• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Pasurite natyrore ne shqiperi
 

Pasurite natyrore ne shqiperi

on

  • 11,781 views

 

Statistics

Views

Total Views
11,781
Views on SlideShare
11,781
Embed Views
0

Actions

Likes
2
Downloads
170
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft PowerPoint

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Pasurite natyrore ne shqiperi Pasurite natyrore ne shqiperi Presentation Transcript

    • Tema : Pasurite natyrore ne trevat shqipetare Objektivat Kanionet Pasuritë e shumta ujore (detet, liqenet, lumenjtë etj.) Bota e pasur bimore dhe shtazore Mineralet Punoi: Merkur Sinani
    • Kanionet e Osumit Kanionet e Osumit, kanë një gjatësi prej 26 km dhe ndodhen 450 m mbi nivelin e detit. Mendohet se ato jane formuar 2-3 milionë vite më parë nga erozioni i ujit që depërton thellë në tokë.Përgjatë gjithë grykës ka mjaft kalime nëntokësore dhe shpella të paeksploruara.Ka hamendje se kanionet kanë shërbyer kohë më parë si nënkalime mbi lumin e Corovodës, por me kalimin e shekujve, tavanet e nënkalimeve nënujore janë shembur duke nxjerrë dhe formëzuar një tjetër reliev, sot këtëkanion.Ne gjirin e këtij kanioni , që përshkrohet nga lumi Osum, në të dy krahët e tij rrjedhin ujvara nga fshatra të ndryshme, të cilat kalojnë në një sistem shkëmbor .Kanioni si origjinë, më i madhi në Shqipëri, është ndër me fantastikët ne Europë, ikarakterizuar kështu dhe nga studiuesit europiane, gjeografë që kanë ardhur në zonë.Ky kanion ka bukurinë mahnitëse edhe për ekosistemin që ruan në vetvete, ku gjelberimi në të dy krahët gjatë shpateve të kanionit, është i përhershëm.Shkurre mesdhetare me bimësi si marja, shqopa etj me nje botë të pasur të gjallë dhe peshq të kategorive nga më të ndryshme të ruajtura në themelet e lumit Osum.Në shpatet e të dy krahëve të kanionit, veprimtaria erozive e faktorëve te jashtëm ka krijuar një sëre shkëmbinjsh, nga më të rrallët të gjendur në kanionet shqiptare.
    • Kanionet e OsumitPër luginën e Osumit, banorët rrëfejnë shumë legjenda, të cilat vijnë nga shumë vite larg...duke filluar me Mullirin e Babait,Vrima e Nuses dhe Shenjtori Abaz Aliu...shumë interesante për cdo vizitor.Në Kanionet e lumit Osum, ndodhen 6 ngushtica, ku kanioni në shtratin e lumit merr nje ngushtësi deri në 1.5 m, ndërsahapësira lart në sipërfaqe shkon deri në 35 m.Përvecse tyre , te kanionet ndodhet Katedralja, Syri, Porta e Djallit...Gërryerjetndër vite i kanë dhënë formën e ngrehinës natyrore të kultit. Të ndërtuara për të qënë një bukuri dhe thesar i mbarënjerëzimit, nëpërmjet mrekullisë krijuese të mjeshtrit më të madh të kohërave, natyrës, kanionet e Osumit bëhenemocionuese në cdo moment, në cdo kohë dhe magjia të mbërthen që në sekondën e parë që i sheh,duke të bërë pre tëdashurisë së përjetshme.është tepër e vështirë, herë e pamundur për të përshkruar ato emocione që përjeton duke i parë dhe prekur dhe ndoshtaështë e pabesueshme por është e vërtetë që takimi me to të ndryshon jetën.Pamja që të ofrojnë ato kur i sheh nga sipër është padiskutim marramendëse, por ajo cka ti prek kur futesh mes tyre dheshëtit, të bën të mendosh se je në një përrallë, në një vend-eëndrrash..
    • Pasuritë e shumta ujore (detet, liqenet, lumenjtë etj.)Pasuritë e shumta ujore të Shqipërisë përbëjnë një nga potencialet natyrore më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.Këto pasuri ujore shprehen si në ekzistencën e dy deteve ku Shqipëria ka dalje të gjërë, ashtu edhe nga ekzistenca e shumëliqeneve, lumenjëve, burimeve natyrore etj. Të gjitha këto së bashku, kombinuar edhe me klimën tepër të favorëshme,krijojnë peisazhe shumë të bukura dhe kushte tepër të përshtatëshme për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit ujor.Në këtë kuadër paraqesin rëndësi të veçantë objektet ujore, si: liqeni i Shkodrës, Ohrit, Prespës, lumi i Drinit të Bardhë dhetë Zi etj. Në këto objekte ujore mund të realizohen zhvillime të rëndësishme në fushën e turizmit.
    • Bota e pasur bimore dhe shtazoreBukurisë së formave të relievit, klimës së përshtatëshme, pasurive të shumta ujore të Shqipërisë u shtohen edhe bota epasur bimore dhe shtatzore. Kjo pasuri bimore shprehet në disa kate bimore, duke filluar me atë të bimëve tipikemesdhetare, e duke shkuar deri tek llojet e bimëve të viseve të larta dhe kullotat alpine. E gjithë kjo pasuri bimore krijonpeisazhe shumë të bukura dhe tërheq pasionantë të shumtë të natyrës. Ekzistojnë një sërë parqesh kombëtare, të cilëtpërbëjnë potenciale të rëndësishme ekologjike që mund të shfrytëzohen mjaft mirë edhe në fushën e turizmit. Bazuar nëkëtë pasuri natyrore me të drejtë Shqipëria cilësohet si vend që mund të bëhet model në zhvillimin e ekoturizmit. Nëbrendësi të kësaj pasurie bimore, klimaterike dhe ujore rritet edhe një botë e pasur shtatzore e shprehur në lloje tëndryshme kafshësh e shpendësh, të cilët përbëjnë gjithashtu një potencial të rëndësishëm natyror edhe për zhvillimin ellojeve të veçanta të lëvizjes turistike siç është turizmi për gjueti
    • MineraletKromiTeorikisht, sasia e përgjithshme e rezervave të nxjerrshme të mineralit të kromit rezulton 10 milionë tonë. Me çmim prej200 dollarësh për ton, kromi rezulton një pasuri me vlerë 2 miliardë dollarë. Por këto 2 miliardë dollarë krom gjendenshumë thellë, në disa raste nën nivelin e detit. Kostoja e nxjerrjes së tij në sipërfaqe është tepër e lartë. Gjithsesi, kromiështë metali më me leverdi ekonomike sot për sot pas naftës në Shqipëri. Njëri nga burimet, ai i Bulqizës, është veçanërisht ipasur. Qeveria ka dhënë rreth 250 licenca shfrytëzimi për burimet aktuale të kromit. Prodhimi aktual është rreth 200 mijëtonë në viBakriMinerali i bakrit vlerësohet se është më i bollshëm, por edhe më i varfër. Rezervat e nxjerrshme gjeologjike llogariten nërreth 50 milionë tonë me një përmbajtje të elementit të dobishëm Cu 1.3-2.5%, vërehet pak aktivitet shfrytëzimi dheaktivitet eksplorimi nga disa kompani të huaja. Rezervat gjeologjike në minierat aktualisht në shfrytëzim vlerësohen në 4.7milionë tonë me 1.39% bakër të pastër.NikeliShqipëria vlerësohet se ka edhe 300 milionë tonë rezerva nikeli, por përmbajtja e metalit të vlefshëm në këtë masë varionnga 0.85 në 1.15 për qind. Ka disa kompani të vogla shqiptare që nxjerrin nikel.QymyriNë Shqipëri qymyri gjendet në pesë burime kryesore, të cilat konsiderohen si tepër të vogla për t’u vënë në shfrytëzim dhetepër të varfra për t’u shfrytëzuar me leverdi. Në Memaliaj, vlerësohet se mund të nxirret deri në 120 mijë tonë në vit dhefuqia kalorifike mesatare vlerësohet në 4300 kkal për kilogram. Në burimin Vërdovë-Dardhas mund të prodhohet deri në140 mijë tonë, por këtu fuqia kalorifike është edhe më e ulët, rreth 2450 kkal/kg; vendburimi i Tiranës (Priskë-Mushqeta)me prodhim vjetor rreth 90 mijë tonë, fuqi kalorifike mesatare rreth 3490 kkal/kg; vendburimi i Korçës (Babien-Krosnisht-Qenskë), me prodhim vjetor rreth 51 mijë tonë, fuqi kalorifike mesatare rreth 2500 kkal/kg; vendburimi Mborje-Drenovë,me prodhim vjetor rreth 20 mijë tonë, fuqi kalorifike mesatare rreth 2690 kkal/kg.Strategjia minerare e Shqipërisë gjykon se shfrytëzimi i këtyre burimeve nuk është me leverdi, por ato mund të vihen nëpunë në rast se qymyri përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Vetëm se burimet aktuale nuk janë në gjendje tëushqejnë termocentrale të mëdha, për këtë arsye propozohen termocentrale deri në 5 MW.
    • MineraletBitumiNë Selenicë vlerësohet se gjenden aktualisht 520mijë tonë bitum natyral, i cili po shfrytëzohet. PorShqipëria ka edhe 3-4 milionë tonë të tjera burimebitumi pranë zonave naftëmbajtëse.GipsiRreth zonës së Korabit si dhe në Dumre tëElbasanit apo në Sarandë, gjenden disa burimeminerare që mund të përdoren për prodhimin egipsit dekorativ. Në pjesën maqedonase të Korabit,një fabrikë gjermane prodhon prej vitesh gips përtë gjithë Ballkanin, ndërsa në anën shqiptare,burimi nuk është vënë kurrë në shfrytëzim.Kripa guriShërbimi gjeologjik shqiptar vlerëson se në Shqipërimund të ketë rreth 100 milionë tonë kripë guri, kupjesa më e madhe gjendet në Dumre, ndërsa burimemë të vogla gjenden në Dhrovjan, Kardhiq dheKolonjë.