SlideShare a Scribd company logo
1 of 34
TEMA:Rrugetimi I Shqiperise ne Bashkimin Europian
Punoi:Klerina Lamce
Pranoi:Mesuesja e Lendes
Klasa:VII
Lenda: Gjeografi
Qellimi:
Te kemi ndjenjen e bashkepunimit me njeri-tjetrin.
Te na thellohen dhe te na perforcohen njohurite dhe shprehite
gjeografike te mesuara.
Objektivat:
1-Te njohim rrugetimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian,
2-Te njohim historine e Shqiperise neper vite .
3-Te njohim rrugen e Shqiperise per te plotesuar hapat per te
marre statusin kandidat per ne BE.
4-Te tregojme se disa vende Ballkanike ne radhe te pare Shqiperia
ka nje histori te pasur te qyteterimit te tyre.
5-Te rendisim te gjitha karakteristikat kryesore te Shqiperise per
rrugen e saj ne BE.
HISTORIA E SHQIPERISE
 Paleoliti
 Gjurmët më të hershme njerëzore në
territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën
musteriane, që i përket Paleolitit të Mesëm
(100 000 – 30 000 vjet më parë). Këto
përfaqësohen nga vegla prej stralli të
punuara mirë, me forma tipike musteriane, të
cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për
procese të ndryshme pune që lidheshin
drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të
përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese,
gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në
stacionin prehistorik të Xarrës në rrethin e
Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në
afërsi të Apollonisë (Fier) dhe në stacionin e
Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format
dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla
ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të
zbuluara në depozitimet musteriane të
krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të
Thesalisë, të Malit të Zi etj.
 Neoliti
 Janë zbuluar e gërmuar një numër i madh
vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në
tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq,
Cakran, Vashtëmi, Burimas, Podgorie, Barç
dhe në Dërsnik të rrethit të Korçës, në
Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit,
në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e
në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në
Rrajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga
gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është
njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë
epokës parahistorike ka pasur kushte shumë
të mira gjeo-klimatike. Jeta në Shqipëri gjatë
neolitit u zhvillua në kushte shumë të
përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e
lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në
mezolit ia la vendin një klime më të butë, që
kishte pak a shumë karakterin e klimës së
sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse
nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.
Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.s.,
e deri në fundin e shek. XII p.e.s. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës
së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovjanit në pellgun e Korçës, nga shtresa
e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe
nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga
varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë
(Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në
luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara
buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.Këto të dhëna dëshmojnë se
territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të
ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin
kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe
shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet
e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovjanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe
vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur
në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e
Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen
karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë
periudhë.Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë.
Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në
përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara
me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të
përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të
vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim
një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë
formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën
ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.
Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët,
një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën
perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI
para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri. Futja në
përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një
periudhe të re historike. Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të
njohura deri atëherë për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i tillë, ai çoi në
rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të
këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e
federatave fisnore si forma të organizimit politik. Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e
historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga
përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire. Ky
proces nuk u krye njëlloj në të gjithë territorin e gjerë ilir. Më shpejt përparuan popullsitë që
banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore,
ndërsa më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore.
SHQIPERIA NE PERANDORINE
BIZANTINE SHEK.V-X
 Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e
Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake,
disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën
historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me prejardhje
ilire: Anastasi I, Justini I dhe perandori më i njohur i Bizantit Justiniani I.
 Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461), Iliria vuajti bastisjet
shkatërruese të visigotëve, hunëve dhe ostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues
barbarë u derdhën nëpër Ballkan, u shfaqën Sllavët. Midis shekullit VI dhe VII ata u ngujuan
në trevat ilire dhe vazhduan të asimilojnë fiset ilire pak a shumë ku ndodhet
tani Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithatë,
përfshi dhe Shqipërinë e sotme iu shmangën asimilimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.
 Me kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakët, bizantinët dhe kulturën sllave,
fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një kalim nga popullata e vjetër ilire në
shqiptare të re. Si rrjedhojë, nga shekulli i VII deri në atë të XI, emri Iliri i hapi rrugë emrit,
në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografiPtolemeu i Aleksandrisë, të
fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri
u përhap duke përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht, Shqipëri
(Albania). Zanafillat e kombit shqiptar duket ndodhën në atë kohë kur populli shqiptar vërejti
se ata ndanin një truall të përbashkët, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët
kanë përcaktuar se emri "Shqipëri" rrjedh nga ndajfolja "shqip", në kuptimin "qartë" (në
kuptimin "flas qartë"; tek Buzuku: vjen me e thashunë shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin
e vjetër Arbëri gjatë shekujve XVI dhe XVII. Hipoteza e prejardhjes nga emri "shqipe", ose
"shqiponjë," pra "Shqipëri" - "toka e shqiponjës" është një hipotezë romantike, që nuk
përputhet me realitetin shkencor.
RILINDJA KOMBETARE
 Nga mesi i shekullit të XIX-të Perandoria Osmane ishte në grahmat e "Çështjes Lindore", në
kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre
kombëtare, bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat
e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe
krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politik dhe atë
kulturor. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohë të
ndara ndër katër Vilajete: Vilajetin e Kosovës, Shkodrës,Manastirit dhe Janinës - në një shtet
vetqeverisës nën kuadrin e Perandorisë Osmane. Së dyti, nisi një lëvizje për zhvillimin e
gjuhës, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës shqiptare. Në vijë me programin e dytë, në
vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Maqedoni) dhe
përshtatën dy alfabete kombëtarë. Të dy alfabetet bazoheshin në shkrimin latin, të cilët
zëvendësuan alfabetet e tjera në përdorim në atë kohë, dhe që përfshinin alfabetin arab (për
myslimanët), atë grek (për ortodoksët) dhe atë latin (për katolikët) që ishin deri në atë kohë
në përdorim. Alfabeti që përdoret sot rëndom ndër shqiptarë është njeri prej alfabetëve
zyrtarë të hartuar nga ky Kongres.
 Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga Perandoria Osmane
në vitin 1881. Qëllimi i fuqive evropiane ishte të pengonte krijimin e një shteti me shumicë
absolute myslimane në zemër të Evropës. Fuqitë evropiane e justifikuan këtë presion me
gjoja alarmimin e Portës së Lartë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare.
Megjthkëtë, lidhja mbeti simbol i zgjimit dhe aspiratave kombëtare të shqiptareve të
kudondodhur dhe idetë e qëllimet e saj ushqyen përpjekjet për pavarësi kombëtare të katër
Vilajeteve shqiptare.
 Kur Turqit e Rinj (Xhon Turqit), që kishin marrë pushtetin në Stamboll në
vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre ndaj shqiptarëve për reforma administrative dhe njohjen
e vetvendosjes (autonomisë) së Vilajteve shqiptare, shqipëtarët u hodhën në kryengritje të
armatosur (1910-1912). Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët
ballkanas të Shqipërisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë
Perandorisë Osmane në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në
trevat Shqiptare.
 Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kuvend në Vlorë.
Ata udhehiqeshin nga Ismail Bej Vlora, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në
administratën osmane. Më 28 nëntor 1912, kuvendi shpalli pavaresinë e Shtetit Shqiptar.
PAVARSIA E SHQIPERISE(KRIJIMI I
SHTETIT TE RI Pak kohë pas mundjes së osmanëve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr
në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-
Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi çështjet e ngritura nga lufta në Ballkan. Me
mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra dakord të krijohej
një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta
nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk e njohën gjërësisht realitetin demografik dhe u
dorëzuan serbëve Vilajetin e gjërë të Kosovës dhe në lindje pjesën më të madhe të Vilajetit të
Manastirit, përfishi Shkupin, Ohrin, Manastirin, ndërsa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e
Vilajetit të Janinës, përfshirë vetë qytetin eJaninës dhe gjithë Çamërinë, njohur ndryshe si Epiri i
Jugut me qendër në Lumin Thíamis. Këto cungime të trevave shqiptare iu shtuan atyre të aneksuara
nga Mali i Zi të zonave të Ulqinit, Podgoricës, Kotorrit, Plavës dhe Gucisë.Shumëkush dyshoi nëse
shteti i ri do të ishte funksional me pothuajse dy të tretat e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna
jashtë kufinjve të saj, duke qene se këto treva ishin nga më prodhimtaret në bujqësi dhe blegtori.
Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 30.000 banorë të deklaruar me kombësi greke u përfshi
brenda kufijve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia numëronte të gjithë shqiptarët e besimit
ortodoks - rreth 20 përqind të popullsisë - si grekë, duke pretenduar se numri i popullsisë me
kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë, pakicat greke, çame dhe kosovare
mbeten temat më shqetësuese në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.Fuqitë e
Mëdha i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, Wilhelm von Wied (Vilhelm Vid), si kusht
për ekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri në mars 1914. Mosnjohja e tij me Shqipërinë
dhe problemet e saj si dhe mungesa e popullaritetit të tij ndër shqiptarë, përzier me ndërlikimet e
ngritura nga shpërthimi iLuftës së Parë Botërore, e detyruan atë të braktiste Shqipërinë vetëm
gjashtë muaj më pas. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e Austro-
Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë
territorin e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike,
për shkak të pushtimit të ri, e pllakosi vendin në kaos. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18
Janar 1919 - 21 Janar1920 zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, shuarja e Shqipërisë u shmang
kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson, i cili
kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj,
dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.Një kongres
kombëtar, u mbajt në Lushnjë më 28 Janar 1920, për të shpallur hapur konsolidimin e themeleve të
shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re, akt ky nëpërmjet të cilit burrat e shtetit
shqiptar e provuan veten të aftë për të qeverisur vendin në kundërshtim me pretendimet e fuqive të
mëdha. Kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, zgjodhi Këshillin e Lartë prej
katër anëtarësh [[Luigj Bumçi[[n, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Mihal Turtullin, emëroi
qeverinë me kryeministër Sulejman Delvinën dhe zgjodhi Senatin. Si rezultat i përpjekjeve të
shquara të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, këtë herë me mbështetjen e Britanisë, u
pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet
vetëvendosës.
Konsolidimi i shtetit shqiptarNë fillim të viteve 1920 shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare.
I pari, përbehej prej shtresës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, pronarë të mëdhenj
tokash, intelektualë të shkolluar jashtë vendit, iniciatorë të lëvizjes për bashkimin e
Vilajeteve shqiptare dhe aktorë kryesorë politikë dhe ekonomikë në Shpalljen e Pavarësisë.
Ndër ta numëroheshin Vlorajt, Vrionasit, Biçakçinjtë, Toptanasit, Vërlacët, Këlcyrajt, etj.. Ky
grupim politik dhe ekonomik përfaqësonte forcat tradicionaliste shqiptare dhe synonte
modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve Perëndimore, ndërkaq që orintimi i tyre politik
qe thellësisht i djathtë. Në mes të tyre shquhej për ambicjen e tij dhe Ahmet Zogu, një
pronar i vogël fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar në Stamboll dhe Austri.Në periudhën midis
vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale (të majta) u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një
kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për
në JugosllaviGjithashtu, qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin
ndërkombëtar në ndihmë të saj. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën
ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Si pasojë, qeveria e Nolit u
konsideruar tepër e majtë dhe përfundimisht një eksperiment në politikën shqiptare. Në krye
të gjashtë muajve qeveria e Nolit ra dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me
ndihmën zemërgjerë të Ushtrisë Jugosllave.Zogu rifilloi sundimin e tij
katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më
vonë si Zogu I, Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit tronditi gjithë klasën
politike shqiptare, përshi dhe Zogun.. Si rezultat, Zogu qe i suksesshëm në vendosjen e
rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe të mesme.Këto reforma u
interpretuan nga qarqe të ndryshme si skllavërim kombëtar pasi sigurimi i të ardhurave
financiare për to dhe modeli i tyre ish kryesisht Italia. Financimet dhe traktatet e shumta që
Zogu ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit shpesh u interpretuan si orvatje për ta
shndërruar Shqipërinë në një koloni Italiane. Ligjërisht Shqipëria e Zogut ish një monarki
kushtetuese dhe parlamenti i Shqipërisë i përfaqësonte të dyja forcat kryesore politike,
tradicionalistët e djathtë dhe progresitët e majtë.
Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të
pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermanianaziste
mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u
bashkëngjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar
kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar
forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqën nga Shqipëria në
vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisedhe Çamëria Greqisë.
DIKTATURA Shteti i Diktaturës se proletariatit
 Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar
nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa
fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët
ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të
Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë
në Vlorë më 1912.Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis.
Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve
që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobërPak
kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat,
fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën
udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi
institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale
të familjes.Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61)
dhe Kinën (1961-78).Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me
secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe
paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria
adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm
stalinist në gjithë bllokun komunist.Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare.
Qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i
njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh përsekutimin
e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në
përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore,
editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të
punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin.. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi
udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe
përparimin kombëtar.
Rënia e komunizmit
Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante
strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në
mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi
investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet
Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë
segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin
kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore.
Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim
jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në
dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist
mbi ekzekutivin.
Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike,
ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit
1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të
zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej fillimit të viteve 20-të.
Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesëmarrjen shqiptare në Konferencën
për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar.
Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu
mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë
menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të
cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten.
Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të
qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll
sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të
tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj,OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia
socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u
zgjodh President i ri i Shqipërisë.
Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe
në Kosovë.
ANTARSIMI I SHQIPERISE NE ORGANIZATA TE
NDRYSHME NDERKOMBETARE
SHQIPERIA NE NATO Shqipëria në UNESCO
 Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të
Atlantikut të Veriut që nga Qershor 1992. Ajo përkrahu
Iniciativën e Partneritetit për Paqe në Janar 1994 dhe
nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 Shkurt 1994 duke u
bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Me 22
Shtator 1994 paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën
përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në
bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësipërm
përbënë bazën e hartimit të Programit Individual të
Partneritetit për vitet 1995, 1996, 1997, Programet
Individuale Speciale NATO - Shqipëri për vitet 1997-
2000.Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar
që të përkrahë programet kryesore që burojnë nga
rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e procesit
të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale
të FA. Prioritetet kryesore të mbrojtjes për 2002 do të
fokusojnë në zhvillimin e një strategjie ushtarake
kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e
orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më
të vogël të FA, adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës,
një sistem menaxhimi personeli dhe një sistem menaxhimi
burimesh.Programi i Partneritetit Individual (IPP), i
vitit 2002 synon tre çështje kryesore bashkëpunimi :Te
ndihmojë Shqipërinë në ristrukturimin e FA të saj, nën
kontrollin demokratik të autoritetit civil sipas planit
afatgjate të implementimit,Te sigurojë përkrahjen në fusha
të interesit të NATO-s dhe Shqipërisë,Ti japë më shumë
përmbajtje marrëdhënieve me PfP në një afat kohor më të
gjatë.Qëllimi kryesor për NATO-n dhe Shqipërinë në këtë
IPP 2002 është që të arrihen rezultate konkrete me qellim
që të demonstrohen efektet pozitive të PfP. Shqipëria ka
marrë pjesë dhe në Procesin e Planifikim - Rishikimit që
nga viti 1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53
Objektiva Partneriteti. Në Shkurt 2002 do të diskutojë për
Paketën e Re të tyre.Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin
e Veprimit për anëtarësim duke u bërë një nga 9 vendet
aspirante për anëtarësim në Aleancë.
 Në 1 Prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota
në strukturën e NATO-s.
 Marrëdhëniet e vendit tonë me UNESCO-n
janë afatgjata dhe të frytshme. Që prej
anëtarësimit tonë në vitin 1958,fryma e
bashkëpunimit ka qenë e frytshme dhe
konstante, në katër fushat e kompetencës
së Organizatës, përkatësisht arsim,
shkencë, kulturë e komunikim.Në zbatim
të Kushtetutës së UNESCO-s, vendi ynë ka
krijuar në vitin 2000 Komisionin Kombëtar
të UNESCO-s, me Kryetar Ministrin e
Arsimit dhe Sekretar të Përgjithshëm
pranë Ministrisë së Punëve të
Jashtme.Shqipëria është e pranishme në
listat e ndryshme të UNESCO-s që
promovojnë vlerat kulturore dhe zhvillimin
e qëndrueshëm. Konkretisht:
 Në Listën e Trashëgimisë Botërore vendi
ynë ka regjistruar Butrintin (1992), dhe
Qendrat historike të Gjirokastrës (2005)
dhe Beratit (2008).
 Në Listën e Trashëgimisë Kulturore
Shpirtërore vendi ynë ka regjistruar Iso-
Polifoninë (2005).
 Në listën e Kujtesës së Botës vendi ynë ka
regjistruar Kodikët e Purpurt të Beratit
(2005).
Shqipëria në IACA Shqipëria në ANEA
 Akademia Ndërkombëtare për Anti
Korrupsionin (IACA) është një organizatë e
re ndërkombëtare me bazë në
Laksenburg të Austrisë. Ky është
institucioni i parë global i këtij lloji, që
punon për tejkalimin e mangësive, në
njohuri dhe praktikë, në fushën e anti-
korrupsionit dhe për fuqizimin e
profesionistëve të fushës për tu përballur
me sfidat e së nesërmes. Akademia
përqafon një qasje të re arsimore dhe
kërkimore në fushën e anti-korrupsionit.
Ajo ofron kurse të posaçme për
profesionistë të fushës, programe
akademike dhe ofron mbështetje teknike
për një shumëllojshmërie të gjerë
aktorësh. Me nismën e UNODC, Zyrës
Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF),
Republikës së Austrisë dhe aktorëve të
tjerë, ajo u shndërrua në organizatë
ndërkombëtare më 8 mars 2011. Deri më
sot, në të janë anëtarësuar 64 shteteve
dhe tre organizata ndërkombëtare.
Shqipëria e ka nënshkruar marrëveshjen
përkatëse më 20 shtator 2010 dhe e ka
ratifikuar atë më datë 21 shtator 2011.
Qeveria e Shqipërisë është e interesuar që
të përfitojë sa më shumë nga përvoja e
dhe mbështetja teknike e IACA.
 Bordi i Guvernatorëve ka gjithsej 35 shtete anëtare,
nga të cilat 10 janë të përhershëm (shtetet më të
avancuara në teknologjinë bërthamore). Të tjerët
zgjidhen nga Konferenca e Përgjithshme (KP) çdo dy
vjet sipas kritereve gjeografike. Republika e
Shqipërisë ushtroi mandatin e anëtarit të Bordit të
Guvernatorëve të ANEA-s për periudhën dyvjeçare
shtator 2007-shtator 2009. ANEA ka tre drejtime
kryesore në veprimtarinë e saj: Mbrojtja nga rrezatimi
e siguria e materialeve e impianteve
bërthamore . Shkenca e teknologjia
bërthamore . Inspektim-verifikimi bërthamor .Në vitin
2004 ANEA krijoi Programin për terapinë e kancerit që
ndihmon shtetet për të ushtruar, zgjeruar e
përmirësuar radioterapinë kundër
kancerit.Bashkëpunimi i Shqipërisë me ANEA-n ka
qenë i rëndësishëm dhe i suksesshëm. Prioritetet e
Shqipërisë lidhen kryesisht me përdorimet e
teknologjisë bërthamore në mjekësi për
diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të
ndryshme dhe mjekimin me rreze të kancerit, në
mbrojtjen nga rrezatimi të punonjësve, pacientëve e
mjedisit, të kontrollit e ndalimit të trafikut ilegal të
lëndëve radioaktive e bërthamore. Shqipëria dhe
ANEA kanë hartuar Programin kuadër kombëtar, i cili
përbën strategjinë 6 vjeçare të bashkëpunimit teknik
për periudhën 2012-2017, në fushën e mjekësisë,
bujqësisë, mjedisit, dhe mbrojtjes e sigurisë
bërthamore. Bashkëpunimi teknik me ANEA-n për
ciklin 2012-2013 realizohet në tre projekte kombëtare
dhe 23 projekte rajonale me vlerë të përgjithshme mbi
1 milion Euro. Për ciklin e ri 2014-2015 Shqipëria do të
përfitojë projekte me vlerë mbi 2 milionë Euro.
Shqipëria në CTBTO
Shqipëria në Organizatën
Ndërkombëtare të Frankofonisë
 Komisioni Përgatitor i CTBTO-së dhe
Sekretariati Teknik i Përkohshëm,
qё ndihmon Komisionin pёr tё
zbatuar detyrat e tij. Komisioni
Përgatitor u krijua në vitin 1996 dhe
Shqipëria është anëtare e tij që prej
atij viti. Shqipëria ka ratifikuar
Traktatin në vitin 2003 dhe i
bashkohet thirrjeve të Bashkësisë
Ndërkombëtare për hyrjen në fuqi sa
më parë të tij. Instituti i
Gjeoshkencave në Universitetin
Politeknik të Tiranës bashkëpunon
me CTBTO-n në Projektin e Aftësimit
të Qendrës Kombëtare të të
Dhënave.
 ONF-ja ka si synim të kontribuojë në
përmirësimin e jetës së popujve duke i
ndihmuar që të kthehen në aktorë të
zhvillimit të tyre. Ajo u jep vendeve
anëtare mbështetje në përpunimin dhe
konsolidimin e politikave dhe zhvillon
aksionin e saj të politikës ndërkombëtare
dhe bashkëpunimit shumëpalësh, në
përputhje me 4 misionet e mëdha:
 Promovimi i gjuhës frënge dhe i larmisë
kulturore dhe gjuhësore;
 Promovimi i paqes, demokracisë dhe të
drejtave të njeriut;
 Mbështetja e arsimit në të gjitha stadet,
formimit dhe kërkimit;
 forcimi i bashkëpunimit në shërbim të
zhvillimit të qëndrueshëm.
 Një vëmendje e veçantë i kushtohet të
rinjve dhe grave, si dhe aksesit në
teknologjitë e informacionit dhe
komunikimit në të gjitha aksionet e ONF-
së.
 ONF-ja është themeluar në vitin 1997, në
fillim me emrin Agjencia Ndërqeveritare e
Frankofonisë. Ajo ka pasur Agjencinë e
bashkëpunimit Kulturor dhe Teknik, të
krijuar më 1970.
 Shqipëria është anëtarësuar në ONF-në në
vitin 1997, me statusin e vëzhguesit dhe
në vitin 1999 është pranuar si anëtare me
të drejta të plota.
Shqipëria në UNAOC
Aleanca e Qytetërimeve e Kombeve të Bashkuara (UNAOC) është një nismë e
propozuar nga Kryeministri i atëhershëm spanoll, Jose Luis rodriguez
Zapatero, në sesionin e 59të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të
bashkuara në vitin 2005, me mbështetjen e Kryeministrit turk Recep Tayyip
Erdogan. Kjo nismë synon të nxisë aksonin ndërkombëtar kundër
ekstremizmit nëpërmjet forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit
ndërkombëtar, ndërkulturor dhe ndërfetar. Aleanca i kushton një vëmendje
të veçantë shkrirjes së tensioneve mes Perëndimit dhe botës islamike.
Media, rinia, arsimi, emigracioni dhe integrimi janë fushat kryesore ku
përqendrohet aktiviteti i saj.
ROLI I SHQIPERISE NE PROBLEMET BALLKANIKE
Me gjithë zigzaget e tranzicionit, shqiptarët, në të gjithë hapësirën e tyre kombëtare, në
ndërveprim me NATO, BE dhe SHBA, po ecin të sigurt në rrugën e vendosjes së themeleve të
sigurisë njerëzore. Paralelisht me të, Shqipëria, nga ana saj, po jep kontributin e saj modest
në Bosnjë, Afganistan, Irak etj. Madje, ajo nga një konsumator sigurie është shndërruar
aktualisht në një prodhues sigurie në rajon. Roli i saj paqedashës e stabilizues aty është i
rëndësishëm edhe për arsyet e mëposhtme:
1. Përhapja rajonale e popullsisë shqiptare dhe zëri i rëndësishëm i Shqipërisë në popullsinë
shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë.
2. Pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë si një portë midis detit Adriatik dhe Gadishullit të
Ballkanit, që kanalizon e lehtëson daljen e Kosovës dhe Maqedonisë në detin Adriatik.
3. Modeli shumë pozitiv i bashkekzistencës fetare e etnike që ka zhvilluar historikisht populli
shqiptar nëpërmjet solidaritetit e respektit ndaj grupeve fetare e etnike. Bile, ky model
është një kontribut tradicional, sa historik, po aq aktual në plotësimin e parametrave të
domosdoshëm të zhvillimit demokratik e garantimit të sigurisë njerëzore, brenda sigurisë
rajonale e globale.
Mbështetja e plotë dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në koalicionin botëror kundër
terrorizmit dhe materializimi hap pas hapi i objektivave të zhvillimit demokratik e sigurisë
njerëzore mbeten sot elemente shumë të rëndësishme të kompaktësimit të mëtejshëm të
bashkësisë shqiptare. Gjithashtu, shqiptarët, duke pasur një qëndrim të njehsuar si komb, e
kanë bërë krejtësisht të qartë se integrimi në BE (pas anëtarësimit edhe të hapësirave të
tjera shqiptare në NATO), mbeten dëshira e vullneti, ëndrra, vullneti i tyre, një epërsi
absolute e politikës kombëtare. Gjithashtu, pavarësisht problemeve të diferencuara e
specifike që kanë shqiptarët në territoret e tyre autoktone, duket tashmë qartë se me
faktorin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në zona të tjera të rajonit e kudo
në diasporë, përfshirë dhe bashkësinë çame, në kushtet e reja të hapjes dhe zhvillimeve
përfshirëse e ndërvepruese, nuk mund të luhet më. Dhe ky proces është sa emancipues e
sovran, po aq solidar dhe i ndërvarur. Kush nuk e kupton apo e pengon këtë, nuk punon për
të ardhmen e tij, të familjes e popullit të vet.
Aq më tepër që vetë kombi shqiptar, pas një viktimizimi të gjatë dhe “pagesës”
krejtësisht të padrejtë në “kompromiset e të mëdhenjve”, përfshirë dhe ato në
Konferencën e Londrës e Kongresin e Berlinit, është sot shumë më i
ndërgjegjësuar se kurrë. Por dhe është kuptuar tashmë nga të gjithë shqiptarët
që, krahas lirisë, sigurisë e progresit ekonomiko-shoqëror, në perspektivën e
anëtarësimit në BE, ata do të arrijnë të realizojnë e konkretizojnë aspiratën e
tyre integruese e vetintegruese. Mbetet që një thelb i tillë të kuptohet edhe në
qendrat vendimmarrëse të politikës ndërkombëtare. Sepse proceset historiko-
shoqërore, si më të komplikuarat nga përmbajtja, forma e përfshirja, janë vetëm
të pakthyeshme. Dhe sot kjo pakthyeshmëri është në favorin tonë. Në shërbim e
funksion të saj, krahas integrimit, është dhe bashkëveprimi e unifikimi në të
gjithë hapësirën shqiptare. Brenda kësaj optike është dhe marrja e statusit të
vendit kandidat për Shqipërinë, status që e meriton kombi shqiptar në prag të
102-vjetorit të pavarësisë.
"Shqipëria është dhe do të mbetet një faktor sigurie për rajonin dhe më gjerë. Kur flasim për këtë
rol të Shqipërisë, flasim për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, për këtë pjesë vitale të rajonit,
që po ecën pa mëdyshje në rrugën e transformimit dhe të demokratizimit të shoqërive, të
institucioneve ku përfaqësohen shqiptarët në nivel kombëtar apo rajonal". Sipas ministres
Kodheli, ka një vullnet të fuqishëm politik që ky rol të forcohet në të mirë të të gjithë rajonit,
sepse bashkëpunimi rajonal është një shtyllë kryesore e politikave të mbrojtjes.
Një rol të veçantë, pavarësisht vonesave aktuale, do të marrë dhe kooperimi energjetik, deri
unifikimi i tij nëpërmjet shumëllojshmërisë dhe plotësisë binomiale: hidro – termo. Një rëndësi më
të madhe duhet të marrë shkollimi i përafërt, pse jo dhe i njëjtë në sistemin publik, në nivelin
parauniversitar e universitar, me programe e botime të përbashkëta, shkëmbime pedagogësh,
praktika e vizita të ndërsjella, veprimtari shkencore në fushën e mësimdhënies, veprimtari
akademike, projekte kërkimore-shkencore. Më tepër përkrahje kërkohet nga strukturat publike
dhe mjedisi privat për veprimtari letrare, aktivitete kulturore, festivale, shfaqje të ndryshme,
panaire librash, veprimtari sportive, prodhim filmash dokumentarë e artistikë shqiptarë me fonde
të përbashkëta etj. Shpresojme se gradualisht do të rritet kooperimi, deri unifikimi i mjaft
shërbimeve, në bazë materiale e ekspertizë, përfshirë dhe analiza e shërbime të ndryshme
laboratorike (mjedisore, shëndetësore, radiologjike, kriminalistike etj.). Edhe pse nuk mungojnë
arritjet, një vëmendje më të madhe kërkon media e shkruar dhe elektronike, krahas rritjes së
bashkëveprimit midis gazetarëve, gazetave, stacioneve radio e televizive në transmetimin e
cilësinë e informacionit dhe verifikimit të tij. Edhe shoqëria civile, duke tejkaluar barrierat e
deritanishme, do të sintetizojë më tej maturi, kohezion e organizim gjithëshqiptar në fusha të
ndryshme, përfshirë dhe përshtatjet e domosdoshme sipas kornizës ligjore europiane. E kështu,
më tej…
Vetëm kështu ne do të realizojmë me dinjitet e vlera ëndrrën tonë europiane. Jo thjesht si
përkatësi gjeopolitike dhe historike-kulturore, por dhe si sistem politik demokratik, si integrim e
vetintegrim kombëtar…
MARVESHJA E STABILIZIM
ASOCIMIT MSA
 MSA hyri në fuqi me 1 prill 2009, pas ratifikimit të saj nga 25 vendet anëtare të BE-së, të
cilat ishin pjesë e BE-së në momentin e nënshkrimit te MSA-se, si dhe miratimin e saj nga
Parlamenti shqiptar . Procesi i ratifikimit u krye në më pak se 3 vjet dhe u finalizua me
ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti Grek ne 15 Janar 2009, duke i hapur kështu
rrugën Shqipërisë drejt aplikimit ne BE per marrjen e statusit te vendit kandidat;
 Ndërkohë në pritje të përfundimit të procesit te ratifikimit te MSA-së, me procedura të
përshpejtuara hyri në fuqi me 1 dhjetori 2006, Marrëveshja e Përkohshme, e cila lidhet
vetëm me provizionet tregtare.
 Lidhur me historikun mbi MSA, deri në momentin e hyrjes së saj në fuqi, nënvizojmë këto
momente:
 · 12 qershor 2006 , në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i marrëveshjes për 135 nenet,
5 anekset dhe 6 protokollet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe i Marrëveshjes së
Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për Tregtinë dhe
Bashkëpunimin Tregtar. Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit
përbëhet nga katër shtylla:dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozitat tregtare
lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në vendosjen e një zone tregtie të lirë
midis palëve, liritë komunitare, dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në
fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.
 · Procesi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ka filluar në janar 2003 dhe
është përmbyllur në dhjetor 2005.
 Lidhur me monitorimin për zbatimin e MSA-së , organizohen raportime periodike nëpërmjet
takimeve të përbashkëta Shqipëri – BE, sipas 7 nënkomiteteve.
KUSHTET QE DUHET TE PLOTESOJE SHQIPERIA
PER TE MARRE STATUSIN KANDIDAT NE BE
 Pas kërkesës zyrtare të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, në pranverë të vitit 2009
në Pragë, në Opinionin e Nëntorit 2010, Komisioni Europian u përgjigj me caktimin e 12 kushteve për
këtë qëllim. Në raport-progresin e një viti më vonë u evidentua se vendi nuk kishte përmbushur asnjë
të vetëm, duke iu refuzuar për të dytën herë dhënia e statusit kandidat. Por çfarë ndodh
aktualisht?Të qepura sipas realitetit në vend, katër prioritetet e para ngërthejnë problemin kryesor:
politikën, me përgjegjësi si për mazhorancën ashtu dhe opozitën. Aktualisht, votimi i ligjeve me 3/5,
prioriteti numer 2, është i vetmi afër përmbylljes. Pas votimit të Kodeve Penale, Civile, Rrugore,
Hekurudhore, Ajrore, dhe Detare, mbetet votimi mbi Gjykatën Administrative. Emërimi i Avokatit të
Popullit përmbushi përgjysmë prioritetin numer 3, ku gjysma tjetër mbetet depolitizimi në emërimet
nga Parlamenti të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.Dialogu në vend të retorikës
politike, funksionimi i duhur i Parlamentit, reformimi i rregullores, përbëjnë prioritetin e parë, i cili së
bashku me reformën zgjedhore, prioritetin e katërt, janë ende në fazën fillestare të punës. Mbetet
pezull prioriteti numer 5, pasi zgjedhjet lokale të majit 2011 përmbushën vetëm pjesërisht standardet
ndërkombëtare, ndërkohë që zgjedhjet e radhës parashikohen në vitin 2013.Reforma në
Administratën Publike dhe ajo në Drejtësi varen gjithashtu në disa pjesë nga bashkëpunimi ndër-
partiak, pasi votimi i disa ligjeve për administratën kërkon 3/5, njësoj si ai për Gjykatën
Administrative. Por përveç prioriteteve 6 dhe 7, ku barra kryesore bie mbi institucionet e shtetit,
edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për çështjen pazgjidhur të pronave e deri
tek kujdesi për gratë, fëmijët, romët e paraplegjikët si dhe për kushtet e të burgosurve, Tiranës
zyrtare i kërkohet, përtej planeve, projekt-ligjeve e vendimeve, të provojë zbatim, me gjurmë provash
e rezultate.Për të zbuluar më mirë ku jemi me përmbushjen e kushteve të vëna na ndihmon
dokumenti që qeveria ka kohë që e korrigjon vazhdimisht me Brukselin: Plani i Veprimit për
përmbushjen e 12 kritereve. Një nga ndihmesat e Komisionit Europian për palën shqiptare janë
këshillat apo komentet, sic quhen për përmirësimin e këtij plani. I mbushur me detaje tepër teknike,
disa citime ilustruese nga dokumenti konfidencial, i siguruar nga burime diplomatike në Bruksel.
 Shqipëria do të ketë mundësinë të bëjë një hap domethënës në rrugën e integrimit në
Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule duke paraqitur progresraporin
për Shqipërinë ka theksuar se KE i ka rekomanduar Këshillit të BE-së dhënien e statusit
kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në union pas plotësimit të 5
kushteve.“Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ishin të vlerësueshme. Populli u dha një
mandat të qartë liderëve të tyre. Duke parë se Shqipëria ka bërë hapat e kërkuara,
Komisioni Evropian rekomandon se, Këshilli i BE-së duhet t’i japë Shqipërisë statusin e
vendit e kandidat. Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar”, u shpreh Fule duke folur në Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në
Parlamentin Evropian.Komisioneri për Zgjerimin më tej bëri të ditura dhe 5 kushtet e
Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimi Evropian. Në kuadër të
kërkesës së KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim, Shqipëria duhet të përforcojë
hapat e ndërmarra dhe të plotësojë pesë kushte”, theksoi Fule.
 5 kushtet
 1- Implementimi i reformave në administratën publike
 Vazhdimi i implementimit të reformave në administratën publike në kuadër të rritjes së
profesionalizmit dhe depolizimit të administratës publike.
 2- Pavarësia e sistemit të drejtësisë
 Duhen ndërmarrë masa të reja për përforcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe përgjegjësinë e
institucioneve të drejtësisë.
 3- Lufta kundër korrupsionit
 Të bëjë përpjekje të tjera të përcaktuara për luftën kundër korrupsionit, përfshirë krijimin e
të dhënave të pandërprera të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve.
 4- Lufta kundër krimit të organizuar
 Të bëhen përpjekje të tjera në luftën kundër krimit të organizuar përfshirë krijimin e të
dhënave të pandërprera të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve.
 5- Mbrojtja e të drejtave të njeriut
 Të marrë masa për përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë romët, masave kundër
diskriminimit, përfshirë dhe zbatimin e të drejtës së pronës.
 Per t’u bere anetare e BE-se, Shqiperia duhet te plotesoje kriteret e
vendosura per te gjitha shtetet kandidate per anetaresim ne
Bashkimin Evropian te miratuara nga Keshilli Europian i
Kopenhagenit në qershor të vitit 1993. Keto kritere jane te karakterit
politik dhe ekonomik parashikojnë: Drejtesia, liria dhe siguria.
Garantimin e demokracise, shtetit te se drejtes, respektimin e të
drejtave te njeriut dhe te minoriteteve , kritere qe te len per te
deshiruar ,flitet me fjal te medha nga politika Shqiptare se jan
plotesuar por sagje nuk eshte e vertete fjal dhe vec fjal te bukura qe
per cudi askush nuk I beson me. Ne kete fushe Shqiperia duhet te
bashkpunoj me bashkimin Europian ,per te forcuar institucionet e saj
ne te gjitha nivelet ,por ne vecanti te gjitha ato institucione qe kane
te bejne me zbatimin e ligjit dhe administrimin e drejtesis
.Bashkpunimi ndermjet paleve synon ,fuqizimin, pavarsin
,efektshmerine e funksionimit te sistemit gjyqesor dhe strukturave te
tjera pergjegjse per vendosjen dhe respektimin e shtetit ligjor
.Bashkpunimi ne fushen e drejtesis ,Liris dhe Siguris do te
mbeshtetet ne dy shtylla kryesore . Shtylla e pare lidhet ne
bashkpunimin ne fushen e levizjes se lire te person! ave dhe
parashikon nje ser dispozitash per vizat,
azilin,migracionin,menaxhimin e kufijve dhe politika te tjera qe kane
te bejne me levizjen e lire te njerzve. Shtylla e dyte ne bashkpunimin
ne luften kunder fenomeneve te krimit te organizuar ,terrorizmit
,pastrimit te parave dhe drogave te paligjshme dhe parashikon
dispozita sipas te cilave Shqiperia dhe Bashkimi Europian do te
angazhojne strukturat e tyre policore dhe gjyqesore ne nje lufte te
perbashket kunder fenomeneve te lartpermendura.
RAPORTE TE NDRYSHME NGA BE PER SHQIPERINE VESHTRIM I PERGJITHSHEM NGA BE
Në një vit të mbizotëruar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, zhvillimi paqësor i tyre, si dhe kalimi relativisht
i qetë i pushtetit shënuan një përparim domethënës në Shqipëri, me gjithë mjedisin e vështirë politik dhe ekonomik.
Megjithëse vërejti një “atmosferë mosbesimi midis dy forcave politike kryesore [që] njollosi mjedisin zgjedhor”,
raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të
Drejtat e Njeriut (ODIHR) doli në përfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese, me pjesëmarrje aktive qytetare gjatë
gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore”Viti i kaluar ka qenë një kohë zhvillimesh domethënëse
në Shqipëri. Në fund të nëntorit, Shqipëria festoi 100 vjet pavarësi. Festimet ishin, gjithsesi, një çast i rrallë
bashkues. Përparimi në axhendën e reformave ngeci, ndërsa armiqësia dhe polarizimi politik u rritën vazhdimisht
me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Miratimi, në maj 2013, i dy ligjeve me shumicë të cilësuar,
konkretisht i ligjit për Gjykatën e Lartë dhe atij për nëpunësin civil, si dhe i rregullores së Kuvendit, përmes
bashkimit të votave të shumicës qeverisëse dhe opozitës, ishte një përjashtim për t’u shënuar. Zgjedhjet e 23
qershorit nxorën fitues, me një diferencë të madhe, koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste; koalicioni fitoi 83
vende, por për shkak të kapërcimit të mëvonshëm të një deputeti të opozitës, koalicioni i ri qeverisës tani ka 84
votat e nevojshme për të kaluar legjislacion me shumicë të cilësuar prej tri të pestash. Kalimi i pushtetit, që pasoi
zgjedhjet, ishte relativisht i qetë, ndonëse jo krejtësisht pa akuza për shpërdorim pushteti nga ana e qeverisë në
ikje dhe për spastrim të supozuar të administratës publike nga ana e qeverisë në ardhje. Qeveria e re mori detyrën
më 15 shtator, me një axhendë ambicioze. Megjithëkëtë, qeveria e re përballet me sfida të konsiderueshme, të cilat
duhen trajtuar në një mënyrë të pjekur dhe gjithëpërfshirëse. Është pozitive që shumica e re ka shfaqur interesin e
saj të fortë për të ecur përpara me reformat shumë të nevojshme dhe është zotuar të punojë bashkë me opozitën
në këtë drejtim. Shpresohet që opozita do të përgjigjet në një mënyrë të favorshme për arritjen e përparimit në
axhendën e reformave të vendit. Prezenca dhe bashkësia ndërkombëtare më gjerë kanë vijuar t’u theksojnë të
gjitha palëve nevojën për t’u angazhuar plotësisht në institucionet demokratike të vendit. Klasa politike shqiptare ka
rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e
qytetarëve të saj. Këto aspirata dhe vlerat që ato mbartin janë edhe të OSBE-së dhe Prezencanë Shqipëri ka një
rol të spikatur për të luajtur në avancimin e tyre, duke ofruar përkrahje dhe partneritet. Kjo klimë politike i dha trajtë
Raportit të Progresit të vitit 2013 të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe “Komunikimin nga Komisioni për
Parlamentin dhe Këshillin Evropian” rreth strategjisë së zgjerimitbotuar më 16 tetor 2013 dhe kontribuoi në
vendimin e Komisionit për të rekomanduar dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, me mirëkuptimin që Shqipëria të
vazhdojë të marrë masa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni vuri në dukje se dialogu
konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës për reformat përkatëse do të jetë jetësor për përparim,
sikurse edhe angazhimi konstruktiv në bashkëpunimin rajonal. Komisioni identifikoi pesë fusha përparësie kyçe, të
cilat Shqipëria duhet t’i përmbushë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, konkretisht: të vijojë reformën në
administratën publike; të forcojë pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore; të bëjë
përpjekje të mëtejshme të vendosura në luftën kundër korrupsionit, përfshirë drejt vendosjes së një bilanci solid; të
bëjë përpjekje të mëtejshme të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë drejt vendosjes së një
bilanci solid;
 dhe të forcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të romëve, dhe politikat kundër
 diskriminimit, si dhe të zbatojë të drejtën e pronës.
MJEDISI POLITIK DHE VEPRIMTARITË
 Zgjedhjet e 2013-s qenë konkurruese, me pjesëmarrje aktive qytetare gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për
liritë themelore, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Asamblesë
Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjithsesi, atmosfera e mosbesimit midis dy forcave politike kryesore njollosi
mjedisin zgjedhor dhe vështirësoi administrimin e gjithë procesit zgjedhor. Pas zgjedhjeve, udhëheqësi historik i
Partisë Demokratike dhe kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kryetar partie,
duke u hapur kësisoj rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri partie, të cilat u fituan me shumicë dërrmuese nga kryetari i
bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi
Rama, në koalicion me kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, shpalli synimin e
saj për t’u përqendruar te zhvillimi dhe reformat e nevojshme për të përmirësuar situatën politike, ekonomike dhe
shoqërore në Shqipëri dhe për të arritur përparim të mëtejshëm në integrimin evropian të Shqipërisë. Retorika ndezëse
dhe herë-herë përçmuese, që karakterizoi një pjesë të madhe të diskursit politik gjatë viteve të shkuara, nuk e rriti
besimin e qytetarëve tek udhëheqja politike e vendit, institucionet apo procesi zgjedhor. Prezenca bëri përpjekje për ta
zbutur atmosferën negative politike dhe për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor. Një Kod Etike, ihartuar
nga Prezenca në partneritet me Presidentin e Republikës, për zhvillimin e një fushate zgjedhore etike, u përkrah në
parim nga partitë, megjithëse është për të ardhur keq që nuk u pranua formalisht. Me mbarimin e zgjedhjeve, Prezenca
i ka nxitur të gjitha palët, si në qeveri ashtu dhe në opozitë, që t’i përqendrojnë energjitë e tyre te përpjekjet e
Shqipërisë për reformë. Prezenca u angazhua herët me anëtarët e qeverisë së re për të diskutuar dhe identifikuar
mundësitë e bashkëpunimit dhe fushat e përparësisë. Ajo është angazhuar gjithashtu konsiderueshëm me opozitën,
për ta nxitur të marrë pjesë aktivisht dhe me konstruktivitet në promovimin e institucioneve demokratike të
Shqipërisë, që është një pjesë thelbësore e çdo demokracie funksionale. Përgjigja nga të gjithë aktorët politikë ka qenë
tejet pozitive, duke theksuar rolin e Prezencës si partnere e fortë dhe përkrahëse e vendit. Megjithatë, duket se po
lindin fusha të reja tensioni politik, duke qenë se opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në disa nga punimet e
Kuvendit. Tani që Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat Shqipërisë për në BE dhe në pritje
të vendimit të Këshillit Evropian, klasa politike dhe qytetarët e Shqipërisëkanë rastin që ta përdorin këtë inerci pozitive
për të kërkuar transformim në atdheun e tyre, në mënyrë që të mbyllet kapitulli i tranzicionit. Prezenca do të vazhdojë
t’u japë zemër dhe të punojë aktivisht me aktorët përkatës për axhendën e reformave, në përputhje me mandatin e saj
dhe në partneritet të ngushtë me qeverinë, aktorët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile.
MJEDISI PROGRAMATIK DHE VEPRIMTARITË
 Dimensioni politiko-ushtarak
 Me gjithë përpjekjet e bashkërenduara për asistencë dhe përmirësimet graduale, standardet
profesionale institucionale të policisë kërkojnë përforcim të mëtejshëm. Për të shtruar
udhën që policia t’i përmbushë më mirë standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare,
asistenca e Prezencës për policinë është përqendruar kryesisht në dhënien e ekspertizës
dhe trajnimit në nivele të ndryshme. Prezenca ka punuar ngushtë më aktorë të tjerë
ndërkombëtarë, si Misioni i Asistencës Policore i Komisionit Evropian në Shqipëri (PAMECA),
Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Agjencia
Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim, dhe ka marrë pjesë aktivisht në Konsorciumin
Ndërkombëtar, një grumbullim i të gjitha grupeve të interesit të përfshira në asistencën
policore dhe në rendin e së drejtës në Shqipëri. Trajnimi i qëndrueshëm policor ka qenë një
fokus kryesor për Prezencën. Temat dhe sukseset kyçe gjatë vitit të shkuar janë të lidhura
me teknikat e hetimit penal, si për policinë, ashtu dhe për Shërbimin e Kontrollit të
Brendshëm, duke përfshirë aftësitë dhe strategjitë e vëzhgimit, hetimit dhe intervistimit, ku
janë trajnuar mbi 20 oficerë të lartë policie. Së fundmi, Ministria e Brendshme ka ndërmarrë
një përpjekje të madhe ristrukturimi për ta modernizuar dhe profesionalizuar shërbimin
policor. Opozita, megjithatë, ka pretenduar për emërime të paligjshme në majën e Policisë
së Shtetit. Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime të rëndësishme në
strukturë dhe në shpërndarjen e personelit, jo vetëm te programet e trajnimit të Prezencës,
por edhe te rendimenti i policisë. Menaxhimi i kufirit është një çështje me interes të madh
në Shqipëri dhe mbetet aspekti më thelbësor i bashkërendimit dhe bashkëpunimit kombëtar
dhe ndërkombëtar ndër të gjitha autoritetet dhe agjencitë që merren me sigurinë kufitare
dhe lehtësimin e tregtisë. Prezenca ndihmoi Policinë Kufitare dhe të Migracionit në hartimin
e një plani veprimi në plotësim të Strategjisë së qeverisë për Menaxhimin e Integruar të
Kufirit për periudhën 2013-2020.
Dimensioni ekonomik dhe mjedisor
 Reforma e pronës mbetet për Shqipërinë një çështje thelbësore, nga e cila kushtëzohet
zhvillimi në fusha të tjera. Mungesa e një kuadri të qëndrueshëm politikash ka sjellë një
asiguri ligjore sa u përket të drejtave të pronarëve, shtimit të ndërtimeve të paligjshme dhe
zhvillimit të parregulluar të tregut të pronave të paluajtshme, me pasoja negative për
gëzimin e papenguar të së drejtës së pronës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Reforma e
pronës ka ngecur në pjesën më të madhe të vitit të shkuar. Në vijim të përmbylljes së
projektit jashtëbuxhetor të Prezencës për regjistrimin e pronës, Prezenca ka punuar së
bashku me Delegacionin e Bashkimit Evropian, si donatori kryesor i projektit, për të
maksimizuar përdorimin e gjetjeve dhe të të dhënave të projektit. Në luftën kundër
korrupsionit, me gjithë angazhimin e qeverive të njëpasnjëshme dhe
reformën ligjore përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, perceptimi i korrupsionit në terren është
rritur, sipas Transparency International. Në luftën kundër trafikimit në njerëz, në një notë
pozitive, në maj 2013 Shqipëria përmirësoi legjislacionin e saj penal kundër trafikimit, duke
e sjellë gjerësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë Konventën e
Këshillit të Evropës për Veprim kundër Trafikimit. Qeveria e re e ka renditur reformën
territoriale dhe administrative si një përparësikryesore, ndonëse kjo do të kërkojë konsultim
të gjerë publik për të zhvilluar një vizion strategjik dhe plan veprimi të dakordësuar dhe një
metodë për matjen e përparimit. Në vijë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore të
Këshillit të Evropës, reforma duhet të garantojë pavarësinë politike, administrative dhe
financiare të qeverive vendore. Më tej, është thelbësore që të merren masa që procesi i
vendimmarrjes për këtë reformë të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual. Në
qeverisjen mjedisore, u vërejtën zhvillime në përafrimin e legjislacionit, megjithëse sfidat
vijojnë lidhur me zbatimin e ligjit në terren. Përmirësimet në Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor
dhe në përpjekjet e shtuara për konsultime me publikun do ta lehtësonin ndikimin e
investimeve qeveritare në fushën e energjisë, minierave dhe infrastrukturës.
DIMENSIONI NJEREZOR
 Më 23 qershor 2013, zgjedhësit shqiptarë morën pjesë aktivisht në zgjedhjet për Kuvendin 140-
vendësh. Në zgjedhje garuan gjashtëdhjetë e gjashtë parti politike dhe dy kandidatë të pavarur. Me
përjashtim të një incidenti vdekjeprurës, në afërsi të një qendre votimi në qarkun e Lezhës, dita e
zgjedhjeve ishte, në përgjithësi, e qetë dhe e rregullt. Numërimi i fletëve të
 votimit u përmbyll brenda një kohe dukshëm më të shkurtër se në zgjedhjet e mëparshme, por,
prapëseprapë, tej afatit ligjor. Ndonëse procesi i ankimeve dhe apelimeve u zgjat në nivelin e
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai u zhvillua brenda afateve ligjore në nivelin e Kolegjit
Zgjedhor. Rezultatet e zgjedhjeve u shpallën zyrtarisht nga KQZ-ja më 6 gusht: koalicioni i majtë, i
udhëhequr nga Partia Socialiste, fitoi 83 vende në parlament, ndërsa koalicioni i djathtë, i udhëhequr
nga Partia Demokratike, fitoi 57 vende. Ligji i medias, i cili rrinte pezull prej shtatë vjetësh, u kalua,
më në fund, nga parlamenti, në mars 2013. Rekomandimet e Prezencës për të depolitizuar organin e
mbikëqyrjes së medias audiovizive dhe transmetuesin publik, fatkeqësisht, nuk u morën parasysh,
duke krijuar kështu rrezikun që të dyja institucionet të bëhen vegla politike të shumicës qeverisëse,
sikurse vuri në dukje edhe Përfaqësuesja e Lirisë së Medias, fill para miratimit të ligjit.
 Situata e barazisë gjinore u përmirësua gjatë vitit të shkuar. Qeveria e re ka bërë një përpjekje të
veçantë në këtë drejtim: nga 20 ministrat aktualë, gjashtë janë gra. Në parlament ka tani 25
deputete (18%) dhe kjo shifër pritet të rritet kur ministrat të heqin dorë nga mandati dhe të
zëvendësohen nga kandidate të listave të partive.
 Shoqëria civile qe aktive në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Dy koalicione
organizatash të shoqërisë civile vëzhguan procesin zgjedhor në afatin e gjatë dhe të shkurtër dhe
prodhuan raporte dhe rekomandime të vlefshme, përfshirë ato për pjesëmarrjen e zgjedhësve me
aftësi të kufizuara. Megjithatë, kapaciteti i shoqërisë civile është përgjithësisht disi i ulët,
veçanërisht në zonat rurale dhe ka nevojë për mbështetje të mëtejshme, për të qenë në gjendje të
përmbushë rolin e saj si partnere strategjike e qeverisë në vendimmarrje. Riintegrimi i plotë në
shoqëri i ish-të përndjekurve politikë mbetet shqetësim. Në kuadër të qëllimit të përgjithshëm të
edukimit për të drejtat e njeriut, Prezenca organizoi takime mes studentëve dhe ish-të përndjekurve
politikë, në katër universitete. Takimet u përqendruan në rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve
lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
VËSHTRIM DREJT SË ARDHMES
 Publiku shqiptar ka tani pritshmëri të mëdha, veçanërisht për standardet
demokratike, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik. Qeveria e re ka paraqitur
një program ambicioz për t’i realizuar këto pritshmëri dhe Prezenca është tashmë
aktive në ofrimin e ekspertizës dhe të mbështetjes praktike, në veprimtaritë që janë
plot sfida të vështira dhe interesa të gërshetuar. Kontributi konstruktiv i opozitës
është i domosdoshëm për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë shqiptare dhe
Prezenca do të vijojë të jetë në kontakt të baraspeshuar dhe të ngushtë me të gjithë
aktorët politikë, si dhe do të vijojë të punojë me të gjitha palët për të zhvilluar më tej
kapacitetet eSfidat që mbeten për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin e
mëtejshëm ndërkombëtar janë të brendshme, në mendësi dhe në funksionim: trajta e
ardhshme e vendit, shpejtësia, efikasiteti dhe qëndrueshmëria e reformave varen
shumë nga vullneti dhe përkushtimi i të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri. Sikurse
tregon vizioni dhe strategjia e saj, Prezenca e
 OSBE-së në Shqipëri u ofron institucioneve dhe qytetarëve të vendit partneritetin e
saj të sinqertë – jo ndërhyrje, por një përkushtim të çiltër e të drejtuar nga rezultatet,
në fusha të përzgjedhura ku ajo ofron kontribut të spikatur që plotëson atë të
partnerëve – për t’I ndihmuar në përmbushjen e aspiratave të tyre të vyera.
REFUZIMI I STATUSIT HEREN E KALUAR Refuzimi ishte një rezultat i pritshëm. “Po ta përmbledhim me pak fjalë, megjithë hyrjen në NATO, liberalizimin e
vizave, vendi ka një imazh ku korrupsioni është ulur këmbëkryq. Kjo është pjesa kryesore ku na kërkohet më shumë
punë. Me sa duket, qeveria e re nuk pati shumë kohë, pavarësisht sinjaleve të dhëna, por kjo nuk është vetëm puna e
qeverisë. Opozita ka rolin e saj në hallkat e tjera të sistemit gjyqësor, prokuroria e cila duhet të veprojë në mënyrë të
pavarur. Mendoj që si vjet ashtu edhe sivjet, Brukseli për të na dhënë një status për të kaluar në hapjen e radhës, nuk
kërkon ndëshkim të zyrtarëve të lartë për të treguar që po fillojmë. Korrupsioni nuk luftohet në 1-2 vite por duhet ta
fillojmë diku”.
Ministri Bushati tha: Nuk kemi të bëjmë me refuzim, pavarësisht se nuk u kurorëzon përpjekjet tona për të marrë
statusin, por kemi të bëjmë me një shtyrje, kur Këshilli i Ministrave lë të qartë qershorin si një mundësi për një
vendimmarrje. Nuk mund të thuhet që nuk janë bërë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim, sidomos me reformat në ato
fusha ku nuk ka patur tregues konkretë nga qeverisjet e mëparëshme, por edhe në ato fusha ku ka patur reforma dhe
ku ka qenë i nevojshëm konsolidimi i arritjeve dhe ne e kemi thënë shpesh që ky proces nuk ka nisur me ne dhe nuk do
mbarojë me ne. Ne ndërtojmë mbi arritjet e qeverive të mëparëshme, që nga ’91 dhe në këtë drejtim është e
rëndësishem të theksohet që për Shqipërinë nuk ka kushte të reja. Vendet anëtare në një shumicë të qartë kanë qenë
për t’i dhënë Shqipërisë statusin si një sinjal inkurajomi dhe sinjal që besueshmëria është kriteri thelbësor mbi të cilat
bazohet zgjerimi sepse mos të harrojmë që vjet KE propozoi një status të kushtëzuar, ku u vendosën një masë kushtesh
që Shqipëria duhet të përmbushte, dhe Këshilli i Ministrave dhjetorin e 2012-ës, me po të njëjtat vende anëtare vendosi
për këtë përqasje që Shqipëria duhet të plotësonte këto kushte, së bashku me procesin zgjedhor që konsiderohej si një
test për maturinë politike të Shqipërisë dhe në momentin që Shqipëria do të përmbushte këto atëherë sërish BE do të
akordonte statusin e vendit kandidat. Jemi në kushtet kur BE ka kërkuar shtyrjen sepse vendimi i Këshillit të
Ministrave është një vendim politik që kërkon unanimitet të plotë. Sa i përket detyrave tona besoj që kemi qenë në
sintoni të plotë me shërbimet e Komisionit, me të gjitha proceset që kanë nisur edhe në nivelin e dialogut të lartë mes
Shqipërisë dhe BE-së dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe sa i përket kontakteve dhe takimeve me pjesën kryesore më
vendimmarrëse të BE-së. Nëse gjatë këtyre 3 muajve do të më duhet të bëj një bilanc, e kam të vështirë të gjej një
Ministër të Jashtëm të një prej vendeve anëtare të BE-së që nuk e kam takuar për këtë cështje, e kam të vështirë të gjej
një Ministër të Punëve të Jashtme që nuk kam telefonuar dhe nuk kam punuar për këtë cështje dhe e kam të vështirë që
të gjej një ambasadë tonën që nuk ka qenë e angazhuar për të përcjellë këtë mesazh të qeverisë shqiptare dhe të klasës
politike dhe në cdo takim jemi përpjekur për të përfaqësues Shqipërinë dhe jo thjesht qeverinë. Pavarësisht ndarjeve
dhe debateve të thella që kemi në Shqipëri, cështja e statusit të vendit kandidat do të ishte sinjali më i drejtë, më i qartë
për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe për shqiptarët që jetojnë në rajon sepse nuk do të krijonte përshtypjen e linjave të
reja ndarëse që me keqardhje kam vënë re që të paktën një pjesë e opinionit publik.
Aspekte pozitive e negative. Çlirimi prej këtij kompleksi, ndoshta, mund të shërbejë për një përafrim më të drejtë të vetë
procesit të integrimit evropian, për të mirat dhe të këqijat, aspektet pozitive e negative, që e
shoqërojnë atë. Në radhë të parë, si hallkë e rëndësishme e këtij procesi është lëvizja e lirë
(e arritur tashmë), përfshirë mundësitë e reja të shkollimit, kualifikimit, punësimit, etj. Po aq
të rëndësishme, sidomos pas anëtarësimit në Eurozonë, janë, me gjithë tronditjet e fundit,
monedha e përbashkët, kooperimi ekonomik, partneriteti e solidariteti midis vendeve
anëtare, mundësia për mbështetje financiare në sektorë parësorë, shndërrimi i identitetit të
qytetarit, p.sh., nga ai thjesht shqiptar në atë të shqiptar-evropian, shtrirja e përkatësisë së
tij në një komunitet më të fuqishëm e hapësirë shumë më të gjerë (P.sh., gjatë krizës së
Kosovës, bashkëpunimi me NATO-n e bëri shumë më të mbrojtur hapësirën ajrore, detare e
tokësore të Shqipërisë). Akoma më i mbrojtur është qytetari i saj me anëtarësimin në NATO.
Edhe anëtarësimi në BE do t’i japë një shtysë të re të gjithanshme proceseve shqiptare
politike, institucionale, ekonomike e sociale, do ta bëjë Shqipërinë më të fuqishme, më
dinjitoze, më demokratike, dhe vetë qytetarin e saj më të lirë dhe të garantuar. Mbi të gjitha,
nëpërmjetintegrimit evropian realizohet dhe vetë-integrimi kombëtar.
 Por, nuk janë të pakta edhe aspektet negative. Midis tyre vlen të konsiderohen: problemi i
tregut, i varësive të shumanshme të tij, niveli ekonomik, stili i jetës e standardi i saj, raporti
prodhim/konsum, vetë prodhimi shqiptar dhe mbijetesa e bizneseve të lidhura me të (raporti i
mallrave shqiptare me ato të importit), etj. Kështu, p.sh., duke krahasuar përvojën e vendeve
të reja në BE dhe situatën aktuale shqiptare (në pritje të marrjes së statusit të vendit
kandidat), vihet re se tregu shqiptar dominohet nga mallra të një cilësie relativisht të ulët,
kurse për eksportet bujqësore shqiptare drejt BE-së kondicionet janë tepër të ashpra.
 Edhe për prodhimet e tjera apo shërbimet shqiptare ndeshen vështirësi të
ngjashme. Gjithashtu, në këtë proces integrues, çmimet po bëhen gjithnjë e më
të larta dhe jeta më e shtrenjtë; ndërkohë që rroga minimale është ende e ulët,
papunësia shqetësuese, situata kriminale e përkeqësuar, niveli i pensioneve
apo i asistencës sociale jashtë standardit. Mjaft nga shpresat e fillimit,
përfshirë dhe sloganin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, nuk janë
plotësuar ende, madje nuk pritet të plotësohen në një të ardhme të afërm.
Edhe mbrojtja e interesave të qytetarëve, përfshirë biznesin, nuk është
tërësisht e garantuar, pjesërisht prej politikës, qeverisjes (qendrore e vendore)
dhe administratës së saj; pjesërisht prej dobësive ligjore e abuzimeve etike të
gjyqësorit. Nga ana tjetër, nuk mund të mohohen projekte të shumta
infrastrukturore, rinovimi apo ndërtimi i shkollave me parametra bashkëkohorë,
modernizimi i teknologjive të mësimdhënies, përfshirë ato të informacionit,
kualifikimi, specializimi e bashkëpunimi në kuadër të projekteve komunitare e
atyre bilaterale, binjakëzimet e ndryshme në nivel prefekture, bashkie e
komune, etj.
 Pas vështirësive dhe zvarritjeve të shumta para ambasadave në marrjen e
vizave dhe një pritshmërie afro 20 vjeçare, qytetari shqiptar, jo vetëm u
lumturua prej liberalizimit të vizave, por dhe e respektoi në tërësi
vendimmarrjen europiane. Edhe në lidhje me anëtarësimin në BE, ai i gëzohet
këtij procesi, por jo me emocionet e mëparshme. Madje, sado i zhgënjyer, ai po
e lexon më saktë kohën, duke e kuptuar më mirë “diplomacinë” tradicionale
evropiane. Ndërkohë, pavarësisht pakënaqësisë së shprehur, vendimmarrja në
BE pritet të jetë më pak hezituese, pa “paragjykime” brenda strukturave të saj.
Por, edhe detyrat e shtëpisë duhet të kuptohen më mirë duke u shndërruar në
një pjesë thelbësore të ndërgjegjes institucionale, politike e shoqërore, e vetë
përgjegjësisë qytetare. Në të vërtetë, përplasjet e fundit midis forcave politike
shqiptare, midis drejtuesve kryesorë, sidomos të institucioneve kryesore, po
shpalosin krejt të kundërtën, u shërbejnë “hapur” keqdashësve të shqiptarëve.
Aq më tepër që ndeshen tentativa, kategorizime e emetime propaganduese për
ndarje lindje-perëndim, sipas trashëgimisë e mendësisë individuale e kolektive.
Shqiperia ime europiane
Shqiperia eshte nje nga ato pak vende ku hodhi rrenjet dhe u
rrit komunizmi me I eger dhe me I pa meshirshem, I cili e
izolj vendin tone per 50 vite me rradh nga pjesa tjeter e
botes ,nje bot e cila ecte me hapa te shpejta me plane te
menduara mir per tu rimekembur pas shkaterrimit qe I solli
lufta Shtetet e tjera po bashkoheshin per te ecur perpara
dhe per te rimekembur ekonomit e tyre , ndersa ne ndoqem
rrugen e vetizolimit duke pasur mardhenie vetem me pak
vende por nuk vonoi dhe ne e prishem krushqin me to duke
mbetur te vetem edhe pse jemi nje udhekryq ne mes te
ballkanit Perafersisht ne vite ,ne u vendosem nen pushtetin
e rregjimit komunist nderkoh qe jasht kufijve tan po hidhte
themelet nje organizat e cila sot paraqitet si nje super shtet
nje bashkim I fuqishem europian .Si cdo perrall edhe kjo e
jona pati nje fund te lumtur dhe pas shum vitesh arritem te
shihnim pertej kufijeve. Menj! eher pas rrezimit te
komunizmit filluam te hidhnim grepat ‘’drejt keaj organizate
te fuqishme duke pritur te kapnim ndonje gje.
 .Mardheniet e para diplomatike te Shqiperis me Bashkimin Europian u vendsen ne vitin 1991por
ngjarja me me rendesi per ne ne keto vite u shenua ne 11 maj 1992 me nenshkrimin e Marrveshjes se
Tregetis dhe Bashkpunimit e cila hyri ne fuqi ne 1 dhjetor 1992 kjo marrveshje I krijoi mundesin
Shqiperis qe te perfitoj nga fondet e programit PHARE ne kuadrin e ketij program ne periudhen viteve
1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë llogaritet në rreth 511 milionë euro, një pjesë
e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e
administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për investime në
infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoq&eum! l;ror, në administratën publike dhe në
zhvillimin rajonal. Ne vitin 1996,Shqiperia ishte pran nenshkrimit te nje marrveshjeje te re
kontraktuale me BE-ne ,e cila do ti hapte rrugen per nje marrveshje klasike asocimi, por si
gjithmon,fati I keq dhe me teper eturia per pushtet e politikanve tane ,ben qe te ndodh dicka dhe
mardheniet e Shqiperis me Bashkimin Europian do te zbehen, ishin pikerisht zgjedhjet e kontestuara
te majit te 1996 si dhe kriza financiare e sociale qe pesoi ne fillimet e vitit 1997 nga renia e skemave
piramidale ,ato qe sollen deshtimin e c do inisiative ne kete drejtim. Rruga e Shqiperis drejt
Bashkimt Europian filloi te merrte te tatpjeta, keto ngjare por dhe ngjarje te tjera ne vende te
ndryshme te rajonit ben qe ne ne vitin 1996 Bashkimi E! uropian te adoptonte per vendet e Ballkanit
politiken e quajtur REGIONAL APPROACH .Keshilli I Ceshtjeve te Pergjithshme ,ne kete koh,
percaktonte nje ser kushtsh politike dhe ekonomike qe vendet e Ballkanit duhet te plotesonin, per te
zhvilluar dhe forcuar mardheniet e tyre me BE-ne .Kritere qe kishin te benin me: 1.Respektimin e
parimeve demokratike . 2.Lirit dhe te drejtat e njeriut. 3.Ndertimin, respektimin dhe forcimin e shtetit
te se drejtes 4.Mbrojtjen e minoriteteve . 5.Zhvillimin e ekonomis se tregut . 6.Bashkpunimin rajonal.
Kushte te cilat ne nje pamje te pare ende pas kaq shume vitesh nuk jane plotesuar, Shqiperia ka
ngelur ne vend ku parimet demokratike , ne shum raste nuk gjejn zbatim, ku lirit dhe te drejtat e
njeriut shpesh neperkemben, ku shteti I se drejtes eshte I zhdrejt, ku minoritetet nuk mbrohen po
nxirren ne mes te 4 rrugeve ,dhe ku ekonomia eshte si mos me keq nje varferi qe po na shkon der ne
palc. Bashkimi Europian vazhdoi perseri te gjente forma dhe menyra te tjera per te pershpejtuar
integrimin e Europes Jug-Lindore ne strukturat e BE-se .Ne maj te 1999, Bashkimi Europian miratoi
nje iniciativ te re per 5 vende te Ballkanit :Shqiperia ish-Republika e Maqedonis Kroacia, Bosnje
Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave,te quajtur Procesi I Stabilizim – Asocimit. Kjo
marrveshje ka si qellim ; te ndihmoj Shqiperine ne permbushjen e kushteve qe I duhen per te hyr ne
BE.. Ajo e ve theksin ne stabilizimin e situates ne vendet perkatese, per te arritur me tej ne
vendosjen e nje marredhenieje speciale me Bashkimin europian dhe, ajo nxit përqafimin e vlerave
themelore të Bashkimit Europian nga vendet e Ballkanit Perendimor, si demokracia dhe shteti ligjor,
mbrojtja e të drejtave te njeriut dhe respektimi i pakicave kombetare, ekonomia e tregut dhe
drejtesia sociale. Po ashtu, kjo marreveshje synon te nxite edhe zhvillimin ekonomik te vendit, e
mbeshtetur paralelisht nga programe ndihmash te hartuara per te ndihmuar keto vende te
permbushin detyrimet e marreveshjes.

More Related Content

What's hot

Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeArlinda
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor HygoAldrin Pashku
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeXhuLia Muca
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiSindi Ramadani
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreJuljan Tahiri
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 

What's hot (20)

Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
Zbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografikeZbulimet gjeografike
Zbulimet gjeografike
 
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor HygoProjekt "Letersi": Katedralja e Parisit  - Viktor Hygo
Projekt "Letersi": Katedralja e Parisit - Viktor Hygo
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
Veriu i shqiperise
Veriu i shqiperiseVeriu i shqiperise
Veriu i shqiperise
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Berati, Albania
Berati, AlbaniaBerati, Albania
Berati, Albania
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Rajoni Verilindor
Rajoni VerilindorRajoni Verilindor
Rajoni Verilindor
 
Iluminizmi
IluminizmiIluminizmi
Iluminizmi
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotami
 
Sinjalistika Rrugore
Sinjalistika RrugoreSinjalistika Rrugore
Sinjalistika Rrugore
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 

Similar to rrugetimi i shqiperise ne be

vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmekoralda
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaAn An
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)Eris Todri
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajAsewqs Kiaq
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeArlinda
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.Marjan Dodaj
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilikaEduart Mucaj
 
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...UNESCO Venice Office
 

Similar to rrugetimi i shqiperise ne be (20)

vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Veprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisaVeprimtari praktike 1 anisa
Veprimtari praktike 1 anisa
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Iliret Ardit Rexhmataj
Iliret  Ardit RexhmatajIliret  Ardit Rexhmataj
Iliret Ardit Rexhmataj
 
shqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqishqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqi
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
I ♥ SHQIPËRIA (ALBANIA)
 
Iliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i sajIliria dhe organizimi politik i saj
Iliria dhe organizimi politik i saj
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
MAQEDONIA
MAQEDONIAMAQEDONIA
MAQEDONIA
 
Anuuuuuuuuuuuuuuu
AnuuuuuuuuuuuuuuuAnuuuuuuuuuuuuuuu
Anuuuuuuuuuuuuuuu
 
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
NË BULLGARI - ARBANASI, ATY KU SHQIPJA RRON PREJ 500 VJETËSH.
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
 
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage ...
 
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!
 
Algita
AlgitaAlgita
Algita
 

rrugetimi i shqiperise ne be

  • 1. TEMA:Rrugetimi I Shqiperise ne Bashkimin Europian Punoi:Klerina Lamce Pranoi:Mesuesja e Lendes Klasa:VII Lenda: Gjeografi
  • 2. Qellimi: Te kemi ndjenjen e bashkepunimit me njeri-tjetrin. Te na thellohen dhe te na perforcohen njohurite dhe shprehite gjeografike te mesuara. Objektivat: 1-Te njohim rrugetimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian, 2-Te njohim historine e Shqiperise neper vite . 3-Te njohim rrugen e Shqiperise per te plotesuar hapat per te marre statusin kandidat per ne BE. 4-Te tregojme se disa vende Ballkanike ne radhe te pare Shqiperia ka nje histori te pasur te qyteterimit te tyre. 5-Te rendisim te gjitha karakteristikat kryesore te Shqiperise per rrugen e saj ne BE.
  • 3. HISTORIA E SHQIPERISE  Paleoliti  Gjurmët më të hershme njerëzore në territorin e Shqipërisë shfaqen në periudhën musteriane, që i përket Paleolitit të Mesëm (100 000 – 30 000 vjet më parë). Këto përfaqësohen nga vegla prej stralli të punuara mirë, me forma tipike musteriane, të cilat i kanë shërbyer njeriut primitiv për procese të ndryshme pune që lidheshin drejtpërdrejt me sigurimin e ushqimit të tij të përditshëm. Të tilla vegla, si prefëse, kruese, gërryese, etj., janë gjetur, deri më sot, në stacionin prehistorik të Xarrës në rrethin e Sarandës, në stacionin e Kryegjatës, në afërsi të Apollonisë (Fier) dhe në stacionin e Gajtanit në rrethin e Shkodrës. Nga format dhe përmasat e tyre të vogla këto vegla ngjasojnë mjaft me veglat e strallit të zbuluara në depozitimet musteriane të krahinave fqinje të Greqisë Veriore, të Thesalisë, të Malit të Zi etj.  Neoliti  Janë zbuluar e gërmuar një numër i madh vendbanimesh neolitike me shtrirje gati në tërë territorin e Shqipërisë, si në Maliq, Cakran, Vashtëmi, Burimas, Podgorie, Barç dhe në Dërsnik të rrethit të Korçës, në Kamnik të Kolonjës, në Blaz e Nezir të Matit, në Cakran të Fierit, në Burim, në Gradec e në Cetush të Dibrës, në Kolsh të Kukësit, në Rrajcë e në Rashtan të Librazhdit e nga gjetje të rastit në pika të tjera. Më mirë është njohur e studiuar pellgu i Korçës, i cili gjatë epokës parahistorike ka pasur kushte shumë të mira gjeo-klimatike. Jeta në Shqipëri gjatë neolitit u zhvillua në kushte shumë të përshtatshme natyrore. Klima e ftohtë dhe e lagësht e paleolitit, e cila kishte filluar që në mezolit ia la vendin një klime më të butë, që kishte pak a shumë karakterin e klimës së sotme. Si rrjedhim edhe flora e fauna thuajse nuk ndryshojnë prej asaj të ditëve tona.
  • 4. Epoka e bronzit në Shqipëri përfshin mijëvjeçarin e tretë dhe gjithë mijëvjeçarin e dytë p.e.s., e deri në fundin e shek. XII p.e.s. Ajo njihet prej të dhënave të fituara nga shtresat e kulturës së bronzit në vendbanimet e Maliqit, të Trenit e të Sovjanit në pellgun e Korçës, nga shtresa e parë e vendbanimit të Gajtanit në afërsi të Shkodrës, nga gjetjet në shpellën e Nezirit dhe nga vendbanimi i Badherës e kalaja e Kalivosë në rrethin e Sarandës. Gjithashtu njihet nga varrezat tumulare në Mat, në Kukës, në Barç (Korçë), në Pazhok (Elbasan), në Divjakë (Lushnjë), në Patos (Fier), në Vajzë e Dukat (Vlorë), në Piskovë (Përmet), nga tumat në luginën e Dropullit, nga tuma e Bajkajt (Sarandë) e nga depo e gjetje të rastit të zbuluara buzë liqeneve të Shkodrës, të Pogradecit, të Prespës etj.Këto të dhëna dëshmojnë se territori i Shqipërisë gjatë kësaj epoke ka qenë i populluar gjerësisht, që nga zonat e tij të ulëta fushore e deri në krahinat e brendshme dhe të vështira malore. Njerëzit banonin kryesisht në vendbanime të hapura. Në një masë më të kufizuar janë shfrytëzuar dhe shpellat, ashtu siç kanë vazhduar të jenë në përdorim edhe palafitet, siç tregojnë gërmimet e viteve të fundit në vendbanimin palafit të Sovjanit. Nga fundi i kësaj epoke lindin edhe vendbanimet e para të fortifikuara, të cilat rrethohen me mure gurësh të palatuar e të lidhur në të thatë apo me ledhe e hunj. Një pjesë e mirë e vendbanimeve të këtij lloji, si kalaja e Gajtanit, qyteza e Margëlliçit (Fier) etj., që do të marrin zhvillim të plotë dhe do të bëhen karakteristike për epokën pasuese, atë të hekurit, e kanë origjinën e vet në këtë periudhë.Banesat kanë qenë kasolle, që ndërtoheshin me lëndë drusore, kallama e kashtë. Ato janë njëkthinëshe zakonisht me planimetri katërkëndëshe, por duket se ka qenë në përdorim edhe tipi me bazë të rrumbullakët e trup konik. Dyshemetë kanë qenë të shtruara me baltë të ngjeshur e të rrahur, kurse muret të thurura me thupra e të lyera me baltë të përzier me byk. Në mes kishin nga një vatër të rrumbullakët; ka raste kur këtë e gjejmë të vendosur anash në formën e një korite që nuk njihet në banesat neolitike. Vlen të përmendim një kompleks banesash të bronzit të vonë të zbuluara në kalanë e Badherës, të cilat kanë formë katërkëndëshe ose rrethore të ndërtuara me një xokolaturë gurësh, mbi të cilën ngriheshin paretet dhe çatia prej materiali të lehtë.
  • 5. Burimet historike dëshmojnë se në epokën e hekurit territori i Shqipërisë banohej nga ilirët, një nga popullsitë e mëdha të Evropës së atëhershme, që shtrihej në gjithë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Rreth fundit të shekullit XII ose fillimit të shekullit XI para erës sonë në territorin e tyre shfaqen për të parën herë objekte prej hekuri. Futja në përdorim e këtij materiali të ri, që i dha emrin epokës shënon, edhe për ilirët nismën e një periudhe të re historike. Hekuri kishte cilësi të pakrahasueshme ndaj lëndëve të para të njohura deri atëherë për përgatitjen e veglave të punës dhe të armëve. Si i tillë, ai çoi në rritjen e rendimentit në sfera të ndryshme të ekonomisë, në zhvillimin e mëtejshëm të këmbimit, në rritjen e pasurisë shoqërore, në thellimin e diferencimit shoqëror, në formimin e federatave fisnore si forma të organizimit politik. Në tërë përmbajtjen e vet kjo periudhë e historisë së ilirëve karakterizohet, kështu, nga shthurja e plotë e organizimit fisnor dhe nga përgatitja e kushteve për lindjen e skllavopronarisë dhe të shteteve skllavopronare ilire. Ky proces nuk u krye njëlloj në të gjithë territorin e gjerë ilir. Më shpejt përparuan popullsitë që banonin në ultësirën bregdetare dhe në luginat e pllajat me kushte më të mira natyrore, ndërsa më ngadalë ecnin fiset e zonave të thella e të varfra malore.
  • 6. SHQIPERIA NE PERANDORINE BIZANTINE SHEK.V-X  Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasi I, Justini I dhe perandori më i njohur i Bizantit Justiniani I.  Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461), Iliria vuajti bastisjet shkatërruese të visigotëve, hunëve dhe ostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë u derdhën nëpër Ballkan, u shfaqën Sllavët. Midis shekullit VI dhe VII ata u ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të asimilojnë fiset ilire pak a shumë ku ndodhet tani Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithatë, përfshi dhe Shqipërinë e sotme iu shmangën asimilimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare.  Me kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakët, bizantinët dhe kulturën sllave, fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një kalim nga popullata e vjetër ilire në shqiptare të re. Si rrjedhojë, nga shekulli i VII deri në atë të XI, emri Iliri i hapi rrugë emrit, në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografiPtolemeu i Aleksandrisë, të fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri u përhap duke përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht, Shqipëri (Albania). Zanafillat e kombit shqiptar duket ndodhën në atë kohë kur populli shqiptar vërejti se ata ndanin një truall të përbashkët, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët kanë përcaktuar se emri "Shqipëri" rrjedh nga ndajfolja "shqip", në kuptimin "qartë" (në kuptimin "flas qartë"; tek Buzuku: vjen me e thashunë shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin e vjetër Arbëri gjatë shekujve XVI dhe XVII. Hipoteza e prejardhjes nga emri "shqipe", ose "shqiponjë," pra "Shqipëri" - "toka e shqiponjës" është një hipotezë romantike, që nuk përputhet me realitetin shkencor.
  • 7. RILINDJA KOMBETARE  Nga mesi i shekullit të XIX-të Perandoria Osmane ishte në grahmat e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare, bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhën në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politik dhe atë kulturor. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohë të ndara ndër katër Vilajete: Vilajetin e Kosovës, Shkodrës,Manastirit dhe Janinës - në një shtet vetqeverisës nën kuadrin e Perandorisë Osmane. Së dyti, nisi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës shqiptare. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Maqedoni) dhe përshtatën dy alfabete kombëtarë. Të dy alfabetet bazoheshin në shkrimin latin, të cilët zëvendësuan alfabetet e tjera në përdorim në atë kohë, dhe që përfshinin alfabetin arab (për myslimanët), atë grek (për ortodoksët) dhe atë latin (për katolikët) që ishin deri në atë kohë në përdorim. Alfabeti që përdoret sot rëndom ndër shqiptarë është njeri prej alfabetëve zyrtarë të hartuar nga ky Kongres.  Lidhja Shqiptare e Prizrenit, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga Perandoria Osmane në vitin 1881. Qëllimi i fuqive evropiane ishte të pengonte krijimin e një shteti me shumicë absolute myslimane në zemër të Evropës. Fuqitë evropiane e justifikuan këtë presion me gjoja alarmimin e Portës së Lartë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Megjthkëtë, lidhja mbeti simbol i zgjimit dhe aspiratave kombëtare të shqiptareve të kudondodhur dhe idetë e qëllimet e saj ushqyen përpjekjet për pavarësi kombëtare të katër Vilajeteve shqiptare.  Kur Turqit e Rinj (Xhon Turqit), që kishin marrë pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre ndaj shqiptarëve për reforma administrative dhe njohjen e vetvendosjes (autonomisë) së Vilajteve shqiptare, shqipëtarët u hodhën në kryengritje të armatosur (1910-1912). Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqipërisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Perandorisë Osmane në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.  Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kuvend në Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Bej Vlora, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në administratën osmane. Më 28 nëntor 1912, kuvendi shpalli pavaresinë e Shtetit Shqiptar.
  • 8. PAVARSIA E SHQIPERISE(KRIJIMI I SHTETIT TE RI Pak kohë pas mundjes së osmanëve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro- Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi çështjet e ngritura nga lufta në Ballkan. Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra dakord të krijohej një shtet i pavarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk e njohën gjërësisht realitetin demografik dhe u dorëzuan serbëve Vilajetin e gjërë të Kosovës dhe në lindje pjesën më të madhe të Vilajetit të Manastirit, përfishi Shkupin, Ohrin, Manastirin, ndërsa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Vilajetit të Janinës, përfshirë vetë qytetin eJaninës dhe gjithë Çamërinë, njohur ndryshe si Epiri i Jugut me qendër në Lumin Thíamis. Këto cungime të trevave shqiptare iu shtuan atyre të aneksuara nga Mali i Zi të zonave të Ulqinit, Podgoricës, Kotorrit, Plavës dhe Gucisë.Shumëkush dyshoi nëse shteti i ri do të ishte funksional me pothuajse dy të tretat e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, duke qene se këto treva ishin nga më prodhimtaret në bujqësi dhe blegtori. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 30.000 banorë të deklaruar me kombësi greke u përfshi brenda kufijve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - rreth 20 përqind të popullsisë - si grekë, duke pretenduar se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë, pakicat greke, çame dhe kosovare mbeten temat më shqetësuese në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.Fuqitë e Mëdha i imponuan shtetit të ri shqiptar një princ gjerman, Wilhelm von Wied (Vilhelm Vid), si kusht për ekzistencën e tij. Vilhelmi Vidi mbërriti në Shqipëri në mars 1914. Mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saj si dhe mungesa e popullaritetit të tij ndër shqiptarë, përzier me ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi iLuftës së Parë Botërore, e detyruan atë të braktiste Shqipërinë vetëm gjashtë muaj më pas. Lufta që vijoi e zhyti vendin në një krizë të re ndërkaq që ushtritë e Austro- Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan gati gjithë territorin e shtetit shqiptar. Shteti shqiptar, i mbetur pa udhëheqje qendrore politike dhe ekonomike, për shkak të pushtimit të ri, e pllakosi vendin në kaos. Në Konferencën e Paqes së Parisit, 18 Janar 1919 - 21 Janar1920 zhvilluar pas Luftës së Parë Botërore, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson, i cili kundërshtoi planin e Britanisë, Francës dhe Italisë për ndarjen e Shqipërisë midis fqinjëve të saj, dhe sidomos nga delegacioni shqiptar që insistoi me forcë në ruajtjen e shtetit shqiptar.Një kongres kombëtar, u mbajt në Lushnjë më 28 Janar 1920, për të shpallur hapur konsolidimin e themeleve të shtetit shqiptar dhe për të hedhur bazat e qeverisë së re, akt ky nëpërmjet të cilit burrat e shtetit shqiptar e provuan veten të aftë për të qeverisur vendin në kundërshtim me pretendimet e fuqive të mëdha. Kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, zgjodhi Këshillin e Lartë prej katër anëtarësh [[Luigj Bumçi[[n, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Mihal Turtullin, emëroi qeverinë me kryeministër Sulejman Delvinën dhe zgjodhi Senatin. Si rezultat i përpjekjeve të shquara të patriotëve të kombit, në dhjetor 1920 Shqipëria, këtë herë me mbështetjen e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, duke fituar kështu për herë të parë njohjen ndërkombëtare si shtet vetëvendosës.
  • 9. Konsolidimi i shtetit shqiptarNë fillim të viteve 1920 shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike opoziatare. I pari, përbehej prej shtresës së bejlereve dhe pashallarëve të mëdhenj, pronarë të mëdhenj tokash, intelektualë të shkolluar jashtë vendit, iniciatorë të lëvizjes për bashkimin e Vilajeteve shqiptare dhe aktorë kryesorë politikë dhe ekonomikë në Shpalljen e Pavarësisë. Ndër ta numëroheshin Vlorajt, Vrionasit, Biçakçinjtë, Toptanasit, Vërlacët, Këlcyrajt, etj.. Ky grupim politik dhe ekonomik përfaqësonte forcat tradicionaliste shqiptare dhe synonte modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve Perëndimore, ndërkaq që orintimi i tyre politik qe thellësisht i djathtë. Në mes të tyre shquhej për ambicjen e tij dhe Ahmet Zogu, një pronar i vogël fisnor nga rrethi i Matit, i shkolluar në Stamboll dhe Austri.Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale (të majta) u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në JugosllaviGjithashtu, qeveria e Nolit nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombëtar në ndihmë të saj. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Si pasojë, qeveria e Nolit u konsideruar tepër e majtë dhe përfundimisht një eksperiment në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve qeveria e Nolit ra dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën zemërgjerë të Ushtrisë Jugosllave.Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I, Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit tronditi gjithë klasën politike shqiptare, përshi dhe Zogun.. Si rezultat, Zogu qe i suksesshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik, hapjen e shkollave fillore dhe të mesme.Këto reforma u interpretuan nga qarqe të ndryshme si skllavërim kombëtar pasi sigurimi i të ardhurave financiare për to dhe modeli i tyre ish kryesisht Italia. Financimet dhe traktatet e shumta që Zogu ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit shpesh u interpretuan si orvatje për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni Italiane. Ligjërisht Shqipëria e Zogut ish një monarki kushtetuese dhe parlamenti i Shqipërisë i përfaqësonte të dyja forcat kryesore politike, tradicionalistët e djathtë dhe progresitët e majtë.
  • 10. Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermanianaziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkëngjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqën nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisedhe Çamëria Greqisë.
  • 11. DIKTATURA Shteti i Diktaturës se proletariatit  Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtëzakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e sëmundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmorën një program radikal modernizimi që synonte pavarësinë sociale dhe ekonomike të Shqipërisë, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë më 1912.Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshatarëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobërPak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78).Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjithë bllokun komunist.Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin.. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar.
  • 12. Rënia e komunizmit Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve (Minoritetit) të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin. Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqërinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin e parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej fillimit të viteve 20-të. Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesëmarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsideruar përherë veten. Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj,OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë. Në 1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë.
  • 13. ANTARSIMI I SHQIPERISE NE ORGANIZATA TE NDRYSHME NDERKOMBETARE SHQIPERIA NE NATO Shqipëria në UNESCO  Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që nga Qershor 1992. Ajo përkrahu Iniciativën e Partneritetit për Paqe në Janar 1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 Shkurt 1994 duke u bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Me 22 Shtator 1994 paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentat e mësipërm përbënë bazën e hartimit të Programit Individual të Partneritetit për vitet 1995, 1996, 1997, Programet Individuale Speciale NATO - Shqipëri për vitet 1997- 2000.Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar që të përkrahë programet kryesore që burojnë nga rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e procesit të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale të FA. Prioritetet kryesore të mbrojtjes për 2002 do të fokusojnë në zhvillimin e një strategjie ushtarake kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më të vogël të FA, adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës, një sistem menaxhimi personeli dhe një sistem menaxhimi burimesh.Programi i Partneritetit Individual (IPP), i vitit 2002 synon tre çështje kryesore bashkëpunimi :Te ndihmojë Shqipërinë në ristrukturimin e FA të saj, nën kontrollin demokratik të autoritetit civil sipas planit afatgjate të implementimit,Te sigurojë përkrahjen në fusha të interesit të NATO-s dhe Shqipërisë,Ti japë më shumë përmbajtje marrëdhënieve me PfP në një afat kohor më të gjatë.Qëllimi kryesor për NATO-n dhe Shqipërinë në këtë IPP 2002 është që të arrihen rezultate konkrete me qellim që të demonstrohen efektet pozitive të PfP. Shqipëria ka marrë pjesë dhe në Procesin e Planifikim - Rishikimit që nga viti 1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53 Objektiva Partneriteti. Në Shkurt 2002 do të diskutojë për Paketën e Re të tyre.Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin e Veprimit për anëtarësim duke u bërë një nga 9 vendet aspirante për anëtarësim në Aleancë.  Në 1 Prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s.  Marrëdhëniet e vendit tonë me UNESCO-n janë afatgjata dhe të frytshme. Që prej anëtarësimit tonë në vitin 1958,fryma e bashkëpunimit ka qenë e frytshme dhe konstante, në katër fushat e kompetencës së Organizatës, përkatësisht arsim, shkencë, kulturë e komunikim.Në zbatim të Kushtetutës së UNESCO-s, vendi ynë ka krijuar në vitin 2000 Komisionin Kombëtar të UNESCO-s, me Kryetar Ministrin e Arsimit dhe Sekretar të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.Shqipëria është e pranishme në listat e ndryshme të UNESCO-s që promovojnë vlerat kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Konkretisht:  Në Listën e Trashëgimisë Botërore vendi ynë ka regjistruar Butrintin (1992), dhe Qendrat historike të Gjirokastrës (2005) dhe Beratit (2008).  Në Listën e Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore vendi ynë ka regjistruar Iso- Polifoninë (2005).  Në listën e Kujtesës së Botës vendi ynë ka regjistruar Kodikët e Purpurt të Beratit (2005).
  • 14. Shqipëria në IACA Shqipëria në ANEA  Akademia Ndërkombëtare për Anti Korrupsionin (IACA) është një organizatë e re ndërkombëtare me bazë në Laksenburg të Austrisë. Ky është institucioni i parë global i këtij lloji, që punon për tejkalimin e mangësive, në njohuri dhe praktikë, në fushën e anti- korrupsionit dhe për fuqizimin e profesionistëve të fushës për tu përballur me sfidat e së nesërmes. Akademia përqafon një qasje të re arsimore dhe kërkimore në fushën e anti-korrupsionit. Ajo ofron kurse të posaçme për profesionistë të fushës, programe akademike dhe ofron mbështetje teknike për një shumëllojshmërie të gjerë aktorësh. Me nismën e UNODC, Zyrës Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF), Republikës së Austrisë dhe aktorëve të tjerë, ajo u shndërrua në organizatë ndërkombëtare më 8 mars 2011. Deri më sot, në të janë anëtarësuar 64 shteteve dhe tre organizata ndërkombëtare. Shqipëria e ka nënshkruar marrëveshjen përkatëse më 20 shtator 2010 dhe e ka ratifikuar atë më datë 21 shtator 2011. Qeveria e Shqipërisë është e interesuar që të përfitojë sa më shumë nga përvoja e dhe mbështetja teknike e IACA.  Bordi i Guvernatorëve ka gjithsej 35 shtete anëtare, nga të cilat 10 janë të përhershëm (shtetet më të avancuara në teknologjinë bërthamore). Të tjerët zgjidhen nga Konferenca e Përgjithshme (KP) çdo dy vjet sipas kritereve gjeografike. Republika e Shqipërisë ushtroi mandatin e anëtarit të Bordit të Guvernatorëve të ANEA-s për periudhën dyvjeçare shtator 2007-shtator 2009. ANEA ka tre drejtime kryesore në veprimtarinë e saj: Mbrojtja nga rrezatimi e siguria e materialeve e impianteve bërthamore . Shkenca e teknologjia bërthamore . Inspektim-verifikimi bërthamor .Në vitin 2004 ANEA krijoi Programin për terapinë e kancerit që ndihmon shtetet për të ushtruar, zgjeruar e përmirësuar radioterapinë kundër kancerit.Bashkëpunimi i Shqipërisë me ANEA-n ka qenë i rëndësishëm dhe i suksesshëm. Prioritetet e Shqipërisë lidhen kryesisht me përdorimet e teknologjisë bërthamore në mjekësi për diagnostikimin e hershëm të sëmundjeve të ndryshme dhe mjekimin me rreze të kancerit, në mbrojtjen nga rrezatimi të punonjësve, pacientëve e mjedisit, të kontrollit e ndalimit të trafikut ilegal të lëndëve radioaktive e bërthamore. Shqipëria dhe ANEA kanë hartuar Programin kuadër kombëtar, i cili përbën strategjinë 6 vjeçare të bashkëpunimit teknik për periudhën 2012-2017, në fushën e mjekësisë, bujqësisë, mjedisit, dhe mbrojtjes e sigurisë bërthamore. Bashkëpunimi teknik me ANEA-n për ciklin 2012-2013 realizohet në tre projekte kombëtare dhe 23 projekte rajonale me vlerë të përgjithshme mbi 1 milion Euro. Për ciklin e ri 2014-2015 Shqipëria do të përfitojë projekte me vlerë mbi 2 milionë Euro.
  • 15. Shqipëria në CTBTO Shqipëria në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë  Komisioni Përgatitor i CTBTO-së dhe Sekretariati Teknik i Përkohshëm, qё ndihmon Komisionin pёr tё zbatuar detyrat e tij. Komisioni Përgatitor u krijua në vitin 1996 dhe Shqipëria është anëtare e tij që prej atij viti. Shqipëria ka ratifikuar Traktatin në vitin 2003 dhe i bashkohet thirrjeve të Bashkësisë Ndërkombëtare për hyrjen në fuqi sa më parë të tij. Instituti i Gjeoshkencave në Universitetin Politeknik të Tiranës bashkëpunon me CTBTO-n në Projektin e Aftësimit të Qendrës Kombëtare të të Dhënave.  ONF-ja ka si synim të kontribuojë në përmirësimin e jetës së popujve duke i ndihmuar që të kthehen në aktorë të zhvillimit të tyre. Ajo u jep vendeve anëtare mbështetje në përpunimin dhe konsolidimin e politikave dhe zhvillon aksionin e saj të politikës ndërkombëtare dhe bashkëpunimit shumëpalësh, në përputhje me 4 misionet e mëdha:  Promovimi i gjuhës frënge dhe i larmisë kulturore dhe gjuhësore;  Promovimi i paqes, demokracisë dhe të drejtave të njeriut;  Mbështetja e arsimit në të gjitha stadet, formimit dhe kërkimit;  forcimi i bashkëpunimit në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm.  Një vëmendje e veçantë i kushtohet të rinjve dhe grave, si dhe aksesit në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në të gjitha aksionet e ONF- së.  ONF-ja është themeluar në vitin 1997, në fillim me emrin Agjencia Ndërqeveritare e Frankofonisë. Ajo ka pasur Agjencinë e bashkëpunimit Kulturor dhe Teknik, të krijuar më 1970.  Shqipëria është anëtarësuar në ONF-në në vitin 1997, me statusin e vëzhguesit dhe në vitin 1999 është pranuar si anëtare me të drejta të plota.
  • 16. Shqipëria në UNAOC Aleanca e Qytetërimeve e Kombeve të Bashkuara (UNAOC) është një nismë e propozuar nga Kryeministri i atëhershëm spanoll, Jose Luis rodriguez Zapatero, në sesionin e 59të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të bashkuara në vitin 2005, me mbështetjen e Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan. Kjo nismë synon të nxisë aksonin ndërkombëtar kundër ekstremizmit nëpërmjet forcimit të dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërkulturor dhe ndërfetar. Aleanca i kushton një vëmendje të veçantë shkrirjes së tensioneve mes Perëndimit dhe botës islamike. Media, rinia, arsimi, emigracioni dhe integrimi janë fushat kryesore ku përqendrohet aktiviteti i saj.
  • 17. ROLI I SHQIPERISE NE PROBLEMET BALLKANIKE Me gjithë zigzaget e tranzicionit, shqiptarët, në të gjithë hapësirën e tyre kombëtare, në ndërveprim me NATO, BE dhe SHBA, po ecin të sigurt në rrugën e vendosjes së themeleve të sigurisë njerëzore. Paralelisht me të, Shqipëria, nga ana saj, po jep kontributin e saj modest në Bosnjë, Afganistan, Irak etj. Madje, ajo nga një konsumator sigurie është shndërruar aktualisht në një prodhues sigurie në rajon. Roli i saj paqedashës e stabilizues aty është i rëndësishëm edhe për arsyet e mëposhtme: 1. Përhapja rajonale e popullsisë shqiptare dhe zëri i rëndësishëm i Shqipërisë në popullsinë shqiptare jashtë kufijve të Shqipërisë. 2. Pozicioni gjeopolitik i Shqipërisë si një portë midis detit Adriatik dhe Gadishullit të Ballkanit, që kanalizon e lehtëson daljen e Kosovës dhe Maqedonisë në detin Adriatik. 3. Modeli shumë pozitiv i bashkekzistencës fetare e etnike që ka zhvilluar historikisht populli shqiptar nëpërmjet solidaritetit e respektit ndaj grupeve fetare e etnike. Bile, ky model është një kontribut tradicional, sa historik, po aq aktual në plotësimin e parametrave të domosdoshëm të zhvillimit demokratik e garantimit të sigurisë njerëzore, brenda sigurisë rajonale e globale. Mbështetja e plotë dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë në koalicionin botëror kundër terrorizmit dhe materializimi hap pas hapi i objektivave të zhvillimit demokratik e sigurisë njerëzore mbeten sot elemente shumë të rëndësishme të kompaktësimit të mëtejshëm të bashkësisë shqiptare. Gjithashtu, shqiptarët, duke pasur një qëndrim të njehsuar si komb, e kanë bërë krejtësisht të qartë se integrimi në BE (pas anëtarësimit edhe të hapësirave të tjera shqiptare në NATO), mbeten dëshira e vullneti, ëndrra, vullneti i tyre, një epërsi absolute e politikës kombëtare. Gjithashtu, pavarësisht problemeve të diferencuara e specifike që kanë shqiptarët në territoret e tyre autoktone, duket tashmë qartë se me faktorin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në zona të tjera të rajonit e kudo në diasporë, përfshirë dhe bashkësinë çame, në kushtet e reja të hapjes dhe zhvillimeve përfshirëse e ndërvepruese, nuk mund të luhet më. Dhe ky proces është sa emancipues e sovran, po aq solidar dhe i ndërvarur. Kush nuk e kupton apo e pengon këtë, nuk punon për të ardhmen e tij, të familjes e popullit të vet.
  • 18. Aq më tepër që vetë kombi shqiptar, pas një viktimizimi të gjatë dhe “pagesës” krejtësisht të padrejtë në “kompromiset e të mëdhenjve”, përfshirë dhe ato në Konferencën e Londrës e Kongresin e Berlinit, është sot shumë më i ndërgjegjësuar se kurrë. Por dhe është kuptuar tashmë nga të gjithë shqiptarët që, krahas lirisë, sigurisë e progresit ekonomiko-shoqëror, në perspektivën e anëtarësimit në BE, ata do të arrijnë të realizojnë e konkretizojnë aspiratën e tyre integruese e vetintegruese. Mbetet që një thelb i tillë të kuptohet edhe në qendrat vendimmarrëse të politikës ndërkombëtare. Sepse proceset historiko- shoqërore, si më të komplikuarat nga përmbajtja, forma e përfshirja, janë vetëm të pakthyeshme. Dhe sot kjo pakthyeshmëri është në favorin tonë. Në shërbim e funksion të saj, krahas integrimit, është dhe bashkëveprimi e unifikimi në të gjithë hapësirën shqiptare. Brenda kësaj optike është dhe marrja e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, status që e meriton kombi shqiptar në prag të 102-vjetorit të pavarësisë.
  • 19. "Shqipëria është dhe do të mbetet një faktor sigurie për rajonin dhe më gjerë. Kur flasim për këtë rol të Shqipërisë, flasim për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, për këtë pjesë vitale të rajonit, që po ecën pa mëdyshje në rrugën e transformimit dhe të demokratizimit të shoqërive, të institucioneve ku përfaqësohen shqiptarët në nivel kombëtar apo rajonal". Sipas ministres Kodheli, ka një vullnet të fuqishëm politik që ky rol të forcohet në të mirë të të gjithë rajonit, sepse bashkëpunimi rajonal është një shtyllë kryesore e politikave të mbrojtjes. Një rol të veçantë, pavarësisht vonesave aktuale, do të marrë dhe kooperimi energjetik, deri unifikimi i tij nëpërmjet shumëllojshmërisë dhe plotësisë binomiale: hidro – termo. Një rëndësi më të madhe duhet të marrë shkollimi i përafërt, pse jo dhe i njëjtë në sistemin publik, në nivelin parauniversitar e universitar, me programe e botime të përbashkëta, shkëmbime pedagogësh, praktika e vizita të ndërsjella, veprimtari shkencore në fushën e mësimdhënies, veprimtari akademike, projekte kërkimore-shkencore. Më tepër përkrahje kërkohet nga strukturat publike dhe mjedisi privat për veprimtari letrare, aktivitete kulturore, festivale, shfaqje të ndryshme, panaire librash, veprimtari sportive, prodhim filmash dokumentarë e artistikë shqiptarë me fonde të përbashkëta etj. Shpresojme se gradualisht do të rritet kooperimi, deri unifikimi i mjaft shërbimeve, në bazë materiale e ekspertizë, përfshirë dhe analiza e shërbime të ndryshme laboratorike (mjedisore, shëndetësore, radiologjike, kriminalistike etj.). Edhe pse nuk mungojnë arritjet, një vëmendje më të madhe kërkon media e shkruar dhe elektronike, krahas rritjes së bashkëveprimit midis gazetarëve, gazetave, stacioneve radio e televizive në transmetimin e cilësinë e informacionit dhe verifikimit të tij. Edhe shoqëria civile, duke tejkaluar barrierat e deritanishme, do të sintetizojë më tej maturi, kohezion e organizim gjithëshqiptar në fusha të ndryshme, përfshirë dhe përshtatjet e domosdoshme sipas kornizës ligjore europiane. E kështu, më tej… Vetëm kështu ne do të realizojmë me dinjitet e vlera ëndrrën tonë europiane. Jo thjesht si përkatësi gjeopolitike dhe historike-kulturore, por dhe si sistem politik demokratik, si integrim e vetintegrim kombëtar…
  • 20. MARVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT MSA  MSA hyri në fuqi me 1 prill 2009, pas ratifikimit të saj nga 25 vendet anëtare të BE-së, të cilat ishin pjesë e BE-së në momentin e nënshkrimit te MSA-se, si dhe miratimin e saj nga Parlamenti shqiptar . Procesi i ratifikimit u krye në më pak se 3 vjet dhe u finalizua me ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti Grek ne 15 Janar 2009, duke i hapur kështu rrugën Shqipërisë drejt aplikimit ne BE per marrjen e statusit te vendit kandidat;  Ndërkohë në pritje të përfundimit të procesit te ratifikimit te MSA-së, me procedura të përshpejtuara hyri në fuqi me 1 dhjetori 2006, Marrëveshja e Përkohshme, e cila lidhet vetëm me provizionet tregtare.  Lidhur me historikun mbi MSA, deri në momentin e hyrjes së saj në fuqi, nënvizojmë këto momente:  · 12 qershor 2006 , në Luksemburg, u nënshkrua teksti i plotë i marrëveshjes për 135 nenet, 5 anekset dhe 6 protokollet e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe i Marrëveshjes së Përkohshme ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për Tregtinë dhe Bashkëpunimin Tregtar. Kuadri i përgjithshëm i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit përbëhet nga katër shtylla:dialogu politik dhe bashkëpunimi rajonal, dispozitat tregtare lidhur me liberalizimin progresiv të këmbimeve deri në vendosjen e një zone tregtie të lirë midis palëve, liritë komunitare, dhe së fundi bashkëpunimi në fushat prioritare sidomos në fushën e drejtësisë dhe çështjeve të brendshme.  · Procesi i negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ka filluar në janar 2003 dhe është përmbyllur në dhjetor 2005.  Lidhur me monitorimin për zbatimin e MSA-së , organizohen raportime periodike nëpërmjet takimeve të përbashkëta Shqipëri – BE, sipas 7 nënkomiteteve.
  • 21. KUSHTET QE DUHET TE PLOTESOJE SHQIPERIA PER TE MARRE STATUSIN KANDIDAT NE BE  Pas kërkesës zyrtare të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Europian, në pranverë të vitit 2009 në Pragë, në Opinionin e Nëntorit 2010, Komisioni Europian u përgjigj me caktimin e 12 kushteve për këtë qëllim. Në raport-progresin e një viti më vonë u evidentua se vendi nuk kishte përmbushur asnjë të vetëm, duke iu refuzuar për të dytën herë dhënia e statusit kandidat. Por çfarë ndodh aktualisht?Të qepura sipas realitetit në vend, katër prioritetet e para ngërthejnë problemin kryesor: politikën, me përgjegjësi si për mazhorancën ashtu dhe opozitën. Aktualisht, votimi i ligjeve me 3/5, prioriteti numer 2, është i vetmi afër përmbylljes. Pas votimit të Kodeve Penale, Civile, Rrugore, Hekurudhore, Ajrore, dhe Detare, mbetet votimi mbi Gjykatën Administrative. Emërimi i Avokatit të Popullit përmbushi përgjysmë prioritetin numer 3, ku gjysma tjetër mbetet depolitizimi në emërimet nga Parlamenti të gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.Dialogu në vend të retorikës politike, funksionimi i duhur i Parlamentit, reformimi i rregullores, përbëjnë prioritetin e parë, i cili së bashku me reformën zgjedhore, prioritetin e katërt, janë ende në fazën fillestare të punës. Mbetet pezull prioriteti numer 5, pasi zgjedhjet lokale të majit 2011 përmbushën vetëm pjesërisht standardet ndërkombëtare, ndërkohë që zgjedhjet e radhës parashikohen në vitin 2013.Reforma në Administratën Publike dhe ajo në Drejtësi varen gjithashtu në disa pjesë nga bashkëpunimi ndër- partiak, pasi votimi i disa ligjeve për administratën kërkon 3/5, njësoj si ai për Gjykatën Administrative. Por përveç prioriteteve 6 dhe 7, ku barra kryesore bie mbi institucionet e shtetit, edhe në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, për çështjen pazgjidhur të pronave e deri tek kujdesi për gratë, fëmijët, romët e paraplegjikët si dhe për kushtet e të burgosurve, Tiranës zyrtare i kërkohet, përtej planeve, projekt-ligjeve e vendimeve, të provojë zbatim, me gjurmë provash e rezultate.Për të zbuluar më mirë ku jemi me përmbushjen e kushteve të vëna na ndihmon dokumenti që qeveria ka kohë që e korrigjon vazhdimisht me Brukselin: Plani i Veprimit për përmbushjen e 12 kritereve. Një nga ndihmesat e Komisionit Europian për palën shqiptare janë këshillat apo komentet, sic quhen për përmirësimin e këtij plani. I mbushur me detaje tepër teknike, disa citime ilustruese nga dokumenti konfidencial, i siguruar nga burime diplomatike në Bruksel.
  • 22.  Shqipëria do të ketë mundësinë të bëjë një hap domethënës në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian. Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule duke paraqitur progresraporin për Shqipërinë ka theksuar se KE i ka rekomanduar Këshillit të BE-së dhënien e statusit kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në union pas plotësimit të 5 kushteve.“Zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit ishin të vlerësueshme. Populli u dha një mandat të qartë liderëve të tyre. Duke parë se Shqipëria ka bërë hapat e kërkuara, Komisioni Evropian rekomandon se, Këshilli i BE-së duhet t’i japë Shqipërisë statusin e vendit e kandidat. Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, u shpreh Fule duke folur në Komisioni për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian.Komisioneri për Zgjerimin më tej bëri të ditura dhe 5 kushtet e Shqipërisë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimi Evropian. Në kuadër të kërkesës së KE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim, Shqipëria duhet të përforcojë hapat e ndërmarra dhe të plotësojë pesë kushte”, theksoi Fule.  5 kushtet  1- Implementimi i reformave në administratën publike  Vazhdimi i implementimit të reformave në administratën publike në kuadër të rritjes së profesionalizmit dhe depolizimit të administratës publike.  2- Pavarësia e sistemit të drejtësisë  Duhen ndërmarrë masa të reja për përforcimin e pavarësisë, efikasitetin dhe përgjegjësinë e institucioneve të drejtësisë.  3- Lufta kundër korrupsionit  Të bëjë përpjekje të tjera të përcaktuara për luftën kundër korrupsionit, përfshirë krijimin e të dhënave të pandërprera të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve.  4- Lufta kundër krimit të organizuar  Të bëhen përpjekje të tjera në luftën kundër krimit të organizuar përfshirë krijimin e të dhënave të pandërprera të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve.  5- Mbrojtja e të drejtave të njeriut  Të marrë masa për përforcimin e të drejtave të njeriut, përfshirë romët, masave kundër diskriminimit, përfshirë dhe zbatimin e të drejtës së pronës.
  • 23.  Per t’u bere anetare e BE-se, Shqiperia duhet te plotesoje kriteret e vendosura per te gjitha shtetet kandidate per anetaresim ne Bashkimin Evropian te miratuara nga Keshilli Europian i Kopenhagenit në qershor të vitit 1993. Keto kritere jane te karakterit politik dhe ekonomik parashikojnë: Drejtesia, liria dhe siguria. Garantimin e demokracise, shtetit te se drejtes, respektimin e të drejtave te njeriut dhe te minoriteteve , kritere qe te len per te deshiruar ,flitet me fjal te medha nga politika Shqiptare se jan plotesuar por sagje nuk eshte e vertete fjal dhe vec fjal te bukura qe per cudi askush nuk I beson me. Ne kete fushe Shqiperia duhet te bashkpunoj me bashkimin Europian ,per te forcuar institucionet e saj ne te gjitha nivelet ,por ne vecanti te gjitha ato institucione qe kane te bejne me zbatimin e ligjit dhe administrimin e drejtesis .Bashkpunimi ndermjet paleve synon ,fuqizimin, pavarsin ,efektshmerine e funksionimit te sistemit gjyqesor dhe strukturave te tjera pergjegjse per vendosjen dhe respektimin e shtetit ligjor .Bashkpunimi ne fushen e drejtesis ,Liris dhe Siguris do te mbeshtetet ne dy shtylla kryesore . Shtylla e pare lidhet ne bashkpunimin ne fushen e levizjes se lire te person! ave dhe parashikon nje ser dispozitash per vizat, azilin,migracionin,menaxhimin e kufijve dhe politika te tjera qe kane te bejne me levizjen e lire te njerzve. Shtylla e dyte ne bashkpunimin ne luften kunder fenomeneve te krimit te organizuar ,terrorizmit ,pastrimit te parave dhe drogave te paligjshme dhe parashikon dispozita sipas te cilave Shqiperia dhe Bashkimi Europian do te angazhojne strukturat e tyre policore dhe gjyqesore ne nje lufte te perbashket kunder fenomeneve te lartpermendura.
  • 24. RAPORTE TE NDRYSHME NGA BE PER SHQIPERINE VESHTRIM I PERGJITHSHEM NGA BE Në një vit të mbizotëruar nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, zhvillimi paqësor i tyre, si dhe kalimi relativisht i qetë i pushtetit shënuan një përparim domethënës në Shqipëri, me gjithë mjedisin e vështirë politik dhe ekonomik. Megjithëse vërejti një “atmosferë mosbesimi midis dy forcave politike kryesore [që] njollosi mjedisin zgjedhor”, raporti përfundimtar i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) doli në përfundimin se zgjedhjet “ishin konkurruese, me pjesëmarrje aktive qytetare gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore”Viti i kaluar ka qenë një kohë zhvillimesh domethënëse në Shqipëri. Në fund të nëntorit, Shqipëria festoi 100 vjet pavarësi. Festimet ishin, gjithsesi, një çast i rrallë bashkues. Përparimi në axhendën e reformave ngeci, ndërsa armiqësia dhe polarizimi politik u rritën vazhdimisht me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Miratimi, në maj 2013, i dy ligjeve me shumicë të cilësuar, konkretisht i ligjit për Gjykatën e Lartë dhe atij për nëpunësin civil, si dhe i rregullores së Kuvendit, përmes bashkimit të votave të shumicës qeverisëse dhe opozitës, ishte një përjashtim për t’u shënuar. Zgjedhjet e 23 qershorit nxorën fitues, me një diferencë të madhe, koalicionin e udhëhequr nga Partia Socialiste; koalicioni fitoi 83 vende, por për shkak të kapërcimit të mëvonshëm të një deputeti të opozitës, koalicioni i ri qeverisës tani ka 84 votat e nevojshme për të kaluar legjislacion me shumicë të cilësuar prej tri të pestash. Kalimi i pushtetit, që pasoi zgjedhjet, ishte relativisht i qetë, ndonëse jo krejtësisht pa akuza për shpërdorim pushteti nga ana e qeverisë në ikje dhe për spastrim të supozuar të administratës publike nga ana e qeverisë në ardhje. Qeveria e re mori detyrën më 15 shtator, me një axhendë ambicioze. Megjithëkëtë, qeveria e re përballet me sfida të konsiderueshme, të cilat duhen trajtuar në një mënyrë të pjekur dhe gjithëpërfshirëse. Është pozitive që shumica e re ka shfaqur interesin e saj të fortë për të ecur përpara me reformat shumë të nevojshme dhe është zotuar të punojë bashkë me opozitën në këtë drejtim. Shpresohet që opozita do të përgjigjet në një mënyrë të favorshme për arritjen e përparimit në axhendën e reformave të vendit. Prezenca dhe bashkësia ndërkombëtare më gjerë kanë vijuar t’u theksojnë të gjitha palëve nevojën për t’u angazhuar plotësisht në institucionet demokratike të vendit. Klasa politike shqiptare ka rastin që të përqafojë një stil të freskët politik për të përballuar sfidat thelbësore dhe për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të saj. Këto aspirata dhe vlerat që ato mbartin janë edhe të OSBE-së dhe Prezencanë Shqipëri ka një rol të spikatur për të luajtur në avancimin e tyre, duke ofruar përkrahje dhe partneritet. Kjo klimë politike i dha trajtë Raportit të Progresit të vitit 2013 të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe “Komunikimin nga Komisioni për Parlamentin dhe Këshillin Evropian” rreth strategjisë së zgjerimitbotuar më 16 tetor 2013 dhe kontribuoi në vendimin e Komisionit për të rekomanduar dhënien e statusit kandidat Shqipërisë, me mirëkuptimin që Shqipëria të vazhdojë të marrë masa në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Komisioni vuri në dukje se dialogu konstruktiv dhe i qëndrueshëm mes qeverisë dhe opozitës për reformat përkatëse do të jetë jetësor për përparim, sikurse edhe angazhimi konstruktiv në bashkëpunimin rajonal. Komisioni identifikoi pesë fusha përparësie kyçe, të cilat Shqipëria duhet t’i përmbushë për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit, konkretisht: të vijojë reformën në administratën publike; të forcojë pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e institucioneve gjyqësore; të bëjë përpjekje të mëtejshme të vendosura në luftën kundër korrupsionit, përfshirë drejt vendosjes së një bilanci solid; të bëjë përpjekje të mëtejshme të vendosura në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë drejt vendosjes së një bilanci solid;  dhe të forcojë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë të romëve, dhe politikat kundër  diskriminimit, si dhe të zbatojë të drejtën e pronës.
  • 25. MJEDISI POLITIK DHE VEPRIMTARITË  Zgjedhjet e 2013-s qenë konkurruese, me pjesëmarrje aktive qytetare gjatë gjithë fushatës dhe respekt të mirëfilltë për liritë themelore, sipas vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjithsesi, atmosfera e mosbesimit midis dy forcave politike kryesore njollosi mjedisin zgjedhor dhe vështirësoi administrimin e gjithë procesit zgjedhor. Pas zgjedhjeve, udhëheqësi historik i Partisë Demokratike dhe kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha, pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kryetar partie, duke u hapur kësisoj rrugë zgjedhjeve për një kryetar të ri partie, të cilat u fituan me shumicë dërrmuese nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, në koalicion me kryetarin e Kuvendit dhe kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, shpalli synimin e saj për t’u përqendruar te zhvillimi dhe reformat e nevojshme për të përmirësuar situatën politike, ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri dhe për të arritur përparim të mëtejshëm në integrimin evropian të Shqipërisë. Retorika ndezëse dhe herë-herë përçmuese, që karakterizoi një pjesë të madhe të diskursit politik gjatë viteve të shkuara, nuk e rriti besimin e qytetarëve tek udhëheqja politike e vendit, institucionet apo procesi zgjedhor. Prezenca bëri përpjekje për ta zbutur atmosferën negative politike dhe për të rritur besimin e publikut në procesin zgjedhor. Një Kod Etike, ihartuar nga Prezenca në partneritet me Presidentin e Republikës, për zhvillimin e një fushate zgjedhore etike, u përkrah në parim nga partitë, megjithëse është për të ardhur keq që nuk u pranua formalisht. Me mbarimin e zgjedhjeve, Prezenca i ka nxitur të gjitha palët, si në qeveri ashtu dhe në opozitë, që t’i përqendrojnë energjitë e tyre te përpjekjet e Shqipërisë për reformë. Prezenca u angazhua herët me anëtarët e qeverisë së re për të diskutuar dhe identifikuar mundësitë e bashkëpunimit dhe fushat e përparësisë. Ajo është angazhuar gjithashtu konsiderueshëm me opozitën, për ta nxitur të marrë pjesë aktivisht dhe me konstruktivitet në promovimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë, që është një pjesë thelbësore e çdo demokracie funksionale. Përgjigja nga të gjithë aktorët politikë ka qenë tejet pozitive, duke theksuar rolin e Prezencës si partnere e fortë dhe përkrahëse e vendit. Megjithatë, duket se po lindin fusha të reja tensioni politik, duke qenë se opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në disa nga punimet e Kuvendit. Tani që Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit kandidat Shqipërisë për në BE dhe në pritje të vendimit të Këshillit Evropian, klasa politike dhe qytetarët e Shqipërisëkanë rastin që ta përdorin këtë inerci pozitive për të kërkuar transformim në atdheun e tyre, në mënyrë që të mbyllet kapitulli i tranzicionit. Prezenca do të vazhdojë t’u japë zemër dhe të punojë aktivisht me aktorët përkatës për axhendën e reformave, në përputhje me mandatin e saj dhe në partneritet të ngushtë me qeverinë, aktorët e tjerë politikë dhe shoqërinë civile.
  • 26. MJEDISI PROGRAMATIK DHE VEPRIMTARITË  Dimensioni politiko-ushtarak  Me gjithë përpjekjet e bashkërenduara për asistencë dhe përmirësimet graduale, standardet profesionale institucionale të policisë kërkojnë përforcim të mëtejshëm. Për të shtruar udhën që policia t’i përmbushë më mirë standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, asistenca e Prezencës për policinë është përqendruar kryesisht në dhënien e ekspertizës dhe trajnimit në nivele të ndryshme. Prezenca ka punuar ngushtë më aktorë të tjerë ndërkombëtarë, si Misioni i Asistencës Policore i Komisionit Evropian në Shqipëri (PAMECA), Programi Ndërkombëtar i Asistencës në Trajnim për Hetimet Penale (ICITAP) dhe Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim, dhe ka marrë pjesë aktivisht në Konsorciumin Ndërkombëtar, një grumbullim i të gjitha grupeve të interesit të përfshira në asistencën policore dhe në rendin e së drejtës në Shqipëri. Trajnimi i qëndrueshëm policor ka qenë një fokus kryesor për Prezencën. Temat dhe sukseset kyçe gjatë vitit të shkuar janë të lidhura me teknikat e hetimit penal, si për policinë, ashtu dhe për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, duke përfshirë aftësitë dhe strategjitë e vëzhgimit, hetimit dhe intervistimit, ku janë trajnuar mbi 20 oficerë të lartë policie. Së fundmi, Ministria e Brendshme ka ndërmarrë një përpjekje të madhe ristrukturimi për ta modernizuar dhe profesionalizuar shërbimin policor. Opozita, megjithatë, ka pretenduar për emërime të paligjshme në majën e Policisë së Shtetit. Mbetet për t’u parë se çfarë ndikimi do të kenë këto ndryshime të rëndësishme në strukturë dhe në shpërndarjen e personelit, jo vetëm te programet e trajnimit të Prezencës, por edhe te rendimenti i policisë. Menaxhimi i kufirit është një çështje me interes të madh në Shqipëri dhe mbetet aspekti më thelbësor i bashkërendimit dhe bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar ndër të gjitha autoritetet dhe agjencitë që merren me sigurinë kufitare dhe lehtësimin e tregtisë. Prezenca ndihmoi Policinë Kufitare dhe të Migracionit në hartimin e një plani veprimi në plotësim të Strategjisë së qeverisë për Menaxhimin e Integruar të Kufirit për periudhën 2013-2020.
  • 27. Dimensioni ekonomik dhe mjedisor  Reforma e pronës mbetet për Shqipërinë një çështje thelbësore, nga e cila kushtëzohet zhvillimi në fusha të tjera. Mungesa e një kuadri të qëndrueshëm politikash ka sjellë një asiguri ligjore sa u përket të drejtave të pronarëve, shtimit të ndërtimeve të paligjshme dhe zhvillimit të parregulluar të tregut të pronave të paluajtshme, me pasoja negative për gëzimin e papenguar të së drejtës së pronës dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Reforma e pronës ka ngecur në pjesën më të madhe të vitit të shkuar. Në vijim të përmbylljes së projektit jashtëbuxhetor të Prezencës për regjistrimin e pronës, Prezenca ka punuar së bashku me Delegacionin e Bashkimit Evropian, si donatori kryesor i projektit, për të maksimizuar përdorimin e gjetjeve dhe të të dhënave të projektit. Në luftën kundër korrupsionit, me gjithë angazhimin e qeverive të njëpasnjëshme dhe reformën ligjore përgjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit, perceptimi i korrupsionit në terren është rritur, sipas Transparency International. Në luftën kundër trafikimit në njerëz, në një notë pozitive, në maj 2013 Shqipëria përmirësoi legjislacionin e saj penal kundër trafikimit, duke e sjellë gjerësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare, përfshirë Konventën e Këshillit të Evropës për Veprim kundër Trafikimit. Qeveria e re e ka renditur reformën territoriale dhe administrative si një përparësikryesore, ndonëse kjo do të kërkojë konsultim të gjerë publik për të zhvilluar një vizion strategjik dhe plan veprimi të dakordësuar dhe një metodë për matjen e përparimit. Në vijë me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore të Këshillit të Evropës, reforma duhet të garantojë pavarësinë politike, administrative dhe financiare të qeverive vendore. Më tej, është thelbësore që të merren masa që procesi i vendimmarrjes për këtë reformë të jetë transparent, gjithëpërfshirës dhe konsensual. Në qeverisjen mjedisore, u vërejtën zhvillime në përafrimin e legjislacionit, megjithëse sfidat vijojnë lidhur me zbatimin e ligjit në terren. Përmirësimet në Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe në përpjekjet e shtuara për konsultime me publikun do ta lehtësonin ndikimin e investimeve qeveritare në fushën e energjisë, minierave dhe infrastrukturës.
  • 28. DIMENSIONI NJEREZOR  Më 23 qershor 2013, zgjedhësit shqiptarë morën pjesë aktivisht në zgjedhjet për Kuvendin 140- vendësh. Në zgjedhje garuan gjashtëdhjetë e gjashtë parti politike dhe dy kandidatë të pavarur. Me përjashtim të një incidenti vdekjeprurës, në afërsi të një qendre votimi në qarkun e Lezhës, dita e zgjedhjeve ishte, në përgjithësi, e qetë dhe e rregullt. Numërimi i fletëve të  votimit u përmbyll brenda një kohe dukshëm më të shkurtër se në zgjedhjet e mëparshme, por, prapëseprapë, tej afatit ligjor. Ndonëse procesi i ankimeve dhe apelimeve u zgjat në nivelin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ai u zhvillua brenda afateve ligjore në nivelin e Kolegjit Zgjedhor. Rezultatet e zgjedhjeve u shpallën zyrtarisht nga KQZ-ja më 6 gusht: koalicioni i majtë, i udhëhequr nga Partia Socialiste, fitoi 83 vende në parlament, ndërsa koalicioni i djathtë, i udhëhequr nga Partia Demokratike, fitoi 57 vende. Ligji i medias, i cili rrinte pezull prej shtatë vjetësh, u kalua, më në fund, nga parlamenti, në mars 2013. Rekomandimet e Prezencës për të depolitizuar organin e mbikëqyrjes së medias audiovizive dhe transmetuesin publik, fatkeqësisht, nuk u morën parasysh, duke krijuar kështu rrezikun që të dyja institucionet të bëhen vegla politike të shumicës qeverisëse, sikurse vuri në dukje edhe Përfaqësuesja e Lirisë së Medias, fill para miratimit të ligjit.  Situata e barazisë gjinore u përmirësua gjatë vitit të shkuar. Qeveria e re ka bërë një përpjekje të veçantë në këtë drejtim: nga 20 ministrat aktualë, gjashtë janë gra. Në parlament ka tani 25 deputete (18%) dhe kjo shifër pritet të rritet kur ministrat të heqin dorë nga mandati dhe të zëvendësohen nga kandidate të listave të partive.  Shoqëria civile qe aktive në monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Dy koalicione organizatash të shoqërisë civile vëzhguan procesin zgjedhor në afatin e gjatë dhe të shkurtër dhe prodhuan raporte dhe rekomandime të vlefshme, përfshirë ato për pjesëmarrjen e zgjedhësve me aftësi të kufizuara. Megjithatë, kapaciteti i shoqërisë civile është përgjithësisht disi i ulët, veçanërisht në zonat rurale dhe ka nevojë për mbështetje të mëtejshme, për të qenë në gjendje të përmbushë rolin e saj si partnere strategjike e qeverisë në vendimmarrje. Riintegrimi i plotë në shoqëri i ish-të përndjekurve politikë mbetet shqetësim. Në kuadër të qëllimit të përgjithshëm të edukimit për të drejtat e njeriut, Prezenca organizoi takime mes studentëve dhe ish-të përndjekurve politikë, në katër universitete. Takimet u përqendruan në rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve lidhur me shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë regjimit komunist në Shqipëri.
  • 29. VËSHTRIM DREJT SË ARDHMES  Publiku shqiptar ka tani pritshmëri të mëdha, veçanërisht për standardet demokratike, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik. Qeveria e re ka paraqitur një program ambicioz për t’i realizuar këto pritshmëri dhe Prezenca është tashmë aktive në ofrimin e ekspertizës dhe të mbështetjes praktike, në veprimtaritë që janë plot sfida të vështira dhe interesa të gërshetuar. Kontributi konstruktiv i opozitës është i domosdoshëm për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë shqiptare dhe Prezenca do të vijojë të jetë në kontakt të baraspeshuar dhe të ngushtë me të gjithë aktorët politikë, si dhe do të vijojë të punojë me të gjitha palët për të zhvilluar më tej kapacitetet eSfidat që mbeten për konsolidimin e demokracisë dhe integrimin e mëtejshëm ndërkombëtar janë të brendshme, në mendësi dhe në funksionim: trajta e ardhshme e vendit, shpejtësia, efikasiteti dhe qëndrueshmëria e reformave varen shumë nga vullneti dhe përkushtimi i të gjithë aktorëve politikë në Shqipëri. Sikurse tregon vizioni dhe strategjia e saj, Prezenca e  OSBE-së në Shqipëri u ofron institucioneve dhe qytetarëve të vendit partneritetin e saj të sinqertë – jo ndërhyrje, por një përkushtim të çiltër e të drejtuar nga rezultatet, në fusha të përzgjedhura ku ajo ofron kontribut të spikatur që plotëson atë të partnerëve – për t’I ndihmuar në përmbushjen e aspiratave të tyre të vyera.
  • 30. REFUZIMI I STATUSIT HEREN E KALUAR Refuzimi ishte një rezultat i pritshëm. “Po ta përmbledhim me pak fjalë, megjithë hyrjen në NATO, liberalizimin e vizave, vendi ka një imazh ku korrupsioni është ulur këmbëkryq. Kjo është pjesa kryesore ku na kërkohet më shumë punë. Me sa duket, qeveria e re nuk pati shumë kohë, pavarësisht sinjaleve të dhëna, por kjo nuk është vetëm puna e qeverisë. Opozita ka rolin e saj në hallkat e tjera të sistemit gjyqësor, prokuroria e cila duhet të veprojë në mënyrë të pavarur. Mendoj që si vjet ashtu edhe sivjet, Brukseli për të na dhënë një status për të kaluar në hapjen e radhës, nuk kërkon ndëshkim të zyrtarëve të lartë për të treguar që po fillojmë. Korrupsioni nuk luftohet në 1-2 vite por duhet ta fillojmë diku”. Ministri Bushati tha: Nuk kemi të bëjmë me refuzim, pavarësisht se nuk u kurorëzon përpjekjet tona për të marrë statusin, por kemi të bëjmë me një shtyrje, kur Këshilli i Ministrave lë të qartë qershorin si një mundësi për një vendimmarrje. Nuk mund të thuhet që nuk janë bërë të gjitha përpjekjet në këtë drejtim, sidomos me reformat në ato fusha ku nuk ka patur tregues konkretë nga qeverisjet e mëparëshme, por edhe në ato fusha ku ka patur reforma dhe ku ka qenë i nevojshëm konsolidimi i arritjeve dhe ne e kemi thënë shpesh që ky proces nuk ka nisur me ne dhe nuk do mbarojë me ne. Ne ndërtojmë mbi arritjet e qeverive të mëparëshme, që nga ’91 dhe në këtë drejtim është e rëndësishem të theksohet që për Shqipërinë nuk ka kushte të reja. Vendet anëtare në një shumicë të qartë kanë qenë për t’i dhënë Shqipërisë statusin si një sinjal inkurajomi dhe sinjal që besueshmëria është kriteri thelbësor mbi të cilat bazohet zgjerimi sepse mos të harrojmë që vjet KE propozoi një status të kushtëzuar, ku u vendosën një masë kushtesh që Shqipëria duhet të përmbushte, dhe Këshilli i Ministrave dhjetorin e 2012-ës, me po të njëjtat vende anëtare vendosi për këtë përqasje që Shqipëria duhet të plotësonte këto kushte, së bashku me procesin zgjedhor që konsiderohej si një test për maturinë politike të Shqipërisë dhe në momentin që Shqipëria do të përmbushte këto atëherë sërish BE do të akordonte statusin e vendit kandidat. Jemi në kushtet kur BE ka kërkuar shtyrjen sepse vendimi i Këshillit të Ministrave është një vendim politik që kërkon unanimitet të plotë. Sa i përket detyrave tona besoj që kemi qenë në sintoni të plotë me shërbimet e Komisionit, me të gjitha proceset që kanë nisur edhe në nivelin e dialogut të lartë mes Shqipërisë dhe BE-së dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe sa i përket kontakteve dhe takimeve me pjesën kryesore më vendimmarrëse të BE-së. Nëse gjatë këtyre 3 muajve do të më duhet të bëj një bilanc, e kam të vështirë të gjej një Ministër të Jashtëm të një prej vendeve anëtare të BE-së që nuk e kam takuar për këtë cështje, e kam të vështirë të gjej një Ministër të Punëve të Jashtme që nuk kam telefonuar dhe nuk kam punuar për këtë cështje dhe e kam të vështirë që të gjej një ambasadë tonën që nuk ka qenë e angazhuar për të përcjellë këtë mesazh të qeverisë shqiptare dhe të klasës politike dhe në cdo takim jemi përpjekur për të përfaqësues Shqipërinë dhe jo thjesht qeverinë. Pavarësisht ndarjeve dhe debateve të thella që kemi në Shqipëri, cështja e statusit të vendit kandidat do të ishte sinjali më i drejtë, më i qartë për shqiptarët e Shqipërisë, por edhe për shqiptarët që jetojnë në rajon sepse nuk do të krijonte përshtypjen e linjave të reja ndarëse që me keqardhje kam vënë re që të paktën një pjesë e opinionit publik.
  • 31. Aspekte pozitive e negative. Çlirimi prej këtij kompleksi, ndoshta, mund të shërbejë për një përafrim më të drejtë të vetë procesit të integrimit evropian, për të mirat dhe të këqijat, aspektet pozitive e negative, që e shoqërojnë atë. Në radhë të parë, si hallkë e rëndësishme e këtij procesi është lëvizja e lirë (e arritur tashmë), përfshirë mundësitë e reja të shkollimit, kualifikimit, punësimit, etj. Po aq të rëndësishme, sidomos pas anëtarësimit në Eurozonë, janë, me gjithë tronditjet e fundit, monedha e përbashkët, kooperimi ekonomik, partneriteti e solidariteti midis vendeve anëtare, mundësia për mbështetje financiare në sektorë parësorë, shndërrimi i identitetit të qytetarit, p.sh., nga ai thjesht shqiptar në atë të shqiptar-evropian, shtrirja e përkatësisë së tij në një komunitet më të fuqishëm e hapësirë shumë më të gjerë (P.sh., gjatë krizës së Kosovës, bashkëpunimi me NATO-n e bëri shumë më të mbrojtur hapësirën ajrore, detare e tokësore të Shqipërisë). Akoma më i mbrojtur është qytetari i saj me anëtarësimin në NATO. Edhe anëtarësimi në BE do t’i japë një shtysë të re të gjithanshme proceseve shqiptare politike, institucionale, ekonomike e sociale, do ta bëjë Shqipërinë më të fuqishme, më dinjitoze, më demokratike, dhe vetë qytetarin e saj më të lirë dhe të garantuar. Mbi të gjitha, nëpërmjetintegrimit evropian realizohet dhe vetë-integrimi kombëtar.  Por, nuk janë të pakta edhe aspektet negative. Midis tyre vlen të konsiderohen: problemi i tregut, i varësive të shumanshme të tij, niveli ekonomik, stili i jetës e standardi i saj, raporti prodhim/konsum, vetë prodhimi shqiptar dhe mbijetesa e bizneseve të lidhura me të (raporti i mallrave shqiptare me ato të importit), etj. Kështu, p.sh., duke krahasuar përvojën e vendeve të reja në BE dhe situatën aktuale shqiptare (në pritje të marrjes së statusit të vendit kandidat), vihet re se tregu shqiptar dominohet nga mallra të një cilësie relativisht të ulët, kurse për eksportet bujqësore shqiptare drejt BE-së kondicionet janë tepër të ashpra.
  • 32.  Edhe për prodhimet e tjera apo shërbimet shqiptare ndeshen vështirësi të ngjashme. Gjithashtu, në këtë proces integrues, çmimet po bëhen gjithnjë e më të larta dhe jeta më e shtrenjtë; ndërkohë që rroga minimale është ende e ulët, papunësia shqetësuese, situata kriminale e përkeqësuar, niveli i pensioneve apo i asistencës sociale jashtë standardit. Mjaft nga shpresat e fillimit, përfshirë dhe sloganin “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, nuk janë plotësuar ende, madje nuk pritet të plotësohen në një të ardhme të afërm. Edhe mbrojtja e interesave të qytetarëve, përfshirë biznesin, nuk është tërësisht e garantuar, pjesërisht prej politikës, qeverisjes (qendrore e vendore) dhe administratës së saj; pjesërisht prej dobësive ligjore e abuzimeve etike të gjyqësorit. Nga ana tjetër, nuk mund të mohohen projekte të shumta infrastrukturore, rinovimi apo ndërtimi i shkollave me parametra bashkëkohorë, modernizimi i teknologjive të mësimdhënies, përfshirë ato të informacionit, kualifikimi, specializimi e bashkëpunimi në kuadër të projekteve komunitare e atyre bilaterale, binjakëzimet e ndryshme në nivel prefekture, bashkie e komune, etj.  Pas vështirësive dhe zvarritjeve të shumta para ambasadave në marrjen e vizave dhe një pritshmërie afro 20 vjeçare, qytetari shqiptar, jo vetëm u lumturua prej liberalizimit të vizave, por dhe e respektoi në tërësi vendimmarrjen europiane. Edhe në lidhje me anëtarësimin në BE, ai i gëzohet këtij procesi, por jo me emocionet e mëparshme. Madje, sado i zhgënjyer, ai po e lexon më saktë kohën, duke e kuptuar më mirë “diplomacinë” tradicionale evropiane. Ndërkohë, pavarësisht pakënaqësisë së shprehur, vendimmarrja në BE pritet të jetë më pak hezituese, pa “paragjykime” brenda strukturave të saj. Por, edhe detyrat e shtëpisë duhet të kuptohen më mirë duke u shndërruar në një pjesë thelbësore të ndërgjegjes institucionale, politike e shoqërore, e vetë përgjegjësisë qytetare. Në të vërtetë, përplasjet e fundit midis forcave politike shqiptare, midis drejtuesve kryesorë, sidomos të institucioneve kryesore, po shpalosin krejt të kundërtën, u shërbejnë “hapur” keqdashësve të shqiptarëve. Aq më tepër që ndeshen tentativa, kategorizime e emetime propaganduese për ndarje lindje-perëndim, sipas trashëgimisë e mendësisë individuale e kolektive.
  • 33. Shqiperia ime europiane Shqiperia eshte nje nga ato pak vende ku hodhi rrenjet dhe u rrit komunizmi me I eger dhe me I pa meshirshem, I cili e izolj vendin tone per 50 vite me rradh nga pjesa tjeter e botes ,nje bot e cila ecte me hapa te shpejta me plane te menduara mir per tu rimekembur pas shkaterrimit qe I solli lufta Shtetet e tjera po bashkoheshin per te ecur perpara dhe per te rimekembur ekonomit e tyre , ndersa ne ndoqem rrugen e vetizolimit duke pasur mardhenie vetem me pak vende por nuk vonoi dhe ne e prishem krushqin me to duke mbetur te vetem edhe pse jemi nje udhekryq ne mes te ballkanit Perafersisht ne vite ,ne u vendosem nen pushtetin e rregjimit komunist nderkoh qe jasht kufijve tan po hidhte themelet nje organizat e cila sot paraqitet si nje super shtet nje bashkim I fuqishem europian .Si cdo perrall edhe kjo e jona pati nje fund te lumtur dhe pas shum vitesh arritem te shihnim pertej kufijeve. Menj! eher pas rrezimit te komunizmit filluam te hidhnim grepat ‘’drejt keaj organizate te fuqishme duke pritur te kapnim ndonje gje.
  • 34.  .Mardheniet e para diplomatike te Shqiperis me Bashkimin Europian u vendsen ne vitin 1991por ngjarja me me rendesi per ne ne keto vite u shenua ne 11 maj 1992 me nenshkrimin e Marrveshjes se Tregetis dhe Bashkpunimit e cila hyri ne fuqi ne 1 dhjetor 1992 kjo marrveshje I krijoi mundesin Shqiperis qe te perfitoj nga fondet e programit PHARE ne kuadrin e ketij program ne periudhen viteve 1991-1996 ndihma e përgjithshme e BE për vendin tonë llogaritet në rreth 511 milionë euro, një pjesë e së cilës përfshinte asistencë teknike, si konsulencë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë e administratës, trainime e studime; ndërsa pjesa tjetër është akorduar për investime në infrastrukturë, në sektorin e prodhimit, në atë shoq&eum! l;ror, në administratën publike dhe në zhvillimin rajonal. Ne vitin 1996,Shqiperia ishte pran nenshkrimit te nje marrveshjeje te re kontraktuale me BE-ne ,e cila do ti hapte rrugen per nje marrveshje klasike asocimi, por si gjithmon,fati I keq dhe me teper eturia per pushtet e politikanve tane ,ben qe te ndodh dicka dhe mardheniet e Shqiperis me Bashkimin Europian do te zbehen, ishin pikerisht zgjedhjet e kontestuara te majit te 1996 si dhe kriza financiare e sociale qe pesoi ne fillimet e vitit 1997 nga renia e skemave piramidale ,ato qe sollen deshtimin e c do inisiative ne kete drejtim. Rruga e Shqiperis drejt Bashkimt Europian filloi te merrte te tatpjeta, keto ngjare por dhe ngjarje te tjera ne vende te ndryshme te rajonit ben qe ne ne vitin 1996 Bashkimi E! uropian te adoptonte per vendet e Ballkanit politiken e quajtur REGIONAL APPROACH .Keshilli I Ceshtjeve te Pergjithshme ,ne kete koh, percaktonte nje ser kushtsh politike dhe ekonomike qe vendet e Ballkanit duhet te plotesonin, per te zhvilluar dhe forcuar mardheniet e tyre me BE-ne .Kritere qe kishin te benin me: 1.Respektimin e parimeve demokratike . 2.Lirit dhe te drejtat e njeriut. 3.Ndertimin, respektimin dhe forcimin e shtetit te se drejtes 4.Mbrojtjen e minoriteteve . 5.Zhvillimin e ekonomis se tregut . 6.Bashkpunimin rajonal. Kushte te cilat ne nje pamje te pare ende pas kaq shume vitesh nuk jane plotesuar, Shqiperia ka ngelur ne vend ku parimet demokratike , ne shum raste nuk gjejn zbatim, ku lirit dhe te drejtat e njeriut shpesh neperkemben, ku shteti I se drejtes eshte I zhdrejt, ku minoritetet nuk mbrohen po nxirren ne mes te 4 rrugeve ,dhe ku ekonomia eshte si mos me keq nje varferi qe po na shkon der ne palc. Bashkimi Europian vazhdoi perseri te gjente forma dhe menyra te tjera per te pershpejtuar integrimin e Europes Jug-Lindore ne strukturat e BE-se .Ne maj te 1999, Bashkimi Europian miratoi nje iniciativ te re per 5 vende te Ballkanit :Shqiperia ish-Republika e Maqedonis Kroacia, Bosnje Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave,te quajtur Procesi I Stabilizim – Asocimit. Kjo marrveshje ka si qellim ; te ndihmoj Shqiperine ne permbushjen e kushteve qe I duhen per te hyr ne BE.. Ajo e ve theksin ne stabilizimin e situates ne vendet perkatese, per te arritur me tej ne vendosjen e nje marredhenieje speciale me Bashkimin europian dhe, ajo nxit përqafimin e vlerave themelore të Bashkimit Europian nga vendet e Ballkanit Perendimor, si demokracia dhe shteti ligjor, mbrojtja e të drejtave te njeriut dhe respektimi i pakicave kombetare, ekonomia e tregut dhe drejtesia sociale. Po ashtu, kjo marreveshje synon te nxite edhe zhvillimin ekonomik te vendit, e mbeshtetur paralelisht nga programe ndihmash te hartuara per te ndihmuar keto vende te permbushin detyrimet e marreveshjes.