SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
Download to read offline
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
Shkodra e Shqipënisë
Marrë prej Revistës ITALIA!, Scutari d'Albania, A. BALDACCI
Përkthimi në gjuhën shqipe (gegnisht): Gino LUKA
Antonio Baldacci (Bologna, 1867-1950), autori i
artikullit, ka kenë nji botanist e gjeograf italian,
specialist i studimeve etnografike, politike e socio-
ekonomike.
Qysh prej vjetit 1925 Baldacci asht interesue
kryesisht për Shqipëninë, jo vetëm tuj u marrë me studime
e botime të pamvaruna por, qysh prej vjetit 1928, asht
marrë edhe me bashkëpunime në fushën shkencore e politike
me institucionet lokale. Prej vjetit 1931 deri në vjetin
1939 ka kenë konsull i përgjithshëm nderi i Shqipënisë në
Bologna. Prej vjetit 1942 ka marrë pjesë në Këshillin
administrativ të drejtorëve të Qendrës Studimore të
Shqipënisë në Akademinë Italiane. Ai u ba anëtar i
Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë e Këshilltar
kulturet i Luogotenencës së Përgjithshme në Shqipëni deri
në vjetin 1943.
Ka lanë rreth 250 botime, tuj përfshie artikuj të
botuem në revista e në vëllime të ndryshme: ma kryesoret
janë Itinerari albanesi (Itineraret shqiptare), Roma,
Shoqënia Gjeografike Italiane, 1917; L’Albania
(Shqipënia), Roma, Instituti për Evropën Lindore, 1929;
Scritti Adriatici I (Shkrimet Adriatike I), Bologna,
Kompozitorët, 1943, bocat e veprës së papublikueme
«Leonardo da Vinci e il mondo delle piante» (Leonardo da Antonio Baldacci
Vinçi e bota e bimëve), nji arkiv shumë të pasun e bibliotekën personale, të ruejtuna në
Bibliotekën publike në Archiginnasio di Bologna, e natyrisht koleksionet e bimëve të ruejtuna
në muzetë e Italisë e në muzetë e huej.
Shkodra e Shqipënisë
Shkodra
Shkodra, ka kenë padyshim tesh sa e sa shekuj, nji qytet shumë i lashtë
ilir, nji qendër e popullueme edhe e pasun qysh në kohë qi s’mbahet mend,
jo vetëm për atë çka flitet për rrethinat afër liqenit, por edhe në të
tanë rajonin kryeqytet i të cilit ka kenë. Pra, Shkodra ka lulëzue ma
shumë se Lezha (Lissus) e Duklja (Doclea, Shtet mesjetar serb) gjatë nji
periudhe, mjaft të gjatë, qi përfshin qytetënimin e lashtë. Ka kenë
qyteti i parë qi gjindet afër Drinit e qyteti i dytë romak, i njoftun në
krah të kundërt të liqenit, prej kah derdhet Morava.
Emni i lashtë u ka mbetë shqiptarëve të sotshëm qi vazhdojnë me e
thirrë me emnin e vet Shkodër (Scodra) njashtu si paraardhësit e tyne të
largët qi Homeri i ka pasë njoftë si γίγαντες, gjigantët e qi janë gegët
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
e sotshëm: Shkodra ka mbetë kryeqendra e Gegënisë shqiptare edhe e
vilajetit homonim. Tuj u nisë prej emnit Shkodra, sllavët ia ngjitne
emnin Skadar e italianët Scutari. Turqit vazhdojnë me e përmendë atë me
emnin ilir.
Qyteti asht i vendosun në skajin verior të rajonit detar shqiptar e
sot gjindet i madhnueshëm dy kilometra lerg liqenit; prej ku nisen edhe
rrugët e randësishme qi çojnë kah Danubi, Adriatiku, Joni e Egjeu, e qi
kanë njoftë tregtitë me viset ma të largëta; me ilirët, fenikësit,
grekët, romakët, bizantinët. Shkodra, qyteti i parë i Lindjes qi ndeshet
tuj shkue prej Italijet, ka ruejtë krejt nji fytyrë bizantino-turke në
veçantinë e saj përgjithësisht gege. Fillimisht duket si shumë e
çuditshme, me kopshte të shumtë e të mëdhaj të rrethuem me mure të nalta,
me rrugë pa njerëz e me ndërtesa të shpërndame në mënyrë jo uniforme.
Mundena me thanë se i hueji nuk e ka gjetë ende qytetin, kur ka kohë qi
ka hie mbrenda perimetrit të qytetit. Hymja në Shkodër gjatë ditës të len
nji përshtypje krejtësisht ndryshe tuj e krahasue me atë kur hymja bahet
natën.
Në errësinën e
thellë të natës pa hyje,
njieri ka nji ndjesi
emocionuese e fantastik-
ke, ndërsa e ndriçueme
prej hanës së argjendtë,
Shkodra paraqet nuancat
e saj ma të përsosuna
orientale. Prej rrugëvet
dredha-dredha e rrugica-
vet, të heshtuna e të
errëta, dalim në rrugë
të gjana e gjallënisht
të bardha prej dritës së
hanës, në të cilat
ndigjohet jehona e ka-
mbëve e troku i kuajve,
bashkë me hijet e çuditshme qi projektohen në të tanë atë bardhësi.
Ndonji kafe e hapun ku lohet biljardo, përfaqëson jetën qi shifet jashtë
shtëpive krejt të mbylluna, ku syni profan nuk mundet me depërtue. Mbas
mureve të nalta të kopshteve e të oborreve zbulohen kostume të panjoftuna
qi të sjellin ndërmend butësinë orientale. Qejtë hungërojnë, tuj
turbullue vetëm heshtjen sovrane. Dita asht diçka tjetër; tanë qyteti
duket si me pasë dalë në rrugë: burra e gra - medoemos, edhe gratë
myslimane - ushtari, prifti e frati bile edhe hoxha turk: të tanë kanë
diçka me ba.
Për me kundrue Shkodrën duhet me u ngjitë deri në Tarabosh ose në
Kodrën e Rozafës, e cila të çon në kalanë e lashtë qi ka njoftë ata qi
kanë pasë kenë dikur sundimtarët e qytetit e, bashkë me qytetin, edhe të
krahinës. Prej Rozafës shpaloset nji pamje e mrekullueshme e qytetit të
paanë e të populluem, lagjet periferike si Bahçalleku, Tabake, pazari e,
matanë urës, lagja e magjypëve. Kupolat e xhamive të Shkodërs me njizet
minaret e tyne, ndërtesat ushtarake, shtëpitë e shtëpizat e pafund qi
përbajnë qytetin, gjelbërimi i pasun i fushës kënetore, amfiteatri i
maleve qi mbivendosen, e Alpet e mrekullueshme e të frikshme shqiptare,
qi prej brigjeve të Kirit e të Drinit, shtrihen në anën tjetër në çdo
drejtim kah Mali i Zi. Liqeni i pafund vezullues nën rrezet e diellit e
ujënat e argjendta të lumejve, ofrojnë nji pamje madhështore qi
përnjimend meriton me u admirue.
Simbas Hahn-it etimologjia e emnit Scodra e ka zanafillën prej
fjalës shqipe kodve (kodër), domethanë kodra e rrëpinët qi naltësohet
prej midisit të fushës e qi mban sipër saj kalanë, e cila padyshim ka
kenë bërthama e parë e qytetit, kur truelli aluvional qi u depozitue në
shumë e shumë shekuj me radhë, kur Shkodra e sotshme ende nuk ekzistonte,
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
e Liqeni i Shkodërs nuk ishte asgja ma shumë veçse nji gji i pamasë
kënetor i Adriatikut qi u shtrite ndërmjet kepit të Sh’Gjinit e Kepit të
Rodonit. Në midis të këtij harku ishte nji arkipelag i vogël ishujsh
gëlqerorë, të cilët sot dallohen si kodra, prej formimeve aluvionale
ndërmjet Bunës e Drinit, prej të cilavet qyteti i Shkodërs ishte nji ndër
ma të vogjlit, por në nji pozicion ma të mirë afër Alpeve e përballë
detit: hem për me mbrojtë rajonin, hem për me zhvillue tregtinë. Mendimi
se Shkodra e lashtë ka kenë e ndërtueme në Kodrën e Rozafës asht vërtetue
prej njiqind faktesh të tjera të vendeve të randësishme në historinë e
rajonit, ai qi ma vonë ishte Labeatium e qi Roma filloi me e nënshtrue,
mbas disfatës së Gentit, 168 vjet para Krishtit. Përpara kësaj kohe,
Shkodra ka kenë nji qytet grek, i fortë e i pasun, qi ruente pavarësinë e
saj ekonomike e politike, Iliria, edhe pse duket se mbrenda historisë së
qytetënimit nuk kishte hie veçse si emen. Shkrimtarët e asaj kohë e
mendojshin Ilirinë si nji vend të egër e ilirët, të cilët u
konsiderojshin prej antikëvet si nji racë krejt ndryshe prej të tjeravet
në gadishull, kishin nam si barbarë; ata, po ashtu, simbas zakonit të
Trakëve, i pikturojshin trupat e tyne e bajshin fli (thershin njierëz për
me adhunue hyjnitë e tyne).
Kalaja ka pasë nji randësi të konsiderueshme edhe nën mbretëninë
serbe. Nji legjendë serbe po ashtu ia atribuon ndërtimin e saj mbretit
Vukashin e dy vëllazënve të tij. Sigurisht, kalaja ishte damtue gjatë
periudhës së ramies së Perandorisë Romake. Meqi serbët zunë vend mbi
rrënojat e Oppidum civium Romanorum (njashtu e thirrshin historianët
romakë për antonomazi Shkodrën), e meqi ishin të bindun për pozicionin
shumë të fortë e strategjik qi ofronte kodra për me mbrojtë Zentën
(Serbi, Vojvodina) me rajonin e Liqenit të Shkodërs, e rindërtuen
kështjellën. Simbas legjendës puna e mbretit serb u sabotue për disa vjet
rresht prej nji Ore të zezë qi vinte prej maleve për me shkatërrue gjatë
natës atë qi vëllazënt kishin ndërtue gjatë ditës. Mbas nji kohe të gjatë
e mbas shumë lutjesh, Ora ma në fund e lejoi mbretin e vëllazënt e tij qi
Kalaja e Shkodërs 1877, Biblioteca
Ambrosiana, Firenze.
bashkë me punëtorët me e përfundue
punën, por me kusht qi të tre
vëllazënt me u angazhue për me
sakrifikue në temele gruen e parë të
njenit prej vëllazënvet, njatë qi
kishte me ardhë me u prue atyne
bukën. Kangët sllave e shqiptare e
përshkruejnë njikështu fatin e grues
fatkeqe të Goikos, njenit prej
vëllazënvet të Vukashinit, të cilës i
takoi fati barbar qi Ora i kishte
caktue. Legjenda e historia e kanë
zanafillën në kohën kur u vunë
themelet e shtëpive të para të
qytetit të Shkodërs, në rranxë të
kalasë.
Mbas shuemjes së familjes
Balsha, banorët e Shkodërs me
dishirën e tyne kërkuene mbrojtjen e
Venedikut: në vjetin 1474 ata përba-
lluene për herë të parë sulmin e ushtrisë turke qi u udhëhiqte prej
Sulejman pashës. Mbrojtja heroike e Antonio Loredano-s u përjetësue në
pikturën e Veronese-s qi sot zbukuron dhomën e Këshillit të Madh në
Venedik e qi ka diçiturën e maposhtme: «Scodra, bellico omni apparatu diu
vehementerque a turco oppugnata, a cerrima propugnatione retinetur».
(Shkodra, e sulmueme gjatë e me forcë prej turqëve me gjithfarësoj
armësh, i ban ballë rrethimit të egër, heroikisht.)
Sulltani filloi edhe nji herë sulmin në fillim të qershorit 1478,
me nji ushtri ma të madhe se ma përpara: kalorësia kishte marrë urdhën qi
me i ba tym e flakë katundet, ndërsa trupat e kambësorisë, bashkë me
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
katër mijë jeniçerë, qi iu shtuen në gjysë të qershorit, kishin detyrë
rrethimin e qytetit. Thonë se dhetë mijë deve transportojshin municionin
e topat për trupat e ushtrisë turke. Mbrojtja e të rrethuemvet ishte nën
drejtimin e Antonio di Lezze. Zjermi filloi me 22 qershor, por rrethimi
vazhdoi deri në janar të vjetit 1479, kur mbërriti shpallja e traktatit
qi ishte firmosun ndërmjet Portës e Republikës me urdhën për me ia
dorëzue kështjellën trupave osmane. Mbrojtësit mujtën me u tërhjekë tuj
ruejtë nderin e armëve. Kur Antonio di Lezze u largue, tuj e lanë
kështjellën qi kishte mbrojtë në mënyrë heroike, nuk kishte ma rreth
vedit veç 450 burra e 150 gra qi e ndoqne atë në Venedik tuj marrë me
vedi reliket, enët e shejta, artilerinë e atë qi kishte mbetë prej
pasunisë së tyne. Historiani Hammer meriton me u përmendë për historinë
qi përshkruen. Kjo faqe e rëndësishme, por pak e njoftun e lavdisë së
Venedikut, duhet me i ba me ia vue gishtin kresë italianëvet.
Mbasi u largue Antonio di Lezze, mbetën muret e kështjellës për me
dishmue zotësinë e punëtorëve e të ushtarëve të Republikës qi e
përshtatëne për mbrojtje njenën prej fortesavet ma të fuqishme kundër së
cilës pa shpresë u përplasën tërbimi e forca e gjysëhanës. Por luani i
Sh’Markut qi rrinte tuj ruejtë përmbi derën kryesore u zhduk nën t’ramet
e tarnagopit të turqve e asnji kujtim nuk ka mbetë, megjithëse shumë kam
kërkue, prej emblemës së fundit qi pati lanë Serenissima. Degrand, i cili
vizitoi kështjellën pesëmbëdhetë vjet ma parë, shkruen:
«Kisha qi ka mbetë asht transformue në xhami; rrëfeja, kohënëkohë ka
shkrepë mbi të e ka rrëxue minaren; turqit superstioz e kanë braktisë
edhe e kanë transformue në nji magazinë, hekurat e bukur të punuem me
teknikën e ferrobatutit venedikas zbukurojnë edhe sot njenën prej
dritoreve të saj. A i ishte kushtue Sh’Lazrit apo Sh’Shtjefnit, patronit
të Shkodërs? Kërkush nuk e din; nuk ka mbetë ma asnjisend tjetër për me
pa në këtë vend ku ditë makthi janë jetue: ndoshta, ndonjiherë, nën atë
tokë të mbulueme me bar të dendun me siguri kena me mujtë me gjetë
kujtime interesante. (i)
Guvernatorët, tuj mos i besue shqiptarëve, kanë jetue për shumë
vjet në kështjellë ku edhe kanë krye shërbimet e tyne administrative; të
rrethuem prej trupavet ushtarake e me topat e drejtuem kah qyteti. Nuk ka
mbetë asnjisend tjetër në kala përpos të dënuemve qi presin për me u nisë
për në internim, e të ushtarëve qi unë i pashë tuj shërbye pa kurrfarë
dishirit e qi zbatojshin rregullat e ligjët e kohës».
Edhe sot, mbas mureve të nalta të kopshteve, mundena me kuptue
mirëkenien e popullsisë, megjithëse të zvogëlueme. Në të kaluemen Shkodra
ka kenë e pasun edhe e begatë, e sidomos tregtia e marrëdhaniet me
Venedikun e kishin çue atë në nji nivel të naltë ekonomik. Prej kësaj
madhështije të kalueme, kena sot nji provë të dukshme në pazar, për të
Ura e Bunës
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
Muhamedan Shkodër Muhamedane me kostum shtëpie, Shkodër
cilin specialistët na sigurojnë se asht shumë tërhjekës. Pazari i
Shkodërs asht rreth tre kilometra larg qytetit në drejtim të vardarit të
Bunës e Liqenit, në kambët e kodrës, ku gjindet kalaja: ka nji rrugë
kryesore e disa të tjera anash, me nji labirint rrugësh të ngushta e nji
rrjet rrugicash qi në kohën e fryemjes së ujënave të liqenit mbesin të
përmbytuna.
Në pazar, zhvillohet jeta tregtare e qytetit edhe e zonës malore të
Shkodërs, të cilën shqiptarët e thërrasin Malci. Vëzhguesi ka material të
pashtershëm për studimet e tij se Shkodra ban pjesë përnjimend me
Lindjen, kur bahet fjalë për veshjet e larmishme të fiseve të saj, e
tregtari e gjen të tanë jetën tregtare të Lindjes të përqendrueme në këtë
pazar. I hueji qi viziton pazarin të merkurën, ditën e pazarit, e kupton
se interesi asht i dukshëm, por këtë ditë shumë të mbushun me njerëz e
plot gjallëni këshillohet vetëm me vëzhgue, ndërsa ditët e tjera, ma të
qeta, munden me shërbye për blemjet e produkteve origjinale të vendit.
Disa prej këtyne produkteve janë të veçanta e interesante, si punimet e
arit e të argjendit, ata janë shumë antike e meritojnë nji konsideratë
artistike të naltë.
Dyqanxhitë e kalojnë tanë ditën në pazar, tuj fillue prej në nade e
deri në mbramje, deri qi të kthehen në qytet, ku banojnë me familjet e
tyne. Natën, pazari mbetë në dorë të ushtarëve qi e kanë vendrojën e tyne
te porti, afër doganës e Urës. Për ma tepër, edhe nëkjoftëse dikush ka
dishirë me ndjejë aty, asnji ngrehinë nuk mundet me u banue në pazar se,
tuj kenë pothuejse të tana ndërtesat prej drunit, xixa ma e vogël mundet
me zhvillue nji zjerm qi kishte me shkaktue dame të pallogaritshme. Në
ato ndërtesa nuk ka asnji rahati as edhe ma të thjeshtat simbas mënyrës
së jetesës lokale.
Të zotët e vërtetë të pazarit janë shqiptarët, mysliman e të
kështenë; njato pak tregtarë të huej, italianë, austriakë, malazezë e
grekë i kanë dyqanet e tyne në qytet. Në përgjithësi, shkodranët janë
pasardhës të familjeve qi kanë ardhë në kohët e shkueme prej të tana
krahinave të malcisë gege ose të Zadrimës me kërkue fatin ose për me u
ikë gjaqeve ose janë rezultat i shpërnguljes myslimane prej Malit të Zi,
në veçanëti prej provincave qi turqit u patën detyrue me braktisë e me
ia’u lanë gradualisht Petroviçëve mbas luftënave kundër atij vendi: jo
pak prej tyne e kanë prejardhjen prej familjeve të zyrtarëve e të
ushtarakëve osmanë. Nji numër i vogël i familjeve janë hebrej, ka edhe
pak arabë; numrat qi biejnë në sy ma shumë janë italianët, austriakët e
grekët: familjet malazeze, nënshtetas ose jo të qeverisë së Cetinës, xanë
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
vendin e parë, edhe pse mbas shumë kohësh, fill mbas popullsisë
shqiptare. Studiuesit qi kishin me mujtë me ba kërkime nëpërmjet
traditave, pa dyshim kishin me gjetë edhe në Shkodër e në rrethina,
njashtu si në pjesën tjetër të Malcisë, shumë stërnipa të atyne familjeve
qi Roma kishte dërgue dikur si kolonë në Ilirinë e pushtueme e qi ende
mbijetojnë sot në numër të madh në Shqipninë qendrore e në Epir.
Grue katolike,
Shkodër, 1890,
Degrand
Çift katolik, Shkodër,
1890, Degrand
Malcia e Shkodërs, 1873.
Cila asht popullsia e Shkodërs, kërkush nuk e din mirë. Statistikat në
Turqi gjithmonë kanë nji vlerë shumë të pakjartë. Dhetë vjet ma parë kam
sinjalizue, simbas dokumentave zyrtarë, 40 mijë frymë, shifër kjo e
rrumbullakueme, përveç 17 mijë frymë ndër rrethina (i). Simbas llogarive
të tjera qyteti i Shkodërs kishte me pasë nji popullsi prej 80 mijë
frymësh, prej të cilëve 62 mijë shqiptarë myslimanë, 16 mijë të kështenë
shqiptarë e 2 mijë të tjerë me kombësi të tjera (2). Barbarich (3), i
cili kishte në dispozicion shumë materiale krahasuese, ka dhanë këto
shifra 25,800 myslimanë, 14 mijë katolikë e 4 mijë ortodoksë. Ai po
ashtu, nep 12 mahalla myslimane e 2 të kështena, 4700 shtëpi, 40 xhami,
12 kisha, 1500 dyqane, këto shifra janë gadi barabar me ato të miat të
para dhetë vjetëve.
Pesëdhetë vjet ma parë, Boué, studjuesi i madh i vendeve të Turqisë
së Evropës, ka shkrue për Shkodrën njashtu si mundet me shkrue dikush sot
(4). Oborri i shtëpive ka nji derë të vueme ma së shumti në sfond, e në
mure shpesh gjehen frëngji për me gjuejtë në rast rrethimit. Çdo qytet
shqiptar, njashtu si shtëpitë e çdo katundi gjithmonë presin se munden me
u sulmue e, për rrjedhojë, duhet me kenë në gjendje e gati për me u
mbrojtë. Dikur dyert kanë kenë edhe prej hekurit; sot janë kryesisht prej
drunit, të randa e shumë të fuqishme. Të tana rrugët qi gjenden përbri
kopshteve të lagjes lindore janë të gjana e ndër skaje kanë diga për me
përballue përmbytjet e Kirit. Shkodra ka fatkeqësinë e përmbytjeve. Kur
shiu bien me rrëshekë - gja qi kah vjeshta deri në pranverë në pellgun e
Liqenit të Shkodërs ndodh shpesh - Kiri ose liqeni, ose të dy bashkë të
fryem, kërcënojnë përmbytjen e qytetit; qarkullimi, atëherë, duhet me u
ba me barka.
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
Shkodra, Kafja e Madhe
Pamje e përgjithshme, Shkodra
Kopshtet e Shkodërs janë me nam. Toka asht e shkëlqyeshme për me
rritë pemët frutore e për perime; edhe portogalat e limonat rriten mirë
direkt në tokë. Nji veçanti e prodhimit të frutave paraqitet prej shegës
qi në Shkodër, ashtu si në Bari (Tivar) e tjetërkund, e prodhon frutin
jashtëzakonisht të madh e të ambël.
Qytetet myslimane janë karakteristike për vorrezat turke: në
Shkodër ekzistojnë rreth pesëmbëdhetë e sejcila prej tyne mbrohet prej
nji xhamije e prej disa pemësh të mëdhaja, çinarë. Të tanë kopshtet,
oborret, vorrezat me tufat e pemëve aty e këtu, gjelbërimi midis
bardhësisë së shtëpive e mureve, i nep Shkodërs dukjen e nji katundi të
stërmadh, ma shumë se sa të nji qyteti, njashtu si e përfytyrojmë na
qytetin simbas kuptimit perëndimor.
Pjesa lindore e Shkodërs asht ma e shëndetshme, se afërsia e
liqenit, kënetave të Bunës dhe tregu i peshkut e bajnë lagjen e pazarit
shumë ma të prekun prej etheve. Në pjesën lindore edhe uji asht ma i mirë
e ma i pastër, bile edhe ma i freskët, se sa ai i vendeve afër liqenit e
lumit.
Shkodra ka kenë e asht nji nyje me randësi të madhe rrugore,
sidomos për lidhjet rrugore ndërmjet vendeve të Adriatikut e Turqisë, kah
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
lugina e sipërme e Vardarit, pra në drejtim të Kosovës e Maqedonisë. Në
shumë projekte për hekurudhën danubiano-adriatike, mendohet se kjo
arterie e rendit të parë ishte dashtë me kalue kryesisht nëpërmjet
Shkodërs, tuj e çue atë deri në Sh’Gjin, i cili kishte me u ba stacioni
qendror i hekurudhës, tuj ndërtue mandej nji degë për me e ndërlidhë me
Barin (Tivarin) për me kënaqë nevojat e Malit të Zi. Në antikitetin romak
duket se Shkodra ka pasë kenë e bashkueme me Italinë me të njajtat
komunikime qi i kanë shërbye Apollonisë e Durrësit, të cilat, tuj u nisë
Shkodër — Dogana Avullore, Liqeni i Shkodërs
Barkë transporti (peshkimi) në Bunë Buna, Shkodër
prej Puglia-s, vazhdojshin pak a shumë të njajtën rrugë të komunikimeve
të sotshme të shoqënisë "Puglia" të Barit. Prej Shkodret filluen rrugët e
dyta, prej të cilave edhe sot ka gjurmë, në drejtim të luginës së naltë
të Drinit prej njenit krah e për kah Moravia në krah tjetër: dihet se
damari kryesor tërthor u përfaqësonte prej Via Egnatia në të cilën u
kryqëzojshin rrugët qi vijshin prej Labeatium, d.m.th. prej Doclea
(Duklja, Mali i Zi) e Shkodra (Scutari). Në Mesjetë rrugët e
komunikacionit ilire u patën ruejtë e përmirësue prej serbëve, e ma vonë
prej Venedikut. Nën turqit ata erdhën tuj hupë shumë, si për shpejtësi
njashtu edhe për cilësi, ndërkohë qi kishin mbetë të përshtatshme për
tregtinë me karvane, qi asht tregtia me anën e kafshëve: turqit nuk janë
dhe nuk kanë kenë kurrë të njoftun për me ndërtue e për me mbajtë mirë
rrugë funksionale. Rruga e vjetër romake prej Shkodret në veri-perëndim
deri në luginën e Zetës, qi asht ba e pa praktikueshme në kohën kur Mali
i Zi i mbajti kufijtë e vet të mbyllur drejt Turqisë, tashti asht nji
arterie e mrekullueshme e shërbyeme së pari me rrugë ujore me anijet
italo-malazeze të liqenit të Shkodërs dhe mandej me Rrugë tokësore, me
makinat postare të Malit të Zi: kjo rrugë, si ka kenë në kohë të Romës,
shpejt ka me vazhdue - simbas projekteve malazeze të rrugëve - për në
Tara dhe Hercegovinë në nji drejtim dhe për në Risanon simbas drejtimit
tjetër. Nji arterie shumë popullore asht ajo e bregdetit qi prej Shkodret
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
kthehet mbi Durrës dhe mandej shkon drejt Maqedonisë, por kjo rrugë nuk
asht veçse vazhdimi i asaj të maparëshmes, sepse në kohët romake, ajo
vinte prej Dalmacijet e shkonte tuj i ra rrethepërqark Grykës së
Kotorrit, ngjitej kah Risano në Mal të Zi, prej ku zdrypëte në Liqenin e
Shkodërs për me u bashkue me rrugën e famshme Egnatia.
Komunikimet detare të sotshme me Shkodrën mbahen në sajë të
flamurit austro-hungarez, flamurit italian e flamurit malazez. Mundena me
thanë se edhe tregtia bregdetare shqiptare deri te Liqeni i Shkodërs asht
e privilegjueme e në duer të Austrisë, për njaq sa i takon shërbimit të
shkëlqyem qi Lloyd-i ban prej Triestjet në drejtim të tana porteve të
bregdetit dalmat-shqiptar. Asnji shoqëni kombëtare ose e huej nuk mundet
me konkurrue me Lloyd-in se qeveria austriake subvencionon me forcë
linjat e transportit ujor dhe i shpërblen prodhuesit me qëllimin kryesor
qi ka për me sigurue gjithnji e ma shumë tregtinë e saj madje edhe tuj u
sakrifikue në bazë të veprimit të saj politik. Austria eksporton në
Shkodër: sheqer, kafe, oriz, dru, alkool, mobilie, pëlhura leshit, birrë,
letër, lëkurë, shkrepse, xhama, hekur të smaltuem, hekurishte, tjegulla e
tulla, produkte mjekësore etj. Italia dërgon në sasi ma të vogla: miell,
voj, produkte ushqimore, venë, pëlhura pambukut, lëkurë, pije, enë
argjilit, e vetëm kohë në kohë oriz e kafe prej Gjenovet. Anglia importon
pambuk të bardhë e me bojna, hekurishte, produkte xhamit; Franca sapun,
miell, artikuj modet e tjegulla marsejeze; Greqia sapun, venë, konjak,
tjegulla, tulla e disa sasi të vogla produktesh pambukut. Turqia dërgon
në Shkodër: drithëna, manifakturë pambukut e leshit, kinkaleri, mallna të
përzieme gjermane, franceze e italiane, të bleme në Kostandinopojë e
Selanik, qi tregtarët e atyne qyteteve i porosisin me shumicë në fabrikat
e hueja, mandej i rishesin me parti të vogla malli e me kredi. Shkodra
eksporton në Austri: voj, lëkurë, lesh, qymyr, shqeme, skotan (variant i
shqemes), etj; për Italinë eksporton: voj, dru zjermit, traversa e kuaj.
Porti i Shkodërs asht Sh’Gjini i cili asht lerg prej kryeqendërs tetë ose
dhetë orë me kalë simbas rrugës e stinës e rreth po njaq kohë duhet edhe
me avullore nëpërmjet Bunës. Lloyd-i austriak ban rrugën e Sh’Gjinit prej
e për në Trieste dy herë në javë e të njejtën gja e ban tuj shkue për kah
Lindja nëpërmjet Bunës deri në Obot. Shërbimi i Bunës bahet me avullore e
cila i merr mallnat e i transporton për në Shkodër. Me anë të Liqenit
prej Obotit në Kotor dhe anasjelltas: për këtë linjë avullorja përgjatë
Shkodra - Vorrezë myslimane
Bunës po ashtu merr mallna e i transporton për në Shkodër e në të tana
vendet përgjatë liqenit. Prej Obotit deri në Shkodër transporti bahet me
anijet e liqenit (lundra: sule); shërbimi për në liqen bahet me take
©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/
(anije me vela) ose me avullore e rimorkiator të ndërtuem qëllimisht prej
Lloyd-it për përfaqësuesin e tij. Italia mbërrin në Sh’Gjin e mandej në
Shkodër me avulloret e Puglia-s, qi bahet me linjën B e me linjën
Sh’Gjin-Shkodër. Deri në Sh’Gjin, mbërrijnë prej Lindjet disa avullore
të shoqënive të lundrimit greke e otomane; prej Kotorrit hijnë në Bunë
deri në Obot avulloret Hungareze-kroate. Prej rrugës së Barit (Tivarit),
Shkodra shërbehet prej linjave të komunikacioneve italiane qi mbërrijnë
prej Barit (Itali) në Bar (Tivari) dy herë në javë me avulloret e Puglia-
s e vazhdojnë kështu me karrocat e Malit të Zi deri në Virpazar në liqen:
atje ata gjejnë shërbimin e rregullt të përditshëm të avulloreve të
Shoqënisë së Barit (Tivari, Mali i Zi) në drejtim të porteve të liqenit.
Sot në Shkodër, ka mbetë prej emnit tonë tradita e tregtisë, në
gjuhën e biznesit, e cila asht italishtja e diçka edhe në betejën për
aspiratat kombëtare. Gjuha jonë mbahet atje deri më sot edhe në shkollat
fetare të provincave të tjera. Shkodra ka kenë e bashkueme me Venedikun
për sa i përket tregtisë; sot ajo asht me Triesten. Ky asht gjithmonë nji
bashkim i bukur për italianizmin. Na kena shpresë qi shqiptarët me kenë
në gjendje me mbërritë pavarësinë e tyne, e të kenë dishirë me e mbajtë
këtë lidhje!
A. BALDACCI.
(Përkthimi në gegnisht: Gino LUKA)
Shkodër - Kishë e lashtë, sot asht xhami. Në gjuhën shqipe e ka emnin
Xhamia e plumbit, pse i ka të tana kupolat e mbulueme me plumb.
Bibliografia
(1) A. BALDACCI, Note statistiche sul vilayet di Scutari e la legge della
montagna albanese, in «Rivista geografica italiana», VII, 1901.
(2) E. BARBARICH, Albania.— Roma, 1905, pag. 279.
(3) Veggasi LAIMTARI e SCHYPENIES; I marzo 1905.
(4) Ami BOUÉ, Récueil d'Itinéraires dans la Turquie d'Europe, II, pag.
168. — Vienna, 1854.
(i) A. DEGRAND, Souvenirs de la Haute-Albanie, — Paris, 1901. pag. 78.
Robert Elsie: www.albanianphotography.net/purger
Muzeu virtual Marubi www.marubi.gov.al
Sh.i.P.: Fotografitë janë marrë prej faqes së internetit të Robert Elsie e arkivit Marubi.

More Related Content

What's hot

Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptarMarjan DODAJ
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukesGenti Germizi
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraEGLI TAFA
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter ! Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter ! #MesueseAurela Elezaj
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistikesara7991
 
guide turistike per ballkanin
guide turistike per ballkaninguide turistike per ballkanin
guide turistike per ballkaninThjesht Ai
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt ElbasaniAnisa Kreka
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.Marjan Dodaj
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 

What's hot (19)

Berati qytet
Berati qytetBerati qytet
Berati qytet
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptar
 
Historia e vlorës
Historia e vlorësHistoria e vlorës
Historia e vlorës
 
Durrësi
DurrësiDurrësi
Durrësi
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukes
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter ! Durrësi.........Nje vend  qe duhet vizituar patjeter !
Durrësi.........Nje vend qe duhet vizituar patjeter !
 
MAQEDONIA
MAQEDONIAMAQEDONIA
MAQEDONIA
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
guide turistike per ballkanin
guide turistike per ballkaninguide turistike per ballkanin
guide turistike per ballkanin
 
Shkodra
ShkodraShkodra
Shkodra
 
Projekt Elbasani
Projekt ElbasaniProjekt Elbasani
Projekt Elbasani
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Arti në shqipëri
Arti në shqipëriArti në shqipëri
Arti në shqipëri
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI
 

Similar to Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë

Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeAnisa 19
 
Shqiperia Turistike
Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistikeolinuhi
 
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaSaga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaMarjan DODAJ
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxAleksandrosHodo
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKe Keiss
 

Similar to Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë (20)

Rezi
ReziRezi
Rezi
 
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
ESE QYTETI ANTIK …Durresi !!
 
Projekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistikeProjekt ne guide turistike
Projekt ne guide turistike
 
Shqiperia Turistike
Shqiperia TuristikeShqiperia Turistike
Shqiperia Turistike
 
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan LekaSaga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
Saga e Trojanve, novelë nga Dardan Leka
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptxJeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
Jeta e perditshme ne qytetet arberore ne mesjete.pptx
 
Flamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptarFlamuri,shqiptar
Flamuri,shqiptar
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Lek Dukagjini
Lek DukagjiniLek Dukagjini
Lek Dukagjini
 
Qyteti i Vlores
Qyteti i VloresQyteti i Vlores
Qyteti i Vlores
 
Vendlindja iime
Vendlindja iimeVendlindja iime
Vendlindja iime
 
Kalaja e Krujes
Kalaja e KrujesKalaja e Krujes
Kalaja e Krujes
 
Berati, Albania
Berati, AlbaniaBerati, Albania
Berati, Albania
 

More from Lingua culture

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberLingua culture
 
Gilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeGilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeLingua culture
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Lingua culture
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)Lingua culture
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneLingua culture
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Lingua culture
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)Lingua culture
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesLingua culture
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqLingua culture
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationLingua culture
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Lingua culture
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueLingua culture
 

More from Lingua culture (15)

Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio GaberDestra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
Destra-Sinistra (Majtas-Djathtas) Giorgio Gaber
 
Gilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgardeGilman Bakalli - avantgarde
Gilman Bakalli - avantgarde
 
Lamtumira e fundit
Lamtumira e funditLamtumira e fundit
Lamtumira e fundit
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
Franz Liszt, Marie Pleyel (Marie-Félicité-Denise Moke), studi d'esecuzione tr...
 
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
100 je t'aime (frengisht-shqyp/gegnisht)
 
Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione Tradizione
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
 
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary ...
 
Io
IoIo
Io
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingue
 

Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë

  • 1. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ Shkodra e Shqipënisë Marrë prej Revistës ITALIA!, Scutari d'Albania, A. BALDACCI Përkthimi në gjuhën shqipe (gegnisht): Gino LUKA Antonio Baldacci (Bologna, 1867-1950), autori i artikullit, ka kenë nji botanist e gjeograf italian, specialist i studimeve etnografike, politike e socio- ekonomike. Qysh prej vjetit 1925 Baldacci asht interesue kryesisht për Shqipëninë, jo vetëm tuj u marrë me studime e botime të pamvaruna por, qysh prej vjetit 1928, asht marrë edhe me bashkëpunime në fushën shkencore e politike me institucionet lokale. Prej vjetit 1931 deri në vjetin 1939 ka kenë konsull i përgjithshëm nderi i Shqipënisë në Bologna. Prej vjetit 1942 ka marrë pjesë në Këshillin administrativ të drejtorëve të Qendrës Studimore të Shqipënisë në Akademinë Italiane. Ai u ba anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare në Tiranë e Këshilltar kulturet i Luogotenencës së Përgjithshme në Shqipëni deri në vjetin 1943. Ka lanë rreth 250 botime, tuj përfshie artikuj të botuem në revista e në vëllime të ndryshme: ma kryesoret janë Itinerari albanesi (Itineraret shqiptare), Roma, Shoqënia Gjeografike Italiane, 1917; L’Albania (Shqipënia), Roma, Instituti për Evropën Lindore, 1929; Scritti Adriatici I (Shkrimet Adriatike I), Bologna, Kompozitorët, 1943, bocat e veprës së papublikueme «Leonardo da Vinci e il mondo delle piante» (Leonardo da Antonio Baldacci Vinçi e bota e bimëve), nji arkiv shumë të pasun e bibliotekën personale, të ruejtuna në Bibliotekën publike në Archiginnasio di Bologna, e natyrisht koleksionet e bimëve të ruejtuna në muzetë e Italisë e në muzetë e huej. Shkodra e Shqipënisë Shkodra Shkodra, ka kenë padyshim tesh sa e sa shekuj, nji qytet shumë i lashtë ilir, nji qendër e popullueme edhe e pasun qysh në kohë qi s’mbahet mend, jo vetëm për atë çka flitet për rrethinat afër liqenit, por edhe në të tanë rajonin kryeqytet i të cilit ka kenë. Pra, Shkodra ka lulëzue ma shumë se Lezha (Lissus) e Duklja (Doclea, Shtet mesjetar serb) gjatë nji periudhe, mjaft të gjatë, qi përfshin qytetënimin e lashtë. Ka kenë qyteti i parë qi gjindet afër Drinit e qyteti i dytë romak, i njoftun në krah të kundërt të liqenit, prej kah derdhet Morava. Emni i lashtë u ka mbetë shqiptarëve të sotshëm qi vazhdojnë me e thirrë me emnin e vet Shkodër (Scodra) njashtu si paraardhësit e tyne të largët qi Homeri i ka pasë njoftë si γίγαντες, gjigantët e qi janë gegët
  • 2. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ e sotshëm: Shkodra ka mbetë kryeqendra e Gegënisë shqiptare edhe e vilajetit homonim. Tuj u nisë prej emnit Shkodra, sllavët ia ngjitne emnin Skadar e italianët Scutari. Turqit vazhdojnë me e përmendë atë me emnin ilir. Qyteti asht i vendosun në skajin verior të rajonit detar shqiptar e sot gjindet i madhnueshëm dy kilometra lerg liqenit; prej ku nisen edhe rrugët e randësishme qi çojnë kah Danubi, Adriatiku, Joni e Egjeu, e qi kanë njoftë tregtitë me viset ma të largëta; me ilirët, fenikësit, grekët, romakët, bizantinët. Shkodra, qyteti i parë i Lindjes qi ndeshet tuj shkue prej Italijet, ka ruejtë krejt nji fytyrë bizantino-turke në veçantinë e saj përgjithësisht gege. Fillimisht duket si shumë e çuditshme, me kopshte të shumtë e të mëdhaj të rrethuem me mure të nalta, me rrugë pa njerëz e me ndërtesa të shpërndame në mënyrë jo uniforme. Mundena me thanë se i hueji nuk e ka gjetë ende qytetin, kur ka kohë qi ka hie mbrenda perimetrit të qytetit. Hymja në Shkodër gjatë ditës të len nji përshtypje krejtësisht ndryshe tuj e krahasue me atë kur hymja bahet natën. Në errësinën e thellë të natës pa hyje, njieri ka nji ndjesi emocionuese e fantastik- ke, ndërsa e ndriçueme prej hanës së argjendtë, Shkodra paraqet nuancat e saj ma të përsosuna orientale. Prej rrugëvet dredha-dredha e rrugica- vet, të heshtuna e të errëta, dalim në rrugë të gjana e gjallënisht të bardha prej dritës së hanës, në të cilat ndigjohet jehona e ka- mbëve e troku i kuajve, bashkë me hijet e çuditshme qi projektohen në të tanë atë bardhësi. Ndonji kafe e hapun ku lohet biljardo, përfaqëson jetën qi shifet jashtë shtëpive krejt të mbylluna, ku syni profan nuk mundet me depërtue. Mbas mureve të nalta të kopshteve e të oborreve zbulohen kostume të panjoftuna qi të sjellin ndërmend butësinë orientale. Qejtë hungërojnë, tuj turbullue vetëm heshtjen sovrane. Dita asht diçka tjetër; tanë qyteti duket si me pasë dalë në rrugë: burra e gra - medoemos, edhe gratë myslimane - ushtari, prifti e frati bile edhe hoxha turk: të tanë kanë diçka me ba. Për me kundrue Shkodrën duhet me u ngjitë deri në Tarabosh ose në Kodrën e Rozafës, e cila të çon në kalanë e lashtë qi ka njoftë ata qi kanë pasë kenë dikur sundimtarët e qytetit e, bashkë me qytetin, edhe të krahinës. Prej Rozafës shpaloset nji pamje e mrekullueshme e qytetit të paanë e të populluem, lagjet periferike si Bahçalleku, Tabake, pazari e, matanë urës, lagja e magjypëve. Kupolat e xhamive të Shkodërs me njizet minaret e tyne, ndërtesat ushtarake, shtëpitë e shtëpizat e pafund qi përbajnë qytetin, gjelbërimi i pasun i fushës kënetore, amfiteatri i maleve qi mbivendosen, e Alpet e mrekullueshme e të frikshme shqiptare, qi prej brigjeve të Kirit e të Drinit, shtrihen në anën tjetër në çdo drejtim kah Mali i Zi. Liqeni i pafund vezullues nën rrezet e diellit e ujënat e argjendta të lumejve, ofrojnë nji pamje madhështore qi përnjimend meriton me u admirue. Simbas Hahn-it etimologjia e emnit Scodra e ka zanafillën prej fjalës shqipe kodve (kodër), domethanë kodra e rrëpinët qi naltësohet prej midisit të fushës e qi mban sipër saj kalanë, e cila padyshim ka kenë bërthama e parë e qytetit, kur truelli aluvional qi u depozitue në shumë e shumë shekuj me radhë, kur Shkodra e sotshme ende nuk ekzistonte,
  • 3. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ e Liqeni i Shkodërs nuk ishte asgja ma shumë veçse nji gji i pamasë kënetor i Adriatikut qi u shtrite ndërmjet kepit të Sh’Gjinit e Kepit të Rodonit. Në midis të këtij harku ishte nji arkipelag i vogël ishujsh gëlqerorë, të cilët sot dallohen si kodra, prej formimeve aluvionale ndërmjet Bunës e Drinit, prej të cilavet qyteti i Shkodërs ishte nji ndër ma të vogjlit, por në nji pozicion ma të mirë afër Alpeve e përballë detit: hem për me mbrojtë rajonin, hem për me zhvillue tregtinë. Mendimi se Shkodra e lashtë ka kenë e ndërtueme në Kodrën e Rozafës asht vërtetue prej njiqind faktesh të tjera të vendeve të randësishme në historinë e rajonit, ai qi ma vonë ishte Labeatium e qi Roma filloi me e nënshtrue, mbas disfatës së Gentit, 168 vjet para Krishtit. Përpara kësaj kohe, Shkodra ka kenë nji qytet grek, i fortë e i pasun, qi ruente pavarësinë e saj ekonomike e politike, Iliria, edhe pse duket se mbrenda historisë së qytetënimit nuk kishte hie veçse si emen. Shkrimtarët e asaj kohë e mendojshin Ilirinë si nji vend të egër e ilirët, të cilët u konsiderojshin prej antikëvet si nji racë krejt ndryshe prej të tjeravet në gadishull, kishin nam si barbarë; ata, po ashtu, simbas zakonit të Trakëve, i pikturojshin trupat e tyne e bajshin fli (thershin njierëz për me adhunue hyjnitë e tyne). Kalaja ka pasë nji randësi të konsiderueshme edhe nën mbretëninë serbe. Nji legjendë serbe po ashtu ia atribuon ndërtimin e saj mbretit Vukashin e dy vëllazënve të tij. Sigurisht, kalaja ishte damtue gjatë periudhës së ramies së Perandorisë Romake. Meqi serbët zunë vend mbi rrënojat e Oppidum civium Romanorum (njashtu e thirrshin historianët romakë për antonomazi Shkodrën), e meqi ishin të bindun për pozicionin shumë të fortë e strategjik qi ofronte kodra për me mbrojtë Zentën (Serbi, Vojvodina) me rajonin e Liqenit të Shkodërs, e rindërtuen kështjellën. Simbas legjendës puna e mbretit serb u sabotue për disa vjet rresht prej nji Ore të zezë qi vinte prej maleve për me shkatërrue gjatë natës atë qi vëllazënt kishin ndërtue gjatë ditës. Mbas nji kohe të gjatë e mbas shumë lutjesh, Ora ma në fund e lejoi mbretin e vëllazënt e tij qi Kalaja e Shkodërs 1877, Biblioteca Ambrosiana, Firenze. bashkë me punëtorët me e përfundue punën, por me kusht qi të tre vëllazënt me u angazhue për me sakrifikue në temele gruen e parë të njenit prej vëllazënvet, njatë qi kishte me ardhë me u prue atyne bukën. Kangët sllave e shqiptare e përshkruejnë njikështu fatin e grues fatkeqe të Goikos, njenit prej vëllazënvet të Vukashinit, të cilës i takoi fati barbar qi Ora i kishte caktue. Legjenda e historia e kanë zanafillën në kohën kur u vunë themelet e shtëpive të para të qytetit të Shkodërs, në rranxë të kalasë. Mbas shuemjes së familjes Balsha, banorët e Shkodërs me dishirën e tyne kërkuene mbrojtjen e Venedikut: në vjetin 1474 ata përba- lluene për herë të parë sulmin e ushtrisë turke qi u udhëhiqte prej Sulejman pashës. Mbrojtja heroike e Antonio Loredano-s u përjetësue në pikturën e Veronese-s qi sot zbukuron dhomën e Këshillit të Madh në Venedik e qi ka diçiturën e maposhtme: «Scodra, bellico omni apparatu diu vehementerque a turco oppugnata, a cerrima propugnatione retinetur». (Shkodra, e sulmueme gjatë e me forcë prej turqëve me gjithfarësoj armësh, i ban ballë rrethimit të egër, heroikisht.) Sulltani filloi edhe nji herë sulmin në fillim të qershorit 1478, me nji ushtri ma të madhe se ma përpara: kalorësia kishte marrë urdhën qi me i ba tym e flakë katundet, ndërsa trupat e kambësorisë, bashkë me
  • 4. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ katër mijë jeniçerë, qi iu shtuen në gjysë të qershorit, kishin detyrë rrethimin e qytetit. Thonë se dhetë mijë deve transportojshin municionin e topat për trupat e ushtrisë turke. Mbrojtja e të rrethuemvet ishte nën drejtimin e Antonio di Lezze. Zjermi filloi me 22 qershor, por rrethimi vazhdoi deri në janar të vjetit 1479, kur mbërriti shpallja e traktatit qi ishte firmosun ndërmjet Portës e Republikës me urdhën për me ia dorëzue kështjellën trupave osmane. Mbrojtësit mujtën me u tërhjekë tuj ruejtë nderin e armëve. Kur Antonio di Lezze u largue, tuj e lanë kështjellën qi kishte mbrojtë në mënyrë heroike, nuk kishte ma rreth vedit veç 450 burra e 150 gra qi e ndoqne atë në Venedik tuj marrë me vedi reliket, enët e shejta, artilerinë e atë qi kishte mbetë prej pasunisë së tyne. Historiani Hammer meriton me u përmendë për historinë qi përshkruen. Kjo faqe e rëndësishme, por pak e njoftun e lavdisë së Venedikut, duhet me i ba me ia vue gishtin kresë italianëvet. Mbasi u largue Antonio di Lezze, mbetën muret e kështjellës për me dishmue zotësinë e punëtorëve e të ushtarëve të Republikës qi e përshtatëne për mbrojtje njenën prej fortesavet ma të fuqishme kundër së cilës pa shpresë u përplasën tërbimi e forca e gjysëhanës. Por luani i Sh’Markut qi rrinte tuj ruejtë përmbi derën kryesore u zhduk nën t’ramet e tarnagopit të turqve e asnji kujtim nuk ka mbetë, megjithëse shumë kam kërkue, prej emblemës së fundit qi pati lanë Serenissima. Degrand, i cili vizitoi kështjellën pesëmbëdhetë vjet ma parë, shkruen: «Kisha qi ka mbetë asht transformue në xhami; rrëfeja, kohënëkohë ka shkrepë mbi të e ka rrëxue minaren; turqit superstioz e kanë braktisë edhe e kanë transformue në nji magazinë, hekurat e bukur të punuem me teknikën e ferrobatutit venedikas zbukurojnë edhe sot njenën prej dritoreve të saj. A i ishte kushtue Sh’Lazrit apo Sh’Shtjefnit, patronit të Shkodërs? Kërkush nuk e din; nuk ka mbetë ma asnjisend tjetër për me pa në këtë vend ku ditë makthi janë jetue: ndoshta, ndonjiherë, nën atë tokë të mbulueme me bar të dendun me siguri kena me mujtë me gjetë kujtime interesante. (i) Guvernatorët, tuj mos i besue shqiptarëve, kanë jetue për shumë vjet në kështjellë ku edhe kanë krye shërbimet e tyne administrative; të rrethuem prej trupavet ushtarake e me topat e drejtuem kah qyteti. Nuk ka mbetë asnjisend tjetër në kala përpos të dënuemve qi presin për me u nisë për në internim, e të ushtarëve qi unë i pashë tuj shërbye pa kurrfarë dishirit e qi zbatojshin rregullat e ligjët e kohës». Edhe sot, mbas mureve të nalta të kopshteve, mundena me kuptue mirëkenien e popullsisë, megjithëse të zvogëlueme. Në të kaluemen Shkodra ka kenë e pasun edhe e begatë, e sidomos tregtia e marrëdhaniet me Venedikun e kishin çue atë në nji nivel të naltë ekonomik. Prej kësaj madhështije të kalueme, kena sot nji provë të dukshme në pazar, për të Ura e Bunës
  • 5. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ Muhamedan Shkodër Muhamedane me kostum shtëpie, Shkodër cilin specialistët na sigurojnë se asht shumë tërhjekës. Pazari i Shkodërs asht rreth tre kilometra larg qytetit në drejtim të vardarit të Bunës e Liqenit, në kambët e kodrës, ku gjindet kalaja: ka nji rrugë kryesore e disa të tjera anash, me nji labirint rrugësh të ngushta e nji rrjet rrugicash qi në kohën e fryemjes së ujënave të liqenit mbesin të përmbytuna. Në pazar, zhvillohet jeta tregtare e qytetit edhe e zonës malore të Shkodërs, të cilën shqiptarët e thërrasin Malci. Vëzhguesi ka material të pashtershëm për studimet e tij se Shkodra ban pjesë përnjimend me Lindjen, kur bahet fjalë për veshjet e larmishme të fiseve të saj, e tregtari e gjen të tanë jetën tregtare të Lindjes të përqendrueme në këtë pazar. I hueji qi viziton pazarin të merkurën, ditën e pazarit, e kupton se interesi asht i dukshëm, por këtë ditë shumë të mbushun me njerëz e plot gjallëni këshillohet vetëm me vëzhgue, ndërsa ditët e tjera, ma të qeta, munden me shërbye për blemjet e produkteve origjinale të vendit. Disa prej këtyne produkteve janë të veçanta e interesante, si punimet e arit e të argjendit, ata janë shumë antike e meritojnë nji konsideratë artistike të naltë. Dyqanxhitë e kalojnë tanë ditën në pazar, tuj fillue prej në nade e deri në mbramje, deri qi të kthehen në qytet, ku banojnë me familjet e tyne. Natën, pazari mbetë në dorë të ushtarëve qi e kanë vendrojën e tyne te porti, afër doganës e Urës. Për ma tepër, edhe nëkjoftëse dikush ka dishirë me ndjejë aty, asnji ngrehinë nuk mundet me u banue në pazar se, tuj kenë pothuejse të tana ndërtesat prej drunit, xixa ma e vogël mundet me zhvillue nji zjerm qi kishte me shkaktue dame të pallogaritshme. Në ato ndërtesa nuk ka asnji rahati as edhe ma të thjeshtat simbas mënyrës së jetesës lokale. Të zotët e vërtetë të pazarit janë shqiptarët, mysliman e të kështenë; njato pak tregtarë të huej, italianë, austriakë, malazezë e grekë i kanë dyqanet e tyne në qytet. Në përgjithësi, shkodranët janë pasardhës të familjeve qi kanë ardhë në kohët e shkueme prej të tana krahinave të malcisë gege ose të Zadrimës me kërkue fatin ose për me u ikë gjaqeve ose janë rezultat i shpërnguljes myslimane prej Malit të Zi, në veçanëti prej provincave qi turqit u patën detyrue me braktisë e me ia’u lanë gradualisht Petroviçëve mbas luftënave kundër atij vendi: jo pak prej tyne e kanë prejardhjen prej familjeve të zyrtarëve e të ushtarakëve osmanë. Nji numër i vogël i familjeve janë hebrej, ka edhe pak arabë; numrat qi biejnë në sy ma shumë janë italianët, austriakët e grekët: familjet malazeze, nënshtetas ose jo të qeverisë së Cetinës, xanë
  • 6. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ vendin e parë, edhe pse mbas shumë kohësh, fill mbas popullsisë shqiptare. Studiuesit qi kishin me mujtë me ba kërkime nëpërmjet traditave, pa dyshim kishin me gjetë edhe në Shkodër e në rrethina, njashtu si në pjesën tjetër të Malcisë, shumë stërnipa të atyne familjeve qi Roma kishte dërgue dikur si kolonë në Ilirinë e pushtueme e qi ende mbijetojnë sot në numër të madh në Shqipninë qendrore e në Epir. Grue katolike, Shkodër, 1890, Degrand Çift katolik, Shkodër, 1890, Degrand Malcia e Shkodërs, 1873. Cila asht popullsia e Shkodërs, kërkush nuk e din mirë. Statistikat në Turqi gjithmonë kanë nji vlerë shumë të pakjartë. Dhetë vjet ma parë kam sinjalizue, simbas dokumentave zyrtarë, 40 mijë frymë, shifër kjo e rrumbullakueme, përveç 17 mijë frymë ndër rrethina (i). Simbas llogarive të tjera qyteti i Shkodërs kishte me pasë nji popullsi prej 80 mijë frymësh, prej të cilëve 62 mijë shqiptarë myslimanë, 16 mijë të kështenë shqiptarë e 2 mijë të tjerë me kombësi të tjera (2). Barbarich (3), i cili kishte në dispozicion shumë materiale krahasuese, ka dhanë këto shifra 25,800 myslimanë, 14 mijë katolikë e 4 mijë ortodoksë. Ai po ashtu, nep 12 mahalla myslimane e 2 të kështena, 4700 shtëpi, 40 xhami, 12 kisha, 1500 dyqane, këto shifra janë gadi barabar me ato të miat të para dhetë vjetëve. Pesëdhetë vjet ma parë, Boué, studjuesi i madh i vendeve të Turqisë së Evropës, ka shkrue për Shkodrën njashtu si mundet me shkrue dikush sot (4). Oborri i shtëpive ka nji derë të vueme ma së shumti në sfond, e në mure shpesh gjehen frëngji për me gjuejtë në rast rrethimit. Çdo qytet shqiptar, njashtu si shtëpitë e çdo katundi gjithmonë presin se munden me u sulmue e, për rrjedhojë, duhet me kenë në gjendje e gati për me u mbrojtë. Dikur dyert kanë kenë edhe prej hekurit; sot janë kryesisht prej drunit, të randa e shumë të fuqishme. Të tana rrugët qi gjenden përbri kopshteve të lagjes lindore janë të gjana e ndër skaje kanë diga për me përballue përmbytjet e Kirit. Shkodra ka fatkeqësinë e përmbytjeve. Kur shiu bien me rrëshekë - gja qi kah vjeshta deri në pranverë në pellgun e Liqenit të Shkodërs ndodh shpesh - Kiri ose liqeni, ose të dy bashkë të fryem, kërcënojnë përmbytjen e qytetit; qarkullimi, atëherë, duhet me u ba me barka.
  • 7. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ Shkodra, Kafja e Madhe Pamje e përgjithshme, Shkodra Kopshtet e Shkodërs janë me nam. Toka asht e shkëlqyeshme për me rritë pemët frutore e për perime; edhe portogalat e limonat rriten mirë direkt në tokë. Nji veçanti e prodhimit të frutave paraqitet prej shegës qi në Shkodër, ashtu si në Bari (Tivar) e tjetërkund, e prodhon frutin jashtëzakonisht të madh e të ambël. Qytetet myslimane janë karakteristike për vorrezat turke: në Shkodër ekzistojnë rreth pesëmbëdhetë e sejcila prej tyne mbrohet prej nji xhamije e prej disa pemësh të mëdhaja, çinarë. Të tanë kopshtet, oborret, vorrezat me tufat e pemëve aty e këtu, gjelbërimi midis bardhësisë së shtëpive e mureve, i nep Shkodërs dukjen e nji katundi të stërmadh, ma shumë se sa të nji qyteti, njashtu si e përfytyrojmë na qytetin simbas kuptimit perëndimor. Pjesa lindore e Shkodërs asht ma e shëndetshme, se afërsia e liqenit, kënetave të Bunës dhe tregu i peshkut e bajnë lagjen e pazarit shumë ma të prekun prej etheve. Në pjesën lindore edhe uji asht ma i mirë e ma i pastër, bile edhe ma i freskët, se sa ai i vendeve afër liqenit e lumit. Shkodra ka kenë e asht nji nyje me randësi të madhe rrugore, sidomos për lidhjet rrugore ndërmjet vendeve të Adriatikut e Turqisë, kah
  • 8. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ lugina e sipërme e Vardarit, pra në drejtim të Kosovës e Maqedonisë. Në shumë projekte për hekurudhën danubiano-adriatike, mendohet se kjo arterie e rendit të parë ishte dashtë me kalue kryesisht nëpërmjet Shkodërs, tuj e çue atë deri në Sh’Gjin, i cili kishte me u ba stacioni qendror i hekurudhës, tuj ndërtue mandej nji degë për me e ndërlidhë me Barin (Tivarin) për me kënaqë nevojat e Malit të Zi. Në antikitetin romak duket se Shkodra ka pasë kenë e bashkueme me Italinë me të njajtat komunikime qi i kanë shërbye Apollonisë e Durrësit, të cilat, tuj u nisë Shkodër — Dogana Avullore, Liqeni i Shkodërs Barkë transporti (peshkimi) në Bunë Buna, Shkodër prej Puglia-s, vazhdojshin pak a shumë të njajtën rrugë të komunikimeve të sotshme të shoqënisë "Puglia" të Barit. Prej Shkodret filluen rrugët e dyta, prej të cilave edhe sot ka gjurmë, në drejtim të luginës së naltë të Drinit prej njenit krah e për kah Moravia në krah tjetër: dihet se damari kryesor tërthor u përfaqësonte prej Via Egnatia në të cilën u kryqëzojshin rrugët qi vijshin prej Labeatium, d.m.th. prej Doclea (Duklja, Mali i Zi) e Shkodra (Scutari). Në Mesjetë rrugët e komunikacionit ilire u patën ruejtë e përmirësue prej serbëve, e ma vonë prej Venedikut. Nën turqit ata erdhën tuj hupë shumë, si për shpejtësi njashtu edhe për cilësi, ndërkohë qi kishin mbetë të përshtatshme për tregtinë me karvane, qi asht tregtia me anën e kafshëve: turqit nuk janë dhe nuk kanë kenë kurrë të njoftun për me ndërtue e për me mbajtë mirë rrugë funksionale. Rruga e vjetër romake prej Shkodret në veri-perëndim deri në luginën e Zetës, qi asht ba e pa praktikueshme në kohën kur Mali i Zi i mbajti kufijtë e vet të mbyllur drejt Turqisë, tashti asht nji arterie e mrekullueshme e shërbyeme së pari me rrugë ujore me anijet italo-malazeze të liqenit të Shkodërs dhe mandej me Rrugë tokësore, me makinat postare të Malit të Zi: kjo rrugë, si ka kenë në kohë të Romës, shpejt ka me vazhdue - simbas projekteve malazeze të rrugëve - për në Tara dhe Hercegovinë në nji drejtim dhe për në Risanon simbas drejtimit tjetër. Nji arterie shumë popullore asht ajo e bregdetit qi prej Shkodret
  • 9. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ kthehet mbi Durrës dhe mandej shkon drejt Maqedonisë, por kjo rrugë nuk asht veçse vazhdimi i asaj të maparëshmes, sepse në kohët romake, ajo vinte prej Dalmacijet e shkonte tuj i ra rrethepërqark Grykës së Kotorrit, ngjitej kah Risano në Mal të Zi, prej ku zdrypëte në Liqenin e Shkodërs për me u bashkue me rrugën e famshme Egnatia. Komunikimet detare të sotshme me Shkodrën mbahen në sajë të flamurit austro-hungarez, flamurit italian e flamurit malazez. Mundena me thanë se edhe tregtia bregdetare shqiptare deri te Liqeni i Shkodërs asht e privilegjueme e në duer të Austrisë, për njaq sa i takon shërbimit të shkëlqyem qi Lloyd-i ban prej Triestjet në drejtim të tana porteve të bregdetit dalmat-shqiptar. Asnji shoqëni kombëtare ose e huej nuk mundet me konkurrue me Lloyd-in se qeveria austriake subvencionon me forcë linjat e transportit ujor dhe i shpërblen prodhuesit me qëllimin kryesor qi ka për me sigurue gjithnji e ma shumë tregtinë e saj madje edhe tuj u sakrifikue në bazë të veprimit të saj politik. Austria eksporton në Shkodër: sheqer, kafe, oriz, dru, alkool, mobilie, pëlhura leshit, birrë, letër, lëkurë, shkrepse, xhama, hekur të smaltuem, hekurishte, tjegulla e tulla, produkte mjekësore etj. Italia dërgon në sasi ma të vogla: miell, voj, produkte ushqimore, venë, pëlhura pambukut, lëkurë, pije, enë argjilit, e vetëm kohë në kohë oriz e kafe prej Gjenovet. Anglia importon pambuk të bardhë e me bojna, hekurishte, produkte xhamit; Franca sapun, miell, artikuj modet e tjegulla marsejeze; Greqia sapun, venë, konjak, tjegulla, tulla e disa sasi të vogla produktesh pambukut. Turqia dërgon në Shkodër: drithëna, manifakturë pambukut e leshit, kinkaleri, mallna të përzieme gjermane, franceze e italiane, të bleme në Kostandinopojë e Selanik, qi tregtarët e atyne qyteteve i porosisin me shumicë në fabrikat e hueja, mandej i rishesin me parti të vogla malli e me kredi. Shkodra eksporton në Austri: voj, lëkurë, lesh, qymyr, shqeme, skotan (variant i shqemes), etj; për Italinë eksporton: voj, dru zjermit, traversa e kuaj. Porti i Shkodërs asht Sh’Gjini i cili asht lerg prej kryeqendërs tetë ose dhetë orë me kalë simbas rrugës e stinës e rreth po njaq kohë duhet edhe me avullore nëpërmjet Bunës. Lloyd-i austriak ban rrugën e Sh’Gjinit prej e për në Trieste dy herë në javë e të njejtën gja e ban tuj shkue për kah Lindja nëpërmjet Bunës deri në Obot. Shërbimi i Bunës bahet me avullore e cila i merr mallnat e i transporton për në Shkodër. Me anë të Liqenit prej Obotit në Kotor dhe anasjelltas: për këtë linjë avullorja përgjatë Shkodra - Vorrezë myslimane Bunës po ashtu merr mallna e i transporton për në Shkodër e në të tana vendet përgjatë liqenit. Prej Obotit deri në Shkodër transporti bahet me anijet e liqenit (lundra: sule); shërbimi për në liqen bahet me take
  • 10. ©G. LUKA https://linguaculture.stores.streetlib.com/it/ (anije me vela) ose me avullore e rimorkiator të ndërtuem qëllimisht prej Lloyd-it për përfaqësuesin e tij. Italia mbërrin në Sh’Gjin e mandej në Shkodër me avulloret e Puglia-s, qi bahet me linjën B e me linjën Sh’Gjin-Shkodër. Deri në Sh’Gjin, mbërrijnë prej Lindjet disa avullore të shoqënive të lundrimit greke e otomane; prej Kotorrit hijnë në Bunë deri në Obot avulloret Hungareze-kroate. Prej rrugës së Barit (Tivarit), Shkodra shërbehet prej linjave të komunikacioneve italiane qi mbërrijnë prej Barit (Itali) në Bar (Tivari) dy herë në javë me avulloret e Puglia- s e vazhdojnë kështu me karrocat e Malit të Zi deri në Virpazar në liqen: atje ata gjejnë shërbimin e rregullt të përditshëm të avulloreve të Shoqënisë së Barit (Tivari, Mali i Zi) në drejtim të porteve të liqenit. Sot në Shkodër, ka mbetë prej emnit tonë tradita e tregtisë, në gjuhën e biznesit, e cila asht italishtja e diçka edhe në betejën për aspiratat kombëtare. Gjuha jonë mbahet atje deri më sot edhe në shkollat fetare të provincave të tjera. Shkodra ka kenë e bashkueme me Venedikun për sa i përket tregtisë; sot ajo asht me Triesten. Ky asht gjithmonë nji bashkim i bukur për italianizmin. Na kena shpresë qi shqiptarët me kenë në gjendje me mbërritë pavarësinë e tyne, e të kenë dishirë me e mbajtë këtë lidhje! A. BALDACCI. (Përkthimi në gegnisht: Gino LUKA) Shkodër - Kishë e lashtë, sot asht xhami. Në gjuhën shqipe e ka emnin Xhamia e plumbit, pse i ka të tana kupolat e mbulueme me plumb. Bibliografia (1) A. BALDACCI, Note statistiche sul vilayet di Scutari e la legge della montagna albanese, in «Rivista geografica italiana», VII, 1901. (2) E. BARBARICH, Albania.— Roma, 1905, pag. 279. (3) Veggasi LAIMTARI e SCHYPENIES; I marzo 1905. (4) Ami BOUÉ, Récueil d'Itinéraires dans la Turquie d'Europe, II, pag. 168. — Vienna, 1854. (i) A. DEGRAND, Souvenirs de la Haute-Albanie, — Paris, 1901. pag. 78. Robert Elsie: www.albanianphotography.net/purger Muzeu virtual Marubi www.marubi.gov.al Sh.i.P.: Fotografitë janë marrë prej faqes së internetit të Robert Elsie e arkivit Marubi.