SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Glosar i termave që përdoren në industrinë e përkthimit
Glossario dei termini in uso nell'industria della traduzione
Glossary of terms used in the translation industry
Shqip-Italisht-Anglisht > Shqip
Albanese-Italiano-Inglese > Albanese
Albanian-Italian-English > Albanian
Në këtë glosar janë përcaktuar disa terma që zakonisht përdoren në fushën e
përkthimit. Glosari shërben për të thelluar njohuritë tona ose për të komunikuar në
mënyrë efikase me agjencitë e përkthimit.
Agjenci përkthimesh
- Agenzia di traduzioni
- Translation agency
Ndërmarrje që ofron shërbime përkthimi dhe interpretimi. Mund të ofrojë
edhe shërbime të tjera si mbrojtje skedarësh (file), transkriptime,
faqosje, administrim projektesh dhe verifikim të proceseve të
administrimit (review management).
Akreditim
- Accreditamento
- Accreditation
Është një proces formal që praktikohet nga një ent privat ose publik për
vlerësimin e kompetencës së përkthyesit. Mund të përfshijë provime,
kontrollin e shkallës së arsimimit dhe përvojën e përkthyesit.
Aktiviteti i përkthimit
- Attività di traduzione
- Translation activity
Veprimi nëpërmjet të cilit bëhet i mundur kthimi i tekstit të shkruar nga
një gjuhë në tjetrën.
Apostila
- Postilla
- Apostille
Apostila është një vulë zyrtare e lëshuar nga një shtet apo një dokument
që i bashkëlidhet një dokumenti publik apo privat e që e bën atë
ligjërisht të vlefshëm në çdo vend që ka nënshkruar Konventën e
Hagës (Convention de La Haye du 5 octobre 1961)për dokumentet.
Batutë
- Battuta
- Keystroke
Veprimi i rrahjes, i shtypjes dhe i lëshimit të një tasti të tastierës.
Shpesh përdoret si njësi matje bazë e gjatësisë së një rreshti apo
të një kartele dhe për të përcaktuar madhësinë e një pune
përkthimi. Përfshin të gjitha germat e dukshme, madje edhe
hapësirat, ndërprerjet e rreshtit (kryeradhë) dhe shenjat e
paragrafit.
Dëgjues
- Audience
- Audience
Grupi i personave të cilëve u drejtohet një interpretues. Termi përdoret
zakonisht për t'iu referuar interpretimit simultan (i njëkohshëm)
dhe nganjëherë përdoret gabimisht në kuptimin e lexuesve.
Desktop publishing (DTP)
DTP është një shërbim shtesë që ofrohet nga ndërmarrjet e përkthimit për
t'u dhënë klientëve një zgjidhje të plotë për nevojat e tyre në
lidhje me procedurat e krijimit, faqosjes (layout), dhe prodhimit
të materialit për shtyp (dokumenteve shumëgjuhësh). Për të trajtuar
gjuhët që përdorin germa të ndryshme është e nevojshme të
disponojmë softuerë, aparatura të veçanta dhe përvojë në këtë
fushë.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
DIN 2345
Standard gjerman i publicizuar në prillin e vitit 1998, i cili përcakton
kushtet që duhen plotësuar për kontratat e përkthimit. Mund të
porositet online, në faqen e internetit të Beuth www.beuth.de
Dygjuhësh
- Bilingue
- Bilingual
Një person quhet dygjuhësh, në kuptimin më të gjerë të fjalës, në të
gjithë ato raste kur ai ka aftësi komunikimi në të dy gjuhët, si
aktive ashtu dhe pasive. Në kuptimin më të kufizuar, termi përdoret
shpesh për t'iu referuar personave që kanë një kompetencë të
nivelit të gjuhës amtare ose përafërsisht, në të dy gjuhët.
e-Procurement
Shkurtim i Electronic-Procurement, ose me fjalë të tjera aktiviteti i
prokurimit online i bazuar në një katalog. Konsiston në
automatizimin e sistemit të porosive të blerjes që i lejon
përdoruesve të ndërmarrjeve të shfletojnë katalogët e furnizuesve
dhe bëjnë porositë që do të miratohen më pas në fluksin e e-
procurement nga një administrator (përgjegjës).
Faqe standard (kartelë)
- Pagina standard
- Standard page
Njësi standarde e matjes së një teksti të përdorur në mënyrë të veçantë
në sektorin e botimit dhe të përkthimit për botim. Gjatësia e një
kartele varet sipas vendeve të ndryshme dhe nga sektori, por si
rregull zakonisht është rreth 1500-1800 batuta ose 300 fjalë për
faqe. Çmimi i një përkthimi përcaktohet shpesh nga numri i
kartelave, edhe pse, përveç rastit të përkthimit për industrinë e
librit, kjo praktikë është duke u bërë gjithnjë e më pak e
zakonshme për shkak se preferohet llogaritja me anën e numërimit të
fjalëve.
Fjalë-numërim
- Numero parole
- Word count
Njësi matje e një teksti e bazuar në gjuhën burimore. Projektet e
përkthimit, për shembull, llogariten dhe faturohen me një çmim për
fjalë (Shtetet e Bashkuara) ose çdo 1000 fjalë (Britania e Madhe).
Funksion i tekstit
- Funzione del testo
- Text function
Qëllimi i një teksti është, për shembull, që të japë udhëzime në lidhje
me përdorimin e një produkti ose për të informuar në lidhje me një
ngjarje. Është e rëndësishme që të përcaktohet funksioni i një
teksti kur porositet një përkthim, në mënyrë që përkthyesit t'i
jepet mundësia që të zgjedhë stilin dhe terminologjinë e
përshtatshme.
Globalizim
- Globalizazzione
- Globalization
Shih ‘Internacionalizim’.
Glosar
- Glossario
- Glossary
Një bazë të dhënash për terminologjinë, e miratuar nga klienti dhe që
duhet të ndiqet nga përkthyesi. Për shembull, një ndërmarrje mund
të preferojë që të përdoret ‘motor’ ose ‘ciklomotor’ në vend të
‘motoçikletë’; termi i preferuar futet në glosar.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
GMS
Globalization Management System (GMS) është një softuer për ndërmarrje i
cili ofron flukse pune për të administruar përkthimin,
revizionimin, filtrimin, memorien e përkthimit dhe furnizuesit e
shërbimeve të përkthimit. Këto sisteme blihen zakonisht nga
kompanitë e mëdha për të administruar shpenzimet e tyre dhe ku
përkthimet janë mjaft komplekse për t'u mbajtur dhe për t'u
administruar.
Gjuha A
- Lingua A
- A language
Gjuha dominuese e interpretuesit, në të cilën ai është i aftë të
interpretojë në mënyrë profesionale. Zakonisht, por jo gjithmonë,
kjo është gjuha amtare e interpretuesit.
Gjuha e përkthyer
- Lingua di arrivo
- Target language
Gjuha në të cilën përkthehet një tekst.
Gjuha origjinare
- Lingua di partenza
- Source language
Gjuhë në të cilën është shkruar teksti që do të përkthehet. Nuk duhet
ngatërruar me Origjinalin. (Origjinali mund të mos jetë dorëshkrimi
i parë i një vepre, trajta e parë e një dorëshkrimi; vepra e
vërtetë, që është krijuar nga vetë autori, që nuk është përkthim,
riprodhim ose kopje e një tjetre; vepra ashtu siç është krijuar për
herë të parë dhe që nuk ka pësuar asnjë ndryshim të mëvonshëm.)
Gjuhë amtare
- Lingua madre
- Mother tongue
Termi përdoret si tregues i aftësisë së një përkthyesi apo i një
interpretuesi për të përkthyer në një gjuhë të caktuar. Meqë një
person, i cili ka jetuar në një vend të huaj për shumë vite, si
p.sh. që nga fëmijëria, mund të jetë më i aftë në gjuhën e dytë
sesa në të parën, e cila është gjuha amtare, preferohet të flasim
për ‘gjuhën e përdorimit të zakonshëm’ ose ‘gjuhën dominuese’.
Gjuhë dominuese
- Lingua dominante
- Dominant language
Shih ‘Gjuhë e përdorimit të zakonshëm’.
Gjuhë e kontrolluar
- Lingua controllata
- Controlled language
Tipi i gjuhës që është e projektuar për të kufizuar shtrirjen e fjalorit
dhe të sintaksës së përdorur (p.sh. përdorimi i fjalive të
shkurtra, eliminimi i përemrave etj.). Veçanërisht e përhapur, për
shembull, në dokumentacionin teknik, për ta bërë tekstin më të
kuptueshëm për përdoruesit ose për personat për të cilët ajo gjuhë
nuk është amtare dhe për të lehtësuar veprimtarinë e përkthimit.
Gjuhë e përdorimit të zakonshëm
- Lingua di uso abituale
- Language of habitual use
Gjuhë e cila është më e njohur për një person, zakonisht gjuha e folur në
vendin e banimit. Dikush mendon se është më i drejtë përdorimi i
termit gjuhë amtare si masë e aftësisë së një përkthyesi ose e një
interpretuesi për të përkthyer në një gjuhë të caktuar. Sipas
mënyrës gjermane zakonisht nuk bëhet ndonjë dallim ndërmjet gjuhës
amtare dhe gjuhës dominuese.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Internacionalizim
- Internazionalizzazione
- Internacionalizim
Aktiviteti i përgatitjes së një produkti ose i një softueri për
lokalizim. Ky proces mund të përfshijë nxjerrjen e vargjeve
(string) të tekstit, krijimin e adezivëve për disa lloj
informacionesh në vend të incizimit të përkthimit mbi produkt dhe
çdo veprimtari tjetër që përgatit produktin për tregun global.
Interpretim
- Interpretazione
- Interpretation
Veprimi nëpërmjet të cilit bëhet i mundur bisedimi nga një gjuhë në
tjetrën.
Interpretim i bisedimeve
- Interpretazione di trattativa
- Liaison interpreting
Interpretim (përkthim me gojë) ndërmjet dy gjuhëve, në bashkëbisedime, në
mes të dy ose më shumë personave. Shërbimi përdoret, për shembull
në takimet e biznesit, për thirrjet telefonike, gjatë vizitave në
terren dhe gjatë ngjarjeve të ndryshme. Interpretuesi (dragomani) e
bën interpretimin pas një fjalimi të shkurtër, ose fjali pas fjalie
apo si chuchotage (pëshpëritje); interpretuesi nuk merr shënime e
nuk përdor asnjë pajisje. Termi ngandonjëherë përdoret gabimisht si
sinonim për interpretimin konsekutiv.
Interpretim konsekutiv (i njëpasnjëshëm)
- Interpretariato di consecutiva
- Consecutive interpreting
Interpretuesi dëgjon fjalimin e oratorit dhe e përkthen atë në një gjuhë
tjetër, pasi ai ka përfunduar, ose është ndaluar për të lejuar
interpretimin. Është shërbimi më formal i interpretimit të
bisedimeve (negociatave) dhe që përdoret, për shembull, në takimet
formale të biznesit, për negociata, sesionet formuese ose në
konferenca.
Interpretim me chuchotage(pëshpëritje)
- Interpretazione sussurrata
- Whispering
Chuchotage (shyshotazh) nga frëngjishtja, është një interpretim i
njëkohshëm (simultan) ku përkthyesi pëshpërit diskutimin e
përkthyer në veshin e dëgjuesit dhe bëhet në praninë fizike të
palëve, pa ndihmën e impianteve dhe pa asnjë mbështetje teknike.
Interpretim simultan
- Interpretariato di simultanea
- Simultaneous interpreting
Procesi i përkthimit me gojë i një fjalimi në një gjuhë tjetër, në të
njëjtën kohë dhe me të njëjtën shpejtësi. Interpretuesi gjendet
zakonisht në një kabinë të izoluar akustikisht, i pajisur me kufje
dhe mikrofon.
Interpretues (dragoman)
- Interprete
- Interpreter
Personi që ofron një përkthim me gojë (të folur) të fjalimit të një
folësi (oratori), nga një gjuhë në tjetrën.
Interpretues gjykate
- Interprete di tribunale
- Court interpreter
Interpretues me njohuri specifike të një argumenti që ofron shërbime
interpretimi (përkthimi me gojë) gjatë procesit gjyqësor. Kushtet
në lidhje me akreditimin dhe certifikimin për interpretimin në
gjykatë ndryshojnë nga shteti në shtet.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Interpretues konference (përkthyes konference)
- Interprete di conferenza
- Conference interpreter
Interpretues (përkthyes) që duhet të jetë shumë i aftë dhe i kualifikuar
për interpretimin në konferenca i cili ofron shërbimin e
interpretimit simultan (të njëkohshëm) të fjalimit të një oratori
nga një gjuhë në tjetrën.
Kapacitet përkthimi
- Capacità di traduzione
- Translation capacity
Numri maksimal i fjalëve që mund të përkthehet në ditë.
Kodifikim teksti
- Codifica testo
- Code text
Kodifikimi i tekstit është një metodë për të përfaqësuar tekstin si një
sekuencë me byte. Kodifikimet e përdorura zakonisht përfshijnë
ASCII, Unicode e Shift_JIS.
Kompetencë e gjuhës amtare
- Competenza da madrelingua
- Native Language competence
Zotërim me gojë dhe me shkrim i një gjuhe ekuivalente me atë të një
personi i cili jo vetëm që e ka mësuar gjuhën që në fëmijëri dhe ka
vazhduar ta përdorë atë si gjuhë e përdorimit të zakonshëm (gjuhë
dominuese), por që ka marrë edhe formimin e duhur gjuhësor.
Kompetencë linguistike e specializuar
- Competenza linguistica specializzata
- Specialized language skills
Është familjariteti që ka përkthyesi me argumentin e tekstit dhe zotërimi
i normave të veçanta gjuhësore që kanë lidhje me tekstin.
Kompetencë përkthimi
- Competenza di traduzione
- Translation competence
Aftësia për të përkthyer saktë një tekst, në lidhje me terminologjinë,
argumentin dhe stilin, në gjuhën që do të përkthehet, duke
respektuar funksionin e tekstit burimor dhe tekstit të përkthyer.
Komplet shkronjash ISO 8859
- Set di caratteri ISO 8859
- Character set ISO 8859
Bëhet fjalë për një familje të një kompleti germash që ofron kodifikimin
e germave në bazë të alfabetit të një varianti të caktuar rajonal
të një gjuhe. Aktualisht ka 15 komplete të ndryshme germash të
bazuar në grupet linguistike rajonale, për shembull, kompleti
perëndimor, cirilik, arabik, kompleti i gjuhëve baltike, e kështu
me radhë. Kompletet e germave bazohen në fjalë me 8 bit dhe janë
zëvendësuar me kompletin më modern të germave me 16 bit Unicode.
Konfidencialiteti (sekreti professional)
- Riservatezza
- Confidentiality
Për përkthyesit dhe interpretuesit, ruajtja e sekretit profesional
është absolute. Ajo hyn në fuqi në momentin kur përkthyesi ose
interpretuesi njoftohet në lidhje me informacionet e rezervuara
të klientit dhe mbetet në fuqi deri në vdekjen e interpretuesit-
përkthyesit. Sekreti profesional zbatohet në të gjitha rastet,
pa përjashtim. Përkthyesi ka për detyrë të ruajë dokumentet dhe
të dhënat që ka në zotërim dhe përgjigjet gjithashtu edhe për
respektimin e sekretit profesional nga bashkëpunëtorët e tij. Në
disa vende të botës sekreti profesional garantohet me ligj dhe,
për sa i përket ruajtjes së sekretit profesional, përkthyesit
gëzojnë të njëjtin status njësoj si mjekët dhe avokatët.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Korrigjim boce
- Correzione di bozze
- Proofreading
Në një vështrim më të kufizuar është kontrolli i fundit i një teksti para
shtypit, ai që bëhet duke kërkuar për gabime shkrimi dhe gabime
formatimi (faqosje). Termi përdoret shpesh nga përkthyesit si
sinonim për redaktim. Kur transkriptohet një tekst i përkthyer,
këshillohet që korrigjimi i bocës të bëhet nga përkthyesi që ka
bërë përkthimin, sidomos nëse personi që bën transkriptimin nuk e
njeh gjuhën në të cilën teksti është përkthyer.
Kujtesë përkthimi
- Memoria di traduzione
- Memory translation
Shih edhe Përkthimin e asistuar nga kompjuteri. Është një aplikacion që
lejon të memorizohet në një bazë të dhënash kujtesa (‘memoria’),
fjalitë e përkthyera (njësi përkthimi apo segmente) me frazat
korresponduese në gjuhën burimore. Për çdo segment të ri që do të
përkthehet, programi ekzaminon bazën e të dhënave në kërkim të një
segmenti të mëparshëm burimor që korrespondon me segmentin e ri, në
mënyrë të saktë ose të pjesshme, dhe, nëse gjendet, sugjeron
segmentin përkatës në gjuhën e përkthyer si një përkthim të
mundshëm. Përkthyesi mund të pranojë, modifikojë ose refuzojë
përkthimin e propozuar. Çdo përkthim i pranuar nga përkthyesi
shtohet në bazën e të dhënave.
Kuptim
- Significato
- Gist
Përmbledhje e tekstit të përkthyer që përcakton argumentin dhe
përmbajtjen e përgjithshme të tekstit burimor.
Lexues
- Lettore finale
- Target readership
Grupi i personave për të cilët një tekst është përkthyer, për shembull,
ekspertët, fillestarët dhe klientët e mundshëm. Kur porositet një
përkthim, është e rëndësishme që të përcaktojmë se kush do ta
lexojë tekstin, për t'i dhënë mundësi përkthyesit që të zgjedhë
stilin e duhur dhe terminologjinë e përshtatshme.
Lokalizim
- Localizzazione
- Localization
Term që përdoret zakonisht në fushën e përkthimit të softuerit për të
treguar aktivitetin e përshtatjes së një produkti ndaj një varianti
të veçantë rajonal të një gjuhe, normave kulturore, standardeve,
ligjeve dhe kërkesave të tregut për ku është i destinuar. Përfshin,
ndër të tjera, përkthimin e teksteve të ekraneve dhe skedarët e
Udhëzuesit (instruksioneve).
Menagjer përkthimi
- Manager di traduzione
- Translation manager
1. Program i kujtesës së përkthimit i publikuar nga IBM, 2. (sinonim:
menagjer i projektit) Personi i ngarkuar për administrimin e
projektit të përkthimit. Kur punohet për projekte përkthimi që janë
veçanërisht komplekse, menagjeri i përkthimit vepron si ndërlidhës
në mes të klientit dhe përkthyesve, duke bërë koordinimin e
aktivitetit të përkthimit, i cili mund të bëhet nga disa përkthyes
për të njëjtën gjuhë, duke administruar bazën e të dhënave të
terminologjisë, duke kontrolluar koherencën e stilit dhe të
terminologjisë, e kështu me radhë.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
MultiTerm
Program i terminologjisë i zhvilluar nga Trados dhe komponent i programit
të kujtesës së përkthimit Translator's Workbench, por gjithashtu
është në shitje si produkt i veçantë.
Open source
Në informatikë, open source (term anglez që do të thotë “kod burimor i
hapur”) tregon një softuer, autorët e të cilit (më saktë ata që
kanë të drejtën e autorit) lejojnë, madje favorizojnë studimin e
lirë dhe modifikimet nga ana e programatorëve të tjerë të pavarur.
Kjo gjë realizohet nëpërmjet aplikimit të licencave përkatëse të
përdorimit.
PDF
PDF (Portable Document Format) është një format skedari që lejon të kapen
si imazh elektronik të gjithë elementet e një dokumenti të shtypur
dhe që është e mundur të vizualizohen, të shtypen, t'i dërgohen të
tjerëve ose brenda të cilit është e mundur të zhvendosemi. Skedarët
PDF krijohen duke përdorur Adobe Acrobat, Acrobat Capture, ose
produkte të ngjashme.
Përkthim anasjellas
- Traduzione inversa
- Back translation
Përkthim nga gjuha e përkthyer në gjuhën origjinare i cili kryhet nga një
përkthyes i dytë. Për shembull, nëse një dokument është përkthyer
nga anglishtja në frëngjisht, back translation konsiston në
përkthimin nga frëngjishtja në anglisht. Ky aktivitet i lejon një
personi, gjuha amtare e të cilit është anglishtja, të kontrollojë
që gjatë përkthimit të mos ketë humbur kuptimi i tekstit origjinar.
Përkthim automatik
- Traduzione automatica
- Automatic translation
Përkthim automatik është ai që siguron pak a shumë ‘kuptimin’ e një
dokumenti. Është përkthimi i prodhuar me anën e një programi për
kompjuter për përkthimin e një teksti pa ndërhyrjen e njeriut.
Cilësia e një përkthimi të përftuar nga kjo metodë, për sa i përket
terminologjisë, kuptimit dhe gramatikës, ndryshon sipas natyrës dhe
kompleksitetit të tekstit burimor dhe nuk është kurrë mjaft e mirë
për botim pa një redaktim (editing) paraprak intensiv. Përkthimi
automatik kryhet zakonisht me programe shumë të specializuara,
përdoret nga disa përkthyes dhe shoqëri përkthimi për të mbështetur
përkthimin, por rrallë herë përdoret për të përkthyer dokumente të
tëra. PA (MT / machine translation) nuk duhet të ngatërrohet me
përkthimin e asistuar nga kompjuteri!
Përkthim i asistuar kompjuteri
- Traduzione assistita da computer
- Computer assisted translation (CAT)
Shih ‘Përkthim i ndihmuar nga kompjuteri (CAT)’
Përkthim i certifikuar
- Traduzione certifikata
- Certified translation
Përkthimi që është revizionuar dhe që konsiderohet korrekt dhe besnik
kundrejt tekstit origjinar (source/sorgente/testo di partenza). Në
bazë të kërkesës së klientit, certifikimi mund të jetë dy llojesh,
d.m.th., një përkthim mund të certifikohet nga një kompani
përkthimi, e cila dëshmon besnikërinë dhe saktësinë, ose nga
përkthyesi i cili në praninë e një noteri vërteton në bazë të
ligjit korrektësinë.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Përkthim i fjalëpërfjalshëm
- Traduzione parola per parola
- Word-for-word translation
Përkthim jashtëzakonisht besnik në formulimin dhe në sintaksën e tekstit
burimor. Një përkthim i fjalëpërfjalshëm është zakonisht
‘artificial’ dhe jo i natyrshëm e për këtë arsye duhet të shmanget,
përveçse kur paraqiten nevoja të veçanta (p.sh. për disa tekste që
përdoren si prova në gjyq).
Përkthim i ndihmuar nga kompjuteri / Përkthim i asistuar nga kompjuteri
(CAT)
- Traduzione assistita da computer
- Computer Aided Translation
Përkthim që bëhet me ndihmën e programeve të tilla si kujtesa e
përkthimit, (CAT, Computer Aided Translation) i referohet
aplikacioneve që ndihmojnë në procesin e përkthimit të një teksti
nga një gjuhë në një tjetër, të tilla si Trados, Déjà Vu, Wordfast,
Tranzit, etj. të konceptuara për të zvogëluar ngarkesën e punës së
përkthyesit dhe për të përmirësuar koherencën e stilit dhe të
terminologjisë. Në thelb ajo është një bazë të dhënash në të cilën
janë të memorizuara të gjitha frazat e përkthyera më parë së bashku
me tekstin përkatës origjinal. Nëse gjatë përkthimit shfaqet një
frazë e ngjashme ose e njëjtë me një frazë të përkthyer më përpara,
programi sugjeron frazën e përkthyer si një përkthim të mundshëm.
Përkthyesi pastaj mund të vendosë nëse do ta pranojë, modifikojë
ose refuzojë përkthimin e propozuar. Në këtë mënyrë, aktiviteti i
përkthimit vazhdon më shpejt dhe garanton rezultate koherente. Nuk
duhet të ngatërrohet me përkthimin automatik!
Përkthyes
- Traduttore
- Translator
Personi i cili kthen një tekst të shkruar nga një ose më shumë gjuhë në
një gjuhë tjetër, zakonisht në gjuhën e tij amtare.
Përkthyes i akredituar
- Traduttore acreditato
- Accredited translator
Është përkthyesi i akredituar nga një institucion profesional. Akreditimi
është kusht për të qenë anëtarë të institucionit në fjalë: jepet
pas kalimit të një provimi dhe në bazë të përvojës. Përkthyesit
mund të akreditohen vetëm nëse ata kanë një diplomë në përkthim të
nivelit akademik.
Përkthyes i betuar
- Traduttore giurato
- Sworn translator
Është një përkthyes i cili bën betimin dhe mund të bëjë një përkthim të
certifikuar. Zakonisht në Shtetet e Bashkuara përkthyesi vërteton
saktësinë dhe përplotësimin e përkthimit dhe betimi bëhet nga
noteri.
Përkthyes letrar
- Traduttore letterario
- Literary translator
Përkthyes i specializuar në përkthimin e teksteve letrare, si romane,
biografi, poezi etj.
Përkthyes në profesion të lirë (freelance)
- Traduttore libero professionista
- Freelance translator
Përkthyes i pavarur që punon për agjencitë e përkthimit, kompanitë e
lokalizimit dhe/ose drejtpërdrejt për klientët e tjerë. Shpesh
është i specializuar në një ose më shumë fusha, si ajo ligjore,
financiare, tregtare ose teknike.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Redaktim
- Redazione
- Editing
Leximi i një teksti me qëllim që të korrigjohen gabimet si mospërputhjet,
gabime gramatikore dhe të shenjave të pikësimit, stil i
papërshtatshëm dhe, në rastin e një përkthimi, besnikëri ndaj
tekstit burimor.
Redaktim tekstesh publicitare
- Redazione di testi publicitari
- Copywriting
Redaktimi i materialit në formën e një direktive ose udhëzimi, më shpesh
i shoqëruar me prodhimin e një teksti të caktuar për reklama. Duhet
theksuar se një tekst publicitar (reklame) nuk mund të përkthehet
në 100%, për shkak të kulturës së reklamës dhe konteksteve
kulturore të ndryshme të kulturës dhe të gjuhës në të cilën
përkthehet. Teksti i reklamës për tregjet ku flitet gjuha angleze
duhet të hartohet (redaktohet) gjithmonë nga ata persona të cilët
njohin gjuhën, kulturën dhe shprehjet e vendit apo të rajonit të
destinacionit të reklamës.
Referime
- Riferimenti
- References
Informacione në lidhje me tekstin origjinal që ndihmojnë përkthyesin për
të kontekstualizuar përkthimin dhe për të zgjedhur stilin dhe tonin
e duhur. Referimet janë, për shembull, dokumentet e përkthyer më
përpara, glosarët terminologjikë dhe përcaktimet e ndryshme.
Rresht standard
- Riga standard
- Standard line
Një njësi matje standard e dimensioneve të një teksti. Gjatësia e një
rreshti standard ndryshon sipas vendit. Në Gjermani, për shembull,
është 55 batuta, në Belgjikë është 60 batuta. Çmimi i një projekti
të përkthimit varet nga numri i rreshtave që e përbëjnë atë.
Script
Në informatikë, termi skript (script) përcakton një tip të veçantë
programi. Gjuhët e programimit që përdoren për të shkruar këto
programe quhen gjuhë skriptin (scripting). Një kategori e veçantë e
këtyre programeve janë Shell script.
SDL Webflow
SDL WebFlow është një produkt për administrimin e përmbajtjeve
shumëgjuhëshe dhe shfrytëzohet për krijimin dhe mirëmbajtjen e
faqeve Web shumëgjuhëshe. Mund të përdoret në kombinim me suitën e
produkteve SDLX.
SDL Workflow.
WorkFlow përfshin API për transferimin e përmbajtjes SDL, që jep
mundësinë për të krijuar rregullat dhe si rrjedhim për të
kontrolluar aktivitetet e nxjerrjes dhe të administrimit të
përmbajtjes së ndryshuar dhe publikimin e mëvonshëm në gjuhët e
përkthyera.
SDLX
SDLX është softueri i kujtesës (memories) së përkthimit i zhvilluar nga
SDLX. Disponueshmëria e një pakete instrumentesh për radhitjen,
redaktimin, analizën dhe aktivitetet e tjera e bën këtë aplikacion
të mjaftueshëm për të kryer të gjitha aktivitetet e nevojshme që
kërkohen gjatë procesit të përkthimit.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Sistem për administrimin e përmbajtjes
- Sistema per la gestione dei contenuti
- Content Management System
Është një sistem për administrimin e përmbajtjes CMS (Content Management
System) që përdoret për të administruar përmbajtjet e një enti,
duke filluar nga faqja Web, te dokumentacioni i brendshëm, deri në
katalogët e produkteve. Zakonisht një sistem i këtij tipi konsiston
në dy elemente, në aplikimin që administron përmbajtjen ose CMA
(Content Management Application) dhe aplikimin që shpërndan
përmbajtjen ose CDA (Content Delivery Application).
Skedarë të burimeve
- File di risorse
- Resource files
Skedarët e burimeve përmbajnë vendburimet në lidhje me kodin e
programimit dhe formati është në përgjithësi një koleksion i
skedarëve XML që përmbajnë të gjithë tekstin e lokalizueshëm në një
program, së bashku me imazhet dhe elementët e tjerë viziv.
Stili i tekstit
- Stile del testo
- Text style
Shih ‘Tipi i tekstit’.
Shoqëri përkthimesh
- Società di traduzioni
- Translation company
Ndërmarrje që ofron shërbime përkthimi kryesisht nëpërmjet përkthyesve që
punojnë në selinë e saj. Mund të jetë e specializuar në një fushë
të veçantë, si p.sh. ligjore, patenta ose përkthime teknike, dhe
mund të ofrojë edhe shërbime të tjera si transkriptime, faqosje dhe
administrim projektesh.
Tabela e kodeve
- Tabella di codici
- Code page
Një tabelë kodesh përfaqëson një tabelë të hartografimit (mapatura/
mapping/lokalizim dhe identifikim) të shkronjave, apo të
hartografimit të numrave me shkronjat. Kjo zakonisht është e
ndryshme për çdo rajon të botës dhe më të përhapurat janë 1252
(Perëndimore), 1250 (Evropa Qendrore) dhe 1255 (Hebraisht).
TeamWorks
TeamWorks është një sistem administrimi i përkthimeve i zhvilluar nga
Trados i ngjashëm me një sistem GMS. Është një instrument i
dobishëm për ndërmarrjet e mëdha ose për një furnizues të
shërbimeve linguistike, për administrimin e procesit të përkthimit,
duke filluar nga filtrimi i administrimit të memories, te
administrimi i furnizuesit, deri te revizioni, e kështu me radhë.
Tekst burimor
- Testo di partenza
- Souce text
Teksti që do të përkthehet.
Tekst i brendshëm
- Testo interno
- Internal text
Tekst i destinuar vetëm për përdorim të brendshëm të një ndërmarrje dhe
jo për t'u shpërndarë jashtë saj, si për korrespondencën e
brendshme, përkujtesat, udhëzimet për punë e kështu me radhë.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Tekst paralel
- Testo parallelo
- Parallel text
Teksti në gjuhën burimore ose në gjuhën e përkthyer i krahasueshëm me
tekstin që do të përkthehet, për sa i përket argumentit ose
tipologjisë, duke përfshirë përkthimet e mëparshme të të njëjtit
tip teksti. Teksti paralel është gjithashtu teksti i vendosur
paralelisht me përkthimin ose përkthimet e tija.
Tekst për publikim
- Testo per la pubblicazione
- Publication text
Tekst i caktuar për t'u shpërndarë jashtë entit që e ka hartuar.
Zakonisht ka qëllim prezantimin për shitjen e produkteve dhe të
shërbimeve, si artikuj, broshura, katalogë, tekste për reklamat e
kështu me radhë.
Teksti i përkthyer
- Testo di arrivo
- Target text
Rezultati i procesit të përkthimit.
Teksti i referimit
- Testo di riferimento
- Reference text
Teksti në gjuhën origjinale dhe/ose në gjuhën e përkthyer që ofron
informacione shtesë mbi argumentin e tekstit që do të përkthehet,
si dhe stilin e të shkruarit dhe terminologjinë e preferuar nga ana
e klientit.
Tipi i tekstit
- Tipo di testo
- Text type
Kategoria të cilës një tekst i përket, p.sh. një ekstrakt, artikull
gazete, roman, koment, me karakteristikat specifike të stilit,
sintaksës, terminologjisë etj.
TMX
Format për shkëmbimin e kujtesës (memories) së përkthimit i projektuar
për të lehtësuar shkëmbimin e të dhënave të memories me
instrumentet dhe/ose furnizuesit e shërbimeve të përkthimit, me një
humbje të pallogaritshme të të dhënave kritike në proces. Formati
mbështetet nga versionet e fundit të programeve kryesor të kujtesës
së përkthimit.
Trados
Ndërmarrje që ka krijuar dhe i ka dhënë emrin programit të kujtesës së
përkthimit.
Trados GXT
Trados GXT është një aplikacion i server-it që lejon të lidhim
përmbajtjen e një organizmi me përgjegjësit dhe përkthyesit e
ngarkuar për përkthimin e saj. Trados GXT përbëhet nga tre module
bazë, Global Content Manager dhe Localization Manager që
ekzekutohen brenda serverit Trados GXT.
Transit
Program i memories së përkthimit i zhvilluar nga Star.
Translator's Workbench
Programi i kujtesës së përkthimit i komercializuar nga Trados.
Transliterim
- Traslitterazione
- Trasliteration
Zhvendosja nga një sistem shkrimi në një tjetër. Transliterimi nuk
shkakton humbje, në mënyrë që një lexues i informuar mund të
rindërtojë drejtshkrimin origjinal të fjalëve të transliteruara të
panjohura.
www.FoxP2Translations.com
©Gino Luka
http://www.lulu.com/spotlight/intercultura
Variant rajonal i një gjuhe
- Variante regionale di una lingua
- Regional variant of a language
Një grup atributesh të veçanta të një gjuhe të një rajoni gjeografik për
shkak të dallimeve sociale ose historike, të tilla si ndryshimet në
fonetikë, stil dhe fjalor. Për shembull italishtja e Zvicrës.
Zë jashtë filmimit
- Voce fuori campo
- Voice-over
Komenti me gojë i një filmi ose i një paraqitjeje multimediale. Voice
over (voce fuori campo /zë jashtë filmimit) në një gjuhë të huaj
artikulohet në dy pjesë: përkthimi i tekstit, duke marrë parasysh
kohën dhe duke koordinuar zërin me sekuencën e filmuar, dhe
regjistrimin e voice over, që mund të kryhet nga një përkthyes me
formimin dhe/ose përvojën përkatëse ose nga një aktor. Shërbimet
voice over ofrohen nga disa përkthyes dhe shoqëri/agjenci
përkthimesh.

More Related Content

More from Lingua culture

Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneLingua culture
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Lingua culture
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)Lingua culture
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesLingua culture
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqLingua culture
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationLingua culture
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueLingua culture
 

More from Lingua culture (8)

Albanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione TradizioneAlbanie - Traduzione Tradizione
Albanie - Traduzione Tradizione
 
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
Nastradin - Vita e avventure di Nastradin Hoxha (humour, aneddoti)
 
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)Fra cent'anni  (Mbas njiqind vjetsh)
Fra cent'anni (Mbas njiqind vjetsh)
 
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languagesMerry Christmas and Happy New Year in many languages
Merry Christmas and Happy New Year in many languages
 
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sqShënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
Shënime mbi-shfuqizimin-e-partive-politike-sq
 
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translationExilio (Pablo Neruda) Albanian translation
Exilio (Pablo Neruda) Albanian translation
 
Io
IoIo
Io
 
Buona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingueBuona pasqua in alcune lingue
Buona pasqua in alcune lingue
 

Glosar i termave të përkthimit - Glossario traduzione - Translation glossary sq_it_en-sq

  • 1. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Glosar i termave që përdoren në industrinë e përkthimit Glossario dei termini in uso nell'industria della traduzione Glossary of terms used in the translation industry Shqip-Italisht-Anglisht > Shqip Albanese-Italiano-Inglese > Albanese Albanian-Italian-English > Albanian Në këtë glosar janë përcaktuar disa terma që zakonisht përdoren në fushën e përkthimit. Glosari shërben për të thelluar njohuritë tona ose për të komunikuar në mënyrë efikase me agjencitë e përkthimit. Agjenci përkthimesh - Agenzia di traduzioni - Translation agency Ndërmarrje që ofron shërbime përkthimi dhe interpretimi. Mund të ofrojë edhe shërbime të tjera si mbrojtje skedarësh (file), transkriptime, faqosje, administrim projektesh dhe verifikim të proceseve të administrimit (review management). Akreditim - Accreditamento - Accreditation Është një proces formal që praktikohet nga një ent privat ose publik për vlerësimin e kompetencës së përkthyesit. Mund të përfshijë provime, kontrollin e shkallës së arsimimit dhe përvojën e përkthyesit. Aktiviteti i përkthimit - Attività di traduzione - Translation activity Veprimi nëpërmjet të cilit bëhet i mundur kthimi i tekstit të shkruar nga një gjuhë në tjetrën. Apostila - Postilla - Apostille Apostila është një vulë zyrtare e lëshuar nga një shtet apo një dokument që i bashkëlidhet një dokumenti publik apo privat e që e bën atë ligjërisht të vlefshëm në çdo vend që ka nënshkruar Konventën e Hagës (Convention de La Haye du 5 octobre 1961)për dokumentet. Batutë - Battuta - Keystroke Veprimi i rrahjes, i shtypjes dhe i lëshimit të një tasti të tastierës. Shpesh përdoret si njësi matje bazë e gjatësisë së një rreshti apo të një kartele dhe për të përcaktuar madhësinë e një pune përkthimi. Përfshin të gjitha germat e dukshme, madje edhe hapësirat, ndërprerjet e rreshtit (kryeradhë) dhe shenjat e paragrafit. Dëgjues - Audience - Audience Grupi i personave të cilëve u drejtohet një interpretues. Termi përdoret zakonisht për t'iu referuar interpretimit simultan (i njëkohshëm) dhe nganjëherë përdoret gabimisht në kuptimin e lexuesve. Desktop publishing (DTP) DTP është një shërbim shtesë që ofrohet nga ndërmarrjet e përkthimit për t'u dhënë klientëve një zgjidhje të plotë për nevojat e tyre në lidhje me procedurat e krijimit, faqosjes (layout), dhe prodhimit të materialit për shtyp (dokumenteve shumëgjuhësh). Për të trajtuar gjuhët që përdorin germa të ndryshme është e nevojshme të disponojmë softuerë, aparatura të veçanta dhe përvojë në këtë fushë.
  • 2. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura DIN 2345 Standard gjerman i publicizuar në prillin e vitit 1998, i cili përcakton kushtet që duhen plotësuar për kontratat e përkthimit. Mund të porositet online, në faqen e internetit të Beuth www.beuth.de Dygjuhësh - Bilingue - Bilingual Një person quhet dygjuhësh, në kuptimin më të gjerë të fjalës, në të gjithë ato raste kur ai ka aftësi komunikimi në të dy gjuhët, si aktive ashtu dhe pasive. Në kuptimin më të kufizuar, termi përdoret shpesh për t'iu referuar personave që kanë një kompetencë të nivelit të gjuhës amtare ose përafërsisht, në të dy gjuhët. e-Procurement Shkurtim i Electronic-Procurement, ose me fjalë të tjera aktiviteti i prokurimit online i bazuar në një katalog. Konsiston në automatizimin e sistemit të porosive të blerjes që i lejon përdoruesve të ndërmarrjeve të shfletojnë katalogët e furnizuesve dhe bëjnë porositë që do të miratohen më pas në fluksin e e- procurement nga një administrator (përgjegjës). Faqe standard (kartelë) - Pagina standard - Standard page Njësi standarde e matjes së një teksti të përdorur në mënyrë të veçantë në sektorin e botimit dhe të përkthimit për botim. Gjatësia e një kartele varet sipas vendeve të ndryshme dhe nga sektori, por si rregull zakonisht është rreth 1500-1800 batuta ose 300 fjalë për faqe. Çmimi i një përkthimi përcaktohet shpesh nga numri i kartelave, edhe pse, përveç rastit të përkthimit për industrinë e librit, kjo praktikë është duke u bërë gjithnjë e më pak e zakonshme për shkak se preferohet llogaritja me anën e numërimit të fjalëve. Fjalë-numërim - Numero parole - Word count Njësi matje e një teksti e bazuar në gjuhën burimore. Projektet e përkthimit, për shembull, llogariten dhe faturohen me një çmim për fjalë (Shtetet e Bashkuara) ose çdo 1000 fjalë (Britania e Madhe). Funksion i tekstit - Funzione del testo - Text function Qëllimi i një teksti është, për shembull, që të japë udhëzime në lidhje me përdorimin e një produkti ose për të informuar në lidhje me një ngjarje. Është e rëndësishme që të përcaktohet funksioni i një teksti kur porositet një përkthim, në mënyrë që përkthyesit t'i jepet mundësia që të zgjedhë stilin dhe terminologjinë e përshtatshme. Globalizim - Globalizazzione - Globalization Shih ‘Internacionalizim’. Glosar - Glossario - Glossary Një bazë të dhënash për terminologjinë, e miratuar nga klienti dhe që duhet të ndiqet nga përkthyesi. Për shembull, një ndërmarrje mund të preferojë që të përdoret ‘motor’ ose ‘ciklomotor’ në vend të ‘motoçikletë’; termi i preferuar futet në glosar.
  • 3. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura GMS Globalization Management System (GMS) është një softuer për ndërmarrje i cili ofron flukse pune për të administruar përkthimin, revizionimin, filtrimin, memorien e përkthimit dhe furnizuesit e shërbimeve të përkthimit. Këto sisteme blihen zakonisht nga kompanitë e mëdha për të administruar shpenzimet e tyre dhe ku përkthimet janë mjaft komplekse për t'u mbajtur dhe për t'u administruar. Gjuha A - Lingua A - A language Gjuha dominuese e interpretuesit, në të cilën ai është i aftë të interpretojë në mënyrë profesionale. Zakonisht, por jo gjithmonë, kjo është gjuha amtare e interpretuesit. Gjuha e përkthyer - Lingua di arrivo - Target language Gjuha në të cilën përkthehet një tekst. Gjuha origjinare - Lingua di partenza - Source language Gjuhë në të cilën është shkruar teksti që do të përkthehet. Nuk duhet ngatërruar me Origjinalin. (Origjinali mund të mos jetë dorëshkrimi i parë i një vepre, trajta e parë e një dorëshkrimi; vepra e vërtetë, që është krijuar nga vetë autori, që nuk është përkthim, riprodhim ose kopje e një tjetre; vepra ashtu siç është krijuar për herë të parë dhe që nuk ka pësuar asnjë ndryshim të mëvonshëm.) Gjuhë amtare - Lingua madre - Mother tongue Termi përdoret si tregues i aftësisë së një përkthyesi apo i një interpretuesi për të përkthyer në një gjuhë të caktuar. Meqë një person, i cili ka jetuar në një vend të huaj për shumë vite, si p.sh. që nga fëmijëria, mund të jetë më i aftë në gjuhën e dytë sesa në të parën, e cila është gjuha amtare, preferohet të flasim për ‘gjuhën e përdorimit të zakonshëm’ ose ‘gjuhën dominuese’. Gjuhë dominuese - Lingua dominante - Dominant language Shih ‘Gjuhë e përdorimit të zakonshëm’. Gjuhë e kontrolluar - Lingua controllata - Controlled language Tipi i gjuhës që është e projektuar për të kufizuar shtrirjen e fjalorit dhe të sintaksës së përdorur (p.sh. përdorimi i fjalive të shkurtra, eliminimi i përemrave etj.). Veçanërisht e përhapur, për shembull, në dokumentacionin teknik, për ta bërë tekstin më të kuptueshëm për përdoruesit ose për personat për të cilët ajo gjuhë nuk është amtare dhe për të lehtësuar veprimtarinë e përkthimit. Gjuhë e përdorimit të zakonshëm - Lingua di uso abituale - Language of habitual use Gjuhë e cila është më e njohur për një person, zakonisht gjuha e folur në vendin e banimit. Dikush mendon se është më i drejtë përdorimi i termit gjuhë amtare si masë e aftësisë së një përkthyesi ose e një interpretuesi për të përkthyer në një gjuhë të caktuar. Sipas mënyrës gjermane zakonisht nuk bëhet ndonjë dallim ndërmjet gjuhës amtare dhe gjuhës dominuese.
  • 4. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Internacionalizim - Internazionalizzazione - Internacionalizim Aktiviteti i përgatitjes së një produkti ose i një softueri për lokalizim. Ky proces mund të përfshijë nxjerrjen e vargjeve (string) të tekstit, krijimin e adezivëve për disa lloj informacionesh në vend të incizimit të përkthimit mbi produkt dhe çdo veprimtari tjetër që përgatit produktin për tregun global. Interpretim - Interpretazione - Interpretation Veprimi nëpërmjet të cilit bëhet i mundur bisedimi nga një gjuhë në tjetrën. Interpretim i bisedimeve - Interpretazione di trattativa - Liaison interpreting Interpretim (përkthim me gojë) ndërmjet dy gjuhëve, në bashkëbisedime, në mes të dy ose më shumë personave. Shërbimi përdoret, për shembull në takimet e biznesit, për thirrjet telefonike, gjatë vizitave në terren dhe gjatë ngjarjeve të ndryshme. Interpretuesi (dragomani) e bën interpretimin pas një fjalimi të shkurtër, ose fjali pas fjalie apo si chuchotage (pëshpëritje); interpretuesi nuk merr shënime e nuk përdor asnjë pajisje. Termi ngandonjëherë përdoret gabimisht si sinonim për interpretimin konsekutiv. Interpretim konsekutiv (i njëpasnjëshëm) - Interpretariato di consecutiva - Consecutive interpreting Interpretuesi dëgjon fjalimin e oratorit dhe e përkthen atë në një gjuhë tjetër, pasi ai ka përfunduar, ose është ndaluar për të lejuar interpretimin. Është shërbimi më formal i interpretimit të bisedimeve (negociatave) dhe që përdoret, për shembull, në takimet formale të biznesit, për negociata, sesionet formuese ose në konferenca. Interpretim me chuchotage(pëshpëritje) - Interpretazione sussurrata - Whispering Chuchotage (shyshotazh) nga frëngjishtja, është një interpretim i njëkohshëm (simultan) ku përkthyesi pëshpërit diskutimin e përkthyer në veshin e dëgjuesit dhe bëhet në praninë fizike të palëve, pa ndihmën e impianteve dhe pa asnjë mbështetje teknike. Interpretim simultan - Interpretariato di simultanea - Simultaneous interpreting Procesi i përkthimit me gojë i një fjalimi në një gjuhë tjetër, në të njëjtën kohë dhe me të njëjtën shpejtësi. Interpretuesi gjendet zakonisht në një kabinë të izoluar akustikisht, i pajisur me kufje dhe mikrofon. Interpretues (dragoman) - Interprete - Interpreter Personi që ofron një përkthim me gojë (të folur) të fjalimit të një folësi (oratori), nga një gjuhë në tjetrën. Interpretues gjykate - Interprete di tribunale - Court interpreter Interpretues me njohuri specifike të një argumenti që ofron shërbime interpretimi (përkthimi me gojë) gjatë procesit gjyqësor. Kushtet në lidhje me akreditimin dhe certifikimin për interpretimin në gjykatë ndryshojnë nga shteti në shtet.
  • 5. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Interpretues konference (përkthyes konference) - Interprete di conferenza - Conference interpreter Interpretues (përkthyes) që duhet të jetë shumë i aftë dhe i kualifikuar për interpretimin në konferenca i cili ofron shërbimin e interpretimit simultan (të njëkohshëm) të fjalimit të një oratori nga një gjuhë në tjetrën. Kapacitet përkthimi - Capacità di traduzione - Translation capacity Numri maksimal i fjalëve që mund të përkthehet në ditë. Kodifikim teksti - Codifica testo - Code text Kodifikimi i tekstit është një metodë për të përfaqësuar tekstin si një sekuencë me byte. Kodifikimet e përdorura zakonisht përfshijnë ASCII, Unicode e Shift_JIS. Kompetencë e gjuhës amtare - Competenza da madrelingua - Native Language competence Zotërim me gojë dhe me shkrim i një gjuhe ekuivalente me atë të një personi i cili jo vetëm që e ka mësuar gjuhën që në fëmijëri dhe ka vazhduar ta përdorë atë si gjuhë e përdorimit të zakonshëm (gjuhë dominuese), por që ka marrë edhe formimin e duhur gjuhësor. Kompetencë linguistike e specializuar - Competenza linguistica specializzata - Specialized language skills Është familjariteti që ka përkthyesi me argumentin e tekstit dhe zotërimi i normave të veçanta gjuhësore që kanë lidhje me tekstin. Kompetencë përkthimi - Competenza di traduzione - Translation competence Aftësia për të përkthyer saktë një tekst, në lidhje me terminologjinë, argumentin dhe stilin, në gjuhën që do të përkthehet, duke respektuar funksionin e tekstit burimor dhe tekstit të përkthyer. Komplet shkronjash ISO 8859 - Set di caratteri ISO 8859 - Character set ISO 8859 Bëhet fjalë për një familje të një kompleti germash që ofron kodifikimin e germave në bazë të alfabetit të një varianti të caktuar rajonal të një gjuhe. Aktualisht ka 15 komplete të ndryshme germash të bazuar në grupet linguistike rajonale, për shembull, kompleti perëndimor, cirilik, arabik, kompleti i gjuhëve baltike, e kështu me radhë. Kompletet e germave bazohen në fjalë me 8 bit dhe janë zëvendësuar me kompletin më modern të germave me 16 bit Unicode. Konfidencialiteti (sekreti professional) - Riservatezza - Confidentiality Për përkthyesit dhe interpretuesit, ruajtja e sekretit profesional është absolute. Ajo hyn në fuqi në momentin kur përkthyesi ose interpretuesi njoftohet në lidhje me informacionet e rezervuara të klientit dhe mbetet në fuqi deri në vdekjen e interpretuesit- përkthyesit. Sekreti profesional zbatohet në të gjitha rastet, pa përjashtim. Përkthyesi ka për detyrë të ruajë dokumentet dhe të dhënat që ka në zotërim dhe përgjigjet gjithashtu edhe për respektimin e sekretit profesional nga bashkëpunëtorët e tij. Në disa vende të botës sekreti profesional garantohet me ligj dhe, për sa i përket ruajtjes së sekretit profesional, përkthyesit gëzojnë të njëjtin status njësoj si mjekët dhe avokatët.
  • 6. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Korrigjim boce - Correzione di bozze - Proofreading Në një vështrim më të kufizuar është kontrolli i fundit i një teksti para shtypit, ai që bëhet duke kërkuar për gabime shkrimi dhe gabime formatimi (faqosje). Termi përdoret shpesh nga përkthyesit si sinonim për redaktim. Kur transkriptohet një tekst i përkthyer, këshillohet që korrigjimi i bocës të bëhet nga përkthyesi që ka bërë përkthimin, sidomos nëse personi që bën transkriptimin nuk e njeh gjuhën në të cilën teksti është përkthyer. Kujtesë përkthimi - Memoria di traduzione - Memory translation Shih edhe Përkthimin e asistuar nga kompjuteri. Është një aplikacion që lejon të memorizohet në një bazë të dhënash kujtesa (‘memoria’), fjalitë e përkthyera (njësi përkthimi apo segmente) me frazat korresponduese në gjuhën burimore. Për çdo segment të ri që do të përkthehet, programi ekzaminon bazën e të dhënave në kërkim të një segmenti të mëparshëm burimor që korrespondon me segmentin e ri, në mënyrë të saktë ose të pjesshme, dhe, nëse gjendet, sugjeron segmentin përkatës në gjuhën e përkthyer si një përkthim të mundshëm. Përkthyesi mund të pranojë, modifikojë ose refuzojë përkthimin e propozuar. Çdo përkthim i pranuar nga përkthyesi shtohet në bazën e të dhënave. Kuptim - Significato - Gist Përmbledhje e tekstit të përkthyer që përcakton argumentin dhe përmbajtjen e përgjithshme të tekstit burimor. Lexues - Lettore finale - Target readership Grupi i personave për të cilët një tekst është përkthyer, për shembull, ekspertët, fillestarët dhe klientët e mundshëm. Kur porositet një përkthim, është e rëndësishme që të përcaktojmë se kush do ta lexojë tekstin, për t'i dhënë mundësi përkthyesit që të zgjedhë stilin e duhur dhe terminologjinë e përshtatshme. Lokalizim - Localizzazione - Localization Term që përdoret zakonisht në fushën e përkthimit të softuerit për të treguar aktivitetin e përshtatjes së një produkti ndaj një varianti të veçantë rajonal të një gjuhe, normave kulturore, standardeve, ligjeve dhe kërkesave të tregut për ku është i destinuar. Përfshin, ndër të tjera, përkthimin e teksteve të ekraneve dhe skedarët e Udhëzuesit (instruksioneve). Menagjer përkthimi - Manager di traduzione - Translation manager 1. Program i kujtesës së përkthimit i publikuar nga IBM, 2. (sinonim: menagjer i projektit) Personi i ngarkuar për administrimin e projektit të përkthimit. Kur punohet për projekte përkthimi që janë veçanërisht komplekse, menagjeri i përkthimit vepron si ndërlidhës në mes të klientit dhe përkthyesve, duke bërë koordinimin e aktivitetit të përkthimit, i cili mund të bëhet nga disa përkthyes për të njëjtën gjuhë, duke administruar bazën e të dhënave të terminologjisë, duke kontrolluar koherencën e stilit dhe të terminologjisë, e kështu me radhë.
  • 7. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura MultiTerm Program i terminologjisë i zhvilluar nga Trados dhe komponent i programit të kujtesës së përkthimit Translator's Workbench, por gjithashtu është në shitje si produkt i veçantë. Open source Në informatikë, open source (term anglez që do të thotë “kod burimor i hapur”) tregon një softuer, autorët e të cilit (më saktë ata që kanë të drejtën e autorit) lejojnë, madje favorizojnë studimin e lirë dhe modifikimet nga ana e programatorëve të tjerë të pavarur. Kjo gjë realizohet nëpërmjet aplikimit të licencave përkatëse të përdorimit. PDF PDF (Portable Document Format) është një format skedari që lejon të kapen si imazh elektronik të gjithë elementet e një dokumenti të shtypur dhe që është e mundur të vizualizohen, të shtypen, t'i dërgohen të tjerëve ose brenda të cilit është e mundur të zhvendosemi. Skedarët PDF krijohen duke përdorur Adobe Acrobat, Acrobat Capture, ose produkte të ngjashme. Përkthim anasjellas - Traduzione inversa - Back translation Përkthim nga gjuha e përkthyer në gjuhën origjinare i cili kryhet nga një përkthyes i dytë. Për shembull, nëse një dokument është përkthyer nga anglishtja në frëngjisht, back translation konsiston në përkthimin nga frëngjishtja në anglisht. Ky aktivitet i lejon një personi, gjuha amtare e të cilit është anglishtja, të kontrollojë që gjatë përkthimit të mos ketë humbur kuptimi i tekstit origjinar. Përkthim automatik - Traduzione automatica - Automatic translation Përkthim automatik është ai që siguron pak a shumë ‘kuptimin’ e një dokumenti. Është përkthimi i prodhuar me anën e një programi për kompjuter për përkthimin e një teksti pa ndërhyrjen e njeriut. Cilësia e një përkthimi të përftuar nga kjo metodë, për sa i përket terminologjisë, kuptimit dhe gramatikës, ndryshon sipas natyrës dhe kompleksitetit të tekstit burimor dhe nuk është kurrë mjaft e mirë për botim pa një redaktim (editing) paraprak intensiv. Përkthimi automatik kryhet zakonisht me programe shumë të specializuara, përdoret nga disa përkthyes dhe shoqëri përkthimi për të mbështetur përkthimin, por rrallë herë përdoret për të përkthyer dokumente të tëra. PA (MT / machine translation) nuk duhet të ngatërrohet me përkthimin e asistuar nga kompjuteri! Përkthim i asistuar kompjuteri - Traduzione assistita da computer - Computer assisted translation (CAT) Shih ‘Përkthim i ndihmuar nga kompjuteri (CAT)’ Përkthim i certifikuar - Traduzione certifikata - Certified translation Përkthimi që është revizionuar dhe që konsiderohet korrekt dhe besnik kundrejt tekstit origjinar (source/sorgente/testo di partenza). Në bazë të kërkesës së klientit, certifikimi mund të jetë dy llojesh, d.m.th., një përkthim mund të certifikohet nga një kompani përkthimi, e cila dëshmon besnikërinë dhe saktësinë, ose nga përkthyesi i cili në praninë e një noteri vërteton në bazë të ligjit korrektësinë.
  • 8. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Përkthim i fjalëpërfjalshëm - Traduzione parola per parola - Word-for-word translation Përkthim jashtëzakonisht besnik në formulimin dhe në sintaksën e tekstit burimor. Një përkthim i fjalëpërfjalshëm është zakonisht ‘artificial’ dhe jo i natyrshëm e për këtë arsye duhet të shmanget, përveçse kur paraqiten nevoja të veçanta (p.sh. për disa tekste që përdoren si prova në gjyq). Përkthim i ndihmuar nga kompjuteri / Përkthim i asistuar nga kompjuteri (CAT) - Traduzione assistita da computer - Computer Aided Translation Përkthim që bëhet me ndihmën e programeve të tilla si kujtesa e përkthimit, (CAT, Computer Aided Translation) i referohet aplikacioneve që ndihmojnë në procesin e përkthimit të një teksti nga një gjuhë në një tjetër, të tilla si Trados, Déjà Vu, Wordfast, Tranzit, etj. të konceptuara për të zvogëluar ngarkesën e punës së përkthyesit dhe për të përmirësuar koherencën e stilit dhe të terminologjisë. Në thelb ajo është një bazë të dhënash në të cilën janë të memorizuara të gjitha frazat e përkthyera më parë së bashku me tekstin përkatës origjinal. Nëse gjatë përkthimit shfaqet një frazë e ngjashme ose e njëjtë me një frazë të përkthyer më përpara, programi sugjeron frazën e përkthyer si një përkthim të mundshëm. Përkthyesi pastaj mund të vendosë nëse do ta pranojë, modifikojë ose refuzojë përkthimin e propozuar. Në këtë mënyrë, aktiviteti i përkthimit vazhdon më shpejt dhe garanton rezultate koherente. Nuk duhet të ngatërrohet me përkthimin automatik! Përkthyes - Traduttore - Translator Personi i cili kthen një tekst të shkruar nga një ose më shumë gjuhë në një gjuhë tjetër, zakonisht në gjuhën e tij amtare. Përkthyes i akredituar - Traduttore acreditato - Accredited translator Është përkthyesi i akredituar nga një institucion profesional. Akreditimi është kusht për të qenë anëtarë të institucionit në fjalë: jepet pas kalimit të një provimi dhe në bazë të përvojës. Përkthyesit mund të akreditohen vetëm nëse ata kanë një diplomë në përkthim të nivelit akademik. Përkthyes i betuar - Traduttore giurato - Sworn translator Është një përkthyes i cili bën betimin dhe mund të bëjë një përkthim të certifikuar. Zakonisht në Shtetet e Bashkuara përkthyesi vërteton saktësinë dhe përplotësimin e përkthimit dhe betimi bëhet nga noteri. Përkthyes letrar - Traduttore letterario - Literary translator Përkthyes i specializuar në përkthimin e teksteve letrare, si romane, biografi, poezi etj. Përkthyes në profesion të lirë (freelance) - Traduttore libero professionista - Freelance translator Përkthyes i pavarur që punon për agjencitë e përkthimit, kompanitë e lokalizimit dhe/ose drejtpërdrejt për klientët e tjerë. Shpesh është i specializuar në një ose më shumë fusha, si ajo ligjore, financiare, tregtare ose teknike.
  • 9. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Redaktim - Redazione - Editing Leximi i një teksti me qëllim që të korrigjohen gabimet si mospërputhjet, gabime gramatikore dhe të shenjave të pikësimit, stil i papërshtatshëm dhe, në rastin e një përkthimi, besnikëri ndaj tekstit burimor. Redaktim tekstesh publicitare - Redazione di testi publicitari - Copywriting Redaktimi i materialit në formën e një direktive ose udhëzimi, më shpesh i shoqëruar me prodhimin e një teksti të caktuar për reklama. Duhet theksuar se një tekst publicitar (reklame) nuk mund të përkthehet në 100%, për shkak të kulturës së reklamës dhe konteksteve kulturore të ndryshme të kulturës dhe të gjuhës në të cilën përkthehet. Teksti i reklamës për tregjet ku flitet gjuha angleze duhet të hartohet (redaktohet) gjithmonë nga ata persona të cilët njohin gjuhën, kulturën dhe shprehjet e vendit apo të rajonit të destinacionit të reklamës. Referime - Riferimenti - References Informacione në lidhje me tekstin origjinal që ndihmojnë përkthyesin për të kontekstualizuar përkthimin dhe për të zgjedhur stilin dhe tonin e duhur. Referimet janë, për shembull, dokumentet e përkthyer më përpara, glosarët terminologjikë dhe përcaktimet e ndryshme. Rresht standard - Riga standard - Standard line Një njësi matje standard e dimensioneve të një teksti. Gjatësia e një rreshti standard ndryshon sipas vendit. Në Gjermani, për shembull, është 55 batuta, në Belgjikë është 60 batuta. Çmimi i një projekti të përkthimit varet nga numri i rreshtave që e përbëjnë atë. Script Në informatikë, termi skript (script) përcakton një tip të veçantë programi. Gjuhët e programimit që përdoren për të shkruar këto programe quhen gjuhë skriptin (scripting). Një kategori e veçantë e këtyre programeve janë Shell script. SDL Webflow SDL WebFlow është një produkt për administrimin e përmbajtjeve shumëgjuhëshe dhe shfrytëzohet për krijimin dhe mirëmbajtjen e faqeve Web shumëgjuhëshe. Mund të përdoret në kombinim me suitën e produkteve SDLX. SDL Workflow. WorkFlow përfshin API për transferimin e përmbajtjes SDL, që jep mundësinë për të krijuar rregullat dhe si rrjedhim për të kontrolluar aktivitetet e nxjerrjes dhe të administrimit të përmbajtjes së ndryshuar dhe publikimin e mëvonshëm në gjuhët e përkthyera. SDLX SDLX është softueri i kujtesës (memories) së përkthimit i zhvilluar nga SDLX. Disponueshmëria e një pakete instrumentesh për radhitjen, redaktimin, analizën dhe aktivitetet e tjera e bën këtë aplikacion të mjaftueshëm për të kryer të gjitha aktivitetet e nevojshme që kërkohen gjatë procesit të përkthimit.
  • 10. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Sistem për administrimin e përmbajtjes - Sistema per la gestione dei contenuti - Content Management System Është një sistem për administrimin e përmbajtjes CMS (Content Management System) që përdoret për të administruar përmbajtjet e një enti, duke filluar nga faqja Web, te dokumentacioni i brendshëm, deri në katalogët e produkteve. Zakonisht një sistem i këtij tipi konsiston në dy elemente, në aplikimin që administron përmbajtjen ose CMA (Content Management Application) dhe aplikimin që shpërndan përmbajtjen ose CDA (Content Delivery Application). Skedarë të burimeve - File di risorse - Resource files Skedarët e burimeve përmbajnë vendburimet në lidhje me kodin e programimit dhe formati është në përgjithësi një koleksion i skedarëve XML që përmbajnë të gjithë tekstin e lokalizueshëm në një program, së bashku me imazhet dhe elementët e tjerë viziv. Stili i tekstit - Stile del testo - Text style Shih ‘Tipi i tekstit’. Shoqëri përkthimesh - Società di traduzioni - Translation company Ndërmarrje që ofron shërbime përkthimi kryesisht nëpërmjet përkthyesve që punojnë në selinë e saj. Mund të jetë e specializuar në një fushë të veçantë, si p.sh. ligjore, patenta ose përkthime teknike, dhe mund të ofrojë edhe shërbime të tjera si transkriptime, faqosje dhe administrim projektesh. Tabela e kodeve - Tabella di codici - Code page Një tabelë kodesh përfaqëson një tabelë të hartografimit (mapatura/ mapping/lokalizim dhe identifikim) të shkronjave, apo të hartografimit të numrave me shkronjat. Kjo zakonisht është e ndryshme për çdo rajon të botës dhe më të përhapurat janë 1252 (Perëndimore), 1250 (Evropa Qendrore) dhe 1255 (Hebraisht). TeamWorks TeamWorks është një sistem administrimi i përkthimeve i zhvilluar nga Trados i ngjashëm me një sistem GMS. Është një instrument i dobishëm për ndërmarrjet e mëdha ose për një furnizues të shërbimeve linguistike, për administrimin e procesit të përkthimit, duke filluar nga filtrimi i administrimit të memories, te administrimi i furnizuesit, deri te revizioni, e kështu me radhë. Tekst burimor - Testo di partenza - Souce text Teksti që do të përkthehet. Tekst i brendshëm - Testo interno - Internal text Tekst i destinuar vetëm për përdorim të brendshëm të një ndërmarrje dhe jo për t'u shpërndarë jashtë saj, si për korrespondencën e brendshme, përkujtesat, udhëzimet për punë e kështu me radhë.
  • 11. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Tekst paralel - Testo parallelo - Parallel text Teksti në gjuhën burimore ose në gjuhën e përkthyer i krahasueshëm me tekstin që do të përkthehet, për sa i përket argumentit ose tipologjisë, duke përfshirë përkthimet e mëparshme të të njëjtit tip teksti. Teksti paralel është gjithashtu teksti i vendosur paralelisht me përkthimin ose përkthimet e tija. Tekst për publikim - Testo per la pubblicazione - Publication text Tekst i caktuar për t'u shpërndarë jashtë entit që e ka hartuar. Zakonisht ka qëllim prezantimin për shitjen e produkteve dhe të shërbimeve, si artikuj, broshura, katalogë, tekste për reklamat e kështu me radhë. Teksti i përkthyer - Testo di arrivo - Target text Rezultati i procesit të përkthimit. Teksti i referimit - Testo di riferimento - Reference text Teksti në gjuhën origjinale dhe/ose në gjuhën e përkthyer që ofron informacione shtesë mbi argumentin e tekstit që do të përkthehet, si dhe stilin e të shkruarit dhe terminologjinë e preferuar nga ana e klientit. Tipi i tekstit - Tipo di testo - Text type Kategoria të cilës një tekst i përket, p.sh. një ekstrakt, artikull gazete, roman, koment, me karakteristikat specifike të stilit, sintaksës, terminologjisë etj. TMX Format për shkëmbimin e kujtesës (memories) së përkthimit i projektuar për të lehtësuar shkëmbimin e të dhënave të memories me instrumentet dhe/ose furnizuesit e shërbimeve të përkthimit, me një humbje të pallogaritshme të të dhënave kritike në proces. Formati mbështetet nga versionet e fundit të programeve kryesor të kujtesës së përkthimit. Trados Ndërmarrje që ka krijuar dhe i ka dhënë emrin programit të kujtesës së përkthimit. Trados GXT Trados GXT është një aplikacion i server-it që lejon të lidhim përmbajtjen e një organizmi me përgjegjësit dhe përkthyesit e ngarkuar për përkthimin e saj. Trados GXT përbëhet nga tre module bazë, Global Content Manager dhe Localization Manager që ekzekutohen brenda serverit Trados GXT. Transit Program i memories së përkthimit i zhvilluar nga Star. Translator's Workbench Programi i kujtesës së përkthimit i komercializuar nga Trados. Transliterim - Traslitterazione - Trasliteration Zhvendosja nga një sistem shkrimi në një tjetër. Transliterimi nuk shkakton humbje, në mënyrë që një lexues i informuar mund të rindërtojë drejtshkrimin origjinal të fjalëve të transliteruara të panjohura.
  • 12. www.FoxP2Translations.com ©Gino Luka http://www.lulu.com/spotlight/intercultura Variant rajonal i një gjuhe - Variante regionale di una lingua - Regional variant of a language Një grup atributesh të veçanta të një gjuhe të një rajoni gjeografik për shkak të dallimeve sociale ose historike, të tilla si ndryshimet në fonetikë, stil dhe fjalor. Për shembull italishtja e Zvicrës. Zë jashtë filmimit - Voce fuori campo - Voice-over Komenti me gojë i një filmi ose i një paraqitjeje multimediale. Voice over (voce fuori campo /zë jashtë filmimit) në një gjuhë të huaj artikulohet në dy pjesë: përkthimi i tekstit, duke marrë parasysh kohën dhe duke koordinuar zërin me sekuencën e filmuar, dhe regjistrimin e voice over, që mund të kryhet nga një përkthyes me formimin dhe/ose përvojën përkatëse ose nga një aktor. Shërbimet voice over ofrohen nga disa përkthyes dhe shoqëri/agjenci përkthimesh.