SlideShare a Scribd company logo
1 of 22
Download to read offline
Përshkrimi historik i deformimit të dy teksteve Biblike: "Trinitetit dhe
Mishërimit" (Is'hak Njuton)
Përshkrimi historik i deformimit të dy teksteve Biblike:
"Trinitetit dhe Mishërimit"
Is'hak Njuton (1642-1727)
Përgatiti: Bledar Tefik Haxhiu
Parathënie
Me emrin e Zotit të Gjithmëshirshmit Mëshirbërësit
Falënderimet i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e
Profetëve dhe të fundmin e tyre, Muhamedin, familjen e tij të nderuar, shokët e tij
besnikë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit.
Islami si një fe monoteiste e shpallur nga Allahu (Zoti), të cilën e predikoi
Muhamedi dhe e praktikojnë muslimanët, shprehet qartë se Allahu, meriton të gjitha
lavdet dhe adhurimet, se Ai është i vetëm pa shokë e ortakë, pa ndihmës e
bashkëpunëtor. Se Allahu është i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, se Ai nuk ka
bir, as bashkëshorte; se nuk ka lindur dhe nuk është i lindur. Po ashtu Allahu
shprehet qartë në Kuranin famëlartë se të krishterët trilluan dhe shpikën diçka të
rëndë kundrejt Tij, aq sa qiejt dhe toka gati sa nuk u çanë, kur ata pohuan se Ai
kishte bir!
Sikurse besojnë po ashtu se Isai (Jezusi) biri i Merjemes (Marisë), është rob i Zotit
dhe i dërguar i Tij, nuk është mishëruar në Të dhe as Allahu nuk është mishëruar tek
ai.
Doktrinën e trinitetit dhe mishërimit, nuk janë vetëm muslimanët ata që e
kundërshtojnë, duhet thënë se këtë doktrinë ka dhe nga mesi i vetë të krishterëve dhe
studiuesve të tyre, që e kundërshtojnë dhe mendojnë me anë të fakteve se kjo është
një falsifikim dhe trillim i shkrimeve të shenjta.
Sikurse nuk janë vetëm muslimanët ata të cilët besojnë se shkrimet e shenjta –Tora
dhe Ungjilli-, janë deformuar; përkundrazi këtë e besojnë dhe e pohojnë me fakte
dhe vetë mendimtarët e tyre.
Ndër ata mendimtarë të cilët kanë shkruar rreth kësaj teme është dhe shkencëtari i
njohur Is'hak Njutoni, i cili ka dhe një libër me të njëjtin titull të këtij shkrimi rreth
temës që po shqyrtojmë.
Jam i vetëdijshëm, se besimi dhe doktrina e Njutonit, nuk përputhet me doktrinën
Islame, por ajo që na intereson nga kjo qasje, është dëshmia e tij dhe faktet që ai
tregon për falsifikimin e biblës nga vetë të krishterët, sidomos rreth ketyre dy
çështjeve të rëndësishme: Trinitetit dhe Mishërimit.
Përse kemi zgjedhur Is'hak Njutonin.
Jemi mësuar që të dëgjojmë për Is'hak Njutonin apo të lexojmë prej tij tema që kanë
të bëjnë me fizikën apo mekanikën, dhe ndoshta shumë pak njerëzve u shkon në
mendje se Njutoni ka shkruar edhe rreth çështjes së religjionit, sidomos në fushën e
kritikës historike[1]për të cilin bën fjalë edhe ky shkrim.
Is'hak Njutoni ka lindur në qytetin Lincolnshire të Britanisë. Familja e tij ishin fetarë
të sektit protestant, kështu që dhe Njutoni u shkollua në shkollën mbretërore ku
mësoi matematikën, artet, dhe fenë. Gjatë shkollës ai u dallua në mësime edhe pse
fillimisht menduan se vuante nga sëmundja e autizmit.
Më pas shkoi në fakultetin e Kembrixhid ku studioi në degën e religjionit, në të cilin
mësoi rreth Platonit, Aristotelit, mori njohuritë klasike në: letërsi shkencë, histori etj.
Duhet thënë se gjatë kësaj kohe ai i dha rëndësi shumë të madhe mekanikës duke
studiuar Kopernikun, Galileon, Dekartin, Robert Boyle, etj.
Njutoni edhe pse ishte i krishterë dhe kishte studiuar religjionin, serish ai nuk e
pranonte kishën (katolike), madje nuk pranonte edhe disa teza të kishës –për faktin
se ishte protestant-, siç ishte teza e trinitetit dhe mishërimit për të cilin ai shkroi dhe
librin tek i cili është bazuar edhe ky shkrim.
Pra me pak fjalë Njutoni ishte besimtar në Zot, besonte se gjithësia është e krijuar
nga Zoti dhe se Ai ndërhyn për rregullimin e saj, gjë që e vërtetojnë një sërë librash
dhe shkrimesh të tij[2], në të cilat madje ai ka vërtetuar se Universi nuk është thjesht
një proces mekanik, porse është pikërisht Zoti Ai i Cili kujdeset dhe e mirëmban atë.
Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë
përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Zotit. Por vetë
Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë
vënë në lëvizje planetët. Zoti drejton gjithçka dhe Ai di si bëhet”. [3]
Njutoni në brumosjen e tij fetare, ishte i ndikuar nga idetë Soseniane[4], -të cilët
kisha Anglikane i konsideronte si heretikë-, të cilët mendonin se kristianizmi ishte
shumë më i thjeshtë dhe i pastër në fillimet e tija, sepse burimet e tij ishin vetëm
tekstet e vërteta biblike, dhe se kishte degjeneruar në këtë gjendje për shkak të
përzierjes me filozofinë Greke. E gjitha kjo bëri që Njutoni të përpiqej të zbulonte
kristianizmin fillestar, ndaj dhe për këtë shkak mori dhe iniciativën e kritikës së
tekstit biblik, sidomos të tekstit të trinitetit dhe mishërimit të cilat sipas tij nuk
qëndrojnë.
Duke lexuar sa më lartë, dikush me shumë të drejtë mund edhe të pyes: po përse nuk
e shfaqi Njutoni besimin e tij dhe përse nuk i bëri publike këto shkrime që në jetën e
tij, ashtu siç veproi me shpikjet në mekanikë dhe fizikë?
Studiuesit mendojnë se ajo që e shtyu Njutonin të mos i shfaqte këto ide dhe këto
shkrime, ishte koha dhe realiteti në të cilën jetoi Njutoni, kohë kur të tilla trajtime
ishin herezi dhe ndaloheshin, gjë që mund të shkaktonte zhveshjen e Njutonit nga të
gjitha privilegjet dhe prestigji që ai kishte në shoqërinë e atëhershme.
Një shkak tjetër është se familja Portsmouth, i mbajti këto dorëshkrime të fshehta
larg syrit të njerëzve deri në vitin 1913, vit në të cilat ato i bleu një hebre i quajtur
Abraham Shalom Ezekiel Yahuda[5], dhe kur ky vdiq më 1951 i la këto
dorëshkrime si dhuratë për shtetin e Izraelit. Këto dorëshkrime i janë ofruar
studiuesve më 1998, vit kur u bë dhe dixhitalizimi i tyre. [6]
Personazhi të cilit i drejtohet Njutoni në libër, nuk është personazh real, porse është
një personazh imagjinar.
Kuriozitet:Kopja e parë e Biblës është shtypur nga Gutenbergu në Gjermani, në
gjuhën latine, rreth viteve 1450-1456, e hartuar nga Shën Jeronimi[7]dhe që njihet
me emrin Vulgata, dhe pikërisht nga kjo kohë filloi dhe kritika e tekstit biblik.
Pjesë nga Teksti i Njutonit rreth trinitetit dhe mishërimit
Zotëri! Duke parë kureshtjen tuaj për shkrimet e fundit dhe interesimin që keni për të
njohur të vërtetën e tekstit të shenjtë, që ka lidhje me tre dëshmitarët në qiell [1
Gjon: 5-7],[8]ju kam dërguar leximet e ndryshme të këtij teksti përgjatë gjithë
kohërave, duke shpjeguar se si ka ndodhur ndryshimi, duke u bazuar mbi atë çka më
ka rënë në dorë prej dorëshkrimeve deri në ditët e sotme.
Kam qenë i lirë në kërkimet e mia, dhe një person sikur ju që i dinë pasojat e këqija
që ka lënë kisha katolike, e ka të qartë që është e vështirë të kundërshtohen disa
doktrina të rrënjosura tek masat; edhe pse kanë dalë njerëz të mëdhenj si: Luther[9],
Erasmus[10], Bullinger[11], Grotius[12], etj, serish shumë njerëz e kanë të vështirë
të bëjnë atë që kanë bërë këta burra, në mënyrë që të mos konsiderohen si heretik.
Por ndërkohë që ne thërrasim me të fortë kundër mashtrimeve të shenjta të kishës
katolike dhe e bëjmë pjesë të besimit tonë zbulimin dhe fshirjen e gjërave të
ngjashme, atëherë na del si detyrë që të pranojmë se me pëlqimin që bëjmë ndaj
këtyre fenomeneve, ne kryejmë një krim më të madh kundrejt vetes, madje më të
madh se ai i papëve të cilët i fajësojmë; sepse fundja ata veprojnë në përputhje me
atë që besojnë, ndërsa ne biem në kundërshtim me veten tonë.
Teksti i trinitetit
"Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta
të tre janë një". Letra e parë e Gjonit: 5-7.
Në popujt e lindjes për një kohë shumë të gjatë, madje edhe në perëndim, ekzistonte
besimi në të cilin nuk përfshihej teksti i trinitetit. Porse për faktin se sot feja
mbështetet mbi një patericë të dobët, e vendos veten në një rrezik më të madh sesa i
jep asaj një favor, sepse nuk ka shërbim më të madh ndaj të vërtetës, sesa pastrimi i
saj nga falsiteti (mashtrimet). Për faktin se e njoh intelektin dhe mos nxitimin tuaj,
jam i sigurt se nuk po ju ofendoj nëse ju tregoj qartë atë që kam në mendje, nisur nga
fakti se nuk vë në dyshim diçka rreth besimit apo njohurive; e gjithë çështja është se
unë do ti bëj kritikë një teksti biblik.
Historiku i falsifikimit të tekstit shkurtimisht është si vijon: Fillimisht disa latinë e
komentuan Shpirtin, ujin dhe gjakun se janë shprehje eufemizmi që bëjnë fjalë për
Atin (Zotin), birin dhe shpirtin e shenjtë,[13]për të argumentuar se ata të tre janë një.
Më pas Shën Jeronimi e vendosi në tekstin e kopjes së tij[14] për të njëjtin shkak, që
të tregonte rreth trinitetit. Rreth gjashtëdhjetë e katër vite pas vdekjes së Jeronimit,
afrikanët (e krishterë), filluan ta përdornin këtë tekst si argument kundër
vandalëve. [15]
Pas kësaj latinët e vendosën këtë tekst në kopjet e tyre, kështu filloi ndryshimi të
bëhej pjesë e kopjeve. Një gjë e tillë u bë më e dukshme në shekullin e dymbëdhjetë
e më pas, kur studiuesit e ringjallën serish këtë debat.
Kur u shpik shtypshkronja e parë, ky tekst kaloi nga kopja latine në atë greke, duke
qenë kështu në kundërshtim me të gjitha kopjet dhe dorëshkrimet e vjetra.
Tashmë do të bëhet edhe më i qartë historiku i kësaj çështjeje duke bërë ballafaqimin
midis palëve.
Argumentet pretenduese rreth origjinalitetit të dëshmisë së atyre që janë në qiell,
është dëshmia e Cyprianus[16], Athanasius[17], Jeronimitdhe e disa dorëshkrimeve
greke, dhe pothuajse në të gjitha dorëshkrimet latine.
Cyprianus thotë: "Zoti ka thënë: Unë dhe Ati jemi një". Dhe se për Atin, birin dhe
shpirtin e shenjtë është shkruar se: "Ata të tre janë një".[18]
Sosenianët u sollën në mënyrë jo dinjitoze me Cyprianus, duke pohuar se kjo fjalë
që i atribuohet atij është e falsifikuar, ndërkohë që Cyprianus e përsërit të njëjtën
thënie në vende të tjera.
Ai thotë diku: "Nëse dikush që pagëzohet tek idhujtarët, kthehet në strukturë të Zotit,
atëherë thuamë, kujt Zoti ti falem? Nëse ai i drejtohet shpirtit të shenjtë, sepse ata të
tre janë një, si mundet që shpirti i shenjtë ta frymëzojë dikë prej tyre, ndërkohë që ai
është armik ose i Atit ose birit?[19]
Këto tekste të cilat sipas mendimit tim janë të thëna vërtetë nga Cyprianus, i
kundërshtojnë me forcë dëshminë e atyre që janë në qiell, dhe nuk jam aspak në
dyshim se mund të gaboj në këtë. Po a mund të më ngelë mua zgjedhje tjetër veç
pajtimit mes këtyre teksteve, duke e ditur se latinët e Afrikës dhe Evropës, duke u
shtuar edhe grekët, nuk e dinin atë (tekstin e dëshmisë). Sepse nëse teksti do të ishte
i pranishëm në librin e shenjtë, të cilin e mësoi Cyprianus dhe latinët më pas,
ndërkohë që bota ende ishte në kundërshti rreth trinitetit dhe në përpjekje për të
pohuar të gjitha argumentet e mundshme dhe përdorimin e tyre si argumente,
atëherë ata kurrsesi nuk mund të mos kishin njohuri rreth këtij teksti, të cilit sot i
mëshohet me forcë, sepse ai do ti jepte fund konfliktit.
Për të bërë një dakordësim për sa më sipër, mendoj se fjalët e mara nga Cyprianus në
dy tekstet e mëparshme janë vetëm "ata të tre janë një", të cilat ka shumë mundësi që
të kthehen në numrin (versetin) shtatë ose tetë. [20]
Ndërsa leximi i Eucherius –peshkopi i Lionit në Francën e sotme- që i ka bërë Shën
Agustinit[21] rreth tekstit pa versetin numër shtatë, tregon se shumë kanë kuptuar që
Shpirti, uji dhe gjaku, janë tregues të trinitetit.
Pra nga këta shumë që e kanë kuptuar tekstin të tillë, është dhe Shën Agustini, i cili
në librin e tretë kundër Ariusit[22] tregon se "Shpirti është Ati; sepse Ati është
shpirt, uji është Shpirti i shenjtë të cilin Jezusi ua dha të eturve. Ndërsa gjaku është
biri; sepse fjala u kthye në trup".
Nëse mendimi i kishave perëndimore deri në atë kohë ka qenë se shpirti uji dhe
gjaku ishin tregues i Atit, birit dhe Shpirtit të shenjtë, kjo do të thotë se dëshmia e
atyre që janë në qiell, nuk ishte bërë ende pjesë e librave (biblave) të tyre. Madje
edhe pa këtë dëshmi, ka qenë e qartë për Cyprianusin dhe të tjerët të cilët kishin të
njëjtin mendim, se Ati, biri dhe shpirti i shenjtë janë tre, dhe pikërisht ky ka qenë dhe
qëllimi i Cyprianusit.
Ipeshkvi i Afrikës Facundus i cili jetoi në shekullin e gjashtë, na tregon qartë se
Cyprianus në këtë tekst, e ka komentuar ujin, shpirtin dhe gjakun, se ata janë
përdorur në mënyrë metaforike për Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë, duke vënë
theksin se Gjoni është shprehur për Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë se janë një".
Atëherë sipas dëshmisë së Facundus –Ipeshkvit të Afrikës-, mundet që disa nga
priftërinjtë e hershëm e komentuan tekstin e Cyprianusit në të njëjtën mënyrë. Nuk e
di sesi ata që kuptojnë ujin, gjakun dhe shpirtin se janë metaforë e trinitetit, apo çdo
gjëje tjetër, të cilët nuk e dinin dëshminë e trinitetit –siç ishin kishat në kohën e
konfliktit me Ariusianët-, të mund ta kuptonin fjalën e Cyprianusit në një mënyrë
tjetër (sepse ajo ende nuk kishte depërtuar për të qenë pjesë e tekstit).
Pra, fjalët e vetë Cyprianusit të shpien në mënyrë të qartë te ky kuptim, sepse ai
thotë: Ati, fjala dhe shpirti i shenjtë, njësoj si në versetin e shtatë; ndërsa "Ati, biri
dhe shpirti i shenjtë" siç ndodhet në shprehjen e pagëzimit; është pikërisht teksti prej
të cilit u përpoqën që të nxirrnin trinitetin.[23]
Teksti i cili gjendet tek Cyprianus mund të bëhet edhe më i qartë nëse shohim edhe
në dëshmitë e ngjashme siç janë tek Tertulianus[24] prej të cilit mendohet se i ka
marrë dhe Cyryanusi, pasi ky i fundit i referohet shpesh Tertulianusit dhe përcjell
prej tij.
Teksti i Tertulianit është ky: "Vërtet ky zinxhir: Ati tek biri dhe biri tek ngushëlluesi,
formojnë tre gjëra të njëjta, çdo njëra prej tyre është e lidhur me tjetrën (pra janë
diçka e njëjtë, dhe jo një person i njëjtë)".
Pra Tertuliani nuk dëshmon me diçka tjetër veç tekstit: "ata të tre janë një", edhe pse
këto fjalë i shkruan si një kundërpërgjigje ndaj Paraksis dhe të cilat flasin pikërisht
rreth trinitetit, në të cilën janë përmendur të gjitha tekstet biblike që dëshmojnë për
të. Nëse teksti i Gjonit -që e lexojmë tani-, do të ishte prezent, duke e ditur se është
një nga tekstet më të qartë rreth kësaj çështje, Tertulianus nuk gjeti tekst më të qartë
se: "ata të tre janë një", të cilën e komentoi se ato janë argument për trinitetin.
Porse ky komentim duket sikur është shpikur nga Montanistët[25] për të mbështetur
idenë e tyre rreth trinitetit, sepse Tertulianus kur e ka shkruar këtë shkrim ka qenë
pjesëtar i sektit Montanist, dhe dihet fare mirë se devijime të tilla në librin e shenjtë
ishin të shpeshta tek Montanistët.
Ky shpjegim ezoterik i "shpirtit, ujit dhe gjakut" si tregues i trinitetit, ka bërë që
dikush të fusë shtojcën "në qiell", ose me qëllim falsifikimi, për të provuar trinitetin,
ose si shkak i kuptimit të shënimeve apo shpjegimeve të tekstit, të cilat më vonë
gjatë kopjimit, u bënë pjesë e vetë tekstit.
I pari i cili e futi këtë tekst në bibël –sipas regjistrimeve-, është Shën Jeronimi, i cili
nuk është se shkroi ndonjë përkthim të ri të Ungjillit, por vetëm sa saktësoi –sipas
tij- tekstet e vjetra latine. Ai fillimisht e vendosi këtë tekst si shënim (fusnotë) duke
pretenduar se kishte saktësuar dorëshkrimet latine të deformuara duke u bazuar në
kopjen origjinale greke.
Por për shkak të kësaj ndërhyrje dhe shtese që Jeronimi bëri në Bibël, ai u akuzua
nga bashkëkohësit e tij si falsifikator i librit të shenjtë, gjë që tregon se teksti i tre
dëshmitarëve në qiell, ishte i panjohur deri në atë kohë.
Të gjithë ata që kanë njohuri rresh shkrimeve, e kanë të lehtë të venë re, se Jeronimi
shquhet për një lloj pakujdesie në vërtetimin e fakteve. Prej këtyre rasteve të cilat na
i ka trashëguar, është edhe shkrimi rreth jetës së Shën Palit[26] dhe Hilarionit[27], të
cilat janë pothuajse si legjendë; por ka dhe shembuj të tjera që tregojnë këtë.
Erasmus ka thënë për të se ka qenë i guximshëm rreth ideve që përqafonte, i
dhunshëm –duke i konsideruar kundërshtarët si heretik-, dhe shpesh binte në
kundërshti edhe me veten.
Në fakt kopjet greqishte të Dhiatës së re, asnjëra nuk e kishte pjesë të saja tekstin e
tre dëshmive në qiell. Pra duke studiuar dorëshkrimet e përkthyesve para Jeronimit,
asnjëra prej tyre nuk e ka pasur këtë tekst, duke theksuar se ato kanë qenë më të
vjetra dhe më të sigurta; të cilat vërtetojnë gjithashtu se kopja greqishte nuk e
përmbante këtë tekst.
Sot (ky tekst) përdoret rëndom nga të gjithë, është në gjuhën e çdo kujt dhe përdoret
me forcë për të argumentuar trinitetin, por nëse të hershmit do ta kishin në librat e
tyre, padyshim se do ta përmendnin atë në të njëjtën mënyrë si sot; ndërkohë që nëse
hedhim vështrimin te debatet, shkresat dhe ligjërimet e vjetra –rreth trinitetit-,
qofshin këto latine apo greke, nuk e gjejmë një tekst të tillë!
Më pas Njutoni përmend tekstet e shkrimeve më të vjetra se Jeronimi, latine dhe
greke, ku vihet re se në asnjërën prej tyre nuk gjendet dëshmia që ai ka përmendur
në kopjen e tij të biblës; gjë që fakton se është pikërisht ai i cili e vendosi atë
fillimisht si shënim, për tu bërë më pas në kohën e kardinal Françesko Jimenez[28],
zyrtarisht pjesë e vetë tekstit të biblës nga greqishtja.
Këtu ja vlen të përmendim se edhe Erasmus në dy botimet e para të Biblës, nuk e
kishte vendosur tekstin e dëshmisë te 1 Gjoni, duke theksuar se nuk e kishte gjetur
në dorëshkrimet greke. Por pas kundërshtimesh dhe kritikash të shumta nga
spanjollët dhe anëtarë të kishës katolike, thuajse i detyruar, e vendosi në botimin e
tretë –më 1522-, duke pohuar se e kishte bërë këtë, pasi kritikët kishin pohuar se në
Angli gjendet një dorëshkrim[29] në të cilin përmendet teksti i dëshmisë.
Mishërimi
Teksti i Mishërimit: "Dhe s’ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh:
Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër
johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi".1-Timoteut: 3/16.
Atë që latinët bën me tekstin e trinitetit, e bën dhe grekët me letrën e Shën Palit
drejtuar 1 Timoteut [3: 16], duke ndryshuar nga shkronja (ό) në shkronjën (ός) e cila
është shkurtim i fjalës Zot (Θεός), të cilën tashmë e lexojnë: "misteri i mëshirës
është i madh: Perëndia u shfaq në mish (trup)"; ndërkohë që të gjitha kishat në katër-
pesë shekujt e parë dhe të gjitha kopjet e vjetra të biblës si Jeronimi etj. e kanë
lexuar: "I madh është misteri i devotshmërisë, i cili u shfaq në trup".
Kështu që gjejmë se edhe sot ajo gjendet e tillë në kopjet etiopase, në atë sirjanishte
dhe latine; madje edhe në kopjen e vet Jerenomit.
Nëse shohim përgjatë historisë, do të gjejmë se kanë shkruar shumë (rreth kësaj
çështjeje), si: Aleksandri i parë, Athanasi peshkopi i Sofjes, Shën Vasili[30], Shën
Gregori[31], Gjon gojarti[32], Cirili i Jerusalemit[33], Cirili i Aleksandrisë[34],
Jeronimi, Ambrozio, Agustini, papa Liu i madh, Arnupius[35], Vigili[36], etj. Ata
kanë shkruar gjatë dhe me detaje, dhe asnjëri prej tyre nuk e ka përmendur këtë tekst
si argument. Kështu që përgjatë të gjithë këtyre debateve të ashpra që ishin ndezur
në atë kohë, ky tekst nuk u shfaq. Ndërsa sot, pasi thuajse debati ka mbaruar, ata që
lexojnë "Perëndia u shfaq në mish", mendojnë se ky është teksti më me vlerë rreth
kësaj çështjeje!
Kishat e asaj kohe, nuk e njihnin aspak këtë tekst, përkundrazi ata përdornin tekstin
që ishte i njohur mes tyre duke përdorur përemrin (ό), ndaj dhe nuk e përmendnin si
argument për hyjnizimin e birit, edhe pse ajo (doktrina e hyjnizimit të birit) ishte
prezentë në komentet e tyre.
Të gjithë të lartpërmendurit dhe të tjerë e përcjellin tekstin në këtë formë: "I madh
është misteri i devotshmërisë, i cili u shfaq në trup". Teksti vazhdon të gjendet në
dorëshkrimet (kodikët) greke, në të njëjtën formë - I madh është misteri i
devotshmërisë, i cili u shfaq në trup -; gjë e cila tregon se ky ishte leximi i përhapur
mes kishave që në kohët e hershme.
Duhet pohuar se derisa grekët e tjetërsuan tekstin, jo vetëm në dorëshkrimet e letrave
të Shën Palit, por edhe në letrat e autorëve të tjerë, e megjithatë, vazhdon të mbesin
argumente të mjaftueshme të cilat na tregojnë se si ka qenë teksti në krye të herës.
Më pas Njutoni vazhdon logjikën se teksti në atë kohë lexohej i pa deformuar duke
sjellë si shembull përplasjet mes Nestoriusit[37] dhe kundërshtarëve të tij –si Cirili
Aleksandrisë-, të cilët e konsideruan si heretik; megjithatë edhe pse diskutimi i tyre
ishte rreth mishërimit të Zotit me Isain (Jezusin), sërish ata e lexonin këtë tekst
njësoj, pra me përemrin dëftor (ό) ai, dhe jo (ός) e cila është shkurtim i fjalës Zot
(Θεός). Pra nëse te kundërshtarët e Nestoriusit do të ishte e njohur se ky tekst do të
lexohej (Θc), apo (Θεός), atëherë këtij debati do ti jepej fund që atëherë, sepse do të
ishte një argument i qartë rreth mishërimit. Debati që kishte lindur mes Nestoriusit
dhe kundërshtarëve të tij, ishte komentimi i ndryshëm që i bënin të njëjtit tekst të
cilin e lexonin njësoj.
Njutoni për ta bërë më të besueshëm argumentin e tij, sjell fakte të përcjella dhe
përmendura nga Fotios[38] se Cirili Aleksandrisë –armiku më i rreptë i Nestoriusit-,
e lexonte tekstin duke përdorur të njëjtë si Nestoriusi, përemërin dëftor ai (ό). Pra
nëse në tekst përemri ai, do të gjendej dhe do të lexohej në atë kohë me fjalën Zot,
atëherë debati dhe përplasjet mes tyre nuk do të kishin sens; madje ato nuk do të
ekzistonin.
Madje leximin e tekstit në këtë formë e ka certifikuar edhe Koncili i Efesit[39] gjë
që tregon se ky ishte leximi origjinal i këtij teksti.
Por pasi kundërshtitë e Nestoriusit hynë në lojë, dhe çdo grup zgjodhi një komentim
të kundërt të këtyre frazave, ku njëri prej tyre thoshte se (ό) ose (ός), bëjnë fjalë për
krijesë, ndërsa pala tjetër se ato janë tregues të fjalës së Zotit. Pasi në këtë përplasje
dominoi grupi i cili i komentonte se ato janë tregues i Zotit, pra mendimin ortodoks,
kjo i dha mundësinë grekëve që në atë kohë, që të bënin ndryshimin, duke
zëvendësuar përemrin që tregonte për Jezusin, me fjalën Zot, e që më pas ta lexonin
tekstin: "Zoti u shfaq në trup (mish)…".
Pasi vendosën se ky ishte leximi i korrekt që i duhej bërë këtij teksti, atëherë e
ndryshuan atë në të gjitha librat e Gjon gojëtarit, Cirilit, Theodorit dhe të çdo kujt
tjetër, me pretekstin se ato ishin ndryshuar nga heretikët!
I pari që e ndryshoi këtë tekst, ishte Makdonius[40] patriarku i Kostandinopojës, në
fillimet e shekullit të gjashtë, sepse perandori Anastasius[41], e shkarkoi nga posti, si
shkak i ndryshimit që i bëri tekstit. Në po të njëjtën kohë kisha greke u nda, për
shkak të këshillit të Kaledonisë i cili ishte këshilli i katërt ekumenik.
Pra ndryshimi ndodhi në fillimet e shekullit të gjashtë, dhe vazhdon të jetë i tillë
edhe pas dymbëdhjetë shekujve[42]; dhe padyshim që ndryshimi si shkak i një
shkronje ishte shumë më i lehtë të depërtonte në dorëshkrimet greke, se dëshmia e të
treve në qiell, që ndodhi te latinët.
Nuk duhet të na habisë fakti se teksti origjinal, gjendet sot në shumë pak
dorëshkrime greke; megjithatë sërish ai vazhdon të jetë i pranishëm në disa
dorëshkrime.
Leximi i tekstit të vjetër dhe origjinal (ό), gjendet në Kodikun e Claromontanusit dhe
në të cilin është bërë një shënim nga një dorë tjetër dhe me bojë të ndryshme duke
vendosur (Θ), më pas mbi të u bë një shënim tjetër duke shkruar shkronjën (O) që të
dukej si (C); dhe kjo mjafton për të na treguar se kush e ndryshoi shkrimin e vjetër.
Po ashtu tjetërsimi i përemrit me fjalën Zot në këtë tekst, e bën atë të mjegullt dhe të
vështirë; sepse nga aspekti logjik, si mund të thuhet se "Zoti u shfajësua në Frymë"?!
Ndërkohë që kuptimi i saj vjen shumë normal nëse lihet në origjinalitetin e saj, pra
duke lënë përemrin që tregon për Jezusin të pa nënkuptuar si Hyj, siç kanë bërë të
krishterët e parë. Në këtë mënyrë kuptimi mbetet i lehtë.
Në fund të librit, pasi Njutoni përmend edhe një sërë argumentesh të tjerë e mbyll
duke thënë: "Ti tashmë e kupton paanshmërinë time në këtë trajtim, ndaj dhe
shpresoj që ta pranosh atë me mirësjellje.
Në fund, këtë punim po e mbyllim me disa citate të cilat tregojnë se ithtarët e librit
bënë ndryshime në librat e shenjtë:
NË BIBËL THUHET:
“Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe e adhuruan dhe i
shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë”. (Romakëve 1:25)
“Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”. (Gjoni 8:32)
NDËRSA NË KURAN THUHET:
"Për shkak se ata (ithtarët e librit) e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe
ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i kanë shtrembëruar fjalët e Shkrimeve të shenjta dhe
kanë harruar një pjesë të mirë nga ato këshilla". Sure El Maide: 13.
"Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i
biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e
jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!" Sure
Et Teube: 30.
"O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e
fshihni të vërtetën me qëllim?" Sure Al Imran: 71.
"O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni
vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut
dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra,
besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se
është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër
i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë.
Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë". Sure En Nisa: 171.
[1] Kritika historike është një ndër fushat e letërsisë e cila merret me analizën e një
vepre dhe tekstit, për të arritur në një gjykim rreth, origjinalitetit, autenticitetin dhe
vlerën e tij.
[2] Disa mendojnë se Njutoni në librin e tij "Princioia" ka dalë në rezultatin se
kozmosi dhe universi lëvizin dhe sistemohen në mënyrë mekanike, pa ndihmën e
Zotit, princip ky që është i gabuar dhe hedhur poshtë në librat dhe shkrimet e vetë
Njutonit. Shiko: Stephen D. Snobelen, The theology of Isaac Newton's princpia
mathematica, 2010, p, 377-378.
[3] Po aty, Snobelen 2010, p. 337-338.
[4] Sosenianët ishin një rrymë e krishtere e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, të
udhëhequr nga Liljus Sosijnus, të cilët ndër të tjerat nuk besonin edhe në trinitetin.
[5] Shkrimet e Njutonit kanë qenë në arkivin e bibliotekës kombëtare të Izraelit në
koleksionin e Shalom Yehuda Oriental (1877-1951). Prof. Yehuda i bleu këto
shkrime në një ankand në Sotheby's, Londër në 1936. Pjesa tjetër e shkrimeve,
shumica prej tyre që merreshin me kiminë, u blenë nga ekonomisti i njohur John
Maynard Keynes dhe ato janë në King's College në Universitetin e Kembrixhit.
[6]https://web.nli.org.il/sites/NLI/Hebrew/collections/Humanities/newton/Pages/list.
aspx, Ky link, bën fjalë pikërisht për këto dorëshkrime.
[7]Shën Jeronimi, i njohur me emrin latin Sophronius Eusebius Hieronymus, lindi
në vitin 347 në Stridon, Dalmaci, dhe vdiq më 420 në Betlehem. Ishte at i kishës,
dhe teolog. U shpall mësues kishe nga Vatikani. Njihet më mirë si përkthyesi i
Biblës nga greqishtja dhe hebraishtja në latinisht. Vulgata e Shën Jeronimit është
ende sot një tekst i rëndësishëm i kishës katolike romake.
[8][8]"Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe
këta të tre janë një". Tekstet biblike i kam marrë nga botimi i mbretit James, si dhe
nga versioni Ortodoks, duke iu referuar kësaj
faqeje: https://www.biblegateway.com/passage/?search=1+Gjonit+5&version=ALB
[9] Martin Luther (Martin Luteri) lindi në qytetin Aisleben të Gjermanisë në vitin
1483. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më vonë studioi Filozofi në Erfurt.
Për Teologji nuk kishte ndonjë prirje të thellë. Në vitin 1507 u bë prift. Martin
Luther knsiderohet si një ndër reformatorët më të mëdhenj të krishterimit, i cili
kundërshtoi papatin e Romës dhe themeluesi i kishës protestante.
[10] Erasmus (Erazmo) Roterdami (1466 - 1536), filozof humanist holandez. Lindur
më 1466, si djalë i paligjshëm i një prifti. Erasmusi pati një ndikim të
konsiderueshëm mbi zhvillimet e humanizmit. Ai ishte armik i teologjisë skolastike
dhe dha një kontribut të madh në shpirtin e Rilindjes. Ai shihte një mospajtim të
madh midis mësimeve të thjeshta të Krishtit dhe fryrjes dhe arrogancës së Gjykatës
papale. Ai e përktheu biblën nga greqishtja duke mos u mbështetur në Vulgatën e
Jereminit dhe më pas e botoi atë disa herë.
[11]Heinrich Bullinger (18 korrik 1504 - 17 shtator 1575) ishte një reformator
zviceran, pasardhësi i Huldrych Zwingli si kryetar i kishës së Zyrih dhe pastor në
Grossmünster. Një figurë shumë më pak e diskutueshme sesa John Calvin apo
Martin Luther; hulumtimet e fundit tregojnë se ai ishte një nga teologët më me
ndikim të Reformimit Protestant në shekullin e 16-të.
[12]Hugo Grotius (10 Prill 1583 - 28 Gusht 1645), i njohur edhe si Huig de Groot,
ose Hugo de Groot. Ishte një humanist holandez, diplomat, avokat, teolog dhe jurist.
([13]) "Kështu, tre janë ata që dëshmojnë: Shpirti Shenjt, uji dhe gjaku. Këta të tre
bëjnë një dëshmi të vetme". Ky është teksti të cilit i referohet Njutoni tek Gjoni 1, 5:
7-8, i cili është deformuar dhe falsifikuar. Këtë tekst e gjejmë të tillë zakonisht te
versionet Protestante të Biblës dhe dëshmitarëve të Jehovait.
([14]) Pra e shndërroi tekstin nga shpirti ،gjaku dhe uji, në Ati fjala dhe fryma e
shenjtë, duke përpiluar drejtë atë që nënkuptohej nga ky tekst sipas Shën Jeronimit.
([15]) Vandalët kanë qenë një fise me origjinë gjermane, mësynë në Spanjën jugore
dhe Afrikën në shekullin e pestë. Thuhet se muslimanët emrin Andaluzi e morën
prej emrit të tyre.
([16]) Cyprianusi (Çipriani) i Kartagjenës. Supozohet se është i lindur rreth viteve
200-210. Ndërsa rreth vitit 245 pranoi fenë e krishterë. Dy vite më vonë bëhet
meshtar dhe ipeshkëv. Si ipeshkëv veproi vetëm nëntë vite. U ekzekutua më
14/9/258, gjatë sundimit të perandorit romak Valerianit.
([17]) Athanasi i Aleksandrisë ose Athanasi i Madh (lindi më 293, Aleksandri – vdiq
më 373, po aty) ishte peshkop i Aleksandrisë në Egjipt, pasues i peshkopit
Aleksandër. Ishe një prej kundërshtarëve më të shquar të Arianizmit, titulluar në
kohën që jetonte "shtylla e kishës" dhe "Ati i Ortodoksisë".
([18]) Shumica e shkrimeve të Cyprianusit gjenden në Enciklopedinë e etërve
(apostolikë) para këshillit të parë të Nikesë, pikërisht në vëllimin e pestë nga është
shkëputur edhe ky tekst. The Ante-Nicene fathers, vol. 5. Cypryan. The Unity of the
Church. 6. P. 423.
([19]) The Ante-Nicene fathers, Vol. 5. Cypryan, Epistle. 37. P. 404.
([20]) Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe
këta të tre janë një. Edhe tre janë ata që dëshmojnë mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku;
dhe këta të tre janë të një mendimi. 1 e Gjonit: 5/7-8.
([21]) Shën Agustini (354-430), lindi në një provincë të Algjerisë, ishte filozof,
peshkop dhe teolog dhe një ndër priftërinjtë më të rëndësishëm Latin të shekullit të
katërt. Ai është shenjtori mbrojtës i urdhrit fetar agostinian dhe shumicën e
veprimtarisë së tij e pati në Romë.
([22]) Arius (256-336), lindi në zonat e Libisë, është themeluesi i rrymës së krishterë
Ariusiane, të cilët nuk pranonin hyjnizimin e Isait (Jezusit), paqja e Zotit qoftë mbi
të, duke besuar në njerëzoren e tij dhe se ai ishte i krijuar. Ka shëtitur nëpër trevat e
krishtera për të vdekur në Kostandinopojë. Është quajtur dhe konsideruar si heretik,
për faktin se besonte që Isai ishte njeri dhe jo hyj.
([23]) Me këtë shprehje, Njutoni kërkon të thotë se: është e pamundur të nxirret dhe
kuptohet triniteti nga shprehja e pagëzimit.
([24]) Tertulianus ose Tertulian (160-220), shkrimtar nga Kartagjena. Në fenë e
krishterë kalon rreth vitit 196. Shën Jeronimi për të thotë se ishte meshtar, madje
thuhet se ai ishte i pari që e përktheu tekstin e biblës në latinisht. Ishte një mbrojtës i
krishterimit dhe në të njëjtën kohë kundër çdo heretizmi. Një nga shkaqet që e ka
bërë të shquar, është se ka qenë ndër të parët që i ka bërë komentim çështjes së
doktrinës së trinitetit.
([25]) Montanismi, i njohur nga adhuruesit e saj si Profecia e Re, ishte një lëvizje e
hershme e krishterë e fund të shekullit të 2-të, e përmendur më vonë me emrin e
themeluesit të saj, Montanus. Montanizmi kishte pikëpamje të ngjashme për parimet
themelore të doktrinës së krishterë me ato të Kishës më të gjerë të Krishterë, por u
akuzua me herezi për besimin në zbulesat e reja profetike.
([26]) Pali i Tarsosit (ose Sauli) i emëruar Shën Pali apostull, lindi rreth vitit 10 dhe
vdiq në vitin 67. Mendohet nga shumë të krishterë si figura më e rëndësishme pas
Jezusit (Isait) në zhvillimin e Krishterimit. Shën Pali është figurë sa e rëndësishme,
por aq edhe e kritikuar në mesin e studiuesve i cili nga një taksambledhës hebre dhe
shtypës i të krishterëve, u bë një ndër njerëzit më me ndikim pas kalimit në
krishterim, ku shumë e akuzojnë për falsifikim të mësimeve të Jezusit.
([27]) Hilarioni është një personalitete krishtera, i cili sipas Jeronimit ka jetuar në
shekullin e katërt. Ka lindur në Greqi dhe pasi është konvertuar në të krishterë është
zhvendosur në Palestinë, pastaj në Aleksandri e më vonë në shkretëtirat e Libisë.
Hilarioni shquhej për një jetë askete dhe tepër të rreptë.
([28]) Kardinal Françesko Jimenez (1436-1517) ishte një figurë fetare dhe kardinal
spanjoll. Ishte nxitës i kryqëzatave, kryetar në gjykatat e inkuizicionit, sekretar i
mbretëreshës Izabel; po ashtu ai njihet dhe si financuesi i botimit të parë zyrtar të
Biblës në versionin e saj të plotë.
([29])Kopje kjo e cila në realitet nuk u bë kurrë publike dhe s'dihet fati i saj, gjë që
tregon se ishte thjesht pretekst dhe një mënyrë për të detyruar Erasmusin ta vendoste
në tekstin e Biblës.
([30])Shën Vasili lindi rreth vitit 330 dhe vdiq më 379. Njihet edhe me emrin Vasili
i Madh, ishte peshkopi i Çezaresë, prijës i kishës në qv. e IV-t.
([31])Shën Gregori i Naciancusit (329 - 389) i njohur edhe si Shën Gregori Teologu
(emër që përdoret nga kisha e lindjes) ose Gregori nga Naciancusi ishte peshkop i
Kostandinopojës dhe një teolog i shquar.
([32])Gjon Gojarti (349 - 407), ishte një peshkop i krishterë, nga qindvjeçarët e 4-të
dhe 5-të në Siri dhe Kostandinopojë. Njihet për gojëtarinë e tij në fjalime publike
dhe dënimin e keqpërdorimit të autoritetit në kishë dhe në Perandorinë Romake të
asaj kohe.
([33])Cirili i Jerusalemit, ka lindur afërsisht në vitin 313, ka qene peshkopi i
Jerusalemit. Është njohur për debatet dhe kundërpërgjigjet ndaj Ariusianëve dhe një
ndër mbështetësit e tezës së mishërimit.
([34])Cirili i Aleksandrisë (378 - 444 Aleksandria, Egjipt) ishte një at kishe, teolog,
dhe patriark i Aleksandrisë.
([35])Arnopius, i njohur edhe si Arnopiusi i Madh, (i lindur në Afrikën e Veriut në
mesin e shekullit të 3-të, vdiq në shekullin e 4-të), lindi nga prindër paganë dhe u rrit
me mendimin pagan. Ishte një luftëtar kundër krishterimit, por ai iu drejtua pasionit
dhe mbrojtjes së besimit të krishterë gjatë persekutimit të të krishterëve nga
Perandori Diokleciani.
([36])Papa Vigili (vdiq më 555, Siracusa) ishte papa i 59 i Kishës Katolike. Shërbeu
si papë që nga zgjedhja e tij më 537 dhe deri më 555, konsiderohet papa i parë i
periudhës së papatit bizantin.
([37])Nestorius (386 - 450) ishte Arqipeshkëv i Kostandinopojës nga 10 Prilli 428
deri në Gusht 431, kur Perandori Theodosius II konfirmoi dënimin e tij nga Këshilli
i Efesit më 22 qershor. Cirili i Aleksandrisë, e akuzoi atë për herezi.
([38])Photios I (810/820 - 6 shkurt 893), gjithashtu shqiptohet Photius, ose Fotios,
ishte Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës nga 858 në 867 dhe nga 877 në 886. Ai
njihet në Kishën Ortodokse Lindore si Shën Foti i Madh.
([39])Koncili i Efesit është koncili i trete i përgjithshëm i kishës. Ky koncil u
mblodh nga 22 qershor deri me 31. korrik 431 në qytetin e Azisë se Vogël ne Efes.
Ai u thirr nga perandori romak lindor Theodosius II. Të pranishëm qene rreth 250
përfaqësues fetarë.Një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara në këtë koncil
ishte mbi unitetin personal midis –sipas tyre-, birit të Zotit njeri dhe Zotit.
([40])Makdonius ishte një ndër kritikët më të rreptë të hipostazës së tretë (Shpirtit të
shenjtë), ka qenë patriark i Kostandinopojës në vitin 342.
([41])Anastasi i Parë (lindur më 430 Durrës - 19 korrik 518 Kostandinopojë) ka
qenë perandor bizantin (491-518). Anastasi kishte prejardhje ilire, nga një familje
senatoriale e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë
Monofisite sollën në Konstandinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) të cilët
ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse.
([42])Kohë në të cilën Njutoni shkroi librin e tij.

More Related Content

What's hot

Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)amarstafa
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Azbiela Meta
 
Kurani drejt shkences
Kurani drejt shkencesKurani drejt shkences
Kurani drejt shkencesDurim Bajrami
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeAsambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)VatraBiblike
 
Krijimi i Njeriut
Krijimi i NjeriutKrijimi i Njeriut
Krijimi i NjeriutShkollë
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Azbiela Meta
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtareLibra Islame
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )VatraBiblike
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)VatraBiblike
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli Libra Islame
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasiLibra Islame
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Azbiela Meta
 
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``Adriatik Rexha
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETILibra Islame
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Shkumbim Jakupi
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) VatraBiblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) VatraBiblike
 

What's hot (20)

Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
Kurani i mrekullueshem(Geri Miler)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 11 (30 Nëntor 2017)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 53 (29 Nentor)
 
Kurani drejt shkences
Kurani drejt shkencesKurani drejt shkences
Kurani drejt shkences
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24  ( 01 Mars 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 24 ( 01 Mars 2018)
 
Krijimi i Njeriut
Krijimi i NjeriutKrijimi i Njeriut
Krijimi i Njeriut
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 42 ( 13 shtator 2018 )
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtare
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 4 (12 Tetor 2017 )
 
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli 18. pasimi  dr. vehbetu zuhejli
18. pasimi dr. vehbetu zuhejli
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 10 (23 Nëntor 2017)
 
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli 12. istis'habi  dr. vehbetu zuhejli
12. istis'habi dr. vehbetu zuhejli
 
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasiDr. vehbetu zuhejli   usuli fikhu islam, v, kijasi
Dr. vehbetu zuhejli usuli fikhu islam, v, kijasi
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 44 ( 27 Shtator )
 
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
Harun Jahja ``Allahu Njihet Permes Arsyes``
 
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETIDr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
Dr. Musli Vërbani - Shkurorëzimi dhe IDDETI
 
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)Dr. Vehbetu Zuhejli -  Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
Dr. Vehbetu Zuhejli - Usuli fikhu I (ligjet e sheriatit)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 58 ( 17 Janar 2019)
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 59 ( 24 Janar 2019)
 

Similar to Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)

BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCALexo dhe Mëso
 
Sq_Bibla_Kur'ani_dhe_Shkenca
Sq_Bibla_Kur'ani_dhe_ShkencaSq_Bibla_Kur'ani_dhe_Shkenca
Sq_Bibla_Kur'ani_dhe_ShkencaFatos
 
Bibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaBibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaDurim Bajrami
 
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëHisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëLibra Islame
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtareLibra Islame
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiLexo dhe Mëso
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1VatraBiblike
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )VatraBiblike
 
Sq Feja e vërtetë e Zotit
Sq Feja e vërtetë e ZotitSq Feja e vërtetë e Zotit
Sq Feja e vërtetë e ZotitFatos
 
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?Islamic Invitation
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)VatraBiblike
 
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.sKrahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.samarstafa
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Adriatik Rexha
 
Fjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtë
Fjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtëFjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtë
Fjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtëNiba Bani
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robRregullatIslame
 

Similar to Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton) (20)

BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCABIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
BIBLA KUR'ANI DHE SHKENCA
 
Sq_Bibla_Kur'ani_dhe_Shkenca
Sq_Bibla_Kur'ani_dhe_ShkencaSq_Bibla_Kur'ani_dhe_Shkenca
Sq_Bibla_Kur'ani_dhe_Shkenca
 
Bibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkencaBibla kurani dhe shkenca
Bibla kurani dhe shkenca
 
Ngritja e islamit
Ngritja e islamitNgritja e islamit
Ngritja e islamit
 
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetëHisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
Hisham Muhamed Tilbete - Për hulumtuesit e fesë së vërtetë
 
Harun yahya shkencetaret besimtare
Harun yahya   shkencetaret besimtareHarun yahya   shkencetaret besimtare
Harun yahya shkencetaret besimtare
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
Islami dhe Krishterizmi
Islami dhe KrishterizmiIslami dhe Krishterizmi
Islami dhe Krishterizmi
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 
Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1Kendveshtrimi katolik nr. 1
Kendveshtrimi katolik nr. 1
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 22 ( 15 Shkurt 2018 )
 
Sq Feja e vërtetë e Zotit
Sq Feja e vërtetë e ZotitSq Feja e vërtetë e Zotit
Sq Feja e vërtetë e Zotit
 
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
A është doktrina e Trinitetit frymëzim hyjnor?
 
doktrina e trinisë
doktrina e trinisëdoktrina e trinisë
doktrina e trinisë
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 23 (22 Shkurt 2018)
 
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.sKrahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
Krahasimi midis Moisiut Jezusit dhe Muhamedit a.s
 
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
Harun Jahja ``Ngritja E Islamit``
 
Fjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtë
Fjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtëFjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtë
Fjala më e dobishme rreth besimit të muslimanit të thjeshtë
 
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është robArgumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
Argumentet nga Ungjilli se Isai alejhis-selam është rob
 

More from amarstafa

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islamamarstafa
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimitamarstafa
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsijamarstafa
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)amarstafa
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitamarstafa
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveamarstafa
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranitamarstafa
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranitamarstafa
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnoramarstafa
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islamamarstafa
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahutamarstafa
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.samarstafa
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islamamarstafa
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeamarstafa
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?amarstafa
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinamarstafa
 
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelEmrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelamarstafa
 

More from amarstafa (20)

Struktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne IslamStruktura familjare ne Islam
Struktura familjare ne Islam
 
40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit40 hadithe rreth besimit
40 hadithe rreth besimit
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
Kriza e botes bashkekohore(rene_guenon)
 
Mashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanitMashtrimet e shejtanit
Mashtrimet e shejtanit
 
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneveBota e xhindeve dhe shejtaneve
Bota e xhindeve dhe shejtaneve
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
Historia e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te KuranitHistoria e perpilimit te Kuranit
Historia e perpilimit te Kuranit
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranit
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnor
 
Parimet e besimit islam
Parimet e besimit islamParimet e besimit islam
Parimet e besimit islam
 
99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut99 emrat e bukur te Allahut
99 emrat e bukur te Allahut
 
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.sProfecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
Profecite pershkrim i mrekullive te profetit Muhamed a.s
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Bazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne IslamBazat e monoteizmit ne Islam
Bazat e monoteizmit ne Islam
 
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetikeShenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
Shenjat e kijametit dhe paralajmerimet profetike
 
Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?Si u islamizuan shqiptaret?
Si u islamizuan shqiptaret?
 
Dialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterinDialogu muslimanit me krishterin
Dialogu muslimanit me krishterin
 
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibelEmrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
Emrat e profetit Muhamed a.s ne bibel
 

Deformimi trinitetit dhe misherimit(Isak Njuton)

  • 1. Përshkrimi historik i deformimit të dy teksteve Biblike: "Trinitetit dhe Mishërimit" (Is'hak Njuton) Përshkrimi historik i deformimit të dy teksteve Biblike: "Trinitetit dhe Mishërimit" Is'hak Njuton (1642-1727) Përgatiti: Bledar Tefik Haxhiu Parathënie Me emrin e Zotit të Gjithmëshirshmit Mëshirbërësit Falënderimet i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi vulën e Profetëve dhe të fundmin e tyre, Muhamedin, familjen e tij të nderuar, shokët e tij besnikë dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tyre deri në ditën e gjykimit. Islami si një fe monoteiste e shpallur nga Allahu (Zoti), të cilën e predikoi Muhamedi dhe e praktikojnë muslimanët, shprehet qartë se Allahu, meriton të gjitha lavdet dhe adhurimet, se Ai është i vetëm pa shokë e ortakë, pa ndihmës e bashkëpunëtor. Se Allahu është i Pari pa fillim dhe i Fundit pa mbarim, se Ai nuk ka bir, as bashkëshorte; se nuk ka lindur dhe nuk është i lindur. Po ashtu Allahu shprehet qartë në Kuranin famëlartë se të krishterët trilluan dhe shpikën diçka të rëndë kundrejt Tij, aq sa qiejt dhe toka gati sa nuk u çanë, kur ata pohuan se Ai kishte bir!
  • 2. Sikurse besojnë po ashtu se Isai (Jezusi) biri i Merjemes (Marisë), është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, nuk është mishëruar në Të dhe as Allahu nuk është mishëruar tek ai. Doktrinën e trinitetit dhe mishërimit, nuk janë vetëm muslimanët ata që e kundërshtojnë, duhet thënë se këtë doktrinë ka dhe nga mesi i vetë të krishterëve dhe studiuesve të tyre, që e kundërshtojnë dhe mendojnë me anë të fakteve se kjo është një falsifikim dhe trillim i shkrimeve të shenjta. Sikurse nuk janë vetëm muslimanët ata të cilët besojnë se shkrimet e shenjta –Tora dhe Ungjilli-, janë deformuar; përkundrazi këtë e besojnë dhe e pohojnë me fakte dhe vetë mendimtarët e tyre. Ndër ata mendimtarë të cilët kanë shkruar rreth kësaj teme është dhe shkencëtari i njohur Is'hak Njutoni, i cili ka dhe një libër me të njëjtin titull të këtij shkrimi rreth temës që po shqyrtojmë. Jam i vetëdijshëm, se besimi dhe doktrina e Njutonit, nuk përputhet me doktrinën Islame, por ajo që na intereson nga kjo qasje, është dëshmia e tij dhe faktet që ai tregon për falsifikimin e biblës nga vetë të krishterët, sidomos rreth ketyre dy çështjeve të rëndësishme: Trinitetit dhe Mishërimit. Përse kemi zgjedhur Is'hak Njutonin. Jemi mësuar që të dëgjojmë për Is'hak Njutonin apo të lexojmë prej tij tema që kanë të bëjnë me fizikën apo mekanikën, dhe ndoshta shumë pak njerëzve u shkon në
  • 3. mendje se Njutoni ka shkruar edhe rreth çështjes së religjionit, sidomos në fushën e kritikës historike[1]për të cilin bën fjalë edhe ky shkrim. Is'hak Njutoni ka lindur në qytetin Lincolnshire të Britanisë. Familja e tij ishin fetarë të sektit protestant, kështu që dhe Njutoni u shkollua në shkollën mbretërore ku mësoi matematikën, artet, dhe fenë. Gjatë shkollës ai u dallua në mësime edhe pse fillimisht menduan se vuante nga sëmundja e autizmit. Më pas shkoi në fakultetin e Kembrixhid ku studioi në degën e religjionit, në të cilin mësoi rreth Platonit, Aristotelit, mori njohuritë klasike në: letërsi shkencë, histori etj. Duhet thënë se gjatë kësaj kohe ai i dha rëndësi shumë të madhe mekanikës duke studiuar Kopernikun, Galileon, Dekartin, Robert Boyle, etj. Njutoni edhe pse ishte i krishterë dhe kishte studiuar religjionin, serish ai nuk e pranonte kishën (katolike), madje nuk pranonte edhe disa teza të kishës –për faktin se ishte protestant-, siç ishte teza e trinitetit dhe mishërimit për të cilin ai shkroi dhe librin tek i cili është bazuar edhe ky shkrim. Pra me pak fjalë Njutoni ishte besimtar në Zot, besonte se gjithësia është e krijuar nga Zoti dhe se Ai ndërhyn për rregullimin e saj, gjë që e vërtetojnë një sërë librash dhe shkrimesh të tij[2], në të cilat madje ai ka vërtetuar se Universi nuk është thjesht një proces mekanik, porse është pikërisht Zoti Ai i Cili kujdeset dhe e mirëmban atë. Puna e Njutonit, veçanërisht ligjet e lëvizjes dhe forca e rëndesës universale, janë përdorur nga shumë njerëz për të argumentuar kundër ekzistencës së Zotit. Por vetë Njutoni ka thënë: “Graviteti shpjegon lëvizjen e planetëve, por nuk shpjegon si janë vënë në lëvizje planetët. Zoti drejton gjithçka dhe Ai di si bëhet”. [3] Njutoni në brumosjen e tij fetare, ishte i ndikuar nga idetë Soseniane[4], -të cilët kisha Anglikane i konsideronte si heretikë-, të cilët mendonin se kristianizmi ishte
  • 4. shumë më i thjeshtë dhe i pastër në fillimet e tija, sepse burimet e tij ishin vetëm tekstet e vërteta biblike, dhe se kishte degjeneruar në këtë gjendje për shkak të përzierjes me filozofinë Greke. E gjitha kjo bëri që Njutoni të përpiqej të zbulonte kristianizmin fillestar, ndaj dhe për këtë shkak mori dhe iniciativën e kritikës së tekstit biblik, sidomos të tekstit të trinitetit dhe mishërimit të cilat sipas tij nuk qëndrojnë. Duke lexuar sa më lartë, dikush me shumë të drejtë mund edhe të pyes: po përse nuk e shfaqi Njutoni besimin e tij dhe përse nuk i bëri publike këto shkrime që në jetën e tij, ashtu siç veproi me shpikjet në mekanikë dhe fizikë? Studiuesit mendojnë se ajo që e shtyu Njutonin të mos i shfaqte këto ide dhe këto shkrime, ishte koha dhe realiteti në të cilën jetoi Njutoni, kohë kur të tilla trajtime ishin herezi dhe ndaloheshin, gjë që mund të shkaktonte zhveshjen e Njutonit nga të gjitha privilegjet dhe prestigji që ai kishte në shoqërinë e atëhershme. Një shkak tjetër është se familja Portsmouth, i mbajti këto dorëshkrime të fshehta larg syrit të njerëzve deri në vitin 1913, vit në të cilat ato i bleu një hebre i quajtur Abraham Shalom Ezekiel Yahuda[5], dhe kur ky vdiq më 1951 i la këto dorëshkrime si dhuratë për shtetin e Izraelit. Këto dorëshkrime i janë ofruar studiuesve më 1998, vit kur u bë dhe dixhitalizimi i tyre. [6] Personazhi të cilit i drejtohet Njutoni në libër, nuk është personazh real, porse është një personazh imagjinar. Kuriozitet:Kopja e parë e Biblës është shtypur nga Gutenbergu në Gjermani, në gjuhën latine, rreth viteve 1450-1456, e hartuar nga Shën Jeronimi[7]dhe që njihet me emrin Vulgata, dhe pikërisht nga kjo kohë filloi dhe kritika e tekstit biblik. Pjesë nga Teksti i Njutonit rreth trinitetit dhe mishërimit
  • 5. Zotëri! Duke parë kureshtjen tuaj për shkrimet e fundit dhe interesimin që keni për të njohur të vërtetën e tekstit të shenjtë, që ka lidhje me tre dëshmitarët në qiell [1 Gjon: 5-7],[8]ju kam dërguar leximet e ndryshme të këtij teksti përgjatë gjithë kohërave, duke shpjeguar se si ka ndodhur ndryshimi, duke u bazuar mbi atë çka më ka rënë në dorë prej dorëshkrimeve deri në ditët e sotme. Kam qenë i lirë në kërkimet e mia, dhe një person sikur ju që i dinë pasojat e këqija që ka lënë kisha katolike, e ka të qartë që është e vështirë të kundërshtohen disa doktrina të rrënjosura tek masat; edhe pse kanë dalë njerëz të mëdhenj si: Luther[9], Erasmus[10], Bullinger[11], Grotius[12], etj, serish shumë njerëz e kanë të vështirë të bëjnë atë që kanë bërë këta burra, në mënyrë që të mos konsiderohen si heretik. Por ndërkohë që ne thërrasim me të fortë kundër mashtrimeve të shenjta të kishës katolike dhe e bëjmë pjesë të besimit tonë zbulimin dhe fshirjen e gjërave të ngjashme, atëherë na del si detyrë që të pranojmë se me pëlqimin që bëjmë ndaj këtyre fenomeneve, ne kryejmë një krim më të madh kundrejt vetes, madje më të madh se ai i papëve të cilët i fajësojmë; sepse fundja ata veprojnë në përputhje me atë që besojnë, ndërsa ne biem në kundërshtim me veten tonë. Teksti i trinitetit "Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një". Letra e parë e Gjonit: 5-7. Në popujt e lindjes për një kohë shumë të gjatë, madje edhe në perëndim, ekzistonte besimi në të cilin nuk përfshihej teksti i trinitetit. Porse për faktin se sot feja mbështetet mbi një patericë të dobët, e vendos veten në një rrezik më të madh sesa i jep asaj një favor, sepse nuk ka shërbim më të madh ndaj të vërtetës, sesa pastrimi i saj nga falsiteti (mashtrimet). Për faktin se e njoh intelektin dhe mos nxitimin tuaj,
  • 6. jam i sigurt se nuk po ju ofendoj nëse ju tregoj qartë atë që kam në mendje, nisur nga fakti se nuk vë në dyshim diçka rreth besimit apo njohurive; e gjithë çështja është se unë do ti bëj kritikë një teksti biblik. Historiku i falsifikimit të tekstit shkurtimisht është si vijon: Fillimisht disa latinë e komentuan Shpirtin, ujin dhe gjakun se janë shprehje eufemizmi që bëjnë fjalë për Atin (Zotin), birin dhe shpirtin e shenjtë,[13]për të argumentuar se ata të tre janë një. Më pas Shën Jeronimi e vendosi në tekstin e kopjes së tij[14] për të njëjtin shkak, që të tregonte rreth trinitetit. Rreth gjashtëdhjetë e katër vite pas vdekjes së Jeronimit, afrikanët (e krishterë), filluan ta përdornin këtë tekst si argument kundër vandalëve. [15] Pas kësaj latinët e vendosën këtë tekst në kopjet e tyre, kështu filloi ndryshimi të bëhej pjesë e kopjeve. Një gjë e tillë u bë më e dukshme në shekullin e dymbëdhjetë e më pas, kur studiuesit e ringjallën serish këtë debat. Kur u shpik shtypshkronja e parë, ky tekst kaloi nga kopja latine në atë greke, duke qenë kështu në kundërshtim me të gjitha kopjet dhe dorëshkrimet e vjetra. Tashmë do të bëhet edhe më i qartë historiku i kësaj çështjeje duke bërë ballafaqimin midis palëve. Argumentet pretenduese rreth origjinalitetit të dëshmisë së atyre që janë në qiell, është dëshmia e Cyprianus[16], Athanasius[17], Jeronimitdhe e disa dorëshkrimeve greke, dhe pothuajse në të gjitha dorëshkrimet latine. Cyprianus thotë: "Zoti ka thënë: Unë dhe Ati jemi një". Dhe se për Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë është shkruar se: "Ata të tre janë një".[18]
  • 7. Sosenianët u sollën në mënyrë jo dinjitoze me Cyprianus, duke pohuar se kjo fjalë që i atribuohet atij është e falsifikuar, ndërkohë që Cyprianus e përsërit të njëjtën thënie në vende të tjera. Ai thotë diku: "Nëse dikush që pagëzohet tek idhujtarët, kthehet në strukturë të Zotit, atëherë thuamë, kujt Zoti ti falem? Nëse ai i drejtohet shpirtit të shenjtë, sepse ata të tre janë një, si mundet që shpirti i shenjtë ta frymëzojë dikë prej tyre, ndërkohë që ai është armik ose i Atit ose birit?[19] Këto tekste të cilat sipas mendimit tim janë të thëna vërtetë nga Cyprianus, i kundërshtojnë me forcë dëshminë e atyre që janë në qiell, dhe nuk jam aspak në dyshim se mund të gaboj në këtë. Po a mund të më ngelë mua zgjedhje tjetër veç pajtimit mes këtyre teksteve, duke e ditur se latinët e Afrikës dhe Evropës, duke u shtuar edhe grekët, nuk e dinin atë (tekstin e dëshmisë). Sepse nëse teksti do të ishte i pranishëm në librin e shenjtë, të cilin e mësoi Cyprianus dhe latinët më pas, ndërkohë që bota ende ishte në kundërshti rreth trinitetit dhe në përpjekje për të pohuar të gjitha argumentet e mundshme dhe përdorimin e tyre si argumente, atëherë ata kurrsesi nuk mund të mos kishin njohuri rreth këtij teksti, të cilit sot i mëshohet me forcë, sepse ai do ti jepte fund konfliktit. Për të bërë një dakordësim për sa më sipër, mendoj se fjalët e mara nga Cyprianus në dy tekstet e mëparshme janë vetëm "ata të tre janë një", të cilat ka shumë mundësi që të kthehen në numrin (versetin) shtatë ose tetë. [20] Ndërsa leximi i Eucherius –peshkopi i Lionit në Francën e sotme- që i ka bërë Shën Agustinit[21] rreth tekstit pa versetin numër shtatë, tregon se shumë kanë kuptuar që Shpirti, uji dhe gjaku, janë tregues të trinitetit. Pra nga këta shumë që e kanë kuptuar tekstin të tillë, është dhe Shën Agustini, i cili në librin e tretë kundër Ariusit[22] tregon se "Shpirti është Ati; sepse Ati është
  • 8. shpirt, uji është Shpirti i shenjtë të cilin Jezusi ua dha të eturve. Ndërsa gjaku është biri; sepse fjala u kthye në trup". Nëse mendimi i kishave perëndimore deri në atë kohë ka qenë se shpirti uji dhe gjaku ishin tregues i Atit, birit dhe Shpirtit të shenjtë, kjo do të thotë se dëshmia e atyre që janë në qiell, nuk ishte bërë ende pjesë e librave (biblave) të tyre. Madje edhe pa këtë dëshmi, ka qenë e qartë për Cyprianusin dhe të tjerët të cilët kishin të njëjtin mendim, se Ati, biri dhe shpirti i shenjtë janë tre, dhe pikërisht ky ka qenë dhe qëllimi i Cyprianusit. Ipeshkvi i Afrikës Facundus i cili jetoi në shekullin e gjashtë, na tregon qartë se Cyprianus në këtë tekst, e ka komentuar ujin, shpirtin dhe gjakun, se ata janë përdorur në mënyrë metaforike për Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë, duke vënë theksin se Gjoni është shprehur për Atin, birin dhe shpirtin e shenjtë se janë një". Atëherë sipas dëshmisë së Facundus –Ipeshkvit të Afrikës-, mundet që disa nga priftërinjtë e hershëm e komentuan tekstin e Cyprianusit në të njëjtën mënyrë. Nuk e di sesi ata që kuptojnë ujin, gjakun dhe shpirtin se janë metaforë e trinitetit, apo çdo gjëje tjetër, të cilët nuk e dinin dëshminë e trinitetit –siç ishin kishat në kohën e konfliktit me Ariusianët-, të mund ta kuptonin fjalën e Cyprianusit në një mënyrë tjetër (sepse ajo ende nuk kishte depërtuar për të qenë pjesë e tekstit). Pra, fjalët e vetë Cyprianusit të shpien në mënyrë të qartë te ky kuptim, sepse ai thotë: Ati, fjala dhe shpirti i shenjtë, njësoj si në versetin e shtatë; ndërsa "Ati, biri dhe shpirti i shenjtë" siç ndodhet në shprehjen e pagëzimit; është pikërisht teksti prej të cilit u përpoqën që të nxirrnin trinitetin.[23] Teksti i cili gjendet tek Cyprianus mund të bëhet edhe më i qartë nëse shohim edhe në dëshmitë e ngjashme siç janë tek Tertulianus[24] prej të cilit mendohet se i ka marrë dhe Cyryanusi, pasi ky i fundit i referohet shpesh Tertulianusit dhe përcjell prej tij.
  • 9. Teksti i Tertulianit është ky: "Vërtet ky zinxhir: Ati tek biri dhe biri tek ngushëlluesi, formojnë tre gjëra të njëjta, çdo njëra prej tyre është e lidhur me tjetrën (pra janë diçka e njëjtë, dhe jo një person i njëjtë)". Pra Tertuliani nuk dëshmon me diçka tjetër veç tekstit: "ata të tre janë një", edhe pse këto fjalë i shkruan si një kundërpërgjigje ndaj Paraksis dhe të cilat flasin pikërisht rreth trinitetit, në të cilën janë përmendur të gjitha tekstet biblike që dëshmojnë për të. Nëse teksti i Gjonit -që e lexojmë tani-, do të ishte prezent, duke e ditur se është një nga tekstet më të qartë rreth kësaj çështje, Tertulianus nuk gjeti tekst më të qartë se: "ata të tre janë një", të cilën e komentoi se ato janë argument për trinitetin. Porse ky komentim duket sikur është shpikur nga Montanistët[25] për të mbështetur idenë e tyre rreth trinitetit, sepse Tertulianus kur e ka shkruar këtë shkrim ka qenë pjesëtar i sektit Montanist, dhe dihet fare mirë se devijime të tilla në librin e shenjtë ishin të shpeshta tek Montanistët. Ky shpjegim ezoterik i "shpirtit, ujit dhe gjakut" si tregues i trinitetit, ka bërë që dikush të fusë shtojcën "në qiell", ose me qëllim falsifikimi, për të provuar trinitetin, ose si shkak i kuptimit të shënimeve apo shpjegimeve të tekstit, të cilat më vonë gjatë kopjimit, u bënë pjesë e vetë tekstit. I pari i cili e futi këtë tekst në bibël –sipas regjistrimeve-, është Shën Jeronimi, i cili nuk është se shkroi ndonjë përkthim të ri të Ungjillit, por vetëm sa saktësoi –sipas tij- tekstet e vjetra latine. Ai fillimisht e vendosi këtë tekst si shënim (fusnotë) duke pretenduar se kishte saktësuar dorëshkrimet latine të deformuara duke u bazuar në kopjen origjinale greke.
  • 10. Por për shkak të kësaj ndërhyrje dhe shtese që Jeronimi bëri në Bibël, ai u akuzua nga bashkëkohësit e tij si falsifikator i librit të shenjtë, gjë që tregon se teksti i tre dëshmitarëve në qiell, ishte i panjohur deri në atë kohë. Të gjithë ata që kanë njohuri rresh shkrimeve, e kanë të lehtë të venë re, se Jeronimi shquhet për një lloj pakujdesie në vërtetimin e fakteve. Prej këtyre rasteve të cilat na i ka trashëguar, është edhe shkrimi rreth jetës së Shën Palit[26] dhe Hilarionit[27], të cilat janë pothuajse si legjendë; por ka dhe shembuj të tjera që tregojnë këtë. Erasmus ka thënë për të se ka qenë i guximshëm rreth ideve që përqafonte, i dhunshëm –duke i konsideruar kundërshtarët si heretik-, dhe shpesh binte në kundërshti edhe me veten. Në fakt kopjet greqishte të Dhiatës së re, asnjëra nuk e kishte pjesë të saja tekstin e tre dëshmive në qiell. Pra duke studiuar dorëshkrimet e përkthyesve para Jeronimit, asnjëra prej tyre nuk e ka pasur këtë tekst, duke theksuar se ato kanë qenë më të vjetra dhe më të sigurta; të cilat vërtetojnë gjithashtu se kopja greqishte nuk e përmbante këtë tekst. Sot (ky tekst) përdoret rëndom nga të gjithë, është në gjuhën e çdo kujt dhe përdoret me forcë për të argumentuar trinitetin, por nëse të hershmit do ta kishin në librat e tyre, padyshim se do ta përmendnin atë në të njëjtën mënyrë si sot; ndërkohë që nëse hedhim vështrimin te debatet, shkresat dhe ligjërimet e vjetra –rreth trinitetit-, qofshin këto latine apo greke, nuk e gjejmë një tekst të tillë! Më pas Njutoni përmend tekstet e shkrimeve më të vjetra se Jeronimi, latine dhe greke, ku vihet re se në asnjërën prej tyre nuk gjendet dëshmia që ai ka përmendur në kopjen e tij të biblës; gjë që fakton se është pikërisht ai i cili e vendosi atë fillimisht si shënim, për tu bërë më pas në kohën e kardinal Françesko Jimenez[28], zyrtarisht pjesë e vetë tekstit të biblës nga greqishtja.
  • 11. Këtu ja vlen të përmendim se edhe Erasmus në dy botimet e para të Biblës, nuk e kishte vendosur tekstin e dëshmisë te 1 Gjoni, duke theksuar se nuk e kishte gjetur në dorëshkrimet greke. Por pas kundërshtimesh dhe kritikash të shumta nga spanjollët dhe anëtarë të kishës katolike, thuajse i detyruar, e vendosi në botimin e tretë –më 1522-, duke pohuar se e kishte bërë këtë, pasi kritikët kishin pohuar se në Angli gjendet një dorëshkrim[29] në të cilin përmendet teksti i dëshmisë. Mishërimi Teksti i Mishërimit: "Dhe s’ka asnjë dyshim se misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish, u shfajësua në Frymë, u duk ndër engjëj, u predikua ndër johebrenj, u besua në botë, u ngrit në lavdi".1-Timoteut: 3/16. Atë që latinët bën me tekstin e trinitetit, e bën dhe grekët me letrën e Shën Palit drejtuar 1 Timoteut [3: 16], duke ndryshuar nga shkronja (ό) në shkronjën (ός) e cila është shkurtim i fjalës Zot (Θεός), të cilën tashmë e lexojnë: "misteri i mëshirës është i madh: Perëndia u shfaq në mish (trup)"; ndërkohë që të gjitha kishat në katër- pesë shekujt e parë dhe të gjitha kopjet e vjetra të biblës si Jeronimi etj. e kanë lexuar: "I madh është misteri i devotshmërisë, i cili u shfaq në trup". Kështu që gjejmë se edhe sot ajo gjendet e tillë në kopjet etiopase, në atë sirjanishte dhe latine; madje edhe në kopjen e vet Jerenomit. Nëse shohim përgjatë historisë, do të gjejmë se kanë shkruar shumë (rreth kësaj çështjeje), si: Aleksandri i parë, Athanasi peshkopi i Sofjes, Shën Vasili[30], Shën Gregori[31], Gjon gojarti[32], Cirili i Jerusalemit[33], Cirili i Aleksandrisë[34], Jeronimi, Ambrozio, Agustini, papa Liu i madh, Arnupius[35], Vigili[36], etj. Ata kanë shkruar gjatë dhe me detaje, dhe asnjëri prej tyre nuk e ka përmendur këtë tekst si argument. Kështu që përgjatë të gjithë këtyre debateve të ashpra që ishin ndezur
  • 12. në atë kohë, ky tekst nuk u shfaq. Ndërsa sot, pasi thuajse debati ka mbaruar, ata që lexojnë "Perëndia u shfaq në mish", mendojnë se ky është teksti më me vlerë rreth kësaj çështjeje! Kishat e asaj kohe, nuk e njihnin aspak këtë tekst, përkundrazi ata përdornin tekstin që ishte i njohur mes tyre duke përdorur përemrin (ό), ndaj dhe nuk e përmendnin si argument për hyjnizimin e birit, edhe pse ajo (doktrina e hyjnizimit të birit) ishte prezentë në komentet e tyre. Të gjithë të lartpërmendurit dhe të tjerë e përcjellin tekstin në këtë formë: "I madh është misteri i devotshmërisë, i cili u shfaq në trup". Teksti vazhdon të gjendet në dorëshkrimet (kodikët) greke, në të njëjtën formë - I madh është misteri i devotshmërisë, i cili u shfaq në trup -; gjë e cila tregon se ky ishte leximi i përhapur mes kishave që në kohët e hershme. Duhet pohuar se derisa grekët e tjetërsuan tekstin, jo vetëm në dorëshkrimet e letrave të Shën Palit, por edhe në letrat e autorëve të tjerë, e megjithatë, vazhdon të mbesin argumente të mjaftueshme të cilat na tregojnë se si ka qenë teksti në krye të herës. Më pas Njutoni vazhdon logjikën se teksti në atë kohë lexohej i pa deformuar duke sjellë si shembull përplasjet mes Nestoriusit[37] dhe kundërshtarëve të tij –si Cirili Aleksandrisë-, të cilët e konsideruan si heretik; megjithatë edhe pse diskutimi i tyre ishte rreth mishërimit të Zotit me Isain (Jezusin), sërish ata e lexonin këtë tekst njësoj, pra me përemrin dëftor (ό) ai, dhe jo (ός) e cila është shkurtim i fjalës Zot (Θεός). Pra nëse te kundërshtarët e Nestoriusit do të ishte e njohur se ky tekst do të lexohej (Θc), apo (Θεός), atëherë këtij debati do ti jepej fund që atëherë, sepse do të ishte një argument i qartë rreth mishërimit. Debati që kishte lindur mes Nestoriusit dhe kundërshtarëve të tij, ishte komentimi i ndryshëm që i bënin të njëjtit tekst të cilin e lexonin njësoj.
  • 13. Njutoni për ta bërë më të besueshëm argumentin e tij, sjell fakte të përcjella dhe përmendura nga Fotios[38] se Cirili Aleksandrisë –armiku më i rreptë i Nestoriusit-, e lexonte tekstin duke përdorur të njëjtë si Nestoriusi, përemërin dëftor ai (ό). Pra nëse në tekst përemri ai, do të gjendej dhe do të lexohej në atë kohë me fjalën Zot, atëherë debati dhe përplasjet mes tyre nuk do të kishin sens; madje ato nuk do të ekzistonin. Madje leximin e tekstit në këtë formë e ka certifikuar edhe Koncili i Efesit[39] gjë që tregon se ky ishte leximi origjinal i këtij teksti. Por pasi kundërshtitë e Nestoriusit hynë në lojë, dhe çdo grup zgjodhi një komentim të kundërt të këtyre frazave, ku njëri prej tyre thoshte se (ό) ose (ός), bëjnë fjalë për krijesë, ndërsa pala tjetër se ato janë tregues të fjalës së Zotit. Pasi në këtë përplasje dominoi grupi i cili i komentonte se ato janë tregues i Zotit, pra mendimin ortodoks, kjo i dha mundësinë grekëve që në atë kohë, që të bënin ndryshimin, duke zëvendësuar përemrin që tregonte për Jezusin, me fjalën Zot, e që më pas ta lexonin tekstin: "Zoti u shfaq në trup (mish)…". Pasi vendosën se ky ishte leximi i korrekt që i duhej bërë këtij teksti, atëherë e ndryshuan atë në të gjitha librat e Gjon gojëtarit, Cirilit, Theodorit dhe të çdo kujt tjetër, me pretekstin se ato ishin ndryshuar nga heretikët! I pari që e ndryshoi këtë tekst, ishte Makdonius[40] patriarku i Kostandinopojës, në fillimet e shekullit të gjashtë, sepse perandori Anastasius[41], e shkarkoi nga posti, si shkak i ndryshimit që i bëri tekstit. Në po të njëjtën kohë kisha greke u nda, për shkak të këshillit të Kaledonisë i cili ishte këshilli i katërt ekumenik. Pra ndryshimi ndodhi në fillimet e shekullit të gjashtë, dhe vazhdon të jetë i tillë edhe pas dymbëdhjetë shekujve[42]; dhe padyshim që ndryshimi si shkak i një shkronje ishte shumë më i lehtë të depërtonte në dorëshkrimet greke, se dëshmia e të treve në qiell, që ndodhi te latinët.
  • 14. Nuk duhet të na habisë fakti se teksti origjinal, gjendet sot në shumë pak dorëshkrime greke; megjithatë sërish ai vazhdon të jetë i pranishëm në disa dorëshkrime. Leximi i tekstit të vjetër dhe origjinal (ό), gjendet në Kodikun e Claromontanusit dhe në të cilin është bërë një shënim nga një dorë tjetër dhe me bojë të ndryshme duke vendosur (Θ), më pas mbi të u bë një shënim tjetër duke shkruar shkronjën (O) që të dukej si (C); dhe kjo mjafton për të na treguar se kush e ndryshoi shkrimin e vjetër. Po ashtu tjetërsimi i përemrit me fjalën Zot në këtë tekst, e bën atë të mjegullt dhe të vështirë; sepse nga aspekti logjik, si mund të thuhet se "Zoti u shfajësua në Frymë"?! Ndërkohë që kuptimi i saj vjen shumë normal nëse lihet në origjinalitetin e saj, pra duke lënë përemrin që tregon për Jezusin të pa nënkuptuar si Hyj, siç kanë bërë të krishterët e parë. Në këtë mënyrë kuptimi mbetet i lehtë. Në fund të librit, pasi Njutoni përmend edhe një sërë argumentesh të tjerë e mbyll duke thënë: "Ti tashmë e kupton paanshmërinë time në këtë trajtim, ndaj dhe shpresoj që ta pranosh atë me mirësjellje. Në fund, këtë punim po e mbyllim me disa citate të cilat tregojnë se ithtarët e librit bënë ndryshime në librat e shenjtë: NË BIBËL THUHET: “Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe e adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë”. (Romakëve 1:25)
  • 15. “Do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”. (Gjoni 8:32) NDËRSA NË KURAN THUHET: "Për shkak se ata (ithtarët e librit) e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra. Ata i kanë shtrembëruar fjalët e Shkrimeve të shenjta dhe kanë harruar një pjesë të mirë nga ato këshilla". Sure El Maide: 13. "Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!" Sure Et Teube: 30. "O ithtarët e Librit! Përse e pështjelloni të vërtetën me të pavërtetën dhe përse e fshihni të vërtetën me qëllim?" Sure Al Imran: 71. "O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu - Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot - qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë". Sure En Nisa: 171. [1] Kritika historike është një ndër fushat e letërsisë e cila merret me analizën e një vepre dhe tekstit, për të arritur në një gjykim rreth, origjinalitetit, autenticitetin dhe vlerën e tij.
  • 16. [2] Disa mendojnë se Njutoni në librin e tij "Princioia" ka dalë në rezultatin se kozmosi dhe universi lëvizin dhe sistemohen në mënyrë mekanike, pa ndihmën e Zotit, princip ky që është i gabuar dhe hedhur poshtë në librat dhe shkrimet e vetë Njutonit. Shiko: Stephen D. Snobelen, The theology of Isaac Newton's princpia mathematica, 2010, p, 377-378. [3] Po aty, Snobelen 2010, p. 337-338. [4] Sosenianët ishin një rrymë e krishtere e shekullit të gjashtëmbëdhjetë, të udhëhequr nga Liljus Sosijnus, të cilët ndër të tjerat nuk besonin edhe në trinitetin. [5] Shkrimet e Njutonit kanë qenë në arkivin e bibliotekës kombëtare të Izraelit në koleksionin e Shalom Yehuda Oriental (1877-1951). Prof. Yehuda i bleu këto shkrime në një ankand në Sotheby's, Londër në 1936. Pjesa tjetër e shkrimeve, shumica prej tyre që merreshin me kiminë, u blenë nga ekonomisti i njohur John Maynard Keynes dhe ato janë në King's College në Universitetin e Kembrixhit. [6]https://web.nli.org.il/sites/NLI/Hebrew/collections/Humanities/newton/Pages/list. aspx, Ky link, bën fjalë pikërisht për këto dorëshkrime. [7]Shën Jeronimi, i njohur me emrin latin Sophronius Eusebius Hieronymus, lindi në vitin 347 në Stridon, Dalmaci, dhe vdiq më 420 në Betlehem. Ishte at i kishës, dhe teolog. U shpall mësues kishe nga Vatikani. Njihet më mirë si përkthyesi i Biblës nga greqishtja dhe hebraishtja në latinisht. Vulgata e Shën Jeronimit është ende sot një tekst i rëndësishëm i kishës katolike romake.
  • 17. [8][8]"Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një". Tekstet biblike i kam marrë nga botimi i mbretit James, si dhe nga versioni Ortodoks, duke iu referuar kësaj faqeje: https://www.biblegateway.com/passage/?search=1+Gjonit+5&version=ALB [9] Martin Luther (Martin Luteri) lindi në qytetin Aisleben të Gjermanisë në vitin 1483. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më vonë studioi Filozofi në Erfurt. Për Teologji nuk kishte ndonjë prirje të thellë. Në vitin 1507 u bë prift. Martin Luther knsiderohet si një ndër reformatorët më të mëdhenj të krishterimit, i cili kundërshtoi papatin e Romës dhe themeluesi i kishës protestante. [10] Erasmus (Erazmo) Roterdami (1466 - 1536), filozof humanist holandez. Lindur më 1466, si djalë i paligjshëm i një prifti. Erasmusi pati një ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet e humanizmit. Ai ishte armik i teologjisë skolastike dhe dha një kontribut të madh në shpirtin e Rilindjes. Ai shihte një mospajtim të madh midis mësimeve të thjeshta të Krishtit dhe fryrjes dhe arrogancës së Gjykatës papale. Ai e përktheu biblën nga greqishtja duke mos u mbështetur në Vulgatën e Jereminit dhe më pas e botoi atë disa herë. [11]Heinrich Bullinger (18 korrik 1504 - 17 shtator 1575) ishte një reformator zviceran, pasardhësi i Huldrych Zwingli si kryetar i kishës së Zyrih dhe pastor në Grossmünster. Një figurë shumë më pak e diskutueshme sesa John Calvin apo Martin Luther; hulumtimet e fundit tregojnë se ai ishte një nga teologët më me ndikim të Reformimit Protestant në shekullin e 16-të. [12]Hugo Grotius (10 Prill 1583 - 28 Gusht 1645), i njohur edhe si Huig de Groot, ose Hugo de Groot. Ishte një humanist holandez, diplomat, avokat, teolog dhe jurist. ([13]) "Kështu, tre janë ata që dëshmojnë: Shpirti Shenjt, uji dhe gjaku. Këta të tre bëjnë një dëshmi të vetme". Ky është teksti të cilit i referohet Njutoni tek Gjoni 1, 5:
  • 18. 7-8, i cili është deformuar dhe falsifikuar. Këtë tekst e gjejmë të tillë zakonisht te versionet Protestante të Biblës dhe dëshmitarëve të Jehovait. ([14]) Pra e shndërroi tekstin nga shpirti ،gjaku dhe uji, në Ati fjala dhe fryma e shenjtë, duke përpiluar drejtë atë që nënkuptohej nga ky tekst sipas Shën Jeronimit. ([15]) Vandalët kanë qenë një fise me origjinë gjermane, mësynë në Spanjën jugore dhe Afrikën në shekullin e pestë. Thuhet se muslimanët emrin Andaluzi e morën prej emrit të tyre. ([16]) Cyprianusi (Çipriani) i Kartagjenës. Supozohet se është i lindur rreth viteve 200-210. Ndërsa rreth vitit 245 pranoi fenë e krishterë. Dy vite më vonë bëhet meshtar dhe ipeshkëv. Si ipeshkëv veproi vetëm nëntë vite. U ekzekutua më 14/9/258, gjatë sundimit të perandorit romak Valerianit. ([17]) Athanasi i Aleksandrisë ose Athanasi i Madh (lindi më 293, Aleksandri – vdiq më 373, po aty) ishte peshkop i Aleksandrisë në Egjipt, pasues i peshkopit Aleksandër. Ishe një prej kundërshtarëve më të shquar të Arianizmit, titulluar në kohën që jetonte "shtylla e kishës" dhe "Ati i Ortodoksisë". ([18]) Shumica e shkrimeve të Cyprianusit gjenden në Enciklopedinë e etërve (apostolikë) para këshillit të parë të Nikesë, pikërisht në vëllimin e pestë nga është shkëputur edhe ky tekst. The Ante-Nicene fathers, vol. 5. Cypryan. The Unity of the Church. 6. P. 423. ([19]) The Ante-Nicene fathers, Vol. 5. Cypryan, Epistle. 37. P. 404.
  • 19. ([20]) Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe këta të tre janë një. Edhe tre janë ata që dëshmojnë mbi dhe: Fryma, uji dhe gjaku; dhe këta të tre janë të një mendimi. 1 e Gjonit: 5/7-8. ([21]) Shën Agustini (354-430), lindi në një provincë të Algjerisë, ishte filozof, peshkop dhe teolog dhe një ndër priftërinjtë më të rëndësishëm Latin të shekullit të katërt. Ai është shenjtori mbrojtës i urdhrit fetar agostinian dhe shumicën e veprimtarisë së tij e pati në Romë. ([22]) Arius (256-336), lindi në zonat e Libisë, është themeluesi i rrymës së krishterë Ariusiane, të cilët nuk pranonin hyjnizimin e Isait (Jezusit), paqja e Zotit qoftë mbi të, duke besuar në njerëzoren e tij dhe se ai ishte i krijuar. Ka shëtitur nëpër trevat e krishtera për të vdekur në Kostandinopojë. Është quajtur dhe konsideruar si heretik, për faktin se besonte që Isai ishte njeri dhe jo hyj. ([23]) Me këtë shprehje, Njutoni kërkon të thotë se: është e pamundur të nxirret dhe kuptohet triniteti nga shprehja e pagëzimit. ([24]) Tertulianus ose Tertulian (160-220), shkrimtar nga Kartagjena. Në fenë e krishterë kalon rreth vitit 196. Shën Jeronimi për të thotë se ishte meshtar, madje thuhet se ai ishte i pari që e përktheu tekstin e biblës në latinisht. Ishte një mbrojtës i krishterimit dhe në të njëjtën kohë kundër çdo heretizmi. Një nga shkaqet që e ka bërë të shquar, është se ka qenë ndër të parët që i ka bërë komentim çështjes së doktrinës së trinitetit. ([25]) Montanismi, i njohur nga adhuruesit e saj si Profecia e Re, ishte një lëvizje e hershme e krishterë e fund të shekullit të 2-të, e përmendur më vonë me emrin e themeluesit të saj, Montanus. Montanizmi kishte pikëpamje të ngjashme për parimet themelore të doktrinës së krishterë me ato të Kishës më të gjerë të Krishterë, por u akuzua me herezi për besimin në zbulesat e reja profetike.
  • 20. ([26]) Pali i Tarsosit (ose Sauli) i emëruar Shën Pali apostull, lindi rreth vitit 10 dhe vdiq në vitin 67. Mendohet nga shumë të krishterë si figura më e rëndësishme pas Jezusit (Isait) në zhvillimin e Krishterimit. Shën Pali është figurë sa e rëndësishme, por aq edhe e kritikuar në mesin e studiuesve i cili nga një taksambledhës hebre dhe shtypës i të krishterëve, u bë një ndër njerëzit më me ndikim pas kalimit në krishterim, ku shumë e akuzojnë për falsifikim të mësimeve të Jezusit. ([27]) Hilarioni është një personalitete krishtera, i cili sipas Jeronimit ka jetuar në shekullin e katërt. Ka lindur në Greqi dhe pasi është konvertuar në të krishterë është zhvendosur në Palestinë, pastaj në Aleksandri e më vonë në shkretëtirat e Libisë. Hilarioni shquhej për një jetë askete dhe tepër të rreptë. ([28]) Kardinal Françesko Jimenez (1436-1517) ishte një figurë fetare dhe kardinal spanjoll. Ishte nxitës i kryqëzatave, kryetar në gjykatat e inkuizicionit, sekretar i mbretëreshës Izabel; po ashtu ai njihet dhe si financuesi i botimit të parë zyrtar të Biblës në versionin e saj të plotë. ([29])Kopje kjo e cila në realitet nuk u bë kurrë publike dhe s'dihet fati i saj, gjë që tregon se ishte thjesht pretekst dhe një mënyrë për të detyruar Erasmusin ta vendoste në tekstin e Biblës. ([30])Shën Vasili lindi rreth vitit 330 dhe vdiq më 379. Njihet edhe me emrin Vasili i Madh, ishte peshkopi i Çezaresë, prijës i kishës në qv. e IV-t. ([31])Shën Gregori i Naciancusit (329 - 389) i njohur edhe si Shën Gregori Teologu (emër që përdoret nga kisha e lindjes) ose Gregori nga Naciancusi ishte peshkop i Kostandinopojës dhe një teolog i shquar.
  • 21. ([32])Gjon Gojarti (349 - 407), ishte një peshkop i krishterë, nga qindvjeçarët e 4-të dhe 5-të në Siri dhe Kostandinopojë. Njihet për gojëtarinë e tij në fjalime publike dhe dënimin e keqpërdorimit të autoritetit në kishë dhe në Perandorinë Romake të asaj kohe. ([33])Cirili i Jerusalemit, ka lindur afërsisht në vitin 313, ka qene peshkopi i Jerusalemit. Është njohur për debatet dhe kundërpërgjigjet ndaj Ariusianëve dhe një ndër mbështetësit e tezës së mishërimit. ([34])Cirili i Aleksandrisë (378 - 444 Aleksandria, Egjipt) ishte një at kishe, teolog, dhe patriark i Aleksandrisë. ([35])Arnopius, i njohur edhe si Arnopiusi i Madh, (i lindur në Afrikën e Veriut në mesin e shekullit të 3-të, vdiq në shekullin e 4-të), lindi nga prindër paganë dhe u rrit me mendimin pagan. Ishte një luftëtar kundër krishterimit, por ai iu drejtua pasionit dhe mbrojtjes së besimit të krishterë gjatë persekutimit të të krishterëve nga Perandori Diokleciani. ([36])Papa Vigili (vdiq më 555, Siracusa) ishte papa i 59 i Kishës Katolike. Shërbeu si papë që nga zgjedhja e tij më 537 dhe deri më 555, konsiderohet papa i parë i periudhës së papatit bizantin. ([37])Nestorius (386 - 450) ishte Arqipeshkëv i Kostandinopojës nga 10 Prilli 428 deri në Gusht 431, kur Perandori Theodosius II konfirmoi dënimin e tij nga Këshilli i Efesit më 22 qershor. Cirili i Aleksandrisë, e akuzoi atë për herezi. ([38])Photios I (810/820 - 6 shkurt 893), gjithashtu shqiptohet Photius, ose Fotios, ishte Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës nga 858 në 867 dhe nga 877 në 886. Ai njihet në Kishën Ortodokse Lindore si Shën Foti i Madh.
  • 22. ([39])Koncili i Efesit është koncili i trete i përgjithshëm i kishës. Ky koncil u mblodh nga 22 qershor deri me 31. korrik 431 në qytetin e Azisë se Vogël ne Efes. Ai u thirr nga perandori romak lindor Theodosius II. Të pranishëm qene rreth 250 përfaqësues fetarë.Një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara në këtë koncil ishte mbi unitetin personal midis –sipas tyre-, birit të Zotit njeri dhe Zotit. ([40])Makdonius ishte një ndër kritikët më të rreptë të hipostazës së tretë (Shpirtit të shenjtë), ka qenë patriark i Kostandinopojës në vitin 342. ([41])Anastasi i Parë (lindur më 430 Durrës - 19 korrik 518 Kostandinopojë) ka qenë perandor bizantin (491-518). Anastasi kishte prejardhje ilire, nga një familje senatoriale e qytetit të Durrësit. Preferencat e tij për ndjekësit e doktrinës së krishterë Monofisite sollën në Konstandinopojë kryengritje të të Kaltërtëve (Demos) të cilët ndiqnin përgjithësisht doktrinën fetare ortodokse. ([42])Kohë në të cilën Njutoni shkroi librin e tij.