiptare ka vuajtur nga kriza ekonomike globale, por ka arritur të ruajë ritme pozitive rritjeje edhe në vitet e fundit (+ 1.4% në 2012 dhe + 0.48% në vitin 2013). Përveç kësaj, Shqipëria ka një sistem të prodhimit të ngjashme me atë italian, bazuar kryesisht në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Pajtueshmërinë e dy sistemeve është një element që tërheq flukset e investimeve nga Italia në një kontekst të rritjes pozitive. 3. Shpërndarja e punës me kosto të ulët Në funksion të rritjes së përdorimit të burimeve të jashtme nga shumë kompani, si një strategji për reduktimin e kostove Shqipëria vjen si një destinacion shumë konkurues për shkak të pranisë dhe shpërndarjes së punës së kualifikuar, me kosto të ulët (të ardhurat mesatare mujore në të gjitha kategoritë e profesioneve është në fakt e barabartë me 425 euro dhe kostoja e punës është vlerësuar në rreth një e treta më e ulët se ajo në fuqi në shumicën e vendeve të Evropës Lindore dhe Ballkanit). 4. Përhapja e gjuhës italiane në mes të popullsisë vendase Shqipëria është ndër vendet e rajonit të Ballkanit që është më e hapur ndaj kulturës italiane, siç dëshmohet nga përhapja e njohurive të italisht në mesin e
  • 14. Tirane 2023 14 popullsisë. Përhapja e gjuhës, por edhe modele të kulturës dhe konsumit italian janë një vlerë e shtuar e fortë dhe që e bëjnë Shqipërinë tërheqëse për investitorët italianë. 6.2.Struktura e investimeve Italiane ne Shqiperi Vetem Italia thith 54,57% te eksporteve shqiptare duke qene gjithashtu dhe furnizuesi kryesor, me nje influence prej 29,28% mbi importet e pergjithshme. Ne kete treg perfaqesojne gjithashtu sipermaresit e pare te huaj per sa i perket numrit te ndermarrjeve italiane ose italo-shqiptare aktive ne territor: prania e tyre konsiston ne rreth 500 ndermarrje te vogla e te medha, dy banka te medha, Intesa San Paolo dhe Veneto Banca dhe ne disa grupe industriale te mesme e te medha te afirmuara kryesisht ne sektoret e industrise se cimentos, bujqesise dhe energjise. Padyshim, penalizuese per efektshmerine e plote te veprimtarise se tyre ekonomike ne Shqiperi eshte mungesa e grupeve te medha italiane ne sektoret strategjike (per shembull telekomunikacione dhe sigurime) megjithe rolin e partnerit te pare ekonomik i mbajtur nga Italia per vite. Nder te tjera, ne te kaluaren disa prej ketyre grupeve kane shprehur interes per tregun vendas, por deri tani jane shkurajuar nga pasiguria mbi te drejten e prones se patundeshme, nga niveli i larte i korrupsionit si dhe nga mungesa e infrastrukturave. Ne pergjithesi, ekonomia shqiptare ofron perspektiva te rendesishme per investitoret e huaj ne sektorin e energjise, pavaresisht nga kuadri referues normativ qe nuk eshte percaktuar perfundimisht. Vemendja e madhe qeverise shqiptare kundrejt çeshtjes se energjise dhe interkonjeksionit elektrik ndermjet tregut te Ballkanit dhe Italise, qe do te sigurohet nepermjet linjes se energjise qe Terna po realizon ne Mal te Zi,I ben te jene optimist rreth perspektivave te metejshme te zhvillimit ne kete sektor. Nje mundesi tjeter per shoqerite italiane do te krijohet padyshim nga realizimi i segmentit shqiptar te Trans Adriatic Pipeline (TAP) qe parashikon ndertimin e nje gazsjellesi te destinuar per transportin e gazit azer te burimit te Shaz Deniz ne brigjet e Italise nepermjet Greqise dhe, pikerisht, nepermjet Shqiperise. Gjate vitit 2017 ndertimi i tubacionit
  • 15. Tirane 2023 15 te gazit metan pritet te hyje ne fazen e tij perfundimtare te investimeve, qe duhet te perfaqesoje rreth 1,5% te PBB kombetar ne vend per vitet e ardhshme. Perveç energjise, nje sektor tjeter me interes te madh per nje periudhe afatmesme dhe afatgjate eshte bujqesia, te cilit Qeveria po perpiqet ne keto vitet e fundit t’i jape nje hov te ri. Edhe pse sektori perballet me nje sere problematikash (nder te cilat fragmentizimi i terreneve, mungesa e koordinimit ndermjet prodhuesve qe sjellin luhatje te papritura te çmimeve si dhe fenomene te mbiprodhimit ose ne te kundert te mungeses se prodhimit; si dhe mungesat e ashtuquajtura “zinxhiri i te ftohtit” per konservimin e mishit si dhe mungesa e industrise per transformimin e produkteve fruta-perime) ekzistojne mundesi te mira per perfshirjen e furnizuesve italiane me makineri dhe impiante perkates ne sektorin agroushqimor dhe ne menyre te veçante te impianteve me teknologji se larte per perpunimin, transformimin dhe konservimin e produkteve te mishit dhe bimore, si dhe makineri per sektorin e prodhimit te veres. Per periudhen afatshkurter e afatmesme, ka mundesi te mira per kompanite italiane ne sektorin e turizmit, i cili paraqet potenciale te medha nese do te shfrytezohen mire zonat akoma te pademtuara nga zhvillimi i shfrenuar i ndertimeve qe jane verifikuar gjate vitete te fundit ne disa zona te bregdetit, dhe ne ate te manifaktures (kepucari e tekstile, mbi te gjitha), nen driten e kushteve konkurruese te tregut shqiptar te punes, te taksimeve te favorshme si dhe te elementeve tradicionale favorizuese per operatoret tone ekonomike, nder te cilat, siç eshte cituar tashme, perhapja e gjere e gjuhes italiane.
  • 16. Tirane 2023 16 7.Konkluzione Investimet e huaja direkte janë një formë shumë e rëndësishme për zhvillimin dhe rritjen ekonomike tënjë vendi. Për vende si Shqipëria me një ekonomi të centralizuar dhe drejtuar nga shteti deri para viteve’90, IHD-të janë një nga mënyrat më të mira për të depërtuar kapitali i huaj dhe për të ndryshuarrrënjësisht strukturën ekonomike të vendit. Në Shqipëri përfaqësohen denjësisht katër nga pesë llojet e IHD : ato për të fituar akse -s në faktorët specifikë të prodhimit; ato për të fituar akses në faktorët e lirë të prodhimit; ato për të fituar akses në tregjet konsumatore shqiptare dhe ato për të organizuar joint-ventures.Investimet e Huaja Direkte sjellin ndikime të ndryshme në ekonominë e vendit pritës, pra përveç anëve pozitive, ato kanë edhe disavantazhet e tyre. Duhet theksuar se në Shqipëri fluksi i Investimeve të huajadirekte përgjithësisht ka pasur efekte positive. .Përsa i takon shpërndarjes territoriale të IHD-ve, ato janë të përqëndruara në dy qytetet kryesore të vendit,Tirana dhe Durrësi, kjo për shkak se Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, kurse Durrësi ka portin më tëmadh në vend. Niveli i IHD-ve në dy dekadat e fundit,ka,pasur luhatjet,e,veta, por’në’tërësi shihet’një’tendencë,në rritje për këto lloj aktivitetesh,kjo për shkak,të klimës,së biznesit që ofron Shqipëria’dhe politikave që kanë favorizuar investitorët e huaj. Investimet e huaja në Shqipëri kanë sjellë me vete efektet e tyre përgjithësisht pozitive ku mund të përmendim: vlerën e shtuar, rritjen e punësimit, rritjen e produktivitetindhe zhvillimin ekonomik.Sipas një raporti të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve renditen dhjetë arsye përse njëinvestitor duhet të zgjedhë Shqipërinë dhe konkretisht këto arsye janë: performancë ekonomike e fortë, pozitë gjeografike të favorshme, hyrje e lirë në treg, hapësirë ligjore miqësore për biznesin, potencial tëlartë për investime, taksa të ulëta, forca e punës, flukse investimesh të huaja në rritje, përmirësimi iinfrastrukturës si edhe cilësia e jetesës.