Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Energjia

17,727 views

Published on

Published in: Science
  • Be the first to comment

Energjia

  1. 1. ENERGJIA
  2. 2.  C’ËSHTË ENERGJIA?  LLOJET E ENERGJISË  METODAT E PËRFITIMIT TË ENERGJISË  SHNDËRRIMI I ENERGJISË  TERMODINAMIKA  BURIMET E ENERGJISË  MBROJTJA E MJEDISIT  ENERGJIA NË JETËN E PËRDITSHME  PËRFUNDIME PËRMBAJTJA E PROJEKTIT
  3. 3.  Energjia (fjala vete rrjedh nga greqishtja energos që do të thotë “në punë”) në fizikë, është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet. Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë "J", për nder të Xhejms Xhaulit. Ç’ËSHTË ENERGJIA?
  4. 4. LLOJET E ENERGJISË  Energjinë përreth nesh e gjejmë në forma të ndryshme. Ndër format më të përhapura janë : 1. Energjia kinetike 2. Energjia potenciale 3. Energjia kimike 4. Energjika bërthamore (nga ndarja e atomit) 5. Energjia elektrike 6. Energjia termike 7. Energjia diellore
  5. 5.  Energjia kinetike është aftësia e trupave që të kryejnë punë për shkak se kanë një shpejtësi të caktuar. Për ta llogaritur energjinë kinetike të trupit me masën , i cili lëviz me shpejtësi , bëhet llogaritja e punës, e cila nevojitet që forca ta nxitojë trupin në ndonjë rrugë nga gjendja e qetësisë deri në gjendjen me shpejtësi . Pra, madhësia e energjisë kinetike është e barabartë me punën e cila është kryer në mënyrë që trupi ta ketë fituar shpejtësinë . energjia kinetike do të jetë: ENERGJIA KINETIKE
  6. 6.   
  7. 7.  Përveç energjisë kinetike, të cilën e shkakton lëvizja, trupi mund ta ketë edhe energjinë potenciale, e cila është pasojë e pozitës së tij ndaj trupave të tjerë apo pasojë e konfiguracionit të trupit, përkatësisht e sistemit të trupit. Trupat kanë energji potenciale për shkak të veprimit reciprok të tyre. Ashtu trupi me masën , i ngritur në lartësinë mbi sipërfaqen e Tokës, ka një energji potenciale të caktuar dhe është i aftë, që duke zbritur nga ajo lartësi, të kryejë një punë të caktuar. Ngjashëm, susta elastike ka energji potenciale dhe, duke u kthyer në pozitën ekuilibruese, mund të kryejë punë. Varësisht nga forca e cila vepron në trup, dallohen këto lloj energjish potenciale: të gravitetit, elastike, elektrostatike dhe magnetike. Në mekanikë do të shqyrtohen vetëm dy të parat (të gravitetit dhe elastike). ENERGJIA POTENCIALE
  8. 8.  Që të llogariteet energjia potenciale e trupit në fushën e gravitetit në sipërfaqen e Tokës, supozohet se grimca me masën zhvendoset në fushën e gravitetit të Tokës. Puna e forcave të rëndimit është e barabartë me ndryshimin e dy funksionese të pozitës. Funksioni quhet energjia potenciale e gravitetit të trupit në lartësinë h:  Që të deformohet ndonjë trup, për shembull susta apo shkopi, nevojitet që në të të veprohet me një forcë, përkatësisht të kryhet një punë . Trupi i deformuar do të përftojë një energji potenciale në llogari të punës . Supozojmë se trupi në formë të shkopit zgjatet për shkak të veprimit të forcës, e cila rritet nga vlera zero deri në njëfarë vlere . Puna e kryer është e barabartë me sipërfaqen e trekëndëshit:
  9. 9.  Energjia bërthamore është energji e fituar me metodat e fusionit të kontrolluar në ndërtesa qendrore të Centrale Bërthamore. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore dhe në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera. Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Gjendje e ngjajshme ndodhet edhe në Indi. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Më 2005, reaktorët bërthamorë prodhonin rreth 6% të energjisë që konsumohej. Rusia energjinë bërthamore e shehë si një mundësi për eksportë. Më anën tjetër në Gjermani, në vitin 2006, 12% e energjis së përdorur vinte nga energjia bërthamore. Përqindje e lartë për një vend që trumpeton për mbylljen e qendrave të energjis bërthmamore. ENERGJIA BERTHAMORE
  10. 10.  Energjia termike : Energjia e brendshme e sistemit, e barabartë me shumën e energjive kinetike dhe potenciale të grimcave të sistemit.Ajo mund të prodhohet nga fërkimi dhe sjell ndryshim të temperaturës së sistemit.  Energjia kimike : shuma e energjive të plota te grimcave perberese të molekulave. Energjia kimike e karburanteve dhe e ushqimeve janë format e energjise kimike te depozituara.  Energjia elektrike është energjia e fituar nga rryma e ngarkesës elektrike nëpër një përçues elektrik.
  11. 11.  Shfrytëzimi i energjisë bëhet më i dobishëm duke i shfrytëzuar teknologjinë e re. Në kohën e fundit vazhdojnë hulumtimin e metodave të reja për shfrytëzimin e burimeve alternative të energjisë. Me termin burimi alternativ i energjisë nënkuptohen energjia e cila nuk përfitohet nga lëdet e djegshme fosilore. Vazhdimsia e hulumtimeve për metodat e përfitimit të energjisë nga burimet e tjera, p.sh :  Nga energjia potenciale e ujit, duket e akumuluar ujin nga lumenjtë, ndërtohet hidrocentrale për prodhimin e energjisë elektrike. Energjia potenciale e ujit i vë në përdorim turbina, pra kjo energji shëndrrohet në energji mekanike. Turbina vë në lëvizje gjeneratorët të cilët energjinë mekanike e shëndrrojnë në energji elektrike.  Nga energjia solare(e diellit) mund të shfrytëzohet ngrohja e banesave, për centrale elektrike etj.  Energjia e erës shëndrrohet në energji mekanike, elektrike etj.  Kohëve të fundit, një burim alternativ i energjisë është Hidrogjeni. Gjatë djegies së hidrogjenit në prani të oksigjenit lirohet një energji me sasi të madhe. METODAT E PERFITIMIT TE ENERGJISE
  12. 12.  Dy format e shndërrimit të energjisë janë puna dhe nxehtësia.  Puna A vlerëson shndërrimin e energjisë makroskopike të një sistemi në energjimakroskopike të një sistemi tjetër dhe anasjelltas.  Nxehtësia Q vlerëson shndërrimin e energjisë makroskopike po në energji mikrskopike ,sikurse rasti i shkëmbimit të energjisë termike midis dy trupave me temperatura të ndryshme në kontakt termik. SHNDËRRIMI I ENERGJISË
  13. 13. Ligji i parë i Termodinamikës është:  Nxehtësia që merr një sistem shndërrohet në energji të brendshme të sistemit dhe në punë që sistemi kryen ndaj trupave jashtë tij : Q = (U2 –U1)+ A TERMODINAMIKA
  14. 14. Burimet e energjisë i kemi tre llojesh  Të ripërtërishme  Të paripërtërishme  Alternativë BURIMET E ENERGJISË
  15. 15.  Burimet e ripërtërishme të energjisë janë burime jo-fosile të energjisë të tilla si: 1. Energjia e erës 2. Energjia diellore 3. Hidro-energjia 4. Energjia e biomasës 5. Energjia gjeotermike 6. Energjia e valëve të detit 7. Energjia nga baticat dhe zbaticat 8. Gazi nga mbeturinat BURIMET E RIPËRTËRISHME
  16. 16.  Pjesa më e madhe e energjisë së ripërtërishme vjen drejpërdrejt ose tërthorazi nga dielli. Rrezet e diellit, ose energjia diellore, mund të përdoret direkt për ngrohje dhe ndricim të shtëpive dhe ndërtesave të tjera, për prodhimin e energjisë elektrike, për ngrohje të ujit, ftohje dhe shumë përdorime të tjera komerciale dhe industriale. ENERGJIA DIELLORE
  17. 17. ENERGJIA E ERËS  Nxehtësia e diellit gjithashtu shkakton erëra, energjia e së cilës kapet nga turbina të erës. Pastaj nxehtëis e erës dhe e diellit shkaktojnë avullimit e ujit.
  18. 18.  Kur uji i avulluar kthehet në shi ose dëborë dhe rrjedh teposhtë nëpër lumenj energjia e tij mund të përdoret në hidrocentralet. Hidro- energjia ose energjia e ujit është energji që prodhohet nga fuqia e ujit. Uji në rënie që rrjedh nëpër turbinë, në gjenerator kthehet në energji elektrike. Kjo quhet hidro- energji. HIDRO-ENERGJIA
  19. 19. ENERGJIA E BIOMASËS  Së bashku me shiun dhe borën, rrezet e diellit bëjnë që bimët të rriten. Lënda organike që përbën ato bimë njihet si biomasa. Biomasa mund të përdoret për ngrohje, për të prodhuar energji elektrike, karburante për transport ose kimikate. Përdorimi i biomasës për cilindo nga këto qëllime quhet energji e biomasës.
  20. 20. ENERGJIA GJEO- TERMIKE  Jo të gjitha burimet e ripërtërishme të energjisë vijnë nga dielli. Energjia gjeo- termike e kap nxehtësinë e brendshme të Tokës për një shumëllojshmëri përdorimesh, përfshirë prodhimin e energjisë elektrike, si dhe ngrohjen dhe ftohjen e hapësirave
  21. 21. ENERGJIA E VALËVE DHE BATICAVE E ZBATICAVE  Energjia e valëve të oqeanit vjen nga tërheqja e gravitacionit të hënës dhe diellit ndaj tokës. Oqeani absorbon energjinë diellore, nga energjia e akumuluar mund të përfitohet energji termike dhe energji mekanike nga baticat dhe valët
  22. 22. Burimet e ripërtëritshme: Energjia diellore Uji Era Burimet gjeo-termale Biomasa etj Mbrojtja e mjedisit Ulja e nivelit të përdorimit të lëndëve djegëse fosile Ulja e nivelit të emetimeve të gazeve Rritja e shfrytëzimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë Ulja e nivelit të CO2 Ulja e nivelit të gazeve serë Ulja e nivelit të mbeturinave dhe riciklimi MBROJTJA E MJEDISIT
  23. 23. Lëndët djegëse fosile: Thëngjilli Nafta Gazi natyror Lëndët djegëse nukleare Emetimi i gazrave serë: Ndryshimet klimatike Degradimi i mjedisit BURIMET E PARIPËRTËRITSHME
  24. 24. ENERGJIA NË JETËN E PËRDITSHME Energjia gjen zbatim në fusha të ndryshme të jetës së përditshme duke u bërë një faktor shumë i rëndësishëm i zhvillimeve të mëtejshme të njeriut.
  25. 25.  Energjinë e gjejmë në biologji , ku dimë shume mire se cdo sistem natyror apo dhe vete organizmat e gjalle zotëron energji të cilët në sajë të kësaj energjie që e fitojnë nga lëndë të ndryshme kimike , janë të aftë të lëvizin apo veprojnë. Në gjeologji , veprimtaria e shumë elementeve të natyrës si tërmetet , ortekët , lëvizjet e erës etj mund të shpjegohen nëpërmjet konceptit të energjisë dhe transformimit të saj.
  26. 26. Falë termodinamikës njeriu tashmë ka frigoriferin në shtëpinë e tij i cili e ka bërë më efikase ruajtjen e burimeve ushqimore. Falë termodinamikes njeriu njohu shkëmbimin termik me të cilin tashmë mbrohet nga i ftohti. Me pak fjalë me anë të termodinamikës , njeriu jeton sot komod dhe mbizotëron mbi gjallesat e tjera të natyrës , të paktën për gjysmën e periudhës së ekzistencës së tij.
  27. 27.  Energjia është aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër  Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore nga ndarja e atomit.  Ajo shfaqet në forma të ndryshme dhe e vecanta e saj është se energjia as nuk krijohet e as nuk shkatërrohet. Ajo thjesht shndërrohet nga njëra formë në tjetrën PERFUNDIMET
  28. 28.  Shfrytëzimi i energjisë bëhet më i dobishëm duke i shfrytëzuar teknologjinë e re.  Dy format e shndërrimit të energjisë janë puna dhe nxehtësia.  Burimet e energjisë i kemi tre llojesh: të ripërtërishme ,të paripërtërishme, Alternativë  Energjia gjen zbatim në fusha të ndryshme të jetës së përditshme duke u bërë një faktor shumë i rëndësishëm i zhvillimeve të mëtejshme të njeriut.

×