Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Loading in ... 3
1 of 2
Top clipped slide
Humanistet shqiptar
Feb. 10, 2011•0 likes
4 likes
Be the first to like this
Show More
•34,971 views
views
Total views
0
On Slideshare
0
From embeds
0
Number of embeds
0
Download to read offline
Report
Travel
Entertainment & Humor
Ne shekullin e 14 ne Shqiperi kishte nje zhvillim te mire ekonomik, kjo beri qe rinia shqiptare te shkollohet ne shume qendra te zhvilluara te Europes, sic ishte Venediku, Padova dhe Dubrovniku etj.
HUMANISTET SHQIPTAR
Ne shekullin e 14 ne Shqiperi kishte nje zhvillim te mire ekonomik, kjo beri qe rinia
shqiptare te shkollohet ne shume qendra te zhvilluara te Europes, sic ishte Venediku,
Padova dhe Dubrovniku ndersa ne shekullin e 15 ketji zhvillimi iu nderpre hovi per arsye te
lufterave te shumta dhe te ashperta me turqeve, dhe pas vdekjes se Skenderbeut vendi u
shkaterrua tersisht; osmanet dogjen, rrenuan dhe bene masakra ne trojet shqiptare,
rrezuan kishat, monumente kulturore, dhe cdo gje qe ishte lidhur me unin tone shqiptar.
Te gjitha dokumentat kishtare, arkivat, veprat letrare nuk mund t’i shpetonin rrebeshit
turk, ndersa gjate kesaj kohe as qe mund te behej fjale per zhvillimin letrar brenda kufijve
te Shqiperise, ndersa jashte kufijve u dalluan:
Durrsaku Andrea Aleksi (1420-1405) ishte
skulptor i famshem. Ai ishte shkolluar ne Dalmaci dhe ne Itali ku
gjendet dhe sot eshte vepra e ti me e rendesishme “Altare
Albanese”
Gjon Gazulli jetoi nga gjysma e pare e shekullit 15 deri ne
gjysmen e dyte te shekullit te 15. Ai ishte njeri me horizont te gjere
te diturise dhe kultures dhe i ngarkuar me shume misione politike
per te miren e atdheut. iGjon Gazuli
Leonik Tomeo (1456-1531)
Lindi ne Venedik dhe u shkollua ne Venedik dhe Padove, ishte
njohes i mire i trashigimise letrare dhe filozofike ne gjuhen latine.
Marin Bqikeni (1428-1526) Lindi ne Shkoder, dhe me
pushtimin e Shkodres me 1478 u shperngul ne Itali ku studioi
letersi dhe per 10 vjet me radhe ishte drejtor i shkolles se larte ne
Dubrovnik, pastaj me 1509 ishte profesor ne
Universitetin e Padoves. Pas vdekjes se tij la pas
vete disa ligjerata qe benin fjale per fatin e
atdheut te tij, e posacerisht Shkodres.
Marin Barleti, humanist, letrar dhe
historian i shquar. Marin Barleti qe ne
Leonik Tomeo
moshe te re kreu studimet humanitare dhe
ishte prift me nje kulture dhe diapazon te gjere te diturise. Kur
Shkodra ra nen sundimin turk Barleti me dyqindmije shqiptare kaloi
Adriatikun dhe emigroi ne Itali duke mos iu nenshtruar armikut, dhe
atje ra ne kontakt me humanistet e medhenj te asaj kohe, dhe me 1504
ne Venedik shkroi vepren "Rrethimi i Shkodres", ndersa me
Marin Barleti
1508-1510 shkroi vepren e njohur "Historia e jetes dhe e bemeve te
Skenderbeut princit te epiroteve".
Andrea Aleksi nga Durrësi
Rilindja evropiane ne Shqiperi ne shekullin e XIV-XV ishte shume pak e
njohur. Kjo sepse vendi yne, i cili ishte nen sundimin turk nuk arriti te krijonte
mjedisin e duhur per zhvillimin e artisteve shqiptare. Kjo beri qe artistet shqiptare
te largohen nga vendi dhe per pasoje veprat e tyre nuk ndodhen ne Shqiperi dhe ne
nuk i njohim mire keta artiste. I tille eshte dhe durrsaku Andrea Aleksi
Pak vetë në Shqipëri e njohin Andrea Aleksin.
Në shtypin tonë kombëtar është folur pak ose aspak për këtë artist të madh të rilindjes shqiptare dhe
Europiane. Vetëm "Hylli i Dritës" në numrin e vet të dhjetorit 1921, faqe 342, flet shkurtazi dhe ia
bën të ditur lexuesit shqiptar emrin dhe një pjesë të veprës së këtij artisti të racës sonë. Mbi jetën
dhe veprat e Andrea Aleksit kanë shkruar më shumë të huajt e në mënyrë të veçantë, sllavët të cilët
e konsideronin si një artist të tyre të madh të Rilindjes.
Mbi jetën e Andrea Aleksit dihen fare pak të dhëna. Por është e sigurtë se u largua shumë i
vogël nga Shqipëria dhe shkoi në Itali për të mësuar. Duket se do të ketë qenë shumë i varfër dhe se
e mori nën kujdesin e vet për ta rritur dhe për ta shkolluar një bujar i përmendur i asaj kohe dhe
pikërisht duka Françesk Sforza. Ky bujar nuk e ndau Andrean e vogël nga fëmijët e vet dhe duke
parë prirjet dhe zgjuarsinë e tij, u kujdes dhe u interesua në mënyrë të veçantë për ta drejtuar në
mësimin e shkencave dhe të arteve të bukura. Andrea Aleksi u tregua një nxënës shumë i zellshëm
dhe me prirje të mëdha artisitike. Këto prirje Aleksi erdhi duke i përsosur deri në ate shkallë sa të
fitojë një emër të madh për kohën e vet. Si në art ashtu edhe në drejtime të tjera Andrea Aleksi u
dallua në mënyrë të veçantë për punimet dhe veprat e veta pati një nderim dhe çmim të posaçëm në
kohën e tij. Në Duomon e Milanos, vizituesi ndër sende të tjera mund të shikojë edhe një letër
shumë të bukur kushtuar Zonjës së Ilirëve, të cilën milanezët e quajnë "Altare Albanese".
"Altare Albaneze" është i lartë 4 metra dhe i gjerë 2 metra e gjysëm; është i punuar me një
lloj mermeri të quajtur "Nero del Belgio". Altari ka tri kupola dhe secila prej këtyre kupolave ka nga
një shtatore. Veprat e këtij artisti të madh janë parë në vende të ndryshme të Dalmacisë dhe
pikërisht në Venedik, ishullin Rab, Zander, Llubonik, Troginë, Split, Jakinë dhe në Trenite. Ka
punuar shumë duke filluar qysh në hyrje të shekullit XVI deri kur vdiq në Split. Në Kishën e
Shpirtit të Shenjtë të këtij qyteti i ruhet edhe sot pllaka e varrit, të cilën e ka përgatitur dhe
vendosur për vete qysh në vitin 1503. Veprat më të vleshme të Aleksit ruhen në qytetin e Rilindjes,
Trogir (Tran), qytet i vogël, por shumë i bukur në bregdetin dalmat. Ky qytet është një muzeum i
vërtetë artistësh.
Këtu Andrea Aleksi, shkriu të gjithë fuqinë e zotësisë së vet. Do të mjaftonin veprat e tij të
Troginit, për t’u ngritur në shkallën e një artisti me vlerë të madhe. Po të bëhen kërkime të tjera
mund të nxjerrim njohuri edhe më të gjera rreth jetës dhe veprave të këtij artisti të shquar shqiptar.
Është detyra jonë, në mos tjetër, të fotografojmë punimet e vlefshme të këtij artisti, dhe t'ia bëjmë të
njohur popullit shqiptar gjeniun artistik të racës sonë.