Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

ESE

1,689 views

Published on

WS

Published in: Entertainment & Humor
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

ESE

  1. 1. 1 Universiteti i Tiranës Fakulteti i gjuhëve të huaja Detyrë kursi Lënda:Metodologji e marrdhënies dhe Mendim kritik. Punoi: Enian Shima Pranoi:Dr.Leticja Gusho Grupi B Tiranë 2017
  2. 2. 2 Ese “Problematikat aktuale të mësimdhënies në shkollat shqipëtare.” Arsimi siç e dimë të gjithë është një ndër çështjet parësore,që na prek të gjithëve dhe ndikon në të ardhmen si individ por dhe si popull.Një ndër standartet më të mëdha që duhet të ketë një vend janë ato në arsum,por arsimi u sotëm po has goxha probleme dhe pakënaqësi duke filluar që nga ngarkesa e madh e deru tek mosinformimi.Një koncept mjaft i gjerë i cili ka prekur thuajsr gjithë shkollat shqipëtare,ka përparësi dhe të meta është mësimdhënia. Dimë që nxënësit e klasave të para ngarkohen së tepërmi për moshëne tyre dhe logjika e mësimeve është shumë e vështirë.Gjithashtu metoda aktuale synon mësimin mekanik pra përmendësh të shumë gjërave,ku në fakt kryesore është esenca që duhet të ketë një burim logjik.Dëgjojmë shpesh se nxënësit shkojnë në shkollë me stres,e duke menduar për notat,ku në fakt duhet ta shohin shkollën si një ambient bashkëpunues dijesh dhe veprimtarishë.Përqindja e stresit në shkollë është tepër e lartë dhe mbinormalen.Por duke lënë pas këto probleme që përmenden hidhemi tek cikli i mesëm dhe i lartë ku shumë student duhet ta kualifikojnë veten në një profesion të përshtatshëm dhe i mungon informimi i gjerë jo vetëm i listës së profesioneve por edhe i mesatares dhe i aftësive përkatëse,që çojnë nxënësit në zgjedhje të gabuar. Mësimdhënia është veprimtari produktive e qëllimshme dhe planifikuar që ka për synim të ndihmojë një ose më shumë nxënës për nxenie.Një aspekt shumë i rëndësishëm që duhet patur parasysh është dhe objektiviteti,të rrallë janë mësuesit që e përdorin kërë metodë.Problematikat ndikojnë tek mësuesit në mësimdhënie,i duhet një pregatitje e materialit në nivel teorik dhe nivel praktik,duhet të jetë i vetërregulluar duhet një analizë të detyrës mësimore,qëllimi dhe hartimi.Një çështje e rëndësishme për diskutim është edhe tregu i punës dhe kërkesa në bazë të tij.Për një zgjedhje sa më të suksesshme patjetër nxënësi duhet të informohet për tregun e punës dhe të mos shkojë drejt një profesioni pa të ardhme. Duke ditur aftësitë personale dhe suke qenë i informuar nxënësi bën zgjedhje që i mundëson ushtrimin e profesionit menjëherë pas përfundimit,po vihet re një prirje e madhe e nxënësve me mesatare jo dhe aq të lartë në profesione prestigjoze ku në fakt duhet të zgjedhin profesionale sepse dhe tregu i punës kërkon edhe më shumë të tillë.Niveli i nxënësve duhet të përzgjidhet me kujdes nga mësuesit në bazë të një mesatareje gjatë viteve shkollore të cilat duhet të jenë të larta në këtë mënyrë duhet bëre menjëhere klasifikimi i nxënësve që do të cojë në një zgjidhje më të lehtë dhe më fitimprurëse.Arsimi nuk duhet neglizhuar është pjesa më e rëndësishme si nga prindërit mësuesit dhe nxënësit e gjithë organet reformatore të saj sepse në bazë të arsimit ne formojmë të ardhmen dhe për këtë duhet që të gjithë të vihemi në lëvizje për të përmirsuar arsimin dhe për ta bërë më praktik e më pak formal,për të dhënë informacionet e duhura e rritjen e nivelit studentor.Vetë mësuesi duhet të jetë i qartë se çfarë do të kerkojë nga nxënësit t'u tregojë nxënësve se çfarë kërkon nga ata.Kur mësuesi merr nga nxënësi atë që pret e inkurajon atë me shprehje vlersuese e ndërsa kur mëauesi nuk merr informacionin që klasa pret e plotëson këtë informacion duke ftuar edhe nxënësit e tjerë që të japin mendimin dh argumentat e tyre .Në
  3. 3. 3 klasë ka disiplinë të mirë kur aktivitetet janë të strukturuara për të përmirsuar sjelljen bashkëpunuesve të nxënësve. Përveç sjelljes në klasë mësuesi duhet të menaxhojë dhe njohuritë e nxënësve. Nxënësi bëhet konfuz dhe ndjehet i pasigurtë kur mësuesi përdor tema të paqarta dhe e ndërpret shumë herë nxënësin kur ai jep një mendim. Të gjitha këto krijojnë problematikë. Mënyra sesi një mesues shpjegon, urdhëron, jep detyra të cilat i mirëorganizon në mëngra të ndryshme janë dhe e bejnë oren e mësimit akoma më tërheqëse. Kështu mësuesi duke përdorur thuajse çdo mjet dhe duke hasur vështirësi ne shpjegim apo duke mos përcjell mirë tek nxënësi atë që quhet një e mirëinformim atëherë po ka lindur një "problem". I gjithë menaxhimi i orës që ka bërë deshton por me një sukses të plotë, sepse ora është plotësuar dhe janë zbatuar të gjithë rregullat ppr nuk ështe "thithur" mirë apo "fiksuar" në memorien e nxënësit atëherë kemi hasur në një shkallë vështirësie të "larte".Problemet e rënditura më lartë si kualifikimi i mësuesve, mos nxënia apo stresi i nxënësve një problem i rrallës dhe mjaft madhor janë tekstet shkollore. Reformimi i arsimit tashmë ka prekur të gjithë sistemin arsimor dhe duket se po kulmon me ligjin për arsimin e lartë. Duke qenë se intensiteti i reformave ka qenë i madh dhe koha e kryerjes së tyre, relativisht e shkurtër, janë vënë re dhe po dalin në pah shumë problematika. Është e kuptueshme që vetëm me një reformim të tillë problemet nuk mund të zgjidheshin përnjëherë. Kështu dolën në pah problematikat të cilat në disa raste, nëse nuk trajtohen me seriozitetin e duhur mund të lënë pasoja të rënda në arsimimin e brezave. Mësuesit duhet të jenë të vetëdijshëm për të mësuarin specifik dhe problemet personale që mund të bëjnë një fëmijë të dështojë apo të ketë rezultate të ulëta apo të jetë nxënës i prapambetur. Është në dorë të mësuesve dhe prindërve që të sigurojnë ndihmën e nevojshme për nxënësit e prapambetur të përparojnë. Meqenëse nuk ka shërbime të veçanta në dispozicion për nxënësit e prapambetur, mësuesi duhet të marrë një rol drejtues dhe ti mbajë linjat e komunikimit të hapura me prindërit për të përmbushur në mënyrë efektive nevojat e mësimit të nxënësve të tillë. Qëllimi përfundimtar nuk është që t’i ndihmojmë nxënësit e prapambetur dhe ti bëjmë patjetër, me cdo kusht nxënës shumë të mirë por për t'i bërë ato të arrrijnë në nivelin e tyre më të mirë. Por sa keq kur dikush kujton një mësuese të egër , pedante, të lodhur, të ngrysur që me fytyrën dhe karakterin e saj dekurajon e tkurr nxënësin, që bën që ta urrejë proçesin e të nxënit. Sigurisht mësuese të tilla ka pasur e ka plot. Prandaj edhe unë vë theksin tek etika e komunikimit dhe e sjelljes në klasë. Nëse një mësues nuk është i afërt me nxënësit, nuk krijon ura komunikuese dhe bashkëpunimi në klasë me siguri lista emerore e nxënësve te prapambetur do te shtohet.Ndikimi emocional i sjelljes së mësuesit mund të ndikojnë mësuarit, sepse ndihmon që të përcjellë tek nxënësit një dashuri për temën që ata mësojnë. Kur mësuesi jep ngrohtësi, emocion dhe ndjeshmëri, nxënësit ndjehen të lirshëm që të konsiderojnë emocionet e tyre dhe kuptimet personale si përmbajtje legjitime në mësim. Por, kur gjuha që përdor mësuesi është e ashpër, qëndrimi I rreptë dhe pedant, nxënësit humbasin motivimin e tyre për të mësuar. Një mënyrë e thjeshtë për të bërë mësimin më afektive është të nxitja e kuriozitetit në klasë. Kjo e bën të mësuarit më shumë interesant dhe argetues. Kurioziteti mund të rritet duke futur risi dhe shumëllojshmëri në teknikat mësimore.
  4. 4. 4 Përfshirja e nxënësve në vendimmarrje në klasë është gjithashtu një mënyrë e nxitjes së mësimdhënies dhe të të nxënit emocional. Kur mësuesi merr vendime me nxënësit në lidhje me përmbajtjen, detyrat, afatet, testet e klasës, dhe të mësuarit në të ardhmen, ata ndjehen të fuqishëm, të dobishëm dhe kjo e bën të gjithë procesin më demokratik. Gjithashtu, kjo ndihmon që ta shohin mësuesin si bashkëpuntor, menaxher, drejtues. Ato e largojnë idenë e gabuar që një mësues është vetëm një autoritar, puna e të cilit është që ti thotë nxënësve cfarë të bëjnë apo cfarë të mos bëjnë ose për të parandaluar veprimet, dhe të bëjnë gjykime në klasë. Nga ana tjetër, ata fillojnë të mendojnë se mësuesi është një lehtësues, i cili është i hapur për problemet e tyre dhe që luan rol kryesor e të madh në të mësuarit e tyre. Mësuesit duhet te kuptojnë se te mbajnë nxënësit të motivuar dhe të jenë të suksesshsëm me gjithë ato teknika është e pamundur. Si një edukator profesionist mësuesi duhet te kuptoje se cilësia e mësimdhënies qëndron ne aftësinë e mësuesit për te krijuar cilësi. Mësuesi duhet ta njohë, ta kuptojë edhe ta pranojë teorinë për mënyrën e të nxënit të fëmijëve. Kur mësuesi e njeh dhe e pranon teorinë për zhvillimin e fëmijëve, atëherë ai e di se nxënësit kanë stile të ndryshme të të nxënit dhe ai duhet ta përshtatë mjedisin e të nxënit sipas nxënësve, të ofrojë më shumë mundësi brenda klasës edhe të planifikojë aktivitete të cilat, përveç faktit se do të jenë në përputhje me programin mësimor, po gjithashtu do t’i takojnë stileve të ndryshme të të nxënit të fëmijëve, dhe me anë të kësaj do të krijohet strategjia e suksesshme për përmirësim të të nxënit individual.
  5. 5. 5 Struktura e eses Hyrje Arsimi siç e dimë të gjithë është një ndër çështjet parësore,që na prek të gjithëve dhe ndikon në të ardhmen si individ por dhe si popull.Një ndër standartet më të mëdha që duhet të ketë një vend janë ato në arsum,por arsimi u sotëm po has goxha probleme dhe pakënaqësi duke filluar që nga ngarkesa e madh e deru tek mosinformimi.Një koncept mjaft i gjerë i cili ka prekur thuajsr gjithë shkollat shqipëtare,ka përparësi dhe të meta është mësimdhënia. Idea I: Mbingarkesa në mësime. Shumë detyra,stres dhe një shpjegim jo shumë I qartë,ndaj I bën nxënësit të futet në mendime. Idea II: Mungesa e profesionalizmit. Kualifikimi I mësuesve,duke mos pasur ato një mosinformim e përcjellin dhe tek nxënësit. Idea III: Bashkëpunimi prind-nxënës-mësues. Ndihmon shumë shfaqen e interesit të fëmijës së tyre në institucion. Konkluzionet: Mësimdhënia është një nga fushat më problematike të shoqërisë sonë.Ajo përcakton standartet e individëve dhe të ardhmen.Në Shqipëri arsimi has problematika aktuale si:mbingarkesë,mosinformimi,mungesa e bashkëpunimit prind-nxënës-mësues.Ndaj arsimi është hallka e mbarvajtjes sociale por nëse kjo hallkë mungon atëherë çon në prishjen e zinxhirit jetik duke na klasifikuar në vende me pritshmëri të ulët ekonomike e një zhvillim i prapambetur.

×