Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
Vërtetëmatësi – Bashkia
Tiranë
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës
për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015.
13 M...
Përmbledhje ekzekutive
Ky raport i përgatitur nga Lëvizja Mjaft synon të krahasojë premtimet për Bashkinë e
Tiranës për ma...
Çfarëdo veprimi i mëtejshëm do të jetë në interes të fushatës elektorale për zgjedhjet e
21 Qershorit dhe jo në interes të...
Vlerësimi i premtimeve në programin e kryetarit te Bashkisë
Vlerësimi i realizimit të premtimeve të ndërmarra në programin...
- Në raste ideale, premtimi përmban qëllime të caktuara, por në praktikë, hasen shumë
devijime nga ky rregull.
- Në disa r...
1.2 Mbetjet në të gjitha zonat e qytetit, do të vendosen kontenierë të
mëdhenj e të vegjël, dhe do të zbrazen dy herë në d...
Fakti: Edhe pse në vitin 2011 pushteti qëndror miratoi ligjin “Për menaxhimin e
integruar të mbetjeve”, nëprëmjet të cilit...
reja pune. Ndërkohë që për periudhën dyvjeçare në të cilën ishin premtuar 30.000
vende pune, periudhë ku kishte mbështetje...
shërbimit të strehimit do të jetë Qendra e Informimit Qytetar pranë Bashkisë së
Tiranës.
5. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, ...
1.000 lekë/çdorast Kontroll i produkteve me origjinë shtazore për çdo makinë
1.000 lekë/çdo makinë.
Kontroll dhe lëshim ra...
Azhornime për reklama, vendosje tavolinash 2.000 lekë.
9. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA...
Fakti: Në kuadër të këtij premtimi gjatë muajit tetor 2011, Bashkia e Tiranës firmosi një
marrëveshje të rëndësishme me Ko...
kryeqytetit, si një mjet për të nxitur hapjen e bizneseve të reja dhe në krijimin e vëndeve
të reja të punës.
Fakti: Por k...
shtrirja e mundësive të praktikës në të gjitha institucionet në varësi të Bashkisë, si
konkluzion ky premtim konsiderohet ...
5. Subjektet bëjnë pagesa të plota në muajin Prill dhe nëse mund të mbyllin
aktivitetin në muajt në vijim nuk u kthehen më...
Për këtë arsye, shumica e njësive vendore i mbledhin të ardhurat nga burimet e veta jo
nga taksat vendore por nga tarifat ...
Premtimi: Ky premtim synon shtimin e investimeve bashkiake në 40% të shpenzimeve.
Me anë të kësaj politike kërkohet që rri...
Premtimi: Me krijimin e Agjencisë Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit u premtua
që detyrat parësore do të ishin inspekt...
Bashkinë e Tiranës, përmes një sistemi monitorimi elektronik online. Në këto qendra
mund të raportohet elektronikisht e kë...
Gjithashtu nëpërmjet vendimit nr. 23 datë 09.04.2013, u shtua edhe pika “d” ku
theksohet se pranë Njësive Bashkiake do të ...
Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Zhvillimi Ekonomik
Lokal:
3. TURIZMI KULTURA SPORTI
3....
Premtimi: Për të zhvilluar dhe ofruar ofertat turistike për qytetin e Tiranës, Z. Basha
mendoi që hapja e zyrës së turizmi...
Fakti: Premtimi se do të rikthehen të gjitha ambientet sportive është tepër i
përgjithshëm dhe nuk përmban specifika. Në t...
3.8 Do të investohet në ndërtimin e një qendre Multifunksionale Sportive
Publike e cila do të jetë moderne, dhe e hapur pë...
4. KUJDESI SOCIAL
4.1 Grupet në nevojë do të përfitojnë shumë shërbime bashkiake, duke
përfshirë transportin urban falas.
...
3. Çertifikatë lindjeje personale të aplikuesit;
4. Vërtetim banimi nga Njësia Bashkiake ku kërkon strehim, ose lejen e ba...
Banesat sociale me qera të ndërtuara në Shkozë ende edhe sot vazhdojnë të mos
shpërndahen. Odiseja e 400 banesave, nisi ku...
4.5 Do hartohen dhe aplikohen programe të posaçme atraktive për të ulur
nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët romë ...
4.9 Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor veçanërisht në zonat ku
ato mungojnë si; Don Bosko, Komuna e Parisit, R...
në një prej ambienteve të kompleksit të Banesave Sociale në pronësi të Bashkisë së
Tiranës53
. Në konkluzion të fakteve sa...
turne në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit. Përgjatë fushatës premtimi nuk
u detajua prej Z. Basha për të dhë...
kryeqytetit të kenë funksional sistemin e ngrohjes. Por faktikisht në raportimet e fundit
në media vihet re se më pak se 5...
Fakti: Duke e lidhur edhe me premtimin pasardhës, Bashkia e Tiranës në mungesë të
akordimit të më shumë fondeve për të kri...
5.9 Do të ofrohen, çdo vit, 100 bursa për studentët ekselentë dhe 500 bursa
për studentët në nevojë të Tiranës.
Premtimi: ...
5.11 Do të ndërtohet një kampis universitar i ri për Universitetin Politeknik.
Premtimi: Krahas ngritjes së Kampusit të ri...
Premtimi: Në katër vitet e ardhshme, kryebashkiaku i ardhshëm angazhohet që,
qytetarët e Tiranës të jetojnë e banojnë në n...
6. Mungesa në dokumentacion;
7. Kontrollon kantierin e ndërtimit, sigurimin teknik, etj.
Siç përshkruhet më sipër, Inspekt...
objekteve të banimit si nga ana konstruktive apo infrastrukturore e ndërtesave. Ky
premtim konsiderohet i parealizuar.
6.3...
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

952 views

Published on

Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës
për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015

  1. 1. Vërtetëmatësi – Bashkia Tiranë Raporti mbi performancën e Bashkisë së Tiranës për periudhën Qershor 2011 – Mars 2015. 13 Mars 2015
  2. 2. Përmbledhje ekzekutive Ky raport i përgatitur nga Lëvizja Mjaft synon të krahasojë premtimet për Bashkinë e Tiranës për mandatin katër vjeçar të qeverisjes, në krahasim me punën reale përgjatë periudhës 2011 - 2015. Ky projekt është i mbështetur prej National Endowment for Democracy. Mendimet, përfundimet dhe konkludimet apo rekomandimet e shprehura këtu janë të Autorit(ëve) dhe jo medoemos pasqyrojnë qëndrimet e National Endowment for Democracy. Gjatë prezantimit të platformës elektorale për fushatën e Bashkisë së Tiranës në periudhën Prill – Maj 2011, Lulzim Basha artikuloi disa premtime të cilat u konsideruan më madhoret e kryera përgjatë këtyre 25 viteve. Disa nga premtimet kryesore, ndër të tjera ishin: krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës, shfuqizimi i 60 taksave/tarifave bashkiake, aplikimi i Kartës Bashkiake Studentore, ndërtimi i Unazës së Madhe, Bulevardit të Ri, sistemit të Tramvajit etj. Në bazë të deklaratave elektorale të Z. Basha në hapjen e fushatës, por edhe gjatë saj, janë evidentuar në total 85 premtime të ndara në 6 kategori. Kategoritë janë: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura. Nga analizimi i të gjitha këtyre premtimeve rezultojnë se në total 15 premtime konsiderohen të realizuara, 6 premtime rezultojnë të realizuara pjesërisht, 4 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 60 premtime mbeten të parealizuara. Siç vihet re nga të dhënat e mëposhtme numri më i lartë i realizimeve të premtimeve i takon kategorisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal me 6 premtime të realizuara. Ndërkohë raporti më i lartë i premtimeve të realizuara me totalin e premtimeve për kategori është ai i Turizmit Kulturës dhe Sportit. Ndërkohë vihet re mungesë e realizimeve përsa i përket premtimeve mbi infrastrukturën. Vepra madhore si Bulevardi i Ri, Stacioni Multimodal, Sistemi i Tramvajit, Unaza e Madhe, Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës, Parku i Dajtit, Parku i Madh i Tiranës kanë rezultuar si premtime të pambajtura. Po në këtë kategori vlen për të përmëndur plotësimi i premtimit për “hartimin e një Plan Bashkëkohor Rregullues për qytetin brenda vitit të parë qeverisës”. Plani u votua datë 15 Shkurt 2013, ku u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Ndërkohë që në kategorinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Bashkia e Tiranës ka dështuar në mbajtjen e premtimit për “rritjen me të paktën 2,5 herë të ardhurave të Bashkisë”. Gjithashtu mbetet e realizuar pjesërisht “shfuqizimi i 60 taksave e tarifave vendore dhe do të përfitojnë uljen 2-5 herë më shumë të normës së taksave/tarifave që mbesin”, si dhe “krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës për qytetarët e Tiranës brënda dy viteve të para”. Pjesë e këtij raporti është analizimi i përmbushjes së premtimeve për periudhën kohorë Qershor 2011, deri në ditën e sotme. Në raport nuk janë parashikuar veprime që do të adresojnë premtimet e mëposhtme, të cilat mund të kryhen përgjatë dy muajve në vijim.
  3. 3. Çfarëdo veprimi i mëtejshëm do të jetë në interes të fushatës elektorale për zgjedhjet e 21 Qershorit dhe jo në interes të nevojave të qytetarëve të Tiranës. Metodologjia Përshkrim i përgjithshëm Vërtetëmatësi është një praktikë e themeluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe e zbatuar tashmë në shumë vende të tjera, që synon matjen e realizimit të premtimeve të dhëna nga forcat politike në pushtet në zgjedhjet paraardhëse si dhe matjet e vërtetësisë së premtimeve politike gjatë një fushate elektorale. Synimi i Vërtetëmatësit në Shqipëri është vlerësimi i realizimit të programit qeverisës gjatë katër viteve të fundit si dhe vlerësimi i vërtetësisë së premtimeve elektorale të spektrit politik shqiptar në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013 dhe në vijim te qeverisjes për Partinë fituese të zgjedhjeve. Platformës Vërtetëmatësi i është shtuar edhe një komponent tjetër, ai për monitorimin e premtimeve për Bashkitë më të mëdha ne vend, si dhe premtimet e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. Parimi i përgjithshëm i Vërtetëmatësit është se në politikë nuk ka të vërteta absolute, por pothuajse gjithçka zhvillohet në një zonë gri. Vlerësimi i deklaratave politike Politikanët gjatë jetës së tyre të përditshme kanë gjithmonë tendencën të bëjnë deklarata që përmbajnë fakte të paqena ose pjesërisht të vërteta, tregojnë fakte pa lidhje për të krijuar insinuata në mbështetje të një argumentimi etj. Një grup kërkuesish i vlerëson këto deklarata në përballe me faktet e disponueshme nga realiteti shqiptar. Në fund deklaratat politike klasifikohen si: E vërtetë – deklarata është e saktë dhe asgjë e rëndësishme nuk ha humbur. Përgjithësisht e vërtetë – deklarata është e saktë por ka nevojë për saktësime të mëtejshme. Përgjithësisht e pavërtetë – Deklarata përmban disa elementë të vërtetë por injoron fakte të rëndësishme që krijojnë një përshtypje tjetër. E pavërtetë – Deklarata nuk përmban informacion të vërtetë Ia fut kot – Deklarata jo vetëm që nuk është e saktë, por përmban edhe pretendime qesharake
  4. 4. Vlerësimi i premtimeve në programin e kryetarit te Bashkisë Vlerësimi i realizimit të premtimeve të ndërmarra në programin qeverisës për pushtetin lokal është një punë më e komplikuar nga pikëpamja metodologjike se sa vlerësimi i vërtetësisë së deklaratave. Premtimet në programin për qeverisjen lokale shpesh përmbajnë gjuhë fluide, premtimet nuk përmbajnë një mekanizëm logjik të realizimit të tyre dhe në shumë raste, cilësorët janë përgjithësues, psh. “do ta rrisim ekonominë lokale ”, “do të krijojmë mjedis të shëndetshëm” ose “do ta ulim korrupsionin” pa përmendur se sa apo si. Për këtë arsye, një premtim i programit fillimisht klasifikohet si: a) Konkret b) Pjesërisht konkret c) I përgjithshëm Përveç kësaj, në rast se premtimi është konkret, shënohet nëse kryetari i bashkisë ka përcaktuar një afat kohor për realizimin e premtimit. Nëse kryetari i bashkisë nuk e ka përcaktuar afatin kohor, mandati qeverisës vendor katërvjeçar merret si afati maksimal i mundshëm. Premtimet e kryetarit te bashkisë ballafaqohen me realitetin në kohën kur hartohet raporti i vërtetëmatësit. Burimet e fakteve janë burimet publike, statistikat zyrtare apo raportimet e organizmave të ndryshme vendëse apo të huaja, si dhe media. Premtimet klasifikohen si: E vërtetë – premtimi elektoral rezulton i realizuar në mbi 75 për qind. Pjesërisht e vërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 50 dhe 75 për qind. Pjesërisht e pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i realizuar mes 25 dhe 50 për qind. E pavërtetë – Premtimi elektoral rezulton i parealizuar ose shumë pak i realizuar. Vlerësimi i cilësisë (saktësisë) së programit të një partie/kandidati Në programet e partive dhe të kandidateve, identifikohen ato pjesë që përbëjnë premtime dhe ekstraktohen nga programi, listohen në eksel. - Premtim konsiderohet një deklaratë që përmban veprime me anë të së cilave një parti thotë se do të arrijë disa synime.
  5. 5. - Në raste ideale, premtimi përmban qëllime të caktuara, por në praktikë, hasen shumë devijime nga ky rregull. - Në disa raste një premtim ka më shumë se një qëllim, si në rastet kur ka një objektiv të përgjithshëm dhe më pas, shumë objektivë të vegjël. Në këto raste, premtimi është trajtuar si një i plotë ose është ndarë në disa premtime. Lista e premtimeve për mandatin 4-vjeçar 2011-2015 për Bashkinë e Tiranës. 1. MJEDISI 1.1 Qytetarët e Tiranës do të jetojnë në një prej qyteteve më të pastra në Europë. Premtimi: Kryetari i Bashkisë së Tiranës premtoi se nëpëmrjet implementimit të projekteve mbi sistemimin e trafikut, ngritjes së parkingjeve nëntokësore, modernizimin e transportit publik duke investuar ne ngritjen e tramvajit, por edhe krijimin e infrastrukturës për korsitë e biçikletave, kryeqyteti do të ishte një prej qyteteve më të pastra në Europë. Fakti: Duke marrë parasysh realizimin apo mos realizimin e një sërë premtimesh të cilat lidhen me këtë pikë, vihet re se Tirana ngelet akoma në nivele jo të kënaqëshme përsa i përket ndotjes së ajrit. Kështu bazuar mbi monitorimin e cilësisë së ajrit sipas stacioneve të ISHP, nëpërmjet një aplikacioni të mbështetur nga GIZ, i cili gjendet në ueb-in e Bashkisë së Tiranës1 , niveli i ndotjes së lartë në parametrin PM dëshmon mosrealizimin e këtij premtimi. Edhe pse parametrat e ndotjes së ajrit janë brënda normave të lejuara nga BE, ato janë largë objektivit për të patur një prej qyteteve më të pastër në Europë. Madje në disa raste normat e PM 2.5 rritja e së cilës vjen si pasojë e: rritjes së aktiviteteve industriale, rritjes së numrit të automjeteve apo i kohës që ato shpenzojnë në rrugë, rritjes së qarkullimit të automjeteve të vjetra ose me emetime të larta gazrash, arrin deri në limitet maksimale të lejueshmërisë. Një tregues tjetër është edhe norma e lartë e NO2 (dioksidit të azotit) i cili shpesh herë është më i lartë se normat e lejuara europiane. Si konkluzion, në bazë të elementëve faktikë ky premtim mbetet i parealizuar. Tabela e mëposhtme ilustron premtimet e realizuara dhe të parealizuara për kategorinë Mjedisi: 1 http://www.tirana.gov.al/sq/Cilesia-e-ajrit-ne-Tirane
  6. 6. 1.2 Mbetjet në të gjitha zonat e qytetit, do të vendosen kontenierë të mëdhenj e të vegjël, dhe do të zbrazen dy herë në ditë. Premtimi: Në përmbushje të zotimit se brënda mandatit qytetarët do të gëzojnë një qytet të pastër, Z. Basha premtoi se do të vendosen konteinerë të mëdhenj e të vegjël, ku do të grumbullohen e largohen mbetjet e hedhurinat në të gjitha zonat e qytetit, do të zbrazen dy herë në ditë mbetjet në të gjitha zonat e Tiranës e do të pastrohen rrugët dhe sheshet me makineri moderne. Fakti: Në fakt premtimi i mësipërm është praktika e cila ka ekzistuar pergjatë viteve të fundit në Bashkinë e Tiranës për grumbullimin e mbetjeve. Kjo praktikë nuk ka ndryshuar dhe është konsoliduar më tej ndër vite duke mos krijuar neglizhencë në pastrimin e mbetjeve të qytetit. Edhe pse premtimi nuk ka patur si synim promovimin e një praktike e cila nuk zhvillohej në Bashkinë e Tiranës, si konkluzion mund të themi se ky premtim është i realizuar. 1.3 Do të ketë teknika të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve, ndarja në tre kazanë mbetje plastike, mbetje qelqi dhe mbetje letre, me qellim rritjen e shkallës së riciklimit. Premtimi: Shërbimi i kryer nga operatorët do të monitorohet me rreptësi, duke përfshirë në monitorim qytetarët dhe bizneset krahas sensibilizimit dhe edukimit të vazhdueshëm për "Një Tiranë të Pastër". Sistemi i diferencuar i grumbullimit të mbetjeve do të mbështetet nga kapacitete të zgjeruara të trajtimit të mbetjeve në të gjithë metropolin e Tiranës, bazuar në modele miqësore me mjedisin, përfshirë riciklimin, duke kontribuar kështu si në pastërtinë e qytetit ashtu edhe në neutralizimin e kësaj "bombe" mjedisore, e deri në krijimin e mundësive për aktivitete ricikluese.
  7. 7. Fakti: Edhe pse në vitin 2011 pushteti qëndror miratoi ligjin “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, nëprëmjet të cilit ngrihej kuadri ligjor për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve, Bashkia e Tiranës nuk e ka implementuar diçka të tillë. Nga vëzhgimi në terren nuk është e vështirë për të provuar se teknika për gumbullimin e diferencuar të mbejteve nuk po aplikohet. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës ka akorduar rreth 150 mijë dollarë përë këtë projekt, sëbashku me fondin prej 500 mijë dollarë për studimin e fizibilitetit nga Banka Botërorë, sërisht Z. Basha ka akuzuar Ministrin e Financave për bllokimin e kësaj nisme. Si konkluzion ky premtim konsiderohet i parealizuar. 1.4 Ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lumin e Tiranës, por do të përpunohen. Premtimi: Në takimin elektoral të datës 22 prill 2011 me banorët e zonës së Bregut të Lumit, kryebashkiaku Basha garantoi se: “ujërat e zeza nuk do të derdhen më në Lumin e Tiranës, por ato do të përpunohen si në çdo kryeqendër tjetër europiane”. Nëpërmjet këtij premtimi kolektorët nuk do të derdhen direkt në lumë, por ujërat e zeza do të përpunohen. Fakti: Për këtë premtim Bashkia e Tiranës në bilancin e saj të punës deklaroi se projekti i Bashkisë parashikon zgjerimin e shtratit të lumit dhe krijimin e hapësirave të gjelbra në të dy anët e tij, përmes argjinaturave do të bëhet mbrojtja e zonave urbane nga rreziku i përmbytjeve, sikundër në të dy anët e lumit janë ndërtuar kolektorë për mbledhjen e ujërave të zeza, me qëllim që ato të mos derdhen më në lumë. Ky premtim ka ngelur në kuadër të një premtimi të thjeshtë elektoral pasi përgjatë katër viteve është harruar nga administrata vendore. Ndërkohë që Kryebashkiaku Lulëzim Basha e justifikon faktin e mos përfundimit të projektit me bllokimin të fondeve nga pushteti qëndror. Për më tepër banorët e kësaj zone janë gjetur të përmbytyr disa herë për shkak të kushteve të keqija atmosferike, por edhe mungesës së investimeve të premtuara. Kështu ky premtim konsiderohet i parealizuar. 2. ZHVILLIMI EKONOMIK LOKAL 2.1 Në dy vitet e para do të mundësojë krijimin e 30 mijë vendeve të reja të punës për qytetarët e Tiranës. Premtimi: Në prezantimin e tij si kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës më datë 26 Mars 2011, z. Basha premtoi krijimin e një Task Force për punësimin, veprimi i cili do të mundësontë hapjen e 30 mijë vendeve të reja pune në dy vitet e ardhshme. Sipas tij vetëm projekti i Unazës së Madhe dhe të projekteve të tjera infrastrukturore do të krijojnë mbi 5800 vënde të reja pune.2 Fakti: Gjatë fjalës së tij më datë 26 Dhjetor 2014 mbi bilancin e arritjeve të Bashkisë së Tiranës Z. Basha pranoi se përgjatë mandatit të tij ishin krijuar vetëm 25.000 vende të 2 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/
  8. 8. reja pune. Ndërkohë që për periudhën dyvjeçare në të cilën ishin premtuar 30.000 vende pune, periudhë ku kishte mbështetjen e pushtetit qëndror, janë krijuar vetëm 17.000 vende të reja pune. Dështimin për plotësimin e këtij premtimi Basha e justifikoi me përkeqësimin e kushteve ekonomike shqiptare në përgjithësi dhe kryeqytetase në veçanti. Edhe pse sa më sipër është pranuar prej vet Z. Basha mos përmbushja e këtij premtimi, në mungesë të dokumentave për numrin e saktë të vendeve të reja të punës në Bashkinë e Tiranës ky premtim konsiderohet i pamatshëm. 2.2 Bizneset do të lirohen nga pesha e 60 taksave e tarifave vendore dhe do të përfitojnë uljen 2-5 herë më shumë të normës së taksave/tarifave që mbesin. Premtimi: Një nga premtimet kryesore përgjatë fushatës zgjedhore të Z. Basha ishte edhe shfuqizimi i 60 taksave dhe tarifave vendore, të konsideruara si barrë për biznesin e vogël. Nëpërmjet këtij premtimi Z. Basha synonte përmirësimin e klimës së biznesit kryeqytetas dhe krijimin e lehtësirave fiskale në hapjen e bizneseve të reja, për të ndihmuar në rritjen ekonomike dhe të punësimit lokal. Fakti: Vendimi i parë i cili adresonte këtë premtim ishte ai i datës 12.10.2011 i miratuar nga Këshilli Bashkiak. Nëpërmjet këtij vendimi u miratua shfuqizimi i këtyre taksave lokale3 : 1. KAPITULLI 1 TAKSAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA I.F TAKSAT E RREGJISTRIMIT TË PËRVITSHËM TË MJETEVE”. Baza e taksës është lloji i mjetit të transportit rrugor.Niveli i taksës shprehet në një kuotë të caktuar, sipas llojit të mjetit. Kategoritë dhe nivelet, sipas mjeteve, përcaktohen në lidhjen përkatese të ligjit Nr. 9632, dt.30.10.2006. Agjenti tatimor për vjeljen e kësaj takse është Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor dhe Drejtoria e Qarkullimit Rrugor, të cilët në rolin e agjentit për taksën, përfitojnë përkatësisht 5 % dhe 1 % të shumës së arkëtuar. 2. Tarifa e pastrimit e largimit të mbeturinave për Kategorinë II.10, TË TJERA 3. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.1”, TARIFA TË SHËRBIMIT ARKIVOR Tërheqje dokumentash dhe njehsim me origjinalin nga Arshiva e Bashkisë Tiranë 100 lekë/dokumenti. 4. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.2” TARIFA PËR SHËRBIME TË STREHIMIT -Përgatitje dokumentacioni për privatizim objektesh të kthyera në fond banese 100 lekë. -Përgatitje dokumentacioni për të pastrehët 100 lekë. Struktura e ngarkuar për lëshimin e autorizimit të pagesës për tarifën e 3 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._9_Per_Sistemin_e_taksave_dhe_tarifave_906157.pdf
  9. 9. shërbimit të strehimit do të jetë Qendra e Informimit Qytetar pranë Bashkisë së Tiranës. 5. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.3” TARIFA PER SHERBIMIN NE FUSHEN E TRANSPORTIT TE PASAGJEREVE DHE MALLRAVE, DHENIEN E LEJEVE PER USHTRIM AKTIVITETI Dhënie çertifikate për transport mallrash apo pasagjerë, çertifikim teknikautobuzësh dhe taksi 2.000 lekë për automjet. Dhënie autorizimi si dhe konfirmimi për plotësimin e kushteve të autorizimit për subjektet në veprimtarinë e transportit ndërqytetas 3.000 lekë. Dhënie autorizimi për lëvizje të automjeteve brënda unazës për periudha të përkohshme 500 lekë/muaj/mjet. Leje apo çertifikatë për veprimtari servis të automjeteve, lavazheve, parkingut 10.000 lekë. Liçensë për lejimin e aktivitetit në përgatitjen e kursantëve për automjete (Autoshkolla) 5.000 lekë. Dhënie autorizimi për pikat e tregëtimit me pakicë të Karburanteve 5.000 lekë. Leje për shërbim tregëtar ambulator 2.000 lekë. Leje për shërbim tej kohës normale të punës (me orar të zgjatur të kufizuar) 5.000 lekë. Leje për shërbim 24 orësh (non stop) Bar kafe, restorant, pub, diskotekë, kazino, lojra fati etj. 15.000 lekë. Struktura e ngarkuar për lëshimin e autorizimit të pagesës për tarifën për dhënie leje ushtrim aktiviteti do të jete Qendra e Informimit Qytetar pranë Bashkisë së Tiranës. 6. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.4” TARIFA PËR MIRËMBAJTJEN E RRUGËVE QYTETASE Tarifës për mirëmbajtjen e rrugëve qytetase i nenshtrohen te gjitha mjetet përdorues të rrugës, sipas klasifikimit përkatës, kjo tarifë do të aplikohet në rrugët kryesore hyrëse të qytetit të caktuara nga Bashkia Tiranës. 7. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.5” TARIFA TË INSPEKTORIATIT URBAN Dhënie çertifikatë pastërtie për firmat e ndërtimit (leje ndërtimi dhe leje shfrytëzimi) 500 lekë.  KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.6” TARIFA TË INSPEKTORIATIT VETERINAR Çertifikatë ndërkombëtare eksport lëkure 2.000 lekë/çdo rast. Çertifikatë ndërkombëtare eksport bretkosa, kërmij dhe peshk 2.000 lekë/çdo rast. Çertifikatë ndërkombëtare për eksport leshi 2.000 lekë/çdo rast. Çertifikatë shoqërimi, qen , mace, produkte ushqimore shtazore përdorim vetjak
  10. 10. 1.000 lekë/çdorast Kontroll i produkteve me origjinë shtazore për çdo makinë 1.000 lekë/çdo makinë. Kontroll dhe lëshim raporti në njësi prodhimi të produkteve dhe nënprodukteve të sallamit dhe qumështit 200 lekë/çdo rast. Çertifikatë për lejimin e konsumit të peshkut dhe produkteve të detit 2.000 lekë/çdo rast Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar për një kre ka, lopë, buall, buallicë 200 lekë/kre. Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar për një kre mez e mushqerrë 200 lekë/kre. Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar për një kre viç 200 lekë/kre. Vulosja e mishit dhe pajisja, me raport veterinar për një kre dash, dele, cjap, dhi, derr 100 lekë/kre. Vulosja e mishit dhe pajisja me raport veterinar me një kre rurze, milor, ftuje, ftujak, qingj, kec, gic 100 lekë/kre. 8. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “d.7” TARIFA TË URBANISTIKËS Tërheqje dokumentash dhe njehsim origjinali Arshiva Teknike dhe ajo e Kadastrës Urbane 100 lekë / dokum. Kontrolli i piketimit të objekteve për objekte deri në 3 kate mbi tokë 3.200 lekë, mbi 3 kate mbi tokë 4.800 lekë. Kontrolli pas përfundimit të themeleve për objekte deri në 3 kate mbi tokë 3.200 lekë, mbi 3 kate mbi tokë 4.800 lekë. Kontrolli pas përfundimit të karabinasë 2.000 lekë për kat. Kontrolli i sistemimit të ambjentit rrethues pas përfundimit të punimeve për objekte deri në 3 kate mbi tokë 3.200 lekë, mbi 3 kate mbi tokë 4.800 lekë. Akt kontrolli i përfundimit të punimeve për leje shfrytëzimi deri në 3 kate mbi tokë 8.000 lekë, mbi 3 kate mbi tokë + 1.000 lekë për kat. Fotokopjimi i planshetave në shkallën 1/500, 1/2000: Format A4 400 lekë, Format A3 600 lekë, Format A2 800 lekë, Format A1 1.200 lekë, Format A0 2.000 lekë. Azhornimi i genplaneve (azhornimi përfshin dhe një brez 30 metra rreth pronës që azhornohet): - Për leje ndërtimi etj 40 lekë / m². - Për proçedurë legalizimi të shtesës në ndërtime me leje 40 lekë/m2. - Për proçedurë legalizimit të ndërtimeve pa leje, të vecuara dhe në zonë informale, në rastet kur ky shërbim ofrohet nga Bashkia e Tiranës ose Njësia Bashkiake 10 lekë/m2. Dhënia e genplanit të paazhornuar të zonës ku do të ndërtohet për subjekte private: A4 1.200 lekë, A3 3.200 lekë. Matja, përcaktimi i zonës së vendndodhjes së objektit, azhornimi i genplanit, sipas kërkesës (qera, privatizim, shitje etj) 6.000 lekë.
  11. 11. Azhornime për reklama, vendosje tavolinash 2.000 lekë. 9. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GERMA “e “ TARIFA PER SHERBIME NE DREJTORINE E PERGJITHSHME TE TAKSAVE Dhënia e Vërtetimi për detyrimet vendore 200 lekë. Komisione për shërbimin te arka 100 lekë. 10. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GËRMA “f.2” DREJTORIA NR.3 E PUNËTORËVE TË QYTETIT Tarifa për vërtetime 200 lekë. Tarifa e plotesimit te dokumentacionit për privatizim 500 lekë. 11. KAPITULLI II TARIFAT VENDORE, TË VKB NR.3 DATE 05.02.2007, GËRMA “f.6” NDËRMARRJA E PËRPUNIM PLEHUT Tarifa për depozitimin e mbeturinave në fushën e Sharrës 95 Lekë / ton. Pas këtij vendimi, të gjitha ndryshimet e tjera të kryera mbi vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 3 të datës 05.02.2007 shprehin vetëm rritje ose ulje të taksave apo nivelit të tarifave. Ndërkohë që nuk janë shfuqizuar më tarifa apo taksa vendore. Lidhur me premtimin e uljes me 2 deri në 5 herë të tarifave që mbesin, vendimet e këshillit shpeshë herë kanë qënë në drejtim të kundërt me zotimin e z. Basha. Po në vendimin e datës 12.10.2011 në të cilit u krye shfuqizimi i 43 taksa/tarifave, u rrit niveli i taksës për vendosje tabele për qëllim reklamimi i cili ishte 10.000 lek/m2 për tabela të zakonshme dhe të përbëra dhe 15.000 lek/m2 për tabelat elektronike. Në vendosjen e vlerës së re u hoq diferencimi i llojit te tabelave të reklamave dhe niveli i ri i taksës do të ishte 45.000 lek/m2, një rritje me 3-4.5 herë. Gjithashtu nëpërmjet një vendimi në datën 15.11.2012 hyri në fuqi edhe tarifa për shqyrtimin e kërkesës për leje për punime4 . Tarifa llogaritet në bazë të sipërfaqes së punimeve sipas preventivave përkatës për këto sipërfaqe.Niveli i tarifës është në masën 1% të vlerës së investimit dhe depozitohet për llogari të financimit të instrumentave vendorë të planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Tiranes. Mjaftojnë këto dy raste për të konkluduar se premtimi për të ulur taksat apo tarifat e mbetura jo vetëm nuk janë ulur me 2-5 herë, por madje niveli i tyre është ngritur, si dhe janë shtuar taksa të reja. Në përfundim të fakteve të mësipërme vihet re se janë shfuqizuar vetëm 43 taksa/tarifa dhe jo 60 nga sa ishte premtuar, si dhe jo të gjitha taksat e mbetura janë ulur 2-5 herë, kështu premtimi konsiderohet pjesërisht i realizuar. 2.3 Thjeshtëzim i proçedurave administrative për bizneset. Premtimi: Duke synuar krijimin e lehtësirave fiskale dhe uljen e burokracive për zhvillimin e mjedisit për biznesin, Z. Basha u zotua se do të lehtësohen proçedurat për marrjen e shërbimeve bashkiake me qëllim rritjen e shpejtësisë, transparencës dhe efiçencës së proçeseve dhe shërbimeve administrative. 4 http://www.dpttv.gov.al/DocumentFile/Legjislacioni/VKB%20nr%203,%20dt%2005.02.2007%20i %20ndryshuar.pdf
  12. 12. Fakti: Në kuadër të këtij premtimi gjatë muajit tetor 2011, Bashkia e Tiranës firmosi një marrëveshje të rëndësishme me Korporatën Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e sistemit të Bankës Botërore. Ky projekt parashikon krijimin e një qendre të vetme për kryerjen e shërbimeve ligjore të biznesit, në nivel vendor. “One-Stop-Shop-Center” do të sigurojë shërbime dhe këshilla për klientët me cilësi dhe në kohë reale, për të garantuar një biznes më të suksesshëm kundrejt një kostoje më të ulët. Me ngritjen e kësaj qendre, do të bëhet e mundur edhe kryerja e procedurave online, çka do të jetë një tjetër lehtësi për biznesin5 . Sipas përfaqësuesit të IFC ky projekt parashikon të sjellë kursimin e 6 milionë dollarëve6 . Ngritja e “One-Stop-Shop-Center” për Bashkinë e Tiranës, tregon se premtimi i mësipërm konsiderohet i realizuar. 2.4 Do të lehtësohen proçedurat për marrjen e lejeve, licencave, strehimit, regjistrimit e shërbime të tjera, me qëllim rritjen e shpejtësisë, transparencës dhe efiçencës së proçeseve dhe shërbimeve administrative. Premtimi: Në kuadrin e zhvillimit të mjedisit për biznesin prej Z. Basha u premtua marrja e masave për lehtësimin e proçedurave për marrjen e lejeve, licensave, strehimit, regjistrimi e sherbimeve të tjera, me qëllim rritjen e shpejtësisë, transparencës dhe efiçencës së proçeseve dhe shërbimeve administrative. Fakti: Me hapjen e “One-Stop-Shop-Center” në Bashkinë e Tiranës u pasua me disa benefite administrative për bizneset lokale. Kështu lidhur me reformimin e pagesave të taksave, tashmë formularët dhe aplikimet e nevojshme bëhen online, si dhe janë të lidhura elektronikisht me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Gjithashtu për sa i përket fushës së licencimit, me hapjen e Qendrës Kombëtare të Licencimit (QKL), e cila funksionon si One-Stop-Shop Center, e lidhur online me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, ka ndikuar në uljen e kohës së nevojshme dhe numrit të miratimeve që bizneset duhet të marrin7 . Përsa i përket strehimit aplikimi kryhet nëpërmjet një formulari që tërhiqet në Njësinë Bashkiake, ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular plotësohet me vërtetësi dhe më pas noterizohet. Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimi të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë8 . Por më pas aplikantët duhet të plotësojnë një dosje voluminoze me dokumenta të cilat janë përcaktuar në Ligjin nr. 9232 datë 13.05.2004. Si përfundim me lehtësimin e një sërë proçedurash lidhur me dokumentacionin e bizneseve, regjistrimit të tyre etj. mund të konsiderojmë se ky premtim është i realizuar. 2.5 Krijimi i parqeve industriale dhe përdorimi i formave të ndryshme të partneritetit publik-privat do ndihmoj bizneset. Premtimi: Krijimi i parqeve industriale u cek në fjalën e hapjes së fushatës zgjedhore nga Z. Basha. Ky premtim u inkuadrua në premtimet për zhvillimin ekonomik të 5 http://www.tirana.gov.al/sq/Permiresimi-i-konkurueshmerise 6 http://www.panorama.com.al/bizneset-ne-tirane-nga-1-janari-sherbimet-ligjore-me-%E2%80%9Cone-stop- shop%E2%80%9D/ 7 http://www.tirana.gov.al/sq/Mbeshtetja-per-biznesin# 8 http://www.tirana.gov.al/sq/Sherbimi-i-strehimit
  13. 13. kryeqytetit, si një mjet për të nxitur hapjen e bizneseve të reja dhe në krijimin e vëndeve të reja të punës. Fakti: Por ky premtimi mbeti vetëm në fjalën hapëse të Z. Basha dhe asnjëherë nuk u zhvillua më tej përgjatë fushatës zgjedhore. Gjithashtu në katër vitet e mandatit nuk rezulton asnjë vendim, projekt apo studim në krijim e të paktën një parku industrial në territorin e Bashkisë së Tiranës. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 2.6 Krijim i një sistemi bashkiak të informacionit mbi tregun e punës, për lehtësim të kontakteve mes punëdhënësve dhe punëmarrësve. Premtimi: Për të përmbushur premtimet për vendet e reja të punës, Z. Basha premtoi krijimin e një portali në të cilin do të shpalleshin vende e reja kryesisht për të rinjtë. Në këtë mënyrë synohej afrimi dhe ngritja e lidhjes direkte midis bizneseve lokale dhe punëkërkuesve. Fakti: Më datë 01.05.2013 u lançua edhe portali i punësimit me 805 vende të reja pune, në të cilin sipas Z. Basha kërkoheshin 15 profesionistë9 . Por që prej hapjes së këtij portali, Bashkia nuk ofroi statistika se sa qytetarë përfituan prej këtyre vendeve të lira. Gjithashtu në fjalën e Z. Basha për shpalosjen e arrtijeve gjatë këtij mandati nuk u ofruan të dhëna, si dhe nuk u përmënd në asnjë moment ngritja e portalit të punësimit. Gjithsesi sot është e pamundur kërkimi për vende pune në këtë portal pasi ai është mbyllur dhe shprehet se së shpejti do të kemi një portal të ri10 . Si konkluzion ky premtim është i parealizuar. 2.7 Do të krijohen mundësi për praktika mësimore pranë Bashkisë dhe gjithë rrjetit institucional apo partnereve privatë te saj. Premtimi: Në mënyrë që të luftohet performanca e dobët e administratës bashkiake sipas Z. Basha, por edhe për të luftuar papunësinë midis të rinjve, u premtua krijimi mundësive për praktika arsimore pranë Bashkisë dhe gjithë rrjetit institucional apo partnerëve privat të saj11 . Fakti: Një program i tillë akoma nuk është zhvilluar në Bashkinë e Tiranës. Në njoftime zyrtare por edhe ueb-in e saj, Bashkia nuk ka shpallur një program të mirëfilltë për mundësitë e praktikave arsimore. Secili institucion qoftë publik apo privat, ofron një seksion online ku prezanton të interesuarve mundësitë e praktikave mësimore. Kjo nuk ka ndodhur akoma me Bashkinë e Tiranës. Por në një projekt specifik të realizuar nga Bashkia me Shkollën Teknike Elektrike “Gjregj Canco”, rreth 40 nxënës të kësaj shkolle po zhvillojnë për 3 muaj, stazhin e punës pranë Ndërmarrjes numër 2 të Bashkisë së Tiranës. Gjatë periudhës së stazhit, këta të rinj paguhen me 80 dollarë, kjo mundësuar falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe BB12 . Duke qënë se është premtuar 9 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Lancohet-portali-i-pun%C3%ABsimit,-ofrohen-805-vende- pune---5688 10 http://portalipunesimit.tirana.gov.al/? force_apply=true&force_apply_unique=cd53424ade61ebfa1a8cc4f1e4fb986f 11 http://www.noa.al/artikull/lulzim-basha-fjalimi-i-plote-ne-shpalljen-e-kandidatures/66080.html
  14. 14. shtrirja e mundësive të praktikës në të gjitha institucionet në varësi të Bashkisë, si konkluzion ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar. 2.8 Do zgjerohet arsimi dhe trajnimi profesional. Premtimi: Ky premtim synon aplikimin e politikave direkte për nxitjen e punësimit nëpërmjet zgjerimit të trajnimin profesional. Fakti: Më datë 11.04.2013 Z. Basha deklaroi se nëpërmjet një projekti të financuar nga Banka Botërore u mundësua formimi profesional i 353 të rinjve13 . Sipas tij në mbarim të këtij kursi profesional shumë të rinj kanë gjetur punë në profesione si rrobaqepës elektriçistë, pastiçierë, këpucarë etj. Ndërsa me datë 28.01.2014, Znj. Nevila Xhindi nën cilësinë e Zv. Kryetares ,u shpreh se programi i zhvillimit profesional i Bashkisë i ka ofruar rreth 800 të rinjve aftësi për jetën14 . Në përfundim ky premtim konsiderohet i realizuar. 2.9 Do të forcohet disiplina fiskale vendore dhe do të zgjerohet baza e taksapaguesve. Premtimi: Kandidati demokrat Lulzim Basha i kushtoi një rëndësi të veçantë biznesit në programin elektoral të vitit 2011. Ai i bëri këto premtime për të krijuar bazë më të gjerë taksapaguesish dhe rritje të te ardhurave. Sipas premtimit këto të ardhura do të shpenzoheshin për investime publike në infrastrukturë, dhe për shërbimet më të rëndësishme të qytetit. Sipas Bashës do të forcohej disiplina fiskale vendore si dhe do të shmangeshin abuzimet dhe diferencimet e padrejta. Fakti: 1. Nuk ka pasur forcim të disiplinës fiskale vendore, pasi bashkia e Tiranës nuk ka mundur të bëjë më të mbledhshme taksat. Dhjetra subjekte nuk i kanë paguar prej vitesh dhe në 2014 u arrit deri aty sa u bllokuan llogaritë bankare. Nëse do krahasohet viti 2013 me vitin 2014, të ardhurat kanë një rënie prej 243 milionë lekësh. 2. Zgjerimi i bazës së taksapaguesve nuk ka ndodhur, sepse ende nuk ka një ndarje të drejtë dhe ka subjekte që paguajnë taksa nga të cilat duhet të përjashtoheshin. Deri ne 2014 ky përjashtim nuk ka ndodhur. 3. Biznesit të vogël ju hoq taksa vendore dhe u vendos tatimi i thjeshtuar mbi fitimin e këtij biznesi. Por asnjë taksë tjetër nuk i është hequr. 4. Subjekteve nuk u janë hequr taksat për tabelën, televizorin. Vazhdojnë t`u faturohen madje dhe me tarifa te larta. 12 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Basha:-Do-t%C3%AB-vazhdojm%C3%AB-investimet,-p %C3%ABr-t%E2%80%99i-dh%C3%ABn%C3%AB-tregut-profesionist%C3%AB,-e-t%C3%AB-rinjve-shanse-pun %C3%ABsimi--5155 13 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Bashkia,-ndihm%C3%AB-n%C3%AB-kualifikim-dhe-sip %C3%ABrmarrje-p%C3%ABr-353-t%C3%AB-rinj-5596 14 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Xhindi:-Bashkia,-prioritet-pun%C3%ABsimi-dhe-trajnimi-i-t %C3%AB-rinjve--5940
  15. 15. 5. Subjektet bëjnë pagesa të plota në muajin Prill dhe nëse mund të mbyllin aktivitetin në muajt në vijim nuk u kthehen më mbrapsht. 6. Edhe nëse biznesi hapet në Dhjetor, është i detyruar të bëjë pagesat njësoj si të tjerët, pra sikur ka qenë aktiv gjatë gjithë vitit. 7. Sipërmarrësve që hapnin një biznes të ri në Tiranë nëse punësonin 50 persona, bashkia e Tiranës premtoi t`u hiqte taksat për një periudhë 4 vjeçare. Por kjo mbeti në kuadër të premtimit dhe deklaratave nga drejtuesit e saj. 8. Basha premtoi ulje taksash, por uli në masën 30% vetëm taksat për luleshitësit dhe librashitësit. 9. Vetëm gjatë një viti kalendarik rreth 600 biznese të vogla janë çregjistruar. 10. Kur një subjekt mbyllet duhet te shkojë me dhjetra herë në zyrën e një inspektori për të mos i ngarkuar taskat për periudhën kur është bërë kërkesa për çregjistrim e në vazhdim. Kjo procedurë mund të zgjasë nga 2-3 vjet dhe biznesi paguan taksa edhe pas kërkesës së tij për të mbyllur aktivitetin 11. Edhe kur regjistrohet biznesi kërkon të nisë pagesën e taksave jo që nga momenti kur ka bërë kërkesën, por nga momenti kur ajo është miratuar dhe ka nisur aktivitetin. Por kjo nuk ndodh. Bashkia e Tiranës nuk ja doli të forconte disiplinën fiskale vendore dhe as të zgjeronte bazën e taksapaguesve. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 2.10 Do të thellohet decentralizimi fiskal. Premtimi: Ndër premtimet e para që do të bëheshin nga kandidati Lulzim Basha për Bashkinë e Tiranës, ishte edhe shkurtimi i 60 taksave dhe tarifave vendore. Kjo politikë fiskale sipas Bashës parashikonte që brenda një periudhe të shkurtër të krijonte bazë më të gjerë taksapaguesisht. Nga ana tjetër, kandidati demokrat premtoi se duke i kthyer frymën e bashkëpunimit reformës së decentralizimit, do të thellohej decentralizimi fiskal dhe do të realizohej edhe ndarja e tatimeve në mënyrë që kontributet fiskale të qytetarëve të Tiranës të mbeteshin në shërbim të buxhetit të qytetit të tyre. Fakti: Duke pasur parasysh sistemin e fragmentuar të qeverisjes vendore, decetralizimi fiskal ka qenë gjithmonë i vështirë. Gjithashtu në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria jep më pak fonde për qeverinë vendore në një bazë të krahasueshme të shpenzimeve dhe të të ardhurave. Sipas një studimi të USAID, decentralizimi fiskal nuk është një proces i lehtë pasi shumica e njësive vendore mbeten të varura nga transfertat dhe grantet e qeverisë qendrore, për faktin se nuk ka shumë taksa të mira vendore që mund t’i delegohen lehtësisht pushtetit vendor.
  16. 16. Për këtë arsye, shumica e njësive vendore i mbledhin të ardhurat nga burimet e veta jo nga taksat vendore por nga tarifat administrative, komisionet, si dhe nga shitja dhe dhënia me qira e aseteve të njësisë vendore. Nga ana tjetër, në një tryezë të organizuar në Tetor të vitit 2012 nga USAID, ku ishte i pranishëm kryeministri i kohës Sali Berisha, ish Ambasadori i SHBA-ve Arvizu dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u pohua se realizimi i decentralizimit fiskal ishte një mision i vështirë dhe se kjo kërkonte ndryshime në kuadrin ligjor. Madje në fjalën e tij kreu i bashkisë Lulzim Basha tha : “Prej kohësh, ne e kemi thënë nën zë, por shpesh herë edhe me zë të lartë, se ka ardhur koha të rikonceptojmë ndarjen administrative të vendit. Sot, them se çdo përpjekje për të ecur përpara me reformën e decentralizimit fiskal, pa rishikuar në thelb këtë situatë që shkakton probleme të mëdha të efiçencës dhe administrimit, do të ishte gjysmake. Shpresoj dhe uroj që reforma e decentralizimit fiskal të bazohet fort në një konsensus politik, për një ndarje të re administrative të territorit të Shqipërisë, që t’u përgjigjet më mirë nevojave të qytetarëve.” Decentralizimi fiskal, e deklaruar edhe nga vetë kryebashkiaku Lulzim Basha, dy vite pas premtimit, lidhet ngushtë me reformën territoriale. Por kjo e fundit, siç dihet u miratua më 31 korrik 2014 nga mazhoranca e majtë qeverisëse, gjatë bojkotit parlamentar të opozitës. Madje, sipas Ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, me ndarjen e re territoriale me 61 bashki, tashmë pritet realizimi i decentralizimit fiskal, që për ministrin do të ndodhë brenda vitit 2015. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 2.11 Do të rriten me të paktën 2,5 herë të ardhurat e Bashkisë. Premtimi: Krahasuar me nivelin e të ardhurave vendore të vitit 2011, Z. Basha premtoi gjatë fushatës elektorale rritjen e tyre me të paktën 2.5 herë. Fakti: Të ardhurat e pushtetit vendor kanë dy burime kryesore. Burimi i parë janë të ardhura që gjeneron Bashkia nëpërmjet vjeljes së taksave apo tarifave vendore, apo nga burime jo tatimore. Burimi i dytë përbëhet nga transferta e pakushtëzuar, e ardhur e cila injektohet nga pushteti qëndror për të rritur fuqinë financiare të bashkive në të gjithë Republikën, në varësi të popullatës së njësive vendore. Bazuar në vendimet për programet afatmesme të buxhetit për periudhat 2011-201315 , 2013-2015 dhe 2015- 201716 , janë krahasuar totali i të ardhurave për vitet 2012 me vitin 2015. Nga llogaritja e të dhënave në këto dy vendime rezulton që niveli i të ardhurave të jetë rritur me vetëm 1.15 herë, duke e konsideruar kështu premtimin e mësipërm të parealizuar. 2.12 Do të orientohen shpenzimet e Bashkisë në kryerjen e investimeve në infrastrukture dhe shërbime prioritare, pesha e tyre do të kalojë nivelin e 40% të buxhetit, ndërsa do të ulet ndjeshëm pesha e shpenzimeve për paga dhe ato administrative. 15 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._17_Treguesit.financiare_2011-2013_299222.pdf 16 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._28,_date_23.12.2014_P %C3%8BR_MIRATIMIN_E_PROGRAMIT_BUXHETOR_AFATMES%C3%8BM_2015- 2017_DHE_DETAJIMIN_E_BUXHETIT_T%C3%8B_BASHKIS%C3%8B_S%C3%8B_TIRAN%C3%8BS_P %C3%8BR_VITIN_2015_993753.pdf
  17. 17. Premtimi: Ky premtim synon shtimin e investimeve bashkiake në 40% të shpenzimeve. Me anë të kësaj politike kërkohet që rritja e fondeve bashkiake të orientohet drejt investimeve dhe jo në zmadhimin e administratës bashkiake. Fakti: Në parashikimin e dokumentave për politikën buxhetore për vitin 201517 raporti i shpenzimeve kapitale me totalin e shpenzimeve arrin në masën 35%. Gjithashtu përgjatë katër viteve të mandatit, ky nivel nuk e kaluar asnjëherë raportin 40%, por ka qënë 2-4% më i ulët sesa premtimi. Si konkluzion ky premtim mbetet i parealizuar. 2.13 Do të ketë transparencë publike për politikat fiskale dhe buxhetin, në formulim, zbatim dhe vlerësim. Premtimi: Në kuadër të transparencës së Bashkisë, Z. Basha premtoi fillimisht se do të ketë transparencë publike për politikat fiskale dhe buxhetin, në formulim, zbatim dhe vlerësim. Fakti: Konsultat e para publike në lidhje me buxhetin bashkiak kanë qënë ato për buxhetin e vitit 2013. Z. Basha ka realizuar disa takime në njësitë më të mëdha bashkiake për të prezantuar synimet e buxhetit. Konsultimet për projekt-buxhetin afatmesëm 2013-2015 kanë nisur me njësinë bashkiake nr. 2, një nga zonat më problematike të Tiranës18 . Disa ditë më vonë kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka vijuar konsultimet për buxhetin, me banorë të njësive bashkiake 1, 3 dhe 419 . Ndërsa për buxhetin e vitit 2014 për herë të parë është zhvilluar edhe një seancë dëgjimore me organizatat rinore të Tiranës me Kryetarin e Këshillit Bashkiak Z. Aldrin Dalipi20 . Nga sa më sipër ky premtim konsiderohet i realizuar. 2.14 Do të krijohet Agjencia Bashkiake e Mbrojtjes së Konsumatorit. Premtimi: Për të adresuar problematikën e sigurisë së tregjeve ushqimore, shërbimin ndaj konsmuatorëve, si dhe spekulimeve me çmimet, përgjatë fushatës elektorale z. Basha u zotua në ngritjen Agjencisë Bashkiake e Mbrojtjes së Konsumatorit për të luftuar problematikat e sipërpërmendura. Fakti: Më një vendim të Këshillit Bashkiak me datë 12.10.2011, në muajt e parë në detyrë të z. Basha, u miratua krijimi i Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, si institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës21 . Me anë të këtij vendimi ky premtim konsiderohet i realizuar. 2.15 Do të kontrollohen, raportohen dhe turpërohen në publik çdo spekulues me çmimet në Tiranë, nga buka dhe karburanti tek strehimi dhe shërbimet. 17 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._17_Treguesit.financiare_2011-2013_299222.pdf 18 http://tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Me-Nj%C3%ABsin%C3%AB-Bashkiake-nr--2,-nisin-konsultimet-p %C3%ABr-projekt-buxhetin-2013,-prej-80-milion%C3%AB-dollar%C3%ABsh--5381 19 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=10507 20 http://www.gazetadita.al/zeri-i-te-rinjve-te-tiranes-degjohet-per-here-te-pare-ne-keshillin-bashkiak/ 21 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._10_Krijimi_i_AMK-se_835185.pdf
  18. 18. Premtimi: Me krijimin e Agjencisë Bashkiake të Mbrojtjes së Konsumatorit u premtua që detyrat parësore do të ishin inspektimi, raportimi dhe turpërimi në publik të çdokujt që spekulon me që spekulon me çmimet në Tiranë, por edhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme22 . Fakti: Me krijimin e AMK-së, administrata bashkiake ka qënë në terren për të ushtruar kontrolle përgjithësisht në periudha festash. Madje në njoftimet e Bashkisë së Tiranës janë afishuar edhe çmimet për produktet në tregjet e kryeqytetit, duke i ofruar qytetarëve mundësi kontakti për të denoncuar abuzimet23 . Por mesa duket iniciativa ka ngelur vetëm në ushtrimin e kontrolleve, duke mos raportuar rezultate lidhur me denoncimet e qytetarëve apo subjekteve abuzuese. Gjithashtu turpërimi në publik i subjekteve abuzuese ka ngelur thjesht një premtim në letër i Z. Basha. Kështu ky premtim konsiderohet i parealizuar. 2.16 Konsultime me qytetarët e Tiranës me referendumet lokale, diskutimet dhe takimet publike. Çdo të premte, Bashkia do të presë çdo qytetar. Premtimi: Me anë të këtij premtimi Z. Basha kërkoi të siguronte një bashkëpunim dhe mirëkuptim mes kryetarit/administratës dhe Këshillit të Bashkisë. Gjithashtu takimet javore çdo të premte ishte mënyra e Z. Basha për ti ofruar qytetarëve mundësinë për të ndarë hallet e problemet me kryetarin e Bashkisë së tij drejtpërsëdrejti. Fakti: Lidhur me pjesën e parë të premtimit për asnjë vendim madhor të Bashkisë së Tiranës, nuk është propozuar medota e vendimmarrjes nëpërmjet referendumeve lokale. Përveç takimeve të organizuara për prezantimin e projekteve, ka munguar vullneti për të zhvilluar takime lokale publike për diskutimin e investimeve në kryeqytet. Ndërkohë që lidhur me takimet e hapura çdo të premte, zhvillimi i tyre përgjatë fillimit të mandatit ka shënuar një interesim të lartë për publikun si mënyra e vetmë për të shmangur administratën burokrate dhe zgjidhjen e problematikave individuale. Me vendimin nr. 14 të datës 02.05.2012, pritja me publikun është përfshirë në nenin 25 të rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës24 . Sa më sipër ky premtim konsiderohet pjesërisht i realizuar. 2.17 Do të ngrihen qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake dhe në Bashkinë e Tiranës përmes një sistemi monitorimi elektronik on-line. Ne këto qendra mund të raportohet elektronikisht e kështu do të matet produkti dhe rezultatet, përfshirë vlerësimin e kënaqësisë së qytetarëve dhe bizneseve për këto shërbime. Premtimi: Duke u bazuar mbi premtimet për 100 ditët e para të Z. Basha, u evidentua zotimi se Bashkia do të ngrejë qendrat e informimit në të gjitha njësitë bashkiake dhe në 22 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/ 23 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Vasili:-Num%C3%ABr-telefoni-dhe-adres%C3%AB-e-maili-t %C3%AB-posa%C3%83%C2%A7%C3%ABm,-p%C3%ABr-denoncimin-e-rasteve-t%C3%AB-rritjes-abuzive-t %C3%AB-%C3%83%C2%A7mimeve-5401 24 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._14_Rregulloria_e_Bashkise_160814.pdf
  19. 19. Bashkinë e Tiranës, përmes një sistemi monitorimi elektronik online. Në këto qendra mund të raportohet elektronikisht e kështu do të matet produkti dhe rezultatet, përfshirë vlerësimin e kënaqësisë së qytetarëve dhe bizneseve për këto shërbime25 . Fakti: Në përpjekjen e evidentimit të të dhënave dhe fakteve për realizimin e këtij objektivi, rezulton se ngritja e qëndrave për raportim elektronikisht në çdo njësi bashkiake nuk është kryer. Kështu ky premtim mbetet i parealizuar. 2.18 Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banoreve të blloqeve e të pallateve. Do t’iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetaret e bizneset, si dhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, përfshirë një fond të veçante për ndërhyrje të shpejta mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi. Premtimi: Në kuadër të decentralizimit bashkiak Z. Basha premtoi se Bashkia do të shpërndajë kompetencat për të fuqizuar rolin e minibashkive dhe rolin e banorëve të blloqeve e të pallateve. Administrimi i infrastrukturës dytësore dhe shërbimeve publike të drejtpërdrejta për qytetarët e bizneset, do t'iu kalohen në kompetencë njësive bashkiake, të cilat do të gëzojnë edhe kompetencat e caktimit dhe mbledhjes së të ardhurave e të administrimit të fondeve, përfshirë një fond të veçantë për ndërhyrje të shpejta mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi26 . Fakti: Për të adresuar këtë premtim u miratua prej Këshillit Bashkiak vendimi nr. 17 datë 28.02.2013. Në këtë dokument u vendos vënia në zbatim të politikës “Një qeverisje vendore e decentralizuar”, nëpërmjet delegimit të funsioneve ligjore organeve të Njësive Bashkiake si dhe transferimit të fondeve financiare në raport të drejtë me funksionet e decentralizuara27 . Kështu janë deleguar: a. Ushtrimi i pjesshëm i funksioneve të sigurimit të rendit, qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike nga Njësitë Bashkiake brenda territorit përkatës. b. Ushtrimi i pjesshëm i funksioneve të kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit për territoret respektive. c. Ushtrimi i funksioneve të kontrollit dhe zbatimit të ligjshmërisë e të standardeve teknike në fushën e ndërtimit, sipas ligjit për bashkëpronësinë nga inspektorët e inspektoratit ndërtimor e urbanistik të cilët e ushtrojnë këtë funksion pranë Njësive Bashkiake përkatëse për territoret respektive. 25 https://www.facebook.com/notes/partia-demokratike-e-shqiperise/programi-i-100-dit%C3%ABve-t %C3%AB-para/10150240773445740?comment_id=17258357 26 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/ 27 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._17_%E2%80%9CP%C3%ABr_politik %C3%ABn_e_decentralizimit_t%C3%AB_disa_kompetencave_ligjore_pran%C3%AB_organeve_t%C3%AB_nj %C3%ABsive_Bashkiake_t%C3%AB_Tiran%C3%ABs%E2%80%9D_660444.pdf
  20. 20. Gjithashtu nëpërmjet vendimit nr. 23 datë 09.04.2013, u shtua edhe pika “d” ku theksohet se pranë Njësive Bashkiake do të punësohet 1 punonjës që sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të cilët do të jenë pjesë e zyrave që mbulojnë çështje të kujdesit social28 . Në bazë të vendimeve të mësipërme konkludojmë se premtimi për shpërndarjen e kompetencave për fuqizimin e rolit të minibashkive është i realizuar. 2.19 Çdo lek që Bashkia shpenzon, duke përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo kontrate që lidhet do të publikohet ne faqen zyrtare të internetit. Premtimi: Në fjalën hapëse të fushatës Z. Basha u shpreh se çelësi është transaparenca. Cdo lek që Bashkia shpenzon duke përfshirë rrogat e punonjësve dhe çdo kontratë që lidhet do të publikohet në faqen zyrtare të internetit29 . Fakti: Përgjatë katër viteve janë miratuar disa vendime në të cilat është rritur numri i punonjësve të administratës bashkiake. Në vendimin e nr. 8 datë 12.10.2011, u miratua numri maksimal i punonjësve të administratës prej 483 personash30 . Ndërkohë që me vendimin nr. 38 datë 18.11.2013, u miratua niveli i ri maksimal i punonjësve prej 634 personash31 . Përgjatë viteve shtim ka shënuar edhe numri i të punësuarve në Policinë Bashkiake. Duke u bazuar në vendimin nr. 55 datë 24.12.2012, numri u tyre u rrit me 50 persona32 . Për të gjitha këto ndryshime në numrin e të punësuarve në administratën bashkiake nuk ka të dhëna zyrtare në faqen e internetit mbi konkursin, proçedurat e ndjekura, apo kontratat e lidhura. Në bazë të këtyre fakteve premtimi i mësipër konsiderohet i parealizuar. 2.20 Do të vendosim një linjë telefonike antikorrupsion, si masë në luftën kundër korrupsionit. Premtimi: Gjatë fushatës zgjedhore në muajin Prill 2011, Z. Lulzim Basha deklaroi se në rast zgjedhje të tij si kryebashkiak, do të vendoste një linjë telefonike të posaçme për të denoncuar raste te korrupsionit, si mjet per te luftuar këtë fenomen. Fakti: Bazuar mbi faqen zyrtare në ueb të Bashkisë së Tiranës, që prej fillimit të mandatit nuk është ofruar asnjë linjë telefonike posaçërisht për të denoncuar korrupsionin. Aty gjendet vetëm numri pa pagesë 0 800 0 888, numër i cili i shërben qytetarëve për të kontaktuar mbi shqetësimet e tyre administratën e Bashkisë së Tiranës. Ky premtim rezulton i parealizuar. 28 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._23_%E2%80%9CP%C3%ABr_nj %C3%AB_ndryshim_n%C3%AB_VKB_nr.17,_dat%C3%AB_28.02.2013,_%E2%80%9CMbi_politik %C3%ABn_e_decentralizimit_t%C3%AB_disa_kompetencave_ligjore_pran%C3%AB_organeve_t%C3%AB_nj %C3%ABsive_bashkiake_t%C3%AB_Tiran%C3%ABs..._969100.pdf 29 http://www.arkivalajmeve.com/Lulzim-Basha-fjalimi-i-plote-ne-shpalljen-e-kandidatures.1047012665/ 30 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vend._Nr_8_Struktura_555246.pdf 31 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._38_%E2%80%9CP%C3%ABr_nj%C3%AB_shtes %C3%AB_dhe_ndryshim_n%C3%AB_VKB_nr.8,_dat%C3%AB_12.10.2011_p%C3%ABr_ %E2%80%9CMiratimin_e_struktur%C3%ABs_organizative_t%C3%AB_aparatit_t%C3%AB_Bashkis%C3%AB_s %C3%AB_Tiran%C3%ABs%E2%80%9D_(i_ndryshuar)%E2%80%9D_752225.pdf 32 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._55_Policia_Bashkiake_870941.pdf
  21. 21. Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Zhvillimi Ekonomik Lokal: 3. TURIZMI KULTURA SPORTI 3.1 Do të krijohet Rrjeti i Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës Premtimi: Konsiderimi i Tiranës një destinacion turistik do të plotësohet me disa destinacione turistike përreth saj si Dajti, Petrela, Preza apo Kruja, ndaj krijimi i një Rrjeti i Destinacioneve të Integruara Turistike të zonës së Tiranës, në bashkëpunim me kolegët e komunave apo bashkive përreth kryeqytetit do të propozojë për turistët një Tiranë të vizitueshme gjithë vitin33 . Fakti: Ky premtim është një zotim i Z. Basha në hapjen e fushatës elektorale, por përveçse u deklarua prej tij në muajin Mars të vitit 2011 nuk ka asnjë informacion apo të dhënë lidhur me realizimin e këtij premtimi. Si rezultat ky premtim konsiderohet i parealizuar. 3.2 Do të hapet zyra e turizmit për qytetin e Tiranës. 33 http://gazeta55.al/basha-per-tiranen/
  22. 22. Premtimi: Për të zhvilluar dhe ofruar ofertat turistike për qytetin e Tiranës, Z. Basha mendoi që hapja e zyrës së turizmit ishtë një premtim që do të ndihmonte rritjen e turistëve dhe informimin e tyre. Fakti: Zyra e turizmit është e hapur dhe ndodhet në qendër të qytetit, pas Muzeut Historik Kombëtar. Gjithashtu kjo zyrë është reflektuar edhe në vendimin nr. 14 datë 02.05.2012, ku është miratuar rregullorja për organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës34 . Në konkluzion ky premtim konsiderohet i realizuar. 3.3 Do të ngrihen Galeria, Filarmonia dhe Muzeu i qytetit. Premtimi: Për të zhvilluar jetën artisitke të kryeqytetit, Z. Basha krahas institucioneve artistike kombëtare që ndodhen në Tiranë, premtoi edhe ngritjen e një Galerie, Filarmonie dhe Muzeu për qytetin e Tiranës. Fakti: Me vendimin nr.8 të datës 05.04.2012, u caktua krijimi i galerisë së artit bashkëkohor, “Tirana Art Gallery” dhe miratimi i strukturës organizative35 . Kjo galeri do të ushtrojë veprimtarinë në objektin e ndodhur në rrugën “Murat Toptani”. Gjithashtu me datë 30.10.2014 u zhvillua koncerti i parë i filarmonisë së Tiranës, ku këtë iniciativë Z. Basha u shpreh se filarmonia do të jetë një mundësi shume e mirë për promovimin e talenteve të reja36 . Ndërsa lidhur me ngritjen e një Muzeu për qytetin e Tiranës nuk ekziston asnje informacion apo iniciativë për këtë projekt. Si rezultat ky premtim rezulton pjesërisht i realizuar. 3.4 Do të financohen gara sportive mes shkollave të Tiranës. Premtimi: Në një takim elektoral Z. Basha garantoi se nën drejtimin e tij, Bashkia e Tiranës do të financojnë gara sportive por jo vetëm mes shkolla të Tiranës37 . Fakti: Një prej projekteve që është zhvilluar këtë mandat prej Bashkisë së Tiranës ka qënë “Tirana Teens Art&Sport”38 . Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 24 shkolla të mesme të Tiranës duke konkuruar në disa disiplina. Por premtimi përgjatë fushatës elektorale se Bashkia do të financonte çdo vit zhvillimin e Universiadës nuk ka gjetur zbatim. Gjithsesi duke qënë se janë financuar gara të tjera sportive midis shkollave të Tiranës, premtimi konsiderohet i realizuar. 3.5 Do të rikthehen të gjitha ambientet sportive. Premtimi: Në kuadër të investimeve të reja sportive Z. Basha ka deklaruar se Bashkia e Tiranës do të rikthejë të gjitha ambientet sportive dhe do të investojë për këtë. 34 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._14_Rregulloria_e_Bashkise_160814.pdf 35 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._8_Galeria_e_Arteve_TAG_647589.pdf 36 http://gazeta55.al/basha-mban-premtimin-filarmonia-e-tiranes-realitet/ 37 http://www.abcnews.al/lajme/politike/1/5362 38 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha/nis-konkursi-i-shkollave-t%C3%AB-mesme-t%C3%AB-tiran %C3%ABs-tirana-teens-art-sport/536908696360316
  23. 23. Fakti: Premtimi se do të rikthehen të gjitha ambientet sportive është tepër i përgjithshëm dhe nuk përmban specifika. Në të Z. Basha nuk ka përmëndur për terrene specifike të cilët do të kthehen në terrene sportive, apo se në cilat zona do të investohet për krijimin e tyre. Gjithashtu nuk përmëndet lloji i ambineteve sportive për të gjykuar plotësimin e këtij premtimi. Në mungesë të informacionit më të gjërë për këtë premtim, nuk mund të gjykojmë nëse është realizuar apo jo. Kështu ky premtim mbetet i paqartë dhe i pamatshëm. 3.6 Do të ndërtohen me dhjetëra ambiente të reja sportive dhe palestra të mrekullueshme, për t’i dhënë qytetarëve të Tiranës cilësinë e jetës që meritojnë. Premtimi: Studentët edhe pas mbarimit të studimeve do të kenë po kështu me dhjetëra ambiente të reja sportive dhe palestra të mrekullueshme, për t'i dhënë qytetarëve të Tiranës, cilësinë e jetës që meritojnë. Ky ishtë një tjetër premtim i Z. Basha për të shtuar hapësirat sportive në kryeqytet39 . Fakti: Në bilancin e punimeve përpara Këshillit Bashkiak më datë 27.12.2013, nënkryëtari Z. Bozdo në fjalën e tij u shpreh se Bashkia ka ndërtuar 6 palestra dhe 10 terrene sportive me një sipërfaqe mbi 3000 m240 . Përfundimi i këtyre investimeve nga fondet e buxhetit të Bashkisë konkludojnë se premtimi i mësipërm është i realizuar. 3.7 Do të bëhet shpallja dhe vlerësimi si identitet lokal i qytetit i Klubit Sportiv “Tirana” dhe mbështetja e fuqishme jo vetëm financiare por edhe në riorganizimin e strukturave drejtuese – menaxhuese. Premtimi: Ky premtim synon transformimin e strukturës së Klubit Sportiv “Tirana”, për të dhënë mundësinë e afrimit të donatorëve dhe të interesuarve për investime në fushën e sportit. Fakti: Vendimi i parë i cili ka adresuar këtë premtim është ai me nr. 14 datë 12.10.2011, në të cilin është miratuar akti i themelimit dhe statutit të shoqerisë “Klubi i Futbollit Tirana” Sh.A., në kuadër të transformimit në shoqeri aksionare të këtij klubi41 . Përsa i përket mbështetjes financiare, Bashkia me anë të vendimit nr. 3 datë 1.03.2012 miratoi zmadhimin e kapitalit të klubit me vlerën 80 milionë lekësh, duke nënshkruar 80.000 aksione të reja me vlerë nominale 1 mijë lekë42 . Gjithashtu është miratuar edhe një vendim në të cilin është riorganizuar struktura organizative e klubit43 . Nga faktet e mësipërme ky premtim mund të konsiderohet në tërësi i realizuar. 39 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/ 40 http://shqiptarja.com/skedat/2724/bozdo-ja-projekt-buxheti-i-bashkise-se-tiranes-2014-2016-193512.html 41 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._14_krijimi_i_SHA_i_S.K_TIRANA_394613.pdf 42 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._3_Per_Sport_Klub_Tirana_Zmadhim_Kapitali_909437. pdf 43 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi__Nr._50_Per_riorganizimin_e_struktures_Sp.Kl.Tirana_70 6513.pdf
  24. 24. 3.8 Do të investohet në ndërtimin e një qendre Multifunksionale Sportive Publike e cila do të jetë moderne, dhe e hapur për të gjithë qytetarët e Tiranes. Premtimi: Premtimi për ngritjen e një qëndre Multifunksionale Sportive Publike është një nga premtimet më serioze në fushën e sportit për kryeqytetin duke ditur mungesën e tyre të theksuar në Tiranë. Fakti: Gjatë hulumtimit për të dhëna mbi realizimin e premtimeve të Z. Basha, nuk gjendet asnjë informacion apo dokument zyrtar mbi të cilin të jetë parashikuar ndërtimi i qëndrës Multifunksionale Sportive. Vihet re se me mbarimin e fushatës elektorale, edhe ky premtim nuk është përmëndur prej përfaqësuesve të administratës lokale për asnjë moment përgjatë këtij mandati qeverisës. Premtimi mbetet i parealizuar. 3.9 Do të ndërtohet në çdo Njësi Bashkiake të paktën një qendër rekreative- sportive publike për të gjitha moshat. Premtimi: Krahas premtimit madhor për ndërtimin e qëndrës Multifunksionale Sportive, Z. Basha premtoi edhe ngritjen e qëndrave rekreative-sportive në secilën Njësi Bashkiake. Fakti: Edhe pse në planin rregullues janë parashikuar ngritja e qëndrave rekreative për çdo njësi bashkiake, në realitet asnjë fond i investuar nga buxheti bashkiak nuk ka shkuar për ndërtimin e këtyre hapësirave. Sot e kësaj dite nga vëzhgimi në terren hapësirat rekreative dhe sportive mungojnë në lagjet e kryeqytetit. Kësisoj premtimi konsiderohet i parealizuar. Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Turizmi, Kultura dhe Sporti:
  25. 25. 4. KUJDESI SOCIAL 4.1 Grupet në nevojë do të përfitojnë shumë shërbime bashkiake, duke përfshirë transportin urban falas. Premtimi: Premtimi shpreh dhënien falas të transportit urban për të gjitha grupet në nevojë. Fakti: Edhe pse mungon specifikimi se për cilat grupe në nevojë bëhet fjalë, përgjatë këtij mandati asnjë grup i ri në nevojë, përveç atyre ekzistues në ligj, nuk ka përfituar transport urban falas nga Bashkia. Në ndryshimet ligjore të propozuara, pushteti qëndror së fundmi ka kërkuar që vendosja e çmimit të biletave ti kalojë në përgjegjësi pushtetit lokal. Por Bashkia e Tiranës është shprehur kundër kësaj nisme për shkak të kostos financiare, duke i kërkuar vazhdimisht subvencionime nga Qeveria44 . Nëse do të pranohej që çmimi të kalojë në përgjegjësi të pushtetit lokal, atëherë do të ishte më e thjeshtë për të miratuar lehtësira në transportin publik për shtresat në nevojë si dhe të moshuarit, premtime këto të Z. Basha. Në përfundim ky premtim është i parealizuar. 4.2 Do të lehtësohen proçedurat e regjistrimit për kategoritë në nevojë. Premtimi: Në fushatën e 2011 shtresat në nevojë ishin në qëndër të premtimeve të kandidatit për bashkinë të asaj kohe, aktualisht kryebashkiakut Lulzim Basha. Në takimet elektorale Basha do të artikulonte këtë premtim: “Do të lehtësohen proçedurat e regjistrimit për kategoritë në nevojë”. Fakti: Strehimi është një nga çështjet më të ndjeshme që dërgon në dyert e pushtetit vendor qytetarët në nevojë. Por për të përfituar trajtimin si i pastrehë procedura kalon në një kalvar të gjatë përpjekjesh. Në bazë të ligjit 9232/13.05.2004 aplikimi bëhet përmes një formulari që tërhiqet në njësinë bashkiake ku banon qytetari. Pas plotësimit ai duhet të noterizohet. Më pas, Njësia Bashkiake përkatëse përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Menaxhimi të Strehimit dhe Shërbimit Social në Bashkinë e Tiranës, ku edhe regjistrohet në bazën e të dhënave elektronike të drejtorisë. Fillimisht bëhet leximi individual dhe i përbashkët i të dhënave, pastaj proçesi vijon me menaxhimin e dokumenteve plotësuese, aplikimin e sistemit të pikëzimit, e në fund formimin e listave të përfituesve. Pas mbledhjes së dokumentacionit një komision strehimi i ngritur si organ këshillimor pranë bashkisë së Tiranës, bën rikategorizimin e të pastrehëve të qytetit. Vet bashkia deklaron se është në fazën e grumbullimit, administrimit dhe regjistrimit të këtyre formularëve të strehimit. Për të përfituar nga strehimi në bashkinë e Tiranës duhet të dorëzosh të paktën 21 dokumente, përfshirë çertifikata e vertetime si më poshtë: 1. Çertifikatë e përbërjes familjare të vitit 1992; 2. Çertifikatë aktuale të përbërjes familjare; 44 http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/02/07/bashkia-qeverise-subvenciononi-transportin-ministria-bejeni-ju/
  26. 26. 3. Çertifikatë lindjeje personale të aplikuesit; 4. Vërtetim banimi nga Njësia Bashkiake ku kërkon strehim, ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zonat e tjera të vendit; 5. Vërtetim të ardhurash (neto të familjes); 6. Vërtetim page për aplikuesin si dhe për të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune; 7. Dokumentacion nga Organet Tatimore dhe Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njeri nga anëtarët është i vetëpunësuar; 8. Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga Njësia Bashkiake, nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike; 9. Vërtetim nga Zyra e Punës, për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë; 10. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore, për personat e dalë në pension; 11. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e lejuara të strehimit; 12. Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës, se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila nuk mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi; 13. Dokument zyrtar të celebrimit dhe çertifikatën personale, për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja; 14. Vendimin gjykate për fëmijët në ngarkim për çiftet e divorcuara; 15. Vërtetim të statusit të jetimit, në ato raste kur e gëzojnë këtë status; 16. Vendim nga Komisioni Mjekësor për personat me aftësi të kufizuara, të cilët trajtohen sipas pikës d, neni 5 i ligjit nr. 9232, datë 13.05.2004; 17. Vërtetim nga Kadastra e Rrethit nëse ka përfituar ose jo nga ligji nr. 7501, “Për tokën”, për të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes; 18. Vërtetim nga Zyra e Tatim Taksave nëse është, ose jo subjekt i taksës së vlerës së shtuar, për të gjithë anëtarët e familjes; 19. Vërtetim nga Zyra e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, llogarisë dhe hipotekës nëse ka blerë, ose jo truall nga shteti për ndërtim banese, për të gjithë anëtarët e familjes; 20. Deklaratë personale e noterizuar, ku përfshihen të gjitha pikat e mësipërme; 21. Kontratë qiraje të banesës ku jetoni;
  27. 27. Banesat sociale me qera të ndërtuara në Shkozë ende edhe sot vazhdojnë të mos shpërndahen. Odiseja e 400 banesave, nisi kur bashkinë e qeverisnin të majtët, por edhe në këto 4 vite me Bashën në krye kjo çështje mbeti në vend numëro. As mbledhja e fundit e këshillit bashkiak nuk i dha zgjidhje problemit, ndaj përfundimi i saj ishte ribërje listash. Debatet e vazhdueshme në këshill kanë qënë për emrat në listë ku çdo forcë politike akuzonte tjetrën për lista të përpiluara politikisht. Kategoritë në nevojë që mund të perfitonin prej tyre ende edhe sot janë pa shtëpi. Jetesa e romëve. Asnjë përmirësim në jetesën e komunitetit rom dhe asnjë lehtësim gjatë këtyre katër viteve me Bashën kryebashkiak në procedurat e regjistrimit në arsim, shëndetësi dhe strehim. Dhjetra familje mbetën në rrugë pranë unazës së Tiranës, pas prishjes së shtëpive të tyre. Kjo kategori nuk ka lehtësim në procedurat bankare, ndaj edhe po të përfitojë kredi të butë nuk plotëson kushtet për ta marrë në bankë. Nënat kryefamiljare. Nuk u realizua paketa stimuluese për gratë në marrëdhënie pune, në mënyrë që nëpërmjet tarifave të reduktuara dhe shërbimeve ekstra, atyre t’u vihet sadopak në ndihmë. Katër vjet pas drejtimit të bashkisë nga Lulzim Basha kategoritë në nevojë nuk patën asnjë lehtësim në procedurat për regjistrim. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 4.3 Duke filluar nga vera 2012, Bashkia do të financojë shkolla dhe kopshte verore për të gjithë fëmijët, nënat e të cilëve janë në marrëdhënie pune. Premtimi: Në fjalën e Z. Basha me datë 05.06.2011, u deklarua se për të gjitha ato të cilët gjatë muajve të verës vazhdojnë punën ndërkohë që kopshtet, çerdhet dhe shkollat mbyllen, Bashkia e Tiranës duke filluar nga vera e ardhshme do të aplikojë për këtë qëllim, nën drejtimin dhe supervizimin tim, shkollat dhe kopshtet verore për fëmijët e grave të punësuara që nuk mund të kujdesen për to gjatë kohës që janë në punë45 . Fakti: Lidhur me premtimin e mësipërm nuk është evidentuar asnjë verpim i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës për çeljen e shkollave verore. Kështu premtimi mbetet i parealizuar. 4.4 Do të shqyrtojmë një paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune. Premtimi: Do të shqyrtojmë një paketë stimuluese për gratë në marrëdhënie pune, në mënyrë që nëpërmjet tarifave të reduktuara dhe shërbimeve ekstra, atyre t’u vihet sadopak në ndihmë46 . Fakti: Akoma, edhe në ditët e fundit nuk ekziston asnjë paketë stimuluese nga Bashkia në formën e vendimit apo projektit, për gratë të cilat janë në marrëdhënie pune. Premtimi konsiderohet i parealizuar. 45 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha-faqja-zyrtare/lulzim-basha-sjell-shpres%C3%AB-tek-n %C3%ABnat/183504868367369 46 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha-faqja-zyrtare/lulzim-basha-sjell-shpres%C3%AB-tek-n %C3%ABnat/183504868367369
  28. 28. 4.5 Do hartohen dhe aplikohen programe të posaçme atraktive për të ulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët romë apo të familjeve në nevojë. Premtimi: Ky premtim lidhet me hartimin e programeve nga Bashkia e Tiranës për të ulur nivelin e braktisjes së shkollës nga fëmijët romë apo të shtresave të tjera. Fakti: Nga kërkimi në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës, nuk rezulton akoma të jenë miratuar një program ose dokument i tillë. Premtimi është i parealizuar. 4.6 Do të emërohet së pari nënpunësja/i gjinore në Bashkinë e Tiranës Premtimi: Ky premtim lidhet me emërimi të nëpunësit gjinor në administratën e bashkisë. Fakti: Gjatë hulumtimit për dokumenta lidhur me premtimin e mësipërm, në faqen zyrtare të Bashkisë janë kryer dy thirrje për këtë pozicion. Thirrja e parë është për Përgjegjësin e Zyrës së Barazisë Gjinore47 , e dyta për specialistin e kësaj zyre48 . Thirrjet janë kryer gjatë muajit Janar të 2014-ës, ndërkohë që nuk ka asnjë të dhënë në këtë faqe për fituesit e këtij konkursi. Gjithsesi ky premtim konsiderohet i realizuar. 4.7 Do të ngrihet dhe funksionoje Zyra e Barazisë Gjinore dhe linja telefonike 24 orëshe. Premtimi: Për të adresuar përmirësimin e gjithpërfshirjes së qytetarëve dhe të rrisin vëmendjen e Bashkisë ndaj kategorive vulnerabël siç janë pakicat dhe gratë, Z. Basha premtoi ngritjen e Zyrës për Barazi Gjinore dhe funksionimin e linjës telefonike 24 orëshe. Fakti: Më datë 12.10.2011 gjatë miratimit të disa vendimeve bashkiake, Këshilli miratoi edhe strukturën e re të Bashkisë, ku parashikohej hapja e Zyrës së Barazisë Gjinore49 . Ndërsa për linjën telefonike 24 orëshe nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. Kështu premtimi është pjesërisht i realizuar. 4.8 Do të mundësohet një mjedis i shëndetshëm. Premtimi: Bashkia do të mundësojë një mjedis të shëndetshëm, si dhe ngritjen e një sistemi shëndetësor modern, shumë pranë të gjithë qytetarëve të Tiranës. Fakti: Premtimi mësipërm është i përgjithshëm edhe tejkalon kompetencat e Bashkisë së Tiranës. Ky zotim konsiderohet i paqartë dhe i pamatshëm. 47 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/P%C3%ABrgjegj%C3%ABs_Zyre_n%C3%AB_Zyr%C3%ABn_p %C3%ABr_Barazin%C3%AB_Gjinore_(18.12.2013)_322867.pdf 48 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Specialist_n%C3%AB_Zyr%C3%ABn_p%C3%ABr_Barazin %C3%AB_Gjinore_(18.12.2013)_293350.pdf 49 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/K%C3%ABshilli-Bashkiak-miraton-5-vendimet-e-Bash%C3%ABs- 4283
  29. 29. 4.9 Do të shumëfishohen qendrat e kujdesit parësor veçanërisht në zonat ku ato mungojnë si; Don Bosko, Komuna e Parisit, Rruga Jordan Misja, Uzina Dinamo. Premtimi: Qytetarët e Tiranës do të mund të përdorin shumë shpejt qendrat e kujdesit parësor, që do të shumëfishohen me angazhimin e Bashkisë, veçanërisht në zonat e qytetit ku ato mungojnë si: "Don Bosko", "Komuna e Parisit", rruga "Jordan Misja", "Uzina Dinamo". Fakti: Nga KLZN tregohet se në Tiranë, funksionojnë 33 Qendra të Kujdesit Parësor50 . Për sa i takon identifikimit të hapjes së qendrave të reja, dukshëm nuk është realizuar asnjë nga të më sipërmet. Edhe ky premtim mbetet i parealizuar. 4.10 Spitali i Sanatoriumit do të shndërrohet në një spital modern vetëm për qytetaret e Tiranës dhe njësive vendore fqinje, që do të ofrojë shërbim me shtretër dhe në të njëjtën kohë edhe shërbim të specializuar ambulator. Premtimi: Bashkia do të angazhohet me investime të përbashkëta me qeverinë për shndërrimin e Spitalit aktual të Sanatoriumit në një spital modern vetëm për qytetarët e Tiranës dhe njësive vendore fqinje. Ky spital do të ofrojë shërbim me shtretër dhe në të njëjtën kohë edhe shërbim të specializuar ambulator për të gjithë grupmoshat e në veçanti për të moshuarit dhe individët me aftësi të kufizuara. Fakti: Gjatë muajit Prill 2011, tregohet që në spitalin e Sanatoriumit, trajtohen rreth 140 pacienti nga të gjithë rrethet e vendit51 . E njëjta situatë vijon ende, pra Sanatariumi është në dispozicion të banorëve nga jo vetëm Tirana apo zonat përreth. Për këtë çështje gjithashtu, nuk mund të evidentohej përmirësimi i shërbimit me shtretër dhe në të njëjtën kohë, ristrukturimet apo rregullimet në shërbime spitalor, janë me nismë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 4.11 Do të ngrihet dhe zgjerohet rrjeti i qendrave sociale komunitare shumë- funksionale, përfshirë shërbimet shëndetësore kurative dhe parandaluese brenda tyre. Premtimi: Bashkia do të ngrejë dhe zgjerojë rrjetin e qendrave sociale komunitare shumëfunksionale, përfshirë shërbimet shëndetësore kurative dhe parandaluese brenda tyre. Fakti: Lidhur me premtimin e mësipërm, këtë mandat rezultojnë të jenë miratuar dy vendime të cilët përcaktojnë krijimin e dy qëndrave të reja sociale. Vendimi i parë është ai nr. 4 datë 01.03.2012, në të cilin është miratuar krijimi i qendrës sociale ”Shtëpia e Përbashkët” me vendndodhje Laparakë - Njësia Bashkiake nr.1152 . Vendimi tjetër me nr. 60 datë 24.12.2012, përcakton krijimin e “Qendrës Komunitare Shkozë” me vendodhje 50 http://historia-ime.com/2014/10/17/rezulatet-paraprake-te-monitorimit-te-qendrave-shendetesore-te- kujdesit-paresor-ne-te-gjithe-shqiperine/ 51 http://www.ikub.al/LAJME_CATEGORY/1104290089/Article-Spitali-i-ri-Senatoriumi-servir-sherbime-te- reja-.aspx
  30. 30. në një prej ambienteve të kompleksit të Banesave Sociale në pronësi të Bashkisë së Tiranës53 . Në konkluzion të fakteve sa më sipër, ky premtim konsiderohet i realizuar. 4.12 Do të investohet për ngritjen e qendrave diagnostikuese mobile. Premtimi: Në premtimet e Z. Basha citohet se Bashkia do të investojë edhe në mënyra më fleksibël të parandalimit apo trajtimit shëndetësor, si qendrat mobile diagnostikuese, apo fuqizimi i sistemit të ndihmës së shpejtë mjekësore. Fakti: Në interpretimin e këtij premtimi, krijimi i qendrave te reja diagnostikuese publike, është jashtë kompetencave të Bashkisë Tiranë. Vetë Z. Basha, tregon gjatë një vizite në repartin e kardio-kirurgjisë, se ka një mandat të kufizuar në shëndetësi, përgjithësisht për ambientet e jashtme54 . Në konkluzion ky premtim mbetet i parealizuar. Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Kujdesi Social: 5. ARSIMI 5.1 Do të eliminohet mësimi me dy turne. Premtimi: Në fjalën prezantuese për fushatën elektorale më datë 26.03.201155 , një prej zotimeve kryesore në kategorinë e arsimit ishte eliminimi përfundimtar i mësimit me dy 52 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._4_Per_krijimin_Qendra_Sociale_Laprake_991504.pdf 53 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._60_Qendra_Sociale_Shkoze_736452.pdf 54 http://www.tirana.gov.al/sq/Lajmet-Aktuale/Basha-dhuron-kondicioner%C3%AB-dhe-dushe-p%C3%ABr- kardio-kirurgjin%C3%AB-5463 55 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/
  31. 31. turne në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet e kryeqytetit. Përgjatë fushatës premtimi nuk u detajua prej Z. Basha për të dhënë hapa konkretë se si do ta realizonte këtë premtim, por me premtimin e ngritjeve të shkollave të reja kjo çështje mund të gjente zgjidhje. Fakti: Për vitin e fundit shkollor përpara zgjedhjeve lokale të vitit 2015, në raportimet në median e shkruar theksohet se në bazë të burimeve të Drejtorisë Arsimore Tiranë janë 71 shkolla në kryeqytet të cilat do të zhvillojë mësimdhënie me dy turne56 . Shkak për këtë ngarkesë sipas autoriteteve arsimore është mungesa e ndërtimit të shkollave të reja për të përballuar fluksin e nxënësve në shkollat e mesme dhe 9-vjeçare kryqytetase. Sipas të dhënave në Tiranë janë afro 90 mijë nxënës dhe për të zhvilluar mësimin normalisht duhen të paktën ndërtimi i 10 shkollave të reja. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 5.2 Fëmijët e Tiranës të shkollohen në kushte të mira, me klasa me më pak se 30 nxënës. Premtimi: Në plotësim të premtimit të mësipërm, në hapjen e fushatës elektorale Z. Basha premtoi se pas eleminimit të mësimit me dy turne, do të eleminohej edhe mbipopullimi i klasave. Norma e re e pranueshme e cila u premtua prej kandidatit ishte nën 30 nxënës për klasë57 . Fakti: Fatkeqësisht kjo problematikë nuk ka gjetur zgjidhje pasi akoma dhe sot përfaqësues të institucioneve të ndryshme e konsiderojnë alarmante gjëndjen e mbipopullimit të klasave. Në një intervistë për median e shkruar, drejtuesi i Njësisë Bashkiake nr. 9 Indrit Fortuzi, është shprehur se në zonën e tij nevojitet ngritja e shkollave të reja për të ulur numrin e nxënësve nëpër klasa58 . Ndërsa në një prej gjimnazeve kryesorë të kryeqytetit “Sami Frashëri” jo vetëm që mësimi zhvillohet me dy turne, por numërohen 14 klasa për vitin e parë ndërkohë që numri i nxënësve për klasë arrin në 4159 . Situata në gjimnazin “Sami Frashëri” e cila është e përsëritur në shumë shkolla të tjera të kryeqytetit, tregon se premtimi për uljen e numrit të nxënësve në më pak se 30 për klasë mbetet i parealizuar. 5.3 Do të pajisen me sistem ngrohje qendrore të gjitha shkollat. Premtimi: Premtimit për plotësim të kushteve moderne për shkollim, përveçse premtimeve për rregullimit të mësimit me dy turne, apo edhe uljes së numrit të nxënësve nën 30 për klasë, i është shtuar nga Z. Basha edhe sistemi i ngrohjes qëndrore për të gjitha shkollat60 . Fakti: Gjatë inagurimit të investimit nga fondet e Bashkisë për sistemin e ngrohjes në kopshtin nr. 39, Z. Basha deklaroi se në vitin 2015 synohej që 95% e shkollave të 56 http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=238178&IDCategoria=1 57 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/ 58 http://www.shekulli.com.al/m/post.php?id=60272#sthash.tapoQS30.NIdXsFSV.dpbs 59 http://www.sot.com.al/aktualitet/mbipopullim-n%C3%AB-shkollat-e-mesme-klasat-n%C3%AB-kryeqytet- me-nga-40-nx%C3%ABn%C3%ABs 60 http://www.ekspres.al/index.php?option=com_content&view=article&id=11316:basha-me-pune-dhe-jo-me- fjale-po-kthejme-ne-realitet-premtimet
  32. 32. kryeqytetit të kenë funksional sistemin e ngrohjes. Por faktikisht në raportimet e fundit në media vihet re se më pak se 50% e shkollave të kryeqytetit funksionojnë me ngrohje qëndrore. Në disa raste si në shkollën e mesme “Ismail Qemali” janë shfaqur foto ku nxënësit kishin marrë edhe batanije me vete për të përballuar të ftohtin. Në vëzhgimet në terren janë raportuar se disa shkolla sistemi nuk funksionon apo ka dalë jashtë përdorimi prej vitesh. Ndërkohë që ka disa raste ku për shkak të të ftohtit është dëmtuar edhe proçesi mësimor duke i shkurtuar orët me te paktën 10 minuta61 . Faktet e mësipërme tregojnë se mbulimi me ngrohje qëndore nuk është kryer 100% për të gjitha shkollat e kryeqytetit, fakt i cili tashmë nuk është më as objektiv i Bashkisë, ndërkohe që edhe aty ku është investuar sistemi ka dalë jashtë përdorimi ose nuk është funksional. Kësisoj premtimi konsiderohet i parealizuar. 5.4 Do të ofrohet internet në çdo hapësirë të qytetit. Premtimi: Duke ndjekur hapin e kryeqyteteve europiane dhe atyre të rajonit, por edhe për të ndihmuar krijimin e një mjedisi të favorshëm për studentët, u premtua prej Z. Basha mbulimi i të gjithë qytetit me internet falas62 . Fakti: Përveçse shërbimit falas që ofrohet në pjesët qëndrore të qytetit nga kompania Albtelecom dhe Eagle Mobile, kryesisht për abonentët e tyre, akoma nuk është ndërmarrë një iniciativë për të ofruar internet në çdo hapësirë publike të qytetit nga Bashkia e Tiranës. Kështu ky premtim mbetet i parealizuar. 5.5 Do të ndërtohet një Bibliotekë Universitare Bashkiake, brenda vitit të parë. Premtimi: Në kuadër të premtimeve madhore për kategorinë e studentëve, krahas ndërtimit të kampuseve të reja, Z. Basha premtoi edhe ndërtimin e një Biblioteke Universitare Bashkiake. Fakti: Për këtë premtim Bashkia nuk ka ofruar asnjë informacion përgjatë këtyre katër viteve nëse disponon një plan apo projekt konkret për ngritjen e bibliotekës. Ky premtim ka ngelur në kuadrin e një premtimi elektoral, për tu harrua më pas nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës. Edhe ky premtim konsiderohet i parealizuar. 5.6 Do caktohen sheshe të reja ndërtimi për shkolla, në çdo zonë në Tiranës. Premtimi: Për të adresuar të gjitha premtimet në kuadër të arsimit Z. Basha premtoi se për të arritur këtë synim, Bashkia do të caktojë sheshe të reja, ku do të ndërtohen shkolla, në çdo zonë në Tiranë. Do të përdoren sheshe të lira, por edhe do të shpronësohen territore, ku ndërtimet e dendura dhe pa kriter po i marrin frymën qytetit63 . 61 http://www.sot.com.al/aktualitet/ja-shkollat-e-tiran%C3%ABs-pa-ngrohje-mister-fondet-e-akorduara-nga- bashkia 62 http://www.panorama.com.al/basha-do-hap-30-mije-vende-pune-do-ulen-5-here-taksat/ 63 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/
  33. 33. Fakti: Duke e lidhur edhe me premtimin pasardhës, Bashkia e Tiranës në mungesë të akordimit të më shumë fondeve për të krijuar hapësira të reja të cilat do të shërbejnë për ngritjen e shkollave, e ka patur të pamundur adresimin e këtij problemi. Duke qënë se Tirana përbëhet nga 11 zona, apo minibashki, dhe sipas të dhënave zyrtare nga Z. Basha janë ndërtuar vetëm 5 objekte të reja, ku ndër to vetëm 3 prej tyre janë shkolla, arrijmë në përfundimin se jo në çdo zonë të Tiranës janë pregatitur sheshe për ndërtimin e shkollave. Kështu ky premtim konsiderohet i parealizuar. 5.7 Do të ndërtohen më shumë kopshte, shkolla fillore, nëntëvjeçare, të mesme, profesionale dhe godina universitare. Premtimi: Krijimi i ambientit për zhvillimin e mësimëdhënies me mjete moderne dhe mjedise të përshtatshme, për nxënësit dhe mësuesit u adresua nga Z. Basha me premtimin për të ngritur sa më shumë objekte si kopshte, shkolla dhe godina universitare64 . Edhe pse specifikisht Z. Basha nuk premtoi numra konkretë për secilën kategori ndërtimesh, premtimi thekson se do të ngrihen sa më shumë objekte për të adresuar edhe problematikat e mësipërme në kuadër të arsimit. Fakti: Sipas të dhënave zyrtare të deklaruara në fjalën për arritjet e Bashkisë nën drejtimin e Z. Basha, nëpërmjet investimeve nga buxheti i Bashkisë deri në vitin 2014 është ndërtuar një shkolle e re e mesme, 2 shkolla 9-vjeçare, si dhe 2 kopshte65 . Ndërsa për ndërtimin e godinave universitare Bashkia nuk ka akorduar asnjë fond të saj përgjatë këtyre viteve. Me vetëm 5 objekte të ndërtuara për të gjitha kategoritë e premtuara, dhe nevojën tepër të madhe të kryeqytetit për të adresuar këtë shqetësim me më shumë investime, premtimi konsiderohet pjesërisht i realizuar. 5.8 Do të aplikohet Karta Studentore Bashkiake, me të cilën ofrohet transport falas dhe tarifa të reduktuara për shërbimet. Premtimi: Pjesë e rëndësishme e qasjes se re të Bashkisë ndaj studentëve sipas Z. Basha do të ishte Karta Studentore Bashkiake. Karta do të jetë një dokument i cili do ti ofrojë studentëve lehtësira dhe privilegje të ndryshme sikurse funksionon në qytetet e Europës. Një nga përfitimet kryesore që do të ofronte karta ishte transporti publik falas për çdo student. Fakti: Që prej vitit 2012, kohë kur u iniciua proçesi i aplikimi për Kartat Studentore, progresi i këtij premtimi lën për të dëshiruar. Problemi kryesor në të cilin hasin studentët është kohëzgjatja e madhe për lëshimin e kartave pas aplikimit. Në shumë raste është dashur vite të tëra për të tërhequr kartën studentore, ndërkohë që aplikantët i kishin mbaruar studimet. Gjithashtu mungesa e kordinimit për ti ofruar studentëve të pajisur lehtësira dhe ulje për shërbime të ndryshme ka sjellë uljen e interesit për këtë dokument. Aplikimi pa sukses i këtij proçesi, si dhe mangësitë e evidentuara përgjatë tij e kategorizojnë këtë premtim të parealizuar. 64 http://botasot.info/shqiperia/127249/V83sjdx/ 65 https://www.facebook.com/notes/lulzim-basha/bilanci-i-bashkis%C3%AB-25-mij%C3%AB-vende-t%C3%AB- reja-pune-sh%C3%ABrbime-dhe-infrastruktur%C3%AB-e-p%C3%ABrm/855930061124843
  34. 34. 5.9 Do të ofrohen, çdo vit, 100 bursa për studentët ekselentë dhe 500 bursa për studentët në nevojë të Tiranës. Premtimi: Gjatë bashkëbisedimit me studentë në datë 06.04.2011, Z. Basha premtoi lehtësira për studentët e universiteteve në kryeqytet. Ndër të tjera ai deklaroi politikën e tij në dhënien e bursave ku për 100 studentët ekselentë dhe 500 studentë në nevojë, do të ofrohen bursa të cilat do të jenë pjesë e pandarë e buxhetit bashkiak. Fakti: Bursat bashkiake jepen për çdo vit shkollor nëpërmjet një vendimi të Këshillit Bashkiak. Në bazë të vendimit nr. 30 datë 28.12.2011 janë akorduar gjithsej 10 bursa, të cilët pjesa më e madhe nuk janë studentë të universiteteve që operojnë në Tiranë66 . Ndërsa në vendimin nr. 1 të datës 28.02.2013 janë akorduar gjithsej 22 bursa, ku sërisht pjesa dërrmuese e tyre janë studentë të universiteteve në rrethet e tjera, jo në Tiranë67 . Në vendimin nr. 40 të datës 18.11.2013, janë akorduar vetëm bursa për nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës, ndërsa numri i bursave për studentë ishte zero68 . Ndërsa në vendimin nr.29 datë 23.12.2014, janë akorduar gjithsej 12 bursa studentore69 . Bazuar në shifrat e mësipërme për akordimin e bursave studentore ndër vite, konkludojmë se realiteti është shumë larg premtimit të Z. Basha për ofrimin e gati 600 bursave studentore çdo vit. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 5.10 Do të ndërtohet një Kampus i ri Universitar për UT në hapësirën mes Fakultetit Ekonomik-Filiologjik. Premtimi: Kampusi i ri për Universitetin e Tiranës është një premtim i hershëm jo vetëm i Z. Basha gjatë kandidimit për Bashkinë e Tiranës, por edhe partisë së tij përgjatë zgjedhjeve parlamentare. Në bashkëpunim me Rektoratin e UT zona më adapte e përzgjedhur tashmë ndodhet pranë hyrjes së Qytetit Studenti dhe Fakultetit të Ekonomisë së UT. Fakti: Ngritja e Kampusit Universitar është një problematikë jo vetëm e Bashkisë së Tiranës por edhe institucioneve të tjera si Ministria e Arsimit dhe Universitetit të Tiranës. Edhe pse investimi në ngritjen e saj nuk është përgjegjësi e Bashkisë premtimi për ngritjen e saj përgjatë fushatës elektorale për kryeqytetin ishte një veprim elektoral i cili adresoi studentët. Bashkia këto vite nuk ka kontribuar aspak në këtë drejtim, ndërkohë që edhe pse ekziston një plan për ngritjen e Kampusit të ri mungesa e fondeve ka qënë pengesë për zhvillimin e këtij projekti. Në konkluzion ky premtim konsiderohet i parealizuar. 66 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._30_Bursa_2011_301251.pdf 67 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._1_%E2%80%9CP%C3%ABr_miratimin_dh %C3%ABnie_burs%C3%AB_shteti_nx%C3%ABn%C3%ABsve_dhe_student%C3%ABve_p %C3%ABr_vitin_shkollor_2012-2013%E2%80%9D_138547.pdf 68 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendimi_Nr._40_%E2%80%9CP%C3%ABr_miratim_dh %C3%ABnie_burs%C3%AB_shteti_nx%C3%ABn%C3%ABsve_konviktor%C3%AB_n%C3%AB_qytetin_e_Tiran %C3%ABs_p%C3%ABr_vitin_shkollor_2013-2014%E2%80%9D_295318.pdf 69 http://www.tirana.gov.al/repository/docs/Vendim_Nr._29,_date_23.12.2014_P%C3%8BR_MIRATIM_DH %C3%8BNIE_BURS%C3%8B_SHTETI_NX%C3%8BN%C3%8BSVE_DHE_STUDENT%C3%8BVE_P %C3%8BR_VITIN_SHKOLLOR_2014-2015_747773.pdf
  35. 35. 5.11 Do të ndërtohet një kampis universitar i ri për Universitetin Politeknik. Premtimi: Krahas ngritjes së Kampusit të ri dhe më të madh për Universitetin e Tiranës, Z. Basha në fushatën e tij elektorale shkoi më tej ku premtoi edhe nje kampus për Universitetin Politeknik. Fakti: Ashtu si për Kampusin e UT, edhe për këtë premtim nuk është evidentuar asnjë iniciativë për nisjen e një projekti për ndërtimin e Kampusit për UPT. Mungesa e fondeve shihet si pengesa kryesore për kompletimin e këtij projekti. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 5.12 Do të ngrihet çmimi bashkiak për 10 diplomat më të mira universitare, studentët e të cilëvë do të punësohen në Bashki. Premtimi: Premtimi synon evidentimin e studentëve më të mirë nëpërmjet punimeve të tyre në mbarim të studimeve. Gjithashtu ofrohet incentiva dhe afrimi i njerëzve me rezultata të larta në arsim, në administratën bashkiake. Fakti: Lidhur me premtimin e mësipërm nuk ofrohet asnjë informacion mbi ngritjen e çmimit bashkiak për 10 diplomat më të mira. Ndërkohë që nuk mund të flitet për punësimin e studentëve që kanë realizuar punimet më të mira në përfundim të studimeve universitare. Ky premtim është i parealizuar. Tabela e mëposhtme ilustron përmbushjen e premtimeve për kategorinë Arsimi: 6. INFRASTRUKTURA 6.1 Do të forcohet dhe aktivizohet sistemi i mbikëqyrjes dhe inspektimit të punimeve ndërtimore.
  36. 36. Premtimi: Në katër vitet e ardhshme, kryebashkiaku i ardhshëm angazhohet që, qytetarët e Tiranës të jetojnë e banojnë në ndërtesa të sigurta, cilësore dhe të përshtatshme për jetesë dhe aktivitete sociale, apo biznes. Për këtë qëllim, Bashkia do të forcojë dhe aktivizojë sistemin e mbikëqyrjes dhe inspektimit të punimeve ndërtimore. Fakti: Në fillim të muajit shtator 2011 Kryebashkiaku Lulzim Basha nisi konsultat për Planin Urbanistik të Tiranës, plan i cili synonte të zgjidhte konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarëve. Për hartimin e planit Urbanistik të Tiranës nga ana e bashkisë u ngrit Grupi Strategjik i përbërë nga përfaqësues të botës akademike, personalitete publike të qytetit të Tiranës dhe shoqata të ndryshme si shoqata e Ndërtuesve, shoqata “Tirana”, ajo e Trashëgimisë Kulturore dhe shoqata mjedisore. Ky ishte edhe hapi i parë i ndërrmarë ne aspektin e gjerë të planit urbanist. Por në aspektin e ngushtë, nuk u fol apo u diskutua mbi ngritjen e një strukture të posaçme e cila mbikëqyr dhe inspekton punimet ndërtimore në mënyrë të veçantë. Inspektoriati i Ndërtimit70 Në varësi të Bashkisë së Tiranës prej vitit 2007 përmes ligjit Nr.9780, Inspektoriati i Ndërtimit është struktura e cila ka për detyrë dhe përgjegjësi ndër të tjera: 1. Inspektim dhe kontrolli i subjekteve ndërtues; 2. Verifikimi dhe kontrolli i cdo procedure (kërkesë, ankes si dhe konstatimet në terren) të ndjekur nga ana e inspektorëve duke respektuar të gjitha afatet e parashikuar me ligj; 3. Objekti i kontrollit të Inspektoriatit; 4. Ndërtimet me dhe pa leje; 5. Objektet e ndërtimit përcaktohen në ligjin, "Për disiplinimin e punimeve të ndërtimit" dhe "Për urbanistiken", përfshirë rikonstruksione, zgjerime, ndryshime destinacioni etj. Për objekte pa leje: 1. Urdhëron menjëherë pezullimin e ndërtimit dhe ndjek të gjithë hapat e përcaktuara në ligj. Për objektet me leje: 2. Verifikon dokumentacionin tekniko-ligjor dhe zbatimin e kondicioneve të sheshit dhe lejes së ndërtimit të objektit në ndërtim; 3. Ndryshimet në vendosje; 4. Ndryshimet në përmasa dhe volum; 5. Ndryshimet në arkitekturë; 70 http://www.tirana.gov.al/sq/Inspektoriati-i-Ndertimit
  37. 37. 6. Mungesa në dokumentacion; 7. Kontrollon kantierin e ndërtimit, sigurimin teknik, etj. Siç përshkruhet më sipër, Inspektoriati i Ndërtimit ka pasur që prej vitit 2007 të gjitha kompetencat për të bërë mbikqyrjen dhe inspektimin e punimeve ndërtimore. Premtimi elektoral i kandidatit Z.Lulzim Basha se pas fitores së tij në zgjedhjet lokale do të forcohej dhe aktivizohej sistemi i lartpërmendur, ose reformimi dhe forcimi strukturës aktuale e cila do të kryente një funksion edhe më madhor se ai që deri dje bëhej nga Inspektoriati i Ndërtimit. Nga viti 2011 deri në fillim të vitit 2015, në Bashkinë e Tiranës nuk është diskutuar e më pas krijuar një strukture e tillë, që të forcojë këtë sistem. Për tu përmendur madje, mbetet problematika e madhe që u has në periudhën e zgjedhjeve të përgjithëshme 2013 me nisjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, të cilat duhet të mbikëqyreshin nga Inspektoriati i Ndërtimit, punë që rezultoi jo produktive. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 6.2 Brenda një periudhe 1 vjeçare do të sigurojë informacionin e duhur për sigurinë e objekteve të banimit nga pikëpamja (i) konstruktive, dhe (ii) infrastrukturore dhe mbi këtë bazë do të filloj një program masiv rikuperimi. Premtimi: Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet vendore 2011, kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës Lulzim Basha deklaroi se qytetarët e kryeqytetit ishin të shqetësuar për ndërtimet kaotike, jo cilësore dhe të pasigurta. Ndërtimet ishin kryer duke shkelur të drejtat private të pronësisë dhe hapësirat publike. Sipas Bashës, Bashkia e Tiranës gjatë kohës që drejtohej nga Edi Rama, me të gjitha kompetencat ligjore për mbikëqyrjen, inspektimin dhe lejimin e ndërtimeve ishte shkaku kryesor i kësaj gjendjeje. Basha deklaroi se qytetarët rrezikohen në ndërtesat e vjetra ku janë bërë aq shumë ndërhyrje të pakontrolluara dhe të rrezikshme në pjesët konstruktive të tyre. Për këtë arsye, Lulzim Basha u angazhua se brenda një periudhe 1-vjeçare nga marrja e mandatit do të siguronte informacionin e duhur për sigurinë e objekteve të banimit nga pikëpamja konstruktive dhe infrastrukturore dhe mbi këtë bazë do të hartohej një program masiv rikuperimi. Fakti: Shumë nga banorët e Tiranës që jetojnë në pallatet e vjetra, te cilat janë të bazuara në një sistem të vjetër konstruktiv vijojnë ende të rrezikojnë dëmtimin e banesave të cilat kanë pësuar ndërhyrje në bodrume, themele apo strukturën mbajtëse gjatë procesit të shndërrimit nga banesa në dyqane, lokale apo mjedise të tjera. Premtimi elektoral duket se ka mbetur vetëm i tillë, pasi në harkun kohor të një viti, pra 2011-2012, në bashkëpunim me çdo minibashki do të krijohej një bazë të dhënash mbi situatën dhe përmes një programi special do të kryej një program masiv rikuperimi. Në asnjë nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak të atij viti nuk u ndërrmor një nismë e tillë. Pra jo vetëm që nuk u krijua në vitin e parë të mandatit baza e të dhënave mbi gjendjen e objekteve të banimit, por ky premtim nuk u realizua as gjatë vitit të dytë e në vijim. Pothuaj asnjë ndërtim në Tiranë nuk është i pajisur me sigurinë anti-zjarr, apo me shkallët e emergjencës. Asnjë nga minibashkitë e Tiranës, jo vetëm që nuk ka sjellë informacion, por as nuk i është kërkuar të sigurojë të dhëna lidhur me sigurinë e
  38. 38. objekteve të banimit si nga ana konstruktive apo infrastrukturore e ndërtesave. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 6.3 Bashkia do të ndërtojë një program të veçantë të promovimit të normave dhe standardeve të sigurisë në ndërtim. Premtimi: Ndëtimi dhe rregullimi i kaosit në këtë sektor, ishte ndër shtyllat kryesore të programit elektoral të kandidatit Lulzim Basha gjatë zgjedhje vendore 2011. Mes të tjerash, duke argumentuar se ndërtimet e reja do të kryheshin vetëm duke respektuar standarte, Basha deklaroi se bashkia që do të drejtohej nga ai do të ndërtonte një program mbi promovimin e normave dhe standardeve të sigurisë në ndërtim. Ky program sipas Bashës do të bëhej duke motivuar praktikat më të mira si dhe duke stimuluar bashkëpunimin me komunitetin në këtë drejtim. Fakti: Që prej vitit 1998, është miratuar ligji nr. 8402, i cili në nenin 4 të tij përcakton kërkesat themelore që duhet të plotësojë një ndërtim. Këto kërkesa kanë të bëjnë me: 1. rezistencën dhe qëndrueshmërinë mekanike; 2. sigurinë nga zjarri; 3. higjienën, shëndetin dhe mjedisin; 4. sigurinë në përdorim; 5. mbrojtjen nga zhurmat; 6. kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë. Pra, çdo ndërtim i ri duhet të bazohet në këtë ligj kur flitet për normat dhe standartet e sigurisë së ndërtimit, përfshi këtu edhe ndërtimet e kryeqytetit. Përveç këtyre kërkesave në rang kombëtar, asnjë program i veçantë nuk është hartuar nga Bashkia e Tiranës në harkun kohor 2011-2015 që të lidhet me norma apo standarte të sigurisë në ndërtim. Asnjë program nuk është hartuar nga Bashkia e Tiranës që të promovojë rregulla të reja të sigurisë në ndërtim. Kjo jo vetëm sepse nuk ka asnjë informacion të tillë nga mbledhjet e Këshillit Bashkiak në këtë mandat, apo nismat bashkiake, por edhe sepse grupet e interesit, siç është Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë pohon se nuk është thirrur për të hartuar një bazë të tillë të dhënash. Ky premtim konsiderohet i parealizuar. 6.4 Do tu imponohen, ndërtimeve në proçes, standardet e sigurisë. Premtimi: Mungesa e standardeve të sigurisë për ndërtimet mbetet një problem për Tiranën. Pjesa më e madhe e ndërtimeve të ngritura nuk kanë ruajtur standardet e sigurisë, si në drejtim të qendrueshmërisë së ndërtesës, që rrjedh nga pështatja e eurokodeve apo rregullave të projektimit apo ndërtimit, ashtu edhe ne drejtim të

×