SlideShare a Scribd company logo
1 of 9
Tema: Vendlindja ime
Klasa:6B
Punoi:Genti Germizi
Objektivat:
 Te listojmekarakteristikate vendlindjes
tone, Kukesi.
 Te shpjegojmedisa nga karakteristikate
Kukesit.
 Te vlersojme vendlindjen tone
Synimi:
Te ndergjegjesohemimbi vendlindjen, sepse ketu
balta eshte me e embel se mjalta.
Burimi:
Interneti.
Kukësi
Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,09° V, 20,43° L. Është
qendra e Qarkut Kukës. Shtrihet në rrëzë të Malit të Gjallicës dhe në breg të Liqenit të Fierzës, në
Rrafshen e Lumës. Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”. Në vitin 2000 Kukësi u
kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve
nga Kosova të dëbuar nga ushtria, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë. Në vitin
2010, banorët e Kukësit u shpallën nga USAID, si më të lumturit e Shqipërisë. Megjithëse zona e
Kukësi është një vendbanim i hershëm historik, siç dëshmohet prej varreve ilire të zbuluara në
fshatin Kënetë, Kukësi ose Kukësi i Ri është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri.
Etimologjia
Emri i Kukësit lidhet me familjen feudale të Kukajve, ku njēri nga bijtē e tij ka qenē komandant në
ushtrinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kjo familje për herë të parë përmendet në
regjistrin Osman të vitit 1571.
Historia
Kukësi i Vjetër
Shtrihej ne territoret e përmbytura nga ujërat e Liqenit të Fierzës. Shtrihej në një brezare të krijuar
nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Një varg zbulimesh arkeologjike dëshmojnë banimin e
pandërprerë të kësaj hapësire që nga neoliti e këtej. Mendohet se në territorin e Kukësit ka jetuar fisi
ilir i Sikuliotëve. Bep Jubani banorët e Kukësit i quante "ilirët alpinë". Përmendet së pari si fshat i
Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të myslimanizuara). Në vitin 1591
Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të myslimanizuara. Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M.
Bici, e shënon Coccus, Vila di Cocus, me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 myslimane e të tjerat të
krishtera (katolike) dhe si qendër peshkatare dhe e një garnizoni të avancuar turk. 30 vjet më vonë
dëshmohet me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e banorëve të myslimanizuar. Më 1633,
P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit, përmend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shumë
vendbanime dhe kjo bëri që kjo zonë të braktisej për një kohë të gjatë deri s në gjysmën e parë të
shek. XVIII u ripopullua me banorë nga fshati Osmanaj me mbiemer Palushi,Riza palushi,Genc
Palushi Patriot Palushi bile bile thone edhe per Bari palush Bicaj. Në këtë kohë u shfaq me
emrin Drinabardh. Në vitin 1869 rishfaqet me emrin Kukusa. Në vitet 1912-1921 u pushtua nga
serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913.
Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe. Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit
zgjidhet Mustafë Lita. Deri në vitin 1922, kur përfshihet në Prefekturën e Kosovës, ishte një qendër
e vogël ku hani ishte institucioni më i madh publik. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi
e 186 banorë. Në zgjedhjet e vitit 1923, fiton grupi i majtë me përfaqësues Avni Rustemin.
Sulmohet më 16 Qershor 1924 nga forcat kryengritëse të Bajram Currit. Rimerret nga forcat
qeveritare të Muharrem Bajraktarit në dhjetor 1924. Në Gusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës
duke zëvendësuar Krumën e Hasit. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të
konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga Gjakovadhe Prizreni. Ata sjellin me vete tregtinë
dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje.[3]
Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga
Gora. Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki. Në vitin 1935 shpërthen në Kukës, kryengritja anti-
zogiste e drejtuar nga Muharrem Bajraktari. Shtypet me dhunë nga forcat qeveritare. Qyteti
gjallërohet nga institucionet shtetërore, shkolla, shoqëria sportive Kosova, banda muzikore, enti
kulturor Djelmnia Shqiptare, një rrjet shërbimesh publike dhe pazari i së dielës. Në mes të qytetit
ngrihen ndërtesa e Prefekturës, busti i Mbretit Zog (zëvendësohet me bustin e Skënderbeut në vitin
1939), një lulishte dhe një pus. Fillon e merr pamje urbane. Në vitin 1938 kishte 1800 banorë.
Pushtohet i fundit nga Italia Fashiste, më 14 Prill 1939. Në vitin 1940 lidhet me Shkodrën me rrugë
automobilistike. Po në këtë vit rikthehet në Shqipëri Muharrem Bajraktari i cili drejton rezistencën e
armatosur antifashiste në Kukës. Në Shtator 1943 Muharrem Bajraktari në krye të 2500 forcave e
çliron nga pushtimi italian. Disa ditë më vonë mbërrijnë pushtuesit gjermanë. Fillon aktivitetin e vet
celula e parë komuniste. Në Gusht 1944, me provokimin e forcave partizane shpërthen në Kukës,
lufta civile. Më 18 Nëntor 1944, forcat gjermane largohen nga qyteti dhe hyjnë forcat partizane të
Brigadës XVIII sulmuese. Në dhjetor 1944 vendoset administrata e re e Prefekturës. Rindërtohet ura
mbi Drinin e Zi. Rihapet tregu. Hapet Shtëpia e Rinisë. Fillon punën spitali civil. Në vitin 1946, qyteti
furnizohet me dritë elektrike me anën e një motori tanku të adaptuar. Lidhet me rrugë automobilistike
me Peshkopinë. Hapen shkolla unike dhe konvikti. Krijohen ndërmarrja tregtare dhe kooperativat
artizanat, konsum dhe shitblerje. Në vitin 1949, krijohet dega e Bankës Shtetërore. 1950-1962 rritet
ndjeshëm popullsia me banorë të ardhur nga fshatrat. Hapet Shtëpia e Kulturës. Në vitin 1954 fillon
punën kinemaja. Në vitin 1956, hapet gjimnazi. Në vitin 1958 ndërtohet ujësjellësi. Në vitin 1959,
krijohet estrada profesioniste, kurse në vitin 1960 ngrihet Radio Kukësi dhe hapet shkolla
pedagogjike 2-vjeçare. Fillon punën biblioteka e qytetit. Ngrihen Muzeu lokal dhe teatri i kukullave në
vitin 1960. Niveli ekonomik i qytetarëve mbetej i ulët. Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e
Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e
Kukësit të ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve. Në 1970 Kukësi kishte 6073 banorë. Në 1978 Kukësi
i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës.
Kukësi i Ri
Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik
1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e
tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në Gusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident Havzi
Nela. Më 5 Janar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997
banditë të armatosur sulmojnë depot e armatimit të ushtrisë në rrethinat e Kukësit dhe repartet
ushtarake nëpër fshatra. Qyteti mbushet me njerëz të armatosur duke shtyrë qytetarët e Kukësit të
armatosen për vetëmbrojtje. Me 12 Mars 1997 përhapet lajmi se ushtria serbe po përparonte drejt
Kukësit, që çoi në largimin e shumicës së popullsisë së qytetit, përveç një pjese të vogël që
qëndruan për mbrojtjen e qytetit. Disa ditë më vonë grupe të armatosura të ardhura nga fshatrat
përreth, sulmojnë bizneset në qytet; vritet një nga sulmuesit, duke sjellë dhe fundin e plaçkitjeve në
qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga ushtria dhe
paraushtarakët serbë. Përjeton periudhën më të vështirë në historinë e tij duke u përballur dhe me
bombardimet serbe në kodrat përreth qytetit. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe
duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i
Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt
Kukësin me Tiranën.
Gjeografia
Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet
në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës,
dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe
Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (2487 m)
dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e
Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prkm² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i
ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të
rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës,
Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në
Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një
gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje-
perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 ha dhe lartësi mesatare 950m mbi
nivelin e detit.
Klima
Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në
rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4
°C. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5
m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në
varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo
lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë.
Politika
Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve 30. Tradicionalisht njihet si qytet me bindje të
djathta. Kryetar i Bashkisë së Kukësit është z.Hasan Halilaj i PD-së. Më përpara tij Kryetarë bashkie
kanë qenë : Shefqet Çela (periudha e Mbretit Zog), Abedin Budinaku (periudha e Mbretit Zog), Tahir
Kolgjini (periudha e pushtimit italian), Xhaferr Bislimi (periudha e pushtimit gjerman, i vrarë me
atentat nga celula komuniste e Kukësit). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat
Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhet lokale të Korrikut 1992. Nga viti 1992 e këtej
kryetarët e bashkisë kanë qenë : Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996-
2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003-
2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007
(PD) dhe 2011 (PD më pas LSI).
Ekonomia
Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte
bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Pas vitit
1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një
qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova
dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregtare dhe
prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të
reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore.
Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në
ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregtia me shumicë dhe pakicë,
prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe
autobusët) ngjyrosja dhe përpunimi i leshit, përpunimi i lëkurës dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe
këpucëve, shërbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisë elektrike, përpunimi i metalit,
prodhimet prej ari dhe argjendi, arkitekturë dhe plan urbanistik, një traditë e re gatimi dhe shërbimi,
etj. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe
sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregtare,
nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve
kapitalistë etj. Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet
'90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60),
nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të
materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe
prodhimit të mobilieve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike,
prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.),
mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier
përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj.
Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit
dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe
veçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht
në rrënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti.
Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty
ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur
transportin e mallrave dhe të udhëtarëve. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit dhe të
fshatrave punonin në zonën nxjerrëse dhe përpunuese të kromit në Kalimash, në minierën e
nxjerrjes së bakrit në Gjegjan etj. Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas
viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmendur të falimentojë tërësisht, sepse ajo
industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar.
Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke çuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh.
Moszgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara
nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës)
shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vendas dhe atij të
huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe
nën tension të gjithë Kukesin. Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e
mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më
tej pas viteve 90' dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë
konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj. Shkak i tyre, sot një pjesë e industrisë që mund të
ringjallej, mbeti e bllokuar, duke çuar në rrënimin total të objekteve industriale, falimentimin e
bizneseve të vogla dhe në një shkallë shumë të lartë të papunësisë. Sot ekonomia e qytetit të
Kukësit është e mbizotëruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht është e bazuar tek
tregtia e vogël. Degët zotëruese të ekonomisë ndër të tjera janë: transporti dhe shërbimet. Kukësi
zotëron dhe një aeroport të përmasave ndërkombëtare (përfunduar së ndërtuari në fund të vitit
2004), mirëpo për dhënie me koncesion të aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, ai sot nuk
funksionon. Kukësit i mungon infrastruktura moderne dhe veçanërisht lidhjet me fshatrat dhe qytetet
më të afërta si: Peshkopi, Shkodër, Krumë, Prizren etj. janë shumë të dobëta. Lidhjet telefonike
ndonëse janë përmirësuar, ato janë ende në një gjendje të mjeruar, për të mos folur për internetin, i
cili ende nuk ka gjetur kushtet për t'u shtrirë nëpër familje. Të gjithë këto faktorë, por dhe shumë
faktorë të tjerë e kanë detyruar qytetarin e Kukësit të braktisë vendin e të drejtohet për në Tiranë e
zona të tjera apo edhe për të emigruar jashtë vendit.
Ky proces ka shkaktuar dhe një largim në përmasa dramatike të njerëzve me arsim të lartë dhe me
përvojë pune, duke shkaktuar kështu një boshllëk shumë të madh në administratën publike, në
arsim dhe kulturë, shëndetësi etj.
Transporti
Qyteti i Kukësit, që nga viti 2009, është kthyer në një nyje të transportit mbarëkombëtar dhe
ndërkombëtar, pas vënies ne përdorim të autostradës që zë fill në pikën e kalimit kufitar në Morin.
Kjo autostradë e ka vendosur Shqipërinë në rrjetin evropian të autostradave. Edhe nga ana tjetër e
kufirit po punohet me ritme të shpejta për të lidhur Vërmicën me Prishtinën. Njëkohësisht po punohet
për ndërtimin e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Krumën e më tej me qytetet e Bajram Currit dhe
Gjakovës. Në krahun tjetër po punohet në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës Kukës-Peshkopi.
Edhe një segment i rrugës lidhëse me zonën e Gorës është në zbatim, mirëpo ky segment shtrihet
në një terren shumë të vështirë dhe do të kërkojë më shumë kohë dhe fonde për t'u përfunduar.
Duke parë investimet e kryera viteve të fundit, lirisht mund të thuhet se kjo pjesë e vendit nuk është
më e izoluar si më parë dhe se janë krijuar kushtet për të nxitur investimet private vendase dhe të
huaja, në fusha të tjera me leverdi ekonomike, që do të ulnin treguesit e papunësisë dhe do të rrisin
mirëqënjen e banorëve. Qeveria shqiptar që një kohë ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor që do
të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me rrjetet e tjera të rajonit dhe që do të kalojë nëpër Kukës, për
t'u lidhur me pikën më të afërt që është qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjesët e tjera
të Kosovës dhe të rajonit.
Kultura
"Ju flet Kukësi...” Kjo sigel zanore që u përhap më 16 tetor 1959, nga katër altoparlantë, që vareshin
në pemët e qytetit të vjetër të Kukësit, hapi rrugën e një radioje, që në jetën e saj të gjatë do të bëhej
një legjendë e informimit në gjuhën shqipe. Sigla që ende shoqëron mëngjeset e mijëra dëgjuesve,
nuk është ndalur në këta 45 vjet. Kjo radio i afirmoi vlerat në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të
gjuhës, kulturës dhe historisë, sidomos te shqiptarët jashtë kufijve në Kosovë e Maqedoni, për të
cilët u ngrit dhe ky radiostacion që më pas do të identifikohej me vetë qytetin e Kukësit. Në qytetin e
vogël, njerëzit që nuk kishin dëgjuar më parë radio, habiteshin kur nga altoparlantët në vatrat e tyre,
hyri vala e Radio Kukësit, që u bë pjesë e pandarë e jetës së tyre. Fillimi ishte krejt i natyrshëm. Një
program i improvizuar, një tribunë ku ngjitet ish-presidenti Haxhi LLeshi, për të prerë shiritin ishte
dita e startimit të kësaj radioje që ishte e dyta në vend, për nga rëndësia dhe numri i dëgjuesve, pas
Radio Tiranës. Qyteti dhe rrethi i Kukësit kanë jetën e tyre në këtë radio, që nga viti 1959 e deri më
sot. Koha vlerëson si të pazëvendësueshme punën e radios që identifikohet me emrin e qytetit.
Krume Kukes Gjalica Drini I zi Rruga e kombit
Pikëllima(Koritniku)
Vendlindja iime

More Related Content

What's hot

Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4
Stiven Baci
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
Arlinda
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Korba Ferizaj
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Liil Otr
 

What's hot (20)

Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
 
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
Dante aligeri, Komedia hynore "Ferri"
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Demokracia
 
Letersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjeraLetersia dhe artet e tjera
Letersia dhe artet e tjera
 
Iris
IrisIris
Iris
 
Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Veprimtaria njerezore dhe biodiversitetiVeprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
Veprimtaria njerezore dhe biodiversiteti
 
Te drejtat e njeriut
Te drejtat  e njeriutTe drejtat  e njeriut
Te drejtat e njeriut
 
Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4Trekendeshat mat. 9.4
Trekendeshat mat. 9.4
 
Shqiperia e mesme
Shqiperia e mesmeShqiperia e mesme
Shqiperia e mesme
 
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizorKanceri,forme e rebelimit qelizor
Kanceri,forme e rebelimit qelizor
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
 
Komunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokraciaKomunizmi vs demokracia
Komunizmi vs demokracia
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Fizika dhe Sporti
Fizika dhe SportiFizika dhe Sporti
Fizika dhe Sporti
 
Tregu i punes
Tregu i punesTregu i punes
Tregu i punes
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 

Similar to Vendlindja iime

Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisë
Ismet Azizi
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
olinuhi
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
sara7991
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
klerina
 
40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISE40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISE
Marjan DODAJ
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
sara7991
 

Similar to Vendlindja iime (20)

projekt gjeografi 12
projekt gjeografi 12projekt gjeografi 12
projekt gjeografi 12
 
Guide turistike kukes
Guide turistike kukesGuide turistike kukes
Guide turistike kukes
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Rezi
ReziRezi
Rezi
 
Gjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisëGjilani - migrimet e popullsisë
Gjilani - migrimet e popullsisë
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Myzeqeja
MyzeqejaMyzeqeja
Myzeqeja
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Shkodra
ShkodraShkodra
Shkodra
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 
KOSOVA
KOSOVAKOSOVA
KOSOVA
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
Scutari d'Albania - Shkodra e Shqipënisë
 
vendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershmevendlindja ne kohet me te hershme
vendlindja ne kohet me te hershme
 
40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISE40 HANET E SHQIPERISE
40 HANET E SHQIPERISE
 
Guide turistike
Guide turistikeGuide turistike
Guide turistike
 

More from Genti Germizi (6)

Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenaveProjekt   Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
Projekt Grumbullimi, organizimi dhe perpunimi i te dhenave
 
Monumente natyrore-në-qytetin-e-kukësit
Monumente natyrore-në-qytetin-e-kukësitMonumente natyrore-në-qytetin-e-kukësit
Monumente natyrore-në-qytetin-e-kukësit
 
Projekt Kendet
Projekt KendetProjekt Kendet
Projekt Kendet
 
Projekt "Kendet"
Projekt "Kendet" Projekt "Kendet"
Projekt "Kendet"
 
Gazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkollesGazete ditore e shkolles
Gazete ditore e shkolles
 

Vendlindja iime

  • 2. Objektivat:  Te listojmekarakteristikate vendlindjes tone, Kukesi.  Te shpjegojmedisa nga karakteristikate Kukesit.  Te vlersojme vendlindjen tone Synimi: Te ndergjegjesohemimbi vendlindjen, sepse ketu balta eshte me e embel se mjalta. Burimi: Interneti.
  • 3. Kukësi Kukësi është qytet në Shqipërinë verilindore, i shtrire në koordinatat 42,09° V, 20,43° L. Është qendra e Qarkut Kukës. Shtrihet në rrëzë të Malit të Gjallicës dhe në breg të Liqenit të Fierzës, në Rrafshen e Lumës. Motoja e qytetit është “Qyteti i mikpritjes dhe bujarisë”. Në vitin 2000 Kukësi u kandidua për Çmimin Nobel për Paqe me motivacionin e pritjes së mbi 450.000 shqiptarëve nga Kosova të dëbuar nga ushtria, paraushtarakët serbë dhe serbët e armatosur në Kosovë. Në vitin 2010, banorët e Kukësit u shpallën nga USAID, si më të lumturit e Shqipërisë. Megjithëse zona e Kukësi është një vendbanim i hershëm historik, siç dëshmohet prej varreve ilire të zbuluara në fshatin Kënetë, Kukësi ose Kukësi i Ri është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Etimologjia Emri i Kukësit lidhet me familjen feudale të Kukajve, ku njēri nga bijtē e tij ka qenē komandant në ushtrinë e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Kjo familje për herë të parë përmendet në regjistrin Osman të vitit 1571. Historia Kukësi i Vjetër Shtrihej ne territoret e përmbytura nga ujërat e Liqenit të Fierzës. Shtrihej në një brezare të krijuar nga Drini i Zi dhe Drini i Bardhë. Një varg zbulimesh arkeologjike dëshmojnë banimin e pandërprerë të kësaj hapësire që nga neoliti e këtej. Mendohet se në territorin e Kukësit ka jetuar fisi ilir i Sikuliotëve. Bep Jubani banorët e Kukësit i quante "ilirët alpinë". Përmendet së pari si fshat i Nahijes së Lumës, në vitin 1571 (me 9 shtëpi të krishtera dhe 3 të myslimanizuara). Në vitin 1591 Kukësi kishte 11 shtëpi të krishtera e 6 të myslimanizuara. Në vitin 1610, arqipeshkvi i Tivarit, M. Bici, e shënon Coccus, Vila di Cocus, me rreth 50 shtëpi, prej tyre 5 myslimane e të tjerat të krishtera (katolike) dhe si qendër peshkatare dhe e një garnizoni të avancuar turk. 30 vjet më vonë dëshmohet me 50 shtëpi, një kishë të rrënuar dhe shumicën e banorëve të myslimanizuar. Më 1633, P. Mazreku, edhe ky arqipeshkv i Tivarit, përmend Vaun e Kukut. Mortaja e vitit 1689, shoi shumë vendbanime dhe kjo bëri që kjo zonë të braktisej për një kohë të gjatë deri s në gjysmën e parë të shek. XVIII u ripopullua me banorë nga fshati Osmanaj me mbiemer Palushi,Riza palushi,Genc
  • 4. Palushi Patriot Palushi bile bile thone edhe per Bari palush Bicaj. Në këtë kohë u shfaq me emrin Drinabardh. Në vitin 1869 rishfaqet me emrin Kukusa. Në vitet 1912-1921 u pushtua nga serbët, bullgarët dhe austriakët. Mori pjesë në luftërat kundër forcave serbe në vitet 1912-1913. Shumë banorë të tij u masakruan nga forcat serbe. Në vitin 1921 deputeti i parë i Kukësit zgjidhet Mustafë Lita. Deri në vitin 1922, kur përfshihet në Prefekturën e Kosovës, ishte një qendër e vogël ku hani ishte institucioni më i madh publik. Në vitin 1923 u bë qendër krahinore me 28 shtëpi e 186 banorë. Në zgjedhjet e vitit 1923, fiton grupi i majtë me përfaqësues Avni Rustemin. Sulmohet më 16 Qershor 1924 nga forcat kryengritëse të Bajram Currit. Rimerret nga forcat qeveritare të Muharrem Bajraktarit në dhjetor 1924. Në Gusht 1925, shpallet qendër e Prefekturës duke zëvendësuar Krumën e Hasit. Në këtë periudhë, popullsia e Kukësit shtohet në mënyrë të konsiderueshme me ardhjen e qindra familjeve nga Gjakovadhe Prizreni. Ata sjellin me vete tregtinë dhe tradita të reja gatimi e shërbimi, e shumë zeje.[3] Gjatë kësaj kohe vijnë dhe shumë familje nga Gora. Në fillimin e viteve 30 shpallet bashki. Në vitin 1935 shpërthen në Kukës, kryengritja anti- zogiste e drejtuar nga Muharrem Bajraktari. Shtypet me dhunë nga forcat qeveritare. Qyteti gjallërohet nga institucionet shtetërore, shkolla, shoqëria sportive Kosova, banda muzikore, enti kulturor Djelmnia Shqiptare, një rrjet shërbimesh publike dhe pazari i së dielës. Në mes të qytetit ngrihen ndërtesa e Prefekturës, busti i Mbretit Zog (zëvendësohet me bustin e Skënderbeut në vitin 1939), një lulishte dhe një pus. Fillon e merr pamje urbane. Në vitin 1938 kishte 1800 banorë. Pushtohet i fundit nga Italia Fashiste, më 14 Prill 1939. Në vitin 1940 lidhet me Shkodrën me rrugë automobilistike. Po në këtë vit rikthehet në Shqipëri Muharrem Bajraktari i cili drejton rezistencën e armatosur antifashiste në Kukës. Në Shtator 1943 Muharrem Bajraktari në krye të 2500 forcave e çliron nga pushtimi italian. Disa ditë më vonë mbërrijnë pushtuesit gjermanë. Fillon aktivitetin e vet celula e parë komuniste. Në Gusht 1944, me provokimin e forcave partizane shpërthen në Kukës, lufta civile. Më 18 Nëntor 1944, forcat gjermane largohen nga qyteti dhe hyjnë forcat partizane të Brigadës XVIII sulmuese. Në dhjetor 1944 vendoset administrata e re e Prefekturës. Rindërtohet ura mbi Drinin e Zi. Rihapet tregu. Hapet Shtëpia e Rinisë. Fillon punën spitali civil. Në vitin 1946, qyteti furnizohet me dritë elektrike me anën e një motori tanku të adaptuar. Lidhet me rrugë automobilistike me Peshkopinë. Hapen shkolla unike dhe konvikti. Krijohen ndërmarrja tregtare dhe kooperativat artizanat, konsum dhe shitblerje. Në vitin 1949, krijohet dega e Bankës Shtetërore. 1950-1962 rritet ndjeshëm popullsia me banorë të ardhur nga fshatrat. Hapet Shtëpia e Kulturës. Në vitin 1954 fillon punën kinemaja. Në vitin 1956, hapet gjimnazi. Në vitin 1958 ndërtohet ujësjellësi. Në vitin 1959, krijohet estrada profesioniste, kurse në vitin 1960 ngrihet Radio Kukësi dhe hapet shkolla pedagogjike 2-vjeçare. Fillon punën biblioteka e qytetit. Ngrihen Muzeu lokal dhe teatri i kukullave në vitin 1960. Niveli ekonomik i qytetarëve mbetej i ulët. Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Fillon jeta paralele e dy qyteteve. Në 1970 Kukësi kishte 6073 banorë. Në 1978 Kukësi i Vjeter ua la vendin ujërave të liqenit të Fierzës. Kukësi i Ri
  • 5. Më 31 mars 1962 u vendos përmbytja e Kukësit të Vjetër dhe ndërtimi i Kukësit të Ri. Më 22 korrik 1962 filluan punimet për ndertimin e Kukësit të ri. Në prill të 1965 filloi popullimi i tij. Në vitin 1978 e tërë popullsia vendoset në qytetin e ri. Në Gusht 1988 varet në qendër të qytetit poeti disident Havzi Nela. Më 5 Janar 1991 krijohet dega e Partisë Demokratike për Kukësin. Në 11-12 Mars 1997 banditë të armatosur sulmojnë depot e armatimit të ushtrisë në rrethinat e Kukësit dhe repartet ushtarake nëpër fshatra. Qyteti mbushet me njerëz të armatosur duke shtyrë qytetarët e Kukësit të armatosen për vetëmbrojtje. Me 12 Mars 1997 përhapet lajmi se ushtria serbe po përparonte drejt Kukësit, që çoi në largimin e shumicës së popullsisë së qytetit, përveç një pjese të vogël që qëndruan për mbrojtjen e qytetit. Disa ditë më vonë grupe të armatosura të ardhura nga fshatrat përreth, sulmojnë bizneset në qytet; vritet një nga sulmuesit, duke sjellë dhe fundin e plaçkitjeve në qytet. Në vitin 1999, Kukësi pret afro 450.000 shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga ushtria dhe paraushtarakët serbë. Përjeton periudhën më të vështirë në historinë e tij duke u përballur dhe me bombardimet serbe në kodrat përreth qytetit. Në vitin 2000 kandidohet për Çmimin Nobel për paqe duke u bërë i pari qytet në botë i kandiduar për një çmim të tillë. Në vitin 2004 përfundon ndërtimi i Aeroportit të Kukësit. Në vitin 2010 përfundon ndërtimi i rrugës Durrës-Kukës që lidh më shpejt Kukësin me Tiranën. Gjeografia Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Është qytet që kufizohet në Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizrenit (Kosovë) ku si pikë kontakti është dogana e Morinës, dhe në brendësi të territorit Shqiptar kufizohet me Hasin në veri, Pukën në perëndim dhe Peshkopinë në Jug. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në këmbë të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri. Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prkm² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi (buron në liqenin e Ohrit) dhe Drini i Bardhë (buron në Malet e Rugovës, Kosovë), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që i jep një pamje shumë piktoreske.Ka një shtrirje veri-jug prej 1,4 km dhe lindje- perëndim prej 0,9 km. Ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 150 ha dhe lartësi mesatare 950m mbi nivelin e detit. Klima Klima karakterizohet nga një dimër i ashpër dhe një verë e nxehtë. Temperatura mesatare vjetore në rrethin e Kukësit sillet rreth 11,9 °C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3,9 deri 25,4 °C. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri në 1100 mm. Shpejtësia mesatare e erës është 3,5 m/s në dimër, 3,1 m/s në pranverë dhe 2,3 m/s në vjeshtë. Trashësia e shtresës së borës është në
  • 6. varësi të drejtpërdrejtë me lartësinë mbi nivelin e detit dhe nga ekspozimi i shpateve. Zakonisht ajo lëviz nga 40 cm deri në 200 cm. Shtresa e dëborës mesatarisht zgjat 35-40 ditë. Politika Qyteti i Kukësit u shpall bashki në fillimin e viteve 30. Tradicionalisht njihet si qytet me bindje të djathta. Kryetar i Bashkisë së Kukësit është z.Hasan Halilaj i PD-së. Më përpara tij Kryetarë bashkie kanë qenë : Shefqet Çela (periudha e Mbretit Zog), Abedin Budinaku (periudha e Mbretit Zog), Tahir Kolgjini (periudha e pushtimit italian), Xhaferr Bislimi (periudha e pushtimit gjerman, i vrarë me atentat nga celula komuniste e Kukësit). Në vitin 1944 bashkitë u zëvendësuan me Këshillat Popullorë të qyteteve dhe u rikthyen në zgjedhet lokale të Korrikut 1992. Nga viti 1992 e këtej kryetarët e bashkisë kanë qenë : Qemal Parllaku (1992-1996, Partia Socialiste), Safet Sula (1996- 2000, Partia Demokratike), Ylber Zeneli (2000-2003, Partia Demokratike) dhe Osman Elezi (2003- 2007, Partia Socialiste). Hasan Halilaj është i vetmi që ka fituar 2 herë zgjedhjet lokale në vitet 2007 (PD) dhe 2011 (PD më pas LSI). Ekonomia Para vitit 1925, fshati Kukës banohej kryesisht nga banorë vendas, aktiviteti kryesor i të cilëve ishte bujqësia dhe blegtoria e cila zhvillohej në të dy anët e lumenjve Drin i Zi dhe Drin i Bardhë. Pas vitit 1925, Mbretëria Shqiptare i kushtoi një rëndësi të veçantë këtij fshati duke i dhënë statusin e një qyteti gjë që u be shkak që ai të popullohet me banorë të ardhur nga Shkodra,Prizreni,Gjakova dhe Gora. Ardhja e tyre shënon dhe futjen në jetën e këtij qyteti të aktiviteteve tregtare dhe prodhuese. Janë këta banorë të rinj që i japin Kukësit një pamje të re përmes ndërtimit të shtëpive të reja dhe moderne dhe krijimit të një fryme të re qytetare përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore. Falë tyre, Kukësi nis të bëhet i njohur si një nyje lidhëse dhe me rëndësi për të dy anët e kufirit. Në ato vite nisën aktivitetin zeje të tilla si: kafet dhe restorantet, tregtia me shumicë dhe pakicë, prodhimet e ëmbëlsirave, fotografia, mjetet moderne te transportit (biçikletat, veturat, kamionat dhe autobusët) ngjyrosja dhe përpunimi i leshit, përpunimi i lëkurës dhe i mishit, prodhimi i rrobave dhe këpucëve, shërbimi postar dhe telegrafik, prodhimi i energjisë elektrike, përpunimi i metalit, prodhimet prej ari dhe argjendi, arkitekturë dhe plan urbanistik, një traditë e re gatimi dhe shërbimi, etj. Ardhja e sistemit komunist shkaktoi dhe shkatërrimin total të kësaj përvoje, grabitjen dhe sekuestrimin e pronave dhe të pronarëve, shpronësimin e banesave dhe objekteve tregtare, nëpërkëmbjen e të drejtave dhe të lirive elementare të njeriut, degradimin e plotë të elementëve kapitalistë etj. Kukësi gjatë regjimit komunist ishte një qendër industriale në Shqipëri. Deri në vitet '90, Kukësi kishte një industri të nxjerrjes dhe shkrirjes së bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), nxjerrjes dhe koncentrimit të mineralit të kromit, nxjerrjes së mineralit të kuarcit, prodhimit të materialeve të ndërtimit (materiale inerte, parafabrikate etj), përpunimit të lëndës drusore dhe prodhimit të mobilieve, prodhimit të qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime të qumështit, prodhime përpunuese të frutave dhe perimeve, prodhimit te bukës etj.),
  • 7. mbledhjes dhe përpunimit të bimëve mjekësore, prodhime të industrisë mekanike, shërbim hotelier përmes dy hoteleve turistike të cilat pritnin dhe përcillnin dhe disa qindra turistë të huaj, etj. Kukësi ishte një vend i njohur dhe me traditë në rritjen dhe mbarështrimin e deleve. Cilësia e mishit dhe e leshit të deleve lumjane ishin të njohura në të gjithë Ballkanin. Regjimi komunist dhe veçanërisht fushata antiekonomike e tufëzimit të bagëtive, bëri që numri i krerëve të vijë vazhdimisht në rrënje dhe kjo veç kësaj çoi në ftohjen e dëshirës së blegtorit për të rritur e mbarështruar bagëti. Kukësi ishte gjithashtu një qendër e njohur e transportit. Krahas llojeve të tjera të transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, përmes liqenit artificial të Fierzës, i cili bënte të mundur transportin e mallrave dhe të udhëtarëve. Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të qytetit dhe të fshatrave punonin në zonën nxjerrëse dhe përpunuese të kromit në Kalimash, në minierën e nxjerrjes së bakrit në Gjegjan etj. Transformimet e domosdoshme ekonomike drejt tregut të lirë pas viteve '90 bën që pjesa më e madhe e industrisë së lartpërmendur të falimentojë tërësisht, sepse ajo industri ishte ngritur për të funksionuar në kushtet e një ekonomie të centralizuar dhe të planifikuar. Mirëpo kjo shkaktoi shumë plage sociale, duke çuar në krijimin e një mase të madhe të papunësh. Moszgjidhja në kohë e problemeve të pronësisë mbi tokën (veçmas problemet e shumta të krijuara nga shpërngulja e detyrueshme e banorëve të Kukësit të Vjetër pas ndërtimit të HEC-it të Fierzës) shkaktuan shumë konflikte pronësore dhe bllokuan tërësisht nismat e biznesit vendas dhe atij të huaj, duke krijuar një ngërç absurd që ende dhe sot e kësaj dite vazhdon t'a mbajë të mbërthyer dhe nën tension të gjithë Kukesin. Një rol shkatërrimtar për ekonominë e Kukësit dhe në acarimin e mëtejshëm të problemeve sociale, ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosovën, që nga viti 1948 e më tej pas viteve 90' dhe veçanërisht embargoja e komunitetit ndërkombëtar ndaj ish-Jugosllavisë, gjatë konflikteve etnike pas shpërbërjes së saj. Shkak i tyre, sot një pjesë e industrisë që mund të ringjallej, mbeti e bllokuar, duke çuar në rrënimin total të objekteve industriale, falimentimin e bizneseve të vogla dhe në një shkallë shumë të lartë të papunësisë. Sot ekonomia e qytetit të Kukësit është e mbizotëruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht është e bazuar tek tregtia e vogël. Degët zotëruese të ekonomisë ndër të tjera janë: transporti dhe shërbimet. Kukësi zotëron dhe një aeroport të përmasave ndërkombëtare (përfunduar së ndërtuari në fund të vitit 2004), mirëpo për dhënie me koncesion të aeroportit "Nënë Tereza" të Rinasit, ai sot nuk funksionon. Kukësit i mungon infrastruktura moderne dhe veçanërisht lidhjet me fshatrat dhe qytetet më të afërta si: Peshkopi, Shkodër, Krumë, Prizren etj. janë shumë të dobëta. Lidhjet telefonike ndonëse janë përmirësuar, ato janë ende në një gjendje të mjeruar, për të mos folur për internetin, i cili ende nuk ka gjetur kushtet për t'u shtrirë nëpër familje. Të gjithë këto faktorë, por dhe shumë faktorë të tjerë e kanë detyruar qytetarin e Kukësit të braktisë vendin e të drejtohet për në Tiranë e zona të tjera apo edhe për të emigruar jashtë vendit. Ky proces ka shkaktuar dhe një largim në përmasa dramatike të njerëzve me arsim të lartë dhe me përvojë pune, duke shkaktuar kështu një boshllëk shumë të madh në administratën publike, në arsim dhe kulturë, shëndetësi etj.
  • 8. Transporti Qyteti i Kukësit, që nga viti 2009, është kthyer në një nyje të transportit mbarëkombëtar dhe ndërkombëtar, pas vënies ne përdorim të autostradës që zë fill në pikën e kalimit kufitar në Morin. Kjo autostradë e ka vendosur Shqipërinë në rrjetin evropian të autostradave. Edhe nga ana tjetër e kufirit po punohet me ritme të shpejta për të lidhur Vërmicën me Prishtinën. Njëkohësisht po punohet për ndërtimin e rrugës që lidh qytetin e Kukësit me Krumën e më tej me qytetet e Bajram Currit dhe Gjakovës. Në krahun tjetër po punohet në zgjerimin dhe rikonstruksionin e rrugës Kukës-Peshkopi. Edhe një segment i rrugës lidhëse me zonën e Gorës është në zbatim, mirëpo ky segment shtrihet në një terren shumë të vështirë dhe do të kërkojë më shumë kohë dhe fonde për t'u përfunduar. Duke parë investimet e kryera viteve të fundit, lirisht mund të thuhet se kjo pjesë e vendit nuk është më e izoluar si më parë dhe se janë krijuar kushtet për të nxitur investimet private vendase dhe të huaja, në fusha të tjera me leverdi ekonomike, që do të ulnin treguesit e papunësisë dhe do të rrisin mirëqënjen e banorëve. Qeveria shqiptar që një kohë ka nxitur projektimin e rrjetit hekurudhor që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën dhe me rrjetet e tjera të rajonit dhe që do të kalojë nëpër Kukës, për t'u lidhur me pikën më të afërt që është qyteti i Prizrenit, i cili ka lidhje hekurudhore me pjesët e tjera të Kosovës dhe të rajonit. Kultura "Ju flet Kukësi...” Kjo sigel zanore që u përhap më 16 tetor 1959, nga katër altoparlantë, që vareshin në pemët e qytetit të vjetër të Kukësit, hapi rrugën e një radioje, që në jetën e saj të gjatë do të bëhej një legjendë e informimit në gjuhën shqipe. Sigla që ende shoqëron mëngjeset e mijëra dëgjuesve, nuk është ndalur në këta 45 vjet. Kjo radio i afirmoi vlerat në ruajtjen e ndjenjës kombëtare të gjuhës, kulturës dhe historisë, sidomos te shqiptarët jashtë kufijve në Kosovë e Maqedoni, për të cilët u ngrit dhe ky radiostacion që më pas do të identifikohej me vetë qytetin e Kukësit. Në qytetin e vogël, njerëzit që nuk kishin dëgjuar më parë radio, habiteshin kur nga altoparlantët në vatrat e tyre, hyri vala e Radio Kukësit, që u bë pjesë e pandarë e jetës së tyre. Fillimi ishte krejt i natyrshëm. Një program i improvizuar, një tribunë ku ngjitet ish-presidenti Haxhi LLeshi, për të prerë shiritin ishte dita e startimit të kësaj radioje që ishte e dyta në vend, për nga rëndësia dhe numri i dëgjuesve, pas Radio Tiranës. Qyteti dhe rrethi i Kukësit kanë jetën e tyre në këtë radio, që nga viti 1959 e deri më sot. Koha vlerëson si të pazëvendësueshme punën e radios që identifikohet me emrin e qytetit. Krume Kukes Gjalica Drini I zi Rruga e kombit Pikëllima(Koritniku)