Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
1. Dt. .03.2015
PUNË PRAKTIKE
№ 5
Tema: kontributi I shqiptareve ne mbrojtjen e hebrejneve
gjate luftes se II boterore
2. -TE TREGOJME GJENDJEN E POPULLIT SHQIPTARE DHE HEBREJ GJATE LUFTES SE II BOTERORE
-TE SHPJEGOJME PERPJEKJET E HEBREJNEVE PER TE SHPETUAR NGA REGJIMI NAZIST
-TE TREGOJME KONTRIBUTIN E SHQIPTAREVE NE MBROJTJEN E HERJNEVE GJATE LUFTES II
BOTERORE
KOHA: 1 ORË MËSIMI
MATERJALET BURIMORE : INFORMACJONE NGA LIBRAT, GAZETAT, INTERNETI ETJ.
PUNOI: XHENI MARKU
PRANOI: TEFTA LALA
objektivat
3. Populli shqiptar gjate luftes se II boterore
Shqiperia gjate luftes se dyte Boterore Per
Shqiperine, Lufta e Dyte Boterore nisi me te
vertete kur ajo u pushtua nga Italia ne prill te
vitit 1939. Italia jo vetem thjesht pushtoi
Shqiperine, por ajo e ankesoi ate. Shqiperia
trajtohej si koloni. Lufta kunder Italise nuk ishte
thjesht nje levizje "rezistence", sikurse ne
shumicen e vendeve te pushtuara te Europes,
por nje lufte nacionalclirimtare. Vec kesaj, Italia e
perdori Shqiperine si baze per te sulmuar
Greqine me 1940. Gjate periudhes se pushtimit,
Italia e njesoi territorin e Shqiperise se sotme me
rajonin qe njihet si Kosova (tani gjendet ne
Jugosllavine jugore, por shumica e popullsise
jane shqiptare etnike), dhe me zonen ne Veri te
Greqise, qe quhet cameri. Ky bashkim territorial,
te cilit ndonjehere i referohen si "Shqiperia e
Madhe", ndersa respektonte kufijte e Shqiperise
etnike, shkaktonte gjithashtu probleme te
medha me dy fqinjet tokesore te Shqiperise.
4. Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që
kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin
e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave,
u shkrinë së bashku për të formuar Partinë
Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë
pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas
një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe
me pas kunder frontit nacionalist dhe
antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog
te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi
vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i
zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i
përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte
udhëhequr luftën përballuese të forcave
komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte
qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të
binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver
Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika
Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin
1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë,
do te binte ne nje izolim fanatik ku do te
pushkatoheshin dhe burgoseshin .Shqiprai u lirua
më 20 Nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin:Balli
Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti. Në
tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i
perkohsem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt
Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te
jugosllavise per Kosoven.
5. holokausti
Holokausti është inciativa më famëkeqe, për
shfarosjen e njerëzve në historinë e botës.
Hitleri në librin e tij Lufta ime shënon se
Raca gjermane është racë e pasardhëse e
racës ariane (popull që ka jetuar shumë vitë
më parë-qytetërim i zhdukur tanimë) dhe
racë e pastër, dhe si e tillë duhet ta sundojë
botën... disa popuj duhet të zhduken nga
faqja e dheut, hebrenjtë, romët dhe sllavët.
Hitleri gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte
krijuar shumë burgje dhe kampe
përqendrimi. Kampet kishin kishin filluar të
hapen që nga viti 1940. Ndër kampet më të
njohura ishin ; Kampi i Aushvicit, i Dahaut, i
Mat'hauzenit, i Belsenit, i Firensburgut. Në
këto vende ishin vendosur njerëz nga të
gjitha vendet e pushtuara nga blloku nazi-
fashis
6. Torturat ne kampe
Në këto kampe, u mbytën, u torturuan,
dhe u bënë eksperimente të gjalla në
fushën medicinale. Shumë njerëz për të
mos parë skenat e tilla dhe për të mos
përjetuar torturat e tilla bënë vetëvrasje.
Mbytja e njerëzve në dhomat me gaz
Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në
kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë
zjarri, pushkatimet, mbytjet me tortura...
ishin bërë të zakonshme. Tani terrori ndaj
njerëzve në kampet e përqendrimit kishte
ndërruar formën. Nazistët donin t'i
mbysnin njerëzit pa lënë gjurmë. Prandaj,
filluan asgjësimin e tyre nëpërmjet
helmimit masiv në dhomat me gaz në
shumicën e kampeve të përqendrimit.
Mbytja me gaz brenda një dite arrinte
deri në 20.000 njerëz. Trupat e pajetë të
njerëzve hidheshin në furra me
temperatura të larta, për të zhdukur çdo
gjurmë. Shumica e këtyre njerëzve ishin
hebrenj
8. Kontributi shqiptar ne mbrojtjen e hejbrenjve
Hebrenjtë dhe shqiptarët një lidhje që i mbrojti nga
revanshi gjerman dhe internimi në Aushvic bën
pjesë tashmë në kujtesën e popujve. Kjo mikpritje ka
marrë vlerësim përtej kufijve duke e renditur
popullin tonë përkrah mbështetësve dhe mbrojtësve
të shumë personave madje edhe familjeve që gjetën
strehë duke i shpëtuar vdekjes së sigurt. Populli
shqiptar ruajti integritetin e tij dhe çështja e
hebrenjve u cilësua si një çështje e brendshme.
Shumë vite pas, ende familjet shqiptare ruajnë
kujtimet, kanë marrë vlerësimet dhe madje
mirënjohjen e atyre që shpëtuan nën mbrojtjen e
shqiptarëve. Nuk janë shumë, madje me certifikatën
e mirënjohjes “Të drejtë midis popujve”. Një prej
këtyre familjeve është familja Nosi në Elbasan. Nipi i
kësaj familjes Skënder Kosturi sjell kujtimet e nënës
së tij Adelinës, e cila u nda nga jeta pak kohë më
parë. Në këtë familje ka jetuar një hebre, Marko
Manehami, i cili nëpërmjet një letre ka treguar
historinë e tij, por edhe vlerësimin për familjen Nosi
që e mbajti dhe e mbrojti në çdo rast. Një tjetër rast
i njohur për strehimin e hebrenjve është familja
Biçaku nga Qarrishta e Librazhdit. Nga kjo familje
nuk kanë mbetur dëshmitarë, pasi shumica prej tyre
emigruan në mundësinë e parë drejt Amerikës apo
vendeve të tjera. Një prej tyre në kujtimet e tij
tregon se si i strehuan 26 hebrenj, të cilët ruajnë
edhe kujtime të bukura nga përpjekjet për t’u
fshehur. Një prej tyre në shtëpinë e Biçakajve u bë
baba.
9. Gjatë Luftës së Dytë Botërore në Elbasan u strehuan
dhjetëra familje hebrenjsh. Mbiemrat e njohur
elbasanas kanë qenë edhe pritësit e familjeve hebreje,
të cilat kërkonin t’i shpëtonin genocidit nazist. Mes
familjeve që strehuan hebrenj përmenden familja e
madhe e Biçakçinjve, Shuteriqët, familja e Vasil Nosit,
Adelina Nosi, Qemal Karaosmani, Destan Kurmaku,
Besim Zyma, Niko Piluri etj. Banorët e lagjes “Kala” i
mirëpritën pasi panë tek hebrenjtë besimin dhe
respektin që kishin ata për shqiptarët. Edhe pse
pushtuesit gjermanë ishin të rrezikshëm dhe mund të
masakronin familjet e tyre, ata sërish ruajtën traditën
shqiptare të besës. Gjatë periudhës së luftës hebrenjtë
kanë qëndruar brenda katër mureve të shtëpive ku
strehoheshin. Jo vetëm familjet ku jetonin, por edhe
familjet e tjera të kësaj lagjeje ofronin ndihma materiale
dhe ushqimore për hebrenjtë. Pas përfundimit të luftës
ata u rikthyen në Elbasan duke ju ofruar ndihmë
banorëve të kësaj lagjeje. Hebrenjtë i ndihmuan më pas
familjet elbasanase me viza, bursa studimi etj.
Miqësia mes familjeve elbasanase dhe hebrenjve ka
ekzistuar deri vonë. Hebrenjtë u vlerësuan si njerëz të
zgjuar, të suksesshëm dhe të respektuar nga të gjithë.